Koha 1051

Page 1

A është Dita e Mësuesit, arsye për të festuar? Përmbytja e të papërmbytshmit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 9 mars 2023 Viti XXll Numër 1051 Çmimi 0,50 Shumicën absolute e fitoi “Forumi Shqiptar” - 18 këshilltarë

Ndikimi i mbaresës sllave “iq” apo “viq” në mbiemrat e shqiptarëve

Masakrimi i intelektualëve shqiptarë

Kur është hapur shkolla e parë shqipe në ulqin?

Ramazani - muaj i fisnikërimit tonë

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2
KOHA Javore PËRMBAJTJE
10 14 20 22 E ENJTE, 9 MARS 2023

Portret: Haxhi Taipi, nxënës dhe mësues i plejadës së artë të arsimit shqip në Anë të Malit

Dua të tregoj kulturën dhe historinë e Shqiptarëve nga Mali i Zi

Sfidat

ARKIVI: www.kohajavore.me

KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
e shkrimit të romanit dokumentar
vjetra, veprimtari
peshë
veçantë ekonomike drejt zhdukjes 24 26 28 30
Zanatet e
me
E ENJTE, 9 MARS 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën
Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
KOHA

Në zgjedhjet lokale të

5 marsit në Komunën e Tuzit

Shumicën absolute “Forumi Shqiptar”

Tuz – Në Komunën e Tuzit këtë të diel (5 mars 2023) u mbajtën zgjedhjet lokale, ku 8.245 votues, ose 66.63 përqind e shfrytëzuan të drejtën e tyre të daljes në votime, nga gjithsej 12 mijë 387 votues me të drejtë vote në 30 vendvotime. Rezultatet paraprake të Komisionit Komunal Zgjedhor tregojnë se shumicën absolute me më së shumti këshilltarë e fituan partitë që e përbëjnë “Forumin Shqiptar” (Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni Nacional Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi) - 18 këshilltarë (4.282 vota, 51.83 përqind), pasuar nga koa-

licioni “Rrugës së Drejtë” (Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Boshnjake, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Socialdemokratët)

- 12 këshilltarë (2.755 vota, 33.35 përqind), Demokratët - 1 këshilltar (417 vota, 5.05 përqind), dhe Partia Socialdemokrate - Lëvizja për Tuz -1 këshilltar (333 vota, 1.53 përqind), ndërsa partitë e tjera që kanë garuar në këto zgjedhje nuk arritën të kalojnë pragun zgjedhor dhe të hyjnë në kuvendin komunal.

Lajmin mbi rezultatet paraprake të zgjedhjeve e konfirmoi për gazetën

“Koha Javore” kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, z. Edmond Ujkaj.

Ai tregoi se procesi zgjedhor në Komunën e Tuzit u zhvillua në një nivel të lartë demokratik, pa asnjë incident serioz.

Ndërkaq, kryetari aktual i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka deklaruar se “Forumi Shqiptar” me 18 këshilltarë, së bashku me Demokratët në krye me Shtjefën Camaj, dhe me Adnan Pepiq nga Partia Boshnjake, me gjithsej 20 këshilltarë do ta udhëheqin Malësinë në katër vitet e ardhshme.

Kuvendi Komunal i Tuzit përbëhet nga 32 këshilltarë.

Dita e zgjedhjeve në Komunën e Tuzit u përbyll me një festë të madhe,

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 9 MARS 2023

e fitoi - 18 këshilltarë

ku qindra mbështetës dhe ithtarë të partive fituese të këtyre zgjedhjeve, vendas dhe nga diaspora festuan me flamuj në duar, me këngë e valle deri në orët e hershme të mëngjesit në restorantin “Troja” në Tuz. Zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit zgjuan interesim tek një numër i madh i mediave si vendase ashtu edhe të atyre nga rajoni dhe diaspora.

Në zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit në garë zgjedhore ishtin katër koalicione dhe tre parti politike të pavarura: Aleksa Beçiq - Shtjefën Camaj - Demokratët - “Së bashku jemi më fortë”; Koalicioni “Rrugës

së drejtë” (Partia Demokratike e Socialistëve - Partia Boshnjake - Socialdemokratët - Unioni Demokratik i Shqiptarëve); Partia Socialiste Popullore - “Ndershëm për Tuzin”- Zhelko Miliq; Koalicioni Shqiptar “Bashkë” (Partia Demokratike - Forca); Forumi Shqiptar “Bashkim e zhvillim” (Alternativa Shqiptare - Lidhja Demokratike ShqiptareUnioni Nacional Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi”; Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit - “Për gjeneratat e ardhshme”; Partia Social Demokrate - Lëvizja Për Tuz - “Me gjithë zemër për Tuzin”.

Këto janë zgjedhjet e dyta lokale në

Komunën e Tuzit si komunaë e plotë qëkur ajo u mëvetësua nga Podgorica në vitin 2018.

Kujtojmë që në zgjedhjet lokale të 2019-ës në Komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar – “Malësia na bashkon” (ASH - LDSH - UDSH) fitoi 16 mandate (3.682 vota, 47.2 përqind), pasuar nga Partia Demokratike e Socialistëve me 10 mandate (2.461 vota, 31.80 përqind), Partia Boshnjake me 4 mandate, (953 vota, 12.20 përqind), Socialdemokratët me 1 mandat, (357 vota, 4.58 përqind), dhe Demokratët po ashtu 1 mandat.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE absolute
E ENJTE, 9 MARS 2023
t. u.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë

shënoi 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Ditë reflektimi dhe krenarie

Podgoricë – Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë ka shënuar të martën e kaluar (28 shkurt 2023) me një ceremoni solemne të mbajtur në Hotelin “Hilton” 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e saj, ambasadorja e Republikës së Kosovës, Ariana Zherka – Hoxha ka thënë se 17 shkurti paraqet një ditë historike për popullin e Kosovës dhe shënon fillimin e një ere të re në historinë e këtij vendi. “Për ne 17 shkurti është ditë reflektimi dhe krenarie. Në këtë ditë ne kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar për idealin e lirisë, viktimat e luftës, themeluesit e shtetit dhe luftëtarët e lirisë”, ka theksuar ajo.

Ambasadorja e Kosovës ka thënë se përgjatë këtyre viteve Kosova ka bërë përpjekje për ndërtimin e shoqërisë demokratike.

“Ne kemi ndërtuar institucione demokratike bazuar në parimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe të drejtës sociale. Ne kemi ndërtuar një pushtet funksional, kemi

ndërtuar ekonomi të qëndrueshme, kemi zhvilluar media të lira dhe shoqëri civile të pavarur. Mbi të gjitha, ne kemi promovuar diversitetin kulturor dhe tolerancën duke njohur rëndësinë e shoqërisë shumëetnike dhe multireligjioze”, është shprehur ajo.

Zherka – Hoxha ka thënë se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e aleatëve të saj, që ka qenë esenciale për Kosovën dhe popullin e saj.

Ajo ka vlerësuar marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si dhe ka shprehur mirënjohje të posaçme për Malin e Zi, i cili ka pritur mbi 100 mijë qytetarë të ikur nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-1999 si dhe ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ambasadorja Zherka – Hoxha ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi punojnë ngushtësisht për promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë.

“Mbi të gjitha, ne kemi punuar bashkërisht në forumet ndërkombëtare duke shfrytëzuar zërin e përbashkët për të mbrojtur vlerat dhe parimet euroatlantike që ne i ndajmë”, ka thënë ajo.

Në ceremoni kanë qenë të pranishëm kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të korit diplomatik në Mal të Zi, përfaqësues të partive politike, të shoqërisë civile, të mediave dhe të komuniteteve fetare.

Pjesë e ceremonisë kanë qenë edhe pjesëtarët e togës ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës, të cilët e kanë madhështuar festën e pavarësisë. 15-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është festuar me aktivitete të ndryshme në të gjitha trevat shqiptare dhe vendet ku jetojnë shqiptarët në diasporë. Kuvendi i Kosovës e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008. i. k.

KOHA
6 VËSHTRIM & OPINION
Javore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 9 MARS 2023

Kryeministrat e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, Dritan Abazoviq dhe Albin Kurti u takuan në Shkup

Vazhdojnë diskutimet për rrugët Plavë-Deçan dhe

Rozhajë-Pejë

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dr, Dritan Abazoviq është takuar të mërkurën e kaluar (1 mars 2023) në Shkup me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku ndër të tjera është diskutuar për projektet infrastrukturore midis dy vendeve. Në këtë takim, që është zhvilluar në margjinat e Forumit Ekonomik, dy kryeministrat kanë folur për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e

thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Në komunikatën për shtyp të zyrës së kryeministrit të Kosovës thuhet se në veçanti është diskutuar për projektet infrastrukturore me interes për të dy vendet si ajo e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë, që i afrojnë edhe më shumë qytetarët dhe ekonomitë e Kosovës dhe Malit të Zi. Gjatë qëndrimit në Shkup, kryeministri në detyrë i Malit të Zi është takuar

edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Forumi Ekonomik në Shkup tuboi personalitetet më të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha e politikës, biznesit, shkencës, diplomacisë etj., të cilët kanë folur për sfidat aktuale në Maqedoninë e Veriut, rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

(Kohapress)

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 9 MARS 2023

Porta e Lartë e shihte arsimimin dhe librat në gjuhën shqipe si veprimtari subversive dhe e gjykonte të arsyeshme të ndalonte të gjitha shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe, duke e zhytur kësisoj gjithë Shqipërinë në pa dije dhe errësirë të thellë. Edhe ndonjë shkollë në gjuhën shqipe që kishte mundur të hapej, ishte mbyllur menjëherë.

Edhe Kisha Ortodokse Greke në Shqipërinë e jugut e shihte veprimtarinë kulturore shqiptare si rrezik për monopolin e saj mbi shkollën. Madje ajo kërcënonte me shkishërim cilindo që pranonte alfabetin shqip e madje në raste të caktuara, për të ruajtur statusin e vet, nuk iu resht as vrasjeve. Në këto kushte të rënda, ideologët e lëvizjes së zgjimit kombëtar të Rilindjes në fund të shekullit XIX ia kushtuan një pjesë të mirë të energjive të tyre luftës dhe përpjekjeve për shkollat në gjuhën shqipe. Vetëm nëpërmjet këtyre shkollave shqiptarët do të mund të mësonin dhe të shkruanin gjuhën e tyre shqipe dhe do të kapërcenin prapambetjen e së kaluarës.

Lufta për shkolla në gjuhën shqipe ishte në të vërtetë një luftë e dyanshme, si kundër Portës së Lartë që e kishte nxjerrë shkollimin shqip jashtë ligjit, ashtu edhe kundër Kishës Ortodokse Greke, e cila e ndiente se do të humbiste autoritetin e saj mbi grigjën shqiptare nëse lejohej shkollimi në gjuhën shqipe. Në këtë pikë Patrikana ortodokse dhe autoritet osmane në brigjet e Bosforit ishin në pajtim të plotë.

Një nga mësuesit e parë shqiptarë të periudhës së zgjimit kombëtar ishte Petro Nini Luarasi (1865-1911). Ky ishte në pararojë të lëvizjes për çeljen e shkollave shqipe. Një tjetër figurë e shquar e arsimit dhe e kulturës shqiptare është Papa Kristo Negovani (1875-1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi. Më 12 shkurt 1905 u masakrua nga banditët e hierarkisë ortodokse greke, bashkë me pesë shqiptarë të tjerë, midis tyre edhe i vëllai.

Ndër edukatorë të tjerë të shquar shqiptarë të kësaj kohe është familja Qiriazi

Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës

“7 Marsi” – Dita e Mësuesit

ose Kyrias nga Manastiri. Nga kjo familje shquhen Gjerasim Qiriazi (1858-1894), vëllai i tij Gjergj Qiriazi (1868-1912), motrat e tyre Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970).

Me ndihmën e mësuesit të tij të anglishtes, misionarit amerikan Xheni (Jenney), Gjeraqimit iu dha mundësia të studiojë në kolegjin amerikan në Samokov të Bullgarisë. Në këtë kolegj ndoqi shkollimin edhe i vëllai Gjergji. Më 1908 Gjergji ishte delegat në Kongresin e Manastirit. Naim Frashëri i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos të studionte në kolegjin amerikan me emër Robert College në Stamboll dhe të luante një roj veprues në arsimimin e femrave shqiptare. Ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit (1908). Edhe Parashqevi Qiriazi, e njohur edhe me emrin Paraskevi D. Kirias studioi në Robert College në Stamboll. Mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese e bashkësisë shqiptaro-amerikane.

Figurë e shquar e arsimit katolik në periudhën e Rilindjes qe Anton Xanoni (1862-1915). Njihej edhe me emrin Ndoc Zanoni. Në zgrip të shekullit ushtroi ndikim në zhvillimin e gegërishtes. Vjen nga një familje jezuite. Më 1883 kreu shkollimin në Valencia të Spanjës. Mati Logoreci (1867-1941) ishte edukator dhe botues në Monfalkone afër Triestes dhe bëri shkollë për mësues. Më 1 maj 1889 hapi një shkollë në Prizren, e para shkollë shqipe në Kosovë. Arsimimin e katolikëve shqiptarë në Perandorinë Osmane, nën kujdesin e Kultusprotektoratit e drejtonte konsullata austro-hungareze. * * *

Duke e parë të pamundur futjen e gjuhës shqipe në shkollat e huaja, Komiteti Kombëtar i Korçës, i themeluar në vitin 1886, një vit më vonë, përkatësisht në fillim të vitit 1887 vendosi të krijonte shkolla shqipe të veçanta të pavarura nga shkollat që administroheshin nga silogu

grekoman. Ndërsa patriotët e Korçës dhe të Bukureshtit po përpiqeshin të siguronin pajisje, librat mësimorë dhe lokalin për shkollën, ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare – Sami Frashëri (1850-1904) dhe bilbili i gjuhës shqipe – Naim Frashëri, pas kërkesave të reja që i paraqitën qeverisë turke, shkëputën prej saj lejen në emrin e Pandeli Sotirit (1843-1891) për çeljen e një shkolle private shqipe në Korçë.

Pandeli Sotiri ishte veprimtar i shkollës shqipe, dëshmor i Rilindjes Kombëtare. U lind në fshatin Selckë të Lunxhërisë (Gjirokastër). Në Normalen greke të Qestoratit pati mësues atdhetarin Koto Hoxhi (1824-1895) i cili u mësonte nxënësve fshehurazi shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Pandeli Sotiri studimet e larta për mjekësi i kreu në Vjenë. Mori pjesë në themelimin e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip” (1879-1891) në Stamboll dhe u zgjodh anëtar i kryesisë së saj. Bashkë me publicistin rilindës Jani Vreto (1822-1900) ndihmoi për formimin e degëve të “Shoqërisë së Stambollit” në kolonitë shqiptare të Bukureshtit, të Egjiptit etj. Jani Vreto ishte adhurues i kulturës helene. Për këtë arsye Faik Konica (1875-1942) e quajti grekoman. Pandeli Sotiri drejtoi revistën kulturore, arsimore e letrare “Drita-Dituria” (1884-1885). Emri i tij është i lidhur ngusht me shkollën e parë kombëtare shqipe Mësonjëtorja Shqipe e Korçës si drejtor i parë i saj dhe mësimdhënës i lëndëve: aritmetikë, histori, gjeografi, mësim natyre dhe gjuhë frënge. Ishte një ndër nismëtarët e themelimit të “Shoqërisë së Mësimit Shqip” (1888) në Korçë. U vra pabesisht në Stamboll nga armiqtë e çështjes kombëtare shqiptare, nga agjentët grekomanë.

* * *

Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës - Pas një lufte këmbëngulëse gati dyvjeçare, më 7 mars 1887 u çel në Korçë shkolla e parë kombëtare dhe laike shqiptare, drejtor i së cilës ishte Pandeli Sotiri. Si lokal për shkollën shërbeu shtëpia e dhuruar nga patrioti i mërguar

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 9 MARS 2023

korçar Mandi Tërpo. Qysh ditën e parë në këtë shkollë u regjistruan 35 nxënës. Numri i tyre erdhi duke u rritur dhe në vitin e dytë arriti në 200. Ishte një shkollë fillore me fizionomi të plotë kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Shkolla u hap në kushtet e pushtimit osman, me nismën e një grupi rilindësish dhe me mbështetjen e masave patriotike korçare dhe atyre të mërgimit. Mësimi jepej falas për nxënësit meshkuj dhe femra të çdo lloj besimi fetar apo shtrese shoqërore. Nxënësit mësonin shkrim e këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, aritmetikë, gjeografi dhe histori të botës dhe të Shqipërisë etj. Drejtuesit a saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar.

Çelja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave patriotike të të mërguarve shqiptarë dhe të mëmëdhetarëve brenda vendit. Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës nuk varej dhe nuk financohej prej asnjë shteti apo shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua dhe u mbrojt nga populli dhe nga shoqëritë shqiptare të mërgimit. Dita e përurimit të saj u kthye në një ditë feste. Të nesërmen e kësaj ngjarjeje, më 8 mars 1887 veprimtari i Rilindjes Kombëtare, veçanërisht i arsimit në gjuhën shqipe Thimi Vasil Marko (Korçë, 1855 – Korçë, 1922) i shkruante publicistit Visar Dodanit (rreth v. 1857-1939) në Bukuresht: “Dëshira jonë u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri që mbollëm këtu e dy vjet, sot lulëzoi dhe dha pemë të ëmbla. Përpjekjet e faqezinjve grekomanë dështuan”.

