Koha 1040

Page 1

Gjuha shqipe

Thesaret e Ulqinit Hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Malësisë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2022 Viti XXl Numër 1040 Çmimi 0,50
identiteti
është
ynë
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Protestuesit reagojnë me dhunë Marrëdhëniet e pazgjidhura në mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë - pasojë e mosnjohjes reciproke në mes të dy popujve! Bashkësia Evropiane dhe “politika e saj parimore” Dr. Ismail Doda, mbledhës i përkushtuar dhe studiues i baladave shqiptare 6 8 10 20 E ENJTE, 15 DHJETOR 2022
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Thesar i çmuar i dijes islame Misionar i denjë dhe vizionar i paepur i veprimtarisë së vet profesionale Një diskurs filozofik me artistin Kastro Zizo Një familje e suksesshme në sportin e karatesë 24 26 30 34 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Vihet gurthemeli për ndërtimin e Shtëpisë për të moshuarit

Plavë - Me vënien e gurthemelit për ndërtimin e Shtëpisë për të moshuarit në Plavë, të cilin në mënyrë solemne në praninë e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, e bënë ministri i Punëve dhe Përkujdesjes Sociale të Qeverisë së Malit të Zi në mandat teknik, Admir Adroviq dhe kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, të mërkurën më 7 dhjetor 2022, ka filluar investimi shumë i rëndësishëm i cili ka për qëllim përkujdesjen e sigurt të bashkëqytetarëve të moshuar dhe shpreh denjësisht qëllimin e qartë që personave të moshuar t’u sigurohet trajtimi adekuat dhe t’u mundësohen kushte cilësore për jetesë.

Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, me rastin e vënies së gurthemelit ka theksuar se administrata lokale vërtetë i është përkushtuar realizimit të këtij projekti, i cili do të sjellë benefite të shumta për banorët lokalë, në radhë të parë për personat e moshuar (pleqtë), për ç’gjë mbështetja e Komunës së Plavës ka qenë e pakontestueshme dhe është

tregues i orientimit në nevojat e vërteta jetësore të bashkëqytetarëve.

“Besoj që Shtëpia për të moshuarit do të jetë vendstrehim i sigurt për bashkëqytetarët e kësaj kategorie ku do t’ua sigurojmë qëndrimin e këndshëm dhe të sigurt, kujdesin dhe mbështetjen në mbrojtjen cilësore shëndetësore, kushte adekuate për pushim dhe rekreim, shoqërim dhe aktivitete shoqërore”, ka thënë në fjalën e rastit kryetari Canoviq.

Ai në vazhdim ka konfirmuar se hapja e këtij institucioni është i rëndësishme për Plavën për shumë shkaqe, duke përmendur hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe ardhjen e shfrytëzuesve nga komunat e tjera të cilat në territoret e veta nuk kanë shtëpi për të moshuar.

“Me rëndësi të jashtëzakonshme është ajo që në këtë institucion për persona të moshuar do të jetë i siguruar komplet kujdesi dhe mbrojtja shëndetësore, vendstrehimi komod, por edhe ndihma profesionale, sociale dhe psikologjike”, ka konfirmuar kryetari Canoviq.

Po ashtu, sipas fjalëve të kryetarit, investimi në fjalë pos asaj që i kontribuon avancimit të shërbimeve sociale, jep volant shtesë dhe impuls të ri zhvillimit të Plavës.

Ministri i Punëve dhe Përkujdesjes Sociale, Admir Adroviq, me rastin e vënies së gurthemelit ka theksuar se do të ndërtohet objekti për 62 shfrytëzues me qëllim të avancimit të sistemit të mbrojtjes sociale të qytetarëve më të moshuar.

“Vlera e çmuar e projektit është rreth 2.8 milion euro. Ai do t’u ofrojë kujdesin dhe mbrojtjen shëndetësore shfrytëzuesve si dhe shërbime të tjera të shumta, me qëllim të avancimit të kushteve të jetës së qytetarëve të moshuar”, ka thënë ministri Adroviq. Komuna e Plavës për ndërtimin e Shtëpisë për të moshuarit ka siguruar truallin të cilin e ka liruar nga kompensimi për pajisjen komunale të tokës ndërtimore. Projektin e implementon Drejtoria e projekteve kapitale, ndërsa kryerës i punimeve është firma LD Gradnja.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

U mbajt Kuvendi zgjedhor i Partisë Demokratike – Dega e Malësisë

Kristijan Dukaj u emërua kryetar dege

Tuz – Partia Demokratike e udhëhequr nga Fatmir Gjeka, njeherësh ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi ka mbajtur këtë të diel në Tuz Kuvendin zgjedhor të Degës së Malësisë, ku delegatë të shumtë zgjodhen kryesinë e Degës së Malësisë: kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin. Sipas një njoftimi që lideri i kësaj partie Fatmir Gjeka e ka bërë publik në faqen e tij të fejsbukut, thuhet se

për kryetar të Degës së Malësisë të Partisë Demokratike është emëruar mr. Kristijan Dukaj, nënkryetar Anton Nikaj dhe sekretare Maja Nucullaj. “Kryesinë e kësaj dege e përbëjnë të rinj të shkolluar nga Malësia, studentë, sportistë, afaristë të dalluar dhe aktivistë të ndryshëm. Gjithashtu kryesia e degës në përbërje ka 40 përqind femra dhe mbi 30 përqind studentë”, thuhet në mes tjerash në këtë njoftim.

Nga kjo parti, këtë ngjarje e kanë

konsideruar si ditën më të rëndësishme që nga themelimi i saj duke falënderuar të gjithë delegatët që ishin pjesëmarrës.

“Do të jemi të hapur dhe në shërbim të qytetarëve. Do të jemi të hapur dhe do të shtrijmë dorën e bashkëpunimit subjekteve politike simotra. Së bashku me vullnetin e mirë, do të bëjmë punë të mira për qytetarët tanë”, ka shkruar Gjeka me rastin e themelimit të Degës së Malësisë të Partisë Demokratike. t. u.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Parlamenti i Malit të Zi miraton ndryshimin e Ligjit për Presidentin

Protestuesit reagojnë me dhunë

Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, protestuesit që nga mëngjesi qëndruan para selisë së parlamentit, reaguan ashpër kundër veprimit të deputetëve të shumicës. Me atë rast selia e parlamentit u godit me gjësende të forta duke i thyer xhamat dhe dyert, pas së cilës policia ka hedhur gaz lotsjellës

Parlamenti i Malit të Zi, me shumicë votash, të hënën miratoi ndryshimin e Ligjit për Presidentin, me të cilin shumica aktuale parlamentare do të marrë një pjesë të kompetencës së presidentit të shtetit në zgjedhjen e qeverisë së re.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre Miodrag Lekiq të zgjidhet kandidat për kryeministër i qeverisë së re malazeze.

Paraprakisht të hënën Parlamenti i Malit të Zi nuk arriti të zgjedhë anëtarët e

Bashkimi Evropian shprehu disa herë shqetësimin për situatën politike në Mal të Zi dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bllokadës së institucioneve dhe normalizimin e situatës në vend. BE u bëri thirrje forcave politike të mos e tensionojnë më tej situatën dhe të punojnë për arritjen e një konsensusi ndërpartiak, si përparësi kryesore. Ata përkujtuan se progresi i vazhdueshëm i Malit të Zi në anëtarësim kërkon që të gjithë akterët politikë të mbështesin funksionalitetin e institucioneve demokratike

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022
Ali Salaj

Gjykatës Kushtetuese, sepse asnjë nga katër kandidatët nuk mori numër të mjaftueshëm votash. Për zgjedhjet votuan 42 deputetë, gjë e cila është e pamjaftueshme sepse nevojiteshin të paktën 49 nga 81 deputetë sa ka parlamenti malazez. Në seancën e parlamentit nuk morën pjesë deputetët e opozitës.

Miratimi i Ligjit për Presidentin bëhet përkundër rekomandimit të Komisionit të Venecias, i cili të premten tha që të “mos miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, pasi ato në thelb do të përfaqësonin një ndryshim të Kushtetutës, me një shumicë më të vogël parlamentare se sa parashikohej”.

Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, protestuesit që nga mëngjesi qëndruan para selisë së parlamentit, reaguan ashpër kundër veprimit të deputetëve të shumicës. Me atë rast selia e parlamentit u godit me gjësende të forta duke i thyer xhamat dhe dyert, pas së cilës policia ka hedhur gaz lotsjellës.

• sigurimi nuk i lejon deputetët dhe punonjësit të dalin nga ndërtesa.

Kriza e pushtetit në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Dritan Abazoviqit, pasi në mënyrë të njëanshme nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq dhe një pjesë e opozitës e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare

Qytetarët qëndruan para kordonit policor dhe kënduan himnin kombëtar. Një nga drejtuesit e policisë tentoi t’u drejtohej protestuesve, por ata e pritën me brohoritje dhe refuzuan të largohen. Kriza e pushtetit në Mal të Zi kulmoi me rënien e qeverisë së Dritan Abazoviqit, pasi në mënyrë të njëanshme nënshkroi marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, të cilën Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq dhe një pjesë e opozitës e konsideruan në kundërshtim me interesat kombëtare.

Miratimi i amendamenteve të diskutueshme në Ligjin për Presidentin pasoi pasi presidenti Gjukanoviq refuzoi propozimin e shumicës që kandida-

ti i tyre Miodrag Lekiq të jetë mandatar dhe paraqiti propozimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhjet e reja parlamentare. Bashkimi Evropian shprehu disa herë shqetësimin për situatën politike në Mal të Zi dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bllokadës së institucioneve dhe normalizimin e situatës në vend.

BE u bëri thirrje forcave politike të mos e tensionojnë më tej situatën dhe të punojnë për arritjen e një konsensusi ndërpartiak, si përparësi kryesore. Ata përkujtuan se progresi i vazhdueshëm i Malit të Zi në anëtarësim kërkon që të gjithë akterët politikë të mbështesin funksionalitetin e institucioneve demokratike.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Bashkësia Evropiane dhe “politika e saj parimore”

Rasti i fundit i bashkëbisedimit Kosovë - Serbi me ndërmjetësimin BE-së apo palës “neutrale” ndaj statusit të Kosovës lidhur me çështjen qesharake të targave të veturave, shpërfaqi edhe një herë dyfytyrësinë e politikës evropiane. Nëse Republika e Kosovës është shtet i pranuar nga shumica e shteteve evropiane, si mundet atëherë të bëhet aq presion ndaj përfaqësuesve të saj që të pranojnë se ata janë kinse shtet ose gjysmë shtet që nuk duhet të insistojë edhe për një çështje kaq banale sikur është rasti i targave. Dhe për më tepër qëndrimin e drejtë të kryeministrit të Kosovës që ky “problem madhor i targave” të lidhet me përmbylljen e “bisedimeve të pafundme teknike” me Serbinë me anë të një marrëveshjeje obligative, të konsiderohet fajtor dhe si masë ndëshkuese për kosovarët të shtyhet liberalizimi i politizuar i vizave. Se si sillet Bashkësia Evropiane ndaj shteteve të forta nuk është shembull vetëm Serbia, shteti aleat i Rusisë dhe kryeqendra që nxit tensione në Bosnjë, Mal të Zi e Kosovë dhe ndaj së cilës ka mirëkuptim shihet edhe në raport me Rusinë ndaj së cilës deri sa nuk shpërtheu agresioni i hapur i Moskës kundër Ukrainës dhe frikës se do të pësonte edhe BE-ja, Evropa mbyllte sytë edhe kur ajo sulmonte fqinjët. Në njërën anë kemi një bashkësi evropiane liberale dhe tolerante si shoqëri qytetare dhe në anën tjetër, një bashkësi shtetesh që në politikën e jashtme sidomos ndaj shteteve të pafuqishme sillet me norma morale të dyfishta. Shqiptarët si “element i huaj në Evropë”

Sidoqoftë, le të marrim në analizë qëndrimin e shteteve evropiane ndaj shqiptarëve, gjë të cilën mund ta kuptojmë nëse kthehemi shkurtimisht në të kaluarën. Kështu deri në shekujt XVII dhe XVIII mbretëritë evropiane kishin një qëndrim pozitiv ndaj shqiptarëve, të cilët duke mos qenë në masë të

islamizuar, konsideroheshin si bazë mbështetëse në planet e tyre kundër dëbimit të Perandorisë Osmane nga Evropa. Ndërkohë, me islamizimin e tyre masovik duke filluar nga shekulli XIX, shqiptarët fillojnë të barazohen me turqit dhe të konsiderohen element i huaj në Evropë, rrjedhimisht shkrimet për ta bëhen negative dhe pranohen pikëpamjet historike të shteteve të reja ballkanike për zgjerime territoriale në kurriz të hapësirave të banuara me shumicë nga shqiptarët. Rrjedhojë e kësaj politike përjashtuese dhe diskriminuese kundër shqiptarëve nuk ishte vetëm tkurrja territoriale e vendbanimeve shqiptare në kohën e krizës lindore (1875-1881), por edhe pranimi zyrtar i një shteti shqiptar (1913) të privuar nga pjesa më e madhe e hapësirave të banuara nga shqiptarët. Nuk ishte rastësi se Stalini në bisedë me Enver Hoxhën (1949) do të përsëriste se politika nacionaliste serbe kundër shqiptarëve përpos të tjerash kishte edhe elemente të urrejtjes fetare, gjë që do të finalizohej me presionin për t’u shpërngulur në Turqi (1956-1961), ndërkohë që s’kishte asnjë protestë apo përpjekje të shteteve evropiane për të penguar realizimin e këtij projekti nacionalist serb. Po kjo Evropë nga frika e BRSS-së nuk mbështeti së paku deklarativisht as daljen e Shqipërisë nga Pakti i Varshavës (1961). Prandaj shteti shqiptar më 1967 për të fshirë damkën e Shqipërisë si të një shteti me shumicë myslimane, por edhe nevojës ideologjike për të krijuar një kohezion të brendshëm të liruar nga pengesat e ndarjeve fetare ndaloi edhe zyrtarisht religjionin.

Prandaj kjo përpjekje për ngritjen kulturore të kombit shqiptar të mbështetur vetëm në vlera ateiste, do të përkrahej në heshtje edhe nga të huajt, të cilët gjatë vizitave të bëra në Kosovë apo sikur e quanin “Shqipëria tjetër” shtronin pyetjen se cilën rrugë të emancipimit kombëtar do të ndiqte rinia e kësaj “Shqipërie tjetër”? Ndërsa në raportin amerikan (1979) lidhur më çështjen e Kosovës theksohej se nacionalizmi

shqiptar do të ballafaqohej me dy rryma: atë me ngjyrime islamiste i orientuar kah vendet arabe në të cilat shkollohej elita fetare myslimane shqiptare, apo rruga e dytë sipas së cilës rinia studentore do të drejtohej për inspirim kah Tirana.

Toleranca ndaj politikës së “Botës Serbe”

Fatmirësisht dalja e Shqipërisë nga Pakti i Varshavës (zyrtarisht më 1968) dhe mbështetja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë e në vendbanimet e tjera në ish-RSF të Jugosllavisë në vlerat kombëtare të liruara nga ngjyrimet fetare si rezultat solli mbështetjen e opinionit publik dhe zyrtarëve perëndimore për kërkesën kryesore të demonstruesve në vitin 1981 që Kosovë të fitonte statusin e republikës. Ndërsa, për të evituar përzierjen e BRSS-së në Ballkan, ambasadori italian në Shqipëri do të pyeste ambasadorin jugosllav (Branko Komatinën): “…se pse jugosllavët, ashtu sikur Tito (1968) nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje që do të kënaqte shqiptarët dhe të qetësonte Kosovën, për çka ishin të interesuara edhe vendet e Paktit të NATO-s”. Ambasadorët italian dhe francez në Tiranë theksonin se përkrahja publike e Shqipërisë për statusin e republikës për Kosovën nuk e kishte sjellë RSF të Jugosllavisë në situatë aq ekstreme sa Jugosllavia të ashpërsonte raportet me Shqipërinë, me çka do të rrezikoheshin edhe interesat e NATO-s. Kjo përkrahje e butë e Perëndimit për kërkesat shqiptare lidhur me Kosovën buronte edhe ngase për NATO-n Enver Hoxha paraqiste garancionin më të fortë se rusët nuk mund të ktheheshin në Shqipëri. Pra, pavarësisht se sot hidhet poshtë çdo sukses dhe meritë e Shqipërisë socialiste, shteti shqiptar asokohe përkrahu Kosovën edhe kur Jugosllavia ishte partneri i tretë tregtar i Shqipërisë, çka sot nuk mund të thuhet për elitën politike në pushtet në Tiranë dhe afërsinë e tyre me Serbinë. Në anën tjetër, sot mu në kohën e konfliktit të ashpër Ukrainë-Rusi (2022),

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 8
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

kur haptas në anën ruse janë si populli, ashtu edhe shteti serb dhe kur në Kosovë kemi në pushtet një elitë të papërlyer nga korrupsioni moral e material, kërkesë kjo e përsëritur dhe e kamotshme e aleatëve të Kosovës, çuditërisht SHBA dhe Bashkësia Evropiane përkrahin ose i lëshojnë pe palës serbe edhe kur Beogradi haptas hedh poshtë planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi. Pra ata tolerojnë politikën e “Botës Serbe” plotësisht të ngjashme me projektin e “Botës Ruse” dhe nuk marrin masa kundër veprimeve destabilizuese të tyre në Bosnjë, Mal të Zi dhe në Kosovë. Kjo paranojë perëndimore mund të shpjegohet vetëm me frikën e tyre nga potenciali nacionalist serb të cilët jo njëherë kanë shkaktuar kriza të mëdha botërore, sikur ishte ai i fillimit të Luftës së Parë Botërore ose edhe shpërbërja e dhunshme e ishRSF të Jugosllavisë (1991-1999). Shqiptari “kozmopolit” si fqinj i mirë Por a e ka sot Serbia potencialin ushtarak, ekonomik e njerëzor për të hyrë në konflikt të armatosur me Kosovën edhe sikur KFOR-i të mos përzihej fare, si dhe në Bosnjë e Mal të Zi dhe në kohën kur Rusia është në luftë me Ukrainën, është një pikëpyetje e madhe. Gjithashtu, dyshoj se populli serb përkundër frymës nacionaliste që ende mbizotëron në shtetin serb është i gatshëm edhe për një raund të ri të gjakderdhjes, aq më tepër për një luftë që në histori do të mbetej si “lufta e tabelave” apo me ndonjë emër tjetër për ndonjë shkas tjetër banal. Por shtrohet edhe pyetja se në këtë qëndrim të plogësht të politikës perëndimore a

qëndron edhe mosbesimi i tyre në dy shtete shqiptare të dobëta? Pikësëpari nuk mund të anashkalojmë se elita e re politike shqiptare në Shqipëri më 1992 dhe 1997 nuk bëri asgjë për të penguar rrënimin e asaj pak ekonomie që kishte si dhe të ushtrisë në të cilën ishte investuar aq shumë, shumë sidomos në vitet e ‘60 dhe ‘70 të shekullit XX.

