Gjuha shqipe

Page 165

Njohuri Gjuhësore

H

US

2

ME

I TR

1

Shqiptoni fjalët e mëposhtme dhe shpjegoni anët e përbashkëta dhe të ndryshme që ato kanë. miell – qiell hell – hedh fjalë – djalë hallë – halë mur – gur deri – derri nder – ndez dru – tru

Shqiptoni si duhet fjalët e gjinisë: femërore: zonjë, banjë, gështenjë, shkronjë, mushkonjë mashkullore: kërcinj, gjarpërinj, thonj, barinj, shkëmbinj. • Diskutoni për ndryshimet që vini re në shqiptimin tuaj të këtyre fjalëve.

3 4 5 6

Shqiptoni si duhet fjalët që mbarojnë me bashkëtingëlloret e zëshme: elb, breg, qengj, djeg, digjni, hedh, mbledh, gaz. Vendosni shkronjën që mungon dhe shqiptojini si duhet fjalët e mëposhtme: _inkë, përshkru_et, _ëngra, _udhër, _ardhi, fshi_em, pë_ua, bu_ë, _ugë, ka_ocë, ka_otë, moto_, _eshje, nxje_. Ndani fjalët e mëposhtme në rrokje dhe nënvizoni më të kuqe rrokjet e mbyllura dhe më të kaltër rrokjet e hapura: shëtitore, buzëqeshje, burrëror, copëtim, çdokush, çelësat, datëlindje Formoni fjalë me rrokjet që janë parashtesa (pa, mos) dhe prapashtesa (an, tar, tor):

Drejtshkrimi dhe drejtshqiptimi i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve Zanoreve i, y, u, Shqiptohen dhe shkruhen me i dhe jo me y fjalët: bilbil dhe jo bylbyl, ai dhe jo ay, frikë dhe jo frykë, gjilpërë dhe jo gjylpërë,

fishek dhe jo fyshek, krimb dhe jo krymb etj.

Shqiptohen dhe shkruhen me y dhe jo me i fjalët: byzylyk, dysheme, gjysmë, zymbyl etj. Shqiptohen dhe shkruhen me u dhe jo me y fjalët: bufe, bulmet, fruta (pemë), frutore, grunjëra etj Shqiptohen dhe shkruhen me y dhe jo me u fjalët: virtyt dhe jo virtyt, mysafir dhe jo musafir, byrazer dhe jo burazer, mysliman dhe jo mysliman, byrek dhe jo burek. frytdhënës dhe jo frutdhënës,

165


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.