Koha 1042

Page 1

Monedhat e Ulqinit Duhani i Krajës që në shekullin XVII shitej në Dubrovnik KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2022 Viti XXl Numër 1042 Çmimi 0,50 Shkrimtari, publicisti e diplomati erudit
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Skënderbeun “hero kombëtar grek” Konica - personalitet i veçantë i kulturës shqiptare Mësueset tona që erdhën nga veshjet “allaturka” Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje 6 12 14 18 E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Sejdi Astafa me familjen e tij kujdeset për fermën me 70 dele dhe 20 lopë POEZI: Ali Gjeçbritaj Një pasuri folklorike dhe kulturore e popullit shqiptar Në Uashington nderohet Fondacioni Biberaj 20 23 24 32 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 29 DHJETOR 2022 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Miratohet buxheti për vitin 2023 dhe vendimi mbi ngritjen e përmendores së Gjergj KastriotitSkendërbeut

Tuz – Në seancën e njëzetepestë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Tuzit e cila u mbajt të mërkurën më 21 dhjetor, 2022, ndër njëzetë pika të rendit të ditës për të cilat u diskutua dhe debatua gjatë në këtë seancë, u miratua me shumicë votash të koalicionit qeverisës, dhe me dy vota nga opozita (Partia Demokratike e Socialistëve), ngritja e përmendores së kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skendërbeut, ndërkaq këshilltarët e Partisë Boshnjake, nuk morën pjesë në votim. Në lidhje me aprovimin e kësaj pike të rendit të ditës, këshilltari i Alternativës Shqiptare, Smail Çunmulaj u shpreh se do të angazhohen të gjithë së bashku që çdo gjë të sillet në kohë dhe që punimet për ngritjen e permendorës të fillojnë sa më

parë.

“Kur dikush nuk e respekton të kalurën, edhe të ardhmen e ka në pikëpyetje. Vendi ynë meriton të zbukurohet me këtë simbol” tha Çunmulaj.

Gjithashtu, në këtë seancë, këshilltarët e kuvendit të Komunës së Tuzit miratuan me votat e Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Demokratëve, Partisë Boshnjake dhe Partisë Demokratike të Socialistëve buxhetin e Komunës së Tuzit për vitin 2023, në vlerën prej 8.2 milionë eurosh.

Duke folur për këtë pikë të rendit të ditës, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj theksoi se kjo komunë ka filluar me një buxhet prej 1.6 milionë euro, për të arritur sot në një buxhet me shumën 8.2 mi-

lonë.

Ndërkaq, edhe këshilltari i PDS-së, Elvir Kajoshaj u shpreh se është pro këtij buxheti.

Ndërkaq, Nikollë Camaj duke shpalosur programin e SHPK “Komunale” për vitin 2023, të cilën ai e drejton, tha se me subjektet e bashkuara, me komunën e plotë, me Skendërbeun ndër ne dhe me një buxhet të majm, rrubullaksojmë një vit tejet të suksesshëm.

“Për të gjitha arritjet e kësaj administrate për këto katër vite, falënderoj secilin që ka venë, qoftë edhe një guralec në këtë kështjellën tonë të përbashkët, të quajtur, Malësi”, u shpreh Camaj.

Kjo është seanca e fundit e kuvendit të Komunës së Tuzit për vitin 2022.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
t. u.
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
Kuvendi i Komunës së Tuzit zhvilloi seancën e XXV

Partia Demokratike mbajti Kuvendin e Tretë Zgjedhor

Fatmir Gjeka u rizgjodh kryetar

Ulqin – Kryetari i deritashëm i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, është rizgjedhur në krye të kësaj partie edhe për një mandat katërvjeçar në Kuvendin e Tretë Zgjedhor që është mbajtur të shtunën në Ulqin. Në fjalën përshëndetëse, Gjeka ka thënë se rrugëtimi ynë i deritashëm nuk ka qenë i lehtë, por plot batica e zbatica dhe sfida të ndryshme, të cilat falë dijes, përvojës dhe pjekurisë politike kanë arritur që t’i përballojnë me sukses.

Ai ka thënë se Partia Demokratike ka qenë pjesë e zhvillimeve pozitive në Mal të Zi, ndërsa në planin e jashtëm ka përkrahur politikën e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë të hapur për bashkëpunim me të gjitha ato forca politike që kultivojnë vlerat evropiane dhe perëndimore, pa harruar vlerat e trashëgimisë sonë autoktone. Për ne nuk ka asnjë dyshim se me Shqipërinë dhe Kosovën si dy shtete shqiptare dhe fqinje, Mali i Zi duhet të bashkëpunojë më ngushtë. Ndërkaq dias-

pora jonë duhet të jetë në qendër të vëmendjes si një potencial i madh që duhet ta shfrytëzojmë”, është shprehur ai.

Gjeka ka thënë se Partia Demokratike është dëshmuar tashmë si parti e kompromiseve politike për të mirën e vendit, ashtu siç nuk ka bërë kompromis për ato gjëra që për ta janë të shenjta.

“PD është dëshmuar si një partner i besueshëm dhe ka krijuar një përvojë të re, duke bashkëpunuar për të mirën e qytetarëve në nivel qendror dhe lokal”, është shprehur ai. Kryetari i PD-së ka thënë se kjo parti e ka kuptuar se zgjedhjet e fundit parlamentare kanë krijuar një realitet të ri politik dhe se nga perspektiva e sotme mund të thotë se “Partia Demokratike u ka paraprirë ndryshimeve politike që kanë ndodhur në Malin e Zi”.

Sa i përket koalicionit në Komunën e Ulqinit, ai ka thënë se ky koalicion të cilin disa e kanë cilësuar padrejtësisht si jonatyror, është duke dhënë frytet e tij të para dhe se është i bindur që të në ardhmen do të shënojë

rezultate dhe suksese edhe më të mëdha.

Gjeka ka thënë se duke marrë përgjegjësinë për të bashkëqeverisur në nivel qendror, ku shqiptarët për të parën herë janë të përfaqësuar denjësisht dhe në përputhje me atë që u takon, si dhe në nivel vendor në Komunën e Ulqinit, në një situatë të vështirë dhe jo fort të lakmueshme politike, shoqërore dhe ekonomike, kanë dëshmuar se për këtë parti politike “nuk ka tabu kur bëhet fjalë për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të Ulqinit, si dhe për të mirën e shqiptarëve në Malin e Zi, por edhe të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”.

Në Kuvend janë zgjedhur po ashtu edhe organet tjera drejtuese të PDsë. Zëvendëskryetar i PD-së është rizgjedhur Gzim Hajdinaga, ndërsa nënkryetarë Dr. Agron Ibrahimi, Fitim Draga dhe Mark Gurvokaj. Kuvendi ka zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Qendror të PD-së, i cili përbëhet nga 60 anëtarë. Kuvendi ka miratuar statutin e partisë, raportin e punës dhe atë financiar si dhe programin e punës.

Në pjesën e hapjes së Kuvendit, të pranishëm si mysafirë kanë qenë edhe kryetari i Lëvizjes Qytetare “URA”, Dr. Dritan Abazoviq, njëherazi kryeministër në detyrë i Malit të Zi, kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika etj. (Kohapress)

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Qeveria greke e shpall Gjergj Kastriotin

Skënderbeun “hero

Lavdinë dhe emrin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut janë përpjekur gjatë shekujve, e deri në ditët tona, ta përvetësojnë shumë vende ballkanike, duke pretenduar se i përket këtij apo atij populli tjetër ballkanik. Por, nuk ka ndodhur kurrë që një qeveri e një shteti tjetër ballkanik ta shpallë zyrtarisht Gjergj Kastriotin - Skënderbeun hero kombëtar të shtetit të vet. Për herë të parë ndodhi kjo nga qeveria greke, e cila e shpalli tani Gjergj Kastriotin -

Skënderbeun “hero kombëtar grek”. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, më datë 30 nëntor 2022 është botuar mesazhi i urimit që ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, i çon ambasadores së Shqipërisë në Athinë me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Në mesazh thuhet tekstualisht: “Skënderbeu është hero kombëtar i dy vendeve tona”. Është hera e parë që Athina zyrtare, Qeveria greke shpall se Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është hero kombëtar grek. Dendias ia transmeton Qeverisë së Shqipërisë në rrugë diplomatike verdiktin e ri historik grek për Gjergj

Kastriotin - Skënderbeun, si qëndrim zyrtar grek dhe si fakt të kryer. Diabolizmi diplomatik grek jo rastësisht ka zgjedhur Festën Kombëtare të Shqipërisë për ta njoftuar vendimin grek. Ajo që duhet të tërheq vëmendjen është fakti që pretendimin zyrtar e shpalli shefi i diplomacisë greke, i cili në këtë rast nuk bën histori, por bën diplomaci. Qëllimisht është zgjedhur ministri i Jashtëm të zyrtarizojë publikisht pretendimin se Gjergj KastriotiSkënderbeu është hero kombëtar grek. Deri tani Greqia dhe Qeveria greke nuk ka shpallur se heroi kombëtar i Rusisë, heroi kombëtar i Serbisë, apo heroi

e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht

KOHA
6 VËSHTRIM & OPINION
Javore
Pikëpamjet politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

“hero kombëtar grek”

kombëtar i Bullgarisë është edhe hero kombëtar grek. Duke e thënë vetëm për Skënderbeun e Shqipërisë, ministri i Jashtëm grek bën diplomaci me qitje të largët ndaj Shqipërisë. Diplomacia greke synon që t’i japë historisë së Shqipërisë, kombit shqiptar dhe heroit tonë kombëtar statusin e pronësisë së përbashkët të të dy shteteve. Diplomacia greke punon me strategji afatgjata në drejtim të Shqipërisë. Në sirtarin e saj ndodhet projekti i vjetër dhe i ri i aneksimit gradual të Shqipërisë, i formësuar qysh para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me marrëveshjen e krijimit të federatës

Greqi-Shqipëri të nënshkruar nga përfaqësues të të dy palëve në vitin 1907. Greqia na e mori detin. Mori edhe Himarën. Tani na mori edhe Gjergj Kastriotin - Skënderbeun. Alarmi në Shqipëri duhet të jetë i madh. Nuk jemi para një lajthitjeje të një historiani apo të një rapsodi popullor grek. Është ministri i Jashtëm grek që shpalli qëndrimin zyrtar se Gjergj Kastrioti - Skënderbeu është hero kombëtar grek. Ndërkaq hesht diplomacia shqiptare, hesht qeveria shqiptare, hesht Akademia e Shkencave dhe historiografia e realizmit socialist.

Qeveria dhe institucionet zyrtare shqip-

tare janë të lumtura që “marrëdhëniet me Greqinë janë të shkëlqyera”, pavarësisht nga çmimi i humbjes së integritetit territorial tokësor dhe detar dhe i humbjes së historisë kombëtare. Fundja le të sakrifikohet edhe Gjergj Kastrioti - Skënderbeu për hir të integrimit me Greqinë.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Përkujtohet Faik Konica në 80-vjetorin e vdekjes

Shkrimtari, publicisti

Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Librarinë “Ulqini” organizuan të enjten në Ulqin takimin përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së Faik Konicës, njërit prej figurave më të shquara të kulturës shqiptare. Prof. dr. Isak Shema, autor i veprës “Veprimtaria e Faik Konicës: Bruxelles 1896-1902”, botuar në vitin 2019, ka paraqitur për publikun punën e tij hulumtuese për këtë kolos të kulturës shqiptare në këtë përvjetor. Ai ka thënë se Konica është njëri ndër krijuesit më të shquar të epokës së Rilindjes Kombëtare shqiptare, të kulturës, letërsisë, publicistikës së

viteve të fundit të shekullit XIX dhe të gjysmës së parë të shekullit XX. Shema ka thënë se Konica është njeriu që ka zbuluar flamurin e Skënderbeut, të panjohur më përpara, “të cilin e ka publikuar në kohën kur shqiptarët nuk e kishin ende idenë se cili ishte saktësisht flamuri i Skënderbeut”.

Sipas tij, në qendër të vëmendjes së këtij dijetari të madh, i cili me të drejtë është quajtur “princi i gjuhës dhe i letërsisë shqipe” janë shumë fusha të dijes, ndërsa portretet letrare, prozat e shkruara, shkrimet kritike etj. të botuara në periodikun e kohës përbëjnë një vepër enciklopedike të

paimagjinueshme para tij.

“Objektivisht veprimtaria e Faik Konicës është një institucion i jashtëzakonshëm, i njohur deri më sot por edhe i panjohur përfundimisht, sepse rrezatimi i mendimit të tij kulturor, kulturës së tij, veprës së tij, është i jashtëzakonshëm dhe i pranishëm në jetën tonë”, ka thënë Shema.

Sociologu Qani Osmani ka thënë se për Faik Konicën mund të thuhet lirisht se “është njëri prej shqiptarëve më mendjendritur i të gjitha kohërave, biri më eminent i Shqipërisë, pionieri i Pavarësisë, mbrojtësi i indipendencës kombëtare dhe drejtuesi i revistës ‘Albania’, kësaj enciklopedie,

8
KOHA Javore
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
“Objektivisht veprimtaria e Faik Konicës është një institucion i jashtëzakonshëm, i njohur deri më sot por edhe i panjohur përfundimisht, sepse rrezatimi i mendimit të tij kulturor, kulturës së tij, veprës së tij, është i jashtëzakonshëm dhe i pranishëm në jetën tonë”, ka thënë Prof. dr. Isak Shema

publicisti e diplomati erudit

monument e akademi e kohës”.

Ai ka theksuar se duke qenë i formuar në qendrat më të njohura të kohës, Faik Konica pati guximin të shkruajë për temat e nxehta të kohës së tij. Osmani ka thënë se guximi dhe stili i të shprehurit të gjërave, ironitë e holla dhe sarkazmat therëse e bënë Konicën për një kategori njerëzish shumë të dashur, kurse për disa të tjerë të urryer.

“Mjeti që zgjodhi Konica ta thotë çiltazi atë që kishte në mendje e në shpirt ishte shkrimi, ishte vepra e veçantë që i përket llojeve të ndryshme letrare, tharmin e të cilave e përbën eseja, zhanri që ia mundësoi të mbetet përjetësisht jo vetëm në historinë e kulturës dhe letërsisë shqipe e ballkanike”, është shprehur ai.

Sipas Osmanit, po të marrim parasysh veprimtarinë e Konicës, ai si në fusha të tjera dhe në të kuptuarit e drejtë të lojërave politike ishte një shekull para bashkatdhetarëve të tij. “I vetmi faj i Faik Konicës, për mendimin tim, është fakti se erdhi shumë para kohe në letërsinë dhe kulturën shqiptare”, ka përfunduar ai.

