Koha 1029

Page 1

Aktivizmi i munguar studentor Aty ku qëllimisht barazohen vlera dhe jovlera, nuk ka përparim KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 29 shtator 2022 Viti XXl Numër 1029 Çmimi 0,50 Memorandumi mbetet referencë për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Dedë Gjo’ Luli - personalitet frymëzimi për çdo shqiptar Regjimet shtetërore të terrorit, mbështetës të komunizmit gjakatar Një eksperiment i dështuar Shkolla dhe shamia 8 10 14 16 E ENJTE, 29 SHTATOR 2022
Vizionar dhe strateg i denjë i vështrimit dhe mbrojtjes së çështjes gjithëpërfshirëse të kombit shqiptar Kujtohet Dom Prekë Ndrevashaj Me shkrimtarin Jaho Kollari Bisedë
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
me malësoren fisnike, Dilën e Gjon Gjekës së Trieshit 22 26 28 30 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Mali i Zi do të jetë gjithmonë partner për nismat e mira

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, ka thënë se Mali i Zi do të jetë gjithmonë partner për nismat e mira dhe se dëshiron të promovojë paqen, stabilitetin dhe progresin.

“Duhet të promovojmë demokracinë dhe vlerat universale. Në këtë mënyrë mund ta bëjmë botën vend më të mirë për të gjithë ne”, ka thënë ai në fjalim in e tij të premten në Sesionin e 77të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Kryeministri i Malit të Zi ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë delja e zezë e Evropës. Duke folur për politikën e jashtme të Malit të Zi, Abazoviq ka potencuar dy gjëra që, sipas tij, janë të rëndë sishme.

“Ne jemi anëtar i NATO-s. Ky ka qenë një vendim shumë i mirë në vitin 2017. Tani në kohën e krizës, kur shohim se edhe vende siç janë Suedia dhe Finlanda i bashkëngjit

en NATO-s, të gjithë në Malin e Zi e vërejnë se pse kjo ka qenë me rëndësi”, ka theksuar ai.

Ndërsa qëllimi i dytë, për të, është më i madh se anëtarësimi në NATO, e ky është që Mali i Zi të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Duam të jemi pjesë e familjes evro piane”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi.

Abazoviqi ka thënë se udhëheqësit e korruptuar në Ballkanin Perëndimor nuk lejojnë ndryshime pozitive.

“Tani përpiqemi të krijojmë një sho qëri evropiane moderne, por kjo është e pamundur nëse akoma vua jmë problemet e drejtësisë së transi cionit”, ka theksuar ai. Kryeministri Abazoviq ka thënë se janë duke luftuar kundër krimit të or ganizuar dhe korrupsionit.

“Kur luftoni kundër udhëheqësve të cilët janë të korruptuar dhe e përdorin këtë për të promovuar nacionalizmin dhe konfliktet në rajon, sepse duan ta

mbajnë vendin në status quo. Atyre u përshtatet status quo-ja dhe nuk i lejojnë udhëheqësit e rinj të bëjnë ndryshime në shtet dhe rajon. Kjo është ajo kundër së cilës dëshirojmë të luftojmë”, ka deklaruar ai.

Abazoviq ka thënë se është shumë i kënaqur me rezultatet e arritura nga Qeveria e Malit të Zi në luftën kundër korrupsionit në periudhën e fundit.

“Përmes luftës kundër korrupsionit, luftojmë kundër nacionalizmit. Më pak korrupsion, më pak nacionalizëm. Më pak korrupsion, më pak tensione”, ka thënë ai.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Abazoviq ka thënë se Mali i Zi qën dron krahas popullit ukrainas dhe fuqimisht e kundërshton agresionin dhe sulmin ndaj sovranitetit dhe in tegritetit territorial të Ukrainës.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën. Këtë e bëjmë në mënyrë konstante. Agjenda jonë është që të përcjellim plotësisht politikën e jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet kundër Federatës së Rusisë. Kjo nuk është çështje ekonomike. Kjo është çështje e parimeve. Kjo është çështje e standardeve”, ka deklaruar ai. Abazoviq ka bërë një paralelizëm ndërmjet Malit të Zi dhe Nju Jorkut, duke thënë se është krenar për sho qërinë multikulturore dhe inkluzive në Malin e Zi.

“Është mirë ta shohësh këto ditë në Nju Jork këtë frymë. Duam të kemi një shoqëri të tillë”, ka theksuar ai.

Gjatë qëndrimt të tij në ShBA, kryem inistri i Malit të Zi ka zhvilluar takime me personalitete të ndryshme të botës politike, ekonomike etj.

KOHA Javore4 NGJARJE JAVORE
(Kohapress)
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, iu drejtua pjesëmarrësve në Sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Solli një sërë rekomandimesh për kursimin e energjisë elektrike

Qeveria e Malit të Zi gjatë një seance telefonike, e në bazë të pëlqimit të shumicës së anëtarëve, ka miratuar raportin e punës së Këshillit nacio nal për analizimin dhe përcjelljen e sigurisë së furnizimit me energji elek trike dhe burimeve të energjisë, me propozime dhe sugjerime për uljen e shpenzimit të energjisë elektrike. Siç njofton agjencia e lajmeve “Mina”, në dokument janë dhënë propozimet dhe rekomandimet për uljen e shpenzimit të rrymës për njësitë e vetëqeverisjes lokale në pjesën e ndriçimit publik, si dhe për organet e administratës shtetërore, për ndër marrje publike në pronësi të shtetit ose të vetëqeverisjes lokale, të insti tucioneve publike dhe ekonomisë. “Veçanërisht janë dhënë propozimet e rekomandimeve për ndërmarrjet publike dhe servisin publik RTVMZ (RTCG) dhe për mediat e tjera të cilat

posedojnë frekuencë kombëtare. Janë dhënë një sërë rekomandimesh për marrjen e masave në amvisëri, me qëllim të uljes së shpenzimit të energjisë elektrike dhe termike. Në këtë pjesë janë dhënë rekomandimet për kursim në ujë të nxehtë, në pajis je që ngrohin dhe ftohin, për pajisjet për larjen e enëve dhe rrobave, për pajisjet e përgatitjes së ushqimit, për energjinë e ndriçimit dhe të pajisjeve të tjera elektrike, si dhe për kursim në ngrohjen e ambientit dhe kur bëhet fjalë për blerjen e pajisjeve elektrike”, theksohet në këtë artikull.

Më tej- vazhdon artikulli- vetëqeveris jet lokale ndër të tjera duhet t’i qasen uljes së ndriçimit publik të vendosur nëpër rrugica, sheshe, parqe, në ter renet sportive dhe në ambiente të tjera në nivelin minimal të arsyetue shëm të sigurisë.

“Nevojitet që kudo që është e mun

dur të kufizohet ose të ulet niveli i ndriçimit të bilbordeve dhe të reklam ave ndriçuese dhe që urgjentisht t’i qasen kalimit në ndiçimin LED”, thek son artikulli i cili u referohet rekoman dimeve të miratuara.

Ndër të tjera janë dhënë një sërë re komandimesh se si të veprohet në kursimin e energjisë elektrike brenda zyrave të punës në godinat publike gjatë kohës kur ka mjaftueshëm dritë diellore, dhe si të kursehet pas për funimit të orarit të punës me pajiset elekrike (llambat, kompjuterat, etj).

Sikurse thuhet, këto rekomandime bëhen edhe që të stimulohet kursimi i energjisë elektrike nëpërmjet shqyrti mit të aprovimit shtesë të zbritjes në faturat për energjinë aktive për kon sumatorët të cilët ulin shpenzimin mujor në raport me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Qeveria e Malit të Zi
t. u.
KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

mbetet referencë për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi Diskursi

Miratimi i Memorandumit për status special të shqiptarëve në Mal të Zi, tridhjetë vite më parë (1992-2022), paraqet dokumentin më të rëndësishëm të shqiptarëve në këtë mjedis për avancimin e të drejtave të tyre qytetare e kombëtare. Por, nëse analizojmë kërkesat e shënuara në këtë dokument, del që shqiptarët janë të zhgënjyer, sepse përveç arritjes së statusit të komunës së pavarur për Malësinë (Tuzin), kërkesat tjera kanë mbetur të pa realizuara në mungesë të vullnetit politik të pushtetit, ku pa përgjegjësi nuk janë as partitë politike të shqiptarëve të cilat duke qenë pjesë e pushtetit qendror (1998-2020), kanë dështuar në avancimin e barazisë qytetare e nacionale të shqiptarëve në këtë mjedis

Viti 1990 paraqet datë të veçantë, sepse në këtë vit u zyrtarizua rënia e sistemit monist, përkatësisht miratimin e pluralizmit, ku edhe për shqiptarët u paraqit rasti për vetorganizim poli tik. Fillimisht falë angazhimit të një grupi intelektualësh dhe aktivistësh të ndryshëm, në Ulqin u themelua Foru mi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi (26.8.1990). Formimi i këtij subjekti jopolitik i papapriu themelimit të Këshil lit inicues të subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, që u mbajt në një shtëpi private në Kodra të Ulqinit po atë ditë (26.8.1990), që më pas u zyrtarizua me Kuvendin themelues në Tuz, më 9.9.1990 me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ).

Votimi plebishitar i shqiptarëve Në zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi (9.12.1990), shqiptarët përkrahën në mënyrë plebishitare LDnëMZ-në, sepse ajo më tepër kishte karakterin e një Lëvizjeje kombëtare se sa të një subjekti politik. Së bashku në koalicion

me partinë e boshnjakëve (SDA), nga gjithsej 12 deputetë, shqiptarët fituan 4 deputetë, të cilët ishin përfaqësuesit e parë autentikë në Kuvendin e Malit të Zi. Këta deputetë për të parën herë në foltoren e Kuvendit prezantuan kërke sat e shqiptarëve, duke njoftuar opin ionin e gjerë se shqiptarët nuk prano jnë pabarazinë, por do të angazhohen për barazi qytetare e nacionale sipas standardeve ndërkombëtare.

Dokumenti i parë për statusin e shqiptarëve Ngjarje e veçantë për shqiptarët në Mal të Zi u shënua në vitin 1992, sepse përmes Forumit Demokratik të Shqip tarëve në Mal të Zi, u organizua mbled hja e cila u mbajt më 22 gusht dhe vazh doi më 12 shtator 1992, ku u miratua teksti i Memorandumit për statusin special të shqiptarëve në Mal të Zi, të cilin e kanë nënshkruar 39 pjesëmar rës me kryetar z. Gjergj Gjokaj. Ashtu siç pritej, një akt i tillë u mirëprit nga subjektet shqiptare anekënd hapësirës etnogjeografike shqiptare, ndërsa u sulmua nga subjektet politike në Mal të Zi, qofshin ato nga pozita apo opozi ta, ku përjashtim bënte vetëm partia e boshnjakëve (SDA).

Memorandumi kishte vlerë të veçantë jo vetëm për momentin por edhe më pas, sepse ky ishte dokumenti i parë për shqiptarët në pluralizëm, i miratuar

në mënyrë publike nga një subjekt jop olitik. Në të janë paraqitur në mënyrë taksative kërkesat e shqiptarëve në lidhje me pozitën dhe statusin e tyre në kuadër të Malit të Zi. Një veprim i tillë ishte logjik, sepse në hapësirën e ish-Jugosllavisë popujt e ndryshëm kishin dalë në opinion me kërkesat e tyre politike, madje disa për statusin e tyre kanë organizuar edhe referen dume. Andaj, edhe deklarimi i shqip tarëve përmes Forumit nuk ishte risi, por realitet i situatës politike në vend. Memorandumi është paraqitur në formë të amandamentit edhe në Ku vendin e Malit të Zi nga deputetet shqiptarë, por ai u majorizua nga shu mica parlamentare e pushtetit. Ndërsa me rastin e miratimit të Kushtetutës së Malit të Zi (1992), deputetët shqiptarë e cilësuan atë të papranueshme dhe e lëshuan mbledhjen e Kuvendit. Pasi për ish-Jugosllavinë kishin filluar takimet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje optimale, në ato konferen ca tash mund të merrnin pjesë shqip tarët nga Mali i Zi me dokumentin për katës, që paraqiste kërkesat optimale për zgjidhjen e statusit të tyre, e ky ishte Memorandumi i 12 shtatorit i vi tit 1992. Me këtë dokument shqiptarët ishin palë dhe partnerë në bisedime, sikurse ishin të ftuar nga organiza torët në Konferencën e Gjenevës për ish-Jugosllavinë, që fatkeqësisht ishte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore6 VËSHTRIM & OPINION
Memorandumi
politik E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

takimi i parë dhe i fundit.

Statusi special apo autonomia bashkëkohore

Statusi special ishte një modifikim ter minologjik për autonominë bashkëko hore që e ka burimin nga faktori ndër kombëtar (anglezët), i cili ishte kyçur për të zgjidhur statusin e serbëve në Kroaci. Të nxitur nga një situatë e tillë, autonomia u bë kërkesë për pjesëtarë të shumë popujve në ish-Jugosllavi, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk ishin përjashtim, sepse ajo është forma më optimale praktike e barazisë nacionale dhe qytetare në mjedise të caktuara. Ndërsa, disa ditë pas miratimit të Memorandumit, për shkak të efikasite tit praktik, Forumi në një mbledhje të veçantë formoi Këshillin për realizimin e Memorandumit, me kryetar avoka tin Mustafa Çapuni, i cili do të merrej enkas me organizimin e takimeve dhe formimin e komisioneve të ndryshme për elaborimin e çështjeve përkatëse që ishin pjesë e kërkesave të prezan tuara. Por, punët nuk shkuan ashtu siç ishin paraparë, sepse që nga fillimi ekzistonte animozitet dhe refuzim nga ana e LDnëMZ(!). Andaj, për të mos krijuar paralelizëm dhe për të mos dalë qesharak para opinionit, pas pesë taki meve, Këshilli i sapoformuar e ndër preu veprimin e vet. Dhe nga një gjend je e tillë plot animozitet dhe atavizëm politik, Forumi nga një aktivitet dinamik kaloi në pasivitet të plotë, duke e ndër prerë aktivitetin tërësisht më pas.

Referendumi pa kërkesa të shkruara

Se shqiptarët ishin e janë të pakoor dinuar dhe pa ide për kërkesa të për bashkëta për avancimin e pozitës dhe

statusit të tyre, u dëshmua me rastin e mbajtjes së Referendumit për pavarësi të Malit të Zi (21 maj 2006). Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse dominoi qasja ataviste përmes subjekteve na cionale politike duke e mbështetur pa varësinë e Malit të Zi, pa asnjë kërkesë të shkruar për barazi nacionale dhe qytetare. Ishte ky lëshim i pafalshëm i subjekteve politike, duke anashkaluar kërkesat e Memorandumit, ku pasojat janë të pranishme edhe në ditët tona.

Partitokracia në punësim Sot në Malin e Zi të pavarur me kon ceptin e ashtuquajtur qytetar, hasim në padrejtësi praktike, sepse kemi të bëjmë jo me shtetin qytetar, por me atë tipik nacional-partiak, ku kemi in stitucionet dhe kuadrot që janë par tiake. Nëse analizojmë vetëm fushën e arsimit, del se përveç drejtorëve partiakë, kemi edhe këshillat e shkol lave partiake, të punësuarit partiakë, qofshin me kohë të kufizuar apo prak tikantë, të gjithë nga partia në pushtet, nga del qartë se jemi të diskriminu ar në aspektin qytetar, sepse ata që nuk i takojnë partisë apo koalicionit në pushtet nuk kanë asnjë mundësi për të udhëhequr shkollat apo për t’u punësuar. Një veprim i tillë është më keq se në kohën e monizmit. Nga ana tjetër, mospërfaqësimi pro porcional në punësim vazhdon gjithn jë, nga del se kemi pabarazi nacionale, ku institucionet qeveritare e ato lokale janë shembull praktik i kësaj dukurie.

Arsimi mbetet diskriminues Sa iu përket plan-programeve mësi more dhe teksteve shkollore në lëndët e identitetit kombëtar (histori, kulturë muzikore, dituri natyre, art figurativ etj.) gjendja është skandaloze, sepse ato janë diskriminuese për shqiptarët, që të kujton kohën pas vitit 1981, kur u zyrtarizua fushata antishqiptare. Ndërsa eliminimi i të drejtave të real izuara, sikurse është Ligji zgjedhor për zgjedhjen e deputetëve dhe këshill tarëve, që u miratua në Parlament me shumicë votash (2011) pa votat e de putetëve të partive nacionale shqip tare, dëshmon majorizimin e shumicës ndaj pakicës.

