Page 1

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre! Nr.1. Dhjetor 2006. Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 259 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

EDIT ORIAL EDITORIAL ZËRI KOMBËTAR PËR AUTORITETET KOMUNITARE

Ta bëjmë më të mirë jetën lokale Rrugë të mbarë buletinit të Shoqatës e këtë numër starton numri i parë i bule M tinit të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Ky botim do të përpiqet që të vijë afër jush, afër problemeve dhe shqetësimeve tuaja, dhe ku të mundet do të përpiqet të gjejë zgjidhje brenda kornizave që na jep ligji. Por cfarë është Shoqata e Komunave të Shqipërisë? Ajo është një organizatë joqeveritare e themeluar në 1997. Anëtarët e saj janë kryetarët e zgjedhur të komunave. Shoqata ka në gjrin e saj një numër prej 308 anëtarësh. Misioni i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë është mbrojtja e interesave të përbashkëta të komunave dhe influencimi në procesin e decentralizimit sipas parimeve të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, si dhe zhvillimi i komuniteteve, mbrojtja e të drejtave të njeriut sidomos në zonat rurale, si dhe promovimi i të drejtave të grave dhe të fëmijëve në fshatra”. Me këtë mision të qartë dhe konkret Shoqata përpiqet në mënyrë të vazhdueshme të mbrojë interesat e përbashkëta të komunave me qëllim arritjen dhe zhvillimin e demokratizimit dhe decentralizimin e qeverisjes vendore. Gjitashtu Shoqata përpiqet të përfaqësojë interesat e përbashkëta të komunave të Shqipërisë në marrëdhëniet me organizmat e ndryshme shqiptare dhe të huaja, brenda dhe jashtë vendit. Ajo mundëson vendosjen e lidhjeve të drejtpërdrejta, të vazhdueshme dhe të institucionalizuara me Kuvendin e Shqipërisë, qeverisjen qendrore dhe atë lokale në mbrotje të interesave të komunave duke u bërë aktore kryesore në proçesin e hartimit të politikave decentralizuese dhe legjislacionit për qeverinë vendore. Që nga dita e themelimit e deri më sot Shoqata është munduar të rrisë shërbimin e saj ndaj anëtarëve duke ju ofruar atyre kualifikime dhe trejnime të ndryshme. Përmes këtij buletini ne synojmë gjetjen e zgjidhjeve praktike dhe shkëmbimin e eksperiencave të komunave më të mira duke pasur parasysh se procesi i dijes nuk përfundon kurrë dhe mbi të gjitha bazuar në faktin se para se të synojmë të hapim terrene të reja, më e mira është të implementojmë përvojat pozitive të kolegëve tanë. Duke siguruar mbështjetjen e një donatori potencial dhe serioz si SIDA (Agjensia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar) SHKSH po zbaton një program trevjecar (2005-2008) për forcimin e kapaciteteve të saj në fushat e mëposhtme: y Forcimi dhe përsosja e kapacitetit të zgjedhur dhe të emëruar të SHKSH y Krijimin e një sistemi për vetfinancim y Përmirsimi i shërbimeve të siguruara nga shoqata nëpërmjet një advokatie dhe lobingu më të mirë. y Krijimi i një sistemi për shpërndarjen e informacionit për anëtarët nëpërmjet buletinit që ju tashmë keni në dorë. Shpresojmë se buletini që po lexoni do të bëhet një bashkudhëtar i juaji i përhershëm gjatë punës tuaj dhe ju do të bëheni jo vetëm lexues por edhe aktorë të tij duke na shkruar për cdo shqetësim apo problem tuajin në rubrikën „Letra editorit” si dhe mirëpresim që të ndani me ne shkrimet tuaja për të na treguar të gjitha eksperiencat tuaja pozitive në fushën e qeverisjes lokale, në mënyrë që buletini ynë të kthehet në një arenë të shkëmbimit të ideve dhe praktikave më të mira. ILMI GJECI Kryetar i SHKSH aac@abcom.com

Firmoset marrëveshja për projektin “Zhvillimi i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë” Nga Agron Haxhimali Drejtor Ekzekutiv SHKSH

N

ë fund të vitit të kalu ar, Komiteti Drejtues i Shoqatës së Komunave miratoi dhe lidhi marrëveshjen për projektin “Zhvillimi i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë”. Ky projekt financohet nga SIDA (Agjensia Suedeze per Zhvillim Nderkombetar) dhe do te zbatohet nga SALAR (Shoqata e Bashkive dhe Rajoneve Suedeze), VNG (Shoqata e Bashkive Hollandeze) dhe FLAG (Fondacioni për Autonomi dhe Qeverisje Vendore). Miratimi dhe lidhja e marrëveshjes është ngjarja më e rendësishme per ShKSh që nga themelimi i saj ne vitin 1997, sepse per here te pare Shoqata merr formen zyrtare te nje institucioni me te gjitha strukturen e saj te nevojshme ne funksion te antereve te saj. Bazuar ne kriteret e caktuara nga Komiteti Drejtues per strukturen dhe stafin, bashke me konsorciumin u be

perzgjedhja e stafit te shoqates. Që nga ai moment angazhimi yne eshte perqendruar ne organizimin e zyres, hartimin e planit te aktiviteteve, ndjekjen e detyrave, etj. Falë fillimit të punës normale të stafit të shoqatës, i cili operon si rezultat i mbështetjes së projektit DAAC, aktivitetet e shoqatës gjatë periudhes Dhjetor - Mars u rritën ndjeshëm. PËRFAQËSIMI I INTERESAVE TË KOMUNAVE ShKSh ka rritur ndjeshëm praninë e saj në arenën e qeverisjes vendore ne Shqipëri. Ne jemi perpjekur te ndjekim situ-

aten dhe te jemi prezent ne ambientet ku diskutohet dhe debatohet per ceshtje qe lidhen me interesat e komunave. Keshtu ne me përfaqsues të shoqatës kemi marre pjese aktivisht ne tavolinat ku eshte diskutuar mbi: y Strategjine e Sherbimeve ne nivel vendor, y Investimet kapitale-subvencionet e qeverisë qëndrore per investimet ne rruge rurale, y Formulen e buxhetit të qeverise vendore, y Licensimin e biznesit te vogel, y Ligjin per Prokurimet Publike, y Propozime dhe kerkesa

te ardhura nga kryetarë të ndryshëm komunash drejtuar institucioneve dhe organizmave te ndryshme. Ne te gjitha keto takime ne si zeri i juaj kemi mbajtur qendrimet tona qe lidhen me interesat dhe kerkresat tuaja. Rezultate të prekshme gjatë kësaj perudhe kanë ndodhur. a. Shërbimet Publike. Propozimet tona qe ujësjellësat t’i kalojne komunave dhe kjo te shoqerohet me faturen financiare eshte konsideruar kerkese e drejte e shoqates dhe ne këtë linje do te procedohet. b. Infrastruktura. Përsa i përket investimeve ne rruget rurale ne i kemi kerkuar Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Puneve Publike dhe Transporteve qe fondet perkatëse për investimet e rrugëve rurale te dergohen direkt ne komuna. Kjo kerkese eshte pare e drejte nga organizmat përkatëse. c. Decentralizimi Fiskal. Përsa i përket formulës së buxhetit, ne kemi propozuar pranë Ministrisë së Brendshme (Vijon në faqen 4)

