Koha 1054

Page 1

Presidenti
Katër vështrimet e mia Trashëgimia kulturore, nevojë të jetë pjesë e planprogramit për shkollat fillore KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 30 mars 2023 Viti XXll Numër 1054 Çmimi 0,50
sipas vullnetit të qytetarëve

Të luftosh për lirinë e Atdheut të robëruar është detyrim njerëzor e moral

Kush preket më shumë dhe si të mbrohemi?

Një pasaportë e shqiptarëve në Malin e Zi

“Afërdita e Anës së Malit”, mësuesja e parë në gjuhën shqipe në këtë trevë

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2 KOHA
PËRMBAJTJE
Javore
10 12 18 20 E ENJTE, 30 MARS 2023

Ekzistojnë ende paragjykimet dhe stigmatizimet sa i përket kërkimit të ndihmës së psikologut

Takim me poeten Rozafa Shpuza dhe orë poetike

KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
Krakova - qyteti i legjendave
Nuk u kthyen asnjëherë 22 24 26 28 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 30 MARS 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Kryetar Kuvendi u emërua Fadil Kajoshaj

Tuz – Seanca konstitutive e Kuvendit të Komunës së Tuzit u mbajt të hënën (27 mars 2023), në të cilën u bë verifikimi i mandateve të këshilltarëve të përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Tuzit, në bazë të raportit të Komisionit Komunal Zgjedhor mbi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të cilat u mbajtën në Komunën e Tuzit më 5 mars 2023.

Kjo seancë konstitutive u udhëheq nga këshilltari më i vjetër, Smail Çunmulaj i cili fillimisht falënderoi të gjithë qytetarët e Malësisë për votëbesimin që i është dhënë Forumit Shqiptar, por edhe për civilizimin e treguar në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë fushatës parazgjedhore.

Në këtë seancë konstitutive u bë emërimi i kryetarit të Kuvendit të Komunës së Tuzit.

Për kryetar të Kuvendit të Komunës

së Tuzit u rizgjodh z. Fadil Kajoshaj, i cili mori gjithsejt njëzetenjë votë, njëzetë të shumicës parlamentare të përbërjes së re (Forumit Shqiptar, Demokratëve dhe këshilltarit të pavarur Adnan Pepiq), ndërsa nga opozita emërimin e z. Kajoshaj e mbështeti këshilltari, Husein Gjokoviq nga Lëvizja për Tuzin. Të përmbajtur ishin këshilltarët e koalicionit “Rrugës së drejtë”.

Në të njëjtën kohë, pas votimin të fshehtë dhe konfirmimit të mandatit në periudhën katërvjeçare të kryetarit të Kuvendit të Komunës së Tuzit, z. Fadil Kajoshaj para se të bënte betimin për marrjen e detyrës, falënderoi të gjithë ata që e votuan Forumin Shqiptar në zgjedhjet e 5 marsit si dhe partinë e tij, Unionin Nacional Shqiptar.

Në deklaratën solemne të betimit Ka-

joshaj tha: “Solemnisht marr përsipër që detyrën e kryetarit të Kuvendit do ta kryej në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe Statutin e Komunës së Tuzit”.

Rikujtojmë se shumicën absolute në zgjedhjet e 5 marsit e fitoi Forumi Shqiptar në përbërje të të cilit janë Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni Nacional Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi - 18 këshilltarë, ndërsa koalicioni “Rrugës së drejtë” i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Socialdemokratët morën 12 këshilltarë, Demokratët - 1 këshilltar, dhe Partia Socialdemokrate - Lëvizja për Tuzin - 1 këshilltar.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
t. u.
E ENJTE, 30 MARS 2023
Kuvendi i Komunës së Tuzit mbajti seancën e parë konstitutive

Kryeministi i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u takua me të dërguarin special të SHBAsë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar

Mali i Zi po kontribuon në ruajtjen e perspektivës evropiane

Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, i cili qëndroi për një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitën e parë të punës e filloi me takimin e zhvilluar me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Eskobar.

Nga Qeveria e Malit të Zi njoftohet se gjatë këtij takimi është konstatuar

se Mali i Zi me rolin e tij proaktiv në mënyrë konstruktive po kontribuon në stabilitetin e çështjeve rajonale dhe në ruajtjen e perspektivës evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë aspekt, Abazoviq ka përshëndetur përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian në firmosjen e

marrëveshjes së përhershme dhe të qëndrueshme në mes Serbisë dhe Kosovës të arritur pas takimit të mbajtur në Maqedoninë e Veriut”, theksohet në njoftimin e kabinetit të kryeministrit.

Më tej, kryeministri Abazoviq ka theksuar se Mali i Zi është i gatshëm që edhe vetë të kontribuojë në arritjen e zgjidhjeve, çfarë do të hapte rrugë të sigurt për ardhmërinë evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Abazoviq ndër të tjera i njoftoi përfaqësuesit e administratës amerikane në Departamentin e Shtetit me aksionet më të reja të institucioneve malazeze në luftën kundër kriminalitetit.

“Së bashku është konstatuar kënaqësia me faktin se para pak kohësh raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është zhvilluar në mënyrë qytetare në përputhje me standardet demokratike, në mungesë të tensioneve shoqërore të cilat i kanë karakterizuar ciklet e mëparshme të zgjedhjeve”, njoftohet nga kabineti i kreut të qeverisë.

Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq ka mbajtur ligjëratë edhe në Universitetin prestigjioz të Harvardit në Uashington. t. u.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 30 MARS 2023

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Presidenti sipas vullnetit të qytetarëve

Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të cilat do të mbahen më 2 prill konkurrojnë dy kandidatë me profile të ndryshme politike, njëri me përvojë politike 34-vjeçare, ndërsa tjetri nga një parti jashtëparlamentare, dukuri e panjohur deri tash në pluralizëm, por me mundësi të mëdha të zgjidhet president, sepse ka mbështetje nga partitë e tjera të cilat janë pjesë përbërëse te shumicës parlamentare nga zgjedhjet e mbajtura më 30 gusht 2020

62% e qytetarëve me të drejtë vote.

Dilema për kandidatin e dytë

Në saje të parashikimeve për zgjed-

hjet presidenciale se kush do të jetë kandidati i parë nga shtatë kandidatët konkurrentë, ishte e qartë se ai do të jetë presidenti aktual M. Gjukanoviq,

Në zgjedhjet presidenciale të cilat u mbajten më 19 mars ku morën pjesë 7 kandidatë, sipas KSHZ-së në raundin e dytë do të garojnë presidenti aktual Millo Gjukanoviq (PDS), i cili fitoi 119.673 vota (35.37%) dhe Jakov Millatoviq (Evropa Tani) 97.858 (28.92%). Kandidatët tjerë fituan këtë numër votash: Andrija Mandiq (FD)

65.386 vota (19.32%), Aleksa Beçiq (DMZ) 37.562 (11.10%), Draginja

Vuksanoviq-Stankoviq (PSD) 10.669 (3.15%), Goran Daniloviq (MZB)

4.652 (1.38%) dhe kandidati i pavarur

JOVAN Raduloviq 2.574 (0.76%).

Të drejtë votimi kanë pasur 542.154 qytetarë, ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë 350.231 (64.06%). Të dhënat e tilla dëshmojnë se kemi rritje për 2% në krahasim me vitin 2018, sepse atëherë në zgjedhje kanë marrë pjesë

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të
„KOHA javore„
E ENJTE, 30 MARS 2023
Nail Draga

por dilema ishte kush do të jetë kandidati i dytë i cili do të jetë rival në raundin e dytë i cili do të mbahet më 2 prill. Një dilemë e tillë u hoq pasi u shpall rezultati i votimit, ku në vend të parë ishte M. Gjukanoviqi me 35,3 % të votave, ndërsa i dyti ishte J. Millatoviqi me 28.9 %. Kjo ishte një befasi, sepse analistë të ndryshëm përparësi i kanë dhënë A. Mandiqit duke marrë parasysh përvojën politike dhe infrastrukturën partiake, ndërsa nuk është nënvlerësuar as A. Beçiqi. Ishin këta tre kandidatët më të mundshëm për vendin e dytë, pasi pothuaj çdo kush e kishte të qartë se vendi i parë ishte rezervuar për M. Gjukanoviqin. Madje ka pasur edhe deklarime se ai mund të fitojë shumicën e nevojshme në raundin e parë të zgjedhjeve, duke harruar se në skenën politike në Mal të Zi kemi evoluime nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit 2020.

Zgjedhjet presidenciale dëshmuan se kemi pasur zgjedhje të lira si vendet demokratike, që është një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët që kanë vendosur lirshëm se për cilin kandidat të votojnë. Një veprim i tillë siç duket është rezultat i zgjedhjeve të 30 gushtit 2020 kur për të parën herë u ndërrua pushteti në Mal të Zi.

Kryeqyteti barometër i fitorës

Në çdo vend demokratik si për zgjedhjet lokale, parlamentare e ato presidenciale, rol të veçantë luan procesi i votimeve në kryeqytet. Me këtë rast cekim se sipas të dhënave të publikuara nga

KKZ për kryeqytetin Podgorica, ku të drejtë vote kanë pasur 143.608 qytetarë, më tepër është votuar për J. Milatoviqin 37.743 vota, ndërsa për M. Gjukanoviqin 30.447 vota, nga del se J. Milatoviqi ka fituar 7.300 vota më tepër së M. Gjukanoviqi. Ndërsa kandidatët tjerë kanë marrë këto vota: A. Mandiq 16.117 vota, A. Beçiq 10.232, D. Vuksanoviq-Stankoviq 2.686, G. Daniloviq 1.482 dhe J. Raduloviq 717 vota.

Shqiptarët dhe boshnjakët ishin të pamotivuar

Të dhënat për daljen e qytetarëve në votime sipas komunave më 19 mars, del qartë se në ato mjedise ku popujt pakicë janë shumicë kanë pasur dalje të ulët në votime. Fjala është kryesisht për shqiptarët dhe boshnjakët, ku të dhënat sipas komunave e dëshmojnë një konstatim të tillë. Kështu në Ulqin në

zgjedhje kanë dalur 36.48% të qytetarëve më të drejtë vote, Guci 30.12% , Petnjicë 37.71%, ndërsa përjashtim bën komuna e Tuzit me 49.94%. Një veprim i tillë mund të shpjegohet nga mungesa e motivimit personal të qytetarëve por edhe çështje të tjera që kanë ndikuar në refuzimin në votim, duke marrë parasysh se roli dhe funksioni i presidentit nuk ka qenë vendimtar në të kaluarën në çështjet zhvillimore në mjediset përkatëse, andaj një pjesë e tyre atë ditë kanë qëndruar në shtëpi, ndërsa pjesëmarrja në votim më 2 prill sipas të gjitha gjasave do të jetë më e lartë.

Presidenti nga partia jashtëparlamentare(?!)

Nuk ishte befasi mbeshtetja e J. Milatoviqit, sepse ata përfaqësojnë një forcë të re politike pa komplekse dhe pa hipoteka nga e kaluara. Ata u kanë premtuar qytetarëve paga dhe pensione më të mëdha, ku një veprim i tillë ka pasur jehonë pozitive të qytetarët. Dhe një jehonë e tillë ndikoi në reflektimin pozitiv te qytetarët, sepse për tridhjetë vite kanë qenë peng nga politika autokratike e një individi dhe një partie politike (PDS). Pikërisht një qasje e tillë është kapital politik për J. Milatoviqin në zgjedhjet e 2 prillit që do të mbeshtetet edhe nga subjeket dhe koalicionet e tjera politike që janë deklaruar publikisht. Nëse analizojmë të dhënat numerike të 19 marsit, del qartë se J. Milatoviqi ka përparësi të madhe për të qenë presidenti i ardhshëm i Malit të Zi, sepse ka mbështetje nga pjesëtarët e koalicionit nga shumica parlamentare e vitit 2020 të cilët së bashku kanë fituar 60% të votave.

President apo në pension politik?

Nga ana tjetër, presidenti aktual i Malit të Zi M.Gjukanoviqi, ndonëse ka përparësi prej 6% ndaj kundër-kandidatit, ai do ta ketë të vështirë të realizojë objektivat, sepse kemi të bëjmë me një diferencë të madhe votash. Por nga PDS llogarisin në votat e atyre qytetarëve që kësaj here nuk kanë votuar, e në veçanti të shqiptarëve dhe boshnjakëve por edhe të diasporës. Sidoqoftë, do të kemi një ditë zgjedhore dinamike e cila do të vendosë për kryetarin e ardhshëm të Malit të Zi, ku ka gjasa qe për të parën herë kryetari të mos jetë nga partia parlamentare

(PDS), por nga ajo jashtëparlamentare (Evropa Tani).

Nëse partitë politike mbajnë qendrimin se në raundin e dytë do ta mbeshtesin J. Milatoviqin, dhe duke marrë parasysh animozitetin e tyre ndaj M. Gjukanoviqit, atëherë fitorja e tij nuk mund të vëhet në dyshim.

Nga ana tjetër edhe presidenti aktual M. Gjukanoviq shpreson se do të arrijë për të përmbysur rezultatin, pavarësisht se kundër-kandidati ka mbështetje nga partitë tjera parlamentare të cilat janë pjesë e shumicës parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Por, në politikë mund të ndodhin edhe përmbysje të tilla ndonëse janë të rralla, andaj mbetet të pritet dita e votimit, përkatësisht shpallja e rezultateve, ku nëse presidenti aktual humb zgjedhjet atë e pret pensionimi politik.

Test për zgjedhjet parlamentare

Në saje të ingerencave kushtetuese presidenti i vendit M. Gjukanoviq më 16 mars me dekret shpërndau Parlamentin dhe një ditë pas caktoi datën e zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 qershor të këtij viti. Një veprim i tillë ishte i imponuar, sepse shumica aktuale parlamentare edhe pas 90-të ditëve nuk arriti të formojë qeverinë nga ana e Miodrag Lekiqit, andaj vendosi të dekretojë shpërndarjen e Parlamentit. Një veprim i tillë ishte befasi për disa parti parlamentare e në veçanti për qeverinë, sepse kanë menduar se në këtë amulli politike do të vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht se ishte qeveri në detyrë, e cila ka humbur votëbesimin nga muaji gusht i vitit të kaluar.

Por, janë pikërisht zgjedhjet presidenciale ato që do të definojnë shumëçka në skenën politike në Mal të Zi, ku Lëvizja “Evropa Tani” siç duket do të jetë risi, duke sjellur një frymë të re e cila do të dekompozojë skenën politike. Themelimi i tyre para një viti dhe rezultati i papritur në zgjedhjet lokale me 23 tetor 2022 duke fituar pushtetin lokal në kryeqytet (Podgoricë) dhe tash në zgjedhjet presidenciale, ku kanë arritur të marrin rreth njëqindëmijë vota, paraqet rast të panjohur në kohën e pluralizmit në Mal të Zi.

