Koha 1008

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 21 prill 2022 Viti XXl Numër 1008 Çmimi 0,50

Në pritje të formimit të pushtetit lokal në Ulqin ISSN 1800-5696

Skenarët parashikues për rrjedhat e ngjarjeve

Dukuri e paçrrënjosur


PËRMBAJTJE

8

12 Manuali i gjenocidit i Rusisë

Zot - Zeus

16

18 Luis Dupre, piktori që takoi Ali Pashanë e shqiptarët

Libër që trajton trashëgiminë e pasur kulturore të trevës së Ulqinit

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022


PËRMBAJTJE

20

21 Kur pasioni dhe guximi fitojnë

Një udhërrëfyes për ublat në Krajë

24

30 Kllezna e tri urave

Pishtare e arsimimit shqip të femrave në krahinën e Plavës dhe Gucisë

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica

Akuzohet për dy vepra penale

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar nga policia dhe akuzohet për dy vepra penale. Medenica është ndaluar në aeroportin e Podgoricës, nën dyshimet për krijim të organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm. Arrestimi i saj vjen pasi mediat publikuan transkriptet e mesazheve të shkëmbyera mes djalit të saj, Millosh Medenica, dhe oficerit të policisë Darko Lalloviq, në të cilat ata organizonin blerjen e kokainës dhe cigareve kontrabandë në portin e Tivarit. Në transkriptet e bisedave në aplikacionin e koduar të mesazheve

4

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Sky ECC, Millosh Medenica pretendonte se nëna e tij ishte në dijeni të biznesit të tyre të paligjshëm dhe se ata mund të presin mbrojtje prej saj. Ai përdorte një telefon të enkriptuar përmes të cilit kontraktonte kontrabandën e drogës nga Kolumbia, si dhe kontrabandën e cigareve. Pas arrestimit të saj të dielën, ish-kryetarja e Gjykatës Supreme u shtrua në spital pasi është ndier keq. Pasi që është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale Shtetërore, asaj i është caktuar masa e mbajtjes deri në 72 orë. Medenica ka mohuar kryerjen e veprave për të cilat akuzohet. I pyetur lidhur me arrestimin e Vesna

Medenicës, kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se nuk e komenton, sepse duhet t’u lejohet institucioneve të kryejnë punën e tyre. Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi ka thënë të hënën se arrestimi i Medenicës ishte një sinjal pozitiv për luftën e vendit kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Më 6 prill, Vesna Medenica mohoi akuzat kundër saj dhe iu bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë. Medenica ishte në krye të Gjykatës Supreme të Malit të Zi për 17 vjet, deri në dorëheqjen e saj në fund të vitit 2020. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Dështon vendosja e shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Ulqin?!

Nismëtarët heqin dorë nga projekt-kërkesa Ulqin – Shoqata “Don Gjon Buzuku” ka njoftuar se heq dorë nga projekt-kërkesa për vendosjen e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Ulqin, për shkak të procedurës së ngadalësuar në qeverisjen lokale në Ulqin. Vendimi është marrë në Kuvendin e kësaj shoqate, të mbajtur më 17 mars 2022. Kuvendi ka udhëzuar Gjergj Pepgjonin, si person të autorizuar të Shoqatës “Don Gjon Buzuku”, e cila ishte edhe nismëtare për vendosjen e shtatores së Skënderbeut, që të paraqesë kërkesën për tërheqjen e projektit në Komunën e Ulqinit dhe të njoftojë për vendimin Fondacionin “Dom Simon Filipaj” dhe diasporën amerikane si financuese të këtij projekti. Shoqata “Don Gjon Buzuku” ka

falënderuar drejtuesit e Komunës së Ulqinit të clët kanë ndihmuar në zbatimin e procedurës, përfshirë ish-kryetarët Nazif Cungu dhe Loro Nrekiq, kryetarin aktual të Komunës, Aleksandar Daboviq, kryetarin e Kuvendit të Komunës, Haxhi Sulejmani, këshilltarët e Kuvendit të Komunës, projektuesit dhe zyrtarët komunalë, Ministrinë e Kulturës të cilët, sipas saj, kanë marrë vendime adekuate pozitive për realizimin e këtij projekti. Nga ana tjetër, kjo shoqatë dënon “sjelljen e paligjshme të disa punonjësve në administratën komunale me sjellje burokratike ndaj projektit, duke e ndërlikuar procedurën me veprime të kundërligjshme, duke kontribuar në trajtimin që heroi kombëtar nuk e meriton, sepse një monument i tillë është ngritur nëpër qendra të kryeqyteteve botërore me një proce-

durë të thjeshtë”. Nisma për vendosjen e shtatores së Skënderbeut në një vend publik në Ulqin daton që prej disa vitesh. Kuvendi i Komunës së Ulqinit ka miratuar vendimin për vendosjen e shtatores, ndërsa si vend është caktuar rrethrrotullimi pranë Komunës së Ulqinit, në bulevardin që mban emrin e heroit kombëtar. Po ashtu është marrë edhe pëlqimi nga Ministria e Kulturës. Shoqata “Don Gjon Buzuku” dhe drejtuesit e Komunës së Ulqinit disa herë kanë dhënë premtime për kohën e vendosjes së shtatores, por ato nuk janë respektuar. Ndërkohë kryetari i Komunës së Tuzit ka paralajmëruar se deri në fund të këtij viti do të realizohet projekti i vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Tuz. (Kohapress)

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Në pritje të formim pushtetit lokal në U Nail Draga

Në zgjedhjet lokale në Ulqin të mbajtura më 27 mars, në 38 vendvotime, të drejt vote kanë pasur 20.392 qytetar, ndërsa kanë votuar 11.692 qytetarë apo 57.33 %. Një e dhënë e tillë dëshmon se kësaj here kanë dalë me pak votues së në vitin 2018, ku kanë votuar 12.393 votues apo 63.14%. Një konstatim i tillë dëshmohet se dy vite më parë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 30 gusht 2020, kanë votuar 13.371 qytetarë apo 65.60 %, që paraqet çështje për analizë të veçantë. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Komunal Zgjedhor, listat përkatëse kanë fituar këto vota dhe mandate të këshilltarëve: UDSH-LDnëMZ 2.036 vota ( 17.54%), 6 këshilltarë, Demokratët 833 vota (7.14%), 2 këshilltarë, URA 4.962 vota (42.74%), 14 këshilltarë, FORCA 1.676 vota (14.42%), 5 këshilltarë dhe PDS-PB 2.108 vota (18.16%), 6 këshilltarë. Ndërkaq, sipas subjekteve politike kemi këtë ndarje të mandateve të këshilltarëve: FORCA 5, PDS 5, PD 5, URA 5, UDSH 4, Demokratët 2, LDnëMZ 2, SD 2, PB 1, PSD 1, ASH 1.

Koalicioni “Fillim i ri”

Në këto zgjedhje lokale në Ulqin, bie në sy formimi i koalicioneve parazgjedhore që ishin tre : “Fillim i ri” (URA, PD, PSD,SD dhe ASH), koalicioni UDSH-LDnëMZ dhe PDS-PB, ndërsa dy subjekte politike garuan të vetme (Forca dhe Demokratët). Koalicioni i madh “Fillim i ri”, sipas

6

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

parashikimeve ishte në përparësi ndaj të tjerëve, sepse ka bashkuar pesë subjekte politike, andaj ishin të shumtë ata të cilët i kanë vlerësuar me mundësi të fitojnë shumicën e këshilltarëve për të formuar të vetëm pushtetin lokal. Por, zgjedhjet demantuan një vlerësim të tillë, sepse arritën të fitojnë 14 këshilltarë (42.74%), që ishte maksimumi i mundshëm. Pas zgjedhjeve ky koalicion i udhëhequr nga URA, është penalizuar nga qytetarët sepse përbërja ka qenë heterogjene dhe me një të kaluar jo të pranueshme! Kishte qenë më e qelluar që URA të kishte dalur e vetme, duke dëshmuar peshën e tyre politike, ku pa dyshim do të kishte qenë subjekti i parë politik në këto zgjedhje.

jet parlamentare (30 gusht 2020) ku së bashku në Ulqin kanë pasur 4.368 vota, kësaj here së bashku kanë fituar 2.108 vota, që do të thotë 2.260 vota më pak apo 51.7%. Nga një rezultat i tillë ata fituan së bashku 6 këshilltarë, 5 do jenë nga PDS e 1 për PB. Një rënie e tillë nuk është befasi,sepse nga humbja e pushtetit qendror në vitin 2020, PDS ka pasur rënie në disa zgjedhje lokale që janë mbajtur në disa komuna në Mal të Zi, trend i cili ka vazhduar edhe në Ulqin.

Befasia e zgjedhjeve - koalicioni UDSH-LDnëMZ

Në këto zgjedhje befasoi koalicioni UDSH-LDnëMZ, duke qenë subjektet më të vjetra të shqiptarëve në Mal të Zi (1990,1993). Në zgjedhjet lokale UDSH ka kohë që është pozicionuar në tre këshilltarë, por kësaj here çështja qëndronte në atë se sa do të jetë ky numër, kur iu bashkëngjit LDnëMZ, e cila ga viti 2010, nuk ka dalë në zgjedhje si subjekt i veçantë, por duke qenë pjesë e koalicioneve të ndryshme. Por, ndodhi befasia e zgjedhjeve, u tejkalua çdo parashikim, sepse ky koalicion fitoi 2.036 vota, përkatësisht 6 këshilltarë, ku 4 nga ata do jenë nga radhët e UDSH-së dhe 2 nga LDnëMZ.

Trendi i rënies së PDS-së edhe në Ulqin

Se PDS do të ketë rënie të elektoratit askush nuk ka dyshuar, por çështja ishte se sa do të jetë kjo rënie. Duke marrë parasysh faktin se ata kësaj here dolën në koalicion me Partinë Boshnjake, është menduar se rënia do të jetë më e vogël, por ndodhi e kundërta. Sepse nëse marrim parasysh zgjedhPikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mit të Ulqin Forca megjithatë “çelësi” i pushtetit lokal

Nëse analizojmë rezultatin e Forcës nga viti 2018, del qartë se ky subjekt politik ka pasur rënie të vazhdueshme të elektoratit. Kështu nga 2.925 vota në zgjedhjet lokale në vitin 2018, dy vite më pas në zgjedhjet parlamentare (30 gusht 2020) kanë rënë ne 2.336 vota, ndërsa me 27 mars në 1.676 vota.

Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale, në zgjedhjet e 27 marsit numri i subjekteve politike ishte më i vogël, përkatësisht pesë lista zgjedhore, dy subjekte të veçanta dhe tre koalicione, duke iu mundësuar qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, ku rezultatet dëshmuan se asnjë koalicion apo subjekt politik nuk arriti shumicën, andaj janë të obliguar për koalicione paszgjedhore, ku FORCA do të jetë “çelësi” i pushtetit lokal Të dhënat e tilla dëshmojnë se rënia prej 1.249 votave, apo tre këshilltarë paraqet çështje për analizë dhe diskutim të veçantë, sepse pakkush ka mundur të parashikojë një rënie të tillë të elektorati, e cila është me e madhe nga zgjedhjet e vitit 2006 kur ky subjekt politik mori pjesë në zgjedhje për herë të parë. Por, pavarësisht se Forca ka pësuar rënie nga 8 në 5 këshilltarë, ajo do të jetë “çelësi” për formimin e pushtetit lokal në Ulqin.

Përsëritja e votave në një vendvotim, nuk ndryshoi rezultatin

Nga 38 vendvotime sa janë gjithsej në Komunën e Ulqinit, në zgjedhjet lokale të mbajtura më 27 mars, vetëm në një vendvotim kishte kontestime të rezultatit, ku KKZ vendosi që të përseritet votimi. Fjala është për vendvotimin numër 5, që ka të bëjë me BL nr.II, e cila ka 772 votues. Rezultati i votimeve më 27 mars ishte: UDSH-LDnëMZ 147 vota, “Fillim i ri” 142 vota, FORCA 67 vota, PDS 67 vota dhe Demokratët 16 vota. Duke marrë parasysh faktin se rezultati i përgjithshëm mund të ndryshojë nëse koalicioni “Fillim i ri” fiton një mandat të këshilltarit (nga 14 në 15), që do të ketë mundësi të ndikojë në përbërjen e koalicionit për qeverisjen lokale, në ripërsëritjen e votave në këtë vendvotim, të gjithë me kureshtje kanë pritur rezultatin final. Por, edhe pas rivotimit (6 prill 2022) rezultati nuk ndryshoi, mbeti i njëjti sikurse më 27 mars. Duhet cekur se në këtë vendvotim nga 438 votues që votuan më 27 mars, kësaj here numri u votuesve u rrit në 501, duke përcaktuar këtë rënditje: UDSH-LDnëMZ 207 vota, “Fillim i ri” 204, Forca 76, Demokratët 6 dhe PDS 2 vota. Ndërsa për të ndryshuar rezultati, koalicionit “Fillim ri” i kanë munPikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

guar 61 vota. Në këtë vendvotim bie në sy rënia e numrit të votuesve të PDS të cilët 65 vota ia kanë dhënë UDSH-LDnëMZ, duke e vendosur këtë koalicion të parin në këtë vendvotim dhe duke i siguruar mandatin e gjashtë të këshilltarit. Një veprim i tillë, të përkujton vitin 2018, kur më 18 shkurt u përseritën votat në dy vendvotime (Darzë e Komunale), ku UDSH i dhuroi PDS 55 vota, duke i ndihmuar që të jetë partia e parë në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Zhgënjimi i qytetarëve

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale, dëshmoi së një numër i tyre i kanë refuzuar apo bojkotuar ato. Nëse i krahasojmë me zgjedhjet parlamentare (30.8.2020), dalja është më e ulët për 1.679 votues apo 12.5%, që është përqindje e lartë për një mjedis të vogël siç është Komuna e Ulqinit. Një e dhënë e tillë është e veçantë, sepse deri më tash në Ulqin në krahasim më zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale vazhdimisht është votuar më tepër. Pse ka ndodhur një ndryshim i tillë në afat prej dy vitesh, mund të shpjegohet vetëm në saje të zhgënjimit të qytetarëve nga raportet e përgjithshme shoqërore e politike. Në këtë aspekt duhet një analizë e përgjithshme nga subjektet pjesëmarrëse në skenën politike, e në veçanti nga ata të cilat kanë pësuar rënie të elektoratit, sepse çdo pësim duhet të jetë mësim nëse duan të reflektojnë për të qenë faktor në skenën politike në Ulqin edhe në të ardhmën. Nga ana tjetër, qytetarët presin dhe janë kureshtarë të dinë se si do të jetë pushteti lokal pas këtyre zgjedhjeve, sepse në opsion janë dy koalicione të mundshme. Çdo zvarritje në këtë drejtim nuk është në favor të qytetarëve dhe të parimeve demokratike. E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Manuali i gjenocidit i Timoti Snajder

