Issuu on Google+

Bashkepunimi me Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale Java Evropiane e Demokracise Vendore 2010: Nje mundesi per te rritur transparencen dhe pjesemarrjen demokratike ne nivelin vendor

Interviste me Z. Ferdinand Pone, Zv.Minister i Brendshem Faqe 2 Integrimi Evropian dhe instrumentat e asistences Autoritetet vendore ndikohen në mënyrë të pamohueshme dhe në aspekte nga më të ndryshmet nga proçesi i afrimit të vendit me BE-në e më pas nga anëtarësimi i plote. Përveç ndikimit të përgjithshëm që proçesi i afrimit me BE-në ka në politikën dhe ekonominë e një vendi, ndikimi mbi autoritetet vendore dhe ato rajonale në mënyrë të thjeshtuar mund të shikohet në të paktën dy këndvështrime, nga njëra anë në atë të "kostove" për t'u përballuar dhe nga ana tjetër në atë të mundësive "të përfitimit" që ky proçes ofron.

vijon ne Faqen 3 ...

Java Evropiane e Demokracise Lokale organizohet sivjet per te tretin vit nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale te Keshillit te Evropes. Kjo eshte nje fushate pan-Evropiane qe perfshin me shume se 200,000 bashki dhe autoritete vendore ne 47 vende anetare te Keshillit te Evropes. Qellimi i iniciatives eshte rritja e profilit te njesive te qeverisjes vendore dhe rritja e transparences se tyre, e ne vecanti perfshirja e njerezve ne proceset e demokracise me pjesemarrje qysh ne nje mosshe fare te re, duke i familjarizuar ata me mekanizmat e vendim-marrjes vendore. E pilotuar ne vitin 2007 per te shenuar lancimin e nje procesi ratifikimi te Kartes Evropiane te Vete Qeverisjes Vendore ne Tetor 1985 nga vendet anetare te Keshillit te Evropes, Java e Demokracise eshte kthyer ne nje eveniment madhor qe organizohet cdo vit. Kete vit, Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, i perbere nga perfaqesues te autoriteteve vendore te 47 vendeve anetare, ka ngritur nje skuader ekzekutive per ta perhapur edhe me shume kete iniciative dhe per te koordinuar aktivitetet te cilat do te zbatohen nga autoritetet vendore dhe rajonale gjate 11 - 17 Tetor 2010. Java Evropiane e Demokracise Vendore kete vit ka zgjedhur nje ceshtje te rendesishme, e cila do te ndergjegjesoje edhe me shume autoritetet vendore dhe publikun ne lidhje me rendesine e te punuarit se bashku drejt nje qellimi te perbashket, sic eshte mbrotja dhe

Roli i Shoqatës së Komunave në Procesin e Integrimit Faqe 4 -

Permbushja e kritereve per anetaresim Faqe 5,6 -

ruajtja e mjedisit dhe integritetit te saj per brezat e te ardhmes. Tema e perbashket qe do te jete kryefjala e Javës Evropiane e Demokracise Vendore 2010 eshte: Ndikimi i komuniteteve te Qendrueshme ne luften kunder ndryshimeve klimaterike. Kongresi sugjeron organizimin e nje sere iniciativash publike ne disa fusha (kursimi i energjise dhe ujit, energjia e rinovushme, levizshmeria e paster urbane, mbledhja dhe menaxhimi i mbetjeve, jetesa e shendetshme dhe biodiversiteti), duke propozuar per secilen nga keto fusha nje numer te caktuar aktivitetesh potenciale qe pershijne shkollat, organizatat jo qeveritare, operatoret teknike dhe ekonomike, te moshuarit, te rinjte dhe familjaret. Vitin e kaluar, mbi 2,000 autoritete vendore nga 47 vendet anetare organziuar evenimente si pjese te Javes Evropiane te Demokracise Lokale. Nje shembull i vecante eshte Brukseli, i cili ka organizuar rreth 80 iniciative ne 19 nga komuant e veta. Per t'u rregjistruar ne websitin e Javes Evropiane te Demokracise Vendore eshte mjaft e thjeshte dhe kjo do t'ju siguronte informacion te perditesuar; rregjistrimi perfshin edhe disa mjete ndihmuese per organizimin e aktiviteteve dhe iniciativave qe e sjellin publikun me after institucioneve vendore dhe promovojne forma te pjesemarrjes ne jeten lokale. Per me shume informacion shikoni www.coe.int/demoweek, ose dergoni e-mail tek: democracy.week@cor.int.

Historiku i Marredhenieve Shqiperi - BE Faqe 7 -

Skema e grantit te vogel per komunat Faqe 7 -


SHOQATA E KOMUNAVE TE SHQIPERISE

Faqe 2

Intervistë me Z. Ferdinand Pone, Zv.Ministër i Brendshëm 1. Si e vlerësoni zbatimin e Kartës Europiane për Autonominë Lokale në komunat e Shqipërisë? Përgjigje: Paraprakisht më duhet të nënvizoj faktin që përputhshmëria dhe zbatimi i Kartës Europiane të Autonomisë Vendore vlerësohet në nivel kombëtar, pra duke vlerësuar hapësirat ligjore që krijohen; garantimi i të drejtave të te zgjedhurve vendore si dhe organizimi dhe funksionimi i njësive të qeverisjes vendore; qoftë si person juridik; qoftë në mundësitë administrative, financiare e burimet njerëzore në dispozicion për të garantuar shërbime efektive për qytetarët. Padyshim për nga niveli i garancive të sanksionuara në Kushtetutë dhe në legjislacionin tjetër, Shqipëria ka një stad të avancuar të zbatueshmërisë së Kartës, dhe përputhshmërisë me nenet e saj, e theksuar kjo veçanërisht në njësitë e nivelit bazë të qeverisjes vendore, pra në bashkitë e komunat. Me këtë nuk dua të them që Procesi i Decentralizimit, i konsolidimit të demokracisë e qeverisjes vendore ka përfunduar, përkundrazi sigurimi i një qeverisje të mirë dhe transparente, sigurimi i shërbimeve efektive për qytetarët e komunitet e tyre duhet të ngelet prioritet i të zgjedhurve vendorë dhe është padyshim edhe prioritet qeveritar. Komunat e Shqipërisë si dhe çdo njësi tjetër e qeverisjes vendore duhet te konsolidojnë aspekte te rëndësishme te veprimtarisë se tyre si janë: 1. Buxheti lokal në të dy shtyllat e tij; atë të sigurimit të të ardhurave të mjaftueshme dhe shfrytëzimit me efektivitet të të ardhurave vendore, ashtu edhe në parashikimin dhe hartimin e një plani të konsoliduar shpenzimesh me prirje drejt investimeve e shërbimeve vendore. 2. Planifikimi i një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, dhe hartimi i planeve strategjike që parashikojnë e garantojnë këtë qëndrueshmëri të zhvillimit ekonomik. 3. Planifikimin hapësinor të territorit, në mënyrë që të shfrytëzojnë më mirë dhe me më efektivitet territorin dhe të krijojnë kushte për kushte më të mira për qytetarët 4. Garantimin e shërbimeve normale për qytetarët si është uji i pijshëm e ujërat e zeza; pastrimi i territorit urban dhe përpunimi i mbeturinave, ndriçimi, tregjet, etj. Komunat duhet shumë më mirë të organizojnë e punojnë përsa i përket 2. A janë të informuar mjaftueshëm pushtetarët vendore në lidhje me procesin e integrimit dhe detyrimet apo përfitimet që rrjedhin prej tij? Përgjigje: Procesi i Integrimit është një proces shumë dimensional dhe si i tillë shumë kompleks. Ai nënkupton para së gjithash një procesi të gjerë, intensiv e të natyrshëm përafrimi, në rastin tonë kupton vetëm përmirësim të standarteve tona, të funksionimit të institucioneve dhe shërbimeve në parametrat e shoqërive europiane. Ky proces është jo vetëm shumë dimensional por nënkupton ndërhyrje të fuqishme e mirëkordinuara në legjislacion e zbatimin me korrektësi të ligjit, zgjerimin e demokracisë në të gjitha nivelet. Në këtë kontekst, vetë fuqizimi dhe konsolidimi i njësive të qeverisjes vendore është një hap në drejtimin e duhur. Unë besoj se në procesin e integrimit është mjaft