Nuk ka dilemë se pas zgjedhjeve presidenciale të 2 prillit, do të kemi të qartë shumëçka sa u përket edhe parashikimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 30 MARS 2023

Katër vështrimet

Gjovalin Nikçi

Bagëti e bujqësi

Jam kthyer në Bjeshkët e Nëmura gati para një viti. Aty ku Zana e Visitorit së bashku me Shtojzovallet këndonin, vallëzonin dhe vajtonin. Edhe sot e kam të gdhendur në memorie fytyren e asaj malësores që në vitet 70-të kur isha në shkollen fillore në Guci shiste kos delesh para furrës së Jusit në pikën e dimrit. Akulli ia mbulonte fytyrën e saj të lodhur derisa ajo nga kova e madhe i mbushte tenxheret e “zonjave” të Gucisë. E kam patur kojshi këtë zonjë të vërtetë. Fëmijët e saj ishin në shkollë me mua dhe vëllezërit e motrat e mia. Ajo kishte 8 fëmijë ashtu si edhe nëna ime. Çdo fëmijë i saj ishte në të njëjtën klasë me njërin nga ne. Sikur ta kishin bërë plan prindërit tanë. Nuk i vinte turp të delte në orët e mëngjesit të shiste kos, përkundrazi ishte kryelart. Sot të gjithë fëmijë e saj gjenden jashtë shteti. Gasterbajtera u thoshim atëherë. Ditën e dytë kur u ktheva shkova në burektoren – ëmbëltoren e vetme në Guci dhe porosita një burek me mish dhe një kos. Nuk ishte bureku si e mbaj mend unë te Kupsha Muminoviq me një shije të papërshkrueshme, por ishte mjaft i mirë. Kosi mu duk pak interesant. Ishte në një gotë plastike me vizatimin e një lope të qeshur. Moja Kravica ishte firma. E pyeta shitësin se a ka kos shtëpie? Jotha, por ky është kos shumë i mirë. E lexova me vëmendje goten sikur të isha duke lexuar vepren “Bagëti e bujqësi” të Naimit. Produkt i Sërbisë. Kuku per ne thash me vete, imagjino në Gucinë legjendare të shesin kos nga Serbia, sepse nuk ka kos të vendit. E kosi ishte i kualitetit që nënat tona ua qitshin maceve, pulave dhe qenit. Pse nuk ke kos shtëpie? - e

pyeta Goranin që me vite është në Guci. S’kam ku ta marr - u përgjigj ai. Medet o medet. Krejt Gucia nuk ka mundësi të prodhojë disa litra kos së paku për nevojat e ushqimoreve. Ku kanë shkuar ato nënat malësore, e besa edhe ato boshnjake që me këngën “o ka po shkon moj rrushja e lalës” mjelshin ato delet bardhoke që na i lanë si trashigim Ilirët dhe Pëllazgët. Unë shkoj në Beran (56 kilometra larg) të blej kos. Tash sa kohë flas me barinjtë dhe bujqit në Guci që të formohet një shoqatë e bujqve dhe blegtorëve se bashkë jemi më të fortë dhe kemi mundësi të trokisim në dyert e Ministrisë së Bujqësisë për ndihma dhe subvensione që na përkasin me ligj. Deri sot nuk kam arritur askund. Ky nuk flet me at tjetrin, ky ia ka inat atij tjetrit, ky kshtu e ai ashtu. Para disa javësh ishim në një mbledhje në Guci ku ishin përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë për buxhetin e ri të vitit 2023. Pyetja që më la përshtypjen më të madhe ishte po nga kjo ministri: A ka kërkuar ndihmë shoqata juaj nga Ministria? Një malësor u përgjigj se ne nuk kemi shoqatë këtu. End of story.

Byrokracia dhe hipokrizia

Të përmendësh byrokracinë në krahinat veriore të Malit të Zi është sikur të diskutoni fizikën bërthamore. Askush nuk mund të përgjigjet ose të shetisin nëpër zyrat e katër qyteve: Gucisë, Plavës, Beranit dhe Podgoricës. Rast konkret është rasti im me kompaninë e Telekomit malazez. Në maj të vitit 2022 kam nënshkruar kontratë 2-vjeçare per telefon, televizor dhe internet. Në muajin dhjetor të gjitha u ndërprenë pa asnjë shpjegim. Për 15 ditë nuk pata asnjë nga shërbimet e lartpërmendura. Për 15 ditë kam telefefonuar numrin famoz të shërbimeve 1500 nga disa herë në ditë. Të gjitha të evidentuara. Sipas kontraktës së nënshkruar unë kisha plotësish të drejtë të anuloj kontratën. Thjesht, apo jo? Shkova në Plavë me krejt mobilet e tyre dhe kërkova të ndërpritet kontrata zyrtarisht. Nuk bën këtu - më tha vajza simpatike me të

cilën e pata nënshkruar atë dreq kontrate. Duhet shkuar në Beran. Mirë, i hypa veturës për Beran. Jo, duhet në Podgoricë më thanë. I hypa veturës për Podgoricë. Në rregull - më thanë atje, do e shqyrtojmë kërkesën por pajiset duhet kthyer në Plavë. Më 22 dhjetor më erdhi vendimi se kontrata është anuluar. Shyqyr Zotit! E ktheva pajisjen dhe mora kontratë me Moj One, kompaninë tjeter të Malit të Zi. Hajde prapë në Podgoricë se numri i telefonit duhet kaluar në kompaninë e re. U krye edhe kjo. Në janar 2023 më erdhi fatura nga kompania e parë Telekom. Prapë në Plavë me origjinalin e vendimit se kontrata është anuluar. Duhet shkuar në Beran - më tha prapë simpatikja e Telekomit. Hajde me hajër. I hypa veturës drejt për Beran. Do e analizojmë ku është gabimi më thanë. Erdh shkurti, prapë fatura. Nuk ia vuna mendjen. Më 12

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 30 MARS 2023

e mia

shkurt telefoni nuk punoi. Thirra kompaninë e re dhe më thanë se numri ishte bllokuar nga Telekomi. Si është e mundur kjo? U kini borxh për dy muaj më thanë. Vrap për Beran unë me vendimin e anulimit të kontratës. Moj One më thanë duhet paguar e pastaj ankohu. E pagova. Shkrova ankesë pa përgjigje. Erdh marsi, përsëri fatura. Thashë me vete tash e keni tepruar me të vërtetë. Prapë në Plavë, pastaj Beran dhe në fund Podgoricë. Shkruaj ankesën përsëri - më thanë. Hajde me shtatëqind dreqen. Shkrova ankesën dhe çuditërisht mora përgjigje për dy ditë. Nuk mund ta anulosh kontratën mu përgjigjën. Hajde dreq hajde. Të njëjtit ma kishin dërguar vendimin per anulimin e tash nuk bën. U ankova në Shërbimin për mbrotjen e konsumatorit me datë 17 mars 2023. Ende nuk janë përgjigjur. Mesiguri do të shifemi në gjyq. Hajde

edhe nja dy a tre muaj posht e perpjetë. Haj medet.

Në ndonjë numër tjetër do të shkruaj rreth aventurës sime me Agjensinë e Kadastrës dhe zyrat tjera. 4-5 muaj shëtitje poshtë e përpjet e më duket se nuk jam kurrkund.

Cirilica dhe malësorët Alfabeti dhe shkrimi i parë sllav quhej gllagolica, prej asaj Cirili dhe Metodi nga Selaniku diku rreth viteve 800 të epokës së re krijuan cirilicën. Në shkollën fillore ishte e detyrueshme të mësohet gjuha serbo-kroate dhe cirilica, prandaj edhe unë e flas dhe lexoj. Bjeshkët e Nëmuna ose Prokletije në gjuhën serbo-kroate, tani janë Park Nacional dhe për t’i vizituar ato në disa vende duhet paguar njëfarë tatimi prej një euro për person. Në verë më vizitoi një mik imi nga Italia, profesor dhe doktor i filozofisë. U nisëm për në Grebajë për darkë. Paguam taksën dhe fatura ishte në cirilicë. E pyeta djaloshin pse? Nuk e di - u përgjigj ai. Nga vijnë turistët këtu?- e pyeta. Shumica nga SHBA dhe Evropa Perëndimore - ma ktheu. A dinë të lexojnë cirilicë ata? Jo more burrë, po çka dinë ata. Mora kopjen e faturës dhe shkova te kryetarja e Komunës të ankohem. Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me ato fatura, më tha. Parku Nacional është i shtetit e jo yni. Hajde dreq hajde. Shumica e atyre nga shteti as nuk mund ta gjëjnë Gucinë në hartën gjeografike, e ata na kontrollojnë. Nejse. Rrugët në Guci janë katastrofë. Të shkosh te Gërla në Vuthaj, më mirë është të shkosh në shpinë të gomarit se me automjet. E njëjta për në Doli apo Vishnjevë e Kukaj. Pse po flas për rrugë e çka ka lidhje kjo me cirilicë? Para disa javësh shkova në një funeral në Tuz për një mik timin. Ai ishte nga Koja e Kuçit dhe kishte lënë amanet të varroset në vendlindje. Kurrë nuk kam qenë atje. Edhe pse ishte ditë hidhërimi më erdhi mirë që më në fund po shkoj ta vizitoj Kojën legjendare. U habita me kualitetin e rrugës nga Tuzi për atje. Mashalla, mashalla. Kemi për të kaluar nëpër Medun, më tha një bashkatdhetar kur u nisem nga Tuzi. Unë Medunit ia kisha dëgjuar zërin, por nuk e dita se çka po më pret atje. Kur u afrova të gjitha tabelat ishin në cirilicë. Kishte piktura të “patriotit” serb Ratko Mlladiq. Germat famoze në ci-

rilicë CCCC me kryqin serb. Atëherë e kuptova se ky është vendi i Mark Milanit, dhe arsyeja pse rruga është e mirë. Kur dola në Kojë, atje ishte një kishë e vogël simpatike me vorreza pranë saj. Nisa bisedën me një burrë malësor rreth rrugës, cirilicës, Ratko Mlladiqit. E biro - më tha ai, deri në vitet 1950 ata të gjithë kanë folë shqip, e tash janë bërë më çetnikë se çetnikët. Surprizën më të madhe e gjeta mu në vorreza, ku kishte vorreza të shkruara me cirilicë. Thashë me vete a kanë lënë këta kënd mrapa e kur vijnë t’i vizitojnë a dijnë se çka shkrua në ato vorreza, sepse jam i sigurt se askush nga Rusia nuk vjen në Kojë të Kuçit. Ishalla kthen Zoti faqe prej nesh.

A po e pijmë nga një kafe?

Në Guci janë pak a shumë 20 kafene. Të gjitha plot. Punëtorë kurrkund. Një shok imi nga fshati Martinaj më tha më së miri: “Ne na gënjejnë vëllezërit tonë nga Amerika e na çojnë nga dy-treqind dollarë e ne mendojmë se jemi të pasur”. Para disa muajsh kisha prerë disa pemë të vjetra. Edhe pse paga ditore në Guci është përafërsisht 30 euro dita, unë kërkova një punëtor për 4-5 orë me pagesë 40 euro. Nuk e gjeta. E kreva punën vetë. Një djalë kishte rënë në problem me shtetin dhe u desh ta paguajë gjobën rreth 400 euro ose të shkojë në burg. M’i kërkoi duke bërë be se m’i kthen për 1 muaj. I dhash ofertë më të mirë. Eja më ndihmo rreth shtëpisë për 10 ditë dhe e kryer borxhin. Kjo ndodhi në gusht. Nuk e di se ku është, nuk erdhi asnjë ditë e 400 euro shkuan në hamam t’Hyres. Shkoj të pi kafe e më shpesh dëgjoj: “A po mi jep 20 euro për disa ditë se mirë se ta ka pru Zoti n’atdhe?”. Unë edhe tash shkoj të pi kafe, por shkoj në mëngjes heret kur dembelat janë fjetun. Më pyesin shpesh se ku ke humbur. Unë nuk kam humbur aspak, por shkoj te shtëpia e gjyshit e katërgjyshit se më pëlqen, punoj rreth shtëpie, merrem me bletë, me pëmë, me bahçe, se babai im Dedë Zefi më ka pas thëne: “Biro, punët e shpisë nuk kryhen kurrë”, e unë punë rreth shtëpisë kam mjaft, e më e domosdoshme se të shkoj e të pres dikë të më lypë 20 euro, sepse më duket ata mendojnë se unë e kam emrin baba Tereze e jo Gjovalin.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 30 MARS 2023

Organizata Grupi Revolucionar i Kosovës (GRK) dhe veprimtaria e tij gjatë periudhës 1973-1974

Të luftosh për lirinë e

Atdheut të robëruar është detyrim njerëzor e moral

Ata të cilët janë përpjekur dhe përpiqen edhe tani ta arsyetojnë rreshtimin e tyre në anën e kundërt të historisë kombëtare, duke i quajtur veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare “marksistë-leninistë”, “enveristë”, “komunistë” duhet pyetur: Kush sakrifikoi me dekada dhe mbajti të ndezur flakën e luftës për liri?! Kush e organizoi dhe mori pjesë në UÇK – enveristët apo titoistët jugosllavë? Po të ishim pajtuar me robërinë, ku do të ishte Kosova sot?

(vijon nga numri i kaluar)

Një ndër format e veprimtarisë ishte edhe shkrimi i parullave dhe shtypja e shpërndarja e trakteve. Përveç te studentët, që ishte shtresa më vitale dhe më premtuese, parullat dhe traktet do të shpërndahen te punëtorët, veçmas te minatorët në Mitrovicë, në Tunelin e Parë, në Stan Tërg, Kishnicë, Ajvali, Golesh, Magurë, si pjesa më e

shfrytëzuar e shoqërisë. Me trakte e parulla, përveç tjerash, goditej e nxitej urrejtja ndaj regjimit pushtues jugosllav dhe veglave të tij, por assesi urrejtje ndaj popullit serb, malazias, maqedonas, prej nga ishin drejtuesit kryesorë të organeve shtetërore që ushtronin dhunë dhe presion ndaj shqiptarëve. Për këtë arsye, në vitet 1973 e 1974, traktet shkruheshin edhe në gjuhën serbokroate, siç quhej gjuha zyrtare në atë kohë. Përveç kësaj, paramendohej se federata jugosllave, si e tillë, një ditë do të shkonte në theqafje, prandaj synonim të përafroheshim e bashkëpunonim edhe me pjesëtarë të popujve që kishin pësuar në të kaluarën nga i njëjti pushtues, siç ishin veprimtarët boshnjakë e, sidomos

Në fillim të majit 1974 do të arrestohen një pjesë e drejtuesve të Grupit, por falë qëndresës së tyre gjatë hetimeve, përkundër torturave të rënda e të llojllojta, anëtarët tjerë nuk do t’i zbulojnë. Në vitin 1975, përsëri do të arrestohen disa veprimtarë, në mesin e të cilëve, për herë të tretë, edhe baca Adem Demaçi, por veprimtaria e GRK-së dhe e grupeve tjera, s’kishte të ndalur

kroatët, të cilët, pas shqiptarëve, përbënin numrin më të madh të të përndjekurve, të arrestuarve dhe të vrarëve. Përkundër disiplinës e respektimit të masave rigoroze të konspiracionit, veprimtarët e grupeve klandestine ndodhte të zbulohen, arrestohen e dënohen me shumë vite burg, gjë që është e kuptueshme kur të kihet parasysh shumësia dhe shtrirja e organeve ndjekëse të shtetit policor jugosllav. Në fillim të majit 1974 do të arrestohen një pjesë e drejtuesve të Grupit, por falë qëndresës së tyre gjatë hetimeve, përkundër torturave të rënda e të llojllojta, anëtarët tjerë nuk do t’i zbulojnë.