Cili është vizion im për koordinimin e donatorëve në mbështetje të decentralizimit të qeverisjes vendore! tributin dhe mbështetjen thelbësore që i kanë dhënë në vite këtij procesi dhe institucioneve dhe të zgjedhurve vendore. Të klasifikuar në natyra ndërhyrje proceset decentralizuese do të nënkuptojnë ndërhyrje në legjislacion, ndërhyrje institucionale për plotësim të pengesave dhe vonesave të krijuara dhe rritje të kapaciteteve njerëzore. Nga FERDINAND PONI Zv. Ministër i Brendshëm

S

fida për Decentralizimin e kon ceptuar si një tregues mjaft i prekshëm i përpjekjeve të shoqërisë shqiptare për të qenë e zonja të prodhojë vlera në cdo qelizë të sajën ka qenë dhe ngelet për shqiptarët një komponente shumë e rëndësishme e aktivitetit të strukturave të saj në këtë tranzicion nga një shoqëri totalitariste në një shoqëri demokratike, nga një shoqëri e bunkerizuar në një shoqëri e konceptuar, ndërtuar dhe orientuar nga qytetarët dhe komunitetet e tyre. Një falenderim e konsideratë shumë të vecantë për të gjithë miqtë tanë, përfaqësuesit e SHBA, Gjermanisë, Suedisë, Italisë, Hollandës, Svicrës, Norvegjisë, Danimarkës, dhe institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Europian, Këshilli i Europës, UNDP, OSBE, Banka Botërore dhe projektet e ekspertët e tyre, për kon-

NDËRHYRJA PËR PËRMIRSIMIN E LEGJISLACIONIT Është më se e domosdoshme që të rishikohet kohëzgjatja e mandatit të të zgjedhurve vendore pasi ajo është mjaft e vogël, vetëm 3 vjet, nuk ka përputhje me kohëzgjatje të mandateve të tjera zgjedhore, dhe nuk lejon realisht mundësinë për realizimin e programeve të zhvillimit vendor të konsoliduar, dhe nuk krijon mundësi për plane e strategji afatgjata. Nga pikpamja teknike ndryshimi nuk është i vështirë por paraqet një sensibilitet të madh sepse kerkon ndryshime të kushtetutës dhe paraprakisht mund të jetë objekt i një komisioni bipartizan. Në këtë grup mund të klasifikojmë edhe disa ndryshime ligjore e nënligjore që mund të bëjmë lidhur me statusin e kryetarëve të komunave, përmirsime apo thjeshtime në statusin e kryeqytetit. Ushtrimi i funksioneve të veta të

qeverisjes vendore, në fushën e planifikimit të territorit kërkon përgatitjen e një ligji të ri, në koherencë me ligjin organik të qeverisjes vendore, i cili do të kërkojë angazhimin e shumë aktorëve me qëllim që ai të jetë një ligj i qartë e i zbatueshëm. Kjo inisiativë që duhet të realizohet në një periudhë relativisht të shkurtër ka nevojë për t’u shoqëruar me ndërhyrje të forta dhe mbështetje të njësive të qeverisjes vendore në hartimin e planeve rregullues, të specifikuar keto për zonat urbane, qendrat e banuara, zonat turistike. Një ligj i ri për financat vendore, do të siguroje burime të mjaftueshme për njësitë e qeverisjes vendore në ushtrimin e funksioneve të tyre. Për t’i paraprirë zgjedhjeve që duhet te bejme per kete ligj kaq te rendesishem, Ministria ne bashkepunim me Bankën Botërore, USAID, FMN, shoqatat e të zgjedhurve vendorë (Shoqata e Bashkive, Komunave dhe Qarqeve), ka organizuar nje sere takimesh pune te formatit multidikasterial dhe me pjesemarrjen e shoqatave te te zgjedhurve vendore dhe aktoreve te interesuar . Një prioritet i veprimtarise sonë është mundësimi per të kaluar me ligj mbledhjen e taksës së biznesit të vogël në njësitë e qeverisjes vendore. (Vijon në faqen 2)


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.1. Dhjetor

2006

/2

4 PYETJE PËR DY KR YET ARË KRYET YETARË Mos u largoni nga vendlindja, Drejtimi i komunës, rrugë por të punojmë së bashku… e gjatë, por e bukur PROFIL - Fatbardha Kapaj, Kryetare e Komunës Hore-Vranisht

Z

nj. Kapaj ka lindur në vitin 1951. Ajo është me arsim të lartë. Fillimisht kandidoi për kryetare komune në vitin 2000 nën siglën e PSSH dhe fitoi. Pas kësaj fitoreje Fatbardha kandidoi përsëri për kryetare në komunën Hore-Vranisht në vitin 2003 me të njëjtën sigël e përsëri fitoi dhe aktualisht e kryen këtë detyrë në mandatin e dytë. Gjatë kohës së punës së saj si kryetare ka marrë pjesë në seminare të ndryshme dhe ka kryer tranime të shumta kualifikimi për drejtimin e pushtetit vendor brenda e jashtë vendit. Fatbardha Kapaj është antare e PSSH që nga viti 1991 si dhe delegate në konferenca e kongrese dhe e zgjedhur në forumet e partisë në zone e në rreth. Por cila është komuna që drejton prej mëse 6 vjetësh Znj Kapaj? Komuna Hore-Vranisht shtrihet ne pjesën jugore të rrethit të Vlorës, në krahun e majtë të luginës së Shushicës. Duke qenë në skajin jugor të rrethit, një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes së saj kufizohet në anën lindore me rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër. Kjo zonë është e përmendur për një sërë ngjarjesh historike para dhe gjatë Luftës Nacionalclirimtare. Drejtimin kyresor të ekonomisë e ka patur në zhvillimin e blegtorisë, vecanërisht në rritjen e bagëtive të imta. Komuna Hore-Vranisht perfshin në territorin e saj fshatrat: Bolenë, Kallarat, Kuc-Buronja, Kuc, Tërbac e Vranisht. Ajo ka një popullsi prej 5120 banorë, me sipërfaqe të përgjithshme 540 km2 me reliev të theksuar malor. Aty veprojnë 22 biznese dhe ka 5 shkolla 9 vjecare e 2 shkolla të mesme. Në territorin e komunës ka burime të shumta natyrore, bimë të ndryshme medicinale, vende të bukura turistike dhe inerte të ndryshme.

