Ese për Mjekësinë

Page 1

Ese për

Mjekësinë

Dr. Besi


Ese për Mjekësinë

Janar 2016


Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. © Dr. Besi Janar 2016 Te gjitha te drejtat e rezervuara:NDALOHET MARRJA E MATERIALEVE TE KETIJ LIBRI, NDRYSHIMI, RIPRODHIMI, KOPJIMI, SHPERNDARJA DHE PUBLIKIMI I TYRE; NE CDO FORME, NGA KUSHTDO TJETER, PERVEC © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Edicioni i Pare. eBook copyright notice An ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from:

     

copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet

Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing).

    

UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right protects eBook authors for 70 years following death. In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death. Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention © 2015 Dr. Besi All rights reserved : E s e n e m e n d i m i n m j e k e s o r © b.bestar, June 2015 London, United Kingdom

TITLE Copyright © 2015 by Dr. Besi. All rights reserved. No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations em bodied in critical articles or reviews. For information contact; Doctor Besi Medical Information. Book and Cover design by b. bestar



***


1 Sfidat e Mjekësisë Botërore Politikane e vendim-marres, eksperte e akademike, profesioniste te mjekesise e paciente, media e shoqeria civile; jane te vetedijshem se sistemi aktual i shendetesise boterore nuk eshte adekuat per t’ju pergjigjur kerkesave te popullates.

1. Mungesa e numrit te Doktoreve. Ne momentin qe shkruaj nuk di asnje vend qe deklaron se eshte i lumtur me numrin e mjekeve ne dispozicion. Amerika e Britania kane nevoje per 00-000 doktore shtese dhe marrin mjeke nga vendet ne zhvillim. Junior doctors (mjeket e rinj) kane arritur dhe 90-120h pune ne jave, ne cdo profesion tjeter nje sherbim qe kalon 1316 h ne dite, do quhej SKLLAVERI. Pasoja direkte e kesaj eshte se takimet me mjekun do vonohen dhe ne urgjenca do rritet koha-e-pritjes. Si ne analizen e meparshme, stresojme se duhen shfrytezuar mundesite e perfshirjes ne menyre me aktive te profesionisteve te tjere si infermiere, teknike, ndihmes-mjeke e farmaciste; ne kurimin e pacienteve. Duke liruar mjeket te merret me problemet qe i pergjigjen tranjimit te tyre. Ne vendet e vogla, ku futet dhe Shqiperia, jane disa faktore qe i veshtiresojne me teper keto mungesa (a) brain drain, mjeket tentojne te iken drejt Perendimit (b) mungesa e politikave afatgjata qeveritare. (c) kost-efektiviteti, tranjimi i nje mjeku eshte i kushtueshem, per cdo mjek qe iken shoqeria humb $ 00-000. (d) mungesat ne teknologji (e) mungesat ne eksperimentim, shkence e koperim per studime akademike (f) investimet e pakta. (g) apatia e publikut, i cili rralle here terheq vemendjen e politikes ndaj shendetesise.


Dr Besi 2. Gabimet e mjekesise, infeksionet spitalore dhe mbi-mjekimet. Nder shkaqet e vdekjeve te parandalueshme, keto renditen ne vendet e para. Studimet tregojne se HOSPITAL ACQUIRED CONDITIONS (sic) vrasin me shume njerez se aksidentet rrugore ose diabeti. Ilacet e dhena gabim ose nderhyrjet e panevojshme jane nje aspekt tjeter qe duhen kontrolluar e reduktuar. Presioni i rritur ndaj mjekeve PER TE BERE APO DHENE DICKA sjell nje numer shume te larte fatalitetesh; kjo jo gjithmone nga injoranca apo pa-aftesia e tyre. Mbi-perdorimi dhe dhenia e kurave te padobishme kane tendosur sistemin ne pika ekstreme, duke bere te humbasin $ miliarda.

3. Rezistenca ndaj antibiotikeve. Tashme konsiderohet bomba nen kronometer (ticking time bomb) Sipas OBSH: “sot infeksionet antiobiotikorezistente jane nje nga kercenimet me madhore globale te shendetit tone� Kemi >2.000.000 persona qe marrin keto infeksione, nga te cilet 23.000 vdesin, ku shumica e ketyre vdekjeve ndodh ne ambientet shendetsore. Frika madhore per ekspertet eshte: a do bejme nje kthim pas kur nje gervishtje dhe nje infeksion i thjeshte na merrte jeten. Tek DBMI kemi theksuar se A. Flemingu ne fjalen e tij kur mori Cmimin Nobel ne 1945, na pati paralajmeruar per antibiotiko-rezistencen. Klik Ketu

4. Vete-diagnozat dhe vete-mjekimi. Kemi kaluar pertej kerkimit te simptomave ne google, teknologjia e aplikimet e saj jane te shume-aneshme. Ka apps (aplikime) te cilat monitorojne gjendje te ndryshme, nga crregullimet metabolike tek ato te gjumit. Akoma nuk kemi zgjidhur problemin e privatesise, sot mendohet se vetem 53% e medical data (sic) eshte e mbrojtur. Duhet patur parasysh se ka dhe rreziqe, disa individe qe blejne barna ne internet mund te kene probleme me ilace (a) te rreme e qe nuk kane efekt (b) te skaduara ose dhe te dobeta (c) te demshme e te pakontrolluara. Ne kete pjese e shoh me vend te theksoj 2 KESHILLA TE DOMOSDOSHME: (1) dhe sikur simptomat tuaja te jene 100% text-book, ju nuk jeni mjeke dhe ne mungese te eksperiences klinike e njohurive te plota profesionale mund te beni gabime fatale (2) barnat tuaja te dhena nga mjeku per nje problem te caktuar, asnjehere nuk duhen dhene per nje

3


Ese person tjeter te familjes, shok, mik a koleg te punes. Mjeku perdor viziten dhe anamnezen, ekzaminime fizike dhe teste laboratorike, teknologjine dhe (vijme prape te) eksperiencen klinike. Pavaresisht epokes e zhvillimit te saj, ne mijevjecare mjekesia operon nen nje parim solid: 1st do no harm. [Si fillim mos demto - Hipokrati] Prandaj roli i doktorit do ngelet i pazevendesueshem.

5. Demografia dhe jetegjatesia. Bota sot perballet me nje krize te pashmangshme. Me rritjen e popullsie dhe te jetegjatesise numri i njerezve mbi 65 vjec do rritet me 101% nga viti 2000 - 2030. Kush do kujdeset per to? Problemet jane nga ekonomike, te pensionet e ushqimet, te ato logjistike per jetesen dhe sherbimet e pazarin, per te perfunduar te kujdesi per individet e moshes se 3-te. Ndoshta duhet krijuar nje grup i vecante kujdestaresh vetem per kete moshe. Serish kthehemi te kostot, KUSH DO PAGUAJE PER KETE KUJDES? Ne kete moshe ka shume semundje progesive-degjenerative, permendim Parkinsonin e Alzhajmer, si dhe shume semundje kronike qe kerkojne manaxhim ditor e monitorim mjekesor konstant. Ne ShBA jane 5.200.000 persona me Alzhajmer, ne vitin 2050 mendohet se kostoja per kujdesin e tyre do shkoje ne $ 1.2 trilione.

6. Drogat dhe Substancat Abuzuese. Me gjithe ndryshimet ne legjislacion, persa i perket disa drogave te buta ose lejimit te mariuanes ne disa shtete, problemi eshte si do behet ne vendet e tjera. Studimet dhe statistikat e plota mungojne per ta justifikuar plotesisht nje liri a mbyllje totale. Gjithashtu, problemi te adoleshentet, femrat shtatezene, ndikimet ne aksidentet rrugore dhe kriminalitet; patjeter kane lidhje me mjekesine qe ngelet vendi prites i efekteve e pasojave sekondare, ose finale te abuzimeve, intoksikimeve, varesise kronike e problemeve psiko-fizike.

7. Globalizmi, puna dhe stresi. Ne vendet Perendimore njerezit shpenzojne pjesen me te madhe te jetes ne pune. Ne nuk kemi shume pushime dhe qetesi, na rrethon stresi, pasiguria e zhurma. Sigurisht qe keto pasqyrohen me efekte ne shendetin tone. Problemet e ngritura jane te

4


Dr Besi shumta: (a) cfare mund te bejne qeverite (b) cfare mund te beje biznesi (c) cfare mund te beje mjekesia, dhe se fundmi (d) cfare duhet te beje vete individi. Flitet per nje balance te punes dhe jetes; me ane te qetesise, meditimeve dhe masave per te perballuar stresin.

8. Mjekesia e personalizuar dhe teknologjia Pas (de) kodifikimit te gjenomit njerezor {harta e} sot shkencetaret mund te parashikojne shancet per semundjet qe do kemi, si dhe jane ne prodhim barna te reja per ti luftuar ato. Me ane te analizimit te ADN-se dhe bio-markuesve po arrihet te kuptohet deri diku tendenca e disa njerezve per disa semundje. Ne kete forme mund te shkojme ne situata kur per njerez te vecante do kete ilace te personalizuara. Trajtimi individual shpejt do bazohet ne faktoret sociale, hereditare, gjenetike, epigjenetike, moshen e keshtu me rradhe. Arritjet ne fushen e transplanteve, eksperimentimet me rritjen e indeve artificiale, zbulimet ne biologjine molekulare, aplikimet e mjekesise nukleare dhe te nanoteknologjise; ne vitet e ardhshme do kene perdorim me masiv.

9. Obeziteti. Futet tek “lifes-tyle diseases” qe prek njerezit ne moshen e dyte dhe te trete. (MENDIMI IM PERSONAL: OBEZITETI NUK ESHTE KAQ I THJESHTE DHE S’KA TE BEJE VETEM ME NGRENIEN, POR PO VAZHDOJME ME LINJEN ZYRTARE) Shkenca akoma nuk ka shpjeguar plotesisht mekanizmat e obezitetit, ne menyre sistematike (hapat) dhe te kenaqshme (tablone e plote dhe te pakontestuar) Ne nje pike bashkohemi te gjithe; pasojat ne shendetin publik jane kercenuese. Cfare e komplikon problemin eshte se dy njerez prane e prane mund te konsumojne te njejten sasi ushqimi ku njeri e magazinon ne forme dhjami e tjetri jo. Do ishte shikim i thjeshtezuar ti lihet kjo vetem NGRENIES E JETES AKTIVE. Nje teori, bazohet ne analiza te metejshme epigjenetike, studimi i ndryshimeve te ADN-se qe vjen nga faktoret ambjentale; si stresi, dieta, ndotja, puna etj. Per tani dhe me faktet qe kemi duhet te bejme nje liste te shpejte per lidhjet dhe pasojat e obezitetit i cili rrit shancet per: tipin 2 te diabetit, hipertensionin, semundjet koronare te zemres, hemorragjine cerebrale, osteoartritin, semundjet e fshikezes se temthit, apnene e gjumit (apnea) dislipidemia dhe

5


Ese ato endometriale, problemet respiratore, gjirit, prostates dhe kancerin e kolonit.

10. Duhani dhe alkoholi. I fusim ketu dhe jo ne piken 6-te, se jane letesisht te gjindura ne cdo vend te botes dhe perdoren ne menyre masive. Flitet per SEMUNDJE NGA VARESIA E DUHANIT, i cili sjell shume semundje dhe vdekje te parakohshme. Keto semundje mund te parandalohen plotesisht nese lihet duhani. Alkoli pervec pasojave qe ka ne demtimet e indeve te trupit dhe aksidentet ne pune e me makine, ka dhe nje efekt te demshem kur merret gjate terapise me ilace te ndryshme.

11. Shendeti Mendor. Forma me e hasur e ketyre probleme ne moshen mbi 40 vjecare eshte depresioni. Nese nuk trajtohet ne menyre profesionale dhe ne kohe, mund te sjelle suicidin. Nje fakt: numri i vetevrasjeve ne burrat e moshes se trete te races se bardhe eshte me i larte se ne cdo grup tjeter, perfshire dhe adoleshentet. Dementia shpesh keqkuptohet si problem i moshes; nuk eshte i tille. Dementia vjen nga semundjet, reaksionet ndaj ilaceve, problemet me shikimin e degjimin, infeksionet, keq-balancat ushqimore; vjen dhe nga diabeti, arterioskleroza dhe semundjet e veshkave. Kemi shume forma te dementias (keto i kemi shpjeguar te DBMI) e nje prej tyre haset te semundja e Alzhajmer.

12. Imunizimi dhe mundesise (akces) per kurim. Nder shkaqet madhore te vdekjeve jane influenza e pneumonia, vaksinimet dhe programet per moshat 0-16 vjec dhe moshat e treta, e kane ulur shume rrezikun ndaj ketyre semundjeve e atyre infektive ne pjese te ndryshme te botes. Por monitorimi i semundjeve ne VULNERABLE GROUPS (grupet ne rrezik) ngelet nje problem madhor, si ne planin ekonomik e ate praktik. Ne nje ane duhen me shume pediater dhe ne anen tjeter me shume mjeke gjeriatrike. Ndihma fillon me projektet komunitare (edukimi e parandalimi) te ato te imunizimit masiv (cerdhe, kopshte e shkolla) deri te investimet per vaksina e ilace te reja, krijim laboratoresh dhe studime per semundjet infektive sipas vendit dhe prevalences.