Në vitin 1975, përsëri do të arrestohen disa veprimtarë, në mesin e të cilëve, për herë të tretë, edhe baca Adem Demaçi, por veprimtaria e GRK-së dhe e grupeve tjera, s’kishte të ndalur. Ajo vazhdonte të zhvillohej me sukses, ndonëse me shumë goditje e sakrifica. Përkitazi me këtë, drejtuesi i GRKOMLK-së, Mehmet Hajrizi, i cili do të mbetet në liri deri në fund të vitit 1981 kur arrestohet, shkruan: “GRK-OMLK, së bashku me organizata të tjera klandestine, konsiderohet bazament i veprimtarisë së mëvonshme atdhetare

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 30 MARS 2023
Binak Ulaj

e çlirimtare, që kulmoi me organizimin dhe luftën e lavdishme të UÇK-së”. (Mehmet Hajrizi, Profili, 3.3.23)

Se ç’punë të pandërprerë e sakrifica do të bëjnë anëtarët e GRK-së, por edhe veprimtarët e organizatave të tjera atdhetare, disa prej të cilëve ishin detyruar të kalonin e vepronin

tit shqiptar, tek i cili kishte besim të palëkundshëm. Siç është dëshmuar, ky veprim ishte i qëlluar dhe i domosdoshëm. Pa udhëzimet e sugjerimet e shtetit shqiptar, pa ndihmën dhe përkrahjen e tij, Lëvizja Kombëtare e as Lufta e UÇK-së, nuk do të ishte e suksesshme dhe nuk do të arrihej liria

Për rininë e ndërgjegjshme, që iu përgjigj përmbushjes së këtij detyrimi duke flijuar edhe jetën, akademik Rexhep Qosja shkruan: “Po të mos ishte rinia studentore do të mund të quheshim popull i pa dinjitet.” E, popull i pa dinjitet dhe i padenjë për të qenë i lirë do të quheshim edhe sikur mos të ishte formuar UÇK e të mos luftonim për ta bërë Kosovën të lirë e të pavarur

në Perëndim, prej nga dërgonin mjete financiare, sillnin mjete të nevojshme teknike dhe mbrojtëse, literaturë që botohej e dërgohej nga Tirana dhe gazeta që i botonin vetë, do të shihet nga niveli i organizimit dhe numri i pjesëmarrësve në demonstratat e muajit mars e, veçmas, në ato të 1 e 2 prillit 1981, të cilat morën përmasat e kryengritjes gjithëpopullore. Me qëllim të marrjes së këshillave e sugjerimeve për veprimtarinë atdhetare, GRK kishte vënë kontakte me personalitete gjegjëse të shte-

e Kosovës. Ata të cilët janë përpjekur dhe përpiqen edhe tani ta arsyetojnë rreshtimin e tyre në anën e kundërt të historisë kombëtare, duke i quajtur veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare “marksistë-leninistë”, “enveristë”, “komunistë” duhet pyetur: Kush sakrifikoi me dekada dhe mbajti të ndezur flakën e luftës për liri?! Kush e organizoi dhe mori pjesë në UÇKnë – enveristët apo titoistët jugosllavë? Po të ishim pajtuar me robërinë, ku do të ishte Kosova sot? Ku është Vojvodina sot? Sanxhaku?... Me çka

do t’i dëshmonim botës se ne e meritojmë lirinë. Kur SHBA-të dhe shtetet demokratike panë se bijat e bijtë më të mirë, me të cilët identifikohet populli, janë të gatshëm të luftojnë deri në vdekje për liri e pavarësi, atëherë u ra ndërmend për ne.

Të luftosh për lirinë e Atdheut të robëruar është detyrim njerëzor e moral. Për rininë e ndërgjegjshme, që iu përgjigj përmbushjes së këtij detyrimi duke flijuar edhe jetën, akademik Rexhep Qosja shkruan: “Po të mos ishte rinia studentore do të mund të quheshim popull i pa dinjitet.” E, popull i pa dinjitet dhe i padenjë për të qenë i lirë do të quheshim edhe sikur mos të ishte formuar UÇK e të mos luftonim për ta bërë Kosovën të lirë e të pavarur.

Mjerisht, në kundërshtim me të drejtën e popujve për të luftuar robërinë, pra edhe në kundërshtim me të drejtën tonë për të luftuar për të mos u zhbërë si popull, qarqe të caktuara vendimmarrëse, për interesa të tyre strategjike, me akuza të padrejta ndaj drejtuesve të luftës së UÇK-së, po bëjnë përpjekje të mohojnë karakterin mbrojtës e të drejtë të luftës sonë çlirimtare, me çka rrezikojnë edhe këtë liri që ne gëzojmë, në themelet e së cilës është gjaku i bijëve e bijave të popullit tonë. E, qëndrimi ndaj drejtuesve të UÇKsë është qëndrim edhe ndaj luftës së drejtë të UÇK-së e, njëherësh, edhe dëshmi e përgjegjësisë sonë kolektive dhe e vlerave morale, atdhetare dhe politike e secilit individ.

Kur i referohemi historisë, është bërë shprehi të thuhet se historia përsëritet. Jo! Kjo thënie nuk qëndron. Përsëriten vetëm çështjet e pazgjidhura drejt. Duke shprehur përgëzimin tim të thellë për organizimin e këtij aktiviteti, uroj që sakrificat e brezave të njëpasnjëshëm, sakrificat e familjes Hajrizi dhe sakrificat e familjeve tjera atdhetare në veçanti, të na ndërgjegjësojnë për bashkimin e forcave, si në çaste vendimtare historike, çfarë është edhe kjo periudhë, pavarësisht përkatësive partiake, për të punuar në të mirë të popullit dhe Atdheut tonë! (Fund)

(Fjala e lexuar me rastin e shënimit të 50-vjetorit të GRK-së dhe vendosjes së pllakës përkujtimore në shtëpinë e Bahtir Hajrizit, ku është themeluar kjo organizatë)

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 30 MARS 2023
(2)

Alergjitë pranverore

Kush preket më shumë dhe si të mbrohemi?

“Simptomat e alergjive pranverore dominohen nga reaksionet e portave hyrëse të alergjenëve, respektivisht syve, hundës, fytit. Dominojnë kruarja, skuqja dhe sekrecionet e syve; kruarja, skuqja dhe sekrecionet hundës; tështima, pengesat faringeale etj. Evitimi i zonave dhe ambienteve që përmbajnë sasi të madhe të këtyre mikroorganizmave është një mënyrë e parë mbrojtëse. Pastaj evitimi i kohës kur këta alergjenë gufojnë, e që është mëngjesi, koha me thatësi të shtuar ose erëra, është një mënyrë tjetër konvencionale”, thotë doktor Argëzon Sulejmani

Ardhja e stinës së pranverës, përkatësisht rritja e temperaturave, sjell me vete edhe disa alegji pranverore të pakëndshme. Këto alergji kanë të bëjnë me sistemin imunitar dhe si të tilla janë një rrezik eventual për secilin.

Për të folur më gjerësisht për alegjitë e stinës së pranverës bashkëbiseduam me z. Argëzon Sulejmani, specializant i pediatrisë me neonatologji në QKUK – Kosovë dhe në Spitalin e Tivarit – Mali i Zi, i cili tregon se kush preket nga këto alegji, shkaqet dhe simpomat, ndërsa jep edhe rekomandime se si t’u “shpëtojmë” këtyre alergjive.

“Në masë të madhe prekja nga alergjitë varet nga prirja gjenetike, kurse më pas edhe nga kushtet klimatike dhe gjendja specifike e organizmit. Janë të prekshme të gjitha moshat, por më së tepërmi evidentohen te moshat aktive (fëmijët, të rinjtë, moshat e mesme), sepse reaksionit imunologjik, fillimisht i paraprinë kontakti fizik. Rrezik më të shtuar, veç kësaj, paraqesin personat me sëmundje të caktuara kronike ose sëmundje imunoatakuese, sepse te këta pacientë sistemi imunitar është i cënuar dhe në këtë mënyrë i çrregulluar”, shprehet Sulejmani. Ndërkaq, duke folur për shkaqet e prekjes nga alergjitë dhe nëse të

gjithë të prekurit kanë simptomatologji të njëjtë, Sulejmani shpjegon se reaksioni alergjik është një dyluftim mes organizmit dhe një materjeje të jashtme.

“Materjet e jashtme në planin imunologjik atakojnë përmes njësive që ne i emërtojmë si antigjene. Organizmi ynë në të njëjtën kohë reagon për vetëmbrojtje përmes disa njësive proteinike që njihen si antitrupa. Reaksioni i tejshtuar antitrup - antigjen shfaq reaksione organike që në masë njihen si reaksione alergjike apo thjesht alergji. Nga mekanizmi i shënuar shihet qartë se deri te një reaksion i tillë do të vijë nëse sasia e alergjenëve është tejet e madhe ose në rastin kur sulmi i antitrupave është pakontrollueshëm i madh”, thotë Sulejmani.

Kur bëhet fjalë për procesin se si ndodhin alergjitë stinore, Sulejmani thotë se kemi të bëjmë me organizma që kanë prirje dhe dispozita të mbireagojnë ndaj alergjenëve që vinë në kontakt me organizmin nga bota e jashtme.

“Në rastet më të lehta atakohen vetëm organet primare kryesisht të traktit të sipërm respirator (hunda, fyti), kurse me avancimet e mundshme edhe pjesa e poshtme respiratore (trakea, bronket, bronkiolet) dhe që në këto raste, varësisht

prej simptomave, mund të paraqiten edhe gjendje komplikimesh me bronkite apo ataqe astmatike”, thekson ai.

Te alergjitë e pranverës, thotë ai, mikrogrimcat që njihen si polene hapërdahen për shkak të kohës dhe klimës gjetiu nëpër natyrën stinore. Këto mikrogrimca në aspektin alergo-imunologjik krijojnë formacione alergjene që prezantohen përmes njësive të njohura si antigjene. Kontakti i tejshtuar i organizmit tonë përmes antitrupave do të shkaktonte reaksione alergjike, përkatësisht simptoma alergjike.

Sipas Sulejmanit, njësi alergjene kanë mikrogrimcat e barishteve dhe luleve të shumëta që çelin në pranverë dhe kjo shumësi e tyre e shton ose e shpërfaqë edhe më shumë problemin e alergjive te njerëzit me prirje të tilla.

“Simptomat e alergjive pranverore dominohen nga reaksionet e portave hyrëse të alergjenëve, respektivisht syve, hundës, fytit. Dominojnë kruarja, skuqja dhe sekrecionet e syve; kruarja, skuqja dhe sekrecionet hundës; tështima, pengesat faringeale etj. Evitimi i zonave dhe ambienteve që përmbajnë sasi të madhe të këtyre mikroorganizmave është një mënyrë e parë mbrojtëse. Pastaj evitimi i kohës kur këto alergjenë gu-

KOHA Javore 12 MOZAIK
E ENJTE, 30 MARS 2023

fojnë, e që është mëngjesi, koha me thatësi të shtuar ose erëra, është një mënyrë tjetër konvencionale”, thotë doktor Argëzon Sulejmani.

Përkujdesja ndaj portave hyrëse në kuptimin e higjienës, hidratimit dhe përforcimit mukozal, thotë ai, është një tjetër masë që duhet marrë. Ndërsa, siç shpjegon, në aspektin imunofarmaceutik përdorim të madh gjejnë barnat simptomatik antihistaminik (histamina është mediator që lirohet pas kontaktit antigjen - antitrup dhe nxitë reaksionet që sjellin deri te simptomat që më pas bëhen evidente). Barnat e tjera steroide, imunomodulatore si dhe profilaksa me vaksinë janë mënyra që gjejnë përdorim më të rrallë dhe ordinohen në raste të caktuara nga specialisti imunolog.

I pyetur se çfarë rekomandimi jep për

të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë e stinës së pranverës, çfarë duhet të bëjnë dhe si t’i shmangen kontaktit me alergjitë, Sulejami radhit një sërë këshillash: “Në radhë të parë është i rëndësishëm evidentimi i alergjisë si reaksion dhe përcaktimi sa më i saktë i alergjenëve që e nxisin atë. Pas kësaj i rëndësisë së madhe është evitimi i kontaktit me këta alergjenë gjatë kohës kur, për shkak të klimës ose stinës, këta alergjenë gufojnë. Përtej këtyre masave, është e rëndësishme përkujdesja me masa mbrojtëse e portave hyrëse të alergjenëve: maskat për hundë dhe gojë, syzet, mbrojtëset e tjera që do të mund të shmangnin ose zvogëlonin stacionimin e mikrobotës alergjike në afërsi të personit me alergji pranverore, shprehet ai. Për të, higjiena dhe hidratimi i shpe-

shtë i këtyre portave hyrëse do të mund të ishte masa e tretë shtëpiake që do duhej të merrej parasysh. “Bëhet fjalë për solucione për sy, hundë dhe fyt që ndihmojnë procesimin normal të ataqeve të mundshme. Meqenëse bëhet fjalë për sistemin imunitar, s’do mend që përkujdesja gjenerale ndaj shëndetit, nisur nga ushqimi i shëndetshëm, hidratimi, bioritmi i rregullt dhe stili i jetesës luan një rol determinues edhe në këto raste”, thotë Sulejmani.

Dhe në fund, duke qenë se shpeshherë ne dimë të “fajësojmë” natyrën dhe stinët për atakimin e organizmave njerëzor, Sulejmani shpjegon se “ajo ajo që duhet ta cekim gjithnjë, si edhe në këtë rast, është që nuk kanë ndryshuar stinët aq sa ka ndryshuar dhe po ndryshon përditë njeriu i stinëve”. t. u.

KOHA Javore 13 MOZAIK
E ENJTE, 30 MARS 2023

Portret: Ernest Koliqi (1903-1975) (2)

Personalitet me vizion gjerë dhe shumëdimensional letrar, artistik e kulturor

sueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij.

(Vijon nga numri i kaluar)

Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator të vitit 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe e Universitetit të Romës, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare dhe Koliqi emërohet drejtues. Ernest Koliqi themelon të përkohshmen “Shejzat” (it.”Le Pleiadi”) të cilën e drejtoi për 18 vjet, e përkohshmja kryesore letraro-kulturore e asaj kohe. Vijimësi e traditës publicistike që la në atdhe me “Shkëndijat”, penat e hershme dhe ato të reja gjetën të satin log ku të kultivonin kulturën shqiptare në mërgim të pandotur nga ideologjia me të cilën përlyejnë atdhe. Koliqi ndihmon talente të shumë fushave të ikur nga ish-Jugosllavia, duke iu dhënë hapësirë ndër faqet e revistës, ndër ta piktori L. Delija, shkrimtarët M. Camaj e F. Karakaçi dhe etnologu V. Malaj. “Shenjëzat” shërbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shoqërore e shkencore albanologjike në botë. Ato në kronikën e tyre regjistruan edhe ngjarje të tjera, që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kulturor për një periudhe rreth njëqind vjeçare. Martin Camajt, më 4 maj të vitit 1969, i vdes bashkëshortja Vangjelia. Vdekja e saj i shkaktoi një mungesë të pazëvendë-

Ernest Koliqi vdes më 15 janar të vitit 1975, në shtëpinë e tij në Romë të Italisë dhe varroset në qytetin e amshuar me datën 18 janar 1975, i nderuar nga i gjithë komuniteti shqiptar në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij. Në ceremoninë e asaj dite të varrimit kishin ardhur personalitete të ndryshëm, kolegë, shqiptarë, arbëreshë, miq të ardhur nga vendet e ndryshme.

