Koha 1017

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 30 qershor 2022 Viti XXl Numër 1017 Çmimi 0,50

Perëndimi vjen nga Jugu ISSN 1800-5696

Emërtimet e vendbanimeve, vlera etno-kulturore të çdo mjedisi

Vendlindja si topos i pashmangshëm


PËRMBAJTJE

8

18 Husein-Bato Dukaj la pas një vepër që kapërcen shumë jetë

Demokracia më e re e Evropës është një front i ri në betejën e ideve mes SHBA-së dhe Rusisë

20

22 Nysret Metarapi, fotografi që la gjurmë ndër vite

Britania dhe Lidhja e Prizrenit

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022


PËRMBAJTJE

24

26 Pushteti qendror ndihmonte aksionin e kryqëzimit të shqiptarëve

Krismat në Krajë

30

32 Filmi që rikrijon “arratisjen me not për liri” nga komunizmi në Shqipëri

Planifikimi i udhëtimeve

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, shprehet pro nismës “Ballkani i Hapur”

Projekt i përbashkët i partnerëve tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, është shprehur së fundmi pro nismës “Ballkani i Hapur”. Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se “harkun e Ballkanit të Hapur do ta bëjnë Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut - tre shtete anëtare të NATO-s, me mbështetje të madhe nga SHBA”. Ai ka thënë se edhe Kosova, si vendi më i ri, do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Sipas Gjeloshajt, “Ballkani i Hapur është projekt i përbashkët i partnerëve tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe unë personalisht jam i edukuar jo vetëm politikisht, për t’u klasifikuar me vlerat amerikane, pa përjashtime”. Kryetari i ASH-së ka thënë se “’Ballkani i Hapur’ i jep fund njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës dhe mbyll çështjen më të rëndësishme të hapur mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Ai ka thënë se “Mali i Zi nuk duhet të jetë inferior në këtë proces, por si anëtar i NATO-s, edhe pse një vend i vogël, duhet të jetë ndër lojtarët kryesorë të projektit”. Gjeloshaj është shprehur se “ne duhet të hapemi për bashkëpunim me të gjithë, dhe veçanërisht me fqinjët tanë”, duke porositur se duhet të shikojmë kah e ardhmja, jo nga e kaluara. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shpërndarë deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Malin e Zi, Judy Rising Reinke, e cila ka thënë se e mbështesin “Ballkanin e Hapur” pa fusnota dhe në përputhje me parimet e BE-së. “SHBA mbështesin ‘Ballkanin e Hapur’ me kusht që në këtë iniciativë të jenë të përfaqësuar plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet e rajonit dhe që ajo të jetë në përputhje të plotë me parimet e BE-së”, është shprehur Reinke. Forcat politike dhe krerët shtetërorë

në Mal të Zi vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme dhe të kundërta lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”. Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, i cili ka marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në takimin e fundit në Ohër të krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbështetin “Ballkanin e Hapur”, është shprehur në favor të çdo forme të bashkëpunimit rajonal. Më herët, kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duhet të mbledhë gjithë faktorin shqiptar në Ballkan dhe t’u sqarojë se çfarë është iniciativa “Ballkani i Hapur” dhe çfarë përfitojnë shqiptarët e çfarë roli do të kenë në rajon. “Vetëm pas këtyre sqarimeve nga shteti amë, shqiptarët do të mund të ulen dinjitozë në tavolinë përballë partnerëve”, kishte deklaruar Gjeloshaj vitin e kaluar në një intervistë për “Euronews Albania”. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Samiti i Bashkimit Evropian përfundon pa rezultate për vendet e Ballkanit Perëndimor

Vazhdon bllokada bullgare e çeljes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësim në këtë organizatë përfundoi të enjten në Bruksel pa rezultate konkrete. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndonëse i kanë përmbushur të gjitha kushtet, nuk i kanë nisur ende negociatat për pranim si kandidatë në BE, për shkak të vetos bullgare. Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit mes dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, janë

shprehur të zhgënjyer me Bashkimin Evropian pas përfundimit të samitit. “Më lejoni të shpreh keqardhjen time për BE-në, më vjen keq për ta, shpresoj që mund të ndihmojmë”, ka thënë Rama. Ndërsa Kovaçevski të enjten tha se e ka refuzuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. “Falënderoj presidentin Macron për angazhimin, por që propozimi të jetë i pranueshëm, duhet të garantojë disa çështje thelbësore, për gjuhën dhe identitetin maqedonas”, ka deklaruar Kovaçevski në një konferencë të përbashkët me Ramën dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ndërkaq në këtë samit Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatit

për anëtarësim në BE. Udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Një moment historik. Sot shënohet një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së”, ka shkruar në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Pas vendimit ka reaguar presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili ka shkruar në Twitter se e ardhmja e Ukrainës është në BE. Megjithë vlerësimet për arritjet e Kosovës, as në këtë samit Kosova nuk e fitoi liberalizimin e vizave.

(Kohapress/REL)

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Perëndimi vjen nga Njerëzit vazhdojnë t’i referohen Evropës Jugore si Perëndimore, ndërsa përpiqet të hyjë në BE. Është shumë e zakonshme të thuhet se Greqia dhe Roma ishin entitete perëndimore, si të thuash se romakët ishin nga Suedia

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Shumë thonë pa asnjë shenjë mosbesimi se Jugu i Evropës është burimi i qytetërimit perëndimor. Në mendjet e tyre, ata imagjinojnë një lidhje nga një Romë e lashtë mitike dhe Greqia, ku stër-stër-stër-stërgjyshërit biondë, sy blu, me muskuj të bollshëm dhe burrëror debatonin mbi filozofitë e mëdha dhe ndërtonin arkitekturë madhështore, shenja dalluese të qytetërimit perëndimor. Evropa Jugore përfshihet në këtë kon-

6

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

cept të “perëndimit”, por thellë-thellë i konsiderojnë kulturat gjermanike si përfaqësimin e vërtetë të Perëndimit. Thuajse 80 vjet më parë, emigrantët italianë në Amerikë shiheshin si pak më shumë se afrikano-amerikanët, dhe megjithatë të bardhët kishin admirim të plotë për Perandorinë Romake, duke imituar edhe arkitekturën me kolona të romakëve të lashtë. Është thjesht qesharake të lyhesh me të zezë dhe të thuash se je i zi. Shikoni prapa në histori dhe Evropa Jugore është thelbi i qytetërimit perëndimor. Pastaj janë dy shekuj dominim të Evropës Veriore, dhe termi “Cezar” deri pak më shumë se një shekull më parë përdorej si një titull perandorak (Gjermani). Nëse konkurrenca midis “të civilizuar” dhe “të paqytetëruar” është një betejë gjermanike kundër latines, çfarë men-

doni për Finlandën? Nuk është as gjermanike as latine (është finlandeze), dhe konsiderohet “e civilizuar”. Mund të shkojmë më tej; nëse Mbretëria e Bashkuar është një ent kulturor evropian i “latinizuar”, përse francezëve u pëlqen të flasin për “anglo-saksonët”? Saksonia është në Gjermani, dhe anglo-saksonët origjinalë erdhën nga Gjermania, por askush nuk e mendon Gjermaninë si “anglo-saksone”. Nëse konkurrenca midis “të civilizuar” dhe “të paqytetëruar” është një betejë gjermanike kundër latinishtes” ky është shekulli i 21-të, jo shekulli i 1-të. Thelbi i “perëndimit” ka elemente gjermanike dhe latine. Evropianët veriorë rreth një shekull e gjysmë më parë, kishin në kokë idenë se ata ishin pjesët e qytetërimit perëndimor, dhe Spanja, Italia, Franca Jugore, etj, ishin disi më pak të qytetëruara. Ata madje shpikën ter-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

a Jugu ma racialë për t’u përpjekur të ndajnë grupet (Mesdhetarët vs Nordikët, etj). Secili prej këtyre vendeve të Evropës Veriore mori pjesën më të madhe të qytetërimit nga Evropa Jugore (Latine). Kishte nordikë që studionin latinishten gati një mijëvjet më parë. Disa nga më të pasurit ose të talentuarit madje dërgoheshin në Paris ose Romë për arsimim. Latinishtja ishte një gjuhë e përbashkët e arsimit, kulturës së lartë dhe komunikimit ndërkombëtar që nga Sicilia deri në Anadoll. Megjithatë, nuk është vetëm gjuha, është i gjithë mjedisi kulturor që vjen me përdorimin e saj. Nuk u morën vetëm fjalë latine nga Evropa Jugore, në fund të fundit, u morën ide evropiane nga pjesa tjetër e asaj që ne tani e quajmë bota “perëndimore”. Më në fund latinishtja ia la vendin frëngjishtes, e cila është vetëm një version modern i së njëjtës gjuhë. Dhe kjo përfundimisht ia dha vendin anglishtes, me një fjalor që është më shumë se gjysma latinisht. Por pavarësisht nga mjeti i komunikimit, origjina është kryesisht në Evropën Jugore. Ballkani është vendlindja e qytetërimit perëndimor. Mund të vazhdojmë të kthehemi prapa në kohë dhe të flasim për qytetërime të hershme - ka aspekte të qytet-

Shumë thonë pa asnjë shenjë mosbesimi se Jugu i Evropës është burimi i qytetërimit perëndimor. Në mendjet e tyre, ata imagjinojnë një lidhje nga një Romë e lashtë mitike dhe Greqia, ku stër-stër-stër-stërgjyshërit biondë, sy blu, me muskuj të bollshëm dhe burrërore debatonin mbi filozofitë e mëdha dhe ndërtonin arkitekturë madhështore, shenja dalluese të qytetërimit perëndimor. Evropa Jugore përfshihet në këtë koncept të “perëndimit”, por thellë-thellë i konsiderojnë kulturat gjermanike si përfaqësimin e vërtetë të Perëndimit. Thuajse 80 vjet më parë, emigrantët italianë në Amerikë shiheshin si pak më shumë se afrikano-amerikanët, dhe megjithatë të bardhët kishin admirim të plotë për Perandorinë Romake, duke imituar edhe arkitekturën me kolona të romakëve të lashtë

ërimeve egjiptiane dhe mesopotame që ende i përdorim sot (shkrimi latin ishte hieroglife egjiptiane të shkruara fonetikisht, Mesopotamët na dhanë 60 minuta, 360 gradë, 12 orë për dritën e ditës, etj, etj). Nëse Mbretëria e Bashkuar është një ent kulturor evropian i “latinizuar”, përse francezëve u pëlqen të flasin për “anglo-saksonët”? Termi anglo-sakson filloi të bëhej i njohur vetëm rreth një shekull e gjysmë më parë. Njerëzit në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar filluan ta quanin veten “anglo-saksonë”,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sepse mendonin se theksimi i gjermanicitetit ishte “më mirë” nga ana racore. Anglo-saksonët asimiluan kryesisht britanikët vendas, ata nuk i zëvendësuan dhe në thelb vdiqën si një kulturë e lartë në vitin 1066. Termi u shua disa shekuj më vonë derisa u ringjall në shekullin e 19-të. Pothuajse të gjitha (me disa përjashtime) pozitat qeveritare dhe kultura e lartë në botën anglishtfolëse vijnë nga normanët, jo nga anglo-saksonët, ashtu si qytetërimi perëndimor evropian harron se nga e ka origjinën.

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Demokracia më e re e E është një front i ri në be ideve mes SHBA-së dhe Lufta e Rusisë në Ukrainë është duke i detyruar të gjitha shtetet e Evropës që të rishqyrtojnë marrëdhëniet e tyre ushtarake dhe strategjike. Për Kosovën, agresioni i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin konfirmon bindjen se i duhet partneritet edhe më i fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatet e saj

Jason Rezaian

unë, ajo çfarë ai dëshiron të thotë.” Shtatë kombet që e përbëjnë Ballkanin Perëndimor janë pjesë integrale e diskutimeve, edhe për shkak të pozicionit të tyre strategjik por edhe për shkak të konflikteve të kohës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992. Me

grupe të mëdha të serbëve etnikë që jetojnë brenda kufijve të Kosovës dhe anasjelltas, rreziku për një konflikt civil është gjithnjë i pranishëm. Kurti më tha se ai vazhdon të bëjë përpjekje vullnetmirë për de-eskalim me Serbinë, por nuk kanë shpjerë askund

Në muajin e kaluar, në ditën kur Suedia dhe Finlanda së bashku paraqiten kërkesat e tyre për t’iu bashkuar NATO-s, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti qëndronte në Uashington, në një përpjekje për intensifikimin e bashkëpunimit. Për një vend me më pak se 2 milionë banorë, që e ka deklaruar pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, rreziku është shumë i lartë. Me 48 baza ushtarake të Serbisë përreth kufirit të Kosovës, sipas Kurtit, nuk është çudi e madhe që ai sheh fatin e vendit të tij si një front ku definohet konfrontimi ideologjik i kohës sonë. Ai e konsideron rajonin e tij si një fushëbetejë aktive, por nganjëherë të anashkaluar, në mesin e tensioneve që po rriten ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. “Janë dy pole në botë. Rusia dhe SHBA-ja”, më tha Kurti. “Sulmi i Putinit në Ukrainë është një përpjekje e tij për t’u ulur bashkë me Presidentin Biden për një lloj konference, diçka si Jalta II. Kjo është përshtypja ime. Le ta ndajmë botën, sepse po s’e bëmë, do të vazhdojmë të luftojmë… kjo është, besoj