Rrjedhimisht këtu e ka burimin edhe dyshimi i rikthyer si te të huajt, ashtu edhe te shqiptarët në Kosovë se nuk mund të llogaritet shumë në Shqipërinë përkundër asaj se është pranuar në NATO. Aq më tepër sot kur strukturat politike në pushtet në Shqipëri, duke ndjekur principin serb se fqinj i mirë është vetëm shqiptari “kozmopolit” i painteresuar për politikat afatgjata kombëtare, kanë krijuar në një pjesë të opinionit publik shqiptar bindjen e gabuar se atdhetarizmi është shprehje e një politike të prapambetur. Prandaj, strukturat politike në Evropë si dhe politikanët “kozmopolitë” shqiptarë, në emër të qetësisë dhe qytetërimit, konsiderojnë se Serbisë duhet lejuar të vazhdojë me politikën e saj kombëtare kurse të tjerët të luajnë rolin e një politikëbërësi “të qytetëruar evropian”. Dhe e gjithë kjo lojë arsyetohet me kinse frymën e re të bashkëpunimit dhe afrimit me Serbinë edhe pse në objektiv ajo ka dominimin në Ballkan. Ky sukses serb në bashkëpunim me “kozmpolitët” shqiptarë shihet edhe në projektin “Ballkani i Hapur,” ku Shqipëria bashkëpunon me dy shtete (Serbi, dhe Maqedoni e Veriut) me të cilat shqiptarët ishin në luftë dhe ende nuk i kanë përmbyllur mosmarrëveshjet ndërmjet tyre. A mund të imagjinohet se Serbia do të hynte në një projekt të tillë duke anashkaluar Republikën Serbe në Bosnje? Jo. Por Shqipëria e bëri dhe për më tepër me vetëdije është duke krijuar dhe forcuar vetëdijen sipas së cilës, shqiptarët janë një komb por me interesa të ndryshme shtetërore. Pra edhe jemi një popull por si të ndarë kemi interesa të ndryshme politike dhe shtetërore! Çfarë ardhmërie ka kjo politikë e çuditshme e Shqipërisë?

Pasojat afatgjate të kësaj politike “kozmopolite” mbeten të shihen. Ndërsa në planin afatshkurtër ky qëndrim i Tiranës, sipas së cilës më i afërt është Beogradi se Prishtina, vetëm ka thelluar izolimin diplomatik dhe politik të Re-

e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

publikës së Kosovës por edhe ka ringjallur pikëpamjet e vjetra se shqiptarët nuk janë të besueshëm si aleatë ngase besnikëria e tyre është fluide. Në rrethana të tilla kur mungon bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si mund të shpresojmë se Bashkësia Evropiane do të trajtojë me drejtësi dhe korrektësi interesat e Republikës së Kosovës, aq më tepër që nga viti 1999 ka një pajtim perëndimor për aspiratat territoriale serbe në zonën përtej Ibrit. Mini-Republikë Serbe brenda Kosovës Pra ky kancer i quajtur “Veriu i Kosovës” po konsiderohet nga qendrat vendimmarrëse si përkohësisht “tokë e askujt” dhe me qëllim pengohet çdo lëvizje sado e vogël për integrimin e saj, gjë që sipas të gjitha gjasave ka domethënie se në fazën përfundimtare: 1) do të krijohet një mini-Republikë Serbe në Kosovë, me të cilën Serbisë do t’i legalizohej ndërhyrja në Kosovë; 2) do të përfundojë me ndonjë marrëveshje për rirregullimin territorial të Kosovës pa “Veriun” ose 3) do të ketë shkëmbim territorial!

Mini-Republika Serbe brenda Kosovës do të jetë zgjidhja në të cilën do të insistojnë sidomos vendet evropiane dhe atë në emër të demokracisë, mirëkuptimit dhe ardhmërisë si dhe të një kombinimi për një njohje apo gjysmë njohje nga Serbia! Cili është interesi i Kosovës? Padyshim më mirë do të ishte pa “Veriun” se me republikë serbe të fshehur prapa përpilimeve me përmbajtje të dyshimta, qoftë edhe sikur kinse brenda Kushtetutës së Kosovës, ndërsa zgjidhja shumë më e mirë dhe afatgjate do të ishte ajo për shkëmbim territorial. Vetëm atëherë kur të kemi një Kosovë pa mini-“Republikë Serbe“ të çfarëdo forme mund të fillojmë që seriozisht të merremi me ndryshimet e domosdoshme të brendshme, duke filluar me sistemin arsimor të të gjitha niveleve, gjyqësinë e institucionet e tjera. Krijimi i kushteve dhe kornizës ligjore ku do të ndëshkohej korrupsioni moral dhe material i personave në pozita vendimmarrëse me çka do të pamundësohej ose së paku të vështirësohej përparimi profesional i mbështetur në “jarani” e jo në “meritokraci”, janë mundësia e vetme për krijimin e një shoqërie që beson dhe vepron në përputhje me normat morale të miratuara, ashtu sikur në shtetet me prosperitet të lartë.

KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Javore
Pikëpamjet
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Marrëdhëniet e pazgjidhura dhe shqiptarëve në Kosovë njohjes reciproke në mes

Për origjinën e shqiptarëve të sotëm kanë shkruar shumë autorë shqiptarë dhe të huaj. Natyrisht konkluzionet e tyre janë të ndryshme, si për origjinën ashtu edhe për shtrirjen e tyre. Për origjinën e shqiptarëve dhe shtrirjen e tyre kanë shkruar edhe shumë autorë sllavë, në mesin e të cilëve është edhe autori Aleksa Gj. Bogosavljeviq. Ai në vitin 189 në Nish, botoi librin „O Arnautima“ (Mbi shqiptarët). Vështrimi i këtij autori për shqiptarët është tejet interesant për origjinën, ngjashmëritë, dallimet, përzierjet e serbëve dhe të tjerëve në punët e shqiptarëve dhe nevojën që dallimet dhe mosmarrëveshjet brenda tyre të zgjidhen me marrëveshje dhe lidhje të sinqerta bashkëpunimi e jo me luftra, hakmarrje e derdhje gjaqesh, është edhe sot e kësaj dite aktual. Edhe pse libri u shkrua 130 vite më parë, fatkeqësisht kërkesat e serbëve për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Kosovë mbeten po ato të njëjtat. Mosnjohja reciproke dhe dëshira për mbizotërimin e tokave shqiptare, kërcënimet me armë e gjakderdhje në mes popullit serb e shqiptar, për të njëjtat motive ndër vite, minojnë zgjidhjen e rrezikojnë paqen, jo vetëm në Kosovë. - Njohja e gjuhës, mënyrës së jetesës dhe zakoneve të shqiptarëve Autori në parathënien e librit konstaton se „gati çdoherë e keqja nga shqiptarët na ka ardhur sepse nuk i njohim, ose shumë pak i njohim, edhe

pse ata ishin fqinjët tanë më të afërt që nga kohrat më të lashta“! Ai shprehet se shumë shqiptarë janë të gjakut të tyre! „Ne me shumë shqiptarë për nga gjaku jemi fis, ndërsa vëllezër nga vuajtjet...“. Duke qenë kaq të afërt, thekson ai, ne do të kishim mënyra të shumta që me shqiptarët të lidhim marrëdhënie vëllazërore dhe lidhje të sinqerta miqësore. Ai mendon se një ndër mënyrat më të mira është që të përgatiten disa të rinj që të mësojnë gjuhën shqipe, mënyrën e jetës dhe zakonet e shqiptarëve duke shtuar se „me njohje të tillë, besoj se lidhjet miqësore në mes të serbëve dhe shqiptarëve do të bëhen të sinqerta dhe të forta....“! Ai shton se serbët flasin dhe po mësojnë shumë gjuhë të huaja, ndërkaq „...ne nuk kemi asnjë, së paku sipërfaqësisht e mos të flasim shkencërisht, që e flasin gjuhën e këtij populli, e të cilin e kemi gjakatar nga mosnjohja jonë dhe përzierjet tona dhe atyre nga jashtë“. Është më se e nevojshme, thekson autori, që sa më parë të afrohemi më shumë me njëri-tjetrin dhe të arrihet një marrëveshje, dhe shton: “Atëherë nuk do të duhet shumë politikë dhe agjitacion. Në të kundërtën, nuk duhet të hidhërohemi nëse vazhdojmë me neglizhencën tonë. Të zgjidhësh me armë çdo mosmarrëveshje me ata do të thotë vetëm: të hakmerremi, të biem nga gjaku në gjak dhe asgjë tjetër” thekson autori dhe përfundon: “Mjaft kemi pasur zvarritje dhe kemi humbur kohë në gjëra të tjera të kota. Është koha për t’i rregulluar që të gjitha dhe për të filluar punën për përfitim të vërtetë, e për këtë është e nevojshme së pari të njohim vetën tonë, popullin tonë, pastaj mënjëherë fqinjët tanë”.

Nëse i analizojmë me vëmendje të gjitha mendimet e autorit veç e veç e të gjitha së bashku, me situatën

e sotme politike në Kosovë dhe marëdhëniet në mes të këtyre dy popujve, do të vërejmë se populli serb nuk ka lëvizur aspak nga aspiratat e tyre zaptuese dhe mbizotëruese ndaj popullit shqiptar. Ata edhe sot mendojnë se shqiptarët janë i një gjaku me serbët edhe pse faktet historike janë të qarta: shqiptarët janë pasardhësit direkt të trungut antik të gadishullit ilirik ndërsa serbët (sllavet në përgjithësi) janë ardhacak në këto troje dhe dyndja e tyre nëpërmes Karpateve në Ballkan ka ndodhur jo më parë së në shekullin IV (gjer në shkullin VII) të epokës sonë. Pas shfrytëzimit pothuajse 90*vjeçar të të gjitha resurseve natyrore, ekonomike dhe njerëzore në mënyrë të paskurpullt, me elemente gjenocidiale, dhe luftës barbare të vitit 19981999, populli shqiptar i Kosovës me përkrahjen e Evropës Perendimore, SHBA-ve e shumë të tjerëve, më në fund u fut në luftë me serbët zaptues dhe doli fitues. Kosova shpalli pavarësinë e saj. Ndërkombëtarët e njohën Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me kufinjtë shtetëror të njohur me Kushtetutën e vitit 1974. Por serbët vazhdojnë me avazin e vjetër, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, i injorojnë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare! Projekti i Çubrilloviqit për shqiptarët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 10
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

pazgjidhura në mes serbëve Kosovë - pasojë e mosmes të dy popujve!

është tashmë i njohur, serbët, edhe sot, veprojnë sipas atij projekti! Por, të njëjtin fiksim e kishte patur edhe autori i librit i cili në parathënien e librit “O Arnautima” u sugjeron serbëve: “Nuk ka serbi rrugë më t’mirë, edhe sikur të takohet me fatin më të mirë, veç se të përqafojë Arnautin, për t’arritur qëllimin e tij”! Pra qëllimi i serbëve ishte dhe akoma është të sundojë tokat arbrore duke e konsideruar Kosovën si djepin e Serbisë! - BE-ja dhe SHBA-ja kërcënimeve të Vuçiqit përfundimisht duhet t’u thonë: STOP!

Kaluan më shumë se 22 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë e 15 vite nga pavarësia e saj, ndërkaq, mundësitë e shumta, përpjekjet e ndërkombëtarëve për ndërgjegjësimin e serbëve për vëndosjen e marrëdhënieve vëllazërore dhe lidhjeve të sinqerta po deshtojnë. Sot në Kosovë gjendja është e trazuar, rrugët në pjesën veriore të shtetit të Kosovës janë bllokuar nga serbët! Vuçiqi përgaditet e kërcenon me luftë, Kosova, për shkaqe sigurie i ka mbyllur kufinjtë ndaj Serbisë, stabilitet politik nuk ka. Përkundër tentativave të ndërkombëtarëve për qetësimin e situatës, thirrja e Vuçiqit drejtuar serbëve të Kosovës, dhe jo vetëm atyre, e ashpërson edhe e rrezikon edhe më tepër rendin dhe qetësinë

në Kosovë. Siç thotë autori i librit të përmendur zgjidhja e mosmarrëveshjeve me armë s’do të thotë tjetër veç se hakmarrje. Thirrja për luftë do të thotë se serbët përseri dëshirojnë të derdhet gjak në Kosovë! Përsëri gjak dhe asgjë tjetër sepse Kosova është shtet i pavarur ndërkombëtarisht i njohur, ndaj Serbia s’ka çka të kërkojë më në Kosovë! Ata duhet të angazhohen në vazhdimësi për lidhje të sinqerta e miqësore në mes të këtyre dy shteteve sovrane, për t’u dhënë fund pretendimeve territoriale, sepse çdo gjë në këtë drejtim ka marrë fund. Serbët vetëm ashtu mund ta heqin nga shpina e tyre barrën e rëndë që quhet Kosovë, sepse edhe atyre u kushton shumë! Shqiptarët nuk duan luftë, ata duan paqe dhe zhvillim. Por, nëse janë të detyruar do të mbrohen si gjatë gjithë historisë së tyre, “dy duar për një kokë” thotë populli. Shqiptarët nuk sulmuan asnjëherë gjatë historisë ndonjë komb apo shtet tjetër, ata vetëm u mbrojten dhe u rezistuan të gjitha agresioneve ndër mote. Virtytin mbrojtës të shqiptarëve e thekson edhe autori i librit në fjalë. Në parathënie të librit thotë: “Arnaut o trim (hero) gjigant, e keqja nga të gjitha anët po ju vjen, por në gjakun heroik të tyre as një pikë gjaku turk nuk ka”! Ndërsa sot me krenari mund të themi se në gjakun e shqiptarëve as një pikë gjaku serb nuk ka dhe s’do të ketë. Shqiptarët nuk kanë pretendime territoriale ndaj serbëve, ata kanë pretendime zhvillimore. Pavarësia e Kosovës është garantuar nga ndërkombëtarët. Por kaluan 15 vite dhe kërcenimi i Serbisë sa vjen e shtohet! Shiptarët nuk janë të qetë, nuk bëjnë jetë normale, përkundër pavarësisë së shpallur! Evropa dhe SHBA-ja kontribuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, ndaj kanë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

obligim që të krijojnë kushte normale për jetësimin e pavarsisë së saj. Është koha që kërcënimeve të Serbisë për rikthimin e ushtrisë së tyre në Kosovë, së fundmi t’u thuhet STOP! Serbët duhet t’i thërrasin arsyes e të pranojnë realitetin. Ndërkombëtarët po ashtu, sa nuk është vonë, duhet të marrin masat e duhura e të bëjnë realitet mundin e sakrificën jo të vogël të tyre. Kaluan shumë e shumë vite e marrëdhëniet e këtyre dy shteteve të pavarura, fatkeqësisht janë akoma në fillim të rrugëtimit. Nuk dua të besoj se ndërkombëtarët nuk duan ose me qëllim po e zvarrisin zgjedhjen përfundimtare të çështjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është e pamundur sepse investimi i tyre gjatë gjithë këtyre viteve është i madh. Megjithatë, me shkoi ndërmend një artikull i gazetës “Hylli i Dritëss” (nr.10/1913) në të cilin thuhet: “Tash, per n’kjoftë se kto fjalë janë t’verteta e se Qeveriet e Shteteve t’gjytetnueme e kostitucijonal janë t’shprehunt ( l’sxpression) e popullit, do t’thot se shoqnia e sodshme e Europës gjindet fort e ligshtë e e shkatrrueme, pse ndera e burrit sod n’europë janë lanë teper mas doret. Për me u vertetue mii kët fjalë, mjaft asht me vrojtun me syy t’papajamjtshem e, si thonë, me gjak të ftoftë vepren, qi Evropa kaa zhdrivullue n’Shqypni mas luftës s’Ballkanit e tek tej.

......Veç shka se Sllavt e Ballkanit e Grekt e jugut nuk i vuun vesh ktii gjyqit t’Europës e ngujuen nder vende t’pushtueme Shqypniës: Grekt deer n’Vlonë, Serbt n’Durrës e Malazezt per rreth Shkodres, paa e marrë n’dorë as pak punën e Europës”. E kështu edhe sot, serbët s’po çajnë kokë për Evropën! Pra topi është në duart e BE-së dhe SHBA-së, por edhe të popullit shqiptar në Kosovë.

KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Javore
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Kraja në Luftën e Shkodrës (1912-1913)

pasqyruar sipas këngëve popullore

(Vazhdon nga numri i kaluar) Nga mërgimtarët krajanë, vullnetarë të ardhur nga Stambolli, krahas molla Lanit në betejë të Taraboshit u dalluan: Mehmet Molla, Idriz Hardolli, Imer Rexha (Ostrosi i Vogël), Sylejman Ademi i vëllazërisë Rexhaj (Gjyrnikaj, Arbnesh), Myrta Huti (Skje), Myrto Thtjani (Ftjan) (18), Salih Ftjani-Bogdani, Mustafë Bogdani (Ftjan)(Shih: H.Koliqi, Kraja ndër mote(v.c.f.97), Halil (Avdullah) Boci(Priftaj), Osman Selimi Vukgjeçaj (Gjençiq) nga Arbneshi (19). U vranë gjithashtu edhe Salih Nurja (Qyrjan, Martiq), Zenun Bajraktari, djali i Meha Isufit (Ve(r)liq), Taip Berjashi, Sulejman Cuku (Ostrosi i Madh), Salë Harusha (Arbnesh), Nezir Alija (Dragoj), Ramë Zeka etj. Përveç molla Lanit që kemi përmendur u plagosën: Meha Nasufi (Ve(r) liq), Veli Nila (Berjashaj, Ostrosi i Madh), të cilit ia prenë hundën etj. (H.Koliqi, Kraja ndër mote, f.96). Komanda ushtarake turke me barkën „Bilalina“ të pronarit Dul Bilali, e pajisur me dy topa me qitje të shpejtë qëndronte në një pozicion në liqe, nga ku bombardonte pozitat e armikut në Tarabosh. Në këtë kontekst përmendet edhe një betejë krajane. Sipas të dhënave të Hamdi Bushatit „kjo barkë u qiti pengesa të mëdha malazezëve, sidomos kur ata mësyen drejt qytetit, betejën e quejtun „e Krajës“ që u bë më 11 tetor 1912“ (20). Ana shqiptare kishte bërë përgatitje të mëdha për ta mbrojtur Shkodrën që komandohej nga Hasan Riza Pasha, komandant dhe vali i këtij qyteti qysh më 7 mars 1912 deri të enjten, më 30 janar 1913, kur u vra në pabesi nga pusia që i përgatiti

tradhëtari Esat Pashë Toptani, që e ftoi në darkë duke ia lëshuar kriminelët: Osman Balin nga rrethet e Tiranës, Mahmutin nga Kavaja dhe një të quajtur Teofik nga Shqipëria e Mesme, të cilët e vranë sapo doli në një rrugicë të errët (H.Bushati, Shkodra dhe motët, f.450, 457). Ky mik i madh i shqiptarëve, me kombësi joshqiptare (ai ishte kurd I.D.), por nip i tyre, mbrojtjen e Shkodrës e pagoi me kokë. Sipas literaturës serbe rezulton se: „Korpusi i Shkodrës në atë kohë përbëhej nga Divizioni i formuar i nizamëve (prej 4 batalioneve, ndërsa nga një batalion i tij ishte stacionuar në Lezhë, përkatësisht në Krujë), si dhe nga disa njësi më të vogla me gjithsej 13.600 trupa e 96 topa. Një regjiment i këtij Korpusi prej 3.750 trupash ishte përqendruar në kufi në rajonin e Tuzit. Atij iu bashkangjitën edhe rreth 2.000 vullnetarë“ (21). Forcat mbrojtëse të Shkodrës numëronin afër 20.000 luftetarë. Malit të Zi i doli si nuk mendoi. Sipas burimeve të Institutit të Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë (Prvi Balkanski Rat, III (cit. në 4) f.99, 100, 101) kanë filluar të mbërrijnë në Arbnesh të plagosurit e parë. Disa nga ata deklaruan se artileria e brigadës është në rrezik. Luftimet kanë qenë të përgjakshme. Nga të dyja palët ndërluftuese më shumë e pësoi ajo pushtuese. Brigada e Rijekës dhe e Leshanës, u detyrua të tërhiqej në pozicionin e nisjes. E humbi një të katërtën e njerëzve të vet. Batalioni i Leshanës që u dallua në këtë luftë gati u përgjysmua. Në vijim kënga “Nëpër mal, nëpër Rumi”, pasi e përcakton vendin e humbjes së betejës: ”Shumë asqeri paska metë / Katërqind e tetëdhetë vetë”, pasqyron mënyrën e bartjes dhe vendvarrimin e tyre: ”Bajnë me mushka ka tre vetë/ Ka tre vetë ju kanë ngarkue,/ N’ Arbnesh pa donë me’ j çue”. Ky fshat gjithnjë ua ruan varrezat e ngelura aty, meqë shumë kufoma i kanë marrë trashëgimtarët për t’i rivarrosur në vendlindjen e tyre. Për disa jemi edhe ne dëshmitarë.