Komuna e Malësisë në Tuz, arritje e veçantë

Ne këtë periudhë kohore tridhjetëv jeçare, përjashtim bën formimi i Ko

përfaqësojnë domosdoshmërisht

munës së Malësisë me qendër në Tuz (2018), e cila u dëshmua e suksesshme në funksionimin e saj që nga formimi i pushtetit lokal i dalë nga zgjedhjet lo kale (3 mars 2019), duke qenë model edhe për komunat e tjera në Mal të Zi. Ndërsa mosinvestimi në viset shqiptare dhe privatizimi i dështuar, ka ndikuar në keqësimin e gjendjes sociale të shqip tarëve, andaj kemi dukurinë e emigrimit të shqiptarëve e për pasojë zvogëlimin e tyre demografik nga një regjistrim në tjetrin, nga del se këtu ndodh në prak tikë spastrimi i heshtur etnik.

Kërkesat mbesin aktuale

Kërkesat e Memorandumit janë ak tuale edhe sot pas 30 viteve dhe ato presin realizim praktik për të eliminuar pabarazinë qytetare dhe nacionale në Mal të Zi. Pavarësisht se kërkesat e shqiptarëve nuk janë kundër të tjerëve, pushteti i Malit të Zi deri më tash nuk ka shprehur gatishmëri për zhvillimin e një dialogu me shqiptarët, sepse iu mungon vullneti politik. Andaj është koha e fundit që të fillojë një dialog i tillë midis Qeverisë së Malit të Zi dhe shqiptarëve përmes partive politike nacionale, si përfaqësues autentikë të tyre në këtë mjedis. Vetëm përmes një dialogu konstruktiv duhet të krijo hen raporte të partneritetit për të gjetur zgjidhje të pranueshme sipas standar deve ndërkombëtare.

Në këtë aspekt duhet të kontaktohet dhe informohet vazhdimisht faktori ndërkombëtar, duke iu ofruar argu mente në lidhje me çështjet përkatëse. Sepse çështjet e barazisë nacionale në një mjedis multinacional, nuk janë më çështje të shtetit përkatës, por kanë karakter ndërkombëtar.

Përfundimisht, nuk ka dilemë së kur trajtohet pozita dhe statusi i shqip tarëve në Mal të Zi, Memorandumi mbetet referencë e domosdoshme për çdo qasje apo analizë në këtë dre jtim, sepse ai paraqet bazën e kërke save për barazi qytetare dhe nacio nale në këtë mjedis multinacional dhe multikulturor. Andaj, si i tillë është bërë pjesë përbërëse e platformave poli tike të subjekteve politike nacionale të shqiptarëve në Mal të Zi.

Në fund e themi pa hezitim se der isa nuk do të realizohen në praktikë kërkesat për barazi qytetare dhe na cionale sipas standardeve ndërkom bëtare, çështja shqiptare në Mal të Zi mbetet e hapur.

redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk
politikën
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Dedë Gjo’ Luli - personalitet frymëzimi për çdo shqiptar

Në Orosh të Mirditës, 107 vite më parë, më 24 shtator 1915, vritet pa besisht nga falangat serbo-malazeze dhe esadiste, trimi legjendar Dedë Gjo’ Luli. Vritet nga komandanti serb me emrin Gjura, që gjindej (jo ras tësisht) në Mirditë me një kompani ushtarësh serbë në vendin e qua jtur Sheshaz. Vritet kur baca Dedë kishte shkuar atje për të realizuar një besëlidhje të madhe me parinë e Mirditës e më gjerë, per të koordi nuar luftën çlirimtare e mbrojtëse të trojeve shqiptare nga grykësia shek ullore e shkijeve të Ballkanit, e më gjerë.

Lufta e Parë Botërore kishte filluar dhe kishte rrezik që të realizonte ven dimet famëkeqe të Traktatit të fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, duke copëtuar edhe atë Shqipëri që kishte “tepruar” nga Konferenca e Londrës 1913. Dedë Gjo’ Luli është pjesë e historisë së gjysmës së dytë të shek ullit 19-të dhe e fillimit të shekullit 20-të, por mbi të gjitha është ud hëheqësi dhe simboli i palëkundur i të gjithë Malësisë e Shqipërisë Veri ore e më gjerë, në të gjitha betejat ku jeta ishte një hiç para idealit të lirisë e të drejtave kombëtare, si dhe në “tryezat” diplomatike, ku me pendë e mendje projektohej Shqipëria e lirë e sovrane.

Jeta dhe vepra e Dedë Gjo’ Lulit është aq e madhe, sa as dje dhe sot, por as nesër nuk do të kenë kuptim Malësia e Madhe, Shqipëria dhe his toria e saj, pa trimin e të urtin, leg jendarin e heroin e popullit Dedë

Gjo’ Lulin, i cili për më shumë se 50 vjet ishte zemra, mendja dhe shpirti i të gjithë atyre shqiptarëve që për atdhe e banin deken si me le. Ndaj trimi i urtë Dedë Gjo’ Luli duke qënë zemra, mendja dhe pushka e parë e Malësisë së Madhe dhe shqiptarisë, kishte përbuzur moshën e thyer dhe rrezikun per jetën, duke u bërë kësh tu faqja e bardhë në perjetësi e Hotit, Malesisë e shqiptarisë. Pas vrasjes së Dedë Gjo’ Lulit, falangat ser bo-malazeze dhe esadiste, trupin e tij të pajetë e kishin mbuluar me landë drusore e gjethe në Malin Shejtë, ku e zbuluan disa barinjë rastësisht pas disa diteve. Më 8 tetor (1915), famu llitari i Oroshit të Mirditës e varrosi te kisha e “tij”. Ndërsa më 29 maj 1924 eshtrat e Dedë Gjo’ Lulit u rivarrosën me një ceremoni madhështore të or ganizuar nga Etërit Françeskanë në Shkodër, ku morën pjesë mbi tremijë veta, si dhe delegati Apostolik imzot Ernesto Kozi. Në ketë ceremoni një ligjeratë brilante mbajti At Anton Harapi, ligjeratë nga e cila menduam të citojmë:”Sikurse Athina e Roma mbi gjak e eshtna të fatosave ngre hen ndërtesen e Lirisë, ashtu per të mëkamunit e Shqipnisë u lyp që gjaku i kreshnikëve të sterpikë krepat e ma leve tona… Mbas 400 vjetësh Dedë Gjo’ Luli me çetën e vet lufton për të parën herë nën Flamurin e Shqip nisë, për lirinë kombëtare. Ai kje tre herë fatos se i fali Atdheut dy djemtë dhe veten,tuj u ba shenjë i salvimit të xhonturqëve,të sllavëve dhe esa distëve…. Ai së dyti provoi se bash kë me atdhetarinë në gjoksin e tij ,vloi edhe zelli per fe… Në të vërtetohet fjala e popullit se ndihma e Zotit dhe pushka e Hotit e shpejtoi lirinë kom bëtare..” (Fritz Radovani “Dedë Gjon Luli”, fq.38). Ndërsa patrioti pendar të i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, do ta “portretizonte” Dedë Gjo’ Lu

lin dhe veprën e tij atdhetare me një publikim brilant që vetëm nga penda e tij mund të shkruhej me titull: Për monument të Dedë Gjo’ Lulit - nga e cila mendova të citoj: “Vllazën shqip tarl !…. Asht Ded Gjo’Luli, që vu sy me dekë a shqiptar i lirë me mbetë, me ata kreshnikë petrita të Maleve të Mdhaja – burra motit veç që i bante lokja shqiptare, bjen në mal e mbi “kaki” të Deçiqit ngul Flamurin e Shqipnisë – kuq e zi ; zjarm e dekë – nji be ai rreh , nji be të madhe po rreh aj në sy të qiellës e të dheut, se rob shqiptari për nën thembër mizore të Turkut ma kurr, jo, kurr ma do të gjimonte, e as nën thembër të atij sl lavi te mnieshëm. M’atë be të shugu rueshme ngeli në habi Europa;Cet ina u trand e u dynd tan pezem e mni Stambolla; edhe prej Deçiqit në Veleçik të madhnueshen nisi me vlue e rrebtë nji luftë e përgjkashme e përnjimend titanike. Shkumë gur gulloi gjaku nëpër dolomie e stalagti ta të zgavrave t’erreshme , e kah qiel la u çue, po, tym e shkendi, e vigem nanash, e vaj foshnjesh të flakrueme në zjarm, e ankime e gjamë të varrue mesh, e nji zhurmë e nji krizme rro tash, e kualsh topash, e nji bubullimë e menereshme , thue po të rroposet për nën kambë rruzullimi. Edhe mal sori muejt. E kje m’atehërë që verigat e randa të robnisë sonë pesqindv jetore u këputen e zojë e lirë e me vedi duel Shqipnija. – Po mos të ishte kenë që malsori i jonë, Konsti tucjonit të Turkisë e tektej i’u gjet me pushkë në faqe kundra turkut, Shqip ni sod nuk do kishte e na edhe sod do të gjimojshim per nën thembër të ndonji tirani të ri. Vllazën shqiptarë ! na sod jemi të lirë ; por martiret fa tosa të lirisë sonë kombetare kalben të harruem nën dhe, kur trupat e tyre të bam kortar prej anmikut, mos t’i ketë shpuplue e grisë mbi dhe orrlat

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Për Koha Javore: Ndue Bacaj
KOHA Javore8
VËSHTRIM & OPINION
Me rastin e 107-vjetorit të vrasjes E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

personalitet shqiptar

e shekrbet e egra. E po a pernjimend se nipat e sternipat tonë, mbas ndon ji stinet të terrnueme, ma ata nuk do të dijnë as emnin e atyne burrave të padekshem , që u fituen lirinë dhe u falen Atdhen. (Para se flie vehten të bante malsori na Atdhe s’kem pa, e rob kem kenë, e raje, e skllav e kur rgja tjeter). Jo, per Zotin! se marre e turp per ne do t’ishte e nji dam i madh per Atdhe, po u qitë në harresë emni, e gjallë në nipni tonë s’u mbajt ideali, që kreshnikët e maleve tona i shtyni, flie me bamun vedin per mizori t’anmikut. Jo, po: do të hupë Shqip nija, diten që sysh ta dar (harroi) shqiptari njatë idealin e Ded Gjo’Lulit …”. (At Gjergj Fishta - ligjeratë Për një monument të Dedë Gjo’Lulit, ”Antologji Shqipe”, bleni I, Shtëpia Botuese “Kristo Luarasi”, botuar nga Filip Fishta, Tiranë 1935). Për këtë heroizëm dhe atdhetari të kulluar, Dedë Gjo’ Luli “gëzon” titul lin e lartë “Hero i Popullit”, dhe nga nëntori i vitit 2015 është dekoruar nga presidenti i atëhershëm Bu jar Nishani me “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”. Megjithë këtë, Dedë Gjo’ Luli nuk ka vorr ku pushojnë eshtrat e tij (pasi nuk dihet ku janë), ka vetem një vorr “bosh” te vorri i djalit tij dësh mor Gjergji, në vendlindje në Traboin. Ndërsa deri më 27 nentor 2015 nuk ka pasur asnjë bust, shtatore apo monument të ndërtuar në Repub likën e Shqipërisë. Me datë 27 nen tor (2015) me financimin e diasporës malësore-shqiptare në Amerikë, në qendër të Tiranës (në lulishten e Muzeut Historik Kombëtar), u vendos shtatorja impozante e heroit të pop ullit Dedë Gjo’ Lulit, shtatore që do të zë në perjetësi vendin që i takon në memorien e historisë të luftrave mbrojtëse dhe çlirimtare, që më 28 nëntor 1912 u kurorëzuan me shpall jen e Pavaresisë në Vlorë, ndonëse kjo pavarësi është ende e munguar

në shumë troje të Shqiperisë Et nike. Dedë Gjo’ Luli është një ndër shkëmbinjtë e mëdhenjë dhe të pa levizshëm të themelit të shtetit shqip tar… (Ndue Bacaj, “Kryekryengritja e Malësisë së Madhe kundër peran dorisë turke-osmane 1911”, Bot im i dytë, fq.104, Fiorentia-Shkodër 2018).

Shtatorja në qendër të kryeqytet it është veçse një kujtesë e vogël para veprës së madhe të heroit të popullit Dedë Gjo’ Lulit, me em rin dhe veprën e të cilit u frymëzua edhe luftoi edhe Ushtria Çlirimtare e

nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kosovës në vitet 1998-1999, kundër shovenëve serbë (Zekeria Cana, fjala e tij e mbajtur në shtator 2005, kur u inagurua Shtepia Muze e Dedë Gjo’ Lulit). Familja e Dedë Gjo’ Lulit është shuar në luftërat për liri, por fatkeqë sisht bashkë me Dedë Gjo’ Lulin u shua edhe një pjesë e atdhetarizmit të trojeve tona, që prej më shumë se një shekulli kanë nevojë per një Dedë Gjo’ Lul të “ri”. Dedë Gjo’ Luli dhe vepra e tij, është dhe do të jetë shembull frymëzimi dhe sakrifice për çdo shqiptar të vërtetë që i do pa hile trojet e veta iliro-shqiptare..

KOHA Javore 9Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022 Dedë Gjo’ Luli (1840-1915)

eksperiment

i madh ndërmjet të gjitha forcave politike, të cilat bëjnë çdo përpjek je, duke goditur njëra-tjetrën, vetëm për të qëndruar në pushtet dhe mbijetuar në skenën politike. Në këtë luftë politike ka shumë veprime joparimore.

Pas rrëzimit të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, të kryeministrit Dritan Abazoviq, është thelluar edhe më tepër kriza politike në vend. Ngërçi politik i krijuar i ngjan lëmshit të ngatërruar që vështirë t’ia gjesh fillin. Është krijuar një mosbesim

Brenda dy vitesh, ne kemi pasur dy qeveri eksperimentale, të cilat i kanë kushtuar shumë Malit të Zi në aspektin politik, ekonomik etj. Nisma për formimin e qeverisë së re me shumicën e vjetër, është një manovër politike e radhës, e pa menduar mirë. Ajo nuk do të zg jidhte gjë, por vetëm se do ta vazh donte dhe zgjatonte krizën politike.

Prandaj edhe një qeveri e tretë eks perimentale do të ishte vetëm hum bje kohe. Iniciativa për shkarkimin e Presi dentit Millo Gjukanoviq është një hakmarrje politike ndaj tij. Votimi për shkarkimin e Gjukanoviqit në Kuven din e Malit të Zi nuk do ta zgjidhte, por do ta thellonte krizën institucio nale. Për këtë janë të vetëdijshëm përfaqësuesit e forcave politike që kanë firmosur nismën për shkarkim in e tij. Edhe në rast të votimit për shkarkimin e Gjukanoviqit në Ku vendin e Malit të Zi, nevojitet ven dimi i Gjykatës Kushtetuese që ai e ka shkelur Kushtetutën, gjë që në

KOHA Javore10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Një
Nisma për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi E ENJTE, 29 SHTATOR 2022 Brenda dy vitesh, ne kemi pasur dy qeveri eksperimentale, të cilat i kanë kushtuar shumë Malit të Zi në aspektin politik, ekonomik etj. Nisma për formimin e qeverisë së re me shumicën e vjetër, është një manovër politike e radhës, e pamenduar mirë. Ajo nuk do të zgjidhte gjë, por vetëm se do ta vazhdonte dhe zgjatonte krizën politike. Prandaj edhe një qeveri e tretë eksperimentale do të ishte vetëm humbje kohe Ismet Kallaba

i dështuar

Ngërçi politik i krijuar mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të reja parlamentare, si zgjidhja më e drejtë dhe më demokra tike për daljen nga kriza ekzistuese. Jam i vetëdijshëm se as zgjedhjet e reja nuk do të sillnin ndonjë ndryshim të madh në raportin e forcave politike, por të paktën shumica e re që do të krijohej do të gëzonte legjitimitet politik

rrethanat ekzistuese është e pareal izueshme për shkak se organi më i lartë i drejtësisë është jofunksional, me vetëm tre anëtarë nga shtatë sa ka gjithsej. Në anën tjetër, Presidenti Gjukanoviq ka shfrytëzuar rastin që të bllokojë zgjedhjen e qeverisë së re për shkak të mosunifikimit të shu micës së dalë nga zgjedhjet parla mentare të 30 gushtit 2020, duke propozuar shkurtimin e mandatit të Kuvendit. Kjo lojë pingpongu insti tucional vetëm e zvarrit arritjen e një zgjidhjeje politike të pranueshme nga të gjitha palët. Të gjitha forcat politike në Mal të Zi, pa dallim, kanë dëshmuar se janë

në gjendje të bëjnë çdo gjë vetëm për të qëndruar në pushtet. Veprimi i tyre politik tregon se dëshira për pushtet është më e madhe sesa interesi shtetëror dhe i qytetarëve, në emër të të cilëve flasin (betohen) për çdo ditë. Ngërçi politik i krijuar mund të zgjid het vetëm me zgjedhje të reja parla mentare, si zgjidhja më e drejtë dhe më demokratike për daljen nga kri za ekzistuese. Jam i vetëdijshëm se as zgjedhjet e reja nuk do të sillnin ndonjë ndryshim të madh në rapor tin e forcave politike, por të paktën shumica e re që do të krijohej do të gëzonte legjitimitet politik.

