Koha 1005

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 31 mars 2022 Viti XXl Numër 1005 Çmimi 0,50

Me rastin e vdekjes së Madeleine Albright

Gruaja që u shpëtoi tiranive fashistokomuniste ISSN 1800-5696

“Nërdyzi është thelbi i poezisë”

Udhëpërshkrime mbresëlënëse që shpërfaqin të kaluarën e lavdishme të Ulqinit


PËRMBAJTJE

4

8 Pa shumicë absolute

Evropë, mirëserdhe në realitetin e ri

10

12 Lidhja me tolerancën e feve

Rapsodi homerike

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022


PËRMBAJTJE

14

16 Shqetësim për qytetarët

Vepër e rrallë për Eposin e Kreshnikëve në Ballkan

26

35 Në shërbim të eliminimit të shpërdorimeve dhe shpenzimeve të panevojshme

Dy trofe dhe 17 medalje për KT “Ulqini”

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Të dielën u mbajtën zgjedhjet vendore në Ulqin

Pa shumicë a

Ulqin – Asnjë forcë politike nuk ka arritur të sigurojë shumicën absolute në zgjedhjet lokale që janë mbajtur të dielën në Ulqin. Sipas rezultateve paraprake, më së shumti vota ka fituar koalicioni “Fillimi i ri”, i përbërë nga Lëvizja Qytetare URA, Partia Demokratike, Socialdemokratët, Partia Socialdemokrate dhe Alternativa Shqiptare, duke siguruar 14 mandate të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ulqin. Pas tij renditet koalicioni i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake, i cili ka fituar gjashtë mandate, aq sa edhe koalicioni tjetër - Unioni Demokratik

4

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Pesë mandate ka fituar Forca e Re Demokratike, kurse Demokratët dy mandate të këshilltarëve. Megjithëse asnjë parti nuk ka arritur të fitojë shumicën e duhur për të krijuar pushtetin, kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka shpallur “fitoren absolute në zgjedhje” pas publikimit të rezultateve. “Siç e kemi paralajmëruar, lista jonë është më shumë se dyfish më e fortë se lista e dytë zgjedhore”, ka thënë ai, duke shtuar se ulqinakët këtë radhë nuk kanë pasur dilemë dhe se mendon që duhet t’i kthehemi qytetit dhe të fitojmë administratën e re.

Befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ka qenë koalicioni i përbërë nga dy partitë më të vjetra shqiptare Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, që kanë fituar gjithsej gjashtë mandate. “Ky është një rezultat historik, kemi dyfishuar rezultatet nga zgjedhjet e kaluara. Në zgjedhjet e ardhshme do t’i dyfishojmë përsëri, sepse kjo është shenjë se po e kthejmë besimin e ulqinakëve dhe se do të punojmë vetëm për interesin e tyre”, ka thënë bartësi i listës së këtij koalicioni dhe njëherazi kryetari i UDSHsë, Mehmed Zenka. Rënien më të madhe në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale e kanë pë-


NGJARJE JAVORE

absolute suar PDS dhe Forca e Re Demokratike, që në përbërjen aktuale të Kuvendit të Komunës së Ulqinit kanë nga tetë këshilltarë. Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, ka thënë se nuk janë të kënaqur me rezultarin e arritur, “i cili është i ulët jo vetëm për shkak të sulmeve që na janë bërë nga të gjithë dhe për shkak të garës se pandershme në shkelje me rregullat e lojës, por edhe për shkak të gabimeve apo lëshimeve tona”. Ai ka falënderuar çdo votues që ka votuar për këtë parti politike, përkundër presioneve dhe joshjeve për korrupsion, si dhe ka thënë se do të japin maksimumin për t’i dhënë

Ulqinit “një qeverisje komunale të ndershme dhe të drejtë në mandatin e ardhshëm”. Për herë të parë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, këshilltarin e vet do ta ketë Alternativa Shqiptare, e cila ka qenë pjesë e Koalicionit “Fillimi i ri”. Kryetari i ASH-së, Nik Gjeloshaj, ka thënë se si partia më e fuqishme shqiptare tani do të jenë të pranishëm edhe në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, pas Plavës, Gucisë, Malësisë dhe kryeqytetit Podgoricës. “Qëllimi partiak e politik i ASH-së është realizuar, e për këtë falënderoj mbështetësit tanë për përkrahjen e fuqishme, si një fillim i mbarë, për

ASH e koalicionin tonë”, ka deklaruar ai. Për 33 vende këshilltarësh sa ka Kuvendi i Komunës së Ulqinit, në zgjedhjet vendore të së dielës kanë garuar pesë lista zgjedhore, ku të gjitha kanë arritur të sigurojnë mandate në përbërjen e ardhshme të tij. Nga 20 392 votues të regjistruar në regjistrin e zgjedhjeve, kanë votuar pak më shumë se 50 për qind e tyre. Zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë të qetë dhe pa ndonjë incident, megjithëse disa parti politike janë ankuar për parregullsi. Krahas Ulqinit, të dielën janë zhvilluar zgjedhjet lokale edhe në Beran. (Kohapress) E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Me rastin e vdekjes së Madeleine Albright

Gruaja që u shpëtoi fashisto-komuniste Madeleine Albright, e para femër Sekretare e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), dhe ish-refugjate e tiranive fashist-komuniste në fund të Luftës së Dytë Botërore –ndërroi jetë të mërkurën nga kanceri në moshën 84-vjeçare. Zonja Albright kishte lindur në ish-Çekosllovaki

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Në njoftimin e familjes, për kalimin në amshim të Zonjës Albright, ajo u cilësua, ndër të tjera, edhe si “kampione e palodhur e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.” Pas njoftimit se Zonja Albright kishte ndërruar jetë, përfaqësues të politikës amerikane dhe botërore reaguan shpejt për vdekjen e gruas së parë në histori në krye të diplomacisë amerikane, e emëruar në atë post nga Presidenti Bill Clinton, në vitin 1996. Në një deklaratë të përbashkët, çifti Bill dhe Hillary Clinton e cilësuan vdekjen e Zonjës Albright si një humbje të madhe për botën. Ish Presidenti Clinton dhe Hillary Clinton thanë se ishin, “thellësisht të hidhëruar”, me kalimin në amshim të Zonjës Albright, me të cilën ata kishin një miqësi prej disa dekadash. “Vdekja e Zonjës Madeleine është një humbje e madhe për botën, në një kohë kur kemi më shumë nevojë për mësimet nga jeta e saj, por jemi të vetëdijshëm se trashëgimia e saj do të vazhdojë të lulëzojë nëpërmjet studentëve të shumtë, të cilëve ajo u ka dhënë mësim në Universitetin Xhorxhtoun. “Me marrjen fund të Luftës së Ftoftë, ndërsa filloi një periudhë e re ndërvarësie globale, Albright qe bërë zëri i Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

6

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

dhe më vonë ajo u emërua në postin e Sekretarit Amerikan të Shtetit (në administratën e Presidentit Bill Clinton), ku ajo shërbeu me një fuqi e bindje pasionante në mbështetje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, u shprehën Bill dhe Hillary Clinton në deklaratën e tyre me rastin e vdekjes së bashkëpunëtores dhe mikes së tyre të ngushtë, prej shumë vitesh. Ndërkaq, Presidenti aktual Joe Biden iu referua origjinës së Zonjës Albright, e cila është lindur në Pragë dhe ka ardhur në Shtetet e Bashkuara si refugjate në vitin 1948 pasi komunistët morën pushtetin në atë vend dhe anembanë Evropës Qendrore dhe Lindore. “Ajo ishte një emigrante që u arratis nga persekutimet (nazi-komuniste). Ishte një refugjate që kishte nevojë për strehim të sigurt nga kërcënimet dhe frikësimet. Dhe si shumë të tjerë, para dhe pas saj – ajo ishte krenare se ishte Amerikane”, është shprehur Presidenti Joe Biden. Presidenti Biden shtoi se, “bashkëpunimi im me Sekretaren Albright gjatë 1990-ave ishte kulmi i karrierës time në Senatin e Shteteve të Bashkuara gjatë mandatit tim në Komisionin e Senatit për Punët e Jashtme...ne ishim bashkëpunëtorë dhe miq në punën tonë për të mirëpritur demokracitë e reja të posa çliruara nga komunizmi si anëtare të NATO-s – ashtu edhe në punën tonë për tu ballafaquar me barbarizmat gjenocidale serbe në Ballkan.” Ndërsa Senatori i Nju Jorkut, Shumer, duke iu referuar jetës së Zonjës Albright si refugjate në Evropën e pas

Luftës së Dytë Botërore, tha se ajo u arratis, fillimisht, nga “nazizmi dhe (pastaj edhe nga) komunizmi sovjetik”, nënvizoi kryetari i shumicës në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Çarles Shumer, duke shtuar se, “ajo mishëronte ëndrrën amerikane” dhe e cilësoi atë një “vigane e historisë Amerikane”, që ka frymëzuar gratë dhe vajzat, anë e mbanë botës”, ka thënë me këtë rast Senatori i Nju Jorkut, Z. Chuck Shumer.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tiranive Nga refugjate e arratisur nga nazizëm-komunizmit arriti në maje të diplomacisë botërore. Kreu i pakicës në Senatin amerikan, Senatori republikan, Mitch McConnell, gjithashtu iu referua fëmijërisë së Zonjës Albright si refugjate që u arratis nga tiranitë shtypëse të shekullit të kaluar në Evropë, pasi për fat, ajo “shpëtoi me familjen e saj nga komunizmi sovjetik si vajzë e re, duke arritur nivelet më të larta të shërbimit publik amerikan, “për të drejtuar -- një gjysmë shekulli më vonë – politikën udhëheqëse globale të Amerikës”, është shprehur Kryerepublikani i Senatit amerikan. “Nuk ishte e nevojshme që të ndaje me ‘të, të gjitha pikëpamjet politike për të vlerësuar lidershipin e saj të dedikuar ndaj kombit tonë”, ka shkruar, Senatori McConnell. Sekretarja Albright, sipas Senatorit McConnell, e kuptonte mirë faktin se Shtetet e Bashkuara janë një fuqi botërore me interesa por edhe me përgjegjësi globale”, tha ai. Aspektin e saj të jetës si refugjate e arratisur nga tiranitë nazi-komuniste të shekullit të kaluar në Evropë – dhe arritjet e saja në krye të diplomacisë amerikane në fund të shekullit të kaluar, e kanë përmendur shumë personalitete amerikane dhe botërore, me rastin e kalimit të saj në amshim, si një aspekt pozitiv që ka ndihmuar atë punën e saj në mbështetje të lirisë dhe demokracisë anë e mbanë botës. Historia e saj familjare si refugjate nga tiranitë nazi-komuniste të shekullit të kaluar në Evropë, është shumë e ngjashme me shumë prej nesh që kemi ardhur në këtë vend të bekuar për strehim të sigurt nga persekutimet, në kërkim të lirisë dhe demokracisë për veten dhe familjet tona. Ashtu ka ndodhur edhe me familjen e Zonjës Albright. Babai i saj, një anti-komunist i bindur që nuk mund të pajtohej me komunizmin, kishte vendosur të largohej, në 1948, nga Çekosllovakia për në Shtetet e Bashkuara, ku ai dhe familja

e tij, përfshi vajza e vogël Madeleine, kërkuan dhe siguruan strehim politik nga frika se në vendin e tij, babai i saj do të persekutohej nga regjimi komunist për “bindjet e tija të thella në idealet e demokracisë.” Vetë Zonja Albright ka shkruar disa vite më parë (2016) se, “Shtetësia amerikane ka qenë gjëja më e rëndësishme në jetën time”, duke shtuar se, ashtu si të “gjithë refugjatët e tjerë në këtë vend, edhe unë shpresoja për një jetë të sigurt, me dinjitet, e që të kisha mundësi të kontribuoja diçka për atdheun tim të ri.” Fatkeqësisht, Evropa po përballet përsëri me forca gjenocidale, si ato kohës rinore të Madelein Albright në Çeki, të kryesuara nga Rusia putiniste, që duan, pikërisht, të ç bëjnë arritjet politike dhe diplomatike të ndryshimeve të mëdha post-komuniste në Evropë, lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e vendeve. Evropa, përsëri sot po përballet me miliona refugjatë ukrainas, refugjatë siç ishte edhe vet Madeleine Albright para 8 dekadash e sa. Është vështirë të parashikohet se si do përfundojë agresioni barbar i Rusisë kundër Ukrainës dhe sa krime kundër njerëzimit, dhimbje, vrasje e sa miliona refugjatë – siç Madeleine Albright më 1948 -- do të shkaktojë më në fund ky agresion i paprovokuar kundër një shteti të lirë e demokratik. Por ajo që mund të bejmë ne sot në këtë ditë të kalimit në amshim të ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright – sidomos shqiptarët, qofshim ata ish-refugjatë të vendosur në Amerikë e gjetkë për arsye të persekutimeve nazi-komuniste të shekullit të kaluar, qofshin sidomos shqiptarë refugjatë të luftës së fundit gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës. Të gjithë ne – mund dhe duhet të falënderojmë Zotin që një ish-refugjate nga komunizmi, me origjinë çeke, gjendej në krye të diplomacisë amerikane në njërën prej periudhave më të vështira të historisë së shqiptarëve: lufta në Kosovë. Nuk ka asnjë dyshim në mendimin tim se përvoja personale dhe familjare e Zonjës Madeleine Albright, si refugjate e arratisur nga komunizmi sovjetik çek në vitin 1948, të ketë luajtur një rol të jetik në politikën amerikane të 23-viteve më parë, në përpjekjet politike, ekonomike dhe ushtarake për të ndaluar krimet kundër njerëzimit në Kosovë nga forcat terroriste të Millosheviqit. Në një in-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tervistë të ënjtën me CNN, Hillary Clinton vuri në dukje lidershipin e Zonjës Albright, veçanërisht gjatë konfliktit në Kosovë. Ajo tha se, “Ç’prej fillimit, besoj se Madeleine, më shumë se kushdo tjetër, ishte e bindur se gjendja e krijuar në Kosovë nga Millosheviqi, përbënte kërcënim ndaj stabilitetit dhe unitetit evropian, si dhe një kërcënim ndaj aleancës transatlantike...por edhe ndaj interesave amerikane”, ka thenë Hillary Clinton për gazetaren Christiana Amanpour në CNN. Ky fakt është pasqyruar në shumë reagime të ditëve të fundit edhe nga shumë personalitete amerikane dhe botërore– me rastin e kalimit në amshim të Madeleine Albright. Një ndër udhëheqësit botërorë ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani e cila u shpreh me këtë rast se “Madeleine Albright na dha shpesë kur shpresë nuk kishim. Ajo u bë zëri dhe arma jonë kur ne nuk kishim as zë, as armë. Ajo përjetoi dhimbjen e popullit tonë sepse ajo vetë ishte e persekutuar në fëmijëri. Kjo është arsyeja që ajo ishte aq e vendosur që të ndalonte gjenocidin serb të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës. Albright mbështeti Kosovën deri në fund dhe kjo është arsyeja që populli i Kosovës do ta kujtojë atë për sa të jetë jeta”, ka thënë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj me rastin e kalimit në amshim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeliane Albright. Fati i shqiptarëve! “Vështirë të ndodhë që një lider ose lidere të jenë aq të përshtateshim dhe të përsosur për periudhën që kanë shërbyer”, siç ishte Madeleine Albright për periudhën që ajo ka shërbyer në krye të diplomacisë amerikane, përfshirë kohën e luftës në Kosovë. Kështu janë shprehur Bill Clinton dhe Hillary Clinton me rastin e kalimit në amshim të ish-refugjates nga komunizmi sovjetik-çekosllovak dhe nazizmi, e cila pas strehimit të saj prej refugjati politik në Shtetet e Bashkuara, arrijti kulmin e diplomacisë amerikane. Mirënjohje të përjetshme Madeleine Albright nga ky ish-refugjat politik shqiptaro-amerikan dhe shumë e shumë të tjerë, si unë në këtë vend të lirë e demokratik – në Amerikën tonë të dashur -- që ashtu siç ishte për ju i “pazëvendësueshëm” për lirinë dhe demokracinë në botë, ashtu vazhdon të jetë edhe për miliona njerëz anë e mbanë botës. E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Deutsche Welleaah