Veprimtaria krijuese letrare e Ernest Koliqit është e bujshme dhe gjithëpërfshirëse, opusi i të cilës është vërtetë i begatë. Siç u përmend edhe më sipër, qasjen e parë që e pati me letrat e përshfaqi në revistën që hapën gjatë nxënjeve të para në Itali, të cilat i bëri në gjuhën italiane. Pasi fitoi konkursin për himnin kombëtar, Koliqi nxitet nga Gurakuqi të shkruajë atë që do të bëhej poemthi i tij i parë dramatik “Kushtrimi i Skanderbegut”, i botuar në shtypshkronjën “Nikaj” në Tiranë në vitin 1924, e cila mbarështohej nga vëllai i Dom N. Nikajt. Gjatë mërgimit të parë ndërsa bluante ndjesitë e përfituara nga kurbeti dhe malli për vatrën familjare dhe klimën morale që e rrethonte, Ernest Koliqi shkruan me pseudonimin ‘Borizani’ në të përkohshmen e Omer Nishanit. Nxjerr përmbledhjen e dymbëdhjetë novelave “Hija e Maleve”, e botuar në Zarë të Kroacisë në vitin 1929. Përmbledhja pasqyron suazën mjaftueshëm harmonike të mjedisit me taban patriarkal mesdhetar e oriental ku kishte kaluar fëmijërinë, trung ky që përshkohej nga një shije e hollë perëndimizmi. Fryma qytetare gjithnjë në dialog me atë malësore, dëshmon tharmin e formësimit të

autorit përmes prozës psikologjike të stilizuar me endje, e selitur me themelet dokjesore të shpirtit shqiptar.

Ernest Koliqi në vitin 1932 boton vëllimin e parë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë”, me parathënie të Fishtës, një antologji me 280 faqe, që u përdor menjëherë si tekst letërsie në Gjimnazin Klerik të Shkodrës, dhe përmban katër poetët më të mëdhenj të Italisë: Danten, Petrarkën, Arioston, Tason. Vjershat e veta i përmbledhë në vëllimin “Gjurmat e stinëve” në vitin 1933, ku paraqiten me një frymë krejt të re skenat e jetës shkodrane. Ndërsa autodafeja e vendosur në krye të këtij libri vlerësohet si një ndër aktet më të rëndësishme në fushën e mendimit estetik shqiptar në 1935, Itali. Pas suksesit të vëllimit të parë me tregime, boton një libër me 16 novela me titull “Tregtar flamujsh”, me lëndë të nxjerrë nga mënyra e jetës së popullit tonë, sidomos të atij të qytetit të Shkodrës. Ngjarjet dhe problematikat sociale që prekin veprën, gjithnjë i nënshtrohen një analize të thellë psikologjike. Ernest Koliqi boton vëllimin e dytë të antologjisë me titull “Poetët e mëdhenj të Italisë” me parathënie nga Taglavini. Ky vëllim përfshin vjersha të përkthyera të katër italianëve të tjerë: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Edhe vëllimi i tretë ishte i përgatitur por nuk u botua. “Tregtar flamujsh” (1935) dhe “Pasqyrat e Narçizit” (1936), Koliqi sjellë një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili i japin frymëmarrje te re letrare shqipe.

Gjatë veprimtarisë të punës së vet krijuese, Ernest Koliqi ka bashkëpunuar me revistat “Hylli i Dritës”,

KOHA Javore 14 PORTRET E ENJTE, 30 MARS 2023

vizion të shumëdimensional kulturor

revistë e françeskanëve, “Leka”, revistë e jezuitëve, “Përpjekja shqiptare”, e Branko Merxhanit, “Minerva”, “Besa” etj. Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit).

Nga viti 1954 deri te ai 1961, Koliqi fillon të botojë studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane - e Etënve jezuitë dhe e Etënve françeskanë”. Në ketë studim të tij vërehet përpjekje për të hartuar një histori të mirëfilltë të letërsisë shqiptare jashtë ngjyrimeve ideologjike. Në Firencë të Italisë boton vëllimin “Poesia popolare albanese” (“Poezia popullore shqiptare”), ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike të atdheut të tij. Në vitin 1959, boton vëllimin “Kangjelet e Rilindjes” (“Icanti della Rinascita”) me përkthimin në italisht kushtuar arbëreshëve të Italisë, ku i nxit ata të ruajnë gjuhën e zakonet e të kenë besim në pavdekësinë e fisit. Në vitin 1960, boton romanin me titull “Shija e bukës së mbrume” për të cilin vetë Koliqi shprehet: “Ky tregim parashtron edhe përpiqet imtësisht të hulumtojë dramin shpirtnuer të një të riut shqiptar flakrue jashta atdheut nga pasojat e së Dytë Luftë Botnore”. Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi” (“Gabriel D´Anuncio dhe shqiptarët”). Në vitin 1963 boton “Antologia della lirika albanese” (“Antologjia e lirikës shqiptare”), ku për herë të parë paraqiten në një gjuhë evropiane përkthimet e lirikat më të mira të autorëve shqiptarë të vjetër e të rinj, ku theksohen autorët kosovarë me qëllim që të njihen më mirë. Riboton “Shtatë Pasqyrat e Narçizit” (që e kishte botuar së pari në fletoren Gazeta

shqiptare e Bari-t në vitin 1936), ku paraqiten shtatë copa proze poetike që përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shkrimtarit. Në vitin 1965 qet në dritë veprën “Albania”, një monografi italisht, botuar në “Enciclopedia del popoli d’Europa”, Milano, ku paraqet një pasqyrë të gjerë mbi Shqipërinë, si në pikëpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike. Në vitin 1970 riboton poemthin “Simfonia e Shqipeve” që e kishte botuar për herë të parë në fletoren “Gazeta Shqiptare” të Bari-t në vitin 1936 që është si një testament poetik që nënvizon trashëgiminë kombëtare, lashtësinë dhe traditat e popullit. Kjo vepër ka për argument lartësimin e

kohës së kaluar të fisit shqiptar. Në vitin 1972 boton vëllimin “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze, një përmbledhje e mirë shkrimesh e konferencash përpunuar gjatë disa vjetëve. Në vitin 1973, vazhdon të përkthejë në italisht pjesë nga Lahuta e Malcis, këngët II-III-IV-V (punë kjo e nisur që në vitin 1961, kur përktheu këngën XXVI, më 1971, këngët XIIXIII-XIV dhe XV).

Ernest Koliqi ka qenë i martuar me bashkëshorten Vangjelie Vuçani me të cilën ka pasur dy fëmijë - Markun dhe Elizabetën. Gjatë karrierës së vet të punës ka kryer detyrën e mësuesit, ministrit, pedagogut dhe botuesit. (Fund)

KOHA Javore 15 PORTRET E ENJTE, 30 MARS 2023

Trashëgimia kulturore, nevojë pjesë e planprogramit për

Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë, të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohuritë tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore (duke përfshirë peisazhet e rëndësishme kulturore).

Akti i qëllimshëm i ruajtjes së trashëgimisë kulturore për të ardhmen është i njohur si konservim (anglisht preservation).

Kur flitet për kulturën dhe arsimin është e pamundur të injorohet lidhja

mes këtyre dy koncepteve. Nga njëra anë ka kulturë me simbolika dhe një gamë të pafund kuptimesh dhe përmbajtjesh; në anën tjetër ekziston qenia njerëzore e aftë për të kuptuar kulturën, e aftë për të transferuar vlerat e saj në krijimin e kulturave të reja. Veprimi dhe komunikimi social janë fushat ku ndodh kjo përplasje konjitive e subjekteve me realitetin, në të cilat individi formon njohuritë e tij/saj në krijimin e imazhit të të botës, përmes së cilës ai/ajo realizon lidhje krejtësisht të reja dhe të ndryshme. Kështu është e mundur të përkufizohet kultura si një “rrjet ose një sistem i njohurive të akumuluara, zakonet, vlerat, besimet dhe modelet e sjelljes të cilat shërbejnë për të zgjidhur çështjen themelore – mbijetesën tonë” (Ogbu, 1989, f. 5). Me ritmin e tashëm të jetesës dhe përdorimin e internetit pothuajse nga çdo moshë, sikur është zbehur dëshira rreth trashëgimisë kulturore. Për të mbajtur të gjallë trashëgiminë na duhet që të edukojmë brezin e ri. Prandaj si mësimdhënëse e shoh më së të nevojshme që lënda Trashëgimi kulturore të jetë lëndë e planprogramit mësimor të rregullt ose të pakten t’ju ofrohet nxënësve te lista e lëndëve zgjedhëse.

Këtë vit nga Instituti për Arsim i Malit të Zi janë ofruar lëndët: punëtori gjuhësore, bimët e shëndetshme, kimia përmes eksperimentit, gjeografi interesante, sporti për sportistë, etj.

Rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojmë aftësimit të nxënësve në njohjen dhe përvetësimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të krijuara nga populli ynë dhe nga popujt e tjerë të botës.

Përmes lëndës Trashëgimi kulturore duhet të kemi për qëllim formimin dhe edukimin qytetar të brezit të ri, i cili duhet të njohë, të respektojë, të mbrojë dhe të pasurojë vazhdimisht vlerat më të spikatura të kulturës së vendit të tij dhe të vendeve të tjera në botë.

Shqetësues është fakti se sa pak nxënësit dinë për rrethin e vet duke u nisur nga monumentet historike, legjendat, këngë të djepit etj, në krahasim me brezin e moshuar dhe brezin që nuk jetojnë më, të cilët edhe pse nuk ishin të shkolluar kishin një bagazh të madh kulturor dhe vendin e vet e njihnin shumë mirë dhe kishin një krijimtari të pasur gojore. Përmes lëndës së trashëgimisë kulturore nxënësit do të mësonin vlerat e lartpërmendura dhe do të ishin më të pasur nga ana kulturore.

Vend të rëndësishem kur është fjala te trashëgimia zënë edhe veshjet kombëtare të cilat te shqiptarët e Malit të Zi janë ruajtur me fanatizëm. Me të drejtë Dr. Drita Statovci shkruan :”Veshja si element, si i kulturës materiale ashtu edhe i asaj shpirtërore, është veçanërisht interesante po qe se kihet parasysh se ajo është rezultat i një procesi shumë të gjatë të formimit krahas me zhvillimin e tij shoqëror-historik.

Veshja popullore (e një treve) i nënshtrohet evolucionit historik sikundër edhe e tërë kultura meteriale. Veshjet popullore kanë evoluar, janë përsosur e transformuar në rrjedhën e një varg shekujsh. Në to mund të hasen

KOHA Javore 16 KULTURË
E ENJTE, 30 MARS 2023
Për Koha Javore: Luljeta Avdiu-Cura Nxënës të shkollës fillore me veshjet e Ulqinit me rrethinë dhe Krajës, tetor 2022

nevojë të jetë për shkollat fillore

(Stevanoviq, 2002).

Një perspektivë e tillë i trajton nxënësit jo vetëm si konsumatorë të vlerave kulturore, por edhe si krijues të kulturës dhe vlerave të saj të ardhshme; i qaset shkollës jo vetëm si një vend ku përgatitet për jetë kulturore, por edhe si burim kulture dhe qytetërimi, si dhe një promovues i një mënyre jetese kulturore dhe qytetëruese.

Rruga e mundshme drejt arritjes së qëllimit të edukimit ndodhet te koncepti i mësimdhënies dhe të nxënit integrues përmes “mësimdhënies me qendër veprimin” (Terhart, 2001).

elemente ose gjurmë të elementeve të ndikimeve të shumta kulturore në kontekstin e proceseve e ngjarjeve të ndryshme shoqërore-historike. Në origjinalitetin dhe autoktoninë e veshjeve popullore shqiptare mund të gjenden edhe ngjashmëri dhe gjurmë të kulturës së lashtë ballkanike dhe mediterane, të shumtën të kulturës ilire si dhe diç më pak të kulturës bizantine dhe asaj orientale e në kohën e fundit edhe ndikime të kulturës euro-perëndimore. Duke krahasuar elemente të ndryshme të veshjeve popullore shqiptare është arritur te konstatimi për ekzistencën e lidhjeve me kulturën e ballkanasve të lashtë dhe më pas me atë të ilirëve dhe kështu mund të shkohet prapa deri te faza e tyre fillestare”. Të mësuarit, menduarit, dhe përhapja e njohurive në shoqëritë e organizuara, zhvillohen në institucionet arsimore. “Arsimi është një nga aktivitetet më komplekse dhe në të njëjtën kohë më të përgjegjshme njerëzore” (Rosiq, 2009, f. 19).

Prandaj është e pamundur të vëzhgohen institucionet arsimore jashtë kontekstit kulturor, përtej korrelacioneve ndërmjet kulturës, edukimit dhe individit. Komar (2009) thekson: “Edukimi nuk mund të jetë pa një kornizë kohore,… nuk mund të jetë jashtë kohe,… edukimi është në

thelb i përkohshëm” (Komar, 2009, fq. 297).

Për t’i bërë nxënësit të ndjeshëm ndaj vlerave të trashëgimisë kulturore në mjedisin e tyre, praktika edukative duhet të ofrojë nxitje jo në formën e verbalizimit dhe asimilimit pasiv të fakteve, por nëpërmjet të mësuarit ndërveprues, integrues, duke krijuar kushte që u mundësojnë nxënësve të përjetojnë dhe jetojnë praktikisht trashëgiminë e tyre, një rrugë drejt njohjes përmes aktiviteteve autentike dhe përvojës së menjëhershme që nënkupton një interpretim krijues të realitetit dhe komunikim krijues

Nxënësit duhet të ftohen të dalin nga klasa për të vëzhguar mjedisin, për të vëzhguar atë që i mahnitë, për të eksploruar duke vëzhguar, dëgjuar, prekur, shijuar dhe diskutuar për ngjyrat, format, përmasat, sipërfaqet, ritmet dhe kontrastet që ata perceptojnë, mësojnë dhe përjetojnë në një mjedis duke vëzhguar format e trashëgimisë. “Përvoja bazë e vëzhgimit dhe shikimit te fëmijët shënohen me qëndrime personale ndaj objekteve dhe mjedisit që fëmija vëzhgon. Gjatë këtij procesi shfaqen përvoja dhe emocione, përvoja të ndryshme shqisore dhe, bota reale shfaqet në imagjinatën e botës së fëmijës si një zbulim i një ekzistence të thjeshtë e të gëzueshme” (Kelava, 2006, f. 73).

Pra, lënda e trashëgimisë kulturore duhet patjetër të jetë pjesë e planprogramit mësimor dhe brumosja e nxënësve duhet të fillojë që nga kopshti dhe shkolla fillore e më gjatë.

KOHA Javore 17 KULTURË
E ENJTE, 30 MARS 2023
Përgaditja e ushqimeve tradicionale në familjen e Bajram dhe Nadire Gjeka, nëntor 2019 Vizitë Muzeut Etnografik në Draginë, mars 2018

Një pasaportë e shqiptarëve në Malin e Zi

Letërsisë shqipe dhe shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi deri tani nuk iu është kushtuar vëmendja e duhur dhe nuk iu është dhënë vendi që meritojnë. Përpos problemit të njohjes nga të tjerët, ne kemi edhe problemin e njohjes së kësaj letërsie brenda vetë letërsisë shqipe. Prandaj unë besoj se kjo antologji dygjuhëshe (shqipe dhe malazeze) do t’i shërbejë më së miri këtij qëllimi

sin të dyve apo të gjithëve, por edhe rrezikon të anashkalohet duke mos i përkitur asnjërës, siç ka ndodhur jo rrallë herë.