Përse kandiduat? Duke qenë se e njihja mirë zonën ku do të punoja, vendosa të kandidoj për kryetare komune. Po ashtu duke patur besim tek eksperienca ime në drejtim isha e motivuar në përkushtimin tim ndaj të gjitha punëve që më prisnin si kryetare. C’mendoni për statusin e kryetarit dhe kompetencat e njësive vendore? Mendoj se koha 3 vjecare e mandatit është e shkurtër ndaj të bëhet 4 ose 5 vjet në funksion të planifikimeve strategjike të zhvillimit. Kryetarët e komunave të pajisen me pasaporta diplomatike e të mos harxhojnë kohën para sporteleve të ambasadave për një vizë pune apo takimi me partnerët e huaj. Të mendohet nga shteti për t’u trajtuar kryetarët e komunave me një masë shpërblimi mujor pas mbarimit të mandatit. Cila mendoni se do të jetë e ardhmja e njësisë që drejtoni? Të ardhmen e komunës sime e shoh te puna e banorëve të saj për përmirësimin e jetës së tyre. Burimet e shumta natyrore që ka zona e favorizojnë atë në zhvillimin e saj dhe perspektiva këtu mendoj se do të jete turizmi malor, por edhe ai bregdetar. Kjo kërkon edhe mbështjetjen e shtetit me fonde dhe investime për të krijuar infrastrukturën e nevojshme të zhvillimit të zonës. Mesazhi juaj për komunitetin që drejtoni prej 6 vjetësh? Falenderimi im për banoret e komunës është mjaft njerëzor për shpërblimin që i bënë punës time trevjecare të mandatit të parë me votën e tyre në mandatin e dytë. Votën do ta respektoj me punën time përherë vetëm në shërbim të zhvillimit të zonës. Mos u largoni nga vendlindja jonë e dashur, por të punojmë së bashku për të integruar këtë vend në familjen e madhe europiane....

PROFIL - Zef Vokrri, Kryetar i Komunës Hajmel

Z

ef Vokrri ka lindur më 1 korrik 1945 në Hajmel të Shkodrës. Ka studiuar pa shkëputje nga puna ne Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër, duke u diplomuar në 1997 në degën juridik. Por le ta cojmë pak më mbrapa kohën në gusht të vitit 1991, kur Zefi u zgjodh kryetar i këshillit pluralist ndërsa në vitin 1992 kandidoi për kryetar komune nën siglën e PDSH-së, ku dhe fitoi. Pas kësaj fitoreje, Zef Vokrri vazhdoi të kandidonte rregullisht per kryetar komune dhe ka patur fitore bindëse në vitin 1996, 2000 dhe 2003. Tani ai e kryen këtë detyrë në mandatin e tij të katërt. Në vitin 2000 është zgjedhur nënkryetar i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë, detyrë të cilën e vazhdon akoma si dhe është President i ndërkomunales (5 komuna) në Zadrimë, një formacion i vecantë në vendin tonë. Zef Vokri është i martuar e me tre fëmijë. Por ku gjendet komuna Hajmel? Kjo komunë shtrihet në juglindje të qytetit të Shkodrës, rreth 30 km në rrugë automobilistike larg këtij qyteti. Duke qenë në skaj të rrethit, kjo komunë kufizohet në jug të saj me komuna të rrethit Lezhë e më tej me komuna të Shkodrës. Nenshati, sapa antike e kësaj komune ka qenë historikisht qendër jo vetëm fetare (katolike), por edhe kulture dhe e traditave me tendencë të përhershme për identitet kombëtar. Sipas Frang Bardhit (historiani i parë i shqipes së shkruar, autor i fjalorit të parë shqip-latinisht, nga ky vend) ky qytet ka qenë shkatërruar nga Pirro i Epirit. Personalitete të tjerë të parë që shkruajtën gjuhën tonë kanë lindur ose ushtruar aktivitet religjioz këtu. Banorët e kësaj zone kanë veshje tradicionale karakteristike ku spikasin harmonishëm ngjyrat e bardha, të kuqe e të verdha. Kjo komunë përbëhet nga fshatrat: Dheu i Lehtë, Hajmel, Nenshat, Pacram e Pistullë. Ajo ka një popullsi prej 6300 banorë dhe sipërfaqe 40km2. Në të veprojnë

36 biznese të ndryshme. Përse kandiduat? Kam mëse 15 vjet që punojmë së bashku me komunitetin. Vërtet rrugë e gjatë, por e bukur; vërtetë rrugë e lodhshme, por me arritje e ndryshime që vazhdojnë të ndodhin përditë. Jemi përpjekur të rikthejmë lavdinë e nëpërkëmbur të kësaj. C’mendoni për statusin e kryetarit dhe kompetencat e njësive vendore? Për statusin e kryetarit të komunes kam shumë vërejtje. Thjesht ndarja që bëhet në Shqipëri kryetar bashkie e komune i sposton të dytët (me mentalitetin e klases punetore e fshataresise kooperativiste) në provincialë. E quaj me vend të mos harroj atë më të rëndësishmen, kompetencat e njësive vendore që janë edhe sot fare të papërfillshme. Shteti ynë ka obligime që rrjedhin nga nënshkrimi i Kartës Europiane të Autonomisë Lokale për të plotësuar standartet e saj. Cila mendoni se do të jetë e ardhmja e njësisë që drejtoni? Të ardhmen e njësise sime vendore e shoh me shumë shpresa dhe optimizëm, nisur nga resurset e vecanta e të mrekulleshme që ka ky vend i begatë. E shoh nga vlerat historike e kulturore, me kontribute të jashtëzakonshme të popullsisë së kësaj komune, duke afirmuar më shumë zotësi e mencuri identitetin tonë për të qenë pjesë e shëndoshë e vlerave demokratike botërore. Mesazhi juaj per komunitetin që drejtoni dhe punoni Të nderuar banorë të komunës Hajmel, mos harroni se ne jemi këtu në zemër të një populli trim e liridashës, të parët tanë afirmuan vlera historike qe mund te na i kenë zini edhe komunat me të qytetëruara të botës. Ne, duke pranuar sfidat e jetës, do të jemi gjithmonë një shembull progresiv për një të ardhme që do ta ndërtojmë me guxim, në hapësirat e reja qe krijuan kohët moderne.