Drejtuesit e saj ishin veprimtarë të shquar të arsimit kombëtar. Turqishtja mësohej si gjuhë e huaj, më vonë u fut edhe frëngjishtja. Si tekste mësimore përdoreshin ato që ishin përgatitur nga Naimi e Samiu dhe që ishin shtypur e dërguar falas nga kolonia shqiptare e Bukureshtit. Mësonjëtorja e Korçës u bë qendër e përhapjes së shkrimit e të këndimit të gjuhës shqipe edhe për të rriturit. Ajo ishte gjithashtu qendër e përhapjes së ideve kombëtare shqiptare. Duke qenë shkollë e përbashkët për fëmijët e besimeve të ndryshme, ajo ndihmonte bashkimin e shqiptarëve pavarësisht nga feja dhe ngrinte tek ata ndërgjegjen kombëtare.

Përveç Pandeli Sotirit që qe drejtori i parë i kësaj shkolle, në të punuan si drejtorë e mësues edhe atdhetarë të tjerë

të shquar si veprimtari i Rilindjes Kombëtare Thanas Sina (1859-1934), Petro Nini Luarasi (1865-1911), atdhetari i Rilindjes Kombëtare Naum Dhimitër Naçi (1871-1927) i njohur si Nuçi Naçi, veprimtari i Rilindjes Kombëtare, i shkollës shqipe dhe i shtypit shqiptar Thoma Avrami (1869-1943) etj. Thoma Avrami, si delegat i Korçës, mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit (1908). Në vitet 1911-1912 drejtoi Mësonjëtoren Shqipe të Korçës.

Në pranverë të vitit 1891, pas Pandeli Sotirit, drejtimin e shkollës shqipe në Korçë e mori Petro Nini Luarasi. Njëherazi, ai ndihmoi edhe financimin e shkollave të tjera në Shqipërinë e jugut. P. N. Luarasi ishte edhe zëvendëskryetar i Kongresit të Dytë të Manastirit, më 1-6 prill 1910, në të cilin u zgjodh përfundimisht debati për alfabetin e shqipes. Vdiq në Gostivisht më 17 gusht 1911. Sipas të dhënave të caktuara, e helmoi kleri grek në bashkëpunim me xhandarët vendës.

Çelja e shkollës kombëtare të Korçës ngjalli entuziazëm ndër atdhetarët e mbarë vendit dhe u bë nxitje për çeljen e shkollave të tjera në krahina të ndryshme të Shqipërisë. Disa javë më vonë u çelën shkolla shqipe në Pogradec, në Rekë e Ohër dhe u bënë përgatitje për të tilla shkolla në Elbasan, Leskovik, Ersekë, etj. Shkrimi shqip filloi të mësohej edhe në mjaft fshatra. Shkollën shqipe në Pogradec e hapi vëllai i Pandeli Sotirit – mësuesi Koço Sotiri (1847-1909) më 14 mars 1887. Më 1889 shkolla shqipe u hap edhe në Prizren. Komitetit Kombëtar të Korçës filluan t’i vinin nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, bashkë me përgëzimet edhe kërkesa të shumta për t’u dërguar tekste shkollore që të përhapnin mësimin e shqipes, qoftë në shkollë, qoftë jashtë saj. * * *

Po në këtë kohë u themelua në Korçë Shoqëria e Mësimit Shqip në krye me Alo Dishnicën. Kjo shoqëri kishte si detyrë kryesore të organizonte e të drejtonte veprimtarinë e aktivistëve të shpërndarë në krahina të ndryshme të Shqipërisë, për mbajtjen e shkollave të çelura, për hapjen e shkollave të reja shqipe, për grumbullimin e fondeve dhe për shtypjen e teksteve shkollore. * * *

Kundër shkollës shqipe të Korçës shpërthyen valë të furishme kundërshtimi nga qarqet antishqiptare greke. Propaganda fetare, shpifjet, shantazhet, frikësimet

dhe shtrëngimet kundër mësuesve, nxënësve, prindërve dhe përkrahësve të shkollës kombëtare shqipe, qenë mjetet e zakonshme të agjenturave greke dhe të autoriteteve osmane. Viktimë e këtij reaksioni antishqiptar ra dhe vetë drejtori i shkollës së Korçës, Pandeli Sotiri, i cili u vra më 1891 në Stamboll nga agjentët grekomanë. Por, atdhetarët shqiptarë, mbarë populli shqiptar të etshëm për dritë e dituri, kurrë nuk u përulën para trysnisë së forcave obskurantiste mesjetare që synonin t’i mbanin shqiptarët në errësirë.

* * *

Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës veproi 15 vjet, duke përballuar vështirësitë dhe pengesat e nxjerra nga pushtuesit dhe nga disa klerikë antikombëtarë. Në prag të shekullit XX ajo u bë me gjashtë klasa. Shumica e atyre që mbaruan këtë shkollë, u bënë veprimtarë të shquar të lëvizjes për çlirimin kombëtar, në rrugën e pandalshme të kombit shqiptar drejt integrimit në familjen perëndimore.

Shkolla e vashave në Korçë - Hapja e të parës shkollë shqipe të njohur zyrtarisht në Korçë më 1887, e frymëzoi Gjeraqimin dhe motrat Sevasti e Parashqevi, të hapnin një shkollë për vajzat. Me ndihmën e Naim Frashërit (1846-1900) dhe të misionarëve amerikanë e anglezë, ato morën autorizimin e duhur në Stamboll dhe më 15 tetor 1991 hapën të parën shkollë shqiptare të vashave në Korçë. Mësuese të para të kësaj shkolle ishin Sevasti Qiriazi, Fanka Efthimi e lindur në Manastir, Polikseni Luarasi dhe Parashqevi Qiriazi. Polikseni Luarasi e lindur në Korçë në vitin 1880, ishte e para mësuese që dilte nga bankat e shkollës së parë shqipe për vashat në Korçë. Njëherazi ajo është edhe e para tipografe femër në Shqipëri.

Prej vitit 1960, “7 Marsi” festohet si ditë e mësuesve dhe e nxënësve, si përkujtim i themelimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Në këtë festë vlerësohen traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, të figurës së nderuar të mësuesit dhe të gjithë punonjësve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri, si veprimtarë dhe ndërtues aktivë të një shoqërie të përparuar. Kjo ditë festohet me nderim çdo vit në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan.

Festohet pra në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi dhe ndër çamë. E feston edhe diaspora shqiptare në Evropë, në SHBA, etj.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
*
* *
* * *
* * *
E ENJTE, 9 MARS 2023

Ndikimi i mbaresës sllave “iq” apo “viq” në mbiemrat e shqiptarëve

sesshëm.

mbaresës sllave aq shpejt!

Paragrafi XXVII i vendimeve të Kongresit të Berlinit u jepte pak shpresë shqiptarëve, sepse parashikonte në formë imperative se bindjet fetare dhe feja nuk mund t’i ndalohet asnjë individi, si shkak i përjashtimit sa i përket gëzimit të të drejtave civile dhe politike. Fatkeqësisht Mali i Zi asnjëherë nuk veproi sipas dispozitave të paragrafit në fjalë, përkundrazi vepronte ashtu që nga koka e çdo banori të aneksuar shqiptar tentonte të shlyente çdo gjë që ka të bëjë me identiten kombëtar shqiptar. Shkombëtarizimi dhe asimilimi i shqiptarëve u tentua të kryhet nëpërmes formave të ndryshme siç janë mohimi i shkollimit në gjuhën shqipe, mospunësimi në administratën publike e deri në sllavizimin e mbiemrave dhe vendbanimeve. Në kuadër të këtij qëllimi filloi veprimi, i pabazuar në dispozita ligjore, i ndërrimit të identitetit të individëve dhe familjeve shqiptare duke iu “qep” një arn sllav në mbiemrat e shqiptarëve. Me këtë veprim ata mendonin se mbiemrat në trajtën sllave, pas një kohë jo shumë të gjatë, do të kenë ndikim në formimin e ndjenjës kombëtare malazeze tek shqiptarët dhe në këtë mënyrë asimilimi i tyre do të jetë më i shpejtë dhe më i suk-

Menjëherë pas aneksimit të tokave shqiptare Mali i Zi organizoi regjistrimin e popullsisë (23 qershor - fundi i korrikut 1879) në tokat e zaptuara. Regjistrimi ishte i pasukseshëm pasi shumica dërmuese e popullsisë muhamedane dhe një pjesë e popullsisë katolike refuzuan të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë dhe kështu nuk patën mundësi që me një akt zyrtar të sllavizojnë mbiemrat e shqiptarëve. Po si ndodhi dhe sa zgjati procesi i sllavizimit të mbiemrave shqiptare?

Kapetaniae e Tivarit

Në vitin 1880, Tivari numronte 346 familje nga të cilët 279 ishin shqiptare ose 77% të popullsisë, çka tregon se Tivari ishte qytet shqiptar. Në regjistrin e familjeve muhamedane (shqiptare) me mbaresë sllave ishin regjistruar vetëm këto familje: Jetan Lovroviq, Osman Lovroviq, Uso Lovroviq, Jeto Canoviq, Jeto Seferoviq, Rustem dhe Fatime Krçikoviq, Oso Sharoviq, Smajl Çobiq, Bajro Çobiq, Ajdar Sholiq, Hysen Hoxha Sholiq, Jasho Divanoviq, Oso Divanoviq, Emro Divanoviq, Hysen Divanoviq, Dulo Sinanoviq, Mehmed Usiq, Ahmet Skejoviq, Dulo Jokoviq, Osman Bajramoviq. Vitin tjetër në librin e haraçit pothuajse mbiemrave të të gjitha familjeve u është shtuar mbaresa sllave “iq” apo “viq”. Të gjithë të punësuarit në sektorin publik apo përfaqësuesit në organet shtetërore në Tivar ishin malazezë dhe pastaj kërcënimet dhe presionet ndaj shqiptarëve mund të kenë ndikuar në përqafimin e

Kapetania e Shestanit Vendosja e mbaresës sllave në mbiemrat e banorëve të Shestanit pjesërisht filloi në vitin 1883. Sipas Protokolit të haraçit, nr. 18/12, për vitin 1883, mbiemri i familjeve shqiptare shënohej në trajtën e të folmës sllave por pa e shtuar mbaresën sllave “iq” apo “viq” si për shembull: Në Kurt Ceka Repaz (shqip:Rjepsi), Sala Husov ( i Hysit), Gjon Perov (i Pjetrit), Hoxha Muhov (Ftjan), Fatima Smajlina (e Smajlit – Bes), Zeko Osmanov (i Osmanit – Muriq), etj. Në vitin 1888 në Shestan ende 19 familje evidentohen pa mbaresën sllave. Familjet Pecaj, Pekaj dhe Margjonaj tanimë e kanë të vendosur mbaresën sllave dhe u bënë Peciq, Pekiq dhe Margjonoviq. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1889, mbiemrave të të gjitha familjeve shqiptare në fshatrat Draçevicë, Vuçdabaj, Marstjepaj, Gjuraç dhe në Shestanin Nalt u ishte vendosur mbaresa “iq” apo “viq”. Ndërkaq, në fshatrat Pinç, Bes, Muriq dhe Ftjan, ku shumica e popullsisë janë myslimane, dhe Ljare, ky proces shkon më ngadalë. Kështu në Pinç nga 28 familje vetëm 11 prej tyre u sllavizuan: Gjon Markoçeviq, Asan Rexhoviq, Pal Kolec Baliq, Gjon Leka Baliq, Kolë Leka

Baliq, Gjon Luca Maroviq, Prenç Gjura Gjuroviq, Gjon Kola Peroviq, Avdyl

Alija Osoviq, Gjon Kola Peroviq , Prenç Peroviq. Në fshatin Ljare prej 84 familjeve mbiemrat ua sllavizuan

vetëm 12 prej tyre: Mac Luca Pervuçiq, Ded Uka Dreviq, Kolë Gjurg-

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 9 MARS 2023
Hajrullah Hajdari

jeviq, Gjon Belloviq, Kolë Gjergja

Malloviq, Mac Gjeçi Baliq, Osman

Brahim Gjurgjeviq, Ramo Tahir

Lukaliq, Pjetër Luca Kaliq, Gjergj

Pjetra Jakiq, Isuf Osman Gjurgjeviq, Can Alil Zeloviq. Në fshatin e Ftjanit, si edhe në disa raste në fshatra të tjera, emrit të

babait i shtohet mbaresa sllave kështu që Nasuf Omeri bëhët Omeroviq, Isuf Bala bëhët Baleviq, Mehmet

Cuf Hoxha bëhet Oxhiq ndërsa Selë

Bajrami bëhet Bajramoviq. Në fshatin Bes dhe Muriq nga 86 familje

mbiemri u sllavizohet vetëm 8 familjeve: Nuro Met Oxhiq, Smajl Alil Alloviq, Nuro Ibrahim Likoviq, Beqo Ramo Avdiq, Usein Meto Praiq, Beqir Smajl Llagjeviq, Meto Smajl Baliq, Omer Selmanoviq. Megjithatë, në periudhën 1900-1904 të gjithë mbiemrat e familjeve në Kapetaninë e Shestanit sllavizohen.

Kapetania e Krajës

Në bazë të shenimeve që disponojmë për vitet 1878-1903, edhe në Kapetaninë e Krajës sllavizimi i mbiemrave të familjeve shqiptare fillimisht është tentuar të bëhët duke i regjistruar në trajtën e të folmës sllave. Familjarët regjistroheshin sipas emrit të babait ose fshatit të tyre. Si për shembull:

Dul Selimi u bë Dulo Selimov, Zaga Beqiri u bë Zago Beqirov, Bejtja Mahmutit u bë Bejto Mahmutov, Lani Nezirit u bë Lano Nezirov, Dani Osos u bë Dano Osov ose Dul Smajli nga Qyrjani u bë Dulo Smail Qurjanin, Beqir Zaga nga Sjerçi u bë Beqir Sjerçiq, Etëhem Mahmut Boboshti, Tahir Lika Boboshtnjanin, Ramo Imer Blaca, Lan Neziri Alibrahimoviq, Cufo Canov Ramushiq, Man Hasan Runjiq,

Alija Etemov Kokostanja ose Kostanjinaçin, Dono Osov Matogoshiq (Matgueshi), etj. Ndërkaq, në regjistrat e familjeve kranjane (Kraja Perendimore nga Qyrjani deri në Ftjan) të vitit 1905, vërejmë se mbiemrat e të gjitha familjeve janë sllavizuar duke ua shtuar mbaresën “iq” ose “viq”. Në Krajë në vitin 1905 vetëm familjeve të Hajdarajve nuk iu shtua mbaresa sllave, nga harresa apo mospranimi, por kjo nuk mund të vërtetohet. Por në vitin 1906 edhe mbiemrat e familjarëve të këtij fisi u sllavizuan duke i regjistruar si Ajdariq (malazezët më vështërësi e theksojnë shkronjën H) e disa vite më vonë si Hajdaroviq. Kjo tregon më së miri se qëllimi i malazezëve nuk ishte të kërkonin burimin e mbiemrit por t’i sllavizojnë ata me çdo kusht e në çdo formë.

Kapetania e Trieshit

Sipas regjistrit të familjeve të kësaj kapetanie të vitit 1883 (ishin regjistruar 130 familje), ku bënin pjesë fshatrat Nikmarash, Muzheçk, Budzë, Stjepoh, Benkaj, të gjithë mbanin mbiemrin e paraardhsëve të tyre, çka do thotë pa prapashtesën “viq” ose “iq” si për shembull: Marash Marku, Palo Smajlov (i Smajlit), Prëk Luka, Mirash Prëla, Luc Hasi, Prëntash Leka,

Marash Kaculi, Shab Smajli, Nikë Gjeloshi, Micin Bici, Gjel Deda etj. Edhe në regjistrin e vitit 1889 (150 familje) familjarët ishin registruar kryesisht sipas mbiemrit të babait si për shembull: Marash Markov, Smajli Prëçit, Gjon Nika, Prëtash Leka (Nikmarash), Marash Gjoka, Prënç Pali, Zef Ujka (Budzë), Tom Prënka, Lek Stoka, Vata Martinit (Stjepoh), Nikë Prëka, Tom Keqati, Dem Smajli (De-

laj), Kolë Deda, Prënka Ujkut, Mrika Deds (Benkaj). Në vitin 1904 të gjitha familjet (171) janë regjistruar me mbaresën sllave “iq” apo “viq”. Siç shihet në vitin 1904 në Kapetaninë e Trieshit përfundon aksioni apo veprimi i përqendruar për synimin e caktuar të malazezëve – sllavizimi e më vonë asimilimi i shqiptarëve. Kështu në Nikmarash na paraqiten mbiemrat Arapoviq, Gjurasheviq, Gjonoviq, Tomiq dhe Caceviq; në Budzë: Gegoviq, Dukiq, Gjelosheviq, Gjurasheviq, Prenkoçeviq dhe Rugoviq; në Muzheçk: Gjokiq dhe Nikiq; së Stjepoh: Asanoviq, Lucoviq dhe Leparkoviq; në Benkaj: Lekoçeviq, Micakoviq, Memçeviq, Nikpreleviq dhe Palusheviq.

