Fizika_8_alb

Page 6

Ngarkesat elektrike dhe veprimi i tyre reciprok

1

Çka do të vëreni nëse paraprakisht flokun e larë dhe të terur e krehni me krehër? Ajo ngritet drejt krehërit. Nëse krehërin e ofrojmë deri te pjesët e imëta të letrës, ato ngriten, dhe pastaj në tërësi refuzohen (vizatimi 1.1. dhe vizatimi 1.2).

Të provojmë: Fërkoni balonin me leckë të pastër. Afroje deri te muri , ndërsa tjetrin gjithashtu, balonin e fërkuar vendoseni mbi flokët tuaja. Çka vëreni? (Fotografia 1.3 dhe 1.4)

Fotografia 1.1

Fotografia 1.2

Me fërkimin e balonit është krijuar elektricitet "statik" përshkak se krijohet forcë elektrike prej së cilës baloni "ngjitet" për muri ose tërheq sende të lehta, si për shembull qime nga floku.

Përpjekja 1: Fërkoni krehër prej palstike me leckë të leshit dhe vareni në perin si në fotografinë 1. a). Afroni krehër tjetër, gjithashtu të fërkuar me leckë të leshit dhe vëreni se çka ndodh. Krehëri do të refuzohen.

Fotografia 1.3

Përpjekja 2: Përsëri elektrizoje krehërin me leckën e leshit dhe vareni në shtyllën (fotografia 1.5 b). Afroni shufër të qelqit me leckën e leshit të fërkuar. Vëreni se çka ndodh. shufra dhe krehëri tërhiqen. Nga përpjekjet 1 dhe 2 mund të përfundojmë se me fërkim të materialeve ato mund të pranojnë veti të veprimit reciprok të përbashkët të tërheqjes ose refuzimit.

а)

Vetia për tërheqjen ose refuzimin e Gilberti e kanë quajtur elektricitet. Bartësit e shkaktarëve të vetive elektrike janë ngarke elektrike. Meqenëse ky elektricitret është në gjendje të qetësisë relative është quajtur elektricitet statik.

b)

Fotografia. 1.5

6

Fotografia 1.4


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.