domethënës ushtrimi i lirë i mandatit dhe institucionet demokratike e të konsoliduara. Në këtë këndvështrim zhvillimi i zgjedhjeve jashtëzakonisht të mira i 2007, zgjedhjet lokale dhe 2009 zgjedhjet parlamentare; më të mirat që janë zhvilluar në Shqipëri të mirëpranuara edhe në vlerësimin e kritereve të Kopenhagenit, padyshim që kanë ndihmuar e shtuar shpejtësinë e procesit të integrimit. Po kaq të rëndësishme në këtë proces janë edhe dy reformat mjaft të rëndësishme sic është ajo e ndërtimit të regjistrit kombëtar civil dhe funksionimit online, kudo ne Shqipëri të shërbimit të gjendjes civile, si dhe implementimi me mjaft sukses i sistemit të prodhimit dhe shpërndarjes së dokumentave biometrike të identitetit; procese që kanë kërkuar dhe janë zhvilluar me kontributin e spikatur të të zgjedhurve dhe administratave vendore. Më shumë dhe më i qartë duhet të jetë kontributi integrues i të zgjedhurve vendore në garantimin e qeverisjes së mirë e transparente, rinovimit teknologjik, bashkëpunimit ndërkomunal e veçanërisht bashkëpunimit në programet e fondet e ndryshme të procesit të paraaderimit. 3. Ndërkohë që Shqipëria po bën hapa përpara në lidhje me aspiratat për aderimin ne BE, fondet strukturore të Bashkimit Evropian po bëhen çdo ditë dhe më të prekshme edhe nga përfituesit shqiptarë. Si do i shikonit ju këto mundësi nga të cilat komunat në mbarë Shqipërinë mund të përfitojnë? Cilat do të ishin disa nga kapacitetet më themelore që njësitë e pushtetit vendor duhet të kenë për të thithur këto fonde? Përgjigje: Sigurisht konsolidimi i Statusit të Shqipërisë në procesin e Integrimit dhe pranimi i statusit të vendit kandidat do të sjellë një situatë të re dhe intensive në fushën e investimeve në përgjithësi dhe sigurisht edhe ato rajonale në veçanti. Unë e shoh përfshirjen e komunave në këto projekte nëpërmjet një pjesëmarrje më të madhe në kuadrin rajonal si dhe nëpërmjet instrumenteve mjaft komode të interkomunalitetitit. Njësitë tona vendore, Shqipëria në përgjithësi ka një avantazh shumë të madh sepse kontakti territorial me hapësirën europiane dhe atë kufitare është shume i madh. Por kjo domosdoshmërish presupozon rritjen e gravitetit të faktorit lokal shqiptar që do të thotë një rritje të masës gjeografike, të potencialit ekonomik, si dhe të atraksionit demografik. Për më shumë komunat shqiptare duhet më mirë dhe më qartë të bëhen komplementare të aksioneve dhe prioriteteve qeveritare që lidhen me territorin dhe shërbimet, që lidhen me turizmin dhe mjedisin, qe lidhen me energjinë dhe komunikimin dhe shfrytëzimin e pozitës sonë gjeografike. 4. Si e vlerësoni rolin e donatorëve dhe kontributin e tyre në dialogun kombëtar për decentralizimin dhe zhvillimin lokal/rajonal? A mund të sillni disa shembuj pozitive ku njësitë më të vogla të qeverisjes vendore (komunat) kanë dhënë shembuj pozitivë të menaxhimit dhe përdorimit efektiv të fondeve të donatoreve si dhe atyre qeveritare? Përgjigje: Qeveria e Republikës së Shqipërisë në çdo çast duke e konsideruar Decentralizimin si prioritet, ka konsideruar që ky proces është larg së qeni vetëm