Nga këto pak shembuj të paraqitur, lexuesi, studiuesi apo kushdo tjetër, mund të nxjerrë një përfundim të pakontestueshëm se sllavizimi i mbiemrave të shqiptarëve në Mal të Zi është bërë për nevojat politike shoviniste të Krajl Nikollës dhe bashkëpunëtorëve të tij me qëllim përfundimtar shkombëtarizimin e shqiptarëve pa lënë gjurmë zyrtare pasi nuk kishin sjellur asnjë ligj në lidhje me këtë çështje. Një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe ky veprim nuk do të pranohej nga Fuqitë e Mëdha të kohës. Nga ana tjetër, po ashtu mund të konstatojmë se synimi i malazezëve zgjati pothuajse 25 vite, çka na bë të mendojmë se shqiptarët nuk e kanë pranuar me dëshirën e tyre sllavizimin e mbiemrave, përkundrazi kanë shprehur kundërshtimin për këto veprime shoviniste dhe e kanë zgjatur këtë proces aq sa në atë kohë kanë pasur mundësi. Besoj, po ashtu se shënimet e paraqitura mund t’u ndihmojnë të gjithë atyre që ende kanë dyshime për “iq-in” apo “viq-n” apo kanë dilemë se kur është vëndosur ky “arn” sllav në mbiemrat tonë. Pra gjyshërit dhe stërgjyshërit tonë nuk kanë pasur “iq” e “viq” në mbiemrat e tyre, ata kanë qenë dhe në pasardhësit e tyre jemi vetëm shqiptarë. Duhet të reflektojmë e këtë “trup të huaj” në mbiemrat tonë ta heqim sa më parë, sepse vetes i bëjmë mirë ndërsa malazezëve nuk u bëjmë keq, sepse ata kanë mbiemrat e tyre! Kthimi në identitet është obligim yni.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 9 MARS 2023

A është Dita e Mësuesit, arsye për të festuar?

Ata që sot janë më të moshuar i mbajnë mend ato kohëra kur mësuesit gëzonin autoritet, ishin njerëz që kishin respekt në shoqërinë shqiptare. Ishin kohëra kur populli ia hiqte kapelën mësuesit. Ngado që të sillej, mësuesi kishte vendin e nderit, kishte status. Ishte zotëri mësuesI dhe zonja mësuese ata që qëndronin në ballë të betejës për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Tash është ndryshe, krejtësisht ndryshe. Respekti u takon, jo mësuesve, por politikanëve të cilët kanë arritur te kolltuku, e si kanë arritur e dimë të gjithë, por s’e themi dot nga kjo ose ajo arsye

Për popullin shqiptar një ndër datat me rëndësi kombëtare është 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila shënohet si një ngjarje me shumë rëndësi kulturore dhe kombëtare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Kjo datë që e ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqipe, në fakt ka filluar të kujtohet që nga viti 1960, ku shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës

Mësonjëtore Shqipe të Korçës, më 7 mars të vitit 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe të të gjithë punonjësve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribues aktivë të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Më kujtohen ditët e mia të rinisë, kur te mësuesi shihnim prindin tonë të dytë dhe e dëgjonim gojëhapur çdo

fjalë që ai e nxirrte nga goja, sikur të ishin florinj të çmueshëm. Tek ai shihnim udhërrëfyesin e jetës dhe fenerin e dritës që do të nxirrte nga errësira e tunelit, ndërsa qortimet e tij bashkë me “flakareshat” qëllimmira nuk na dëshpëronin aspak, por përkundrazi na motivonin dhe na dukeshin më se

të dobishme në rrugëtimin e ndërtimit të personalitetit tonë dhe të ngritjes kulturore dhe kombëtare të popullit tonë të përvuajtur.

Vërtet tani parashtohet pyetja, a është festa e mësuesit, arsye për të festuar, kur dihet se mësuesi i ditëve të sotme është i thyer, i nëpërkëmbur,

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 9 MARS 2023

Mësuesit, festuar?

i nënshtruar, i harruar nga politika, nga pushteti. Ai ditën e kalon duke u djersitur në mesin e nxënësve të cilët nuk mësojnë, sepse e dinë se në fund të vitit do të shpërblehen me sukses të shkëlqyeshëm nga dora e padukshme. Aty, te notat e te suksesi, mësuesi i ditëve tona nuk ka pushtet. Mësuesit të sotëm i mbetet vetëm mundi i derdhur. Mësuesi i sotëm, pasdite i gjori është i detyruar të shkojë në shkollë pasi që është anëtar i ndonjë nëndege për ndonjë çështje që lidhet me nevojat e shkollës dhe që është kërkesë e vasalëve të tij, kurse natën e kalon para kompjuterit duke i drejtuar brirët e dashit në programet absurde të ditarëve elektronikë dhe të shkruarit e të ashtuquajturave konspekte. E gjithë kjo nëpërkëmbje dhe hallakamë e ka rrënuar mësuesin e sotëm. Ai është vazhdimisht në zgrip të depresionit, me maninë e ndjekjes nga fantazmat që s’e lënë të

qetë. Mësuesin e sotëm shpeshherë e sheh në ambulancë për shkak të nervave të shkatërruara, ndonjëherë duke i shkuar rreth e përqark tregut për të gjetur perime më të lira për dy pare.

Mësuesi i sotëm e pret stinën e verës të pushojë pak nga kontrollorët e ndryshëm të arsimit, ta heqë barrën e rëndë të burokracisë nga shpina, të pushojë nga nxënësit e painteresuar për mësim, nga indiferenca e tyre e patolerueshme, mirëpo shpeshherë edhe që të vijë urdhri nga Ministria e Arsimit që mësuesi të shkojë në shkollë edhe pse janë pushimet verore.

Mësuesi i sotëm në mos pastë punë, pushtetarëve dhe burokracisë u mjafton t’i dëgjojnë zërat e hapave të mësuesit në korridor ose ta shohin nënshkrimin e tij. I duhen burokracisë hapat e mësuesit të munduar për shkaqe mazohiste, u duhet ky nënshkrim që të kenë mbulesë kur ta dënojnë mësuesin pse është vonuar të vijë në zbrazëtinë shurdhuese të shkollës që ka rënë në thellësinë e heshtjes verore. Jehona e të vërtetës për mësuesin ka hasur gjithmonë në veshë të shurdhër që s’kanë dashur të dëgjojnë, në sy që s’kanë dashur të shikojnë dhe në mendje që s’kanë dashur të kuptojnë! Por, kjo nuk ka qenë dhe nuk është as sot arsye për të hesh-

tur, sepse heshtja është dorëzim dhe pranim i dështimit. Edhe heshtja për gjendjen e mjerueshme dhe standardin jetësor të mësuesit të sotëm, i cili ballafaqohet me pamundësinë ekonomike për të arsimuar fëmijët e vet, kur njëkosisht po arsimon dhe edukon për çdo ditë fëmijët e popullit, është bërë tashmë më e zëshme se kurrë!

Prandaj, mësuesit e sotëm kanë arsye jo vetëm për të festuar dhe për të kujtuar kontributin e tyre shoqëror, por kanë edhe arsye për të protestuar për trajtimin e tyre shoqëror dhe ekonomik që atyre ua bën sistemi dhe shoqëria. Kjo për shkakun se sistemi i ka katandisur ata që të detyrohen të bëjnë një punë të dytë, madje edhe fizike që nganjëherë s’duket aq dinjitoze, por është i detyruar të bëjë këtë, sepse këtë ia kërkojnë fëmijët, të cilët gjithashtu duan të vishen dhe të duken bukur njësoj si bashkëmoshatarët e tyre, sepse edhe fëmijët e tyre duan njëlloj si fëmijët e “politikanëve” dhe “afaristëve” të suksesshëm dhe të afërt me pushtetin, të shkojnë në shkolla dhe univerzitete me vetura të shtrenjta dhe luksoze!

Si mundet mësuesi i sotëm t’ia sigurojë fëmijës së vet një jetë mesatare dhe modeste me një rrogë të afërt me rrogën minimale të punëtorit të krahut, dhe njëkosisht të mos protestojë zëshëm për këtë derexhe në të cilën e kanë sjellur mu nxënësit e tij të deridjeshëm por jo edhe aq të shkëlqyeshëm, të cilët mangësinë e profesionalizmit të tyre e kanë zëvendësuar me shkathtësinë e dallaverzimit dhe të servilizmit për të depërtuar në jetë, përkrah pushtetarëve të “mëdhenj”, por të pangopur, të cilët po kujdesen vetëm për mirëqenien e rrethit të tyre të ngushtë.

Pra, kjo klasë politike në fakt mësuesin e sotëm e kanë detyruar të struket në një qoshe, të merret me vetveten dhe të mos ngritin zërin për dështimet e tyre politike, sepse mund t’u ndodhë edhe më keq, sepse nëse e çon shumë “kokën” mund ta humbasë edhe atë standard të vogël dhe modest që ia siguron rroga e një mësuesi dhe mos e më keq, të përfundojë rrugëve, i përulur dhe i nënçmuar nga po ata të cilët kishte “guximin” vetëm t’i këshillonte dhe t’i qortonte nga pozita e tij e mësuesit të popullit.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë
politikën
domosdoshmërisht
redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 9 MARS 2023

Krimet e komunizmit në Shqipëri (2)

Masakrimi i intelektualëve shqiptarë

Masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit e njëherësh më kundërligjore dhe më me paprecedentë në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj. Vendimi për të realizuar këtë masakër u mor jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politike të PPSH-së, saktësisht në mbledhjen e datës 20.2.1951, me pretekstin e hedhjes të një sasie të vogël dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike, që theu vetëm disa xhama në mbrëmjen e datës 19.2.1951, ora 19:15. Pikërisht në ditën kur zhvillohej plenumi i KQ të PPSH-së, që i kushtohej forcimit të miqësisë me Rusinë sovjetike dhe Stalinin e Madh, pra, vijës staliniste të PPSH-së. “Politika staliniste do të jetë fari që do të ndriçojë rrugën tonë”, deklaroi Enver Hoxha

e sipër. Njëri procesverbal i falsifikuar mban datën 27.2.1951, kur të akuzuarit nuk ekzistonin më, ata ishin vrarë në mesnatën e datës 26.2.1951 dhe ishin varrosur. Madje, njëri prej tyre, Jonuz Kaceli, ishte vrarë nga torturat në birucat e Sigurimit të Shtetit dhe e kishin hedhur nga dritarja, duke thënë se kishte bërë vetëvrasje.

(vazhdon nga numri i kaluar)

Edhe përpilimi i procesverbaleve edhe firmosja e tyre pas pushkatimit të 22 viktimave, ishte bërë me urdhër të udhëheqjes shtetërore dhe përbënte një sekret shtetëror. Vetëm më vonë u zbulua e vërteta. Sekretari i Gjykatës së

Lartë, Hydai Bejo, dëshmon: “Nuk e firmosa kur ma sollën vendimin, sepse nuk mora vesh u bë apo nuk u bë gjyq. S’mund të hidhja firmë pa qenë në gjykim. Po ashtu, refuzoi të firmoste edhe Nonda Papuli. S’kishim si të bënim ndryshe”.

Por nuk mungojnë vetëm firmat e anëtarëve të trupit gjykues, mungojnë edhe të dhënat e tjera që shënohen zakonisht në procesverbalet, gjithashtu datat janë ngatërruar, pra, gjithçka është kundërthënëse, hartuar në nxitim

Të gjitha këto manovrime e shkelje juridike nuk e mbuluan dhe nuk e fshehën dot masakrën e kryer pa gjyq dhe pa asnjë fajësi të provuar. Atëherë mafia politike dhe juridike, mbështetur edhe në përvojën sovjetike të dhunës e terrorit shtetëror stalinist, hartoi një dekret që përligjte dhe justifikonte këtë praktikë kriminale dhe antiligjore. Ishte një dekret – i formuluar nga Ministria e Brendshme dhe i firmosur nga presidenti i Republikës, Omer Nishani dhe sekretari Sami Baholli.

Ky dekret i datës 26 shkurt 1951 u hartua për të justifikuar vrasjet e paligjshme të 22 viktimave. I paprecedent në legjislacionin shqiptar dhe të huaj, që siguronte e përligjte arrestimet, vrasjet dhe burgimet masive nga ana e organeve të diktaturës, që shmangte

etapat e procedurës penale e civile, përbënte një mohim të plotë të principeve të drejtësisë, një shkelje të përbindshme të të drejtave dhe lirive të njeriut, një përdhosje të kushtetutës e të ligjeve të asaj kohe si edhe kartën e OKB-së të firmosur nga qeveria shqiptare.

Mbi bazën e këtij dekreti, u hartua edhe një procesverbal tjetër i falsifikuar, që mban datën 27.2.1951, pa numër vendimi e pa numër protokolli, nuk ka as firmat e trupit gjykues në fund të procesverbalit.

Ministri i Brendshëm, Mehmet Shehu, deklaroi në atë kohë me mburrje: “Dekreti i Kuvendit Popullor i datës 26 shkurt 1951 është një armë shumë e fortë në duart e pushtetit tonë për të goditur pa mëshirë armiqtë e brendshëm”.

Pra, ky dekret i zi u përdor jo vetëm për masakrën e 26 shkurtit 1951, por edhe për të justifikuar të gjitha krimet e masakrat e paligjshme të pushtetit komunist në vitet e mëtejme “për të goditur pa mëshirë armiqtë e brendshëm”. Viktimat e pafajshme u pushkatuan natën e 26-27 shkurtit në breg të

KOHA Javore 14 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 9 MARS 2023
Uran Butka

Lumit Erzen, pranë fshatit Mënik dhe u hodhën në një gropë të madhe të përbashkët 4.30x3x1.50 m, të lidhur me njëri-tjetrin me tela me gjemba. Në mesnatë fshatarët e Mënikut dëgjuan krisma të pandërprera pushkësh, ndërsa në të gdhirë panë një skenë të llahtarshme: diku dilte një dorë, diku një këmbë, diku flokë të përgjakur. Xha Kadri Hysa, që e kishte shtëpinë në kodër, fare pranë vendngjarjes, shkoi në të gdhirë atje dhe pa kufomat e përgjakura të mbuluara shkel e shko me dhe’ edhe shkurre dhe i mbuloi që të mos i hanin qentë.

Fakti që viktimat ishin të pafajshme, u vërtetua edhe ligjërisht muaj më vonë, kur u dënuan ata që kishin hedhur në të vërtetë dinamitin në oborrin e Ambasadës Sovjetike.

Dinamitin apo “bombën” e hodhën në oborrin e pasmë të Ambasadës Sovjetike Hysen Llulla dhe Qazim Laçi, anëtarë të Organizatës së fshehtë “Bashkimi Kombëtar”, si një akt antisovjetik.

Anëtarët e kësaj organizate u ndaluan po ata ditë që u arrestuan 22 intelektualët e pushkatuar më 26 shkurt, por u izoluan dhe u dënuan më 9.10.1951 pas tetë muajsh hetimesh e torturash, të akuzuar për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike. Pesë prej tyre u dënuan me pushkatim: Sejfulla Shima,

Qazim Laçi, Rustem Thaçi, Ali Vogli, Zenel Rika, dhe Hysen Llulla, i vrarë më parë nga forcat e Sigurimit të Shtetit. Shtatë të tjerët me burgime të rënda. Po a u shfajësuan ata intelektualë të shquar që u vranë pa faj dhe pa gjyq? Jo.

Viti 1951 mund të quhet viti i bombës mbi intelektualët opozitarë, kundërshtarë të regjimit kriminal të Enver Hoxhës. Bomba ra edhe mbi rrethin familjar dhe familjet e tyre që i internuan dhe i persekutuan për 50 vjet nëpër kampet e internimit e të përqendrimit. Në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së të 20 shkurtit 1951, ministri i Brendshëm, M. Shehu, propozoi: “Kjo masë do të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji” (Të gjithë anëtarët e Byrosë: Jemi dakord me këto masa!). Kemi të bëjmë me një gjenocid për motive politike në përmasa të mëdha mbi qindra njerëz dhe familje të pafajshme. I ngarkuan dhunshëm nëpër kamionë të mbyllur dhe i degdisën nga Tirana familjet Kaceli, Shehu, Peshkëpia, Herri, Lezo, Kasoruho, Jegeni, Delhysa, Konomi, Temali, Shkupi, Nova dhe mjaft familje të tjera qytetare. Kalvari i vuajtjeve të tyre është i papërfytyrueshëm dhe i pafund. Mjafton të përmendim vendimin e Kryeministrisë datë 2.3.1951 për internimin

nëpër kampe, pune skllavëruese në kampet e Tepelenës, Lushnjës, Vlorës, Beratit, Skraparit, Kavajës etj. “T’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës”.

Në kampe pune dhe përqendrimi, ata provuan poshtërimin, punët më të rënda sa për të nxjerrë bukën e gojës, gjallimin nëpër baranga dërrase disa familje bashkë në një kthinë, zakonisht nëpër depo e magazina, izolimin e plotë të tyre, moslejimin e shkollimit të fëmijëve, të lëvizjes së lirë, punët më të vështira dhe dënimet më të rënda për një gjest apo fjalë goje. Përveç këtyre, viktimave dhe familjeve të tyre, iu sekuestruan shtëpitë, pronat, pasuritë e luajtshme, madje edhe librat. Zonja e Tofik Shehut nga Gjakova, që kishte kryer studimet për skulpturë dhe ishte shtatzënë, nuk e lejuan të lindte në maternitet, po lindi në shkallët e maternitetit të Vlorës, Hysenin, një viktimë e gjallë e atij sistemi kriminal. Sabiha Kasimatit, përveçse i morën jetën në lulen e rinisë, i sekuestruan edhe librin në dorëshkrim “Peshqit në Shqipëri” dhe e botuan me emrin e një rusi, Anatoli Koljakov dhe të një shqiptari të paemër, Ndoc Rakaj… Ndërsa bibliotekat e pasura të të gjithë këtyre intelektualëve i morën pushtetmbajtësit duke filluar nga prokurori Siri Çarçani, që mori gjithë bibliotekën e pasur të Manush Peshkopisë.