Emri Evropë është skalitur me kohë në ndërgjegjen e popullit tonë me shumë halle mbi shpatulla siç është shprehur në këngë. Ky emërtim simbolizon kontinentin e lashtë civilizues, me të cilin është lidhur fati i popullit tonë. Ajo herë e ngushtonte, e herë e pushtonte, duke i shkaktuar humbje. Më në fund, kur e ndau dhe e copëtoi, populli ynë e ndryshoi konsideratën ndaj simbolit Evropë. Ajo ndonjëherë e pengoi edhe në fushëbetejë. Si pjesëmarrës e vëzhguese mbajti anën e kundërshtarëve të shqiptarëve. Më 1912 në Shkodër, përkatësisht në luftën që u zhvillua në rrethina të saj në Arbnesh (Krajë) ku: “Plat me vorre ish mush toka. Rreth e rreth pa j rri Evropa. Rreth e rreth Evropa marë, Ku luftojnë serbë e shqyptarë”. Nëna ime Emine S. Doda, e cila vdiq më 11 mars 2012 në moshën mbi 103 vjeçe, ndonëse në dokumentin zyrtar shkruan se ka lindur më 7 gusht 1910, e ka përjetuar këtë luftë. Prej saj shumë dekada më parë e kam dëgjuar dhe shënuar këngën “Nëpër mal, nëpër Rumi” dhe e kam në dorëshkrim. Herën e mrame atë ma deklaroi pjesërisht kur ishte e shtrirë në shtrat, nga pleqëria e thellë, të dielën më 19 shkurt 2012. Edhe kësaj rradhe i kujtohej fillimi i Luftës së Shkodrës në vjeshtën e vitit 1912. Iu kujtua ikja bashkë me prindër, në këmbë nga Arbneshi në Shkodër, rreth 30 km në një drejtim, kur i ka rënë Mali i Zi Krajës. Në Shkodër, ku përveç krajanëve kishte edhe shumë anamalas, nga uria i ka vdekur e motra Syna shtatë vjeçe. Madje ajo kujtonte se në atë kohë atje kanë ngrenë mish kali.

Kënga “Nëpër mal, nëpër Rumi” është krijuar gjatë luftës dhe është thurur nga një individ, rapsod i talentuar. Falë brendisë së tekstit, me vërtetësi historike, kritere morale dhe fuqi estetike, është përkrahur nga kolektivi. Është kënduar dhe gjithnjë vazhdon të këndohet në vallen e njohur krajane në vëndlindje dhe në diasporë, por

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
ENJTE, 15 DHJETOR 2022
E

(1912-1913) popullore

edhe në trevat e tjera shqiptare. Tematika e këngës i ka kaluar kufinjtë lokal e rajonal, madje ka karakter kombëtar. Ajo lindi në kohën e barutit, kur vendosej për fatet e kombit. Lufta zhvillohej në mbrojtjen e hapësirës dhe formimit të shtetit shqiptar. Vargjet i shprehin ngjarjet autentike në mënyrë artistike. Ato kanë një dimension kohor dhe hapësinor, me një përqendrim në pasqyrimin e mbrojtjes heroike të Shkodër loces sonë krenare.

Në një këngë tjetër akuzohet një fuqi evropiane për pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë në luftën kundër popullit tonë:

“Vjen Inglizi treqin mi: Po na vinë natën për shi Pa haber e pa buri Në Shkodër po don me hy” (22) Për rrjedhojë nga dora e tyre vriten mjaft shqiptarë: “ N ata brinjat në Tophanë” (23)

Ndaj për të gjitha të këqijat që ia solli dhe dredhitë që ia bëri pas shpine Evropa këtij populli, goditet me epitet të qëlluar dhe fajësohet:

“Moj Evropë, moj shtrigë e zezë, Ndave shqypen në dy pjesë. Ndave djepa e ndave varre, Po ni gja ti-o s’ e harrove -s’ ndahet zemra me gurë kufini. S’ ka traktat, more që ndanë shpirtin” (24)

Dëgjohet fryma e kushtrimit kundër atyre që e shkaktuan pushtimin dhe për pasojë - mjerimin, emigrimin. Rapsodi i ka të qarta dredhitë diplomatike evropiane. Ai pas një personifikimi dhe metafore: ”veshin shurdhë e pat ba bota”, kulmin e mllefit e shpreh me një epitet të vrazhdë, duke rënë ndesh edhe me etikën tradicionale: Kurva e motit kjo Evropa?/ vendin tonë tan’ copa-copa” (25). Mali i Zi nuk e fitoi luftën për Shkodrën. Këtë qytet atij ia dhuroi Gjeneral-vali dhe komandant i armatës së Shkodrës, Gjeneral brigade Esat

Pasha në orën një pasmesnate, më 23 prill 1913, duke nënshkruar Traktatin e turpshëm në anijen “Neptun” të fshatit Zogaj, dhe dy orë më vonë Kryekomandanti i armatës malazeze princi trashëgimtar Danillo (26). Ky akt tradhëtar që dëmtoi mbarë popullin shqiptar u gjykua edhe në këngën e përmendur popullore ”Nëpër mal, nëpër Rumi”:

“Isat Pasha kryemasha Çaj në Zogaj dy bimbasha Dy bimbasha ‘j myljazim -Hajde Janko pobratim (27) Se ta baj Shkodrën teslim”.

Por, nuk e gëzoi as Krajl Nikolla, sepse i detyruar nga presioni i Fuqive të Mëdha, sidomos nga Perandoria e Austro-Hungarisë u detyrua ta lëshojë Shkodrën pas tri javësh, përkatësisht më 14 maj 1913, dhe të kthehet siç thotë populli “ i koritun dhe i përdredhun”. Në tokën shqiptare la turpin, krimin, gjakun dhe eshtrat e ushtarëve të tij pushtues të vrarë. Para qafëthyerjes nga Shkodra të cilën e cilësonte si ”aspiratën e shenjtë të jetës së tij” (28), ndërsa çdo ditë fëmijët këndonin në rrugë duke e përsëritur në mënyrë monotone këngën: “Hish, hash, hosh I yni është Tarabosh Një dy tre, Në Shkodër jemi ne” (29).

Taraboshi që ia përmendin fëmijët në këngë si pronë të vet dhe Shkodra, ku janë vetë ata studiues, ia përvëlonin shpirtin e zemrën. Ky mal u bë simbol frike, erëmin vdekjeje, në radhë të parë për mbretin lakmues të Malit të Zi dhe ushtarët e tij që i çoi në greminë. Ata ranë në prita të rrezikshme. U ballafaquan me terren të pakapërcyeshëm.

U ndeshën me ushtrinë trime të komandantit Hasan Riza Pasha që për Shkodrën dhe Shqipërinë si dhimbsej jeta. Si më guximtari dhe më i përgatituri prej tyre shquhet Sadetini i përjetësuar edhe në këngë (30).

“Taraboshit iu dha tymi. Luftë po bante Sadetini” (v.16-17)

Luftimi i ashpër i tij, mbase edhe organizimi, joshën rapsodin të bashkëbisedojë me të. Të pyes dhe të për-

fundojë njëkohësisht: “Sadetin ti çka pa ban? Ditë e natë ti pa luftan!” (v.19-20)

Në shenjë kujtimi, emrin e këtij atdhetari të dëshmuar në shesh të luftës shumë prindër më pas ua dhanë fëmijëve, siç iu dha edhe dajës tim Sadetin (13.11.1920 - 19.7.1997). Sipas këngës “Nji t’ mërkurën n iqindi” (31), në “Taraboshin gropa-gropa” (v.21), fare kot: “Krajl Nikolla qet me topa, Qet me topa, z’ ban dobi” (v.22-23), meqë mbrojtja e fortë shqiptare: ”Në Shkodër s’ e la me hi” (v.24).

Për rrjedhojë, pasi iu vra aty më tepër se gjysma e ushtrisë, falë tradhëtisë së Esat Pashë Toptanit për tri javë (24 prill - 14 maj 1913) e pushtoi Shkodrën, duke e plaçkitur dhe lëshuar si “faqja e bardhë” njëherë e përgjithmonë. Mirëpo atij, ushtrisë dhe shumicës së popullit iu ngeli peng në zemër, varrë e pashëruar që s’e harrojnë kurrë e mot. Më 1916 Krajl Nikolla e braktisi Malin e Zi. Sipas vendimeve që solli Asambleja e Podgoricës (21.11.1918) shteti iu bashkëngjit Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, kurse atij përjetësisht iu ndalua kthimi në Mal të Zi. Në atë kuvend nuk mori pjesë asnjë përfaqësues nga zonat e Bunës, Krajës dhe të Shestanit. Ata tanimë nuk dëshironin të kishin punë me Malin e Zi, por kërkonin bashkimin me Atdheun e tyre, Shqipërinë. Mbreti, i pa shtet dhe atdhe, autorizoi kryetarin e Këshillit të Ministrave të Malit të Zi në mërgim Jovan Pllamenac që ai t’i drejtohej me një memorandum Konferencës së Paqës në Paris, e cila u hap më 18 janar 1919, për të mbështetur pretendimet mbi Shkodrën. Faktin historik e bazuan me pushtimin e saj nga ana e Malit të Zi më 1913 e 1915. Në rrafshin gjeografik, Shkodra me rrethe formojnë me Malin e Zi një unitet të pandarë. Ajo është për të si një portë shtëpie. Aspekti ekonomik e bënte “absolutisht” të domosdoshme për Malin e Zi (32). E gjithë kjo ishte një ëndërr. Kot u përpoqën në atë kohë dhe më vonë (deri më 1948) Beogradi dhe Cetina, që ta bënin zhgjëndërr. Ashtu synon edhe në kohët e sotme edhe Amfillohije Radoviqi, patriarku i Kishës Ortokse Serbe në Mal të Zi. (vazhdon)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION

Gjuha shqipe dhe 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit

Gjuha shqipe është

Ka pasur, ka dhe do të ketë debate për mënyrën e formimit të gjuhës letrare, nëse ai (Kongresi i Drejtshkrimit) ishte një vendim politik, nëse vendimi për bazën e standardit të gjuhës shqipe ishte i diktuar nga faktorë jashtëgjuhësorë etj. Por askush nuk mund të kundërshtojë (kontestojë) nevojën e një gjuhe letrare të njësuar për të gjithë shqiptarët në territoret e tyre historike dhe në diasporë

Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit dhe elementi përcaktues i identitetit të një kombi. Ajo është shenja dalluese që na veçon nga të tjerët, na bën të ndjehemi krenarë për përkatësinë tonë kombëtare, na bën të jemi krenarë se jemi shqiptarë. Kudo që të shkojmë e bartim me vete këtë pjesë të trashëgimisë sonë. Gjuha amtare është ajo që nuk e përcaktojmë ne, sepse atë e marrim me gjirin e nënës. Gjuha shqipe ka mbajtur gjallë frymën e shqiptarizmës në këto treva, përkundër faktit se mbi 140 vite janë shkëputur administrativisht prej trungut shqiptar. Ashtu siç duhet pranuar se shumë të tjerë janë asimiluar tashmë, pikërisht sepse e kanë humbur gjuhën dhe nuk flasin më shqip.

Ndonëse të paktë në numër, shqiptarët që sot jetojnë në Malin e Zi, janë një gurrë e pashtershme e pasurisë gjuhësore, folklorike, frazeologjike etj. Pothuajse çdo trevë shqiptare ka të folmen e vet, që karakterizohet me veçoritë e saj. Kështu dallojmë të folmen e Ulqinit, të Anës së Malit, të Krajës etj. Ky vit shënon 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, ku edhe ne shqiptarët në Malin e Zi, patëm delegatin tonë, mësuesin e përkushtuar të gjuhës shqipe. dr. Ismail Doda, atëherë drejtor i shkollës “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Ostros të Krajës. Ka pasur, ka dhe do të ketë debate për mënyrën e formimit të gjuhës letrare, nëse ai (Kongresi i Drejtshkrimit) ishte një vendim politik, nëse vendimi për bazën e standardit të gjuhës shqipe ishte i diktuar nga faktorë jashtëgjuhësore etj. Por askush nuk mund të kundërshtojë (kontestojë) nevojën e një gjuhe letrare të njësuar për të gjithë shqiptarët në territoret e tyre historike dhe në diasporë. (A e keni pyetur veten ndonjëherë?) Çfarë do të ndodhte po të mos kishim një gjuhë letrare të njësuar? Çfarë do të ndodhte sikur fillimet e

viteve ’90 të shekullit të kaluar t’i gjenin shqiptarët pa një gjuhë letrare kombëtare? Prandaj gjuha standarde mund të thuhet me plot gojë se ka qenë një faktor përbashkues për shqiptarët kudo ku ata jetojnë, duke nxitur dhe paraprirë proceset e ardhshme politike që do të ndodhin në fund të shekullit të kaluar dhe fillim të këtij shekulli, ashtu siç Kongresi i Alfabetit i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ka një keqkuptim në raportin e gjuhës letrare me dialektet dhe të folmet e gjuhës shqipe. Ky keqkuptim lidhet me ngatërrimin e ligjërimit bisedor apo joformal, që përdoret në shtëpi, në rrethin familjar etj., dhe ligjërimit formal, d.m.th. ligjërimi që përdoret në veprimtarinë zyrtare administrative e politike, në veprimtarinë arsimore, në shtypin publicistik e shkencor. Gjuha letrare kombëtare nuk na pengon ne për të përdorur variantin e të folmes nga vijmë në bisedë me shokët e miqtë, në raste gëzimesh e hidhërimesh, në këngët me të cilat jemi rritur, në kallëzimet e gazmoret popullore etj.

Dua të citoj me këtë rast Akademikun Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së

Ka një keqkuptim në raportin e gjuhës letrare me dialektet dhe të folmet e gjuhës shqipe. Ky keqkuptim lidhet me ngatërrimin e ligjërimit bisedor apo joformal, që përdoret në shtëpi, në rrethin familjar etj., dhe ligjërimit formal, d.m.th. ligjërimi që përdoret në veprimtarinë zyrtare administrative e politike, në veprimtarinë arsimore, në shtypin publicistik e shkencor. Gjuha letrare kombëtare nuk na pengon ne për të përdorur variantin e të folmes nga vijmë në bisedë me shokët e miqtë, në raste gëzimesh e hidhërimesh, në këngët me të cilat jemi rritur, në kallëzimet e gazmoret popullore etj

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 14
VËSHTRIM & OPINION E
ENJTE, 15 DHJETOR 2022
“ “
Ismet Kallaba

identiteti ynë

Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe njëri ndër shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë shqiptarë, i cili në konferencën jubilare të organizuar në Tiranë në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, në fjalën përshëndetëse ka theksuar:

“Sot, duke qenë shkrimtar që i përkulet gjuhës shqipe si më të madhes vlerë që kemi, ju them pa asnjë mëdyshje se gjuha letrare shqipe nuk më ka zhgënjyer asnjëherë, as me kuptimet e bartura të fjalëve, as me të kryerën e tejshkuar ose me paskajoren e foljeve dhe as me hijeshinë sintaksore që marrin fjalitë e bashkërenditura ose nënrenditura në një frazë shumëkuptimore.

I lexoj dhe i shijoj po me aq ëndje Mjedën dhe Fishtën, Naimin dhe Çajupin, Koliqin dhe Kutelin.

Gjuha letrare shqipe u ka shërbyer mrekullisht të gjithë shkrimtarëve të mirë, më pak u ka shërbyer shkrimtarëve mesatarë dhe pak ose aspak u ka shërbyer shkrimtarëve të pazot, të cilët edhe sot vazhdojnë ta fajësojnë gjuhën letrare për dështimet eventuale në fushë të krijimtarisë dhe të dijes. Skepticizmi i tyre nuk ka të bëjë me mundësitë e gjuhës, por me mungesat e tyre në fushën e dijes dhe të njohjes.” Gjuha është, para së gjithash, dashuri. Niveli i përdorimit të gjuhës shqipe varet nga vetë ne (përdoruesit e saj). Mënyra se si dikush e flet apo e shkruan gjuhën shqipe të njësuar flet për formimin e tij. Ka shumë faktorë që ndikojnë në përvetësimin e gjuhës shqipe letrare, por do të veçoj dy prej tyre që për mua kanë rol parësor (thelbësor): librat e mirë dhe mësuesit e mirë. Sipas meje, mësuesi duhet të jetë i pajisur të paktën me dy gjëra: dijen dhe pasionin apo dashurinë për gjuhën. Nëse nuk e ka asnjërën, atëherë ka gabuar profesionin. Të gjithë ata që kanë marrë detyrën të mësojnë fëmijët, duhet ta dinë se kanë marrë përsipër një detyrë të shenjtë, por edhe përgjegjësi të madhe. Nuk ka faj më të madh nëse nuk i mësoni fëmijët siç duhet e aq më keq nëse ua mësoni gabim gjuhën shqipe. Dëgjoj nganjëherë mendimin e gabuar sikur gjuha shqipe është përgjegjësi vetëm

e gjuhëtarëve dhe e mësimdhënësve të gjuhës shqipe. Jo, ajo është përgjegjësi e të gjithë neve. Mësuesit, pavarësisht se i cilës lëndë është, nuk i falet të bëjë gabime drejtshkrimore (gjuhësore).