Cili është vizion im për koordinimin e donatorëve në mbështetje të decentralizimit të qeverisjes vendore! (Vijon nga faqja 1) Për të eliminuar praktikat e ndjekura deri tani në transferimin e funksioneve është menduar të punohet me kujdes në krijimin e standarteve të shërbimeve publike duke i analizuar e afruar ato me standartet e BEsë. Një grup i vecante pune duhet te funksionoje per kete qellim prane GED. Nga ana tjeter, problematika lidhur me ndertimin e Keshillit te Qarkut, fatkeqesisht i parashikuar në kushtetutë, mbivendosja apo funksionet e paqarta të këtij niveli të qeverisjes vendore, kanë nxjerre në pah hartimin e një ligji të ri per rolin e Këshillit te Qarkut. Cdo zgjidhje për kete funksion duhet të ketë parasysh kërkesat e dokumenteve Europiane për këtë qëllim si dhe modelet që lejojnë një bashkëpunim dhe përputhje të modelit të funksionimit, madhësisë, dhe kompetencave të qeverisjes vendore në përgjithësi dhe nivelit të ndermjetëm në vecanti, me modele të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Për të menaxhuar më mirë burimet njerezore, si dhe për të rritur kapacitetet e Komunave është menduar që krahas Bashkive e Qarqeve, të përfshihen edhe ato në ligjin “ Për sta-

tusin e Nëpunësit Civil”. NDËRHYRJE INSTITUCIONALE Sigurisht që ritmet e Decentralizimit nuk kanë qënë ato të kërkuarat, as edhe ato te parashikuara, prandaj Qeveria dhe natyrisht edhe institucionet qe merren me perpunimin dhe realizimin e politikave Decentralizuese ka ne program fitimin e kohes se humbur. Ngritja e Komitetit Ndërministror për Decentralizimin e Grupit të Eksperteve për Decentralizimin pranë Ministrisë së Brendshme synon te bashkerendoje gjithe perpjekjet per kete qellim nga te gjithe dikasteret, te ofroje me shume mundesi institucionale per thithjen e mbeshtetjes se huaj si dhe te nxise debatet per me shume efektivitet. Deri tani është bërë transferimi në pushtetin vendor vetëm i godinave të njësive vendore. Për vetë stadin dhe kushtet e arritura në fushën e Decentralizimit volumi i pronave të transferuara është i pamjaftueshëm. Prandaj gjate këtij viti dhe maksimalisht, 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm do të përfundojë plotësisht transferimi i pronave. Brenda këtij viti do të bëhët transferimi i plotë i rrjeteve, dhe ndërmarrjeve të ujësjellesve në

qeverisjen vendore. Krahas transferimit të ujesjellesave në qeverisjen vendore do të bëjmë nderhyrjet dhe rregullimet e nevojshme në kudarin rregullator të funksionimit të këtij sektori me qëllim që ky sektor t’i përgjigjet dokumentave të decentralizimit dhe njëkohësisht ky sektor të kalojë si sektor komercial në treg. Në këtë transferim shteti do të marrë persiper pastrimin e këtyre ndërmarrjeve nga borxhet e këqija me qëllim që problemet e keqmenaxhimit të sotem të mos transferohen në pushtetin vendor, do te ruaje nje skeme solide investimesh, por njëkohësisht deri ne fund te 2009 do të hiqet dorë nga mbulimi me subvensione të deficiteve që vijnë nga keqmenaxhimi në pushtetin vendor, nderkohe qe do te ruhen subvencionet per varferine dhe ato objektive. Ne jemi plotësisht të vendosur që organet e qeverisjes vendore të kenë në dorë potencialet e nevojshme financiare në raport me funksionet e tyre dhe mbi të gjitha të marrin atributet e nevojshme për të patur autonomi në vendimmarrje për përdorimin e fondeve që disponojnë. Decentralizimi nuk është një dhuratë e qeverise qëndrore për qeverisjen vendore. Ai është një kërkesë thelbësore e demokra-

cisë, që e ka burimin tek respektimi i të drejtës së komunitetit për të marrë pjesë në qeverisje dhe tek domosdoshmëria për të kaluar nga e drejta për të folur tek e drejta për tu dëgjuar dhe për rrjedhojë, decentralizimi nuk mund të realizohet pa pjesmarrjen e publikut. Është kjo pjesmarrje që rrit efiçiencen, shkurton kostot, krijon kushte për përdorim më të mire të burimeve, ndikon që këto të shkojnë në dobi të njerëzve, por njëkohësisht i krijon mundësi komunitetit të marrë pjese e të kontribuojë për realizimin e projekteve në dobi të tij. Prandaj, krahas përgatitjes së ligjeve dhe përpjekjeve për zbatimin e tyre, ndërgjegjësimi i publikut, transparenca dhe nxitja e tij për të kontribuar në procesin e decentralizimit të pushtetit është një drejtim parësor i punës për të gjithë ne që kemi marre përsipër për ta realizuar këtë reformë. Shume i rendesishem si per nga rendesia politike por edhe nga veshtiresia teknike eshte permiresimi i funksionimit te Keshillave Bashkiake dhe Komunale. Ne kete menyre ne synojme marredhenie me te mira ndermjet Keshillave Vendore dhe Nj.Q.V, me shume kontroll ndaj administrates vendore, dhe per nje qeverisje te mire te konsultuar me komunitetin e shprehur ne forume publike te

organizuara. Çdo organ i qeverisjes vendore do të ketë statutin dhe rregulloren e brendshme të funksionimit, me synim institucionalizimin e të gjitha praktikave të nevojshme për t’u vënë në rolin e përfaqësuesit korrekt të komunitetit e në sherbim të tij. Në mënyre të veçante të thellohen e të saktësohen, atributet ekzekutive të kryetarit të bashkise dhe komunës dhe gjetja e marrëdhënieve të reja më të konsolidura për rolin e kryetarit të fshatit me synim përfaqësimin sa më të mirë të banorëve të fshatrave periferike, për problemet që ata kanë. Njësitë vendore paraqesin vështirësi objektive në perballimin dhe ushtrimin e funksioneve, sidomos për ato që lidhen drejtpërdrejtë me shërbimet standarte ndaj banorëve. Nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm financiar, do të inkurajohen ato njësi vendore të cilat demostrojnë aftësi dhe rezultate në aplikimin e reformave që çojnë në fuqizimin e rolit qeverisës të pushtetit vendor në sherbim të komuniteteve. Gjithashtu do të synohet që në të gjitha njësitë vendore të sigurohet nëpërmjet politikave të qeverisë një mesatare apo minimum i njëjtë i shërbimeve publike. Kjo do të bëhet pa cënuar iniciativën dhe ambicjet e atyre njësive vendore që synojnë ofrimin e shërbimeve

¾


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.1. Dhjetor

Bashkëpunimi më i mirë mes strukturave lokale dhe atyre qendrore përsos shërbimin ndaj komunitetit M