Dr. Nail Draga ka folur për librin “Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, që sipas tij përbën veprën kryesore të Konicës. Ky libër për të parën herë është botuar në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese “Gjon Buzuku” në Prishtinë, në vitin 1991, duke u dhuruar lexuesve, sipas Dragës, “një vepër madhore të kulturës sonë, me ç’rast mori fund një padrejtësi e madhe si ndaj shkrimtarit, dhe një padrejtësi edhe ndaj kulturës shqiptare në përgjithësi”.

Ai ka thënë se “nga lënda e shtjelluar në këtë botim lirisht mund të themi se nuk mund të supozohet që ndonjë libër si shkrim të synojë t’i thotë të gjitha ato që e bëjnë të veçantë historinë e popullit tonë, veçoritë nacionale, traditën si dhe natyrën e tij, por një ideal të tillë e themi pa ngurrim e ka arritur Faik Konica në këtë libër, i cili është një projekt i mirëfilltë i enciklopedisë shqiptare”. Draga ka thënë se në esetë që janë pjesë e këtij libri Konica është përpjekur të jetë sa më objektiv dhe i paanshëm në trajtimin e lëndës përkatëse.

“Në përgjithësi esetë janë shkruar në mënyrë sintetike, ku trajtohen disa çështje të veçanta nga disa këndvështrime”, ka theksuar ai.

Udhëheqësja e takimit, Luljeta Avdiu – Cura, ka thënë se me shënimin e këtij përvjetori në Ulqin dëshmojmë se ky personalitet i veçantë i kulturës kombëtare përbashkon shqiptarët kudo që janë duke dëshmuar se kultura është identiteti dhe uniteti kombëtar i shqiptarëve, pavarësisht se ku ata gjenden - në hapësirën etnogjeografike apo në diasporë.

Faik Konica u lind në Konicë, më 15 mars 1875, ndërsa vdiq në Uashington (ShBA), më 15 dhjetor 1942.

Ka qenë figurë qendrore e lëvizjes kombëtare, studiues i historisë dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist, drejtues i Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe diplomat shqiptar. E përkohshmja e tij “Albania” ka qenë ndër tribunat e publicistikës shqiptare për trembëdhjetë vjet. Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare. i. k.

9
KOHA Javore
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Monedhat e Ulqinit

Numizmatika është veprimtari shkencore që merret me studimin e medaljeve dhe monedhave si të kohës së vjetër ashtu edhe asaj moderne. Me anë të numizmatikës përpunohen të dhëna që na shërbejnë si burim ku mësojmë për historinë politike dhe ekonomike, kronologjinë epigrafike,

gjuhësinë, heraldikën dhe historinë e artit të një vendi . Në fillim nuk kishte monedha dhe mallërat shkëmbeheshin mes vete. Kështu monedha e parë mendohet se është “Stateri i Lydies” i prodhuar në vitet 650-600 p.e.r. Kjo monedhë përbëhej prej një përzierjeje të argjendit dhe arit. Qarkullimi i monedhave si mjete pagese në territorin e Ulqinit dhe komplet rajonit rreth e rrotull, është shumë i lashtë dhe gjurmët të çojnë deri në antikitetin e hershëm. Në Ulqin kanë qarkulluar monedha argjendi që i përkasin qyteteve ilire të Dyrrahut dhe Apolonisë (shek. V-IV

p.e.r.). Përveç tyre janë gjetur edhe monedha që i përkasin periudhës së mbretit Filip të Maqedonisë por edhe të Aleksandrit të Madh. Gjithashtu, duke qenë afër Shkodrës, këtu janë gjetur edhe monedha me kokën e Zeusit dhe anijen ilire Liburna, ku më e njohura është ajo me mbishkrimin Scodri Non. Gjurmët ilire janë të shumta si në toponime, patronime dhe si kuriozitet mund të përmendim edhe monedhën ilire të mbretit Bala-ios, mbret ky i cili në pushtet erdhi me vdekjen e Mbretëreshës Teuta. Ulqini si qytet bregdetar me lidhje të mira detare me të gjitha qytetete

e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA

KOHA Javore 10
javore„ VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
e Ulqinit e tipit Follar, bakër, 1,24gr, 21mm (1300-1399), .M. - DE.DVLCI - GN - O.
Monedha

e Detit Adriatik, por edhe të Mesdheut vërteton se qarkullimi tregtar mes këtij qyteti dhe qendrave të rëndësishme antike ka qenë shumë i dendur. Kjo tregti ka vazhduar edhe në periudhën e pushtimit romak ku nga kjo periudhë gjejmë monedha të prera nga kjo perandori e vazhdojmë me monedha bizantine, pastaj prerje të sunduesve të ndryshëm si serbë, venedikas, osman e deri në ditët e sotme.

Në periudhën e mesjetës, Ulqini si qendër e rëndësishme tregtare, nga sunduesit e saj gëzonte një lloj autonomie. Kështu në fillim të sundimit Venedikas (1420-1571), Ulqini si qytet kishte edhe Satutin e vet. Për periudhën antike të Ulqinit nuk kemi të dhëna se a janë prerë monedha mirëpo në mesjetë, para periudhës veneciane, padyshim se kemi gjetë disa lloje prerje monedhash të Ulqinit.

Prerja e monedhave në Ulqin fillon nga periudha e sundimit të Stefan Uroshit V (1355-1371) dhe pasojnë me Balshajt (1362-1421). Nga kjo periudhë kemi tri monedha kryesore të prera me dallime të vogla, por numizmatika i njeh këto ndryshime andaj vijmë deri në numrin prej 6-7 lloje

monedhash. Më e njohura prej këtyre monedhave është ajo me mbishkrimin AGNUS DEI-DULCI NO e që në avers ka të paraqitur simbolin krishterë “Qingjin e Zotit”, kurse në revers “Shën Marinë me Jezu Krishtin në prehër”. Këtë lloj prerje e gjejmë në shtatë variante me dallime të vogla e që supozojmë se do të jenë bërë në periudha të ndryshme kohore. Një ndër prerjet më të rralla të monedhës së Ulqinit është ajo e cila në avers ka Kalanë me tri kulla, kurse në revers Shën Marinë me Jezusin në prehër. Kjo monedhë është shumë e rrallë madje edhe këtë e hasim në dy variante. Në njërën, Shën Marinë e kemi në amfas, kurse në verzionin tjetër në profil. Kjo monedhë në avers përveç tri kullave ka mbishkrimin CIVITAS DULCINI dhe para portës së madhe ka një pemë. Meqenëse ka ngjashmëri me monedhën e Drishtit (Drivastum) si dhe disa elemente të ngjashme me monedhat e Shkodrës dhe Tivarit, supozojmë se i takon prerjeve të monedhave të periudhës së Balshajve. Shkenca numizmatike fillimin e prerjes së monedhave për qytetin e Ulqinit e vendos në periudhën e rënies së mbretërisë së Rash-

kës, kurse përfudon me rënien nën administrimin e Venedikut. Këto prerje monedhash janë të tipeve Follar dhe janë nga bakri. Pas disa tentimesh në një periudhë kohore prej 15 vitesh, më në fund më 21.12.2022 në Ulqin erdhi monedha e Ulqinit, monedhë kjo që ende i mungon Muzeut të qytetit. Pas pothuaj 700 vitesh monedha shumë e rrallë e Ulqinit me Kalanë e portën u bë pjesë e koleksionit privat të Atelier Çitaku, ku shumë shpejtë do të organizohet edhe një aktivitet promovues. Ardhja e kësaj monedhe në Ulqin u mundësua falë ndihmës materiale të Organizatës Turistike të Ulqinit, drejtorit të kësaj organizate, Qazim Hoxhës dhe kompanive ulqinake Cungu&Co dhe Agris. Andaj përkushtimi shumëvjeçar i autorit të këtij teksti, u kurorëzua me sjelljen e kësaj monedhe, pas afro 700 vitesh në vendlindjen e vet. Sipas zotimit të dashamirëve të trashëgimisë kulturore, u premtua se shumë shpejtë do të bëhet edhe sigurimi i prerjeve tjera të Ulqinit, si dhe ajo e Shasit që është shumë e rrallë. Andaj falënderojmë donatorët e lartpërmendur dhe nxisim të tjerët që t’i dalin në ndihmë plotësimit të koleksionit të monedhave të Ulqinit.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet
VËSHTRIM & OPINION
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
Monedha e Ulqinit e tipit Follar, bakër, 1,49gr, 21mm (1362-1420), CIVITAS DVLCINI.

Mësueset tona që nga veshjet “allaturka”

Kaluan dekada që shqiptarët me emancipimin e tyre e kanë lënë pas një trashëgimi të një kulture të huaj për katër dekada pothuajse e harruar, që të parëve të tyre iu ishte imponuar nga sunduesit e kohës. Me ardhjen e demokracisë, po na ringjallën disa “tradita” përsëri. Debatet për mbulesat apo shamitë, shpeshherë bëhen edhe të nxehta nëpër media televizive me idenë se “shamia mbron moralin e femrës”! Opinion!

Përgjigja do të ishte se mbulesa s’ka të bëjë asgjë me moralin e një femre, ajo është vetëm uniformë fetare që deklaron për t’i treguar dikujt se kjo është një mënyrë e ruajtjes së identitetit mysliman. Bile nëse ne e besojmë këtë, atëherë do të ishte ofenduese për ato femra që nuk mbajnë shami. Është mirë që të kthehemi dhe të kujtojmë vuajtjet e atyre që sakrifikuan për të arritur deri këtu ku jemi ne sot. Okupuesit i lanë paraardhësit tanë në një prapambeturi shumë larg nga fqinjët tanë në çdo aspekt kulturor dhe ekonomik, të cilët kishin fituar një drojë nga shkollat që u ngritën pas Luftës së Dytë Botrore. Nga gjyshërit tanë kemi dëgjuar kur thonin se ”shkollat janë për ‘kaurra’”(kaurr quheshin ata që nuk i takonin besimit të tyre islam). Derisa të parët tanë besonin kësh-

tu! Kurse në anën tjetër ata “kaurrat” vazhdonin të shkolloheshin dhe kështu ata ishin sundimtarët e shqiptarëve, luanin me ta “si maca me miun”.

Po kthehem atje tek trojet e mia autoktone shqiptare sot në Mal të Zi, për t’ju kthyer historisë ku tregon se sa e varfër ishte ajo popullatë në të gjitha aspektet e jetës, për ta përshkruar atë duhen mijëra faqe.

Nga passhkollimi i shumicës së asaj pjese, nuk kanë pasur as forcën e dijes për të rezistuar dhe për të kërkuar të drejtat minimale të shkollimit në gjuhën amtare. Siç na rrëfen mësuesi i atyre kohërave Haxhi Taipi se diku në vitin 1947, pas Luftës së Dytë Botërore u hap shkolla fillore në kryeqendrën e Anës së Malit në Katerkollë, sepse disa bashkëvendas i kishin disa klasë të kryera, siç ishin: Haxhi Taipi, Sabri Holli, Fadil Taipi etj,

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

që erdhën “allaturka”

për të kërkuar që mësimet t’i ndiqnin në gjuhën shqipe shkuan të Tivar dhe atje për fatin e tyre kur ata bënë këtë kërkesë kishte qëlluar një femër që pati kurajo të vlerësojë drejt kërkesën e këtyre të rinjve me mirëkuptim, dhe ua kishte aprovuar, ku pas kësaj atyre u kishte sjellur edhe një drejtor të quajtur Jenuz Divanoviq, i cili thuhet se kishte qenë i dënuar politikisht nga sistemi i asaj kohe. Ai i ka gjetur në gjendje të mjerueshme ato zona të varfra dhe të paarsimuara, nuk dinin as shkrim as lexim. Drejtor Jenuzi pa se më e vështira ishte përballja e tij me prindërit që nuk donin t’i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë, të cilët kishin fituar bindjen se fëmijët e tyre do tu bëhen “kaurra”. Sipas rrëfimit të mësuesit Haxhi Taipi ku thotë: “drejtorit iu desht të përdorë disa metoda për t’i bindur fshatarët, ku nganjëherë duhej të për-

dorte metoda frikësimi duke ju thënë atyre se nëse nuk i dërgoni fëmijët në shkollë, ju duhet të veni gisht këtu në këtë letër ku pastaj do t’i dërgoj emrat tuaj tek shteti, dhe ju do të dënohëni me burg apo gjobë me para, kështu që fshatarët nga frika zbuteshin dhe filluan t’i zbatojnë urdhërat”. Nga kjo shkollë filluan të dalin edhe kuadrot e para të mësuesve. Krahas meshkujve aty filluan edhe femrat shqiptare që të shkolloheshin. Me krenari mund të themi se femra e parë nga kjo trevë që mori rrugën e shkollimit ishte Rrukije Lika-Shaba (tashti e ndjerë), ku me këmbënguljen e drejtorit të shkollës Jenuz Divani, i cili gjeti mirëkuptim tek prindërit që të çojnë vajzën në shkollën e mësuesisë në Prishtinë (Shkolla Normale),për t’u hapur rrugën femrave të tjera. Në ato kohra femrat shkonin në shkollë me veshje të ashtuquajtur “allatur-

ka”. Kështu që kur vajza e re Rrukije u largua nga shtëpia për të udhëtuar në Prishtinë, ajo deri në Ulqin shkoi me këtë veshje “allaturka” që të mos e shohin bashkëvendasit të cilët kishin paragjykime të tmerrshme. Me të mbërritur në Ulqin, ajo e ndërroi veshjen në ato të ashtuquajturat “allafranga”, që të vazhdojë rrugën deri në Prishtinë. Mësuesja Rrukije me plot sukses mbaroi shkollën dhe pas 5 viteve u kthye në vendlindjen e saj në Anë të Malit me diplomë, por jo më me veshjen “allaturka”, por me veshjen “allafranga” si e gjithë Evropa, për të mos i hequr më asnjëherë. Andaj sot të gjithë atë mund e sakrificë që kaluan ato vajza, të cilat hapën rrugën e edukimit të femrës që brezat e ardhshëm ta gëzojnë këtë liri, dhe jo asnjëherë askush mos ta shpërdorojë mundin dhe sakrificën e atyre mësueseve. Mësuesja Rrukije ishte ajo që theu akullin dhe hapi rrugë për bashkëvendasët e tjera siç ishin mësueset: Hate Gjoni, Hatixhe Maxharri, Syme Koka dhe shumë femra të tjera që vijuan pas saj. Andaj ishin këto mësuese modele të femrës së atyre kohërave që me kontributin e tyre edukativo/arsimor ndihmuan ta çojnë femrën drejt integrimit evropian. Kurse sot, përsëri po kthehemi pas në emër të “lirisë dhe demokracisë”.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Konica - personalitet veçantë i kulturës shqiptare

reth pesëdhjetë vite ishte e panjohur për opinionin e gjerë kulturor e shkencor shqiptar.