KOHA Javore 15 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 9 MARS 2023

Titaniku, 111 vite më pas (1)

Përmbytja e të papërmbytshmit

Ndërtimi i tij filloi në kantierin e anijeve “Harland & Wolfe” në Belfast (Irlandë e Veriut) në vitin 1909, u lëshua në përdorim më 31 maj 1911 dhe u kompletua në shkurt të vitit 1912, me një kosto prej rreth 10 milionë dollarësh. Një vigan që nuk ishte parë e nuk ishte dëgjuar, 45.328 tonelata i rëndë, 268.98 metra i gjatë, 28.19 metra i gjerë dhe 53.34 metra i lartë, që do të

dukej si një “qytet lundrues”, linja më e madhe e pasagjerëve në botë

Deri në çerekun e parë të shekullit XIX, i vetmi rrugëtim për të përshkuar Atlantikun ishte me “pako lundrimi” të ngadalshëm, të ngushtë dhe me pa-

soja të paparashikueshme, që mund të zgjaste me muaj. Në vitin 1858 u ndërtua një anije “e papërmbytshme”, që u quajt “Great Eastern”, një vigan 19.000 tonelatash, i gjatë 213.36 metra, që në çdo pikëpamje ishte “dy anije në një”! Vetëm dy vite pasi kishte filluar shërbimin transatlantik, pikërisht në natën e 27 gushtit 1862, duke lundruar për Nju Jork me 820 pasagjerë, në “Montuk Point” (Long Island) u gërvisht në një shkëmb të paeksploruar, duke i shkaktuar një të

çarë prej 25.29 metrash të gjatë dhe 2.74 metrash të gjerë. Për fat të mirë, pjesa anësore e brendshme mbeti e pathyer dhe dhoma e motorëve e palagur, prandaj nuk u mbyt, por të nesërmen ajo vetë lundroi deri në portin e Nju Jork-ut [Lord:1986, ff. 30-31].

Nga kjo kohë, shënimet statistikore japin informata të rëndësishme për ndërtime anijesh të mëdha, secila më moderne se tjetra. Në nëntor të vitit 1879, në përdorim u lëshua anija “Ar-

KOHA Javore 16
E ENJTE, 9 MARS 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Hajrudin S. Muja

izona”, më e madhja në ditët e saj, e ndërtuar nga “John Elder & Company” në Skotlandë, e cila u përball me një molo akulli, duke i shkatërruar 30 këmbët e turirit, por pa humbje njerëzore. Pas tij më i veçuari dhe më luksozi ishte “Olympic”, që u lëshua në përdorim më 20 shtator 1910 dhe shërbeu për 25 vjet.

Në fillim të vitit 1908, zyrtarët e kompanisë britanike “White Star Line” deklaruan se donin të ndërtonin një avullore gjigante transatlantike. Të gjithë kemi dëgjuar për të. U quajt “Titanik” [Titanic], por përse? Pati vetëm një burim në lidhje me këtë. As vetë botuesi i “Belfast Morning News” si mitologjist nuk mundi të kuptonte, por në një editorial të mëvonshëm shkroi se me këtë emërtim quhej një racë mitologjike e cila zhvilloi luftë kundër vetë Zeusit deri në shkatërrimin përfundimtar të tyre. Zeusi: “Goditi titanët e fortë e të guximshëm me rrufe, duke e bërë vendbanimin e tyre të fundit thellësinë më të ulët e të harruar të Tartarusit”. Pastaj shprehu çudinë përse kjo anije gjigante u quajt me emrin e një race që simbolizonte përpjekjet e kota për t’u mposhtur nga armiku i tyre triumfues?! Ai pohoi madje se ndërtuesit dhe pronarët e dinin mirë dhe sigurisht duhej të kishin një arsye të fortë për këtë emërtim, në dukje të papërshtatshëm [Lord:1986, f. 26].

Plini i Riu (61-113) qe i pari që bëri përshkrimin e shpërthimit të Vesuviusit dhe zjarrit të madh të Pompejit, në vitin 79 të erës së re, si fenomene gjeologjike pa përfshirje të drago-

Dizajni i mahnitshëm që nuk ishte parë dhe nuk ishte dëgjuar më parë, sa vetë pronarët dhe kapiteni i anijes, veterani i deteve Eduard Xhon Smith, deklaruan me arrogancë se as “vetë Zoti nuk mund ta fundosë këtë anije”! E njëjta u tha edhe nga një anëtar i paidentifikuar i ekuipazhit, që duke u drejtuar pasagjerëve u tha se “vetë Perëndia nuk mund ta fundosë këtë anije”! Kështu u krijua miti i pamposhtjes!

jve, pa kacafytje të titanikëve dhe zortave [Fortey: 2005, f. 5]! Madje edhe kryqëzata e parë e shekullit XI shpesh quhej “ekspedita titanike” [Asbridge:2004, f. 2]. Në kontekst vetë pretendimi “i pathyeshëm” ose “i papërmbytshëm” nuk ishte aspak i logjikshëm për emërtimin e këtij ‘gjiganti’ [Lord:1986, f. 27]! Sidoqoftë, ndërtimi i tij filloi në kantierin e anijeve “Harland & Wolfe” në Belfast (Irlandë e Veriut) në vitin 1909, u lëshua në përdorim më 31 maj 1911 dhe u kompletua në shkurt të vitit 1912, me një kosto prej rreth 10 milionë dollarësh [Everett:2012]. Një vigan që nuk ishte parë e nuk ishte dëgjuar, 45.328 tonelata i rëndë, 268.98 metra i gjatë, 28.19 metra i gjerë dhe 53.34 metra i lartë (nga vija ujore deri në majë të katër hinkave), që do të dukej si një “qytet lundrues”, linja më e madhe e pasagjerëve në botë. Brendësia e modeluar sipas “Hotel Ritz” të Londrës, me kabina të klasit të parë dhe sallë pritjeje në stilin perandorak. Një “hotel” me dhoma gjumi, me palestër, me katër restorante dhe 50 mijë enë porcelani nga “Stonier & Co” e Liverpul-it, me pishinë, me spital, me dhomë operative, me skarë, kopsht palmash dhe një dhomë frigoriferi për të mbajtur ushqime të ndryshme. Kishte dhoma leximi, dy biblioteka, dy berberhane, banja turke, banja elektrike dhe një dhomë të errët fotografike. Në bord botohej edhe buletini ditor “Atlantic Daily Bulletin“, me lajme, reklama, çmime të aksioneve, rezultate të garave me kuaj, thashetheme të shoqërisë dhe menynë e ditës. Kishte dhoma ngrënieje dhe duhanpirjere, trotuare të hapura dhe të mbyllura. Një turbinë dhe dy motorë të fuqishëm me avull, secili me nga 15.000 kuaj fuqi, 29 bojlerë, secili mesatar-

isht nga 5.15 metra në diametër, më i madhi 6.09 metra i gjatë, kurse më i vogli 3.62 metra [“The Sinking of the Titanic”, 1912, f. 7]. Këta motorë për ta mbajtur me energji digjnin çdo ditë nga 600 tonë qymyr, me të cilën operonte një ekip prej 176 burrash. Shkallët madhështore zbrisnin në dhjetë kuvertat e anijes dhe paraqisnin panele lisi dhe kerubinë prej bronzi. 10.000 ishte numri i përafërt i llambave të përdorura në anije dhe i dritareve për t’i ndriçuar dhomat publike dhe kabinat, ku mund të akomodoheshin 3.547 pasagjerë me “varka shpëtimi për të gjithë” [Lord: 1986, f. 86]. “New York Tribune” (27.11.1010) pati publikuar një artikull ku shtrohej pyetja: “Si mund ta ankorojmë këtë përbindësh detar kur të arrijë në portin e Nju Jorkut?”

Më 1 qershor 1911, “Irish News and Belfast Morning News” e përshkroi si të pathyeshëm: “Në rast aksidenti, apo në çdo rast që të duket e nevojshme, kapiteni mundet, vetëm duke lëvizur çelësin elektrik t’i mbyllë menjëherë të gjitha dyert, praktikisht ta bëjë anijen të pambytshme”.

Pak ditë më pas edhe revista “Shipbuilder” shkruante për këto dyer “të mrekullueshme”, të cilat me lëvizjen e një çelësi elektrik do të mbylleshin dhe do ta bënin anijen të pambytshme [Lord: 1986, f. 28]!

Dizajni i mahnitshëm që nuk ishte parë dhe nuk ishte dëgjuar më parë, sa vetë pronarët dhe kapiteni i anijes, veterani i deteve Eduard Xhon Smith, deklaruan me arrogancë se as “vetë Zoti nuk mund ta fundosë këtë anije”! E njëjta u tha edhe nga një anëtar i paidentifikuar i ekuipazhit, që duke u drejtuar pasagjerëve u tha se “vetë Perëndia nuk mund ta fundosë këtë anije”! Kështu u krijua miti i pamposhtjes! (vijon)

KOHA Javore 17
E ENJTE, 9 MARS 2023
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Xhevdetdodasit - ndihmëtarë të paepur të luftës së

të mendoni mirë për punën që bëni. Të rinjtë janë e sotmja dhe e ardhmja jonë...”.

Para së të agonte, më 22 janar 1998, familja emërndritur Jashari ishte sulmuar për herë të dytë nga forcat kriminale serbe. Pasi ishin pritur ashtu siç pritën kafshërorët, ata ishin sprapsur keq. Në përballje lufte të paepur ishin plagosur vajzat e reja, Selvetja dhe Ilirjana. Pas pak ditësh, bashkë me disa anëtarë të KMDLNJ-së kishim vajtur për vizitë. Thellësinë e kuptimin mbresëlënës do t’i japë rrugëtimit tim të mëtejmë jetësor ajo vizitë, do ta kuptoj pas betejës së 5, 6 e 7 marsit, e cila e ka lartësuar historinë tonë të luftës për mbrojtjen e Atdheut e, me këtë, edhe të dinjitetit tonë kombëtar. Edhe tani më bëhet se e shoh fytyrën e babëlokut Shaban, që çelej kur tregonte se si i ishte ndalur mitralozi për një çast dhe si ia kishte rregulluar nipi, Besimi, sa çel e mbyll sytë, dhe si mërrolej kur thoshte me pezëm: “S’kem ku shkojmë përtej vendit tonë dhe s’e kemi ndërmend t’ua mësyjmë rrugëve me gra e me fëmijë. Jo! Jo! Kjo është shtëpia jonë...”.

Në mendje e zemër do të trokasin gjatë edhe fjalët porosi të Hamzës: “Ju që jeni punëtorë të arsimit, duhet

Të njëjtën ditë e kishim vizituar kryetarin e Degës së LDK-së në Skënderaj, z. Idriz Rrecaj. Pasi na tregoi se në atë gjendje ankthi e pasigurie, askush s’u binte mbrapa, na luti: “Porositni ata në Prishtinë, le të vijnë bile t’na shohin e mos të mendojë policia serbe se s’po na bie kush mbrapa. Këtu afër është posta e tyre dhe atje në kodër, fabrika e municionit, ku janë të vendosur policët e ardhur nga Serbia dhe ku ta di prej nga tjetër. Na kanë si në pëllëmbë të dorës. Vetëm le të vijnë. Tjetër gjë s’po kërkojmë prej tyre”. S’kishte faj. Drenica dukej si ishull i zbrazur. Njerëzit e shihnin se rrebeshi i luftës veç po u trokiste në derë dhe s’kishte si të mos e shihnin, prandaj ishin mbyllur nëpër shtëpia dhe përgatiteshin me ç’të mundnin. Në Prishtinë subjektet politike e partiake dhe qytetarët silleshin sikur Drenica të ishte një vend i huaj, diku në ndonjë skaj bote ku s’arrije dot. Sheshet, rrugët e kafenetë ishin plot e përplot. Propaganda që bëhej kundër UÇKsë, mjerisht edhe nga struktura të organizuara shqiptare, e kishin topitur rëndë frymën luftarake të masave të gjera të popullsisë, por jo përgjithmonë. Krimet monstruoze serbe ndaj popullsisë civile në Likoshan e Qirez, më 26 mars dhe ato në Prekaz, më 5, 6 e 7 mars, do të trokasin në ndërgjegjen e popullit duke i treguar se ç‘rrugë duhet ndjekur.

Përveç shpërndarjes te rinia shkollore e, në disa raste, edhe tek ajo studentore, këta djem e vasha Revistën “Gjimnazisti” do ta dërgojnë edhe në zonat e luftës për t’u treguar drejtpërsëdrejti çlirimtarëve se kishin përkrahjen e rinisë qytetase

Në rrethanat e krijuara, se çka duhej të bënte dhe si duhej të vepronte rinia dhe mësimdhënësit liridashës të një shkolle të mesme shqipe, veçmas ata të kryeqendrës së Kosovës kur edhe e vërteta për luftën e UÇK-së përhapej me vështirësi, do ta dëshmojnë personeli arsimor dhe grupi i të rinjve të Gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës, kryesia e Rinisë Shkollore, shumica maturantë të vitit shkollor 1998/1999, por edhe ndonjë nxënës i viteve të treta dhe redaksia e Revistës “Gjimnazisti”, e përbërë nga Samire Ademi, Besfort Rrecaj, Arianit Bytyçi, Fiton Peja, Bujar Sadiku, Kreshnik Gashi, Vlora Çitaku, Albana Rexhepi, Valbone Ruka, Ermal Sadiku dhe Kushtrim Berisha. Që në fillim të vitit shkollor, në shtator 1998, do të ftohen njohës të rrethanave politike në një tryezë kushtuar luftës së UÇK-së të titulluar “Kosova, lufta çlirimtare dhe mundësitë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, në të cilën do të marrin pjesë profesorët Blerim Reka, Behlul Beqaj, Arsim Bajrami, kryetari i Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së, Muhamet Mavraj, profesori Sahit Berisha e drejtori Binak Ulaj, si dhe kryesia e Rinisë Shkollore, redaksia e Revistës “Gjimnazisti” dhe një numër i nxënësve të tjerë. Pas diskutimeve, të gjithë ishin të një mendjeje se lufta e UÇK-së ishte zgjidhja e vetme e drejtë dhe si e tillë e domosdoshme dhe se duhej të përkrahej nga të gjithë.

Këta të rinj e të reja, të edukuar nga prindërit e tyre dhe në frymën liridashëse e qytetëruese të shkollës shqipe, të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën gjendej Kosova dhe të përgjegjshëm ndaj Atdheut, do të organizohen si një trup i vetëm në përkrahje të luftës mbrojtëse çlirimtare të UÇK-së duke iu kundërvënë propagandës së ethshme që bëhej kundër saj. Në rend të parë ata do

KOHA Javore 18 MOZAIK
Kujtime
E ENJTE, 9 MARS 2023
Binak Ulaj

ndihmëtarë së UÇK-së

të vihen në mbrojtje të luftës me shkrimet e tyre, me të cilat dëshmohej jo vetëm përkushtimi dhe pjekuria e tyre, por edhe vizioni për rrugën e lirisë. Kështu në “Gjimnazistin” e botuar në nëntor të vitit 1998, Arianit Bytyçi do të shkruajë: “Kosova në momentin e tanishëm gjendet në një udhëkryq të madh. Derisa trimat e lirisë përballen me një ofensivë shkatërrimtare serbe, udhëheqësit politikë të Kosovës mbeten të përçarë... dalin me deklarata të papërgjegjshme para faktorit ndërkombëtar duke mohuar rolin e UÇK-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

I kësaj fryme kritike është edhe shkrimi i Kushtrim Berishës, i botuar në “Gjimnazistin” i muajit dhjetor 1998. “Përderisa bijtë dhe bijat e Kosovës po e sakrifikojnë jetën e tyre, këtu bëhet sikur jetojmë në një botë tjetër, në atë botë të ëndrrave, duke ndenjur nëpër kafene e duke hapur propaganda kundër UÇK-së...”.

Të gjitha shkrimet e nxënësve i përshkon ndjenja e optimizmit në fitoren e luftës. I tillë është artikulli i Bujar Sadikut i titulluar “Nuk dorëzohen djemtë e Artakollit”. Botimi në faqe të parë i fotos së emblemës së UÇKsë edhe betimi i UÇK-së në brendi ishte një orientim për lexuesit. S’do mend se botimi i artikujve me emra të vërtetë të autorëve dhe shpërndarja haptazi e një reviste shkollore me përmbajtje të tillë në vitin 1998 e fillim të vitit 1999 ishte akt guximi dhe gatishmërie për bartjen e pasojave nga këta nxënës që ishin ende në moshë fare të re. Ata ishin të vetëdijshëm se kërkesa për mospolitizimin e shkollës me shkrime të tilla, do të thoshte politizim negativ i saj.

Përveç shpërndarjes te rinia shkollore e, në disa raste, edhe tek ajo studentore, këta djem e vasha Revistën “Gjimnazisti” do ta dërgojnë edhe në zonat e luftës për t’u treguar

Dihet se brezat identifikohen me ata që lënë

gjurmë në rrjedhat historike të kohës. Në një periudhë të rëndë por të ndritshme të luftës për liri, kur më së miri dëshmohej dinjiteti i individit, por edhe i kolektivit, gjurmë të tilla kanë lënë edhe djemtë e vashat xhevdetdodase, maturantë të vitit shkollor 1998/1999

drejtpërsëdrejti çlirimtarëve se kishin përkrahjen e rinisë qytetase. Duke parë se Nuhi Bytyçi, gazetar i luftës, shkonte e vinte nga fushëbetejat, Arianiti, djali i tij maturant, do ta luste atë ta merrte me vete gjë që paraqiste rrezik për të dy. Falë këmbënguljes së Arianitit, të dy së bashku do të marrin rrugën dhe do të arrijnë në Lladroc të Malishevës, ku do të takohen me drejtuesit e luftës, ndër ta edhe me Fatmir Limajn dhe Rexhep Selimin. Takimi dhe pritja e Vitit të Ri 1999 së bashku me ta ishte ngjarje jetësore, siç do të shprehet Arianiti dhe babai i tij, Nuhiu. Falënderimi dhe porosia e anëtarëve të Shtabit të UÇK-së drejtuar anëtarëve të redaksisë së Revistës “Gjimnazistit” do t‘ua shtojë besimin në misionin që kishte marrë. “...Kërkoj nga ju që të mos bini në intrigat partiake, apo të disa pseudoprofesorëve... Dëgjoni vetëm zërin e atdheut, i cili sot thërret të jemi sa më të bashkuar deri në fitore...” - do t‘i porosisë komandanti Fatmir Limaj. Në Malet e Berishës “Gjimnazistin” do ta dërgojë edhe profesori Sahit Berisha, bashkë me djalin e tij Kushtrimin, kurse në Artakoll, rrëzë maleve të Çyqavicës, do ta dërgojë Bujar Sadiku e Albana Rexhepi. Duke menduar se nuk po bëjnë sa duhet, ndonjëri prej këtyre djemve ishin të vendosur t’u bashkoheshin luftëtarëve të lirisë. Nuk e harroj rastin kur nxënësi Bujar Sadiku kishte ardhur në shtëpinë time së bashku me profesorin Sahit Berisha për t’u përshëndetur dhe thënë se në vend të çantës me libra ai do të rrokte armët. Duke pasur parasysh porosinë e Përfaqësuesit Politik të UÇK-së, bacës Adem Demaçi dhe atë të komandantit Shaban Shala, tani Hero i Kombit, me të cilët kam pasur nderin të njihem e bashkëpunoj në KMDLNJ gjatë viteve të nëntëdh-

jeta, se aktivitetin duhet përqendruar edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, veçmas te të rinjtë, kisha arritur ta bindi se lufta nuk dihet sa do të zgjasë dhe se ai dhe shokët e tij duhej të jepnin kontributin e tyre në Prishtinë.