Letërsia shqipe që krijohet në Malin e Zi është pjesë e pandarë e letërsisë shqipe, por njëkohësisht edhe e letërsisë që krijohet në Malin e Zi. Kjo jetë e dyzuar e letërsisë dhe e autorëve shqiptarë në Malin e Zi mund të jetë e mirë në kuptimin që u përka-

Nisma dhe projekti i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi për botimim e antologjisë së prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi duhet kuptuar si një përpjekje për të vënë në spikamë vlerat e pamohueshme të letërsisë që krijohet nga autorët shqiptarë në Malin e Zi. E them këtë sepse letërsisë shqipe dhe shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi deri tani nuk iu është kushtuar

Pavarësisht vendit se ku jetojnë dhe veprojnë, ka diçka të brendshme që i lidh të gjithë këta autorë. Duket se vendlindjen e kanë bartur me vete, nga e marrin frymëzimin dhe brumin për krijimtarinë e tyre. Ajo është e pranishme pothuajse në krijimtarinë e gjithësecilit përmes mjedisit, personazheve, temave, ngjarjeve…

KOHA Javore 18 KULTURË
Mbi antologjinë e prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët”
E ENJTE, 30 MARS 2023
Ismet Kallaba

vëmendja e duhur dhe nuk iu është dhënë vendi që meritojnë. Përpos problemit të njohjes nga të tjerët, ne kemi edhe problemin e njohjes së kësaj letërsie brenda vetë letërsisë shqipe. Prandaj unë besoj se kjo antologji dygjuhëshe (shqipe dhe malazeze) do t’i shërbejë më së miri këtij qëllimi. Ky libër është dëshmi se letërsia që krijohet nga autorët shqiptarë në Malin e Zi është letërsi e mirë dhe me vlera. I vetëdijshëm se letërsia nuk mund të ndahet me kufij, edhe nga kjo antologji mund të kuptohet se sa shumë i kanë dhënë shqiptarët në Malin e Zi letërsisë shqipe në përgjithësi, sidomos asaj në Kosovë. Përzgjedhja e autorëve të përfshirë në antologjinë me titullin simbolik “Të gjithë tanët” është bërë duke u bazuar krykëput në kriterin estetik. Ata u përkasin brezave të ndryshëm. Krahas autorëve të afirmuar në rrafshin mbarëkombëtar e më gjerë, siç janë

Ky libër është dëshmi se letërsia që krijohet nga autorët shqiptarë në Malin e Zi është letërsi e mirë dhe me vlera. I vetëdijshëm se letërsia nuk mund të ndahet me kufij, edhe nga kjo antologji mund të kuptohet se sa shumë i kanë dhënë shqiptarët në Malin e Zi letërsisë shqipe në përgjithësi, sidomos asaj në Kosovë

shkrimtarët akademikë Rexhep.Qosja, Zuvdija Hoxhiq, Mehmet Kraja, apo shkrimtari për fëmijë Hajro Ulqinaku, ka edhe një grup autorësh që krijojnë në vendlindje apo në diasporë (Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Muzafer Çaushi, Jaho Kollari, Anton Gojçaj, Mark Pashku Lucgjonaj). Pavarësisht vendit se ku jetojnë dhe veprojnë, ka diçka të brendshme që i lidh të gjithë këta autorë. Duket se vendlindjen e kanë bartur me vete, nga e marrin frymëzimin dhe brumin për krijimtarinë e tyre. Ajo është e pranishme pothuajse në krijimtarinë e gjithësecilit përmes mjedisit, per-

sonazheve, temave, ngjarjeve…

Edhe pse nuk ka qenë qëllim apo kriter në vetvete, por duke e parë gjeografinë nga vijnë autorët e përfaqësuar në antologji, shohim se në të janë autorë nga pothuajse të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi (Ulqini, Kraja/Tivari, Malësia, Gucia). Kjo antologji tregon se letërsia që krijohet nga autorët shqiptarë në Malin e Zi nuk përbëhet vetëm nga disa emra të përveçëm, por ka më shumë sish.

Pa dashur që ta zmadhoj, mendoj se kjo antologji qoftë për nga përmbajtja (cilësia/vlerat estetike), qoftë për nga pamja (përgatitja teknike) mund të krahasohet me antologji të letërsive më të mëdha. Si e tillë ajo është edhe një letërnjoftim apo pasaportë e shqiptarëve në Malin e Zi. Antologjia duhet të jetë pjesë e çdo biblioteke të qyteteve dhe atyre shkollore në Malin e Zi, veçmas të atyre qyteteve dhe shkollave në gjuhën shqipe, si dhe e bibliotekave kryesore në vendet e rajonit (kam parasysh në rend të parë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut).

Si njëri prej redaktorëve të librit, jam i hapur për kritikën e studiuesve të letërsisë, lexuesit etj.

Duke mos dashur që të minimizoj vlerën e projekteve të mëparshme që ka realizuar Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave, mendoj se ky është një ndër projektet më me vlerë sa i përket shqiptarëve. Botimet e këtilla u bëjnë nder shqiptarëve në Malin e Zi dhe vetë institucioneve kulturore të Malit të Zi, në rastin konkret Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave si botues i antologjisë.

(Fjala në përurimin e antologjisë së prozës së shkurtër të shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi “Të gjithë tanët” në Ulqin, më 14 mars 2023)

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 30 MARS 2023

“Afërdita e Anës së parë në gjuhën shqipe

Porosia e mësueses Rukije Lika -Shabaj e cila punoi si mësuese 35 vjet ishte: “Bëni më shumë për arsimin në përgjithësi, në veçanti për ata mësimdhënës/e të cilët ishin të parët/at që dritën e dijes në gjuhën shqipe e kishin shpërndarë nëpër të gjitha familjet shqiptare”

Kështu e kam titulluar kronikën televizive gjatë intervistës time të parë me mësuesen e parë në Anë të Malit Rukije Lika-Shabaj, në nëntor të vitit

1994. Nga biseda me këtë mësuese model, mësuam se ajo u rrit në një familje të varfër dhe prindërit e saj rritën 6 fëmijë (3 djem dhe 3 vajza)

Mësuesja Rukije ishte më e fortë se paragjykimet e kohës për shkollimin e vajzave. Shkollën tetëvjeçare e mbaroi në vitin shkollor 1958/1959 në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë, ku pas dy vitesh u diplomua në Shkollën e Lartë Pedagogjike - drejtimi klasor

në një gjendje të vështirë ekonomike. Mësuesja Rukije megjithatë ishte më e fortë se paragjykimet e kohës për shkollimin e vajzave. Shkollën tetëvjeçare e mbaroi në vitin shkollor

1958/1959, kurse të mesmen në Prishtinë, ku pas dy vitesh u diplomua në Shkollën e Lartë Pedagogjikedrejtimi klasor.

Ajo si mësuese e parë theu barrierat dhe tabutë lidhur me arsimimin e femrave në Anë të Malit. Me diplomën e mësueses, të cilën e

KOHA Javore 20 PORTRET
E ENJTE, 30 MARS 2023
Gjekë Gjonaj

Malit”, mësuesja e shqipe në këtë trevë

mori me meritë në Shkollën Normale “Milladin Popoviq” në Prishtinë , u kthye në vendlindje në vitin shkollor 1963/1964. Në shtator të atij viti filloi punën me nxënës në Katërkollë, po në atë shkollë prej nga , siç më tha ajo, ishte e nisur për në shkollë e veshur me rroba fshatareje. Rrëfimet e saj para kamerës televizive për historinë interesante të fillimit të rrugëtimit të saj të arsimimit ishin mjaft emocionuese dhe të pazakonta, sepse ishte femra e parë nga kjo zonë e cila me insistimin këmbëngulës të drejtorit të shkollës, Jonuz Divanit mori vendimin “të niset pa ditur se për ku, se ku do të banojë,

Kjo arsimdashëse nuk ua vuri veshin thashethemeve të fshatit, por vazhdoi me seriozitet e përkushtim misionin e filluar. Me punën e palodhur dhe me sjelljen e saj shembullore arriti t’i përballojë të gjitha sfidat me të cilat u ballafaqua gjatë përfundimit të shkollës së mesme dhe shkollës normale në Prishtinë

Prishtinë. Kur u kthye me diplomën e mësues ndjehej krenare për faktin se theu akullin shekullor dhe hapi një shteg të mbyllur deri atëherë për femrat anamalase. Rrugën e saj të shkollimit për fat të mirë e ndoqën shumë breza vajzash të kësaj zone.

Ajo edhe pse fizikisht nuk ndodhet mes nesh meriton një mirënjohje të madhe për kontributin e saj të paçmuar nga nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, institucionet e arsimit dhe nga shqiptarët

ku do të flejë”, e ngarkuar nga zërat paragjykues të bashkëfshatarëve të vet se “kujt i duhet më kjo vajzë e cila po lë familjen dhe po shkon vetëm në shkollë”. Kjo arsimdashëse nuk ua vuri veshin thashethemeve të fshatit, por vazhdoi me seriozitet e përkushtim misionin e filluar. Me punën e palodhur dhe me sjelljen e saj shembullore arriti t’i përballojë të gjitha sfidat me të cilat u ballafaqua gjatë përfundimit të shkollës së mesme dhe shkollës normale në

Familjarët e mësueses Rukije dhe të tjerët ndiheshin krenar se kanë një vajzë dhe një bijë të tillë e cila po edukon dhe arsimon brezat e rinj anamalas në frymën e shëndoshë. Në njërën prej pyetjeve ton: “A më fort të duan nxënësit ty, apo ti ata?”, ajo na u përgjigj kështu: T’ju them të drejtën, sa i dua unë ata. Dashuria ndaj profesionit është moment në vete. Sentimentalizmi ndaj fshatit Katërkollë, që për herë të parë mëson në gjuhën e vet, është fakto-

Rrugën e saj të shkollimit për fat të mirë e ndoqën shumë breza vajzash të kësaj zone. Familjarët e mësueses Rukije dhe të tjerët ndiheshin krenar se kanë një vajzë dhe një bijë të tillë e cila po edukon dhe arsimon brezat e rinj anamalas në frymën e shëndoshë

ri i dytë i rëndësishëm. Fakti që unë jam mësuesja e parë e kësaj shkolle shqipe më bën që përmbajtjen e jetës ta kuptoj më së miri kur gjendem në mesin e luleve të mira”, siç i quante ajo nxënësit e vet.“ Jeta ime merrte kuptimin e duhur duke qenë në mesin e atyre fëmijëve të vegjël që donin të mësonin në gjuhën e nënës së tyre”, na ka thënë ajo.

Porosia e mësueses Rukije Lika-Shabaj e cila punoi si mësuese 35 vjet ishte: “Bëni më shumë për arsimin në përgjithësi, në veçanti për ata mësimdhënës/e të cilët ishin të parët/at që dritën e dijes në gjuhën shqipe e kishin shpërndarë nëpër të gjitha familjet shqiptare”. Ajo edhe pse fizikisht nuk ndodhet mes nesh meriton një mirënjohje të madhe për kontributin e saj të paçmuar nga nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, institucionet e arsimit dhe nga shqiptarët.

Ky shkrim imi modest për “Afërditën e Anës së Malit”, siç e kemi quajtur ne mësuesen e dashur, le të jetë një falënderim për protagonisten tonë dhe për të gjithë mësuesit/et, pedagogët/et e inspektorët/et e arsimit shqip të asaj kohe, dhe një apel që të ndriçohet më tepër ajo kohë dhe të kujtohen e të mos harrohen këto personalitete.

KOHA Javore 21 PORTRET së
E ENJTE, 30 MARS 2023

Intervistë me psikologen Tereze Sinishtaj

Ekzistojnë ende paragjykimet dhe stigmatizimet sa i përket kërkimit të

ndihmës së psikologut

Koha Javore: Znj. Sinishtaj, si një psikologe me përvojë mjaft të gjatë në disa institucione private dhe shtetërore, a mund të na thoni se cili është roli i psikologut në shoqëri?

T. Sinishtaj: Nëse flasim për rolin e psikologut në shoqëri tonë, dua të them se kanë ndodhur ndryshime pozitive në ndërgjegjësimin e popullatës në lidhje me rolin e psikologut. Me këtë dua të them se tani jemi shumë më mirë krahasuar me njëzetë vjet më parë, kur vetëm kishte filluar drejtimi i psikologjisë si degë në Univerzitet të Prishtinës dhe njerëzit nuk dinin saktë se cili ishte me të vërtetë roli i psikologut. Nisem nga ky fakt, sepse më heret njerëzit si adresim të parë në lidhje me problemet emocionale dhe shpirtërore kanë pasur klerikët, siç janë priftërinjtë ose hoxhallarët, për të rrëfyer një çështje shpirtërore e cila i ka munduar. Duke e krahasuar situatën tani dhe ateherë, mund të konkludojmë se pozicionimi i psikologut në shoqëri ka berë një progres shumë më të madh nga vetë fakti se tani ka shumë tema të cilat trajtohen nepër media në lidhje me shëndetin mendor në përgjithësi. Ka profilizime të ndryshme në lidhje me psikologjinë, që do të thotë se nuk kemi vetëm psikolog klinik, por kemi edhe psikolog specialist të fushave të ndryshme për t’u ardhur në ndihmë personave të cilët kanë nevoja të ndryshme.

Koha Javore: Cilat janë disa nga vështirësitë me të cilat jeni për-

ballur ndër vite në punën tuaj si psikologe?

T. Sinishataj: Si fillim, ngase jam me prejardhje nga Kosova dhe gjenerata ime atje nuk ka arritur ta zotërojë plotësisht gjuhën malazeze, kjo ka qenë veshtirësia ime e parë që fillimisht të depërtoj dhe afirmohem si psikologe, sidomos në institucionet shtetërore këtu në Mal të Zi. Dua të theksoj se sa i përket nivelit institucional ende nuk e kemi të përcaktuar mirë rolin e psikologut duke qenë se nepër kopshte dhe në disa shkolla nuk ka psikolog që do të ofronte shërbimet e veta profesionale. Pastaj, duke qenë se jemi një vend relativisht i vogël, është ndier mungesa e hapsirës nepër institucione të cilat merren me shëndetin mendor si fushë ku do mund të qasesha si psikologe. Sa i përket ushtrimit të profesionit në praktikë, duke e parë nevojën fillimisht nisa të punoj privatisht. Si vështirësi e parë që kam hasur ka qenë se individët përkundër vështirësive që kishim, nuk dinin se ku të adresoheshin. Me kohë kjo u ndryshua, opinioni u njoftua se dikush nga kjo trevë që flet gjuhën shqipe merret me shërbime psikologjike dhe kjo veshtirësi ngadalë u zbeh. Pra, ishte e nevojshme që të bëhet një fushatë sensibilizuese, të thyhen tabutë e ndryshme, gjë që duhet vazhduar edhe më shumë me qëllim të ruajtjes së shëndetit mendor në përgjithësi.