Në saje të kursit ideologjik që u instalua në Shqipëri nga fundi i vitit 1944 e që zgjati deri me rënien e sistemit socialist (1990), shqiptarët si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë mbetën të painformar për jetën dhe veprimtarinë e disa personaliteteve me rëndësi kombëtare. Ishte kjo koha e anatemimit dhe e margjinalizimit që ishte pjesë e strategjisë të pushtetit ndaj figurave eminente kombëtare. Kemi të bëjmë me një goditje të rëndë për kulturën kombëtare nga vet fakti se bazë e çdo gjëje ishte çelsi ideologjik pa marrë parasysh vlerat kombëtare e ato artistike.

Ndër ato figura të anatemuara bën pjesë edhe intelektuali, eseisti, publicisti, shkrimtari e diplomati Faik Konica (1876-1942), veprimtaria e të cilit për-

Nuk ka dilemë se një vlerësim të tillë çdo lexues mund ta ketë po që se do ta shfletojë botimin “Fjalori enciklopedik shqiptar”, botuar në Tiranë në vitin 1985, ku në njësinë bibliografike për F. Konicën(fq .521-522) nuk është shënuar vepra kryesore e tij “Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”.

Një e dhënë e tillë thënë më së buti dëshmon qasjen subjektive, respektivisht joserioze te hartuesve të njësisë përkatëse në këtë botim, duke marrë parasysh se kjo vepër ka qenë e botuar në vitin 1957 në Boston dhe e njohur për opinion shkencor e kulturor anglishtfolës.

Një ndër kontributet me vlerë që i ka dhënë kulturës shqiptare Federata Pan-Shqiptare e Amerikës – VATRA,

është padyshim edhe botimi i veprës së Faik Konicës “Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, botuar në Boston të SHBA-së në vitin 1957. Pasi libri është shkruar në gjuhën angleze për një botues të huaj, të pakët kanë qenë ata intelektualë shqiptarë që e kanë lexuar dhe përdorur këtë libër me vlerë.

Dhe për çudi kaluan mbi pesë dekada nga dorëshkrimi i tij dhe mbi tri dekada që kur u botua në anglisht, ndërsa lexuesi shqiptar ishte i privuar nga përmbajtja e këtij libri, të cilin censura socialiste e menjanoi si dhe vet autorin e librit. Atë që nuk e bënë ata që ishin kompetentë e bëri NB ”Gjon Buzuku” nga Prishtina, e cila e botoi dhe e përktheu në gjuhën shqipe nga Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu për të parën herë veprën e F.Konicës “Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, duke u dhuruar lexuesve një vepër madhore

KOHA Javore 14
Faik Konica, “Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, Botoi: Gjon Buzuku, Prishtinë, 1991
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022 KULTURË
Më rastin e 80-vjetorit të vdekjes

shqiptare

të kulturës sonë, me ç’rast mori fund një padrejtësi e madhe si ndaj shkrimtarit, dhe një padrejtësi edhe ndaj kulturës shqiptare në përgjithësi. Në hyrje të librit që është shkruar nga Q. Panariti, i cili ka bërë edhe redaktimin e këtij libri njoftohemi se dorëshkrimi u zbulua rastësisht në vitin 1952, ndërsa pas përgatitjes për botim iu dorëzua për vlerësim Fan S. Nolit dhe Dr. Endru D. Eliasit, miq të vjetër dhe të ngushtë të Konicës. Në fjalën e vet Noli, që është botuar si parathënie e këtij botimi, ne mes tjerash thekson se “vërtet libri mbeti i pakryer për shkak të vdekjes së parakohshme të autorit, por ne na vjen mirë që e kemi edhe në këtë formë të papërfunduar”, me çka dëshmohet se përmbajtja e tij është e cilësisë së lartë.

Pas parathënies Q. Panariti në artikullin me titull “Faik Konica një kalorës i atdhedashurisë shqiptare”, ka shkruar

deri më tash biografinë me të plotë për këtë personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Librin e përbëjnë gjithsej dhjetë ese, shtojca dhe fjala e botuesit.

Nga lënda e shtjelluar në këtë botim lirisht mund të themi se nuk mund të supozohet që ndonjë libër si shkrim të synojë t’i thotë të gjitha ato që e bëjnë të veçantë historinë e popullit tonë, veçoritë nacionale, traditën si dhe natyrën e tij, por një ideal të tillë e themi pa ngurrim e ka arritur F. Konica në këtë libër, i cili është një projekt i mirëfilltë i enciklopedisë shqiptare.

Në këto ese vërehet se Konica është përpjekur të jetë sa më objektiv dhe i paanshëm në trajtimin e lëndës përkatëse. Në përgjithësi esetë janë shkruar në mënyrë sintetite, ku trajtohen disa çështje të veçanta nga disa këndvështrime.

Po ashtu me mjaft sukses ka shfrytëzuar një literaturë selektive nga autorë të ndryshëm evropianë, të cilët kanë shkruar për shqiptarët dhe Shqipërinë. Pas leximit të këtij libri lexuesi shqiptar mesiguri do të shqetësohet nga vet fakti se si ka qenë e mundur që deri më tash të mos ketë pasur mundësi ta ketë në gjuhën shqipe këtë vepër të çmuar. Por siç kemi cekur më lart, puna krijuese e F. Konicës e kësaj “enciklopedie që ecën” siç e ka quajtur poeti i shquar francez G. Apolineri, vazhdon

të jetë ende e shpërndarë nepër vëllime të ralla apo e strukur nëpër revista të ndryshme.

Po të mblidhen dhe të renditen sipas kriterit tematik do të kemi një seri vëllimesh që do të pasurojnë trashëgiminë kulturore, letrare e shkencore. Atëherë do të shihet se F. Konica ka qenë gjuhëtar, letrar, publicist, kritik, historian, diplomat dhe etnograf i orëve të para të shkencës dhe të kulturës shqiptare.

Po ashtu do të shihej se ai si stilist ishte nxënës i Kristoforidhit dhe i Naimit, por i tejkaloi siç ishte e natyrshme duke shtruar trasenë e gjuhës letrare shqipe, shkruante me një rast studiuesi i historisë Kristo Frashëri. Ndërsa Fan Noli shkruan se “të gjithë shkrimtarët shqiptarë që erdhën pas Konicësjanë nxënësit e tij”, duke përfshirë edhe vet Nolin.

Andaj me botimin e këtij libri për të parën herë në gjuhën shqipe, nxënësve, studentëve, intelektualëve dhe lexuesve të pasionuar u dhurohet një vepër e veçantë për kulturën tonë nga një “stilist i vërtetë, dijetar i shkëlqyer dhe atdhetar i madh shqiptar”, siç e quante atë Noli, ku çështja kombëtare shqiptare ishte ideali i jetës së tij.

Dr. Nail Draga (Lexuar me rastin e shënimit të 80-vjetorit të vdekjes së F .Konicës në Ulqin, më 22 dhjetor 2022)

KOHA Javore 15
i
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022 KULTURË

Duhani i Krajës që XVII shitej në Dubrovnik

Duhani është një bimë e cila është kultivuar para mijëra vjetësh në kontinentin e Amerikës e sidomos në territorin e sotëm të Meksikës dhe Brazilit. Në Evropë kjo bimë ka qenë e panjohur deri në vitin 1492, kur zbuluesi Kristofor Kolumbo kishte mbërritur në Bahama. Aty si dhuratë kishte marrë edhe disa gjethe të thata të duhanit të cilat i solli në Spanjë. Megjithatë 35 vitet e ardhshme Spanja duhanin e importonte nga Amerika. Sevila u shpalë qendër botërore e duhanit, kështu që e gjithë sasia e duhanit që shitej në Evropë patjetër duhej të kalonte nëpër Sevilë. Fillimisht mendohej se kjo bimë është shumë e shëndetshme dhe në medicinë përdorej për trajtimin e dhimbjeve trupore. Poeti i kohës Antoni Shut në vitin 1592, në pamfletin e tij “Duhani” theksonte se mjekët e mbajnë të fshehtë cilësinë shëruese të duhanit pasi frigohen që mos të humbasin punën e tyre si mjekë! Farën për prodhimin e duhanit në Evropë i pari e solli anglezi Xhon Rolf në vitin 1612, nga kur edhe filloi prodhimi masiv i duhanit. Përdorimi i duhanit për pirje shumë shpejt u përhap në gjithë Evropën. Ai për këtë qëllim përdorej fillimisht në shtetet e zhvilluara dhe qytetet me standarte të larta, e më vonë në konsumimin e tij u përfshinë pothuajse të gjitha shtresat e popullsisë. Nuk na është e njohur se kur ka filluar prodhimi dhe tregtimi i duhanit në viset e banuara me shqiptarë në Mal të Zi. Por, dihet se Kraja, Malësia por edhe Ana e Malit, Ulqini dhe Tivari e

kanë kultivuar këtë bimë fitimprurëse së paku që në fundin e shekullit XVII, pra vetëm disa vite më vonë nga se kishte filluar prodhimi i tij në Evropë. Duke qenë se në fillim pirja e duhanit ishte privilegj i qytetarëve që kishin standard më të mirë jetësor, edhe tregun për shitjen e tij duhej kërkuar në shtetet apo qytetet më të zhvilluara. Padyshim, një ndër qytetet më të zhvilluara të kohës, në një largësi jo shumë të madhe nga Shqipëria, ishte Dubrovniku. Në këtë qytet shkodranët, kranjanët, ulqinakët e tivarsit filluan tregtinë me shumicë të duhanit i cili u bë shumë shpejt i njohur me emrin “duhani shqiptar” dhe si i tillë kërkohej në tregun e Dubrovnikut. Nuk na është e njohur se kërkesa e madhe për këtë duhan ishte si rezultat i cilësisë së mirë apo çmimit konkurrues!

Në bazë të dokumenteve dhe akteve të ruajtura në Arkivin Shtetëror në Dubrovnik, mbërrijtja e parë e duhanit nga Shqipëria Veneciane (Albania Veneta) në Dubrovnik, daton që në vitin 1691. Tregtari Matija Orebiq kishte sjellur në Dubrovnik 11 thasë me “duhan shqiptar”. Në vitet e ardhshme u evidentuan edhe qindra

raste të tjera, fillimisht nga tregtarët vendas (dubrovnikas) e më vonë edhe nga vetë prodhuesit apo tregtarët shqiptarë. Kjo tregon se tregtia me “duhanin shqiptar”, që atëherë kishte karakter të import-eksporteve jo të rastësishme por të veprimeve tranzite të përhershme. Ndërkaq, librat evidentues të ardhjes së udhtarëve dhe mallrave në Dubrovnik ekzistojnë vetëm nga viti 1716. Nga analiza e këtyre librave mund të konstatohet se “duhani shqiptar” ishte më i kërkuari dhe dominues në tregun e Dubrovnikut, edhe pse ky qytet kishte tregti të zhvilluar me krejt Ballkanin, Azinë e Vogël dhe Meditarin. Nga ky territor i madh impertohej vetëm 1,5% e sasisë së duhanit të importuar, ndërsa pjesa tjetër importohej, pothuajse e gjitha nga pellgu i Liqenit të Shkodrës, ku bënë pjesë edhe Kraja. Në periudhën 1691-1815 në Lazaretet e Dubrovnikut janë evidentuar mbi 400 raste të importit të duhanit nga bazeni i Liqenit të Shkodrës. Sasia dhe përqindja e duhanit të eksportuar në Dubrovnik, nga ky territor, nuk mund të përcaktohet saktësisht as nga dokumentet dhe aktet (sani-

KOHA Javore 16 KULTURË
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

në shekullin Dubrovnik

ta etj.) të disponueshme, ngase evidencat nuk janë mbajtur rregullisht ( ka vite që janë udhëhequr shumë pak, madje ka vite që evidentimi zyrtar nuk ka qenë i obliguar, sidomos nga gjysma e dytë e shekullit XVIII), shihen lëshime, parregullësi dhe një shumicë nga ata janë të dëmtuar. Sidoqoftë, për kohën për të cilën bëhët fjalë, sasia ka qenë e konsiderueshme, madje për arsye që i cekëm më lart, sasia ka qenë më e madhe se në dokumentet zyrtare. Në vitin fillestar, 1691 në Dubrovnik kishin hyrë vetëm 330 kg (11 thasë), ndërkaqë në vitin 1782 arrin në 31.200 kg. Caktimi i saktë i volumit të duhanit të shitur në Dubrovnik është vështirë të përcaktohet, sepse matja e sasisë së duhanit që sillej në tregun e Dubrovnikut shumë rrallë bëhej me njësitë matëse të rregullta (oka, libra) por, sigurisht për arsye praktike për matjen e paketimeve është marrë një vlerë mesatare e njehësimit, kështu që një ballë duhan është llogaritur 60 kg, ndërsa një thes 30 kg. Nga librat e evidencës shohim se duhani paketohej në: balla, thasë, shporta, fuçi, sandukë, kofa etj, dhe transportohej nga Shkodra, Buna, Ulqini dhe

Tivari në rrugë ujore (anije). Po ashtu nuk është e njohur se cili lloj i duhanit prodhohej në pellgun e Liqenit të Shkodrës. Megjithatë në bazë të disa përshkrimeve mund të konstatohet se prodhohej duhani gjethmadh. Në tregun e Dubrovnikut ishte i njohur si “ORTA” që në turqisht do thotë “i mesëm”, gjeth i cili të duhani gjethmadh më së shumti vlerësohet. Nga 400 rastet e evidentura të importit të duhanit në Dubrovnik, nga 1691-1815, mund të konstatojmë se rreth 80% të eksportuesve janë prodhuesit apo tregtarët shqiptarë. Kjo tregon se në trojet shqiptare të pellgut të Liqenit të Shkodrës prodhimi i duhanit ka filluar që në shekullin XVII.