Evropë, mirëserdhe në realitetin e ri Për Koha Javore:

Berd Riegert

Përpjekja ruse për të nënshtruar Ukrainën e kthen botën 30 deri në 40 vjet mbrapa në kohët e Luftës së Ftohtë, atëherë kur dy blloqet ushtarake të armatosura mirë qëndronin përballë njëri-tjetrit në mes të Evropës. Kur lufta agresore e pushtetm-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

bajtësit rus do të marrë fund një ditë, NATO-ja duhet ta shohë Rusinë dhe aleatin e saj, Bjellorusinë, pas Perdes së Hekurt. Ulje konfliktesh, izolimi i vatrës së rrezikut do të përcaktojnë pas kësaj rendin e ri botëror që Vladimir Putin po ia dikton Perëndimit. Por, pyetja kryesore për NATO-n dhe Perëndimin global mbetet: Si do të veprohet me Kinën? Diktatura komuniste duket se po ecën në të njëjtën rrugë si Rusia e Putinit. Si rrjedhojë e kësaj do të duhej që edhe shteti, që shpejt mund të ngrihet në fuqinë më të madhe ekonomike të globit, të izolohej. ShBA-ja dhe Evropa duhet sërish të pavarësohen edhe nga

Kina, vendi ku prej dekadash prodhuan mallra me çmim të lirë, shitën produktet e veta dhe tërhoqën prej andej lëndë të para ekzistenciale. Shenjat të çojnë drejt deglobalizimit dhe prishjes së rrjeteve ndërkombëtare, që me dëshirë u krijuan dhe mbështetën në 40 vjetët e fundit . Të gjitha këto duhet t’i ketë parasysh NATO që deri në samitin e ardhshëm në Madrid në qershor, duhet të përpilojë strategjinë e re. E, që të funksionojë kjo, duhet që në Shtëpinë e Bardhë të jetë një president, që edhe pas vitit 2025 e mbështet aleancën transatlantike. As nuk mund ta përfytyrosh se çfarë do të ndodhte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

NATO duhet të përballet me një gjendje krejtësisht të re të sigurisë. Ky realitet i ri është normaliteti i ri, kështu e përshkroi situatën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot nëse një Donald Trump do t’i kishte frenat në dorë. Agresioni rus ia bëri shumë të qartë Evropës, se sa e pazëvendësueshme është ShBA-ja. Të shpresojmë që sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë do të mbeten në fuqi edhe pas fundit të luftës. Qëllimi duhet të jetë që ekonomia ruse të paralizohet të paktën derisa të jetë në fuqi sistemi Putin. NATO ka para vetes sfida të jashtëzakonshme. E, ato nuk marrin fund me zhvendosjen e disa mijëra trupave dhe katër batalioneve të luftimit në katër shtete në kufirin lindor të aleancës. NATO nuk është sot në gjendje të zmbrapsë një sulm të gjerë të Ru-

sisë nga toka apo uji. Ka madje dyshime nëse ende funksionon edhe kërcënimi nuklear, baza e balancës së superfuqive në Luftën e Ftohtë. Nëse në Kremlin sundon dikush që nuk e vret mendjen për atë që i pari që përdor bombën atomike vdes i dyti, atëherë kërcënimi nuk funksionon. NATO, BE dhe Perëndimit ndodhen para një militarizimi masiv dhe forcimit të ushtrive. Shtetet e para e kanë kuptuar këtë, si p.sh. Gjermania që bëri të ditur një rritje masive të shpenzimeve të armatimit. Tani duhet të jemi të ndershëm e të pohojmë, se këto para duhet të rrjedhin tek rimëkëm-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

bja e ushtrive me këmbësorinë e saj, me tanket dhe artilerinë dhe forcimin e aviacionit luftarak. Ky do të jetë një akt i jashtëzakonshëm financiar, shoqëror që do të ketë ndikim në jetën e përditshme të njerëzve. Gjermania dhe vendet e tjera mund të jenë të detyruara, të rifusin shërbimin ushtarak dhe të trajnojnë personelin e nevojshëm dhe rezervat për kërcënim efektiv. Kjo tingëllon si thirrje nga e shkuara, që mendohej se ishte tejkaluar. Për fat të keq ky është realiteti i ri. Për NATO-n fajtori ka një emër: Putini dhe lufta e tij. Rrjedhoja nga e gjitha kjo është e qartë: Putini duhet të largohet. E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Rapsodi home

Si arritën grekët të transmetonin gojarisht Iliaden dhe Odisenë, megjithëse kishte rreth 28,000 vargje. Kjo pyetje i shqetësoi studiuesit për mjaft kohë. Shoqëritë moderne ndryshojnë nga bota arkaike në sh objektive dhe e paanshme nuk mund ta kuptojë gjithmonë plotësisht mospërputhjen dhe të mendojë nj vjet më parë. Një ndryshim i madh midis dy botëve është niveli i shkrim-leximit. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me numrin lexonin, por shkon edhe më thellë. Shoqëria e lashtë ishte një shoqëri gojore në përgjithësi. Gjithçka, për për t’u lexuar me zë të lartë. Athinasit e pasur të epokës klasike kishin skllevër të quajtur anagnost ‘lex sueshme sesa përshkrimi i shkurtër i mësipërm, por mund të japë një

pikënisje për kërkime në vend që të dëgjohen ata që përmendin Parisin

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington A ishte vërtet e nevojshme që grekët të përdornin një kalë druri për të shtypur qytetin e Trojës? Çfarë bëri Troja për të lënduar grekët? Trojanët ishin vetë “grekë” (Helenët janë më të saktë në të dyja rastet). Kishte pakënaqësi midis Dorianëve (Minoans) dhe Jonëve (Mikeneas) që vluan për 500 vjet. Arsyet e armiqësisë janë të shumta dhe të ndryshme, por fillimisht kishin të bënin me shtrirje migrimesh dhe zënie territoresh. Pas rënies së qytetërimit Minoan, rivaliteti Dorian/Jonian vazhdoi deri në vitin 1100 pes kur Dorianët pushtuan Peloponezian për të kërkuar tokat e vjedhura prej tyre në fund të shekullit të 14-të pes. Shumë njerëz të “informuar” - të cilët kanë lexuar një libër dhe kanë besuar gjithçka që është shkruar - citojnë luftën e Trojës si rezultat i “rrëmbimit” të Helenës nga Parisi, por nuk përmendin se Hesione, vajza e Laomedonit dhe halla e Parisit u “rrëmbye” nga Telamoni. dhe e mori si gruan e tij. Natyrisht, është shumë më e kraha-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

erike

humë mënyra, madje edhe mendja më jësoj si njerëzit që kanë jetuar 3000

e njerëzve që dinin të shkruanin e të rfshirë tekstet e shkruara, ekzistonte xues’ që lexonin me zë të lartë apo edhe disa perëndesha si shkak për luftën e Trojës.

Platoni e quante Aristotelin anagnost, sepse ky i fundit shpesh rrinte në shtëpi për të lexuar vetë në vend që të shkonte në Akademi. Besohet se ndryshimi erdhi vetëm gjatë epokës romako-bizantine, kur leximi në heshtje u bë i përhapur. Në fillim të shekullit të 20-të, një homerist i ri amerikan i quajtur Milman Parry mendoi të studionte bardët ose rapsodët aktualë në përpjekje për të kuptuar më mirë se si u transmetuan epikat homerike përpara regjistrimit të tyre, i cili erdhi më vonë. Parry udhëtoi për në Jugosllavi, ku shkalla e shkrim-leximit ishte e ulët dhe kulturat e vogla gojore ekzistonin ende, pothuajse të shkëputura nga e ashtuquajtura bota moderne. Ai zbuloi se rapsodët ishin në gjendje të riprodhonin poezi të gjata me mijëra vargje

Si arritën grekët të transmetonin gojarisht Iliaden dhe Odisenë, megjithëse kishte rreth 28,000 vargje. Kjo pyetje i shqetësoi studiuesit për mjaft kohë. Shoqëritë moderne ndryshojnë nga bota arkaike në shumë mënyra, madje edhe mendja më objektive dhe e paanshme nuk mund ta kuptojë gjithmonë plotësisht mospërputhjen dhe të mendojë njësoj si njerëzit që kanë jetuar 3000 vjet më parë. Një ndryshim i madh midis dy botëve është niveli i shkrim-leximit. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me numrin e njerëzve që dinin të shkruanin e të lexonin, por shkon edhe më thellë. Shoqëria e lashtë ishte një shoqëri gojore në përgjithësi. Gjithçka, përfshirë tekstet e shkruara, ekzistonte për t’u lexuar me zë të lartë. Athinasit e pasur të epokës klasike kishin skllevër të quajtur anagnost ‘lexues’ që lexonin me zë të lartë. Platoni e quante Aristotelin anagnost, sepse ky i fundit shpesh rrinte në shtëpi për të lexuar vetë në vend që të shkonte në Akademi. Besohet se ndryshimi erdhi vetëm gjatë epokës romako-bizantine, kur leximi në heshtje u bë i përhapur. Në fillim të shekullit të 20-të, një homerist i ri amerikan i quajtur Milman Parry mendoi të studionte bardët ose rapsodët aktualë në përpjekje për të kuptuar më mirë se si u transmetuan epikat homerike përpara regjistrim-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

it të tyre, i cili erdhi më vonë. Parry udhëtoi për në Jugosllavi, ku shkalla e shkrim-leximit ishte e ulët dhe kulturat e vogla gojore ekzistonin ende, pothuajse të shkëputura nga e ashtuquajtura bota moderne. Ai zbuloi se rapsodët ishin në gjendje të riprodhonin poezi të gjata me mijëra vargje. Studimi i Parry dhe tradita shkencore që ai krijoi i përgjigjet gjithashtu asaj që duket se shqetësonte studiuesit për shumë kohë nëse poezia është më e vështirë se proza për t’u shkruar. Në fund të fundit, duhet të mendoni për metrin, rimën etj., ndërsa në prozë thjesht shkruani çfarë të doni. Për bashkësitë gojore paramoderne, dukej se ishte e kundërta. Poezia është më primitive se proza, të paktën për sa i përket letërsisë, sepse e bën më të thjeshtë memorizimin dhe përsëritjen. Skemat ritmike i ofrojnë rapsodit një kornizë të fortë të cilën ai thjesht duhet ta plotësojë dhe ta bëjë më të lehtë për ta kujtuar atë që mbetet për t’u thënë në çdo moment. E lidhur ngushtë me këtë tipar të poezisë është çështja e formulave, të studiuara nga Milman Parry në kontekstin e kompozimit dhe transmetimit gojor. Epikat homerike janë plot formula, fraza standarde që zënë vende të veçanta në vargje për shkak të modelit të tyre metrikë. Formulat gjithashtu krijohen në mënyrë që emra të ndryshëm të mund të përshtaten në to. E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Agjërimi në traditën shqiptare (1)