Koha Javore: Një kohë të gjatë punoni me fëmijë me nevoja të veçanta. Sa sfidues është ky mi-

Tereze Sinishtaj u lind në Klinë të Kosovës. Shkollën fillore e kreu në Zllakuqan të Klinës në “At Shtjefën Gjeçovi”, kurse atë të mesme tek Shkolla Profesionale e Mjekesisë “Dr Ali Sokoli” në Prishtinë. Shkollimin e lartë për psikologji, përkatësisht shkallën baçelor të kualifikimit e mbaroi në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në Universitetin Evropian të Tiranës ku mori titullin psikologe shkollore. Si studente e dalluar me notën mesatare të lartë, ajo punoi në Prishtinë dy vite si infermiere, ndërsa në vitin e fundit të studimeve punoi në administratën e Universitetit Privat “Amerikos”. Pas përfundimit të studimeve ajo punoi në “Caritas Kosova” si menaxhere e një projekti më fëmijët me nevoja të veçanta. Në vitin 2010, Tereza martohet në Malësi ku vazhdoi të veprojë për shtatë vite si edukatore në Kopshtin “Nana Tereze” në Sukruq. Aktualisht ajo punon me fëmijë me nevoja të veçanta në Institucionin Publik Parashkollor “Nënë Tereza” në Tuz dhe në Organizatën Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi”

sion dhe sa i gëzojnë këta fëmijë kushtet adekuate për asistencën që iu nevojitet?

T. Sinishtaj: Sa i përket punës time me fëmijët me nevoja të veçanta, fillimisht dua të them se nuk është një punë e lehtë, nuk është një fushë me lule. Në rend të parë as për mua si profesioniste, por as për fëmijët dhe prindërit e tyre. Puna me fëmijët me nevoja të veçanta është një punë piramidale e cila duhet të koordinohet në mes të psikologut, fëmijës dhe prindit. Në qoftë se kjo funksionon mirë atëherë rezultatet janë të arritshme. Sa i përket ndihmës apo shërbimit institucional që është i domosdoshëm, do të thoja se ka shumë femijë që ende janë të padiagnostikuar dhe se puna diagnostikuese është një proces i gjatë. Dhe përderisa fëmijëve u mungon një diagnozë e saktë, shpeshëherë ndodhë të anashkalohen nga ana institucionale, duke mos e marrur ndihmën adekuate. Ky problem është sidomos i theksuar tek fëmijët shqiptarë, ku shpesh ka ndodhur që diagnostikimin dhe kategorizimin e kanë bërë ata që nuk e kanë njohur gjuhën shqipe. Vlen të theksohet se çdo ndihmë që i jepet fëmijës që në momentet e para - në moshë shumë të hershme, është shumë më mirë e kalkulueshme sesa ajo në moshë të vonshme. Një identifikim i hershëm, si nga ana e prindërve e po ashtu edhe

KOHA Javore 22 INTERVISTË
E ENJTE, 30 MARS 2023

nga ana profesionale, është shumëfish më efektiv. Me të gjitha sfidat të cilat i kalojmë së bashku, mund të them se shumë fëmijë kanë pasur sukses dhe përparim në trajtimet që marrin.

Koha Javore: Në cilat institucione do të ishte e nevojshme prania e psikologut dhe sa zbatohet kjo nevojë tek ne?

T. Sinishtaj: Prania e psikologut prek shumë fusha të cilat janë të rëndësishme për shoqërin tonë. Institucionet komunale, institucionet shkollore e sidomos ato parashkollore, institucionet shëndetësore, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e posaçërisht fëmijëve, organizatat për punë me fëmijë me nevoja të veçanta, klubet sportive, qendrat për punë sociale, etj. Duhet thënë se mungon përkrahja institucionale, siç është hapja e qendrës ditore, hapësira dhe organizimi i aktiviteteve të lira për të rinj dhe hapja e shtepisë së pleqëve, të cilat janë shumë të nevojshme për një shoqëri bashkëkohore me shërbimet e duhura për çdo kategori të qytetarëve.

Koha Javore: Si qenie njerëzore përballemi me probleme nga më të ndryshmet si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale, probleme që nganjëherë mund të kërkojnë zgjidhje nga një ekspert, përkatësisht psikolog. Kur duhet ta kuptojë një individ nevojën e konsultimit me një psikolog?

T. Sinishtaj: Çdo individ ka momentet e veta që përballet me vështirësi të ndryshme, me luhatje emocionale mund t’i mungojë vetëbesimimi dhe shpresa për gjëra të mira e pozitive. Kjo do të thotë se secili nga ne mund të ketë nevojë për ndihmë profesionale për të tejkaluar një periudhë të caktuar. Ndodhë që njerëzit kanë tendencën që këto probleme t’i tejkalojnë vetë, kur nuk janë aq madhore, apo me përkrahjen e familjes, ose edhe me konsultimin e ndonjë shoku ose shoqeje të ngushtë. Por, shpesh mund të ndodhë edhe e kundërta, këto probleme nuk mund t’i tejkalojnë pa ndihmën profesionale. Shpeshherë problemet janë shumë më të thella se çfarë mendohet, duke qenë se nganjëherë nuk merren parasysh faktorët siç janë fëmijëria e hershme dhe pjesa e pavetëdijshme e cila vazhdimisht na shkakton probleme. Shumë probleme shëndetësore janë edhe si pasojë e problemeve psikologjike e që ne i quajmë probleme psiko-somatike, ku njerëzit adresohen te doktorët dhe as që e dinë se vuajnë nga stresi, depresioni kronik, ankthi, etj. Pra, kur personat që vuajnë nga ndonjë ndryshim emocional apo çrregullim i vazhdueshëm i disponimit, gjendje të luhatshme psikologjike, hapat e parë që duhen ndërmarrë janë ndihma dhe konsultimi profesional. Në këto raste sa më parë të merret ndihma e psikologut, aq më shpejtë mund të tejkalohen këto shqetësime dhe probleme.

Koha Javore: A mendoni se si shoqëri ende ngurrojmë t’i drejtohemi psikologut, nëse po, si mund ta zgjidhim këtë kompleks?

T. Sinishataj: Në shoqërinë ku jetojmë, duke qenë se jemi edhe një vend i vogël, duhet theksuar se ekzistojnë ende paragjykimet dhe stigmatizimet sa i përket kërkimit të ndihmës së psikologut. Në këtë kontekst do të theksoja një dallim diferencues e ai është se të rriturit ndihen shumë më të paragjykuar nëse i adresohen psikologut sesa në rastin kur kemi të bëjmë me fëmijët. Shpesh ndodh që të rriturit drejtohen jashtë shtetit për seanca psikologjike, në mënyrë që të sigurohen të mos e marr vesh ndokush për veshtirësitë, duke u arsyetuar me ikjen nga paragjykimet e ndryshme të rrethit. Duke e parë ketë, mund të konstatojmë se neve si shoqëri na mungojnë

fushatat e ndryshme ndërgjegjësuese në lidhje me shëndetin mendor. Një gjë duhet kuptuar, sikurse mund të kemi nevojë të sherohemi në aspektin fizik, e njëjta duhet të vlejë edhe për aspektin emocional e shpirtëror. Pra “mendja e shëndetshme në trup të shëndetshëm”.

Koha Javore: Virusi Sars Cov-2 ishte një sfidë në vete edhe për mjekësinë, e sigurisht për krejtë njerëzimin. Cilat janë disa nga pasojat që la ky regjim i kufizuar i të jetuarit në shëndetin mendor, dhe nëse bëhet fjalë për pasoja afatëgjata, si mund të rikuperohen ato?

T. Sinishtaj: Përveç efekteve shëndetësore, sociale, ekonomike, pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19 ka rezultuar edhe në shumë probleme të drejtpërdrejta në aspektin psikologjik. Problemet më të shpeshta të cilat janë hasur janë ato të rritjes së nivelit të stresit, ankthit, çrregullimeve obsesivo-kompulsive, vetmia kronike, humbja e kuptimit të jetës, izolimet sociale, braktisja e vendeve të punës, frika, paniku, numri i vetëvrasjeve, etj. Studimet psikologjike kanë treguar se ky virus do të ketë pasoja afatgjata në shoqëri, sidomos sa i përket shëndetit mendor. Se sa i rëndësishëm është roli i psikologut në këtë drejtim e kemi kuptuar më së miri në kohën e pandemisë, ku nevoja për të ka qenë e padiskutueshme. Pra, shëndeti mendor nuk mund të ndahet nga shëndeti fizik. Sa i perket Covid-19 dhe trajtimit të pasojave që la ky virus në shëndetin mendor, dua të them se paraqitja e personave tek profesionistët, është mënyra më e mirë dhe më e sigurt që të ballafaqohemi me pasojat e tij.

Koha Javore: Cili është rekomandimi Juaj si psikologe për të gjithë lexuesit e kësaj interviste?

T. Sinishataj: Rekomandimi im për të gjithë lexuesit e kësaj interviste është se duhet t’i kushtohet rëndësi më e madhe ruajtjes së shëndetit mendor, sepse një kujdes i tillë është thelbësor për një shoqëri të shëndetshme. Mos prisni që gjendja të përkeqësohet dhe kurdoherë që ta ndjeni të nevojshme drejtohuni për ndihmë të nevojshme profesionale.

Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 23 INTERVISTË
E ENJTE, 30 MARS 2023

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Shtëpia e Trashëgimisë shënuan Ditën

Takim me poeten Rozafa Shpuza dhe orë poetike

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me OJQ “Shtëpia e Trashëgimisë” shënuan të martën e kaluar (21 mars 2023) Ditën Botërore të Poezisë me një takim me poeten Rozafa Shpuza dhe orë poetike në Muzeun Etnografik në Draginë.

Poetja nga Shkodra ka folur për ndërthurjen e dy pasioneve të sajfotografisë dhe letërsisë.

“E kam shumë të ndërlidhur poezinë dhe fotografinë. E ndoshta dashuria që kam për të dy këto hobi të mia ma të dashtunat që janë fotografia dhe poezia, unë kam arritur me kuptuar se nuk mund të ndahem prej asnjërës dhe e vë re që fotografia ime ka shumë poezi dhe anasjelltas, poezia ka shumë fotografi. Domethënë, unë ku drejtoj aparatin që kapi një personazh, një detaj, një objekt të caktuar, unë ndoshta ulem përnjëherë ku jam duke pirë një kafe, ku jam duke ecur në rrugë me makinë, e shkruaj menjëherë një poezi. Domethënë, më vjen vetvetiu ndjesia edhe për ta fotografuar atë gjë, edhe për të shkruar për të”, ka thënë ajo.

Shpuza është autore e katër librave: librit me proza poetike të shkurtra “Kohë ikonash” (2011) dhe vëllimeve me poezi “Anipse” (2013), “Grizhlat” (2016) dhe “Nana i qindiste kryq dimnat” (2020). Derisa librin e parë e ka botuar në gjuhën shqipe standarde, tre vëllimet poetike janë shkruar në gegërishte.

Poetja ka treguar se këtë e ka bërë sepse gjithmonë ka menduar që kri-

jimtaria don gjuhën e shpirtit. “Edhe unë gjuhën e shpirtit e kam gegnisht dhe nuk mundem të shkruaj

“Me rebelimin e saj krijues autorja arrin të fokusojë limitet e fuqisë njohëse të mendjes dhe shpirtit të njeriut dhe si një filozofe arrin të shpalosë sfera të pakapshme për syrin e rëndomtë të lexuesit”, ka thënë studiuesja e letërsisë Drita Gushta

ndryshe. Domethënë, do të isha falso nëse do të shkruaja diçka tjetër”, ka thënë ajo.

Veçori e poezisë së Shpuzës është sidomos leksiku që përbëhet nga fjalë të gegërishtes që sot përdoren rrallë ose nuk përdoren fare. Ajo ka treguar se qysh kur ka filluar të shkruaj, ka krijuar një fjalor, qëllimi i të cilit ka qenë që të gjejë fjalë gegërisht që janë duke u harruar.

“Qëllimi im ka qenë, pra, që geg-

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 30 MARS 2023
Botërore

Botërore të Poezisë në Muzeun Etnografik në Draginë

Rozafa poetike

Poetja nga Shkodra ka treguar se shkruan në dialektin gegë, sepse gjithmonë ka menduar që krijimtaria don gjuhën e shpirtit. “Edhe unë gjuhën e shpirtit e kam gegnisht dhe nuk mundem të shkruaj ndryshe. Domethënë, do të isha falso nëse do të shkruaja diçka tjetër”, ka thënë ajo

që na duhet me pasë për gegnishten”, është shprehur poetja. Një vështrim të përgjithshëm mbi krijimtarinë e Shpuzës ka paraqitur studiuesja e letërsisë Drita Gushta, profesoreshë e letërsisë në Shkollën e Mesme “Jordan Misja” në Shkodër. Ajo ka thënë se “me rebelimin e saj krijues autorja arrin të fokusojë limitet e fuqisë njohëse të mendjes dhe shpirtit të njeriut dhe si një filozofe arrin të shpalosë sfera të pakapshme për syrin e rëndomtë të lexuesit”. Gushta ka thënë se poezia e Shpuzës mbështillet nga të gjitha aromat dhe ngjyrat e qytetit të Shkodrës dhe ti e njeh sepse kjo poezi të merr përdore dhe të shëtit nëpër rrugicat e Shkodrës.

Ajo ka theksuar se këto lirika i bashkon, përveç tjerash, gegërishtja e pastër dhe e pasur, si te rrallë ndonjë autor tjetër bashkëkohor.

“I bashkon edhe Shkodra, qyteti pas të cilit autorja është e dashuruar deri në palcë. Ndoshta është dashuria për këtë qytet, edhe ku ai ishte mungestar për autoren, që e bën poezinë e saj një poezi mirëfilli qytetase”, është shprehur Gushta.

Për studiuesin e letërsisë Zija Vukaj, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve – Shkodër, poezitë e Shpuzës janë epifanike.

Ai ka thënë se poezia duhet të jetë imazh.

mëzimet janë të çastit. Ka aftësi të poetizojë të gjitha gjërat e jetës”, është shprehur Vukaj.

Edhe ai ka vlerësuar si një ndër anët pozitive të gjuhës së poezive të Shpuzës riaktivizimin e fjalorit pasiv që, sipas tij, përbën gati një mision. Vukaj ka thënë se në poezitë e saj Shpuza ka një arsenal fjalësh mjaft të bukura, të cilat “i ka risjellë edhe një herë në vëmendjen e njerëzve nëpërmjet artit poetik”.

Gjatë takimit vetë poetja ka lexuar për të pranishmit disa poezi të saj. Rozafa Shpuza është poete, fotografe dhe kuratore ekspozitash.

Ka marrë pjesë në takime letrare, konkurse e festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe është fituese e disa çmimeve letrare.