8

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Evropës etejën e e Rusisë deri më sot. Në zemrën e tensioneve qëndron mos-vullneti i Serbisë për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran. “S’mund ta njoh një Serbi që s’më njeh. Pra, duhet njohje e ndërsjellë dhe ne jemi gati që të përfshihemi në këtë diskutim”, ka shpjeguar Kurti. Kurti tha se një deklaratë për paqen dhe garanci për mos-agresion, e propozuar nga Kosova në vitin 2021, është refuzuar nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, siç është refuzuar edhe një plan për mbrojtje reciproke të minoriteteve në kufijtë e dy shteteve. Në vend të kësaj, është raportuar se autoritetet serbe filluan që të heqin shqiptarët që jetojnë në jugun e Serbisë nga lista e votuesve, duke u arsy-

etuar me çështje të rezidencës. “Presidenti Vuçiq ka thënë se, ndryshe nga Kosova, Serbia është shembull se si duhet të trajtohen minoritetet”, më tha Kurti. Ai shtoi, disi me sarkazëm: “I thashë, ‘le ta shohim pra se si Serbia i trajton minoritetet dhe ta zbatojmë të njëjtin model edhe në Kosovë’. Ai u zemërua pse i thashë ‘le ta zbatojmë këtë masë reciproke’”. Mbështetja e Kremlinit për Serbinë është një krah i fortë për Vuçiqin për ta mirëmbajtur status-quo’në. Kosova është një terren i pëlleshëm për kampanja dezinformimi online për shkak të rregullimit të dobët dhe pothuajse s’ka fare ligje kundër shpifjes – dhe raportimet japin indikacione se dezinformomi rus ka provuar që t’i minojë raportet e Kosovës me Perëndimin dhe ta fuqizojë narrativen serbe për Kosovën. “Absolutisht, Rusia është kërcënim dhe bënë çdo gjë që ka në dorë për ta dëmtuar Kosovën”, më tha Reuf Bajroviq nga Instituti për Kërkime të Politikave të Jashtme dhe ish-ministër i Energjisë në Bosnjë dhe Hercegovinë. “Është ngadalësuar si rezultat i përpjekjeve heroike të Ukrainës për ta mbrojtur veten… për sa kohë që Ukraina qëndron në këmbë, ne s’kemi nevojë të brengosemi në një afat të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shkurtë, por rreziku mbetet.”. Në betejën e re të modeleve të civilizimeve, Kosova sheh veten si një shembull të vetmuar suksesi të intervenimit amerikan në kohët e fundit. Po mundohet t’u dalë zot pritshmërive: zgjedhjet janë mbajtur dhe organizatat vëzhguese të demokracisë thonë se përgjithësisht ato ishin fer. Kosova është zotuar që të pranojë 5,000 refugjatë ukrainas. Kosova, po ashtu, ka media ka një peizazh të hapur mediash dhe ka bërë një kërcim dramatik pozitiv prej 17 vendeve në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për vitin 2022, që publikohet nga Reporterët pa Kufij. Pas disa incidenteve, kur qytetarët e Kosovës iu bashkoheshin organizatave ekstremiste islamike në Siri dhe të tjera vende, janë ndërmarrë aksione. Sipas Kurtit, disa nga këta luftëtarë janë vrarë në luftëra, përderisa të tjerët janë arrestuar në Kosovë, ndërkohë që gratë dhe fëmijët e tyre janë reintegruar në shoqëri përmes programeve të mbështetura nga qeveria. “Presidenti Putin dëshiron ta shndërrojë Kosovën në shtet të dështuar… pas dështimit [siç konsideron Putin] në Aganistan e Irak si shprehje e intervenimeve të SHBA-së dhe NATO-s. Ka mbetur vetëm Kosova”, tha Kurti. “Ai dëshiron ta konsiderojë Kosovën si sukses të përkohshëm. Kështu që mbrojtja e Kosovës është shumë e rëndësishme.” Si do të dukej kjo për Kosovën? Prezencë e përhershme ushtarake amerikane. Anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe njohje nga shtetet e mbetura të shtetësisë. Gjersa BE dhe NATO shohin disa anëtarë të tyre që tërhiqen nga zotimet për demokracinë – mendoj Hungarinë, Poloninë dhe Turqinë – Shtetet e Bashkuara dhe partneret e saj në Evropë, duhet të bëjnë çfarëdo investimi të mundur për t’i ushqyer idealet liberale. Duke mbështetur këto vlera në Kosovë, shtetin më të ri demokratik të Evropës, do të ishin një hap i madh drejt sigurimit të së ardhmes demokratike për kontinentin. (Jason Rezaian është autor për Global Opinions. Ai ka shërbyer si korrespondent i The Post në Tehreran ndërmjet viteve 2012 dhe 2016. Ka mbajtur 544 ditë burg padrejtësisht në Iran deri në lirimin e tij në janar, 2016.) E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

The Wall Street Journal

Si të ndalet plani i Ru kaosin global me ush Rreth 25 milionë tonelata drithi tashmë gjenden në siloset ukrainase që janë bllokuar nga anijet ruse. Duke i ndërprerë furnizimet globale për ushqim dhe energji, Kremlini synon të ndezë kriza të shumta ndërkombëtare, duke e detyruar Perëndimin që për negociata të ushtrojë presion ndaj Ukrainës Seth Cropsey ShBA-ja duhet ta shkatërrojë strategjinë e Rusisë, duke e krijuar një korridor detar me një koalicion që është i gatshëm të garantojë se gruri ukrainas do të arrijë në portet e huaja. Kjo do ta lehtësonte krizën globale të ushqimit, ndërkohë që do ta minonte elementin kyç të ndikimit rus mbi Ukrainën dhe aleatët e saj. Që në fillim të nismave të veta ushtarake, Vladimir Putini ka synuar ta detyrojë Kievin dhe Perëndimin që të binden, pa pasur nevojë të luftojë me forcat e nevojshme për ta pushtuar drejtpërsëdrejti Ukrainën. Moska ka punuar në arritjen e objektivave që nuk janë gjeostrategjike, në atë kuptimin e zakonshëm që ua mundëson forcave ruse fitoren më të lehtë ushtarake, por në vend të kësaj ka vënë presion mbi aleatët e Ukrainës që ata të tërhiqen dhe ta detyrojnë presidentin Volodymyr Zelensky që të kapitullojë. Shtimi i forcave të z. Putin, përgjatë një viti, kishte për qëllim ta bindte Perëndimin se ishte e pashmangshme fitorja e shpejtë ruse. Ofensiva fillestare e Rusisë – sulme në shumë drejtime, pas një breshërie raketore anembanë – supozohej ta bindte Perëndimin se ishte e kotë mbështetja për Ukrainën. Ofensiva e Rusisë në Donbas, duke e synuar një xhep të vogël rreth Severodonjetcit,

10

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

është bërë për ta bindur Perëndimin për të njëjtën gjë – se Ukraina nuk e ka asnjë shans, qoftë me ndihmë më të madhe ushtarake, dhe se duhet të negociojë ose të gllabërohet nga ariu rus. Situata në terren bie ndesh me narrativen e Kremlinit. Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë pësuar humbje brutale, por e para tani i ka 700 mijë burra nën armë dhe synon të ketë një milion ushtarë deri në vitin 2023. Ukraina kërkon pajisje, por ajo e ka mbajtur veten edhe pa armët e rënda të nevojshme, duke e gjakosur ofensivën ruse në Donbas, duke i shtyrë rreth Harkivit, duke kundërsulmuar pranë Khersonit dhe duke ia mohuar Moskës përparimin vendimtar. Me kalimin e kohës, Rusia do të ketë mungesë të njerëzve, të predhave dhe të topave. Kremlini publikisht ka lënë të kuptohet se Rusia është e gatshme të bëjë luftë të gjatë. Por, Rusisë i mungon fuqia luftarake për ta pushtuar Ukrainën ose për t’i ndalur dërgesat e armëve perëndimore. Në vend të kësaj, z. Putin luan kumar me shpresën se aleatët evropianë të ShBA-së dhe të Ukrainës do të thyhen para se të lodhet Rusia. Duke e pasur parasysh shkallën dhe publicitetin e mbështetjes perëndimore, morali dhe performanca luftarake e Ukrainës janë thellë të ndërthurura me angazhimin e aleatëve, saqë një ndryshim në politikën perëndimore mund ta shkatërrojë vullnetin e Kievit

për të rezistuar. Ndërprerjet në ekonominë globale për shkak të luftës e kanë lejuar Rusinë të ushtrojë presion shtesë mbi Perëndimin dhe të marrë fonde të reja. Rritjet e çmimit të naftës dhe të gazit, për petrokimikatët e Kremlinit e krijuan tregun anësor fitimprurës në Indi dhe në Kinë, ndërkohë që nga zori e jo me qejf Evropa vazhdon ta konsumojë gazin rus. Ndërprerja ruse e eksporteve të ushqimit ukrainas po e bën të ngjashmen. Ukraina është prodhuesi kryesor i shumicës së produkteve ushqimore në treg, veçanërisht të grurit dhe vajrave bimore. Rusia i ka bllokuar pothuajse të gjitha eksportet e Ukrainës duke e minuar Detin e Zi dhe duke e vendosur një forcë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

usisë për hqime të konsiderueshme detare atje, përfshirë pushtimin e qyteteve limanore të Ukrainës, Mariupolin, Berdianskin dhe Khersonin. Miliona tonelata të drithit mbesin të bllokuara në Odesë. Vetëm një pjesë e vogël e produkteve ushqimore ukrainase po largohen nga vendi, pothuajse vetëm me hekurudhë, duke shkuar drejt porteve rumune dhe bullgare. Por, Ukraina e përdor njësinë hekurudhore ruse, e ato vende jo, gjë që kërkon ose modifikimin e hekurudhave të Ukrainës ose shkarkimin dhe ngarkimin e mallrave në një kohë të gjatë. Qëllimi i Rusisë pjesërisht është të ushtrojë presion ekonomik mbi Perëndimin. Duke i rritur çmimet e energjisë dhe të ushqimeve, Kremlini mund ta shtojë inflacionin në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Kjo mund t’i detyrojë qeveritë perëndimore që ta detyrojnë Kievin të bëjë lëshime ose të arrijë një marrëveshje me Moskën që zhbllokon grurin ukrainas në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Qëllimet e Kremlinit shkojnë përtej paqëndrueshmërisë së çmimeve; bllokada ruse mund të krijojë gjithashtu kriza për ShBA-në dhe Ev-

ropën, në politikat e tyre të jashtme në mbarë botën. Moska e nxori mësimin nga koronavirusi: krizat globale mund të shkaktojnë rezultate të papritura dhe ekstreme politike. Pandemia i prishi zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar dhe i transformoi modelet ekonomike dhe të konsumit të energjisë. Kjo ende ka efekt në tregti – Kina po imponon izolime të shumta në dy vjetët në pandemi dhe nuk ka gjasa t’i lejojë të huajt të hyjnë në vend, deri në vitin 2023. Duke e ndërprerë furnizimin me ushqim dhe energji, Kremlini synon të krijojë konfuzion global dhe në këtë mënyrë të provokojë paqëndrueshmëri dhe kriza. Shri Lanka është rast paralajmërues: vendi ka dështuar në larjen e borxhit dhe trazirat janë përhapur për shkak të inflacionit. Libani është në gjendje të rëndë, por nuk ka gjasa të marrë mbështetje financiare ndërkombëtare, për shkak të depërtimit të Hezbollahut në qeverinë e vendit. Lindja e Mesme dhe Afrika, edhe para se Rusia ta pushtonte Ukrainën, ishin në spiralen e përshpejtuar të inflacionit. Lufta e Ukrainës e ka përkeqësuar këtë cikël. Rritjet e çmimeve të ushqimeve kanë filluar në Amerikën Latine dhe ka gjasa të ketë inflacion më të gjerë dhe paqëndrueshmëri më të madhe ekonomike. Një seri krizash rajonale do të shtojë presionin ndaj Perëndimit për t’i dhënë fund luftës. Flukset e konsiderueshme të emigrantëve afrikanë, të shkaktuara nga kushtet e vështira ekonomike, do ta forcojnë të djathtën ekstreme rusofile në Evropë. Një valë emigrantësh në Amerikë do të shpërqendrojë fokusin e administratës Biden. Rënia e shtetit – le të themi, Libanit – do të shkaktojë konfrontime rajonale, duke e devijuar vëmendjen e Perëndimit. Me të gjitha këto, Rusia shpreson të thyejë vullnetin e Perëndimit. Zgjidhja e qartë është lirimi i eksporteve të grurit të Ukrainës, duke e lehtësuar presionin mbi furnizimin global të ushqimit dhe duke e zbutur inflacionin. Kjo do të kërkonte mision të gjerë çminimi dhe përcjelljeje për të krijuar një korridor nga Odesa për në Mesdheun lindor. Do të kërkonte forcë mjaft të madhe detare për ta frenuar pengesën ruse. Një mision i përcjelljes funksionoi në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

rrethanat e ngjashme gjatë luftës IranIrak, përmes Operacionit të Vullnetit të Sinqertë. Irani dhe Iraku, sikurse Rusia dhe Ukraina, ishin përcaktuar për një luftë afatgjate. Pas ofensivave iraniane, Iraku e humbi qasjen e vet në port. Iu drejtua Kuvajtit për ta eksportuar naftën irakiane, por Irani i sulmoi anijet kuvajtiane. Shtetet e Bashkuara u përgjigjën duke vendosur një task-forcë të madhe detare për t’i shoqëruar cisternat kuvajtiane të naftës dhe duke kryer një sërë demonstrimesh të fuqisë ushtarake që do ta pengonte presionin e vazhdueshëm iranian. Në rastin e Ukrainës, qasja amerikane duhet të jetë më agresive. Një Rusi e armatosur me armë bërthamore, me sinjale të qarta për ta penguar pjesëmarrjen më të madhe të ShBAsë në luftë, mund t’i sulmojë anijet shoqëruese luftarake. Uashingtoni mund ta shmangë këtë mundësi duke përdorur një task-forcë të pakalueshme detare të përbërë nga luftanijet e vogla e të mëdha në sipërfaqe dhe me mbështetje nga nëndetëset dhe forcat ajrore. Rusia nuk do të ndërhynte. ShBA-ja nuk duhet ta kryejë këtë mision përmes Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Franca, Italia dhe Gjermania ka të ngjarë ta vënë veton ndaj kësaj. Në vend të kësaj, Amerika duhet të veprojë me një koalicion ad hoc – me gjasë me Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë dhe ndoshta shtetet baltike si Suedinë dhe Finlandën – për t’i zbutur ndarjet përbrenda NATO-s. Turqia nuk ka nevojë të marrë pjesë në mënyrë aktive. Por, duhet të lejojë që kjo forcë koalicioni të veprojë në Detin e Zi. Prandaj, është e domosdoshme që administrata e Bidenit të marrë pëlqimin turk. Masë e duhur do të ishte që Uashingtoni të lejojë pjesëmarrjen e Turqisë në programin F-35 dhe blerjen e aeroplanëve F-16, që është pika më e madhe e tensionit mes ShBA-së dhe Turqisë dhe mënyra më e mirë dhe me kosto të ulët për ta siguruar pajtimin turk. Mosndërhyrja mund të duket gjë më e sigurt, por do të ishin shumë më të rrezikshme përhapjet e krizave që Moska synon t’i provokojë. Anijet luftarake amerikane dhe aleate mund ta prishin strategjinë e Moskës, pa shtënë asnjë plumb. E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

