Klasicna_kultura_vo_Evropskata_civilizacija_5_alb

Page 10

Si mbishkrim më i vjetër i zbuluar (shek. i shtatë p.e.s.) në gjuhën latine konsiderohet i ashtuquajturi Guri i zi, të cilin e quajnë edhe Guri i Romulit. Ai është gjetur në sheshin e Romës, në afërsi të portës Triumfale Septima Veri.

Mbishkrimet më të vjetra latine datojnë nga shekulli i shtatë deri në shekullin e gjashtë p.e.s. Me zgjerimin e pushtetit dhe shtetit romak në territore të reja, është zgjeruar dhe përhapur edhe përdorimi i gjuhës latine. Fillimisht në territorin e Italisë, pastaj edhe më gjerë, në provincat romake anekënd botës së njohur të atëhershme: në Hispani (Spanjën e sotme), Gali (Francën e sotme), Britani, Gjermani, Afrikën Verore, Ballkan dhe në Azinë e Vogël. Nga latinishtja popullore, e cila është folur në disa provinca romake më vonë janë zhvilluar gjuhët romake: italishtja, frëngjishtja, rumanishtja, spanjishtja, portugalishtja etj. Latinishtja klasike letrare është ruajtur në krijimtarinë e autorëve të mëdhenj të letërsisë romake, si në poezitë e Virgjilit, Ovidit, Katulit, në oratorinë e Ciceronit, historinë e Takit dhe Salustit etj.

HARTA E PERANDORISË ROMAKE NË SHEKULLIN E PARË PARA ERËS SONË

Pas shkatërrimit të shtetit romak, gjuha latine nuk ka vdekur, por edhe më tutje është përdorur në shtetet evropiane, në oborret e sundimtarëve, nëpër shkolla dhe universitete, si gjuhë e shkencës dhe e letërsisë edhe në mesjetë e deri në shekullin e tetëmbëdhjetë. Sot në gjuhën latine flitet dhe shkruhet në Vatikan, selinë e shenjtë të kishës katolike.

10 Për zhvillimin e gjuhëve klasike, greqishtes së vjetër dhe latinishtes, dëshmojnë dokumente të shumta të ruajtura, si: epigrafet (mbishkrime të shkruara në material të fortë, zakonisht në gur ose pllaka prej gline), papiruse dhe dorëshkrime të tjera, kopje të veprave letrare, fjalët e huazuara nga gjuhët e tjera dhe gjuhë bashkëkohore që rrjedhin dhe janë zhvilluar prej tyre. Gjuhët klasike, edhe pse sot në mënyrë aktive nuk fliten, kanë ndikuar fuqishëm mbi zhvillimin e gjuhëve më të reja pothuajse të të gjitha familjeve gjuhësore. Shkenca që merret me studimin e gjuhëve klasike dhe veprave letrare të shkruara në këto gjuhë quhet f lologji klasike.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.