Siç kam thënë që nga fillimi i luftës, fjala “denazifikim” në përdorimin zyrtar të Rusisë do të thotë thjesht shkatërrim i shtetit dhe i kombit ukrainas. Një “nazist”, siç e shpjegon manuali i gjenocidit, është thjesht një qenie njerëzore që vetëidentifikohet si ukrainas. Sipas manualit, krijimi i shtetit ukrainas – tridhjetë vjet më parë – ishte “nazifikimi i Ukrainës”. Në të vërtetë, “çdo përpjekje për ta ndërtuar një shtet të tillë” duhet të jetë akt “nazist”. Ukrainasit janë “nazistë” sepse nuk e pranojnë “domosdoshmërinë që populli ta mbështesë Rusinë”. Ukrainasit duhet të vuajnë për shkak të besimit se ekzistojnë si popull i veçantë; vetëm kjo mund të çojë në “shlyerjen e fajit”. Për këdo që ende beson se Rusia e Putinit e kundërshton të djathtën ekstreme në Ukrainë apo kudo tjetër, programi i gjenocidit është rast i mirë për ta menduar sërish këtë pretendim. Regjimi rus i Putinit flet për “nazistët” jo sepse e kundërshton të djathtën ekstreme – gjë që me siguri nuk e bën – por si mjet retorik për ta justifikuar luftën e paprovokuar dhe politikat e veta gjenocidale. Regjimi i Putinit është e djathta ekstreme. Është qendra botërore e fashizmit. Mbështet fashistët dhe autoritarët e ekstremit të djathtë në mbarë botën. Duke e interpretuar kuptimin e fjalëve si “nazist”, Putini dhe propaganduesit e tij krijojnë hapësirë më të madhe retorike dhe politike për fashistët në Rusi dhe gjetkë. Manuali i gjenocidit shpjegon se politika ruse e “denazifikimit” nuk është e drejtuar kundër nazistëve në kuptimin që normalisht kjo fjalë përdoret. Manuali pa asnjë hezitim pajtohet se nuk ka asnjë provë që nazizmi – siç kuptohet përgjithësisht – ka rëndësi

8

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

në Ukrainë. Kjo funksionon brenda përkufizimit të veçantë rus të “nazistit”: një nazist është ukrainas që refuzon të pranojë se është rus. “Nazizmi” në fjalë është “amorf dhe ambivalent”; njeriu duhet, për shembull, të jetë në gjendje të shohë nënbotën e dukshme dhe të dekodojë afinitetin për kulturën ukrainase ose për Bash-

kimin Evropian si “nazizëm”. Kështu, historia aktuale e nazistëve dhe e krimeve të tyre reale në vitet 1930-1940 është krejtësisht e parëndësishme dhe tërësisht e lënë mënjanë. Kjo është plotësisht në përputhje me luftimet ruse në Ukrainë. Asnjë lot nuk derdhet në Kremlin për vrasjen nga rusët të të mbijetuarve të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

i Rusisë

Holokaustit apo për shkatërrimin prej rusëve të memorialeve të Holokaustit, sepse hebrenjtë dhe Holokausti nuk kanë asnjë lidhje me përkufizimin rus të “nazistit”. Kjo tregon pse Volodimir Zelenski mund të quhet nazist – ndonëse president i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ndonëse është hebre me anëtarë të familjes

Rusia këto ditë e nxori manualin e gjenocidit për luftën kundër Ukrainës. Agjensia zyrtare ruse e lajmeve “RIA Novosti”, e publikoi kohë më parë një program të qartë për eliminimin e plotë të kombit ukrainas. Është ende i qasshëm për t’u parë dhe deri tash është përkthyer disa herë në anglisht që luftuan në Ushtrinë e Kuqe e që vdiqën në Holokaust. Zelenski është ukrainas dhe kjo është gjithçka që e nënkupton “nazistin”. Me këtë përkufizim absurd, ku nazistët duhet të jenë ukrainas dhe ukrainasit duhet të jenë nazistë, Rusia nuk mund të jetë fashiste pavarësisht se çfarë bëjnë rusët. Kjo është shumë e përshtatshme për ta. Nëse “nazistit” i është përcaktuar kuptimi “ukrainas që refuzon të jetë rus”, atëherë nga kjo rrjedh se asnjë rus nuk mund të jetë nazist. Meqë për Kremlinin të qenit nazist nuk ka të bëjë fare me ideologjinë fashiste – me simbolet si svastika, me gënjeshtrat e mëdha, me mitingjet, me retorikën e spastrimit, me luftën agresive, me rrëmbimet e elitave, me dëbimet masive dhe me vrasjet masive të civilëve – rusët mund t’i bëjnë të gjitha këto, madje pa pasur nevojë ta pyesin veten nëse janë në anën e gabuar të librit historik. Kështu, i shohim rusët duke i zbatuar politikat fashiste në emër të “denazifikimit”. Manuali rus është një nga dokumentet më të qarta të gjenocidit që i kam parë ndonjëherë. Bën thirrje për likuidimin e shtetit ukrainas dhe për shfuqizimin e çdo organizate që ka ndonjë lidhje me Ukrainën. E merr si të mirëqenë se “shumica e popullsisë” së Ukrainës janë “nazistë”, që do të thotë ukrainas (është i qartë këtu reagimi ndaj rezistencës ukrainase; në fillim të luftës supozohej se ishin pak ukrainas dhe se ata lehtë do të eliminoheshin; kjo thuhej qartë në një tekst tjetër të botuar në “RIA Novosti”, në deklaratën e fitores së 26 shkurtit). Njerëzit e tillë, “shumica e popullsisë”, pra më shumë se njëzet milionë njerëz do të vriten ose do të dërgohen të punojnë në “kampet e punës” për ta shlyer fajin që nuk e duan Rusinë. Të mbijetuarit do t’i nënshtrohen “riedukimit”. Fëmijët do të rriten të jenë rusë. Emri “Ukrainë” do të zhduket.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Sikur ky manual për gjenocidin të shfaqej në një kohë tjetër dhe në një medie të panjohur, mund të mos e tërhiqte vëmendjen. Por, u publikua mu te mediat shtetërore ruse gjatë luftës shkatërrimtare të Rusisë, të legjitimuar në mënyrë eksplicite nga pretendimi i kreut të shtetit rus se komb fqinj nuk ekziston. U publikua në ditën kur bota mësonte për vrasjet masive të ukrainasve nga rusët. Manuali i gjenocidit i Rusisë u botua më 3 prill, dy ditë pas zbulimit të parë se ushtarakët rusë në Ukrainë vranë qindra njerëz në Buça, dhe pikërisht kur ky lajm po dilte në gazetat kryesore. Masakra e Buças ishte një nga disa rastet e vrasjeve masive që dolën në pah pasi trupat ruse u tërhoqën nga rajoni i Kievit. Kjo do të thotë se programi i gjenocidit u publikua me vetëdije, madje edhe kur shiheshin provat fizike të gjenocidit. Autori dhe redaktorët e zgjodhën këtë moment të veçantë për ta bërë publik programin për eliminimin e kombit ukrainas. Si historian që merret me vrasje masive, e kam të vështirë të mendoj për shembujt kur shtetet e reklamojnë në mënyrë kaq eksplicite karakterin gjenocidal të veprimeve të tyre, pikërisht në momentin kur ato veprime bëhen publike. Nga këndvështrimi ligjor, ekzistenca e tekstit të tillë (në kontekstin më të gjerë të deklaratave të ngjashme dhe të mohimit të përsëritur të Vladimir Putinit për ekzistencën e Ukrainës), e bën shumë më të lehtë akuzën për gjenocid. Ligjërisht, gjenocidi i nënkupton të dy veprimet që e shkatërrojnë një grup tërësisht ose pjesërisht, të kombinuara që të dyja me qëllimin për ta realizuar këtë. Rusia e ka kryer veprën dhe e ka pranuar qëllimin. (Autori është profesor i Universitetit Yale, historian i specializuar në historinë e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në krimet e Holokaustit) E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Të njohurat dhe “të panjohurat” e konfliktit ruso-ukrainas! (1)

Skenarët parashik për rrjedhat e ngja

Një ditë pasi tanket dhe trupat ruse kaluan kufirin e Ukrainës, më 24 shkurt (2022), lindi armiku i rreziks shprehu shqetësimin e vet. Kjo shkaktoi reagime të mëdha në gjithë botën, mobilizoi “analistë” ku janë e opinionit publik, për të përcaktuar se cili në të vërtetë është “engjëlli” dhe cili “djalli” në këtë konflikt, që m Jo rastësisht Gëte e lexonte gazetën pas një muaji, ndërsa Mimi Bird King pas njëzet vitesh [Bagdikian:1992]. Përjashto këtu ‘gazetarët’ e rrjeteve sociale, të cilët sapo kanë mësuar Hajrudin S. Muja shkrim-lexim, kanë hapur “diapazonin e informimit” si në vargjet satirike të Gjokë Vatës: “S’ka ransi shkruen mrapsht a marë, a ke lek – bahesh “Na i jepni 22 minuta që ne t’u japim shkrimtar”! botën” është një ‘histeri’ e radio-sta- Përballë kësaj situate, shkencëtari cionit “WINS”, e cila kaloi në “21 politik Majkell Parenti, me të drejtë minuta” te televizioni, që: “ne t’u nënvizonte: “Media e performancave japim botën”! Do të jemi me fat nëse i të lajmeve ditore nuk është e dëshmarrim drejt lajmet e komunave më të tuar, por një sukses i madh i qëlliafërme! Dhe nëse kjo është ‘dritarja’ meve që kanë, puna e tyre nuk është përmes së cilës ne sot shohim botën, informimi por dezinformimi, jo për të duhet të dimë çka jemi duke shikuar vendosur demokracinë, por për ta dhe përse vijnë te ne përmes kësaj penguar atë”! [Parenti:1999]. ‘dritareje’?! Ndërkaq, sikur gazetat Kurrë më parë në histori nuk ka pasur të operonin prej zyrave të ndryshme, kaq shumë rrjete informative dhe kaq do të kishim dimensione të ndryshme pak informacion, sepse nuk është informacionesh, por meqë, thuajse gazetari dhe as editori i gazetës, por të gjitha mediat drejtohen prej “kor- “pronari ai që vendos dhe kualifikon poratave të fuqishme që mbajnë lajmin” [Johnson:2001/63]. Si një nën kontroll gjithçka që ne shohim grup i vogël njerëzish të pasur, ata e dëgjojmë” [Revista “Z”, shtator nuk japin dot informacion të saktë, 1998], kjo përbën problem në vet- për shkak të manipulimit me realitevete [Bagdikian:1992/38]. Në situ- tin dhe ruajtjes se pozitës që kanë ata të këtilla, një lajm i rëndësishëm [Bagdikian:1992/127]. Në rrafshin edhe nëse nuk humb, do të vonohet. ‘diplomatik’ synohet të mbulohet një Ron Insana i thoshte shikuesit të e vërtetë në lidhje me një ngjarje që CNN-it se: “Shumica e popullit nuk tjetri nuk mund ta durojë. din se deri të kuptojë rrezikun në të Një ish-diplomat i OKB-së, kur e cilin gjenden, gjithçka ka mbaruar”! pyetën ‘Si lindin luftërat?’, u përg[Alterman:2004/125] E gjithë kjo për jigj: “Diplomatët gënjejnë gazetarët shkak se “flitet për ato që duhet të dhe pastaj besojnë atë që lexojnë në heshtet dhe heshtet për ato që duhet gazeta”. Në konstatimin e Indro Montanellit në Universitetin e Torinos në të flitet” [Takle:2008].

10

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

vitin 1997, kjo është “mynxyra më e keqe që mund të na ndodhë” [Gazeta Shqiptare, 15/04/2009]. Në rubrikën e opinioneve të gazetës prestigjoze “The New York Times” të datës 11 mars 1990, tekstualisht thuhej: “Tani që vumë në gjumë komunizmin, duhet të shpikim një kërcënim tjetër të tmerrshëm” [Pipes:2003/15]. Pas gjashtë vjetësh Fred Halliday, në librin “Islami dhe miti i konfrontimit” [New York, 1996] ishte më konkret: “Mbasi mori fund Lufta e Ftohtë, duket se rivalitete të tjera do ta zëvendësojnë atë dhe njëri prej tyre është ai midis Islamit dhe Perëndimit”. Sipas Stjuart

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

kues arjeve

shëm, për të cilin NATO u alarmua dhe e ku nuk janë, dhe bëri një rindarje të mund ta çojë botën drejt një rendi të ri Syme (2004) kjo do të zëvendësojë “gogolin e komunizmit për të trembur ndërgjegjen perëndimore”. Këtë “gogol” e gjeti Xhorxh Bush pas ngjarjeve ende të pandriçuara të 11 shtatorit 2001, kur tha: “Amerika është në luftë me fashistët islamikë” [CNN, 10. 08. 2006]. Mediat botërore u mbushën me lajme, konstatime, analiza e opinione, të cilat në fund të gjitha dolën shterpë, por lufta plasi, vendet u shkatërruan dhe njerëzit vdiqën! Në gjithë botën, përfshirë edhe atë Shqipërinë e posa zgjuar nga monizmi, u bënë “ekspertë” të situatës dhe organizuan ‘inkuizicion’ kundër islamit dhe myslimanëve.

Disa analistë madje kanë shprehur qëndrimin e tyre se kjo luftë nuk përngjanë në luftërat tjera, sepse është e projektuar për të shkaktuar kriza, për të varfëruar botën dhe për të sjellë pasoja të mëdha e të paparashikueshme!