Iniciativa për shkarkimin e Presidentit Millo Gjukanoviq është një hakmarrje politike ndaj tij… Në anën tjetër, Pres identi Gjukanoviq ka shfrytëzuar rastin që të bllokojë zgjedhjen e qeverisë së re për shkak të mosunifi kimit të shumicës së dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit 2020, duke propozuar shkurtimin e mandatit të Kuven dit. Kjo lojë pingpongu institucional vetëm e zvarrit arritjen e një zgjidhjeje politike të pranueshme nga të gjitha palët

KOHA Javore Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
11
VËSHTRIM & OPINION
eksperiment
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Aktivizmi i munguar studentor

në kategori negative. Popullata stu dentore në çdo shtet duhet të jetë forca shtytëse e ndryshimeve. Kudo në botë, studentët në auditorët e uni versiteteve nxisin debate e diskutime, angazhohen, iniciojnë a përkrahin politika, bëhen pjesë e kauzave so ciale a komunitare.

Aktivizmi i studentëve përgjatë his torisë ka shkaktuar ndryshime poli tike, mjedisore, ekonomike dhe so ciale. Ai gjatë studimeve ka një vlerë të jashtëzakonshme për ndërtimin e personalitetit dhe integritetit të indi vidit. Lëvizjet e tilla studentore nuk janë domosdoshmërisht rebelim dhe protestë, por rebelimi dhe protesta nuk duhet të klasifikohen kurrsesi

Protestat e fuqishme studentore shqetësuan qeveritë e atëhershme komuniste Në gjysmën e shekullit të kaluar në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, janë organizuar protes ta të fuqishme studentore të cilat shqetësuan qeverinë e atëhershme komuniste dhe presidentin e shtetit Josip Broz Tito. Po përmendim pro testat e forta të studentëve të vitit

1968 në Beograd, Zagreb, Saraje vë, Lubjanë, që ishin konflikti i parë i madh me pushtetin e atëhershëm komunist.

Edhe në Kosovë u organizuan protesta të studentëve shqiptarë, të cilat u mbajtën në Prishtinë në mars të vitit 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve, të cilat ishin shtypur me dhunë nga poli cia serbe dhe u paraburgosën disa studentë. Protesta më e fuqishme e studentëve dhe profesorëve shqip tarë të Universitetit të Prishtinës vlerësohet ajo e 1 tetorit 1977, në mbrojtje të arsimimit shqip, për lirimin e shkollave të okupuara e të mbyl lura nga regjimi i dhunës serbe nga viti 1991. Këto protesta shënojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme të lëvizjes studentore në historinë më të re të Kosovës në fundshekullin XX. Në Shqipëri veçojmë protestat tek Ministria e Arsimit të studentëve të universiteteve publike në dhjetor të 2018-tës, për të kundërshtuar tar ifat e larta të shkollimit, kërkimin e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve në konvikte. Ndërkaq, në Mal të Zi duhet përmendur u lëvizjet e vitit 1988/89. Mirëpo tani gjërat janë diametralisht ndryshe.

Mosinteresimi i studentëve dhe mungesa e idealit Në ditët studentore të shekullit të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ Gjekë Gjonaj
KOHA Javore12 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

kaluar studentët kishin ide. Kur i py esim studentët sot pse nuk luftoni më shumë për të drejta më të mira këtu, ata zakonisht përgjigjen se ne nuk kemi ideale. Ideali me të cilin u zhvilluan protestat në vitin 1968 për brezin e ri është sot i çuditshëm. Sot jemi të ndarë në çdo bazë, nuk i dëg jojmë dhe i urrejmë kundërshtarët, ndërsa në atë kohë ata udhëhiqeshin vetëm nga idealet dhe dëshira për të krijuar një botë më të mirë për të gjithë. Cilat janë idealet tona sot? Në periudhën e tranzicionit shumëç ka ka ndryshuar në jetën studentore, sikurse edhe në të gjitha segmentet e shoqërisë së sotme. Për momen tin lëvizja ose aktivizmi studentor në Mal të Zi dhe në ish-Jugosllavi mund të karakterizohet si pasiv dhe në nivel të ulët, ndërsa vetë studentët si të painteresuar, dhe gjithë këtë e vërteton prania e përhershme e njerëzve të njëjtë në evenimentet studentore. Mund të flasim për ak tivizmin si një gjë individuale e disa grupeve studentore margjinale dhe kaq. Natyrisht, problemi në Mal të Zi është se ne kemi një traditë të dobët universitare. Universiteti i Malit të Zi është relativisht i ri. Shkollat e para u shfaqën këtu afro 150 vjet më parë. Dhe në këtë duhet parë një pengesë të madhe për ndonjë formë të lëvizjes studentore, për të mos përmendur faktin që ne si shoqëri, përveç rev

olucionit të viteve 1941-1945, nuk kemi pasur një revolucion që do të kushtëzonte emancipimin.

Frika e rrënjosur nga politika

Studentët në fund të shekullit 20të humbën rolin që kishin dikur.

Dikur ishin iniciatorë të ndryshi meve shoqërore, sot janë një nga të ashtuquajturat target grupe.

Sistemi shumëpartiak dhe zhvillimi i demokracisë i largoi studentët në plan të dytë, sepse zakonisht ishin opozitë. Më shpesh ata luftuan për drejtësi, luftuan për ndryshime. Tani kjo e drejtë ekskluzive i takon dikujt tjetër. Sot studentët kryesisht hes htin... Heshtin dhe vetëm heshtin ?

Shtrohet pyetja ku janë studentët tanë që dikur ishin krenaria e popullit dhe e kombit, e sot pothuaj nuk dëg johet zëri i tyre?

Politika është kryesisht përgjeg jëse për pasivizimin, domethënë një frikë e rrënjosur nga politika dhe mbizotërimi i mendimit se është më mirë të heshtësh dhe të merresh me veten. Njohësit e mirë të proceseve demokratike vlerësojnë se të rinjtë nuk duhet të jenë pasivë, përkundrazi duhet të ngrisin zërin. Sipas tyre jo gjithmonë gjithçka do të shkojë sipas planit, por aktivizmi studentor duhet të ndërtohet dita-ditës.

Mungesa e guximit profesional të profesorëve dhe akademikëve

Në periudhën e pluralizmit politik numri i profesorëve në universitetin malazez, por edhe të universiteteve të tjera në ish-Jugosllavi që kanë gux imin personal dhe profesional për të dhënë çdo vlerësim kritik në publik në lidhje me qeverinë dhe madje edhe gjendjen e arsimit të lartë, është sim bolik. Prandaj nuk duhet të jetë për t’u habitur edhe pse gjithçka duhet të na trishtojë, fakti që 50 përqind e të rinjve në Mal të Zi duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre jashtë kufijve të këtij vendi, përpara se të angazhohen aktivisht për një Mal të Zi më të mirë. Dhe ndoshta vetë përvoja i ka më suar jo vetëm studentët, por edhe profesorët e tyre janë orientuar më shumë nga mbrojtja e interesave per sonale sesa kolektive. Prandaj edhe nuk janë shumë aktivë në rrjedhën shoqërore, në zhvillimin e shoqërisë dhe në krijimin e marrëdhënieve sho qërore. Në këtë aktivizim të munguar të studentëve dhe të profesorëve, kanë kontribuar zhvillimi i aktiviteteve sociale, globalizimi dhe teknologjia e informacionit, dhe të gjithë faktorët e tjerë që përbëjnë shoqërinë mod erne.

KOHA Javore Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
13 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Regjimet shtetërore mbështetës të komunizmit

Është shkruar se: “Historia është shkenca e fatkeqësive njerëzore” [Queneau:1979, f. 9]. Shekulli që kaloi, etjet për gjak dhe katastrofat njerëzore brenda tij, e konfirmuan këtë thënie me të cilën fillon libri voluminoz “The Black Book of Communism – Crimes, Terror, Repression” [Harward University Press 1999], i redaktuar nga Stefani Kour tois, Nikolas Uerth, Jean-Louis Pane, Andrzej Paczkovski, Karel Bartosek dhe Jean-Louis Margolin, përkthyer në anglisht nga Xhonathan Marfi dhe Mark Kramer.

Komunizmi me karakteristikat e tij të përcaktuara të shekullit “të shkurtër” të njëzetë, që filloi në Sarajevë në vitin 1914 dhe mbaroi në Moskë në vitin 1991, ka siguruar një rrëfim qendror që ua ka kaluar fashizmit dhe nazizmit. Por, gjithsesi – thonë autorët - ne duhet të bëjmë dallimin ndërmjet “doktrinës ko muniste” dhe “praktikës së tyre”. Filo zofia politike e komunizmit nuk është filozofi e re. Ajo madje paraqitet te “Republika” e Platonit, me konceptin e

“qytetit ideal”, ku populli nuk korrupto het me para e pushtet dhe ku “urtësia, arsyeja dhe drejtësia triumfojnë”. Në koncept është filozofi e ngjashme me “Utopia” e kancelarit anglez Sir Tomas Mor (1530). Në pikëpamjet e autorëve, fatkeqësitë nuk erdhën nga filozofia komuniste (megjithëse mbajtën këtë emërtim), sepse nuk mund të fajësohet Jezu Krishti për krimet që u bënë në emrin e tij në Evropën e renesancës. Komunizmi gjakatar i shekullit XX ishte i mbështetur dhe i sponsorizuar nga regjimet shtetërore të terrorit, secili në mënyrën e vet. Është i saktë pohimi i Ignazio Silone’s se: “Revolucionet janë si pemë, mund ta njohësh nga frutet që prodhon”. Pema e këtij tipi komu nist ka prodhuar frutet më të hidhura që ka njohur historia. Në përpjekje për t’u ngritur në pushtet, kanë kryer krimet më të tmerrshme brenda sistemit qeverisës, pa përjashtuar asnjë prej tyre, jo vetëm kundrejt individëve dhe grupeve sociale, por edhe kundër civ ilizimeve e kulturave kombëtare. Sa për ilustrim, Stalini shkatërroi një dyz inë kishash e manastiresh në Moskë, Çaushesku shkatërroi qendrën his torike të Bukureshtit, Pol Pot shndërroi në shkretëtirë vendin e tempullit “An gkor Wat”, Mao Ce Dung shkatërroi pasuri të paçmuara përmes “Gardës së Kuqe”! Këto ishin humbje të mëdha, por jo të krahasueshme me vrasje kolektive

njerëzore, përfshirë burra, gra e fëmi jë, të cilat sipas Konventës së OKB-së (9.12.1948) quhen “gjenocid”. Bëhet fjalë për rreth 100 milionë viktima: 20 milionë në BRSS, 65 milionë në Kinë, 1 milion në Vjetnam, 2 milionë në Kam boxhë, 2 milionë në Korenë e Veriut, 1 milion në Evropën Lindore, 150.000 në Amerikën Latine, 1.7 milion në Afrikë, 1.5 milion në Afganistan etj. “Është krim kundër njerëzimit – thotë Andre Frosard – kur dikush vret mbi bazën e virtyteve të lindjes” [Frosard:1987].

Dhe a ishin këto vrasje të tilla? Në librin “The Red Terror in Rusia” [Berlin 1924] historiani socialist rus, Sergei Melgunov, citon Martin Lastis, njërin prej liderëve të parë të policisë politike sovjetike, të njohur më vonë si “GPU”, i cili në urdhrin e 1 nëntorit 1918 ka thënë: “Gjatë hetimeve tuaja, mos kërkoni dokumente apo evidenca rreth asaj se çfarë ka bërë i akuzuari, pyetja e parë që duhet t’i bëni është se prej cilës kastë vjen, cilat janë rrënjët e tij, edukimi i tij, trajnimi dhe profesioni” [Baynac:1975, f. 75]. Bazuar në të tilla mendësi, në fillim të vitit 1931, Papa Pius XI proklamoi në “Qadragesimo Anno” se: “Komunizmi kërkon luftën e klasave dhe shkëputjen e tërësishme nga pasuria private. Për këtë ata zba tojnë çdo metodë të mundshme, përf shirë edhe dhunën. Pastaj kur e mar rin sundimin, kanë një sundim të egër, mizor e johuman”.

S. Muja
KOHA Javore14
Dosjet e fshehta të komunizmit (1) Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 29 SHTATOR 2022 Në përpjekje për t’u ngritur në pushtet, ata kanë kryer krimet më të tmerrshme brenda sistemit qeverisës, pa përjashtuar asnjë prej tyre, jo vetëm kundrejt individëve dhe grupeve sociale, por edhe kundër civilizimeve e kulturave kombëtare. Sa për ilustrim, Stalini shkatërroi një dyzinë kishash e manastiresh në Moskë, Çaushesku shkatërroi qendrën historike të Bukureshtit, Pol Pot shndërroi në shkretëtirë vendin e tempullit “Angkor Wat”, Mao Ce Dung shkatërroi pasuri të paçmueshme përmes “Gardës së Kuqe”! Hajrudin

të terrorit, komunizmit gjakatar

Shteti dhe sundimi ishin mbi të gjitha. Gjatë krizës së madhe të urisë, Lenini i shkruante Trockit: “Le të vdesin mi jëra, por shtetin duhet ta shpëtojmë” [Brovkin:1994, f. 54].

Revolucioni i madh sovjetik që kishte filluar në vitin 1902 arriti kulmin në verën dhe vjeshtën e vitit 1917. Ishte koha vendimtare e revolucionit agrar, konfrontimi më i madh ndërmjet fsha tarësisë dhe pronarëve të mëdhenj të tokave, për të cilat fshatarësia kishte ëndërruar gjatë. Shumicën e forcave të asaj ushtrie prej rreth 10 milionësh e përbënte fshatarësia e mobilizuar. Ata nuk dinin fare “çfarë kuptimi kishin ko munizmi, proletariati apo Kushtetuta”, ata donin të ktheheshin sa më shpejt në shtëpi që të mos humbasin tokën që do ta ndanin, meqë tani e tutje “toka i takon atij që e punon”. Ky ishte vetëm fillimi, sepse spektri vijues “i shfaqjes” do të vazhdonte me “shpëlarje truri”, se gjithçka që gjendej në tokë e në qiell kishte ngjyrë të kuqe – komuniste! Vlen të ilustrohet kjo me një personalitet të quajtur Lazar Kaganoviç, për të cilin Krushevi thoshte se: “Ka qenë një njeri i atillë sa do t’i priste kokën babait të vet, po t’i thoshte Stalini se është në in teres të stalinizmit” [Khrushchev: 1970, ff. 345-348].

Ky lloj komunizmi dhe kjo lloj shpërlarje truri kishte kohë që ishte shfaqur edhe në Ballkan. Kush ishin këta njerëz që e përkrahnin dhe i bashkëngjiteshin kësaj ideologjie? Vangjo Nirvana pati botuar shkrimin: “Në udhën e nacionalizmës”, në gazetën “Përpjekja shqiptare”, në vitin 1937. Ai vë në dukje se: “Këtë që e pësojnë sot të rinjtë tonë e kanë pësuar në të kaluarën edhe njerëz të mëdhenj, që sot janë anti-komunistë”. Ata u poqën, menduan dhe fituan për voja të mjaftueshme sa për të kuptuar se padrejtësia ekonomike dhe mizeria shoqërore mund të shërohen edhe pa “Ungjillin komunist”, që është kundër atdheut dhe familjes. Po çfarë ishin ar syet që edhe ata fillimisht u futën në

këtë “kurth”? Nirvana thotë se kjo “së mundje” ngjitet në një kategori të rinjsh që kanë etje për ideale, që: “janë në moshë të entuziasmës dhe të vullnetit për veprim”. Të dëshpëruar nga jeta pa ideale dhe të dërmuar shpirtërisht, për të shuar etjen e tyre, ata “elektrizohen nga teoritë utopike dhe zgjedhin ‘ilaçin’ shkatrronjës e vrasës”. Më pastaj së mundja përhapet te shtresat shoqërore që vuajnë nga mizerja ekonomike. Ata dëgjojnë se “në Moskov të varfërit nuk vuajnë për bukë”, por nuk e dinë se “edhe në Moskov ka varfëri”! Me këso gënjeshtrash sëmundja përhapet te shtresat popullore që niset drejt eks perimenteve të rrezikshme me virusin komunist dhe: “Ky virus nuk shërohet me fjalë boshe, por do vepra, sakrifica e gjeste të mëdha”. Në vështrimin e Nir vanas: “Komunisma është një ide an ti-kombëtare shkatrronjëse” dhe mund të vritet vetëm me një kundër-ide më të mirë, me idenë kombëtare. Shqiptarët në këtë aspekt, jo vetëm që nuk kanë ndryshuar, por “po ecin prapthi”. Naty risht: “nuk ka shqiptar që nuk e don të mirën e vendit të tij, por dëshira e tij është vague, nuk është energjik dhe i vullnetshëm që të arrijë deri në teori” [Përpjekja shqiptare, #7/1937, ff. 3-7]. Në mendimin e Nirvanas qëndronte edhe Ibrahim Dalliu, që ishte drejtor i Medresësë së Madhe të Tiranës. Në librin e tij “Patriotizma në Tiranë” shkruante: “Ideologjia komuniste është rreziku më i madh dhe fatkeqësia më e rëndë që mund ta godasë një pop ull”. Hafiz Ali Korça e quante si një “së mundje kanceroze” e cila po përhapej në emër të barazisë e të drejtësisë [Ahmedi: 2006, f. 179]. Kjo sëmundje ishte mëkat të eksperimentohej në kaf shë e lëre më në njerëz [Hasipi:2009].