Lidhja me toleran Hajrudin S. Muja

Praktika fetare e agjërimit është element i rëndësishëm i jetës fetare, një fenomen mbarëbotëror që mund të gjendet në religjionet e të gjithë popujve të botës, ndonëse me praktika dhe mirëkuptime të ndryshme [Arbesman:1949-1951, ff. 1-71]. Ndërsa myslimanët agjërojnë me heqjen dorë nga ushqimi prej agimit deri në perëndim të diellit, disa popuj e religjione të caktuara kanë agjëruar duke mos folur për një kohë të caktuar, disa kanë hequr dorë vetëm nga ushqimi, ose vetëm nga pirja, disa të tjerë u janë shmangur disa ushqimeve të caktuara brenda një periudhe të caktuar. Në Kur’an thuhet qartë se iu është bërë i obligueshëm agjërimi: “sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, që kështu të bëheni të devotshëm” [Kur’an:2:183]. Konsiderohet si një mënyrë për t’u afruar më shumë me Hyjnoren, për të pastruar trupin ose për t’u përgatitur për një ritual më të përsosur. Qëllimi është që t’i mohohen trupit kënaqësitë dhe nevojat fizike në mënyrë që të arrihet një lidhje më e thellë me perënditë. Ndonëse paganizmi nuk ofron ndonjë drejtim specifik për agjërimin, e konsideron si një praktikë të fuqishme shpirtërore që paganët mund të dëshirojnë ta përvetësojnë për arsye të ndryshme, duke qenë një ritual fetar, një katalizator shpirtëror, një thellësi shpirtërore përditshmërie etj. Është një praktikë shpirtërore e testuar nga koha, që mund t’i ndihmojë paganët t’i marrin dhuratat e prodhimit veror me shëndet, gëzim, vlerësim dhe falënderim. Shqiptatët

12

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

e kohës pagane thuhet se më 23 dhjetor, pas ditës së “Brymsit” barinjtë bënin agjërimin, fusnin një gur të vogël në gojë në mëngjes dhe gjatë gjithë ditës nuk hanin as nuk pinin, deri në mbrëmje kur ktheheshin në shtëpi. Në raste të tilla, kuptimi i tyre për Zotin edhe tradita e tyre e agjërimit janë të pamjaftueshme dhe të paqarta. Hindusët idhujtarë e kanë për akt moral e shpirtëror dhe një formë të adhurimit në ditë të caktuara të çdo muaji [Bhagavad Gita 3:13; Rig Veda X.117]. Në traditën monoteiste, Adami [Ademi] ishte njeriu i parë që krijoi Zoti dhe e ngarkoi me detyrat për një jetë të përkohshme dhe me udhëzimet deri te një jetë e përhershme. Këshilla e parë për të ishte: “mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” [Zanafilla 2:17]. Prej atëherë fetë u ndanë, por agjërimi si institucion i edukimit shpirtëror mbeti një praktikë e njohur që nga fillimi i jetës njerëzore në tokë, për të gjitha fetë dhe për të gjithë popujt, natyrisht me mënyra të ndryshme të kohës dhe të aplikimit. Krijesa e parë njerëzore ishte e privuar nga “fruti i ndaluar” [Kur’an 7:19; Bibla – Zanafilla 3:4-5]. Bibla porosit të agjërohet në fshehtësi (pa mburrje) [Mateu 6:16-18], Moisiu 40 ditë e 40 net nuk hëngri dhe nuk piu [Eksodi 34:28], Jezusi agjëroi 40 ditë e 40 net [Mateu 4:1-2], Davidi agjëroi [2 Samuel 12:16]. “A nuk është ky agjërimi që zgjedh unë”, thoshte profeti Isaiah [58] disa shekuj para ardhjes së Jezusit!? Sot teologët nuk e konsiderojnë thjesht si një detyrim apo një zakon, por si diçka që lidhet me misterin e jetës dhe të vdekjes, të shpëtimit dhe të mallkimit. Në kontekst, Shën Vasili i Madh pati shprehur mendimin: “Për shkak se nuk agjëruam, na dëbuan nga Parajsa, le të agjërojmë tani që një ditë të kthehemi atje”. Dijetarët e feve kanë botuar vëllime

Sot teologët nuk e konsiderojnë thjesht si një detyrim apo një zakon, por si diçka që lidhet me misterin e jetës dhe të vdekjes, të shpëtimit dhe të mallkimit

të shumta librash për të shpjeguar rëndësinë dhe dobinë shpirtërore të agjërimit, përmes të cilit adhurohet dhe lartësohet Zoti. Ekspertët nga fusha e mjekësisë kanë dhënë shpjegime mbi dobitë shëndetësore të agjërimit, kurse spitalet e njohura në vende të ndryshme të botës kanë themeluar institucione të posaçme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ncën e feve që i shërojnë pacientët e vet përmes terapive të agjërimit. Studiues të ndryshëm botërorë kanë bërë studime të tilla edhe në fushën e psikologjisë, përkatësisht në përfitimet e agjërimit në aspektin fiziologjik, në qëndrueshmërisë fizike dhe atë psikike, duke i dhënë agjërimit ndikim të drejtpërdrejtë në psikikën e agjëruesit. I bazuar në njohuri të tilla shkencore Dr. Randi Fredricks tha në një ligjëratë të tij se “Agjërimi ka fuqinë për të ndryshuar individin, komunitetin, por dhe botën.” Në fund studentëve iu dha një këshillë: “Agjëroni, që të jeni të shëndetshëm!”. Një studim mjekësor, duke shpjeguar se si funksionon agjërimi si dietë, thotë se trupi njerëzor është i krijuar për t’u mbrojtur nga uria, duke ruajtur rezerva lëndësh ushqyese të nevojshme për të mbijetuar. Gjatë kohës

së agjërimit qelizat vihen nën stres dhe trupi fillon të çlirohet nga ato rezerva ushqyese. Në një situatë të këtillë, përfitimet shëndetësore janë të mëdha. Mark Mattson, shefi i Laboratorit të Neuroshkencave në Institutin Kombëtar dhe profesor i neuroshkencës në “Johns Hopkins University”, duke studiuar efektet e agjërimit në aspektin shëndetësor ka gjetur se agjërimi zvogëlon dukshëm shanset për të zhvilluar sëmundje neurodegjenerative si alzheimer dhe parkinson, duke qenë se gjatë këtij procesi varfërohen rezervat e glikogjenit, trupi djeg yndyrnat dhe prodhon. Në kohën e kufizimit të kalorive, truri prodhon një proteinë të quajtur “brain derived neurotrophic factor” (BDNF) që promovon neurogjenezën dhe forcon lidhjet sinaptike. Nivelet më të larta të BDNF-së janë të lidhura me përmirësimin e kujtesës [Sugarman, 2016]. Studime të tjera e lidhin agjërimin me përmirësimin e nivelit të glukozës në gjak, reagimin më të lartë ndaj insulinës dhe rrezikun më të ulët të diabetit, të kolesterolit të keq, me norma më të ulëta të sëmundjeve të zemrës, me normalizimin e shtypjes së gjakut, me nxitjen e proceseve të ndryshme të riparimit qelizor, me reduktimin e inflamacionit dhe çrregullimin imunologjik auto-imun. Një hulumtim i vitit 2016 tregoi se një kombinim i agjërimit dhe kimoterapisë ngadalësoi përparimin e kancerit të gjirit dhe kancerit të lëkurës. Metodat e kombinuara të trajtimit bënë që trupi të prodhonte nivele më të larta të qelizave të zakonshme paraardhëse limfoide (CLP) dhe limfociteve infiltruese të tumorit. Një studim i vjetër ka gjetur se “minjtë që agjëronin për çdo të dytën ditë, në 83% të rasteve jetonin më gjatë se minjtë që nuk agjëronin”! Letërsia dhe kujtesat popullore kanë dhënë mjaft rrëfime në lidhje me traditën e agjërimit në shoqëri dhe kohë të ndryshme. Tradita shqiptare e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Agjërimi si institucion i edukimit shpirtëror mbeti një praktikë e njohur që nga fillimi i jetës njerëzore në tokë, për të gjitha fetë dhe për të gjithë popujt, natyrisht me mënyra të ndryshme të kohës dhe të aplikimit agjërimit lidhet disi me tolerancën e feve, e madje edhe me konvertimet e tyre, një fenomen që ka habitur shumë ushëpërshkrues e relatorë. Aravantini na sjell një legjendë për banorët e fshatit Kurvelesh, të cilët vuanin nga uria dhe i kërkuan peshkopit të Himarës e Delvinës që t’i lejonte të thyenin agjërimin e kreshmeve, për shkak se ata ishin të lodhur nga “agjërimi” [uria] gjatë tërë vitit. Despoti u nevrikos aq shumë sa i kërcënoi nëse do të thyenin agjërimin! Në ‘llogarinë’ e tyre menduan që nëse nuk e thyejnë agjërimin do të vdisnin nga uria, që do të thotë vetëvrasje, dhe vetëvrasja të krishterin e çon në ferr. U bënë të gjithë myslimanë, edhe ashtu ‘për ferr’, por do të jetonin më gjatë [Kola:2007, f. 285]! Moorey tregon se në vendet ku shumica e popullatës ka qenë e krishterë, në shenjë respekti kasapët e krishterë nuk kanë shitur mish derri gjatë muajit të Ramazanit. Ndërsa të krishterët i vizitonin familjet myslimane për festën e Bajramit, myslimanët e nderonin ditën e agjërimit të Shën Mërisë, festën e Shën Gjergjit dhe festën e Shën Nikollës. Ai thotë se në disa vende është thënë se prifti ka lexuar Kur’anin për respekt të një myslimani të vdekur [Moorey:2015, f. 23]! Llunji tregon se si malazezët e hershëm të Ulqinit, të varfër e të pastrehë, në fillim ishin hyzmeqarë, punonin tokat e mblidhnin ullishtat e shqiptarëve, banonin nëpër qemerë dhe buma të kalasë. Gratë të cilat shërbenin në familjet e shqiptarëve, e flisnin mirë shqipen, mbanin Ramazanin e faleshin sipas traditave të myslimanëve, askush nuk i detyronte, e bënin me vullnet të vet [Llunji:2013, ff. 23-24]. E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Ngritja e vazhdueshme e çmimit të karburanteve

Shqetësim për qyt Çmimet e karburanteve në Mal të Zi arritën sërish këtë të martë nivel rekord. Nga Ministria e Investimeve Kapitale u njoftua se një litër naftë do të shitet me 1.75 euro, 1 litër benzin i llojit 95 dhe 98 do të shitet me çmimin 1.75, përkatësisht, 1.71 euro për litër, ndërsa këto çmime do të vlejnë deri më 11 prill 2022. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve në Mal të Zi, në rajon dhe më gjerë, ka krijuar vështirësi dhe pakënaqësi të theksuar tek qytetarët, sepse një ngritje e tillë është për ta pothuajse e papërballueshme. Në lidhje me këtë çështje të pro-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

noncuarit për gazetën “Koha Javore” të cilët preferuan të mbesin anonim, shprehen të brengosur nga rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve, veçanërisht që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë. Pavarësisht se që të dy bashkëbiseduesit tanë janë të punësuar, madje në ndërmarrje shtetërore, ata prapëseprapë shprehin shqetësim në lidhje me këtë situatë. “Përderisa të kemi këtë lloj qeverisjeje në Mal të Zi, ky fakt as që na çudit. Normalisht që çmimet janë shumë të larta, e mund të them që vendi ynë i ka ndër më të lartat në rajon. Është një skandal i madh

që sigurisht s’do të ketë një fund të mirë”, shprehet njëri nga bashkëbiseduesit. Ai shton se përdorimin e veturës e ka reduktuar, ndërsa e ngas vetëm atëherë kur nuk ka një zgjidhje të dytë. “Kur është e nevojshme, njeriu përshtatet me çdo llojë situate, por është fakt se tani po përballemi me vështirësi nga më të ndryshmet, me çmime shumë të larta edhe të atyre produkteve më bazike që i nevojiten njeriut për të mbijetuar, kështu që nuk na jepet mundësi për alternativa”, thekson ai. Ndërkaq, bashkëbiseduesi tjetër

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tetarët shprehet se ngritja e çmimit të karburanteve, ndikon edhe në shtrenjtimin e shportës mujore të konsumit. “Çmimet e karburanteve kanë qenë të papërballueshme edhe para ngritjes së fundit për qytetarët me të ardhura mesatare, grup të cilit i takoj edhe unë,”, shprehet ai. Bashkëbiseduesi ynë thekson se duke pasur parasysh se zyrën e punës e ka mjaft larg nga shtëpia, rrjedhimisht edhe konsumin mujor të naftës e ka më të lartë. “Në nivel mujor shpenzoj një shumë të konsiderueshme të parave në karburant, prandaj edhe përpiqem

Për të zgjidhur këtë krizë që na ka kapluar sot e disa muaj më parë, do të ishte e udhës që dikasteret qeveritare të ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për të frenuar rritjen e mëtejshme të çmimit të karburanteve, por edhe për të ulur dhe stabilizuar çmimin, në mënyrë që qytetarët të mund ta’përballojnë disesi më lehtë këtë krizë ekonomike

që me një rrugë t’i kryej disa obligime, në mënyrë që të reduktoj sa më shumë përdorimin e automjetit. Sa u përket alternativave të tjera për qarkullim, tek ne në periferi të qytetit është shumë e vështirë, sepse transporti urban është i rrallë dhe jo i përpiktë, prandaj nuk mund as të mbështetesh në të”, përfundon ai. Kjo situatë e pavolitshme, s’do mend se do të ndikojë jashtëzakonisht keq tek të gjithë ne, e sidomos tek të papunët dhe tek ata me të ardhura të ulëta mujore, të cilët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ndodhen në vështirësi edhe për të mbijetuar në këtë kohë të inflacionit total. Për të zgjidhur këtë krizë që na ka kapluar sot e disa muaj më parë, do të ishte e udhës që dikasteret qeveritare të ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për të frënuar rritjen e mëtejshme të çmimit të karburanteve, por edhe për të ulur dhe stabilizuar çmimin, në mënyrë që qytetarët të mund t’a përballojnë disesi më lehtë këtë t. u. krizë ekonomike.