qendror e vetëm vendor. Ai është një proces shumë kompleks që duhet të konsiderohet gjithë kombëtar dhe që nënkupton përveç dy aktorëve të mësipërm pa diskutim edhe shoqërinë civile, ekspertët dhe veçanërisht donatorët e komunitetin ndërkombëtar. Suporti dhe ndihma e tyre na ndihmon të formulojmë politika të qarta e përkthejmë këto politika në ligje të mira. Bashkëpunimi me donatorët ka iniciuar e fuqizuar iniciativat për qeverisje të mirë e buxhet të konsoliduar, investime komunale dhe infrastrukture vendore. Më duhet të theksoj se Shqipëria në procesin e Decentralizimit si në nivel qendror e vendor ka një prezencë të spikatur, agresive e ambicioze të bashkëpunimit ndërkombëtar si janë USA e Gjermania, Austria e Suedia, Hollanda e Italia, Zvicra e Danimarka etj deri edhe tek institucionet e organizmat ndërkombëtare si Banka Botërore, Bashkimi Europian, UNDP, Banka Europiane e Këshillit të Europës dhe veçanërisht Këshilli i Europës. 5. Zoti Zv.Ministër ,si e vlerësoni Ju rolin e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë në këtë proces, çfarë do të rekomandoni ju Shoqatës dhe anëtarëve të saj për dicka më të mirë dhe më shumë? Përgjigje: Si Zëvendësministër mund të kisha zgjedhur një përgjigje diplomatike, por angazhimi im për një kohë shumë të gjatë në mbështetje të demokracisë vendore dhe qeverisjes vendore, marrëdhëniet shumë të mira që kam me të zgjedhurit vendorë më detyron të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Decentralizimi dhe ushtrimi i përgjegjësive në nivel vendor, në përputhje të plotë me parimin e subsidiaritetit kërkon edhe një përgjegjësi më të lartë dhe artikulim shumë të qartë të personalitetit të të zgjedhurve vendorë, duke nënkuptuar këtu shumë qartë edhe organizim e tyre në shoqatën e tyre. Fatkeqësisht shumica e kryetarëve kanë një orientim brenda komunës. Më shumë dhe më bindshëm duhet të organizohen në Shoqatën e tyre duke identifikuar qartë prioritetet, objektivat, mënyrat e realizimit; të identifikojë qartë aleatët, të minimizojë pengesat dhe të bashkëngjiten më mirë në skemën globale. Unë mendoj se cilësia e të zgjedhurve vendorë, përvoja e fituar prej tyre, problematika që komunat ndeshin dhe veçanërisht në zonat sub urbane dhe preurbane; në zonat me zhvillim prioritar përsa i përket turizmit dhe zhvillimit ekonomik i ka kthyer shumë prej jush në aktorë të nivelit të parë dhe vetë zonat që administrohen prej tyre në pole atraktive zhvillimi. le ta shfrytëzojmë së bashku këtë rast për të qenë me të konsoliduar dhe për të ushtruar e përjetuar edhe në nivel shoqate praktikat më të mira dhe rastet shumë të mira që Ju paraqisni. Unë duhet gjithashtu t'ju falenderoj për marrëdhëniet shumë të mira që kemi patur, për vëmendjen që Shoqata ka ndaj zhvillimeve kombëtare e globale si dhe për ambicien që ka për të qenë një nga shtyllat e fuqishme të Decentralizimit. Faleminderit!


SHOQATA E KOMUNAVE TE SHQIPERISE

INTEGRIMI EVROPIAN DHE INSTRUMENTAT E ASISTENCES Autoritetet vendore ndikohen në mënyrë të pamohueshme dhe në aspekte nga më të ndryshmet nga proçesi i afrimit të vendit me BE-në e më pas nga anëtarësimi i plote. Përveç ndikimit të përgjithshëm që proçesi i afrimit me BE-në ka në politikën dhe ekonominë e një vendi, ndikimi mbi autoritetet vendore dhe ato rajonale në mënyrë të thjeshtuar mund të shikohet në të paktën dy këndvështrime, nga njëra anë në atë të "kostove" për t'u përballuar dhe nga ana tjetër në atë të mundësive "të përfitimit" që ky proçes ofron. Para-anëtarësimi dhe anëtarësimi rrit ndjeshëm mundësitë e bashkëpunimit, binjakëzimit, shkëmbimit të eksperiencës me autoritetet vendore të vendeve të tjera, rrit mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta që sigurisht përkthehet në vlerë të shtuar për autoritet rajonale dhe vendore. Gjatë fazës së para anëtarësimit që fillon me procesin e Stabilizim Asocimit e deri te negocimi i marrëveshjes së anëtarësimit, nga njëra anë, shtetet anëtare fillojnë të përafrojnë gradualisht legjislacionin e tyre me atë të BE-së dhe për pasojë të përballojnë kostot e fillimit te zbatimit të këtij legjislacioni tashme te përafruar. Nga ana tjetër fillojnë të përfitojnë nga disa fonde apo programe evropiane (ne kuadër te Instrumentit te Para-anëtarësimit - IPA) dhe të ndjejnë konkretisht përfitimet e tyre. Menjehere pas anëtarësimit vendet duhet të kenë përfunduar proçesin e përafrimit dhe të zbatojnë në vazhdimësi ligjin evropian në tërësinë dhe në dinamiken e tij dhe sigurisht bëhen "të afta" të përfitojnë nga tërësia e fondeve evropiane dhe programeve evropiane, që nga pagesat e drejtpërdrejta në fushën e bujqësisë, e deri te fondet e zhvillimit rajonal, fondet e kohezionit apo programet e veçanta evropiane. Një pjesë e legjislacionit evropian ka një ndikim të drejtpërdrejtë në nivel vendor. Zbatimi i legjislacionit të përafruar apo legjislacionit kombëtar përkthehet ne kosto te shtuar për njësite vendore, këto kosto kane te bëjnë me:

1. kostot e lidhura me nevojën e marrjes së informacionit, njohjes e kuptimit të legjislacionit europian dhe atij kombëtar; 2. kostot e lidhura me nevojën e rritjes së investimeve kapitale dhe kostove të menaxhimit dhe mirëmbajtjes te infrastrukturës se nevojshme për respektimin e standardeve evropiane ne fushën e shërbimeve publike vendore; 3. kostot e lidhura me ndryshimin në proçeset dhe proçedurat e punës dhe nevojën për të forcuar kapacitet

Eksperienca e vendeve të tjera ka treguar që kostot e sipër përmendura janë kosto të integrimit evropian të vendit, dhe nuk mund t'i përkasin vetëm pushtetit vendor. Ato si rregull ndahen me qeverinë qendrore që duhet të kontribuojë direkt nëpërmjet rritjes së financimit (trasnfertave) për përballimin e kostove të investimeve, duhet të asistojë njësitë vendore në marrjen e informacionit të nevojshëm apo në rritjen dhe forcimin të kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve. Një pjesë e këtyre kostove mbështeten nga fondet apo programet evropiane qoftë në fazën e para anëtarësimit qoftë pas anëtarësimit. Por sidoqoftë një pjesë e madhe mbetet për tu përballuar nga njësitë vendore.

Psh: ngritja e një impianti te ri përpunimi te ujrave te ndotura apo mbeturinave mund te financohet me fondet evropiane apo nga qeveria, por kostot e mëtejshme të funksionimit, mirëmbajtjes, përfshirë këtu edhe kostot shtesë që mund të vijnë për shembull nga raportimi periodik janë kosto që do te përballohen nga njësitë vendore.