ë 12 prill 2006, përfaqsues të Sho qatës së Komunave të Shqipërisë zhvilluan një takim me Zv. Ministrin e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Z. Ferdinand Poni me të cilin diskutuan cështje të rëndësishme për të ardhmen e pushtetit vendor në Shqipëri. Përfaqsues të Shoqatës i treguan Z. Poni se Komunat e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë në mbështetje të reformave në fushën e decentralizimit dhe proceseve të integrimit të vendit. Vecanërisht komunat luajnë një rol tepër të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, social dhe politik të vendit. Të ndërgjegjshëm për misionin, rolin dhe përgjegjësitë që kryetarët e komunave kanë nga mandati i të zgjedhurit, dhe në funksion të përmirsimit të shërbimeve ndaj komunitetit, përfaqësuesit e shoqatës së komunave i kërkuan Zv. Ministrit domosdoshmërinë e institucionalizimit të bashkëpunimit të Ministrisë me SHKSH-në. Kjo do të thotë se ne kërkojmë më shumë vlerësim dhe vëmendje për të ngritur në një shkallë më të madhe bashkëpunimin reciprok me të gjitha institucionet ekzekutive dhe legjislative. Gjithashtu përfaqësues të Shoqatës kërkuan vlerësim dhe vëmendje më të madhe si nga qeveria ashtu dhe nga donatorët për komunat, zhvillimin rural dhe shoqatën e komunave. Duke parë si të domosdoshme përmirësimin e vazhdueshëm dhe përshpejtimin e reformave në tërësi dhe sidomos reformave dhe kuadrit ligjor në funksion të qeverisë vendore dhe strategjisë së decentralizimit, përfaqsues të Shoqatës në takim vlerësuan pozitivisht të gjitha përpjekjet e bëra nga qeveria në mbështetje të decentralizimit të pushtetit vendor, dhe masat për ta përshpejtuar dhe thelluar procesin e decentralizimit. Megjithatë ata vunë në dukje se shikohen sërisht mangësi në kuadrin ligjor dhe strategjinë e decentralizimit, gjë që nuk e ndihmon procesin e reformave dhe të integrimit. Anëtarë të Shoqatës së Komunave vunë në dukje se kjo vihet re vecanërisht në komunat ku jetojnë rreth 55% e popullsisë. Gjatë takimit përfaqësuesit e Shoqatës së Komunave ishin shumë specifikë në kërkesat që i bënë nëpërmjet Zv. Ministrit Poni qeverisë, për të rritur efektivitetin, dhe për të siguruar forcimin e komunave dhe

¾ publike me cilësi dhe standarte

më të larta. Prioritar është përmiresimi e modernizimi të shërbimit të Gjendjes Civile, i cili do të sjellë kushte më të mira të shërbimit, sistem adresash të përmiresuar. Rëndesi të vecantë ka pajisja e shtetasve me karta identiteti. Për të tre projektet Ministria ka pregatitur projektet specifike. Ne parashikojmë dokumenta identiteti me standarte dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian. Përsa i përket Rregjistrit dhe Sistemit të Adresave, një plan i përbashkët po pregatitet në bashkëpunim me ODIHR dhe prezencën e OSBE-së dhe me siguri që do të gjejë mbështetjen edhe të Bashkimit Europian dhe Donatorëve të tjerë. KONSOLIDIMI I KAPACITETEVE LOKALE

Si nje proces qe kerkon domosdoshmerisht ushtrimin nga te zgjedhurit vendore jo vetem te mandatit te tyre por edhe te konsultimit, ne perputhje me dispozitat e Kartes Europiane, per problemet qe shqetesojne komunitetet e tyre, eshte imperative rritja dhe konsolidimi i Statusit te te zgjedhurve vendore, konsolidimi i administratave efektive lokale, garantimi i kualifikimit dhe informimit te nepunesve dhe te zgjedhurve lokale. Do të merren masa konkrete

zhvillim të qëndrueshëm rural. Ata kërkuan që pushteti qendror me të gjithë instrumentat që posedon t’i kushtojë më shumë vëmendje komunave dhe zhvillimeve rurale sepse pa zhvillim rural nuk do të ketë zhvillim të qëndrueshëm urban. Gjithashtu ata kërkuan që pushteti qendror me mjetet e veta dhe duke nxitur donatorët të rrisë investimet, kryesisht në infrastrukturë në të gjitha komunat, por sidomos në komunat e varfëra dhe malore. Për të pasur një autonomi dhe decentralizim real komunat kërkuan marrjen direkt të kompetencave dhe përgjegjsive mbi arsimin parauniversitar, shërbimin parësor shëndetësor, shërbimet e kujdesit social-shoqëror, investimet në rrugë rurale, ujësjellësat, etj. Gjatë takimit u kërkua që t’i kushtohet vëmendje e vecantë rritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në zonat rurale nëpërmjet trajnimeve, kurseve afatshkurtra etj. Gjithashtu u kërkua që kryetarët e komunave të kenë trajtim të barabartë si dhe kryetarët e bashkive qoftë gjatë mandatit ashtu dhe në përfundim të tij. Po kështu u kërkua që punonjësit e admistratës së komunave të përfshihen në statusin e nënpunësit civil. Një nga kërkesat më të rëndësishme gjatë takimit nga ana e përfaqsuesve të Shoqatës ishte rritja e buxhetit që qeveria

jep për komunat si dhe rritja e transparencës në formulën e grantit për të cilën konstatohet se duhet të rishikohet. Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, përfaqsues të SHKSH i kërkuan Zv. Ministrit Poni që të përcjellë në qeveri kërkesën e drejtë dhe legjitime të kryetarëve të komunave për zgjatjen e mandatit zgjedhor nga 3 në 4 vjet, pasi vetëm kështu organet e zgjedhura dhe stafi ekzekutiv kanë hapësirën e nevojshme dhe të domosdoshme për të realizuar funksionet dhe shërbimet ndaj komunitetit sipas standarteve që kërkon koha. Nga ana e tyre kryetarët e komunave u angazhuan që të punojnë me përkushtim për të përmirsuar dhe thelluar reformën dhe procesin e decentralizimit dhe të integrimit të vendit, si aktorët më të rëndësishëm vendor. Kryetarët e komunave vetë dhe nëpërmjet shoqatës së tyre do të intensifikojne punën, bashkëpunimin, dhe përgjegjshmërine e tyre më të lartë me të gjithë institucionet dhe organizmat vendase dhe të huaja, në funksion të përmirsimit të shërbimit ndaj komunitetit dhe rritjes së imazhit rreth përmirsimit të vazhdueshëm, progresit, dhe zhvillimit të qëndrueshëm në klimën sociale, politike dhe ekonomike të vendit.

Stafi me disa kryetarë komunash

për formimin e administratës së qëndrueshme pranë çdo njësie të pushtetit vëndor. Kjo do të realizohet nëpërmjet mbështetjes me asistencë teknike dhe trajnime të stafeve teknike dhe të zgjedhurve vendorë, ndërtimit të strukturave administrative fleksibel në raport me progresin dhe ecurinë e sektorëve të veçante në çdo njësi përkatëse, përfshirjen e administrates së komunave në statusin e nënpunësit të shërbimit civil, forcimit të kërkesës së llogarisë dhe respektim të ligjit, kundër shpërdorimit të detyrës, luftën kundër abuzimeve, korrupsionit etj. Të fuqizohet roli i organeve të zgjedhura nëpërmjet funksionimit në nivelin e standarteve të përcaktuara me ligj. Do të stimulohet bashkëpunimi ndërkomunal, delegimi i kompetencave në njësitë vendore homologe me aftësi më të mëdha menaxhuese dhe realizuese ose në keshillat e qarqeve si dhe bashkëpunimi me njësi homologe jashtë vendit. Njësite e qeverisjes vendore duhet ti bashkohen prioriteteve te qeverise per qeverisje te vogel, per alokimin e me shume fondeve ne sherbimin per qytetaret dhe ne infrastrukture, ne perpunimin e politikave qe garantojne investime efeicente dhe afatgjata. (vijon në numrin e ardhshëm)