E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

15


KULTURË

Vepër e rrallë për E e Kreshnikëve në B (Zymer Ujkan Neziri, Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016. Dëshmi dokumentare për U N E S C O, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2021, I S B N 978-9951-24-146-5, 616 f.) Për Koha Javore:

Albin Sadiku / Prishtinë Vepra e radhës e prof. dr. Zymer Ujkan Nezirit, Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Proje-ktit E5, 2012-2016. Dëshmi dokumentare për UNESCO, është libër për projektin kërkimor - shkencor ’’Eposi i Kreshnikëve – monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Ko-sovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi’’, 2012 -2014 - 2016, i njohur me emrin Projekti E5, pra, ku përfshihen dhe Maqedonia Perëndimore, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Kraja e Tivarit dhe Malësia e Madhe me qendër në Tuz. Projekti E5, i hartuar, i udhëhequr dhe i realizuar me sukses në pesë shtete të Ballkanit, nga autori i librit dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve, i miratuar për realizim nga Instituti Albanologjik dhe Ministria e Shkencës, është vepër e rrallë dhe e para e këtij lloji ndër ne, në folkloristikën shqiptare. Duke qenë pjesëtar i këtij projekti, më të madhit të këtij lloji në fillim të këtij shekulli, kam pa-sur nderin të punoj me hartuesin dhe drejtuesin e tij, studiuesin Zymer U. Neziri. Kam marrë pjesë nga nisja, më 2011, së bashku edhe me studiuesin Shaban Sinani. Pastaj, në vijim, rreth një vit, edhe edhe me grupin e pasues të studiuesve, më 2013: Zeqirja Neziri, Bashkim Lajçi, Begzad Baliu, Vlorë Fetaj-Berisha, por vetëm deri më 2014, kur Projekti E5 u mbyll zyrtarisht nga Ministria. Pjesëtarë jo të rregullt të Projektit E5 ishin Hamit Xhaferi, Fazli Hajrizi, Nebih Balaj, Anton Prenkoçaj. Bashkëpunëtorë ndërkombëtarë –ekspertë të jashtëm ishin: prof. David Elmer, Universiteti i Harvardit; prof. Nicola Scaldafer-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

ri, Universiteti i Milanos. Ka pasur edhe rreth 90 realizues vullnetarë të dalluar dhe disa qindra studentë, që kanë punuar në nënprojektin e pyetësorëve për Eposin e Kreshnikëve. Që në fillim dua të theksoj se ky libër, Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 2012-2016. Dëshmi dokumentare për UNESCO, kushtuar Projektit E5, është i ngjashëm, siç thotë edhe autori, me një botim amerikan të Universitetit të Harvardit për projektin e profesor Millmen Perit (Milman Parry) në Ballkanin Perëndimor, 1933-1935. Autori, Z. U. Neziri, e hap librin me një parathënie shumë të plotë, ku thekson se Eposi i Kresh-nikëve është monument i trashëgimisë sonë dhe një nga vlerat më të lashta poetike, por, tash është në rrezik dhe para zhdukjes, ashtu si eposet e tjera të Evropës. Pra, thotë ai, mbledhja urgjente e këngëve dhe e tregimeve të këtilla në pesë shtete të Ballkanit, në kuadër të projektit E5, ishte nevojë e domosdoshme në fillim të këtij mijëvjeçari, 2012-2016. Ai është edhe material dëshmues i ekzistencës së tij, për dosjen i përgatitur për UNESCO, ku ai është kryetar i Komisionit qeveritar. Ai ka pasur parasysh edhe përfundimin e jetës së gjallë të eposeve evropiane, nga Spanja, Portu-galia, Franca, Gjermania, Anglia, Irlanda, Islanda, Polonia, Estonia e deri në Finlandë, si dhe ndryshimet e mëdha edhe në jetën e shqiptarëve dhe në kulturën e tyre shpirtërore, ku tashme nuk jetojnë shume lloje të lirikës së pasur, prandaj kërkohen masa mbrojtëse për Eposin, thotë ai. Autori flet se Eposi i Kreshnikëve është hallkë e epikës ilire, sipas dëshmive historike, arkeolo-gjike e gjuhësore dhe se lidhet me ardhjen

e sllavëve të Jugut në Iliri, duke përmendur rezultatet e studiuesve M. Lamberc, R. Katiçiq, A. Stipçeviq, Shtjefen Gjeçovi, Bernardin Palaj, Donat Kuti, Zihni Sako, Anton Çetta, Agnja Desnickaja, Qemal Haxhihasani, Demush Shala, Ishtvan Shyc, Enver Mehmeti, Shaban Sinani, Nikolla Skalldaferi, Aleks Buda, Selami Pulaha, Andro-maqi Gjergji, Mark Tirta, Pirro Miso etj., kurse legjendariteti ruhet ende në këngë të kreshnikëve e në tregime, krahas qenieve mitike, sidomos të Orës dhe të Zanës, si dhe mitikes e fantastikes, ndërsa kundërshtarët e tridhjetë kreshnikëve ende quhen shkje e shkije, konstaton ai. Po ashtu ai shton se deri në vitin 2012, pra, nga fillimi i botimit të Eposit, më 1897, ishin shën-uar rreth gjysmë milioni vargje të këngëve e të motërzimeve për kreshnikët. Por, mbledhësit e Eposit të Kreshnikëve dhe studiuesit në Tiranë e në Prishtinë e dinin se ende nuk kishte përfu-nduar puna në terren, prandaj u realizua Projekti E5, i hartuar nga ai, që e pasuroi fondin kombëtar edhe me mbi 100 mijë vargje. Autori i librit Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 20122016. Dëshmi do-kumentare për UNESCO, jep të dhëna të hollësishme për punën e vet në Ballkan, në Projektin E5, gjatë rreth treqind ditëve në terren me kameramanin Baton Z. Neziri, në vitet 2012-2016, po edhe të trefish më shumë ditëve në kabinet. Shtoja kësaj edhe dhjetëra ditë të pjesëtarëve të Projektit dhe rreth gjashtëqind ditë të bashkëpunëtorëve të terrenit - realizues vullnetarë, që punuan me pagesë, për t’i shkruar tekstet e diktuara nga këngëtarët. Me interes janë edhe të dhënat e tij që flasin për tri format e ekzistencës


KULTURË

Eposin Ballkan së epikës heroike legjendare shqiptare: forma e kënduar, forma e recituar dhe forma e treguar. Pra, aty janë faza e tashme e jetës së Eposit në krahinat etnogjeografike të Republikës së Shqipërisë, ana veriore, krahinat e Republikës së Kosovës, si dhe krahinat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi e të Serbisë. Ai përmend veçimin e tri llojeve të këndimi të këngëve të kreshnikëve: këndimi i një këngëtari (solo), këndimi në dysh (duet), si dhe këndimi grupor shumëzërësh (polifonik) në anën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, thotë autori. Kanë peshë me rëndësi për etnomuzikologjinë edhe të dhënat e studiuesit Zymer U. Neziri, për lahutën, veglën më të vjetër kordofone me një tel në Evropë, që vazhdon ende jetën e vet në disa vise shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sidomos në zonat e thella të Malësisë së Madhe, të Dukagjinit, të Nikajve e të Mërturit, të Malësisë së Gjakovës, të Rugovës etj. Për vazhdimin e jetës së saj, shkruan ai, punën e vet po e bëjnë edhe lahutapunuesit, madje, ajo vazhdon jetën e vet edhe në ato familje ku nuk ka fare lahutarë dhe në odë mban vendin e nderit, zakonisht mbi oxhak, sipas traditës së kultit ndaj saj. Mirëpo, ndër rapsodët e Eposit të Kreshnikëve dëshmohet se tash ka më pak lahutarë, por janë edhe rreth njëqind e njëzet sish, mirëpo janë më shumë përdorues të sharkisë, thotë ai. Veglat e tjera në përdorim janë: çiftelia, primi, violina, fyelli, kavalli. Zakonisht përdoret një vegël muzi-kore për shoqërimin e këngës së rapsodit, por ka raste të përdorimit të menjëhershëm edhe të dy e tri veglave për shoqërimin e këngës së rapsodëve, thotë ai. Autori sjell edhe të dhëna të tjera me interes etnomuzikologjik se në terren, gjatë realizimit të Projektit E5, 2012-2016, janë gjetur mjaft raste të mospërdorimit të veglave muzikore, kryesisht në anën

perëndimore të Maqedonisë se Veriut. Autori po ashtu jep të dhëna me shumë peshë për metodologjinë e realizimit të punës kërkimo-re-shkencore në Projektin E5, për këngët e hulumtuara, të shkruara dhe të incizuara me kamerë, për të cilat është plotësuar pyetësori për skedën e vogël të këngës, me të dhënat kryesore bio-grafike të rapsodit, repertori, mësuesi i tij, mësimi i këngëve drejtpërdrejt, ose nga magnetofoni, apo nga libri e të tjera, si dhe tradita e këndimit të eposit heroik legjendar në familje, në katund dhe në krahinën e tij. Në librin Eposi i Kreshnikëve në Ballkan: Indeksi i Projektit E5, 20122016. Dëshmi dokume-ntare për UNESCO, autori ofron për lexuesin e studiuesin edhe të dhëna metodologjike shumë me vlerë se gjatë realizimit të Projektit E5. Ai ka zbatuar edhe plotësimin e pyetësorit të skedës së madhe të këngës, gjatë këndimit të saj nga rapsodi, pyetësor për mbi 200 këngë të incizuara me kamerë nga Baton Z. Neziri, që bën pjesë ndër veprimet më të rëndësishme metodologjike kërkimore shkencore në fushën e epikologjisë. Skeda e madhe e këngës, thotë ai, përmban të dhënat e tij të hollësishme për këngën e kënduar: emri i rapsodit, vendi i këndimit e data, numri i të pranishëmve në odë, emri i instrumentit muzikor, minutazhi i këndimit, shpejtësia e këndimit të vargjeve në minutë, numri i vargjeve të

kënduara, tema, motivi, personazhet, toponimia, llojet e armëve, dyluftimi, fundi i ndodhisë, legjendariteti, qeniet mitike, numrat mitikë, poetika e kohës, poetika e hapësirës, formulat e fillimit, të mesit e të fundit në këngë, figuracioni poetik, pamjet poetike, përshkrimet, portretet e kreshnikëve, tiparet etike e morale, kodeksi i nderit kreshnik, rrëfimi epik, digresioni, leksiku vendor, pushimet muzikore, pushimet teknike etj. Nga ky material ai ka krijuar Arkivin e Projektit E5, pjesa shkrimore dhe pjesa e incizimeve. Autori, Zymer Ujkan Neziri, në pjesën qendrore të këtij libri, kushtuar Projektit E5 2012-2016, ’’Eposi i Kreshnikëve - monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi’’, rendit skeletet e 15 vëllimeve me të gjitha të dhënat e për-mbajtjes së tyre, me një korrektësi të rrallë shkencore. Aty janë, nga emri i institucionit dhe emri i projektit, emri i hartuesit e bartësit të tij, emrat e pjesëtarëve të tij, të bashkëpunetorëve - realizues vullnetarë, e deri te ekspertët e jashtëm. Pastaj, aty janë renditur edhe emrat e këngëtarëve e të tregimtarëve të vëllimit, datat e lindjes (për disa edhe e vdekjes), vendi dhe krahina, data e shënimeve biografike, repertori, data e shkrimit të teksteve, numri i vargjeve ose i rreshtave, emri i shkruesit, data e incizimit të këngëve, emri i incizuesit, minutazhi dhe, në fund, një përmbledhje e të dhënave kryesore të vëllimit. E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

17


KULTURË

Përplasja e qytetërimeve në vështrimin e Eduard Saidit (2)

E drejta për të kolonizuar të tjerët në emër të një “ideali fisnik” Bernard Çobaj

(vijon nga numri i kaluar) Saidi komenton situatën botërore duke nënvizuar sa e përhapur është dukuria që njerëzit të flasin në emër të abstraksioneve të mëdha, të zbehta/të paqarta dhe manipuluese si ‘Perëndimi’ ose ‘kultura japoneze’ ose ‘islami’ ose ‘konfucianizmi’. Etiketat që shembin religjionet, racat dhe etnitë e veçanta në ideologji që janë dukshëm më të pakëndshme dhe provokuese se ato që bënte Ernest Renani 150 vjet më parë. Saidi ilustron disa shembuj. Gjuha e identitetit të grupit bëhet veçanërisht e ashpër nga mesi e deri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, si kulmim i dekadave të konkurrencës ndërkombëtare ndërmjet fuqive të

“ 18

mëdha evropiane dhe amerikane për territoret në Afrikë dhe Azi. Në betejë për hapësirat boshe të Afrikës, të ashtuquajturin Kontinentin e Errët, Franca dhe Britania, Gjermania, Belgjika, Portugalia përdoren jo vetëm forcën por edhe një mori teorish dhe retorika për të justifikuar plaçkitjen e tyre. Ndoshta më i famshëm është nocioni francez i misionit civilizues – la mission civilizatrice – një nocion që pretendon se disa raca dhe kultura kanë një qëllim më të lartë në jetë se të tjerat. Kjo i jep më të fuqishmëve, më të zhvilluarve, më të qytetëruarve, më të lartësuarve, të drejtën për të kolonizuar të tjerët, jo në emër të fuqisë brutale apo plaçkitjes, që të dyja janë pjesë standarde të veprimeve të tilla, por në emër të një ideali fisnik. Novela e famshme e Xhosef Konradit, Zemra e errësirës, është zbatim ironik dhe i frikshëm i kësaj teze, siç shprehet rrëfimtari “pushtimi i Tokës i cili më së shumti nënkupton heqjen e saj nga ata që kanë një ngjyrë ndryshe, pak hundët më të sheshta se ne, nuk është gjë e bukur, kur e shikon hollësisht”. Ideja është ajo që

Fuqitë imperialiste konkurruese shpikin teorinë e tyre të fatit të vet kulturor për të justifikuar veprimet e tyre jashtë vendit. Britania kishte një teori të tillë, Gjermania kishte një, Belgjika kishte një dhe sigurisht në konceptin e Fatit të manifestuar (Manifest Destiny), edhe Shtetet e Bashkuara kishin një të tillë