Instrumenti i Para Aderimit apo shkurt IPA është instrumenti i ndihmes financiare me anë të të cilës BE mbështet vendet kandidate dhe ato të përfshira në proçesin e Stabilizim Asociimit . Objektivi i Pergjithshem i IPA-s eshte njesimi gradual i shtetit kandidat apo potencial kandidat me standardet dhe politikat BE- se ne presprektiven e anetaresimit. Pra me thjeshte IPA eshte nje instrument qe ka per qellim te mbeshtese keto vende te permbushin kriteret politike dhe ekonomike (të antarësimit), te përafrojne legjislacionin e tyre me atë evropian dhe te te pergatiten per zbatimin e këtij legjislacioni. Kjo synohet te arrihet ne tre forma kryesore:

Faqe 3

1- nepermjet ndertimit te Institutioneve 2nepermjet përgatitjes per menaxhimin e fondeve te EU-se dhe 3- nepermjet disa mini fonde strukture. IPA ka në përbërje të saj pesë komponente, te cilet jane: 1. Asistencë për fazën tranzitore dhe ngritjen e institucioneve; 2. Bashkëpunimi Ndërkufitar; 3. Zhvillimi Rajonal; 4. Zhvillimi i Burimeve Njerëzore; 5. Zhvillimi Rural Vendet potencial kandidate, si Shqiperia, mund te perfitojne vetem ne kuadër te dy komponentëve te pare te IPA-s. Me marrjen zyrtarisht te statusit te vendit kandidatet, Shqiperia mund te perfitoje edhe nga tre kompoenentetet e tjere te saj. Komponenti i dyte i IPA-s, CBC, ka si objektiv te pergjithshem nxitjen e bashkepunimit kufitare, nder-shteteror dhe nder-rajonal ndermjet: 1. nje apo me shume shteteve anetare te BE-se dhe nje apo me shume shteteve kandidate dhe kandidate potenciale; 2. dy ose apo me shume shteteve kandidate dhe kandidate potenciale, me qellim promovimin e marredhenieve te fqinjesise se mire dhe iniciativave të përbashkëta shteterore, rajonale dhe lokale. E rendesishme per aplikimin e projekteve qe perfitojne nga keto fonde eshte qe projektet duhet te jene te perbashketa, pra per te dyja anet e kufirit dhe aplikuesit duhet te jene nga te gjitha zonat përfituese. Aplikuesit mund te aplikojne per projekte te perbashketa ne kuadër te këtij komponenti.

Aplikuesit mund te jene: Organet e qeverisjes vendore (qarqet, bashkite dhe komunat); Agjensite rajonale dhe kombetare (pergjegjese ne nivel qendror, rajonal, bashkiak), drejtorite pyjore lokale/rajonale, institucionet e shendetit publik, etj; Organizata, shoqata dhe fondacione joqeveritare ose jo-perfituese (OJF), agjensi zhvillimi, agjensite qe merren me IT, agjensi zhvillimi, edukimi, trajnimi dhe institucione, shoqerite prodhuese; Dhomat e tregtise; Agjensite dhe organizatet publike; Ndermarrjet publike; Ndermarrjet e vogla dhe te mesme;


SHOQATA E KOMUNAVE TE SHQIPERISE

Faqe 4

Roli i Shoqatës së Komunave në Procesin e Integrimit

Shoqata e Komunave, themeluar për përfaqësim të interesave të komunave dhe të komuniteteve të tyre, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë aktive në çështjet e integrimit në Bashkimin Europian. Ne besojmë se një qeverisje vendore demokratike duhet të jetë një nga përparësitë në përpjekjet për integrim dhe zhvillim. Koncepti i përgjithshëm i veprimtarisë së SHKSH mund përfshihen nën temën: Përgatitja për hyrjen në BE. Aktivitetet janë të ndryshme në thelb por janë të gjitha të rëndësishme në sigurimin e një tranzicioni të natyrshëm me hyrjen në BE si për vetë ShKSh dhe për anëtarët e saj. Si një shoqatë, ShKSh ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e interesave të anëtarëve të saj por dhe në ndihmë të qeverisë për plotësimin e kritereve p.sh. të Acquis Communautaire. Kjo përfshin prezantimin e ShKSh në institucionet e BE dhe p.sh. fondet e strukturuara, kriteret e të cilave shpesh përfshijnë çështje si barazia gjinore, prokurimi publik dhe parimet e anti-korrupsionit, politika për mbrojtjen e mjedisit etj. Në një kohë kur janë të shumta sfidat për tu përballur në nivel lokal disa nga fushat në të cilat ne kemi përqendruar përpjekjet tona janë: 1. Prezantimi me institucionet dhe funksionimin e Bashkimit Europian me fokusin tek qeverisja vendore; 2. Njohja dhe mbështetja për përfitim nga fondet e Bashkimit Europian përmes projekteve të ndryshme; 3. Intensifikimi i punës për rritjen e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të grave në jetën politike lokale; 4. Mbrojtja e mjedisit dhe menaxhimi i pyjeve dhe kullotave sipas legjislacionit në fuqi; 5. Rritja e transparencës dhe menaxhimit komunal, etj. Më poshtë po shtjellojmë shkurtimisht disa nga pikat e sipërpërmendura përmes aktiviteteve konkrete të ndërmarra. 1. Ka përfunduar tashmë faza kërkimore për të përcaktuar pasojat për komunat shqiptare nga anëtarësimi në BE. Ky kërkim ka përfshirë një vlerësim të legjislacionit aktual shqiptar në lidhje me normat e BE si dhe studime të mëparshme me këtë temë. Ky aktivitet do të rezultojë në një botim të posaçëm për komunat për ti ndihmuar ato në rrugën e anëtarësimit

"ABC e Integrimit". Mes të tjerave, ai pasqyron përafrimin e legjislacionit shqiptar me standartet e BE dhe pasojat për komunat shqiptare. Ky botim do të prezantohet në një Konferencë, organizuar nga SHKSH dhe SKL International dhe me pjesëmarrjen e Z. Goran , Anëtar i Parlamentit Europian, përfaqësues i Suedisë. Këto kërkime u paraprinë nga vizita studimore në Bruksel, Belgjikë (gjatë presidencës suedeze të BE) në rritjen e njohurive mbi kërkesat ligjore të BE për anëtarësim. Vizita studimore u përqendrua në përgatitjen e bëra nga Suedia para anëtarësimit të saj në BE, pasojat në nivel lokal, njohja më tej e institucioneve si Parlamenti Europian, Komiteti i Rajoneve, Këshilli Europian i Bashkive dhe Rajoneve (CEMR) dhe shoqata të tjera vendore me zyra përfaqësimi në Bruksel.