A ka më absurd se kur themi që dimë gjuhë të huaja dhe nuk e përdorim siç duhet gjuhën shqipe?

Kam pasur fatin që të kem mësues të mirë të gjuhës shqipe: në shkollën fillore mësimdhënësen Syme Kokaj, në shkollën e mesme Hava Pereziqin dhe në fakultet profesorin Gjovalin Shkurtaj, të cilët kanë ngjizur tek unë dashurinë për gjuhën. Në këtë kontekst, secili (prej jush që jeni të pranishëm këtu sonte) ka përvojën e vet, të mirë ose të keqe, të mësimit të gjuhës shqipe në shkollë. Jetojmë në kohën e rënies së kulturës gjuhësore, gjë që vërehet më së miri në përdorimin e gjuhës shqipe sot. Ka një varg faktorësh që kanë ndikuar në këtë, që nga globalizimi, interneti dhe përdorimi i teknologjive të reja të informacionit, që imponojnë një gjuhë tjetër. Por ajo që varet nga ne e që për mua është ndër kryesoret, është kujdesi dhe përgjegjësia, gjegjësisht moskujdesi dhe papërgjegjësia në përdorimin e gjuhës shqipe. Aq sa na e kanë përdhosur të tjerët (pushtuesit) gjuhën tonë, jo më pak e kemi përdhosur edhe vetë me përdorimin vend e pa vend të fjalëve të huaja, fjalëformimeve që e kanë rrënjën në një fjalë të huaj etj. Për të qenë vetëkritik, pasi që i përkas fushës së medias, lexojmë dhe dëgjojmë në median shqiptare fjalë të huaja për të cilat kemi fjalët shqipe plotësisht të përshtatshme. Kjo është e pafalshme. Të mos flas për komentet në mediat online dhe rrjetet sociale, që tregojnë sa poshtë ka rënë kultura gjuhësore e folësve të gjuhës shqipe. Krahas problemeve që janë të përgjithshme (të ngjashme) për të gjithë folësit e gjuhës shqipe letrare, shqiptarët në Malin e Zi kanë edhe probleme të tjera që lidhen me të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe nivelin e përdorimit të saj. Është e vetëkuptueshme që ne, shqiptarët në Malin e Zi, e kemi

Ne ia kemi borxh për ta ruajtur gjuhën shqipe Buzukut, atyre që e lëvruan gjuhën tonë nën shembullin e tij dhe të gjithë atyre që e mbrojtën dhe u dënuan për gjuhën shqipe nga pushteti malazias dhe ish-jugosllav, sepse gjuha shqipe është identitetit ynë

më të vështirë, sepse jemi nën trysninë e gjuhës zyrtare (malazeze). Përkundër kësaj, kjo nuk na ndalon të përdorim drejt dhe si duhet gjuhën shqipe letrare. Prandaj le të shërbejë edhe kjo veprimtari si thirrje për institucionet shtetërore dhe vendore për rritjen e shkallës së përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj në përputhje me rregullat e gjuhës letrare shqipe.

Ne ia kemi borxh për ta ruajtur gjuhën shqipe Buzukut, atyre që e lëvruan gjuhën tonë nën shembullin e tij dhe të gjithë atyre që e mbrojtën dhe u dënuan për gjuhën shqipe nga pushteti malazias dhe ish-jugosllav, sepse gjuha shqipe është identitetit ynë.

Në fund, duke falënderuar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që i është përgjigjur ftesës sonë për të organizuar bashkërisht këtë veprimtari, duke pasur parasysh faktin se shqiptarët në Malin e Zi janë pak në numër dhe nuk kanë institucione kërkimore-shkencore e kulturore të veta në nivel shtetëror, ju kujtoj se duhet t’i ktheni pak më tepër sytë ndaj nesh, si pjesë e obligimit institucional, por para së gjithash kombëtar dhe moral.

(Fjala e hapjes në veprimtarinë jubilare shkencore “Një komb – një gjuhë letrare” për nder të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë në Ulqin, më 3 dhjetor 2022)

KOHA Javore 15
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
politikën
të „KOHA
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 15 DHJETOR 2022
Pikëpamjet
nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht
redaksionale
javore„

Hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Malësisë

Tuz – Fabrika e parë e përpunimit të patates, përkatësisht e prodhimit të patatinave “Montenegro Chips”, u hap të enjtën më 8 dhjetor 2022 në Tuz, me ç’rast kësaj ceremonie zyrtare iu bashkëngjitën numër i madh qytetarësh, afaristësh, figurash politike e ekonomike, ministrash në Qeverinë e Malit të Zi, ambasadash, dhe personalitetesh të të gjitha fushave jetësore.

Nga Komuna e Tuzit këtë ditë e konsideruan si të veçantë dhe historike duke thënë se me një fabrikë të tillë rrumbullakoset cikli prodhues i fermerëve vendas dhe i prodhimtarisë së tyre, me shpresë që ky të bëhet një brend i njohur, jo vetëm në Mal të Zi.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj në fjalën e rastit tha se fabrika që po hapet sot paraqet një ndër hapat e parë, por shumë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Malësisë por edhe të Malit të Zi, duke u zotuar se për disa javë të ardhshme do të inaugurojnë edhe dy fabrika të tjera.

“Edhe më parë ishin mundësitë për projekte të tilla në Malësi dhe kishte njerëz të gatshëm për investime, por nuk gjenin mirëkuptim dhe klimë të duhur për sigurinë e investimeve të veta. Çdo punëtor i punësuar sot në fabrikat tona, në perspektivë do të thotë një familje më shumë në Malësi me të ardhura mujore. Do të jetë një perspektivë më e ndritshme për të rinjtë tanë”, theksoi ndër të tjera Gjeloshaj.

Ndërkaq, kryeministri në manda-

tin teknik në Qeverinë e Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se sot është një ditë e madhe jo vetëm për Komunën e Tuzit, por për mbarë Malin e Zi duke theksuar se pronari i kësaj fabrike ka hapur dyert e mëdha për njerëzit punëtorë dhe të vlefshëm të cilët dëshirojnë të investojnë në të gjitha vendet e Malit të Zi.

“Dhe kështu të tregojmë se ne nuk jemi vend vetëm i turizmit, por edhe i prodhimtarisë. Na ka bërë nder të madh dhe për këtë prodhimtaria e tij “Made in Montenegro”, është diçka që do të shërbëjë si krenari të gjithë qyteterëve të Malit të Zi dhe përfundimisht do të kemi prodhimin që në fillim pres që të jetë në raftet e shumë supermarketave përgjatë rajonit, dhe pse jo gjatë vitit që vjen, edhe në Evropën e gjerë”, u shpreh në mes tjerash kryeministri Abazoviq. Ai më tutje tha se kështu emri i Malit të Zi dhe i Komunës së Tuzit, por në përgjithësi i të gjithë qytetarëve, shkon drejt asaj që kemi dëshiruar gjithmonë, “të shohim vendin e njerëzve të cilët janë të gatshëm që me punën e tyre të ndërtojnë kushte në të cilat do të jetojnë në mënyrë dinjitoze dhe me të cilat do të realizojnë prioritetin e tyre”. Abazoviq tha se me hapjen e dy fabrikave të tjera në Tuz do të gjenerohen vende të reja të punës, duke thënë se ky është një apel që banorët të qëndrojnë dhe të kërkojnë të ardhme në vendin dhe shtetin e tyre. “Gjithashtu ky është një apel që të vetëdijësohemi se duhet të jemi konkurrentë. Prodhimet tona duhet

të jenë konkurrente, në mënyrë që të gjejnë tregun e vet në Mal të Zi dhe jashtë tij”, tha në mes tjerash Abazoviq, duke shtuar se nëse vijon kështu drejtimi i kësaj komune dhe manaxhimi i resurseve të saj, do të ketë mungesë të fuqisë punëtore. Njëri ndër pronarët e kësaj fabrike, Bedri Kosumi tha se sot pas një viti punë, po bëjnë hapin e parë të hapjes së fabrikës së përpunimit të patates, duke e cilësuar atë si mbyllje të ciklit të prodhimtarisë bujqësore nga arat deri tek supermarketet.

“Them hapi i parë, pasi që vitin e ardhshëm ne startojmë me kapacitete dyfish më të mëdha sesa që i kemi sot dhe kjo jo rastësisht, por na duhet një staf i kualifikuar dhe i mirëorganizuar në mënyrë që të vazhdojmë me një cilësi jashtëzakonisht të mirë dhe besoj se do t’ia dalim”, tha Kosumi.

Ai ndër të tjera duke treguar se pse ka vendosur të hapë këtë fabrikë pikërisht në Tuz, tha se këtu ka fermerë dhe punëtorë jashtëzakonisht të mirë, por edhe patate të mira, dhe kjo është siç tha, çelësi i të gjithave. “Ftoj edhe investitorët dhe prodhuesit e tjerë në Mal të Zi, sepse di që në Mal të Zi ekzistojnë kushte të jashtëzakonshme për prodhimtari dhe punë”, theksoi Kosumi.

Drejtoresha ekzekutive e fabrikës “Montenegro Chips”, Rialda Perkoviq tha se ky është një sukses i madh jo vetëm për ata që punuan në hapjen e kësaj fabrike, por edhe për shtetin e Malit të Zi.

“Fabrika është pajisur me standardet dhe teknologjinë më bashkëkohore.

KOHA Javore 16 MOZAIK
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022
Hapet në Tuz fabrika e parë në Mal të Zi e prodhimit të patatinave “Montenegro Chips”

tona”, tha nder të tjera Perkoviq. Hapjen zyrtare (prerjen e shiritit të kuq) e bëri kryeministri Dritan Abazoviq, kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj dhe afaristi Bedri Ko- t. u. E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

sumi të cilët më pas vizituan ambientet e brendshme të kësaj fabrike, për të parë nga afër tërë procesin e prodhimit të patatinave.

KOHA Javore 17 MOZAIK
Besojmë se hapja e fabrikës së patatinave në Mal të Zi do të përmirësojë prodhimtarinë bujqësore në rajon. Shpresojmë se qytetarët e Malit të Zi do ta njohin cilësinë e prodhimeve

Disa dokumente të familjes Beci (1)

Thesaret e Ulqinit

Një ndër familjet e moçme ulqinake është edhe ajo Beci. Kemi të bëjmë me një familje të ndarë dysh që nga koha e rënies së Ulqinit (1880). Pra, një pjesë e kësaj vëllazërie jeton në Shqipëri kurse pjesa tjetër në Ulqin, Mal të Zi. Duke iu referuar studiuesit shkodran Hamdi Bushatit dhe veprës së tij “Shkodra dhe motet”, si dhe Eqrem Becit “Mehmet Beci dhe lufta për mbrojtjen e Ulqinit”, e ata duke iu referua tradites gojore, tregojnë se kjo vëllazëri për shkaqe gjaku, ka lëvizur në shekullin XVII nga Pecajt (Dukagjin) në drejtim të Krajës. Në këtë kohë ata vendosen atje dhe themelojnë fshatin Bes ku rrinë shkurt dhe sërish shpërngulen dhe përfundimisht vendosen në Ulqin. Ardhja e tyre në Ulqin përcillet me rimëkëmbje ekonomike. E që në periudha të ndryshme kohore përveç si pronarë tokash e ullishtash i gjejmë edhe si pronarë të shumë anijeve me tonazhe të ndryshme. Të dhënat e para historike për pjesëtarë të familjes Beci i hasim në Luftën e Kënicës (1862) ku spikatet Halit Beci i cili së bashku me nipin (Mehmet Becin) përmenden në këngën që ia ka kushtuar gjeniu popullor kësaj lufte.

“Halit Beci shkrep më shkrep Ai të nipit po na i thrret: Del e shih trimat e shkretë Sotermanit kah shkojnë përpjetë, Në Kërnicë janë nisë me dekë!”. Me këto vargje si dhe me ngjarjet e mëvonshme historike do vërtetohemi në përkushtimin dhe sakrifikimin jo vetëm të pasurisë familjare por edhe kontributin në çështjen kombëtare duke marrë pjesë në rreshtat e parë të luftës jo vetëm si luftëtarë por edhe si udhëheqës të denjë për mbrojtjen

e qënies kombëtare shqiptare. Pinjoll i kësaj familje është edhe Mehmet Beci (1830-1907) i cili së bashku me Mehmet Bet Gjylin udhëhoqën ulqinakët në luftën për mbrojtjen e Ulqinit (1878-1880). Studiuesi Bushati na sjell të dhëna interesante lidhur me mbrojtjen e Ulqinit. Ai thotë se jo vetëm udhëheqës e luftëtarë por ata të dy mbështetën edhe financiarisht për dy vite përpjekjet e ulqinakëve në mbrojtje.

“Hajde, hajde o Mehmet Bec, Nepi gajret, o kti milet!”

Pohimet e Hamdi Bushatit na i vërteton pasardhësi i familjes Beci, Ibrahim Iljaz Beci, i cili tregon se Mehmet Beci si vizionar që ishte ia kishte arritur që në periudhën e hapjes së kanalit të Suezit të blente aksionet e këtij kanali. Ai me anijet e veta, shtatë sosh, kishte punuar një kohë të gjatë në bartjen e materialit andaj nga kjo punë kishte arritur që t’i sigurojë vetes dhe familjes së vet një jetë më të lehtë. Mirëpo veprimataria e tij patriotike ka bërë që ai pas një kohe të shesë aksionet e kanalit të Suezit dhe me ato mjete së bashku me Mehmet Bet Gjylin të mbajnë për një kohë të gjatë me furnizime vullnetarët për mbrojtjen e Ulqinit. Pra, jo vetëm atdhetar dhe patriot por ai flijon edhe pasurinë për hir të vendlindjes dhe kombit.

Me rënien e Ulqinit, Mehmet Beci shpërngulet në Shkodër. Turqit e internojnë së pari në Anadoll dhe kur e kthejnë në Shkodër i bijnë pazarit me duar të lidhura në mënyrë që ai të poshtrohej. Tregtarët dhe zejtarët në shenjë mbështetje dhe respekti për Mehmet Becin në atë kohë të gjithë mbyllin qepenet. Mehmet Beci pasi vendoset në Shkodër edhe pse kishte mundësi, ai asnjëherë nuk pranoi të blente shtëpi me arsyetim se shpejt do të ktheheshin në Ulqin, kështu që vetëm pas vdekjes së tij djemtë përfundimisht blejnë shtëpi. Vdes në Shkodër në vitn 1907 dhe sipas familjarëve ai i ka mbajtë të varura në gozhdë këpucët e reja në

mënyrë që t’i mbathë kur të kthehet në Ulqin.

Becët siç e përmendëm më lart, ishin edhe pronarë anijesh dhe detarë të zot. Falë pasardhësit të tyre Ibrahim Iljaz Becit, patëm mundësinë të kemi në duar disa dokumente nga arkiva private e kësaj familje të cilat po ia sjellim lexuesit.

1. Dokumenti i parë - në të vërtetë janë dy matrikulla të Ibrahim Beqir Becit (1877-1961) të cilat janë të vendosura në një mbështjellje të fortë kartoni dhe i lidhur me shpago. Kur hapet para dalin dy matrikulla të cilave u mungon fotografia. Ajo është hequr për arsye të panjohura. a. Matrikulla e parë më e vjetër është lëshuar nga Kapedania e Portit të Tivarit (Lučka Kapetanija Bar) më datë 5 mars 1904. Matrikulla mbanë numrin rendor 444 dhe është dygjuhëshe: malazeze dhe italiane. Në fletën e parë jep të dhëna se kjo matrikull është e shtypur në shtypshkronjën e shtetit më 1891 në Cetinë. Në faqën 3 fillojnë të dhënat e mbajtësit të matrikullës si vijon: Ibrahim Beqir Beci, lindur më 1877, banues në Ulqin, fe - muhamedane, trup mesatar, sy gështenjë, flokët po ashtu, hunda e rregullt, gjendja civile – i martuar, lëshuar nga zyra e kapedanisë në Ulqin më 5 mars 1904. Ky dokument vlen tri vjet. E nënshkruar nga Kapidani i Portit B. Damjanoviq. Në faqe 4 jepen të dhënat e njëjta por në gjuhën italiane. Në faqe 8 kemi shënimet e para për Të dhënat për marrje detyre: I ngarkuar në Bari më 5 prill 1907 në Rmg Agnese Pemma Scuodrense si makinist. Nënshkrimi i kapidanit Ahmet Sulejmani kontrolluar nga Konsulli i Barit në Bari më 5/04 Nr 1. Faqe 9 janë Të dhënat për lëshim barke: Zbarkuar në Ulqin në tetor 1907. Ka shërbyer 5 muaj e 25 ditë. Motivi i zbarkimit - vullnetar. Nënshkrimi i kapidanit Ahmet Sulejmani. Zyrja Ulqin më 5 tetor 1907 nënshkruar nga Gjuraskoviq. Kjo matrikull nuk përmban të dhëna të tjera dhe ka gjithsejt 64 faqe.

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022
Gazmend Çitaku

b. Matrikulla e dytë përmban vulën e Mbretërisë së Jugosllavisë dhe është e shkruar në gjuhën serbe dhe frënge. Libreza mban numrin rendor 66 dhe të dhënat për detarin si vijon: Beci Bimo, emri i babait Beqir, lindur në Ulqin më 18 korrik 1887, Qarku i Tivarit, Banovina e Zetës. Trup mesatar, sy gështenjë, flokët po ashtu, hunda e rregullt, shenja tjera identifikuese nuk ka, lëshuar në Tivar më 6 qershor 1939. Faqja 11 përmban këto të dhëna: I aftësuar në marinën tregtare, kualifikimi me vendimin e lëshuar nga Drejtoria e komunikaciont detar në Split nr.rend. 1326/DPS17322/50 për drejtues të lundrimeve të kufizuara të vogla bregore – vula dhe nënshkrimi. Në faqen 14 jepen dëshmi për lëshim vërtetimi se ka lundruar në kohëzgjatje prej 5 vitesh duke filluar nga 1.8.1938 si në anijet vendase ashtu edhe të huaja në lundrime bregore, të shkurtra dhe të gjata. Në faqen 15 ka të dhëna nga Porti i Trentos. Në faqen 25 jepen të dhëna për gjendjen shëndetësore

prej ku mësojmë se nga data 29 prill deri më 5 maj 1939 është shëruar nga lia e dhenve (boginja) vërtetimi nënshkruhet në Tivar më 6 qershor 1939. Në faqen 26 jepet vërtetimi se është i gatshëm për të shërbyer në anije pasiqë është plotësisht i shëruar. Faqe 31: hyn me anije në portin e Gruzhit më 20 qershor 1939 si pronar me anijen Sreqnjak nr 34 e regjistruar në Portin e Dubrovnikut. Lloji i anijes Kuter me motor ndihmës që i përket kategorisë së lundrimit M.O.P (Mala obalna plovidba). Në vend të nënshkrimit vendos shenjën e gishtit. Në faqen 70 ka të shtuar një dëshmi lëshuar nga Porti i Trentos ku vërteton se i anulohet matrikulla e vjetër me të cilën ka lundruar në një anije M/V për 5 muaj e 13 ditë si dhe ka lundruar si kapidan i anijes së vet për 4 vite e 27 ditë.