Në librin “Si mbijetova në ferrin komu nist”, Samir Maloku ka sjellë rrëfime të trishtueshme: “Nuk e besoja se ko munizmi i shndërronte njerëzit në ‘kaf shë’, i rrihte si kafshët dhe i mbante të izoluar më keq se kafshët”. Zatën nga

ana biologjike ai e konsideronte nje riun si “kafshë e zgjuar”, përkatësisht si kafshë pune! Ai mbolli te shqiptarët aq frikë e huti sa do të duhet një kohë e gjatë për t’u shëruar. Duke qenë se veproi në një hapësirë relativisht të ngushtë gjeografike dhe mbi një pop ull relativisht të shumtë në kontrast me territorin, prej vitit 1945 shqiptarët u shndërruan në një popull që prodhonte antivlera, e zhveshi tërësisht nga pa suria shpirtërore. Ai e bëri të këndojë e të qajë për “partinë”, i ngarkuar në shpirt me mjerimin për fëmijët e uritur e të zdathur.

Në “Krimet e komunistëve (19411945)” [Tiranë 2019], Çelo Hoxha na jep një përmbledhje dokumentesh që habisin secilin lexues! Aty paraqitet qartë realiteti i hidhur i grupimeve poli tike shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilat më shumë se kundër pushtuesve luftuan kundër njëri-tjetrit, luftë të cilën me plot të drejtë Uran Butka e quan “Lufta civile në Shqipëri, 1943-1945” [Tiranë 2006]. Vetëm një numër i vogël i këtyre dokumenteve do të na zgjerojë diapazonin e të kup tuarit se cilët ishin ata që e “çliruan” Shqipërinë dhe shqiptarët!? (vijon)

KOHA Javore 15
shtetërore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Shkolla dhe shamia

tarëve” (Iseljavanje Arnauta) që e lex oi më 7 mars 1937 në Klubin Kulturor Serb në Beograd. Në këtë elaborat, midis tjerash thotë se shqiptarëve duhet t’u lejojmë sa më shumë xhami, por asnjë shkollë.

mysliman, nuk ke paraqitur rrezik për shtetin, si shqiptar – po.

* *

Çështja shqiptare në Ballkan është çështje kombëtare dhe jo çështje fetare. Ata që ka sunduar mbi shqip tarët gjatë shekullit XX, kurrë s’ua kanë ndaluar shqiptarëve të drejtat apo liritë fetare islame. Shqiptarët kanë qenë të lirë të quhen myslimanë dhe të ndërtojnë objekte fetare të fesë islame. Madje kanë qenë të nx itur dhe të motivuar të ndërtojnë sa më shumë xhami. Përse?! Duke qenë se nëpër xhami lutjet fetare janë real izuar në gjuhën arabe, pushtuesit dhe kolonistët serbë, prej tyre nuk kanë parë kurrfarë rreziku. Në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (1918-1929), e cila më vonë u quajt Mbretëria Jugosllave (1929-1945), në të cilën sundonte oligarkia ser bomadhe në krye me dinastinë ser be të Karagjorgjeviqëve, shqiptarët as që kishin të drejtë të quhen si të tillë. Ata përfshiheshin në grupin e bashkësive myslimane. Nuk kishin të drejtë të shkolloheshin në gjuhën amtare, d.m.th. në gjuhën shqipe. Kjo nuk ishte politikë asimiluese, por strategji asimiluese dhe shkombëta rizuese shtetërore. Kjo strategji ant ishqiptare asimiluese ishte përpunuar prej akademikëve serbomëdhenj. Një prej tyre është edhe akademi ku Vlladan Gjorgjeviq (1844-1930). Ishte kirurg, kurse në vitet 18971900 ishte kryetar i Këshillit të Min istrave të Mbretërisë së Serbisë. Me librin e vet “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Albanci i Velike Sile, 1913, faqe 188) flet zi e më zi për shqip tarët, saqë bën edhe dehumanizimin e tyre. Ky ua çeli rrugën akademikëve të tjerë serbomëdhenj që të harto jnë projekte antishqiptare. Një prej tyre është edhe akademiku Vaso apo Vasa Çubrilloviq (1897-1990), autor i elaboratit famëkeq “Dëbimi i shqip

Me këto projekte, serbët synonin:

- t’i asimilojnë shqiptarët;

- t’i dëbojnë prej trojeve etnike;

- të kryejnë spastrimin etnik të trojeve shqiptare; dhe

- të dalin në det, në Adriatik.

Në vitin 1924 u çel në Shkup “Me dreseja e Madhe e Mbretit Aleksan dri I”. Ishte shkollë e mesme fetare. Ata që e kryenin, merrnin titullin e klerikut mysliman. Më 1940 u prom ovua në shkollë të mesme shtetërore në të cilën mësoheshin lëndë të cak tuara gjimnazi dhe mësimi fetar isla mik, gjuha arabe dhe ajo turke. Sikundër shihet, shqiptarët s’kishin dot të drejtë shkollimi në gjuhën am tare. Duhet shtuar se në trojet shqip tare në Jugosllavinë e Karagjorgje viqëve kishte edhe popullsi shqiptare katolike dhe ortodokse. Sikundër ka dhe sot.

* *

Ideologjia serbomadhe e shfarosjes së shqiptarëve nëpërmjet spastrimit etnik u konkretizua me Rregulloren sekrete për shpërnguljen e shqip tarëve në Anadoll, të hartuar në Beograd më 28.11.1933 ndërmjet Mbretërisë Jugosllave, në një anë dhe Republikës së Turqisë, në anën tjetër. Kjo marrëveshje famëkeqe im itonte Marrëveshjen e Lozanës të viti 1923, sipas të cilës Greqia dëboi për në Turqi çdo familje myslimane, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.

Diplomatët dhe politikanët serbë shkonin nëpër kancelaritë e Evropës dhe thoshin: “Në Jugosllavi s’ka shqiptarë, ka myslimanë”.

Politikë shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve, duke i paraqitur dhe duke i regjistruar si myslimanë dhe jo si shqiptarë, kanë ndjekur edhe malazezët, sllavo-maqedonët dhe grekët. Një politikë e tillë – shkom bëtarizuese, në zonat ku shqiptarët nuk kanë qenë shumicë, është nd jekur edhe në Jugosllavinë e Titos. Si

Nëpër shkollat shqiptare nuk ka përse të përdoren shamitë. Shqiptarët janë popull evropian, properëndimor dhe proamerikan. Më proamerikani në botë. S’janë as turq, as arabë dhe as persianë. Ka politikanë të Turq isë që thonë se shqiptarët dhe turqit na qenkëshin vëllezër. Kjo s’është e vërtetë dhe s’mund të jetë e vërtetë. In ultima linea, shqiptarët s’mund të jenë vëllezër me turqit, përpos tjer ash edhe për faktin se u përkasin tri feve – katolike, ortodokse dhe islame. Duke qenë popull evropian, shqiptarët s’mund të jenë edhe pop ull aziatik.

Gjuhëtari gjerman, albanologu, themeluesi i gjuhësisë krahasuese historike indoevropiane, profesor në Universitetin e Berlinit Franc Bop (1791-1867), që në vitin 1843 dëshmoi karakterin indoevropian të shqipes. Në studimin “Mbi gjuhën shqipe në lidhjet e afrisë së saj” (Uber das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen) vërtetoi në mënyrë përfundimtare se shqipja bën pjesë në familjen gjuhësore indoevropiane, ku zë një vend të veçantë si gjuhë më vete. Gjuha turke ndërkaq i takon familjes së gjuhëve uralo-altaike. Si një popull evropian, shqiptarët funksionojnë me sistem evropian vlerash. Shamia, e këtillë siç kërko het, nuk i përket sistemit evropian të vlerave. Shamia, e këtillë siç kër kohet, i përket Turqisë, botës ara be, Iranit. Shqiptarët s’janë as turq, as arabë dhe as iranianë. Shamia, e këtillë sikundër kërkohet, ka ardhur ndër shqiptarë nëpërmjet Turqisë, gjatë sundimit turk. Me fjalë të tjera, atë ua kanë sjellë shqiptarëve sun dimtarët e tyre. Shqiptarët nuk do të mund të inte grohen në gjirin e Evropës me sistem joevropian vlerash. Shqiptarët janë popull me tri fe. Kërkesat për të mbajtur shami në shkollë, në shoqërinë shqiptare mund të shkaktojnë përçarje. Kjo do të

KOHA Javore16
*
*
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

ishte tragjike dhe fatale për kombin. Përçarjet në botën shqiptare mund të shpijnë në prishjen e harmonisë fetare, ndërsa disharmonia fetare do të çonte në konflikte mbi baza fetare. Si rrjedhojë, do kishim bosnizimin e kombit shqiptar.

Arsimi në botën shqiptare është sekular. Por, hapësira shqiptare ka edhe shkolla fetare, katolike, ort odokse dhe myslimane. Këtë ua mundëson ligji dhe kushtetuta. Askush nuk i ka ndaluar nxënëset dhe studentet shqiptare të fesë is lame të mbajnë shami nëpër me drese dhe në fakultetet teologjike islame. Shami mbajnë edhe vajza të moshës së mitur që ndjekin më simin fetar nëpër mektebe. Askush nuk i ka ndaluar femrat shqiptare të fesë islame të mbajnë shami – ato që duan – në jetën private. Në një klasë shqiptare mund të mësojnë nxënës shqiptarë të të tri feve – katolike, ortodokse dhe myslimane. Si do të përjetohej shamia apo mbulesa te nxënësit shqiptarë që nuk i përkasin fesë islame?!

Propaganduesit e islamit politik një ditë do të kërkojnë që vajzat dhe djemtë shqiptarë të mësojnë nëpër shkolla të veçanta, si në Iran. Shqip

tarët nuk jetojnë as në Azi, as në botën arabe, as në Afrikë. Jetojnë në Evropë. Në shumë shkolla të vendeve me popullsi feje islame vajzat shkojnë në shkollë pa mbulesa apo shami. Shqiptarët s’ka përse të bëhen më katolikë se papa.

Nëpër shkollat shqiptare, publike apo private, parashikohet me ligj mbajtja e uniformave. Ka nxënës, si djem ash tu edhe vajza, që shkojnë në shkollë në kundërshtim me normat etike apo me kodin etik. Ndaj tyre nuk merret kurrfarë masash, as pedagogjike, as administrative. Ndaj tyre nuk reagon as shkolla, as prindërit, as shoqëria. Shkolla nuk është disko klub. Është institucion edukativ dhe arsimor. Në kundërshtim me normat etike apo me kodin etik, i ndjekin studimet edhe një numër i caktuar i studentëve. Nga kjo del se uniforma nuk respektohet sa duhet, për të mos thënë fare, si në shkollat fillore dhe të mesme, ashtu edhe në arsimin universitar. Mbajtja e uniformës vlen – me akt normativ – edhe për mësuesit, për arsimtarët, për profesorët dhe për ligjëruesit universitarë. Në shumë raste kjo nuk respektohet gjithaq, në mos hiç. Po qe se mësuesi nuk e respekton ko din etik të profesionit të vet, atëherë

mos prit më shumë prej nxënësit të tij apo të saj. Ka nxënëse që shkojnë në shkollë me grim. Madje edhe nx ënëse të shkollës fillore. Ç’pret prej asaj shkolle dhe prej asaj shoqërie?!

* *

Në një shkollë me rreth 1.000 nx ënës, mbi 550 mund të jenë vajza. Prej tyre, shami në klasë mbajnë jo më shumë se 10 deri 15 sosh. Me fjalë të tjera, edhe pse shkolla nuk e ndalon mbajtjen e shamisë në klasë, numri i vajzave që e mbajnë atë është minimal. Vajza shqiptare nuk është e interesuar për shami. Përpos kësaj, shumë të rinj dhe të reja, sapo e krye jnë shkollën, ikin për në Perëndim, kryesisht në Gjermani nga ku nuk kthehen dot. E në Gjermani s’ka pse shkohet me mbulesë apo me shami –mendojnë ato.

* * *

Sot e kësaj dite diplomacia ser be, greke dhe ruse shkojnë nëpër kancelaritë evropiane dhe thonë: “Mos i mbështetni shqiptarët, ngase ata janë përçues të interesit turk, arab dhe iranian në Evropën e krishterë. Mos e mbështetni Kosovën për arsye se shqiptarët funksionojnë me sistem oriental, pra joevropian të vlerave. Duke mbështetur Kosovën ju krijoni një shtet islamik në Evropë”. Me kërkesat për mbajtjen e shamisë nëpër shkolla, shqiptarët me vetëdije apo pa të, e çojnë ujin në mullirin e Serbisë, të Greqisë dhe të Rusisë. Këta që kërkojnë mbajtjen e sham isë nëpër shkolla duhet ta dinë se shumë vende me popullsi myslimane, jo vetëm që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por kanë lidhje të ngush ta me Serbinë. Vendet e tilla votojnë edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kosova sot ka probleme serioze me Beogradin. Para pak ditësh, në hapë sirën ajrore afër kufirit të Kosovës, Vuçiqi i solli aeroplanët luftarakë. Të mos ishte Amerika, një Zot e di se ç’do të ndodhte. Kosova nuk përpla set vetëm me Serbinë, por edhe me Rusinë.

Parësore për shqiptarët duhet të jetë kombi, d.m.th. interesi kombëtar. Në Kongresin e Berlinit (1878) shqip tarët u shpërfillën. Të vonuar, s’i për filli kush. Nuk duhet lejuar përsëritjen e historisë.

KOHA Javore 17
*
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Paqja në Ukrainë, përtej të marrosurve nga ambiciet e përgjakshme

rezervistëve e çmoj si konfirmim zyr tar të dështimit me turp të ofensivës neonaziste të Rusisë, për të arrit ur objektivat strategjike ndaj integ ritetit territorial të një vendi sovran (Ukrainës) duke sfiduar edhe rendin global të sigurisë!

qytetëruar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Transatlantike (SHBA/ NATO/BE).

Në përgjigje të interesit publik, nga kapaciteti i ekspertit për çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit dhe NA TO-s, po paraqes një përmbledhje të përditësuar me disa mesazhe strate gjike rreth dinamikës në fushëbetejën e Ukrainës, por jo vetëm: Së pari, mobilizimin e 300 mijë

E thënë më qartë, mbas 7 muajsh makineria ushtarake e Kremlinit jo vetëm ka mbetur e rraskapitur në baltën e përgjakur me rreth 80 mijë ushtarakë/qytetarë rusë të vrarë, si dhe ka humbur me turp iniciativën strategjike në fushëbetejë, por për ditë e më shumë po diskreditohet në përballjen me fuqinë ushtarake, vlerat demokratike, solidaritetin e botës së

Së dyti, është mbjellë një makth i ricikluar nga mendjet e ndryshkura: Nëse Putini do të shtypë apo jo bu tonin e kuq të armëve bërthamore, për t’i bërë gjëmën e madhe njerëzim it, përgjigjja relaksuese edhe për pu tinistët e thekur dhe kokat e nxehta mbetet një JO e fortë. Pra, kjo nuk ka për të ndodhur, pasi nëse do të gux onte, Rusia do merrte shpagimin e merituar nga SHBA/NATO si dhe pu tinistët do të ndëshkoheshin sikurse nazistë për krime kundër njerëzimit nga institucionet e botës së qytet

nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ Piro Ahmetaj
KOHA Javore18
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
VËSHTRIM & OPINION

përtej

përgjakshme

ëruar. Po ashtu, ende besoj që elitat mendjehapura dhe gjenerata e re e Rusisë kurrsesi nuk do të lejojnë që kombi i tyre të damkoset përjetësisht si një shtet terrorist.

Në mënyrë shumë të vendosur, kjo ishte edhe përgjigjja dhe mesazhet e Presidentit të SHBA-së (kampionit të lirisë dhe gardianit të paqes në botë), gjatë fjalimit historik në OKB, drejtuar Putinit, Kim Jongut, Teheranit, si dhe cilitdo tjetër diktator të dalldisur nga paranoja e luftrave të përgjakshme si dhe oscilacionet që u burojnë nga fuqia e mbipushtetit.

