Gjuha shqipe

Page 30

ROBINSONI NË ISHULL DHE “PESHORJA” E TIJ... “Këtu më nxori deti më 30 të Vjeshtës së parë...” Në fillim u mërzita tepër, se do ta humbisja dhe kuptimin e kohës... Për këtë, në anë të një druri fillova të shënoj përditë nga një vijë; vijën e shtatë e bëja kurdoherë dy herë më të gjatë dhe ditën e parë të çdo muaji e bëja edhe më të gjatë. Me këtë sistem pata kalendarin tim të ndarë në javë, muaj e vite. Midis gjithë atyre sendeve që mora nga anija, shtiva në dorë edhe gjëra pa ndonjë vlerë të madhe, po që më hynin shumë në punë. Këto harrova t’i përmendja më parë si, fjala vjen, pena, bojë, letër etj. që kishin gjetur në kabinat e kapitenit të parë, të kapitenit të dytë, të topçiut dhe të marangozit; nja tri a katër busulla, që i mora si i gjeta, pa ditur nëse do të më hynin në punë apo jo. Nuk duhet të harroj se në anije kishim një qen dhe dy mace, që kanë një histori të çuditshme, të cilën do ta tregoj. Të dyja macet i mora me vete, kurse qeni u hodh nga anija në det dhe me not më arriti në ranishte, posa solla ngarkesë e parë. Për shumë vjet me radhë ai qe shërbëtori im besnik, s’linte pa më sjellë asgjë nga ç’kishte mundësi të më sillte. Thashë se kisha gjetur bojë, pena dhe letra; i përdora me kursimin më të madh dhe do t’jua provoj se mbajta shënim pikë për pikë mbi tërë punët e mia, po, kur m’u mbarua boja, s’munda më të shkruaja dhe, sido që bëra çmos, nuk munda të sajoja bojë tjetër. Meqë më mungonin veglat e duhura, punët shkonin shumë ngadalë dhe kështu m’u desh një vit që ta plotësoja krejt rrethimin e banesës time. Hunjtë, me të cilët e rrethova, qenë aq të rëndë, sa mezi i ngrija dhe më hëngrën një kohë të gjatë për t’i prerë, për t’i shpënë gjer në banesën time. Nganjëherë më duheshin dy ditë vetëm për të prerë dhe për të shpënë gjer në vend një nga këta hunj të trashë dhe një ditë e tërë për ta ngulur në dhe. Për këtë punë përdorja një dru të trashë: më vonë përdora një qysqi hekuri, po edhe kjo nuk ma pakësoi mundimin tim të madh. Duke e menduar mirë hallin ku ndodhesha, doemos nuk mund të mos isha i pikëlluar. Tërë vrerin tim e shfreva në letër. Por sado të pikëlluara të ishin këto mendime, arsyeja ime filloi, pak nga pak, ta mposhte dëshpërimin. Me sa mundesha, GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

36


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.