Shkuarja e tyre në zonat e luftës kishte rëndësi të veçantë edhe për atë se prej andej këta djem e vajza shkruanin për ngjarje konkrete lufte, ku kishin qenë edhe vetë dhe sillnin fotografi, botimi i të cilave e bënte revistën e tyre tribunë publike të UÇK-së.

Në përmbajtjen ideore të “Gjimnazistit” rol të pazëvendësueshëm do të kenë sugjerimet e redaksisë së

“Botës së re”, organ i Lidhjes së Studentëve të Pavarur të Universitetit të Prishtinës, ku përgatitej e shtypej “Gjimnazisti”, veçmas të kryeredaktorit të saj Muhamet Mavraj. Falë përkrahjes që gëzonin nga redaksia e “Botës së re”, xhevdetdodasit do të marrin pjesë në të gjitha protestat e organizuara nga UPS, të cilat i kishin paraprirë mbështetjes së luftës nga nxënësit e Gjimnazit “Xhevdet Doda”. Pjesëmarrjen e tyre në protesta, por edhe të aktiviteteve tjera të rinisë shkollore, do t’i përjetësojë me aparatin e tij fotografik profesori Shyqëri Obërtinca. Vlen të theksohet se në vitin shkollor 1998/1999 ky gjimnaz do t’i mirëpresë njëqind e nëntëdhjetë e tre nxënës nga Drenica, por edhe nga viset e tjera të përfshira nga lufta. Dihet se brezat identifikohen me ata që lënë gjurmë në rrjedhat historike të kohës. Në një periudhë të rëndë por të ndritshme të luftës për liri, kur më së miri dëshmohej dinjiteti i individit, por edhe i kolektivit, gjurmë të tilla kanë lënë edhe djemtë e vashat xhevdetdodase, maturantë të vitit shkollor 1998/1999.

KOHA Javore 19 MOZAIK
E ENJTE, 9 MARS
2023

Kur është hapur shkolla e parë shqipe në ulqin?

Shkolla e parë, ta quajmë kombëtare, në gjuhën shqipe është ajo e periudhës Osmane e që ne e njohim si Mësonjëtorja e Korçës. Ajo u hap më

didaktike.

Një ndër gjuhët më të vjetra të trungut të gjuhëve indo-evropiane është gjuha shqipe. Sipas një studimi që ka bërë “New York Times” në vitin 2019, gjuha shqipe renditet e treta gjuhë më e vjetra menjëherë pas armenishtes dhe asaj helene. Në analet e shkruara për herë të parë gjuha shqipe përmendet në vitin 1285 dhe ate si e dëgjuar në malet afër Raguzës. Zyrtarisht, dokumentet e para të shqipes së shkruar janë: Formula e Pagëzimit (1462), Fjalori i Arnold fon Harfit (1497) dhe Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i shek. XV - fillimi shek. XVI).

Fakt është se në vitin 1555 botohet “Meshari” i Gjon Buzukut dhe ky paraqet librin e parë të shkruar në gjuhën shqipe. Nëse logjikisht mendojmë, lehtë vijm në përfundim se botimi i një libri të tillë pa lejen dhe mbështetjen e institucioneve fetare do të ishte e pamundur. Sipas Dr.Musa Ahmetit, dorëshkrimi më i vjetër shqip është ai i TEODOR SHKODRANIT i vitit 1210. Ka 208 faqe dhe i tëri është në gjuhën shqipe.

Sipas disa studiuesve

Shkolla e parë shqipe është hapur në Ulqin më 1258, pastaj nё Durrёs (1278), dy shkolla nё Shkodёr (1345 dhe 1395), në Tivar (1349), në Pult (1367), në Drisht (1396) etj., por këto nuk kanë mbështetje faktografike.

7 mars 1887 në Korçë. Mësimin e filluan 35 nxënës ndërsa mësuesi i parë ishte Pandeli Sotiri. Më 14 mars 1887 është çelur shkolla e dytë kombëtare në Pogradec. E kështu me radhë.

Po përpiqemi të sjell disa të dhëna lidhur me gjuhën dhe shkollën shqipe në Ulqin.

Mendohet se Arnold von Harfi fjalorthin e tij gjermanisht shqip e përpiloi në Ulqin në vitin 1496.

Gjon Buzuku supozohet se ka shërbyer diku në trekëndëshin: Ulqin-Krajë-Tivar dhe se Mesharin e ka shkruar mu këtu. Në vitin 2008 së bashku me mikun tim tashmë të ndjerë, Moikom Zeqo, gjatë vizitës së fshatit Klleznë, prej nga është edhe Dom Simon Filipaj, përkthyesi i Bibles integrale në gjuhën shqipe, ai identifikoi një varr mesjetar në oborrin e kishës. “Ja –tha ai, shumë lehtë mund të jetë që ky është varri i Gjon Buzukut”. Nëse “rastësia” nuk ekziston atëherë miku im ka pasë të drejtë sepse nga ai vend është edhe përktyesi i Bibles integrale. Pra, historia përsëritet më 1555 Meshari dhe 1994 Bibla, që të dy nga rajoni i Ulqinit.

Hafiz Ali Ulqinaku në vitin 18731874 shqipëron “Mevlydin” dhe më vonë sjell edhe disa përkthime tjera si dhe përpilon fjalorët shqip-turqisht dhe turqisht-shqip me gjithësej 1334 faqe. Një rëndësi më vete në këtë kontekst ka sidomos abetareja e Hafiz Aliut. E cila, ndonëse brenda logjikës së kohës është hartuar me alfabet arab, ajo ka vlera të veçanta atdhetare, shkencore, gjuhësore dhe

Ajo çka dimë deri më sot është se shkollat e para në gjuhën shqipe në territorin e e Malit të Zi janë hapur në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Deri në fund të qershorit të vitit 1917, funksionuan 23 shkolla në gjuhën shqipe. (Posta e Shqypnies, nr. 67, 28.7.1917, f.4 – Nail Draga).

Në vitin shkollor 1941-1942, Ministria e Arsimit nën drejtimin e Ernest Koliqit, emëroi shumë mësues në Kosovë dhe në pjesën veriore të Shqipërisë që kishte mbetur jashtë kufijeve të vitit 1913.

Mësuesi Jahja Domnori, nga Shkodra, u emërua për zonën e Ulqinit. Këtu, ai do të kryente detyrën e Drejtorit dhe Inspektorit të zonës. Duke pasur në varësi të gjithë rrethinën e Ulqinit, ai kishte nevojë për mësues të përgatitur dhe të ndërgjegjshëm. Duke ditur se kjo zonë kishte njerëz të etur për shkollën shqipe, e cila deri atëhere ishte e ndaluar, mësuesi Jahja Domnori, do të zgjidhte mësues nga familje të nderuara intelektuale, duke shfytëzuar njohjet që kishte me ta. (Syme Kokaj, Arsimi shqip në Anë të Malit 1945-1985, Ulqin, 2011, fq.55)

Mësuesit që punuan në shkollat e porsahapura shqipe janë:

Në Ulqin: Jahja Domnori, Zef Tarnaku, Angjelina Pistulli, Xhemal Lopçi, Persa Gjurbabaj, Hasan Brahimi, Minja Nikollë Gega dhe Ganije Baçe;

në Peçuricë: Luigj Shkjezi;

në Katërkollë: Prenkë Jakova, Viktor Kiçi dhe Prekë Shiroka;

në Sukubinë: Shuk Shllaku dhe Zef Berisha;

në Kosiq: Ramadan Milla;

në Ostros: Gaqo Pisha e Nuh Kuçi:

në Martiq: Ilija Xharra;

KOHA Javore 20 KULTURË
E ENJTE, 9 MARS 2023
Gazmend Çitaku

Nxënës nga Ulqini – normalistë në Prishtinë: ulur: Ruzhdi Ushaku, Xhemail Milla, JakMita, prof. rendi i parë: Cicilia Mita (shoqe), Limone Llunji, Naxhije Alibegu, Hajrudin Pufja; në këmbë: Ismet Lamoja, Bahri Brisku, Pjetër Mirdita, Hasan Gorana, Ruzhdi Alibegu, Daut Shurdha, Hilmi Cungu, Mufid Hoxha, Engjëll Berisha, prof., Viti shkollor 1953/54 Normalja në Prishtinë - universitet i kohës

në Muriq: Qazim Kraja; në Dedaj: Vatë Gjeloshi; (H. Ulqinaku & G. Karamanaga, SHKOLLA SHQIPE NË ULQIN, Ulqin 2022, fq. 34)

Në vitin 1941/42 në Ulqin fillon punën shkolla “Skënderbeu” në shtëpinë e File Pashabegut, nën Kala. (H. Ulqinaku & G. Karamanaga, vep.e cit., fq. 13)

Në Anë të Malit punonte shkolla në Kosiq, Katërkollë dhe Sukubinë, të cilat i frekuentonin fëmijët e 17 fshatrave, shkollat gjatë luftës u mbyllen për tu rihapur përseri pas luftës. (Syme Kokaj, vep.e cit., fq.55)

Kështu shkollat e para me mësim në gjuhën shqipe rifilluan të hapen me të përfunduar lufta, pra në vitin shkollor 1945/46” (dr. N. Draga “Shqiptarët në Mal të Zi”)

Në Ulqin në vitin 1945 rifillon shkolla në gjuhën shqipe me ato kushte që kishte lejuar Lufta e Dytë Botërore, me tekste nga Shqipëria. Mësues ishin Antonia Markoviq dhe Minja Nikollaidis mirëpo kësaj radhe atyre iu bashkëngjitën edhe mësues të ri të formuar në Tiranë dhe vende tjera: Qothere Pelinku Llunji, Paulina Pepgjonaj, Veli Hoxha, Muhamet Zejnelaga, Çylo Mollabeqiri, Shaban Gorana, Qazim Gorana.

Vlenë të përmendet edhe kontributi i Vatë Martini Elezaj nga Shtoji i cili me këmbëngulje kontribuoi në shkollën shqipe të Shtojit.

Në Arkivin e shkollës fillore “B. Elezaga“ në Katërkollë ekziston Libri i amëzës -UPISNICA-e shkruar me shkrimin qirilicë e vitit 1945/46, ku figurojnë të regjistruar në klasën e parë në shkollën e rihapur, gjithsejt 213- nxënës. Prej tyre të panotuar figurojnë 95-nx. ndërsa përserisin klasën 60-nx. Nxënësit ishin të moshave të ndryshem prej 7-14 vjeç (Syme Kokaj, vep.e cit., fq.56-58)

Në gusht të vitit 1947, me vendim të Ministrisë së Arsimit-Cetinë, nr. 15491, në Katërkollë vjen Junuz Divanoviqi, si arsimtar dhe organizator i procesit arsimor-edukativ e kulturor. Ai ishte familjar dhe u vendos në banesën e shkollës pa kurrfarë infrastrukture. Me ardhjen e tij në shkollë ai shenoi: ”Tërë inventarin e shkollës e përbëjnë 23-banka të vjetra dhe të thyera, nji drrasë e zezë, nji tavolinë, nji hartë e Jugosllavisë dhe Amza kryesore e ruajtur, por e shenuar shumë keq”. Këtë vit ishte hapur edhe klasa e pestë (V) në Katërkollë e Junuzi vazhdon: ”Kam shkuar shtëpi për shtëpi, herë vetem e herë me shokë edhe nga 2 e 3-herë që të regjistroj fëmijët në shkollë e sidomos në kl. V, prandaj edhe mësimi në kl. V filloi me vonesë pas gjysmës së shtatorit”. (Syme Kokaj, vep.e cit., fq.110)

Mësuesit me të cilët Junuzi punoi këtë vit ishin: Daut Hoxhiqi, Lucija Qetkoviq dhe Mehmet Cuca, gjithnjë

si mësues të përkohëshem dhe pa kualifikimin përkatës. (Syme Kokaj, vep.e cit., fq.110)

Viti 1950 shënon një datë historike për arsimin shqip. Në këtë vit hapet shkolla normale në Gjakovë dhe për herë të parë nxënës nga trevat shqiptare në Mal të Zi kanë mundësi të shkojnë dhe të shkollohen në gjuhën amtare. Në mungesë të linjës transportuese të udhëtarëve, pushteti i atëhershëm organizon një kamion ushtarak me të cilin nxënësit shqiptarë nga Mali i Zi shkojnë në Gjakovë. Këtë Normale e regjistrojnë, nga Ulqini: Naxhie, Dilavere, Sadie dhe Ruzhdi Alibegu, Hasan Gorana, Bahri Brisku, Ilmi Cungu, Kabil Veliaga, Ismet Lamoja, Mefit Hoxha, Riza Rexha, Bajram Rexha, Faik Avdiu, Fadil Taipi, Beqir Kasneci, Brahim Cuca. Më 1953 Normalja kalon në Prishtinë dhe prapë nga këto treva shkojnë për shkollim: Pjetër Mirdita, Zef Mirdita, Shefki Karamanaga, Xhemal Milla, Ruzhdi Ushaku, Hinda Alibegu, Hajro Ulqinaku, Limone Llunji, Shefqet Peku, Bajram Sella, Sabri Holli, Xhevdet Holli, Osman Ibroçi. Në vitin 1956 me një urdhër të çuditshëm mbyllen shkollat në gjuhën shqipe dhe bëjnë që nxënësit shqiptarë të vazhdojnë shkollimin në gjuhën joamtare. Kjo fatkeqësi zgjati deri në vitin shkollor 1960/61. Me vendimin e KK të Ulqinit, në vitin 1965 u themelua Gjimnazi në Ulqin me mësim në të dyja gjuhët. Ndërtesa e re solemnisht u hap me 16.11.1969, fillimisht me 360 nxënës. Sot në këtë ndërtesë e cila është ndërtuar për t’i plotësuar nevojat për 350 - 400 nxënës, mësimin ndjekin 1306 nxënës të ndarë në 44 paralele (18 në gjuhën Serbe dhe 26 në gjuhën Shqipe). Mësimi zhvillohet në dy turne.

Nga gjiri i Ulqinit kanë dalë disa emra të mëdhenj të letërsisë shqipe si: Hajro Ulqinaku, Mehmet Kraja, Basri Çapriqi.

KOHA Javore 21 KULTURË
E ENJTE, 9 MARS 2023

Në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit

Ramazani - muaj i fisnikërimit tonë

manë, sepse me të duhet të largohemi - në kohë të caktuara, pra nga imsaku e deri në iftar nga gjërat që në esencë i kemi të lejuara.

Zoti xh.sh. në Kuranin fisnik, thotë: ”O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.

tivitet.

Një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame është edhe agjërimi i muajit të bekuar të Ramazanit. Për këtë arsye, muaji i Ramazanit mbartë në vete vlera të mëdha dhe bekime të panumërta. Agjërimi i këtij muaji ndërkaq është ibadet dhe adhurim i veçantë dhe i dalluar nga adhurimet e tjera, që kërkon bindje dhe sakrificë më të madhe nga besimtarët mysli-

Së këndejmi, muaji Ramazan është muaji i shenjtë. Prandaj dhe ditët, netët, orët dhe minutat e tij patjetër që kanë një vlerë më të madhe në raport me të njëjtët jashtë këtij muaji. Edhe veprat që bëhen në Ramazan kanë vlerë më të madhe, por edhe shpërblimi do të jetë më i madh. Agjërimi në të vërtetë e forcon njeriun, e kalit, e edukon dhe mbush me pozi-

Se ç’vlera ka agjërimi i këtij muaji, flasin një numër i madh i thënieve (haditheve) të Pejgamberit a.s., ndër të cilët po veçojmë hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra r.a. nga Pejgamberi a.s. të ketë thënë: “Agjërimi është mbrojtës dhe (agjëruesi) le të mos kryejë vepra të turpshme e të këqija, nëse dikush e sulmon ose e fyen le t’i thotë dy herë:” Unë agjëroj!”

Pasha Atë që shpirti im është në duart e Tij, aroma e gojës së agjëruesit është më e këndshme te All-llahu sesa aroma e parfumit. Agjëruesi e len ushqimin, pijen dhe kënaqësitë për Allahun. Prandaj dhe Allahu thotë se agjërimi është i Imi dhe Unë dhe për secilën vepër të mirë do të ketë

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 9 MARS 2023
Mihana Goga

shpërblimin e dhjetëfishuar. Ardhja e Ramazanit është shpresë se mëshira e Zotit xh.sh. do të bjerë mbi ne, se bekimet e Zotit do të derdhën mbi botën mbarë, ngase Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush falet me devotshmëri në Ramazan dhe besim të vërtetë që atë që ka obligim duke llogaritur në shpërblimin e All-llahut do t’i falen mëkatet e mëhershme të bëra (ndaj All-llahut)”.