Trazirat e Sirisë, Palestinës dhe Jemenit, që për një kohë të gjatë u përkrahën “nga bota e qytetëruar” qoftë edhe me heshtje, sikur u bënë të parëndësishme dhe filluan të hiqen nga lajmet ditore, sepse erdhi një armik tjetër “i panjohur”, por global, me të cilin duhej të përballeshim. Të gjitha rrjetet mediatike të jepnin përshtypjen se jemi duke jetuar në kohën e “vdekjes së zezë” të mesjetës dhe se po afronte “fundi i botës”. Bizneset e vogla u mbyllën dhe falimentuan, korporatat e mëdha i mbanin konsumatorët në radhë për t’i furnizuar me sendet e nevojshme dhe për ta shtuar profitin e tyre në dhjetëra herë! Shumë njerëz humbën vendet e punës për shkak se refuzuan të zbatojnë “urdhrat e të mëdhenjve” për marrjen e vaksinës! Njerëzit u gjobitën se u kapën në vendet publike pa maska! Fluturimet u anuluan! Bota u paralizua dhe u karantinua! U la përshtypja se ky armik i padukshëm, që e quajtëm pandemi, do të qëndronte përherë në mesin tonë, ose së paku deri të gjendej një tjetër armik me të cilin duhet të përballemi. Ai duhet të kishte tri veti shtesë: të ishte i dukshëm, të ishte i rrezikshëm dhe të kishte mundësi që ekonomikisht të gjunjëzojë botën. Në lidhje me të gjitha këto, dikush i radhiti në “teoritë e konspiracionit”, të tjerët e konsideruan si “vetë konspiracioni”! Një ditë pasi tanket dhe trupat ruse kaluan kufirin e Ukrainës, më 24 shkurt (2022), lindi ky armik i rrezikshëm, për të cilin NATO u alarmua dhe shprehu shqetësimin e vet [NY Times, 5. 03. 2022]. Kjo shkaktoi reagime të mëdha në gjithë botën, mobilizoi “analistë” ku janë e ku nuk janë, dhe bëri një rindarje të opinionit publik, për të përcaktuar se cili në të vërtetë është “engjëlli” dhe cili “djalli” në këtë konflikt, që mund ta çojë botën drejt një rendi të ri. Disa analistë madje kanë shprehur qëndrimin e tyre se kjo luftë nuk përngjanë në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

luftërat tjera, sepse është e projektuar për të shkaktuar kriza, për të varfëruar botën dhe për të sjellë pasoja të mëdha e të paparashikueshme! Në analizat e ditëve të para u dhanë skenare parashikuese për rrjedhat e ngjarjeve. Në skenarin e parë, Rusia do të pushtonte Ukrainën në ditët e para të luftës dhe do të vendoste në Kiev një qeveri kukull. Në të dytin, ukrainasit do të organizonin rezistencën, kurse Rusia do të tërhiqej e mposhtur. Në të tretin, lufta do të dalë jashtë kufijve të Ukrainës dhe do të ndezet një konflikt i rrezikshëm ndërmjet Rusisë dhe NATO-s, ose që ditën e parë ishte një luftë që NATO po bën kundër Rusisë! Në skenarin e katërt, sanksionet kundër Rusisë do të japin rezultatin e kërkuar, kurse Putini do të detyrohet të dialogojë me vendet perëndimore. Në skenarin e fundit, Rusia do të zhytet në një krizë të rëndë ekonomike që do të shpie në revolta masive popullore dhe do të rrëzojnë Putinin nga skena politike! Së pari, duhet të vështrohen me shumë kujdes studimet shkencore, të cilat ofrojnë bazë të qëndrueshme për të kuptuar shkaqet, si parakusht për njohjen e ngjarjeve të mëdha socialo-politike dhe historike të globit. Në fillim të vitit 1990, kur sekretari i përgjithshëm sovjetik Mikhail Gorbaçov u pajtua për bashkimin e dy Gjermanive, kërkesa e tij ishte që “Gjermania e ribashkuar të mos bëhej pjesë e Aleancës Atlantike”. Në lidhje me këtë vlen t’i referohemi autorit Ben Steil, në librin “The Marshall Plan - Dawn of the Cold War” [Plani Marshall – fundi i Luftës së Ftohtë (New York 2018)]. Steil shpjegon se anëtarësimi i Gjermanisë në NATO duhej të mbeste përherë i përjashtuar dhe me asnjë kusht zgjerimi i saj drejt Lindjes nuk duhej lejuar. Një udhëheqës sovjetik i asaj kohe e shihte si “një organizatë të krijuar që në fillim, për të qenë armiqësore ndaj Bashkimit Sovjetik”. (vijon) E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Zot - Zeus

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

S’ka shqipfolës që nuk e di se Zeus e Zot janë një. Çështja është, nga e ka origjinën? Paraardhësit e banorëve vendas e kishin prejardhjen nga jashtë; shumica e gjuhëve evropiane dhe aziatike jugperëndimore, rrjedhin nga një gjuhë amtare parahistorike të cilën e kanë quajtur “proto-indo-evropiane”; folësit origjinalë të saj janë quajtur “proto-indo-evropianë”. Sipas “hipotezës së Kurganit” të pranuar gjerësisht, atdheu proto-indo-evropian ndodhej në stepat e asaj që sot është Rusia Jugperëndimore. Këtu e kanë origjinën paraardhësit e

12

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Sidoqoftë, vlen të përmendet se Zeusi ishte sinkronizuar edhe me një perëndi minoan me emër dhe origjinë të panjohur. Shumë histori të vërtetuara në burimet klasike, si historia e gjidhënies së Zeusit në shpellën nën malin Ida e treguar nga Hesiodi dhe historia e rrëmbimit nga Zeusi të princeshës fenikase Evropa, duke marë formën e një demi, e lidhin Zeusin me ishullin e Kretës, që ishte qendra kryesore e qytetërimit Minoan; dhe me demat, të cilët janë të zakonshëm në veprat e artit dhe simbolikën Minoan

largët gjuhësorë të të gjithë folësve të gjuhëve indo-evropiane. Zeus - Zot është një refleks i perëndisë qiellore të rindërtuar proto-indo-evropian *Dyeus Phatër, emri i të cilit do të thotë “Ati qiellor”; bashkëlindësit e tij në gjuhët e tjera

indo-evropiane përfshijnë perëndinë kryesore të panteonit romak, Iupiter (Jupiter) dhe gjermanike Tīwaz, që është rrënja e emrit të ditës së martë (anglisht ‘tuesday’). Kështu, Zeusi e kishte origjinën nga jashtë, por nuk ishte “import i huaj”,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Paraardhësit e banorëve vendas e kishin prejardhjen nga jashtë; shumica e gjuhëve evropiane dhe aziatike jugperëndimore, rrjedhin nga një gjuhë amtare parahistorike të cilën e kanë quajtur “proto-indo-evropiane”; folësit origjinalë të saj janë quajtur “proto-indo-evropianë”

sepse u adhurua nga paraardhësit më të hershëm kulturorë në stepa. Sidoqoftë, vlen të përmendet se Zeusi ishte sinkronizuar edhe me një perëndi minoan me emër dhe origjinë të panjohur. Shumë histori të vërtetuara në burimet klasike, si historia e gjidhënies së Zeusit në shpellën nën malin Ida e treguar nga Hesiodi, dhe historia e rrëmbimit nga Zeusi të princeshës fenikase Evropa, duke marë formën e një demi, e lidhin Zeusin me ishullin e Kretës, që ishte qendra kryesore e qytetërimit Minoan; dhe me demat, të cilët janë të zakonshëm në veprat e artit dhe simbolikën Minoan. Një tjetër fakt interesant që duhet përmendur është se *Dyëus Phatër ishte Zoti i qiellit të ndriçuar, “i ditës”. Zeusi ishte më së shumti i

lidhur edhe me stuhitë dhe vetëtimat. Kjo tregon se Zeusi klasik ishte gjithashtu i ndikuar nga perënditë e

stuhisë së Lindjes së Afërt si perëndia kananite Baal dhe perëndia mesopotamiane Enlil.

Sipas “hipotezës së Kurganit” të pranuar gjerësisht, atdheu proto-indo-evropian ndodhej në stepat e asaj që sot është Rusia Jugperëndimore. Këtu e kanë origjinën paraardhësit e largët gjuhësorë të të gjithë folësve të gjuhëve indo-evropiane. Zeus - Zot është një refleks i perëndisë qiellore të rindërtuar proto-indo-evropian *Dyeus Phatër, emri i të cilit do të thotë “Ati qiellor”; bashkëlindësit e tij në gjuhët e tjera indo-evropiane përfshijnë perëndinë kryesore të panteonit romak, Iupiter (Jupiter) dhe gjermanike Tīwaz që është rrënja e emrit të ditës së martë (anglisht ‘tuesday’)

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Formalisht të diplomuar, por me mangësi të theksuara

Dukuri e paçrrënjosur Toni Ujkaj

Formimi i njeriut në aspektin arsimor de fakto ka të bëjë më intelektin që ai posedon nga shkollimi superior në veçanti, në punë e në jetë në përgjithësi. Ne, në përditshmërinë tonë hasim në individë që, pavarësisht se kanë ndjekur një shkollë të lartë dhe kanë marrë një diplomë në fushën që e kanë studiuar, ata nuk tregojnë një përgatit-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

je e cila korrespondon me shkallën e shkollimit ku ata janë kualifikuar. Individëve të tillë, të cilët fatkeqësisht nuk janë të paktë, nuk është e vëshirë t’ua zbulosh “çalimet”. Ato ua vëren fare lehte edhe nga një komunikim ndërpersonal, ose edhe duke biseduar për fushën që ata kanë studiuar, ku menjëherë mund të nxjerrësh në pah mangësitë e tyre të formimit. Mangësi të tilla, mund t’i hasësh pothuaje në të gjitha fushat, e më e keqja është se individë të tillë ka mjaft edhe nëpër dikastere udhëheqëse. Dita-ditës jemi dëshmitarë të situatave të ndryshme ku njerëz që përfaqësojnë

institucione dhe mbulojnë detyra përgjegjëse në shoqëri, nuk shfaqin komunikim publik të admirueshëm. Dhe duke qenë të tillë, menjëherë lënë hapësirë për dyshime se si ata janë arsimuar dhe kualifikuar në fushën relevante. Mirëpo, për fat të keq, kjo nuk është e vetmja dukuri negative me të cilën ndeshemi. Përveç atyre të cilët janë të punësuar në një x ndërmarrje apo dikaster dhe që kanë mangësi të theksuara njohurish për postin që mbulojnë, kemi edhe të tillë të cilët mund të jenë të kyçur në një post apo detyrë të rëndësishme, por që të mos kenë mbaruar as shkollën e lartë-universitetin.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Në përgjithësi hasim njerëz të cilët aspirojnë të kenë një kualifikim (diplomë) në një degë të caktuar të universitetit, por pa u lodhur shumë që të frekuentojnë auditoret, pa lexuar ndonjë libër, dhe pa marrë mundin që të shpenzojnë kohë për të vajtur në ndonjë librari apo bibliotekë të qytetit. Me një fjalë, marrin tituj shkencorë dhe akademikë, me fare pak mund, e rrjedhimisht, me shumë më pak njohuri Pikërisht, kjo dukuri nga njëra anë do të duhej të na brengoste, por nga ana tjetër edhe të na vetëdijësonte që të bëhemi më të përgjegjshëm që të reflektojmë dhe të mendojmë nëse ne vërtetë i përmbushim kriteret për të kryer një detyrë të rëndësishme që na jepet, të mendojmë nëse kemi aftësi dhe përgatitje të duhur, dhe jo të mendojmë vetëm se si do të marrim një rrogë në fund të muajit për të siguruar mirëqenien tonë dhe të familjes, sepse nëse veprojnë kështu pa na vrarë ndërgjegjia, pasojat do të jenë të shumëfishta. Dhe me këtë lloj trendi të punës, më shumë do të sjellim dëme

në shoqëri, se sa dobi. Në përgjithësi hasim njerëz të cilët aspirojnë të kenë një kualifikim (diplomë) në një degë të caktuar të universitetit, por pa u lodhur shumë që të frekuentojnë auditoret, pa lexuar ndonjë libër, dhe pa marrë mundin që të shpenzojnë kohë për të vajtur në ndonjë librari apo bibliotekë të qytetit. Me një fjalë, marrin tituj shkencorë dhe akademikë, me fare pak mund, e rrjedhimisht, me shumë më pak njohuri. Në këtë kuadër, ata që janë të prirur për një shkollim të tillë, duhet të ndryshojnë botëkuptimin e tyre, që t’i shikojnë gjërat me një sy ndryshe, dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të frenojnë një praktikë të tillë, pasi që jam i bindur se edhe ata vetë e dinë se, me punën e tyre, më shumë prodhojnë dëme tek gjeneratat pasardhëse, se ç’sjellin përfitim. Pra, le të ngrisim vetëdijen tonë dhe të bëhemi njerëz të dobishëm në shoqëri, të sakrifikojmë dhe të përkushtohemi për të pasur intelektin tonë, dhe që me aftësitë tona të admirohemi nga të tjerët, e të japim kontributin më të mirë të mundshëm nga lëmia jonë, sepse, në një shoqëri ku mund të dominojnë “analfabetët me diploma”, nuk mund të ketë perspektivë dhe të ardhme të ndritur.

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

15


KULTURË

Libër që trajton tras pasur kulturore të tr Libri “Busulla e artë ” i autorit Gazmend Çitakut i shkruar jo në tavolinën e tij të punës por në ecje e sipër anekënd fshatrave të Ulqinit dhe në brendësinë e qytetit, hedh dritë për shumë objekte nga trashëgimia e jonë historike dhe kombëtare

Qani Osmani

Libri “Busulla e artë” i autorit Gazmend Çitaku, brenda kopertinave të tij, përmban një lëndë të gjërë hulumtuese, studiuese dhe mbi të gjitha një të kaluar të bjerrur hullive të gjata e të largëta historike. Kjo e kaluar e largët e nënqiellit tonë, në të cilin frymojmë, ëndërrojmë dhe hulumtojmë të kaluarën tonë, nuk mund të na bëjë të rehatshëm kur të mirret parasysh e tërë pesha e rëndë e atyre fiseve dyndësish, që kaluan nëpër të kaluarën tonë duke na lënë kështu siç jemi, të copëtuar e me shumë kufi në mes vëllezërve të një gjaku, të një historie, të një të kaluare e cila nuk qe lehtë por e dhimbshme, pasojat e së cilës nuk mund t’i heqim për shekuj me radhë. Leximi është veprim pasionant, sepse ngjall dhe rikujton të kaluarën, duke e mbajtur të fortë e të lidhur me historinë e vet, me fitoret dhe humbjet duke i nxjerrë në log të vërtetat historike dhe gjetjen e rrugëve për të shpëtuar çka është e mundshme ose për të ruajtur dhe gjetur atë që ka mbetur, për të kujtuar të kaluarën ose të fshehtën të cilës duhet t’i besojmë. Të gjitha këto mu kujtuan duke shfletuar këtë libër, në dorëshkrim

16

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

të Gazmend Çitakut, të cilën autori e titulloi “Busulla e artë ” dhe natyrisht më frymëzoi fuqishëm për të ecur gjurmëve të gjetjeve të shumta të një lënde të paeksploruar nga dora e sigurtë e për ta nxjerrë në pah, pa konotacion negativ, pa pasë pretendim të përvetësoj atë që nuk është për ta përvetësuar, atë që historikisht nuk është e fushës së krijuesve autoktonë, por e një dore të një njeriu hulumtues e humanitar i përmasave të gjeniut popullor. Ky është autori