60 vite nga themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork (2)

Qendër e promo të kulturës arbër

“Jemi nji shkëndi e vogël, që me ndihmë të Zotit do bahemi dritë e madhe, me shëndritë dhe votrat e errësueme në Atdhe’’ - Dom Zef Oroshi, Nju Jork, 1962

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Por me vullnetin e pandërprerë, me sakrifica e mundime të mëdha që vetëm pjesmarrësit dëshmitarë të asaj periudhe i njohin mirë, Komisioni fillestar dhe komisionet e këshillat e kishës në vazhdim, kapërcyen kundërshtimet, apatitë, ndërhyrjet qëllimkëqija, dhe ia dolën më në fund objektivit të lartë fetar e kombëtar. Mbas shumë përpjekjeve, u gjet vendi i përshtatshëm prej 12 hektarësh e gjysëm, në 361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, Nju Jork, këtu ku jemi sot. Kontrata e blerjes u nënshkrua me datën 26 shtator 1989, në zyrën e avoketënve “Piro & Mansell” në White Plains. Kisha përfaqësohej nga avokati George A. Phillips i firmës, “Cusack & Styles”, në emër të cilës kontrata u nënshkrua nga i Përndershmi Dom Rrok Mirdita, në prani të anëtarëve të komisionit të bashkimit të dy kishave, zotërinjve Tonin Mirakaj, Lekë Gojçaj, Prelë Sinishtaj dhe Ndue Shala. E gjithë këjo veprimtari prej disa dekadash e shumë mundimesh, nga klerikët dhe komuniteti katolik shqiptar në Amerikë, përfundon më

12

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

në fund në kurorëzimin e ndërtimit të Kishës së re, Zoja e Shkodrës këtu në Hartsdale. Por është me rëndësi historike të përmendet fakti se vetëm dy ditë pas blerjes së tokës, me 28 shtator 1989, Eminenca e Tij John Cardinal O’Connor i Nju Jorkut njoftoi themelimin e “Famullisë së parë Katolike Shqiptare në Amerikë me emrin e bukur “Zoja e Shkodrës” dhe emëroi famullitar të Përndershmin Dom Rrok Mirdita dhe bashkfamullitar të Përndershmin Dom Pjetër Popaj. Në vend që të pushonte krahët pas një pune jashtëzakonisht të rëndë, Dom Rroku, merr thirrjen e shëjntë për t’u kthyer dhe për të ndezur në atdhe atë “shkëndinë e vogël” nga Amerika, për të cilën pat profetizuar Dom Zef Oroshi me krijimin e LKSHA me 1962, që falë punës së rëndë dhe sakrificave të vet Imzot Rrok Mirditës dhe Konferencës së Ipeshkvijve Shqiptarë, sot “është bërë dritë e madhe, që shndritë votrat e errësueme në atdhe” nga dekadat e ideologjisë komuniste, që kishte zhdukur çdo dukuri fetare me shpalljen absurde të Shqipërisë si vendi i parë ateist në botë. Emërimi dhe shugurimi i Dom Rrok Mirditës Arqipeshkëv për Durrës-Tiranë nga Shëjtëria e tij Papa Gjon Pali i Dytë solli pra, largimin e tij nga Amerika për në atdhe, duke pranuar kështu privilegjin historik që veprën e filluar në Amerikë ta vazhdonte në atdhe, - për të filluar atë që gazeta

New York Catholic e cilësoi si “A new dawn for Albania” (Një agim i ri për Shqipërinë), për hir të dashurisë për të Madhin Zot dhe kombin e tij, si edhe për hir të dinjitetit dhe në falënderim të përjetshëm të paraardhësve të mëdhenj të klerit katolik shqiptar të përsekutuar dhe të martirizuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Por barra e rëndë për shërbimet fetare dhe për mbarimin e punimeve të kishës së re, ra mbi krahët e të Përndershmit Dom Pjetër Popaj, një prifti të ri e energjetik, i edukuar dhe i shuguruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i cili me përpjekje të palodhshme njerëzore, me dedikim, sakrifica dhe vetëmohim iu përvesh punës për të realizuar objektivin madhor të filluar 50-vjet më parë, dmth, të realizimit të misionit të lartë fetar e kombëtar, që sot është famullia “Zoja e Shkodrës”. Dom Pjetri iu përvesh punës me vrull e vendosmëri të pashoqtë për fillimin dhe mbarimin e këtij objekti fetar e kombëtar, të cilin Kardinali John O’Connor e pat quajtur një gur i çmueshëm, një diamant ose xhevahir, me fjalë popullore me të vërtetë një vepër madhështore, pat thënë ai dhe që sot falë aktivitetit të saj fetar e kombëtar - është jo vetëm krenaria e komunitetit katolik por e mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan. Me datën 3 dhjetor, 1995 bekohet gurthemeli i parë i themelit të kishës së re, në prani të një numri të madh

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ovimit rore besimtarësh dhe udhëheqësish nga tri besimet. Ndërtimi dhe inaugurimi i Kishës ‘’Zoja e Shkodrës’’ shënoi përmbylljen e një kapitulli të lavdishëm të komunitetit katolik shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e një veprimtarie të gjithanshme aktivitetesh fetare, kombëtare e kulturore, jo vetëm për komunitetin katolik, por për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, pa marrë parasysh përkatësinë fetare. Arqipeshkvi i Nju Jorku, John Kardinal O’Connor, një mik i vërtetë i shqiptarëve, me rastin e shugurimit të kishës së re, të cilën, siç thash më lartë e quajti një diamant të çmueshëm, tha se konsakrimi i Kishës ‘’Zoja e Shkodrës’’ ishtë me të vërtetë një celebrim e gëzim po të marrim parasysh historinë e kombit shqiptar dhe dëshirën e tij për të qenë i lirë për t’iu lutur Perëndisë. Është e pamundur që brenda një kohe të shkurtë prej disa minutash të përfshihet një historik aq i pasur siç është veprimtaria e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane gjatë 50-viteve të fundit, e sidomos e 20-viteve të fundit nën udhëheqjen e Dom Pjetër Popaj dhe bashkëpuntorëve të shumtë. Por do të përpiqem që në pika kryesore dhe shkurtimisht të nënvijoj ato aktivitete fetare, kombëtare e kulturore që e kanë dalluar dhe e dallojnë Famullinë Zoja e Shkodrës, këtu në Hartsdale të Nju Jorkut. Një qendër kjo, me veprimtari të larmishme në shumë fusha, ku po mësohet dhe thellohet besimi në të Madhin Zot, por në të njëjtën kohë e si gjithmonë - dhe në traditën më të mirë të klerikëve tanë dhe të Kishës Katolike Shqiptare, që gjatë të gjithë historisë së kombit tonë ka vazhduar të ruaj dhe të promovojë zakonet dhe traditat tona si edhe

ndjenjat kombëtare për të gjithë edhe këtu në botën amerikane në të cilën jetojmë. Rëndësinë e përurimit të Kishës së parë Katolike Shqiptare në Nju Jork, e shprehu më së miri në atë kohë, Ernest Koliqi, i cili në revistën ”Shëjzat” pat shkruar me atë rast se përveç dobisë shpirtërore, “Na tue u nisë nga pikëpamja shqiptare dëshirojmë të theksojmë këtu, vlerën e një organizimi i cili në flakë e në dritë të fesë – nevojë urdhnore e njerëzve sidomos kur mjerohen nga goditjet e fatit si janë të mërguemit – synon të mbajë gjallë zakone e doke thjeshtë kombtare, dmth të

të ndërgjegjes kombëtare të fisit shqiptar. Është me vend që të përmenden disa prej tyre -më të rëndësishmet - siç ishte akademia e mbajtur me rastin e 300-vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit, kur u ftua Dr. Ibrahim Rugova për të mbajtur ligjëratë. Kjo ishte vizita e parë e Ibrahim Rugovës në Amerikë dhe mund të thuhet lirisht se Kisha Zoja e Këshillit të Mirë mund të marrë kredinë se me këtë ftesë, konsiderohet që ai të ketë filluar karierën e tij politike, që pak më vonë e konsolidoi atë si udhëheqësin e Kosovës që e njihte e

ruaj në vend të huaj pasuninë etnike të trashigueme nga të parët, pasuni që na lejon m’u quejtë Shqiptarë në botë”. Përveç shërbimeve fetare dhe në përputhje të plotë me traditën historike të rolit që Kisha Katolike Shqiptare ka luajtur gjatë shekujve, në mbrojtjen dhe në kultivimin e vlerave të historisë kombëtare, gjuhës, kulturës, folklorit dhe të traditave tona shekullore, Kisha Zoja e Shkodrës dhe udhëheqësit e saj klerikë dhe laikë vazhdimisht kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme duke organizuar folklore, seminare e akademi. Kështu që, kjo kishë e ka bërë këtë qendër gjithashtu një mjedis ku të rinjtë e të rejat e tri besimeve tona zhvillojnë edukimin e tyre patriotik dhe me qëllim të ruajtjes dhe të zhvillimit të mëtejshëm të traditave dhe

gjithë bota, si udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më vonë si President i atij vendi. Ndër të tjera, janë organizuar gjithashtu edhe seminare në përkujtim të At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës. Çdo vit me 28 Nëntor - Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë organizohej dhe organizohet meshë dhe aktivitete për të përkujtuar dëshmorët e kombit dhe për t’iu lutur Perendisë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. “Dita e trashëgimisë shqiptare”, një nga veprimtaritë e shumta vjetore të organizuara nga Kisha Zoja e Shkodrës, është kthyer tashti në një aktivitet masiv që synon të mbajë gjallë traditat kulturore dhe të forcojë lidhjet e miqësisë midis gjithë shqiptarëve dhe t’i bëjë ata krenarë për prejardhjen e tyre. (vazhdon)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Emërtimet e vendbanimeve

Vlera etno-kulturo

Për vendbanimet si kategori e veçantë socio-gjeografike ka definime të ndryshme, varësisht prej qasjes studimore dhe profileve shkencore, por është pranuar pothuaj nga të gjithë se vendbanimet janë njësi e veçantë antropo-gjeografike, të cilat kanë emrin, territorin dhe numrin e banorëve

Nail Draga

Ne lidhje më këtë çështje ka mendime dhe pikëpamje të ndryshme, por më këtë rast do të cekim vetëm dy. Kështu p.sh. M.Macura si vendbanim ka definuar “ çdo vend të banuar me emër të veçantë pa marrë parasysh se a janë të banuar në momentin e regjistrimit”. Ndërsa nga ana tjetër, statistika zyrtare ka pranuar definimin gjeografik të vendbanimeve se “vendbanimi është njësi e veçantë territoriale-antropo-gjeografike me emër të veçantë pa marrë parasysh numrin e shtëpive”. Nga ajo që u tha më lart, del se vendbanimet veçohen me hapësirën e tyre territoriale, numrin e shtëpive dhe të banorëve në një vend të caktuar. Ato paraqesin dukuri komplekse që trajtohen nga disciplinat e ndryshme shkencore.

Vendbanimet pa banorë

Gjatë diskutimit në këtë takim, në mes tjerash u trajtuan edhe vendbanimet të cilët tash janë pa banorë. Një dukuri e tillë ka filluar të jetë e pranishme sidomos në këto dy dekadat e fundit që dëshmohet edhe në rezultatet e regjistrimit të popullsisë (1991, 2003, 2011). Pasi që trendi i emigrimit të popullsisë është bërë dukuri bashkëkohore, nga një dukuri e tillë nuk bëjnë përjashtim as disa vendbanime në Komunën e Ulqinit. Por, ishte konstatim i përgjithshëm se ndonëse këto vendbanime për këtë kohë janë pa banorë,

14

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

ato nuk duhet të fshihen nga regjistri i vendbanimeve, sepse ish-banorët aty kanë shtëpitë dhe pronat e tyre. Një qëndrim i tillë ishte me vend, sepse në të ardhmen mund të ndodhë që të ketë rikthim të ish-banorëve, apo vendosjes së të tjerëve në to. Pasi ata vazhdojnë të jenë pronarë legjitimë, çështje kjo e cila nuk mund të eliminohet me asnjë vendim administrativ, u vendos që të jenë pjesë e regjistrit të përgjithshëm të vendbanimeve në Komunën e Ulqinit. Duke marrë parasysh së në Statutin e Komunës së Ulqinit ekzistonin të evidentuara 39 vendbanime, në cilësinë e këshilltarit të FORCËS, në seancën e Kuvendit të komunës paraqita propozimin me datën 13.4.2011, duke i shtuar numrit ekzistues edhe katër vendbanime të tjera: Selita, Gjonza, Kravari i Poshtëm dhe Rashtisha e Poshtme. Propozimi im pas arsyetimit u miratua njëzëri nga këshilltarët dhe më pas u bë pjesë e Statutit të Komunës së Ulqinit, përkatësisht neni nr.8 (Gazeta Zyrtare e MZ nr.16/11). Por, pasi ditë më parë nga Shërbimi i Kuvendit arriti akti për Vendimin e caktimit të emrave të vendbanimeve në territorin e Komunës së Ulqinit, në lidhje me këtë çështje Këshilli për propozimin e emërtimeve të rrugëve, shesheve dhe institucioneve në Komunën e Ulqinit, mbajti mbledhje me datën 30.5.2016. Pas një diskutimi konstruktiv nga pjesëmarrësit, me shumicë votash u miratua propozimi që regjistrit ekzistues ti shtohen edhe shtatë vendbanime të tjera: Amulli i Poshtëm, Bore, Gaçi, Suma, Kodra e Dakajve, Zenelaj dhe Zheji. Ndërsa në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur një ditë më pas, pra me 31.5.2016, gjatë dis-

kutimit për këtë pikë të rendit të ditës, duke arsyetuar propozimin e Këshillit, ceka se asnjë regjistër nuk është i përkryer andaj çdo propozim, apo vërejtje është e mirëseardhur, kështu që ftova këshilltarët të marrin pjesë në diskutim për këtë çështje. Në diskutim morën pjesë disa këshilltarë, duke paraqitur pikëpamjet e tyre si për numrin e po ashtu edhe për drejtshkrimin e emërtimeve në gjuhën shqipe dhe atë malazeze. Kështu nga këshilltarët u propozua që regjistrit ti shtohet edhe vendbanimi i Lulajve, që u miratua njëzëri nga këshilltarët, duke qenë vendbanimi i 51-të në regjistrin e vendbanimeve në Komunën e Ulqinit. Madje, duhet thënë se një vendbanim i tillë në Anë të Malit, ka vlera të veçanta etno-kulturore dhe historike, pothuaj si asnjë vendbanim tjetër në këtë krahinë.

