Informatika_5_alb

Page 111

RRJETET KOMPJUTERİKE Rrjeti kompjuterik është grup i dy apo më tepër kompjuterëve të lidhur. Kompjuterët e lidhur në rrjet mund të gjinden në distancë më të madhe apo më të vogël të ndërsjellë dhe të jenë të lidhur me pajisje të ndryshme –me apo pa tela. LLOJET E RRJETEVE KOMPJUTERIKE

Llojet themelore të rrjeteve kompjuterike sipas distancës së ndërsjellë të kompjuterëve të lidhur janë: • Rrjet kompjuterik lokal (LAN –Local Area Network). • Rrjet kompjuterik global (WAN – Wide Area Network). RRJET KOMPJUTERIK LOKAL

Rrjeti LAN i lidh kompjuterët që gjinden në largësi të vogël reciproke. Shembull për rrjet lokal kompjuterik janë kompjuterët e lidhur në një klasë, zyrë, ndërtesë etj.

INTERNETI RRJETET KOMJUTERIKE

MUNDËSITË E RRJETIT LOKAL KOMPJUTERIK

Kompjuterët e lidhur mund t'i shfrytëzojnë bashkërisht pajisjet harduerike, si shtypësin, skanerin, etj., mund t'i shkëmbejnë programet dhe fajllet etj. Për shembull: Shtypësin apo skanerin e lidhur për një kompjuter, mund t'i shfrytëzojnë për shtypje dhe skenim të gjithë kompjuterët e tjerë edhe pse nuk janë drejtpërdrejt të lidhur me ta. Të dhënat dhe programet mund të përcillen prej njërit kompjuter në tjetrin pa shfrytëzimin e CD-së apo memories USB. Shfrytëzuesi i lidhur në rrjetin lokal, në secilin kompjuter, nëse ka leje, mund të përcaktoj cilat pajisje apo follderë në kompjuterin e tij do të japin qasje për shfrytëzim apo shfletim kompjuterëve të tjerë të rrjetit. Shfrytëzuesi mund edhe të mos lejojë asgjë nga kompjuteri i tij të shihet apo shfrytëzohet nga kompjuterët e tjerë të rrjetit. Shfrytëzuesi mund të bëjë një follder i kompjuterit të tij të shihet (ndahet) nga kompjuterët e tjerë dhe sipas nevojës dhe marrëveshjes nëpërmjet atij follderi të shkëmbejë programe dhe fajlla me kompjuterët e tjerë të rrjetit.

112


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.