Gazmend Çitaku, i cili për ta bërë libër, grumbulloi lëndë të bollshme të klasifikuar në katër kapituj. Rradhitja e lëndës së grumbulluar me një përkushtim hulumtuesish e gjetësisht të pasionuar, e ka bërë këtë libër një arkiv të rëndësishëm për arkeologjinë, etnologjinë e historinë e vendbanimeve, pa përjashtim të komuniteteve që e popullojnë, arealin e Komunës së Ulqinit, por edhe më gjërë. Secili kapitull ka përmbajtjen e vet të begatshme me elementet e


KULTURË

shëgiminë e revës së Ulqinit komponuara mirë, rrjedhshëm dhe tërheqës për lexuesin, sepse e bartin atë nëpër fshehtësitë që i ka ruajtur vetëm nëntoka, ngase shumë nga ato që ishin mbi tokë i gllabëroi ana e zezë e historisë, të cilën e përbëjnë uzurpatorët, akulturorët, përkatësisht ata që krijojnë antivlera mbi vlera. Edhe pse e kaluara jonë shumë herë është kontestuar nga armiqtë tanë duke tentuar që ta përvetësojnë historinë tonë dhe figurat më markante kombëtare, puna hulumtuese mbetet arma më e fortë në dorën e intelektualëve dhe hulumtuesve shqiptarë, armë të cilën autori Gazmend Çitaku e ka përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme. Libri “Busulla e artë ” i autorit Gazmend Çitaku e shkruar jo në tavolinën e tij të punës, por në ecje të sipër anekënd fshatrave të Ulqinit dhe në brendësinë e qytetit, hedh dritë për shumë objekte nga

Marrë në përgjithësi, libri “Busulla e artë”, përbën një kontribut të dalluar të autorit në hulumtimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore kombëtare. Botimi i këtij libri do ta pasurojë literaturën shqiptare në Mal të Zi, dhe më gjerë për të zgjuar kureshtjen e studiuesve të rinj për t’u marrë me aspekte të tjera të kësaj problematike

trashigimia e jonë historike dhe kombëtare. Ky libër përveç të tjerave u shërben qytetarëve,por edhe intelektualëve për të dëshmuar prezencën shqiptare në këto troje shumë e shumë shekuj më parë, para se të vinin popuj të ndryshëm të cilët u vendosën në rajonin tonë dhe që padrejtësisht kërkojnë të përvetësojnë këto vlera të çmueshme. Duke i vënë në spikamë të gjitha objektet me vlerë të pakontestueshme kulturore dhe natyrore të rrethit të Ulqinit, autori edhe me fotografi na dëshmon për këto vlera dhe në një mënyrë duke i bërë të prekshme për të gjithë lexuesit e librit si dhe për të dëshmuar vazhdimësinë e jetës së shqiptarëve që nga kohërat e lashta parahistorike e pastaj nëpër të gjitha etapat historike, e deri në ditët e sotme. Autori në përmbajtjen e këtij libri transmeton vlera të shkrimit dhe ruajtjes e kultivimit të trashigimisë kulturore nga shqiptarët e kësaj treve, andaj këtë libër duhet konsideruar si një vlerë të shtuar në studimet mbi trashëgiminë kulturore e natyrore e cila nuk duhet të lihet anash edhe nga ato historike. Rëndësia e këtij libri duhet parë edhe në një drejtim tjetër si në atë historik argumentues, me ç’rast autori përmes paraqitjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore, argumenton autenticitetin dhe kontunitetin e jetesës shqiptare në këtë trevë. Në këtë formë trashëgiminë e paraqet identike me atë të trevave shqiptare përreth dhe kështu dëshmohet lidhja e pandërprerë e

kësaj treve me trungun shqiptar. Për trajtimin e këtyre çështjeve, autorit i është dashur të hulumtojë e trajtojë një shumësi të referencave burimore dhe në këtë formë edhe të dokumenteve arkivore. Përnga metodologjia, organizimi strukturor dhe problemet të cilat i nxjerr dhe i trajton libri, përmbushë në tërësi kriterin e një libri studimor. Për faktin se Ulqini me vendbanimet përreth është një qytet i lashtë dhe turistik, shpresoj që ky libër i cili lexohet me një frymë duhet të përkthehet në gjuhët kryesore botërore me qëllimin e vetëm që edhe intelektualët e vendeve të ndryshme, si dhe opinioni i tyre publik të njihen më për së afërmi me vlerat kulturore dhe natyrore të Ulqinit. Marrë në përgjithësi, libri “Busulla e artë”, përbën një kontribut të dalluar të autorit në hulumtimin dhe studimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore kombëtare. Botimi i këtij libri do ta pasurojë literaturën shqiptare në Mal të Zi, dhe më gjerë për të zgjuar kureshtjen e studiuesve të rinj për t’u marrë me aspekte të tjera të kësaj problematike. Edhe pse ky është libri i parë i kësaj natyre, Gazmend Çitaku arriti të dëshmohet si një hulumtues dhe studiues i zellshëm, me një aftësi të veçantë të vëzhgimit, me një bazë metodologjike shkencore, gjuhë të pastër dhe të kuptueshme për çdo lexues. Andaj ky libër është i mirëseardhur për opinionin shqiptar në Mal të Zi, dhe më gjerë. E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

17


KULTURË

Luis Dupre, piktori q Ali Pashanë e shqipt Luan Rama

Madje, për një kohë ai do të ishte piktori zyrtar i këtij princi dhe do të pikturonte shumë tablo me portrete të tij, të dukëve të Burbonëve, të familjeve princore d’Orleans, de Gramont etj, paraqitur me rastin e kurorëzimit të mbretit të Francës Sharl X. Deri në vitin 1818, datë kur do të nisej në udhëtim dhe Luis Dupre, Ali Pasha kishte fituar një famë internacionale, si një luftëtar i regjur e i sprovuar, një njeri mjaft inteligjent, duke u mbështetur herë tek rusët që kërkonin të vendosnin hegjemoninë e tyre në detin Jon e Egje, herë me anglezët konkurrentë të francezëve në këto luftëra, e herë me francezët e kohës së Bonapartit dhe pas largimit të tij. Përmes Bonapartit dhe oficerëve të shumtë që dërgoi ai në vitet e para të shekullit XIX arriti të organizonte ushtrinë e tij, artilerinë, fortifikimet e fortesave e kështjellave për të realizuar projektin e madh që ëndërronte prej kohësh për shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe krijimin e një shteti të Epirit, duke bashkuar Shqipërinë me Greqinë. Më 22 shkurt të atij viti, anija ngriti velat dhe u nis. Por deri sa të shkonin në Korfuz, ata u detyruan të ndalojnë në Bari e Brindizi, duke u penguar nga koha e keqe dhe kolera që kishte rënë në ato anë. Duke kaluar Adriatikun, ata iu afruan detit Jon dhe ja ku brigjet Akrokeraune nga Karaburuni gjer në Sarandë iu shfaq përpara syve. “E shtyrë nga erërat e freskëta, – shkruante ai në librin e tij, – anija

18

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

jonë përshkonte detin Jon dhe nuk vonuam të hynim në Kanalin e Korfuzit. Sytë tanë të etur për të parë vende të reja, shpejt zbuluan nga një anë lartësitë e Korfuzit të mbuluar nga ullinjtë dhe manaferrat dhe nga ana tjetër malet e Akrokerauneve me dëborën dhe ashpërsinë e tyre. Ah që s’mund të pikturoja atë çka më ofronte natyra, ato pamje dhe shkëmbinj të pashkelur, shpesh të goditur nga rrufetë, atë det me shkumë që vinte e godiste plazhin e shkretë të Lukovës, atë horizont ngazëllyes, ato re plot ngjyra dhe ato mijëra të çara drite që krijoheshin nga dielli dhe hijet në qiell, mbi tokë dhe mbi ujë. Por, shpejtësia e anijes nuk më lejoi

të pikturoja diçka dhe unë veç vështroja tek humbisja njërën pas tjetrës pamje që na e paraqisnin aq poetikisht Greqinë…” . Si të gjithë artistët, Dupre kërkoi menjëherë t’i vizatonte ato figura epike dhe dramatike dhe ata nuk kundërshtuan edhe pse qëndrimi i tyre ishte hijerëndë, pasi dukej se kishin mbetur të braktisur nga bota, njerëz pa shtëpitë dhe tokën e tyre. “Me të mbaruar vizatimin, – shtonte Dupre në librin e tij, – ia tregova atyre dy suljotëve, të cilët u dukën të habitur nga ngjashmëria e tyre me vizatimet. Por, ai që më shërbeu si model, më demonstrativ se kolegu tjetër, përmes gjesteve kërkoi të më


KULTURË

që takoi tarët dëshmojë kënaqësinë dhe habinë e tij. Papritur, duke hequr nga rripi i tij një lloj mbajtëse lapsi, ai shkroi anash portretit të tij disa fjalë greqishte që e nxita të m’i shpjegonte: ishte emri i tij dhe ai i vendlindjes së tij, Sulit, pra Foto i Sulit: “Ah, pyeta menjëherë, mos ishte ndonjë i familjes së Foto Xhavellës të famshëm dhe të heroinës Mosko?…” . Ato ditë në Athinë, kur do të merrte anijen në Pire, Dupre pati dhe një takim mjaft interesant për të cilin do të shkruante në kujtimet e tij e madje dhe do ta pikturonte, çka përbën një nga figurat më interesante të koleksionit të këtij udhëtimi të artistit francez: “… Sapo takova një tjetër

Luis Dupre, kishte kaluar disa vite si nxënës në atelienë parisiene të skulptorit dhe piktorit Zhak-Luis David, autor i mjaft veprave mbi Napoleonin, dhe më pas kishte fituar një bursë nga mbreti i Uestfalisë, Zherom Bonaparte për të shkuar në Romë, për ta përsosur artin e tij dhe për t’u njohur në thellësi me artin e “Rinascimento”-s italian trim, – shkruante ai, – ish- adjutantin e Marko Boçarit, i cili ishte dërguar në Pire dhe nga Pireu në Paris me rekomandimin e komitetit grek, që të mjekonte plagët e rënda që ai mori në krah të Karaiskait si dhe plagët akoma më të rënda që e detyruan të dilte nga Misolongji para asaj dite fatale, ku gjithçka që mbeti në qytet, u mbulua nga shkatërrimi. Ky njeri quhej Vasil Gudha, i cili ishte tepër interesant për këdo që e shikonte dhe kur e pashë, mendova menjëherë se do ishte mirë ta gjenin atë figurë fisnike e mashkullore në koleksionin e pikturave të mia. Ai po përgatitej të kthehej në Greqi. Nuk i ka mbetur më asgjë nga kjo botë, por ai do ende të luftojë për atdheun e tij. Kishte një djalë që i kishte vdekur papritur në moshën katërvjeçare. Njëmbëdhjetë nga anëtarët e familjes së tij ia kthyen në skllevër. I kërkojnë 16 mijë piastra turke që t’ia lirojnë, por ky haraç është mbi mundësitë e tij…”. Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, Greqi dhe në Konstantinopojë, Dupre realizoi shumë vizatime me portrete ku më së shumti dallohet cikli i tij në sarajet e Ali Pashës, si dhe suljotët, të cilët ai i pikëtakoi në Korfuz. Kur ai i ekspozoi ato më vonë në Sallonin e Artit në Paris, kritika i priti në një mënyrë të shkëlqyer, pasi jo vetëm personazhet ishin vizatuar në një mënyrë të përsosur, por ato ishin të rrethuar dhe me një dritë të bardhë që dukej se mbizotëronte në peizazhet e Ballkanit, të brigjeve të Jonit. Më pas, një pjesë e litografive të tij me ngjyra u shpërndanë ndër koleksionistë të ndryshëm. Padyshim, më e njohura ishte ajo e Ali Pashës në barkë gjatë gjuetisë në Liqenin e Butrintit, por ai ka pikturuar jo pak personazhe që e rrethonin Ali Pashën, siç ishin dhe mbajtësi i vulës së tij, apo portretet e familjarëve, ku krah tyre ka vajza greke apo djelmosha të bukur, që Ali Pasha kishte qejf

t’i mbante pranë apo tipa popullorë, siç është dhe tabloja e një kasapi shqiptar. Vizatimet me ngjyra të bëra në Korfuz shprehin qartë karakterin e suljotëve të shpërngulur, që edhe pse të privuar nga trojet e tyre historike, përsëri qëndronin krenarë, burrërorë, të gatshëm për luftëra të reja, siç do të tregoheshin kur pak vjet më vonë do të binin kambanat e Revolucionit Grek. Nga fondi i vizatimeve të Dupre-së gjatë këtij udhëtimi kemi autoportretin e tij, gjatë në pushimi apo vizatime në kalem si “Dy gra në një burim”, “Burimi i Kiatana”-s, “Meteoret”, “Drejt Thermopileve”, “Një rrugë e Athinës”, “Drekë tek vojvodi i Athinës”, “Portreti i Konstantin Kanaris”, “Virgjëresha e Thyamis”, “Një grua nga Livadhja”, etj., të cilat pasurojnë imazhet e këtij libri. Luis Dupre vdiq shpejt, në moshën 48-vjeçare. Duke rishikuar veprën e tij pikturale, tablotë e dimensioneve të mëdha në vaj, portretet e shumta, akuarelet dhe litografitë që shoqëruan botimin e librit të tij me format të madh “Udhëtim në Athinë e Kostantinopojë”, e kupton se po të jetonte më gjatë, ky piktor do të krijonte vepra akoma më të shkëlqyera që do të mbeteshin në fondin e artë të pikturës orientale franceze të shekullit XIX. Me shpirtin e tij të aventurës dhe të udhëtimit drejt botëve të tjera, ky artist do të ndiqte me siguri shembullin e një piktori të madh si Delakrua, i cili në Francë solli imazhet e një Magrebi të jashtëzakonshëm plot ngjyra e me figura mahnitëse. Sidoqoftë, për Shqipërinë dhe Greqinë, kontributi i Dupre-së është i jashtëzakonshëm, pasi ai na solli figurat heroike të suljotëve dhe tipin e shqiptarit të shekullit XIX, botën e pashallëkut të Janinës, figurat e arvanitasve apo imazhet e një dasme arvanitase, që nuk e gjejmë ndër piktorë të tjerë. E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

19


KULTURË

Në Qendrën e Kulturës në Ulqin u shfaq komedia “Pallati 176”