6


Dr Besi Pasi permendem sfidat e te nesermes, s'duhen harruar arritjet, progresi e dedikimi i personelit mjeksor ne luften ndaj semundjeve te ndryshme. Hapi tjeter ka te beje me te gjithe ne. Nisur nga specifika jone me teper indiferenca dhe mungesa e transparences, do keshilloja qe publiku duhet te beje presion te qeveria e politika per ndryshime cilesore. Gjithashtu dhe biznesi duhet te jete me i vetedijeshem ndaj pergjegjesise qe ka per shendetin e punonjesve si dhe masat qe duhen marre ne te ardhmen. Per te arritur nje balance qe eshte e afte tu pershtatet dhe te perballoje keto sfida, duhet qe te gjitha grupet e shoqerise, te jene ne frekuence te plote me njera tjetren. Ne fund te fundit sic thuhen rendom: ASGJE NUK ESHTE ME I RENDESISHEM SE SHENDETI. Deduksioni llogjik tregon se normalisht te gjithe e kuptojme kete. Praktika jetesore thote se ne shume raste, shendetesine ne pergjithesi dhe shendetin tone ne vecanti ne e trajtojme si problem akut duke i dhene vemendje vetem atehere kur na duhet ne. Kjo tradite do ndryshuar, duke pasur nje tablo te plote te sfidave ne do jemi me te pergatitur per keto ndryshime.

25 October 2015

Referenca Professor Liselotte Højgaard, chairman of the EU Advisory Group for Horizon 2020, Societal Challenges 1, ”Health, demographic change and wellbeing” Anne Ringgaard, Science-Nordic. Multiple regions in your genome help determine how much you weigh and how fat is distributed in your body. National Heart Lung and Blood Institute of the National Institutes of Health. The Future of Genomic Research for Prevention and Treatment of Heart, Lung, and Blood Diseases Executive Summary The Centers for Disease Control and Prevention (CDC) "Tobacco dependence disease." Nesta. org. uk Health and ageing Nikhil R. Sahni, Robert Kocher and David M. Cutler, May1. 2015 Forbes. The Future Of Medicine -- Where Investors Are Putting Their Money

7


Ese Josh Fischman | Mar 17, 2015 Nanomedicine Aims New Treatments at Cancer and Dangerous Wounds Tia Kostas , Allison Paquin, James L Rudolph

Practical geriatric

assessment.Aging Health, Vol. 9, No. 6, Pages 579-591. Anne-Marie Cagliarini , Hannah L Price , Sam T Livemore , Andrew J Larner Will use of the Six-Item Cognitive Impairment Test help to close the dementia diagnosis gap? Aging Health, Vol. 9, No. 6, Pages 563-566. John E Morley Aging successfullyAging Health, Vol. 9, No. 6, Pages 615-617. Eric Topol, MD THE CREATIVE DESTRUCTION OF MEDICINE: HOW THE DIGITAL REVOLUTION WILL CREATE BETTER HEALTH CARE. Ron Winslow & Gary Rosen Dec. 31, 2012 The Future of Medicine Is Now. WSJ Ken Terry, Alison Ritchie, Donna Marbury, Lisa Smith, Elaine Pofeldt Dec. 01, 2014 Top 15 challenges facing physicians in 2015 Medical Economics

8


2 Antibiotiko-Rezistenca si Apokalips i Mjekesise Moderne Nese dikush do na kerkonte te imagjinonim jeten para 100 vitesh dhe cfare do ju mungonte nga te gjitha zhvillimet e kesaj periudhe? Pa asnje hezitim do pergjigjesha: Antibiotiket.

Antibiotiko-rezistenca. Ngelet nje nga pikepyetje madhore me te cilen perballet mjekesia moderne. Ne jemi ne kontakt te perditshem me mijera bakterie, disa prej tyre jetojne ne trupin tone, qe nga lekura deri te zorret. Nje organizem i shendetshem ka balance te ketij ekosistemi qe e quajme flora mikrobiale. (jo te gjitha bakteriet jane te demshme) Ndersa mekanizmat selektive natyrore bejne qe trupi yne i lufton patogjenet e demshem. Ky term duhet marre si relativ, ka tipe bakteriesh qe sjellin semundje pavaresisht rrethanave dhe te tjera qe sjellin semundje vetem ku largohen nga ambjenti i tyre normal e kalojne ne nje tjeter. (p.sh. nga zorra ne fshikezen e urines)

Cfare jane Antibiotiket? Nje term i shume perdorur duket se dihet nga te gjithe. Me mire “let go back to basics� ta kuptojme perfundimisht. Antibiotiket jane nje tip ilacesh te cilat luftojne infeksionet bakteriale. Ato jane substanca kimike (grup molekulash te vogla) qe futen dhe ngjiten ne pjeset kryesore te murit te bakterieve. Nese nje antibiotik specifik reagon ndaj nje bakteri specifik, themi qe ky i fundit ndalon rritjen ose vdes. Cfare godet antibiotiku? (a) sheqernat/proteinat ne murin bakterial (b) enzimat kryesore qe krijojne ADN-ne bakteriale ose proteinat.


Ese Kur molekula e nje antibiotiku ngjitet te bakteria-target, ajo shkaterron enzimat e tyre. Nese ka sasi te mjaftueshme antibiotikesh, kemi dy efekte (a) bakterio-statik, ku barkteri ndalon rritjen/ shumezimin (b) baktericid, ku bakteria vritet. SQARIM: ANTIBIOTIKET NUK NDIKOJNE TE PARAZITET, KERPURDHRAT DHE VIRUSET.

Si jane zbuluar antibiotiket? Kemi folur disa here per kete ne projektin DBMI, ne fushen e komenteve do postoj nje karte per ri-freksim.

Si funksionojne antibiotiket? Shembulli me i njohur nga te gjithe eshte PENICILINA. Ka disa te mira pasi nuk eshte toksike te njerezit ne ato perqendrime qe shkaterron bakteriet dhe sepse eshte e afte te vrase tipe te ndryshme bakteriesh. Penicilina demton muret mikrobiale duke (a) deaktivuar nje enzime (trasnpeptidaze) qe perdoret per ndertimin dhe riparimin e murit te bakteries (b) aktivon nje enzime tjeter (autolyzine) e cila prish pjese te murit bakterial, qe zakonisht aktivohet vetem kur bakteriet jane ne shumezim e siper. Antibiotiket dobesojne e demtojne muret qelizore te bakterieve dhe i parandalojne ata te beje riparime. Me nje mur te dobet, uji futet brenda, bakteria “enjtet dhe shperthen� Ndersa nje antibotik tjeter (azithromycin) qe eshte i spektrit te gjere, lidhet me

10


Dr Besi ribozomet dhe bllokon aftesine e bakterieve te krijojne proteina, pra parandalon shumezimin e tyre.

Si u zhvilluan antibiotiket? Per kete shiko figuren ilustruse si dhe karten ne fushen e komenteve. Disa antibiotike jane te spektrit te ngushte (narrow spectrum) ndersa te tjere jane te spektrit te gjere (broad spectrum) Per te krijuar nga e para nje klase te re antibiotikesh eshte shume e veshtire. Ne gjejme lehtesisht kimikate qe vrasin bakterian por nuk eshte e lehte te perdoren ne trupin e njeriun si ilace. Sipas Silver, L., 2011, zbulimi i fundit i nje antibiotiku te ri ka qene ne 1987, pra ~ 30 vite me pare. Kerkimet vazhdojne cdo dite por nuk ka siguri nese do jene efektive si ilace.

Cfare po ndodh? Mungesat ne zbulime te antibiotikeve te rinj e mbiperdorimet e antibiotikeve ekzistues ka sjelle probleme madhore. Kur bakteria behet rezistente ndaj nje klace antibiotikesh, ajo merr nje fare rezistence tek te gjitha ilacet e te njejtes klase. P.sh. nje bakter qe eshte rezistent ndaj peniclines, ne disa nivele i reziston dhe ampicilines. Nuk do harruar se ajo qe ne sot e quajme mjeksia moderne, fillon me antibiotiket. Ne fakt aq te rendesishme jane keto ilace sa ne flasim per dy epoka, para e pas zbulimit te antibiotikeve, per te ndare 4000 vite mjekesi me 70 vitet e fundit. Nese e humbim kete grup barnash, ngelemi pa armet kryesore per te perballuar shume semundje vdekjeprurese. Nga nje gervishtje te nje operacion apendisiti, do coje jeten tone ne balance. Lindjet, transplantet, trajtimet e kancereve dhe shume procedura mjeksore, po ashtu, do na dalin nga kontrolli. Qendra per Trajtimin e Semundjeve ne ShBA (US Centers of Disease Control) tashme paralajmeron nje epoke post-antibiotikesh, nga mikrobe qe i quan “NIGHTMARE BACTERIA” Ndersa chief medical officer per Angline, Prof Dame Sally Davies, si paralel per mjekesine “ku antibiotiket nuk funksionojne me” ka perdorur termin: Apokalips. Ne fjalen e tij ne ceremonine e Cmimit Nobel, A. Flemingu pati parajmeruar: “Mund te vije nje kohe qe penicilina do blihet ne dyqane nga te gjithe. Keshtu do kete rreziqe qe njeriu injorant mund te demtoje veten, duke ekspozuar mikrobet e tij te sasite jo-letale te ilacit qe do i beje bakteriet rezistente”

11


Ese Ku e pse perdoren Antibiotiket? Si shpjeguam me siper te mekanizmi i veprimit, ato funksionojne vetem ndaj bakterieve. Antibiotiket nenshtruan nga tuberkulozin vrastar te infeksionet seksuale te pakurueshme. Por perdorimi i tyre eshte me i perhapur sesa mendohet, jane dhene gjeresisht dhe ne veterinari. Nese nuk kufizojme mbi-perdorimin e tyre, do perballemi me nje bote-mjeksore te viteve 1920-1930. Komuniteti Europian ka ndaluar perdorimin e antibiotikeve ne rritjen e kafsheve por kjo vazhdon ne vende te tjera te botes. Nje problem i ngjashem eshte dhe me peshqit. Ne nje fare menyre, nepermjet zingjirit ushqimor, keto bakterie antibiotiko-rezistente percillen dhe te njeriu.

MRSA - Superbugs. Me i njohuri i bakterieve antibiotiko-rezistente eshte Stafilokoku-i

arte-meticilino-rezistent

(MRSA

-

Methicillin-resistant

Staphylococcus aureus) i cili sjell komplikacione te rrezikshme per jeten. Si fillim pati rritje dramatike te tij, sot statistikat tregojne se numri vdekjeve ne vendet Perendimore eshte ne renie. P.sh ne Angli & Uells nga 2007 ne 2011 vdekjet rane prej 1600 ne 364 ne vit. Kjo tregoi se nese rriten masat higjenike atehere ulet rastet per tu perhapur infeksioni.

Pse po e humbim luften? Arsyet themelore jane disa. (a) Kjo eshte lufte numrash, bakteriet jo vetem jane te shumellojshme por dhe i njejti bakter eshte me aftesi te jashtezakonshme shumezimi, njihen koloni bakteriale qe dyfishojne numrat ne 20 minuta. (b) Ato krijojne mutacione shume shpejt dhe fare lehte injorojne cdo lloj ilaci. (c) Tani eshte pare se nje bakter mund te nderroje pjeseza te kodit gjenetik me nje bakter tjeter, qofte dhe nga nje specie tjeter. (procesin quhet: konjugim) (d) Perdorim pa kriter i antibiotikeve dhe per te ftohura a kollitje, ka sjelle rezitence ne te pakten 2 gjenerata njerezish (e) lehtesia per udhetimet nderkombetare, cdo udhetar mund te sjelle nje lloj te ri bakteri antibotiko-rezistant nga nje vend me kushte jo te mira sanitare. Si p.sh NDM-1 (New Dehli Metallo-betalactamase-1)

12


Dr Besi Antibiotiko rezistenca e Shoqeria. Njerezit akoma sot nuk e kuptojne qarte se ku mund te na shpjere ky skenar. Ekspertet ne shume raste mund te ekzagjerojne, e jo gjithmone u dalin parashikimet por problemi aktual eshte me numrat ne rritje, qe disa e quajne si nje tajfun te ngadalshem. Qofte dhe me infeksionet aktuale humbjet ekonomike nga kohezgjatja e qendrimit ne spitale jane dicka qe sistemet shendetsore nuk e perballojne. Nese luften do e fitojne bakteriet ne do kthemi pas ne kohe: teepoka paraantibiotikeve, ku pasojat i kemi te mire-dokumentuara nga historia.

Konkluzione

13


Ese   

Infeksionet nga bakteriet antibiotiko-rezistente rrisin nivelet e semundjes dhe vdekjeve, si dhe kohegjatesine e qendrimit ne spitale. Perdorimi pa kriter i antibiotikeve mund te rrise numrat e pacienteve qe infektohen nga bakteriet antibiotiko-rezistente Pak antibiotike te rinj jane ne zhvillim e siper. Duke u rritur rezitenca ne bakterie, do jete e veshtire te kontrollohen infeksionet.

Nga vjen problemi? Perdorim i gabuar i antiobitikeve:    

Duke mos i marre antibitioket sic keshillon receta e mjekut Duke mase marre dozat ne kohen e duhur apo harruar ato Duke mos i marre ne intervalet ekzakte qe rekomandon mjeku Duke ruajtur disa antibitioke ne shtepi dhe vete-mjekuar me vone

Dhenia pa kritere   

Kur jepen receta per antibiotike ne menyre te panevojshme Perdorim i papershtatshem per antibiotiket e spektrit te gjere Dhenia e tipit te gabuar te antibiotikeve dhe ne doza apo kohezgjatje jo optimale.

Si te veprojme? Recatat e antibiotikeve nga spitalet dhe mjeket duhet te kthehen ne prioritet        

Studime te sakta te terapive me antibiotike Implementim planesh anti-mikrobiale te strukturuar. Vigjilence spitalore dhe mbledhje statistikash per mikrobet. Higjene e shtuar ne ambientet spitalore Perdorim me kursim dhe vetem ne raste te domosdoshme Edukim i mjekeve te familjes, ku stresohet se: 'shumica e probleme stinore jane virale.' Politika dhe investime qeveritare per antibiotiko-rezistencen. Studime, konsultime e konkluzione shkencore dhe akademike, me aplikime ne punen e perditshme te mjekeve.