Forma e folur dhe forma e shkruar e emërtimeve

Duke marrë parasysh së emërtimet e toponimeve paraqesin vlera gjuhësore dhe historike, duhet të kemi kujdes në shënimin e tyre në formën origjinale, ashtu si i shqipton popullata vendore. Por, duke marrë parasysh formën e shkruar të tyre, deri më tash në tabelat rrugore, duhet bërë çmos që ato gabime të mos përsëritën edhe në të ardhmen. Kështu p.sh. kemi të shkruar Rashtisha e Epërme, që nuk përkon me realitetin, sepse popullata vendore e quan Rashtisha e Naltë, apo e Sipërme, e jo e Epërme! Në mënyrë identike është shkruar edhe Kllezna e Epërme, ne vend të Kllezna e Naltë, apo e Sipërme.

Dukuria e përkthimit të emërtimeve

Përkthimi i toponimeve nuk është duku-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ore të çdo mjedisi tratës lokale paraqet gjendjen praktike të barazisë gjuhësore, e me këtë edhe kombëtare të popullsisë përkatëse në një mjedis të caktuar. Në lidhje me këtë çështje viset dhe vendbanimet shqiptare në Mal të Zi, paraqesin rast tipik për hulumtim jo vetëm gjuhësor, sepse përmes tyre paraqitet në mënyrë praktike pozita dhe statusi i shqiptarëve në këtë mjedis.

Forma e folur dhe e shkruar

ri e re dhe e panjohur edhe në ketë mjedis, që dëshmohet me deformime dhe kalke të ndryshme qe janë të panevojshme. Është dukuri e njohur dhe e pranueshme në vendet demokratike, që toponimet shënohen në formën e të folmes sipas popullsisë vendore. Por, në Komunën e Ulqinit kemi dublete si Mali i Bardhë-Bijela Gora, Mali i Brisë-Briska Gora, apo forma e dubletes Katërkollë-Vlladimir, MillëMide etj. Por, më i çuditshëm është përkthimi i emrit personal, ku Gjergji na del Gjorgje, si p.sh. rasti i Shën Gjergjit në Sveti Gjorgje, apo Shën Kolli në Sveti Nikolla. Një dukuri e tillë është për çdo kritikë, sepse për raste të tilla forma me e pranuar është ajo e transkripsionit, duke qenë më afër emërtimit përkatës, duke çmuar formën burimore në të folur dhe në të shkruar. Në rastin konkret nuk paraqet problem transkripsioni i shkronjave, sepse të tillat ekzistojnë edhe në gjuhën sllave, por problemi është i natyrës jashtëgjuhësore i diktuar nga faktori politik dekada me radhë, duke deformuar emërtimet përkatëse, përmes kalkeve apo dubleteve të panevojshme.

Emërtimet ndërkombëtare nuk përkthehen

Rasti i tillë është për hulumtim që dëshmon në formën më praktike asimilimin, sepse emrat askund nuk përkthen apo deformohen, por shkruhen ashtu siç janë në përdorim nga popullata përkatëse. Fjala vjen, nuk përkthehet San Francisko, San Marino, San Remo, San Diego, San Hose, Sankt Peterburg sipas dëshirës së individëve apo administratorëve të ndryshëm, por shënohen si të tillë dhe nuk paraqesin pengesë për komunikim. Madje një veprim i tillë është obligim ndërkombëtar sipas rezolutës së OKB-së në lidhje me standardizimin e emërtimeve gjeografike (Gjenevë, 1967). Sepse, emërtimi i standardizuar është ai emërtim i cili është pranuar nga organet kompetente dhe ashtu në mënyrë unike shfrytëzohet në atë hapësirë gjuhësore. Është çështje tjetër qasja subjektive, apo veprimi i qëllimshëm, për të deformuar toponimin përkatës i cili i takon arealit gjuhësor dhe kulturor të një popullsie tjetër, ku raste të tilla në ish-Jugosllavi ka pasur mjaft e as Mali i Zi nuk ka mundur të jetë përjashtim. Forma e shkruar në harta apo në aktet e adminis-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Edhe pse kemi të bëjmë me një territor relativisht të vogël sikurse është Ana e Malit, ka ndryshime gjuhësore lokale, sepse varësisht prej vendbanimit ka forma të ndryshme të të folurit, andaj del se kemi formën e folur dhe formën e shkruar të emërtimit të vendbanimit. Kështu për lart thuhet nalt, përkatësisht forma lokale nelt, por edhe sipër. Ndërsa në këtë aspekt në Krajë thuhet ana e sipërme dhe ana e poshtme, që varet kryesisht nga aspekti relievor i kësaj krahine. Duhet të konsultohet popullsia vendore Ne lidhje me përcaktimin e territorit dhe të emërtimit të vendbanimeve, del se popullsinë vendore nuk e ka konsultuar askush nga ata të cilët kanë vendosur emërtimet në tabelat rrugore. Andaj në këtë aspekt Ndërmarrja e rrugëve e cila ka ndërtuar rrugën dhe ka vendosur tabelat rrugore e ka obligim të bëjë përmirësimin e tyre, sikurse i emërton popullsia vendore. Në lidhje me këtë çështje dua të ceki se administrata lokale e Ulqinit në lidhje me vendbanimet Lisna dhe Bore, vazhdimisht i ka paraqitur si një vendbanim Lisna-Bore, që nuk përkon me gjendjen reale, sepse janë dy vendbanime të ndryshme. Madje, shikuar historikisht vendbanimi Lisën është më i vjetër, ndërsa Bore shumë i ri dhe me një shpërndarje hapësinore më të gjerë. Këtu si duket si kriter administrativ është marrë komuna kadastrale, andaj me këtë rast në regjistër i kemi evidentuar si dy vendbanime të veçanta: Lisën dhe Bore duke eliminuar një padrejtësi disa vjeçare. E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

15


KULTURË

Mbrëmje autoriale me shkrimtarin Ibrahim Berjashi në kuadër të manifestimit letrar “Kalimera P

Vendlindja si topos “Mesazhet e tij janë universale, të ngrohta, të pasura, ku ndjenja e thellë primordiale e individit dhe jetës zë vend në dashurinë e tij për botën, jetën, njerëzit, familjen. Ai këndon në mënyrën e tij, ka një stil specifik dhe një shprehje e fjalor të pasur poetik me të gjitha tiparet e poezisë së mirë dhe të qëndrueshme, që e rendit ndër poetët që mbeten për t’u nderuar dhe që qëndrojnë në vertikalen kulturore dhe shpirtërore të thesarit poetik kombëtar”, është shprehur kritiku Qazim Muja Mbrëmja e tretë autoriale në kuadër të edicionit të 29-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” i është kushtuar shkrimtarit të njohur vendas për fëmijë dhe të rritur Ibrahim Berjashi. Në bashkëbisedim me udhëheqësen e mbrëmjes, gazetaren Dafina Teliqi, shkrimtari ka folur për jetën e dyzuar ndërmjet gazetarisë dhe letërsisë, lidhjen e krijimtarisë së tij me vendlindjen, dallimet e të shkruarit për fëmijë dhe të rritur, poezitë e tij përku-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

shtuese etj. Si njëri ndër ideatorët dhe themeluesit e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” e më pas të manifestimit letrar “Kalimera Poetike”, ai po ashtu ka kujtuar se si lindi ideja për një shoqatë të krijuesve dhe manifestim letrar në gjuhën shqipe në Ulqin, si reagim ndaj politizimit në fushën e kulturës në fund të viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 të shekullit të kaluar, ku shkrimtarëve shqiptarë në Malin e Zi u ishin mbyllur dyert në institucio-

net dhe asociacionet letrare. Duke u përgjigjur për lidhjen e krijimtarisë së tij me vendlindjen, e cila vërehet kudo, Berjashi ka thënë se edhe shkrimtarët më eminentë e kanë gjetur frymëzimin në vendlindjen e tyre. “Nuk mund t’i ikësh vendlindjes në asnjë mënyrë për arsye se ke personazhe nga më të ndryshmit, të cilët kanë një histori që ia vlen me i dëgjue”, ka thënë ai. Shkrimtari ka theksuar rëndësinë e


KULTURË

Foto: Ardian Taipi

Poetike – Basri Çapriqi”

i pashmangshëm zotërimit të mirë të gjuhës në procesin krijues. “Të krijosh poezi duhet ta zotërosh mirë gjuhën tënde dhe të lexosh sa më shumë”, ka thënë ai. Sipas Berjashit, të botosh një libër është, në kuptimin figurativ, sikur të lindë një fëmijë, një foshnje. Ai ka potencuar problemin e mungesës së revistave shqiptare për botimin e krijimtarisë letrare, siç kanë ekzistuar më herët. Për krijimtarinë poetike të Berjashit ka folur kritiku Qazim Muja. Ai ka thënë se poezia e Berjashit është bërë tanimë një shenjë njohëse në poezinë tonë kombëtare, ndërsa emri i tij një emër i njohur në plejadën e poetëve kombëtarë të modernes letrare. “Poezia apo hapësirat poetike nëpër të cilat lëviz Ibrahim Berjashi janë një ndërthurje e imazheve shumëdimensionale dhe shumëplanëshe, si në rrafshin tematik ashtu edhe në atë stilistik e motivor që përshkojnë pa pësuar manifestime shtesë dekorimi,

“Nuk mund t’i ikësh vendlindjes në asnjë mënyrë për arsye se ke personazhe nga më të ndryshmit, të cilët kanë një histori që ia vlen me i dëgjue”, ka thënë shkrimtari Ibrahim Berjashi, duke folur për lidhjen e krijimtarisë së tij me vendlindjen

dhe si të tilla në vetvete janë mjaft të fuqishme për të dërguar mesazhe domethënëse me shprehje konstante që karakterizohet me bartjen e vazhdueshme të disa motiveve apo toposeve të përhershme poetike në formë konceptuale, me konstruktet poetike origjinale, duke hequr dorë nga çdo referencialitet”, ka thënë ai. Muja ka thënë se poezia që Ibrahim Berjashi shkruan është moderne, e rafinuar stilistikisht, e pasur me tematikë dhe imazhe poetike. “Mesazhet e tij janë universale, të ngrohta, të pasura, ku ndjenja e thellë primordiale e individit dhe jetës zë vend në dashurinë e tij për botën, jetën, njerëzit, familjen. Ai këndon në mënyrën e tij, ka një stil specifik dhe

një shprehje e fjalor të pasur poetik me të gjitha tiparet e poezisë së mirë dhe të qëndrueshme, që e rendit ndër poetët që mbeten për t’u nderuar dhe që qëndrojnë në vertikalen kulturore dhe shpirtërore të thesarit poetik kombëtar”, është shprehur ai. Gjatë mbrëmjes, udhëheqësja Dafina Teliqi ka lexuar vargje nga poezitë e Berjashit. Mbrëmja autoriale është mbajtur të premten në Libraninë “Ulqini”. Ajo është organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në kuadër të projektit “Kultura na bashkon”, të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Organizata i. k. Turistike Ulqin. E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

17


KULTURË

Në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta

Husein-Bato Dukaj la p vepër që kapërcen shu Husein-Bato Dukaj la gjurmë të pashlyeshme dhe të forta tek të gjithë shqiptarët, por edhe tek komunitetet e tjera që jetojnë në Mal të Zi, duke ndërtuar ura bashkëpunimi , komunikimi e afrimi midis tyre përmes emisioneve të shumta të Redaksisë për pakicat

Gjekë Gjonaj

U bënë shtatë vjet nga vdekja e parakohshme, në moshën 56 vjeçare të Husein-Bato Dukaj, regjisorit të parë të shkolluar në Mal të Zi, me të cilin kam punuar disa vite në TVMZ. Në këtë përvjetor të shtatë, mu kujtua ky koleg e mik i dashur me vlera të larta njerëzore e profesionale, i cili i donte shumë njerëzit, por edhe jetën, për ta nderuar të paktën pas vdekjes për kontributin e tij të madh si regjisor në realizimin e shumë filmave dokumentarë, festivaleve për fëmijë e shumë emisioneve televizive që ka themeluar dhe drejtuar, por mbi të gjitha për serialet që janë dëshmi prekëse për botën e fëmijëve dhe qindra arritje të tjera, përmes të cilave ai shprehu entuziazmin dhe aftësit e tij artistike. “Per mortuis aus ben aus nihil” (për të vdekurin ose fol mirë ose mos fol hiç) thoshin latinët. Por, rasti i ndarjes së papritur nga kjo jetë e një njeriu të virtytshëm, që sot tek ne janë “specie të rralla” që kanë mbetur në këtë vend, më “ lehtëson” mundësinë për të folur dhe shkruar mirë pafund. Gjithsecili nga ne që e njihnim, ndiejmë dhimbje për këtë humbje të madhe e cila na la më të varfër nga

18

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

ç’jemi, duke na hequr shpresën e një takimi të mundshëm nën qiellin e kësaj bote. Vdekja e kësaj figure të dalluar të artit ishte humbje e madhe për shoqërinë tonë në përgjithësi, veçmas për Televizionin e Malit të Zi,

ku për tridhjetë vite dha aq shumë nga shpirti, mençuria dhe arti i tij i papërsëritshëm. Na la pas vepra e leksione të mëdha mbi mjeshtërinë artistike. Husein-Bato Dukaj la gjurmë të