STRUKTURA E SHOQATËS SË KOMUNAVE TË SHQIPËRISË ASAMBLEJA E PERGJITHSHME 308 ANETARE KOMITETI DREJTUES 29 ANETARE KRYESIA 3 ANETARE DREJTORI EKZEKUTIV I SHKSH ADMINISTRATEFINANCE

EKSPERT LIGJOR

Asambleja e Përgjithshme e anëtarëve është organi më i lartë i Shoqatës, e cila thirret një herë në vit, ose kur e kërkon 1/5 e anëtarëve të shoqatës. Në Asamblenë e Përgjithshme marrin pjesë kryetarët e komunave. Komiteti Drejtues drejton veprimtarinë e Shoqatës gjatë periudhës midis dy Asambleve të Përgjithshme. Kryesia e shoqatës përbëhet nga Kryetari i Shoqatës dhe dy Nënkryetarë. Komitetet e Përhershme, (Forumet) përbëhen nga 15 persona, të cilët në mbledhjen e tyre të parë zgjedhin me votim të hapur kryetarin e tyre, i cili drejton edhe mbledhjen e cdo Komiteti. Stafi Ekzekutiv. Përbërja dhe numri i antarëve të stafit përcaktohet me vendim të Komitetit Drejtues. Stafi punon me kohë të plotë dhe ekzekuton vendimet e forumeve drejtuese të shoqatës. Antarësia. Anëtarë të Shoqatës së Komunave, mund të jenë të gjitha komunat shqiptare, të cilat pranojnë statutin e saj dhe që përpiqen të realizojnë qëllimet dhe misionin e shoqatës, si dhe paguajnë rregullisht kuotizacionin

2006

/3

Zhvillohen takime informuese për trasnsparencën e përdorimit të fondeve publike

P

ër herë të parë për përmbushjen e një ndër prioriteteve të Qeverisë së Re siç është transparenca e përdorimit të fondeve publike, u zhvilluan takime informuese në të 12 Qarqet e vendit, nga datat 6 mars deri në 15 mars 2006, me drejtues të Njësive të Qeverisjes Vendore e përfaqësues nga Ministritë e Financave dhe Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Brendshme. Për të informuar mbi ndryshimet e reja që janë bërë në shpërndarjen e fondeve të transfertës së pakushtëzuar për vitin 2006, përfaqësuesit e këtyre ministrive u ndanë në dy grupe të rëndësishme njëri i drejtuar nga Zëvendësministri i Brendshëm për Qeverisjen Vendore Z. Ferdinand Poni dhe tjetri i drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Qeverisjes Vendore dhe Decentralizimit në ministrinë e Brendshme, Z.Hysen Osmanaj. Në disa nga këto takime informuese si takimet me përfaqësuesit të Qarkut Tiranë dhe Durrësit mori pjesë dhe Ministri i Brendshëm, Z. Sokol Olldashi. Në këto takime u shpjegua dhe debatua mbi shifrat e buxhetit, mënyrën e ndarjes dhe përdorimin sa më efektiv të fondeve buxhetore. Tematika e këtyre takimeve u përqendrua në: Njësitë e qeverisjes vendore kishin vërejtje mbi shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar për investime, pasi disa njësi penalizoheshin më shumë se të tjerat në zbatim të Ligjit 9464, datë 28.12.2005 “Për Buxhetin e shtetit të Vitit 2006”. Disa bashki ngritën shqetësimin e kompesimit pasi të ardhurat e grumbulluara gjatë vitit 2005 së taksës së bisnesit të vogël ishin më të ulëta me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për uljen e taksës së bisnesit të vogël. Me zbatimin e ligjit 9464, datë 28.12.2005 “Për Buxhetin e shtetit të Vitit 2006” dhe të Udhëzimit nr.8, datë 02.02.2006 “Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2006” të Ministrit të Financave, bëhet ndryshimi i mënyrës së likujdimit pranë Degëve të Thesarit në rrethe. Kjo mënyrë e re likujdimi ndikon në uljen e kohës së shpenzuar pranë këtyre degëve. Gjithashtu njësitë e qeverisjes vendore do ta kenë më të lehtë dhe më të shpejtë marrjen e informacioneve me karakter financiar me futjen e sistemit të ri pranë degëve të thesarit. Në kuadër të fuqizimit të Qeverisjes Vendore dhe rritjes së të ardhurave mendohet që brenda vitit 2006 Taksa e Biznesit të Vogël t’i kalojë njësive të qeverisjes vendore. Kjo nënkupton që Njësitë e Qeverisjes Vendore do të kenë mundësinë të përcaktojnë saktë numrin e subjekteve të bisnesit të vogël që ushtrojnë aktivitetin duke ulur ndjeshëm evazionin fiskal gjë e cila do të ndikojë në rritjen e të ardhurave të Njësive të Qeverisjes Vendore. Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave po punohet për përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore për kalimin e kësaj takse. Në kuadër të reformave të decentralizimit u diskutuan dhe problematikat e kalimit të ujësjellësave në pronësi të Njësive të Qeverisjes Vendore për të bërë më të lehtë përmbushjen e funksioneve të veta të njësive të qeverisjes vendore dhe sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm të popullsisë. Përgjithësisht kishte kërkesa për subvencione nga shteti për përballimin e shpenzimeve dhe investime të reja. (marrë nga website i Ministrisë së Brendshme në faqen www.moi.gov.al)


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.1. Dhjetor

2006

/4

Vështirësitë e pushtetit lokal dhe sfidat përballë tij

Nuk mund të kemi një shoqatë të fortë pa lidhje të ngushta me komunat dhe komuna të forta të paorganizuara në një shoqatë

