Gjuha shqipe

Page 119

a të baltosemi, edhe duke vënë re kush e kush vjen pas. Kur piqemi me miq e njerëz të njohur, ndë janë shokët tanë a më të vegjël, të kujdesemi t’i përshëndesim me të ulur të kryes më parë; ndë na përshëndesin ata, menjëherë t’ua kthejmë me të ulur të kryes. Ndë janë të mëdhenj, të qëndrojmë, të shkojmë, edhe, ndë na përshëndetshin, t’ua kthejmë me nder pas zakonit, të mos i përshëndetim ne të parët, se duket se sikur i bëjmë a u bëhemi shokë. Kur ecim dy vetë bashkë shoqërisht, i vogël të madhit t’i lërë anën më të mirë të udhës. Kur ecim tre a më shumë veta bashkë, më të madhin ta marrim në mes, edhe t’i mbajmë këmbët pakëz më prapa. Kur është nevoja të qëndrojmë përpara njeriut, që do të na flasë a t’i flasim, të qëndrojmë drejt mbi të dy këmbët, të mos këmbejmë njërën mbi tjetrën, a të mbështetemi mbi gjë; dhe të qëndrojmë me kësulë nxjerrë, ndë është zakon. Të ngrënët. Të ngrënët është rrënja e jetës së njeriut edhe e gjithë gjësë së gjallë. Të ngrënët bëhet kështu: Bukën e marrim me dorë dhe e presim dhe kafshatën e vemë në gojë me dorën e djathtë. Gjellët, ato që janë të lëngshme a të qullme i hamë me lugë me dorën e djathtë; ato që janë të fërguara e me pak lëng duke vënë kafshatën e bukës në pirun dhe duke e ngjyer e duke e vënë në gojë. Thelat i hamë me pirun e me thikë; me dorën e majtë mbajmë pirunin dhe me të djathtën thikën edhe, si e zemë thelën me pirun, presim kafshatën me thikë dhe e marrim me pirun e e vemë në gojë. Edhe koska ndë pastë, me pirun e me thikë e zhveshim, me dorë nuk e zemë, se quhet paqytetëri. Pemët, që nuk lyejnë, i marrim me dorë, ndë gojë, ato që qërohen, si pjeshkë e mollë e të tjera, i qërojmë me thikë dhe duke prerë thelën, i marrim: me majën e thikës, e i hamë. Me një fjalë, të vënët dorë ndë gjellë e ndë thelë është punë e paqytetëruar e për turp. Kafshitat e bukës të mos i presim të mëdha sa mezi të na i nxërë goja e të fryhenë bulçitë, edhe të mos t’i ndrysim me dorë, t’i vemë ndë gojë. Të mos ulemi shumë përmbi trapezë, po sa mos na pikojë mbi krahëror, ndë bëftë të na pikojë ndonjë pikë. Ndë bëftë të jetë gjella e nxehtë sa të mos na e durojë goja, të mos i fryjmë, po të presim e të marrim nga pakëz, sa të ftohet. Të mos mbllaçitemi me forcë duke përpjekur buzët e duke rrufitur gjellët e lëngshme, po sa të mundim lehtë e pa u dëgjuar. Kurdo që të rrimë të hamë, të kaptojmë mirë kafshitën e të fshijmë më parë buzët, pa të pijmë, që të mos lyhet qelqi; edhe të mos pijmë rrëmbyrazi e të na dalë nga hundët; as shumë sa të dehemi, po sa na vjen ndë shendët. Jani Vreto GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI PËR KLASËN VI

125


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.