Gjuha shqipe

Page 203

Bardhyli dhe Luljeta i kaluan pushimet në fshatin e gjyshes. Koha ishte shumë e freskët. Bardhyli i çonte bukë gjyshit në arë. Ngadonjëherë ndalej pranë një lumi dhe me kënaqësi e shikonte ajrin e kthjellët. Në tekst dallojmë: Emra: Bardhyli, Luljeta, pushimet, fshatin, gjyshes, koha, bukë, gjyshit, arë, lumi, kënaqësi, ujin. Mbiemra: e freskët, e kthjellët. Folje: kaluan, ishte, çonte, ndalej, shikonte. Ndajfolje: shumë, ngadonjëherë. Parafjalë: në, pranë, me. Lidhëza: dhe. Këto fjalë u përkasin klasave të ndryshme, por duke u lidhur gramatikisht hyjnë në marrëdhënie me njëra-tjetrën dhe kështu kryejnë funksione të ndryshme sintaksore në një grup emëror a foljor. P.sh.: funksionin e kryefjalës: Bardhyli dhe Luljeta, koha; funksionin e kallëzuesit: kaluan, ishte (e freskët), çonte, ndalej, shikonte; funksionin e përcaktorit: e kthjellët; funksionin e kundrinorit: pushimet, gjyshit, ujin dhe funksionin e rrethanorit: në fshatin (e gjyshes), në arë, ngadonjëherë, pranë një lumi, me kënaqësi.

FUNKSIONET E FJALËVE DHE TË GRUPEVE TË FJALËVE BRENDAPËRBRENDA GRUPIT EMËROR 1. Funksioni bërthamë e grupit emëror Në këtë funksion na del emri nga i cili varen të gjithë përbërësit e grupit emëror, ku emri është fjalë kryesore. P.sh.: Një erë e lehtë pranverore na i freskoi fytyrat. Emri një erë është bërthamë e grupit, është kryefjalë në fjali. Në funksion të kryefjalës mund të jetë: Një emër: Flamuri këndon. Nxënësit mësojnë. Një grup emëror: Plaku zemërbardhë i donte fëmijët. Peshku i madh e ha të voglin. Një përemrë vetor: Ti e di mirë këtë gjë. Ju e dini mirë këtë gjë. GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

209


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.