- Shumica e tregtarëve të duhanit ishin nga Kraja dhe Shkodra Po ashtu, në bazë të dokumenteve të Lazarateve në Dubrovnik është vështirë të caktohet saktësisht territori i prodhimit të duhanit të shitur në Dubrovnik. Dihet mirë se në të kaluarën Kraja dhe Ana e Malit kanë qenë kryesisht të orientuara në tregun e Shkodrës kështu që ka mundësi që një pjesë e duhanit u është shitur shkodranëve, të cilët në dokumente paraqiten si eksportuesit më të mëdhenj (nga 255.375 kg “duhan shqiptar” të shitur në Dubrovnik, 118.835 kg i kanë tregtuar shkodranët). Nga ana tjetër në shekullin XVII shqiptarët si mbiemër përdornin emrin e babait, gjyshit, titullit, zanatit apo prejardhjes së tyre, kështu që kjo edhe më shumë e vështirëson identifikimin e vendbanimeve të tregtarëve të duhanit në Dubrovnik. Megjithatë kryesisht në bazë të emrit dhe mbiemrit të eksportuesve, po japim emrat e atyre të cilët, sipas mendimit tim, kanë qenë banorë të Krajës, si prodhues apo tregtarë: 1.Sulejman Kranja, 10 shkurt 1739, 120 kg, 2.Ibrahim Bobo(sh)ta,18 shtator 1740, 420 kg. 3.Shimun Kranja,9 mars1750, 870

kg, 4.Ahmet Kranja, 26 prill 1751, 60 kg, 5. Ali Kranja, 4 korrik 1752, 150 kg dhe më 5 tetor 1759, 4.500 kg, 6.Haxhi Kranja, 5 nëntor 1753, 710 kg, 7.Hysejn Lubani, 7 prill 1755, 150 kg, 8.Nuro Kranja, 21 prill 1775, 570kg, 24 qershor 1771,480 kg, 14 maj 1774, 240 kg, 10 prill 1777, 930 kg, 18 korrik 1777, 300 kg, 24 mars 1778, 360 kg, 26 maj 1779, 210 kg, 20 shtator 1780, 1290 kg dhe 26 shtator 1780 30 kg. 9.Jusuf Kranja, 24 maj 1761, 1740 kg, 10.Gec Kranja, 8 shkurt 1764, 60 kg dhe më 12 maj 1782,1530 kg 11.Haro Kranja, 25 nëntor 1765, 120 kg 12.Mustafë Kranja, 16 nëntor 1781,120 kg, 6 shkurt 1786,360 kg dhe më 26 dhjetor 1789, 840 kg. 13.Kapllan Kranja, 14 tetor 1784, 1000 kg dhe më 9 shkurt 1787, 270 kg. Të gjithë të përmendurit si vend të eksportit kanë Shkodrën.

Si eksportues të duhanit në Dubrovnik, që vend të eksportit kishin Ulqinin paraqiten: 1.Ulqinaku Jakov, 21 janar 1721, 90 kg, 2.Hoxha Ali, 19 shtator 1722, 360 kg 3.Rais Mehmet, 31 gusht 1722, 120 kg 4.Damir Ramo Turk, 29 tetor 1726, 60 kg 5.Usta Saro, 23 maj 1736, 30 kg 6.Hasan Omeri, 24 shkurt 1752, 1200 kg 7.Boshjatica Rais Liko, 7 qershor 1754, 120 kg. Ndërkaq si eksportues të cilët si vend eksportues kishin Bunën paraqiten:1. Me(a)liq Derushi, 25 maj 1723,240 kg 2.Mehmet Çelebi, 7 qershor 1723, 840 kg 3.Anton Paçe,10 mars 1729,690 kg 4. Domenik Kola,28 prill 1725, 300 kg 5.Mehmed Qatoviq,14 prill 1733, 300 kg 6.Filip Shkodrani, 3 dhjetor 1793, 1020 kg, ndërsa nga Tivari: 1.Sefo Turçin, 21 maj 1724,330 kg 2.Ali Basha, 3 prill 1734,120 kg 3.Hasan Mehmet, 30 dhjetor 1737,840 kg 4.Sefer Shifula, 29 prill 1741,840 kg 5.Ahmet Llunja, 18 prill 1762, 2640 kg.

Nga shënimet e paraqitura mund të konstatohet se prodhuesit e duhanit nga Kraja, Shkodra, Ulqini dhe Tivari kanë qenë për më shumë se 130 vjet furnizuesit kryesorë të Dubrovnik me duhan. Natyrisht me ndryshimet thelbësore ekonomike dhe politike në fund të shekullit XVIII, ndryshojnë edhe kushtet për plasmanin e duhanit, kështu që kranjanëve dhe të tjerëve u bëhet pothuaj e pamundur shitja e duhanit në rrugë legale në Dubrovnik.

KOHA Javore 17 KULTURË
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Mbi shënimin e bisedës së gazetarit shqiptar, Orest Çipa me zotëriun Rexhep Gali Balidemaj me

Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje

Gazetari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar, Orest Çipa gjatë qëndrimit në Nju Jork të SHBA-së vizitoi të burgosurin politik, pilotin e parë shqiptar, lahutarin dhe vizionarin e shquar shumëdimensional shqiptar, Rexhep Galin Balidemaj nga fshati Martinaj i Komunës së Gucisë me rastin e shënimit të përvjetorit jubilar - 100-vjetorit të lindjes së tij, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt e miqësore, me peshë dhe vlerë vërtetë të madhe, të cilën e publikoi në gazetën “Tema” të Tiranës.

“Barra e rëndë e viteve iaa ka ngadalësuar pak hapin, deri në çapitje, ia ka tkurrur krahërorin e tij prej malësori, ia ka zbardhur flokët, por s’ka mundur dot t’ia shuajë zjarrin e shkëlqimit të syve, mprehtësinë e mendimit dhe hijen e kësaj ‘race’ të rrallë burri”, është kjo shprehje vigjilente e hyrjes në bisedë të gazetarit Orest Çipa me bashkëbiseduesin e vet të nderuar njëqind-vjeçarin Rexhep Galin Balidemaj.

Edhe pse ai sot është 100-vjeç, bac Rexhep Gali Balidemaj e ruan me kokëfortësi vitalitetin dhe fisnikërinë e kreshnikëve shqiptarë. Udhëjeta e tij njëshekullore është dëshmia më e gjallë e plagëve të cilat ende lengojnë nën lëkurën e drobitur të kombit tonë. Kjo frymë e zjarrtë shqiptari, na jep dritë nga errësira e gjakosur e së shkuarës, që ende vardiset në dhimbjen e mijëra dhimbjeve të trashëguara brez pas brezi, deri në ditën që do të kryhet amaneti, shkruan në shënimin e bisedës së vet gazetari Çipa dhe shton: Ai na priti ashtu siç e do zakoni!

“Burri e pret mikun dhe hasmin tek pragu i derës dhe e fton në vatrën e tij, apo e kam gabim burra?!”, thotë i buzëqeshur mikpritësi baca Rexhep. “Për atë nderë burri, ashtu është Baca Rexhë!”- ia ktheu miku im Qazim Doda, thekson në shkrimin e vet gazetari Çipa dhe shton:

Pasi shtrënguam duart dhe hymë në derën e këtij “martiri” të gjallë vuajtjesh, sytë më shkuan tek Kanuni i Lekë Dukagjinit. Çfarë kontrasti i bukur! Ky plak virtuoz 100-vjeçar, i cili jeton prej 30-vitesh në Nju Jork, ende e do pranë këtë libër të “shenjtë” të malësorëve shqiptarë.

Baca Rexhë u ul në divan. Pas supeve të tij ishte e hedhur një lëkurë e regjur bagëtie (zakon i trashëguar në breza), në krahun e majtë ishte një skulpturë e heroit legjendar Adem Jashari. Për më afër, në të djathtën e tij ishte një lahutë e gdhendur bukur. Pasi mori frymë thellë, e rrëmbeu lahutën dhe nisi të na këndojë një këngë mikpritjeje.

O mirë se ardhe o burr i Labërisë / ma ke gëzue shpirtin e konakun/ e gjithmonë i gëzoftun kiofsh/ si shkipja me flamurgjakun/ o burr i Labërisë, o shqiptari burr/ Kiofsh në jet e mot, i fort si i y’ni gur/.

Unë u përhumba në një botë tjetër... shprehet gazetari Çipa në shkrimin e shënimit të bisedës dhe shton: më ishte kënduar qysh në djep vëndçja shqiptare (polifonia), e sot që jam 34-vjeç më këndohej me lahutë. Tingujt e lahutës të cilat përfitoheshin duke i rënë kordhës me hark, më drithëronin lëkurën. Qazimi më kallëzoi se baca Rexhë e dinte përmendësh të gjithë Lahutën e Malcis së Atë Gjergj Fishtës, po ashtu herë pas here ai këndonte me lahutë dhe e kishte si ilaç për të mos humbur në meditimin e moshës. Ky plak fisnik nuk ditka vetëm të durojë rropatjet dhe torturat e shkjaut, por ditka të ngrejë lart traditën, kultin e të parëve, historinë dhe ngjarjet e lavdishme të eposit tonë. Pasi përfundoi këngën e përqafova me dashuri të madhe dhe nisa ta pyes - shkruan gazetari Çipa në tekstin e shënimit të bisedës.

Sa vite mban mbi supe bac?

“Kam lind më 19 dhjetor të vitit 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë. Aty kreva edhe shkollën fillore, ndërsa gjimnazin

siç quhej atëherë e bëra në Plavë në gjuhën serbe, pasi asokohe nuk kishte asnjë shkollë që jepte mësim në gjuhën shqipe”.

Në pyetjen e radhës të gazetarit Çipa, si mësove ta shkruash shqipen, baca Rexhë i jep përgjigjen: “Ishte rastësi e bukur e cila më ndryshoi komplet rrjedhën e jetës. Në vitin 1941 vendlindjen time e vizitoi ministri i shtetit Qazim Koculi (atëherë ishte qeveria kolaboracioniste shqiptare). Me sa duket në atë periudhë, patriotët shqiptarë kanë dashur të arsimojnë individë të veçantë nga trojet e mbetura jashtë kufijve të Shqipërisë. Më kujtohet se Ernest Koliqi ka qenë përgjegjës i 200 mësonjësve të këndimit të shqipes. Me një letër të posaçme që ministri më dha, unë shkova në Tiranë dhe u regjistrova në gjimnaz. Në këtë periudhë u njoha me Qemal Stafën e patriotë të tjerë, ku së bashku morëm pjesë në disa aksione antifashiste. Më pas, në verën e 43-shit u ktheva në vendlindje, ku u angazhova në lëvizjen rinore të Plavës e të Gucisë. Në vjeshtën e po atij viti, u regjistrova në aradhat partizane me të cilat luftova deri në Trieste të Sllovenisë.

Gazetari Orest Çipa në shënimin e vet të bisedës shkruan se në pyetjen vijuese ç’ndodhi në jetën tënde pas çlirimit, baca Rexhë me përkushtim i përgjigjet: “Isha i etur për dije, mu krijua mundësia të shkoja në Beograd, aty bëra kursin për shifrant. Punova për pak vite në Gardën e Titos, por isha i lodhur duke mbajtur pushkën mbi supe, doja diçka më shumë, doja dije. Nga vitin 1946 së bashku me një grup kolegësh, fituam të drejtën për të studiuar në Kiev të Bashkimit Sovjetik (në atë periudhë). Ne ishim klasa e parë nga ish-Jugosllavia që do të trajnoheshim për t’u bërë pilotë. Aty qëndrova 2 vite. Kishte studentë nga e gjithë bota. U njoha me shumë shqiptarë të cilët i ndihmova dhe u gjetëm pranë njëri-tjetrit. Në vitin 1948, pasi përfundova

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
Shaban Hasangjekaj

rastin e përvjetorit jubilar - 100-vjetorit të lindjes së tij, të titulluar

kursin, u punësova si pilot ushtarak - i parë shqiptar, në Zemun, një qytet afër Beogradit”. Në pyetjen vijuese të bisedës vërtetë të këndshme miqësore - ç’ndodhi më pas, gazetari Çipa shkruan se nga baca Rexhë kishte marrë përgjigje decide: “Këtu nisi një kapitull tjetër i jetës time. Në një poezi që kam shkruajtur dikur, po ju kujtoj vetëm esencën e saj me një fjalë: “Në këtë udhë që kisha hekun / u degëzue në dy rrugë t’jera / njëra ishte me lule, tjetra ishte me therra/”. Mu desh të zgjidhja rrugën e dytë! Po në vitin 1948, me prishjen e marrëdhënieve pas Rezolutës së Informbyrosë, kur u prish Titoja me Stalinin, u mbyll hermetikisht edhe kufiri me Shqipërinë dhe për 45 vite nuk kam shkuar më. Këtu u përcaktua për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare, sepse në anën e Rezolutës ishte Shqipëria. Kur u mora në pyetje si shqiptar, donin të dinin për bindjet e mia pas prishjes së Jugosllavisë me Rusinë. Unë isha i brumosur me ndjenja patriotike. Ne të ‘trojeve’ e donim Shqipërinë deri në vdekje. Ju thashë me bindje të fortë se me kë ishte Shqipëria, isha edhe unë. Pas kësaj përgjigjeje u arrestova si informbiro-ist dhe u dënova me 6 vite burg. Dënimin e vuajta në burgun më famëkeq të ish-Jugosllavisë, në Goli Otok. Burgu ishte një tmerr i vërtetë! Kurr s’kam për ta harruar. Në pyetjen e radhës, çka të kujtohet nga burgu, gazetari Çipa shkruan se përgjigja e bacit Rexhë ka qenë decide dhe e shkurtër: “Më mirë pyet këtë lëkurë e këto kocka”. Në dy pyetjet tjera vijuese, cilat kanë qenë torturat më të vështira që keni ndier dhe dhimbja më e madhe, a ka qenë dhimbje fizike apo dhimbje shpirtërore, gazetari Orest Çipa shkruan se përgjigjja e baca Rexhës ka qenë shumë përfshirëse dhe koncize. “Çdo i burgosur politik në burgjet e regjimit serb ka përjetuar tortura të tmerrshme dhe në fund shumë nga ne kanë vdekur nga ato tortura mizore. Presioni psikologjik ka qenë i tmerrshëm, dhunimi ynë ka qenë nga më brutali. Rrahjet ishin të shpeshta, një apo disa herë në ditë. Kishte mungesa ushqimi e uji dhe ka qenë një i ftohtë i madh, që të bënte ta humbisje shpeshherë vetëdijen. Kur gardianët lodheshin duka na rrahur, na detyronin të bartnim gurë të rëndë tërë