2. Çertifikatë e lindjes Nr.69/29 Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene –Zyrja e Imamit të Xhematit të Tivarit Rrethi i Tivarit, vendi Ulqin, Qarku i Zetës

Shënohet në librin amzë të të lindurve Beci Bimo i lindur më 6 shkurt 1887 Në Ulqin më 8 qershor 1929. Dokumenti ka taksën e paguar prej 20 din.

3. Drejtoria e komunikacionit detar DPS br 17332/30 r.br. 1326

Vërtetim se zotëri Bimo B. Beci i lindur më 6 shkurt 1887 në Ulqin dhe banues në Ulqin është i aftësuar për Drejtues i lundrimeve të kufizuara të vogla bregore në bazë të qarkores numër 9568/21.

Në Split më 12 shtator 1930

Bimo Beci nënshkruhet në anën e majtë me shkronja arabe, kurse në të djathtë është vula me shënime se Bimo Beci më datë 22 tetor 1930 dorëzoi betimin e nënshkruar para të pranishmëve - Dubrovnik më 22.10.1930

Dëshmia ka vulën e thatë nga Drejtoria e komunikacionit detar si dhe taksën e paguar prej 20 din.

Dega e familjes Beci nga Ulqini ka ende dokumentacion të cilat do ti shpalosim në numrat vijues.

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Mbi librin “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” (1)

Dr. Ismail Doda, mbledhës i përkushtuar dhe studiues i baladave shqiptare

(Vlerësime për librin “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” (Përmbledhje) I, Botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ulqin, 2022. Redaktor Ismet Kallaba, recensentë Prof. Dr. Agron Xhagolli, Prof. Dr. Alfred Çapaliku, redaktor gjuhësor Dr. Haxhi Shabani, redaktor teknik Qazim Muja)

Buzuku.

Baladat dhe përgjithësisht këngët shqiptare si mjet për ruajtjen e gjuhës shqipe E folmja e Krajës dhe e Ulqinit, bashkë me ato të Ljarjes e Shestanit, kanë tërhequr interesimin e albanologëve të huaj dhe të gjuhëtarëve shqiptarë qysh në fillesat e studimeve albanologjike. Përmendim studimet e Gustav Veigandit, KarloTaliavinit, hetimet e hershme e shumë të frytshme të Idriz Ajetit dhe vlerësimet e lëndës së atyre të folmeve në studimet etimologjike të Eqrem Çabejt. Mjeshtri ynë i madh i historisë së gjuhës shqipe i lakmonte lëndës së pasur të një treve aq të mirëseardhur si Kraja, Shestani e Ana e Malit, prej nga ai (dhe studiues të tjerë) mendonte se do ta ketë pasur zanafillën edhe Gjon

Në atë hulli, natyrisht, kanë qenë edhe studimet e reja dialektologjike, nga të cilat me rëndësi madhore ka qenë përfshirja e Arbneshit të Krajës, e Katërkollës së Ulqinit dhe e qytetit të Ulqinit në rrjetin e pikave të anketimeve për hartat e izoglosat e ADGJSH-së. Si njëri prej autorëve të kësaj vepre madhore të gjuhësisë shqiptare, në qershor të vitit 1980, në kuadër të marrëveshjes shkencore me Universitetin e Prishtinës, kemi kryer atje anketën në pikat e përmendura, si përfaqësuese të krejt Krajës dhe Ulqinit me rrethinë në veprën “Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe” (Vëll. I, Napoli-Tiranë, 2007; Vëll. II, Napoli-Tiranë, 2008). Qysh atëherë, e folmja shqipe dhe traditat e bukura shqiptare të atyre anëve më kanë mbetur përgjithmonë të përziera edhe me nje tis përmallimi, që vjen nga rrethana se atje, ndonëse krejt të njëjtë për nga zanafilla etnike dhe konstitucioni shpirtëror: gjuha, traditat dhe doket e zakonet, historia i ka ndarë e i ka përfshirë në një shtet tjetër, duke bërë aneksimin më të padrejtë të fillimshekullit XX, duke

ia lënë ato Malit të Zi.

Sa herë ka qenë e mundur, sidomos këto vitet e fundit, kur edhe kalimi pa viza është një lehtësi për vajtje-ardhje nga njëra anë e kufirit në tjetrën, qytetin e Ulqinit dhe anët e Krajës, me shumë kënaqësi i kam vizituar disa herë. Natyrisht, gjithmonë me raste e në funksion të pjesëmarrjes në tubime studimore për gjuhën shqipe si “Kraja me disa veçori shestanase në rrjedhën e shekujve” (7-8 tetor, 2011), për të folur në përurimin e librit të Gjekë Gjonajt “Shqipet e maleve” (2010), kushtuar jetës së shqiptarëve në Malin e Zi, një libër me vlera të shumta njohëse dhe i shkruar bukur. Kam pasur nderin të shkruaj edhe parathënien e atij libri dhe, pikërisht për prurjet e vlerat e shumta që ka ai studim, herë mbas here, i kthehem dhe e rilexoj për të cituar shumëçka nga bëmat historike dhe vetitë e larta të malësorëve shqiptarë në Mal të Zi e më gjerë, të cilët Gjekë Gjonaj, me një metaforë të goditur, i quan “shqipet e maleve”. Profili i punës sime, kryesisht si dialektolog e sociolinguist, natyrisht më ka bërë të ndjek më për së afërmi botimet me karakter filologjik dhe studimet e reja dialektologjike, nga të cilat janë me rëndësi madhore: a) përfshirja e Arbneshit të Krajës, e Katërkollës së Ulqinit dhe e qytetit të Ulqinit në rrjetin e pikave të anketimeve për hartat e izoglosat e ADGJSH-së; b) botimi i librit të Hajro Ulqinakut “Fjalorth i detarisë. Glosar”, Prishtinë 2003 dhe “Shestani - studim filologjik gjithëpërfshirës” nga Gjokë Dabaj: Vëll. I, Ulqin-Tiranë-Prishtinë, 2004; Vëll. II, Ulqin-Tiranë-Prishtinë, 2004; c) studime të tjera rreth të folmeve shqipe dhe onomastikës së trevave shqiptare në Mal të Zi, si libri “Kërkime filologjike” i Ruzhdi Ushakut (Prishtinë, 1981), ndërsa nga studimet e viteve të fundit ka pasur edhe disa sprova në kahun e shqyrtimeve sociolinguistike, midis të cilave, pa dyshim, meriton të përmendet libri i Haxhi Shabanit “Rrezikimi i gjuhës shqipe” (2007). Në vargun e botimeve të tilla vjen edhe ”Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” (Përmbledhje) I, nga Dr. Ismail Doda, Art Club, Ulqin, 2022.

KOHA Javore 20
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022
Akademik Gjovalin Shkurtaj KULTURË

Dr. Ismail Doda, mbledhës i përkushtuar dhe studiues i baladave shqiptare

Krahina e Krajës dhe e Ulqinit shquhet për baladat dhe mbledhjes e studimit të tyre, për shumë vjet me radhë, u ka kushtuar vëmendjen e tij kryesore studiuesi Ismail Doda. Disa vjet më parë kam marrë pjesë si anëtar i jashtëm në jurinë për mbrojtjen e doktoraturës “Baladat popullore te shqiptarët e Malit të Zi” të Mr. Ismail Dodës, organizuar nga Shkolla Doktorale e Etnologjisë dhe e Folklorit, në Institutin e Kulturës Popullore të QSA-së. Dhe më kujtohet se me atë rast kam shprehur vlerësime të mira për punën e madhe që ka bërë autori për mbledhjen e materialit në terren dhe kërkimet e hulumtimet shumëvjeçare për baladat dhe përgjithësisht për folklorin në krahinën e Krajës, të Ulqinit dhe të krejt zonave ku dihet se ka pasur shtrirje balada si gjini e artit poetik gojor popullor. Dr. Ismail Doda, si një nga figurat e njohura të arsimit e të shkollës shqipe në Mal të Zi, ka qenë gjithnjë mbrojtës i përkushtuar i shqipes dhe i shqiptarisë në ato anë, duke u dalluar në mënyrë të veçantë si mbledhës e studiues i folklorit e duke u pykëzuar sidomos te baladat, si një nga gjinitë e hershme, po edhe që, pikërisht në anët e Krajës e të Ulqinit, ishin ruajtur balada të hershme e në motërzime të shumta e mjaft interesante. Mbi bazën e një njohjeje të gjerë të krijimtarisë gojore të trevave shqiptare në Mal të Zi, po edhe përgjithësisht në hapësirat shqiptare, Dr. Ismail Doda përgatiti për shtyp si redaktor shkencor librin “Letërisa gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar”, ku janë përfshirë punime të Simpoziumit Shkencor Ndërkombëtar, të mbajtur në Ulqin më 17-19 shtator 2011. Botues: Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, shtypur në shtypshkronjën Press Studio, Ulqin 2012.

Z. Ismail Doda ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (nëntor 1972) dhe nënshkrues i Rezolutës së atij Kongresi dhe, për fat të bardhë, ai ishte edhe njëri nga ish-delegatët që mori pjesë dhe në Konferencën shkencore jubilare, në nderim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 10 nëntor 2022).

U takuam me atë rast dhe ai me dashamirësinë dhe atdhetarinë që e karakterizon, më dhuroi librin e tij ”Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” me këtë përkushtim të shkruar me dorën e tij e me bukurshkrimin pak të thuash të mahnitshëm: “Prof. Dr. Akademik Gjovalin Shkurtajt, në shenjë miqësie gjysmëshekullore, bashkëpunimi dhe mirënjohjeje në këtë përvjetor historik të Drejtshkrimit tonë Kombëtar dhe këmbëmbarë.

Në Tiranë, e enjte, 10 nëntor 2022. Autori, Ismail Doda, Arbnesh, Krajë.” Me gjithë “grumbullin” e punëve që gjithmonë mbeten për fundin e vitit, u ula dhe me kënaqësi po shkruaj disa kundrime vlerësuese për këtë libër të Dr. Ismail Dodës, një vëllim i vyer me balada shqiptare, të mbledhura në motërzime të ndryshme sipas krahinave, po edhe të pajisura me shënime e shpjegime të shumta. Një vepër që pa dyshim, do të ndjellë interesimin e folkloristëve, etnologëve, po edhe të një rrethi studiuesish e lexuesish të tjerë, sidomos të dialektologëve dhe mësuesve të gjuhës e të letërsisë shqiptare. Kujtojmë, ndërkaq, se ky vëllim është botuar pikërisht në një kohë kur sivjet është folur e shkruar gjerë për baladat, u mbajt edhe një konferencë shkencore akademike ndërkombëtare për to në Gjirokastër dhe, në këtë kuadër, interesimi për këtë vëllim natyrisht shkon edhe në përmasat e interesimit të qarqeve të gjera albanologjike. ”Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi” (Përmbledhje) I, (Art Club, Ulqin, 2022) është libri i dytë i autorit Dr. Ismail Doda. Më herët, në bashkautorësi me Lucë Lucajn, Gjergj Gjokajn dhe Gjergj Berishajn kishin botuar librin “Në prehër të jetës së re” (Doracak për nxënës të shkollës fillore prej klasës III deri në klasën VIII)”. Botues: Enti Republikan për Përparimin e Shkollave -Titograd, 1976. Shtypur në Ndërmarrjen Grafike-Botuese “Obod”Cetinë, 1976.

Dy fjalë për autorin Ismail Doda është arsimtar dhe mbledhës i zellshëm e studiues i folklorit. U lind më 1939 në Arbnesh të Krajës, në Mal të Zi. Kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të

Prishtinës, ku mbrojti edhe temën e magjistraturës dhe tezën e disertacionit të doktoratës nga fusha e folklorit. Si mbledhës i folklorit ai është njëri nga bashkëpunëtorët më të frytshëm të Institutit Albanologjik të Prishtinës që nga viti i rithemelimit të tij më 1968. Mblodhi këngë kreshnike, balada dhe lloje të tjera të poezisë popullore lirike në shumë fshatra të Ulqinit dhe të Tivarit. Materialet e tij janë botuar në shumicën e vëllimeve të Institutit Albanologjik të Prishtinës, ndërsa një pjesë e madhe e tyre ruhet në arkivin shkencor të këtij instituti. Mori pjesë me kumtesa për folklorin shqiptar në Mal të Zi në shumë konferenca dhe tryeza shkencore. (Burimi: Fjalori Enciklopedik i Kosovës, I (A-K), (zëri i shkruar nga Sadri Fetiu), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, f. 340-341).

Dr. Ismail Doda është figurë e njohur e arsimtarit të përkushtuar për ruajtjen, mësimin dhe studimin e gjuhës shqipe në mjediset shqiptare të Malit të Zi e pikërisht në Arbnesh të Krajës. Atje, në fakt, ai është marrë qysh para dyzet vitesh me mbledhjen e foklorit të pasur të shqiptarëve të Krajës, duke u pykëzuar në baladat e vendlindjes së tij, po edhe të mbarë vendbanimeve shqiptare në Mal të Zi. Hera e mbarë e ka prurë që z. Ismail Dodën e kam njohur qysh në vitin 1972, kur ai erdhi në Tiranë si delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, si përfaqësues i shqiptarëve të Malit të Zi. Qysh atëherë, në rrjedhë të viteve, ai ka qenë emër i njohur në rrethet e mjediset studimore të Ulqinit, Podgoricës, duke botuar artikuj e studime në revista të ndryshme kulturore e letrare të Malit të Zi, si “Koha”, “Kraja”, “Buzuku” dhe në revista shkencore të Tiranës e të Prishtinës. Vinte shpesh në Tiranë, në Institutin e Kulturës Popullore për të takuar folkloristët me të cilët kishte bashkëpunim të vazhdueshëm dhe, gati, gjithmonë, e bënte edhe ndonjë ardhje deri në Institutin tonë të Gjuhësisë e të Letërsisë, në zyrën tonë, ku ishte edhe profesor Çabej, i cili e mirëpriste buzagaz, e pyeste për ndonjë fjalë a shprehje të Krajës e të Ulqinit dhe e nxiste që të punonte e të mblidhte sa më shumë lëndë nga ato krahina. (vijon)

KOHA Javore 21
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022 KULTURË

Ubejd Tulapjesëmarrësi më i ri në moshë

lidhjet vëllazërore, rritën ndjenjën e nje atdheu të përbashkët dhe koordinuan veprimet e njerëzve patriotë dhe intelektualë më të shquar të dy vendeve.

Faktorët natyrorë, kombëtarë, arsimorë dhe kulturorë në lidhjet e përbashkëta Shkodër – Ulqin Lidhja e Shkodrës me Ulqinin, dy nga qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut që u themeluan nga qytetërimi pellazgo-ilir është shumë e hershme. Dy qytetet kanë ruajtur prej shekujsh emrat e vjetër deri në ditët e sotme Scodra dhe Olciniumi. Disa nga faktorët që i lidhin këto dy qytete janë:

1. Vazhdimësia e autoktonicitetit ilir në të gjithë bregdetin perëndimor të Ballkanit në brigjet e Adriatikut, duke trashëguar së bashku etnicitetin, gjuhën, traditat, dialektin gegë dhe kulturën.

2. Afërsia gjeografike por edhe deti nëpërmjet komunikimit të lumit Buna si ure lidhëse me zhvillimin perëndimor dhe shkëmbimet me të në të gjitha fushat. Ky faktor lidhës do të ishte një urë e favorshme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi.

3. Luftërat për të ruajtur hapësiren veriore dhe veriperëndimore nga armiqtë e përbashkët çimentuan

4. Bashkëpunimi në fushën e tregtisë, intensifikimi i të cilit rritet pas dorëzimit të Ulqinit nga ana e Perandorisë Osmane Malit të Zi, do rriste lidhjen e firmave të fuqishme tregtare të Shkodrës dhe kapidanëve ulqinakë në bazë të ndihmës dhe leverdishmërisë reciproke në disa fusha.

5. Bashkëpunimi në fushën e arsimit, sidomos në vitet 1941-1942 shërbeu për herë të parë për të vendosur bazat e arsimit shqip në trevat shqipfolëse të Malit të Zi, duke sjellë historinë dhe kulturën shqiptare në edukimin e brezit të ri.

6. Lidhjet me familjet, dhënia dhe marrja e bijave do të sheshonte edhe traditat e veçanta për të harmonizuar të përbashkëtat. Kjo do rriste komunikimin në mes të familjeve në drejtim të njohjes, përcjelljes dhe konsolidimit të trashëgimise tradicionale në të gjitha fushat.

7. Toleranca dhe harmonia fetare e popullit shqiptar e në mënyrë të veçantë e popullit ulqinak dhe shkodran, kanë rritur lidhjet e bashkëpunimit në mes të komuniteteve fetare të ndryshme në të dy qytetet dhe në të gjitha fushat e zhvillimit shoqëror në veprimtaritë kombëtare, ekonomike dhe kulturore. Lufta për mbrojtjen e Ulqinit, ngritja e Flamurit Kombëtar

Shqiptar me 14.6.1941 në Kishën e Shën Zefit (Mal të Bardhë), mblodhi bashkë të gjithë komunitetet pa dallime fetare. Kështu firmat Çoba - Bianki paten pronësi të përbashkët në shumë anije ku drejtuesit e tyre ishin kapedanët ulqinakë myslimanë. Shkodra ka qenë e lidhur shumë heret me Ulqinin por edhe me Tivarin nëpërmjet rrugëve antike tokësore dhe ujore. Tivari nuk hynte në radhën e përshtatshme të tregëtisë së madhe në Adriatik. Justiniani madje nuk e përshkruan fare si port, por si një “breg”. Anijet arbëre prej Tivarit e Ulqinit lundronin deri në Raguzë e në portet e Puljes. Prej Tivarit mund të zgjedheshin tri rrugëkalime: ose merrje rrugën që i binte përqark Liqenit të Shkodrës, ose të përshkoje përmes liqenit me një varkë, ose të merrje rrugën e bregut nepër Dobre Vode (Ujmirë), deri në Ulqin. Në variantin e fundit, përshkonte tokën moçalore të Zogajve dhe Shasin (Suacium), kalonte nëpër krahinën e Anës së Malit, për anë të Taraboshit e mbërrije në Shkodër. Pjesa më e madhe e qarkullimit në tokë që kryhej patjetër prej fshatarësh, barinjsh e tregtarësh të vegjël, kalonte nga shtigjet bregdetare prej Ulqinit, nëpër Dobre Vode në Tivar, nëpër Suterman që lidhte me tokë Adriatikun me Liqenin e Shkodrës në rrugët e Koplikut, Balezos dhe Drishtit për në Shkodër, e sidomos prej Shëngjergjit në Shkodër. Kështu rruga antike tokësore

KOHA Javore 22
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022 KULTURË

Ulqin -Shkodër ishte ajo që kalonte nëpër Shas me itinerar Ulcinium –Svacium - Scodra.