2. Është zhvilluar një mekanizëm për dhënien e ndihmës financiare për të mbështetur projekte të veçanta të paraqitura nga komunat. Ky mekanizëm do të përdoret si një çështje-test për financimin nga fondet e BE nga anëtarë të SHKSH. Kjo skemë e Grantit të Vogël ka për qëllim të ndihmojë bashkëpunimin ndërmjet Komunave Shqiptare dhe do të zbatohet nga projekti Zh-ShKSh Faza Përmbyllëse, i mbështetur nga Sida. Ajo konsiderohet si një "Thirrje Pilot" që përfshin masa, që kanë për qëllim të mbështesin përmirësimet në ofrimin e shërbimeve në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e reja të caktuara r i s h ta z i p ë r K o m u n a t S h q i p ta r e . Përveç krijimit të kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve, ajo ka për qëllim të përgatisë Komunat për bashkëpunimin në kuadrin e programeve të Komisionit Europian, si dhe për përgatitjen e projekteve të realizueshme dhe të qëndrueshme, dhe forcimin e kapaciteteve administrative të përfituesve dhe institucioneve kombëtare për zbatimin dhe menaxhimin e projekteve. Autoriteti kontraktues është Shoqata e Komunave të Shqipërisë. Objektivi i përgjithshëm i skemës së grantit është të sigurojë që komunat kanë njohuritë dhe mjetet më të mira për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara rishtazi (nëpërmjet bashkëpunimit ndër-komunal). Aktivitetet e përbashkëta të zbatuara brenda skemës së grantit duhet të kenë për qëllim ndikimin

në situatën social-ekonomike të popullsisë, të përmirësojnë menaxhimin e përbashkët të burimeve njerëzore, natyrore dhe kulturore dhe të forcojë kohezionin në rajonin në fjalë. 3. Ne theksojmë domosdoshmërinë për planifikim dhe veprim konkret për rritjen e barazisë gjinore në zonat rurale pasi janë pikërisht dhe këto zona që mbajnë në vetvete sfidat më të mëdha. Në këtë kuadër, ne kemi ngritur Forumin tonë për Çështje të Barazisë Gjinore, me një përbërje të balancuar gjinie apo përkatësie politike. Është kjo strukturë e cila ka nisur një punë intensive në këtë periudhë jo shumë larg zgjedhjeve lokale të ardhshme, në vendosjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në hartimin e një dokumenti strategjik për tu zbatuar nga anëtarët tanë, në trajnimin e vazhdueshëm dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rolin potencial të grave në jetën lokale. Puna jonë në këtë drejtim, e mbështetur nga Sida dhe zbatuar nga SKL International, do të shtrihet në shumë komuna individuale, në përgatitjen e materialeve dhe takimeve informuese, në kryerjen e aktiviteteve konkrete gjithmonë bazuar tek angazhimi dhe vullneti i mirë i përfaqësuesve lokalë. Kjo punë do të konsistojë në vënien në praktikë të eksperiencës suedeze, të përfituar gjatë një vizite studimore me temën e barazisë gjinore. Komunat pjesëmarrëse kanë nisur punën për zbatimin e disa aktiviteteve mbi barazinë gjinore, sipas metodës 3R. Ky Forum, do të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë, dhe në krijimin e pikave kyçe pranë komunave për çështjet e barazisë gjinore, si një nga sfidat më të afërta. Si rezultat final i këtij forumi do të jetë hartimi i një dokumenti mbi qëndrimin e ShKSh, mbi situatën ë Barazisë Gjinore në nivel lokal. 5. Një nga synimet tona është dhe ndërgjegjësimi i të zgjedhurve vendorë për të ofruar menaxhim komunal pjesëmarrës dhe transparent. Aktivitetet konkrete janë ofrimi i asistencës teknike direkte në 12 komuna, ku do të paraqitet koncepti i buxhetimit pjesëmarrës. Ka nisur puna me tre raste në tre komuna për të zhvilluar buxhetin e tyre dhe procedurat për buxhetim. Kjo është e bërë nën mbikëqyrje dhe në bashkëpunim me ekspertët lokal të cilët janë të trajnuar për të kryer të njëjtën mbështetje për buxhetim në 9 komuna. Rritja e transparencës do të shfaqet në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në nivel komunal dhe më shumë mbledhje të hapura informimi. Një rezultat tjetër pozitiv mund të jetë rritja e mundësive për njohjen me dokumenta zyrtarë dhe rritja e numrit të komunave me dokumenta të bëra publike si buxheti, protokolli ose dokumenta strategjikë, si dhe rritja e përdorimit të procedurave të prokurimit publik për blerjen e shërbimit dhe materialeve.


SHOQATA E KOMUNAVE TE SHQIPERISE

Faqe 5

Permbushja e kritereve per anetaresim Aftësia për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian shpjegohet shkurtimisht në paragrafët e mëposhtëm duke u përqendruar në fushat me rëndësi për pushtetin vendor. Turizmi Zhvillimi i turizmit duke qenë i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, është një fushë prioritare për Shqipërinë. Angazhimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Neni 94, kanë të bëjnë me bashkëpunimin me BE-në, me qëllim përmirësimin e rrjedhjes së informacionit mbi turizmin, dhe transferimin e ekspertizës, duke u mbështetur në pjesën e duhur të Acquis Communautaire që lidhet me këtë sektor. Është miratuar nga Këshilli i Ministrave "Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007 - 2013", e cila u përgatit në kuadrin e procesit të iniciuar nga Qeveria Shqiptare, për koordinimin e strategjive të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Legjislacioni Horizontal Në kuadër të zbatimit të nenit 70 dhe 108 të MSA, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave është angazhuar në përafrimin e legjislacionit të vlerësimit të ndikimit në mjedis me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Për këtë qëllim është hartuar dhe miratuar Strategjia Ndërsektoriale për Mjedisin si dhe në zbatim të saj është plotësuar kuadri ligjor me akte të reja. Në këtë strategji janë parashikuar zhvillimi i politikave edhe për fushat e mëposhtme si: Cilësia e Ajrit, Menaxhimi i Mbetjeve, Mbrojtja e Natyrës, Zhurmat, Administrimi i Burimeve Ujore, Ndryshimet Klimatike. Parandalimi i Ndotjes së Ujit dhe Menaxhimi i Ujit të Pijshëm. Hartimi dhe zbatimi i legjislacionit horizontal për të siguruar mbrojtjen e integruar të mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përbën një ndër detyrimet themelore të MSA. Paralel me plotësimin e bazës ligjore kërkohet edhe përcaktimi i procedurave të vlerësimit të ndikimit në mjedis, aprovimit të lejes mjedisore si dhe forcimi i strukturave dhe kapaciteteve vendase për zbatimin e legjislacionit horizontal. Në kuadër të zbatimit të MSA-së kërkohet forcimi i bashkëpunimit midis institucioneve qendrore dhe lokale të përfshira në administrimin e mjedisit, burimeve natyrore dhe territorit me qëllim integrimin e mjedisit në të gjitha hallkat e vendimmarrjes dhe realizimin e një vendimmarrjeje mjedisore gjithpërfshirëse. Menaxhimi i Mbetjeve Objektivi kryesor i qeverisë shqiptare në përputhje edhe me angazhimin e marrë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim

Asociimit është zhvillimi dhe forcimi i bashkëpunimit për të luftuar degradimin m j e d i s o r, m e s y n i m p r o m o v i m i n e qëndrueshmërisë në mjedis. Bazuar në Nenin 70 të MSA-së për periudhën 2002-2008 legjislacioni për menaxhimin e mbetjeve është plotësuar në vazhdimësi duke u mbështetur në aktet përkatëse të BE-së dhe konventën e Bazelit. Ligji nr. 9537, dt. 18.5.2006 "Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme" transpozon dhe është pjesërisht e përputhur me: Direktivën 91/689/EEC mbi mbetjet e rrezikshme; Direktiva 75/442/EEC mbi mbetjet; Direktiva e Këshillit 1999/31/EC e dt. 26 prill 1999 mbi landfillin e mbetjeve; Direktiva 2000/76/EC mbi djegien e mbetjeve; vendim i Komisionit 2000/532/EC për krijimin e listës së mbetjeve. Administrimi i Burimeve Ujore Fusha e Menaxhimit të ujërave është një nga fushat prioritare në kuadër të procesit të integrimit, detyrimet e së cilës në përgjithësi përcaktohen në Nenin 70/3 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Ky nen parashikon domosdoshmërinë e përafrimit të legjislacionit vendas me "Acquis Communautaire". Ndërkohë që Neni 108 i MSA vë theksin në zhvillim dhe bashkëpunimin e palëve me qëllim që të promovojnë qëndrueshmërinë mjedisore. Bazuar në nevojën për të ndërmarrë veprime për parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të cilësisë dhe sasisë së ujërave të ëmbla, vizioni politik është hartimi i programit të veprimeve, që do të synojë në menaxhimin, shfrytëzimin sa më racional dhe mbrojtjen e qëndrueshme të burimeve ujore. Mbrojtja e Natyrës Mbrojtja e Natyrës është një prej nënfushave prioritare që lidhen me Acquis Communautaire në fushën e mjedisit. Siç përcaktohet nga MSA (neni 70/3 si dhe neni108), përafrimi i legjislacionit shqiptar me Acquis në fushën e mjedisit, lidhet direkt me standardet mjedisore dhe detyrën jetësore për të luftuar degradimin e mjedisit me qëllim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore. Ky objektiv, është shkrirë në dokumentet strategjike sektoriale si: Plani Kombëtar i Veprimit në Mjedis, Strategjia dhe Plani i Veprimit të Biodiversitetit. Programi i qeverisë synon përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, parandalimi dhe ndalimi i shfrytëzimit pa kriter të faunës së egër dhe dyfishimi i sipërfaqes së zonave të mbrojtura. Për këtë qëllim është miratuar Ligji nr. 9868, datë 04.02.2008 "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8906, datë 6.06.2002 "Për zonat e mbrojtura". Ndryshimet Klimatike Ndryshimet klimatike përbëjnë një sfidë të përmasave globale, e cila kërkon përpjekjen dhe bashkëpunimin e të gjithë vendeve të botës pavarësisht nga kontributi që kanë në përqendrimin e gazeve serrë në atmosferë dhe ndikimet negative nga këto shkarkime. Shqipëria, si Palë në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK) dhe Protokollin e saj të

Kiotos bën përpjekje të vazhdueshme për të qenë në linjë me Bashkimin Evropian dhe Komunitetin Ndërkombëtar për të zbutur ndryshimet klimatike. Shqipëria në kuadër edhe të angazhimeve që rrjedhin nga neni 70 dhe 108 i MSA-së, duhet të hartojë dhe përafrojë kuadrin ligjor me atë të BE-së për të zbutur ritmin e rritjes së përqendrimit të gazeve serrë në territorin e saj dhe adaptimin ndaj ndryshimeve të pritshme klimatike. Ky objektiv është pjesë integrale e dokumenteve strategjike sektoriale si: Plani i Veprimit Kombëtar të Mjedisit dhe Strategjia Kombëtare e Energjisë, si sektori kryesor që kontribuon me mbi 60% te shkarkimeve të gazeve serrë nga territori i Shqipërisë dhe si i tillë përbën fokusin e përpjekjeve për reduktimin e këtyre gaze Zhvillimi Rajonal Neni 110 i Marrëveshjes së StabilizimAsociimit parashikon se Palët duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e zhvillimit rajonal dhe lokal, me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe reduktimin e çekuilibrave rajonale. Kujdes i veçantë i kushtohet bashkëpunimit ndërkufitar, transkombëtar dhe inter rajonal. Bashkëpunimi merr në konsideratë fushat prioritare që lidhen me Acquis e Komunitetit në fushën e zhvillimit rajonal. Qëllimi i Qeverisë Shqiptare është zhvillimi i balancuar ekonomik në të gjithë rajonet e vendit, nëpërmjet politikave nxitëse. Prokurimi Publik Angazhimet e marra nga Shqipëria në fushën e prokurimit publik, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përkatësisht Neni 70 dhe 74 janë: " Përafrimi i legjislacionit në fushën e prokurimeve publike me Acquis Communautaire. " Eliminimi i diskriminimit dhe heqja e barrierave dhe pengesave. " Nxitja e pjesëmarrjes dhe rritja e konkurrencës. Qëllimi kryesor i politikave të prokurimit publik në Republikën e Shqipërisë është sigurimi i transparencës në përdorimin e fondeve publike, duke garantuar në këtë mënyrë respektimin e procedurave të prokurimit publik në përputhje me ligjin dhe të kërkesave të Marrëveshjes së StabilizimAsociimit Fusha e Prokurimit Publik ne Shqipëri rregullohet nga Ligji Nr. 9643, datë 20.11.2006 " Për Prokurimin Publik", i ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. Tashmë në Shqipëri është krijuar platforma e prokurimit elektronik, sistem i cili është plotësisht funksional. Zbatimi i legjislacionit për prokurimin publik ushtrohet nëpërmjet Agjencisë së Prokurimit Publik, Institucionit të Avokatit të Prokurimeve dhe Autoriteteve Kontraktuese. Agjencia e Prokurimit Publik është organi qendror për mbikëqyrjen dhe koordinimin e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri.


SHOQATA E KOMUNAVE TE SHQIPERISE (vazhdim...)