Së treti, ndërsa dalldisjen e Presiden tit Vuçiq për pragluftë të re botërore për të rivendosur kufijtë shtetërorë

si dhe trimërimin me (mos)njohjet dhe integritetin territorial të Kosovës, për më tepër në realitetin aktual të prezencës së fuqisë ushtarake (KFOR) si dhe të dështimit turpërues të Rusisë në Ukrainë, i konsideroj në mos qesharake, si thikë mbas shpine për marrëveshjet dhe negociatat si dhe oscilacione të këshilltarit të Mil losheviqit famëkeq, të cilat jo vetëm nuk trembin kurrkënd, aq më pak fuqinë e sprovuar (1999!) të NA

TO-s, dhe nuk i shërbejnë kurrkujt, por e minojnë rëndë agjendën e ud hëtimit të Serbisë drejt BE-së dhe vlerave euroatlantike!

Së katërti, e përsëris edhe më fort se bashkë me dështimin turpërues për pushtimin e Ukrainës, Rusia do të humbasë edhe peshën gjeopolitike në mbarë botën, Detin e Zi, në Ball kan, Mesdhe etj.

Për pasojë (me ose pa Vuçiqin e sëmurë dhe kapur nga paranojat e luftrave të përgjakshme), edhe roli i Serbisë do të ulet në rajon, çka do të shërbejë si një rrethanë e fortë gjeostrategjike për katër vendet (Greqinë, Rumaninë, Spanjën dhe Sllovakinë) për ta njohur zyrtarisht dhe për t’i hapur rrugë procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO,

por edhe si një kambanë alarmi për të zhvilluar masat e mirëbesimit re ciprok (CSBM) mes vendeve te ra jonit në dobi të stabilitetit demokratik, mirëqenies dhe besimit të qytetarëve në agjendën e integrimit në BE. Në shtesë, si ekspert i fushës, do t’i këshilloja faktorët shtetërorë dhe politikë të Tiranës dhe Prishtinës zyr tare që humbja e luftës dhe kolapsi i Rusisë si superfuqi, për pasojë edhe e peshës së Serbisë në rajon, e çmoj si një rrethanë të artë gjeopolitike në dobi të faktorizimit të Shqipërisë në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (me SHBA/OKB/ NATO/BE), për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëkombëtare në rajon, Mesdhe etj., si dhe në dobi të paqes, stabilite tit dhe agjendës së integrimit euroat lantik të vendeve të Ballkanit Perën dimor. Ndërsa, si mesazh të fundit, sigurisht jo nga rëndësia: Asnjë grosh fare nuk vlejnë privatizimi politik dhe propaganda bolshevike e të gjithë pushtetshmëve, por vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia ndaj vendit, vizion afatgjatë dhe përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave kombëtare; besimi dhe bekimi ndaj partneritetit strategjik me SHBA-në, NATO-n, etj.

KOHA Javore 19
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Fuqia e dëmshme e

Ne njohim si kodin e parë deontolog jik Betimin e Hipokratit, përmbajtja e të cilit është si vijon:

“Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor, premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të njerëzimit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nder in e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsid eroj si vëllezër. Në ushtrimin e pro fesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohu ritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e njerëzim it. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal”. Jo më larg se dje, në mjaft kanale televizive në emisionet e lajmeve, shikuesi shqiptar ka parë dhjetëra kronika të zeza, me variacionet më të paimagjinueshme të krimeve që monstra të caktuara njerëzore kanë kryer në frekuencën e rregullt të

ekzistencës së tyre. Diku një burrë që vret gruan; diku një grua që vret burrin; diku një baba që vret nënën e dy fëmijëve; diku një dhëndër që plagos me thikë babain dhe nënën e nuses; diku një djalë që vret prindërit se nuk i kanë dhënë para, diku një emigrant që vret vëllain e një vajze, aspirante për të qenë e fejuara e tij etj, etj. Dhe më pas vjen rekuizita: një hanxhar me dy tehe, si i ardhur nga librat e simbologjisë së Pier Grimal

it, një sëpatë e mprehtë, një pushkë model 56; një kallashnikov a scor pions etj, etj. Pastaj teatri i gjëmave që kanë ndodhur: shtëpi të hapura për mort; gra e burra të vrenjtur e me pamje pikëlluese; vargje njerëzish të zymtë nëpër ceremoni mortore nëpër monopate fshatrash apo lagjesh. Dhe gjithmonë persona që ikin në drejtime të paditura dhe lot të pafa jshme nënash dhe foshnjash. Gjithë ky një realitet shqiptar!

Meqenëse njeriu i ka kthyer veglat në armë, nga nevoja apo nga mania, nga domosdoshmëria për t’u mbrojtur, apo nga etja e destruksionit, grupet e njerëzve të të njëjtit lloj (në fushën e zanatit, të profesionit apo të artit) kanë krijaur kodin deontologjik
Zija Vukaj
KOHA Javore20
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

e

pasqyrimit

A ndodhin këto? Ndodhin. A duhet të kërkohen dhe të jepen me kaq zell nëpër kanale televizive? A kanë ndik im tek shikuesit këto pamje? Dhe cili është efekti i tyre? Si ndikojnë pam jet makabre, që ne i shohim përnatë pa pushim në psikikën e njerëzve të veçantë? Thuhej në Greqinë e lashtë: ‘Nuk duhet të shkojnë në teatër gratë athinase për të parë ‘Medean’ e Eu ripidit, sepse ka mundësi që sapo të kthehen në shtëpi të vrasin burrat e tyre”. Kjo thënie mbështet forcën që skena ka mbi njeriun. Tani ne e kemi ‘teatrin’ nëpër shtëpitë tona. Një nga sekretet e pushtetit të medias është etja për të imituar çdo gjë që vjen nga ajo botë magjike që na shfaqet nga ekrani. Aty është fuqia e mag jepsjes, aty është dëshira e imitimit; aty është justifikimi i çdo devijimi që

bëhet në jetën tonë, me kusht që t’u ngjajë devijimeve të personazheve të skenës. Të rinjtë janë të etur t’i ng jajnë çdo psikopati dhe individi me shkallë të llahtarshme perversiteti që shohin nëpër ekrane. Kemi parë shar latanë, barbonë, pseudokëngëtarë, pseudoartistë, që janë përzënë nga bodrumet e metropoleve të Evropës, kanë vuajtur edhe dënime si deli kuentë fare ordinerë dhe shfaqen para publikut tonë si përfaqësues rrymash muzikore moderne, kur nuk kanë pasur rastin të njohin as penta gramin, as alfabetin e gjuhës së tyre amtare. Dhe të rinjve të sotëm që i shohin nga ekrani, u duken heronj dhe ‘vdesin’ t’u ngjajnë.

Është i paparashikueshëm numri i njerëzve që shohin një kronikë në tv. Është edhe më i paparashikue

shëm dhe i panjohur niveli kulturor i tyre. Është e panjohur dhe e frikshme psikika dhe gjendja e tyre mendore. Për një pjesë dhënia e një kronike të zezë në mënyrë aq të detajuar, mund të jetë shumë e mirë. Mund të nxisë mendime dhe reagime pozitive. Mund të shërbejë për të demonstruar gjërat që nuk duhen bërë. Ndërsa për një pjesë tjetër, ndoshta edhe më të madhe, këto kronika bëhen etje im itimesh, përvetësim teknikash krimi, plotësime etjesh sadiste të fjetura në subkoshiencat e individëve që me pak nxitje i vënë në lëvizje. Turma është e paparashikueshme. Ka ligjet e veta. I mungon gjithmonë logjika, i mungon meditimi, nuk mendohet kurrë; është një kafshë e stërmadhe dhe e frikshme; vepron me një gjysmë komande; i mungon hapësira e dëshiruar dhe manipulimi ndaj saj është i lehtë. Në vitin 1997 u vranë shumë njerëz. Një pjesë e madhe u vra vetëm sepse u krijua mundësia që çdo njeri të pajisej me pushkë. Individi, kur e pa veten me armë në dorë, nuk arsyetoi më gjatë dhe e përdori. E përdori për të lësh uar krisma, për të trembur dikë, për t’u gëzuar për rastet e jetës, për lind jen e fëmijës, për martesë, për t’u dukur më trim para të tjerëve, për t’i mbushur mendjen vetes se është më i sigurt. Madje shpesh e përdori edhe kundër vetes. Për këtë arsye dhe për shumë arsye të tjera, që kanë të bëjnë me njeriun, me larminë e tipave njerëzorë, me for mat e panumërta me të cilat individët reagojnë para të njëjtit realitet, duhet kërkuar e vendosur edhe njëherë një kod deontologjik për të bërë të mundur administrimin e kronikave. Kushdo që vendos ta mbushë eterin mediatik apo televiziv me ato pam je, duhet të imagjinojë fytyrat e indi vidëve që do t’i ndjekin ato. Thjesht t’i imagjinojë dhe të arsyetojë, sepse nuk është e mundur as e nevojshme të njihen njerëzit një nga një, për të njohur gjithë popullin. Dhe popullin tonë duhet ta njohim ne, me percep timet dhe intelektin tonë. Nuk duhet të kërkojmë ndihmën e të huajve për të njohur shqiptarin dhe të apliko jmë ligje norvegjeze, anglosaksone, franceze etj., mbi njeriun shqiptar dhe pastaj të çuditemi si nuk e kryen shkalla funksionin e litarit…

KOHA Javore 21
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Vizionar dhe strateg i denjë i vështrimit dhe mbrojtjes së çështjes gjithëpërfshirëse të kombit shqiptar

Akademiku, sociologu, pedagogu dhe politikani, Fehmi Agani, kon siderohej të ishte mendimtari krye sor dhe strategu politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në vitet e 90-ta. Ai përfaqësoi LDK-në në negociatat ndërkombëtare para Luftës së Kosovës 1998-1999, dhe për shkak të ideve dhe angazhimeve të tij për çlirimin e Kosovës, u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake dhe pol icore serbe më 6 maj 1999.

Fehmi Agani, u lind në një kohë kur varfëria dhe terrori serb mbi popullin shqiptar po bënin kërdi. Rrjedh prej një familjeje patriotike nga Plava, e cila si pasojë e dhunës dhe gjeno cidit serb, si mijëra familje shqiptare, detyrohet të lëshojë vendlindjen e të bëhet jabanxhi në tokën e vet. Edhe një nga paraardhësit e tij të shquar, Mulla Agani, qe vrarë e masakruar si pjesëtar i Komitetit “Mbrojtja Kom bëtare e Kosovës”. Të gjitha këto e peripeci të tjera jetësore, lanë gjurmë të pashlyeshme në formimin e karak terit të këtij personaliteti ndër më të merituarit e më të fuqishmit që nxori Kosova.

Fehmi Agani, u lind më 23 janar 1932, në Gjakovë, në një familje tradicionale shqiptare me gjend je të dobët ekonomike. Aty mbaroi shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e kreu në Prishtinë. Studimet për filozo fi i mbaroi në Beograd në vitin 1959. Po kështu, në Beograd më 1965, i kreu me sukses studimet pasuniver

sitare në shkencat politike, dhe magjis troi në temën “Par ticipimi i punëtorëve në qeverisjen e ndër marrjeve në Gjerma ni”. Gradën doktor i shkencave të so ciologjisë, e mori në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1973, me tezën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Fehmi Agani një kohë punoi si profesor i shkollave të mesme në Prishtinë, ndërsa më vonë si gazetar dhe redaktor i poli tikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitin 1965 u zgjodh ligjërues i sociologjisë në fakultetet e Prisht inës. Në vitin 1967 u zgjodh drejtor i Insti tutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universite tit të Prishtinës. Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe Filo zofisë, pastaj i Institutit të Sociolog jisë, kryeredaktor i revistave “Studia

Humanistica” dhe “Thema”. Pas vi tit 1981, në valën e diferencimeve ideo-politike (1984), profesor Fehmi
KOHA Javore22
(1932-1999) E ENJTE, 29 SHTATOR 2022 PORTRET

Agani u përjashtua nga procesi më simor. Ai nuk hoqi dorë nga parimet e veta, duke qëndruar gjithnjë në mbrojtje të çështjes kombëtare. Pro fesor Agani, që nga viti 1993 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në saje të përgatitjes teorike nga sociologjia, politologjia dhe filozo fia, profesor Fehmi Agani, ishte ndër njohësit më të mirë të rrjedhave sho qërore dhe të proceseve politike në përgjithësi, dhe në botën shqiptare në veçanti. Studimet e tij brilante për teoritë shoqërore, për kombin, vetëvendosjen dhe demokracinë, janë frymëzim dhe armë e fuqishme për gjeneratat e reja dhe të intelig jencës kosovare. Ai gjithnjë me vizionin dhe konceptin e qartë teor ik, ishte në funksion të mbrojtjes së kërkesave themelore të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre legjitime, duke e vështruar çështjen e Kosovës dhe mëvetësinë e saj si komponentë të çështjes së përgjithshme shqiptare. Në procesin e emancipimit social dhe kulturor të popullit shqiptar, ak ademik Agani, luajti një rol të madh në krijimin, ngritjen dhe pavarësimin e institucioneve shkencore, kulturore e kombëtare të Kosovës, nga Instituti Albanologjik e deri te formimi i Uni versitetit dhe Akademisë së Shken cave dhe të Arteve të Kosovës. Në duart e profesor Fehmi Aganit, kaluan breza të tërë studentësh dhe nën drejtimin e tij u formuan shumë kuadro shkencore nga disiplina të ndryshme të shkencave shoqërore. Në veçanti, duhet theksuar se pro fesor Fehmi Agani, luajti rolin ven dimtar në formësimin e filozofisë së politikës argumentuese e të pad hunshme. Figurë prominente e ar tikuluese të kësaj filozofie u bë Dr. Ibrahim Rugova, tashmë President historik i Republikës së Kosovës. Funksionalizimi i këtij tandemi si kreator të një politike me bazament kombëtar dhe me një mbështetje të fuqishme të kreacioneve doktrin are të politikës bashkëkohore, do të bëhen emblema më dalluese e çështjes shqiptare në fund të shek ullit XX, që natyrisht mori edhe tipare të tjera në hap me momentin historik.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim përfaqësues të Komunës së Tuzit

Dhuratë nga Tiranambështetja financiare për parkun publik

Tiranë – Kryebashkiaku i Tiranës, Eri on Veliaj ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe zyrtarë të tjerë të administratës lokale të cilët qëndruan për një vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim është diskutuar lidhur me projekte të cilat Komuna e Tuz it do t’i realizojë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, si pjesë e nismës së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. “Një ndër temat kryesore të diskuti mit ishte edhe parku i cili ka filluar të punohet në Komunën tonë, për të cilin u dakorduan që Bashkia e Ti ranës do të ndihmojë në financimin e tij. Gjeloshaj falënderoi kryebash kiakun, njëherësh edhe mikun e tij të vjetër Erion Veliajn për ndihmën. Ai gjithashtu shtoi se Tirana është shtëpia jonë e dytë, e cila deri para se të bëheshim komunë në vete, ishte shtëpia jonë e parë, dhe përkrahja

më e madhe si për pavarësimin e Komunës, ashtu edhe edhe për zh villimin e saj, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Tuzit. Në kuadër të ,,Tirana - Kryeqyteti Ev ropian i të Rinjve, 2022”, u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bin jakëzimit midis Gjimnazit ,,25 Maji” në Tuz dhe Gjimnazit “Arben Broçi” në Tiranë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Ve liaj në takim zbuloi projektin e radhës: „Ne duam të jemi pjesë e suksesit tuaj, ndaj kemi vendosur që edhe në Tuz, por edhe në Preshevë, të bëjmë një financim për një park publik; pra, për një zonë qendrore të qytetit, si një dhuratë nga Tirana, si një mënyrë për të lënë një shenjë të përbashkët dhe për të qenë kontribues në suk sesin tuaj”, tha Veliaj.

u.

KOHA Javore 23
t.
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022 PORTRET / MOZAIK

Intervistë me shkrimtarin, studiuesin, kritikun letrar dhe përkthyesin, Anton Gojçaj

Aty ku qëllimisht barazohen vlera dhe jovlera, nuk ka përparim

Anton Gojçaj u lind në Podgoricë. Shkollën fillore e kreu në Tuz, kurse të mesmen në Zarë (Kroaci). Studimet e Letërsisë dhe gjuhës shqipe i ka ndjekur në Universitetin e Prishtinës, ku edhe ka magjistruar. Ka botuar disa libra me poezi, tregime, vështrime / studime letrare dhe një roman. Ka marrë pjesë në shumë manifestime letrare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi etj. Shkru an në gjuhën shqipe. Është i përfaqësuar (me poezi dhe prozë) në disa panorama dhe antologji në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën malazeze, anglisht, finlandisht, kinezisht (ghuha mandarine) dhe frëngjisht. Jeton në Tuz dhe punon si këshilltar pedagogjik në Entin e Shkollimit në Podgoricë

Koha Javore: Z. Gojçaj, për të gjithë ata që ndoshta nuk i kanë lexuar të gjitha veprat Tuaja nga opusi i gjerë dhe i pasur letrar ndër vite, a mund të na trego ni se ku përqëndrohet kryesisht krijimtaria Juaj?