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

e shpaguan atë. Një ide në prapavijë, jo një pretendim sentimental, por një ide, dhe një besim altruist në ide, diçka që të bën të përkulesh dhe të sakrifikosh për të. Në përgjigje të kësaj lloj logjike ndodhin dy gjëra. Njëra është që fuqitë imperialiste konkurruese shpikin teorinë e tyre të fatit të vet kulturor për të justifikuar veprimet e tyre jashtë vendit. Britania kishte një teori të tillë, Gjermania kishte një, Belgjika kishte një dhe sigurisht në konceptin e Fatit të manifestuar (Manifest Destiny), edhe Shtetet e Bashkuara kishin një të tillë. Fati i manifestuar ishte një term që erdhi për të përshkruar një besim të përhapur në mes të shekullit të 19-të që Shtetet e Bashkuara kishin një mision të posaçëm për t’u zgjeruar drejt Perëndimit. Këto ide shfajësuese i japin dinjitet praktikave të konkurrencës dhe përplasjes, të cilat qëllimin e vërtetë e kishin, siç e vërejti me saktësi Konradi, vetë-lavdërimin, fuqizimin, pushtimin, pasurimin dhe vetë-krenarinë e pakufizuar. Ajo që ne sot e quajmë politikë apo retorikë identiteti, kur një pjesëtar i një grupi etnik, fetar ose kulturor e vendos atë grup në qendër të botës, rrjedh nga periudha e konkurrencës imperialiste nga fundi i shekullit, dhe kjo nga ana tjetër, provokon konceptin e qytetërimeve në luftë, që përbën thelbin e shkrimit të Hantingtonit. Në raport me ekonominë politike, gjeografinë, antropologjinë dhe historiografinë, teoria se çdo botë


KULTURË

Në betejë për hapësirat boshe të Afrikës, të ashtuquajturin Kontinentin e Errët, Franca dhe Britania, Gjermania, Belgjika, Portugalia përdoren jo vetëm forcën por edhe një mori teorish dhe retorika për të justifikuar plaçkitjen e tyre. Ndoshta më i famshëm është nocioni francez i misionit civilizues – la mission civilizatrice – një nocion që pretendon se disa raca dhe kultura kanë një qëllim më të lartë në jetë se të tjerat

është e mbyllur në vetvete, i ka kufijtë e vet dhe territorin, është zbatuar në hartën e botës, në strukturën e qytetërimeve, te nocioni se çdo racë ka një fat të veçantë, një psikologji dhe një etos. Ernest Renani tha, për shembull, se fati i racës kineze është të shërbejë. Ata janë një popull i dëgjueshëm dhe duhet të shërbejnë. Raca e zezë duhet të jetë punëtore për nevojat e njerëzimit, sepse ata janë të fortë fizikisht dhe mund të punojnë shumë - të gjitha këto ide pothuajse, pa përjashtim, nuk bazohen në harmoninë, por në përplasjen ose konfliktin midis botëve. Gjëja e dytë që ndodh është se njerëzit me më pak vlerë në vështrimin imperialist përgjigjen duke i rezistuar manipulimit dhe përcaktimit të tyre të dhunshëm. Tani dihet se rezistenca aktive ndaj njeriut të bardhë filloi në momentin kur ai vuri këmbë në vendet si Algjeria, Afrika Lindore, India dhe gjetkë. Më vonë, rezistenca parësore u vazhdua nga rezistenca dytësore me organizimin e lëvizjeve politike kulturore të ven-

dosura për të arritur pavarësinë dhe çlirimin nga kontrolli imperialist. Pikërisht në momentin kur në shekullin e nëntëmbëdhjetë fuqitë evropiane dhe amerikane nisen një retorikë të vetë-justifikimit kulturor, fillon të përhapet anembanë një retorikë reaguese te popujt e kolonizuar, që flet me gjuhën e unitetit afrikan ose aziatik ose arab ose musliman, pavarësisë, vetëvendosjes. Në Indi, për shembull, Partia e Kongresit u organizua në vitin 1880 dhe nga fundi i shekullit e kishte bindur elitën indiane se vetëm duke mbështetur gjuhët indiane, industrinë dhe tregtinë mund të vijë edhe liria

politike. Këta janë tanët dhe vetëm tanët, provonte argumenti, dhe vetëm duke mbështetur botën tonë kundër botës së tyre, përsëri konstruksioni “ne kundrejt atyre”, mundemi përfundimisht ta gëzojmë lirinë. Një logjikë e ngjashme vërehet gjatë periudhës Meiji në Japoninë moderne. Retorikë e tillë e përkatësisë është e vendosur në zemër të çdo lëvizjeje nacionaliste për pavarësi. Pas Luftës së Dytë Botërore erdhi jo vetëm deri te çmontimi i një periudhe rreth njëzet vitesh të imperializmit klasik, por te pavarësimi për dhjetëra shtete e më tepër. Si në kontaktet koloniale ashtu edhe ato postkoloniale, pra, retorika e specifikave të përgjithshme, kulturore ose civilizuese shkoi në dy drejtime potenciale: në një anë, një linjë utopike që këmbëngulte mbi një model të përgjithshëm integrimi dhe harmonie midis të gjithë popujve; tjetri, një linjë që sugjeronte se si të gjitha kulturat ishin aq specifike dhe xheloze sa të refuzonin dhe të luftonin kundër të gjithë të tjerave. Ndër shembujt e utopizmit janë gjuha dhe institucionet e Kombeve të Bashkuara, të themeluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe më pas zhvillimi i përpjekjeve të ndryshme të qeverisë botërore të bazuara në bashkëjetesën, kufizimet vullnetare të sovranitetit, integrimin e popujve dhe kulturave në mënyrë harmonike. Ndër të dytat janë teoria dhe praktika e Luftës së Ftohtë dhe ideja e një përplasjeje qytetërimesh, e cila duket të jetë një domosdoshmëri për një botë të përbërë nga kaq shumë pjesë. Sipas kësaj, kulturat dhe qytetërimet në thelb janë të ndara nga njëra-tjetra, domethënë thelbi i Islamit është të jetë i ndarë nga çdo gjë tjetër, ndërsa thelbi i Perëndimit është të ndahet nga të gjithë të tjerët. (vijon)

Ernest Renani tha, për shembull, se fati i racës kineze është të shërbejë. Ata janë një popull i dëgjueshëm dhe duhet të shërbejnë. Raca e zezë duhet të jetë punëtore për nevojat e njerëzimit, sepse ata janë të fortë fizikisht dhe mund të punojnë shumë - të gjitha këto ide pothuajse, pa përjashtim, nuk bazohen në harmoninë, por në përplasjen ose konfliktin midis botëve E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

19


KULTURË

Mbrëmje autoriale me poeten Ledia Dushi, filloi edicioni i 29-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”

“Nërdyzi është thelbi i poezisë”

“Praktikisht krijuesi është gjithmonë nërdyzash, është gjithmonë n’dyshim. Mendoj nuk mundet me pasë nji qëndrim t’kjart jo për shkak të mungesës së kjartësisë, pra qi vjen nga moskuptimi apo mosdallimi, por për shkak se kur bahet nji analizë nëse e sheh thell’, ma s’shumti mbisundon moskuptimi. Prandaj edhe mundesh me u gjetë n’momentin ‘me jetu s’munem, por as me vdekë s’du’. Menoj nërdyzi është thelbi i poezisë në njifarë mënyre”, është shprehur Dushi “Ledia si poeteshë na paraqitet me gegënishten e saj si mjetin më sublim të shprehjes, e jo si kokëfortësi apo rebelim, që edhe do të ishte i arsyeshëm. Si shembull të mirë të përdorimit të gegënishtes, Ledia kishte vetëm Martin Camajn, që deri në vdekje i mbeti besnik asaj, duke e pasuruar dhe duke e standardizuar atë. Edhe pse poetika e Camajt është për t’u vlerësuar lart, Ledia nuk e kopjon atë por me poezinë e saj i bëhet krah i djathtë”, ka thënë në vështrimin e tij studiuesi i letërsisë, Nikollë Berishaj. Me mbrëmjen autoriale me poeten shkodrane Ledia Dushi, që u mbajt të shtunën mbrëma në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin, filloi edicioni i 29-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike “Basri Çapriqi”, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”. Në emër të organizatorit, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, i cili ka thënë se “Kalimera Poetike” vijon të sjellë ajkën e letërsisë shqipe dhe se edhe në këtë edicion do të organizohen tri mbrëmje autoriale, me tre krijues të shquar shqiptarë. Në bashkëbisedim me udhëheqësin e mbrëmjes autoriale Dr. Haxhi Shabani, poetja është përgjigjur

20

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

shumë pyetjeve mbi krijimtarinë e saj. Për çështjen e shkrimit në gegërisht, Dushi ka thënë se është vështirë të kesh një përjetim të jashtëm në lidhje me faktin e përdorimit të gegërishtes, për të vetmen arsye se është si të japësh llogari për qenien tënde, për të menduarit dhe të dëgjuarit, për diçka që është krejt e zakonshme dhe e natyrshme për të. Në konstatimin e Shabanit se lidhja me fëmijërinë, muzikën, natyrën, përgjithësisht shihet qartë në poezinë e saj, Dushi ka thënë se “fëmijënia është krejt pusi nostalgjik në njifarë mënyret i personit që shkruan, sepse nënkupton tan’ momentin apo kohën e parapërgatitjes”. Sipas saj, poezia fillon të shkruhet shumë më herët sesa koha fizike kur realisht shkruhet. “Nëse unë kam fillu të shkruaj 13 vjeç, ky moment nuk bart në vete asgja t’papritun, sepse vjen si pasojë e shllimeve, meditimeve të mbrendshme, të cilat sigurisht munden me kenë të pavetëdijshme, po mahen mend dhe kuptohen kjart nga raporti gjithashtu i pavetëdijshëm njerëzor që personi venos me elementa t’nryshum”, ka thënë poetja. Antiteza është një ndër figurat stilistike që Dushi e përdor shumë në

poezinë e saj, krahas figurave të tjera. Lidhur me këtë, ajo ka thënë se gjendja më e posaçme, më e errët dhe më prodhimtare te krijuesi duket të jetë qenia ndërdyzash. “Praktikisht krijuesi është gjithmonë nërdyzash, është gjithmonë n’dyshim. Mendoj nuk mundet me pasë nji qëndrim t’kjart jo për shkak të mungesës së kjartësisë, pra qi vjen nga moskuptimi apo mosdallimi, por për shkak se kur bahet nji analizë nëse e sheh thell’, ma s’shumti mbisundon moskuptimi. Prandaj edhe mundesh me u gjetë n’momentin ‘me jetu s’munem, por as me vdekë s’du’. Menoj nërdyzi është thelbi i poezisë në njifarë mënyre”, është shprehur Dushi. Një vështrim mbi krijimtarinë e autores e ka paraqitur studiuesi i letërsisë dhe përkthyesi Nikollë Berishaj. Ai ka thënë se poetesha Ledia Dushi vjen nga një djerrinë poetike gati gjysmëshekullore, ku më shpesh kultivoheshin hithat dhe ferrëlagëset që lartësonin kulte njerëzish dhe ngadhënjim idesh, sesa ndjenja, lule, flutura e shpendë... të vetëdijshme për bukurinë, por edhe kalueshmërinë e tyre. “Që nga fillimet e saj ajo brumin e vet poetik nuk e kërkon jashtë vetes, e vetëdijshme plotësisht se shoqëria


KULTURË

Foto: Studio Pro

në të cilën po i hidhte vargjet e para nuk ishte e lirë, por vetëm jetonte në iluzionin e lirisë”, ka thënë Berishaj. Ai ka theksuar se përmbledhjet e poezisë së Ledia Dushit nuk mund t’i shohim autonome njërën nga tjetra, por si vazhdimësi, si zhvillim i poetikës së saj. “Ledia si poeteshë na paraqitet me gegënishten e saj si mjetin më sublim të shprehjes, e jo si kokëfortësi apo rebelim, që edhe do të ishte i ar-

syeshëm. Si shembull të mirë të përdorimit të gegënishtes, Ledia kishte vetëm Martin Camajn, që deri në vdekje i mbeti besnik asaj, duke e pasuruar dhe duke e standardizuar atë. Edhe pse poetika e Camajt është për t’u vlerësuar lart, Ledia nuk e kopjon atë por me poezinë e saj i bëhet krah i djathtë”, ka thënë Berishaj. Duke folur për përvojën e tij të përkthimit të poezive të Dushit, Berishaj ka thënë se për të si përkthyes “Le-

dia është interesante dhe sfiduese”. Në fund të mbrëmjes, vetë poetja ka lexuar disa poezi për publikun e pranishëm. Mbrëmja autoriale është realizuar në kuadër të projektit “Kultura na bashkon”, të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe Organizata Turistike Ulqin. i. k. E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

21


MOZAIK

OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” organizoi tryezën e rrumbullakët mbi temën “Harmonizimi i rregulloreve me Ligjin mbi ndalimin e diskriminimit të personave me invaliditet”

Personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për mbështetje të përhershme Tuz- Organizata Joqeveritare “Fëmijët e Malit të Zi”, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, organizoi të premtën më 25 mars 2022, tryezën e rrumbullakët mbi temën: “Harmonizimi i rregulloreve me Ligjin mbi ndalimin e diskriminimit të personave me invaliditet”. Në këtë tryezë të rrumbullakët fjalën hyrëse dhe prezantimin e projektit e bëri koordinatorja, njërherësh edhe drejtoreshë ekzekutive e OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, znj. Sabra Deceviq. Në fokus të kësaj tryeze të rrumbullakët ishte gjetja e mekanizmave për zgjidhjen e disa problematikave që ende ekzistojnë edhe në nivelin shtetëror, kur bëhet fjalë për mosdiskriminim dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara. Drejtoresha e OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”, Sabra Deceviq duke u prononcuar për gazetën “Koha Javore”, thotë se ajo çfarë duhet akoma më tepër të bëhet është angazhimi në nivelin lokal për t’u ardhur në ndihmë nevojave dhe kërkesave që kanë personat me aftësi të kufizuara. “Duhet punuar shumë më tepër në terren që të avancohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Mediat janë partnerët tanë kryesorë që do të na ndihmojnë edhe në të ardhmen për të transmetuar informacionet e tilla se çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet akoma”, shprehet Deceviq. Ajo me këtë rast apeloi tek populli dhe tek personat me aftësi të kufizuara që të ngrisin zërin për të realizuar të drejtat e këtyre personave, sepse shprehet ajo ne nuk i dimë të gjithë problematikat, pavarësisht se ekziston zyra për personat me invaliditet në Komunën e Tuzit. Deceviq thotë se realizimin e të dre-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

jtave të personave me aftësi të kufizuara e kanë kërkuar nëpër institucione, si në ato lokale ashtu edhe shtetërore, mirëpo siç tha, akoma nuk kanë hasur në një mbështetje të duhur në këtë drejtim. “Kur bëhet fjalë për shërbime gjysmëditore në nivel shteti për këtë vit nuk kemi gjetur mbështetje nga Ministria e Financave, sepse nuk na ka kaluar projekti”, shprehet Deceviq. Drejtoresha ekzekutive e kësaj shoqate, thekson se as mbështetja që i është bërë kësaj shoqate në nivelin lokal nuk është e mjaftueshme për të realizuar të gjitha nevojat që kanë personat me aftësi të kufizuara. “Shuma e të hollave prej 3 mijë e 800 eurosh që ka ndarë Komuna e Tuzit për vitin 2022 për shoqatën tonë është e pamjaftueshme, sepse me ato të holla mund të realizojmë dy muaj punë, pasi që në shoqatën tonë angazhojmë dy logopedë, psikologen, punonjësit socialë dhe asistentet personale”, shprehet Deceviq. Ajo tha se nga një takim që ka pasur së fundmi me kryetarin e Komunës së Tuzit, nga ky institucion i është premtuar që këto shërbime të kësaj qendre ditore të mos fiken, pasi që ky është shërbimi i vetëm në territorin e Komunës së Tuzit që merret me asistencën e personave me aftësi të kufizuara. “Numri i këtyre personave nga dita në ditë rritet. Dhe nga vetë fakti që shumica e këtyre fëmijëve janë shqipfolës, shërbimet në Podgoricë ata nuk mund t’i shfrytëzojnë për arsye të gjuhës. Prandaj, duhet gjetur mënyra që këtyre fëmijëve t’u mundësohen shërbimet në kontinuitet dhe në mënyrë permanente”, thotë Deceviq. Në këtë qendër ditore të Shoqatës “Fëmijët e Malit të Zi”, aktualisht ka

25 fëmijë me aftësi të kufizuara. Mbi strategjinë e personave me invalididet nga diskriminimi dhe promovimi i barazisë 2022-2027, harmonizimi me kuadrin strategjik lokal dhe nacional, ligjëroi drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Barazinë e Personave me Invaliditet në Ministrinë e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, znj. Aleksanda Popoviq. Ndërkohë, zëvëndësja e Mbrojtësit të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Nerma Dobarxhiq, foli mbi kuadrin e veprimtarisë së institucionit të Avokatit të Popullit dhe zbatimin e Ligjit mbi ndalimin e diskriminimit. Ndërkaq, Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale në Komunën e Tuzit, diskutoi mbi mbështetjen e realizimit të planit lokal të veprimit për mbrojtjen nga diskriminimi të personave me invaliditet në Tuz, dhe mbi modelin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë. Konsulentja në këtë projekt, znj. Lidija Brnoviq, u ndal tek prezantimi i arritjeve të realizimit të planit lokal të veprimit për mbrojtjen nga diskriminimi të personave me invaliditet në Tuz (grupi punues për monitorimin e implementimit të këtij plani). Këtë projekt e financon Bashkimi Evropian, Qendra për Edukim Qytetar, Friedrich Ebert Stftung (FES), OJQ “Qendra për Kërkimin dhe Mbrojtjen e Zogjve (CZIP), Rrjeti POLITIKON t. u. dhe M’BASE.


KULTURË

Liqeni glacial për të cilin dihet pak

Liqeni i Horollacit me lartësi më të madhe mbidetare në Mal të Zi, prej 2040 metra Plavë – Ndër liqenet glacial që gjenden në rajonet malore të pjesës së Bjeshkëve të Nëmuna që i përkasin Malit të Zi, pikërisht komunave të Plavës dhe të Gucisë, është edhe Liqeni i Horollacit, i njohur edhe si Liqeni i Avdisë, i cili shtrihet në lartësi mbidetare 2040 metra, mu rrëzë majës së Bjeshkës Horollac me lartësi mbidetare 2199 metra, në territorin e Komunës së Plavës në Parkun Nacional “Prokletije” (“Bjeshkët e Nëmuna”). Prej të gjithë liqeneve në Mal të Zi, ky liqe është me lartësi më të madhe mbidetare, me gjatësi 50 metra, gjerësi 40 metra dhe thellësi 4 metra, i rrethuar me shkëmbinj të thepisur të cilët dukshëm vështirësojnë arritjen e vizitorëve deri te bregu i tij.

Edhe pse në pamje të parë mund të duket se është i vogël dhe jo bash i afrueshëm, megjithatë është mjaft interesant nga aspekti shkencor, ekonomiko turistik dhe edukativ. Sipas gojëdhënës, në këtë liqe është mbytur bariu me emrin Avdi duke tentuar ta nxjerrë dashin i cili kishte rënë në liqe, i cili si pasojë i rëndimit të leshit nga uji ka filluar të fundosej, por nuk ia ka dalë, prandaj në popull është i njohur si Liqeni i Avdisë. Bjeshka Horollac, sipas të cilës liqeni mban emrin Liqeni i Horollacit, i takon bllokut lindor në masivin e Bjeshkëve të Nëmuna. Liqenet glacial, ujërrjedhësit e shumtë të vegjël dhe të mëdhenj, burimet dhe krojet, Bjeshkët e Në-

muna dhe Komunën e Plavës i radhisin në grupin e hapësirave më të pasura hidrologjike në Mal të Zi. Në tërë hapësirën e Bjeshkëve të Nëmuna ekzistojnë rreth 20 liqene alpin me prejardhje glaciale. Shumë liqene shtrihen në zonën kufitare Bogiqevicë (Bogiqe) në Mal te Zi dhe Bogiqevicë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Ca liqene sikurse Liqeni i Hridit në Komunën e Plavës dhe Liqeni i Leqinatit - Liqeni i Kuqishtës në Kosovë, veç janë të njohur si atraksione turistike dhe piknikëve (shëtitore) të popullarizuara. Shumë të tjerë janë të pa studiuar sa duhet ndër të cilët edhe ai i Horollacit, për të cilin pak dihet. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

23


KULTURË

U përurua libri i Gazmend Çitakut “Busulla e artë”

Udhëpërshkrime mb që shpërfaqin të kal e lavdishme të Ulqin (Gazmend Çitaku, “Busulla e artë”, botoi D ITI&O LI, Ulqin, 2022.) Ditë më parë doli nga shtypi libri më i ri i autorit Gazmend Çitaku, me titull “Busulla e artë”. Është ky një libër i cili në vete përmban udhëpërshkrime historike dhe është i ndarë në tre kapituj. Brendësia e librit përmban 29 tekste të ilustruara me 100 fotografi autoriale dhe të gjitha këto paketuar në një format tërheqës dhe luksoz në 196 faqe. Redaktor i librit është Ali Gjeçbritaj, redaktore gjuhësore Ardita Rama, recensent Qani Osmani, kurse lektor Asllan Bisha. Që libri të ketë format atraktiv si dhe vizualisht të jetë i pëlqyer u kujdes Indrit Çitaku, kurse libri u financua nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave i Malit të Zi. Në prani të një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të leximit, të hënën mbrëma në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin u bë përurimi i këtij libri. Mbrëmjen e hapi nikoqirja Ardita Rama, e cila në pika të shkurtra i njoftoi të pranishmit për ecurinë e mbrëmjes si dhe përmbajtjen e librit. Redaktori Ali Gjeçbritaj dha vlerësime të larta për librin, duke e vendosur atë në piedestalin më të lartë si për nga përmbajtja, cilësia dhe mesazhi që transmeton. Recensenti Qani Osmani shprehet, mes tjerash, për librin: “Edhe pse e kaluara jonë shumë herë është kontestuar nga armiqtë tanë duke tentuar që ta përvetësojnë historinë tonë dhe figurat më markante kombëtare, puna hulumtuese mbetet arma më e fortë në dorën e intelektualëve

24

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

dhe hulumtuesve shqiptarë, armë të cilën autori Gazmend Çitaku e ka

përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme. Libri ‘Busulla e artë’, e


KULTURË

bresëlënëse luarën nit shkruar jo në tavolinën e tij të punës por në ecje e sipër anekënd fsha-

trave të Ulqinit dhe në brendësinë e qytetit, hedh dritë për shumë objekte

Pas librit “Udhëtime nëpër kështjellat ilire në Mal të Zi”, ky libër vjen si plotësim i udhëtimeve të mëhershme por duke vënë në vend të parë të kaluarën e lavdishme të Ulqinit dhe rrethinës së tij

nga trashëgimia jonë historike dhe kombëtare.” Kurse Jaho Kollari vazhdon: “Autori i këtij libri mbase është detari më i thyer i Anijes, meqë ai ndjek kohën, sikundër edhe hapësirën ku lundron ajo, duke e drejtuar atë ashtu si duhej. Kështu, kësaj radhe, na shpiu në një të kaluar të largët prej nga na u kthye me këto pamje mrekulluese dhe këto udhëpërshkrime mbresëlënëse që sonte i keni para vetes. Ajo që librin e bën të veçantë qëndron në aftësitë që ka ai t’i përshtatet shtatit të secilit, duke e rritur për një çikë atë. Çitaku zgjodhi këtë destinacion, që bëri që ne ta ndjekim ku na ndante hapësira, por na bashkonte koha, apo na bënte tok hapësira në kohën e bërë pikë e pesë!” Pas librit “Udhëtime nëpër kështjellat ilire në Mal të Zi”, ky libër vjen si plotësim i udhëtimeve të mëhershme por duke vënë në vend të parë të kaluarën e lavdishme të Ulqinit dhe rrethinës së tij. Mbrëmja ishte e konceptuar si në dy pjesë, ku pjesa e parë ishte pak më zyrtare, kurse e dyta e lirë dhe autori përmes bashkëbisedimit me të pranishmit bëri që mbrëmja të jetë interaktive. Që kjo të arrihej në fillim të gjithëve iu dhurua libri, kështu që përafërsisht të krijohet mundësia e parashtrimit të pyetjeve. Në fund të mbrëmjes, autori i dhuroi bibliotekës së qytetit 30 tituj me nga tri kopje në mënyrë që të pasurohet fondi i librave të këtij institucioni. (Kohapress)

E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

25


EKONOMI

Filozofia „Lean Management“ (1)

Në shërbim të elimini dhe shpenzimeve të p

E ashtuquajtura Filozofia e “Lean Management” dhe e përmirësimit të vazhdueshëm (Kaizen) përpiqet Eliminimi i shpenzimeve të panevojshme është një mundësi e shkëlqyeshme për bizneset që t’i ulin kost

Për Koha Javore:

Fiqret Mujeziqi / Shtutgart Gjatë procesit të prodhimit shfaqen të ashtuquajturat shpenzime të panevojshme ose shpërdorimet, të cilat janë të padobishme dhe rëndojnë koston e prodhimit. Ulja e shpenzimeve të panevojshme është një mënyrë efektive për bizneset për të rritur fitimet. Shpenzimet e panevojshme, shpërdorimet dhe mbeturinat mund të përkufizohen si çdo aktivitet që përdorin resurse, por nuk i shton vlerë konsumatorit. Këto shpenzime mund të eliminohen në qoftë se përdoret dhe ndiqet një strategji e caktuar, e cila bën analizën e shkakut të paraqitjes së këtyre shpërdorimeve. Meqenëse këto shpenzime kontribuojnë në koston e produkteve, ato ose ulin fitimin që prodhuesi bën, ose rrisin çmimin që konsumatori duhet

“ 26

të paguajë. Në përgjithësi, klientët nuk janë të gatshëm të paguajnë për këto aktivitete, sepse nuk përfitojnë prej tyre. Prandaj, eliminimi i shpenzimeve të panevojshme është një mundësi e shkëlqyeshme për bizneset që t’i ulin kostot dhe të përmirësojnë efikasitetin. Kur bëhet fjalë për shpenzimet e panevojshme, ekspertët zakonisht u referohen shtatë llojeve. Këto përfshijnë: rezervat, mbiprodhimin, transportin, pritjen, skrapin / përpunimin, lëvizjen dhe proceset e panevojshme të ndërlikuara. Eliminimi i këtyre shtatë llojeve të shpenzimeve mund të ndihmojë bizneset t’i zvogëlojnë kostot, të rrisin angazhimin e punonjësve, të rrisin kënaqësinë e klientit dhe të rrisin fitimet. E ashtuquajtura Filozofia e “Lean Management” dhe e përmirësimit të vazhdueshëm (Kaizen - Kai = ndryshim dhe Zen = për të mirë) përpiqet t’i zvogëlojë sa më shumë që të jetë e mundur shpenzimet e panevojshme. Kaizen vjen nga fjala japoneze për “përmirësim” ose një ndryshim i vazhdueshëm. Është bërë sinonim i një filozofie që u bë e famshme

Gjatë procesit të optimizimit është me rëndësi ndjekja e politikave të hapave të vegjël. Kjo do të thotë se nuk bëhen ndryshime radikale, por të përballueshme. Pastaj i gjithë procesi duhet të jetë transparent, i thjeshtë, kuptimplotë dhe që ndikon në rritjen e cilësisë. Suksesi varet nga bashkëpunimi, këmbëngulja si dhe rritja dhe zhvillimi i përbashkët në të gjithë sektorët