KULTURË

pas një umë jetë pashlyeshme dhe të forta tek të gjithë shqiptarët, por edhe tek komunitetet e tjera që jetojnë në Mal të Zi, duke ndërtuar ura bashkëpunimi , komunikimi e afrimi midis tyre përmes emisioneve të shumta të Redaksisë për minoritetet. Këtë personalitet e vlerësojnë jo vetëm bashkëkombësit e tij ( malësorët-shqiptarët), por të gjithë njerëzit që e njihnin, së paku përmes ekranit. Vlerësimet më të larta vijnë nga përfaqësuesit e komunitetit të artistëve dhe njerëzve që kanë punuar në grup me të. Ata e cilësojnë regjisorin e ndjerë si figurë

Ne kolegët që kemi punuar dhe jemi shoqëruar me Bato Dukajn, edhe sot pas shtatë vitesh e kemi të vështirë të pajtohemi me largimin e tij. Nuk e besojmë se është larguar, sepse ka rrezatuar energji. Ai në fillimet e sëmurjes së tij na thoshte se asgjë nuk mund t’i ndodhte. Ai nuk mund të rrinte gjithë natën pa gjumë dhe të nesërmen në orën shtatë të ishte në vendin e tij të punës dhe të bënte gjithçka pa asnjë problem. Prandaj, na duhet ende kohë për t’u mësuar e për t’u pajtuar me vdekjen e tij

të papërsëritshme dhe të pazakontë. Vdekja e regjisorit Husein-Bato Dukaj është përjetuar si humbje e rëndë, biles shumë e rëndë, e një njeriu me zemër të madhe që të bënte të ndjehesh krenar. Ishte një humbje tejet e madhe për të gjithë. Nga sa e kam njohur unë, ai ishte një figurë e pazakontë, e veçantë, një figurë artistike , i papërsëritshëm. Kishte shumë energji, shumë vullnet dhe shumë fuqi artistike dhe ja, na la

pa e menduar fare vdekjen e tij. Ne kolegët që kemi punuar dhe jemi shoqëruar me Bato Dukajn, edhe sot pas shtatë vitesh e kemi të vështirë të pajtohemi me largimin e tij. Nuk e besojmë se është larguar, sepse ka rrezatuar energji. Ai në fillimet e sëmurjes së tij na thoshte se asgjë nuk mund t’i ndodhte. Ai nuk mund të rrinte gjithë natën pa gjumë dhe të nesërmen në orën shtatë të ishte në vendin e tij të punës dhe të bënte gjithçka pa asnjë problem. Prandaj, na duhet ende kohë për t’u mësuar e për t’u pajtuar me vdekjen e tij. Atë e mbajmë mend si njeri që i donte pa masë njerëzit dhe e donte jetën. Donte edhe gjithçka që bënte deri në frymën e fundit. Gjithmonë ishte i gëzuar, i buzëqeshur, i sinqertë, plot humor. Ishte shumë i thjeshtë. Të gjitha këto veti i mbajti deri në ditën e fundit. Bato Dukaj ishte një madhështi e madhe njerëzore, një njeri i madh, një njeri që nuk shikonte kush ishte ai tjetri dhe çfarë besimi kishte. Këto virtyte i solli nga shtëpia e njohur në Malësi, e më gjerë, nga familja e Selman Jukut, dhe nga edukata e babait Ramo Dukaj, njëri prej intelektualëve më të shquar shqiptarë të kohës në Mal të Zi, nga fshati Dinoshë (Grudë - Malësi). Husein-Bato Dukaj objektivisht na ka bërë të ndjehemi krenarë që jemi shqiptarë, dhe jo rrallë, ka qenë edhe frymëzim për shumë artistë shqiptarë, kudo që kanë jetuar. Po ashtu ishte një baba i dashur i një djali të mrekullueshëm dhe një vajze të mrekullueshme, një bashkëshort i mrekullueshëm. Ai la pas një vepër që kapërcen shumë jetë. Këtë njeri fisnik do ta kujtojmë me nderim, aq më tepër ata që kishin privilegjin të punonin dhe të rrinin me të. E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

19


HISTORI

Britania dhe Lidhja e Prizrenit Në fillim të janarit të vitit 1878, Tivari u pushtua nga malazezët gjatë një armëpushimi që ishte nënshkruar në mes të Portës dhe Rusisë, por të cilin malazezët nuk e respektuan. Më 10 janar, komandanti i Ushtrisë Malazeze, Misho Vrbica, i informoi autoritetet otomane në Shkodër për kapitullimin e Tivarit dhe për përzënien e ushtarëve së bashku me tërë popullsinë nga qyteti Daut Dauti Kjo ishte pika e përbashkët e interesit të shqiptarëve me britanikët siç e kishin paraqitur hartuesit e Memorandumit. Edhe në përfundim të Memorandumit sërish bëhej me dije se kërkesa për krijimin e një shteti autonom ose të pavarur shqiptar kishte domethënie të ndalimit të ekspansionit sllav në Evropën Perëndimore. Me këtë dokument, por edhe me veprime të tjera, udhëheqësit shqiptarë kishin bërë me dije se në rast të protektoratit, Britania e Madhe do të ishte fuqia ose autoriteti që do ta pranonin. Përkrahja britanike për otomanët në Kongresin e Berlinit dhe (mos)njohja e shqiptarëve si nacionalitet Në fund të marsit 1878, Lordi Darby dha dorëheqje nga pozita e sekretarit të jashtëm pasi që konsideronte se Disraeli, Cairns dhe Salisbury po i zhvillonin çështjet e politikës së jashtme pa dijeninë e tij. Kjo dorëheqje shkaktoi një krizë të shkurtër pasi që

20

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Britania dhe fuqitë e tjera brengoseshin për zhvillimet e reja të Çështjes Lindore. Qeveria britanike kishte shprehur mospajtim me gjendjen ekzistuese dhe kishte dhënë shenja se do të bënte thirrje për një konferencë ndërkombëtare ku do të revidohej rezultati i Shën Stefanit. Kryeministri Disraeli e emëroi Lordin Salisbury sekretar të jashtëm. Salisbury brenda natës e hartoi Qarkoren e tij të famshme ku e paraqiti qëndrimin e politikës së jashtme britanike. Me këtë dokument britanikët demonstruan se kishin adaptuar një politikë të re në diplomaci dhe se do ta implementonin në mënyrë energjike. Esenca e kësaj politike ishte se Britania nuk do të lejonte krijimin e një Bullgarie të madhe nën kontrollin e Rusisë. Por, do të lejohej një zgjerim i ‘moderuar’ i Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë dhe kjo gjë nuk shihej si dëmtim i interesave shqiptare, por si zvogëlim i territorit otoman. Pra, para se të fillonte Kongresi i Berlinit britanikët e kushtëzuan pjesëmarrjen e tyre me të drejtën e revidimit të plotë të pushtetit otoman në Ev-

ropë. Brenda kësaj politike nuk do të kishte vend për diskutim të veçantë të çështjes shqiptare. Britanikët do të mundoheshin të shpëtonin sa më shumë toka të shqiptarëve, por do t’i konsideronin si territor nën sovranitetin otoman. Fuqitë e Mëdha, para se të udhëtonin për në Berlin, kishin arritur marrëveshje bilaterale sekrete me njëra-tjetrën, por në asnjë rast nuk kishin paraparë se do t’u dilnin probleme me shqiptarët. Prandaj, asnjë nga marrëveshjet sekrete nuk e përmendte çështjen shqiptare. Shqipëria përmendej në marrëveshjen e fshehtë në mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë që ishte nënshkruar një vit më parë (15 Janar dhe 18 mars 1877). Neni 3 i marrëveshjes së 18 marsit parashihte rregullimin e këtyre fuqive me rastin e largimit të otomanëve nga Ballkani. Nëse kjo ndodhte, atëherë Rusia nuk do të përzihej drejtpërsëdrejti në Ballkan, nuk do të krijohej ndonjë shtet i madh sllav, kurse Shqipëria dhe Bullgaria mund të pavarësoheshin. Por, siç u vërejt me Traktatin e Shën Stefanit, Rusia nuk iu përmbajt kësaj marrëveshjeje. Otomanët ofruan territore në Bosnje, në këmbim të tokave shqiptare Layard kishte njohuri për çështjen shqiptare dhe raportonte me mjaft korrektësi për Lidhjen e Prizrenit. Ai kishte raporte të mira me Sullt-


HISTORI

anin dhe ushtronte influencë ndaj tij. Prandaj, i sugjeroi Sulltanit që në krye të delegacionit që do ta dërgonte në Berlin, ta emëronte një ’turk kredibil’ siç ishte Sadik Pasha. Sulltani u pajtua, por më vonë e ndërroi mendjen. Disa ditë para fillimit të Kongresit, Sulltani i tha Layard-it se e kishte emëruar Karatedori Pashën dhe Mehmet Ali Pashën si përfaqësues fuqiplotë të Portës të cilëve në Berlin do t’u bashkohej ambasadori Sadullah Beu. Karateodori ishte grek i lindur në Berlin dhe duke qenë djalë i mjekut personal të Sulltanit, kishte bërë karrierë të suksesshme në hierarkinë e pushtetit otoman. Mehmet Ali Pasha, të cilin shqiptarët e quanin Ali Pashë Maxharri, ishte gjerman, por që kishte shkuar në Stamboll si i ri dhe kishte përparuar deri në gradën e mareshalit. Në Berlin Ali Pasha kishte treguar interesim të madh që të ruante territor otoman, sa më shumë që ishte e mundshme. Kjo e kishte shtyrë kancelarin gjerman, Oto von Bizmarkun, që pashën ta shpotiste shpesh dhe t’ia tërhiqte vërejtjen duke ia bërë me dije se ai në Kongres po merrte pjesë për të dëgjuar e jo për të parashtruar kërkesa. Disa javë pas përfundimit të Kongresit, Ali Pasha do ta humbte jetën në Kosovë dhe do të regjistrohej si viktima e parë e Marrëveshjes së Berlinit. Në Berlin çështja shqiptare nuk doli

në diskutim si çështje e ndarë apo e pavarur siç kërkoi Lidhja e Prizrenit. Asnjë nga fuqitë nuk e mori përsipër këtë çështje. Memorandumi që iu dërgua Disraelit nuk prodhoi efekt dhe çështja shqiptare doli në agjendë vetëm në mënyrë sporadike dhe në diskutimet e dorës së dytë kur merrej vendim për kufijtë e Malit të Zi dhe Greqisë. Më 28 qershor Ali Pashë Maxharri foli për armëpushimin e Adrianopolit gjatë së cilës kohë Mali i Zi, kundër rregullave, e kishte zgjeruar territorin. Pasha kërkoi që këto territore të ktheheshin në sundim të Portës. Në protokollet a Marrëveshjes së Berlinit është shënuar se edhe Karateodori Pasha e kundërshtoi kalimin e Tivarit nën pushtetin malazez, duke argumentuar se qyteti dhe rrethina ishin të banuara me shqiptarë të cilët nuk do ta pranonin këtë gjendje. Ali Pashë Maxharri doli me një propozim për ndërrim të territoreve. Ai i propozoi Kongresit që Mali i Zi t’i kthente territoret shqiptare dhe të kompensohej me territore në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës, por ky propozim nuk u miratua. Britanikët nuk e kundërshtuan argumentimin e otomanëve, por nuk treguan gatishmëri që ta përkrahnin. Britanikët i përkrahën otomanët në vendosjen e kufirit të veriut ku shtrihej Serbia. Përfaqësuesi britanik Odo Rusell qëndroi pas Ali

Pashës. Karateodori Pasha nuk u pajtua as me kufijtë e jugut që dilnin nga propozimi i delegatit francez, por as ky kundërshtim nuk u pranua. Britania në mbrojtje të Portës, konservatorët njihnin shqiptarët Britanikët, duke e mbrojtur Portën, ia dolën që ta bllokonin propozimin e delegatit francez, Saint-Valier, i cili ishte në favor të zgjerimit të të drejtave të katolikëve të Mirditës të cilat ishin të garantuara në bazë të ab antico. Kjo iniciativë u përkrah edhe nga austro-hungarezët. Me këtë rast, Salisbury theksoi se propozimi francez do të shkaktonte vështirësi pasi që do të sanksionoheshin privilegjet të cilat nuk ishin të qarta dhe me të cilat Kongresi do t’i jepte pranim ndërkombëtar të drejtës lokale zakonore. Në fakt, u bë kompromis në këtë çështje. Otomanët morën obligime që të mos bënin ndryshime të reja në statusin e Mirditës dhe kjo hyri si deklaratë në tekstin e Traktatit. Britania e realizoi qëllimin e saj në Berlin. Politika e Disraelit ishte që Perandorisë Otomane t’i ofrohej siguri dhe ringjallje duke ia garantuar kufijtë e rinj ushtarak në Evropë dhe duke e bindur Portën që të ndërmerrte reforma me qëllim që ta stabilizonte rendin e brendshëm, që të prosperonte dhe, mbi të gjitha, që të evitohej kërcënimi nga Rusia. Britania e Madhe gjithashtu arriti që t’i siguronte interesat e saj në Mesdhe që ishte rruga e saj për në Indi. Rivalët politikë britanikë, konservatorët e udhëhequr nga Disraeli dhe liberalët e udhëhequr nga Gladstone, nuk dalloheshin shumë në këtë pikë. Dallimi qëndronte në pikëpamjet që këto dy parti kishin për Ballkanin, sidomos për çështjen shqiptare, e cila paraqitej nga Lidhja e Prizrenit. Në debatet politike që u zhvilluan në Britani, gjatë dhe pas Kongresit të Berlinit, konservatorët e njihnin faktin e ekzistimit të shqiptarëve si nacionalitet të veçantë, kurse liberalët e kundërshtonin. Kur konservatorët e udhëhequr nga Disraeli e shqyrtonin çështjen shqiptare në Parlamentin britanik hasnin në kundërshtim të liberalëve të udhëhequr nga Gladtsone. Kritika më e ashpër e liberalëve ishte me rastin kur sekretari i Jashtëm britanik, Lord Salisbury, më 12 maj 1879 e pranoi në takim zyrtar delegacionin e Lidhjes së Prizrenit të përbërë nga Abdyl Frashëri dhe Mehmet Vrioni. E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

21


KULTURË

Nysret Metarapi, fotografi që la gjurmë ndër vite Nysret Metarapi u lindë në Mitrovicë në vitin 1937 dhe vdiq në vitin 2018. Ishte fitues i një varg çmimesh për fotografi. E shfaqi pasionin për fotografi që kur mbajti aparatin e parë fotografik në dorë, FK Box në vitin 1951 dhe nuk u ndal asnjëherë në përsosjen e artit

22

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

të fotografisë. Në vitet 1970 dhe vitin 1980 përderisa punonte në gazetën e vetme periodike ‘Zëri i Rinisë” në Prishtinë, si fotoreporter mbuloi gjithë fushat e mundshme në Kosovë, përkatësisht në kohën e ish- Jugosllavisë, duke përfshirë këtu ngjarjet në politikë,

sport, art dhe argëtim. Vazhdoi t’i mbulonte ngjarjet dhe konfliktet në Kosovë në kohën e filleve të ish- Jugosllavisë, në fillim të viteve ’90. Ishte fotografi i parë që përdori fotografi me ngjyra në gazetë të shtypur.


