Gjuha shqipe

Page 241

Por shpeshherë si në gjuhën e folur, ashtu edhe në të shkruar, vihen re përdorime të gabuara të trajtave të shkurtra dhe të bashkuara të përemrave vetorë.

Kështu që pranë disa foljesh me kuptim kalimtar të zhdrejtë (që pranojnë si kundrinor një emër në rasën dhanore) përdoret krahas trajtës së shkurtër të përemrit vetor në dhanore edhe trajta e shkurtër në kallëzore: ia arrij qëllimit, ia nis (filloj) punës, ia pëlcas gazit, i kris vrapit etj. Përdorimi i trajtës së bashkuar ia (i+e) në këta togëfjalësha përbën normë, kurse përdorimi vetëm i trajtës së shkurtër në dhanore: i arrita qëllimit, i dha vrapit, përbën shkelje norme. Më poshtë janë dhënë fjali ku trajtat e shkurtra janë përdorur gabim dhe drejt. Analizoni fjalitë dhe tregoni në cilat fjali janë përdorur drejt trajtat e përemrave. 1. a) Ai i tha atyre, por s’e dëgjuan. 2. a) Ai ia dha librat atyre. 3. a) U thashë juve, por s’më kuptuat. 4. a) Ua dhashë juve. 5. a) Ju dhashë atyre. 6. a) Jua dhashë atyre.

b) Ai u tha atyre, por s’e dëgjuan. b) Ai ua dha librat atyre. b) Ju thashë juve, por s’më kuptuat. b) Jua dhashë juve. b) U dhashë atyre. b) Ua dhashë atyre.

Nyjat e përparme Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe vëreni fjalëzat e shkruara me shkronja të zeza. Albana është nxënëse e klasës së gjashtë. Ajo vishet bukur. Ajo mban një bluzë të bukur. Kur e vesh bluzën e kuqe, duket edhe më e bukur. Në fjalitë e mësipërme fjalëzat i, e, së, të, janë nyja të përparme. Nyjat e përparëme përdoren para emrave në rasën gjinore si dhe para mbiemrave të nyjshëm dhe disa përemrave pronorë. Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhanore njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme të pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij. P.sh.: Ja dhashë librin një shoku të fëmijërisë. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

247


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.