Gjuha shqipe

Page 17

Miqtë tanë - Patë budallaqe, – tha me vete. Ne duam, ajo nuk do. Ai hapi krahun fort dhe gjuajti. Topi e goditi Anën mu në ballë. U dëgjua përplasja. Ana lëshoi një klithmë të shkurtër. “Prite tani kur të ulërijë”, mendoi Beni dhe po priste. Të gjithë të tjerët i kishin lënë lodrat e tyre dhe po shikonin si të shtangur Anën. Ajo nuk po pipëtinte, por pastaj fërkoi ballin ngadalë, shumë ngadalë dhe u kthye me fytyrë nga muri. - Ç’poshtërsi, - tha Rexhina. Beni befas u nxeh shumë me veten e tij. “Buf”, e shau vetveten. Por të tjerët kujtuan se e kishte me Anën. Ishte e vërtetë që e kishte goditur qëllimisht Anën. Madje kishte dashur t’i shkaktonte dhimbje. Dhe ia arriti qëllimit. Bernhardi brohoriti si në teatër apo në cirk. Beni tha: - Mund ta kishe goditur dhe ti. - Ç’pate, të zuri frika? - i tha Bernhardi dhe vrapoi më tej, me të tjerët. Pushimi mbaroi. U nis dhe Beni prapa tyre me përtesë, por nuk u fut në klasë. Donte të priste Anën. Ajo nuk erdhi. Ai u kthye me vrap në oborr. Ajo po qëndronte ende nën gështenjë. Ajo ktheu fytyrën dhe e vështroi. Faqet i kishte me vija balte dhe gjurmët e gishtërinjve me të cilët kishte fshirë lotët. Sytë e saj dukeshin edhe më të trishtuar se më parë. “Bobo, çfarë sysh!” mendoi Beni, pastaj tha: - Më fal! - Nuk më dhembi kushedi se çfarë, - u përgjigj ajo. - Por ti bërtite. - Sepse ju të gjithë nuk më doni. - S’është e vërtetë, - tha ai. Këtë nuk duhej ta thoshte. Ana nuk foli më, por u nis në krah të tij për në klasë. Beni filloi të ndihej më mirë. Në klasë u kthyen me vonesë. Zoti Zajbman nuk bëri ndonjë skenë, siç e kishte zakon. Vetëm sa u hodhi një vështrim hetues. - Pra, mund të fillojmë diktimin. Bernhardi rënkoi. - Keni ndonjë gjë për të thënë? - pyeti zoti Zajbman. Nxënësit mohuan me kokë, si të ishin një trup i vetëm. Befas, zëri i zotit Zajbman i tingëlloi mu pranë veshit. - Benjamin Kërbel, po fle apo je zgjuar?... Beni u përpoq të ishte i vëmendshëm. Përktheu Afrim Koçi

avlli-a - muri që rrethon oborrin. fillikat - vetëm, pa njeri

nuk pipëtin - nuk bën zë, nuk ndihet fare.

17

vështrim hetues - vështrim me qëllim për të zbuluar diçka.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.