14


Dr Besi

3 E Ardhmja e MjekĂŤsisĂŤ dhe Roli i Doktorit

Ne shekullin e fundit kemi pasur EPOKEN E ARTE te mjekesise por misioni i mjekut ngelet i njejte per mijera vite; ekzaminim, diagnostikim e tentativa per te permiresuar gjendjen e te semurit.

Ne gjysmen e 2-te te shek 19-te, mjeket fituan prominence te re, u krijuan shoqata dhe u hartuan ligje qe rregullonin profesonin. Pati ndarje te plote mes xheraheve e mjekut popullor me ato qe pergatiteshin me formim shkencor. Licencimi dhe deontologjia i dhane mjekut nje status te ri, teknologjia e ndihmoi me shume.

15


Zbulimet ne mjekesi sollen diagnoza me te sakta e trajtime me efektive. Me kete erdhen dhe shperblimet per mjekun, respekt ne komunitet me status te vecante shoqeror. Sigurisht, pa harruar se mjeket shpetojne jete. Ne ShBA nje Dr i ri merr 2x me shume se nje punonjes mesatar ndersa nje specialist 10x me teper. (sipas McKinsey) Ne shek e 21-te po perballemi me nje fenomen te ri, ne vitin 2030 parashikohet se 22% e njerezve ne vendet e zhvilluara do jene =/+ 65 vjecare. Kjo shifer eshte 2x me e larte se ne 1990. Jetegjatesia ne rritje se bashku me semundjet kronike e kane cuar shendetesine ne pika qe nuk i perballon dot si me pare. Sot 50% e Amerikaneve kane diabet dhe / ose hipertension.

Ku calon shendetesia? Sikur te vazhdojme me politikat e shek 20-te duke trajtuar problemet e shek 21-te, do duhej nje numer jashtezakonisht i larte doktoresh. Semundjet kronike s’jane dicka ku doktoret shkelqejnedhe sigurisht u marrin shume nga koha e tyre. Buxhetet e shendetesise s’perputhen me rritjen e popullates dhe te kerkesave. Sipas shifrave nga Harvard University, produktiviteti i punes ne Amerike eshte rritur me 1.8% ndersa i shendetesise ka rene me 0.6% ne 20 vitet e fundit. Si fillim do njohur e pranuar problemi, sistemet e sotme shendetesore s’jane adekuate per t’ju pergjigjur situates.

Ku jemi realisht? Deri tani jemi te detyruar te vazhdojme si kemi qene. Per mire a keq ky sistem mundohet me te gjitha mundesite qe ka por kjo nuk eshte e mjaftueshme! Cdo dite e me teper po ekspozohen te carat e mungesat, te cilat jane te pamundura te zgjidhen me ri-arranxhime dhe metoda qe bazohen ne parimet e shkuara dhe metodat jo-efektive ne perdorim e siper.

Si do vije zgjidhja? Nje mundesi eshte eficenca dhe kjo eshte pare ne vendet ne zhvillim. Britania ka ~30 mjeke per 100.000 paciente ndersa India vetem 6. Ne Indi nje operacion kushton $2000, ne SHBA i njejti operacion shkon 15x me shume. Detyruar nga rrethanat, shendetesia Indiane ka marre masa qe japin rezultate. Ne maternitete pergjegjesine e


Dr Besi kane mamite te cilat kushtojne me pak. Ka kirurge qe bejne nga 2 operacione paralele duke ekzekutuar pjesen me te veshtire te tyre. Shtohet stafi mbeshtetes me teknike dhe asistente te cilet s’kane nevoje per tranjimin e nje kirurgu por fare mire bejne disa pune rutine.

Vetem kaq? Sigurisht jo. Duhet shfrytezuar teknologjia e metodat kostefektive. Ne Meksike shume keshilla jepen nga mjeku ne telefon duke i kursyer kohen per vizita ne shtepi. Po vihen diagnoza ne distance dhe eshte ne rritje kirurgjia robotike. Ne 2001 mjeket ne New York operuan fshikezen e temthit tek nje paciente ne Strasbourg. Mjekesia duhet tu pershtatet fushave te tjera. Ne fillim kur ushtria filloi me dronet fluturuese ate pergjegjesi e kishin vetem oficere te pergatitur me shume shpenzime, sot kete detyre e kryjne rangje me tjera me shume me pak tranjim.

Bashkepunin

dhe

sub-contracting

(sic)

Ekspertet

theksojne

se

teknologjia dhe dhenia e besimit ne disa grupe teknikesh e infermieresh krijon ndryshime radikale ne kriza ku s'duhet nderhyrja e mjekut. Kordinimi mes kompanive teknologjike qe monitoron pacientet dhe teknikeve shendetesore, krijon nje mbulese ne shume situata si psh. nivelet e glukozes ne gjak, insuficiencen kardiake, rritjen ne peshe etj. Spitalet qe kane bere keto ndryshime kane ulur kostot me 20% dhe vizitat me 30-40% nga 2005-2010. Ne Britani teknologjia mjekesore TELEHEALTH, solli nje renie prej 20% te paraqitjeve ne dept. e urgjencave.

Po sistemi? Ndryshimi total i sistemit eshte shume i veshtire, reformat kundershtohen nga lobet mjekesore e farmaceutike, grupet e interesit e ato rregullatore. Por eshte kuptuar se punonjes me me pak tranjim se mjeket jane po aq efektive. Ne ShBA ka nje studim ku eshte pare se asistenti i mjekut mund te beje ~85% te punes te nje mjeku te familjes. Sipas BRITISH MEDICAL JOURNAL, eshte vene re se ne Britani, Amerike, Afriken e Jugut, Izrael e Japoni, pacientet ishin po aq te kenaqur kur trajtoheshin nga infermieret, ne rastet kur nuk kishte mjeke.

17


Ese Po doktoret ku qendrojne ne kete mes? Situata nuk eshte e qarte, fuqia e tyre eshte ne formimin mjekesor jo ne manaxhimin e sistemeve. Gjithsesi ata s’jane te gatshem ta dorezojne influencen e tyre. Ne Japoni lobi mjeksor nuk e pranon trajtimin nga infermieret, po ashtu ne Azi dhe Oqeani eshte e njejta situate. Ne ShBA, shoqata e mjekeve (The American Medical Association) sugjerime te tilla i pret me ironi te maskuar: “infermieret jane vitale ne sistemin shendetesor por tranjimi e arsimimi eshte i pazevendesueshem”

Si do jete e ardhmja? Asnje nuk e di saktesisht si eshte e ardhmja vec duhen marre masa per nje grup gjitheperfshires. Shifrat e kane provuar se sistemi nuk mbahet dot vetem nga mjeket. Pse nuk prodhojme me shume doktore? Kjo nuk eshte e mundur, asnjehere s’do kete mjeke qe plotesojne nevojat e nje popullate. Trajnimi i tyre eshte i kushtueshem e kerkon afate te gjata; dije, baze materiale dhe eksperience klinike.

Konkluzion. Nje kombinim i te gjithe faktoreve te mesiperm, pa dyshim qe do sillte rezultate. Mjeket do kene mundesine te dedikojne aftesite e tyre ne situata me komplekse qe u pershtaten tranjimit te tyre. Ne nje fare menyre ata mund te humbin dicka nga prestigji i meparshem por pacienti do jete fitues. Jane disa trends (sic) qe po e ndryshojne shendetesine me shpejtesi te ciles nuk i pergjigjen dot metodat e sotme, (a) rritja demografike (b) rritja e jetegjatesise (c) investimet ne mjekesi nuk u pergjigjen dot faktoreve a & b (d) mjekesia e personalizuar (e) testimi i ADN-se per trajtimet (f) decentralizimi i shendetesise (g) pabarazia ne trajim dhe (h) teknologjia.

SHENIM: DUKE SHKRUAR PER DBMI, VITIN E KALUAR PO STUDIOJA STATISTIKAT PER MJEKET NE EUROPE. SHQIPERIA E KOSOVA ISHIN NE VENDET E FUNDIT ME < 2 MJEKE PER 1.000 BANORE. GREQIA NE VENDIN E PARE, 6/+ MJEKE PER 1.000 BANORE. ESHTE IMPERATIVE QE NE SHQIPERI TE STUDIOHEN MUNDESITE PER NJE SISTEM MBESHTETES, KU ASISTENTEVE, INFERMIEREVE E TEKNOLOGJISE; TU JEPET ME SHUME HAPESIRA NE TRAJTIMIN E KOMUNIKIMIN ME PACIENTET.

18


Dr Besi Ne "grupet mbeshtetese" nuk jam ndalur te Farmacistet, eshte subjekt i vecante qe do kerkonte nje artikull me vete. Shkurtimisht - farmacistet kane tranjim mjekesor solid e ne shume vende japin keshilla per pacientet. Mos hezitoni ti pyesni per problemet tuaja dhe ilacet qe jepen pa recete. Ne disa Farmaci ka monitorime per peshen, glukozen, hipertensionin etj. Puna e tyre jo vetem meriton respektin e publikut por duhen terhequr me shume ne forefront (sic) te mjekesise moderne. bb. tetor. 2015

19


4 Pandershmëria e Frojdit, në një nga Gabimet më të Medha të Mjekësisë Ne 1888 S. Frojdi njihet me Wilhelm Fliess, ne 10 vitet ne vazhdim jane miq te ngushte e partnere intelektuale. Fliess per pak e terhoqi Frojdin drejt shkaterrimit. Te dy besuan se, se bashku ato do kuronin nje game semundjesh qe vinin nga masturbimi. Frojdi si mjek i nervave, do merrej me neuroastenite, dhimbje stomaku, dhimbje koke e histerine; Fliess do mjekonte semundjen alarmante qe ai e quante NEUROZA E REFLEKSIT NAZAL. Gjithe Fajin e Ka Hunda! Fliess ne kuptimin e tij Viktorian, besonte se duke trajtuar nje pike ne hunde do kuronte semundjet abdominale, nje pike tjeter menstruacionet e crregullta, tjetra koliken e keshtu me rradhe. Sigurisht, persa kohe qe zonjusha do ndalonte vete-abuzimin. “Femrat qe masturbojne vuajne nga dismenorreja – shkruan Fleiss ne 1902 – do i kuroj me nje operacion ne hunde, nese ndalojne kete praktike te demshme” Refleksi i Neurozes Nazale Si cdo i cmendur tjeter, Fleiss ishte krejtesisht i bindur se per te kuruar nje semundje duhet te eleminohej burimi. Meqe burimi ishte ne hunde, me mire te hiqeshin kockt e saj, apo jo? Me ngadale. Fleiss donte ta bente kete por i mungonte trajnimi kirurgjikal, i vetmi qe e perkrahte ne kete deluzion ishte miku i tij Sigmund Freud. Perfundimisht, ngeli vetem Frojdi ai qe qe gati te conte nje qytetar ne duart e nje lunatiku per te provuar nje teori krejtesisht te pabaze. Tragjedia e Emma Ecktein. Pak vite me pare kjo vajze do lihej te vuante ne vetmine e saj por tani nje gjenerate e re doktoresh te nervave, ishin te vendosur te ndihmonin vajzat me dhimbje barku dhe te periodave. Trajtimi


Dr Besi nga Frojdi, sipas borgjezise Viktoriane, dukej po aq i cmendur sa i Freiss qe propozonte kauterizimin e hundes. Mjeku i ri Frojd e degjoi Emen me kujdes per ankesat e saj, si dhe mesoi se ajo masturbonte. Po ashtu, kur kishte qene femije ishte abuzuar nga nje kusheri i rritur. Kete situate ai po e shihte ne shume paciente neurotike [abuzimin seksual] Duke mos pasur mbeshtetje, prova e bagazh intelektual, Frojdi fton Dr Fleiss ne Viene per ti hequr Emes kocken e hundes. Dr Fleiss i heq kocken turbinate te majte dhe iken. Frojdi e mbajti Emen ne shtepi duke e favorizuar si pacienten e pare qe ju nenshtrua kures kirurgjikale te neuroastenise.