FOTOGRAFIA E JAVËS

LIQENI I SKODRËS ARBEN GJURASHAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

23


FEJTON

Çarmatimi dhe kalimi me dhunë i shqiptarëve në Mal të Zi në fenë ortodokse, sipas dokumentev

Pushteti qendror nd aksionin e kryqëzim Pushteti qendror i Malit të Zi jo vetëm që ishte i njoftuar për kryqëzimin e shqiptarëve, por edhe i ndihmonte zyrtarët shtetërorë në Krahinën e Plavës e Gucisë me të gjitha mjetet që kishte në dispozicion, madje ndante edhe mjete në të holla për përkrahjen e këtij aksioni

Hajrullah Hajdari

(vijon nga numri i kaluar) Krahinori Jovan N. Pllamenac, më 21 mars 1913, me telegram e njofton ministrin e Punëve të Brendshme Jovan S. Pllamenac, se nga kapedani i Gucisë, Dragoviq, ishte njoftuar se sot të gjithë banorët e qytezës do të kalojnë në fenë ortodokse, ndërsa nesër të gjitha fshatrat rreth Plavës. Po ashtu, njoftonte se nga Vuthajt 17 familje kishin kërkuar të bëheshin ortodoksë, ceremonia do të kryhej nesër, e kjo vërtetohet edhe me telegramin e datës 23 mars 1913. Brigadieri Avro Cemoviq nga Gucia i dërgon telegram, me numër zyrtar, datë 23 mars 1913, zëvendësministrit të Arsimit dhe Punëve Kishtare, ministrit të Brendshëm Jovan S. Pllamencit (Po aty), me këtë përmbajtje: TELEGRAM Nr. zyrtar 23 mars 1913 Nga Gucia në Cetinë MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME CETINË “Mbasi numri i të kryqëzuarve në Kapetaninë e Plavë-Gucisë, prej se kam ardhur këtu, është shtuar në 3

24

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

mijë veta, është e domosdoshme të urdhëroni dhe të dërgoni për këtë Kapetani disa klerikë, të cilët do të mësonin popullin në punë të fesë dhe do të luanin rolin policor. Atyre do t’u jepja disa ushtarë si përcjellje” Brig. Avro Cemoviq Se sa ishte numri i të konvertuarve në fenë ortodokse, nuk ka shënime të sakta. Megjithatë, pushteti i Malit të Zi ishte vënë në hall pasi numri i të konvertuarve po rritej dhe për këtë arsye duhej rritur numrin e klerikëve. Për këtë arsye krahinari Jovan Pllamenac, nga Peja i dërgoi ministrit të Brendshëm në Cetinë (DACG, MUD, 1913, tel. 1722/23 mars 1913) telegramin nr. 1722, datë 23 mars 1913, me këtë përmbajtje: TELEGRAM Nr. 1722 datë 23 mars 1913 Nga Peja në Cetinë KRAHINARI JOVAN PLLAMENAC PEJË MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME CETINË Meqenëse popullsia e komunave të Vuthajve, Vojnosellës dhe Brezovicës, të Kapetanisë së Gucisë, kaluan në fenë pravosllave, është e nevojshme që atje të dërgohen 3 klerikë për të bërë ceremoninë fetare dhe për të kryer në të njëjtën kohë detyrën e mësuesve. Jovan Pllamenac

Zëvendëskrahinari Filip Protiq, më 25 mars 1913, po ashtu, me telegram e njofton ministrin e Punëve të Brendshme në Cetinë, se “atë ditë, në kishën e këtushme, e përfaquan fenë pravosllave 15 kryefamiljarë të Arzhanicës së Epërme në krye me bajraktarin Arif Tahiroviqin - Gjekiq, pasi paraprakisht u kryen të gjitha formalitetet”. (Po aty, tel. 1139/25 mars 1913) Përveç rasteve të përshkruara, të cilat në dokumentet arkivore paraqiten si përqafim “vullnetar” i konvertimit në fenë ortodokse, nga disa dokumente arkivore mund të konstatohet se konvertimi me vullnet ishte i “kushtëzuar“ me arritjen e një qëllimi të caktuar, në shumicën e rasteve për të shpëtuar nga ndonjë e keqe edhe më e mad-


FEJTON

ve arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë (4)

dihmonte mit të shqiptarëve

Përveç rasteve të përshkruara, të cilat në dokumentet arkivore paraqiten si përqafim “vullnetar” i konvertimit në fenë ortodokse, nga disa dokumente arkivore mund të konstatohet se konvertimi me vullnet ishte i “kushtëzuar“ me arritjen e një qëllimi të caktuar, në shumicën e rasteve për të shpëtuar nga ndonjë e keqe edhe më e madhe

he. Në këtë kontekst po përmendim rastin e Joro Novoviqit nga Arzhanica e Epërme, i cili i drejtohet Drejtorisë Mbretërore Krahinore në Andrijevicë dhe kërkon që të angazhohet në rrugë zyrtare për kushëririn Ulo Novoviq, i cili gjendet si peng në Nikshiq, pasi familja e tij dëshiron të kalojë në fenë pravosllave dhe i lutet që i përmenduri të lirohet me qëllim që të kalojë në fenë e tyre e së bashku me Ulon edhe familja e tij. Natyrisht, zëvendëskrahinori Filip Protiq, për këtë rast e njofton ministrin e Punëve të Brendshme dhe kërkon që lutja t’i plotësohet. Për të njëjtën arsye, bajraktari Arif Tahiroviq i drejtohet Drejtorisë Mbretërore Kra-

hinore në Andrijevicë, dhe kërkon, pasi kishin kërkuar të kalonin në fenë pravosllave, t’i lironin djalin e tij Zhujë Tahiroviqin, i cili gjendet peng në Nikshiq, në mënyrë që edhe ai të kaloje në fenë pravosllave. Në emër të tij kërkesën e nënshkroi Tomica Fatiq. Nga këto pak raste që përmendëm mund të konstatohet se nuk kemi të bëjmë me ndërrimin e fesë me vullnet. Nga ana tjetër, po ashtu mund të konstatohet se pushteti malazez ishte në dijeni të plotë se ishte ndaluar predikimi i fesë islame dhe përdorimi i objekteve fetare, se objektet fetare gjuheshin me gurë apo u vihej zjarri, se po ndiqeshin të gjithë ata që për shkak të reprezaljeve nga organet e pushtetit vendor dhe se merreshin peng, burgoseshin, torturoheshin e vriteshin. Veprimet e tilla të pushtetit vendor i vunë shqiptarët para një vendimi sa të vështirë aq edhe human, sepse për të shpëtuar jetën e vet dhe të familjarëve të tyre duhej të pranonin kalimin me “vullnet” në fenë pravosllave. Për një gjysmë viti shteti nuk reagoi kundër veprimeve të dhunshme ndaj shqiptarëve, përkundrazi e nxiti pushtetin vendor dhe pushtetarët, nuk mund të thuhet në mënyrë të heshtur, që në bashkëpunim me klerikët pravosllavë të kryenin formalitetet e konvertimit.

II. 3. A ishte në dijeni mbreti Nikollë ?

Pushteti qendror i Malit të Zi jo vetëm që ishte i njoftuar për kryqëzimin e shqiptarëve, por edhe i ndihmonte zyrtarët shtetërorë në Krahinën e Plavës e Gucisë me të gjitha mjetet që kishte në dispozicion, madje ndante edhe mjete në të holla për përkrahjen e këtij aksioni. Në lidhje me këtë po përmendim telegramin e krahinarit të Pejës, Jovan N. Pllamenac, dërguar ministrit të Punëve të Brendshme në Cetinë, Jovan S. Pllamencit, më 21 mars 1913, i cili ndër të tjera shkruante: “… Paraqitja e përditshme për të kaluar në fenë ortodokse e fshatrave të tëra parashtron nevojën që të gjithë klerikët e mësuesit të vendosen në shërbim të këtij akti të shenjtë. Siç e dini, deri më sot në fenë ortodokse kanë kaluar afër 5.000 veta dhe të gjitha mjetet që i kam pasur në dispozicion, i kam vënë në shërbim të kësaj çështjeje. Para që me kujdes i kam përdorur për këtë çështje, nuk kam, prandaj kam nderin që t’i propozoj Ministrit që të caktojë fondin nga i cili, në mënyrë të arsyeshme, do të shpërbleheshin disa të kryqëzuar të vobektë. Kjo është më se e nevojshme dhe kushti më kryesor për suksesin e mëtutjeshëm të kësaj pune.“ (DACG, MUD, 1913, tel. pa nr. 21 mars 1913) Është dokumentuar se shteti ua paguante shpenzimet e kryqëzimit, organeve lokale e shtetërore apo kujtdo që paraqiste dëshmi mbi shpenzimet e kryera. Kjo dokumentohet nga fatura e tregtarit Joko Drekaloviq, i cili për shpenzimet e bëra për familjet e kryqëzuara (kishte dhënë raki, kafe e ushqim) i paraqiti për pagesë Drejtorisë së Rrethit në Beran, më 14 maj 1913, faturën me vlerë prej 176 perperësh. (Po aty, tel. 4 maj 1913) (vijon) E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

25


REPORTAZH

Udhëpërshkrim

Krismat në Krajë Sami Flamuri

“Ec djalë se nuk na e falë historia, Mos me i krye punët tona” Prof. Zekeria Cana Zhegu i verës më 22 qershor 2022 thyhet nga një cingërimë e mikut tim Fatmir Markashi: “Sami, përgatitu për një rrugëtim në Kraujen (Krajën) time, do rikthehemi në kohë…” Mjaftoi të më nxisi kureshtjen Kraja, me gjithë atë histori, për mua vend mitik i ngjarjeve dhe njerëzve bujarë. Historia e Krajës (Kranja / Krouja / Kraja) përmendet qysh në shekullin V dhe viti 670 si Carnium -Karnium (dhe si via Chreinariorum më 973, actum Kreine in 1050–65 dhe Chreina in 1065–77). Ashtu si trajta latine, emri i krahinës Carnia vjen nga fiset kelte të njohura si Carnī, që përkthehen edhe si Bri, greqisht Κάρνοι. Ka mundësi nga ky konfiguracion i terrenit vjen dhe emri, nga rrënja kelte kemi *karno – ‘majë, big, grumbull gurësh’. Kështu gjatë kohës, me rotacizëm kemi sot emërtimin e Krajës. Fatmiri nuk zbulon asgjë, por mbas gati 30 minutash vozitje nga Ulqini, liqeni i Shkodrës shpaloset para nesh që e shijojmë këtë pamje me ca çiklistë të huaj, të cilët i kishte zënë vapa e fillim verës te ne. Tabela e cila tregon se duhet të nisemi kah lagjja e Curajve, kalon mu përtej kishës së Shën M’risë: “Gërmadhat e Kishës së vjetër Shën Mëria e Krajës paraqesin një monument historik të rëndësishëm për Krajën dhe banorët e saj. Ky tempull i lashtë ka një histori të bujshme, të gjatë dhe mjaft interesante. Kisha e Krajës është ndërtuar në vitin 1001. Ndodhet në Ostros të Madh. Ndarja e Kishës së Krishterë, në atë të