ditën, e ne shqiptarët kemi lindur për vuajtje. Nuk dua të zgjatem tek torturat sepse janë të shumta. Shumë shqiptarë kanë dhënë shpirt për së gjalli në ato burgje! Sot këta politikanët tanë po e shesin vendin për pushtet (shpreh dhimbje të thellë bashkëbiseduesi). Në hetuesi më së shumti jam maltretuar nga UDB-ashët shqiptarë. Edhe serbët më mundonin shumë, ndërsa malazezët ishin pak më të përmbajtur. UDBashët shqiptarë më urrenin se e doja Shqipërinë dhe flisja edhe para tyre kundër Jugosllavisë. Ata ishin të betuar për atë shtet, dhe e merrnin shumë personale. Shumë prekëse ishte përgjigjja e baca Rexhës në pyetjen - po pas burgut ç’ndodhi, shkruan gazetari Çipa në shënimin e bisedës. “Burg pas burgut e burg pas burgut (qesh me ironi ai). Kam qenë gjithsej në 13 burgje në vende të ndryshme në ish-Jugosllavi. Pas vuajtjes së dënimit, në vitin 1956 u ktheva në vendlindje. Mirëpo, ndonjëherë liria më e zezë se burgu. Tani më ishte qepur nga pas UDB-ja. Një rast i rendomtë në fshatin e lindjes, ku unë dola në mbrojtjen e një fshatarit tim të cilin UDB-ja e kishte nën vëzhgim, u penalizova bashkë me të. Akuzohesha për propagandë armiqësore dhe mu privua liria ime me 3 vite burg, të cilat i vuajta në burgun e Kotorrit. Një rast i tillë më bëri të kuptoja se propaganda serbe kishte arritur të asimilonte pothuajse 80 përqind të popullatës shqiptare. Më kujtohet se kur isha i ri, ngaqë këndoja mirë, prifti ortodoks donte të ma bënte emrin nga Rexhep në Ranko. Por, në rastin që u tregova pak më parë, ishte dakordësimi 100 përqind me votë i fshatarëve të mi që unë të shkoja në burg. Ata u pyetën në atë mbledhje se kush është për ta dënuar Rexhep Balidemajn. Unë disi e kisha një besim të plotë se të paktën do të mbrohesha nga njerëzit e mi, sepse ngrisja zërin për të drejtat e shqiptarëve, por ndodhi e kundërta dhe u habita se si disa prej tyre i kishin ngritur nga dy duar, që të dukeshin se janë më shumë. I joti ta kall datën”! Në pyetjen e mëtejme, po pas lirimit nga ky dënim si i kishe punët, gazetari Çipa shkruan se përgjigjja e baca Rexhës ishte e qartë dhe decide. “Keq e mos më keq. S’kisha ku të shkoja,

u ktheva në vendlindje. Ca njerëz të mi më ndihmuan të filloja punë si rojtar pyjesh. Por edhe këtu nuk kisha mundësi të merrja frymë! Sërish kisha nga pas UDB-në. Pas tre vitesh i lirë, më arrestojnë përsëri. Kësaj here më dënuan me dy vite burg, në Ishullin Gërgur. Pasi u lirova ishte e vështirë të gjeja punë, mbeta disa vite pa punë. Pastaj ika në Kosovë. Në këtë periudhë kam qenë i martuar dhe kisha dy fëmijë. Disa dashamirës të familjes, që kishin edhe lidhje gjaku të cilët jetonin dhe punonin në Prishtinë, me punësuan në Ndërmarrjen ‘Ramiz Sadiku’, ku punova deri në vitin 1981. Prej aty, pa kaluar shumë kohë u angazhova në demonstratat e studentëve të po atij viti dhe përsëri u prangosa nga policia serbe. Kësaj here më çuan në burgun e Lipjanit. Ky burg nuk zgjati shumë, gati dy muaj. Aty u njoha me veprimtarët e rinj të çështjes së shqiptarëve të Kosovës dhe u angazhova në të famshmen ‘Lëvizja Treshe’. Isha i madh në moshë, mirëpo vuajtjet e këtyre viteve më kishin bërë më të forte. Ne vitin 1983 u arrestova përsëri dhe u dënova me 5 vite burg. Në këtë periudhë gjërat kishin ndryshuar, unë kisha një emër, isha ‘veteran’ burgjesh! Për fatin tim të mirë, kësaj radhe më mori në mbrojtje avokati i njohur Bajram Kelmendi, dhe pas disa përpjekjeve të tij me ndërkombëtarët, dënimin e zbritën nga 5 në 3 vite burg, të cilat i vuajta në burgun e Prishtinës, Gjurakovcit dhe Gjilanit. Pas këtij burgu, i bëra edhe dy muaj te tjerë brenda se kështu ishte shkruar për mua. Kush e do atdheun, vuan! Mirëpo isha i nderuar që kisha bashkëpunim të ngushtë me Rexhep Malajn, Nuhi Berishën e Afrim Zhitinë. Të tre kanë rënë heroikisht në luftë kundër pushtuesit serb. Dy të parët në vitin 1984, kurse Afrimi u vra në vitin 1989. Në Kosovë veprohej në sistemin e treshit (siç u tha më parë), dhe në këtë mënyrë i shpëtonin të tjerët edhe nëse ndonjëri arrestohej nga UDB-ja. Unë isha kryefortë për bindjet e mia patriotike, se e doja Shqipërinë. Por nëse je patriot, të rëndonte barra e vuajtjes dhe mbijetesës e cila t’i stërgjatë mundimet dhe të vë në sprovë të madhe dinjitetin. Por nëse je burrë, asgjë nuk ta nënshtronte dot shpirtin”!

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Sejdi Astafa me familjen e tij kujdeset për fermën me 70 dele dhe 20

Numri i kopeve të bagëtive në zonën e Anës së Malit vazhdimisht ulet për shumë arsye. Me gjithë problemet e shumta me të cilat përballen çdo ditë bujqit dhe blegtorët e kësaj zone, me mbijetesën e fermave të tyre ende ka të tillë, ndonëse me numër simbolik, të cilët merren me bujqësi dhe blegtori, të cilat pas turizmit janë degët kryesore ekonomike të Komunës së Ulqinit.

Sejdi Astafa nga fshati Selitë në Anë të Mali, diç më shumë se 20 kilometra larg Ulqinit, ka një fermë me 20 lopë dhe 70 dele. Për fermën e tij kujdeset ai, bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij të grupmoshës 13-16 vjeç. Të gjithë janë të angazhuar dhe të aftësuar për profesionin e bujkut dhe të blegtorit. Secili nga ata pa përtesë shtatë ditë të javës e kryejnë punën e vet në fermë, pa asnjë ditë pushim që nga orët e hershme

Shembull i një fermeri të suksesshëm nga Ana e Malit E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

“Për fermën e tij kujdeset ai, bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij të grupmoshës 13-16 vjeç. Të gjithë janë të angazhuar dhe të aftësuar për profesionin e bujkut dhe të blegtorit. Secili nga ata pa përtesë shtatë ditë të javës kryejnë punën e vet në fermë, pa asnjë ditë pushim që nga orët e hershme të mëngjesit e deri në mbrëmje vonë”

të mëngjesit e deri në mbrëmje vonë. Punë në fermë ka shumë, sepse siç pohon fermeri i suksesshëm Astafa, kultivimi i kopeve të dhenve dhe të lopëve qumështore kërkon kujdes të veçantë e të vazhdueshëm dhe punë e mundim jashtëzakonisht të madh. Në fermën e tij ka mish dhe qumësht. Familja Astafa prodhon diç më shumë se 200 litra qumësht në ditë, apo 6

KOHA Javore 20 PORTRET

familjen fermën lopë

““Blerja e produkteve të tij blegtorale është e siguruar, por ai me të drejtë ankohet në rritjen e çmimeve të karburanteve, ushqimit të kafshëve dhe pjesëve të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e fermës”

pjesëve të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e fermës. “Me çmimet aktuale mezi mund të mbijetojmë. Qumështi është shtrenjtuar pak muajt e fundit ,por ende nuk mbulon shpenzimet e koncentrateve. Karburanti është gjithashtu i shtrenjtë”, thotë Astafa. Nuk ka prodhim të suksesshëm në industrinë e qumështit nëse nuk prodhohet edhe foragjere, prandaj ai prodhon rreth dy hektarë misër dhe rreth tre hektarë tërfil. Sipas fjalëve të tij, mbështetjen më të madhe e ka nga Ministria e Bujqësisë së Malit të Zi, e cila për çdo vit i ndihmon dhe i stimulon fermerët përmes subvencioneve të ndryshme. Ajo çka paraqet vështirësi për të

siç shprehet ai, nuk i mbështet fermerët ulqinakë pothuajse aspak me vite të tëra, për dallim nga komunat e tjera në Mal të Zi. Edhe pse klima në

“Në fermën e tij ka mish dhe qumësht. Familja Astafa prodhon pak më shumë se 200 litra qumësht në ditë, apo 6 deri në 7 mijë litra qumësht në muaj”

zonën e Anës së Malit është e butë, ushqimi për kafshë duhet të siguro-

““Ky fermer punëtor veçmas është i zhgënjyer në Komunën e Ulqinit e cila, siç shprehet ai, nuk i mbështet fermerët ulqinakë pothuajse aspak me vite të tëra, për dallim nga komunat e tjera në Mal të Zi”

gjithë fermerët që aplikojnë përmes ministrisë përkatëse për mjete nga fondet e ndryshme shtetërore e evropiane, pohon Astafa, është procedura administrative e cila do të duhej dukshëm të lehtësohej. Ky fermer punëtor veçmas është i zhgënjyer në Komunën e Ulqinit e cila,

het për dimër, kështu që Astafa ka përgatitur më shumë se katër mijë denga me sanë për fermën e vet. Këtë vjeshtë ai kultivoi disa hektarë tokë. “Nuk është e lehtë, sidomos kur kostot e prodhimit po rriten, por duhet të punosh në fshat”, thotë Astafa.

deri në 7 mijë litra qumësht në muaj. Nuk prodhon kos, djath e gjizë, por qumështin ia shet Qumështores “Srna” nga Nikshqi, e cila çdo ditë bën grumbullimin e qumështit dhe pagesën e rregullt në fund të muajit. Blerja e produkteve të tij blegtorale është e siguruar, por ai me të drejtë ankohet në rritjen e çmimeve të karburanteve , ushqimit të kafshëve dhe

KOHA Javore 21 PORTRET
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Në QKI “Malësia” në Tuz u shfaq filmi “Sofia”

Dashuria triumfon mbi çdo konflikt dhe paragjykim

Tuz – Pas një rrugëtimi shfaqjesh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Evropa e deri në Amerikë, premiera e filmit me metrazh të gjatë “Sofia” u shfaq më 14 dhjetor (në dy termine kohore), dhe më 20 dhjetor, në sallën e QKI-së “Malësia” në Tuz. “Sofia”ka shënuar një histori suksesi kudo që ai është shfaqur, duke u mirëpritur me admirim dhe entuziazëm të madh, ashtu siç u mirëprit edhe në Tuz, ku në të dy terminet kohore të shfaqjes, salla ishte e mbushur plot. Kjo edhe për faktin se në kësten e aktorëve që e realizuan atë kishte edhe interpretues nga Malësia.

Regjisori i këtij filmi Eduart Grishaj, në prononcimin për mediat e pranishme u shpreh se ka tre vjet qëkur ai ka filluar të punojë për të realizuar këtë film, ndërsa rrëfeu se filmi trajton një histori të jashtëzakonshme që ai e ka gjetur teksa ka lexuar një vepër të At Zef Pllumit . “Ishte një rrëfim, një histori e vërtetë që sapo e lexova thash mepatjetër duhet t’a bëj film këtë vepër, sepse duke pasur arsye se ishte vetëm

libër, është shumë më vështirë të depërtojë tek i gjithë publiku, dhe duke e kthyer atë në ekranin e madh mendova se mund t’i përfshij të gjithë njerëzit dhe kështu të bëj maksimumin”, u shpreh Grishaj.

Ai shton se filmi kudo që është shfaqur deri më tani, ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm, që siç tha edhe pse një ngjarje e ndodhur shumë vite më përpara e ka shumë afër aktualitetin e ditëve të sotme. Ngjarjet zhvillohen në Shqipërinë e Veriut, në kohën kur ish-Jugosllavia vjen për ta pushtuar dhe pastaj aty lindin ngjarjet e një gruaje Sofia që pret në derë një ushtar që vinte nga Mali i Zi, me origjinë serbe, dhe aty ajo merr vesh që pikërisht ai serbi është ai që ia ka vrarë djalin, por ajo e mban në shtëpi dhe i shkon traditës shqiptare dhe ca zakoneve të jashtëzakonshme.

Grishaj tha që ajo që ka qenë më thelbësore për të si regjisor që ta jetësojë këtë vepër kinematografike që pasqyron ngjarje të para tetëdhjetë viteve më përpara, është të tregojë se zemra është ajo më e

rëndësishmja, më me rëndësi se gjithë ana materiale që siç tha, i ka deformuar njerëzit dhe i ka nxjerrë nga identiteti që kanë pasur dikur. Në filmin “Sofia” interpretojnë një këstë aktorësh profesionistë dhe amatorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Me përfshirjen e të gjithë këtyre aktorëve në role të ndryshme, regjisori Grishaj ka pasur synim të tregojë se pavarësisht konflikteve të ditëve të sotme si ato politike dhe paragjykimeve që kemi ndërmjet shteteve dhe me njëri-tjetrin, “nëse ne bëhemi bashkë, pavarësisht se nga cili vend fqinj vijmë, ne mund të bëjmë shumë gjera të mira dhe nga kultura ne duhet ta ndryshojmë këtë koncept”, thekson Grishaj.

Mesazhi që ky film transmeton tek masa është ajo që, pavarësisht atyre çfarë kanë ndodhur në të kaluarën, ne mund të ecim përpara, sepse dashuria ëshë shumë më e rëndësishme se çdo konflikt dhe paragjykim.

Filmi “Sofia” pritet të shfaqet edhe në Serbi, pasi që siç tregon regjisori, mbi këtë janë në bisedim e sipër me Beogradin. Ai tregon se nëse ky film do të shfaqen në Beograd, ai do të ishte filmi i parë shqiptar që do të jepej në Serbi.

Grishaj duke treguar se Tuzi shfaqi një interes të jashtëzakonshëm për të shikuar këtë film, tha se Malësia (Tuzi) ka shumë lidhje me filmin.

“Sepse filmi ka doke dhe zakone të cilat kjo zonë këtu i njeh shumë mirë”, përfundon Grishaj.

Ky është filmi i parë me metrazh të gjatë që ka realizuar regjisori Eduart Grishaj. t. u.