Në mënyrë të përmbledhur para Luftës së Dytë Botërore nga Liqeni i Shkodrës deri në grykëderdhjen e Lumit Buna, kanë ekzistuar 8 vendkalime kufitare Skje - Zogaj, Kravar-Shtuf, Sukubinë - Mugrigan, Sukubinë - Goricë, ndërsa në Lumin Buna ishin Fraskanjel - Belaj, Shëngjergj - Prekalë, Reç - Luarzë dhe Shënkoll - Pulaj.

Sot Tivari dhe Ulqini lidhen me Shkodrën nëpërmjet rrugëve tokësore ku më kryesoret janë: Tivar - KatërkollëSukubinë - Shkodër (e ndërtuar që në vitin 1916-1918), Ulqin - KatërkollëOstros, Ulqin - Katërkollë - Shkodër. Për zonën kufitare Shkodër - Ulqin, vendkalimi Sukubinë - Muriqan ka rëndësi të veçantë sepse është vendi që lidh këto dy qytete me gjatësi 38 km dhe mundëson një komunikim ditor. Zona kufitare Ulqin - Shkodër është pjesë përbërëse e zonës kufitare Mal i Zi - Shqipëri me gjatësi 172 km. Në kuadrin e kësaj zone kjo hapësirë është specifike sepse e

tëra është në kuadër të Lumit Buna,e vetmja vijë ujore që e lidh Liqenin e Shkodrës më detin Adriatik. 1.Zenepe Dibra “Lidhjet historike mes Shkodrës dhe Ulqinit”

2.Nail Draga “Etnia dhe hapësira”, Ulqin, 2017 Ky 28 Nëntor i vitit 2022 shënon vitin e 10-të të organizimit të Maratonës së Pavarësisë Shkodër - Ulqin dhe Ulqin - Shkodër. Në këtë maratonë e cila u rikthye pas ndërprerjes për dy vite për shkak të pandemisë, morën pjesë vrapues nga shumë shtete të Evropës.

E veçanta e Maratonës ishte se nxënësi i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”, Ubejd Tula (klasa 9), mori pjesë në këtë Maratonë dhe në këtë mënyrë nderoi jo vetëm familjen që e rriti e edukoi, por edhe shkollën, mësimdhënësit dhe vendin e vet. Ubejdi u bë në këtë mënyrë një shembull për të gjithë bashkëmoshatarët e vet.

Biografia

Ubejd Tula është nxënës i dalluar i Shkollës Fillore“Bedri Elezaga”Katërkollë. U lind më 22.10.2007. Në

vitin 2014 filloi mësimin ne klasën e parë në fshatin Rashtishë. Prej klasës se parë ai u shqua si nxënës i shkëlqyer duke arritur kështu suksese të mira në mësime dhe për këtë ai u shpërblye për gjashtë vite me radhë nga Këshilli i Mësimdhënësve si nxënësi më i mirë i klasës. Po ashtu vlen të theksohet se përveç mësimit angazhohet edhe në aktivitete të ndryshme fizike dhe edukativo-arsimore. Hobi i tij është futbolli. Ishte lojtar i Klubit Futbollistik “Otrant Olympic” gjatë viteve 2021-2022, ku mori pjesë në të gjitha ndeshjet që zhvilloi ky ekip në qytetet e Malit të Zi. Po ashtu është aktiv edhe në garat e vrapimit, ku përveç suksesit që ka arritur në garat e shkollës ai ka perfaqësuar Shkollën “Bedri Elezaga” edhe në gara jashtëshkollore. Vlen të përmendet gara e vrapimit me rastin e festës se 7 Marsit - Ditës së Mësuesit. Në Ulqin vitin e kaluar u organizua një garë me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të ndryshme nga Mali i Zi. Në këte garë Ubejdi perfaqësoi Shkollën ,,Bedri Elezaga” dhe arriti të siguronte vendin e dytë. Këtë vit Ubejdi mori pjesë edhe në Maratonën Shkodër - Ulqin, që u mbajt më 28 nëntor me rastin e Festës së Flamurit. Në këtë Maratonë ai ishte pjesëmarrësi më i ri, dhe përkundër këtij fakti arriti ta përfundojë atë me sukses. Po ashtu vlen të theksohet pjesëmarrja e Ubejdit në turneun e futbollit që organizon për çdo vit Liga e Anës së Malit. Ai mori pjesë për herë të parë në këtë turne dhe vitin e kaluar fitoi titullin “Golashënuesi më i mirë i vitit”. Përveç aktiviteteve shkollore merr pjesë edhe në aktivitete të fushave të ndryshme jashtëshkollore. Këtu vlen të përmendim pjesëmarrjen e tij ne garat e mësim-besimit që mbahen çdo vit në Podgoricë, ku në vitin 2018 në mesin e një numri të madh garuesish ai nxuri vendin e tretë.

Falënderim i posaçem për Ubejdin Themeluesi i Maratonës UlqinShkodër dhe Shkodër - Ulqin, z.Guri Muça, i cili edhe këtë vit mori pjesë të, i dhuroi Ubejdit dhurata të veçanta në shenjë falënderimi për pjesëmarrje në Maratonë.

Maratonat bashkojnë kultura, njerëz, qytete dhe shtete! E gëzofshin breznitë!

KOHA Javore 23 E ENJTE, 15 DHJETOR 2022 KULTURË
Maratona e Pavarësisë (2022), ngjarje e veçantë kulturo-sportive Foto pranë Shkollës “Bedri Elezaga”, atmosfera e nxënësve në momentin e kalimit me vrap të nxënësit Ubejd Tula

Thesar i çmuar i dijes islame

Rrëfimi 2

Biografia

Rrëfimi 1

Takimi në Portën e Madhe të Kalasë Fillimi i muajit gushtit. Hapja solemne e manifestimit “Skena Verore” në Kala para Muzeut (më parë Xhamia e Kalasë). Pas programit shumica e të pranishmëve qëndruan në Pazarin e Qytetit duke biseduar dhe duke shikuar detin nga dritaret sipër bedenit. Porta e Madhe e Kalasë ka tri hyrje, dy në kande dhe një në mjedis. Duke ecur takova Hadixhe Gjonin, nënkryetaren e Komunës së Ulqinit dhe djalin e saj Edinin. Ky ka ardhur për pushim veror. Disa vite është mërgimtar në Nju Jork ku ushtron detyrën e imamit dhe hatibit. Prej vitit 1998 deri në vitin 2007 isha në Këshillin e Bashkësisë Islame të Ulqinit. Një mandat anëtar, e katër vite kryetar. Edin Gjoni duke ndjekur Fakultetin Teologjik në Kajro ka pasur ndihmesën financiare të BI. Ky ishte një investim i qëlluar për BI të Ulqinit. Përveçse i kreu me sukses studimet, Edin Gjoni arriti që të formohet si një ndër dijetarët më të sukseshëm nga të gjithë trevat e Malit të Zi. Pas përshëndetjes iu drejtova Edinit: “Kthehu në vendlindje, ti mund të jesh Reisi i ardhshëm i Bashkësisë Islame të Malit të Zi”. Disa vite me radhë Edin Gjoni ka mbajtur ligjerata në xhamitë e Ulqin, si edhe në manifestimet fetare në Qendrën për Kulturë. Ishte gjithmonë privilegj ta dëgjoje. Jam i mendimit se ai i mungon Ulqinit, por edhe Malit të Zi.

Edin Gjoni është djali i Kasemit dhe Hadixhe (Bakalli) Gjoni; nipi i Haxhi Hafiz Shyqyri Bakallit - kryetarit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi (1957-1975). U lind në Ulqin më 31.5.1978. Ka shtetësinë e Malit të Zi dhe të SHBA-së.

1.Arsimimi

Shkollën fillore dhe gjimnazin (drejtimi klasik) e përfundon në vendlindje në vitin 1996. Njëkohësisht ka ndjekur në Prishtinë dhe e ka përfunduar Alauddin Medresenë në vitin 1997. Në vitin 2001 diplomoi në Fakultetin Teologjik (Usulu d-Din) në Universitetin Al-Alzhar në Kajro - drejtimi Tefthir dhe Shkencat e Tefthirit. Në periudhën 2016-2020 i ka ndjekur studimet për master në CUNY Graduate Centre, Nju Jork - reparti për Studime Lintore dhe të Mesme të cilat i përfundon në dhjetor të vitit 2020.

Kapston projekti i tij (The Final Capstone Project) me titullin: “Të jesh imam në Nju Jork” (Being an Imam in New York City), i shkruar në formë të memoarit është shpallur më i miri. Kapston projekti në semestrin pranveror të vitit 2020 është rekomanduar të botohet dhe të publikohet.

2.Ecuria në karierën arsimore Nga viti 2001-2003 ka ndjekur studimet postdiplomike (ad-Dirasat al‘Ulya), degaTefthir dhe Shkencat e Tefthirit në Fakultetin Usulu d-Din, Universiteti Al-Azharu në Kajro. Pas përfundimit të studimeve në maj të vitit 2004 fiton të drejtat për temën e

magjistraturës: “Roli i i kuptimit-urtësisë në interpretimin e Kur’an –it sipas Tefsiru al-Manar”. Tema kryesisht ka qenë e lidhur me konsultimet me Prof. Dr. Enes Kariq. Temën nuk mundet ta mbojnë vetëm për arsye së ardhjes në SHBA më 2007. Në vitin 2005 e ka ndjekur semestrin pranveror në Fakultetin e Shkencave Islamike në Sarajevë. Tërë kohën duke dëgjuar ligjerata dhe konsultime me profesorë të respektuar si : Prof.Dr. Jusuf Ramiq, Prof. Dr. Enes Kariq, Prof. Dr. Reshid Hafizoviq, dhe Prof. Dr. Adnan Silajxhiq. Po në atë kohë i ka shkruar rreshtat e parë të punimit tij të magjistraturës. Në vitin 2007 filloi punën e rregullt si imam, hatib dhe ofiçar në Qendrën Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork, detyrë të cilën e ushtron edhe tash çdo ditë.

3.Gjuhët e huaja Flet në mënyrë aktive: arabisht, boshnjakisht, anglisht. Shërbehet edhe me gjuhën gjermane dhe françeze. Edin Gjoni është i martuar, ka dy vajza.

Rrëfimi 3

Hfz Shyqyri ef. Bakalli (1957-1975) Haxhi Hafiz Shyqyri ef. Bakalli, u lind më 5 shkurt të vitit 1914 në Ulqin. Në fëmijërinë e tij të hershme ka ndjekur mësim-besimin (mejtepin), ku tregon aftësi të veçantë në përvetësimin e programit mësimor. Veçanërisht dallohet me lexim të rregullt dhe të bukur të Kuranit, kështu që në moshë relativisht të re bëhet hafiz. Shkollimin e vazhdon në Shkodër. Me dekretin e Mexhlisit të Ulemave nga Shkupi në vitin 1933 emërohet my-

KOHA Javore 24 MOZAIK
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022
Gani Karamanaga

ezin në xhaminë kryesore të Ulqinit. Në vitin 1936 emërohet imam dhe kurorëzues zyrtar në fshatin Dinoshë, afër Titogradit (Podgoricë). Në atë detyrë qëndron deri në vitin 1951, kur emërohet kryeimam i Titogradit. Krahas detyrës së imamit ka zbatuar edhe detyrën e sekretarit të Shoqatës së Alimave (Ilmija) të Malit të Zi; ishte anëtar i Kryesisë së Meshihatit të Republikës Popullore të Malit të Zi. Në Kuvendin e Bashkësisë Islame të RPMZ, të mbajtur më 14 nëntor 1959 bashkëpunëtorët e tij, kolegët, imamët do ta zgjedhin Hafiz Shyqri ef. Bakallin për kryetar të Meshihatit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi. Ai njëherazi bëhet anëtar i rregullt i Meshihatit të Epërm dhe Kuvendit të Epërm të Bashkësisë Islame në nivel të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Haxhi Hafiz Shyqyri ef. Bakalli, pa dyshim i takon atyre gjeneratave të myslimanëve të cilët janë gjetur në

mes të stuhive të fuqishme politike, turbullirave ekonomiko-shoqërore dhe fetare në hapësirat Jugosllave, e të cilat do të lënë gjurmë dhe pasoja të dukshme në mënyrën e të jetuarit të myslimanëve dhe praktikimit të tyre të fesë, qoftë kjo në mjedise qytetare apo ato fshatare.

Rrëfimi 4

Opinion nga Arben Halluni për Edin Gjoni

“Padyshim, mikun tim të ngushtë Edin Gjoni me të cilin kemi qenë për disa vite bashkëstudentë në Universitetin e Al-Az’harit në Kajro të Egjiptit, mund ta konsideroj si një thesar i çmuar të dijes islame, jo vetëm në vendin e tij të lindjes në Ulqin të Malit të Zi, por edhe të trevat e tjera shqipfolëse, në disaporë dhe gjetkë. Edini që meriton të jetë nga të parët e elitës islame shqiptare është mjeshtër i këshillave të ngrohta, shembull i formimit dhe argumentimit intelektu-

al, predikues e ligjërues i përgatitur dhe edukator i nderuar. Kur ai refereron tema të ndryshme fetare dhe të përgjithshme e kupton se ai ka dalë para pjesëmarësve i përgatitur, studiues përfekt i temave shpirtërore dhe filozofike, duke sjellë tek çdo auditor qartësi, dobi dhe saktësi në shtjellimin e çështjeve të ndryshme. Mendoj se me diturinë e tij universale, sidomos atë islame, ka hyrë në mendjet dhe zemrat e besimtarëve, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai ushtron aktualisht me shumë autoritet misionin e tij fisnik dhe të fisme”.

Në fund Edin Gjoni është figurë ëmblematike fetare, gjithëshqiptare, gjithë kombëtare. Po e përsëris mendimin: Edin Gjoni e ka vendin këtu në Mal të Zi. Ai mund të jetë Reis i ardhshëm i Bashkësisë Islame të Malit të Zi.

KOHA Javore 25 MOZAIK
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Klevis VS Kastro:

Një diskurs filozofik me artistin Kastro Zizo

Kastro Zizo (Klevis Bega) është një ndër artistët shqiptarë më të kërkuar të industrisë së muzikës e shoubizit me famë botërore. Kastro vazhdon e pushton industrinë e muzikës shqiptare ndër vite, duke lënë gjurmë në festivalet më prestigjioze internacionale dhe kombëtare shqiptare si Kënga Magjike, Top Fest, Mikrofoni i Artë, Festivali i Këngës, etj, ku është shpërblyer me shumë çmime (Artisti më i mirë, Artisti i Vitit, Interpretimi më i mirë, Best Pop, Best Male Artist, Best Tendencë, Best Feat., etj). Përveç një karriere të suksesshme në muzikë, Kastro Zizo ka dëshmuar që është një aktor i fuqishëm me nivel të paarritshëm. Sot në Shqipëri janë të pakët ata artistë dhe aktorë të një niveli të paarritshëm si Kastro Zizo që i përkasin brezit të sotëm artistësh të kualifikuar (bëhet fjalë pas brezit të papërsëritshëm të aktorëve të mëdhenj si Robert Ndrenika, Timo Flloko, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, etj). Falë nivelit të lartë artistik dhe të krijimtarisë së tij, origjinalitetit, profesionalitetit, dhe inteligjencës, Kastro Zizo kapërceu ekranin dhe bëri popullor jo vetëm identitetin e tij artistik, por i hapi rrugë krijimit të zhanreve të reja të muzikës moderne shqiptare. Momentalisht, Kastro Zizo është konkurrent në Dance Albania, spektakli më i famshëm i kërcimit në Shqipëri, i drejtuar nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në TV Klan, me juri yjet e mirënjohur Ermal Mamaqi, Klaudia Pepa dhe Ilir Shaqiri

Koha Javore: Si e kuptoni ekzistencën njerëzore karshi identitetit? Në prizmin e ekzistencës së kohës – e tashmja, e kaluara dhe e ardhmja, apo sipas filozofisë eternaliste ku ngjarjet e ardhshme janë “tashmë atje/tani” dhe nuk ka rrjedhë të kohës? Domethënë e ardhmja a është duke u shkruar në ato momente (në të njëjtën kohë që po ndodh), apo mendon se çdo gjë ka kohën e vet të përcaktuar?

Kastro Zizo: Ekzistenca, apo ajo njerëzore karshi asaj që ne e quajmë identitet nuk është asgjë më shumë se një copëz e asaj që është një “identitet masiv”. Identiteti jonë i krijuar si pasojë e pasqyrimit të realitetit objektiv ose më saktë të atij realiteti që po ne kemi krijuar. Një realitet i lidhur kushtimish me 5 shqisat tona. Mikro realitetet e krijuara individualisht si pasojë e “nënshtrimit” fizik (dhimbje ndjesore, dashuria ndonjëherë, etj) bëjnë “pasurimin” e “realitetit të madh objektiv” duke hapur shkak pasoja të

papërcaktuara më parë në rrjedhën që vetë realiteti tenton të jetë “rregullator”. Në konceptin algjebrik ose vektorial të kohës ajo vjen si “pjellë” e mendimeve njerëzore. Edhe koha vjen dhe “prek” individualisht si pasojë e dukurive fizike të realitetit. Koha “riprodhohet” si “entitet” universal dhe individual. Në një mosprekje të një të tashme absolute, rrjedha, e ardhmja vjen dhe “kalon” në një cikël “pikë”. Pika kohore që në rrjedhën e saj vë në zbatim mendime të ekzistencave duke paracaktuar rrjedhën e eventeve. Koha si një koncept relativ “shkrihet” në atë rrjedhë hapësinore-kohore me burim mendimin dhe vetë ekzistencën njerëzore. Fatalisht në çdo milisekondë kohore të së “tashmes” e ardhmja është përcaktuar, por me fleksibilitetin për t’u ndryshuar në po atë milisekondë.

Energjia që secila “ndërgjegje objektive” jep, ka hapur dhe hap rrjedhë dhe fatin e asaj që ne e quajmë Botë. Mendimi jonë është realiteti dhe koha jonë. Ajo që ne jemi është si pasojë e energjisë së prodhuar në “grup” dhe na ori-

enton drejt fatit tonë. Energjia “stilon” njeriun dhe i përcakton “fatin”.

Koha Javore: Teoria e personalitetit e Frojdit identifikon Id-in, superegon dhe egon. Në realitetin Tuaj personal dhe artistik si i përcaktoni këto tri koncepte?

