Gjuha shqipe

Page 211

Puno për të mirën e popullit. Nëna punonte për djalin e vogël. Fjalët e mësipërme tregojnë qëllimin e kryerjes së një veprimi dhe janë rrethanorë qëllimi. Rrethanor qëllimi quhet gjymtyra që tregon qëllimin e kryerjes së një veprimi. U përgjigjet pyetjeve: Përse?, Me ç’qëllim, Për çfarë qëllimi?. Rrethanori i qëllimit shprehet: - me një ndajfolje pyetëse përse: Përse ke ardhur këtu?. - me një emër ose me një grup emëror me ose pa parafjalë: Ne kemi ardhur këtu për mësim. - me formë të pashtjelluar të paskajores: Ai shkoi në Amerikë për t’u specializuar në fushën e kompjuterave. Në fjalinë e përbërë rrethana e qëllimit shprehet me një pjesë të nënrenditur që fillon me një lidhëz qëllimore që, me qëllim që: Puno që të mos mërdhish. Kujdes! Mos e ngatërroni rrethanorin e qëllimit me atë të shkakut kur shprehet me ndajfoljen përse, sepse rrethanori i qëllimit tregon se veprimi kryhet me një qëllim të caktuar, ndërsa i shkakut një fakt real të pasynuar. Ushtrime 1. Analizoni fjalitë e mëposhtme. Gjeni rrethanorët e shkakut dhe të qëllimit dhe thoni me se janë shprehur. Ermira bëri disa gabime nga nxitimi. Afërdita ngriti kokën për të parë dasmorët. Mali oshëtinte nga gjëmimi i bubullimave. Nxënësve u shkëlqente fytyra nga lumturia. Ata erdhën në Shkup për t’u regjistruar në një shkollë të mesme. Shpesh na vijnë shokët e shkollës për vizitë.

RRETHANORI I MËNYRËS Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe vëreni fjalët e shkruara me shkronja të zeza. Ç’pjesë të ligjëratës janë ato dhe cilën nga gjymtyrët kryesore plotësojnë ato? Drita e recitoi vjershën për bukuri. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

217


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.