KOHA Javore 22 PANORAMË
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Në Ulqin u mbajt Festivali Mbarëkombëtar i Valleve Dyshe “Dyshja na bashkon”

Një pasuri folklorike dhe kulturore e popullit shqiptar

Juria e përbërë nga drejtori dhe themeluesi i këtij Festivali, Skender Thaçi, si dhe koreografët Besnik Grajçevci, valltar i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” – Prishtinë, dhe Musa Hoxha nga Ulqini, kanë vlerësuar me Çmimin e Parë Ansamblin “Arian Plaku” – Durrës. Çmimin e Dytë e kanë ndarë Ansambli “Mati” – Mat dhe Ansambli “Gurra” – Gjilan, kurse Çmimin e Tretë Ansambli “Ilirida” – Shkup dhe SHKA “Bresana” – Opojë

Ulqin – Për të parën herë në Ulqin, të premten mbrëma, në Qendrën e Kulturës është mbajtur Festivali Mbarëkombëtar i Valleve Dyshe “Dyshja na bashkon”, i organizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Trojet Tona”.

Ulqini është qyteti i tretë ku organizohet ky festival pas Prishtinës dhe Kurbinit. Në të kanë marrë pjesë grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Juria e përbërë nga drejtori dhe themeluesi i këtij Festivali, Skender Thaçi, si dhe koreografët Besnik Grajçevci, valltar i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” – Prishtinë, dhe Musa Hoxha nga

Ulqini, kanë vlerësuar me Çmimin e Parë Ansamblin “Arian Plaku” –Durrës. Çmimin e Dytë e kanë ndarë Ansambli “Mati” – Mat dhe Ansambli “Gurra” – Gjilan, kurse Çmimin e Tretë Ansambli “Ilirida” – Shkup dhe SHKA “Bresana” – Opojë. Çmimin e Publikut e ka fituar SHKA “Zëri i Luginës” – Bujanoc, Çmimin për veshjen e burrit SHKA “Malësori” –Gjonaj (Has), Çmimin për veshjen e gruas SHKA “Koha” – Dinoshë (Tuz), Çmimin për Valltaren më të mirë Adelisa Axhemoviq nga SHKA “Olcinium” – Ulqin dhe Çmimin e Karrierës valltari Ramadan Totaj nga SHKA “Malësori” – Gjonaj (Has). Drejtori i Festivalit, Skender Thaçi, ka treguar se ideja e këtij festivali

është bashkimi i valltarëve dhe grupeve folklorike nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, duke dëshmuar në këtë mënyrë kulturën dhe traditën tonë kulturore shekullore.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të pushtetit lokal dhe qendror që të mbështesin festivalet e tilla kulturore. Thaçi ka thënë se pas Ulqinit, Festivali do të udhëtojë në Bujanoc dhe Maqedoninë e Veriut, me ç’gjë do të përmbyllet cikli i parë i tij.

Qëllimi kryesor i Festivalit Mbarëkombëtar të Valleve Dyshe “Dyshja na bashkon” është të promovojë krijimtarinë më të mirë lirike dhe epike, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe më gjerë. Vallja dyshe qëndron në themel të valleve masive dhe prej kësaj ka lindur edhe ideja e organizimit të këtij festivali. Trevat e ndryshme shqiptare karakterizohen me laramani të valleve dyshe, që përbëjnë një pasuri folklorike dhe kulturore të popullit shqiptar si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore. i. k.

KOHA Javore 23 KULTURË E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

POEZI

SHTRËNGATË

Në koncertin e fundit të stinës Nën harkun e hënës që ka zënë retë Numëroj ikjen e shpendëve shtegtarë

Shikoj në pëllëmbë të dorës së majtë Dëshirat e shndërruara në ëndrra E me dorë të djathtë shkruaj dhimbjen

Atje diku larg përtej valëve të trazuara Liqeni valëzohet në hapësirë e kohë Sot nuk do lagem furtuna iku përtej Muzgu është zhytur në zymtësi mjerane Në zjarrin e cigares jam mbytur në tym Stinë e luleve digjet brenda meje shkrum

Thinjat tradhëtare përqafojnë globin Gjethet dridhen në degë trungu thahet Brenda meje shtrëngatë e dhimbje nyjesh

MURET

Rrethuan ograjat, arat, kopshtinjet Ndaluan dheun nga vërshimi i ujrave Rrënjët mos të dëmtojnë trungjet. Erë djegaguri në gusht, shkrumuan

buzët

Etje në këmbanën e ogiçit bridredhur Grigja symadhe e rrethuar në vathë.

Asnjë këngë, mallkimi ka mbytur qeshjet Muret më kujtojnë vendin e vuajtjes Ku jetuam me xhelatë që shkaktuan britma.

Rrethuar me gjarpinj katila nën gur Shembëm mure me vetëdijen e fjetur Deri te porta e drunjtë me çelësin e heshtjes

HIJE

Sa shumë urrejtje më është grumbulluar në krahëror për ata të cilët thonë se janë gjithçka e nësermja u del asgjë

urrejtje kam shumë neveri për ata që nuk kanë asgjë vetëm para unë dua

t’i shporr me durim në heshtje me kohën fitimtare

nuk jam me ata që matën me hijet e mëngjesit dhe i kanë udhërrëfyese në jetë hija nuk qëndron dot me këmbë në tokë

MALL

I kam shtruar gishtërinjtë e dorës së djathtë mbi gjoksin e fryrë në sy bebëzat ndrijnë sonte si rreze se aty do flejnë ku qerpiku si hark shigjete është drejtuar kah ti në heshtje me syrin tim të lagur pres kohën në ikje që s’guxoj ta preki as dje as sot as nesër

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
Ali Gjeçbritaj

mbase mallin do ta shuaj në një kohë tjetër me frymëzimin tim

GJYKATËSI

Sa mirë sot e paskan shkarkuar prokurorin i lumi unë nësër s’do më akuzojë më gjykatësi nuk ka më punë me mua avkokat/mbrojtësi mbeti me gisht në gojë

DITË E RE

Në pëllëmbën e majtë mbaj mëngjesin Drekën e shtroj në sofër me miq E darkën ua jap atyre që si dua Me rroba solemne veshem e mbathem Pelerinën e bardhë ua lëshova krahëve sot Të zezën e shmanga nga dollapi im

Pagëzova ditët me emra yjesh Me hirin e zjarrit nuk e mbulova veten Oxhaku plak nuk ma shuan etjen Me fund i kthej gotat me verë

Nuk i vesha këpucët e kohës që iku Ditë e re për dashuri u kthye te unë

NË DRITËN E HËNËS

Eja sonte Me qeshje si dikur Të bëjmë dashuri Si moti Në hënën e plotë

Eja sonte Të përvëlohemi Në rrjedhën e kohës Në avullin e vluar Të moshës

Eja sonte

Me rrudhat e ballit E flokun e zbardhur Kujtimet t’i shpalosim Hapësira të mos vdesë Koha mos të përendojë

FATI JONË

Shtigjeve të jetës E kërkuam ndër mote E takuam Në harkun e kohës Në udhëkryq fillin e dritës Diku larg shikuam Në fëmijëri kam ëndërruar Të bëhem një ditë

Më i bukuri i botës Më i pasuri i saj E sot me maskë Mbuloj rrudhat E me kapele thinjat Tërë jetën Ia zgjata dorën fatit E ai shtegtoi diku larg Në heshtje Sa shumë vraponte Se zura dot Nuk thonë kot Njëherë vjen Vera kah dera.

KËRKESË

Nuk fal asgjë Nuk jam as fajtor As semafor Që hapë udhën

Një varg për strofë Një ngjyrë për pikturë Një tingull për pentagram Unë fali gjithmonë

Dua një furçë Të pikturoj pëllumba E një violinë Të luaj me valsin e lumturisë

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Letërsi

Librat e gjermanit

Në hotelin “Olympic” të Ulqinit, që gjendet një bërçik buzë plazhit, vinin plot mysafirë të huaj. Hansi qe gati i përhershëm, saqë kamerierët e pagëzuan “Hamz”. Kaq “shqiptar” u bë Hansi sa filloi të mësojë edhe ca fjalë shqipe. U bë shumë i afërt me kamerierët, natyrisht u jepte edhe

bakshish të mirë, si të ishte shkodran. Prandaj të gjithë kishin dëshirë t’i shërbenin Hamzit, siç i thonin ata, edhe pse qëndronte pak si gjatë në tavolinë mbi ca libra të vjetër. Të premten, mysafiri vizitoi tregun, fotografoi shitëset me kostume popullore. Pasi e kreu punën, nxitoi në Ranë, buzë detit. U ul në kënd të kafenesë. Kundronte detin dhe Kalanë e lashtë. Dhe mandej humbte në leximin e librave që merrte me vete kudo. Leximin e shtynte me një shishe verë që porosiste. Por atë ditë, leximin ia prishën ca kalimtarë që e njihnin. Ata e përshëndetën, e

meqë dinin gjermanisht sa për t’u marrë vesh dhe e kishin që në hotel urën e miqësisë, ai i ftoi në tavolinë dhe për nder të tyre mbylli librin, e futi në trastë të cilën e vari në shpinë të karriges. Cakërronin gotat. Pinë mirë e mirë. Gjermani ishte i kënaqur për mirësjelljen dhe respektin që tregonin për të e ndryshe nga shumë e shumë të huaj, porosiste për miqtë e tavolinës së tij.

Koha i kishte fluturuar më shpejt se dallëndyshet e detit që silleshin vërdallë. Pa orën dhe me habi vërejti se akrepat po i afroheshin orës 14. U ngrit me nxitim nga karriga kur pa

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

një taksi dhe i bëri shenjë shoferit të ndalonte. Pagoi gjithçka kishte porositur, u dha dorën pijetarëve dhe me taksi nxitoi në hotel. Posa ra në shtrat, gjumi i erdhi plumb i rëndë. Vetëm kur maestrali po qetësohej dhe dielli ikte pas Gjeranave, i hapi sytë. Porsa erdhi në vete, u mbush në djersë nga sikleti. “O Zot”, - tha me vete, - “i harrova librat! I humba?! Sa keq! Me siguri m’i kanë vjedhur”. Dhe mezi e priste taksinë për të mbërritur sa më parë në kafenenë ku kishte pirë verë. U dridh i tëri nga frika se ia kishin marrë librat. Përshëndeti me sy, pa i thënë kamerierit as mirëdita. E duke bëlbëzuar, pyeti: - Mos...mos vallë i keni gjetur...ca libra...se i harrova kur piva te ju sot... Kamerieri i foli butë e miqësisht gjermanit:

- Oh, s’ka pse të shqetësoheni kaq shumë për ca libra, zotëri...

- Si të mos shqetësohem?! Njëri prej tyre është unik...Nuk e di a më kuptoni?! S’e ka askush...

- O zotëri Hans (nuk i tha Hamz ngase qe i bërë dyll në fytyrë), i le në shpinë të karriges, i mora, ia dhashë banakierit dhe tek i ke...Ka pesë orë që s’i ka prekur askush...

Ai s’po u besonte syve. Të gjitha librat e fletoret ishin aty.

- Ju faleminderit! Ju faleminderit! Po gëzohem sa s’ka...I luti të pranishmit t’i qeraste me pije, ndërsa për kamerierin nxori një kartmonedhë nga portofoli i tij i mufatur me euro. Kamerieri mbushi tabakanë me pije dhe nisi t’i shpërndajë në tavolinat e klientëve që ndodheshin në lokal, sipas porosisë së “Hamzit”.

Gotat cingërronin. Hansi ishte i lumtur. Dhe dikur plot besim tha:

- Ju qenkeni popull i ndershëm, nuk m’i vodhët librat. Çfarë kombësie

jeton këtu?

- Kryesisht shqiptarë - sqaroi kamerieri elegant e me një gjermanishte të rrjedhshme.

- Të ndershëm (erliche, erliche)... Një plak që po e përcillte gjermanin e gëzuar, qeshte më shumë se të tjerët. - Shyqyr Zotit që s’ka harruar diçka tjetër, se s’i kishte pa me sy. Librat edhe një javë i kishte gjetur këtu. Mos ia përkthe këtë që thashë - fliste plaku duke buzëqeshur me kamerierin.

Kamerieri i qëndroi besnik lutjes së plakut, por posa gjermani iku me trastën e librave në shpinë, gjithë sa qenë në lokal qeshën me atë që tha plaku detar e qysh atë ditë lokali e tjetërsoi emrin dhe të gjithë thonin: “Po shkoj të pi një kafe te librat e gjermanit”.

(Nga libri në dorëshkrim “Ndodhitë e Ditit”)

KOHA Javore 27 KULTURË E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Avdyl Uka mbetët flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë

Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani”, në Akarp të Suedisë, në praninë e një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të fjalës së shkruar, u përurua libri “Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut - 2”, i autorit Hysen Ibrahimi, i cili njëherit është edhe kryetar i kësaj shoqate të vyer. Kjo vepër madhore e Hysen Ibrahimit është një punë shumë e rëndësishme e punuar me një kujdes rreth përmbajtjes së vetë aktit të kryer heroik si dhe të dëshmive të tjera që janë paraqitur aq bukur në këtë libër bukur voluminoz. Në të vërtetë autori bën një përmbledhje të pjesëve më interesante të librave të botuar nga vetë personazhi i kësaj vepre, duke komunikuar në mënyrë profesionale secili rrëfim i paraqitur ndërmjet veti. Hysen Ibrahimi është autor dhe bashkautor i 19 veprave letrare e publicistike, redaktor, recensent dhe opinionist i dhjetra veprave në mërgatë dhe troje etnike shqiptare, dhe kësisoj është bërë emër i njohur për lexuesit jo vetëm në Suedi por edhe më gjerë. Avdyl Uka, hero i gjallë,

hero i dëshmuar, siç e quan autori dhe siç e titullon edhe veprën, Hysen Ibrahimi ia ka kushtuar dy vepra, studime në formë të kritikës letrare, në të cilat pasqyron realisht ngjarjen e 22 qershorit të vitit 1991, që ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë patriotike të kombit shqiptar. Për këtë libër referuan Prof. Osman Ahmetxhekaj, poeti Remzi Basha, Prof. Rexhep Jashari dhe Rrahman Rrahmani. Fjalë miradije për këtë libër dhe për aktin patriotik të Avdyl Ukës, folën edhe Prof. Dr. Muhamet Shatri, Avdi Rama, Ramadan Reshitaj, Avdyl Uka, personazh i këtij libri, dhe autori Hysen Ibrahimi. Referuesit e këtij libri, pos tjerash, theksuan se Avdyl Uka nuk është vetëm krenaria e Vushtrrisë, por ka mbetur emër i përveçëm i patriotizmit në tërë shqiptarinë, sepse me aktin e tij heroik të vrasjes së kriminelit serb Tomasheviq shpëtoi familjen 27 anëtarëshe Uka. Kësisoj Avdyl Uka mbetët një hero i gjallë, një flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë. Në të vërtetë pushka heroike e Avdyl Ukës ishte një krismë që zgjoi nga gjumi dhe ndërgjegja shumë patriotë të idealit kombëtar, dhe dërgoi një mesazh të qartë se ka ardhur momenti

që Kosova të filloi përgatitjet luftarake ngaqë barbarët serbë kishin shtuar terrorin mbi popullatën e pafajshme shqiptare, bile edhe të hynin nëpër shtëpi shqiptare. Kështu vepruan edhe në natën e 22 qershorit të vitit 1991 në familjen Uka. Avdyli ishte i vendosur që të mos largohet nga shtëpia për shkak se nga krimineli serb Tomasheviq rrezikohej likuidimi i 27 anëtarëve të familjes, që tentonte t’i tubonte në një dhomë. Avdyli nuk kishte kohë të mendohej gjatë dhe me plumb në kokë vrau këtë terrorist, i cili kishte hyrë befas në këtë shtëpi i armatosur me automatik. Fjalë miradije referuesit patën edhe për ish-gjyqtarin Gani Rexha nga Prekazi i Epërm, anëtar i familjes se patriotit Ahmet Delija, i cili këtë akt e kishte kualifikuar si mbrojtje të nevojshme, e cila kryhet për të zbrapsur sulmin e kundërligjshëm, përkundër asaj se prokurori serb kishte mendim tjetër se kishte tejkalim të mbrojtjes së nevojshme. Avdyli ishte liruar nga të gjitha akuzat, por për çudi pa praninë e tij në korrik të vitit 1997 ishte dënuar me gjashtë vite burg. Avdyli veç kishte ardhur në Suedi dhe kishte fituar qendrim të përhershëm dhe ky shtet nuk e kishte marrë parasysh