Agjërimi zhvillon te njeriu ndjenjën e mëshirës, rillogaritjen e vetes, kujdesin e shtuar ndaj anëtarëve të familjes, edukimin e tyre duke shfrytëzuar ditët e Ramazanit si mundësi. Ai ka edhe një efekt shumë domethënës tek edukimi i të rinjve dhe tek lidhja psiko-socile e tyre në raport me fenë e tyre.

Falë agjërimit njeriu kupton më mirë vlerën e begative, duke pasur parasysh se ai e privon vetveten nga këto begati për një periudhë të caktuar, por njëkohësisht e shpërblen për mundin e bërë. Këtë më së miri e sqaron ngjarja e Pejgamberit tonë të dashur Muhamedit a.s. me beduinin, kur ky i fundit kishte thënë:

- “O i dërguar i Allahut, më informo se ç’më ka urdhëruar All-llahu prej

namazeve?”

- “Pesë (kohët) e namazit, përveç nëse ti dëshiron diçka vullnetarisht”

– qe përgjigjur Pejgamberi a.s.

- “Më informo se ç’më ka urdhëruar All-llahu prej agjërimit?”

- “Muajin e Ramazanit, përveç nëse ti dëshiron edhe diçka vullnetarisht”.

- “Më informo se ç’më ka urdhëruar All-llahu prej zeqatit?”

Kur Pejgamberi a.s. e informoi me të gjitha obligimet islame, nomadi tha: “Pasha Atë i cili të ka nderuar (me pejgamberllëk) nuk do të shtoj vullnetarisht asgjë, por edhe nuk do të shkurtoj (nuk do të pakësoj) prej asaj që më ka obliguar All-llahu”. Pejgamberi a.s. (me atë rast) tha: “Nëse ka qenë i sinqertë ka për të hyrë në Xhenet”.

Agjërimi i muajit të Ramazanit, sikurse dihet, është obligim për çdo besimtarë mysliman, qoftë mashkull apo femër që ka mbushur moshën e pubertetit dhe ka zhvillim mendor normal. Po ashtu ngritja në syfyr për të ngrënë para se të hyjë koha e agjërimit, është e preferuar ngase Pejgamberi a.s. ka thënë: “Hani syfyr, sepse në syfyr ka bereqet”. Ushqimi në syfyr i jep forcë besimtarit që të

durojë agjërimin gjatë ditës. Koha e syfyrit është njëra nga kohët kur duaja pranohet nga Allahu. Këndimi i lutjes së më poshtme në kohën e iftarit është synet: “Allahu im, për hirin Tënd agjërova, ty të besova, te Ti u mbështeta dhe agjërimin tim me riskun Tënd e hapa. Dhe bëra nijet të agjëroj edhe ditën e nesërme të Ramazanit. M’i fal gjynahet e kaluara dhe gjynahet në të ardhmen!” .

Në këtë muaj më së shumti duhet të ketë vend ibadeti: leximi i Kuranit fisnik, pastaj krahas namazeve të detyrueshme të falim edhe nafile, të shtohet dhikri-përmendja e Zotit xh. sh., të bëhet dua, të ndahet lëmoshë, të pendohemi tek Zoti xh.sh., ta falënderojmë Atë për të gjitha mirësitë që na i jep, si dhe të lexojmë literatura të dobishme në mënyrë që agjërimi ynë të ketë kuptim të plotë.

Duke ua uruar të gjithë besimtarëve myslimanë dhe në veçanti lexuesve të gazetës Koha Javore muajin e Ramazanit, e lusim Allahun xh. sh. që lutjet dhe adhurimet tona të na i pranojë dhe mbi ne të derdhë mëshirën dhe rahmetin e Tij të pakufishëm! Paqja dhe harmonia qoftë mbi banorët e gjithë botës mbarë!

KOHA Javore 23 KULTURË
E ENJTE, 9 MARS 2023

Portret: Haxhi Taipi, dhe mësues i plejadës të arsimit shqip në

Haxhi Taipi, veteran i arsimit nga Ana e Malit u lind në fshatin Katërkollë në vitin 1932. Me rihapjen e shkollave pas luftës në vitin shkollor 1945/46, Haxhiu ishte nxënës në klasë të tretë. Pas përfundimit të shkollës fillore katër klasëshe, vazhdoi gjimnazin e ulët (ciklin e lartë) dhe në vitin shkollor 1949-50 përfundoi në mënyrë të rregullt klasën e 7-të. Ishte ndër nxënësit e gjeneratës së parë që përfundoi shkollën 7-vjeçare. Shkollën e mësuesisë e përfundoi në Nikshiq në vitin 1953. Ka punuar si mësues në shkollën e Krythës dhe në Katërkollë. Për punën e tij shumë vjeçare, përkushtimin dhe kualitetet e veçanta si mësues, në vitin 1990 propozohet nga Këshilli i mësimdhënësve të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” si Punëtori më i mirë i arsimit.

Mësues Haxhi Taipi në vitin shkollor 1941/42 (kur Italia i çliroi këto treva) ka qenë nxënës i kompozitorit të njohur Prenk Jakova i cili ka punuar si mësues në shkollën e Katërkollës dhe në Krajë. Rreth jetës së tij për herë të parë kam dëgjuar së bashku me nxënësit e mi në vitin 2010 kur ka qenë mysafir në orën time dhe nxënësve u foli për jetën si nxënës dhe më pas për kujtimet dhe angazhimet si mësues. Një vend të veçantë çdo herë në bisedat e tij zë

ish-drejtori i shkollës së vjetër Jonuz Divani dhe një pjesë e stafit, të cilët me angazhimin dhe punën e tyre bënë që shkolla t’i tejkalojë kufijtë e një shkolle n’katund. Dhe kështu për këtë shkollë zani mori dhenë në krejt ish-Jugosllavinë dhe më gjerë. Këtë e dëshmojnë më së miri filmat dokumentar për këtë shkollë, artikujt gazetaresk (rreth 67 të tillë) si edhe shënimet e shumta në librin e kujtimeve të shkollës së vjetër.

to vend të rëndësishëm zinte himni kombëtar. Mësuesi na mësonte të vizatonim edhe flamurin. Mbaj mend si sot ditën kur Viktor Emanueli III, erdhi na përshëndeti neve dhe mësuesin dhe na dha një dhuratë simbolike. Dhuratën mësuesi e ka bërë të holla dhe na i ka nda ne. Kemi shkuar në ekskurzion në Kalanë e Shasit, te burimi në Millë etj.

Ende sot e kësaj dite i kujtoj dy poezi që na i ka mësuar vetë ai. Aq me pasion dhe dashuri i kam mësuar sa që edhe pse në moshë i përsëris dhe i kujtoj me nostalgji të madhe. Njëra titullohet “Flutur, flutur” kurse tjetra “Topi”.

Çdo herë është emocionuese të dëgjosh rrëfimin e tij se si me shokët dilnin në oborr të shkollës të prisnin mësuesin e tyre të klasës së parë, kompozitorin e mësuesin e njohur Prenk Jakovën. Ai pasi që linte biçikletën në vendin e duhur, u niste në drejtim tonë dhe na ledhatonte dhe përqafonte dhe ashtu shkonim drejt klasës tonë ku për fat të keq të gjithë ishim djem dhe asnjë vajzë. Mësues Jakova na ka mësuar shumë shumë gjëra dhe jo vetëm shkrim e lexim, por edhe edukatën të cilën më pas e mbartnim në familjet tona. Për herë të parë mësuam për historinë e Skënderbeut, Malin e Tomorrit, Fushën e Myzeqesë, Lumin Valbona, etj. Shumë gjëra mësuam atëherë për Shqipërinë që s’i kemi ditur e ndër

Në klasën tonë me mësues Jakovën mësonim edhe këngë korale. Mbasi përfundonin orët, kur shkojsha në shtëpi nëna më thonte: Ju kam ndigju tuj këndu, kam ndigju korin...

Dmth me kaq dëshirë e pasion kemi kënduar si nxënës në klasë të parë. Ai me emocion të veçantë përshkruan klasën e tij, tregon për tre rreshtat e bankave (banka dërrase të palyera). Ishim 30 djem në klasë pa asnjë vajzë.

Mësues Haxhi Taipi flet me dashuri dhe respekt të madh edhe për drejtorin legjendar Jonuz Divanin i cili

KOHA Javore 24 PORTRET
E ENJTE, 9 MARS 2023
Luljeta Avdiu-Cura Haxhi Taipi me nxënës në shkollë në Katërkollë, viti 2010. Pas 20 viteve përsëri në klasë Mësues Prenk Jakova me nxënës në vitin shkollor 1941/42

nxënës plejadës së artë Anë të Malit

këto propozime nëse arrijnë të bëhen realitet, atëherë i dalim borxhit Jonuz Divanit, shprehet çdoherë mësues Haxhi Taipi.

Së fundmi u takuam në prag të 7 Marsit 2022, Ditës Kombëtare të Arsimit Shqip. Sërish vendtakimi ynë ishte shkolla e vjetër në Katërkollë.

filloi punën në Katërkollë me datë 5.9.1947 dhe filloi të udhëheqë shkollën pesëvjeçare në Katërkollë. Jonuzi në raportin për punën 12-vjeçare në Katërkollë në këtë mënyrë e përshkruan godinën e shkollës dhe oborrin e saj: ”Dera e godinës së shkollës dhe banesës ishin të lidhura me tel dhe konop. Dritaret, disa ishin të hapura e disa të thyera. Para dyerve të ndërtesës së shkollës fshatarët kishin bërë rrugicë. Të gjitha ato më tepër i ngjanin hanit të lëshuar fshatar se sa institucionit arsimor. Në godinë të shkollës kam hyrë përmes dritares”.

Sipas Haxhi Taipit, Jonuz Divani mund të konsiderohet Mësues i Popullit, për krejt kontributin e tij në ngritjen e ndërgjegjësimit për shkollimin e fëmijëve në trevën e Anës së Malit, mbajtjen e kurseve kundër analfabetizmit dhe shnëdrrimit të shkollës së Katërkollës në një shkollë model dhe nxjerrjen e saj jashtë koordinatave të një shkolle në katund.

Në bazë të rrëfimeve të mësues Haxhi Taipit në vitin 2011 më lindi idea për të punuar një dokumentar për shkollën e vjetër. Dokumentari u titullua: ”Shkolla e vjeter në Katërkollë - simbol i dijes dhe vetëdijes”. Takimet me nxënës dhe me mësues të tjerë veteran kanë qenë të shpe-

shta në oborrin e shkollës së vjetër. Dëshira e madhe për t’ju përcjell nxënësve mesazhet e këtij mësuesi të përkushtuar më ka shtyrë gjithmonë që ta ftoj mësues Haxhin në oborr të shkollës së vjetër si dëshmitar i periudhave të ndryshme dhe shumë të rëndësishme për arsimin shqip në trevën e Anës së Malit. Në vitin 2013 pata zhvilluar një intervistë ku në fund të intervistës dha edhe disa porosi në lidhje me shkollën dhe figurën e Jonuz Divanit.

Mësuesi në fjalë gjatë kësaj kohe ka zhvilluar intervista edhe me gazetarë të ndryshëm dhe me rëndësi është edhe intervista dhënë një grupit të të rinjve (qeshor 2022) që po inçizojnë një dokumentar për arsimin shqip në Anë të Malit dhe më gjërë.

Apeli i tij në çdo kohë dhe çdo vend është që shkolla e vjetër të shndërrohet në shkollë muze dhe të mbajë emrin e Jonuz Divanit, të mbahet një simpozium për figurën e tij dhe më pas të botohet edhe një libër për të. Busti i tij nuk duhet të qëndrojë i vetëm tërë kohës, por në data dhe ditë të caktuara të vizitohet. Të gjitha

Mësues Haxhi Taipi me vullnetin e tij të pashoq asnjëherë nuk u lodh së foluri për shkollën e vjetër e cila bën pjesë te trashëgimia jonë materiale dhe shpirtërore. Ikonat e kësaj shkolle për të janë Prenk Jakova, Jonuz Divani dhe të gjithë kolegët dhe nxënësit e përkushtuar që ngritën lart emrin e institucionit tonë shkollor që sot mbart emrin e heroit, ulqinakut “Bedri Elezaga”. Le të jetë mësuesi në fjalë shembull se si duhet vendi. Institucionet tona duhet të kujdesen për njerëz të këtillë, njerëz model me shembullin dhe punën e tyre, dhe personat në fjalë të nderohen ashtu siç e meritojnë.

KOHA Javore 25 PORTRET Taipi,
E ENJTE, 9 MARS 2023
Vizitë klasës ku mësoi mësues Haxhi Taipi me nxënës të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” Në foto nga e majta e mësuesit Haxhi Taipi, Xhemal Hoxha (i ndjerë), mësuesja e parë Rrukije Lika-Shaba (e ndjerë), si dhe sekretari i parë i shkollës së vjetër Shaban Hoxha (i ndjerë)

Intervistë me regjisorin Gabriel Camaj

Dua të tregoj kulturën dhe historinë e Shqiptarëve nga Mali i Zi

Koha Javore: Pas përfundimit të Shkollës së Mesme të Përzier 25 “Maji” në Tuz, Ju u përcaktuat për regji televizioni dhe filmi në Akademinë e Arteve në Tiranë, dhe më pas masterin e vijuat në Akademinë e Arteve Dramaturgjike në Cetinë. Çfarë ishte shtysë që të përgjedhni ta studioni këtë fushë?

G: Camaj: Si adoleshent gjithmonë kam qenë i interesuar për shumë gjëra. Gjithnjë doja të dija gjithçka, për çdo gjë. Pasi mbarova shkollën e mesme, fillova të mendoja se cila fushë e artit mund të më japë më shumë hapësirë për të zhvilluar idetë e mia, e që kanë të bëjnë me tematika të ndryshme. Dhe pikërisht këtu më lindi ideja për të ndjekur studimet për regji filmi dhe televizioni.

Koha Javore: Na rrëfeni disa nga eksperiencat më të bukura

përgjatë viteve të studimit?

G. Camaj: Kam disa eksperienca të bukur gjatë studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë. Njëra prej të veçantava ishte njohja me profesorin tim të preferuar, të ndjerin Gjergj Xhuvani. Një eksperiencë tjetër ka qenë në Festivalin e Filmit “Manaki Brothers” në Manastir, kur takova kinematografin e njohur Roxher Dekins, por momenti që do ta veçoja është kur para një muaji bashkëpunova me aktorin e madh Enver Petrovci.

Koha Javore: Regjia si disiplinë përkufizohet si mjeshtëria dhe puna e regjisorit, por për të gjithë ata që nuk e njohin nga afër, çfarë është konkretisht roli dhe veprimtaria e një regjisori?

G. Camaj: Mendoj se këtë pergjigje e ka dhënë më së miri regjisori i famshëm Kuentin Tarantino kur shprehet se: “regjisori duhet të di se çfarë do,

se cila është ideja e tij dhe pastaj të arrijë ta komunikojë këtë ide me bashkëpunëtorët e vet siç janë drejtori i fotografisë, kinematografi, producenti, aktorët dhe shumë të tjerë që marin pjesë në realizimin e një filmi.

Koha Javore: Tashmë si profesionist i kësaj fushe, me titull kualifimi master në regjinë e televizionit dhe filmit, si e shikoni sot kinematografinë shqiptare, sa po avancon ajo në raport me vendet e zhvilluara?

G. Camaj: Kinematografia shqiptare për momentin nuk është në një nivel mjaft të lartë. Shumica e filmave që po dalin nga Shqipëria janë sipërfaqësor, në nivel shumë të ulët dhe kjo lind nga nevoja për të krijuar filma komercial, për të prodhuar sa më shumë të ardhura, por

KOHA Javore 26 INTERVISTË
E ENJTE, 9 MARS 2023

komerciale. Nuk do të thotë se filmi mepatjetër është i nivelit të ulët, por mungon indentiteti artistik, mungon dashuria dhe pasioni për këtë formë të artit. Filmi shqiptar sot është kthyer në kontent për t’u konsumuar dhe jo për t’u analizuar ose për të përcjellur një mesazh tek audienca e vet. Kjo ka impakt te shikuesi shqiptar, që një numër mjaft i madh (për faktin se prodhohen filma pa vlerë) nuk e ka të zhvilluar paletin artistik që të dijë kur në ekranin e madh tregohet një produkt që është pa vlerë dhe vetëm për shitje. Kjo assesi nuk do të thotë se kinematografia shqiptare nuk ka regjisorë të mirë. Shembull mund të marrim regjisorin Gentian Koci, i cili me filmin e vet “Një filxhan kafe dhe kepucë të reja veshur” është nominuar per Çmimin “Oscar”.

Koha Javore: A keni Ju ndonjë idhull nga regjisorët e njohur shqiptarë, apo nga ata botëror, që ju frymëzon të arrini në këtë profesion?

G. Camaj: Më lart tregova se një nga eskperiencat e mia me të bukura ka qenë fakti se kam pas profesorin, tani të ndjerin Gjergj Xhuvani që, për mendimin tim, filmi “Parullat” është filmi më i mirë shqiptarë që është prodhuar ndonjëherë. Po ashtu, më inspiron edhe regjisori Emir Kustori-

ca. Filmi i tij “Underground” paraqet një kaos të vërtetë, të cilin vetëm ai mund ta kontrollonte dhe të prodhonte një eksperiencë kinematografike në nivel aq të lartë.