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

përmes prodhuesve japonezë si Toyota. Kaizen sugjeron që rezultatet e mëdha vijnë nga shumë ndryshime të vogla me kalimin e kohës. Është një mënyrë e angazhimit të tërë forcës punëtore për të zhvilluar shumë ide për përmirësim. Çdo punonjës pritet të zhvillojë dhe zbatojë 3-5 ide përmirësimi në muaj. Si prodhuesi dhe furnizuesi, ashtu edhe konsumatori, janë të interesuar që këto shpenzime të zvogëlohen ose eliminohen, prandaj shpeshherë një bashkëpunim i ngushtë është i domosdoshëm. Mënyra më e mirë për zbulim është vizita në vend në Gemba. Vetëm nga inspektimi në vend mund të shohim se çfarë ndodh me të vërtetë. Nuk është e mundur të regjistrohen llojet e humbjeve dhe shpenzimeve pa u


EKONOMI

imit të shpërdorimeve panevojshme

t’i zvogëlojë sa më shumë që të jetë e mundur shpenzimet e panevojshme. tot dhe të përmirësojnë efikasitetin

Si prodhuesi dhe furnizuesi, ashtu edhe konsumatori, janë të interesuar që këto shpenzime të zvogëlohen ose eliminohen, prandaj shpeshherë një bashkëpunim i ngushtë është i domosdoshëm

hulumtuar vendi i prodhimit. Gjithmonë kërkohet që aksionet në vendngjarje të zvogëlojnë shpenzimet. Në fund të fundit, është e rëndësishme të rriten aktivitetet për rritjen e vlerës së shtuar në organizatë dhe të zvogëlohen aktivitetet që pengojnë rritjen e fitimit. Aktivitetet që nuk krijojnë vlerë të shtuar quhen në gjuhën japoneze Muda (https://de.wikipedia.org/wiki/Muda). Me fjalë tjera, çdo aktivitet njerëzor që konsumon resurse, por nuk gjeneron vlera. Ato shfaqen në tri trajta:

1. Katakana muda (humbje dhe shpenzime që mund të eliminohen menjëherë) 2. Kanji muda (humbje të bazuara në makineri dhe pajisje) 3. Hiragana muda (punë e cila është e nevojshme në kushtet aktuale për të ofruar shërbime, aktivitete që mund të vlerësohen). Përveç llojeve të lartpërmendura të shpenzimeve (muda), ekzistojnë edhe dy lloje të tjera të humbjeve që lindin në një organizatë. Këto janë: • Mura (devijimet) • Muri (mbingarkesa e njeriut, makinerisë dhe materialit). Mura në përgjithësi i referohet humbjeve për shkak të proceseve të pabalancuara. Mura lind nga mungesa ose harmonizimi jo i plotë i hapave individualë brenda një procesi. Qëllimi i shmangies së mbingarkesës (muri) është të sigurohet edhe shfrytëzimi i procesit dhe i punonjësve. Procesi nuk duhet të jetë as shumë i shpejtë, as shumë i ngadaltë. Mbingarkesa e njeriut dhe makinerisë në rastin konkret shkakton dështimin e njeriut dhe makinerisë. Në këtë rast makina pëson defekt, kurse njeriu rraskapitje. Për të bërë optimizimin e proceseve duhet ndjekur disa rregulla të përmirësimit të procesit. Analiza e rrjedhës së vlerës është një

metodë biznesi për përmirësimin e kontrollit të procesit në prodhim dhe shërbim. Kjo analizë i është referuar regjistrimit të vlerës së një gjendjeje aktuale (engl. Value stream mapping - VSM). Gjatë procesit të optimizimit është me rëndësi ndjekja e politikave të hapave të vegjël. Kjo do të thotë se nuk bëhen ndryshime radikale, por të përballueshme. Pastaj i gjithë procesi duhet të jetë transparent, i thjeshtë, kuptimplotë dhe që ndikon në rritjen e cilësisë. Suksesi varet nga bashkëpunimi, këmbëngulja si dhe rritja dhe zhvillimi i përbashkët në të gjithë sektorët. Termi “Lean Management” rrjedh nga anglishtja dhe në gjuhën shqipe ka kuptimin: të qenit vital, fleksibël, i lëvizshëm, i cili është i aftë të veprojë shpejt. ”Lean Management” është vazhdim dhe plotësim i “Lean Produktion”, i cili shtrihej vetëm në segmentin e prodhimit. Ndërmarrjet kanë parasysh strategjinë e vet për eliminimin e shpërdorimeve dhe rritjen e efikasitetit në prodhim. Për shembull, në gjigantin R. Bosh është e njohur BPS (Bosch Production System) etj. Ideja thelbësore është të bëhet kursimi në shpenzime në gjithë zinxhirin e prodhimit sa më shumë që të jetë e mundur përmes të menduarit dhe të vepruarit largpamës dhe të rrjetëzuar. Për këtë qëllim, duhet marrë intensivisht me kërkesat specifike të klientëve në fillim të procesit të prodhimit. Po ashtu përfshirja e furnitorëve në një fazë shumë të hershme të procesit është e një rëndësie të veçantë në rritjen e efikasitetit. (vijon) E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

27


MOZAIK

Portal Analitika, Karagjorgjët e Kelmendit (2)

Përrallat që për serbët u bënë fakte historike Pa ngurrim, mitet po i promovojnë edhe historianët e famshëm, ata që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) janë pranuar si studiues e jo si shkrimtarë

Miroslav Çosoviq

(Vijon nga numri i kaluar) Kështu, i kemi dy letra dërguar Qeverisë në Paris, nga Ballkani, nga komandanti ushtarak francez Meriazh, ku thuhet qartë se Karagjorgji është me origjinë nga Kelmendi. Akademia Mbretërore Serbe, më 1904 e botoi librin “Shënimet nga Arkivi i Parisit” dhe libri përmban raporte të Meriazhit për Qeverinë në Paris. Më 21 shkurt 1810, ndër të tjera ai shkroi: “Kalaja e Kelmendit është vatra e Gjegjit të Zi dhe shumica e të afërmve të tij jetojnë atje e ata janë krerët e këtij rajoni” (f. 522). Në një raport tjetër, të datës 14 korrik 1811, kur Karagjorgji ishte akoma gjallë dhe në krye të serbëve, Meriazh tha: “Familja e Karagjorgjit është nga Kelmendi, Mali i Zi i Lartë, fiset e të cilit janë nën ndikimin e tij” (f. 622). Këto dy letra u përmendën gjithashtu në të përditshmen “Dan”, në rubrikën e fejtoneve, më 8 janar 2006. Meriazhi me Malin e Zi të Lartë e kishte fjalën për Malësinë. Francezi saktëson. Malësorë ishin: (fiset – vj.) Piperi, Vasojeviq (Vasa – shënimi im), Moraçani, Kuçi, Rovçani, Bra-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

tonozhi dhe Bjelopavliqi (Palabardhi – shënimi im), dhe gjithashtu deri në shekullin XIX malësorë ishin fiset shqiptare, Kelmendi, Hoti, Gruda… Fjala jonë “Bërgjanin” dhe fjala shqipe “Malësor” kanë të njëjtin kuptim. Se Karagjorgji ishte kelmendas, këtë Meriazhit ia dha i deleguari i Karagjorgjit, Rada Vuçiniq. Ja çfarë thuhet në parathënien e librit të shkruar nga Mihailo Gavriloviq (Gavriloviq mblodhi edhe dokumente nga arkivat e Parisit): “Pas hyrjes së Napoleonit në Vjenë, më 1809, Meriazhe u emërua komandant i kryeqytetit austriak. Por shpejtë, sekretari i tij, Zheniar, kapet në tradhti dhe pushkatohet, kështu që Meriazhe dërgohet në gjyq, nga ku lirohet si i pafajshëm. Kjo aferë bëri që për një kohë të mbetet pa punë. Në atë kohë futet në mision Rada Vuçiniqi, të cilin Karagjorgji e dërgoi ta lusë Napoleonin për ndihmë dhe mbrojtje. Ministri i Punëve të Jashtme i urdhëroi Meriazhit të fillonte negociatat me të dërguarin serb (tetor 1809), dhe më pas u urdhërua të shkonte në Lubjanë ku do të negocionte më tej. Me arritjen e Rado Vuçiniqit në Paris (maj 1810), roli i Meriazhit në Lubjanë, për çështjen serbe, u bë i parëndësishëm” (f. 19). Pra, meqenëse Meriazhi ishte urdhëruar të negocionte me serbët, në tetor 1809 ai u takua me të dërguarit

serbë në Lubjanë dhe qysh në shkurt 1810 e dërgoi një raport në Paris ku thotë se Karagjorgji ishte kelmendas, siç i thanë vetë delegatët e tij të kryesuar nga Rado Vuçiniqi. Historiani Dashiq nuk i futi këto dokumente historike në librin e tij mbi origjinën e Karagjorgjëve. Edhe Andrija Lluburiqi mblodhi materiale mbi origjinën e Karagjorgjëve, shumë përpara Dashiqit: Arkivat e Serbisë përmbajnë një koleksion të Lluburiqit që e hulumtoi origjinën e Karagjorgjëve, dhe këtë koleksion e rishikuan Millorad Boshnjaku dhe Sllobodan Jakovljeviqi, e një pjesë të atyre shkrimeve dolën në librin “Karagjorgjët: Historia e fshehur” (Lio, 2006). Në Koleksionin e Luburiqit “është ruajtur teksti origjinal i poezisë ‘Vojvoda Jovan Mërshiq Kelmendi, gjyshi i Karagjorgjit’ dhe turqit e Plavës’ me autor një misionar katolik, një nga të shumtët që në shekujt XVII-XVIII shkuan me misione në Kelmendin e besimit katolik. Në të njëjtin material arkivor ekziston edhe një koment për poezinë, nga ku mësojmë se emri origjinal i gjyshit të Karagjorgjit, sipas linjës atërore, ishte: Gjin Marash Kelmendi” (faqe 9). Pra, Lluburiqi ka shumë citate dhe poema që tregojnë se gjyshi i Karagjorgjit ishte kelmendas dhe ato janë më të besueshme se ato që i paraqet Dashiqi, pasi janë më të vjetra.


MOZAIK

Para Luftës së Dytë Botërore, Karagjorgjët janë deklaruar se janë me origjinë nga Kelmendi: Andrija Lluburiqi me vite e hulumtonte origjinën e Karagjorgjëve, e me këmbëngulje pretendonte se ishin me origjinë nga Kelmendi. Boshnjaku dhe Jakovljeviqi thonë: “Sipas dokumentacionit të disponueshëm në Arkivin e Serbisë, Andrija Llluburiq ishte ftuar shpesh në audicione në oborrin e Karagjorgjit, nga 25 janari 1929 e deri më 14 nëntor 1939, me qëllim që të disku-

tonte origjinën e Karagjorgjëve nga Kelmendi” (f. 36). Në koleksionin e Lluburiqit në Arkivin e Serbisë, është edhe ky shënim i 24 korrikut 1940: “Më 1933, Mbreti Aleksandër i tha një prijësi shqiptar: ‘Unë dhe babai im, Qeveria dhe Shtabi i Përgjithshëm duhet të jemi falënderues për jetët tona veç pse jemi kelmendas, sepse kelmendasit urdhëruan të mos e prekin njeriun e fisit të tyre, Mbretin Petër, se ata do të hakmerren. Atëherë ata hoqën

dorë” (f. 37). Në vitin 1936, Andrija Lluburiqi këshilloi shtëpinë mbretërore të Karagjorgjëve se si “Karagjorgjët Kelmendas mund të jenë me rëndësi për kauzën serbe”. Në këtë plan serbomadh (një nga të shumtët), Lluburiqi shkroi: “Fisi më i famshëm dhe kryesor shqiptar i Kelmendit ka origjinë serbe dhe ajo e dha udhëheqësin e pavdekshëm, vozhdin Karagjorgj”. (f. 42). (Fund) E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

29


MARKETING

Mali i zi Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave Nr: 295 /22 Podgoricë, 29.03.2022 Në bazë të nenit 36h Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 31/06, 51/06 dhe 38/07 dhe “Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, nr. 2/11 dhe 31/17), lidhur me Vendimin mbi themelimin e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave („Gazeta Zyrtare e Malit të Zi nr.13/08, 64/11,068/17), sipas dispozitave të Rregullores për metodin e vlerësimit të projekteve të cilat financohen nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave („Gazeta Zyrtare e Mali të Zi“, nr.64/18), Komiteti drejtues i Fondit, në përputhshmëri me Vendimin e sjellur në seancen e mbajtur me 29.03.2022 shpall

Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahje të aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, për vitin 2022 Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave të Malit të Zi (në tekstin e mëtejshëm: Fondi) do të financoj dhe bashkëfinancoj, në vitin 2022, projektet e rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të pjesëtarëve të popujve pakicë si dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare, që realizohen në Mal të Zi. Shpërndarja e mjeteve nga Thirrja publike zhvillohet në bazë të kritereve: 1. ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar, fetar, gjuhësor dhe etnik të popullit minoritar ose të komunitetit kombëtar minoritar; 2. pajtueshmëria e projektit me dokumentet strategjike të Qeverisë së Malit të Zi; 3. kontributi në bashkëpunim ndërkulturor dhe në zvogëlim të distancës etnike; 4. promovimi i frymës së tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe respektit e mirëkuptimit të ndërsjelltë; 5. transparenca dhe mundësia e kontrollimit të realizimit të projektit; dhe 6. kapacitetet profesionale dhe teknike të aplikuesit. Të drejtë të marrin pjesë kanë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizik, aktivitetet e të cilëve janë të drejtuara drejtë mbrojtjes dhe zhvillimit të veçorive nacionale, gjegjësisht veçorive etnike të popujve pakivë si dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare si dhe pjesëtarëve të tyre, në fushen e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar. Të drejtë të marrin pjesë në thirrje publike nuk kanë këshillet e popujve pakicë dhe komuniteteve tjera kombëtare minoritare. Në thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve, nuk mund të marrin pjesë organizatat joqeveritare, subjektet juridike dhe personat fizik të cilëve, gjatë vitit kalendarik, me vendim të Fondit, u janë financuar dy projekte, ose një projekt me shumën e 5% të fondit total të mjeteve të përcaktuara për financimin e projekteve për përkrahjen e aktivitetve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e pakicave. Çdo aplikues mund të marrë pjesë në konkurs vetëm një herë, gjegjësisht, vetëm si aplikant i projektit ose vetëm si partner në projekt. Personi i kualifikuar (psh. koordinatori, asistenti, eksperti, konsultanti, përkthyesi, etj) mund të jenë të angazhuar, në më së shumti dy projekte të paraqitura në konkurs, mbi baza të ndryshme, me kusht që