Shtëpinë e saj e ka shndërruar në galeri (Galeri “Oda”), e cila falë përkushtimit të saj është bërë një qendër e rëndësishme e aktiviteteve kulturore në Shkodër, ku mbahen ekspozita dhe aktivitete të tjera kulturore.

nishten që po e mbulon pluhuri i harresës unë me i dhanë edhe një herë, me i rifresku këto fjalë. Edhe pse mos me i përdorë, për çka mos me qenë ato fjalë nëpër botimet tona, nëpër gjuhën tonë të përditshme. Asht më mirë me përdorë fjalë gege që janë shqip. Fundi i fundit, është gjuha e gjyshave, e stërgjyshave tonë. Prandaj unë e përdori me shumë andje dhe ndihem shumë mirë që po mrrij me vu një gur themeli në atë kujdesin

“Poezia ka edhe mendim e emocion, por mbi të gjitha ka imazh. Dhe te Rozafa shkrihet imazhi fizik, imazhi për gjanat që e ka demonstruar edhe nëpërmjet fotografisë etj., por ama edhe imazhi që krijojnë vargjet. Vargu duhet me qenë imazh. Dhe te kjo poezia qytetare, për shembull, janë imazhet epifanike të Shkodrës”, ka thënë Vukaj.

Ai ka thënë se ajo që i pëlqen te poezia e Shpuzës është sharmi estetik i poezisë.

“Është krejtësisht befasuese, fry-

Në pjesën e dytë të programit, në orën poetike, poetët pjesëmarrës nga Shkodra, Lezha dhe Ulqini kanë lexuar vargje nga krijimtaria e tyre. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka thënë se që prej disa vitesh kjo shoqatë e shënon Ditën Botërore të Poezisë me aktivitete të ndryshme, si prezantime të poetëve nëpër shkolla, përurime të vëllimeve poetike etj., kurse që nga viti 2018 me takime të poetëve në Muzeun Etnografik në Draginë me qëllimin për t’i dhënë peshën që meriton poezisë dhe krijimtarisë letrare në përgjithësi.

Takimi letrar është organizuar në kuadër të projektit “Kultura për të gjithë”, i cili është mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

KOHA Javore 25 KULTURË
i. k. E ENJTE, 30 MARS 2023

Krakova - qyteti i

Këtë hërë destinacioni ynë i rradhës ishte Krakova (Krakowa). Ja informacionet që u sjellim nga vizita në disa vende: Sheshi kryesor (Rynek Glowny), Salla e rrobave (The Cloth Hall), Kështjella e Vavel (Castle Wavel), Katedralja e Vavel (Cathedrale Wavel), Dragoi i Vavelit (Wavel Dragon), Katedralja e Shën Marisë (St Mary Basilica), Muzeu i Iluzionit (Museum of Illusion). Për Aushvicin do ju sjellim një shkrim veçmas. Krakova është një qytet i Polonisë. Ndodhet në Lumin Vistula në Malopolska. Krakova është qendra administrative, kulturore, arsimore, industriale dhe turistike e rajonit. Qyteti është një qendër trafiku, ku kryqëzohen rrugë dhe hekurudha të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale. Ekziston edhe një aeroport ndërkombëtar afër qytetit. Qyteti aktual u themelua në shekullin e VII në vendin e një vendbanimi që daton në epokën e gurit dhe u zhvillua në qytetin e dytë më të rëndësishëm në Poloninë e sotme. Filloi si një fshat në kodrën Uavel dhe u regjistrua si një qendër tregtare e Evropës Qendrore që në vitin 965. Ishte kryeqyteti i Polonisë nga 1038 deri në 1596. Pas pushtimit të Polonisë në fillim të Luftës së Dytë Botërore, distrikti i sapokrijuar i Krakovit u bë kryeqyteti i Guvernatorit të Përgjithshëm Gjerman. Okupatori i klasifikoi polakët dhe hebrenjtë si një racë inferiore dhe u vunë në shënjestër për shfarosje totale. Popullsia hebreje e qytetit u zhvendos në një zonë të rrethuar të njohur si Getoja e Krakovit, nga ku u dërguan në kampet naziste të vdekjes si Aushvici dhe kampet përreth si Plazov. Krakova është një toponim nga emri Krak, i cili, sipas legjendës ishte themeluesi i qytetit. Origjina e vërtetë e toponimeve është një çështje e diskutueshme midis historianëve. Ekziston gjithashtu mundësia që emri të ketë ardhur nga fjala kruk, që në polonisht do të thotë sorrë ose harak. Emri i plotë i qytetit është Stołeczne Królewskie Miasto Kraków, që mund të përkthehet si Kryeqyteti Mbretëror Krakova. Parahistoria e Krakovit fillon

me një vendbanim të epokës së gurit në vendin e kodrës së sotme Uavel. Një legjendë ia atribuon themelimin e Krakovit sundimtarit mitik Krakus, i cili e ndërtoi atë mbi një shpellë që strehonte dragoin Smok Uavelski.

*Sheshi Kryesor është një hapësirë e rrethuar nga shtëpi historike dhe kisha. Qendra e sheshit dominohet nga Salla e Pëlhurave ose Rrobave, e rindërtuar në 1555 në stilin e Rilindjes, në krye të një papafingo të bukur ose parapet polak të zbukuruar me maska të gdhendura. Në njërën anë të sallës së rrobave është Kulla e Bashkisë, në anën tjetër Kisha e Shën Adalbertit e shekullit të XI dhe Monumenti i Adam Mickievic i vitit 1898. Mbi shesh ngrihen kullat gotike të Bazilikës së Shën Marisë.

*Bazilika e Shën Marisë është një kishë gotike me tulla ngjitur me sheshin kryesor në Krakov. E ndërtuar në shekullin XIV, themelet e saj datojnë në fillim të shekullit XIII dhe shërbejnë si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike polake. Në vitin 1978 u bë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s së bashku

me Qendrën Historike të Krakovit. Çdo orë, 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, një sinjal trombeje - i quajtur Hejnal mariacki - luhet nga maja e dy kullave më të larta të Shën Marisë. Melodia ankuese shpërthen në mes të rrymës, për të përkujtuar një trumpetist të famshëm të shekullit XIII, i cili u qëllua në fyt ndërsa i binte alarmit përpara një sulmi mongol në qytet. Hejnal në mesditë dëgjohet në të gjithë Poloninë dhe jashtë saj dhe transmetohet drejtpërdrejt nga stacioni kombëtar polak Radio 1. *Vavel është një kodër e fortifikuar gëlqerore në qytetin e Krakovit. Kodra është 228 metra e lartë. Dragoi Vavel (Polonisht: Smok Wawelski), i njohur gjithashtu si Dragoi i Kodrës Vavel, është një dragua i famshëm në folklorin polak, por themi edhe simboli kryesor i këtij qyteti. Zona e tij është në një shpellë në këmbët e kodrës Vavel në brigjet e Lumit Vistula. Kodra Vavel është në Krakov, i cili në atë kohë ishte kryeqyteti i Polonisë. Në disa histori, dragoi ka jetuar atje përpara themelimit të qytetit, kur zona ishte e banuar nga fermerë. Katedral-

KOHA Javore 26 REPORTAZH
E ENJTE, 30 MARS 2023

legjendave

ja Vavel dhe Kalaja Vavel e Krakovit janë të vendosura në kodrën Vavel. Përpara hyrjes së katedrales, gjenden eshtrat e një krijese të Pleistocenit të varura në një zinxhir, të cilat u gjetën dhe u sollën në katedrale në mesjetë, si mbetjet e një dragoi. Besohet se botës do t’i vijë fundi kur kockat të bien në tokë. Historia më e vjetër e njohur vjen nga vepra e peshkopit të Krakovit të shekullit XIII dhe historianit të Polonisë, Vincenti Kadlubek [3]. Sipas kronikës së tij, përbindëshi i tmerrshëm u shfaq gjatë mbretërimit të mbretit Krakus (lat. Gracchus). Ai kërkonte tufa javore bagëtish nga dragoi dhe nëse nuk e merrte, hante njerëz në vend të tyre. Duke shpresuar të vriste dragoin, Kraku thirri dy djemtë e tij, Lekus dhe Krakus II. Ata nuk ishin në gjendje ta mposhtnin krijesën me duart e tyre të zhveshura, por hartuan një plan tjetër. Ata e ushqyen me një lëkurë viçi të mbushur me squfur të nxehtë, gjë që i shkaktoi vdekjen e zjarrtë. Pas vdekjes së dragoit, vëllezërit filluan të debatonin se kush ishte përgjegjës për vdekjen e tij. Vëllai i madh vrau Krakusin II më

të vogël dhe tha se dragoi e kishte vrarë. Kur u bë mbret, sekreti i tij u zbulua dhe ai u dëbua nga vendi. Qyteti u emërua në nder të Krakut trim dhe të pafajshëm.

*Katedralja Mbretërore e Bazilikës Arcade të Shën Stanislavit në Kodrën Vavel, e njohur më mirë si Katedralja Vavel (Polonisht: Wawelska katedra), është një kishë katolike e vendosur në Kodrën Katolike në Krakov. Kisha është ndërtuar në shekullin XI. Ajo përfaqëson faltoren kombëtare polake dhe gjatë historisë ka qenë vendi i kurorëzimit të sundimtarëve të Polonisë, si dhe katedralja kryesore e Kryedioqezës Katolike Romake të Krakovit. Karol Jozef Vojtila, i cili në vitin 1978 u bë Papa Gjon Pali II, të nesërmen e shugurimit të tij në priftëri, meshën e parë e mbajti në katedralen e kësaj kishe më 2 nëntor 1946. Në kriptin nën Katedralen Vavel varrosen mbretërit polakë, heronjtë kombëtarë, gjeneralët dhe revolucionarët, duke përfshirë themeluesit e bashkimit shtetëror të Polonisë dhe Lituanisë. *Salla e Rrobave në Krakov (The Cloth Hall), daton në Rilindjen dhe

është një nga ikonat më të njohura të qytetit. Është tipari qendror i sheshit kryesor të tregut në qytetin e vjetër të Krakovit (qendra historike e Krakovit), i cili që nga viti 1978 është rënditur si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Një vend për të blerë suvenirë dhe dhurata. Dikur ishte një qendër kryesore e tregtisë ndërkombëtare. Tregtarët udhëtues u takuan atje për të diskutuar biznesin dhe për të shkëmbyer përvoja dhe mallra. Gjatë epokës së saj të artë në shekullin XV, salla ishte burimi i një sërë importesh ekzotike nga lindja – erëza, mëndafsh, lëkurë dhe dylli – ndërsa vetë Krakovi eksportonte tekstile, plumb dhe kripë nga miniera e kripës Vielicka.

*Muzeu i Iluzioneve është një hapësirë ku iluzionet takohen me shpikjet shkencore dhe artet: fizika dhe optika shfaqen së bashku me vepra arti misterioze dhe gjëegjëza klasike. Përvoja e jashtëzakonshme arsimore pasurohet nga argëtimi ndërveprues - vizatimi me dritë, krijimi i hijeve dhe momenteve të paharrueshme në një botë me kokë poshtë. Ndodhet në një pallat historik që dikur i përkiste familjes së shquar Potocki, e cila na lejon të shfaqim historinë dhe stilin e jetës polake së bashku me ekspozitën e iluzioneve moderne. Ndërtesa përmban dhjetëra elementë dekorativë origjinalë dhe oxhaqe origjinale që datojnë që nga shekulli XIX. Është një mundësi e shkëkqyer për të ju sjellë disa fotografi që duken ndryshe. Barbicani i Krakovit është një tjetër atraksion - një post i fortifikuar, dikur i lidhur me muret e qytetit. Është një portë historike që të çon në qytetin e vjetër të Krakovit. Barbicani është një nga reliktet e pakta të mbetura të rrjetit kompleks të fortifikimeve dhe barrierave mbrojtëse që dikur rrethonin qytetin mbretëror të Krakovit në Jug të Polonisë. Aktualisht shërben si një atraksion turistik dhe vend për një sërë ekspozitash.

Thamë që për Aushvicin do të shkruaj herën tjetër, pasi nuk kemi më hapësirë. Krakova na sjelli momente përrallore. Na ngjau si një vend nga përrallat, i rrethuar me kështjella të mbushura me legjenda, kisha të shumta, ndërtesa e atraksione të ngjyrave të lloj-llojshme. Një vend në të cilin do të kthehemi sërish.

KOHA Javore 27 REPORTAZH i
E ENJTE, 30 MARS 2023

Nuk u kthyen

Shkiverra ka mbetur në të njëjtin vend, tash dyqani i Bidin Sylejmanit. Adem Tivari ka ndërtuar dhe meremetuar barka, nuk ka pasur vegla të veçanta për të ndërtuar barka me vela të mëdha.

Lam Gjeka ka shkuar në pension, ne të tjerët më parë...”.

Vojo Çilingiri

Kantieri në Ulqin

Në mesin e plazhit të qytetit ka qenë vendi ku janë nxjerrë në tokë fllugat, sandallat dhe barkat e vogla. Aty ishte edhe kantieri detar, vendi për ndërtimin dhe riparimin e anijeve. Kur Mali i Zi mori Ulqinin në vitin 1880, punimet i udhëhiqte Hysë Amari, i cili ishte proto (usta i ustave, pronar). Ai ka pasur në punishten e vet 25 mjeshtër shkiverre. Në atë kantier detar ata kanë ndërtuar barka të reja të tipit brikut (modele të shekullit XIX) për nevojat e lundruesve ulqinakë. Në shkiverrë-kantierin e Ulqinit atëherë ndaluan të ndërtojnë briqe, të cilat në rastet më të shpeshta janë meremetuar.

Adem Tivari (1864-1944) ka qenë i pranuar si çirak te Hysë Amari. Ai që nga ditët e para të punës së tij si shegert, e mësoi mjeshtërinë dhe u dëshmua si një talent i një anijendërtuesi të ardhshëm. Kur hyri Mali i Zi në Ulqin, Hysë Amari, si edhe një pjesë e qytetarëve, nuk janë pajtuar që fëmijët e tyre t’i çojnë në shkollë në gjuhën malazeze. Hysë Amari me grupin e parë ka ikur në Shkodër.

Adem Tivari vazhdon punën në kantierin e Ulqinit. Atij ia ka lënë pjesën e kantierit të deritanishëm, një numër të madh të mjeteve me të cilat ai do të vazhdonte anijendërtimin. Ai, pak nga pak, ka bërë edhe vegla të reja, si edhe dru për ndërtim, me çka ka nisur vetë të ndërtojë anije të vogla prej 5 deri 50 kuintalë dhe ka bërë 40 copë.

Po shtoj: një Ulqinak i moshuar thotë: “Kam qenë 10 vjeçar kur Vojo Çilingiri ka ndërtuar sandallin-barkën në Ranë me të cilën kanë lundruar dhe ikur nga Ulqini bashkë me Filip Martinoviqin. Ata më vonë kanë mbërritur në Australi…”.

Kështu Vojo dhe Branko Çilingiri ishin anijendërtuesit e fundit në Ulqin. Në hyrje të Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit takova Boshko Çilingirin (1951). Ai është teknik dentar në pension, i lindur në Kalanë e Ulqinit.

“Nuk ka mbetur askush prej punëtorëve të vjetër në Shtëpinë e Shëndetit, para disa muajsh edhe

Foli Boshkoja pas përshëndetjes. Vazhduam bisedën lidhur me jetën e dikurshme në Kala. Më tregoi për nënën e tij, Angjen e cila është 91-vjeçare.