26

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Lindjes dhe të Perëndimit, u bë në vitin 1054. Në atë kohë, ngjarjet e ndryshme civilizuese u reflektuan edhe në Kuvendin e Shën Mërisë në Krajë, e cila u ndërtua nga murgu Pjetër në shekullin X, në gërmadhat e Kishës së vjetër. Veçanërisht për Kishën e Shën Mërisë është e lidhur legjenda e princit Gjon Vladimirit (Shën Gjonit). Në vitin 1446 Shën Mëria e Krajës kthehet në argjipeshkvi katolike, ku dhe si argjipeshkëv i parë përmendet Teodozia. Në literaturën historiografike përmendet e dhëna që në Krajë, në një kohë të caktuar, që nga viti 1445, ishte edhe selia e Mitropolisë së Zetës.” Duke i parë këto rrënoja, vëmendjen ma tërheq një grafit dashakeqës, ku një vendas me shkronja të mëdha e kishte zhgarravitur mbiemrin e vet të sllavizuar nga Cura(ej) në Curoviq… Injoranca ka emër, prandaj kjo marrëzi nuk më befason, sepse sot kudo i kemi këto njolla të civilizimit, kah do që sheh monumente të trashëgimisë, mbase edhe shteti pak kujdeset për to. Dhe papritmas, një plak brof çohet në këmbë, me një uratë mikpritjeje: ”Mirë se ju ka prua Zoti e kjofshi faqebardhë”, dialekti melodik i Gjon Bdek Buzukut (autorit të Mesharit 1555) ende jehon në Krajë, pa diskutim i bukur në formën e bukur të gegërishtes së Mbishkodrës. “Jam Musa Cura, 84 vjeç. Edhe pse i lodhun nga jeta, kam dëshirë t’madhe të ju drejtoi tek dy varreza të hershme që kanë të bëjnë me origjinën e emrit tim dhe luftërat ballkanike, shumë pak të përfolura te ne”. “Po, i kuej je o çun?” Plakut ia thyej kureshtjen kur i them se jam djali i Flamurit dhe nipi i Xhemal Ramës nga Milla e Anës së Malit! Musait të zgjuar i rikujtohet gjyshi im Xhemali dhe tregon se nga i gjashti brez jemi gjak, pasi gjyshi im i ka rrëfyer prejardhjen e tij krajane, nga fisi i Kacajve… Bota e vogël, por Fatmiri insiston të nisemi te varrezat e dy dëshmorëve që ishin vrarë mu në kufirin mala-

zezo-shqiptar, duke mbrojtur me mitraloz pozitën dhe detyrën e tyre si kufitarë të Perandorisë Osmane, te pika e quajtur “N’puticë”. Mu tek udha e cila të çon për Gjenashaj, nën hijen e trungut të gështenjave qindravjeçare, e parkojmë veturën, kurse nga kjo pikë nisemi udhës nga Vanali, nje rrugë me shkalla të gurta përtej fushave apo fushëgropave që vendasit i quajnë “sinjore”, që janë toka bujqësore të cilat shërbejnë për kultivimin e bimëve të ndryshme (duhanit, grurit, misrit, pemëve dhe perimeve), si dhe për kullosa. Plaku Musa e ka kujtesën fotografike. Edhe pse i moshuar, hapat i ka të sigurt, sikurse dëshira për t’i gjetur varrezat. Na rikujton se dikur kishte gjallëri, tash vegjetacioni i një shpopullimi të tmerrshëm e kishte bërë të shkretë. Mbas gati 25 minutash ngjitjeje, me disa pushime të shkurtra, mbërrijmë tek një ubël. Jemi mu pranë saj, por Fatmiri na shfajësohet se emrin e saj nuk e din, por t’i referohemi Xhelalit (Mujës), i cili në librin e tij “Ublat - trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë” këtë ubël e quan “Ma Dacash (Me Dacash)”. Më bën përshtypje edhe lugu i drurit. Nga këtu varrezat s’janë larg. Fatmiri fillon ta ngjisë dronin e vet, ta shohim se sa larg jemi. Nga ky vend duket në madhështinë e vet edhe Matgushi, fusha e Ostrosit, fusha e Qyrjanit dhe doemos i pashmangshëm liqeni i Shkodrës, mbase edhe toponimi Malësia e Mbishkodrës. Musa, i urtë, tani fillon të mallëngjehet, sepse jo larg ishte vrarë axha i tij vetëm 22-vjeçar, Musa Bajram Cura, nga i cili edhe Musai e ka marrë emrin. Ishin Krismat e Krajës që paralajmëruan tmerrin e Luftërave Ballkanike. Le ta rikujtojmë lexuesin se çka ka ndodhur: “Salih Zenuni i fisit të Hardojve, por që jetoi ne Curaj Poshtë, gjatë ikjes së popullatës së Krajës për në Shkodër, më 9 tetor 1912, djalin e tij të vogël 13 muajsh Adem Salên, e la


REPORTAZH

në Skje dhe kapi Taraboshin për të luftuar kunder malazezëve. Para se të mbërrinin në Tarabosh, malazezët u dhanë zjarrin shumë shtëpive dhe vranë e masakruan shumë njerëz. Vlen të përmendim Veli Nilën (Berjashin), të cilit ia prenë hundën dhe veshët për të jetuar kështu gjithë jetën që i kishte mbetur. Emrat e kranjanëve të rënë në këtë luftë (1912) kundër malazezëve: Sali Markashi, Salë Dushi (Tukemani), Musë Bajram Cura, Salih Nurja (Qyrjan), Mulla Ahmeti (Gjeçbritaj), Zenun Bajraktari (Verliq), Taip Berjashi, Sulejman Cuka, djali i Meha Nasufit (Verliq), Nezir Sulejmani (Gjeçbritaj), Ramë Zeka etj.” Pas një rruge tejet sfiduese me shkurre dhe çuba, nën majën e Puticës janë dy varreza të ndërtuara në vitin 1963 nga Idriz Mujeziqi i Qyrjanit, të cilin plaku Musa nuk e harronte. Pa dyshim, rrëfimi rrëqethës i Musait tregon tmerrin e asaj dite. Edhe pse në moshë të thyer, fjalët që

i ka dëgjuar nga të parët e tij janë një dëshmi të cilën nuk e ka zbehur as koha dhe as mosha: “Dikush u kishte treguar malazezëve se shqiptarët janë mobilizuar për rezistencë. Forcat malazeze tërhiqen për në Kështenjë,dhe në drejtim të Matgueshit u tubuan në Zelesredë, nën majë të Puticës. Aty i pritën Salë Dush Tukemani, 17 vjeç, dhe Musa Bajram Cura, 22 vjeç, të cilët edhe pse ishin kundrejt forcave superiore të një lufte të pabarabartë, ranë si trima gjer në fishekun e fundit të mitralozit, ku krahas tyre ra në betejë edhe ushtari turk, ishte ‘borizan’, më 9. 10. 1912”. Plaku Musa, më në fund e gjeti fuqinë dhe guximin të na shpalosi këtë ngjarje e cila la pasoja shumë të mëdha te popullata vendase e pambrojtur. Vendosëm në një shtizë të improvizuar edhe flamurin kombëtar, ku për hir të martirëve që ranë atë ditë bëmë një lutje që sadopak shpirti i tyre i lirë sot pas më shumë se 100

viteve vetmi, dikush po i rikujton me mallin dhe nderimin e merituar. Urata e plakut Musa na përcolli gjatë gjithë rrugës, ku ndoshta kënga e rapsodit shqiptar më së miri e mbyllë edhe këtë rrugëtim të radhës: Krajl Nikolla me sy n’Shkoder:

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

27


KULTURË

Kadri Tarelli nga Du me çmim ndërkom Dyrrahu antik është qyteti i vlerave kombëtare, jo vetëm nga pikëpamja e lashtësisë që i takon shek. XIII-XI pr Kr. Ai u ndërtua nga taulantët ose dallëndyshasit. Rikthimi i tij i përhershëm, pas çdo shkatërrimi, i ngjet shtegtimit të dallëndysheve që migrojnë në vjeshtë dhe kthehen në pranverë

Për Koha Javore:

Vilhelme Vrana Haxhiraj Durrësi njihet për pasurinë e madhe të kulturës arkeologjike, por sot ky qytet bregdetar, veç trasëgimisë kuturore arkeologjike, ka të drejtë të mburret me njerëzit e tij. Dyrrahu i lashtë, njëri ndër portet më të mëdhenj të Mesdheut në antikitet dhe Mesjetë, sot është porti më i madh i Shqipërisë së kohës

28

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

moderne. Qyteti i lashtë bregdetar ka qenë si pikë strategjike për të lidhur perëndimin me lindjen. Ndaj pushtuesit e huaj që nga Helenët, Romakët, Venecianët dhe gjithë të tjerët me radhë, kanë synuar ta kenë Durrësin rezidencë të tyre sinjë portë hyrëse për të arritur në kryeqendrën e lindjes, Kostandinopojën. Banorët e tij në çdo kohë i kanë pritur pushtuesit me armë. Pikërisht për këtë rezistencë dhe mosbindje të banorëve durrsak, e kanë djegur dhe shkatërruar disa herë. Veç dorës gjakatare të të huajit, Durrësin e kanë ndjekur dhe fenomenet tragjike të natyrës, tërmetet. Shkatërrimet e tij kanë filluar me tërmetin që shfarrosi Epidamnin antik, deri në atë të 26 nëntor 2019, gjurmët e të cilit janë ende të pranishme. Megjithatë Durrësi e ruan fizionominë e tij si një qytet i bukur legjendar. Kjo është meritë e njerëzve të tij të mrekullueshëm, bujar, punëtorë dhe të kulturuar që e kanë ruajtur strukturën e tij të hershme. Pikërisht qytetarët e tij e zbukurojnë dhe ia rritin madhështinë Dyrrahut të lashtë. Durrësi ka dhënë mjaft vlera në të gjitha fushat e jetës, por unë do të veçoja vlerat e tij në art dhe letërsi. Ishte nga Durrësi aktori i madh me famë botërore; Aleksandër Moisiu që bëri përmbysje të teatrit mondan dhe solli risi në aktrim si në skenën e teatrit, dhe në ekranin e kinemasë të shek XX. Për vlerat e tij të padiskutueshme në modernizimin e teatrit dhe filmit, pasi ka përjetësuar kryeveprat botërore si askush tjetër. Për

vendin që zë ai në artin botëror, unë e kam përzgjedhur tek studimi im, njërin ndër 90 Elitat Kombëtare. Durrësi gjithashtu njihet si qytet i arsimit, kulturës, i poezisë dhe i teatrit. Nuk do të përmend të gjitha figurat e ndritura që lindën, u rritën dhe i dhanë vlerat në Durrës. Për vetmohimin dhe vlerat që kanë dhënë si një homazh nderimi, po sjell ndëmend me veneracion, aktorët e mirënjohur të Durrësit që nuk jetojnë më. Nderim për Regjisorin Gjergj Vlashi, aktorin e ekranit, Gulielm Radoja, aktotrin Vangjel Heba, aktorin


KULTURË

urrësi vlerësohet mbëtar në Itali e paharruar të humorit dhe mikun e familjes sonë, Fadil Hasa. Njerëzit e ndritur as i kanë munguar dhe as i mungojnë Durrësit Për këto pak rreshta që po i kushtoj Durrësit, shkak u bë qytetari i mirë, Njeriu “Njeri”, mësuesi i palodhur veteran, studiuesi, analisti letrar dhe poeti Kadri Tarelli, i cili mori pjesë në një konkurs internacional dhe fitoi një çmim prestigjioz. Poezia fituese e tij është e çmuar sepse hyri në Antologjinë Internacionale të Poezisë, me autorë nga e gjithë bota. Ky është një vlerësim i madh sepse i bëhet nder Kadriut, Shqipërisë, Durrësit dhe Lidhjes së shkrimtarëve.

Kadri Tarelli fiton çmim ndërkombëtar poetik në Itali

Z.Kadri Tarelli është një vlerë e shtuar dhe e pamohueshme për Durrësin. Është çudi e madhe me ne shqiptarët! Shteti me institucionet e tij dhe politika shumëngjyrshe shqiptare,

i kanë njerëzit para syve dhe nuk i shohin. Këta krijues, me punën e tyre vetmohuese, reklamojnë vlerat e kombit në ekranet e TV, në mediat e shkruara apo elektronike, nëpër podiume festive si brenda vendit dhe në trojet tona etnike, apo nëpër libra dhe askush nuk kujtohet se edhe këta njerëz janë një vlerë e veçantë e kombit. Intelektualët shqiptarë gjithmonë i ka vlerësuar bota. Mirë ata që janë në emigracion, por Kadriu dhe sa të tjerë, më parë i ka spikatur bota se, vendi i tyre i kalënë në harresë. Shqipëria e politizuar hesht për intelektualët që bëjnë një punë krijuese, e cila u vlen situatave të rënda që jeton sot kombi ynë që po shkon drejt shpërbërjes dhe plakjes së kombit. Njerëz vizionarë si Z Kadri, me

punën e tyre krijuese apo shkencore, u japin shpresë shqiptarëve të demoralizuar nga rritja e çmimeve, varfëria e skajshme, papunësia, korrupsioni, padrejtësia, krimi i pandëshkuar, mërgimi etj. Këto plagë të pashërueshme në trupin e mëmës sonë Shqipëri, janë bërë gangrenë për kombin më të lashtë. Kadri Tarelli shquhet si një veprimtar i shquar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijlëve dhe në fushën e edukimit. Ndaj zëri poetik i Kadriut, analist i shquar si ai, poet që tematikën e merr nga përditësia dhengre zërin për realitetin e hidhur, ai aludon me poezinë e bukur e domethënëse që titullohet, “E Pabesë Është Dashuria” ! Një paralelizëm fantastik i kësaj ndjenje lozonjare,por e domosdoshme dhe pabesisë së jetës! E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

29


REPORTAZH

“Freestyle to Montenegro”

Filmi që rikrijon “ar për liri” nga komun Arratisja e guximshme për 18 orë me not e Tonin Gjinit nga Shqipëria staliniste në vitin 1987 është bërë film Në vitin 1987, një notar profesionist 22-vjeçar i quajtur Tonin Gjini hyri në ujërat e Adriatikut në fshatin verior shqiptar të Velipojës me mikun e tij më të mirë, Pjerin Gjeka. Ata nuk ishin garues, por bashkëpunëtorë në një garë drejt lirisë. Tetëmbëdhjetë orë më vonë, Gjini doli 18 kilometra përgjatë bregut në qytetin e Ulqinit, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë, duke lënë pas tij një regjim paranojak komunist që kishte mbyllur kufijtë e Shqipërisë për dekada. Gjeka u mbyt, 100 metra larg bregut. Gjini e tërhoqi trupin e shokut të tij deri në tokë. Një çerek shekulli më vonë, Gjini ka rikrijuar rrugën që përshkoi me not, këtë herë për një dokumentar të shkurtër të titulluar “Freestyle to Montenegro”, me regji të Ardit Sadikut. Filmi ka tërhequr vëmendje të madhe në Ballkan që nga premiera e tij në vitin 2021, veçanërisht në Beograd, dikur kryeqyteti i shtetit jugosllav që ishte gjithashtu komunist, por me një nivel lirie të ndryshëm nga kudo në Evropën Lindore në atë kohë. Sadiku, i cili ishte një fëmijë i vogël kur Gjini u arratis, tha se kjo histori e kishte tëhequr shumë si lufta e jashtëzakonshme e një njeriu për liri, por edhe si një mënyrë për t’i kujtuar shikuesve se si ishte jeta jo shumë kohë më parë. “Për ne është shumë e rëndësishme të flasim për të kaluarën, sepse e kemi varrosur atë”, tha regjisori 31-vjeçar. “Ne priremi të mendojmë se ajo nuk do të përsëritet, por kjo

30

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

nuk i dihet kurrë. Duke folur për të kaluarën, ne mund të përballemi me

më pak konflikte mes nesh.”