Ne fakt, Emes, keta te dy i shkaterruan jeten. Hunda e saj refuzoi te sherohej dhe zuri qelb. Kjo ishte pertej aftesive te Frojdit, qe nuk kishte trajnim si ORL e as si kirurg i pergjithshem. Keshtu i kerkon ndihme kirurgut te madh nga Cekia, Dr Robert Gersuny (i cili me vone do kishte katastrofen e tij, duke perdorur parafine per te larguar rrudhat). Gersuny veren se kanali nazal eshte ngushtuar ne nje aperture te holle, duhej thyer hunda e bere rikonstruktim. Nje operacion qe do e bente vete nese gjendja e Emes s’do ishte perkeqesohej dhe me urgjence thirret nje kirurg tjeter. Operacioni 2. Dr. I. Rosanes fillon te pastroje hunden e Emes, nga ku vinte nje ere jashtezakonisht e keqe. Gjate operacionit ajo pati hemorragji masive dhe Dr Rosanes i gjen ne hunde nje garze 50cm te harruar brenda nga Dr

21


Ese Fleiss. I cili jo vetem po sheronte nje semundje imagjinare, praktikonte kirurgji pa licence, kishte care nje ene gjaku, dhe ne fund harruar nje garze ne hunde. Megjithe operacionin e Dr. Rosanes, Ema pati hemorragji per jave te tera. Ne fund vjen Dr. Gersuny dhe riparon hunden e saj. Pacientja lihet me ftyre te cfiguruar dhe pjese te faqes te futur brenda. Ema tashme rrinte vec ne shtepi, me dhimbje stomaku, hemorragji nga hunda dhe veshtiresi ne te ecur. Frojdi e Fleiss ishin ne rrezik serioz, sepse Doktoret Gersuny dhe Rosanes qene tmerruar nga sjellja e tyre. Duke folur me koleget, fjala doli dhe erdhi rreziku i nje hetimi profesional. Momenti Kyc. Perdhunimet dhe abuzimet seksuale qe pacientet i kishin treguar Frojdit ne mirebesim, tashme zbuten ne terminologji. Ai i emerton si JOSHJE (seduction) dhe kategorikisht I HEDH POSHTE SI FANTAZI FEMIJES. Ne Vienen e kohes karriera e te dyve do shkaterrohej plotesisht, te dy ishin fajtore pasi moren pjese ne nje operacion pa kirurg me eksperience. Frojdi qe i rekomandon pacientet per operim te nje jo-kirurg, dhe Fleiss qe hyri ne nje fushe per te cilen s’kishte asnje pergatitje. Tani, le te mos i pertypim fjalet, kemi te bejme me dy budallenj qe po ndjekin nje teori te cmendur dhe perdorin si kavje laboratori nje vajze te re e cila u besoi katerciperisht. Fati i mire Frojdit. Ema aq shume i besonte Frojdit, sa ajo mbrojti dhe Dr Fleiss. Kur i hoqen garzen e harruar ne hunde pacientja insistonte se nuk ishte faji i doktorit. Ne kete pike nje ankese formale nga Ema do ju hiqte licencen te dyve. Miqesia filloi te pesonte te cara, Frojdi me dhelperi filloi te distancohet nga Dr Fleiss. Ne nje leter te mire-kalkuluar ai i kujton Fleiss se si Dr Romanes operoi me saktesi dhe faji ishte vetem i tij qe beri operacionin. Justifikimi nga Dr Fleiss. Shpjegimet e tij per hemorragjine e here-pashershme te Emes kaluan ne kufinjte e surreales, keto i bente per te terhequar vemendjen nga kirurgjia ku kishte prere nje ene gjaku dhe thjesht lene nje garze brenda per ta ndaluar hemorragjine. Garzen qe ishte qelbezuar ne hunde. Ai sugjeroi qe te vajzat me dismenorre hemoragjite jane normale. Periodat e Emes 28 ditore dhe ato mashkullore ne 23 dite, per fat te keq koinciduan ne te njejten kohe, dhe llogaritja mistike ne zbritje, coi ne datat ku keq-balancimet ishin mbledhur ne nje kohe. Sigurisht, po flet

22


Dr Besi nje i pa-afte. Ema vec ishte ankuar per perioda te parregullta, s’kishte perioda mashkulli dhe 28 e 23 nuk lidheshin askund. Profesioni Vjenez i mjekesise s'kish degjuar cmenduri te tilla qe nga koha kur mjeket merreshin me astrologji. Per Fleiss kjo mjaftonte per te thene se ndodhite me Emen nuk ishin pergjegjesia e tij. Dinakeria e Frojdit. Ky gjithmone mburrej se trajnimi mjeksor e kish bere shkencetar, megjithese psiko-analiza nuk kishte asnje menyre per tu matur ne baze te parametrave te shkences. Keshtu Frodji ja la histerise fajin per hemorragjine e Emes, kjo e fundit si pak naive pranoi se hemorragjia nga hunda mund te kishte qene imagjinare, ndersa pjesa tjeter shkaktuar nga mendja e saj dhe jo kasaphana e Dr Fleiss. Ketu Frojdi shpeton nga pergjegjesia qe sjell nje rekomandim te nje mjek i pa-afte dhe i patranjuar ne operacione. Pagesa. Per here te pare ne jeten e tij, Frojdin e lane nervat ne perballje me kritiken. Ketu duhej mbeshtetja e kolegeve qe te pranonin se deluzionet nga histeria jane shume te shpeshta. Mjeket me te vjeter, tashme ishin ne kundeshti me teorine e tij se shume paciente histerike qene abuzuar seksualisht ne moshen e femijerise. Doktoret nuk mund te besonin se xhentelmentet e respektuar borgjeze shpesh abuzonin me vajzat e mbesat e tyre. Frojdi nderron pllaken duke braktisur raportin se Ema qe abuzuar seksualisht. Per kete pretendim ja la fajin imagjinates histerike. Kjo eshte pika kur te gjitha raportet per “perdhunim e abuzim seksual te femijet” filluan te quhen fantazi. Si pasoje, per gati 100 vite psikologet gjithmone neglizhuan rrefimet e abuzimeve seksuale nga pacientet e tyre. Miqte dhe perkrahesit e Frojdit arriten te shtypin ne menyre efektive historine e Ema Eckstein dhe Dr Fleiss, se bashku me konkluzionet fillestare te Frojdit: “se shume te rritur me probleme mendore, ne femijeri jane abuzuar seksualisht” E verteta. Ne 1985 Jeffrey Mason zbulon dhe publikon kete fakt nga letrat e Frojdit por ju nenshtrua nje presioni te larte nga komuniteti i psikologeve e media. Per fat te mire, ne kete kohe qe kuptuar se nje sasi alarmante e numrit te femijeve nga shtresat e pasura, te mesme por dhe ato te varfera kishin

pesuar

abuzime

seksuale.

Perfundimisht

publiku

pranon

konkluzionet e J. Mason. Erdhi koha qe dhe Frojdianet u dorezuan. Idoli i

23


Ese tyre ishte perfshire ne nje nga Gabimet me te Medha te Mjekesise. Kjo solli qe gjenerate famijesh u akuzuan per kallezime fallco, se kane fantazi te pista e te semura, qe pergojojne te rriturit pa shkak.

***

4a) Si ka ndikuar Histeria Socio-Mediatike te Abuzimi i Femijeve Ne vitet e fundit abuzimet me femijet perqendrohen ne rastet atipike kur nje femije rrembehet nga i huaji me furgon dhe te abuzimet seksuale. Ne realitet, teminologjia perfshin shume forma te abuzimit ndaj femijeve; dhuna mendore, fizike, neglizhimi, mosplotesimi i kushteve, aktet e turpshme e abuzimi seksual; nga familja, te afermit, miqte, punonjesit e institucioneve, prifterinjte e te panjohurit. Pse ndodh kjo? Nisur nga ato qe degjojme, ne levizim normat tona morale. Ne 30 vitet e fundit ka histori me abuzime ne shtepi te femijeve qe jo vetem nuk sjellin ankth por prodhojne mohime. Se voni pati nje ndryshim te trekendeshit standart: femija (viktima e pafajshme) i rrituri (agresori) dhe spektatoret (qe jane te shokuar por pasive) dhe erdhi Punonjesi Social. Tani faji ngelej me to nese kish abuzime ne institucione ose merreshin femijet gabimisht, pra fajtore ne te gjitha anet. Ne Britani kemi pasur 2 skandale madhore, ne 1987 abuzimin seksual ne Cleveland e Rotherham child abuse ne 2005-2015. Paniku moral kaloi ne beteje me akuza e kunder-akuza. Aktoret kryesore me shume ziheshin duke lene fajin a mohuar pergjegjesite, sa arrinin konsensul minimal per c’pati ndodhur e si te parandalohet ne te ardhmen. Te gjithe vepruan njesoj, punonjesit sociale, policia, mjeket, juristet, prinderit, politikanet lokale e ato kombetare, e ne fund hetimet

24


Dr Besi gjitheperfshirese (judicial inquiry) Publikut “i pelqen” te fokusohet tek femija i pafajshem qe rrembehet pasi ka lene shkollen, keshtu 1 a 5 ceshtje ne 10 vite sjellin (1) qe harrohen

rastet e abuzime te femijeve nga

neglizhenca, uria, dhuna; (2) krijohet iluzioni se ne cdo cep rruge ne Britani ka nje pedofil.

Media luan loje hipokrite e te rrezikshme, ne nje ane mbrojne veten nga akuzat, ne tjetren perhapin panik moral. Ato e dine se publiku reagon ne menyra te ndryshme ndaj te “njejtit mesazh” Korporatat e medha ja lene fajin mediave te tjera, dhe me efektin e tyre te fuqishem krijojne debat populist, konkluzione te palekundura e vazhdojne agjenden e tyre politike. Lexues, apliko keto parametra per cdo gje rreth teje; minoritetet, azilantet, terrorizmin, dhe shiko paralelet me rastin me lart, mendo per vete.

25


Ese

5 Psikologji: Edward Bernays, Babai i Propagandës Moderne Frojdi

pati

teorizuar

se

njerezit

motivohen

nga

DESHIRAT

E

PAVETEDIJSHME, Gustave Le Bon percaktoi PSIKOLOGJINE E TURMAVE, Wilfred Trotter dha konkluzionet per INSTINKTIN E TURMES, ndersa Edward Bernays arriti ti SINTETIZOJE keta elemente ne marredheniet publike (Angl – PR, public relations)

Noam Chomsky gjate nje lekture ne 1997, e quan Edward Bernays “figure kryesore te industrise se propagandes" dhe librin e tij "nje manual te vertete te ketij qellimi” Bernays e shkruan librin Propaganda ne 1928 duke e ndare ne 11 kapituj, te interesuarit mund te lexojne libri gjindet falas ne

26


Dr Besi internet. Ndare ne kapituj me strukture te sakte drejt nje konkluzioni final, ku mund te shihet si punonte mendja e ketij njeriu. 1. Organizimi i Kaosit 2. Propaganda e Re 3. Propagandistet e Rinj 4. Psikologjia e Marredhenieve Publike 5. Biznesi dhe Publiku 6. Propaganda dhe Lidershipi Politik 7. Aktivitetet e Femrave dhe Propaganda 8. Propaganda per Edukimin 9. Propaganda ne Sherbim Shoqeror 10. Art dhe Shkence 11. Mekanika e Propagandes. Kur e mbaron se lexuari, arrin te kuptosh pse Dr. Goebbels ishte nje nga studentet e zellshem te metodave te tij.Bernays pa forcen e propagandes gjate L1B dhe llogjikoi, nese funksionon ne kohe lufte pse jo dhe ne kohe paqeje. Keshtu arriti te tezat e manipulimit inteligjent dhe me vetedije, per te organizuar opinionin e masave. Duke e quajtur propaganden nje element te rendesishem te demokracise. Individet qe kontrollojne kete sistem jane qeverisja e padukshme te cilet kane fuqine e vertete ne vend.

Ai i perdori keto per biznesin, politiken, individet dhe te gjithe shoqerine, aty dhe atje ku kerkohej e paguhej ekspertiza e tij. Ja te marrim nje shembull (nga libri Propaganda) sa delikate eshte kjo marredhenie, syrin qe duhet per te kapur detajet, pastaj analizuar dhe nxjerre konkluzione. Gjate L2B ne Britani pati kritika te shumta ndaj EVAKUIMIT TE SPITALEVE. Publiku e shoqerizon imazhin e spitaleve me qetesi, kujdes e stabilitet. Akti i levizjes se menjehershme, qofte per arsye madhore, i krijon publikut piktura jo te mira ne mendje. Atehere qeveria e ndryshoi emrin ne: PIKA EVAKUIMI.

27


Ese Sikur te fillohej tu shpjegohej se spitalet e luftes dhe te paqes nuk jane njesoj, do ishte e kote; por duke krijuar nje klishe te re, u kushtezua dhe reagimi emocional i publikut. Ne shek e 20-te manipuluesit e opinionit publik, arriten ta shtyjne ate nga respekti e inspirimi qe sillnin lideret progresive, te ndricuar e me ide liberale, drej VETVETES dhe SHOQERISE KONSUMERISTE. Kjo eshte liria e vertete – thane ata – liria agresive per te dashur dhe pasur gjithshka, ne momentin qe e kerkon ti. Kjo manifestohet sot ne forma te ndryshme, nga Pop Idol e X-Factor, e fokusuar tek Une (I – producted e Apple) te celebrities (sic) dhe duke MENDUAR se si kliente zgjedhjet e verteta i bejme ne. Ne 1920, Bernays arrin te shtoje shitjet e cigareve duke organizuar marsheim te fermrave ne New York, nen ombrellen e LIRISE SE ZGJEDHJES dhe daljes nga opresioni mashkullor. E dini si u quajt fushata? Pishtaret e Lirise (torches of freedom) Ne mbrojtje te tij do thene, se nga vitet 1960 ai u kthye ne anti-duhan pas evidencave mjekesore ne demet e shkaktuara te shume duhan-pires.

Nje tjeter prodhues donte te shiste me shume bacon (pjese te holla nga mishi i derrit) dhe ky arriti ti marre aprovimin nje doktori: mengjesi i bollshem eshte me i mire se me te perballon aktivitetin e dites. Me pas ja mbush mendjen tu shkruaje 5000 kolegeve duke kerkuar opinionin e tyre. Kur erdhen pergjigjet, Bernays e nxjerr kete ne gazeta: 4.500 mjeke Amerikane rekomandojne te hani bacon ne mengjes. Ai besonte se manipulimi i publikut eshte me efektiv nese jepet ne formen e lajmit-

28


Dr Besi konkluzion, se sa si fushate reklamash publicitare. Kur nje prodhues i makinave perzierese te kekut te gatshem (qe shitej ne forme pluhuri te paketuar) nuk po kishte sukses ne shitjen e tyre. Bernays beri nje ankete dhe pa se shtepiaket nuk e donin kete metode pasi u dukej vetja te dembelosura, i.e “po roli im ketu?” Atehere, perzierja filloi te shitej me nje veze (simbolike) dhe gruaja pasi e thyente dhe hidhte ne tas, ndihej se kekun e kish gatuar ajo. Jane disa mekanizme shume te holle manipulimi, te cilat pasi i degjon / meson, te duken vertete te thjeshta; pikerisht kjo thjeshtesi luan me vemendjen, deshirat dhe impulset tona. Ky proces ndodh do dite qe lexojme apo shikojme dicka.