KOHA Javore 28
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
KULTURË

kërkesën e Serbisë për ta ekstraduar këtë patriot të gjallë të shqiptarisë. Edhe folësi Ramadan Reshitaj tha se është bërë punë e mirë, e angazhuar dhe e përkushtuar me mund e sakrifica për ta bërë këtë vepër. Nuk është lehtë të shkruhen mbi 500 faqe. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani”, vërtetë po bën një punë të vyer, tha ndër tjera ky folës. Ndërkaq, Prof. Dr. Muhamet Shatri theksoi se ne shqiptarët nuk kemi lënë gjurmë historike edhe pse është dhënë shumë

për atdheun e për kombin, por fatkeqësisht diçka të shkruar për këtë histori të lavdishme të të parëve tanë ka pak diçka të shkruar. Ndërkaq me punën që po bën shoqata juaj po dëshmohet e kundërta. Rasti i Avdyl Ukës është i veçantë, i cili po nderon komunitetin shqiptar në Suedi, sepse raste të tilla janë të rralla dhe ato kanë pasur jehonë aq më shumë kur edhe sot jemi në luftë me Serbinë, përfundoi ai. Avdyl Uka, personazhi i librit e falënderoi autorin për këtë vepër si dhe

pjesëmarrësit që ishin prezentë në këtë event. Për dallim nga librat e tjerë, tha ai, në këtë vepër që tash po promovohet Hysen Ibrahimi bën një analizë dhe shkëput mendime, shprehje, opinione nga më tepër se 20 personalitete të ndryshme. U falënderua edhe autori Hysen Ibrahimi.

Për këtë trim të paepur, Remzi Basha dhe Idriz Gashi, që e moderoi shkelqyeshëm këtë event, lexuan disa vjersha që i kishin shkruar dhe dedikuar Avdyl Ukës.

KOHA Javore 29
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022 KULTURË

Intelektual i rrallë në

Takimi me diasporën në qershor 2009

Në qershor të vitit 2009 isha në vizitë te “Columbia University” si dhe te “Jacoby Hospital Center” në Bronks te Prof. Allan Ros.

Më telefonoi Xhavid Kahari nga Nju Jorku.

“Mirëdita Dr. Gano. Shpresoj se jeni të gjithë mirë, si je? Me çka merresh këto ditë?”

„Mirë jemi, unë jam pensionist, shkruaj nga pak që të kaloj kohën, thonë se më ecën kjo punë“, ishte përgjigja ime.

„Ata që shkruajnë duken mirë dhe jetojnë shumë“, tha Xhavidi duke u qeshur.

Babai i tij, Ibrahim Bimo Kahari ishte ndër punonjësit e parë të turizmit modern në Ulqin. Ka qenë kamarier i dalluar, kryeshef i puntorëve. Një kohë ishte edhe pronari i restaurantit „Park“ në Plazhin e Madh. Peshku i Ulqinit i përgatitur (“në gradelle“) nga Ibrahim Bimo Kahari ishte i njohur edhe jashtë Ulqinit. Më kujtohet gjyshi i Xhavidit, Mano Kahari peshkatar me nam si edhe gjyshi tjetër Musli Hidri, vozitësi i parë i ambulancës në Shtëpinë e Shëndetit të Ulqinit me të cilin kam punuar në fillim të karrierës sime mjekësore. Musli (Mehmet) Hidri (1908-1980), u lind më 1908 në Ulqin në familje të vjetër ulqinake. Është vozitësi i parë i ambulancës në Ulqin. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur automjetin e parë në Ulqin. Në vitin 1960 punësohet në shëndetësi dhe deri në pension, në vitin 1974, punon në transportin e të sëmurëve. Musli Hidri nuk ka qenë vetëm vozitës, por shpeshherë edhe ndihmësi i mjekut. Për arsye të rrugëve të vështira dhe të gjata, disa herë i kanë ndodhur raste si gruaja shtatzënë të lindë gjatë transportit për në Maternitet në Cetinë ose në Tivar.

Me disa mërgimtarë na Ulqini u takuam në Stejten Ajllënd. Ishte një ambient bregdetar (si me qenë në Ulqin). Biseduam për bashkëpunimin e mundshëm me vendlindje. Ishin prezentë miku ynë Prof. Allan Ros, Adnan dhe Fatmir Nimanbegu, Xhavid Kahari, kardiologu Dr. Bahri Ceka, vëllëzërit Haxhibrahimi dhe Kasmi..

Nga biografia e Xhavid Kaharit Në mbarim të dekadës së tetë të shekullit XX ai fillon karrierën politike: zgjedhet për kryetar të rinisë së Ulqinit, anëtar i kryesisë së Lidhjes Komuniste, anëtar i konferencës së rinisë të Malit të Zi, gjithashu edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Ulqinit. Ishte përparimtar, i aftë. Ka bashkëpunuar me politikanët e asaj kohe: Stankoviqin, Maroviqin, Brajoviqin, Rakçeviqin, Gjukanoviqin... Politikani i ri ishte dëshmitar i Revolucionit Anti-byrokratik.

Fillimisht për polikanin shqiptar nga Mali i Zi ky ishte realitet, në princip kundër nacionalizmit. Por, Xhavid Kahari nuk u dakordua me disa mendime të tyre dhe së shpejti për politikantët malazezë u bë “iredentist”, kurse për shqiptarët “tradhëtar”.

Ai vendosi se nuk ka të drejtë që fëmijëve të palindur t’u impotojë mendimet të cilat shkojnë përmes ligjeve fetare, nacionalizmit ose drejtimeve politike.

Vendimi: 29 tetor 1989 - TitogradBeograd - Njujork.

Jeta atje nuk ka qenë e lehtë, duke filluar nga punët në restaurant, pastrimet...

Arriti t’i përfundojë studimet postdiplomike.

Gati 30 vjet është në detyrën e analitikut financiar, si bankier i sukseshëm në një ndër instucionet financiare më

të rëndësishme të Amerikës. Me shumë punë dhe sakrifica, me ndihmesën e bashkëshortes arritën të edukojnë dy fëmijët e tyre të cilët sot janë avoketër, duke mos harruar vendlindjen e prindërve të tyre - Ulqinin e Malin e Zi. Këta dy të rinj janë pa asnjëlloj paragjykimi.

Ai i ka mbajtur kontaktet me vendlindje.

Sabri Buzuku

Biografi e shkurtër e Xhavid Kaharit Xhavid Kahari, i biri i Ibrahimit (Bimit), u lind në Ulqin në vitin 1960. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) e kreu në Ulqin në vitin 1978. Diplomoi pranë Fakultetit Ekonomik në Sarajevë në vitin 1982, me sukses të lartë. Punësimin e parë e ka patur në Ulqin në Ndërmarrjen Ndërtimore “Primorje”, ku ishte i inkuadruar deri në vitin 1986.

Po këtë vit, u zgjodh kryetar i Rinisë Socialiste të Komunës së Ulqinit, si edhe anëtar i kryesisë së Rinisë Socialiste të Malit të Zi. Në prill të vitit 1989, pas ngjarjeve të janarit, u zgjodh anëtar i kryesisë së Komitetit Komunal të Lidhjes Komuniste të Ulqinit.

Xhavidi, një ndër të parët nga intelektualët e Komunës së Ulqinit, e vuri re drejtimin e gabuar që po merrte Lidhja Komuniste e Malit të Zi, duke rënë nën ndikimin e politikës nacionaliste

Në fotografinë e sipërme është Musliu dhe vetura e markës “Ford”, të cilën e ka vozitur 25 vjet. Kjo ka shërbyer për të gjitha nevojat e qytetit. Më vonë si veturë e ambulancës

KOHA Javore 30
PORTRET
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

serbomadhe. Pas një konflikti mes tij dhe kryetarit të atëhershëm të Komunës së Ulqinit, pasi i parashtroi atij gabimet evidente të kohës dhe nuk gjeti mirëkuptim, në fund tetor të vitit 1989 gjatë vizitës së tij në Beograd në Kongresin e Rinisë të Jugosllavisë, shkon në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aplikon për vizë të cilën ia japin dhe po atë ditë niset për në Shtetet e Bashkuara. Pas vështirësive të para, Xhavidi u gjet shumë mirë në Shtetet e Bashkuara. U martua dhe i linden dy fëmijë - Anani dhe Enesa. Xhavidi aktualisht punon në një ndër bankat më të mëdha të Nju Jorkut, dhe është shefi i repartit për kreditime në Indi dhe Brazil. Te dy fëmijët e tij diplomuan pranë universiteteve më prestigjoze të Nju Jorkut me suksese te larta. Djali diplomoi pranë Fakultetit Juridik dhe punon si avokat; vajza diplomoi pranë Fakultetit Ekonomik dhe është e punësuar në një ndërmarrje tregtare.

Me largimin e Xhavidit, Ulqini ka humbur nje intelektual të rrallë, njeri të sinqertë, shpirtbardhë dhe përparimtar. Xhavidi kur ka kohë të lirë vjen në Ulqin. Është i lidhur me vendlindje, është plot ide dhe sygjerime, por në këtë vend nuk ka kush që e dëgjon. Ai me largimin e tij mesiguri që ka fituar shumë, sidomos në edukimin edhe arsimimin e familjes, por më shumë seç ka fituar ai, kemi humbur ne.

Jakup Murati

Mërgimtarët nuk e harrojnë kurrë vendlindjen

Se me rëndësi është kujdesi i diasporës për Ulqinin dhe ulqinakët, tregon edhe fakti që në vitin 2004 nëpërmjet Jakup Muratit, avokat nga Ulqini, përndryshe specialist për kontratat ndërkombëtare, kanë dërguar 3.700,00 dollarë amerikanë për rregullimin e Maternitetit në Ulqin, të cilat i janë dhënë Dr. Gani Karamangës, si drejtor të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin.

Donacioni ishte nga Mujo Murati me shokët e tij në SHBA. (Gani Karamanaga: njëri nga ata ishte edhe Xhavid Kahari). Mendoj se ky nuk është i vetmi rast kontributi. Sipas dijenisë sime, Ulqinit dhe ulqinakëve u bëhen shumë donacione nga diaspora nga e gjithë bota, të cilat ulqinakët nuk u harrojnë, kështu që të gjitha të hollat janë harxhuar sipas dëshirës së diasporës. Ulqinakët kurrë nuk i kanë keqpërdorur dhe kurrë nuk do t’i keqpërdorin donacionet që vijnë nga diaspora… Disa fragmente nga refleksionet e Xhavid Kaharit Nuk e kuptoj se pse i largoni fëmijët tuaj nga vendlindja, që diturinë akademike falas t’ua japin shteteve tjera shumë më të pasura se Mali i Zi? Pse kryeministër (i mëparshëm) Krivokapiq e keni kishën para fakultetit? Pse e keni më të rëndësishme ndërtimin e kishave? Më mirë ndërtoni spitale. Pse ju si shkencëtar e anashkaloni shkencën? Në vend që të potenconi vaksinimin, keni bërë që Mali i Zi të jetë momentalisht shteti me vaksinim të ulët... Zotëri Dritan Abazoviq, në krahasin me kohën kur unë isha në politikë, në krahasim me ato kohëra të vështira, ka rëndësi të posaçme që kanë lejuar që një shqiptar të udhëheqë Qeverinë e Malit të Zi.

Të gjitë ne shqiptarët për këtë gjë

jemi krenarë....

Situata aktuale është alarmante Në Mal të Zi gjendja ekonomike është e vështirë. Çdo mosmarrëveshje politike, ngadalësimi i vendimeve, lojërat dhe kalkulimet, qytetarët tanë i çojnë në gjendje të vështirë. A e dini se në varësi të numrit të popullatës, jeni në borxhe të mëdha. Borxhi shtetëror është i madh dhe joproporcional në krahasim me të ardhurat dhe financat shtetërore. Opsionet për ndaljen e inflacionit tek ju janë shumë të vogla, çmimet e energjisë janë të pasigurta, prodhimi i shtetit është i vogël dhe në ulje.

Edhe shëndetësia është në krizë, kuadrot në shëndetësi janë duke ikur jashtë vendit...

Papunësia e kuadrove me shkollim të lartë është në rritje dhe largimi i këtyre kuadrove është alarmant. Edhe nataliteti është në rënie, dhe presioni në fondet e pensionimit është për çdo ditë më i madh.

Politikanë të nderuar, nuk mundet mossuksesi juaj të arsyetohet me punën e atyre para jush...

Në fund

Xhavid Kahari shprehet: “Fëmijët e mi të lindur në Amerikë, pa paragjykime dhe ngarkesa, në kushtet reale dhe normale do të ktheheshin në Mal të Zi...”.

(Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)

KOHA Javore 31
PORTRET në
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
SHBA
Xhavid Kahari

Në Uashington nderohet Fondacioni Biberaj

Në një njoftim të datës 13 dhjetor 2022, Organizata “Këshillat Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar” (About | American Councils) me qendër në Uashington, njoftoi se javën që kaloi i ka ndarë Fondacionit Biberaj çmimin për vitin 2022: The “Visionary Award in International Education”, për mbështetjen e tyre të rëndësishme të bursave të Studi-

meve Master dhe Internship (MIP). Çmimi nderon organizatat ose individët që japin kontribute të rëndësishme dhe që tregojnë një angazhim të jashtëzakonshëm në mbështetje të arsimit ndërkombëtar, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media të “American Councils for International Education”. Ashtu si edhe Fondacioni Biberaj, fituesit e çmimeve të kësaj organizate shërbejnë si frymëzim për komunitetin tonë duke çuar më tej mundësitë për studentët, për të zbuluar përvoja të reja të të mësuarit dhe të zhvillimit profesional të tyre, theksohet më tej në atë njoftim. Pak histori: Fondacioni Biberaj Inc, i themeluar si organizatë jofitimpru-

rëse në vitin 2017 në SHBA, ofron mundësi arsimore për studentë të kualifikuar me origjinë shqiptare që jetojnë në Ballkan, për të marrë asistencë bursash për studime në programe bachelor dhe master, që çojnë në një nga diplomat përkatëse në kolegjet dhe universitet e Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2017 Fondacioni Biberaj filloi bisedimet me Organizatën “Këshillat Amerikanë” dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për t’u ofruar profesionistëve të rinj shqiptarë dhe udhëheqësve të ardhshëm shqiptarë një mundësi unike zhvillimi në një sërë fushash profesionale, duke përfshirë bujqësinë, administratën

KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
Për Koha Javore:
Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimit – disa nga pjesëtarët e familjes Biberaj të pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Uashington, përfshirë Dr. Elez Biberaj, drejtorin e Euro-Azisë në Zërin e Amerikës
Frank Shkreli / Nju Jork

nderohet Biberaj

e biznesit, shkencat kompjuterike, shëndetin publik dhe administratën publike, nëpërmjet programit Master dhe Internship (MIP).

Duke pranuar çmimin në emër të Fondacionit Biberaj, Buta Biberaj, prokurore në Qarkun Loudon të shtetit Virxhinia falënderoi Organizatën “Këshillat Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar” për ndihmën që kanë dhenë “për të bërë realitet vizionin e familjes tonë për dhënien e mundësive studentëve shqiptarë për të ndjekur studimet e larta post-universitare në Shtetet e Bashkuara”. Prokurorja shqiptaro-amerikane në shtetin Virxhinia, Buta Biberaj u

Rreth Fondacionit Biberaj Inc: Fondacioni Biberaj Inc, i themeluar si organizatë jofitimprurëse në vitin 2017 në SHBA, ofron mundësi arsimore për studentë të kualifikuar me origjinë shqiptare, që jetojnë në Ballkan, për të marrë asistencë bursash për studime në programe bachelor dhe master, që çojnë në një nga diplomat përkatëse në kolegjet dhe universitet e Shteteve të Bashkuara.

shpreh në emër të familjes dhe të Fondacionit Biberaj se “shpresa e familjes sonë është që studentët shqiptarë të diplomuar e që përfitojnë nga këto bursa, do të mësojnë dhe do të marrin më të mirat nga përvoja e tyre në Amerikë. Ashtu që të kthehen në Shqipëri, ku t’i mbjellin ato përvoja si të thuash si farën e mirë, të cilën do e shohim të rritet me kohë dhe pastaj të çmohet si diçka e vlefshme nga e cila do të përfitojë i mbarë kombi shqiptar”, citohet të jetë shprehur Buta Biberaj. Prokurorja Buta Biberaj në fjalën e saj falënderuese ndaj organizatës “American Councils for International Education”, në ceremoninë e javës së kaluar të ndarjes së çmimit Fondacionit Biberaj, ka thënë gjithashtu se “familja jonë është e vendosur të bëjë ç’është e mundur për të kontribuar për Amerikën dhe për Shqipërinë. Jemi shumë të nderuar që kemi mundësinë të jemi pjesë e këtyre mundësive të mrekullueshme”, ka theksuar ajo. Ndërkaq, duke folur rreth ndikimit të programit MIP, zv/drejtoresha ekzekutive e “American Councils for International Education”, Lisa Choate ka thenë se “Këshillat Amerikanë për Arsim Ndërkombëtar janë me fat që kanë partnerë po aq të jashtëzakonshëm siç është edhe Fondacioni Biberaj. Kontributet e tyre kanë krijuar mundësi të rëndësishme për profesionistë të niveleve dhe fushave të ndryshme, individë që janë të përku-

shtuar ndaj zhvillimit të ardhshëm të Shqipërisë”, ka theksuar në fjalën e saj Lisa Choate, përfaqësuesja e Organizatës “American Councils for International Education”.

Në njoftimin për media thuhet se deri më sot programi MIP ka financuar 32 bursa për studentët shqiptarë në institucione prestigjoze të arsimit të lartë në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës siç janë: Universiteti i Nju Jorkut, Universiteti Cornell, Universiteti Bentli, Universiteti Brandeis, Universiteti i Minesotës, Universiteti Sirakuz, Universiteti Vanderbilt dhe Universiteti i Karolinës së Veriut, Çapel Hill. Më në fund, në njoftimin për media Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar shprehet mirënjohës për mbështetjen e dhenë nga Fondacioni Biberaj dhe për bashkëfinancimin e programit MIP, në mënyrë që studentët post-universitarë nga Shqipëria të mund të ndjekin arsimin e tyre në Shtetet e Bashkuara. Familja Biberaj është e njohur këtu në Amerikë ndër të tjera si një familje filantropiste dhe është njëra ndër familjet shqiptaro-amerikane që ka konntribuar në shumë fusha ndaj vendit tonë të adaptuar - Amerikës tonë të bekuar ku kemi gjetur lirinë dhe të drejtat tona si shqiptarë të arratisur nga regjimi komunist enverist, siç është familja Biberaj, por kontribuese gjithashtu edhe ndaj vendeve tona nga ku kemi origjinësn - Shqipërisë dhe Kosovës tonë të dashur.

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
Buta Biberaj pranon në emër të familjes Biberaj, çmimin: The “Visionary Award in International Education” nga përfaqësuesja e kësaj organizate, Lisa Choate

Nxënësit e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Triesht, morën pako për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Gjest i këndshëm dhe human i Mark Gjolajt

Falë humanistit të dëshmuar trieshjan Mark Gjolaj, nxënësve të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” të Trieshit iu ndanë 55 pako, një laptop dhe disa topa në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Kjo ditë ishte e gëzueshme për fëmijët trieshjanë, sepse ishte hera e dytë që ky bashkëvendës i tyre, i cili jeton në Tuz u jep dhurata. Gjolaj thotë se dhurata është mënyra më e bukur për të treguar “atë që ndjejmë, për të treguar atë që mendojmë, për t’u bërë miq me dikë” dhe shton se “është përpjekur që t’u bëjë më të gëzuara festat e ardhshme të fundvitit - Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”. Me këtë gjest të këndshëm dhe human bamirësi i njohur Mark Gjolaj u tregoi me vepër nxënësve të kësaj shkolle me traditë më se një shekullore, ku edhe unë i mora mësimet e para dhe dhashë kontributin tim modest në mësimin e gjuhës shqipe, se nuk janë të harruar dhe se mund të llogarisin në mbështetjen e tij. Këto dhurata për filloristët e Trieshit gjithsesi janë edhe një nxitje për të mësuar dhe punuar më shumë.

Me këtë gjest të këndshëm dhe human bamirësi i njohur Mark Gjolaj u tregoi me vepër nxënësve të kësaj shkolle me traditë më se një shekullore, ku edhe unë i mora mësimet e para dhe dhashë kontributin tim modest në mësimin e gjuhës shqipe, se nuk janë të harruar dhe se mund të llogarisin në mbështetjen e tij.

Të pranishëm në këtë ceremoni festive përveç nxënësve ishin edhe mësimdhënësit, prindërit e mysafirët nga Tuzi e Podgorica, ndër ta edhe meshtari i Kishës Katolike në Konik. Të gjithë së bashku u dëfryen, u kënaqën dhe u gëzuan. Nxënësit që ndoshta më së paku e prisnin me këtë rast, gjatë këtyre festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, kishin edhe babagjyshin e tyre të shumëpritur i cili u ndau dhurata, ndërsa ai për këmbim mori buzëqeshjet e fëmijëve. Të buzëqeshur e të kënaqur atë ditë nuk ishin vetëm fëmijët, mësimdhënësit e prindërit, por edhe anëtarët e Shoqërisë Kulturore - Artistike “ Besa” nga Trieshi, të cilët

argëtuan publikun me këngë e melodi të bukura muzikore bashkë me nxënësit e shkollës.

Ky gëzim i madh me rastin e ndarjes së dhuratave nxënësve të kësaj shkolle përfundoi me një koktej me bollëk të përgatitur nga donatori i këtij aktiviteti, afaristi i suksesshëm Mark Gjolaj, me zemër të gjerë dhe të madhe të cilin shkolla e falënderoi për veprimin e tij solidar e njerëzor, për shkak se ai solli gëzim dhe lumturi në zemrat e këtyre vogëlushëve shqiptarë, pranë kufirit me shtetin amë - Shqipërinë.

KOHA Javore 34 MOZAIK
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022

Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës në vitin 2022

Miratohet buxheti dhe plani i investimeve për vitin 2023

Plavë – Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur më 22 dhjetor 2022, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, në të cilën ishin të pranishëm 25 këshilltarë, prej gjithsej 31 sa numëron kuvendi, u shqyrtuan dhe u miratuan ca propozim-vendime të cilat temë shqyrtimi kishin aktivitetet dhe veprimtaritë e punës së organeve dhe institucioneve të administratës lokale, ndër të cilat qendrore ishin propozim-vendimi për buxhetin dhe për planin e investimeve të Komunës së Plavës për vitin 2023. Theksojmë se seanca u thirr dhe u mbajt në përbërje të kuvendit të mandatit të kaluar, pasi që ende nuk është bërë konstituimi i përbërjes së re të kuvendit nga zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 tetor të këtij viti, në të cilat shumicën e mandateve (16 sish) i fitoi koalicioni parazgjedhor (PDS,PSD, SD) për shkak të ankesës nga ana e degës në Plavë të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve dërguar Gjykatës Kushtetuese e cila është e bllokuar, për moslejim pjesëmarrjeje në zgjedhjet lokale në fjalë nga Këshilli Komunal Zgjedhor

i Plavës, i mbështetur edhe nga ai shtetëror për shkak të mosplotësimit të kritereve të parapara me ligj.

Pas hapjes së seancës nga kryetarja e Kuvendit në mandatin e kaluar, Jasmina Cikotiq, njëzëri nga këshilltarët pa vërejtje u miratuan procesverbalet nga seanca e parë e rregullt e mbajtur më 31 mars 2022 dhe seanca e parë e jashtëzakonshme e mbajtur më 21 tetor 2022. Rendi i propozuar i ditës prej pesë pikash, i prezantuar nga kryetarja e Kuvendit, po ashtu u miratua njëzëri nga këshilltarët e pranishëm pa plotësime dhe ndryshime. Seanca filloi punën sipas rendit të ditës me shqyrtimin e propozim-vendimit mbi buxhetin e Komunës së Plavës për vitin 2023, që ishte njëri ndër tri propozim-vendimet e rendit të ditës, e njëherazi edhe temë qendrore e trajtimit të tij, të cilin e parashtroi dhe në mënyrë koncize dhe analitike e argumentoi ndihmësi i sekretarit të Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Sullejman Deshiq, i cili ndër të tjera theksoi se buxheti është zhvillimor i projektuar në shumën 3.680.000,00 eurosh, i ndarë në shpenzimet rrjed-

hëse 2.512.700,00 euro, në shpenzimet kapitale 637.550,00 euro, në pagesat e borxhit 489.750,00 euro dhe në rezervat 40.000,00 euro. Pas trajtimit dhe shqyrtimit konciz e analitik, ku me diskutimet e veta morën pjesë katër këshilltarë të opozitës dhe sekretari i Komunës, Hasim Radonçiq, të cilët dhanë lëvdatat, vërejtjet dhe sugjerimet lidhur me koncipimin e buxhetit, atë me votim të hapur e miratuan njëzëri këshilltarët e pranishëm. Propozimin e planit të investimeve të Komunës së Plavës për vitin 2023 në shumë prej 557.500.00 eurosh, të cilat financohen nga mjetet e buxhetit kapital, të cilin në mënyre koncize dhe kronologjike e parashtroi dhe me shifra e fjalë e argumentoi drejtori i Investimeve dhe mjedisit hapësinor, Fuad Feratoviq, pas ca vërejtjesh dhe sugjerimesh që i dhanë këshilltarët pjesëmarrës në diskutim, u miratua njëzëri. Gjatë punës së seancës së Kuvendit që zgjati një orë e gjysmë, këshilltarët njëzëri miratuan propozim-vendimin mbi dhënien në menaxhim të përkohshëm dhe shfrytëzim të hapësirës afariste e cila gjendet në objektin e Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, Ministrisë së Sportit dhe të Rinjve të Malit të Zi.

Ndërkaq, propozim-vendimin mbi verifikimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të këshillit të drejtorive të SHPK “Veprimtaritë Komunale” në Plavë, e kundërshtuan këshilltarët e pranishëm të Partisë Boshnjake në opozitë, andaj propozim-vendimi në fjalë u miratua me 16 vota “për” dhe 4 “kundër”.

Në pikën e fundit të rendit të ditëspyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve, nuk pati të paraqitur.

KOHA Javore 35 MOZAIK
E ENJTE, 29 DHJETOR 2022
Serbët gënjyen botën e tani i besojnë gënjeshtrës së tyre! Zëri shuar i lahutarëve nga Kraja dhe Ana e Malit KOHA Javore ISSN 1800-5696 enjte, 17 nëntor 2022 Numër 1036 Çmimi 0,50 Lajmin sot e bën vetë politika Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë Ditë e shenjtë për çdo shqiptar KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Thesaret e Ulqinit Hap rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Malësisë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 15 dhjetor Viti XXl Numër 1040 Çmimi Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Prekë Cali - Nderi Kombit: kreshniku Kelmendit të Malësisë së Madhe dhe heroi kombit shqiptar Thesar vyer artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 22 dhjetor 2022 Viti XXl Numër 1041 Çmimi 0,50 apoKulmifillimi i ndasive Nëntori krenarisë kombëtare Një komb – një letraregjuhe KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, Viti XXl Numër 1039 0,50
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.