Faqe 6

Përmbushja e kritereve për antarësim

Avokati i Prokurimeve mbron të drejtat dhe interesat e ligjshëm të kandidatëve, ofertuesve apo furnizuesve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të autoriteteve kontraktuese në fushën e prokurimit publik. Bujqësia Siguria Ushqimore Në kuadër të procesit të integrimit, fusha e sigurisë ushqimore është një nga fushat prioritare për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Detyrimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për këtë fushë përcaktohen në nenet 70 (3), 76 dhe 95-të MSA-së. Këto nene parashikojnë domosdoshmërinë e përafrimit të legjislacionit vendas me Acquis Communautaire si edhe përafrimin e standardeve me ato komunitare për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri. Mbrojtja e efektshme e konsumatorit është e nevojshme për të siguruar funksionimin e duhur të ekonomisë së tregut, mbrojtje e cila varet nga zhvillimi i një infrastrukture administrative për të siguruar mbikëqyrjen e tregut dhe zbatimin e ligjeve në këtë fushë. Qëllimet strategjike të Sektorit të Sigurisë Ushqimore synojnë krijimin e një sistemi me funksionim të plotë të mbrojtjes së konsumatorit, duke synuar sigurinë e ushqimeve nga ferma në tavolinë, nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit të zinxhirit ushqimor në përputhje me standardet e BE-së. Gjithashtu një nga prioritetet e Partneritetit Evropian është forcimi i sistemit të sigurisë së ushqimit dhe sistemeve të kontrollit që kane lidhje me të si edhe arritja e përmirësimeve thelbësore për sa i takon sigurisë së ushqimeve dhe kushteve fitosanitare dhe veterinare në përputhje me standardet e BE-së. Për herë të parë në fushën e sigurisë ushqimore është miratuar ligji "Për Ushqimin" nr. 9863 datë 28.01.2008, i cili bën analizën e riskut, përcakton aktorët kryesorë për analizimin, komunikimin dhe menaxhimin e tij, si dhe përcakton përgjegjësit për sigurinë ushqimore. Ligji i lartpërmendur është në të njëjtën linjë me legjislacionin europian në këtë fushë. Për implementimin e këtij ligji po punohet që të përgatiten aktet nënligjore duke transpozuar legjislacionin europian. Gjithashtu janë përafruar dhe janë në fuqi 45 VKM, urdhra, udhëzime dhe rregullore që rregullojnë aspekte të ndryshme të sigurisë ushqimore. Zhvillimi Rural dhe Strukturat Bujqësore Qëllimi kryesor i politikave të zhvillimit rural në Republikën e Shqipërisë është të kontribuojë për një zhvillim të barabartë të të gjitha rajoneve rurale në Shqipëri, të përmirësojë cilësinë e jetës në zonat rurale, të reduktojë varfërinë si dhe nxitjen e zhvillimit të integruar e të qëndrueshëm rural dhe diversifikimin (zhvillimin e aktiviteteve ekonomike jo bujqësore). Detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit për këtë fushë paraqiten

në nenin 70 dhe 95 te MSA-së. Realizimi i këtyre detyrimeve synohet të arrihet nëpërmjet: - Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-se duke u fokusuar në çështjet prioritare lidhur me Acquis Communautaire në fushën e bujqësisë. Bashkëpunimi duhet veçanërisht të synojë modernizimin dhe ristrukturimin e bujqësisë shqiptare dhe të sektorit të agro-industrisë duke u mbështetur në përafrimin gradual të legjislacionit shqiptar me atë të praktikave, rregullave dhe standardeve Komunitare. (neni 94 i MSA-së). - Forcimit të kooperimit për një zhvillim rajonal dhe lokal, me objektiv kryesor, kontribuimin në zhvillimin ekonomik dhe reduktimin e pabarazisë rajonale. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit në bashkëpunim me Ministritë e Linjës ka përgatitur Strategjinë e Zhvillimit Rural. Me Strategjinë e Zhvillimit Rural, do të synohet që politikat sociale, ekonomike e mjedisore të kenë karakter zonal, rajonal e global. Në këtë kuadër është miratuar Strategjia e Zhvillimit Rural, Nr. 774 datë 14.11.2007 dhe Ligji nr. 9817 datë 22.10.2007 "Për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural". Nëpërmjet dokumenteve të strategjive, është siguruar baza ligjore për mbështetjen publike të bujqësisë dhe zhvillimit rural për herë të parë në vendin tonë, si nga buxheti i shtetit ashtu dhe nga donatorë të tjerë. Pra nga ana ligjore lindin politikat moderne të zhvillimit për bujqësinë shqiptare. Nëpërmjet këtyre dokumenteve është përafruar 45% e legjislacionit të Komunitetit Europian. Tendenca është që të ngrihet institucioni zbatues i programit të zhvillimit rural sipas rregulloreve të Bashkimit Europian për implementimin e komponentit të V të programit IPA (IPARD). Pyjet dhe Kullotat Përafrimi i legjislacionit shqiptar me Acquis në fushën e Pyjeve e Kullotave, lidhet direkt me standardet mjedisore dhe detyrën jetësore për të luftuar degradimin e mjedisit me qëllim promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore (neni 108 MSA). Ky objektiv, është shkrirë në dokumentet strategjike sektoriale si Plani i Veprimit në Mjedis, Strategjia dhe Plani i Veprimit të Biodiversitetit dhe Strategjia e Zhvillimit të Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave. Sa me sipër, konform kësaj politike dhe strategjie zhvillimi është realizuar: a) Transferimi i rreth 70- 80% te pyjeve dhe kullotave në pronësi të njësive të qeverisjes vendore. Për këtë qellim janë hartuar dhe miratuar 314 VKM per transferimin e pyjeve pranë njësive te qeverisjes vendore dhe janë transferuar rreth 748 393 ha ne total, nga te cilat pyje 608 560 ha dhe kullota 139 833 ha. b) shtimin e sipërfaqeve të reja pyjore, rehabilitimin e sipërfaqeve të djegura dhe të degraduara, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e veprave ujëmbajtëse në kullota, kontrollin e fenomenit të erozionit përmirësimin e