Kur pasioni dhe guximi fitojnë Megjithëse pjesa më e madhe e aktorëve janë amatorë, ata kanë treguar se pasioni për teatrin është shumë i rëndësishëm. Ata po ashtu kanë dëshmuar guxim duke vënë në skenë një pjesë të tillë, që luhet nga aktorët e njohur të teatrit shqiptar Ulqin - Komedia e njohur “Pallati 176” ka ardhur të dielën mbrëma në skenën e Qendrës së Kulturës në Ulqin, nën interpretimin e një grupi aktorësh të këtij qyteti. Megjithëse pjesa më e madhe e aktorëve janë amatorë, ata kanë treguar se pasioni për teatrin është shumë i rëndësishëm. Ata po ashtu kanë dëshmuar guxim duke vënë në skenë një pjesë të tillë, që luhet nga aktorët e njohur të teatrit shqiptar. Ajo që ra në sy ishte sidomos talenti i disa aktorëve të rinj. Loja e aktorëve është pëlqyer dhe mirëpritur nga publiku, i cili i ka duartrokitur gjatë në fund të shfaqjes, por edhe gjatë saj, si dëshmi se aktorët me lojën e tyre ia kanë arritur qëllimit. Rolet i kanë luajtur: Bashkim Alaj (Jovan Bregu), Musa Hoxha (Perikliu),

20

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Amina Luka (Rita), Muho Uruçi (Fredi), Amra Demiri (Elsa), Blerta Kurti (Liria), Kujtesa Kurti (Marjeta), Edis Luka (Sandri) dhe Diandra Koçan (Irena). Ndërsa pjesë e stafit realizues janë drejtori i Qendrës së Kulturës, Musa Hoxha, regjisorja Edina Mustafiq dhe skenografja Jetmira Hoxha. “Pallati 176” është një komedi e njohur, shkruar nga Adelina Ballashi, e cila për herë të parë është vendosur në skenë në vitin 1986, nga Teatri Popullor Shqiptar – Tiranë. Vlerësohet si një ndër komeditë më të bukura të teatrit shqiptar, e dashur për të gjithë, nën interpretimin e aktorëve më të njohur të Teatrit Kombëtar të kohës: Roland Trebicka (Jovani), Elida Janushi (Marjeta), Pavlina Mani (Liria), Violeta Manushi (Teta Rita),

Eva Alikaj (Elsa), Ilir Bezhani (Sandri), Anastas Kristofori (Perikliu), Gëzim Rudi (Fredi) dhe Merita Zoto (Irena). Komedia flet për dashurinë e një çifti (Elsa dhe Fredi), të cilët mendojnë se dashuria e tyre është e pamundur për shkak se nuk mund t’u tregojnë prindërve të tyre. Ajo karakterizohet nga shumë peripeci, të papritura dhe situata dramatike që ngjallin të qeshura. Prindërit e Elsës (Perikliu dhe Marjeta) kur mësojnë për lidhjen e vajzës së tyre, në fillim nuk pranojnë, për arsye të jetës së shthurur të babait të djalit (Jovan Bregut), i cili i kishte nxjerrë shumë telashe drejtorit të tij (Perikliut). Por në fund, kur të dy palët e mësojnë historinë e vërtetë, detyrohen ta pranojnë dashurinë e fëmijëve të tyre. i. k.


KULTURË

Botime të reja

Një udhërrëfyes për ublat në Krajë (Xhelal Muja, Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2022) Autori Xhelal Muja është paraqitur para lexuesit ditë më parë me monografinë “Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë”, e cila është një udhërrëfyes për ublat në Krajë. Libri është rezultat i punës hulumtuese disavjeçare të autorit në terren. Ai ka arritur të evidentojë 397 ubla në tërë territorin e Krajës, të cilat janë paraqitur në libër, por është i vetëdijshëm se mund të ketë edhe ubla të tjera që për arsye objektive nuk ka arritur t’i vizitojë apo të sigurojë të dhëna për to. Sipas autorit, “Ublat e Krajës paraqesin një trashëgimi të rrallë kulturore për kranjanët por edhe për hapësirën mbarëshqiptare. Janë monumente dhe dëshmi shumë e lashtë e jetës dhe e mbijetesës në këto troje”. Megjithëse “pranë ujit, por pa ujë”, banorët e Krajës ishin

të detyruar të shpikin burime alternative të ujit – ublat, këto ndërtime arkitektonike të veçanta, mbase unike në tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare dhe më gjerë, si një mënyrë të ekzistencës jetësore. Në pjesën e parë të librit autori ofron të dhëna historike e gjeografike për Krajën dhe vendbanimet e saj, mbi legjendat, gojëdhënat dhe bestytnitë për ublat dhe raportet e njeriut me to, llojet e ublave, mënyrën e ndërtimit të tyre etj. Autori polemizon ndaj përpjekjeve për shtrembërimin e të dhënave lidhur me disa ubla në Krajë. Në pjesën e dytë të librit jepet vendndodhja e ublave në Krajë. Renditja e tyre është bërë duke marrë parasysh rendin alfabetik të vendbanimit ku ato ndodhen. Për çdo ubël autori jep një përshkrim të shkurtër, koordinatat ku ato gjenden, duke i ilustruar edhe me

fotografi. Libri “Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë” përbën një kontribut të rëndësishëm në evidentimin e kësaj trashëgimie dhe tradite, e cila dita-ditës po shkatërrohet. Ai është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Redaktor i librit është Ali Gjeçbritaj, recensues Dr. Nail Draga, redaktor teknik Qazim Muja, kurse fotografitë janë realizuar nga Ndriçim Muja. Me profesion mësimdhënës i matematikës, autori Xhelal Muja e ka pasion natyrën, bjeshkatarinë dhe bletarinë. Është anëtar i Shoqatës së Bjeshkatarëve “Rumia” dhe kryetar i Organizatës Joqeveritare “Bletarët e Ulqinit”. Ky është libri i tij i parë. i. k.

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

21


ARSIM

Shkollat fillore publike katërvjeçare (sibjan dhe ibtidai mektebet) në trevën e Krajës sipas dokume Stamboll (fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX) (2)

Dokumentet nuk flasin pë e mësimit apo lëndët mës Rreth zbatimit të disa lëndëve dhe teksteve mësimore në gjuhën shqipe në hapësirën e vilajeteve shqiptare përpara Kongresit të Manastirit, hedh dritë edhe Arkivi Osman, por në të ardhmen duhen bërë hulumtime shteruese që kanë për subjekt studimi gjuhën shqipe dhe alfabetet e përdorur në shkolla

Mr. Ali Bardhi

(vijon nga numri i kaluar)

4. Shkolla fillore (ibtidai mektebi) në Ostros të Madh - Nahija e Krajës

Në Arkivin Osman të Shtetit në Stamboll kemi identifikuar dy dosje që bëjnë fjalë për shkollën fillore (mektebi ibtidai) të fshatit Ostros i Madh. (BOA, MF.MKT, 909/58 dhe MF.MKT, 912/50) Duke qenë se të dyja dosjet janë të përafërta, kemi përzgjedhur vetëm dosjen e cila flet për kërkesën e mësuesit të shkollës së fshatit Ostros i Vogël, Ibrahim Hakiut, drejtuar kryeministrisë, datë 20 kanuni evvel 1321 / 2 janar 1906, me të cilën kërkon që t’i shlyhen pagat e mbetura pa u paguar. Në faqen tjetër të kësaj dosjeje është paraqitur edhe lista e pagave të disa muajve që kanë mbetur pa u shlyer (1300 rumi/1884 m. – rumi 1320/1905 m.) ndaj mësuesit në fjalë. (BOA, MF.MKT, 909/58. Shih faksimilin nr. 4) Nëse i referohemi vitit dhe nëse mësuesi ka punuar nga ky vit në këtë fshat, atëherë i bjen që kjo shkollë të

22

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Faksimili nr. 4

ketë qenë e hapur nga viti 18841885.

5. Shkolla fillore (sibjan mektebi) në Bobosht - Nahija e Krajës

Rreth ekzistencës së shkollës fillore të fshatit Bobosht, gjatë hulumtimit tonë në Arkivin Osman nuk kemi arritur që të identifikojmë ndonjë dokument. Vetëm në ditarin e inspektorit të arsimit për Vilajetin e Shkodrës, Daut Boriçi, kemi arritur që të nxjerrim pak të dhëna rreth shkollës fillore në Bobosht. Në faqen 118 të fletores së punës, në osmanisht ka të shënuar kopjen e vendimit të Valiut të Shkodrës, bazuar në kërkesën e Inspektoriatit për Arsim të Vilajetit në lidhje me ndër-

Faksimili nr. 5

timin e shkollës së fshatit Bobosht. Më pas, më 23 teshrin-i sani 1288 / 5 dhjetor 1872 vendimi i kalon Sekretariatit për Financa, ku i kërkohet të regjistrohet. Duhet hulumtuar më tej rreth kësaj shkolle në të ardhmen. (Ali Bardhi, Müfettiş Davut Boriçi’nin Günlüğünde (1870–1877 eğitim) Işkodra Vilayeti’nde Eğitim - Arsimi në Vilajetin e Shkodrës sipas ditarit të inspektorit të arsimit Daut Boriçi (1870-1877), (temë magjistrature e pabotuar), Stamboll, 2009, f. 118)

6. Shkolla fillore (sibjan mektebi) në Brisk - Nahija e Krajës

Në Arkivin Osman të Shtetit në Stamboll kemi identifikuar vetëm një dosje


ARSIM

enteve të Arkivit Osman të Shtetit –

ër gjuhën simore

Faksimili nr. 6

që bën fjalë për shkollën e Briskut. Në dokumentin e datës 12 zilkade 1298 h. / 6 tetor 1881 m., ku tregohet për zhvendosjen e mësues Salihut nga shkolla fillore e lagjes Perash Nalt në shkollën e fshatit Brisk të Nahijes së Krajës dhe pason me rritjen e pagës së mësuesit. Shlyerja e pagave për mësuesin do t’i bëhet nga të ardhurat e thesarit të Vakëfit. (BOA, MF.MKT, 71/22. Shih faksimilin nr. 5) Po kështu, edhe në faqen 36 të ditarit të Daut Boriçit, datë 16 shtator 1290 rumi / 28 shtator 1874, jepet lista e disa shkollave fillore ku përfituan disa mësimdhënës. Ndër ta për rrethin e Krajës shohim ekzistencën e disa shkollave në Brisk, Skje-Zogaj, Ostros, Martiq.

7. Shkolla fillore (mektebi) në Muriq të Poshtëm

Nga hulumtimet tona të bëra në Arkivin Osman të Shtetit në Stamboll kemi identifikuar tri dosje (Janë dy dosje në fondin ML.EEM., 708/60 dhe 834/37, si edhe një në fondin MF.IBT, 6/125) që bëjnë fjalë për shkollën e Muriqit.

Nga një dosje e Arkivit, datë 10 Rexhep 1292 h. / 12 gusht 1875 m., në të cilin kërkohet sqarim nga Vilajeti i Manastirit për mospërputhjen e emrit të mësimdhënësit të shkollës fillore të Muriqit Poshtë, mësues Bajramit. (BOA, MF.İBT, 6/125. Shih në “Shtojcë” faksimilin nr. 6) Dokument tjetër i Arkivit Osman Stamboll, datë 20 mart 1327, nga ku punimet e rregullimit të shkollës fillore në Muriq të mbetura pa përfunduar i kalojnë Sekretariatit për Financa për t’i përfunduar. (BOA, ML.EEM, 834/37) Kurse sipas një dokumenti të gjetur në Arkivin e xhamisë së Muriqit, datë 27 Xhumadiye`l-ahar 1282 / 17 nëntor 1865, në të cilin ndodhet vula e Këshillit të Vilajetit të Shkodrës, vërtetohet ekzistenca e shkollës fillore në Muriq. (Aktualisht ky arkiv ruhet në shtëpinë e myteveliut të xhamisë së vjetër të fshatit Muriq Nalt, z. Hasan Bracaj. Gjatë hulumtimeve të bëra nga unë dhe juristi Hajrullah Hajdari në vitin 2013 kemi identifikuar 87 dokumente, prej të cilave 34 janë në osmanisht, ndërsa të tjerat në malazezisht) Vlen të përmendet se sipas pllakës origjinale të xhamisë së Muriqit Poshtë, kjo xhami është ndërtuar në vitin 1864. Ka shumë gjasa që menjëherë pas ndërtimit të xhamisë të jetë ndërtuar edhe shkolla fillore (mektebi). Po kështu edhe nga ditari i inspektorit për Arsim të Vilajetit të Shkodrës, Daut Boriçi, shohim dokumentimin e ekzistencës së shkollës fillore (mektebit) në Muriqin e Poshtëm. Në faqen 100 të këtij ditari shohim ekzistencën e shkollës fillore në Muriqin e Poshtëm me mësues Ibrahim Pukën, i cili për shkak të gabimit të bërë, nga data 4 gusht 1287 rumi/ 16 gusht 1971 m. shkarkohet nga kjo detyrë. Në faqen 102 të këtij ditari shohim kërkesën e inspektorit për Arsim të Vilajetit të Shkodrës, Daut Boriçi, drejtuar Valiut të Shkodrës, datë 2 Teshrin-i evvel 1287 /14 tetor 1871, nga ku pasi çështja të shqyrtohet pranë Këshillit për Arsim të Vilajetit për emërimin e mësuesit të ri të shkollës së Muriqit të Poshtëm, Ali Kruja, në vend të ish-mësuesit Ibrahim Puka, t’i kalojë Sekretariatit për Financa të Vilajetit. Po kështu në këtë ditar është edhe

kopja e vendimit, e datës 18 teshrin-i evvel 1287 / 30 tetor 1871, të nënshkruar nga guvernatori-valiu i Shkodrës, Mehmed Sadik, në drejtim të organeve vartëse për ta regjistruar atë në listën e nëpunësve dhe Sekretariatin e Financave, i cili bën fjalë për fillimin e punës së mësuesit të ri Ali Kruja si mësimdhënës në shkollën fillore të Muriqit të Poshtëm. Në faqen 113 të ditarit janë paraqitur përmbledhtazi kopjet e vendimit të Inspektoriatit për Arsimin Fillor të Vilajetit drejtuar njëherit edhe Këshillit të Vilajetit për emërimin e mësuesit në fjalë, si dhe përcjellja e vendimit tek organet e tjera vartëse deri te Sekretariati për Financa. Edhe në faqen 180 të po këtij defteri shënohet se më 16 kanun-i evvel sene 1290 / 28 dhjetor 1874, mësimdhënësit të shkollës së Muriqit të Poshtëm i jepen rrogat për muajin korrik dhe gusht në shumën prej 390 kurushë. *** Nga dokumentet e trajtuara më sipër nuk kemi ndonjë të tillë që trajton gjuhën në të cilën është zhvilluar mësimi apo lëndët mësimore në shkollat-mektebet e trevës së Krajës. Për të hapur një shkëndijë, si shembull po japim një dosje të gjetur në këtë arkiv, datë 29 dhulhixhe 1310 / 14 korrik 1893, nga ku shohim futjen e Mevludit dhe të disa broshurave në gjuhën shqipe me shkronja arabe në kurrikulat e shkollave fillore (mektebe) në Vilajetin e Shkodrës. (BOA, Y.PRK.AZJ, 24/84. Për më gjerësisht shih Ali Bardhi, “Hafiz Ali Ulqinaku në dokumentat e Arkivit Osman të Kryeministrisë në Stamboll”. Simpoziumi shkencor me rastin e 160-vjetorit të lindjes se Hafiz Ali Riza Ulqinakut, mbajtur më 25. 04. 2015, Ulqin, 2015) Kështu që rreth zbatimit të disa lëndëve dhe teksteve mësimore në gjuhën shqipe në hapësirën e vilajeteve shqiptare përpara Kongresit të Manastirit, hedh dritë edhe Arkivi Osman, por në të ardhmen duhen bërë hulumtime shteruese që kanë për subjekt studimi gjuhën shqipe dhe alfabetet e përdorur në shkolla. (Fund) (Kumtesa është mbajtur në Konferencën V Mbarëkombëtare të Arkivistikës, në Tuz, më 5 qershor 2021) E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