REPORTAZH

rratisjen me not nizmi në Shqipëri Shqipëria në SHBA, nëpërmjet Jugosllavisë

Gjini e kishte menduar shumë gjatë largimin e tij. “Vendimi për t’u larguar ishte shumë i vështirë, sepse ishte ose vdekje ose liri”, tha ai për BIRN. Nëse do të ishin kapur, “ushtria do të na kishte ekzekutuar”. Familjarët e mbetur pas u përballën

me zemërimin e shtetit. Me të mbërritur në Ulqin, katër persona me uniforma e çuan Gjinin dhe trupin e Gjekës në Podgoricë, i njohur atëherë si Titograd. Nga aty, Gjini u dërgua në burg në qytetin bregdetar të Kotorrit për një muaj për kalim të paligjshëm të kufirit. Nga Kotorri, Gjini u dërgua në Beograd, ku u intervistua në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ishin rreth 30 të arratisur të tjerë”, kujton ai. “Dikush ishte arratisur nga malet, dikush nga puna, dikush nga ushtria.” Gjini u lejua të hynte në SHBA, por familja e tij në Shqipëri u internua nga autoritetet në një fshat të largët në veri të Shqipërisë. Kur u kthye për herë të parë, në vitin 1992 pas rënies së komunizmit, të afërmit e mikut të tij të vdekur, Gjekës, e pyetën se çfarë kishte ndodhur me të. “Ata nuk dinin asgjë”, tha ai. Ai u tregoi se jugosllavët e kishin marrë trupin e Gjekës dhe ua kishin kthyer autoriteteve shqiptare, të cilët e varrosën atë në veri të Shqipërisë, “por familja nuk dinte asgjë”. “Më pas familjarët nëpërmjet një të njohuri të tyre e gjetën. Ata morën një ekskavator, gërmuan dhe e gjetën.”

Ndërgjegjësimi për të kaluarën komuniste të Shqipërisë

Sadiku nuk kishte dëgjuar kurrë për historinë e Gjinit derisa një koleg në një projekt tjetër i tregoi atij për një burrë “të çuditshëm” që kishte notuar për 18 orë nga Velipoja në Ulqin. “A është ende gjallë?” e pyeti Sadiku. Ai ishte gjallë dhe ai ishte kthyer në Shqipëri, duke jetuar në qytetin verior të Shkodrës. Sadiku shkoi të takonte Gjinin dhe ata ranë dakord të rikrijonin notin. Por

në vend që të merrte dikë tjetër për këtë, Sadiku donte Gjinin, i cili në atë kohë ishte rreth të 40-tave. “Ai është një person krejtësisht origjinal dhe kjo më bindi ta marr për dokumentarin, sepse Tonini ishte i çuditshëm, por i vërtetë në të njëjtën kohë”, tha Sadiku për BIRN. Megjithatë, Gjini dukej “i frikësuar” nga uji kur ata erdhën për të rikrijuar notin, tha Sadiku. “Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe ai është më i moshuar tani.” Sadiku beson se filmi i tij tregon tranzicionin e Shqipërisë dhe luftën e një njeriu për liri. Synimi i Gjinit, tha ai, “ishte të fitonte lirinë, pra fizikisht; se liria mendore ishte diçka tjetër që ai do duhej ta gjente kur ikte në Amerikë.” “Po, ai gjeti lirinë fizike, por shoku i tij nuk e gjeti, sepse shoku i tij u mbyt.” “Trupi i tij u zbulua në vitin 1992, sepse në atë kohë trupat e personave të vdekur gjatë arratisjes dërgoheshin në vende të panjohura, si një lloj dënimi për të afërmit e tyre që nuk kishin ku të shkonin.” “Freestyle to Montenegro” është shfaqur në rreth 10 festivale filmi. Në Beograd ai u shfaq dy herë dhe u pasua me pyetje nga publiku për Gjinin dhe regjimin komunist në Shqipëri. “Reagimi ishte i mirë. Filmi u pëlqye”, tha Sadiku. “Fakti që një pjesë e filmit ka të bëjë me udhëtimin e Toninit drejt Jugosllavisë ringjalli nostalgjinë për komunizmin”, tha ai, por shtoi: “Ata e pëlqejnë shumë Jugosllavinë. Unë ndiej të kundërtën për Shqipërinë e epokës së komunizmit.” Në këtë kuptim, tha ai, është e rëndësishme të flasim për të kaluarën. “Unë shoh shumë të rinj që thonë se ‘komunizmi ishte i mirë’. Edhe fakti që ata mendojnë në këtë mënyrë është i gabuar dhe i dëmshëm.” Fiori Sinoruka (BIRN) E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

31


MOZAIK

Planifikimi i udhëtimeve Zgjedhja e destinacionit si dhe koha ka shumë rëndësi. Në varësi të kësaj ja edhe disa gjëra që duhet të keni me vete për një udhëtim njëditor, një çantë shpine kuptohet jo të rëndë e cila duhet të përmbajë : një shishe ujë ,një veshje e ngrohtë si xhup në qoftë se bëni hiking në mal, një kapele dhe syze dielli, krem kundër diellit, një xhaketë shiu ose çadër përsëri kjo vlen për malin, para rezervë, pasaportën ose letërnjoftimin në qoftë se udhëtimi është nga një shtet në tjetër, karikuesin ose powerbank baterin rezervë se kush do udhëtime pa foto thjesht sepse është fikur bateria e celularit. Duket sikur udhëtimet më shumë se një ditore janë më lehtë për tu realizuar por kjo vlen vetëm nga njëra anë

32

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022


MOZAIK Organizmi i udhëtimeve, qofshin ato një ditore apo më gjatë , mund të jetë jashtëzakonisht shteruese ose stresues deri në momentin që i realizojmë ato. Vetë zgjedhja e një udhëtimi varet nga disa faktorëve si : buxheti personal ose statusi ekonomik , motit ose stina, shëndetit juaj fizik , kohës që keni në dispozicion etj. Në qoftë se doni të bënin udhëtime një ditore përzgjidhni agjenci turistike që ofrojnë udhëtime të tilla si dhe destinacione jo shumë të largëta, kjo sepse shumë udhëtime behën me autobus dhe në qofte se destinacioni ku doni të mbërrini ka ma tepër se 5 orë më shumë ka mundësi që do ta kaloni më shumë rrugën në autobus sesa në desticaioni . Mbasi të keni kontaktuar agjencinë turistike dhe në varësi të destinacionin mal apo det , kërkoni programin e guidës si dhe bëni aq pyetje sa të keni lidhur me destinacionin , p.sh në qoftë se vendi që doni të vizitoni është Dubrovniku pyetni për ato informacione të cilat mungojnë të programi, sepse shumë agjenci harrojnë ti përshkruajnë te oferta ose edhe i shkruajnë të pjesa( që nuk përfshihet në çmimin e

programit), të tilla si (hyrja e muzeve, ose atraksioneve të tjera që ky qytet ofron).Nga mosinformimi pse t’i humbësh ca gjëra të reja thjesht se nuk ke lekë të mjaftueshëm me vete . Siç e thamë, zgjedhja e destinacionit, si dhe koha ka shumë rëndësinë. Në varësi të kësaj ja edhe disa gjëra që duhet të keni me vete për një udhëtim një ditore, një çantë shpine kuptohet jo të rendë e cila duhet të përmbajnë : një shishe ujë ,një veshje e ngrohtë si xhup në qoftë se bëni hiking në mal, një kapele dhe syze dielli, krem kundër diellit, një xhaketë shiu ose çadër përsëri kjo vlen për malin, para rezervë, pasaportën ose letërnjoftimin në qoftë se udhëtimi është nga një shtet në tjetër, karikuesin ose powerbank baterin rezervë se kush do udhëtime pa foto thjesht sepse është fikur bateria e celularit. Duket sikur udhëtimet më shumë se një ditore janë më lehtë për t’u realizuar por kjo vlen vetëm nga njëra anë. Vërtet që disa aplikacione ose website kanë thjeshtësuar mënyrën e udhëtimeve të tilla si Booking.com ,airbnb , Google flight etj. Kjo ju siguron më shpejtë akomodimin dhe fluturimin dhe u

lehtëson paksa udhëtimin por vetëm kaq, një udhëtim përbëhet nga shumë më shumë se kaq p.sh transporti nga aeroporti tek hoteli ose destinacioni, merrni informacione nëpër website të vendit, për oraret të transporteve publike të tilla si treni autobusi etj mbasi taxi mund të ju kushtoj shtrenjtë , përveç tjerash mund të ju ndihmojnë aplikacionet të cilat instaloni në celular të tilla si google maps për të parë largësinë e vendit ku ndodhin me desinacioni final, në qoftë se keni udhëtuar në ndonjë vend në të cilën nuk e dini gjuhën e vendit ose takon që ata nuk dinë gjuhën angleze instaloni një aplikacion përkthimi, ose në qoftë se nuk doni ta eksploroni vetëm ekzistojnë sërisht aplikacione që ofrojnë guida në gjithë botën të tilla so get your guide , guru walk, rent a guide, guide your trip etj . Vërtete që planifikimi i një udhëtimi mund të jetë i lodhshëm paksa, por e gjithë ja vlen në momentin e mbërritjes suaj në destinacionin e dëshiruar. Po e mbyllim me një shprehje motivuese për të ju bërë të udhëtoni : Udhëto sepse paratë kthehen , koha jo. Donika Lulgjuraj

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

33


MOZAIK

Së shpejti në Guci

Do të fillojë ndërtimi i sheshit të ri

Guci – Më 10 qershor 2022 Drejtoria e Punëve Publike, ka shpallur tenderin për zgjedhjen e kryerësit më të volitshëm të punëve në rikonstruksionin dhe modernizimin e rrugës kryesore në Guci (zonë e këmbësorëve), në pjesën prej objektit të furrës së bukës deri te Qebaptorja “Ukus” e cila njëherazi do të paraqesë projektin e ndërtimit të Sheshit të ri në këtë qytet, i cili është në vazhdë. Projekti në fjalë është i themeluar (bazuar) në zgjidhjen moderne të rregullimit të sipërfaqeve publike, i cili përmban elemente moderne, por edhe tradicionale dhe, me të cilin është paraparë komplet ndërtimi i të

34

Javore KOHA

E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

gjitha instalimeve nëntokësore dhe i punëve shumë përfshirëse në hapësirën e sipërfaqes së tij. Vlera paraprake e projektit është 892.223,48 euro. “Janë të planifikuara punët në ndërtimin e kanalit për kullimin e ujërave të zeza (fekaleve), ujërave atmosferike, instalimeve elektrike, ndriçimit bashkëkohor elektrik, tampomizimit të tokës për punë, si dhe të vendosjes së pllakave të granitit në sipërfaqe prej më se 2620 metrash katror (m2). Me projekt, po ashtu, është planifikuar mbjellja e trungjeve (pemëve të drurit) dhe gjelbërimeve tjera”, ka konfirmuar për opinionin publik kryetarja e Komunës së Gu-

cisë, Anella Çekiq, dhe në vazhdim ka shtuar se “me përfundimin e këtij projekti vërtetë të rëndësishëm dhe me vlerë të lartë, Komuna e Gucisë do të vlerësohet dhe çmohet lartë si zonë urbane, ndërsa zhvillimi dhe benefiti për qytetar dhe ekonomi do të shikohet përmes zhvillimit të turizmit e hotelerisë si dhe do të kryhen themelet e fuqizimit të kapaciteteve turistike”. “Investimi në realizimin e këtij projekti paraqet edhe një dëshmi të përcaktimit strategjik të komunës, që të investojë në valorizimin e potencialeve turistike”, thuhet në informatën për opinion të Komunës së Gucisë. Sh. Hasangjekaj


SPORT

Futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij

Lazio kërkon skuadër për Hysajn Ai ka luajtur më herët me ekipin e Empolit, ku debutoi me skuadrën e parë më 24 nëntor 2011 në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës. Më 3 gusht 2015, Hysaj u transferua zyrtarisht te Napoli për 5 milionë euro, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2020. Ky transferim e bëri atë lojtarin e dytë shqiptar më të kushtueshëm në botë, pas Lorik Canës. Vitin e kaluar, ai kaloi te Lazio, por drejtuesit e këtij klubi, si duket, nuk kanë qenë të kënaqur me paraqitjet e tij Futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj pritet të shitet gjatë kësaj vere. Drejtuesit e klubit të Lazios janë në pritje të ofertave për mbrojtësin e krahut të djathtë. Është trajneri Maurizio Sarri që u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit shqiptar për sezonin e ri. Hysaj ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025. Ai u transferua te Lazio në vitin 2021 nga Napoli. Mbrojtësi 28-vjeçar i Lazios dhe i kombëtares shqiptare nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij. Ai ka luajtur më herët me ekipin e Empolit, ku debutoi me skuadrën e parë më 24 nëntor 2011 në ndeshjen e

Kupës së Italisë kundër Fiorentinës. Më 3 gusht 2015, Hysaj u transferua zyrtarisht te Napoli për 5 milionë euro, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2020. Ky transferim e bëri atë lojtarin e dytë shqiptar më të kushtueshëm në botë, pas Lorik Canës, i cili në vitin 2011 kaloi nga Lazio te Galatasaray për 6.75 milionë euro. Ai bëri debutimin e tij zyrtar me Napolin më 23 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Sampodorias. Hysaj zhvilloi paraqitje pozitive në muajt e tij të parë me Napolin, duke siguruar një vend titullari në krahun e djathtë. Ai e mbylli sezonin e parë me Napolin duke zhvilluar 43 paraqitje në të gjitha kompeticio-

net, përfshirë 37 në Serie A. Më 13 shtator 2016, Hysaj zhvilloi paraqitjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve në fitoren e Napolit 2-1 si mysafir kundër Dinamos së Kievit. Vitin e kaluar, ai kaloi te Lazio, por drejtuesit e këtij klubi, si duket nuk kanë qenë të kënaqur me paraqitjet e tij. Hysaj luan për përfaqësuesen e Shqipërisë, me të cilën ka debutuar në moshën 18-vjeçare, në ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë më 6 shkurt 2013. Në kulmin e karrierës së tij me Napolin, vlera e kartonit të mbrojtësit shkodran arrinte deri në 50 milionë euro dhe ai kërkohej nga klubet më të mira evropiane. (Kohapress) E ENJTE, 30 QERSHOR 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.