Intervistë me Z. Ralf Monö - Drejtues i Seksionit për bashkëpunimin me Shqipërinë në Ambasadën Suedeze dhe Zj. Linda Gjermani – Oficere Programi e seksionit. 1. Pse Suedia i jep ndihmë Shqipërisë? Z. Monö: Në kontekstin politik mbështetja për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit synon kryesisht pranimin e tyre në BE. Ndërsa përsa i përket zhvillimit, gjithë mbështetja jonë është fokusuar në uljen e varfërisë. Kështu që, ne synojmë t’i arrijmë të dyja këto qëllime nëpërmjet mbështetjes që japim për vendin. 2. Mendoni se zhvillimi ekonomik po ecën në drejtimin e duhur? Z. Monö: Mua më duket se Shqipëria po zhvillohet mirë. Një aspekt i rëndësishëm është emigrimi jashtë vendit, kryesisht në vendet e BE-së i shumë shqiptarëve, të cilët përbëjnë një burim të konsiderueshëm të ardhurash të cilat duhen të përdoren për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendit. Ajo që ne shohim si çështje të rëndësishme është fakti se gjatë proçesimit të pranimit në BE, çështjet ekonomike që kanë të bëjnë me kushtet e shëndetit dhe mjedisit nuk neglizhohen. Dhe këtu nuk flasim vetëm për Tiranën, por për të gjithë vendin. Ne e shohim zhvillimin e vendit si të tërë dhe kjo është mënyra më e mirë për të qenë gati për integrimin në BE. Kjo s’do të thotë se duhet të fokusohemi vetëm në ato sektorë të cilat janë të rëndësishëm për Shqipërinë që të jetë anëtare e BE-së, por edhe në sektorë të tjerë me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së shtresave të ndryshme të popullsisë. Ka një zhvillim të shpejtë dhe si gjithmonë një rrugë të gjatë për të përshkruar… 3. SIDA ka hapur zyrën e saj në Shqipëri në vitin 2001. Cila ka qenë ndihma financiare që keni dhënë p.sh gjatë këtyre dy viteve të fundit? Zj. Gjermani: Ndihma suedeze per Shqiperine ka qenë e pranishme edhe përpara hapjes së zyrës, duke filluar që nga viti 1996. Vitet e fundit programi yne ka lëvruar mesatarisht 7 milion Euro/vit. Këtë vit (2006) po lëvrojmë rreth 8 milion Euro. 4. Ku operon kryesisht SIDA në Shqipëri? Z. Monö: Ne punojmë kryesisht në ato fusha ku punojnë edhe të tjerët, si demokracia dhe udhëheqja e mirë, ku kryesisht zhvillojmë kapacitetet në administratën publike duke përfshirë decentralizimin në nivel lokal dhe rajonal si dhe zhvillimin e kapaciteteve në shoqërinë civile siç janë organizatat jofitimprurëse. Gjithashtu jemi të përfshirë në shëndetësi dhe mjedis, zhvillim ekonomik, të drejtat e njeriut si dhe në barazinë gjinore. Ne përpiqemi të bashkëpunojmë edhe me donatorë të tjerë dhe të përqëndrojmë mbësh-

të paprivilegjuara dhe ndonjëherë të neglizhuara, ku shërbimet janë në nivele shumë më të ulta. Shoqata si e tillë ka përfituar më pak mbështetje se simotra e saj, Shoqata e Bashkive. Për të gjitha këto arsye ne menduam se mbështetja e SHKSH ishte veprimi i duhur.

Z. Ralf Monö

Zj. Linda Gjermani

tetjen tonë në disa fusha të përzgjedhura në mënyrë që ndikimi të bëhet më i ndjeshëm. Gjatë kësaj periudhe jemi në proçesin e pregatitjes së një strategjie të re për pesë vitet e ardhshme.

6. Cila ishte arsyeja që iu bindi të mbështesni financiarisht Shoqatën e Komunave? Z. Monö: Për proçesin e decentralizimit është shumë e rëndësishme që të mbështesim komunat në një përpjekje për të patur një organizatë që është e fuqishme dhe që mund të realizojë këtë koordinim mes tyre. Gjëja tjetër është forcimi i komunave. Edhe pse është një detyrë e vështirë dhe afatgjatë për ta kthyer organizatën në një institucion që mbahet me fondet e veta dhe punon pa mbështetje ne synojme që të mbështesim në këtë drejtim. Kjo kërkon komuna të forta, që paguajnë detyrimet e antarësisë në shkëmbim të shërbimeve. Zj. Gjermani: Edhe pse punojmë shumë me qeverinë qendrore ne e dimë se qeverisja lokale është shumë e rëndësishme, sepse ai është vendi ku jepen më shumë shërbime për popullsinë. Kështu që të përmirsosh qeverisjen në nivel lokal do të thotë t’i shërbesh interesave të shumë banorëve. Për momentin ne po mbështesim dy projekte të rëndësishme. I pari zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme për të ndihmuar në krijimin e një sistemi të zhvillimit rajonal në të gjithë vendin. Projekti i dytë është përmes Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Arsyeja pse ne mbështesim këtë shoqatë është vështirësia për t’u lidhur direkt me 308 komunat që ekzistojnë në vend. Mbështetja e shoqatës është më e thjeshte dhe efektive, në njëfarë mënyre kështu arrijmë të gjitha komunat përmes shoqatës. Në anën tjetër, komunat mbulojnë popullsinë që jeton në zonat rurale

5. Shumica e donatorëve japin fondet dhe ekspertizën e tyre në qeverisje të mirë, të drejtat e njeriut, mjedis, e kështu me rradhë. Cilët janë mekanizmat që keni për të koordinuar këtë gjë mes donatorësh për të mos pasur mbivendosje të aktiviteteve? Zj. Gjermani: Ne ndjekim të gjitha mekanizmat e koordinimit. Ka mbledhje të koordinimit të donatorëve si dhe mbledhje për grupet që punojnë në çështje specifike. Ne jemi pjesë e Konsorciumit Ndërkombëtar në fushën e Drejtësisë dhe Çështjeve vendore dhe ndonjëherë ne organizojmë mbledhjet tona me grupe donatorësh që janë veçanërisht të interesuar në një fushë apo projekt të caktuar. Ne përpiqemi shumë të marrim sinjale nga qeveria për atë që është e nevojshme sepse ne mendojmë që qeveria duhet të jetë aktori kryesor i koordinimit të aktiviteteve. Qeveria duhet të informohet se cilët janë donatorët e tjerë dhe ku janë të drejtuar. Megjithëse nuk është realizuar në një mënyrë perfekte ne punojmë si me qeverinë për të parë se cilat janë nevojat e saj, po ashtu edhe me donatorët për të mos mbivendosur projekte dhe investime në të njëjtat zona dhe të lëmë hapësira boshe të pambuluara në zona të tjera që kanë po aq nevoja.

7. Çfarë mendoni për punën e tanishme të pushtetit lokal në Shqipëri? Zj. Gjermani: Pushteti lokal ndeshet me shumë probleme në një mjedis ku ndarja e përgjegjësive dhe autoritetit nuk është plotësisht e qartë. Ose ky mjedis është vazhdmisht duke lëvizur dhe ndryshuar për t’iu adoptuar rrethanave të reja. Në anën tjetër, komunat vuajnë nga infrastruktura e varfër që është shumë e ndryshme krahasuar me bashkitë. Ka shumë fshatra që duhen mbuluar, të cilat janë larg nga njeri-tjetri jo aq nga distanca sesa nga infrastruktura që e shton këtë largësi. Nga ana tjetër, komunat vuajnë nga mungesa e kapaciteteve. Disa kryetarë komunash me të cilet kam folur më kanë treguar sa e vështirë është të gjejnë njerëz me arsimin e duhur për t’i punësuar pranë komunave, ndërsa nga ana tjetër ata duhet të ofrojnë të njëjtat shërbime si dhe bashkitë. Përfundimisht mendoj se komunat punojnë në kushte shumë më të vështira se bashkitë. 8. Një mesazh i juaji për komunarët dhe Shoqatën e Komunave? Zj. Gjermani: Ne kemi shumë shpresa se projekti që kemi me SHKSH do të jetë konkret dhe do të ketë domethënie. Dhe kjo do të jetë një ndryshim për ta. Shoqata është aty t’ju shërbejë komunave që të bëhen më të fuqishme duke advokuar dhe lobuar në emër të tyre. Z. Monö: Unë mendoj se për SHKSh-në është shumë e rëndësishme të ketë një dialog të ngushtë me komunat dhe po kështu edhe nga ana tjetër ka gjithmonë një lidhje të ngushtë mes asaj që bën organizata dhe nevojave që ekzistojnë. Nuk e di shumë mirë për Shqipërinë, por në disa vende ka një tendencë që organizata qendrore qëndron këtu lart duke u marrë me probleme të thjeshta dhe nuk është e lidhur plotësisht me nevojat e antarëve dhe cilësinë e shërbimeve që ju ofrohen atyre. Ja pse mendoj se është shumë e rëndësishme ekzistenca e një lidhje të ngushtë mes palëve. Shoqata duhet të njohë se cilat janë nevojat, sepse nëse komunat nuk e ndiejnë se shoqata është e lidhur me nevojat e tyre ata nuk do ta mbështesin dhe paguajnë antarësinë në të. Për këtë arsye kjo lidhje duket se është shumë shumë e rëndësishme… Intervistoi: IRIS LUARASI

