Gjuha shqipe

Page 108

Jeronim de Rada

Jeronim de Rada, (1814 – 1903) lindi në një fshat të arbëreshëve në Itali. Ka filluar të shkruajë qysh në rininë e tij të hershme, duke e përkrahur lëvizjen kombëtare shqiptare. Me kohë u bë njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Kryevepra e tij “Milosao” mbahet si një ndër kryeveprat e letësisë shqipe, vepër kjo të cilën e botoi kur i kishte 22 vjet. Në të jepet dashuria mes dy të rinjve – Milosaos dhe Rinës mbi të cilën ngadhnjen dashuria ndaj atdheut. De Rada është njëri ndër shkrimtarët kryesorë romantikë, i cili pos trajtimit të temave nga e kaluara historike e popullit shqipëtar, trajton edhe tema të dashurisë.

MIKU IM - MITU Ishim duke luajtur në oborr. Fshiheshim në mesin e luleve të erëkëndshme. Dhe kërkonim njëri-tjetrin. Rendin e kisha unë. Valdeti duhej t’i mbyllte sytë. Ai ishte i padurueshëm. Gjithmonë thërriste të ngutem, të fshihem sa më shpejt. Në çastin kur unë isha fshehur bukur mirë dhe mendoja se s’ka për të më gjetur lehtë, Valdeti më thirri: “Besnik, dil – dil! Dikush thërret. Gjuhën s’ia kuptoj. Kërkon diçka”. Unë e ndieja, por heshtja. Mendoja se shoku i im do të më gënjejë e pastaj do të tallet me mua. Ai është dinak. Ja ka anda të tallet. Unë sërish heshtja. Po ai gjithnjë vazhdonte të më thërrasë. E, unë s’i besova. E detyrova të betohet e të thotë: “ U bëfsha mi nëse të gënjej. Ai pret...” Kësaj here i besova. Një burrë i panjohur mbante për dore një vocrrak, i cili na shikonte dhe buzëqeshte ëmbël. U afrova duke i nderuar shqip. E ata ma kthyen në gjuhën e tyre. Së paku u kuptuam me lëvizjet e kokës dhe me buzëqeshje të ëmbël. Burri i panjohur m’i përkëdheli flokët dhe nxori një adresë. Bëri me shenjë ta lexojë. Kuptova se kërkon gjyshin tim. Sahora u gjeta në dhomën e gjyshit. Së bashku me të dolëm te porta hyrëse. Kur e pa gjyshi, klithi: GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VII

114


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.