A.Gojçaj: Kam filluar me poezi dhe ende nuk kam dalë prej saj. Kam vazhduar me kritikë letrare. Më vonë kam shkruar edhe prozë. Ka më shumë se dhjetë vite që nuk kam botuar asnjë libër të ri.

Koha Javore: Ndër vite në krijimtarinë Tuaj letrare keni pasqyruar ndër të tjera, edhe plagën e mërgimit (migrimit). Ju shqetëson ende sot kjo dukuri?

A.Gojçaj: Njerëzit lëvizin, ndërrojnë vend, herë si individë e herë në grupe. Pasojë e kësaj është malli i mërgim tarëve për vendlindjen e braktisur, por edhe zbrazëtia që ndjejnë të afër mit e tyre që vazhdojnë jetën në tru allin e të parëve. Mërgimin e hasim në të gjitha kohët dhe te të gjithë popujt. Dhembja për vendlindjen e braktisur është unike, individuale dhe univer sale njëkohësisht. Motivin e mërgimit në letërsinë shqiptare e gjejmë së

pari në letërsinë popullore, pastaj edhe në letërsinë e arbëreshëve të Italisë (popullore dhe autoriale).

Numri i shqiptarëve në Malin e Zi bie përditë, kjo s’ më pëlqen... Por numri i tyre rritet diku tjetër, çka, ndoshta, mund të sjellë edhe diçka të mirë. Në krijimtarinë time, mërgimi është më tepër ikje metafizike sesa lëvizje në gjeografi.

Koha Javore: Si krijues i njohur me përvojë shumëvjeçare, sa mendoni së është e zhvilluar dhe sa njihet letërsia që krijojnë shqiptarët në Mal të Zi, dhe cilat gjini letrare dominojnë?

A.Gojçaj: Letërsia shqipe, në kup timin modern të fjalës, këtu është shfaqur në çerekun e fundit të shekul lit të kaluar. Disa nga shkrimtarët më të mirë dhe më të njohur të Kosovës kanë lindur në Malin e Zi. Por edhe brenda Malit të Zi ka shkrimtarë që shkruajnë shqip. Nuk janë shumë, por krijimtaria e tyre përmban vlera të caktuara dhe nuk meritojnë që të injorohen. Për disa dekada dominoi poezia, kurse viteve të fundit botohen gjithnjë e më shumë libra në prozë. Gjinia e dramës është e varfër, por

kur nuk ka teatër shqip, kjo është normale.

Koha Javore: Jo rrallëherë, sidomos viteve të fundit, janë shtu ar “krijues” që botojnë libra me tematika të ndryshme. Sa kërkohen kriteret për botim dhe a mund të botojë kushdo? A.Gojçaj: Kush ka mjete, boton, pa marrë parasysh vlerat e librit. Kush nuk ka mjete, e ka vështirë. Në Malin e Zi nuk ka asnjë botues të fuqishëm i cili do të mund të krijonte ambient stimulues për letërsinë shqipe. Disa autorë kanë botuar ndonjë libër me ndihmën e fituar nga konkursi i për vitshëm i Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Mirëpo, megjithëse ndër kushtet e konkursit të Fondit kërkohen, më duket, dy rekomandime nga perso na kompetentë të fushës përkatëse, shpesh ato rekomandime kënaqin vetëm aspektin formal dhe jepen nga rekomandues pa reputacion profesional. Në 10-15 vitet e fundit janë botuar mjaft tituj me vlera fare modeste dhe të diskutueshme, për botimin e tyre kanë vendosur shpesh njerëz që nuk janë njohës të mirë të

KOHA Javore24 INTERVISTË
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

letërsisë. Do të ishte me interes të bëhej një hulumtim i pavarur, kush sa lekë ka marrë nga Fondi i sipërpër mendur për botimin e librave në gjuhën shqipe (kufizohem në gjuhën shqipe vetëm për arsye se, në këtë kontekst, na intereson vetëm letërsia shqipe), sa projekte janë finalizuar, çfarë ndikimi kanë prodhuar ato për letërsinë dhe kulturën shqiptare në Malin e Zi... Jo për të ndëshkuar dikë, por që të ndërpriten praktikat e dëmshme.

Koha Javore: Si e shikoni kritikën letrare tek shqiptarët në Mal të Zi, a mendoni se ajo është një kritikë e mirëfilltë apo ka mangësi?

A.Gojçaj: Në Shqipëri, në Kosovë, në Malin e Zi, përditë dëgjohen ank esa se nuk kemi kritikë letrare, ose se ajo funksionon në bazë të klane ve, raporteve miqësore etj... Kritika letrare, jo vetëm sa i përket letërsisë shqipe në Malin e Zi, është kryesisht glorifikuese. Sipas kësaj kritike, te ne dhe në gjuhën tonë çdo ditë bo tohen kryevepra. Mirëpo vetëm pas disa ditësh ato fjalë (dhe veprat për të cilat flasin) sikur nuk janë shqip tuar kurrë, harrohen. Kritiku letrar do të duhej të ishte një arbitër i vlerave, një institucion që ka njohuri dhe shije estetike, por edhe parime të larta të etikës profesionale, që e ndan vlerën nga jovlera, shapin nga sheqeri... Në anën tjetër, është hipokrizi të kërkosh kritikë të mirëfilltë në një kontekst kulturor kur folësi (kritiku) në një pro movim letrar paguhet sa është mëdit ja e një punëtori krahu, shpesh nuk paguhet fare, ose “shpërblehet” me një darkë apo drekë (pra, “për bukë goje”, si “punëtor t’falë” dikur) me një “faleminderit” në fund. Një komunitet që nuk i respekton krijuesit e kul turës, apo që i lë jashtë vëmendjes ata, rrezikon të mbetet pa respektin

e ndërsjellë. Aty ku qëllimisht bara zohen vlera dhe jovlera, nuk ka për parim.

Koha Javore: Ndër dhjetë veprat

Tuaja letrare të botuara deri më sot, cilën e kishit veçuar si më të lexuarën apo që ka i përm bushuar pritshmëritë tuaja si krijues?

A.Gojçaj: Nuk dua ta veçoj asnjërën nga veprat e mia. Poezia ka shkuar më larg, libri im i poezisë është botu ar edhe në gjuhën angleze, poezitë e mia janë përfshirë në disa antologji në gjuhën shqipe dhe në disa gjuha të huaja, romani dhe disa tregime janë përkthyer në gjuhën malazeze... Secila e ka rëndësinë e vet dhe me secilën më lidhin emocione të veçan ta. Për to janë shprehur mjaft lexues, me gojë dhe me shkrim. Kryesisht jam i kënaqur, por jo edhe “ i dehur “ nga suksesi.

Koha Javore: Cilat janë disa nga problematikat me të cilat përballet letërsia shqipe (shkrimtarët shqiptarë) në Malin e Zi? A.Gojçaj: Letërsinë nuk e krijon leku, por botimi kushton dhe as pro movimi nuk bëhet pa lekë. Te ne, shpesh, shkrimtarët janë të detyruar që të trokasin në dyert e donatorëve potencialë, të kërkojnë lëmoshë, si lypsarë... Veprat letrare në gjuhën shqipe që botohen në Malin e Zi, nuk i gjen në libraritë (as në bibliotekat) e Shqipërisë, të Kosovës, as gje tiu... Sa e di unë veç botimet e Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i gjen në librarinë e Entit në Podgoricë dhe s’di ku tjetër. Të tjerat vetëm ek spozohen në panaire. Unë kryesisht i kam dhuruar, i dhuroj librat e mi.

Koha Javore: Zëri Juaj si krijues i spikatur ka depërtuar përtej

trojeve shqiptare, në letërsi të huaja me antologji poezie, dhe me romane, duke u përkthyer në disa gjuhë: në malazezisht, anglisht, kinezisht, frëngjisht dhe në gjuhën finlandeze. Çfarë e bën një shkrimtar të njihet edhe tek popujt e huaj?

A.Gojçaj: Nuk ma merr mendja se jam shkrimtar i njohur. Sot ka mijëra e mijëra shkrimtarë, botohen mijëra libra në ditë, anembanë. Nuk di si bëhet një shkrimtar i njohur as në nivelin kombëtar, e lëre më ndërkom bëtarisht. E vetmja gjë që mund të këshilloj është që shkrimtarët duhet ta “lexojnë” me vëmendje dhe me empati jetën empirike, por edhe të punojnë ditë e natë për ta përmirë suar cilësinë e shkrimeve të veta. Nuk di rrugë tjetër. Madje as kjo nuk garanton sukses. Përkthimet ta rrisin krenarinë, por shpesh ato bëhen veç “përkthime për hir të përkthimit” dhe nuk shkaktojnë kurrfarë jehone në gjuhën në të cilën përkthehen. Së paku ky ishte rasti me përkthimet e veprave të mia.

Koha Javore: Një kohë keni punuar si gazetar në të përjavshmen në gjuhën shqipe, “Koha Javore”. Në këndvështrimin Tuaj, çfarë mendoni se u mungon sot mediave shqipe në Mal të Zi?

A.Gojçaj: Interneti ka bërë që të shuhen shumë media dikur të mëdha dhe të rëndësishme në botë. Mediat shqipe në Malin e Zi e kanë të vështirë të mbijetojnë në një konkurrencë të madhe, kombëtare dhe globale... Ndoshta shansi i tyre është trajtimi i temave nga jeta e shqiptarëve në Malin e Zi... Kam punuar shtatë vjet në redaksinë e “Kohës Javore” dhe konsideroj se gjatë asaj periudhe mësova gjëra që më ndihmuan në aspekte të ndryshme.

Koha Javore: Cili është angazhimi Juaj aktual dhe kur mund të presë lexuesi vepra të reja letrare nga Ju?

A.Gojçaj: Shkruaj pak, lexoj shumë. Shpresoj se në ndonjë çast të afërm do të mëshirohet ndonjë muzë dhe do të shkruaj përsëri, por nuk e di se kur do të ndodhë as çfarë mund të dalë në dritë... Por, mos më mbani për fjale! Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 25 INTERVISTË
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Me shkrimtarin Jaho

E dielë, ditë shtatori me diell. Ishim në grykën e Bunës me Hajro Ulqinakun, Gazmend Çitakun dhe Jaho Kollarin.

“Këtu isht deti më i bukur se çdo kejt”, foli Hajro Ulqinaku.

“ Do të bëjmë më vonë disa fotogra fi”, tha Gazmend Çitaku.

“Dikur, para shumë viteve kam punue në Adë, atëherë ishte drejtor Ali Pe shku. Një herë e shpëtova një djalosh i cili u largue prej bregut të detit. Gjithmonë kam notue mirë”, ishin ku jtimet e Jahos.

Jaho Kollari u lind në Ulqin. Shkollën fillore tetëvjeçare dhe të mesmen i përfundoi në vendlindje. Ka studiuar Gjuhën e letërsinë shqipe në Univer sitetin e Prishtinës.

Fëmijërinë e kaloi në pjesën e ull ishtës, në Gjirin e Valdanosit. Deti, imagjinata e legjendave për Kronin e Zanave, për detarët dhe të kaluarën.. “Në rreth 200 metra nga uji, në fund të Ullishtës së Valdanosit në Ulqin, gjendet Kroni i Zanave. Rruga deri në këtë vend sot është praktikisht e pa mundur, sepse e tërë kjo zonë është mbuluar nga shkurret dhe kaçubat, gjë që akoma më shumë i jep Kronit të Zanave kuptim mitik.

Edhe vetë toponimi i Valdanosit që e ka prejardhjen nga “Vallja e nus es”, që ka edhe kuptimin e valles së sirenës, zanës. Ulqinakët në ras te stuhie i largonin anijet e veta në këtë “gji të qetësisë”, ku natën, ata që qëndronin atje, dëgjonin dhe kën aqeshin me muzikën e zanave. Ekzis ton po ashtu legjenda se në shpellë mbas Kronit të Zanave, zanat edhe sot ruajnë thesarin e mbretëreshës ilire Teuta”.

Jaho flet për një ngjarje: “Profesori i gjuhës shqipe ka pasur metodë të mirë, na ka shpërnda li bra disave nga ne nxënësit. Mua më takoi një libër me poezi. Nuk e lex ova aspak. Duke ecur këmbë prej Valdanosit ku kemi jetuar atëherë, e shkrova një vjerësh-poezi si edhe një tregim. Në orën e gjuhës shqipe profesori më qiti në tabelë dhe më tha të flas

KOHA Javore26 KULTURË
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Kollari

për vjershën të cilën e kam pasur për detyrë që ta lexoj dhe ta komentoj. Isha i habitur, por pas pak kohe mora guxim dhe recitova poezinë time “ Vallja e maringonave “si edhe prozën time.

Profesori mbeti i fascinuar, më la vdëroo. Por ai nuk e ka ditur se kjo ishte poezia dhe proza ime”. Budije Karamanaga ( 1949) :” Kam qenë arsimtare në shkollën fillore. Jaho Kollari ishte në klasën time. Ai ishte nxënës shumë i mirë, posaçër isht ka pasur interesim për biologji dhe kimi. Atëherë ka jetua në Valdan as dhe çdo ditë ka ardhur në këmbë prej atje”.

Në vitin 1992 kur ishte lufta në Ish-Jugosllavinë , papunësia e detyroi Jahon që të emigrojë në Suedi. Atje qëndroi 11 vjet deri në vitin 2003, kur kaloi në Gjermani në një vend afër Shtutgardit.

“Në Suedi kam mësuar gjuhën sue deze, kam lexuar dhe mësuar shumë, kam filluar të merrem me letërësi. Jeta nuk ka qenë e lehtë”. Janë kuj timet e Jahos për ato kohëra.

Për Jaho Kollarin kam dëgjua prej Ha jros dhe Gazmendit. Ishte tash emër i njohur në letërsinë tonë shqiptare. Në vitin 2007 ishte në Tabje, në Kala përurimi i librit tim “Në derë të obor rit”. Pas përurimit Jahoja më tha: “Këto gja për çka je duke shkrue kanë vlerësi të madhe për ne, vazhdo kështu, të lumtë..”

Këto ditë doli nga shtypi antalogjia e Hajro Ulqinakut “Degë e trungut të urtë”. Për gazetën “Koha Javore” kam shkruar: “ Duke e vlerësuar lart botimin e kësaj antologjie, mund të konstatohet se të gjithë autorët aty e kanë vendin e vet. Por, mbetet vërejtja se ka pasur edhe shkrimtarë të tjerë të cilët e kanë pasur vendin në këtë antologji. Kësaj radhe do ta përmend vetëm një emër shumë të rëndësishëm në letërsinë shqiptare. Bëhet fjalë për Jaho Kol larin”. Në recensionin për librin tim “Mulli ni i erës”, mes të tjerash Jaho Kollari

shkruan:

“Libri “Mullini i Erës” (që fare lehtë mund të mbajë edhe titullin: Barka me Vela, që sigurisht paraqet një tra ditë tonën të këputur), i Gani Kara managës mbase nuk paraqet një histori aq të veçantë, por e veçanta e gjithë kësaj është se, në tekstet e veta, ky autor Ulqinin me rrethinë në vazhdimësi e nxjerr të goditur nga tërmetet! Në këtë rast, në rend të parë, nuk mendohej në lëkundje seiz mike; por ka qenë vazhdimisht i go ditur nga tërmetet demografike. Kjo hemoragji e gjakut të arbrit, si maso vike sikurse edhe e pjesërishme, nuk ka të reshtur. Tërmeti, si tërmet, ndje hej me lëkundje që të tmerron, porse kur ngjajnë tërmete shoqërore (trazi ra, luftra, epidemi...) popullata edhe më shumë shqetësohet, si rrjedhojë vjen deri te zhvendosja, ikja, arratis ja... braktisej, pra, trualli i të parëve.

Toka e vet e padroni i huaj, një realitet i hidhur ndër shqiptarë këtu e gjersa dihej për vete.

O, si nuk kam një grusht të fortë t´i bie mu në zemër hallit...

Hallit që na ka mbërthyer shpirtin tonë paqedashës. Dy varg jet e fuqishme (pak të modifikuara) të Migjenit të madh, i cili si i brishtë (fizikisht) që ishte shprehet përmes penës me një fuqi të pazakontë. A na mungon kjo sot; kjo fuqi që na bën tok, të mos braktisej trualli i stërg jyshit!?”

Jaho Kollari vjen dy - tri herë në vit në Ulqin me krejt familjen. Në pyetjen time si punon dhe jeton në Gjermani, ai shprehet: “Punën e kam të mirë, nuk ka lidhje me shkrime dhe letërsi, punoj në një kompani për kontrollimin e medika mentave”.