Koha Javore: Ende pa përfundur fakultetin, Ju si student e shpalosët kreativitetin Tuaj artistik me prodhimin e dy filmave me metrazh të shkurtër të quajtur “Paqja” dhe “Fija e fundit”, ku njëherësh ishit shqiptari i parë nga Malësia që sollët këta filma në Kinotekën e Podgoricës. Në pika të shkurtra na tregoni çfarë pasqyrojnë filmat në fjalë dhe si u pritën nga audienca?

G. Camaj: Përveçëse pasqyrojnë udhëtimin dhe pjekurinë time si regjisor, ata dy filma flasin edhe per një çështje personale që ka të bëjë me pjesën e çdo individi; humbja e një dashurie të kaluar, ose humbja e një gjëje që ne e kemi dashur. Dhe mendoj se mu për këtë arsye audienca arriti të komunikojë me këta dy filma.

Koha Javore: Sa impanjative ishte për Ju jetësimi i këtij projekti duke qenë se ishte “sprova” e parë për Ju?

G. Camaj: Unë jam shumë kompetitiv me veten kur bëhet fjalë për realizimin e projekteve të mia. Çdo film

që unë drejtoj është një pjesë personale e imja, pra unë jap diçka nga jeta ime në mënyrë që ky film të ketë “frymën” e vet dhe normalisht duke qenë së është kaq personale për mua, kam qenë absolutisht impenjativ.

Koha Javore: Pas publikimit dy filmave në fjalë, Ju e intensifikuat punën Tuaj me angazhimin për filmin e radhës i cili është në realizim e sipër. Për çfarë filmi bëhet fjalë, ku zhvillohet ngjarja dhe kush janë protagonistët e filmit?

G. Camaj: Filmi i radhës quhet “Palma” në të cilën zhvilloj një familje tipike ballkanike ku prindërit, gjeneratë e vjetër, gjeneratë e rritur në kohën e komunizmit, mundohen të kontrollojnë jetën e femijëve të vet ashtu siç mendojnë ata se është më së miri. Normalisht përtej kësaj, filmi do të zhvillojë një konflikt më të thellë dhe më personal për personazhet e tjerë: babai, që e ka mishëruar i madhi Enver Petrovci dhe e bija Ana, sjellur në jetë nga e talentuara, Flaka Latifi.

Koha Javore: Cilat janë planet tuaja në fushën e kinematografisë?

G. Camaj: Planet e mia janë të qarta: dua të tregoj kulturën dhe historinë e Shqiptarëve nga Mali i Zi.

Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 27 INTERVISTË E ENJTE, 9 MARS 2023

përrallë

Sfidat e shkrimit romanit dokumentar

“Romanet dokumentare ose dokuromanet shkruhen rrallë. Është një punë e lodhshme, duhet t’u qëndrosh konkrete që u referohesh. Dhe ishte një sfidë për mua. Nuk kam shkruar më herët roman dokumentar.

njëkohësisht duhej bërë edhe një stil personal, duhej bërë faktet sipas mënyrës sime autentike… Pas pjesa e dekoracionit stilistik, ajo që e përvetëson lexuesin. Por për asnjë moment nuk u jam shmangur fakteve”, për romanin “Një fije shprese, një fije shkrepëse”.

Ulqin – Në kuadër të takimit me shkrimtarin, studiuesin e letërsisë dhe profesorin universitar Ag Apolloni, të shtunën mbrëma në Librarinë “Ulqini” është bërë përurimi i dy romaneve të tij të fundit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” dhe “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”.

Udhëheqësi i takimit, poeti Argëzon Sulejmani, ka thënë se kanë zgjedhur t’i promovojnë këta dy libra të këtij autori për shkak të tematikës, rrethanave, kohës, por pse jo edhe stilit. Në prezantimin që i ka bërë shkrimtarit, ai ka thënë se Apolloni është një autor atipik për letërsinë e gjuhës sonë, për risitë dhe riskun që ndjek dhe promovon.

“Meqenëse vepra e tij dominohet, ndër të tjera, nga kontrasti-përthyerja, atëherë do të mund të themi që letërsia e tij përbën një prurje të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare, kurse të zakonshme për kulturën evropiane”, ka thënë Sulejmani. Ai ka vijuar duke thënë se “ndërthurjet e shumta në veprat e tij: poetika, dramatika, mistika, antika, muzika, kineastika, heretika etj. e formësojnë mozaikun apo stilin brikolar me të cilin lexuesi shqiptar është njohur vonë dhe kjo vonesë s’do mend që ka ndikuar në formimin intuitiv kulturor të qenies sonë”.

“Një fije shprese, një fije shkrepëse” është një roman dokumentar që përshkruan vizitën e tre shokëve në shtëpinë e nënës Ferdonije, e cila gjatë luftës ka humbur katër djemtë dhe burrin. Linja e parë e këtij romani është udhëpërshkrim dhe mbaron aty ku nis. Mirëpo brenda saj gërshetohen edhe linja të tjera, që shpalosin histori të përndjekjes, shpërnguljes, dhunimit, vrasjeve, masakrave, pritjes dhe vetëvrasjes. Ndërkaq romani “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur” flet për një Kësulëkuqe koketuese dhe një Ujk të

sëmurë. Është një histori e dashurisë dhe një shëtitje nëpër pyllin magjik të tregimtarisë, ku personazhet futen shtigjeve të mitologjisë, përrallës, religjionit dhe animacionit. Ai flet edhe për përdhunimet gjatë luftës në Kosovë dhe për pasojat e tyre në paqe.

Duke folur për lidhjen e dy librave, shkrimtari Apolloni ka thënë se lidhja e tyre më e madhe është në aspektin tematik, sepse si referencë kanë luftën.

Apolloni ka treguar se para se të niste të shkruante romanin “Një fije

KOHA Javore 28 KULTURË
E ENJTE, 9 MARS 2023
Ulqin u bë përurimi i romaneve “Një fije shprese, një fije shkrepëse” dhe “Kësulëkuqja,

të rritur” të shkrimtarit Ag Apolloni

të dokumentar

qëndrosh besnik burimeve arkivore, rasteve

dokumentar. Duhej përfillur të gjitha faktet dhe Pas përzgjedhjes së fakteve, është ajo fakteve”, ka thënë Apolloni duke folur

shprese, një fije shkrepëse” ka pasur fiksim për restaurimin e veprave të humbura ose gjysmake. Pastaj rastësisht ka bërë një vizitë te nëna Ferdonije, ku vërejti se miti dhe realja mund të lidheshin.

“Dhe e lashë mitin dhe u mora me personin e vërtetë. Personit të vërtetë i dhashë përmasa mitike që ta ngrija në njëfarë mënyre në kohë dhe të mbetej e përjetshme dhimbja e saj. Nuk e di sa ia kam arritur, por ky ka qenë qëllimi”, është shprehur ai. Apolloni ka shpjeguar se pse romani fillon dhe mbaron me Nënë Terezën?

“Apolloni është një autor atipik për letërsinë e gjuhës sonë, për risitë dhe riskun që ndjek dhe promovon. Meqenëse vepra e tij dominohet, ndër të tjera, nga kontrasti-përthyerja, atëherë do të mund të themi që letërsia e tij përbën një prurje të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare, kurse të zakonshme për kulturën evropiane”, ka thënë poeti Argëzon Sulejmani

“Një libër që flet për nënat duhet të niste dhe të mbaronte me atë që e njohim si nëna e botës – Nënë Terezën”, ka thënë ai. Përpos nënë Ferdonijes, që është personazhi kryesor i romanit, personazh i dytë në këtë roman është Pashka. Apolloni ka thënë se dallimi ndërmjet këtyre dy personazheve është se “përderisa Ferdonija është personazh beketian që pret, Pashka është personazh kamyzian që revoltohet”.

Personazhi i tretë i këtij romani është shkrimtari hebre-amerikan Eli Vizel.

“Ajo që më duhej në lidhje me Eli Vizelin ishte që të bëja një lidhje në mes të shpërnguljes së shqiptarëve në Maqedoni dhe Shqipëri, dhe historisë së përndjekjes së hebrejve. Ishte pra ideja për ta gjeneralizuar, për ta paralelizuar një fatkeqësi, një tragjedi”, ka thënë Apolloni. Shkrimtari ka pranuar se për të ka qenë një sfidë shkrimi i këtij romani dokumentar për shkak të vështirësive që bart në vetvete shkrimi i një romani të këtij zhanri.

“Romanet dokumentare ose dokuromanet shkruhen rrallë. Është një punë e lodhshme, duhet t’i qëndrosh besnik burimeve arkivore, rasteve konkrete që u referohesh. Dhe ishte një sfidë për mua. Nuk kam shkruar më herët roman dokumentar. Duhej përfillur të gjitha faktet dhe njëkohësisht duhej bërë edhe një stil personal, duhej bërë faktet sipas mënyrës sime autentike… Pas përzgjedhjes së fakteve, është ajo pjesa e dekoracionit stilistik, ajo që e përvetëson lexuesin. Por për asnjë moment nuk u jam shmangur fakteve. Domethënë, libri ‘Një fije shprese, një fije shkrepëse’ mund të paraqitet edhe në Tribunalin e Hagës dhe unë i mbroj të gjitha fak-

tet”, ka thënë Apolloni. Duke folur për romanin “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”, autori ka thënë se në këtë vepër përvijohen dy linja: historia e dashurisë dhe përdhunimet.

Apolloni ka thënë se ky roman është mbi të gjitha një histori dashurie. Ai ka treguar se fillimisht ka nisur ta shkruaj si një roman mbi përdhunimet që kanë ndodhur në luftë. Por duke qenë se e ka pasur të pamundur ta estetizojë përdhunimin, ka hequr dorë nga kjo duke bërë një roman dashurie.

Shkrimtari ka thënë se ky është një roman homazh për Marte Tunaj, gruan e parë që ka denoncuar përdhunimin gjatë luftës në Kosovë.

Në pyetjen e Sulejmanit se a mund të quhet në njëfarë mënyre atmosfera që e rrethon këtë libër një çmendinë kolektive meqenëse luan me dy linja komplet ekstreme, Apolloni ka thënë se linja e dashurisë dhe ajo e përdhunimeve “duken si linja të shkëputura deri në fund kur kuptohet që lidhen njëra me tjetrën, sepse vetë Lorita është fryt i përdhunimit. Pra, edhe ajo që duket si histori dashurie ka si bazë, si origjinë përdhunimin”.

Ai po ashtu ka thënë se historitë e përdhunimeve në roman janë kryesisht të vërteta.

Ag Apolloni është prozator, poet, dramaturg, studiues dhe eseist shqiptar.

Ai është profesor në Departamentin e Letërsisë shqipe të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Veprat letrare të tij dallohen për dimensionin dramatik, trajtimin filozofik dhe qëndrimin kritik ndaj historisë, politikës dhe shoqërisë.

Takimi është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Libraria “Ulqini”. I. Kallaba

KOHA Javore 29 KULTURË shkrimit
përrallë për
E ENJTE, 9 MARS 2023

Zanatet e vjetra, veprimtari me peshë të veçantë ekonomike drejt zhdukjes

Zona e Anës së Malit, sikur të gjitha trevat tjera shqiptare në Mal të Zi, është e njohur edhe për një traditë të zanateve të vjetra të cilat janë krijuar me shekuj nga duart e arta të mjeshtrave popullorë. Nevoja për të mbijetuar i ka nxitur dhe motivuar anamalasit që krahas veprimtarive kryesore ekonomike - bujqësisë dhe blegtorisë të merren edhe me punë artizanale, e cila dikur ka qenë njëra nga segmentet e bukura të visarit kulturor të popullatës së kësaj zone.

Këto veprimtari me peshë të veçantë ekonomike i kanë ushtruar meshkujt dhe femrat për të plotësuar nevojat për ushqim, veshmbathje, vegla

Gjeneratat e reja nuk kanë interesim për zanatet e vjetra dhe gati askush nuk dëshiron ta trashëgojë këtë traditë. Ato tani më shumë rëndësi i kushtojnë bastoreve sportive, kafeneve të ndryshme se sa punëve të dorës. Zanatçinjtë e vjetër ikjen e të rinjve nga zejet e dikurshme e shohin edhe si fund të zanateve

pune, orendi, stoli, etj. Dikur pothuaj çdo shtëpi anamalase kishte edhe mjeshtrat e vet. Nga zejet e vjetra të punuara nga mjeshtrit anamalas mund të dallojmë: muratorët, qerrepunuesit, mjeshtrit që thurnin koteca (koshtar kallamoqi), shporta, rrëgosta, kosha, mjeshtrit e përpunimit të drurit që bënin orendi shtëpie, tezgjahë, parmenda, kularë, boljera, rrasqela, zgjedha, kashunj, bocak, shkopinj, sharraxhi, tjergullaxhi, gëlqerexhi, pusaxhi, samarpunues, prodhues të barotit (Haxhi Ahmeti-Bojk), mjeshtrit për rregullimin e duarve dhe këmbëve (mjek popullor), etj.

Nevoja për të mbijetuar i ka nxitur dhe motivuar anamalasit që krahas veprimtarive kryesore ekonomike - bujqësisë dhe blegtorisë të merren edhe me punë artizanale, e cila dikur ka qenë njëra nga segmentet e bukura të visarit kulturor të popullit të kësaj zone

Si muratorë janë dalluar: Rexhep Mejta (Brajshë), Azis Shabani ( Fraskanjel), Muho Tafili ( Millë), Mustafë Haxhi Veliqi (Millë), Daut Tafica (Kravar), Dan Kasem Dervishi, Cen Cuf Ujkashi, Jemin Dem Kurti (Sukubinë), Tahir Bajram Kraja, Selim Beqja Zeneli, Ramazan Muja (Bojk). Muratorët e viteve të mëhershme shtëpitë i ndërtonin me gurë, kurse materiali për kapjen e tyre ishte nga rëra dhe gëlqerja. Anamalasit që prej motesh janë marrë edhe me zanatin e mullisit, prandaj kjo trevë veçohet për një numër të madh mullinjsh bloje për drithërat të cilët në të kaluarën kanë pasur një peshë të madhe ekonomike si për këtë zonë ashtu edhe për zonat e tjera të Ulqinit, Tivarit dhe Shkodrës me rrethina.

Farkatari më i njohur dhe i vetmi që e vazhdon këtë traditë është Dul Halil Nastradini, së bashku me djalin e tij Merush Nastradinin, në fshatin Kosiq. Përveç këtyre, mjeshtrinë e farkatarit

KOHA Javore 30
MOZAIK
E ENJTE, 9 MARS 2023

Nga zejet e vjetra të punuara nga mjeshtrit anamalas mund të dallojmë: muratorët, qerrepunuesit, mjeshtrit që thurnin koteca ( koshtar kallamoqi), shporta, rrëgosta, kosha , mjeshtrit e përpunimit të drurit, që bënin orendi shtëpie, tezgjahë, parmenda, kularë, boljera, rrasqela, zgjedha, kashunj, bocak, shkopinj, sharraxhi, tjergullaxhi, gëlqerexhi, pusaxhi, samarpunues,mprodhues të barotit (Haxhi Ahmeti-Bojk), mjeshtrit për rregullimin e duarve dhe këmbëve (mjekë popullorë), etj.

më parë e ka ushtruar edhe Fadil Suma nga Katërkolla. Në fshatin Millë deri para pak kohe, siç vë në dukje Islam Pali në librin e tij “Pa idealizime”, “kanë punuar edhe të ashtuquajturit shkalcat, punishte gati përafërsisht të ngjashme me mullinjtë e drithërave të cilët kanë për ‘trashjen’ e pëlhurave të punuara nga leshi në tezgjah (popullore: t’leshnave) për mbarimin e tirqve. Edhe sot përmendet mjeshtri i njohur i shkalcit Ramazan Xhafa, i cili ka ditur të mbarojë tirq”.

Artizanatet me veshjet popullore i dhanë jo vetëm Anës së Malit, por edhe trevave të tjera shqiptare në Mal të Zi një vlerë në kulturën e saj, përkrah kulturave të tjera

Jo më pak punëtore se burrat anamalas kanë qenë edhe anamalaset duararta, të cilat ishin të angazhuara edhe jashtë rrethit të shtëpisë (korrnin grurë, elb, li dhe misër,mbartnin dru prej pyjeve për dimër dhe ujë prej krojeve, kultivonin perimet, pastronin rroba në finj, bartnin pelimin - sherbelen me gomerë, i cili ishte prodhim jetese dhe mundësi shkollimi për fëmijët e tyre). Ato përmes punimeve të mrekullueshme me dorë ruajtën traditën e trashëguar brez pas brezi. Tezgjahu, një pajisje artizanale prej druri gjendej në mjaft shtëpi të

kësaj zone. Një vend të rëndësishëm në punimet me tezgjah zënë qilimat, shtrojat e ndryshme por edhe veshjet popullore, të punuara me një larmi ngjyrash dhe modelesh. Gratë dhe vajzat sipas traditës së lashtë endnin dhe qëndisnin prodhime për nevojat e familjes dhe të afërmve të tyre, tjerrnin leshin, thurnin çorape, fanella, xhamadana, dona (pjesë të poshtme të veshjes), të gjitha prej leshit. Artizania e fundit dhe më e njohura në Anë të Malit e cila e ka ruajtur dhe e ka zhvilluar traditën qindravjeçare të endjes së pëlhurave dhe punimin e kostumeve (veshjes) popullore të trevës ka qenë Sulltane Xhurreta, e cila ka vdekur para gati dy vitesh. Ajo qysh e vogël e mësoi këtë zanat i cili i hyri në zemër dhe nuk e ndërpreu deri në fund të jetës së saj. Viteve të fundit punimet e tezgjahut, përveç me motive popullore, po përdoren duke u gërshetuar me tradicionalen dhe me modernen. Gjeneratat e reja nuk kanë interesim për zanatet e vjetra dhe gati askush nuk dëshiron ta trashëgojë këtë traditë. Ato tani më shumë rëndësi u kushtojnë bastoreve sportive, kafeneve të ndryshme se sa punëve të dorës. Zanatçinjtë e vjetër ikjen e të rinjve nga zejet e dikurshme e shohin edhe si fund të zanateve. Ky art i cili pasqyron qartë identitetin tonë ka lënë një shenjë në historinë e kombit shqiptar. Artizanatet me veshjet popullore i dhanë jo vetëm Anës së Malit, por edhe trevave të tjera shqiptare në Mal të Zi një vlerë në kulturën e saj, përkrah kulturave të tjera. Ruajtja e kësaj trashëgimie kulturore është një akt qytetërues i një populli dhe ka rrënjë të thella historike. Prandaj edhe ne shqiptarët në Mal të Zi duhet se s’bën instucionalisht ta

KOHA Javore 31
MOZAIK E ENJTE, 9 MARS 2023
mbrojmë, ta pasurojmë dhe ta promovojmë këtë kulturë tonën, pa të cilën nuk do të ishim ata që jemi. FOTO: Valdet Kurti- Koteci (koshtari i kallamoqit) Tezgjahu Muratori Farkatari Mulliri

Vepër e dëshmisë dhe pasqyrimit të denjë të gjenezës dhe identitetit të kombit shqiptar ndër shekuj

shekuj.