30

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022


MARKETING aktivitetet që realizohen në këtë menyrë ti drejtoj në periudha të ndryshme të angazhimit, gjegjësisht, në faza të ndryshme të projektit. Projekti dorëzohet në formularin e duhur, të përcaktuar sipas Rregullores për metodin e vlerësimit të projekteve të cilat financohen nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave („Gazeta Zyrtare e Mali të Zi“, nr.64/18) që përmban: - emërtimin “ FONDI PËR MBROJTJEN DHE REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE” dhe “Formularin e projektit që dorëzohet në thirrjen publike për ndarjen e mjeteve finaciare për mbështetjen e aktiviteteve të përmendura në nenin 36j të Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e pakicave,» të dhënat mbi aplikuesin e projektit, të dhënat mbi fushat e veprimtarisë së aplikuesit të projektit, të dhënat mbi projektin, të dhënat mbi partnerin nëse aplikohet në partneritet, vendin dhe datën e plotësimit të të dhënave mbi partnerin, vendin për vulë, emrin dhe nënshkrimin e personit të autorizuar për ta përfaqësuar partnerin, gjegjësisht, emrin dhe nënshrimin e personit fizik që është partner në projekt, të dhënat mbi mjetet financiare të nevojshme për realizimin e projektit, vendin dhe datën e dorëzimit të projektit, vendin për vulë, emrin dhe nënshrimin e personit të autorizuar për ta përfaqësuar aplikuesin e projektit dhe një listë dokumentash që i bashkëngjitet këtij projekti, si edhe një shënim se projektet të cilat nuk janë dorëzuar në formën e përshkruar, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, dhe të cilat nuk janë dorëzuar brenda afatit të caktuar, që nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga kjo thirrje, nuk do të konsiderohen. Formulari është i disponueshem në web faqen e Fondit www.fzm.me Dokumentacioni i kërkuar: Formulari i lartpërmendur duhet të shoqërohet me dokumentacion, si më poshtë vijon: - një raport i hollësishëm për mjetet e shpenzuara në vitin e kaluar, bashkë me një kopje të faturave, kontratave dhe deklaratave nga bankat ku janë paguar, me pasqyrim tabelor të mjeteve të shpenzuara për vitin e kaluar dhe me sqarime, me planin e mediave, me materiale promovuese dhe botime të tjera, gjegjësisht, një deklaratë të verifikuar se aplikanti nuk ka përdorur mjetet nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave (në tekstin e mëtejshëm: Fondi), në vitin e kaluar; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që mjetet për shumën e kërkuar nuk i ka mare nga donatorët tjerë; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që informacionet e dhëna në propozimin e projektit janë të sakta; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, që mjetet e marra në bazë të thirrjes publike nuk do të përdoren për të mbuluar humbjet e detyrimeve të tjera; - deklarata e verifikuar e partnerit, për pranimin e pjesëmarrjes në projekt në shumën e mjeteve të treguara në projekt, nëse projekti dorëzohet në partneritet; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, se projekti që ai dorëzon nuk do të ketë përdorim komercial ose fitimprurës; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, me të cilën konfirmohet se qëllimi i projektit nuk do të jetë krijimi i një organizatë apo shoqate; - deklarata e verifikuar e aplikuesit, si vërtetim që mjetet e kërkuara nuk kanë për qëllim financimin e aktiviteteve zgjedhore, domethënë financimin e partisë politike; - CD me propozimin e projektit dhe me mjetet e nevojshme për realizimin e projektit në formën e përshkruar në format dokumenti Word. Përveç dokumentacionit të referuar, aplikuesi i projektit i cili është: 1) subjekt juridik ose organizatë joqeveritare duhet të dorëzojë edhe: - një kopje të regjistrimit pranë autoritetit kompetent; - një kopje të aktit themelues; - një kopje të Statutit; - deklaratën e aplikuesit të vërtetuar se personi i autorizuar ose anëtarët e autoritetit drejtues të aplikuesit nuk janë në të njëjtën kohë anëtarët e komisionit të Fondit, të komitetit drejtues të Fondit, drejtori, të punësuarit apo vullnetarët e Fondit; - vërtetimin e dorëzimit të raportit financiar për vitin e kaluar (dëshmi e paraqitjes së pasqyrave financiare, formulari IOPPD të nënshkruar nga Administrata Tatimore dhe një llogaritje nga banka ku E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

31


MARKETING pagesat e taksave dhe kontributeve janë të regjistruara); 2) personi fizik gjithashtu dorëzon: - një kopje të biografisë - (CV-së), me theks të veçantë mbi përvojën e mëparshme në realizimin e projekteve në fushat e ruajtjes dhe zhvillimit të veçorive kombëtare dhe etnike të popujve pakicë dhe komuniteteve të pakicave të tjera kombëtare dhe pjesëtarëve të tyre në fushën e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe fetar; - të paktën dy rekomandime ose garanci nga organizata ose institucione, fusha e veprimtarisë së të cilave është objekti i thirrjes publike, duke konfirmuar që aplikuesi i projektit e ka kapacitetin për të realizar projekt; - një kopje të biografisë - (CV-së) e personit përgjegjës për zbatimin e projektit. Vërejtje: Dokumentacioni që nënkupton vërtetim duhet të vërtetohet tek organet kompetente (Gjykata themelore, organi i qeverisjes lokale me juridiksion mbi punët e vërtetimit apo notari). Projektet që janë lajmëruar në thirrje publike do ti vlerësoj Komisioni për vlerësimin e projekteve sipas kritereve të përcaktuara në nenin 4 dhe 9 të Rregullores për metodin e vlerësimit të projekteve që financohen nga mjetet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave (Gazeta Zyrtare e Malit të Zi nr.64/18), në formularin që është pjesë përbërës i Rregullores, që përmban: emërtimin “FORMULARI PËR VLERËSIMIN E PROJEKTEVE” dhe “Komisioni për vlerësimin e projekteve”, emërtimin dhe vitin e publikimit të thirrjes publike, emrin e projektit, emrin dhe mbiemrin e aplikuesit, vendin për futjen e pikëve në bazë të çdo kriterit individual, gjegjësisht kriteret dhe shpjegimet për pikët e fituara, numrin e përgjithshëm të pikëve sipas të gjitha kritereve, vendin për futjen e komenteve të pikëve të dhëna, vendin dhe datën e plotësimit të formularit dhe nënshkrimin e anëtarit të Komisionit, dhe që është i publikuar në web faqen e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut www.fzm.me. Afati i aplikimit në Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve fillon me 30.03.2022, përmbyllur me 29.04.2022. Vendimi për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e pakicave per 2022. do të publikohet në web faqen e Fondit www. fzm.me, dhe së paku në një media, me seli në Mal të Zi. Formulari i plotësuar, nënshkruar dhe vërifikuar, me dokumentacion të duhur, për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36j i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e pakicave sjellet në tri kopje në formë të shtypur, një kopije në formë elektronike që është e detyrueshme (Microsoft Office Word dhe mënyrë elektronike CD). I gjithë dokumentacioni te dergohët personalisht në zarf të mbyllur ose në adresen : Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, Rr. Slobode, nr.85, Podgorica, me shkrim: Mos të hapet – për Thirrje publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për përkrahjen e aktiviteteve nga neni 36 paragrafi 1 i Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e pakicave, për vitin 2022. Vërejtje: Projektet të cilat nuk janë dorëzuar në formën e përshkruar, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të cilat nuk janë dorëzuar brenda afatit të caktuar, gjegjësisht, që nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga ky konkurs, nuk do të konsiderohen. Kontakt tel.+382 20 664 362 Kryetari i këshillit drejtues

Admir Adroviq

32

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022


MOZAIK

Aksion simbolik në Plavë

Duam paqe Qytetarët e Plavës kanë vendosur 55 dryna, të rrethuar me ngjyrën e bardhë që simbolizon paqen, në Urën e Pazarit, duke dhënë mesazhin e tyre për paqe. Organizatoret e këtij aksioni simbolik ndërgjegjësues thonë se qëllimi i tij ishte për të dhënë mesazhin se edhe

pse qytetarët e kësaj komune janë të harruar, duke u gjetur në një situatë shumë serioze dhe të ndjeshme, Plava dëshiron të japë mesazhin se “edhe ne jemi të gjallë, e përkrahim paqen në botë dhe shpresojmë që lufta në Ukrainë të ndalet sa më shpejt“.

Në shumë vende të botës, si pjesë e aktivizmit kulturor dhe urban, janë vendosur dryna në ura të qyteteve të ndryshme, duke u shndërruar më vonë në një atraksion të veçantë për shumë vizitorë. (Kohapress)

E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

33


MOZAIK

Komuna e Plavës

Përpjekje për mundësinë e zgjidhjes së nevojës së banimit të punëtorëve të arsimit Plavë – Komuna e Plavës do të bëjë përpjekje që edhe në periudhën e ardhshme të krijojë një ambient sa më të përshtatshëm për jetesë dhe punë në Plavë me rrethinë dhe t’i kontribuojë avancimit të kushteve të jetës dhe të standardit të qytetareve të vet, posaçërisht atyre roli i të cilëve është arsimues dhe të cilët merren me edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, është konstatuar në takimin e kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, me përfaqësuesit e Kooperativës (kolektivit) banesor të punëtoreve të arsimit “Solidarno”. Në emër të Komunës së Plavës, në takim kanë qenë të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit të komunës. Jasmina Cikotiq. dhe sekretari i komunës. Hasim Radonçiq, ndërsa në emër të punëtorëve arsimor,

34

Javore KOHA

E ENJTE, 31 MARS 2022

pos përfaqësuesve të Kooperativës banesore “Solidarno”, në krye me drejtorin Zoran Stanishiq, kanë marrë pjesë edhe mësimdhënësit, Igor Vukaniq, Allen Pejçinoviq, Ranko Bojoviq dhe Jasmin Metjahiq. “Kuptojmë nevojën e ndërtimit të ndërtesës, e cila do të shërbente për zgjidhjen e nevojave të banimit të punëtoreve arsimor në Plavë, me të cilën do të sigurohej qëndrimi i njërit prej kategorive më vitale të shoqërisë sonë – punëtorëve të arsimit. Do të përpiqemi që të stimulojmë të gjithë ata të cilët punojnë në arsim dhe arsimohen për të gjitha profilet arsimore, të mbesin në komunën tonë, dhe t’i kontribuojnë edukimit të banorëve tanë. Kjo është njëra prej parakushteve të nevojshme që të vazhdojmë të zhvillohemi si bashkësi lokale dhe të

mbesim të njohur me gjenerata të reja prosperitative”, ka theksuar kryetari Canoviq. Drejtori i Kooperativës banesore “Solidarno”, Zoran Stanishiq, ka falënderuar komunën për gatishmërinë e mundësisë së plotësimit të kërkesave dhe nevojave të punëtorëve të arsimit dhe ka konfirmuar gatishmërinë që puna në këtë projekt të fillojë në afat sa më të shkurtër. Në takimin në fjalë është folur edhe për mundësitë e ndërtimit të objektit të sipërpërmendur banesor, për çka obligimi i Komunës së Plavës do të ishte sigurimi i tokës (truallit) ndërtimor dhe lirimi nga pagesa e obligimeve komunale, derisa punëtoret e arsimit banesat do të mund t’i blejnë me çmim të ndërtimit. Sh. Hasangjekaj


SPORT

Në turneun ndërkombëtar të taekwondosë “Kupa e Bosnjes” në Sarajevë

Dy trofe dhe 17 medalje për KT “Ulqini” Klubi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë të shtunën në turneun ndërkombëtar “Kupa e Bosnjes”, që u mbajt në Sarajevë, për disiplinat ndeshje dhe forma. Garuesit e këtij klubi fituan 17 medalje, prej të cilave shtatë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta, si dhe dy trofe për renditjen e përgjithshme. Në disiplinën e ndeshjeve, medalje të arta fituan Enes Dushku dhe Arta Ismailaga, medalje të argjendta Selma

Demiri, Amella Nuti, Eren Karaminxhoja dhe Herona Avdiq, kurse medalje të bronztë Merisa Malokraja. Ndërkaq, në disiplinën e formave medalje të arta fituan Enes Dushku, Selma Demiri, Gabriel Jankoviq, Leona Lleshi dhe Nehar Daboviq, medalje të argjendta Ajan Brashnjani dhe Amra Dushku, kurse medalje të bronzta Sumeja Bisha, Berina Mustafa dhe Berina Kollari. Në renditjen e përgjithshme, “Ulqini” fitoi trofeun për vendin e parë në for-

Garuesit e këtij klubi fituan shtatë medalje të arta, gjashtë medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta. Ata po ashtu fituan trofeun për vendin e parë në forma dhe për vendin e dytë për kategorinë e kadetëve në ndeshje ma dhe për vendin e dytë për kategorinë e kadetëve në ndeshje. Sipas drejtuesve të KT “Ulqini”, në këtë turne morën pjesë 20 garues të tyre, në mesin e 550 sportistëve të 47 ekipeve nga gjashtë vende të rajonit, sa morën pjesë gjithsej në (Kohapress) turne.

E ENJTE, 31 MARS 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.