Shkencat natyrore dhe teknika

Page 26

Material i imët

im res t h S

Sediment Erozion, bartje Formimi i shkëmbinjve sedimentues nga materiali i grumbulluar i copëtuar

Shkëmbi sedimentues Fig. 5.4 Formimi i shkëmbinjve sedimentues (shtresorë)

Nga këto shkëmbinj janë të formuar numri më i madh i tokës në të cilën lëvizim. Sipas mënyrës së precipitimi dhe llojit të materialit që precipiton, ekzistojnë tre lloje të shkëmbinjve sedimentues : mekanike, kimike dhe organogjene. Shkëmbinjtë sedimentues mekanik formohen me precipitimin e materialit të imët në ujërat ose në tokë. Materiali i precipituar gjatë kohës verbohet, çimentohet dhe shndërrohet në shkëmb të fortë. Shkëmbinjtë sedimentues Fig. 5.5 Shkëmbinjtë sedimentues mekanik janë argjiri, rëra, çakall. Në këto shkëmbinj ndodhen mbeturina fosile-të ngurtësuara nga kërmijtë, peshqit, shpendët dhe shtazë të tjera. Shkëmbinjtë sedimentues kimik formohet me precipitimin e materialit që krijohet nëpërmjet të tretjeve kimike. Kështu janë formuar: sol, gipsi, bigori etj Shkëmbinjtë sedimentuese organogjene janë formuar me precipitimin e mbeturinave nga organizmat bimore dhe shtazore. Në këtë mënyrë janë formuar shkëmbinjtë gëlqerorë, koralet etj. Në grup të posaçëm të shkëmbinjve sedimentues organogjene marrin pjesë karboni dhe nafta. Karboni është formuar nga drunjtë gjigant që kanë ekzistuar para shumë milionë vitesh, ndërsa nafta është formuar me zbërthimin e organizmave në detet e dikurshme. Karboni dhe nafta kanë veti të digjen dhe të lirojnë temperaturë të lartë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.