23


REPORTAZH

Kllezna e tri urave Vetëm 14 km nga Ulqini, gjendet një fshat interesant me emrin Klleznë. Këtë fshat shpesh më ka rastisë që ta vizitoj në periudha të ndryshme kohore dhe me interese të ndryshme. Herë për të vizituar Urën e Vjetër, e herë shtëpitë e vjetra që aty janë të shumta. Jo më pak mbresëlënës ka qenë edhe tuneli i cili kalonte nëpër shkëmb të gjallë. Kllezna gjendet në pjesën veriore të Komunës së Ulqinit. Kufizohet me fshatrat: Gorana e Vogël dhe e Madhe, Pelinku, Krytha, Katërkolla, Mali i Shasit, Fusha e Brisë, Bërdhela dhe Maja e Bërdheles. Ky fshat pothuaj çdo gjë i ka nga dy apo më shumë. Psh përmes lumit (sheut) të Megurrës (Megjureçit) 21,9 km që buron nga shpatet e Malit të Kabetës (1424 m) dhe Megjureçit, ndahet në Klleznën e Epërme dhe të Poshtme. Këtu në një hapësirë të vogël kemi tri ura të ndërtuara në periudha të ndryshme kohore e që më interesantja është ajo më e vjetra që daton nga viti 1696. Ura e dytë 1954 dhe në fund më e reja nga viti 2020. Në Kllezën banorët janë shqiptarë të besimit islam dhe katolik të cilët jetojnë në harmoni të plotë dhe mirëkuptim. Në Kllezën gjenden dy kisha e një xhami. Në njërën nga vizitat e mia shumë vite më parë së bashku me babanë tim të ndjerë, djalin Indritin dhe në shoqërinë e shkrimtarit Hajro Ulqinaku, vizituam Klleznën e Epërme dhe shtëpitë e vjetra sipër rrugës në anën e majtë. Ndjenja e prekjes së historisë për së afërmi ishte shumë emocionuese, sepse ato shtëpi tradicionale kishin vite e vite që ishin të mbyllura dhe koha kishte filluar të bëjë të veten, t’i shkatërronte ato. Në oborrin e njërës shtëpi ishte një veturë të cilën e kishte mbërthyer

24

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

ndryshku. Po ashtu edhe mërgimi sikurse ai ndryshk kishte kapluar këto shtëpi dhe shumë shtëpi të tjera të këtij fshati, dhe kishte bërë që ato të mbesin të zbrazëta dhe ngadalë të shkatërroheshin nga dhëmbi i kohës. Kureshtja për arkitekturën tradicionale ishte e madhe. Mjeshtri tradicional kishte bërë punë të shkëlqyeshme duke shfrytëzuar dhe menduar në maksimum çdo detaj, sado i vogël apo i parëndësishëm që na duket ne. Shtëpitë e vjetra na mahnitën dhe asnjërin nga ne nuk e lanë indiferent, andaj për të përmbyllur përshtypjet në maksimum zbritëm deri te ura e vjetër prej guri e cila gjendej aty afër. Poshtë rrugës kryesore zbritëm për disa metra nëpër shkurre dhe u gjendem në Urën e Vjetër të Klleznës. U gjendem në urën historike, të cilën vetëm fati deshi që ta ruajë deri në ditët e sotme. Kjo urë guri u ndërtua në vitin 1696 dhe ka këto dimensione: gjatësia 12 m, gjerësia 3.60 m, nga fundi i lumit lartësia 9.26 m dhe trashësia e gurëve te çelësi 80 cm. Pas përfundimit të punës, mjeshtri që ishte pajtuar për ta punuar kishte pasur fat tragjik dhe varri i tij sot gjendet në tokën e Beqo Rexhës, bri rruge, në afërsi të xhamisë. Kjo urë edhe pse monument i kategorisë së parë, deri më tani nuk e ka pasur kujdesin e duhur dhe vetëm në vitin 2021 u bë restaurimi i pjesshëm, sepse restaurimi i plotë do të nënkuptonte revitalizimin e plotë të urës dhe të komplet ambientit rreth e rrotull saj. I mbetet kohës të dëshmojë se a do të ketë fatin që kjo urë ta zë vendin e merituar në guidën e monumenteve kulturoro-historike që ia vlen të vizitohet. E kujtoj një vizitë tjetër Klleznës, atë me mikun tim dhe të Ulqinit, Moikom Zeqon e ndjerë, i cili atëbotë në ob-

orrin e Kishës së Shëngjonit identifikoi një varr mesjetar dhe në mes të përsiatjeve supozonte se shumë lehtë do të ishte e mundur që ky varr të ishte i Gjon Bdek Buzukut, sepse ai Mesharin e kishte shkruar diku në trekëndëshin Ulqin - Krajë Tivar. Nëse mund të themi se historia përsëritet, atëherë duke ditur se shqipëruesi i Biblës është mu nga ky fshat, atëherë edhe mund të jetë e vërtetë. Shtëpitë e vjetra gjenden edhe në pjesën e Klleznës së Poshtme dhe kureshtjen time më të madhe ma ngacmoi një shtëpi e cila në portën hyrëse të saj kishte të skalitura tri simbole: diellin, hënën dhe kryqin. Sipas Gjergj Noc Filipajt, nga shkrimi i Gjekë Gjonajt në “Buzuku” nr. 22, tregon se Klleznën sipas dokumenteve e hasim me emrin Kalezina, Kelezna dhe Kllezna. Ai gjithashtu tregon se ky vend mesiguri në të kaluarën do ta ketë pasur emrin Bria, sepse edhe sot hasim në këtë fshat shumë toponime me këtë emër si: Mali i Brisë, Fusha e Brisë, Liqeni i Brisë, Kroni i Brisë, Mulliri i Brisë etj. Në të dyja Klleznat në vitin 1934 kanë jetuar 130 familje, kurse sot në vitin 2022 jetojnë 60-65 familje. Në janar 1945 hapet shkolla e parë në Kllezën. Mësues i kësaj shkolle ishte Gjon Janku. Nëpër vite numri i nxënësve ndryshon, kurse sot mësimin e vazhdojnë 3-4 nxënës, që do të thotë se edhe numri i banorëve ka rënë dukshëm. Edhe pse fshat i vogël, Kllezna ka nxjerrë nga gjiri i vet emra që kanë lënë gjurmë dhe me këtë rast po përmendim disa nga ata: Dom Simon Filipaj – shqipëruesi i Biblës në mënyrë integrale, Dom Rrok Mirdita – kryeipeshkëv i Tiranës-Durrësit, Mr. Bajram Rexha – personalitet i arsimit, Mr. Riza Rexha


REPORTAZH

– historian etj. Kllezna është e njohur edhe përmes luftës së zhvilluar këtu për mbrojtjen e Ulqinit. Kemi të bëjmë më datën 23 nëntor të vitit 1880 dhe luftën në mes të trupave mbrojtëse të Ulqinit të kryesuara nga Mehmet Gjyli, Mehmet Beci dhe Isuf Sokoli, kundër trupave osmane të kryesuara nga Dervish Pasha, të cilat erdhën që ta detyrojnë Ulqinin t’i dorëzohet Malit të Zi. Kjo luftë zgjati disa orë dhe pasi që formacionet osmane ishin super të armatosura, ato thyen rezistencën e mbrojtësve të Ulqinit dhe kështu ia dorëzuan Malit të Zi. Pra, më 23 nëntor 1880, Dervish Pasha ka hyrë në Ulqin dhe në momentin kur i drejtohet popullit të tubuar, nga turma del një femër dhe i drejtohet me këto fjalë: “Aman more Pashë,

për hatër të Zotit, mos na shtjer në dorë të hasmit, ma mirë të na mbysësh, se sa të na lësh nën shqa!” Ishte kjo Sulltana Hafiz Cungu, e fisit Idrizaga dhe gruaja e Mehmet Cungut. Ulqini i dorëzohet Malit të Zi më 26 nëntor 1880. Në vitin 1964 në kanjonin e Klleznës janë xhiruar disa sekuenca të filmit të njohur uestern “Winnetou”, film i cili atëbotë ishte shumë i suksesshëm, si dhe ka qenë filmi më shtrenjtë i xhiruar deri atëherë. Disa toponime interesante nga Kllezna: Burgjet (shkëmbinj), Knetat, Firushat, Pavaret (mal), Bulcaret (ujëra), Kulla Begut, Shishtat (pjesë mali), Vija Skilifates (burim), Vorret e Varzave, Lam Gjenecet (vendi ku janë mbledhur pleqtë e fshatit), Kolhupet, Shpella në Shkallë Mushk,

Vorrezat e Stërgjyshave, Rrahijet etj. Në Kllezën dikur kanë ekzistuar pesë mullinj: Mulliri i Shkalls, Mulliri i Gamarve, Mulliri i Begut, Mulliri i Dylit Sembimit dhe Mulliri i Shabanit. Numërojmë nëntë kroje: Kroni i Brisë, i Rraganit, i Gacit te Bulcaret, Kroni Fik, i Kalit te Luginat, Kroni Pocuk, i Skilifatës, i Hils dhe i Shasit. Shtatë shpella: e Ramadanit, e Lacanit, e Çobejve, e Grykave, e Mark Dushit, e Pllumave dhe Shpella në Shkallë Mushk. Gjashtë përrenj: Përroni Los, i Gorans, i Shkallbardha, i Arave t’Alis, Pusija dhe Sheu i Megurrës. Kllezna edhe pse një fshat i vogël, ofron shumëçka për të parë e vizituar. Ka mundësi të mëdha për zhvillimin e agro-turizmit dhe turizmit malor. Teksti dhe foto: Gazmend Çitaku E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

25


KULTURË

Vepra e shqiptaroQendrën Rokfeller Flamujt e vendeve anëtare të OKBsë që valëviten rreth Qendrës Rokfeller në Nju Jork, janë zëvendësuar me vepra të artistëve nga mbarë bota. Instalacioni i quajtur “Vetëm një tokë”, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për ndryshimet klimatike. Një nga 193 flamujt e vendosur është krijuar nga piktorja shqiptaro-amerikane Teuta Ibriqaj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, artistja flet mbi idenë prapa punimit të saj dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë projekt. Në vend të flamujve të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Qendrën Rokfeller të Nju Jorkut nga 1 prilli po valëviten

26

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

193 flamuj të krijuar nga artistë në mbarë botën. Në mesin e tyre është edhe e vepra e artistes shqiptaro-amerikane, Teuta Ibriqaj. Instalacioni i quajtur “Vetëm një tokë”, është realizuar në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe Muzeun e Klimës në Nju Jork, me qëllim të rritjes së vetëdijes së shoqërisë rreth kujdesit ndaj mjedisit dhe rreziqeve nga ndryshimet klimatike. Piktorja Ibriqaj shpjegon hollësitë e punimit të saj. “Zgjodha dy ngjyra, ngjyrën e tokës dhe ngjyrën që krijohet kur qielli reflekton në ujin e detit. Të dyja

i ndërlidha dhe veprën e titullova ‘Renditje’. Këtë rënditje e shohim gjithkund ku është toka dhe deti. Qetësia, dheu që është shumë me rëndësi për njerëzimin. Në një mënyrë edhe prejardhjen e kemi nga dheu. E paraqita në një mënyrë harmonike, me disa ngjyra të qeta, duke simbolizuar pasurinë, respektin, dashurinë për njëri-tjetrin dhe gjithashtu respektin për tokën dhe ujin”, thotë ajo. Ekspozita në qendrën që vizitohet nga më shumë se 120 milionë njerëz në vit, është falas dhe e hapur për publikun. Zonja Ibriqaj e sheh këtë si një mundësi të jashtëzakonshme që e


KULTURË

-amerikanes në r të Nju Jorkut gjithë bota ta shohë dhe vlerësojë artin e saj por edhe të mësojë më shumë rreth Kosovës. “Unë e mendova kështu: flamuri i Kosovës ende nuk është aty, lavdi Zotit një vepër që e krijova unë po bëhet pjesë e saj shumë shpejtë. Ishte një gëzim i madh, por më përpara do të doja ta shihja aty flamurin e Kosovës. Arti është kultura e një populli. Kjo është një mundësi e mirë që bota ta shohë njësoj kulturën tonën”. Flamujt e artistëve do të qëndrojnë të ekspozuar deri më 1 maj. Ky është viti i tretë që Qendra Rokfeller realizon projektin e flamujve. Instalacioni nisi më 2020 kur

bota po përballej me pandeminë Covid-19, ndërsa Qendra Rokfeller u dha artistëve një mundësi që përmes veprave të tyre të shprehin dashurinë për Nju Jorkun dhe jetën në të. Ky është një shembull i mundësive të mëdha që ofron qyteti i Nju Jorkut për artistët, thotë zonja Ibriqaj. “Në Nju Jork është një konkurrencë e madhe për të qenë artist. Vlerësimi është shumë i madh. Ka mundësi të mëdha. Secili person sheh mundësi për të arritur më shumë. Është vend shumë i mirë për mua dhe shumë i përshtatshëm. Gjithmonë kam dashur që këtu të krijoj”, thotë ajo.

