Gjuha shqipe

Page 192

Të dy llojet e fjalive kanë të përbashkëta: a) kumtojnë një përmbajtje të plotë, b) gjenden ndërmjet dy pushimeve të gjata, c) kanë intonacion të përfunduar. MBANI MEND Fjalia e thjeshtë është ajo pjesë e fjalisë që ka vetëm një folje në një nga 6 mënyrat vetore. E këto janë: mënyra dëftore, lidhore, kushtore, dëshirore, habitore dhe urdhërore. Ndërkaq format e pashtjelluara të pjesores, paskajores, përcjellores e mohores nuk mund të jenë bërthama fjalie dhe si të tilla nuk formojnë as fjali as pjesë të fjalisë, por mund të shërbejnë vetëm si gjymtyrë fjalie. Fjalia e përbërë quhet ajo fjali e cila përbëhet të paktën nga dy ose më shumë pjesë fjalish (ka dy e më shumë folje) në një nga mënyrat vetore. Fjalitë e përbëra janë dy llojesh: a) fjali të përbëra me bashkërenditje dhe b) fjali të përbëra me nënrenditje.

FJALIA E PËRBËRË ME BASHKËRENDITJE DHE ME NËNRENDITJE T’i analizojmë fjalitë e përbëra. 1. Mora frymë thellë dhe me shpejtësinë dhe forcën e predhës u krodha në thellësi. 2. Mua deti kurrë s’më ka mallkuar, se unë nuk jam zemëruar me të… Që të dyja fjalitë janë fjali të përbëra, sepse kanë nga dy folje në mënyrën dëftore dhe që të dyja kanë intonacion të përfunduar. Po ku shihet ndryshimi ndërmjet tyre? Në fjalinë e parë, që të dyja pjesët janë të pavarura nga njëra-tjetra dhe mund të përdoren edhe më vete, si fjali të thjeshta: Mora frymë thellë. Me shpejtësinë dhe forcën e predhës u krodha në thellësi. Të përdorura si pjesë të një fjalie të përbërë, ato lidhen me lidhëzën bashkërenditëse dhe kjo quhet fjali e përbërë me bashkërenditje. Kjo fjali e përbërë përbëhet nga dy pjesë të pavarura. Në fjalinë e dytë, pjesët nuk janë të pavarura nga njëra - tjetra dhe nuk mund të përdoret secila si fjali e thjeshtë, prandaj kjo fjali quhet fjali e përbërë me pjesë të nënrenditur. Pjesa e parë e fjalisë që mund të qëndrojë më vete është pjesë kryesore, kurse pjesa e dytë është pjesë e varur ose pjesë e nënrenditur. Në këtë fjali pjesa kryesore është Mua deti s’më ka mallkuar, kurse pjesa e GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

198


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.