Arsimi figurativ

Page 66

06

ARTI PIKTURAL FUSHA FIGURATIVE

66

NGJYRA Në përmbajtjet e kaluara e pamë se pa ngjyrë njeriu nuk mund ta paramendojë jetën e vet. Po ashtu edhe pikturimi nuk mund të paramendohet pa përdorimin e ngjyrave kromatike ose akromatike, primare ose sekondare, të ngrohta apo të ftohta, kontraste apo harmonike. E gjithë ajo që na rrethon dhe e gjithë ajo që do ta zgjedhim që të paraqitet në veprat tona posedon ngjyrë. Disa subjekte,dukuri ose sende tjera janë të ngjyrosura me ngjyra të ndryshme, por disa çdo herë i shikojmë me ngjyrë të njëjtë. Për shembull: qiellin sa herë e paramendojmë të kaltër, barin dhe gjethet të gjelbër, bananen ose limonin të ngjyrosur me të verdhë, portokallin ngjyrosur me ngjyrë portokalli, domaten me ngjyrë të kuqe, shalqirin dhe lakrën të gjelbër etj. Për të gjitha sendet që dimë se janë të ngjyrosura me ndonjë ngjyrë të caktuar themi se kanë ngjyrë lokale. Sipas kësaj mund të vijmë deri në përfundim se ngjyrë lokale është ngjyra me të cilën janë të ngjyrosura disa bimë, dukuri ose sende që i njohim. Ajo që ka ngjyrë lokale nuk mund ta paramendojmë me ngjyrë tjetër përveç me ngjyrën e saj lokale. Për shembull: bananen nuk mund ta paramendojmë si ngjyrë vjollce ose të zezë, portokallin të kaltër apo vjollce, shalqirin të kaltër etj. Për dallim nga e kaluara, subjektet që nuk kanë ngjyrë lokale mund t’i paramendojmë në të gjitha ngjyrat siç janë: automjetet, biçikleta, veshmbathja, lodrat, lapsat, çantat etj.

Kontrast komplementar

Ngjyrë lokale


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.