Artistja jeton në Shtetet e Bashkuara nga viti 2008. Së fundmi ajo është duke realizuar një seri veprash mbi gjeneratat ilire dhe origjinën e shqiptarëve. “Shumica e njerëzve edhe pse kanë studiuar histori, më pyesin pse nuk kemi dëgjuar kurrë për këto gjëra, janë shumë interesante, kurrë nuk e kam parë këtë vepër, kurrë nuk e kam parë këtë artefakt; pra është një ide shumë e mirë, shpresoj që do të bëjë bujë”, përfundon artistja. Zonja Ibriqaj thotë se ky projekt është një nismë e saj personale që përmes krijimeve artistike, bota të mësojë një pjesë të pashpalosur të historisë shqiptare. (VOA)

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

27


PORTRET

Gjeto Kolë Uci Camaj (1931-2020)

Burrë i Hotit, si

28

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022


PORTRET

i dikur motit Më 11 mars 2020, në moshën 89 vjeçare, vdiq Gjeto Kolë Uci Camaj. Në ceremoninë e veçantë të lamtumirës së tij, në Qendrën Funerale “ Malësia” në Tuz, ishin të pranishëm qindra shqiptarë nga Malësia e më gjerë. Trupi i tij i pajetë u përcoll me nderime të mëdha. Tashmë ai prehet i qetë në gjirin e tokës mëmë, i rrethuar nga kujtimet e përmbledhura në një shprehje të vetme: Ai vdiq për të lënë një emër të mirë.

Njohja ime me këtë burrë me mision fisnik

Për Gjeto Kolën kisha dëgjuar në moshën e fëmijërisë nga prindërit e mi, Gjon Marku e Noc Dokja. Ata gjithmonë flisnin fjalë të mira për këtë burrë nga Hoti dhe i gëzoheshin çdo takimi me të. Ai vinte shpesh në Triesh në fshatin Muzheçk, jo larg katundit tim të lindjes, Rudinës, sepse vizitonte miqtë e tij, familjen e njohur të Kolë Dedë Prëlit Nikollaj. Qysh atëherë e mbaj mend këtë njeri të ndershëm dhe të mirë. Më vonë kjo njohje vazhdoi me kontakte të herëpashershme dhe përfundoi me një shoqërim shumë të afërt e vëllazëror. Nga intervistat e mia që i zhvillova në shtëpinë e tij familjare në fshatin Sukruq, afër Tuzit për Emisonin “ Kronika e Javës” gjatë kohës kur punoja si gazetar i Televizionit të Malit të Zi, u binda plotësisht se Gjeto Camaj është një njeri me mision fisnik, i ndershëm, mikpritës dhe i arsyeshëm.

Njeri me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare

Nga ata që e njohën dhe patën rastin të punojnë me të, Gjeto Camaj njihej si njeri me virtyte të larta njerëzore e kombëtare. E thonë të gjithë, e them edhe unë që e di shumë mirë se ky bir i fisit të njohur Camaj dhe burrë

i Hotit, si dikur motit ishte atdhetar, njeri i besës, i fjalës dhe i punës. Përveç kësaj ishte prind i mirë. Mik i çmuar dhe i dashur. Adhurues i traditës, flamurit e gjuhës shqipe. Familja e Gjeto Camajt, e frymëzuar nga veprat patriotike të paraardhësve të tij, Uc Gjoni, Lucë Gjoni dhe Dedë Gjoni, është e njohur për shqiptarizëm dhe për rezistencë kundër turqve, serbo-malazezëve në të gjitha etapat historike. Ajo gjithmonë priste dhe përcillte miq e mysafirë me përzemërsi e derëhapur. Ishte një familje me taban kombëtar, e pritur, atdhetare e kontribuese për çështjen atdhetare. Me mikpritjen e familjes së Gjeto Kolë Ucit, ne u ndjemë si në shtëpinë tonë dhe vumë re cilësitë e virtytet tona trashëguar brez pas brezi, duke na bërë me dije se ka pasur traditë kulture e respekt në brezat e shkuar, dhe ne duhet te jemi ata që t’i vazhdojmë dhe t’i çojmë para këto vlera tona të mira. Për këto dhe vlera të tjera të shqiptarëve që përbashkojnë idealen në vetëdijen e një kombi, Gjetja ishte i respektuar nga populli i Malësisë.

Adhurues e trashëgues i traditës shqiptare

Gjeto Kola në të gjitha tubimet publike angazhohej për të drejtat dhe liritë e popullit shqiptar në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Preshevë e Medvegjë dhe Çamëri. E thoshte me shpirtin e një atdhetari të sinqertë: “kam dëshirë që popullin shqiptar ta shoh të bashkuar deri atje në tokën tonë etnike, ku i thonë bukës bukë e ujit ujë”. Ishte adhurues i trashëgimisë sonë kulturore. Ai kudo shfaqej me një shami të kuqe në kokë, të cilën e mbajti me krenari tërë jetën, siç thoshte ai, me dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm, për

një jetë të gëzuar e të dinjitetshme, për energji për të punuar më shumë dhe për shëndet të mirë dhe mirëqenie për secilin. Kjo facoletë (rubë e kuqe) i jepte atij një pamje më të hijshme dhe e dallonte nga të tjerët. Ky burrë zakoni ishte edhe humanist. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në formën e donacioneve të ndryshme në Malësi. Me të njëjtën frymë i ka edukuar dhe rritur edhe fëmijët e vet, shtatë djemtë ( Dedën, Palokën, Nikën, Nikollën, Viktorin, Lindonin e Pjetrin) dhe tri vajzat( Agen, Marinë dhe Djellushës), duke theksuar se mes gjithë vështirësitë dhe sakrificat për mbijetesë, kultura, gjuha dhe zakonet shqiptare kanë qenë baza e formimit të fëmijëve të tij.

Familjarët e tij në Amerikë i bashkon atdhedashuria

Edhe djemtë dhe vajzat e Gjeto Kolës në Amerikë i edukojnë fëmijët e tyre në frymën e traditës së trashëguar nga prindërit e vet, me qëllim që në kohët e sotme moderne të mos e kenë të vështirë të ndajnë se cila traditë është e jona dhe cila e mbjellë nga vendi ku ata kanë zgjedhur të jetojnë. Emrat e mbesave dhe të nipërve janë shqiptarë dhe prindërit e tyre me ta flasin shqip, sepse çështja kombëtare për ta vazhdon të jetë parësore. Veprimtaria e djemve të tij do të jetë shembull për brezat që lindën dhe po rriten në Amerikën e lirë e demokratike, se si duhet me e dashtë atdheun dhe kombin. Populli, Gjeto Camajn e cilësonte si një burrë të dheut, i cili shërbeu si shembull për gjeneratat e reja. Ishte i nderuar për principet e veta shembullore dhe respektues i normave kanunore të të parëve të tij, adhurues i traditës, flamurit e gjuhës shqipe - gjuhës mëmë. Gj. Gjonaj E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

29


PORTRET

Tale Xhemë Ulaj – Ahmetaj

Pishtare e arsimimit sh në krahinën e Plavës d Shaban Hasangjekaj Çështja e analfabetizmit të popullatës dhe e emancipimit të femrës shqiptare ndër banorët e trevës së krahinës së Plavës dhe Gucisë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kanë qenë preokupim dhe brengë shumë e shprehur. Mirëpo, me hapjen e shkollave katërklasëshe në gjuhën shqipe në vitin 1945/46 në fshatrat Vuthaj dhe Martinaj, e ca vite më vonë edhe shkolla tetëvjeçare në Guci, në të cilat në procesin edukativo arsimor janë përfshirë numër i konsiderueshëm vogëlushësh të moshave të ndryshme, por shumë i vogël i vashëzave, problemi i analfabetizmit, pak a shumë filloi të zbutet. Gjeneratat e para të nxënësve në shkollat e sipërpërmendura kryen arsimimin fillor tetëvjeçar, disa prej të cilëve edhe shkollat e mesme të ndryshme në gjuhën shqipe, në qendrat e ndryshme të Kosovës, e madje edhe ngritjet shkollore superiore në shkollat e larta dhe fakultete të ndryshme, po ashtu në Kosovë, por mjerisht ndër ta asnjë femër (vajzë). Shkollimi fillor në gjuhën shqipe edhe pse në kushte të vështira u zhvillua me entuziazëm dhe vullnet të dukshëm, gjithnjë deri në vitin shkollor 1956/57, kur Qeveria e atëhershme e Malit të Zi ndaloi zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe në shkollën fillore katërklasëshe në Martinaj dhe në atë tetëvjeçare në Guci, por jo edhe në atë katërklasëshe në Vuthaj. Shumë nxënës (djem e vashëza) të fshatit Vuthaj ndërprenë shkollimin e mëtejmë tetëvjeçar në Guci, kurse shumica e tyre në fshatin Martinaj u detyruan

30

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

që në ciklin e ultë dhe të lartë në Guci, mësimet t’i ndjekin në gjuhën jo amtare (serbo-kroate). Gjendja e tillë zgjati gjithnjë deri në fillim të vitit shkollor 1959/60 (plot tre vjet), kur sërish në shkollën fillore tetëvjeçare të Gucisë, mësimin në gjuhën shqipe e hapën pishtarët dhe entuziastët e arsimit shqip, mësimdhënësit e rinj Ramadan Gjonbalaj, Ramë Qosaj dhe Hysen Novaj (ish-nxënës të kësaj shkolle), të cilët aso kohe në supet e veta ngarkuan tërë barrën e edukimit dhe arsimimit në ciklin e lartë fillor në këtë anë. Theksojmë se edhe në shkollën fillore katëklasëshe në Martinaj njëkohësisht vazhdoi mësimi edhe në gjuhën shqipe. Kështu, disa nxënës të klasave të larta që kishin braktisur shkollimin në gjuhën e atëhershme serbo-kroate, iu rikthyen shkollimit në klasat përkatëse në gjuhën e vet amtare, duke iu përveshur mësimit në gjuhën shqipe. Por, jo vetëm këta, por edhe disa të moshuar, meqë u hap shkolla e natës për të rritur në Guci. Si të ishte ndonjë kushtrim – thirrje për të gjithë shqiptarët. Shumë djelmosha dhe burra lanë bagëtinë e punët bujqësore dhe ia mësynë shkollës, dikush ciklit të ultë, dikush atij të lartë të fillores, e dikush shkollës së mesme. Dhe kështu, dhjetëra burra shqiptarë nga krahina e Plavës dhe Gucisë ia mësynë shkollës së mesme kryesisht në Pejë, Gjakovë, Prizren e Mitrovicë, por ende jo edhe ndonjë vajzë. Megjithatë, nuk kaloi kohë e gjatë, vetëm dy vjet e vëllai Idrizi nga fshati Vuthaj, e ngazëlleu dhe e motivoi motrën e vetme të re, Talen, për t’u shkolluar, e cila më parë në Guci kishte kryer në gjuhën shqipe rregullisht klasën e pestë, duke i thënë: “Nuk je e moshuar, edhe pse je e rritur. Je 14 vjeçe, mund të mësosh. I kryen privatisht klasën e gjashtë, shtatë dhe të tetë dhe vjen me mua në Prizren. Atje ka nxënëse shumë të mira të cilat shpesh

më pyesin se a kam motër dhe se a ka qejf të shkollohet. E unë u kam thënë se kam motrën të cilën do ta bindi që edhe ajo vitin e ardhshëm të vijë për të vazhduar shkollën, sepse ka qejf me u ba mësuese”. Dhe ashtu edhe ndodhi. U bind vajza e Malësisë, u bindën edhe nëna e vëllezërit, dhe Talja e cila gjatë dy viteve shkollore privatisht kreu tri klasët e fundit të shkollës fillore me sukses. Në vitin shkollor 1961/62, vëllai Idrizi, Talen e regjistron në Shkollën Normale (të mësuesisë) “Dimitrije Tucoviq” në Prizren, ku edhe vet ishte nxënës i rregullt i klasës së dytë. Mirëpo, u shtrua pyetja se çka ndodhi pastaj? Gjithçka. Sepse në fshat flitej se mund të ndodhë edhe më e keqja, nëse Talja nuk është kurreshtare dhe e kujdesshme. Madje, disa kushërinj të afërm e “leçitën” vëllain e madh të Tales. Nuk e ftuan as në prashë të arave, as në kosë të livad-


PORTRET

hqip të femrave dhe Gucisë heve e as në dasmë dhe as në dekë, për shkak se e kishte çuar motrën në shkollë. Dhe kaloi gjysmëvjetori i parë, e vëlla e motër nga Prizreni kthehen që pushimin shkollor ta kalonin në vendlindje – në Vuthaj, te nëna dhe vëllezërit. Besa veç që s’u mërdhinë gjatë rrugës së gjatë e të vështirë në këmbë nëpër bjeshkë të larta me borë, prej Pejës e deri në Vuthaj. Rrugë e gjatë dhe e mundimshme ishte ajo. 14 orë e gjysmë nëpër Grykë të Rugovës e Qafë të Diellit deri në shtëpi të tyre. Por, megjithatë, në shtëpi kishin mbërritur shëndosh e mirë, të gëzuar dhe të lumtur, edhe përkundër lodhjes nga udhëtimi i gjatë. E kur morën vesh se kanë ardhur, fshatarët vuthjanë ia mësynë shtëpisë së tyre, dikush nga kurreshtja, e dikush për të parë se mos ka ndodhur ndonjë gjë e keqe. Por, kur i panë se vërtetë ishin shëndosh e mirë, u gëzuan, i përqafuan, derisa u shkuan edhe lotët prej gëzimit. Në ato vite, shkuarja e Tales në shkollë të mesme në Prizren, ishte befasi e madhe për gjeneratat e moshuara, kurse ato të rejat e mbështetën dhe e përkrahën me shumë respekt dhe admirim. Kështu, Tale Xhemë Ulaj, theu akullin e prapambeturisë, patriarkalizmit dhe bestytërive dhe dogmave të hendakrosura fetare, si vajzë e parë shqiptare në trevën e krahinës së Plavës dhe Gucisë duke vazhduar shkollimin falë mirëkuptimit të familjes – nënës Sofi dhe vëllezërve Sadrisë, Rrustemit e sidomos Idrizit, të cilit i takojnë meritat më të mëdha në këtë drejtim. Talja u bë vajzë në zë, shembull për të mirë. U paraqit emri i Tales nëpër faqe të gazetave. Emri i vajzës vuthjane e cila theu akullin shekullor, kreu rregullisht shkollë normale me sukses shumë të mirë dhe ëndrra e saj e kamotshme për t’u bërë mësuese u bë realitet. Ajo u bë mësuesja e parë shqiptare e diplomuar në trevën e nënqiellit rrëzë dhe përballë Alpeve të thepisura