Kastro Zizo: Id-in e percaktoj si ajo që bën “punët e pista” dhe shumë jetike mbi atë që ne e quajmë jetë. Në lidhjen e egos dhe superegos, ato janë aty fillimisht si trashëgimi gjenetike dhe si vazhdim, plastifikimi i të dyjave përcakton të ardhmen time gjenetike. Në një shoqëri morale ose jo (koncepte të paracaktuara nga lloji i shoqërisë) krijon, strukturon egon dhe automatikisht ndikon në “realitetin masiv”.

Artistikisht ndihem i lirë në rregullat morale që superego mi ka “imponuar”, por që në lirinë e fantazisë shkoj përtej duke krijuar mikro realitete dhe duke përcaktuar “fatin” tim artistik në atë që unë dua të jap.

Koha Javore: Cilat i konsideroni si arritje dhe çfarë idesh dëshironi të realizoni?

Kastro Zizo: Nga ana njerëzore dhe ajo artistike arritjet e mia më të mëdha janë fëmijët e mi, Dankan, Nia dhe Dante. Kënaqësia personale në lidhje me këto arritje është shkrirje, bën dhe plotëson egon tim dhe e rafinon duke e bërë më të “mirë” mbi atë etalonë matëse që ne kemi paracaktuar. Mes shumë ideve, dua të bëj një botë më të mirë në marrëdhënien energjitike që secili prej nesh ka me njëri-tjetrin. Dua të “vras egon” që Id-i “instiktivisht” të bëjë dhe “punët” që i thuhen dhe s’i bën vetë (shkrirjen e disa ndjesive, dashurisë pa paracaktime morale).

Koha Javore: Për cilat gjëra jeni të ndërgjegjshmëm dhe të pandërgjegjshmëm në realitetin Tuaj personal dhe atë artistik?

Kastro Zizo: Jam i ndërgjegjeshëm që do vdes, por do jem gjallë. Jam i pandërgjegjshëm kur dashurinë e jap pa vlera e kushte dhe kjo më jep lumturi.

Koha Javore: Po në aspektin kolektiv – pandërgjegjshmëria që keni parë sipas përvojës Tuaj nga shoqëria përreth artit?

Kastro Zizo: Arti duhet të jetë i pandërgjegjshëm se ndryshe estetikisht bën “pis” sytë dhe objektivisht reflek-

KOHA Javore 26 INTERVISTË
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

ton tjetër gjë duke mos dhënë vetë qëllimin e krijimit artistik.

Koha Javore: Cilët faktorë sollën rilindjen Tuaj personale dhe artistike?

Kastro Zizo: Dashuria për fëmijët e mi dhe bashkëudhëtaren time në jetë. Reflektimi që unë kisha mundësinë për të ndryshuar veten, botën dhe krijuar një realitet të ri.

Koha Javore: Një personazh publik, a mund të jetë i sinqertë 100% ndaj qenies personale kur ushqen qenien artistike?

Kastro Zizo: Jo, e pamundur! Ndryshe nga njerëzit “normal” pesha dhe konjuktura që ka një personazh publik është kushtimisht e lidhur me shumë realitete të reja që e rrethojnë dhe e ndikojnë. Sinqeritetin artistik e ka vetëm kur nuk bën kompromis me veten dhe botën. Por kjo është e vështirë ta bëjë edhe kur izolohet në realitetin e vet, ku është plot me copëza të realitetit masiv.

Koha Javore: Lufta dhe paqa midis dy qenieve (personale dhe artistike) – a ka balanc midis dy qenieve dhe a mund të triumfojnë të dyja në të njëjtën kohë?

Kastro Zizo: Mosbalancimi i tyre bëjnë që të “dyja” të kenë një bashkëjetesë në simbiozë me atë që ushqen njëra dhe tjetra. Fajet, peshat morale të njerës apo tjetrës bëjnë rrjedhën e dy realiteteve në një trup. Rrjedha dhe ndërthurja e tyre forcojnë pozitën mendore të qenies sime artistike. Mendoj që në këtë pikë, personalja dhe artistikja janë pjesë e një entiteti të vetëm që më çojnë mua përballë pasqyrës por jo në realitetin objektiv.

Koha Javore: Mund të shpjegoni evolimin e krijimtarisë Tuaj artistike nëpërmjet projekteve të cilat kanë qenë kulminante në

rrugëtimin Tuaj si artist dhe pse? Kastro Zizo: Në vitin 2001 me grupin 2 Farm kënga “Lodhem” (Ia ke fut kot plako) erdhi si pasojë e një nevoje komerciale që gjërat dhe mendimet të shpreheshin dhe vinin më shpejt. Si një çunak me shumë energji për të ndryshuar botën, materiali erdhi për të plotësuar shumë ego. Pas disa vitesh në 2007 “Gjinkalla” do t’më “këndonte” në vesh për të shkruar e kompozuar të ardhmen time personale. Muzika nga viti në vit fillojë të piqej dhe ndonjëherë të kërciste si një “kokoshkë” pa shumë vlera. Jam gjykues e paragjykues i madh i artit tim. Janë të shumta veprat muzikore që tregojnë atë që unë jam dhe të shumta ato që kam “vjedhur” nga ego të ndryshme.

Koha Javore: Motivimi i vetes dhe rishpikja e saj – sa të rëndësishme janë dhe si ndikojnë në sjelljen e njeriut? Si e keni rishpikuar veten Tuaj?

Kastro Zizo: Fëmijët “pjella” jote është vetëm vazhdimi i qenies tënde dhe në mbivlerësimin e egos ne japim dhe shprehim dashuri pa kompromise. Në çdo moment mund të bëhet kjo dhe nga kushdo. Rishpikja ime ishte shumë e thjeshtë, dashuria... për veten dhe gjithë të tjerët.

Koha Javore: Vendosja e vetes në funksion të të tjerëve – a ndërpritet vetëvetja (jeta personale) kur vendoset njeriu në shërbim të tjerëve? Dhe a është ky një akt hyjnor përtej humanizmit njerëzor (psh falja e dashurisë nga Zoti, mirëkuptimi shpirtëror duke u shërbyer të tjerëve)?

Kastro Zizo: Vendosja në sherbim dhe funksion të të tjerëve më bën që të hap hapësirat e mia energjitike dhe vetëvetja ime vetëm pasurohet. Frekuenca që lëshon ndienja, dashuria pa kushte apo imponime, pastron dhe

sjell rrjedha të reja të realitetit. Nuk ka asgjë hyjnore në të bërit këtë... është detyrim universal që unë po e bëj me shumë dashuri.

Koha Javore: Cilët janë disa nga eventet dhe aktivitetet organizuar nëpërmjet organizatës tuaj “E ardhmja ime, e tashmja ime”? Mund të na tregoni pak më tepër për themelimin, qëllimin dhe misionin e saj?

Kastro Zizo: “E ardhmja ime, e tashmja ime” është një organizatë jofitimprurëse (nonprofit organization) e themeluar në Tiranë, që me mundësitë e veta ka krijuar hapësira për të rinjtë. Është një shoqatë e re, 2 vjeçare që ka për qëllim mbështetjen dhe orientimin e të rinjve drejt pasioneve dhe talenteve të tyre. Në realizimin e projekteve me këtë shoqatë kemi dashur të krijojmë një ambient mbështetës mbi çdo ide që të rinjtë kanë. Me projektin që mban të njëjtin emër me shoqatën, së fundmi, në shtator 2022 realizuam një seri “podcus-ësh natyror” me tematika për të ndërtuar e krijuar të ardhmen tonë sot.

Koha Javore: Cila është trashëgimia që dëshironi të leni pas?

Kastro Zizo: Dua të le ndjesi të bukura që të ndikojnë në jetën e secilit.

Koha Javore: Projekti juaj i fundit?

Kastro Zizo: Projeti i fundit vjen në fund të dhjetorit në Festivalin e RTSHsë me grupin 2 Farm. Projekti është një shuplakë e fortë e një sistemi diktatorial shpirtëror që te disa ndodh.

Koha Javore: Çfarë do të thotë çmimi Oscar për karrierën e një aktori? Përvoja Juaj në filmin “Pharmakon”?

Kastro Zizo: Oscar do të thotë një eksperiencë shumë e bukur që mentalisht e kam kaluar në vitin 2012, ku filmi “Pharmakon” përfaqësoi Shqipërinë. Filmi ka qenë ndër eksperiencat e mia më të bukura dhe ka ndikuar në bërjen e shumë materialeve artistike nga unë. Punova pranë emrave të mëdhenj në regji, produksion dhe akttrim. Një “punë” e bërë mirë dhe unë jam shumë krenar.

KOHA Javore 27 INTERVISTË E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Ajo që shkon rrotull, vjen rrotull. Besimi se sjellja negative çon përfundimisht në një formë të shpagimit kozmik, ose thënë ndryshe çdonjërit nga ne i kthehet po ajo karmë që ne japim i universit . Po çfarë realisht është karma? Përkufizimi i vërtetë i karmës mund të ndryshojë në varësi se kë pyesim. Disa njerëz i përmbahen kuptimit tradicional të bazuar në fetë lindore, ndërsa të tjerë e interpretojnë atë nga një këndvështrim perëndimor i së mirës dhe i së keqes. Si rezultat, kjo mund të çojë në pikëpamje të ndryshme se si karma zbatohet në jetë. Karma është një koncept qendror në fetë lindore si hinduizmi, budizmi, sikhizmi dhe xhainizmi. Fjala “karma” i ka rrënjët në fjalën sanskrite “karman” që do të thotë “vepro”. Në përgjithësi, besohet se veprimet ndikojnë në cilësinë e jetës të tashme dhe cilësinë e jetës së ardhshme. Veprat e mira krijojnë karma të mirë dhe veprat e liga krijojnë karma negative. Efekti i karmës mund të shfaqet menjëherë, më vonë në jetë ose pas shumë brezash. Disa fe e shohin karmën si ligjin që rregullon rimishërimin. Të tjerë beso-

jnë se karma është grimca aktuale, diçka që mbërthehet në shpirt dhe duhet hequr nëpërmjet akteve të devotshmërisë. Shumica e njerëzve do të pajtoheshin se është mjaft e arsyeshme të besohet se sjellja e mirë meriton një shpërblim dhe sjellja e keqe kërkon ndëshkim. Karma është gjithashtu një mënyrë e përshtatshme për të shpjeguar vështirësitë në dukje të rastësishme. Hinduizmi ka dy fjalë të cilat kanë një rëndësi të thellë për të kuptuar jetën: karma dhe maya. Aty ku ka kënaqësi, ka gjithmonë dhimbje. Karma përkthehet drejtpërdrejt në robëri ose vuajtje, ndërsa dhimbja është përvoja fizike e shqetësimit. Vuajtja ndodh vetëm në mendje. Keqkuptimi rreth karmës është se ju keni ndonjë kontroll mbi pasojat e veprimeve tuaja. Ne të gjithë kemi karma në këtë moment ose në çdo moment. Nuk është një përvojë e vetëdijshme e lëndimit ose ndjesisë së dhimbjes. Është skllavëria e të besuarit në maya ose iluzioni i madh. Karma funksionon si një rrotë ose një sërë përvojash. E gjithë kultura njerëzore tenton të kushtëzojë mendjen që të perceptojë shtatë

mëkate në jetë: epshin, grykësinë, lakminë, përtacinë, zemërimin, zilinë dhe krenarinë. Në mënyrë të ngjashme ne jemi mësuar se suksesi, mirënjohja, altruizmi, paqja, bamirësia, dashuria e pakushtëzuar janë përvojat pozitive të jetës. Të gjithë ne i përjetojmë këto ndjenja herë pas here në rrethana të ndryshme. Po prapë nuk duhen ngatërruar termat e Lindjes dhe Perëndimit rreth karmës. Karma është thjesht veprim. Nëse vërtëtë do ta shohim karmën si veprim duke e ndarë në të mirë e në të keqe, atëhërë kjo do të binte në kundërshtim me shumë gjëra, sepse vetë konceptimi i të mirës dhe të keqes varet po ashtu nga këndvështrimi ynë lidhur më këto terma, pasi që ajo çfarë unë konsideroj si të mirë apo të keqe, nuk është njësoj për një personin tjetër. Ashtu si shumë që kanë të drejtë të mohojnë ose pohojnë teorinë që çdo gjë në jetë të kthehet, si e mira ashtu edhe e keqja. Sidoqoftë një gjë nuk e mohon dot asnjeri: pavarësisht se a kthehet karma apo jo, ndjesia që marrim kur bëjmë vepra të mira nuk mund të krahasohet me asgjë. Donika Lulgjuraj

KOHA Javore 28 MOZAIK
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022
Karma

Galeria “Oda” në Shkodër organizoi Konkursin ndërkombëtar të fotografisë me temë “Autoportret”

Pjesëmarrës tre artistë shqiptarë nga Mali i Zi

Në konkurs kanë marrë pjesë 60 artistë nga disa vende të rajonit dhe bota, si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Italia, Gjermania, Franca, SHBA, Finlanda, Ukraina, Zvicra dhe Serbia. Në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë edhe tre artistë shqiptarë nga Mali i Zi: Monika Dukaj nga Tuzi dhe Henor Halili e Jetlir Kovaçi nga Ulqini. Juria e përbërë nga fotografët Niko Jakova dhe Leon Nenshati, si dhe gazetari i kulturës Albert Vataj kanë vlerësuar me Çmimin e Parë autoportretin e artistes ukrainase Alina Nilova dhe me Çmim Special autoportretin e artistit të ndjerë nga Kosova, Naim Shala

Shkodër – Në katërvjetorin e hapjes së saj, Galeria “Oda” në Shkodër ka organizuar Konkursin ndërkombëtar të fotografisë me temë “Autoportret”, në të cilin kanë marrë pjesë 60 artistë nga disa vende të rajonit dhe bota, si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Italia, Gjermania, Franca, SHBA, Finlanda, Ukraina, Zvicra dhe Serbia. Në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë edhe tre artistë shqiptarë nga Mali i Zi: Monika Dukaj nga Tuzi dhe Henor Halili e Jetlir Kovaçi nga Ulqini.

Të shtunën mbrëma është hapur ekspozita me fotografitë e pjesëmarrësve në konkurs si dhe janë ndarë çmimet për fituesit. Juria e përbërë nga fotografët Niko Jakova dhe Leon Nenshati, si dhe gazetari i kulturës Albert Vataj kanë vlerësuar me Çmimin e Parë autoportretin e artistes ukrainase Alina Nilova dhe me Çmim Special autoportretin e fotografit të ndjerë nga Kosova, Naim Shala. Organizatorja e ekspozitës dhe pr-

onarja e Galerisë “Oda”, Rozafa Shpuza, ka treguar se ideja për organizimin e një konkursi të tillë ka filluar që para një viti, por për shkak të mungesës së fondeve vetëm tani ka arritur që ta realizojë.

“Ky është një konkurs që bëhet për herë të parë në Shqipëri, për herë të parë në Shkodër, për herë të parë në ‘Odë’. Edhe unë jam e lumtur që Shkodra e filloi këtë nismë dhe ideja është për ta bërë për çdo vit. Ta bëjmë të përvitshëm, pra, këtë konkurs fotografie”, ka theksuar ajo në fjalën e hapjes së ekspozitës.

Shpuza, edhe vetë fotografe dhe pjesëmarrëse në konkurs, ka pohuar se artistët e kanë shumë të vështirë që të fotografojnë veten.

“E kanë shumë më kollaj me drejtuar aparatin nga një personazh, po kjo ishte një sfidë për ta”, ka thënë ajo. Kryetari i jurisë, Albert Vataj, ka vlerësuar punën e Shpuzës me Galerinë “Oda”.

“Rozafa nuk heq dorë kollaj, siç ka

bërë edhe në këtë ‘Odë’. Në këtë Odë të vogël, por me shpirt të madh dhe me zemër të madhe për t’i bërë vend të gjithë artistëve për të ekspozuar, për të promovuar vlerat e tyre artistike”, ka thënë ai.

Vataj ka theksuar se Rozafa Shpuza ka bërë një gjë të jashtëzakonshme duke e shndërruar shtëpinë familjare, që më herët ishte shkrumbuar nga zjarri, në “një sofër për artin dhe artistët”.

Dy pjesëtarët e tjerë të jurisë, Niko Jakova dhe Leon Nenshati, kanë nënvizuar prurjet, sidomos të artistëve të rinj në këtë konkurs, të cilët kanë punuar me shije të veçantë duke i dhënë autoportretit vendin që i takon. E hapur katër vite më parë falë nismës së poetes dhe fotografes Rozafa Shpuza, Galeria “Oda” në Shkodër është bërë një vend i rëndësishëm për promovimin e atistëve të fushave të ndryshme si dhe artit dhe kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare.

KOHA Javore 29 MOZAIK E ENJTE, 15 DHJETOR 2022
i. k.

Misionar i denjë dhe vizionar i paepur i veprimtarisë së vet profesionale

Ne kilometrin e katërt të rrugës magjistrale që nga Gucia shpie për në Plavë, në anën e majtë të luginës piktoreske të Lumit Luça, mu rrëzë Bjeshkës së Visitorrit të lartë thepisur e kreshnik, fillon shtrirja e Martinajve, fshat i Komunës së Gucisë i cili dikur radhitej ndër vendbanimet më të mëdha atëherë të Komunës së Plavës i cili numëronte më se 80 familje me mbi 500 banorë, kryesisht të popullatës shqiptare.

Por mjerisht migrimi dhe emigrimi e ka bërë të vetën. Sot numri i familjeve dhe i banorëve ka rënë dukshëm. Shpërngulja mjaft e shprehur, sidomos e të rinjve është brenga më e madhe e tij, ngase më se gjysma e shtëpive familjare janë të mbyllura me dry, e çelja e dyerve të ca prej tyre bëhet në muajt e verës kur pronarët nga diaspora vijnë për t’i kaluar ca ditë të pushimeve vjetore me ose pa familje.