U takuam përsëri në kafenenë “Bo nita”.

Biseda ishte lidhur me angazhimet tona në letërësi. I tregova Jahos se kam në punim dy projekte: “Kulla e Beqirbegut” dhe “Mërgimtar”. “Tash, ti ke formua një emër, njërëzit u referohen shkrimeve tua.. Mendimi im është që të vazhdosh të shkruash për ngjarjet e dikurshme në Kalanë e Ulqinit... Materiale ka, duhet të përderohet edhe imagjinata, tu afro het lexuesve historia e dikurshme, ngjarjet...”.

Jahoja mi tregoi fotografitë e dy

shëpive të tij në Ulqin. Njëra ishte e re, e tjetra e vjetër e adaptuar, e ren ovuar me pamje të dikurshme.

“Më pëlqen kjo vjetra. Më e bukur, si ka qenë dikur, kja e reja shihet gjithandej”.

Ishte mendimi im.

Para se të ndaheshim , mi dhuroi dy librat e tij të parë :”Terapia” (1997) dhe “Lidhja me suturë”(1999).

Jahoja të shtunën kthehet në Gjer mani. Do të vijë shpejt në Ulqin. Shtojcë

Biografi e shkurtër

Jaho Kollari u lind në Ulqin (1961).

Shkollën fillore si dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Studioi në Pr ishtinë, ku edhe filloi të merret me shkrime. Botoi atëbotë poezi nëpër revista të ndryshme, e më vonë edhe librin e parë.

Shkruan poezi dhe prozë, sikurse edhe recensione e kritika letrare.

Jeton dhe vepron në dias porë.

Veprat:

“Shtëpia në mes Ullinjve” (poezi), Rilindja, Prishtinë 1988; “Terapia” (prozë), Art Club, Ulqin 1997;

“Lidhja me suturë” (prozë), Art Club, Ulqin 1999;

“Plusquamperfekti” (prozë), Ulqini, Ulqin 2013;

“Poeti i Mijëvjeçarit të Tretë” (poezi), Ulqini, Ulqin 2014; “Prokrastinacioni” (poezi), Ulqini, Ulqin 2015”

“18+” (prozë), Ulqini, Ulqin 2016;

“Ulqinication”(prozë), Ulqini, Ulqin 2020.

Në fund

Në Qafë Larin ( ishte emri i parë për Mahallën e Re të Ulqinit) jetojnë kri juesit:

Asllan Bisha, Lumnije Bisha, Sami Misherri, Jusuf Lika, Maksut Haxhi brahimi, Mustafë Canka, Skender Osmani, Jovan dhe Andrej Nikolaid isi, Gazmend Çitaku dhe Jaho Kollari ( Nga libri në dorëshkrim “Mërgim tar”)

Gani Karamanaga
KOHA Javore 27 KULTURË
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Kujtohet Dom Prekë Ndrevashaj

Në një njoftim paraprak për komu nitetin shqiptaro-amerikan në Detroit dhe për publikun e gjërë, famullitari i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield afër Detroitit, në shte tin Miçigan, i përndershmi Dom Ndue Gjergji, ka njoftuar para disa javësh se kjo famulli do të organizojë fes timin e 50-vjetorit të themelimi të kishës së tyre. Dom Ndue Gjerg ji e cilësoi kremtimin e jubileut të 50-vjetorit të themelimit të saj (më 8 dhe 9 tetor 2022) si një gurthemel i punës, përpjekjeve dhe historisë së saj gjatë 50 dekadave të kalu ara. “Këto 50 vite kanë qenë vite sfidash të mëdha për famullinë tonë, është shprehur ai. Kemi pasur prob leme, humbje njerëzore, aktivitete të shumta dhe arritje të mëdha, por falë ndihmës së Zotit tonë Jezu Krishtit, dhe ndihmës dhe kontributeve tuaja, famullia jonë ka ecur vetëm përpara dhe historia e saj në këtë 50-vjetor ka qenë e suksesshme”, ka thenë i përndershmi Dom Ndue Gjergji për famullinë e tij dhe për mbështetësit e bashkëpuntorët e Kishës Zoja Pa jtore e Shqiptarëve, që ai drejton. Duke iu referuar themeluesit të kësaj kishe 50-vite më parë, të ndjerit Dom Prekë Ndrevashaj, Dom Ndue Gjerg ji në njoftimin e tij shprehet: “E kemi kujtuar në çdo festë dhe në lutjet tona, edhe sot shpreh mirënjohje dhe respekt të veçantë për themeluesin e

kësaj famullie, të përndershmin Dom Prekë Ndrevashaj, emri i të cilit është i gdhendun përjetësisht me shkronja të arta në historinë e kësaj kishe, si dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin. I kujtoj me res pekt të gjithë atë brez kontribuesish që janë nda nga kjo jetë, si dhe jam mirënjohës për të gjithë ju anëtarë të mrekullueshëm të kësaj famullie, që në ditë të mira dhe të vështira që kemi kaluar, më keni qëndruar pranë, e që keni qenë energjia, shtysa, motivimi i punës time në këto 25 vite në dre jtimin e kësaj kishe”, ka shkruar Dom Gjergji në njoftimin paraprak të pro gramit për përkujtimin e 50-vjetorit të themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, përsa vijon e ku thuhet:

“Festa jonë do të mbahet në ambien tet e Qendrës Kulturore “Nënë Tere za” të Kishës tonë me datat 8 dhe 9 tetor 2022.

Festa konsiston në tri aktivitete mad hore:

1. Simpoziumi shkencor mbi jetën e Famullisë së Kishës Zoja Pajtore, ditën e shtunë, datë 8 tetor,

2.Mesha Shenjte kushtuar këtij përv jetori, datë 9 tetor,

3.Darka Festive Gala e këtij jubileu, ditën e diele, datë 9 tetor.

Do të ketë edhe detaje të tjera për të ciat do të njoftoheni në ditët në vazhdim.

Do të jenë të ftuar personalitete të lar ta të Kishës, përfaqësues të shteteve tona shqiptare, përfaqësues të shte tit amerikan, si dhe figura të shquara të diasporës shqiptare.

Ftoj Këshillin e Kishës dhe anëtarët e Famullisë që të punojmë të gjithë së bashku dhe të përgatitemi në mënyrë që ky jubile, të jetë një festë e mad he, e gëzueshme dhe e paharruar për

Famullinë tonë dhe komunitetin. Le të jetë ky përvjetor edhe një frymëzim për brezat më të ri për një jetë të gjatë, të suksesshme dhe nën dritën e Zotit të Famullisë tonë.

I juaji, Dom Ndue Gjergji”, përfundon njoftimi për publikun dhe median në lidhje festimet e 50-vjetorit të kësaj kishe.

Një dokuementar kushtuar themeluesit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Dom Prekë Ndrevashaj dhe pasuesve të tij të denjë në Miçigan – SHBA: Dokumentar, Dom Prek Ndrevashaj, Kisha Zoja Pajtore, Zef Pergea, Marash Mirashi - You Tube.

Emri dhe vepra e Dom Prekë Ndrevashaj janë të njohura dhe të vlerësuara nga të gjithë ata shqip tarë që e kanë njohur, por sidomos në radhët e mijëra shqiptaro-amer ikanëve në jetën e të cilëve Dom Preka ka luajtur një rol kyç, përfshirë autorin e këtyre rreshtave përkujti mor, për fatin e tyre dhe të familjeve të tyre. Në një kohë kur shumë prej nesh kishim mbetur rrugëve të Italisë dhe nuk dinim kah t’ia mbanin, ai u bë mbrojtësi ynë dhe i të huajve. Ai u bë shpëtimtari ynë. Pa kujdesin e Dom Prekës, shumë prej nesh do të kishim mbaruar rrugëve të Evropës, pa asnjë përspektivë as udhëzim, të arratisur nga trojet tona shekullore prej murtajës së komunizmit. Pasi na ndihmoi të vinim në Amerikën e bekuar, ai këtu u bë për shumë prej nesh edhe frymëzimi për të përparu ar, për të shkuar përpara, duke mos harruar kurrë se kush jemi, nga vijmë dhe nga duhej të shkonim. Andaj ky përkujtim – në këtë 50-vjetor të themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, për të kaluarën, të

Për
KOHA Javore28 MOZAIK
Në prag të 50-vjetorit të themelimit të Famullisë “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Miçigan të Shteteve të Bashkuara E ENJTE, 29 SHTATOR 2022
Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

tashmen dhe të ardhmen e këtij ko muniteti në Miçigan. E tashmja dhe e ardhmja janë në dorë të pasardhësit të Dom Prekës, Dom Ndue Gjergjit dhe famullisë së tij. E kaluara është e të ndjerit Dom Prekës. Prandaj, Dom Ndou me bashkëpuntorët e tij po organizon këtë ceremoni, me plot kuptim fetar dhe kombëtar, por edhe për t’u përulur me nderim e respekt para kujtimit dhe kontributit të Dom Prekë Ndrevashaj, themeluesit të kësaj famullie.

Përvjetorët shënohen dhe shërbe jnë si një kujtesë! Në 50-vjetorin e themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, kujtojmë themeluesin e saj Dom Prekë Ndrevashaj, jo vetëm si besimtar e kishtar, por edhe si atd hetar. Për t’u përulur me respekt dhe nderim të madh para kujtimit të tij, që së bashku të shprehim me të gjithë ata që e kanë njohur Dom Prekë Ndrevashajn, njërin prej klerikëve më të shquar të Kishës Katolike Shqip tare, jo vetëm në në diasporë, por edhe anembanë trojeve tona.

Dom Prekë Ndrevashaj, i cili u për ket atyre burrave të kombit, të cilët me besimin dhe me patriotizmin e tyre ditën të frymëzojnë breza të tërë shqiptarësh, drejt së ardhmes. Të asaj të ardhme që sot është Ki sha Zoja Pajtore e Shqiptarëve me Dom Ndue Gjergjin në krye. Një të ardhme më të mirë, më demokratike dhe më të lirë për shqiptarët, anem banë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor, por edhe në diasporë, përfshirë sot Kishën Zoja Pajtore të Shqiptarëve me Dom Ndue Gjergjin në krye, në 50-vjetorin e themelim it të saj. Kjo kishë dikur udhëhiqej nga Dom Prenkë Ndrevashja e tash nga Dom Ndou, i ka dhenë dhe i jep edhe sot këtij komuniteti, kombit dhe Kishës Katolike Shqiptare, në përg

jithësi, nam e za, si një prej qendrave më të njohura fetare e kombëtare ndër shqiptarët. U ofron shqiptarëve, jo vetëm besim në Zotin, por edhe gjuhë e kulturë, atdhetarizëm, nder e tradita. Kjo në traditën më të mirë të klerikëve shqiptarë, brenda dhe jashtë atdheut, klerikë si Dom Prekë Ndrevashaj, Imam Vehbi Ismaili, Pe shkop Fan Noli e Artur Liolini, Mons. Zef Oroshi e Baba Rexhepi, ndër shumë e shumë të tjerë përfaqësues të tre feve kryesore të shqiptarëve. Pasi jemi në përvjetorin e kujtimit të Nënës tonë Shën Nënë Terezes që kujdesej për të gjithë të varfërit pa dallim. Ajo nuk pyeste para se të kujdesej për dikë nëse ishte katolik, mysliman, ortodoks ose ateist. Është meritë e kësaj kishe, e themeluesit të saj Dom Prekë Ndrevashajt dhe e famullitarit aktual, Dom Ndue Gjergjit, që ndonëse Kisha Pajtore e Shqip tarëve në thelb dhe në temel është një qëndër e krishterë katolike, kjo ka qenë, është dhe jam i bindur se do të mbetet një qëndër, ku përveç fjalës së Zotit predikohen me zemër e me shpirt ndjenjat e shqiptarizmit, bash kjetesës, harmonisë dhe vëllazërimit midis të gjithë shqiptarëve të Amer ikës, pa dallim feje a krahine. Më në fund në këtë 50-vjetor të Kishës Zoja Pajtore e Shqip tarëve të themeluar nga Dom Prekë Ndrevashaj, i kam boxh një falënder im të madh personal dhe mirënjohje të thellë mikut tim dhe mikut tonë të përbashkët, klerikut të madh të Kishës Katolike Shqiptare, patriotit të shquar të idealeve për një Shqipëri me Zotin, të përparuar në qytetërimin perëndimor, besim ky që pasqyrohej gjithmonë në veprat dhe fjalët e tij, pra të Dom Prekë Ndrevashajt. I kemi shumë borxhe Dom Prekë Ndrevashajt – mirënjohje për miqësinë dhe ndihmën e dhenë në kohën më të vështirë për mua per sonalisht dhe për shumë shqiptarë. Dom Preka më njoftoi me Ernest Ko liqin, më njoftoi prej së largu me Prof. Martin Camaj, se ai në atë kohë nuk ishte në Romë por në Mynih të Gjer manisë, dhe me personalitete të tjera të shquara të emigracionit anti-komu nist shqiptar të asaj kohe në Romë dhe në Shtetet e Bashkuara. Mbi të gjitha, Dom Preka me njoftoi me ve prat e At Gjergj Fishtës, të cilat i ruaj edhe sot si kujtimin më të mirë prej tij

dhe për të cilin deri atëherë nuk dijaa asgjë, përveç emrit të Fishtës që ki sha dëgjuar në familje. Siç dihej emri dhe veprat e Fishtës ishin të ndalu ara, jo vetëm në Shqipërinë komu niste të Enver Hoxhës, por edhe në ish-Jugosllavinë sllavo-komuniste të Titos. Shkurt me i ra bisedës, Dom Preka ishte njeriu i parë që më njof toi me njerëzit, që më dhuroi librat (e ndaluar nga komunizmi) dhe me këshillat e porositë që më jepte, më hapi sytë, mendjen dhe zemrën ndaj një bote tjetër, ndaj fjalës së lirë, lir isë në përgjithësi dhe demokracisë perëndimore, krejt ndryshe nga bota komuniste ku isha lindur e rritur deri në atë moshë.

Urimet e mia më të përzemërta Dom Ndue Gjergjit dhe bashkëpuntorëve të tij të ngushtë për nismën për të fes tuar 50-vjetorin e Kishës, dhe për të kujtuar themeluesin e Famullisë Zoja Pajtore e Shqiptarëve, Dom Prenkë Ndrevashaj. Sepse ju jo vetëm po kujtoni të shkuarën, por njëkohë sisht edhe po ndërtoni të ardhmen. 50-vjetori i themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve, është një përv jetor i artë – golden aninnversay – që ven në dukje trashëgiminë e lënë pas nga Dom Prekë Ndrevashaj, por që shënon edhe arrijtjet dhe sukseset e udhëheqësit aktual të kësaj kishe Dom Ndue Gjergjit dhe antarëve të famullisë, në përgjithësi. Urimet e mia më të përzemërta për këtë jubile his torik. Uroj që të vazhdoni lumnisht si deri tash në veprimtarinë tuaj fetare dhe atdhetare, si përherë në dobi të Kishës dhe të kombit. Unë kam nderin dhe privilegjin të jem i ftuar në këtë ceremoni më 8 dhe 9 tetor, por tani për tani po dërgoj edhe me anë të këtij shkrimi edhe njëherë urimet e mia Dom Ndue Gjergjit dhe famullisë, që kështu po kujtoni e për jetoni trashëgiminë e mikut tonë të përbashkët – mikut të shumë shqip tarëve, pa dallim feje a krahine, Dom Prekë Ndrevashajt. Sepse kështu nderoni veten dhe trashëgiminë e Dom Prekës me të cilën pasurohet shpirti i kësaj famullie e i këtij komu niteti, dhe njëkohësisht rritet bujaria dhe begatohet edhe shpirti i kombit. Bekimet e të Madhit Zot sot dhe përgjithmonë! Zoti e bekoftë Amer ikën dhe kombin shqiptar ndër shekuj!

KOHA Javore 29 MOZAIK
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Bisedë me malësoren fisnike, Dilën e Gjon Gjekës së Trieshit

spektit në shoqëri.