”Ajo tash më shumë flet për kohërat e vjetra, eja një ditë e shihe...”. Ikja - mërgimi për Australi

“Më kanë treguar të mitë se ai ka qenë anijendërtues, prej tij ka mësuar edhe babai im Brankoja. Në vitin 1950 axha Vojo ka ndërtuar një sanall të madh me dyrek dhe me vel. Më përpara është marrë vesh me Filip Martinoviqin, i cili atëherë ka punuar në administratën e Kriporës, sepse ai ka qenë i shkolluar. Një ditë, heret në mëngjes janë nisur me sanall deri në Valdanos për të bërë dru për shtëpi. Por Vojoja dhe Filipi

KOHA Javore 28 MOZAIK
E ENJTE, 30 MARS 2023
Gani Karamanaga

asnjëherë

janë nisur për Itali. Përveç velit kanë pasur edhe një motorr të vogël 2 kuajsh. Më vonë është hapur lajmi se kanë mbërri deri në afërsi të Brindisit në Itali kur u është fikur motorri. Pas një kohe një peshkatore i ka tërheqë deri në Brindisi. Bashkë me Vojon dhe Filipin ka qenë edhe një Poçek nga Limani… Në logor i kanë pyetur se për ku duan të vazhdojnë. Vojoja dhe Filipi kanë shpreh dëshirën që të shkojnë në Australi, kurse Poçeku për Amerikë”.

Në Sidnej fillimisht Vojo Çilingiri ka punuar në fabrikën e duhanit, pastaj në fabrikën e çimentos. Më vonë, Vojoja fillon punën në kantierin e Sidnejit.

Ibrahim Karamanaga me Vojo Çilingirin ishin shokë qysh nga Kalaja. Janë shoqëruar edhe në Australi, ku secili punonte zanatin e vet. Ibrahimi

si bojaxhi dhe pastaj organizator në ndërtimtari, kurse Vojoja në Portin e Sidnejit në mirëmbajtjen e anijeve.

Martesa nga Ulqini

Më kujtohet në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, Vojo Çilingiri u martua. Familja e tij nga Meterizi të familjes Gjakonoviq ia sjellin një vajzë, me të cilën u kurorëzua në Australi. Boshko Çilingiri thotë se Vojoja ka jetuar deri në 91 vjeç. Në Australi ka një djalë. Nuk ka ardhur kurrë në Ulqin. Askush prej familjes Çilingiri nuk e di se pse. Kur Ibrahimi erdhi për herë të parë në Ulqin pas largimit në vitin 1948 e kontaktoi familja e Vojo Çilingirit. Ata nuk kanë pasur asnjë kontakt me të. Për këtë arsye shkruajnë një letër dhe Ibrahimi e mori përsipër që t‘ia jepte Vojos në Australi. Vojo Çilingiri asnjëherë nuk erdhi në Ulqin pas largimit tij në fund të dekadës së katërt të vitit 1920.

Fejzi Hamid Ismajlaga (1940-2020)

Këto ditë në Çikago (SHBA) ndërroi jetë Fejzi Hamid Ismajlaga. Në vitin 1969 ilegalisht u largua nga vendlindja së bashku me Mehmet Fazlibegun dhe Bahri Hysën. Pas tre muajve në logorin e Italisë në Brindisi mbërriti në Amerikë, Çikago. Aty punoi e jetoi, por asnjëherë nuk ka ardhur në vendlindje. Isha në Kollomzë te Hidajet Kapllanbegu. Aty ishte edhe moleri Sabri Kasmi. Ai më pyeti:

- Çka e ke Fejzi Ismajlagën?

- Djalë halle, nëna e tij dhe babai im vëlla e motër - iu përgjigja.

- Kur ka ikur nga Ulqini m’i ka falur një palë shkalla për punë. Unë kam qenë atëherë nxënësi i tij. Ka qenë mjeshtër dhe shok i mirë. E di se nuk ka ardhur asnjëherë në Ulqin. Kam dëgjuar se ka ardhur njëherë deri në Itali.

Para 20 vjetëve isha duke pritur

trenin në stacionin e hekurudhës në Beograd. M’u afrua një ulqinak. Ai vinte nga Çikago dhe vazhdonte për Ulqin. Biseduam për Fejziun të cilin e njihte mirë. Edhe ky më tha se Fejzia ka ardhur deri në Itali, por në Ulqin asnjëherë pas largimit të tij nga Ulqini në vitin 1969.

Ky ishte vazhdimi im në këtë bisedë. Fejzi Hamid Ismajlaga (1940) është djali i gjashtë i Hamid dhe Hajlije Ismajlagës. Gjithmonë i qeshur, punëtor i mirë, i shoqërueshëm.

Nga Ulqini largohet në vitin 1969, së bashku me disa të tjerë: Bahri Hysën, Mehmet Fazlibegun...

Në Bari (Itali) më së pari kanë qenë në kamp për refugjatë e pastaj kanë shkuar për Amerikë.

Motrës time, Hyrijes i kujtohet kur halla e niste t’ia çonte bukën Fejzos, kur punonte në rregullimin e hotelit “Jadran”.

Arsimtarja e gjuhës frënge, Dana Vujanoviq e thirrte Fejzon me emrin “Fenzi” (ishte një emër nga një roman), por ai nuk përgjigjej asnjëherë në këtë emër.

Më kujtohet: atë vit diplomova në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd dhe fillova stazhin në Spitalin e Tivarit.

Në vjeshtë vdiq Hajlije Ismajlaga (halla ime), disa muaj pas largimit të Fejzisë nga Ulqini.

Fejzi Hamid Ismajlaga nuk u kthye asnjëherë në Ulqin, por ata që e kanë njohur në Kalanë e Ulqinit, nuk e harruan.

Në fund

Prej familjarëve të tij dëgjova se dëshira e tij ishte që të varroset në vendlindje:

“Më varrosni në vorrin e babës tim, Hamid Ismajlagës...”.

Kjo ishte dëshira e tij e fundit.

Fejzi Hamid Ismajlaga do të kthehet në vendlindje pas gjysmë shekulli.

KOHA Javore 29 MOZAIK
E ENJTE, 30 MARS 2023
Fejzi Ismajlaga (1940-2020)

Shijet e produkteve

Duart e arta të grave të Anës së Malit përveç produkteve të qumështit, kanë përgatitur edhe produkte nga lloje të ndryshme të bimëve të shëndetshme e mjekësore, kultura të pemëve e perimeve të freskëta dhe të thara, ëmbëlsira tradicionale dhe lëngje tradicionale të jetës së përditshme, dhe për festat e ndryshme të motmotit dhe zakonet e jetës familjare, të cilat me një ritual të pa-

sur e të larmishëm gjallëronin jetën e fshatit. Midis këtyre festave konsideroheshin më të rëndësishmet Bajrami i Madh i cili festohej në mbarim të Muajit të Ramazanit, pastaj Bajrami i Vogël, që ndryshe quhet festa e Kurban Bajramit, ditë në të cilën familjet e mesme dhe të pasura thernin bagëti dhe 2/3 e mishit të therur ua shpërndanin familjeve të varfra. Festa e Pashkëve dhe Krishtlindja (Kërshëndellat), të cilat kremtohen nga besimtarët katolikë dhe ortodoksë. Këto festa ishin të përbashkëta dhe respektoheshin nga e gjithë popullata. Ndër gatimet kryesore tradicionale veçojmë: kryelani me bukë kallamboqit, qumësht, mazë e kripë, groshë (fasule) me mish, groshë pa mish, groshë me bishtajë, mish i thatë, mish me lakra, japrak me lakra, mish pule me oriz të pjekur. Kjo gjella

e fundit ishte aq e shijshme sa anamalasit për të e përdorin shprehjen: “Çou i dekun e ha pulë të pjekun”. Në këtë zonë janë përdorur shumë edhe këto gjellëra : qerkek, petë nga mielli, byrek me patate (kërtolla), lakror me kunguj, terhani për të cilin në këtë zonë thuhet: “Mjerë kush e banë e lum kush e hanë”, kaçamak me miell kallamboqit e tëlyen. Në dasma janë përdorur këto ushqime: çorba (supa), mishi me lëng, qerkeku, pitja dhe peta.

Sipas zakonit të kësaj krahine, nusja kur ka shkuar për herë të parë në gjini (familjen e saj) u ka dhënë kuleç fëmijëve të cilët dilnin rrugës për ta pritur nusen e ëmbëlsira të tjera. Nusja atë ditë me vete ka sjellë tek familja e saj një pite dhe një tespixhe me dy tepsia.

KOHA Javore 30
MOZAIK
E ENJTE, 30 MARS 2023
Gjekë Gjonaj

Gatimet për raste festash të ndryshme kalendarike

Për festën e Bajramit janë përdorur këto ushqime: petulla me djathë, çorbë, mish qengji i zier ose i pjekur, mish deleje i zier ose i pjekur, mish dashi i zier ose i pjekur, groshë e zier, pite, byrekë me patate, tespixhe, pekmez, fiq, etj.

Me sa mësuam nga meshtari nga Kllezna, Dom Simon Filipaj II për festën e Pashkëve amviset përgatisin përpeq (si ushqim kryesor), vezë të ziera, qepë, hudhra të njoma, djathë dhe kripë. Për festën e Kërshëndellave nuk përgatitet ushqim i veçantë. Natën e kësaj feste përdoret peshku, mundësisht ngjala.

Lëngjet tradicionale

Pjesë e kuzhinës tradicionale të anamalasve janë pijet (lëngjet): sherbet,

ciqër, lëng shege, lëng thane, uthull rrushi, hashaf prej fiqve të thatë, raki rrushi, verë , etj. Zahiretë e dimrit Përgatitja e zahireve është traditë e hershme e gjithë trevës së Anës së Malit. Zgjatja e periudhës së dimrit shtron domosdoshmërinë e grumbullimit të ushqimeve dhe përgatitjes së tyre që në fund të stinës së verës dhe fillimit të vjeshtës. Në këtë periudhë përgatiten reçelrat, turshitë nga më të thjeshtat deri tek të mbushura si: reçeli i fikut, reçeli i ftoni, reçeli i kumbullave, mami (pekmezi), etj. Prej turshive veçojmë: specat, lakrat, domatet, ullinjtë e regjur në kripë, patëllxhanët, etj.

Gatimet tradicionale anamalase i qëndrojnë besnike traditës agrobujqësore, të gatuara krejtësisht me prodhimet e tokës vendase. Këto ga-

time të bazuara në traditën gastronomike vendase (prodhimin lokal) kanë karakter të veçantë, shije të fortë, aromë të mirë dhe të qëndrueshme. Ato pëlqehen dhe preferohen në të gjitha fshatrat për freskinë dhe cilësitë e veta organike. Shumica e këtyre gatimeve transmetohen (përcillen) nga brezi në brez.

Ushqimet tradicionale të kësaj zone përveç se po luajnë rol të rëndësishëm në ruajtjen e traditës dhe kulturës, gradualisht po kthehen në një pjesë të rëndësishme të kulturës shqiptare si pjesë e trashëgimisë kulturore të paprekshme dhe një atraksion gjithmonë e më i rëndësishëm për turistët. Turizmi gastronomik gjithashtu mund të riforcojë mjedisin, autonominë dhe identitetin e një destinacioni duke ndërvepruar edhe me sektorë të tjerë të ekonomisë.

KOHA Javore 31
MOZAIK produkteve
E ENJTE, 30 MARS 2023
organike

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë në turneun ndërkombëtar në Ohër të Maqedonisë

Fituan tetë medalje

Garuesit e KT “Ulqini” kanë fituar katër medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta. Përpos medaljeve të arta, Sara Kraja, Amella Nuti dhe Denis Çobi u shpallën garuesit më të suksesshëm të këtij aktiviteti me nga tri ndeshje të fituara, duke u shpërblyer me çmime personale

Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë fituar tetë medalje, prej të cilave katër medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe dy medalje të bronzta, në turneun ndërkombëtar që është mbajtur gjatë fundjavës në Ohër të Maqedonisë. Medalje të arta kanë fituar Denis

Çobi, Amella Nuti, Sara Kraja dhe Eren Karaminxhoja, medalje të argjendta Adna Sulejmani dhe Nermin Sulejmani, ndërsa medalje të bronzta Enes Dushku dhe Rijad Dervishi. Përpos medaljeve të arta, Sara Kraja, Amella Nuti dhe Denis Çobi u shpallën garuesit më të suksesshëm

të këtij aktiviteti me nga tri ndeshje të fituara, duke u shpërblyer me çmime personale.

KT “Ulqini” është përfaqësuar nga tetë garues në këtë turne ku kanë marrë pjesë rreth 450 garues të 24 ekipeve nga pesë vende të rajonit. (Kohapress)

KOHA Javore 32 SPORT
E ENJTE, 30 MARS 2023
KOHA Javore 33 SPORT E ENJTE, 30 MARS 2023

U. S. EMBASSY PODGORICA

Announces an open position for Maintenance Mechanic-Plumbing

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The incumbent reports to the Supervisory Building Engineer. The incumbent is employed as a journeyman level Maintenance Mechanic - Plumber to carry out skilled maintenance and repair work on the critical and non-critical mechanical and plumbing systems throughout the New Embassy Compound (NEC) functional/office buildings, on-compound ancillary support and residential buildings, above and below ground infrastructures, recreational facilities, and other owned/leased properties.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: Completion of Secondary School is required. Completion of vocational training program from an accredited institute recognized as producing journeyman level plumbers and mechanical system specialist trained in the maintenance of commercial or industrial buildings/facilities is required. Training through a recognized apprenticeship program provided by a trade union is considered acceptable.

2. EXPERIENCE: A minimum of three (3) years’ experience working as a journeylevel plumber in the repair and maintenance of plumbing/mechanical systems in commercial or industrial facilities is required.

3. LANGUAGE: Level 2 (Limited Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/ Reading/Writing of Montenegrin language is required.

4. SKILLS AND ABILITIES: Must possess a valid B driver’s license & have a clean driving record.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: April 10, 2023

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https:// me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

KOHA Javore 34 MARKETING E ENJTE, 30 MARS 2023

U. S. EMBASSY PODGORICA

Announces an open position for Mechanical Engineer (OBO)

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Working under the Construction Manager/Project Director of the Overseas Buildings Operations (OBO) team, the Mechanical Engineer is responsible for overseeing and inspecting all work elements of the construction site, reviewing shop drawings and other construction plans, developing change orders and cost estimates for the New Embassy Compound (NEC). Incumbent must be capable of working independently.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: University degree in mechanical engineering from an accredited institution is required.

EXPERIENCE: At least five years of experience in mechanical engineering related to building construction and renovation on large scale residential or commercial development projects, of which, two years of experience in construction project management and oversight is required.

LANGUAGE: Level 4 (Fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (Fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required.

2. KNOWLEDGE: Must have comprehensive understanding of DOS/OBO construction regulations and guidelines, OBO commissioning and construction guidebook. Knowledge of local building and construction codes, local safety and security rules. Must be familiar with the local government structure and jurisdictions and the key personnel in order to facilitate authorization and related engagement. Must have professional knowledge in mechanical design calculations and criteria, preparation of engineering drawings and specifications.

3. SKILLS AND ABILITIES: Good working knowledge of Microsoft Office Suite (Word, Excel, Power Point, Outlook) and Internet Research. Professional skills and experience in using construction management software such as Microsoft Project and Primavera. Ability to create mechanical engineering cost estimates and review mechanical construction drawings for code compliance. Ability to operate documenting and measuring equipment such as cameras, infrared thermometers, flow meters, calipers and measuring tools.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: UNTIL FILLED

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

KOHA Javore 35 MARKETING E ENJTE, 30 MARS 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.