Albanski_jazik_8_osmani

Page 94

- Sillmë fyellin, - tha plaku Altin i zbardhur nga thinjat. Fëmija ia solli. Plaku përmblodhi forcat me sa mundi dhe filloi t’i binte. Nisi një nga meloditë që i pëlqente më shumë. Për fat të keq, koka iu rrëzua në krahëror, nga duart i ra fyelli e plaku vdiq pa e mbaruar melodinë. Fëmija, që i rrinte pranë, me lot në sy e me shumë dhimbje në zemër, ngriti fyellin. Ai e dinte si duhej ta nderonte fyelltarin e madh të popullit. S’kishte nderim më të madh për të se sa të vazhdonte melodinë e lënë përgjysmë. Kur djali i vogël e mbaroi melodinë, rreth tij qenë grumbulluar plebejtë, skllevërit e litarëve të anijeve, rremëtarët, peshkatarët e gurskalitësit e qytetit. - Të lumtë! - i thanë ata djalit të vogël. - Edhe ti do të bëhesh një fyelltar i madh! Altinin e varrosën në dheun e kodrës së qytetit Epidamn. Mbi varrin e tij ngritën një lapidar të bardhë mermeri, ku një gurskalitës gdhendi në mermer figurën e një fyelli. Ai ishte fyelli i legjendës së madhe, i mrekullive që bën shpirti i njeriut të thjeshtë, fyelli që lulëzon stinat, që lulet e pemëve i kthen në fruta, që ndez yjet e bardha, që i rrit më shpejt fëmijët e vegjël, u jep shëndet të dobtëve e fuqi të pafuqishmëve. Fyelli i përjetshëm i këngëve të popullit. Moikom Zeqo

Komentojmë tekstin Ç’paraqet fyelli magjik? Pse fyelli nxirrte tinguj pa kuptim kur atij i frynte Klaudi? Ç’bëri Patric Klaudi kur dëgjoi se djaloshi kishte sjellë fyell tjetër? Cila pjesë e tekstit ju duket më e prekshme? Ç’u bë me vazhdimësinë e fyelltarit të madh? Si e shprehën mirënjohjen gurskalitësit ndaj tij? Ç’porosi na jep autori me këtë tekst?

Detyrë Bëni një hartim në lidhje me tekstin.

96

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.