Mirëpo edhe përkundër gjithë kësaj, ajo që më së shumti e karakterizon dhe e bën të njohur dhe të theksuar këtë fshat, është fakti se fshati Martinaj është vërtetë qendër nga i cili rrjedhë një numër i madh intelektualësh shqiptarë profilesh të ndryshme

profesionale. Njëri ndër ta ishte edhe tani i ndjeri specialisti i radiologjisë Dr. Agron Shiqer Lecaj, i cili ndërroi jetë më 10 nëntor 2022, në moshën 55 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, i cili me veprimtarinë e vet të punës profesionale deri në vdekje i qëndroi besnik vendlindjes së vet me plot dinjitet dhe përkushtim. U lind në fshatin Martinaj të Komunës së Gucisë, më 6 shtator të vitit 1967, nga i ati Shiqer Halili Lecaj dhe e ëma Fazë Gjonbalaj – Lecaj, në një familje tipike tradicionale shqiptare me veti atdhetare, mikpritëse e bujare, në familje ku prindërit - babai Shiqeri dhe nëna Faza rritnin shtatë fëmijë, pesë djem dhe dy vajza e Agroni ishte fëmija i fundit (sugari) në familje. I rritnin në kushte të vështira ekonomiko-sociale, e cila aso kohe si shumica e familjeve të kësaj ane kushtet ekzistenciale jetësore të familjes i krijonim me punë tipike bujqësore dhe blegtorale, por edhe me aktivitete të tjera të punëve në tbanishte (në bjeshkë), ku i kalonin muajt e verës, ku ishin të kyçur edhe fëmijët, ndër ta edhe Agroni atëherë i vogël, në vjeljen dhe mbledhjen e frutave pyjore (boronicave, mjedrave, dredhëzave e manave), por edhe të kërpudhave ushqyese e bimëve mjekuese, me shitjen e të cilave krijonin sadopak buxhetin modest familjar për jetesë dhe shkollim. Edhe pse në kushte të vështira, prindërit u përpoqën që fëmijët t’i edukojnë dhe arsimojnë dhe t’i orientojnë në rrugëtimin drejtë dritës dhe dijes. Dhe ia dolën.

Të gjithë fëmijët u shkolluan në Plavë dhe qendra të ndryshme të Kosovës, duke arritur ngritje të larta, superiore dhe shkencore, profilesh të ndryshme profesionale, ndër të cilët motrat Fatimja gradën e juristes së diplomuar, Florija atë të ekonomistes së diplomuar, dhe vëllezërit Ahmeti të specialistit të mjekësisë urgjente dhe Agroni të specialistit të radiologjisë. Agron Shiqer Lecaj shkollimin fillor katërklasësh (I-IV) e ka kryer në vendlindje në fshatin Martinaj, ndërsa katër klasët e ciklit të lartë (V-VIII) i

KOHA Javore 30
IN MEMORIAM
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

ka kryer në Shkollën Fillore tetëvjeçare “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë. Bashkë me shumë shokë dhe shoqe, ka udhëtuar çdo ditë nga 10 km, ndonjëherë në këmbë, por kryesisht me autobus të shkollës, me veshmbathje jo të mirë e ndonjëherë edhe të uritur. Agroni pati fatin që shkollën e mesme - drejtimin e përgjithshëm të gjimnazit ta kryej në Shkollën e Mesme të Përzier” “Beqo Bashiq” në Plavë në vitin 1986, në të cilën ishte nxënës i gjeneratës së pestë me mësim në gjuhën shqipe, i cili për herë të parë u hap në vitin shkollor 1978/79. Edhe si nxënës i shkollës së mesme në Plavë, çdo ditë mësimi udhëtonte me autobus të shkollës nga 15 km në të dy drejtimet.

Në vitin akademik 1986/87 ëndrra si fëmijë për t’u bërë mjek i bëhet realitet. Regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, të cilin edhe përkundër kushteve të vështira gjatë studimeve disavjeçare, e kryen në afat të rregullt. Pas përfundimit të fakultetit, dërgohet në shërbimin ushtarak të cilin e kryen brenda një viti. Me të kthyer nga shërbimi ushtarak, përvojën e paraparë të praktikës si mjek fillestar e ushtron dhe e kryen në institucionet relevante mjekësore në Plavë, Beran dhe Podgoricë. Në vitin 2004, Dr. Agron Shiqer Le-

caj punësohet në Shtëpinë e shëndetit në Plavë, dhe si mjek i praktikës së përgjithshme punën e fillon në Ambulancën shëndetësore në Murinë - Qendër vendore e Komunës së Plavës, pastaj edhe në Plavë ku qëndron deri në vitin 2008, kur shkon në specializim në Podgoricë në lëmin e radiologjisë, të cilin e përfundon në vitin 2013 duke u kthyer për ta vazhduar punën në Shtëpinë e shëndetit në Plavë në detyrën e radiologut specialist, ku në vazhdimësi dha kontributin e denjë dhe të paepur gjithnjë deri një muaj para ndarjes nga jeta, më 10 nëntor 2022 në një Qendër spitalore në Prishtinë. Pos përkushtimit të përditshëm në vendin e punës, Dr. Agroni i kushtoi kujdes edhe rëndësi të madhe përsosjes dhe ngritjes së vet profesionale shumëpërfshirëse. Ca muaj pas kryerjes së specializimit në Podgoricë, po në vitin 2013 Dr. Agroni vijon dhe kryen trajnimin në sëmundjen e kancerit të gjirit në Institutin Onkologjik në Sremska Kamenicë të Vojvodinës. Ca vite më vonë, pikërisht në vitin 2017 po ashtu vijon dhe kryen trajnimin për ultratingull të kërdhokullave.

Dr.Agron Shiqer Lecaj ka qenë edhe pjesëmarrës i rregullt dhe aktiv i një vistër evenimentesh mjekësore (tubimesh shkencore mjekësore, tryezash të rrumbullakëta profesionale, punëtorishë, etj). Ai gjithashtu ka qenë anëtar i rregullt dhe aktiv edhe i ca shoqatave profesionale: anëtar i Shoqatës së Radiologëve të Malit të Zi. Që nga viti 2017 është anëtarësuar në Shoqatën Evropiane të Radiologëve, kurse prej vitit 2016 ka qenë anëtar i Shoqatës së Radiologëve të Kosovës. Për veprimtarinë e punës dhe jetës së Dr. Agron Shiqer Lecaj, në formë portreti ka shkruar me përkushtim, kolegu i tij nga Ulqini tani në pension, Prim. Dr. Gani Karamanaga në librin e vet me titull “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi”. Me pikëllim dhe dhembje të papërshkruar, pa ngurrim dhe me ndjenjë shpirtërore theksoj se Dr. Agron Shiqer Lecaj vërtetë ka qenë person i denjë dhe i paepur i kohës, profesionisht i përkryer, veprimtar shumëdimensional, vizionar dhe misionar i punës së vet të përditshme intelektuale brenda dhe jashtë vendit të punës, familjar i dashur dhe i përkry-

er, koleg, mik dhe bashkëvendës i nderuar dhe i respektuar.

Vdekja e tij e hershme në kohën më aktive kontributdhënëse shkaktoi pikëllim, dhembje dhe vrragë të rënda, ndër të gjithë ata që e kanë njohur, që kanë punuar dhe janë shoqëruar me të. Familja e ngushtë ka humbur kryefamiljarin, ajo e gjerë vëllain, xhaxhin, dajën, vëllazëria Lecaj vëllain dhe mbështetësin e denjë shëndetësor, Martinajt bashkëvendësin e çmuar, shëndetësia por edhe popullata e Plavë-Gucisë dhe më gjerë, kolegun, mikun dhe bashkëvendësin e çmuar, të respektuar dhe shumë të vlerësuar.

Dr. Agron Shiqer Lecaj u varros më 12 nëntor 2022 në varrezat e vendlindjes në Martinaj me nderimet më të larta. Pjesëmarrja masive e të pranishmëve në ambientin e Shtëpisë së Kulturës në Martinaj dhe lamtumira e tij e fundit për në shtëpinë e përmotshme në varrezat e fshatit, ka dëshmuar për figurën dhe personalitetin e tij njerëzor, intelektual e profesional.

Dr. Agron Shiqer Lecaj pas vetes la bashkëshorten Afërditën dhe vajzën Jetën.

Agron i nderuar, pusho i qetë në gjirin e vendlindjes! Të qoftë i lehtë dheu mbi varrin tënd!

KOHA Javore 31
IN MEMORIAM E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Në QKI “Malësia në Tuz”, u hap ekspozita “Trashëgimia kulturore-historike në Malësi, nga perspektiva e shqiponjës”

Apel për ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore-historike

Tuz – Organizata Joqeveritare “Labeatët” hapi të premtën, më 9 dhjetor 2022 ekspozitën e titulluar: “Trashëgimia kulturore-historike në Malësi, nga perspektiva e shqiponjës”.

Në këtë ekspozitë ku u prezantuan disa dhjetëra fotografi nga trashëgimia kulturore, historike e natyrore e Malësisë ku u tha se monumentet në territorin e Komunës së Tuzit të cilat kanë një shtrirje gjeografike të gjerë, ndodhen para një rreziku të madh nga dhëmbi i kohës, por edhe nga faktori njeri. Kryetari i OJQ-së “Labeatët”, njëherësh gjeograf, Luigj Camaj bëri të ditur se kohëve të fundit jemi dëshmitarë të zhdukjes nga faqja e dheut të një numri të madh të monumenteve.

“Veç në shek XX janë zhdukur me themel shtatë kisha. Zhdukjet apo shkatërrimet po përcillen edhe në shek XXI, kur ne duhet të jemi më

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, brezave të ardhshëm nuk do të kemi se çfarë t’u tregojmë dhe për çfarë të krenohemi për dëshminë e lashtësisë tonë, kur të mos kemi ndonjë monument me të cilin mund të krenohemi. Apeloj që të mbrojmë monumentet”, tha arkeologu Anton Lulgjuraj

vigjilentë, më të vetëdijshëm e më të kujdesshëm. Jo shumë kohë para kësaj nate (para një muaji), numri i monumenteve të Malësisë është për tri monumente më pak”, u shpreh Luigj Camaj.

Ai shtoi se organizimi i kësaj ekspozite ka për qëllim ndërgjegjësimin e masës për të ruajtur pasuritë me të cilat disponon Malësia ndër shekuj, e të cilat siç tha po dëmtohen edhe me makineri të fuqishme, eskavator.

“Ky është një krim, sepse dikush ato objekte i ka punuar me sakrifica dhe mund për të na i lënë ne që jemi pasardhësit e tyre sot”, theksoi Camaj. Ndërkohë, arkeologu Anton Lulgjuraj duke folur mbi këtë ekspozitë tha se synimi është ndërgjegjësimi i popullatës vendase kundrejt monumente, përkatësisht mosdëmtimit të tyre. “Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, brezave të ardhshëm nuk do të kemi se çfarë t’u tregojmë dhe për çfarë të krenohemi për dëshminë e lashtësisë tonë, kur të mos kemi ndonjë monument me të cilin mund të krenohemi. Apeloj që të mbrojmë monumentet”, tha arkeologu, Anton Lulgjuraj. Ai tha se përmes një droni që u

ka dhuruar një bashkëvendës nga SHBA, kanë arritur që t’i fotografojnë këto monumente që t’i shohim sot përmes kësaj ekpozite, “sepse ku i dihet fati i tyre pas dhjetë, njëzetë apo tridhjetë vitesh”, u shpreh Lulgjuraj.

Ai u bëri thirrje institucioneve lokale dhe qëndrore që të ndërmarrin masa për t’u kujdesur më tepër për trashëgiminë kulturore-historike dhe natyrore të trevës së Malësisë.

OJQ “Labeatët”, është themeluar më 01 shkurt të vitit 2013 në Tuz, me qëllim për të ruajtur, avancuar, mbrojtur, promovuar dhe përkujdesur për trashëgiminë natyrore, gjeografike, kulturore e historike të hapësirës gjeografike në të cilën jetonte fisi i labeatëve.

Nga trashëgimia natyrore OJQ “Labeatët” deri më sot kanë lokalizuar, evidentuar dhe vizituar mbi 100 shpella. Janë hulumtuar gjashtë shpella dhe tri humnera.

Nga trashëgimia kulturore e historike, janë evidentuar me dhjetëra fortifikime ilire, më se 150 tuma (varreza) ilire dhe më se 30 rrënoja kishash.

KOHA Javore 32 KULTURË
t. u.
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Në Guci

Kanë filluar punimet në adaptimin dhe rikonstruktimin e Stacionit shëndetësor

Guci - Më në fund, pas një sërë peripetishë të parapara dhe jo të parapara, në Guci kanë filluar punimet në adaptimin dhe rikonstruktimin e stacionit shëndetësor. Fjala është për shndërrimin e një pjese hapësinore të tij në stacion të Ndihmës së Shpejtë, i cili që moti është dashur të ekzistojë në Guci.

Ndihmë dhe mbështetje të madhe në këtë drejtim, padyshim ka ofruar drejtori i Entit shtetëror për Ndihmë të Shpejtë, Dr. Vuk Nikoviq, i cili ka pasur durim, vullnet dhe besim ta mbështesë dhe përkrahë këtë projekt, duke shpallur katër herë tenderin publik gjithnjë derisa përfundimisht është siguruar kryerësi i sigurt dhe cilësor i punëve të parapara ndërtimore. Tenderi në fjalë është shpallur

për adaptimin e një pjese të objektit në Stacionin e Ndihmës së Shpejtë, i cili kap vlerën prej 39.000 eurosh. Mjetet investuese i ka siguruar Enti shtetëror për Ndihmë të Shpejtë, ndërsa ato në shumën prej 20.000 euosh për pajisje të stacionit në fjalë i ka siguruar Agjencia Turke TIKA. Punët ndërtimore i janë besuar firmës private “MULTIVERSE” e pronarëve gucianë, Mirza dhe Eto Bektesheviq. Mbështetja dhe përkrahja për gjithë këtë, që nga dita e parë, është ofruar nga Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi. Përfundimi i punimeve është planifikuar deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti. “Edhe pse nuk ka pasur detyrim, Enti shtetëror për Ndihmë të Shpejtë ka financuar edhe adaptimin e pjesës

tjetër të objektit të Stacionit shëndetësor, respektivisht rikonstruksionin e tij në të cilin janë ordinancat e mjekëve të zgjedhur dhe laboratoriumet”, ka thënë në deklaratën për media dhe portale ish-mjeku i këtij institucioni shëndetësor, pediatri Dr. Ellvis Omeragiq. Ai në fund të prononcimit, ka theksuar se në objektin e deritanishëm shëndetësor në Guci, paralelisht do të funksionojë edhe Stacioni i Ndihmës së Shpejtë, dhe se e gjithë kjo padyshim do të kontribuojë në ofrimin sa më të mirë të shërbimeve në mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve, dhe me këtë do të krijohen kushte për punësimin e kuadrove të reja profesionale mjekësore në Guci.

KOHA Javore 33 MOZAIK
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

Sportistët e Ulqinit kanë përparuar shumë duke bërë emër në të gjitha fushat e sportit , përfshirë edhe karatenë. Në këtë qytet vepron me shumë sukses edhe Klubi i Karatesë “ Ulqini”. Ai është më shumë se sa një ekip sportiv. Është pjesë e një familje të dytë të tyre që përfaqëson Ulqinin në gara e turne në nivel vendor, shtetëror, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky klub me një traditë të gjatë ka lënë gjurmë ndër vite me shumë medalje e trofe të fituara me djersë e mundim. Si i tillë mbetet krenaria e qytetit të Ulqinit, sepse janë vlerësuar nga Federata e Karatesë së Malit të Zi e më gjerë. 63 medalje në tre turnetë e fundit Më 26-27 nëntor 2022, Klubi i Karatesë “Ulqini” ka marrë pjesë në 3 turne: në Kampionatin Mbarëkombëtar në Tiranë, “Kupa e Qytetit të Kotorrit” në Kotorr dhe “Grand Prix Montenegro” në Herceg Novi. Në Tiranë, më 26-27 nëntor 2022,

Klubi i Karatesë “ Ulqini” vazhdon me sukseset e radhës

Një familje suksesshme në sportin karatesë

për nder të Ditës së Flamurit, u mbajt Kampionati i 19-të Mbarëkombëtar. Në këtë kampionat garuesit e këtij klubi arritën një rezultat të shkëlqyer, me ç ‘rast u shpërblyen me 10 medalje, 6

të arta, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta, na tha trajneri i klubit Ruzhdi Rama. “Kampion në disciplinat individuale në luftëra u shpallën: Emira Gjoni -44kg, Agnesa Kollari -35kg, Katarina Jan-

KOHA Javore 34 SPORT
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

familje e suksesshme sportin e

në kata individuale u kurorëzuan me medalje të bronzta. Dy ekipet 10-11 vjeç, djemtë dhe junioret vajza u shpallën kampionë/e mbarëkombëtare. Ekipi 10-11 vjeç ishte i përbërë nga Edonisi, Tariku dhe Amari, ndërsa ekipi i juniorëve nga Yllëza, Vasilisa dhe Stefani”, theksoi Rama.

Në Kampionatin Mbarëkombëtar të Karatesë 2022 në Tiranë, trajneri i KK “ Ulqini” Ruzhdi Rama u shpërblye me mirënjohje për bashkëpunim në zhvillimin e sportit të karatesë.

koviq -39 kg dhe Tarik Nikeziq në kata individuale 12 vjeç. Nënkampione mbarëkombëtare u shpall Yllëza Rama në kata individuale për juniorë, kurse Edonis Kraja dhe Agnesa Kollari

Në Turneun Ndërkombëtar të Karatesë “Grand Prix Montenegro”, Klubi i Karatesë “Ulqini”, pohon Rama u rendit i dyti në renditjen e përgjithshme në mesin e 49 klubeve pjesëmarrëse nga 6 shtete me 700 garues. “Nga radhët e KK ‘Ulqini’ garuesja më e mirë e turneut u shpall Agnesa Kollari, si dhe garuesi më i mirë deri në moshën 14 vjeçare u shpall Edonis Kraja. Garuesit e këtij klubi në këtë turne fituan 14 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Në Herceg Novi garuesit e KK ‘Ulqini’ u kurorëzuan me 29 medalje: 14 të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta. Klubi i Karatesë ‘Ulqini’ në

Herceg Novi u rendit i dyti në renditjen e përgjithshme. Nga rradhët e KK ‘Ulqini’ garuesja më e mirë e turneut u shpall Agnesa Kollari, si dhe garuesi më i mirë deri në moshën 14 vjeçare u shpall Edonis Kraja. Në Kotorr garuesit fillestarë morën 24 medalje: 5 të arta, 10 të argjendta dhe 9 të bronzta”, shprehet Rama, duke i falënderuar të gjithë ata që në një mënyrë apo në një tjetër kanë ndihmuar aktivitetet e klubit. Klubi i Karatesë ”Ulqini – Ana e Malit” më 10.12.2021 ka filluar aktivitetin në Anë të Malit pas një ndërprerjeje 8 vjeçare. Ata u përkrahën nga Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan ”Trojet Tona”, të cilët mbulojnë të gjitha shpenzimet, ushtrimet falas, pjesëmarrjen në gara, kushtet dhe rekuizitat më bashkëkohore për sportin e karatesë për të gjithë fëmijët, të rejat e të rinjtë të interesuar për t’u marrë me këtë sport fisnik në këtë trevë. Qëllimi i rifillimit të punës së këtij klubi në Anë të Malit nuk ka qenë vetëm të ushtrojnë karate , por edhe t’i largojmë të rinjtë nga rruga. Duke u marrë me këtë sport të rinjtë dhe të rejat e kësaj zonë në aspektin social do të përfitojnë kulturë sportive të komunikimit me komunitetet e tjera.

KOHA Javore 35 SPORT
E ENJTE, 15 DHJETOR 2022

“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

kohajavore.me

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.