Shkencat natyrore dhe teknika

Page 108

Procesi i prodhimtarisë është çdo metodë e cila përdoret në prodhimtarinë e barërave, nga përgatitja e materialeve e deri në paketim. Çdo barë ka substancën elementare, aktive dhe substancën ndihmëse. Pjesa më e madhe e barërave fitohen nga bimët. Коntrolli i kualitetit të prodhimtarisë është shumë i rëndësishëm që bari ta mbajë vetinë themelore, ndërsa kjo është ndihmë gjatë problemit të caktuar shëndetësorë. Përgjegjësia e çdo prodhuesi të barërave është: • procesi i prodhimtarisë ta parashtrojë sipas ligjit të vërtetuar për barëra; • të mundësojë sistem për kontrollin e kualitetit. Para se të fillojë me prodhimtarinë e barërave, kompanitë farmaceutike është e nevojshme të bëhen analiza profesionale të substancave dhe ti kyçin efektet e mundshme të padashur nga përdorimi i barrës. Për ne është me rëndësi se barrën nuk duhet ta marrim pa rekomandim të mjekut. Doza e cila është rekomanduar prej mjekut është shumë i rëndësishëm. Çdo zmadhim i të njëjtës pa konsultim, mund të rezultojë me pasoja të padashur, helmime të shpeshta deri sa edhe në vdekje.

Çka është qelqi? Shpjego procesin teknologjik për fitimin e qelqit. Çka është turbullimi i qelqit? Numëro lëndët që i përdor e janë të prodhuara nga qelqi. Ku gjejnë përdorim materialet polimere? Çka është bari? Kush mundet të prodhon barëra?

Shikoni video përshkrime për fitimin e qelqit dhe produkteve qelqore. Shikoni video përshkrime për fitimin e barit penicilinë si dhe barërave tjera. Shikoni video përshkrime për përdorimin e materialeve plastike.

Pambuku i qelqit dhe fijet e qelqit fitohen nga qelqi i thyer dhe komponentët themelore për fitimin e qelqit, rërës kuarcore, gëlqerorit, sodës etj. Теknologjia e prodhimtarisë së pambukut qelqor përbëhet prej dy fazash: fitimi i masës qelqore të shkrirë dhe fitimi i fijeve qelqore të holla.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.