Likovno_8_alb

Page 9

ARTI FIGURATIV

VIZATIM

Arti filmik është prezent në kohën tonë të lirë, përmes televizionit ose kur shkojmë në kinema, me qellim që të argëtohemi dhe pushojmë. Çdo njeri dëshiron që të lexojë një libër të bukur, i cilë në çdo moment është shoku i ynë më i ngushtë. Letërsia si art e pasuron jetën tonë dhe mënyrën e shprehjes, na bën më të pasur dhe më të ndryshëm nga të tjerët. Sot, arti i fotografimit na njofton me bukuritë rreth nesh. Përmes fotografimit njihemi me magjinë dhe specifikën e natyrës, qyteteve, jetën e njerëzve, dhe njëkohësisht i përcjell dhe na informon me ndodhitë në botë. Arti figurativ është prodhim i shpirtit kreativ të njeriut që nga parahistoria e deri më sot. Krijimet figurative janë dëshmitare për zhvillimin e civilizimit dhe mendimit njerëzor. Veprat e artit figurativ, për ne paraqesin pasuri shpirtërore shumë të çmueshme. Arti figurativ paraqitet me vepra të cilat realizohen përmes materialeve të ndryshme, në hapësirën dy dimensionale dhe tri dimensionale.

SKULPTURË

FRESKË

GRAFIKË

DIZAJN

PIKTURË

01 02

ARTI FIGURATIV

9


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.