menaxhimit të produkteve pyjore dhe jopyjore, të cilat do të çojnë në gjenerimin e të ardhurave. Punësimi Fokusi kryesor i qeverisë në fushën e punësimit, për periudhën afatgjatë është realizimi i pajtueshmërisë me instrumentat komunitare për Shtetet Anëtare në fushën e lëvizjes së punonjësve, duke patur parasysh situatën në tregun e punës në Shtetet Anëtare si dhe në varësi të legjislacionit që ato kanë; krijimi i lehtësirave ekzistuese për akses në punësim për shtetasit shqiptarë, të akorduara nga Shtetet Anëtare me anë të marrëveshjeve dypalëshe; bashkëpunimi për lehtësimin e reformave dhe politikave shqiptare të punësimit, në kontekstin e forcimit të reformave ekonomike dhe të integrimit; përshtatja e legjislacionit shqiptar për sa u përket kushteve të punës dhe mundësive të barabarta për gratë si dhe ngritja e nivelit të arsimit të përgjithshëm dhe trajnimit profesional në Shqipëri. (Neni 46, 47, 48, 77, 99 te MSA-s). Strategjia sektoriale e punësimit dhe formimit profesional ka për qellim te vendose bazat për përmirësimin e sistemit te shërbimeve te punësimit dhe formimit profesional, dhe zbatimit te programeve aktive dhe pasive te punësimit. Mbrojtja shoqërore Fokusi kryesor i qeverisë në fushën e mbrojtjes shoqërore, për periudhën afatshkurtër, është implementimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe standardeve, duke luftuar përjashtimin social dhe diskriminimin. Mbështetja dhe adaptimi i sistemit te sigurimeve shoqërore dhe mbrojtjes shoqërore me kërkesat e reja ekonomike sociale, në përputhje me Nenin 98 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Bazuar ne Konventën Evropiane për te Drejtat e Njeriut, te Drejtat e Fëmijëve, Kartën Sociale Evropiane (e rishikuar), Strategjinë Kombëtare te Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit,Objektivat e Mijëvjeçarit, Kushtetutën e Republikës. Barazia gjinore Fokusi kryesor i qeverisë në fushën e barazisë gjinore, për periudhën afatgjate, është harmonizimi në mënyrë progresive të legjislacionit shqiptar me atë të Komunitetit në fushën e kushteve të punës, veçanërisht të shëndetit dhe sigurisë në punë, dhe mundësive të barabarta si dhe bashkëpunimin për të lehtësuar reformat e politikave shqiptare të punësimit, në kontekstin e forcimit të reformave ekonomike dhe të integrimit duke synuar mbështetjen e përshtatjes së sistemit shqiptar të sigurimeve shoqërore me kërkesat e reja ekonomike dhe sociale, dhe përfshirjen dhe përshtatjen e legjislacionit shqiptar për sa u përket kushteve të punës dhe mundësive të barabarta për gratë.


SHOQATA E KOMUNAVE TE SHQIPERISE Historiku i marrëdhënieve BE-Shqipëri 14 prill 2010

Kryeministri Berisha i dorëzoi Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule përgjigjet e pyetësorit të KE-së për Shqipërinë

16 Nentor 2009

Këshilli i Ministrave të BE-së miraton kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë dhe fton Komisionin Evropian te jape nje opinion per aplikimin

28 Prill 2009

Shqiperia dorëzon aplikimin për anëtarësimin në BE.

1 Prill 2009

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit hyn në fuqi.

11 Korrik 2008

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare ratifikohet nga 25 shtete anëtare

Janar 2008

Hyrja në fuqi e MArreveshjes se Lehtesimit te Vizave

Janar 2007

Hyrja në fuqi e një instrument të ri për Ndihmën e ParaAnëtarësimit (IPA).

01/12/2006

Hyrja në fuqi e "Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar"

Qershor 2006

Në Luksemburg, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar

5/2004

Bashkimi Evropian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit për vendet e përfshira në procesin e StabilizimAsociimit

12/2003

Siglohet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri/BE

Qershor 2003

Samiti i Selanikut konfirmon perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit dhe i hap rrugë shfrytëzimit të instrumenteve të përdorur në vendet e tjera anëtare

Janar 2003

Hapja zyrtare e negociatave gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian Romano Prodi

2002

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miraton projekt-direktivën për negocimin e një MSA-je dhe vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e një MSA-je me Shqipërinë

2001

Viti i pare i programit CARDS (Asistenca Komunitare per Rinderitm, Zhvillim dhe Stabilizim), i hartuar posacerisht per vendet e PSA.

Nentor 2000

Samiti i Zagrebit lancon procesin e Stabilizim Asociimit per pese vende te Evropes jug Lindore, perfshi edhe Shqiperine.

2000

Produktet nga Shqipëria u përfshinë në hyrjet pa doganënë tregun e BE-së

1999

Përfshirja e Shqipërisë në Regjimin Autonom Preferencial

1999

BE propozon iniciativën e re: Procesi i Stabilizim-Asociimit (PSA). Shqipëria pjesë e PSA.

1997

Miratimi nga Këshilli i Çështeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian i përqasjes rajonale për vendet e rajonit, me anë të të cilës BE përcakton kushtet politike dhe ekonomike për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

1992

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit. Përfitimi nga Programi PHARE

1991

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri -Komuniteti Ekonomik Evropian.

Pyetesori Pyetesori konsiston ne 2,280 pyetje te shrira ne 384 faqe. Pyetjet kane te bejne me te gjitha segmentet e kuadrit ligjor Evropian dhe kriteret e Kopenhagenit per anetaresimin ne BE. Pyetesori i kushton nje rendesi te vecante kriterit politik. Mire qeverisja dhe ligjshmeria, reformat ne gjyqesor, lufta kunder korrupsionit, liria e medias - jane te gjitha ceshtje kryesore, te cilat perbejne thelbin e vleresimit.

Faqe 7

Skema e Grantit te Vogel per Komunat Skema e grantit te vogel per komunat eshte nje "Thirrje Pilot" per propozime që kanë për qëllim të mbështesin përmirësimet në ofrimin e shërbimeve në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e reja të caktuara për Komunat Shqiptare. Perveç krijimit të kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve, kjo skeme ka për qëllim të përgatisë Komunat për bashkëpunimin në kuadrin e programeve të Komisionit Europian, si dhe për përgatitjen e projekteve të realizueshme dhe të qëndrueshme, dhe forcimin e kapaciteteve administrative të përfituesve dhe institucioneve kombëtare për zbatimin dhe menaxhimin e projekteve. Objektivat e programit të arrihen nëpërmjet zbatimit të katër masave: 1. Zhvillimi mjedisor i qëndrueshëm me theks në mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e zonave të pyllëzuara dhe burimeve të tjera natyrore dhe ekosistemeve 2. Menaxhimi i mbetjeve të ngurta 3. Menaxhimi i ujit 4. Zhvillimi ekonomik me theks turizmin Skema e grantit të vogël do të ofrojë fonde të orientuara në mbështetje të zbatimit të projekteve me shumë partnerë që fokusohen në përmirësimet në ofrimin e shërbimeve ndërkomunale. Të gjitha masat ose veprimet duhet të synojnë zhvillimin afatgjatë të partneritetit ndërmjet komunave dhe aktorëve të tjerë lokalë, si dhe promovimin e integrimit social të grupeve të anashkaluara, të papunëve, rinisë rurale, forcës femërore të punës, etj. Autoriteti kontraktues është Shoqata e Komunave të Shqipërisë. Afati i fundit i dorezimit te projekt propozimeve eshte ............2010.


GAZETA E SHOQATËS SË KOMUNAVE TË SHQIPËRISË - Nr. 13