Gjuha shqipe

Page 112

Shënim Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit të 1924-ës Bajram Curri, si një nga pjesëtarët kryesorë të opozitës në Shqipëri, nuk u largua jashtë atdheut, por mori malet me armë në dorë. Plaku i maleve, bashkë me pjesëmarrësit e tjerë të çetës, luftoi, heroikisht te shpella e Dragobisë.

Fjalë dhe shprehje tufan-i – kjo fjalë përdoret në mënyrë të figurshme, për të dhënë forcat reaksionare, të cilat mposhtën Revolucionin Demokratik të Qershorit priret – anohet div-i – këtu: njeri me trup të madh e të fuqishëm dragua-oi – këtu: trim i madh, trim që nuk e ka shokun tribun-i – këtu: veprimtari i shquar për mbrojtjen e të drejtave të popullit bajrak-u – flamur

Fan S. Noli

Fan S. Noli (1882 – 1965) lindi në Qytezë, një nga fshatrat shqiptare në Turqi. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në mërgim, në Amerikë. Ka përkthyer në gjuhën shqipe disa nga kryeveprat e letërsisë botërore, siç janë tragjeditë e Shekspirit, Ibzenit etj. Noli ka shkruar vjersha të bukura e të fuqishme me përmbajtje politiko-shoqërore si dhe veprën e tij më të madhe origjinale “Historia e Skënderbeut”. Veprat e Nolit, origjinale ose përkthime, kanë luajtur një rol të dorës së parë në zhvillimin e gjuhës dhe të letërsisë shqipe.

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

118


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.