Bernays ishte nipi i Frojdit, dhe shfrytezoi teorite e tij ne punen e perditshme, po ashtu ai shiti librat e xhaxhait dhe e popullarizoi ne Amerike. Per te interesat e tregut te lire dhe ndjekja e lirise personale ishte koncept i njejte. Ne anen politike ai keshillonte si te luhej me frikerat irracionale te publikut, qofte kunder komunizmit apo ne aspekte domestike, duke u treguar efektiv ne ndihmen e dhene disa presidenteve. Nga fundi i jetes, pasi kishte mbushur 100 vjec e pranoi se kishte krijuar nje monster: “te gjithe sot kane agjent shtypi dhe person te PR, nganjehere me duket se zbuluam nje ilac, dhe pastaj gjetem se po perdoret aq shume sa publiku po na semuret nga over-dozat”

29


Ese Thenie nga Edward Bernays - si babai i propagandes moderne.

Referenca     

Justman, S. (1994). Freud and his nephew. Social Research, 61, 457–476. Adams, T. How Freud got under our skin 10 March 2002 The Guardian Axelrod, A. (2008). Profiles of folly: History's worst decisions and why they went wrong. Bernays, E.L. (1923). Crystallizing public opinion. Bernays, E.L. (1928). Propaganda.

30


6 Psikologjia e Panikut Moral si Rezultat i HisterisÍ Kolektive Sipas profesorit Stanley Cohen autoritet ne sociologji, paniku moral nuk do te thote se dicka nuk ekziston apo s’ka ndodhur, dhe reagimi eshte i bazuar ne histori, deluzione e iluzione ose po te genjejne me te fuqishmit. Por 2 konkluzione te lidhura se bashku, qe shtrirja dhe rendesia jane ekzagjeruar (1) ne vetevete, krahasuar me burime te sakta dhe objektive (2) krahasuar me probleme me serioze dhe precedente te meparshme. Jane te shumte faktoret pergjegjes per zhvillimin dhe rritjen e nje epidemie te tille, ku asnje kulture e grup s'eshte imun nga ky fenomen. Histeria masive manifestohet ne shume forma, religjioze, sensore, shikim i objekteve te cuditshem, te vepruarit si kafshe a te provuarit e ndjesive pa baze ne realitet.


Ese Histeria kolektive eshte term i vaget per shume tipe iluzore, sot njihet si MSI ‘mass sociogenic illness’ Ne Shqip – SKM – Semundja Kolektive Masive. Nje rast i njohur eshte programi i radios ne Tetor, 1938, i adaptuar nga libri The War of the Worlds, i H. G. Welles. Meqe formati ishte si buletini lajmesh, mijera veta kaluan ne panik duke besuar se toka eshte pushtuar nga Marsianet. Ka raste nga antikiteti e deri ne mesjete, ku histeria kolektive eshte raportuar tek murgeshat kristiane, dhe deri ne ditet tona. Ja disa shembuj te regjistruar: Gjermani shek XV, disa murgesha filluan te kafshojne njera tjetren Lille, France 1639 ne nje shkolle vajzash, mesuesja bind 50 prej tyre se jane nen influencen e djallit. Vajzat pranuan se fluturonin si shtriga ne bishtin e fsheses dhe kishin ngrene mish bebesh. Per fat shpetuan nga turra me dru kur hetimi kaloi tek mesuesja, e cila zhduket ne momentin e fundit. Fshati Salem, (Massachusetts, ShBA) 1691-93 paniku moral ndoqi akuzat per magji dhe kjo solli tortura, gjyqe e ekzekutime. 8 vajza paraqiten me konvulsione, crregullime ne te folur dhe histeri. Qindra rezidente filluan te akuzohen per magji dhe arrestohen. Londer, Angli, 1761. Pas nje termeti te vogel ne 8 Shkurt, pati nje te dyte me 8 Mars. Pastruesi i oxhakeve nje djalosh i quajtur Bell, parashikon se me 5 Prill eshte termeti final qe do rrafshoje qytetin. Te gjithe largohen ne zonat e fshatit neper kampingje fushash, data arriti dhe kaloi e Londra prape qe aty. Leeds, Angli, 1806. Paniku fillon kur u perfol se vezet e nje kllocke ne fshatin tjeter, kishin mesazhin “Krishti po vjen” Njerezit u zhgenjyen kur dikush kapi pulen fajtore dhe zbuloi se ne vezet e saj ishte shkruar me boje korrozive. 1835, gazetari Richard Locke, raporton se astronomi Sir John Hershel pasi zbuloi teleskopin me te forte ne bote, kishte pare forma jete ne Hene, arinj me brire, zebra e zogj. Po ashtu dhe njerez me krahe qe u quajten "vespertilio-homo” (bat-man) te cilet jo vetem jetonin ne harmoni me kafshet por ishin dhe vegjetariane. Ky hoax filloin nga New York Times dhe kapi gazetat madhore te kohes. Afrika e Jugut, koloni Britanike ne 1914. Gazeta raportonin inkursione masive aeroplanesh nga kolonite kufitare Gjermane. Mijera rezidente

32


Dr Besi tregonin per zhurme ne qiell dhe vizione avionesh, megjithese ne ate kohe keto fluturime ishin te pamundura nga ana teknologjike. (kish vetem biplane) Indonezi 1937 ne ishullin Banda, perfshihet nga nje psikoze masive kur njerezit filluan te besojne se nje i derguar i qeverise kishte ardhur per te grumbulluar koka njerezish. Mattoon, Illinois, 1944, banoret besonin se nje anestezist po u hidhte spray ne rruge. Simptomat e raportuara perfshinin marrje mendesh, te vjella, tharje te gojes dhe palpitacione. Porto Riko, 1953. Gati 150.000 banore prisnin te dilte Virgjeresha Marie, se keshtu kishin parashikuar kalamanjte e lagjes. Dy psikologe qe moren intervista per 6 ore vune re se njerezit raportonin unaza te shndritshme, virgjereshen ne qiell, gjendje te mire shpirterore dhe po shpresonin ne kura per te cilet mjeket nuk kishin mjete. Fantoma e Tajvanit, 1956, residentet kaluan ne panik pasi u mor vesh se dikush i priste kalimtaret e pafajshem majtas dhe djathtas, bile kishin plage per ta provuar kete. Ne fund raporti policor konkludon: nga 21 viktima, 5 ishin raporte fallco dhe padashje, 7 ishin demtime te bera vete, 8 ishin prerje por jo me brisk/thike dhe nje ishte krejt fantazi. UFO-t ne Amerike te vitit 1947. Keneth Arnold ne aeroplan privat shikon 9 objekte te shndritshme siper malit Rainer. Duke menduar se jane raketa nga nje fuqi e huaj, niset per ti raportuar. Meqe zyrat e FBI ishin mbyllur, ai shkon ne gazeten lokale. Gazetari, pershkrimin e dhene nga “objekte qe ngjanin si disqe� e ben ne disqe fluturuese. Kete e merr Associated Press dhe ne mengjes del ne 150 gazeta. Zeitoun, Egjip, 1968-1971, gati 100.000 persona pane me syte e tyre virgjereshen Marie ne kishen koptike. Bregu Perendimor i Lumit Xhordan, Mars-Prill 1983. Shumica qe raportuan ishin femra; me dhimbje koke, te barkut e marrje mendesh. Kjo koncidoi me nje raport se Izraeli ka perdorur gaz helmues. Ne fund u vizituan 879 femra. Testet mjeksore dolen negative per 879 prej tyre. Ripon, North Yorkshire, Nentor 2015. Mbi 40 femije te shkolles paten marrje mendesh e te fiket. Zjarrfikesit s'gjeten asnje substance kimike. Kur 4 femije u ndine keq ne sallen e shkolles, si ambjent i mbi-nxehur gjate perkujtimit te te reneve nga L1B, kjo gjendje u induktua te te tjeret. Pas

33


Ese kerkimeve nga ekspertet per ndonje burim gazi dhe vizites nga mjeku, te gjithe femijet ju kthyen mesimit. Megjithese kemi shembuj nga e gjithe bota dhe ne cdo periudhe historike, eshte e veshtire te parashikohet nje rast i histerise kolektive. Faktoret fillestare mund te vijne nga cdo ane dhe ndikohen nga bestytnite, dinamika e grupit, koha, klima, situata e vendit dhe gjendja psikologjike e personit. Semundjet kolektive socigjenike mund te regjistrohen por shkaqet nga vijne dhe kurat per to, jane pertej mundesive tona. Fenomenin e induksionit masiv, nepermjet perhapjes se panikut moral e gjen shpesh ne rrjete sociale dhe media, ku paniku, imitimet dhe precedentet jane te shumte. FAKT: GJATE GJUETISE SE SHTRIGAVE NE EUROPE NGA 1400 NE 1650, PER KETE AKUZE JANE EKZEKUTUAR 200.000 PERSONA. MOS NENVLEFTSONI KAPACITETIN NJEREZOR PER TU MANIPULUAR, E VEPRUAR NE ATE CFARE BESON DHE "KA PARE" 100% ME SYTE E TIJ.

Referenca Stanley Cohen, Folk Devils and Moral Panics (Routledge Classics) Paperback – 4 Apr 2011 Bartholomew, R.E., and Erich Goode, Mass Delusions and Hysterias: Highlights from the Past Millennium Skeptical Inquirer Volume 24.3, May / June 2000 Bartholomew, R.E., and F. Sirois. 1996. Epidemic hysteria in schools: An international and historical overview. Educational Studies 22(3):285-311. KharabshehS, Al-Otoum H, Clements J, Abbas A, Khuri-Bulos N, Belbesi A, et al.

Mass

psychogenic

illness

following

tetanus–diphtheria

toxoid

vaccination in Jordan. Bull World Health Organ 2001;79(8):764-70 Robert Bartholomew The Martians Have Landed: A History of Media-Driven Panics and Hoaxes, Gary Small MD, The Naked Lady Who Stood on Her Head: A Psychiatrist's Stories of His Most Bizarre Cases," Jones TF. Mass psychogenic illness: role of the individual physician. Am Fam Physician 2000;62:2649-53,2655-6

34


Dr Besi

6a) Histeria Kolektive, nje ilustrim me teper. Ne 1992, psikiatri Nigerian, Dr. Sunny Ilechukwu, raporton per epidemine e gjenitaleve “te humbura” Burra dhe gra ishin “viktima” te ketij krimi ne vende publike. Viktima ndiente nje lloj djegje a sensacion te papercaktuar ne gjenitale ne moment kur nje i huaj i prekte pa dashje, pastaj e akuzonin per vjedhje te gjenitaleve. Personi zhvishej per te provuar vjedhjen te kalimtaret. Meqe zgjatimet ishin aty, te vendi normal, viktima pretendonte se qe zvogeluar ose ish bere i padukshem. Ne ca raste turma i kthehej “hajdutit” duke e rrahur dhe masakruar. Nje prift katolik Nigerian citonte nga Bibla: “Por Krishti tha, dikush me preku. Tani e di pse me braktisi fuqia” dhe kete e paskesh (sipas tij) ne reference te gjenitaleve te ...vjedhura.

35


Ese

7 PĂŤrdorimi i Mediave Sociale nga MjekĂŤt Mjekesia dhe komunikimi jane te lidhura ngushte qe ne fillimet e saj por kam pare se ne gjuhen Shqipe mungojne pasqyrimet, implikimet dhe deduksionet ne ndryshimet e vrullshme cilesoro-sasiore te 20 viteve te fundit.

Kur nje fushe nuk reflekton ndryshimet ne shoqeri, eshte e destinuar te ngelet mbrapa. Ne varesi te ketij fenomeni, DBMI sjell keto shpejgime per publikun dhe disa guidelines (sic) per profesionistet e mjekesise. Interneti ka ndryshuar rrenjesisht menyren se si informohet publiku por mjekesia akoma e ruan standartin baze ne takimin sy-me-sy dhe domosdoshmerine qe ka ekzaminimi i pacientit nga mjeku. Megjithese se limitet jane tendosur me keshillimet online, vete-edukimin e pacienteve (ne raste, me pasoja te gabuara) tele-mjekesine, kirurgjine robotike te kontrolluar (dhe) ne distance, konsultat nderkombetare mes mjekeve ose ndermjet mjekeve e pacienteve; RAPORTI MJEK-PACIENT NGELET NE BAZEN E SHERBIMEVE TONA.

Mundesite dhe rreziqet. Edukimi masiv i individeve, network-et profesionale dhe faktoret kontekstuale; po influencojne ne forma te ndryshme shendetin publik. Facebook, Youtube, Twitter, Google dhe interneti ne pergjithesi kane sjelle nje gjenerate te re mjetesh ne dispozicion te mjekut. Reagimi i publikut, komunikimi direkt, feedback (sic) dhe bashkepunimi ne real-time (sic) jane simbolet e mjekesise moderne.

36


Dr Besi Pacienti informohet me ane artikujsh, blogs, foto e video, nga wikipedia dhe website (sic) ne cdo moment qe ka nevoje.

Rritje ne numra dhe %. Ne 2012 FB kaloi 1.000.000.000 perdorues, kjo eshte ~17% e njerezimit. Duke ndryshuar zakonet shoqerore, kjo forme e komunikimit mes njerezve pa dyshim ka ndikim te larte dhe ne aspektin profesional. Ne 2010 doktoret perdornin mediat ne masen 41% Brenda nje viti ne 2011, perdorimi shkoi ne 90%. Keshtu dhe studentet e mjekesise e perdorin internetin ne >90% te tyre. Nje fenomen i kerkeses ne rritje per te marre me shume informacion eshte pacienti me semundje kronike, i cili kerkon njohuri nga profesionistet dhe ndan pjeseza te problemeve e trajtimeve me paciente ne kushte te ngjashme. Nje anekte ne ShBA ne vitin 2011 pa se 23% e te semureve kronike (diabet melit, hipertension apo kancer) kishin kerkuar online per njerez me semundje si te tyret, krahasuar me 15% te pacienteve pa semundje kronike.