Brumin e tekstit të lëndës së përfshirë në përmbajtjen e librit, autori e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në mënyrë kronologjike në 17 trajtesa shtjelluese, në të cilat ka pasqyruar në mënyrë të denjë rrjedhat e gjenezës së shqiptarëve ndër shekuj në trojet ku janë shtrirë anekënd botës.

Ndër 27 librat e botuar të gjinive dhe zhanreve të ndryshme nga veprimtaria krijuese e studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ndriçim Kulla është edhe libri me titull “Kush jemi ne shqiptarët” i botuar nga Shtëpia Botuese “Plejad” në vitin 2015, i cili përbëhet prej 374 faqesh.

Këtë vepër vërtetë me peshë dhe vlerë të madhe, autori Ndriçim Kulla ia ka kushtuar vështrimit historik, kulturor, sociologjik dhe psikologjik kombit shqiptar, ku me dinjitet dhe përkushtim shumëdimensional ka shpalosur, parafytyruar, reflektuar dhe prezantuar në mënyrë koncize gjenezën e kombit shqiptar ndër

Vështrimin në tekstin e librit në fjalë, autori Kulla e fillon me trajtesën e parë shtjelluese nga pyetja “Kush janë shqiptarët?”, e cila pothuajse paraqet një lloj parathënie të librit. Në këtë trajtesë ai prezanton dhe sistemon studiuesit e ndryshëm që janë marrë me pyetjen “Kush janë shqiptarët?”, të cilët edhe kanë gjurmë në këtë lëmi përmes studimeve dhe veprave të veta. Trajtesën në pyetjen “Kush janë shqiptarët?”, autori Ndriçim Kulla e fillon me të dhënën se i pari që e shtroi si studiues në kohë moderne pyetjen “Kush janë shqiptarët?”, është studiuesi suedezo-gjerman, Johan Erih Tunman i Universitetit të Halls, në librin e tij

“Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore”, që u botua në vitin 1774. Në këtë libër studiuesi shtron pyetjet: Cilët janë shqiptarët?

Si u formua ky popull? Nga doli gjuha e tyre?

Ky studiues gjenial e shtroi këtë pyetje në një moshë shumë të re - 26 vjeçare, një gjë kjo tërësisht e çuditshme për atë kohë, sepse Tunman shkruante pikërisht në kohën kur Gibon do të shkruante fjalët e famshme se “Shqipëria është një tokë që mund të shihet nga Italia, por që është më e panjohur se brendësia e kontinentit amerikan. Vetë Tunman në librin e vet të sipërpërmendur shprehej njëlloj si Gibon duke thënë:

“Asnjë popull tjetër i pjesës së botës në të cilin jetojmë nuk është aq i panjohur për ne evropianët e Perëndimit, përsa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës sa shqiptarët dhe vllehët. Megjithatë, ata janë popuj kryesor, popuj të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do dëshironte t’i njihte, historia e tyre do të

KOHA Javore 32
E ENJTE, 9 MARS 2023
Mbi librin “Kush jemi ne shqiptaret” të autorit Ndriçim Kulla (1)
KULTURË
Shaban Hasangjekaj

plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e lashtë e të re të Evropës. Por ata sot nuk luajnë në ndonjë rol, ata janë popuj të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është i padrejtë sa edhe njeriu i zakonshëm, ai nuk i përfill ata që nuk kan patur fat”.

Studiuesi Tunman, i cili kishte gjithë këtë pasion për të studiuar shqiptarët, mund të ishte bërë një nga albanologët më të mëdhenj në qoftë se nuk do të kishte vdekur në moshë shumë të re - vetëm 32 vjeçare, gjashtë vjet pasi ai shtroi si studiues pyetjen e mësipërme për shqiptarët. Pas vdekjes së Tunman duhej pritur fillimi i shekullit XIX që pyetjen të cilën e shtroi ai “Kush janë shqiptarët?” ta nisnin, ta bënin disa udhëtarë evropianë, që ishin njëherësh edhe studiues dhe që udhëtonin në Perandorinë Osmane. Më parë këtë pyetje e bënin kancelaritë e Fuqive të Mëdha që kishin interesa në Ballkan. Këtë pyetje e shtruar bërë historianët, burrat e shtetit, gjeneralët, udhëtarët e huaj. Këtë pyetje e kanë shtruar miqtë dhe armiqtë e shqiptarëve. Ata kanë dhënë përgjigje të ndryshme. Kjo pyetje nisi të bëhet më me interes që nga koha kur në tryezat e diplomacisë ndërkombëtare u shtrua çështja shqiptare, pra që nga Kongresi i Berlinit në vitin 1878.

Në vazhdën e trajtesës në fjalë, autori Kulla thekson se për t’ju përgjigjur pyetjes “Kush janë shqiptarët?”, veçanërisht dy shekujt e fundit, jo pak autorë të huaj kanë shkruar libra me këtë temë. Disa prej tyre janë nisur me qëllimin për të hulumtuar vërtetë se cilët janë shqiptarët, me ndershmëri shkencore. Të tjerët janë nisur me tendencën keqadashëse, për t’i denigruar shqiptarët. Më korrektë kanë qenë ata që i kanë nga afër shqiptarët.

Autori Ndriçim Kulla pohon se një nga studiuesit e parë që e shtroi pyetjen në mënyrë shkencore dhe që bëri përpjekje t’i përgjigjej asaj me një libër, ishte një studiues shumë i njohur i shekullit XIX, Jakob Fallmerajer i cili në librin e tij “Elementi shqiptar në Greqi” (1857), e shtroi në mënyrë të thelluar shkencore, me plot dyshim prej shkencëtari, por pa paragjykime pyetjen se “Kush janë shqiptarët?”. Mënyra se si e

ka shtruar pyetjen Fallmerajer është një shembull që tregon se pyetja “Kush janë shqiptarët?”, është një pyetje komplekse, ose më saktë një kompleks pyetjesh që kërkon një përgjigje të shumanshme. Afërsisht në të njëjtën kohë me Fallmerajer ishte edhe Hajasinte Hekuard, konsull i Francës në Shkodër, në mes të shekullit XIX, një nga të parët që e shtroi pyetjen e mësipërme dhe u përpoq t’i përgjigjet asaj me një libër. Hekuard shkruan në librin e tij “Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë”. Mesi i shekullit XIX do të ishte koha kur pyetja “Kush janë shqiptarët?” do të shtrohej për studim si kurrë ndonjëherë më parë, thekson autori Kulla dhe shton se në këtë kohë do të ishte edhe studiuesi austriak Johan Xhorxh von Han, ai që e shtroi këtë pyetje në studimin më të madh që ishte bërë deri në atë kohë për shqiptarët, në librin e tij të vëllimshëm “Studime shqiptare”.

Edhe albanologu i madh, jezuiti italian At Fulvio Kordinjano, e ka shtruar pyetjen e mësipërme si një çështje shkencore, ndonëse pa pyetje në librin e tij “Shqipëria përmes veprës dhe shkrimeve të misionarit të madh italian At Domeniko Paci”. Kordinjano i përket plejadës së misionarëve katolikë të huaj të ardhur në Shqipëri të cilët kanë qenë ndër kontribuesit më të mëdhenj në albanologji. Autori i librit “Kush jemi ne shqiptarët” Ndiçim Kulla në vështrimin e vet kushtuar çështjes shqiptare thekson se një studiues britanikUadham Pikok është i mendimit se interesimi i vërtetë për shqiptarët lindi menjëherë pasi diplomacia evropiane vendosi të krijonte shtetin shqiptar në vitin 1912. Pikok i cili ka qenë njohës i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve shkruan në librin e tij “Shqipëria - shteti jetim i Evropës” i botuar në vitin 1914.

Në pyetjen “Kush janë shqiptarët?”, mendimet dhe sugjerimet e veta i kanë dhënë shumë studiues të huaj, mendime të reflektuara në librat e vet ndër të cilët: studiuesja franceze Natali Klajer në librin “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë”, oficeri francez i cili e ndërroi fenë dhe u bë mysliman me emrin Ibrahim Manzur, i cili qëndroi për

një kohë të gjatë pranë Ali Pashë Tepelenës i punësuar pran tij, poeti i njohur Xhorxh Gordon Bajron dhe miku i tij Hobhaus, studiuesi italian Roberto Moroco della Roka në librin e tij “Kombi dhe feja në Shqipëri në kohën 1920-1944” etj., dhe kështu duke ardhur te pyetja “Kush jemi ne shqiptarët?”, pyetje kjo me të cilën autori Ndiçim Kulla e ka titulluar librin e vet lidhur me të cilën thekson se sigurisht që ata evropianë, të cilët ishin të interesuar për të studiuar shqiptarët, studiuesit dhe udhëtarët, do kërkonin të merrnin përgjigje edhe nga vetë shqiptarët. Kështu nga pyetja “Kush janë shqiptarët?” u lind natyrshëm pyetja vijuese “Kush jeni ju shqiptarët?”, të cilën të huajt ua kanë bërë shqiptarëve të shkolluar me të cilët komunikonin, duke nisur së paku që nga mesi i shekullit XIX. Kjo i shtyri shqiptarët (elitën intelektuale) të pyesin vetveten “Kush jemi ne shqiptarët?”. Mund të ketë një debat gjuhësor për atë nëse pyetja duhet shtruar “Kush jemi ne shqiptarët?” apo “Cilët jemi ne shqiptarët?”. Dikush mund të thotë se më e saktë nga ana gjuhësore do të ishte që të përdorej përemri pyetës “Cilët”. Autori i librit ka zgjedhur fjalën “Kush” për arsye se pyetja me të nënkupton, domethënë, kërkon si përgjigje se cili është tipi, shqiptari, si të thuash Homo Albanicus, ndërsa pyetja në fjalën “Cilët” nënkupton, domethënë kërkon si përgjigje një shumëllojshmëri tipash shqiptarë. Autori thekson se qëllimi i këtij libri është të portretizojë tipin shqiptar me ato veti të mira dhe të këqija që i kanë pjesa më e madhe e shqiptarëve. Autori Kulla thotë se pyetja mund të formulohej edhe “Cili është shqiptari?”, por kjo do të thoshte që t’i bëhej një lëshim i tepruar formalizimit gjuhësor të pretenduar në dëm të kuptimit. Prandaj autorit i duket me vend që pyetja të bëhet “Kush jemi ne shqiptarët?”.

Autori Kulla shton se diçka të ngjashme ka bërë edhe Samuel Hantington me pyetjen që shtron në titullin e librit të tij “Who are We: the challenges to America’s national identity” (“Kush jemi ne: sfidat e identitetit kombëtar amerikan”), të botuar në vitin 2004. (vijon)

KOHA Javore 33
E ENJTE, 9 MARS 2023 KULTURË

Investim i rëndësishëm në vend

Tuz – Të enjten e kaluar (2 mars 2023) në Rakiq, u bë hapja solemne e fabrikës së përpunimit të fruta-perimeve “Frudo”, themelues i të cilës është sipërmarrja “Red Commerce”. Në prani të një numri të madh të qytetarëve, të figurave politike e publike në vend dhe të zyrtarëve më të lartë shtetëror, në fjalën e rastit drejtoresha e kësaj fabrike, Emina Mushoviq, bëri një prezantim të shkurtër të sipërmarrjes e cila siç tregoi, merret me importin, eksportin e tanimë edhe me përpunimin e fruta-perimeve.

“Ideja ka qenë të ndihmojmë prodhuesit tonë bujqësorë, ndërsa konsumatorëve t’u ofrojmë para së gjithash prodhime natyrale me kualitet të mirë”, tha ndër të tjera Mushoviq. Ajo shtoi se e gjitha skuadra punëtore e angazhuar në prodhimin e këtyre produkteve qëndron fuqishëm pas

prodhimtarisë së vet, duke garantuar produkte natyrale njëqind përqind, pa konservanse, ujë, sheqer shtesë dhe ngjyrues.

“Ne planifikojmë që të prodhojmë edhe reçele dhe marmelata të ndryshme gjithashtu pa sheqer, si dhe fruta dhe perime të thata dhe çaj, theksoi në mes tjerash Mushoviq. Në të njëjtën kohë, pronari i fabrikës së sapo hapur “Frudo”, Edin Mushoviq, tha se ka nder dhe kënaqësi që mbi supet e firmës që ai drejton po vazhdon zhvillimi i qëndrueshëm i shtetit.

Ai bëri një restrospektivë të veprimtarisë së sipërmarrjes që drejton, duke thënë se resurset me të cilat disponon Mali i Zi janë të mëdha.

“Bujqësia dhe përpunimi i prodhimeve tona krahas turizmit, përbëjnë moton e zhvillimit të shtetit të Malit të Zi”, tha në mes tjerash Mushoviq.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se hapja e kësaj fabrike është një ditë e madhe për Komunën e Tuzit, por edhe për Malin e Zi duke e konisideruar atë si një investim të së ardhmes për të rinjtë që, siç tha, jo shumë kohë më parë të vetmen perspektivë për krijimin e kushteve të jetës e kishin braktisjen e vendit.

“Fabrikat e hapura do të thotë një familje më shumë të mbetet në Malësi”, tha ndër të tjera Gjeloshaj.

Në të njëjtën kohë, kryeministri në mandatin teknik, Dr. Dritan Abazoviq tha se siç ka filluar Tuzi do të eliminojë plotësisht papunësinë në Mal të Zi.

“Që të prodhosh nuk është vetëm çështja që punëson vetëm njerëzit të cilët punojnë në fabrikë, por është çështje e shumë bizneseve që do të jenë kompatibilë dhe që do të ndihmojnë zinxhirin e prodhimtarisë”, theksoi ndër të tjera Abazoviq. Për të, të prodhosh nuk do të thotë të ndihmosh vetëm bujqësinë, por edhe turizmin.

“Jam i sigurt që prodhimet që do të dalin nga fabrika “Frudo” do të përfundojnë edhe në bregdetin tonë, edhe në veriun e vendit, dhe që numër i madh i vizitorëve të Malit të Zi do të kenë rastin të kënaqen me produktet tona vendase”, u shpreh Abazoviq.

Ai shtoi se hapja e fabrikave flet se “jemi në rrugën e drejtë dhe se përfundimisht po punojmë në krijimin e vlerave të reja që do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë taksa, më shumë kontribute, e më pak braktisje të këtyre hapësirave”.

KOHA Javore 34 MOZAIK
t. u.
E ENJTE, 9 MARS 2023
Në Tuz u hap fabrika e përpunimit të fruta-perimeve “Frudo”

Në turneun ndërkombëtar të taekwondosë “Tirana Select 2023”

Një tjetër sukses për KT “Ulqini”

Garuesit e KT “Ulqini” kanë fituar gjithsej 23 medalje, prej të cilave 15 medalje të arta, katër medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta, si dhe tre trofe dhe trofe personal

Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë shënuar një tjetër sukses gjatë fundjavës së shkuar në Turneun ndërkombëtar “Tirana Select 2023”, që është mbajtur të dielën në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ata kanë fituar gjithsej 23 medalje, prej të cilave 15 medalje të arta, katër medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta, si dhe tre trofe dhe trofe personal.

Medalje të arta kanë fituar Eren Karaminxhoja, Rijad Dervishi, Denis

Çoba, Rejan Hidri, Gani Resulbegu, Rea Nelaj, Ensar Doda, Noar Mavriq, Edin Kollar, Xhenan Tivari, Erina Tula, Alba Mustafa, Nejra Dervishi, Jamin Peku dhe Ajan Brashnjani, medalje të argjendta Adna Sulejmani, Edina Kollar, Sara Doda dhe Hakush Fici, kurse medalje të bronzta Erdi Resulbegu, Nermin Sulejmani, Fabian Zadrima dhe Amella Nuti.

Në deklaratën për shtyp të këtij klubi thuhet se sportisti më i suksesshëm ishte Eren Karaminxhoja me katër

ndeshje të fituara, duke u shpërblyer me kupën Best Children.

Në renditjen e përgjithshme KT “Ulqini” fitoi trofeun e vendit të parë në kategorinë Children, trofeun e vendit të tretë - kategoria kadetë dhe trofeun e vendit të tretë në klasifikimin e përgjithshëm.

Në turne kanë marrë pjesë rreth 450 garues të 27 ekipeve nga pesë vende të rajonit, kurse KT “Ulqini” është përfaqësuar me 28 garues. (Kohapress)

KOHA Javore 35 SPORT
E ENJTE, 9 MARS 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.