Shkencat natyrore dhe teknika

Page 51

Mushkëritë e bardha janë organe të brendshme për frymëmarrje tek ujë tokësorët, zvarranikët, shpendët dhe gjitarët. Përveç ngjashmërive, ekziston edhe ndryshueshmëri e madhe në sistemin e frymëmarrjes tek kurrizorët tokësorë. Bretkosat, për shembull, kanë ballon si mushkëri të bardha të cilat nuk kanë sipërfaqe të madhe. Shpendët kanë rreth tetë torba për ajër me mure të holla. Te njeriu mushkëritë e bardha janë të vendosura në kraharor. Kanë strukturë shpuzore e cila mbushet me ajër kur marrim frymë.

Fig. 14.4 Insektet

Fig. 14.5 Peshqit

Sipërfaqja e mushkërive të bardha është përafërsisht e njëjtë me sipërfaqen e një salle tenisi. Çdo ditë përafërsisht njeriu merr frymë rreth 25.000 herë, dhe për periudhë prej 70 vitesh, ai do të bëjë më së paku 600 milionë frymëmarrje.

Fig. 14.6 Mushkëritë e bardha tek njeriu

Çka fitohet gjatë frymëmarrjes? Si frymëmarrja tek bimët dallohet nga frymëmarrja e shtazëve? Cilat janë organet për frymëmarrje tek shtazët që jetojnë në tokë? Si marrin frymë peshqit?

Hulumtoni pasojat kur organet e ndryshme të frymëmarrjes tek shtazët janë të vendosura në ajër dhe në ujë. Hulumtoni frymëmarrjen e një shtaze për shembull peshkut në ujë në gjendje të qetë dhe në lëvizje, numëroni lëvizjet e verzave në minutë dhe shënoni të dhënat. Hulumtoni frymëmarrjen e një bime dhe një shtaze nën qelqore (të kihet kujdes të mos rrezikohet jeta e shtazës).


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.