Ndihme klinike shtese. Nje studim ne Amerike tregon se 14-18% nga specializantet e pediatrise kishin kerkuar informacion online, ku 14% pohonin se do e perdorin internetin per ndihme. Literatura ka rast kur mjeku kontaktoi nepermjet mediave sociale bashkeshorten e nje individi

37


Ese me amnezi. Eshte pare se 7% e mjekeve ne Amerikane kane perdorur bisede me video ne komunikimin me pacientet e tyre. Nga ana tjeter do pohuar se kultura baze e mjekesise eshte privatesia, konfidencialiteti, takimi nje-ne-nje dhe sjellja formale e doktorit. Kjo ka sjelle konflikt mes hapesires informative, lehtesise me ane te ciles ndahet informacioni, pikepytjet per besimin, kufinjte mes publikes-e-privates, profesionalizmin dhe ceshtjeve madhore te etikes. Pra, nuk eshte cudi, se fusha e mjekesise eshte paksa konfuze ne kete aspekt.

Perdorimi i Mediave Sociale nga Mjeket Trajto me respekt koleget dhe te gjithe personelin mjekesor Silluni me integritet dhe justifikoni besimin e publikut. Konfidencialiteti mjek-pacient eshte dicka absolute qe nuk duhet kompromentuar ne rrjetet sociale. Cdo mesazh qe te cojne ne privat per sqarime a keshilla, futet nen kete ombrelle. Kujtoni se po flisni me miqte e familjen por ne rrjete sociale eshte potenciali t’ju lexoje dikush tjeter. Nese shet produkte apo sherbime informacioni duhet te jesh faktual, i sakte dhe i verifikueshem, bazuar ne stardarte te larta te njohurive mjekesore dhe qe nuk shfrytezon vulnerabilitetin (sic) e pacientit. Parimet baze. Mjekesia direkte-personale me vizitat, anamnezen, ekzaminimet, laboratorin, kurat dhe nderhyrjet e drejtperdrejta; nuk do ndryshoje. Si dhe ne mediat sociale, pavaresisht rrethanave te krijuara duhen zbatuar parimet ekzistuese te profesionalizmit. Kjo u jep nje shtyse mjekeve jo vetem te ndjekin e perdorin teknologjine ne ndihme te pacienteve por dhe te marrin informacion shkencor per vete. Duhet pasur kujdes ne disa aspekte:    

Perdorimi i mediave sociale ka prishur kufinjte e meparshem mes jetes publike e private, informacioni gjindet lehte nga te gjithe. Nuk ka garanci konfidencialiteti cfaredo privacy settings (sic) te perdorni ju. Pacienti, punedhenesit dhe kushtdo me te cilet keni marredhenie, mund te gjejne detajet tuaja personale. Vendndodhja, adresa, fotografite dhe detajet e ndryshme mund te perhapen online.

38


Dr Besi  

Kur informacioni shperndahet eshte i veshtire te hiqet, perdorues te tjere e ri-shperndajne, e search engines (sic) mbajne kopje te vjetra (cache) Nje studim i 271 blogeve mjekesore vuri re se 42% e tyre permbanin raste individuale te pacienteve.

Perfitimet nga kontakti. Gjithmone ka qene enderr si dhe detyrim profesional per mjeket profilaksia nepermjet edukimit te popullates. Sot kjo eshte me e lehte per tu bere se ne cdo pike tjeter ne historine e mjekesise. Keshtu, ka me shume hapesira dhe mundesi per mjeket:      

Te botojne e japin shpjegime per publikun ne cdo kohe, 24/7 Edukojne per semundje, simptoma, trajtime, paciente ne cdo zone te vendit / botes. Edukohet brezi i ri mjekesor me materiale te shumellojshme Perfshihet publiku ne debate per politikat shendetesore Profesionistet krijojne grupe ku shkembehet informacion dhe eksperience Jepet akces informacioni per publikun per sherbimet dhe oraret.

Si te stabilizohen kufinjte dhe te mbahet konfidencialiteti.     

Gjithmone duhen ndjekur rregullat si ne jeten e perditshme Nese pacienti ju kontakton ne faqen private, duhet ta sqaroni JETA JUAJ PERSONALE DHE PROFESIONALE JANE TE NDARA. Nese ka mundesi, ta drejtoni ne profilin tuaj profesional. Shume mjeke perdorin network e forume te cilat nuk jane te hapura per publikun, kujdes mos ndani me koleget detajet identifikuese te pacienteve. Disa copeza informacioni nuk e prekin konfidencialitetin, por te publikuara online e te marra ne teresi mund te mjaftojne per te identifikuar nje pacient. Asnjehere ju nuk duhet te perdorni mediat sociale per te diskutuar paciente individuale, me miqte apo koleget.

Respekti per pacientet dhe profesionistet e mjekesise 

Ju duhet te trajtoni cdo profesionist te mjeksise me kortezi dhe respekt, ne cdo lloj forme qe komunikoni me ta. Nuk lejohet tallja, te ulesh dike, ta ngacmosh apo ti lini komente te pabaza online.

39


Ese 

 

  

Kur flisni me koleget duhet ta dini mire se duke komunikuar me individe apo organizma, cdo postim online eshte subjekt te te njejtat ligje te komunikimit per te drejten e autorit dhe shpifjen (copyright and defamation) njesoj si ne komunikimet verbale e te shkruara ne leter, qofshin ato ne kapacitet personal apo profesional. Kur nje pacient ju adreson ne aspektin profesional - qofte ai i panjohur per ju – nese i pergjigjeni, jeni i detyruar ta trajtoni me seriozitet te njejte sikur t’ju takoje ne person. Nese ju identifikoheni si mjek ne forume publike, duhet te tregoni emrin tuaj. Cdo artkull, material apo keshille nga nje individ qe paraqitet si mjek, merret ne mirebesim nga publiku dhe konsiderohet sikur perfaqeson mendimin e profesionit ne gjeresi. Nuk duhet te vini Dr. X apo Doc. Y, por emer dhe mbiemer ose organizaten ne emer te te ciles flisni ju. Mjeku duhet te kuptoje se nje koment anonim, ka mundesi, ne shume raste, te zbulohet ne piken e origjines. Besimi i njerezve te profesionistet e mjekesise perfshin dhe konfliktin e interesit, ju duhet te deklaroni qe ne fillim nese keni interesa ne kompani private te shendetit, farmaceutike apo biomjekesore. Nese hapni websajt, forume, projekte apo media me permbajtje mjekesore online; duhet te qartesoni cfare eshte falas, me pagese, endorsment, nese opinioni i nje autori nuk perkon me ju, dhe burimet e referencat kur jepen konkluzione profesionale.

40


Dr Besi Referenca General Medical Council (2013) GOOD MEDICAL PRACTICE London, GMC. British Medical Association (2011) USING SOCIAL MEDIA: PRACTICAL AND ETHICAL GUIDANCE FOR DOCTORS AND MEDICAL STUDENTS London, British Medical Association, 1st edition General Medical Council (2009) CONFIDENTIALITY London, GMC. General Medical Council (2013) GOOD PRACTICE IN PRESCRIBING AND MANAGING MEDICINES AND DEVICES London, GMC. General medical Council - Doctors’ use of social media (2013) General Medical Council (2013) MAINTAINING A PROFESSIONAL BOUNDARY BETWEEN YOU AND YOUR PATIENT London, GMC. Social Media and Clinical Care Ethical, Professional, and Social Implications Katherine C. Chretien, MD; Terry Kind, MD, MPH Dangers and opportunities for social media in medicine. Dr. Daniel R. George, Ph.D., M.Sc, Assistant Professor,Dr. Liza S. Rovniak, PhD, MPH, Assistant Professor, and Dr. Jennifer L. Kraschnewski, MD, MPH, Assistant Professor Australian Medical Association Council of Doctors- in-Training, New Zealand Medical Association Doctors-in-Training Council, New Zealand Medical Students’ Association, Australian Medical Students’ Association (2010) SOCIAL MEDIA AND THE MEDICAL PROFESSION – A GUIDE TO ONLINE PROFESSIONALISM FOR MEDICAL PRACTITIONERS AND MEDICAL STUDENTS Canberra, Australian Medical Association. Mansfield SJ, Morrison SG, Stephens HO, et al (2011) Social media and the medical profession MED J AUST194: 642–44 2011. Canadian Medical Association (2011) SOCIAL MEDIA AND CANADIAN PHYSICIANS – ISSUES AND RULES OF ENGAGEMENT Ottawa, Canadian Medical Association. College of Physicians and Surgeons of British Columbia (2010) SOCIAL MEDIA AND ONLINE NETWORKING FORUMS (pdf) Vancouver, College of Physicians and Surgeons of British Columbia.

41


Ese

42


Dr Besi

8 STRESI - Pergjigja Lufto ose Fluturo Kur nje organizem eshte nen stres, kalon neper te 4 fazat e tij. 1. Shqisat tona, identifikojne stimulin, nga syte, hunda (tym) zhurme, prekje apo shije. 2. Truri interpreton & analizon nese stimuli eshte kercenim apo jo. 3. Trupi rri ne gjendje aktive derisa rreziku eshte larguar / eleminuar 4. Kemi kthim te homeostazes ne normalitet. Cfare eshte Stresi? CDO SITUATE QE TENTON TE CRREGULLOJE EKUILIBRIN MES NJE ORGANIZMI DHE AMBJENTIT TE TIJ. Mund te sjelle ndryshime ne

nivelet e serumit te shume hormoneve, perfshire glukokortikoidet, katekalaminat, hormonin e rritjes e prolaktinen. Ne 1936 bio-kimisti Hungarezo-Kanadez Hans Selye, publikon ne Montreal nje artikull me 74 rreshta ne revisten Nature. Dr. Selye ndau stresin ne dy tipe: eustress (stresi i mire) dhe distress (stresi i keq) Kete sindrome adaptimi ne e njohim sot si mekanizmin LUFTO OSE FLUTURO (fight or flight response) Per Dr. H. Selye, autoritet boteror ne fushen e studimeve te stresit, kemi nje mini-bio ne botimet e DBMI ne plaftformen digjitale ISSUU. Si ta kuptoni realisht efektin e stresit ne trupin tuaj? Ja te marrim nje skenar. Jeni ne xhungel dhe papritmas ju del para nje ‌ tiger. Stresi eshte SITUATE PRIMITIVE. Ti marrim me rradhe pergjigjet e sistemeve te trupit

tuaj.

43


Ese Truri – aktivohet nje pjese e tij e quajtur HPA, aksi hipotalamus-pituitare (gjendra) adrenale. Leshohen hormonet steroide (GLUKOKORTIKOIDET) dhe hormoni i stresit kortizoli, qe ka rendesi sepse organizon sistemet ne te gjithe trupin per tu marre shpejt me tigrin, perfshi: zemren, mushkerite, qarkullimin e gjakut, metabolizmin, sistemin imun, lekuren etj. Leshohen KATEKOLAMINAT, keshtu HPA hedh ne gjak NEUROTRANMETUESIT (korrieret kimike) ne kete grup kemi dopamine, norepinefrine dhe epinefrine (ose adrenalina) Katekolaminat aktivojne nje pjese te trurit qe quhet amigdala (amygdala) supozohet se ajo sjell pergjigjen emocionale ndaj stresit. Ky emocion eshte natyrisht: frika. Leshohet neuropeptidi S, proteine qe ul gjumin e rrit vigjilencen, si dhe rrit ankthin. Pikerisht kjo na sjell sensin e alarmit dhe qe duhet te largohemi nga tigri.

EFEKTI NE KUJTESEN AFATGJATE E AFATSHKURTER. Ne stres katekolaminat

supresojne zonat frontale te trurit qe lidhen me memorjen afatshkurter, perqendrimin, inhibicionin e racionalitetin. Kjo MBYLLJE TOTALE ben qe personi te marre vendime te menjehershme, te luftoje tigrin ose te largohet me vrap prej tij. Prandaj stresi ndikon ne mundesite tona per te perballuar normalisht situatat sociale, intelektuale e te sjelljes. Neurotransmetuesit sinjalizojne hipokampusin ta magazinoje kete kujtese shume emocionale si

44


Dr Besi eksperience afatgjate. Ne kohen primitive kjo ka qene esenciale. Nese do harrohej, njeriu do shkonte pas 2 javesh te perqafohej me tigrin. Pra kujtesa dhe eksperienca jane kritike gjate-dhe-pas-stresit. Studimet po ashtu kane vene re se ne stres ekstrem qelizat nervore keq-interpretojne sinjalet. Zemra, mushkerite e qarkullimi i gjakut. Sa me shume afrohet tigri aq me shume rreh zemra e rritet tensioni i gjakut. Shpeshtohet frymemarrja dhe merret me shume oksigjen. Shpretka “shperthen� duke leshuar qeliza te kuqe e te bardha te gjakut, keshtu transportohet akoma me shume oksigjen. Fluksi vazal rritet deri me 3-400% duke parashikuar kerkesen masive per gjak te mushkerive, trurit e muskujve. Mundohuni ta imagjinoni veten ne xhungel, me tigrin perballe jush. Evolucioni po aktivon te gjithe mekanizmat qe ka ne dipozicion per t’ju dhene nje shanc te vetem. Te largoheni. Pra, jeta juaj eshte ne pikepyetje dhe nuk ka re-play. Si miu, kanguri a nje qingj, ju keni pak a shume te njejten pergjigje ne trup. Nuk behen punet pergjysme. Nuk mbahen rezerva. Nuk ka prova gjenerale. Nuk ka teknika qe ti ruajme per nje here tjeter. Hera tjeter nuk ekziston. Kjo, eshte, finale. Sitemi Imun. I ka marre te gjitha sinjalet dhe parashikon nje mbrojtje agresive ne zonat me kritike te trupit tuaj. Hormonet steoride ulin aktivitetin e sistemit imun ne disa zona duke re-pozicionuar qelizat e bardha ne disa zona te trupit, aty ku eshte me e lehte te demtoheni. Si ne lekure dhe linfonodulet. Goja dhe Fyti. Tigri po afrohet. Lengjet largohen nga zonat jo esenciale, perfshire gojen. Keshtu vjen tharja e gojes e fytit dhe veshtiresia ne te folur. Mund te kete spazma dhe problem ne gelltitje. Lekura Dhe tigri qe tanime ka bere 5 hapa ne drejtimin tuaj. Stresi largon gjakun nga lekura pasi do mbeshtese zemren dhe muskujt. Natyra ka krijuar tigrin [nje krijese te pameshirshme] por po aq e pameshirshme eshte ne aktivimin e levave jete-shpetuese per ju (ruthless) Ju tani jeni futur instinktivisht ne ate proces qe quhet HIERARKIA E JETES. Natyra eshte ne gjendje te sakrifikoje cdo gje, perkohesisht a ne afat-te-gjate, per te mbrojtur zemren e trurin. Trupi eshte gati per demtimet qe duhen perballuar, merret cdo mase ne parashikim te se keqes me te mundshme. Mendojeni si nje godine me 12 kate, ku nga kati ne kat fiken dritat por jo ne