Këto ditë Britania e Madhe dhe mbarë njerëzimi i tha lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabetës II. Për Mbretërinë e Bashkuar, Mbëretëre sha Elisabetë ishte bijë, motër, nënë dhe gjyshe. Pas Nënës Tereze ishe gruaja më e përmëndur në botë. Ajo e mbajti në kokë kurorën mbretërore për 7 dekada, dhe biografët e saj thonë se ishte gruaja më e respek tuar në botë ,sepse përveç titullit të monarkes, ajo jetoi me nder, respekt e dinjitet pothuajse një shekull të tërë. Ajo u percoll në amshim me nderimet më të larta që janë parë ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Këto cere moni mortore prej 12 ditësh zgjuan shumë emocione edhe në familjet shqiptaro-amerikane, duke evokuar ndjenja për nënat dhe gjyshet tona. Kjo ceremoni madhështore bëri që t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë ato pak nëna e gjyshe këtu në Amerikë që erdhen me ne në moshën e granisë, por për më shumë se 40 dekada ato u bënë gjyshe dhe katragjyshe. Sip as Kodit Moral të Malësisë së Mad he, nënat dhe gjyshet ishin shumë të nderuara në familje dhe në fis. Ato mbartnin detyra me rëndësi në familje dhe në shoqërinë e asaj kohe, bile zoja e shtëpisë në ato kohra mbante titullin e mbretëreshës për brënda familjes. Nënat dhe gjyshet tona kishin rolin e dytë pas zotit të shtëpisë në familje. Shumica e grave në atë kohë ishin mburojë e fortë në ruajtjen e dinjitetit të familjes dhe re

Këtu në Shtetet e Bashkuara nuk kemi shumë gjyshe, sepse pleqëria e ka bërë të vetën dhe shumica nga ato nuk jetojnë më. Është fjala për ato që kanë lindur dhe janë rritur në Malësi. Këto gra të moshuara rua jnë shumë kujtime dhe përjetime nga vendlindjet tona. Disa nga ato e kanë kujtesën e fortë dhe i mbajnë mend shumicën e ngjarjeve të vendlindjes dhe më gjerë. Kohë më parë kisha rastin të bisedoj me njërën prej nënave dhe gjysheve shumë të përmendur në Komunite tin tonë të Malësisë në Nju Jork. Kjo është Dilë Gjonja e Gjo’Gjekës së Trieshit, patriotit dhe mësuesit të përmendur në Malësi. Është nder dhe privilegj me qënë bijë e këtij atd hetari shumë të qytetëruar. Ishte kën aqësi me bisedua me Dilën, ngase mbante mend për mrekulli historinë e familjes dhe të Trieshit! Dila gjatë kësaj bisede ishte shumë fisnike dhe nuk kishte asnjë pretendim person al ose familjar për madhështi. Ishte shumë modeste pavarësisht se babai i saj, Gjon Gjeka kishte njohuri të mëdha për Malësinë tonë dhe më gjerë. Pyetjes sime si ishte Gjoni në familje, Dila iu përgjegj: “Babai im ishte shumë i mirë në familje, shumë i qetë, por nuk ishte shumë i kuj desshëm për punë ekonomike, me fjalë të tjera nuk ishte aspak i dhënë pas punëve shtëpiake. Disa herë bënte gabime, bile i merrte delet tona nga livadhet tona dhe i fuste nën ahër duke menduar se janë delet e huaja. Kur shkonim për t’i sjellur në shtëpi delet tona nuk ishin aty. Kërkonim me orë të tëra dhe nuk i gjenim. Ai na tregonte se i kishte gjetur ato dele në livadhet e tij dhe i kishte mbyllur nën ahër. Ç’me pa, ato ishin delet tona”. Gjoni kishte prirje për kulturë por më shumë për kulturë gjermane,

por ai kishte edhe kulturë fetare dhe e nderonte Jezu Krishtin si Zot dhe njeriun më të mirë që kishte dhënë njerëzimi gjatë gjithë historisë. Gjon Gjeka, tregon Dila kishte respekt të veçantë për libra dhe dokumente të shkruara. Por kishte një dobësi, se shumë herë ua jepte njerëzëve për t’i lexuar dhe nuk i kthenin mbrapa kurrë. Babai im, tregon Dila, e kishte ruajtur arkivin e Kishës së Trieshit, bile këtë të vërtëtë e pohoi edhe Patër Mirash Marinaj gjatë një interviste për Zërin e Amerikës më rastin e 250-vjetorit të Famullisë së Trieshit në verën e vi tit 2013. Ato kishin qënë arkiva me shumë rëndësi që do të ishin zhdukur sikur të mos kishte qenë Gjon Gje ka. Sipas rrëfimeve të Dilës, Gjoni kishte deshirë që të gjitha bijat e tij të martoheshin në Hot, duke men duar se Hoti ishte njëra prej kra hinave më patriotike të Malësisëe së Madhe. Kështu ishte bërë dhe 4 bijat e tij ishin martuar në Hot. Ajo tregon se Gjoni fliste natë e ditë për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar, por kurrë nuk fliste keq për kombet e tjera, dhe kështu ruhej nga aku zat dhe shpifjet e bashkëvëndësve që një pjesë e dukshme e tyre ishin të dhënë me mish e shpirt për qël limet sërbo-malazeze. Pavarësisht se Gjoni jetonte në një shoqëri që ishte vështirë për ta kuptuar. Ai për ceremoni të ndryshme, qofshin ato dasma ose vdekje vishej në kostume qytetare dhe mbante kollaren. Dila mund të fliste orë të tëra për historinë e tij dhe nënës Prenë Mires, bijë nga Kelmendi. Ne ishim shumë fëmijë dhe nëna e kishte të vështirë kujdes in për, ne tregon Dila. Pavarësisht vështirësive anjë herë në jetë nuk e kisha dëgjuar që të ankohej për diç ka, edhe pse nga ana e gjinisë ishte shumë e vetmuar. Prenë Mirja kujto het sot e kësaj dite për qëndresën e

Për Koha Javore: Gjekë Gjonlekaj / Nju Jork
KOHA Javore30
MOZAIK
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

mrekullueshme për vdekjen e djalit të saj të dashur Profesor Agron Lucaj. Dila e Gjo’ Gjekës gjatë jetës së saj 85-vjeçare përjetoi dhimbje të mëdha për vdekje tragjike të motrës Pash kë Gjonja dhe vëllaut Agron Lucaj. Gjatë jetës Dila humbi 11 anëtarë të familjes ku përfshihen burri i saj Mar tin Gjoni Gjelaj i cili vdiq para 8 vitesh. Ajo përjetoi vdekjen e djalit të saj të dashur Markut, i cili vdiq në Nju Jork para dy vitesh në moshë relativisht të re. Edhe prindërit ishin të dhimbshëm pavarësisht se ishin të moshuar. Katër vëllazërit : Toma, Agroni, Noshi dhe Nikolla ishin shumë të dashur me njëri-tjetrin dhe me prindër e motra. Në këto humbje bëjnë pjesë edhe tri motrat e saj. Përveç Agronit dhe vëllezërve të tjerë, Dila ruan kujtime shumë të mira edhe nga Toma i cili në Triesh njihej me emrin Toli i Gjo’ Gjekës, që kishte emigruar në Gjer maninë Perëndimore menjëhërë pas Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht

se ishte larguar nga vendlindje në moshë të re, ai kishte treguar interes im të madh per familjen dhe për vend lindjen e tij. Kohë pas kohe dërgonte dhurata për familjarët e tij, pastaj për Kishën e Trieshit kishte dhënë një kontribut të konsiderueshëm, ash tu siç kishte dhënë edhe për rreg ullimin e varreve të fshatit ku kishte lindur. Fëmijët e Tomës dhe zonja e tij gjermane vinin për vizita në Triesh, pavarësisht se nuk flisnin shqip ata ishin me fat se gjyshi i tyre Gjon Gje ka fliste gjermanisht, që në këtë rast luante rolin e përkthuyesit në familje dhe në shoqëri. Dila tregon shumë edhe për tezen e saj Drane Miren që kishte kontribuar për këmbanën e Kishës së Trieshit, dhe po ashtu kishte dhënë ndihmë për ndërtimin e saranxhës së kishës. Sot familja e Gjon Gjekës Lucaj është një prej familjeve më të mëdha të Trieshit, por pothuajse shumica janë në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani. Atje

jeton vëllau i saj që në Triesh njihej me emrin Zefi i Gjo’ Gjekës, bijat e të cilit janë shkolluar për mrekulli, bile vajza e madhe Lena ka doktoruar në shkencat shoqërore në Gjermani. Edhe fëmijët e Tomës janë shumë të shkolluar. Pas vdekjes së babës dhe nënës, Dila shumë herë luante rol me rëndësi për të mirën e familjes së Gjon Gjekës. Por ishte e mrekul lueshme edhe në shtëpinë e Martin Gjonit Gjelaj, ku ishte martuar. Ajo me djemtë e saj dhe me familjen e Nikollë Gjonit, treguan interesim të jashtëzakonshëm për nderimet e Gjonit dhe Agronit pas vdekjes, duke organizuar konferenca shkencore dhe orë përkujtimore për vëllaun e tyre të dashur Agronin. Dilë Gjonja e Gjo’ Gjekës së Trieshit kishte mësuar shumë nga babai i saj shumë i për mendur. Edhe djemtë e saj u shquan në veprimtari të ndryshme. Djali i saj i ndjerë Marku ishte mjeshtër i madh, ndërsa Zefi është njëri prej malësorëve më të sukseshëm në bi znes, është bujar dhe shquhet për donacione për të mirën e shoqërisë dhe të Malësisë. Edhe djali i saj më i riu Koti është me profesion inxhenjer në Nju Jork. Djemtë e vëllait Nikollës, janë shumë të sukseshëm në fushën e tyre të biznesit. Prej saj mësuam shumë të dhëna për Trieshin dhe për Malësinë. Dilë Gjonja është si një nënë e madhe (matriarch) siç e quan bota anglo-saksone. Nënat dhe gjy shet si Dilë Gjonja kanë dhënë dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm që fëmijët e brezave të ri të shqip taro-amerikanëve të mësojnë gjuhën shqipe, traditat dhe historinë e vend lindjeve tona. Ato lujanë rol me rëndë si në lidhjet ndërfamiljare, që shumë herë edhe mund të luhaten.Të gjitha nënat dhe gjyshet që kanë lindur atje, kanë shumë rëndësi që të mos e har rojnë tokën e të parëve tanë. Dilë Gjonja është një grua, tani plakë e jashtzakonshme, e cila me sjelljet e saj fisnike nderon familjen dhe kra hinën e Trieshit dhe të Hotit ku ishte martuar shumë dekada më parë. Dilë Gjonja më kujton ato gratë e kohërave klasike. Çdo herë që e kam takuar kam mësuar diçka të re prej saj. E konsideroj si një prej mësue seve të mia, sepse ajo flet jo nga librat, por nga përvoja e jetës, më shumë të hidhur se të ëmbël. Dilë, për fund të uroj shëndet e jëtë.

KOHA Javore 31
MOZAIK E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Komuna e Gucisë është në fazën përfundimtare të realizimit të Projektit

“Trashëgimia kulturore –thesar i rajonit tejkufitar”

Guci – Pas më shumë se dy vitesh, Komuna e Gucisë është drejt fundit të realizimit të Projektit “Trashëgimia

kulturore – thesar i rajonit tejkufitar”, i cili është miratuar në kuadër të ftesës tejkufitare Mali i Zi – Kosova, e real

izohet në bashkëpunim me Komunën e Pejës, e në mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.

KOHA Javore32 MOZAIK
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

Ky projekt ka filluar me qëllim që përmes të valorizimit të trashëgimisë kulturore, të avancohet oferta turis tike e rajonit tejkufitar të Bjeshëve të Nëmuna. Përmes projektit janë imple mentuar një vistër aktivitetesh, të cilat së pari janë përqendruar në futjen në hartë të resurseve dhe seleksionimin e pikave të cilat mund të gjenden në hartën turistike të Gucisë.

Rrugëtimi (marshuta) kulturore përf shin 19 pika, të cilat janë prezantuar përmes audio-udhërrëfyesve, derisa në lokalitetet me rëndësi të mad he në periudhën e ardhshme do të jenë të vendosura pesë info tabela. Përmbajtja e audio-udhërrëfyesit është e përgatitur në gjuhët angleze, gjermane dhe franceze, dhe paraqet burim të begatë faktesh dhe gjërash interesante mbi pikat e përzgjedhu ra, të cilat përfshijnë xhamitë, kullat, kishat, tbanet, burimet, etj. Rrugëtimi kulturor është i shënuar

me sinjalizim me më se 70 tregues të rrugëve, në të cilët janë të prezan tuara informatat në gjuhët malazeze, shqipe dhe angleze, si dhe 10 info tabela me emërtimet, po ashtu në tri gjuhë. Me rastin e modelimit të sin jalizimit, janë shfrytëzuar ilustrimet adekuate në varësi prej llojit të pikës, si dhe treva e qytetit dhe ajo rurale e Gucisë, të cilat i zbukurojnë treguesit e rrugëve të modelimeve të veçanta.

Me qëllim të avancimit të infrastruk turës turistike, në 10 lokalitete janë vendosur tendat për pushim të tur istëve dhe shijim të ushqimeve tradi cionale dhe prodhimeve, të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore jo materiale, ndërsa një numër i madh i pjesëmarrësve ka vijuar trajnimin në temën e turizmit dhe sigurimit të ush qimit.

Me këtë projekt, janë avancuar edhe kapacitetet e Organizatës Turistike të Gucisë për ofrimin e shërbimeve për

turistët, përmes blerjes së pajisjeve, automjeteve dhe ndërtimin e qendrës info turistike, si dhe pajisjen e etno dhomës së Gucisë, derisa punimi i sajtit të Organizatës Turistike është në vazhdë e sipër. Deri në fund të Projektit do të organizohet kolona e artistëve, me qëllim të promovimit të potencialeve turistike të Komunës së Gucisë, si dhe udhëtimi studimor për përfaqësuesit e mediave dhe agjen sive turistike. Në kuadër të projektit do të shtypen broshura dhe kata logje, të cilat do të jenë në dobi të turistëve, por edhe të Organizatës Turistike të Gucisë, për promovim të potencialeve turistike. Ekipin projektues të ngarkuar për realizimin e këtij projekti e përbëjnë: Huso Brdakiq, Semih Rexhepagiq, Selma Luceviq, dhe Mirallem Bekte sheviq, ndërsa realizimi i projektit do të zgjasë deri në fund të muajit tetor të këtij viti. Shaban Hasangjekaj

KOHA Javore 33 MOZAIK E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

G U A R D

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The position provides security for U.S. Government facilities, employees and family members.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: Completion of high school is required.

2. EXPERIENCE: A minimum of one (1) year of military, police, or private experience in the field of security is required.

3. LANGUAGE: Level 2 (limited knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This may be tested). Level 3 (good working knowledge) speaking/Read ing/Writing of Montenegrin language is required.

4. KNOWLEDGE: Knowledge of security techniques with local pedestrian and vehicular traffic patterns and habits, awareness of cultural norms and customs is required. The position requires good working knowledge of the host city’s geography and general culture.

5. SKILLS AND ABILITIES: Must poses a valid driver’s license, category “B”. Must be skilled in the use of security equipment. Must work independently and adapt to a wide range of threat and environmental conditions.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: OCTOBER 05, 2022

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal em ployment opportunity in all personnel operations through continuing diversity en hancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/ or courts for relief.

KOHA Javore34 MARKETING E ENJTE, 29 SHTATOR 2022

KT “Ulqini” fitoi tetë medalje dhe tre trofe

Garuesit e këtij klubi kanë fituar shtatë medalje të arta dhe një medalje të bronztë. Sportisti më i suksesshëm i turneut ishte Eren Karaminxhoja, i cili fitoi katër ndeshje. Po ashtu Amell Nuti u shpall sportisti më i suksesshëm në disiplinën e formave. Përpos këtyre dy trofeve individuale, KT “Ulqini” fitoi trofeun edhe për vendin e parë në disiplinën e formave

Garuesit e Klubit të Taekwondosë

“Ulqini” kanë fituar tetë medalje dhe tre trofe në Turneun ndërkombëtar “Haxhiqi friends”, që është mbajtur të shtunën (24. 09. 2022) në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Garuesit e këtij klubi kanë fituar shtatë medalje të arta dhe një medalje të bronztë. Sipas deklaratës për shtyp të KT “Ulqini”, sportisti më i suksesshëm

i këtij klubi dhe i turneut ishte Eren Karaminxhoja, i cili fitoi katër ndesh je. Po ashtu Amell Nuti u shpall spor tisti më i suksesshëm në disiplinën e formave. Përpos këtyre dy trofeve individuale, KT “Ulqini” fitoi trofeun edhe për vendin e parë në disiplinën e formave.

Me medalje të arta janë kurorëzuar: Amra Dushku, Amell Nuti, Berina

Mustafa, Adnan Mekiq, Dorian Vukaj, Eren Karaminxhoja dhe Ajan Brash njani, kurse me medalje të bronztë Rijad Dervishi. Turneu në kryeqytetin e Bosnje e Her cegovinës tuboi 480 sportistë të 41 ekipeve nga pesë vende të rajonit, në të dyja disiplinat: ndeshje dhe forma, kurse KT “Ulqini” u përfaqësua nga tetë garues. (Kohapress)

KOHA Javore 35 SPORT
E ENJTE, 29 SHTATOR 2022
Javore” në versionin online, mund ta lexoni në
kohajavore.me “Koha
linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.