shqiptare. Kështu, pas Tales, e cila kishte hapur rrugëtimin e dritës dhe dijes, ambicia, vullneti dhe interesimi për shkollim ndër vashëzat shqiptare të trevës së Plavës dhe Gucisë ishte gjithnjë e më i madh. Talja gjithsesi ishte idol i tyre, si vajza e parë e cila kishte braktisur detyrën e ruajtjes së përditshme të tufës së deleve dhe punëdoren e zakonshme të nusërisë e kishte zëvendësuar me libër, laps e fletore dhe mjete të tjera shkollore. Rrugën e saj më pas e vazhduan edhe ca vajza të tjera: Lirie Çelaj në Shkollë Normale të Gjakovës, Bjeshkë dhe Dushe Gjonbalaj në Shkollë Normale të Pejës, Misire (Sadete) Hasangjekaj në Shkollën Normale të Mitrovicës, etj. Dhe kështu gjatë viteve 1969-1970 u mbushën edhe me nxënës e studentë shqiptarë dhe shqiptare të Plavës dhe Gucisë, shkollat e mesme, të larta dhe fakultetet e Kosovës, saqë pjesëtarët e komuniteteve të tjera kombëtare ua kishin zili për shkollimin e tyre masiv. Dhe kishin të drejtë sepse gati çdo shtëpi shqiptare nga kjo anë kishte një e më shumë nxënës apo studentë nëpër shkolla të mesme e fakultete, të cilët pas përfundimit të tyre, fitonin tituj profilesh të ndryshme profesionale, mësues, profesorë, inxhinierë, mjekë, juristë, ekonomistë, por edhe gazetarë, poetë, shkrimtarë dhe doktorë shkencash. Vërtetë ishte dikur, kur edhe Talja u diplomua në fakultet për juriste, Vera Ahmetaj për mjeke, etj. Përndryshe, Tale Xhemë Ulaj – Ahmetaj, u lind në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë, më 15 shkurt 1946, nga e ëma Sofi Balidemaj – Ulaj dhe i ati Xhemë Ulaj. Në moshën gjashtëmujore mbeti jetime me motrën Fatime dhe vëllezërit Rrustemin dhe Idrizin, ngase i ati i tyre Xhema u vra në fund të Luftës së Dytë Botërore. Siç u theksua më lart, Talja katër klasët e ciklit të ulët 1-4 të shkollës fillore i kreu në vendlindje – Vuthaj,

katër klasët e ciklit të lartë të shkollës fillore (të pestën rregullisht dhe të gjashtën, shtatën, tetën privatisht) në shkollën tetëvjeçare në Guci. Shkollën Normale pesëvjeçare (të mësuesisë) “Dimitrije Tucoviq” në Prizren, të cilën në afat të rregullt e kreu me sukses duke u diplomuar për mësuese në qershor të vitit 1966. Mësuesja e re, më 1 shtator të vitit 1966, pranohet mësuese në ShkollënFfillore “Xhafer Nikoçeviq” në Guci. Gëzimi ishte i papërshkruar për Talen, për farefisin e saj të afërt dhe për të gjithë shqiptarët e trevës së Plavë-Gucisë. Mësuesja e re, të cilës iu besua udhëheqja e paraleles së kombinuar me klasë të parë dhe të dytë, me autoritet të madh ishte e përgatitur për zhvillimin e mësimit në bazë të kërkesave pedagogjike. Ajo bëhet simbol i diturisë, i emancipimit dhe i pastërtisë morale. Puna e saj respektohet nga nxënësit, nga mësimdhënësit dhe nga tërë popullata e Plavë-Gucisë. Talja, mësuesja e parë shqiptare në trevën e krahinës së Plavë-Gucisë, jep mësim vetëm një vit shkollor në shkollën e Gucisë, meqë në ndërkohë martohet me bashkëvendësin e vet vuthjan, inxhinierin Mustafë Elez Ahmetaj, i cili asaj kohe ishte drejtor i Ndërmarrjes së komunikacionit ndërurban “Kosovatrans” në Prishtinë. Në vitin 1967 punësohet mësuese në shkollën fillore të fshatit Nëntë Jugoviq (tani Bardhosh), ku punon rreth gjashtë muaj dhe udhëheq klasën e pestë, meqenëse deri atëherë aty ekzistonte vetëm shkolla fillore katërklasëshe. Nga gjysma e shkurtit të vitit 1968 e deri në gusht të vitit 1970, Talja punon në shkollat fillore të Kishnicës dhe Graçanicës, në detyrën e mësueses së gjuhës shqipe. Prej vitit 1970 e deri në fund të vitit 1983, punon si bibliotekiste në Shkollën e Mesme Teknike “19 Nëntori” në Prishtinë. Pas përfundimit të studimeve me korrespodencë në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe diplomon në vitin 1983, më 1 janar të vitit 1984, si juriste e diplomuar punësohet në Industrinë e Tekstilit “Kosovka” në Prishtinë, ku punon deri në daljen në pension të parakohshëm më 31 dhjetor të vitit 1997. E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

31


PORTRET

Rajmond Gjonaj

Studenti model i mjekësisë

Për respektin që gëzon në Fakultetin e Mjekësisë tregon fakti se në zgjedhjet e mbajtura para disa ditësh është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë. Në këtë mënyrë, ai bëhet studenti i parë shqiptar të cilit i besohet kjo detyrë në historikun 24-vjeçar të këtij fakulteti. Besimin për të përfaqësuar studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Gjonaj e konsideron si një nder dhe kënaqësi, por edhe përgjegjësi të madhe Rajmond Gjonaj është një student i dalluar i vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë në Podgoricë. Vitin e kaluar akademik ka arritur notën mesatare 9.70. Për sukseset e tij mësimore, katër vitet e kaluara ka fituar çmimin që iu ndahet studentëve më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë. Ai po ashtu është përfitues i bursës së Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, Komunës së Ulqinit, Shoqatës “Malësia e Madhe” dhe Fondacionit “Dom Simon Filipaj” nga Nju Jorku. Gjonaj është student i përkushtuar dhe modest. Motoja e suksesit të tij është: “Besoni se mund të bëni të pamundurën. Nëse është mjaft e rëndësishme për ju, do të jepni maksimumin, edhe pse shanset janë shumë të vogla për t’ia arritur”. Për respektin që gëzon në Fakultetin e Mjekësisë tregon fakti se në zgjedhjet e mbajtura para disa ditësh është zgjedhur kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë. Në këtë mënyrë, ai bëhet studenti i parë shqiptar të cilit i besohet kjo detyrë në historikun 24-vjeçar të këtij fakulteti, i cili numëron 1 100 studentë në pesë programe të studimit: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci në Podgoricë, Shkollën e Lartë të Mjekësisë në Beran dhe Fizioterapinë e Aplikuar në Igallo. Në Malin e Zi, ku distanca etnike, sidomos ndaj

32

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022

shqiptarëve është tejet e theksuar, ky paraqet një tjetër sukses, jo vetëm në planin individual. Besimin për të përfaqësuar studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Gjonaj e konsideron si një nder dhe kënaqësi, por edhe përgjegjësi të madhe. Këshilli Studentor është organi më i lartë që përfaqëson interesat e studentëve kundrejt organeve dhe drejtuesve të fakultetit, ndërsa kryetarët

e këshillave studentore janë anëtarë të Parlamentit Studentor, organi më i lartë përfaqësues i studentëve në nivel të Universitetit të Malit të Zi. Rajmond Gjonaj ka kryer Shkollën Fillore “Marshall Tito” dhe Gjimnazin Privat “Drita” në Ulqin. Është fitues i Diplomës “Lluça” (Pishtari) A për sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore në shkollën fillore dhe i. k. të mesme.


MOZAIK

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet tona” nga Nju Jorku ndihmon Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë dhe fëmijët e Klubit të Karatesë “Ulqini” në Anë të Malit

Ndërrohen dyert e sallës së fizkulturës dhe blehen rekuizitat sportive për 85 fëmijë

Dy aksionet e fundit të këtij fondi kanë të bëjnë me mbështetjen financiare për ndërrimin e dyerve të sallës së edukimit fizik në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, gjatë muajit të kaluar, me vlerë 2 500 euro, dhe blerjen e rekuizitave të domosdoshme për fëmijët e Klubit të Karatesë “Ulqini” në Anën e Malit, me vlerë 5 000 euro Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet tona” nga Nju Jorku ka vijuar të ndihmojë vendlindjen me projekte të ndryshme. Dy aksionet e fundit të këtij fondi kanë të bëjnë me mbështetjen financiare për ndërrimin e dyerve të sallës së edukimit fizik në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, gjatë muajit të kaluar, me vlerë 2 500 euro, dhe blerjen e rekuizitave të domosdoshme për fëmijët e Klubit të Karatesë “Ulqini” në Anën e Malit, me vlerë 5 000 euro. “Duke parë gjendjen e këtyre dyerve, të cilat ishin pothuajse tërësisht të amortizuara si dhe pasojat që mund të kenë në shëndetin e nxënësve që ndjekin mësimin apo dhe fëmijëve të tjerë që i shfrytëzojnë këto hapësira, ishte e domosdoshme ndërhyrja. Në këtë mënyrë drejtuesit e Fondit ‘Tro-

jet tona’, pas njoftimit për gjendjen e ambienteve të sallës së edukatës fizike, vendosën të ndajnë mjetet për vendosjen e dyerve të reja”, thuhet në deklaratën për shtyp të këtij fondi. Udhëheqësia e shkollës dhe nxënësit e SHF “Bedri Elezaga” kanë falënderuar Fondin Humanitar “Trojet tona” për këtë ndërhyrje më se të domosdoshme. “Në emër të të gjithë nxënësve të shkollës dhe të gjithë të punësuarve falënderojmë Fondin Humanitar ‘Trojet tona’ në SHBA për kontributin e dhënë në ndërrimin e të gjitha dyerve në sallën e edukatës fizike. Ju jeni ambasadorët e shkollës sonë!”, thuhet në falënderimin e kësaj shkolle. Aksioni tjetër i Fondit Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” është pajisja me veshje sportive kimono por edhe rekuizita të tjera të

domosdoshme për 85 fëmijët e Klubit të Karatesë “Ulqini”, që vepron në Anën e Malit. Nga ky klub kanë falënderuar Fondit Humanitar “Trojet Tona” për këtë ndihmë. Duhet shtuar se në dhjetor të vitit të kaluar, Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” inicoi hapjen e KK “Ulqini” për Anën e Malit. Me këtë rast, Fondi investoi 15 000 dollarë për përshtatjen dhe kompletimin e objektit për stërvitje të anëtarëve të KK “Ulqini” në Katërkollë. Ky fond po ashtu falënderon sponsorët Safet Tahirin, Lemo Gogën dhe Bernard Skardën për pagesën e qirasë vjetore të objektit të stërvitjes, që kap shumën 2 250 dollarë amerikanë. Që prej fillimit të punës së tij, Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” ka ndihmuar në vazhdimësi SHF “Bedri Elezaga” dhe shkollat tjera. Nga ky fond kanë deklaruar se edhe në të ardhmen do të vijojnë të ndihmojnë shkollat shqipe në Malin e Zi, për të mirën e nxënësve dhe fëmijëve tanë, si dhe aktivitetet sportive, sidomos kur bëhet fjalë për aktivizimin masiv të fëmijëve në sporte të ndryshme. (Kohapress) E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

33


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Guard (OBO)

(MULTIPLE POSITIONS) •

BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Local guards provide security for Embassy Podgorica personnel and facilities by conducting access control and visitor screening duties as a member of a local guard program. The local guard shall prevent unauthorized access; protect life; maintain order; deter criminal attacks against employees; dependents and property and terrorist acts against all U.S. assets, and prevent damage to Government property.

• 1. 2. 3. 4.

QUALIFICATIONS REQUIRED

EDUCATION: Completion of Secondary School is required EXPERIENCE: No prior working experience is required. LANGUAGE: Level 2 (Limited Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/ Reading/Writing of Montenegrin language is required. KNOWLEDGE: Knowledge of the emergency response procedures and notification process, familiarity with state-of-the-art security equipment and processes, awareness of cultural norms and customs required. SKILLS AND ABILITIES: Ability to understand the security control panel and to operate emergency alarms and the public address system. Ability to use stateof-the-art security and radio communication equipment. Ability to use Automated External Defibrillator. Ability to use fire extinguisher. Ability to use personal protective equipment (i.e. batons, pepper spray, handcuffs, and flexi cuffs, etc.). Daily duties may involve extended periods of walking and/or standing in a wide variety of weather conditions. Ability to work flexible shift schedules, to include nights, days, weekends, and/or holidays. Host County Driving License B is required. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: April 25, 2022

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 21 PRILL 2022


SPORT

Mali i Zi mposhti Greqinë në ndeshjen vendimtare, në sallën e stërmbushur në Podgoricë

Siguron biletën për Kampionatin Botëror

Mali i Zi fitoi kundër Greqisë të dielën mbrëma me rezultatin 33:25. Në ndeshjen e parë, më 13 prill, Greqia kishte fituar 25:23. Krahas Malit të Zi, nga Evropa në Kampionatin Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm do të marrin pjesë edhe Suedia, Polonia, Danimarka, Spanja, Franca, Norvegjia, Belgjika, Hungaria, Kroacia, Islanda, Serbia, Gjermania, Portugalia dhe Maqedonia e Veriut Mali i Zi është kualifikuar në Kampionatin Botëror të hendbollit që mbahet vitin e ardhshëm. Në duelin vendimtar për Botëror, Mali i Zi fitoi kundër Greqisë të dielën mbrëma me rezultatin 33:25, në sallën e stërmbushur në Podgoricë dhe kështu siguroi biletën për Botëror. Në ndeshjen e parë, më 13 prill, Greqia kishte fituar 25:23. Ndeshja ishte e fortë, por vendasit të nxitur nga rreth 6 000 shikues, kanë shfaqur më shumë dhe në fund real-

izuan synimin. Pas ndeshjes ka pasur festë të madhe në palestër. Mali i Zi është kundërshtar i Kombëtares së Kosovës në eliminatoret për Euro 2024 dhe ishte kundërshtar në kualifikimet për Evropianin e kaluar. Krahas Malit të Zi, të dielën biletën për në Botëror e siguruan edhe Maqedonia e Veriut, që fitoi 27:25 ndaj Çekisë, pas barazimit 24:24 në ndeshjen e parë. Portugalia fitoi 35:28 ndaj Holandës në fushën

kundërshtare, ndonëse e kishte humbur 33:30 ndeshjen e parë në shtëpi. Suedia, Polonia, Danimarka, Spanja, Franca, Norvegjia, Belgjika, Hungaria, Kroacia, Islanda, Serbia, Gjermania, Portugalia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë kombëtaret nga Evropa që janë kualifikuar në Kampionatin Botëror që do të mbahet nga 11 deri më 29 janar të vitit të ardhshëm në Poloni dhe Suedi. (Kohapress)

E ENJTE, 21 PRILL 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.