45


Ese katin 11 dhe 12-te. (zemra & truri) Largimi i gjakut nga lekura ben qe ulet fluksi i tij, keshtu ne rast plagesh do rrjedh jashte me pak gjak. Lekura ftohet dhe ka djersitje. Nje lekure e ftohte fillon dhe tkurret. Keshtu na duket se na COHEN FLOKET LART NGA FRIKA. Sistemi metabolik. Ne kriza, periudha afatshkurtera apo aktivitet te rende fizik, ky eshte nje funksion qe trupit si duhet. Mbyllet. Te gjithe ne themi ne jeten e perditshme, sot jam i merzitur dhe nuk me kalon ushqimi poshte. Sepse, stresi kundeshton proceset e marrjes dhe tretjes se ushqimit. Duke pare se nuk mund te lagoheni, mund te luftoni deri ne vdekje me tigrin. Por mund te ikni me vrap e po ashtu mund te ngriheni sa frika ju paralizon. Shancet jane qe pa nje arme, tigri do ju vrase por natyra ka marre masat duke bere c’eshte e mundur qe trupi juaj te rezistoje me te gjitha MENYRAT FIZIOLOGJIKE qe ka ne dispozicion. Ky reaksion zingjir, gradual por i shpejte,

autonom e preciz; eshte parakusht per cdo organizem te gjalle te luftoje per MAKSIMUNIN E SHANCEVE QE KA NE SKENARET ME EKSTREME PER MBIJETESE.

Pergjigja qetesuese. Kur kercenimi nga tigri largohet dhe duke llogaritur se nuk ju ka demtuar, te gjitha hormonet e stresit kthehen ne normalitet. Po ashtu, te gjithe sistemet e trupit kthehen ne normalitet. Po ne jeten e perditshme? Ne takohemi me stresin ne aspekte te ndryshme te jetes. Sistemet tona adaptuese pergjigjen sipas situatave, ka ndryshime te disa hormoneve, perfshire kortizolin, katekolaminat e hormonin tiroid. Te cilat jane te nevojshme per te perballuar stresin, dhe sic e pame ne nje situate jete-kercenuese jane te domosdoshme. Por, nese ne ekspozohemi ndaj stresit ne menyre te perseritur, konsekuencat mund te sjellin crregullime endokrine. Po ashtu, stresi ndikon ne ndryshimet e kursit klinik te semundjeve ekzistuese, sidomos te atyre te sistemit mendor e endokrin. Shkenca e mjekesise i njeh problemet qe mund te shkaktohen nga levizja e niveleve te kortizolit, ato kane potencialin: te ndikojne kujtesen e mesimin, ulin aftesite e sistemit imunitar, ulin densitetin kockor, rrisin peshen e trupit, ngrejne presionin e gjakut, kolesterolin, shancet per semundje te zemres etj. Stresi kronik dhe nivelet e larta te kortizonit rrisin shancet per depresion, semundje mendore dhe ulin jetegjatesine. bb. Londer, Korrik, 2012

46


Dr Besi

9 Dr. Moniz & Dr. Freeman 'Kirurgji në Tru me Çekiç e Kaçavidë' Ne debatin publik te Institutit Mbreteror ne 2006 u quajt 'IDEJA ME E GABUAR NE HISTORI '

Per kohen u paraqit si ideale neurokirurgu Portugez Dr Egas

Moniz mori fame ne bote si zbuluesi i leukotomise dhe fiton Cmimin Nobel ne 1949. Me vone u quajt lobotomi, si teknike progresive qe pretendohej te sheronte pacientet e dhunshem e psikotike. Priten lidhjet e lobeve frontale te trurit ku kirurgu futes mes vrimave te kafkes. Farmaceutika e kohes nuk kishte kushtet qe kemi ne per trajtimet e semundjeve mendore. Nga distanca e diteve tona kjo metode duket ekstreme e ndoshta kriminale, duke supresuar te semuret me operacione qe kane potencialin ti demtojne me shume. Kur mendon se nuk njihej efektiviteti e as pasojat, habitesh me guximin e pionereve te kesaj teknike. Ne mbrojtje te tyre duhet thene se idene fillestare e kishin per te ndihmuar njerezit, me vullnet e qellime te mira. Cfare e perkeqeson pozicionin e tyre eshte fakti se ne vitet pasi kjo teknike ishte diskretituar, disa nga eksponentet kryesore vazhdonin ne mbrojtje te lobotomise pa prova e perfitime klinike te pacientet. Ne Amerike jane bere mbi 40.000 nderhyrje te tilla, popullariteti ne kulmin e saj beri qe disa paciente te jene vullnetare 2 here per kete operacion dhe nje grup i vogel ju nenshtrua tre here.

47


Ese Cudi sic mund te duket kur e lexoni, kjo s'ish nje teknike primitive e shek 18-te por haset ne Europen Perendimore, vendet Skandinave e Amerike deri ne vitet 1980-te. Dishepulli kryesor i Dr Moniz ishte Amerikani Walter Freeman, te cilit nuk i pelqeu hyrja ne tru nga siper kafkes por zgjodhi te futet nga poshte nepermjet orbites se syrit. Sipas tij teknika ishte me efektive, me komode e kushtonte me pak; largohej nevoja per anestezi e hospitalizim, si dhe kryhej ne 10 minuta!

Me nje ice-pick qe i binte me cekic ai bente punen e ekspertit. Gati 1/3-ta e lobotomive ne Amerike jane bere ne kete forme. (solla fjalen - kaçavide, nuk e kemi te perhapur si term thyerese-akulli ne Shqip. Ndoshta me mire te themi bizë – si vegla e kepucarit) Dr Freeman besonte se mund te sheronte nje game semundjesh nga depresioni deri te skizofrenia, nese “nderpriten lidhjet e mbi-shtuara mes talamusit e korteksit frontal.”

48


Dr Besi Procesi i levizjes se kacavides ne tru, i ngjan atij qe bejme duke rrahur vezen ne pjate. Pas shkeputjes se fibrave trunore, largojme shtypjen qe emocioni i ben arsyes, duke lehtesuar ankthin e vuajtjen mendore. Megjithe raportet qe nuk kishte rezultate ose jepte demtime te shume paciente, Dr. Freeman ruante kartolinat e atyre qe e kishin falenderuar dhe ne menyre selektive injoronte cdo kundershti. Pacientja Helen Mortensen i kerkon nje lobotomi per here te 3-te, dhe vdiq ne tavolinen e operacionit. Tashme qe u mbush kupa, Bordi Mjeksor nuk kishte zgjdhje tjeter por ti hiqte licencen e mjekut Dr W. Freeman. Dr Freeman jepte lektura neper shtetet Amerikane, ku operacionet e lobotomise i kryente si showman. (sic) Ne fillim pacientit i behej elektrorshok. Kjo teknike ne vetvete ish mizore, nje person pa ndjenja se ka mundesine te jape aprovim me pas. Ky doktor i mire merrte ice-pick (sic) e fuste ne sy, permes orbites se syrit dhe ne lobet frontale te trurit. Me pas e levizte instrumentin poshte e lart, kur mbaronte pune kalonte ne anen tjeter. Ne disa raste raportohej se bente lobotomi-dyshe ne te njejten kohe, i kenaqur nga efekti shokues te deshmitaret. Cuditerisht raportet per demet kishin dale qe ne vitet 1950, vende si Japonia dhe Gjermania e kishin ndaluar kete procedure. Bashkimi Sovjetik e ndaloi duke cituar faktin se: “eshte ne kundershti me parimet e humanizmit� Me vone ka pasur dhe kerkesa per t’ja hequr cmimin Nobel Dr. Moniz, te cilin e mori per kete teknike te quajtur psikokirurgji. Pse kjo u pranua nga te tjeret? Ketu ka ndikuar shume dhe reputacioni nderkombetar i Dr. Moniz. Ne 1927 zhvilloi TEKNIKEN E ANGIOPLASTISE CEREBRALE, e cila na lejon te shohim enet e gjakut ne tru. Ne forma te ndryshme eshte akoma ne ekzistence dhe sot, si ndihme diagnostike per neurokirurgjine. Profesoret Suedeze qe ne 1948-1949 raportonin se paciente me lobotomi ishin kthyer ne apatike, humbnin emocionet, ambicjen dhe silleshin si femije. E meriton cmimin Nobel Dr. Moniz? Kjo eshte e debatueshme. Jeta e tij ka qene e larmishme, nga profesor i Neurologjise behet ambasador i Portugalise ne Spanje e me vone Minister i Jashtem. I kthehet mjekesise e vazhdoi punen dhe pasi nje pacient e qelloi me revole duke e lene ne karrike me rrota.

49


Ese Sipas Prof. Bengt Jansson, anetar i Asamblese se Nobelit, Moniz beri sherbime te medha ne zbulimin e semundjeve te trurit, tumoreve e deformimeve vaskulare. Ai kreu rreth 20 operacione dhe ato duke asistuar te tjeret pasi kishte probleme me doren. Te gjitha ishin me nderhyrje nga siper ne kafke por ishin mjeket si Freeman qe e kthyen kete teknike ne procedure ambulatore, te sigurte dhe si opsion te pare. N e vitet 1970 ne rastet kur pacientet obsesivo kompulsive ishin treguar rezistente ndaj cdo trajtimi qe kemi, u rafinua nje teknike qe nderhynte ne sistemin limbik, i cili eshte i lidhur me emocionet. Procedura quhet kapsulotomia anteriore bilaterale. (ne SHBA e quajne cingulotomy)

Referenca Kalinowsky, LB and Scarff, JE: The selection of psychiatric cases for prefrontal lobotomy. AM. J. PSYCHIATRY 1948, 105:81-85. Bengt Jansson, M.D. Ph.D. Controversial Psychosurgery Resulted in a Nobel Prize. The Nobel Prize in Physiology or Medicine 1949 Walter Hess, Egas Moniz By Professor Bengt Jansson of Psychiatry at Karolinska Institutet, Sweden. Member of the Medical Nobel Assembly, 1976-97 Margarita Tartakovsky, M.S The Surprising History of the Lobotomy Elliot S. Valenstein, MD. Great and Desperate Cures John Fulton, Founders of Neurology Profesor Istvรกn Hargittai. "The Road to Stockholm: Nobel Prizes, Science, and Scientists" (Oxford, 2002)

50


Dr Besi

10 Psikologji: Mendo Pak, te Ndryshosh Shume Britaniku R. Wiseman eshte nje individ unik, disa publikime shkencore e quajne: PSIKOLOGUN ME INTERESANT DHE NOVATOR SOT NE BOTE. AI ka shkruajtur bestsellers, kerkohet neper forumet madhore te shkences dhe librat e tij jane perkthyer ne 30 gjuhe te botes.

51


Ese Cfare e ben te kualifikuar per te qene ne kete pozicion? Si fillim eshte jeta. Ne femijeri i bie ne dore nje liber magjie, pasioni solli qe deri ne moshen 18 vjecare filloi te bente numra magjie ne Britani & SHBA. Kjo i dha nje kuptim per mahnitjen njerezore, perceptimet, deduksionet si dhe lirshmeri ne komunikimin me publikun. Pasi studion Psikologji ne Londer dhe Edingburg (Edingburgh) shkon ne Universitetin e Hertfordshire duke u bere

profesori

i I-re ne Britani

per “Public

Understanding

of

Psychology”(sic) Menyra analitike me te cilen ai i afrohet problemeve te perceptimit dhe ekzaminet rigoroze e kane cuar ne pararoje te kundershtareve ndaj sharlataneve qe pretendojne fenomene paranormale. Si anetar i Komitetit per Hetimet Skeptike (Commitee for Skeptical Inquiry – CSI) Prof Wiseman ka publikuar ne gazeta e revista akademike, shfaqet ne konferenca e programe televizive. Ka shkruar per rastesine, mundesite dhe fatin, DBMI do rekomandonte per lexuesin librin e tij - The Luck Factor. Gjate nje eksperimenti me 100 individe ai konkludon: DUKE PRETENDUAR SE JU MENDONI QE DIKUSH ESHTE TIP TERHEQES RRITEN NDJENJAT TUAJA NDAJ KETIJ PERSONI SI DHE SHANCET PER TE RENE NE DASHURI ME TA. Implikimet e

ketij eksperimenti, megjithese ne grup to vogel dhe jo te njohur jashte fushes (pra do marre me reserva) do te thone: sjellja con ne disa emocione te caktura, po aq sa disa emocione ndikojne sjelljen tuaj. Ate qe e quajta Efekti Wiseman, ne fakt eshte “veprimi pozitiv” Keshtu pershpejtohen disa ndjenja ne nje marredhenie te re, ose ri-ngjallen ndjenja te vjetra ne nje marredhenie qe ka kohegjatesi. Ne 100 individe, te cileve ju kerkuar te shikonin njeri-tjetrin ne sy e te pershperisnin sekrete mes tyre, u vu re se dy here me shume persona qe kishin “pretenduar pelqim / terheqje” donin te shikonin njeri tjetrin serish, ne krahasim me mesataren. Gati 45% e individeve qe hyne ne lojen psikologjike duke pretenduar gjate takimit se jane ne dashuri, donin te takoheshin perseri, krahasuar me 20% te cilet ishin ne nje skenar te sjelljes normale mes dy personave, mashkullfemer.

52


Dr Besi Cilat jane implikimet e ketij konkluzioni? Njesoj sikur buzeqeshim me zor e ndihemi pak me te lumtur, po ashtu ciftet e njerezve te cilet sillen sikur e pelqejne njeri-tjetrin fillojne te ndjejne aferi nga ana emocionale. Ne Psikologji deri tani eshte menduar se “emocioni te con drejt veprimit” ky eksperiment provon se ndodh dhe e kunderta, veprimi mund te sjelle emocionet. Konkluzionet e tij Prof Wiseman i paraqet ne librin Rip It Up (gris librin ose prishi rregullat) duke stresuar se: "VEPRIMET JANE FORMAT E RRUGET ME TE SHPEJTA, TE THJESHTA DHE TE FUQISHME, PER TE NDRYSHUAR MENJEHERE MENYREN SI JU MENDONI DHE NDIHENI”

Per nje kohe te gjate ai ka ekspozuar mite, ka publikuar per shume fenomene psikologjike si dhe paraqitur keshilla si njerezit duhet te veprojne per te arritur qellimet dhe deshirat e tyre. Prof Wiseman shkruan per kujtesen e sjelljen, friken e mendimin pozitiv, marredheniet njerezore e rruget te cilat duhen eksploruar per te ndryshuar sjelljen e emocionet tona. Mendo pak, te ndrysho shume – kjo eshte motoja e tij. Ne nje bote konfuze e me sasi te larta stresi, me humbje vlerash dhe dominace te siperfaqesores; aty ku marrredheniet jane ndikuar rrenjesisht nga teknologjia e progresi; mendoj se nese lexuesi i DBMI njihet me teknikat e materialet e Prof Wiseman, do pajisej me dicka te dobishme ne aspektin e te menduarit pozitiv.

Referencat medicaldaily.com quirkology. Com richardwiseman. Wordpress Richard Wiseman Rip it up Richard Wiseman The Luck Factor Richard Wiseman :59 Sekonds

53


Ese

11 Mjekësia Ligjore Mjekesia dhe Ligji, jo gjithmone jane ne sinkron. Shkaku kryesor i konfliktit eshte KONFIDENCIALITETI MJEK-PACIENT. Jurisprudenca mjekesore, e quajtur dhe Mjekesia Ligjore, eshte pergjegjese per lidhjen dhe shtrimin e fakteve mjekesore ne perputhje me kornizat ligjore. Mjekesia Ligjore ne Shqiperi. Per shtjellim te detajuar kerkoni faqen zyrtare te institucioneve. Te ne me teper konsiderohet ajo fushe e ekspertizes anatomise patologjike dhe foresinkes, ketu do japim sipas vendeve te ndryshme. Mjeket ne pergjithesi e mjekesia ligjore ne vecanti, kane detyrime qe futen dhe nderthuren nepermjet fushave te ndryshme te jetes. Si standart nje mjek ka te drejte recete, certifikon lindje dhe vdekje; por ai/ajo jep dhe certifikata per kompensim pagese, per siguracionet, njofton autoritetet per semundjet infektive, mund te sanksionoje mjekim te detyruar per nje te semure mendor, si dhe te paraqitet si deshmitar ne gjyq. Konflikti Mjekesi – Ligj. Sipas deontologjise mjekesore ka mjeke qe besojne se te dhenat e pacientit dhe biseda gjate vizites mbulohen nga nje konfidencialitet teper strikt. Per pasoje asnje s’ka te drejte te privilegjuar te kete akces ne keto te dhena, pa marre lejen e pacientit. Sepse – arsyetimi i tyre vazhdon – pa nje mekanizem kaq ekstrem, do vijne raste kur pacienti nuk do jape informacion te plote. Shumica e mjekeve jane te opinionit se, krijohen kushte kur perfitimet per shoqerine duhet te supresojne ato te individit. P.sh? Duhet raportuar nje rast me epilepsi i cili nuk ka dorezuar patenten. Jeta sjell te papritura nga vendi ne vend, nje konkflikt potencial per mjeket mund te ndodhe ne ato shtete ku individi torturohet (ka qe

54


Dr Besi lejohet me ligj) keshtu mjeku nuk duhet te ekzaminoje per te vendosur nese pacienti eshte i shendetshem per tu torturuar. Lidhja Mjekesi - Ligj. Ato bashkohen te Mjeksia Ligjore sipas shkolles Shqiptare dhe e shume vendeve te tjera. Ose FORENSIC MEDICINE, qe ligji Anglo-Sakson e ka me coroner’s court. Kjo perfshin ekzaminimet postmortum,

te

trupit

e

organeve,

analizat

kimike,

bakteriologjike,

mikroskopike dhe testet e ADN-se. Percaktohet koha e vdekjes, regjistrohet menyra e vdekjes, identifikohet gjinia e mosha, dyshimet per sulm seksual ose vrasje, niveli i alkoholit dhe rekordet dentare. Duhet thene se jo te gjitha shkollat e botes e kane lende Mjekesine Ligjore.

Origjina e Mjekesise Ligjore. Si dege e shkences fillon ne Shek e 19-te por jo si pjese e plote e sistemit ligjor. Ne Britani katedra e I-re e mjekesise ligjore krijohet ne 1807 ne Universitetin e Edinburgh. Percaktimet krahasimore ne ligj u bene me te qarta kur studiuesit filluan te shohin jo vetem dualitetin mes ligjit e aplikimit praktik por dhe ndryshimet nga nje vend ne tjetrin. Gjermania ne 1829 dhe Franca ne 1834 themeluan publikime periodike per te mesuar e krahasuar ligjet e huaja. Kjo metode detyroi qe sistemet te shkojne drejt adaptimit, ne mos unifikimit.

55


Ese Sistemi Anglo-Sakson - Koroneri (coroner) Ka rol primar ne certifikimin e vdekjeve, ai hap hetime per shkakun e vdekjes dhe te percaktoje identitetin. Ky profesion filloi ne mesjete per persona me fuqi financiare e ligjore si kunder-balance ndaj fuqise se sherifit lokal. Etimologjia dikton se ky post nuk mund te aplikohet ne nje sistem Republikan, fjala coroner vjen nga crown – kurora mbreterore. Ne Spanje percakton nje oficer te kurores, coronel. Koroneri Britanik duhet te kete 5 vite pune si mjek a si avokat dhe te kete mbaruar shkolle mjekesore, te jurisprudences, kriminologji ose shkencat bio-mjeksore. Te drejtat ligjore te Mjekut. Si fillim mjeku ka te drejte te zgjedhe pacientin e tij (nuk di nese ne Shqiperi eshte kjo procedure) pervec rasteve urgjente. Mjeku ka te drejte te perdore titullin e tij dhe te kompensohet arsyeshem per punen qe ben. Mjekut i lejohet te aplikoje per poste administrative, ne politike lokale e ate qendrore. Ai leshon certifikata sipas ligjit dhe jep ilace ne GOOD FAITH (sic) i bindur se do i sherbejne pacientit. Nje mjek, sipas rrethanave dhe kualifikimeve mund te perballet me ceshtje te ndryshme ku i kerkohet te jape konkluzione per: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

Demtime fizike Ekzaminime post-mortum Ofenca seksuale, ku perfshihen perdhunimet Impotence seksuale dhe ceshtje atesie Nivel alkoholi ne gjak, raport per sjelljen dhe aftesine konjitive Ekzaminime per shendetin mendor Dyshime ne raste helmimi, ilace te dhena gabim e tentativa suicidi Certifikim te shtatezanise, lindjeve, imunizimeve, moshes e vdekjes.

Te drejtat ligjore te mjekut ne disa situata dalin pertej nje raportimi te thjeshte e mureve te klinikes, ai bashkepunon me autoritetet lokale e civile ne raste urgjence, aksidente te medha transporti, dyshime per perhapje te semundjeve infektive, problemeve ne udhetim e siper si ne trena, anije apo avione; ku i kerkohet nje vleresim i arsyeshem dhe rekomandime ne masat qe do marrin efekt per kontrollin e permiresimin e situates. P.sh. nje rekomandim i tille mund te devioje nje avion ne aeroportin me te afert apo te ktheje ne port nje cruise ship (sic) me 1500 pasagjere. Duke percaktuar

56


Dr Besi shkallen kritike te situates mjeku e gjykon si imperativ nje aksion qe shkon drejt shpetimit te nje a me shume jeteve njerezore. Mjekesia Forensike. Fillon me njohurite teorike, interpretimin dhe analizat e evidencave shkencore. Ombrella e mjekesise forensike perfshin nje spekter te specializuar, ku perfshihen observimet dhe autopsia, demtimet dhe roli i mjekut, viktimat e dhunes, femijet e abuzuar, individet e torturuar, drogat, alkoholi dhe ilacet, rekordet dentare dhe ato te ADN-se. Nje nen-dege e saj eshte Patologjia Forensike, ku nje mjek i specializuar ne anatomine patolologjike ekzaminon dhe percakton shkakun e vdekjes. Ne shume juridiksione klasifikimi standart ka keto kategori per vdekjet: aksidentale, natyrore, vrasje, vete-vrasje dhe e papercaktuar. Mund te specifikojme disa raste? Sigurisht por lista do ishte shume e gjate per rolin dhe ceshtjet kur duhet ekspertiza a mjekut ligjor. Asfiksia, vdekjet industriale, pickimet nga gjarpri e insektet, aksidentet rrugore e ato hekurudhore, krimet e vrasjet, arterioskleroza e demtimet ne koke, djegjet e helmimet, mbytjet ne uje e ato nga korenti, hemorragjite e demtimet abdominale, demtimet nga plehrat kimike e semundjet qe prekin fermeret, neglizhenca dhe gabimet e mjekesise, mbytjet ne fyt e demtimet ne koke, demtimet seksuale e perdhunimet, demtimet me objekte / sende te forta e me arme te ftohta apo zjarri, vdekjet post-kirurgjikale e ato nga intervenime te tjera mjekesore, abortet kriminale, vdekjet pediatrike dhe gjate e pas shtatezanise etj. Rendesia e Mjekesise Ligjore. Lidhja e mjeksise me ligjin vjen nga antikiteti dhe aq e lashte sa civilizmi Egjiptian. Kodi i Hamurabit ne Babiloni 2200 vite para Krishtit, eshte dhe kodi me i vjeter mjeko-ligjor. Sot rendesia e mjekesise ligjore eshte rritur, bazuar dhe ne teknikat e reja si shenjat e gishtave dhe ADN-ja. Ne dekadat e fundit jurisprudenca mjeksore eshte bere e pazevendesueshme dhe per te gjetur kriminelet. Ne shume raste kjo do ishte e pamundur pa ekspertin mjeko-ligjor. Duke studiuar evidencen dhe faktet, ekzaminimin post-mortum dhe testet e ndryshme, jemi ne gjendje te percaktojme moshen, identifikojme personin dhe shkakun e vdekjes ne rastet aktuale si dhe gjate vdekjeve/ krimeve historike per nje individ a grup viktimash.

57


Ese Cdo mjek mund te perballet me faktore dhe raste ku ai/ ao duhet te beje nje raport te detajuar, qe konsiderohet si dokument ligjor i nje eksperti te kualifikuar te shendetit, eshte mire qe te kete njohuri mjeko-ligjore te kenaqshme te cilat mund ti duhen ne nje moment te caktuar dhe ti sherbejne shoqerise.

Referenca

Dr Samuel Farr, Elements of Medical Jurisprudence 1788 Eckert WG (1988). "The forensic pathology specialty certifications". The American journal of forensic medicine and pathology: official publication of the National Association of Medical Examiners T. Stevenson, M.D., Lecturer on Chemistry, Guy's Hospital, London. Medical Jurisprudence (Forensic Medicine) Coroners' law resource. King's College London, June 2007 Professor Mohammed Iliyas Sheikh, Head, Dept. of Forensic Medicine & Toxicology, Surat Muni. Inst. of Medical Education & Research, Gujarat Aspects of Medical Jurisprudence for Medical professionals "Coroners - Ministry of Justice". Retrieved 2007-11-03. Krijimi i institutit të mjekësisë ligjore. Republika e Shqiperise http://mjeksialigjore. gov. al/ publikime. htm Departamenti për Mjekësi Ligjore Historiku Misioni, Synimet dhe Objektivat, Struktura Organizative e Departamentit për Mjekësi Ligjore Republika e Kosoves www. md-ks. net Helpern, Milton (1977). "Beginnings". Autopsy: the memoirs of Milton Helpern, the world's greatest medical detective. Michael M. Baden, Confessions of a Medical Examiner Time Warner, 2003 Forensic pathology - 276 pages

58


Dr Besi

Semundjet Kronike, nje kujtese

59


Ese

60


Dr Besi

61


Ese Rreth Autorit: Dr. Besi eshte rezident ne Londer, Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, me interesa per shkencen e mjekesise, histori, filozofi, sociale dhe fushat humane. Ka publikuar studime, ese, manuale mjekesore dhe libra ne disa dege te mjekesise. Ndalohet marrja e materialeve te ketij punimi, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi; si dhe shperndarja e publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Copyright Notice ”© 2015 Dr. Besi All rights reserved . No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews Book and Cover design by Designer © May 2015 b.bestar, London, United Kingdom.

https://issuu.com/doctorbesimedicalinformation

62


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.