Firmoset marrëveshja për projektin “Zhvillimi i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë”

(Vijon nga faqja 1) që në formulën e llogaritjes së buxhetit kriteri “sipërfaqe” të mos llogaritet mbi bazën e shifrave të marra nga Istituti i Studimeve Gjeografike, por nga të dhënat të mirren nga vetë Komunat.

OFRIMI I SHËRBIMEVE PËR KOMUNAT Aktualisht ShKSh nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të ofruar shërbime për komunat. Gjate kesaj periudhe ne si staf jemi perpjekur te bejme nje prezantim te nevojave te komunave ne institucione dhe organizma te ndryshem, me qellimin per te siguruar sherbimet e duhura per komunat në nevojë. Ketu dua te permend trajnimin nje ditor qe ShKSh dhe NDI (Istituti Demokratik Amerikan) realizoi me kryetaret e komuneve ne 10 Qarqe me temën “Buxheti në dritën e diellit”, tavolinat dhe uorkshopet e realizuara nga programi LGDA/USAID (Qeverisja Vendore dhe Decentralizimi në Shqipëri) dhe ISB (Instituti i Studimeve Bashkëkohore) “mbi buxhetin” në te gjitha qarqet. Gjithashtu SHKSH dhe komunat Dajt, Maminas, Qender Fier, Kashar morrën pjesë në ekspozitën “Dita e hapur për Pushtetin Vendor”, një ngjarje kjo shumë e rëndësishme për shoqatën. Është mbajtur një uorkshop dy ditor i organizuar nga Ambasada Gjermane dhe GTZ me temën “Mbi decentralizimin dhe vetqeverisjen

vendore”. Është realizuar një takim i SNVsë me kryetaret e qarkut Diber “Mbi menaxhimin e pyjeve”, ndërsa në Tirane u realizua një takim i ShKSh dhe Shoqatën e Komunave të Bashkive të Landit të Baden Wurttenbergut në Gjermani. Ne këto aktivitete kane marre pjese nje numer i konsiderueshem kryetaresh, punojes te komunave dhe keshilltare. Ne konsiderojme se keto aktivitete kane qene te frytshme dhe eshte perfituar nga kontaktet, njohurite e marra, dhe materialet e shpërndara nëpër takime, etj. KOMUNIKIMI DHE SHPËRNDARJA E INFORMACIONIT PER KOMUNAT Ne si staf i kushtojme vemendje te vecante komunikimit me të gjitha komunat. Dhënia dhe marrja e informacionit te dyanshem eshte shume e rendesishme per shoqaten. Nga ana tjeter ne perpiqemi te gjejme informacione qe ju duhen juve, duke ditur se aksesi juaj ne kete drejtim eshte i vogel. Ne jemi perpjekur te jemi si nje ure lidhese midis jush dhe akoreve te tjere, te luajme rolin e mediatorit dhe negociatorit per ju. Ne si staf do te perpiqemi te thellojme dhe permiresojme me shume komunikimin me qeverine dhe po perpiqemi te kemi kontakte te rregullta me komisionet parlamentare per te cilet ne kemi interes, per te bere lobbing ne interesin tuaj. Komunikimi me mediat eshte parësor dhe ne vemendjen tone të vecantë. Fir-

mosja e marrëveshjes me Sida-n u mbulua gjerësisht nga media, dhe sigurisht kjo pati efektet e veta positive. Duke u nisur nga ky këndvështrim ju ftojmë dhe ju të përdorni sa më shumë median lokale për t’i dhënë komunave vëmendjen që ato meritojnë realisht.

PROBLEMET ME TË CILAT BALLAFAQOHET SHKSH Nje nder problemet qe eshte shqetësues per ne eshte roli, aktivizimi, angazhimi i cdo anëtari, kjo duke filluar nga anëtari dhe komuna me e larget deri te drejtuesit e shoqates dhe antaret e KD. Secili duhet te ndjeje veten se eshte antar ne kete organizate e cila punon per te mbrojtur interesat e antareve te saj. Por le të flasim për problemet me të cilat përballet sot SHKSH. Se pari, secili anëtar duhet të kontribuojë duke paguar kuoten vjetore te antaresimit. Se dyti, shqetësim mbetet pjesëmarrja juaj, stafit tuaj, keshilltareve ne aktivitete qe ne kemi organizuar ne bashkëpunim me partnerët tanë. Ne cdo aktivitet neve si shoqate na jane rezervuar nje numer i konsiderueshem vendesh, per pjesemarrje, por qe pjesmarrja nuk ka qene ne nivel te kenaqshem. Keshtu qe kerkoj nga ju angazhim me te thelle dhe te beheni pjese e dobatit duke ngritur zerin per te drejtat dhe nevojat qe kane komunitete ku ju punoni.

Se treti, shkembimi i informacionit nga komuna te shoqata dhe anasjelltas, shkembimi i informacionit nderkomunar dhe nderrajonal. Ne kete menyra do te perfitohet me shume, do te zgjerohen me shume njohurite, ju dhe komuna behen me prezente me te prekshem dhe te dukshem. Dhe ne kete menyre imazhi per komunen eshte me i mire. Ne do ta vlerësonim shume nese ju do te na ftonit ne aktivitete te rendesishme dhe te vecanta qe organizoni ne komunat tuaja.

PRIVILEGJET” E ANTAREVE TE SHKSH Dhe së fundmi, do doja t’ju ftoja në pjesëmarrjen tuaj më aktive në SHKSH duke pasur parasysh benefitet dhe të mirat e këtij bashkëpunimi. y Lajmërim dhe pjesëmarrje e 308 komunave në aktivitete të ndryshme y Lehtësi teknike në organizimin e aktiviteteve të komunave (projektor, laptop, kamera dixhitale, asistencë teknike) y Lehtësi në bashkëpunimim dhe komunikimim me donatorët,partnerët, etj (lehtësira takimi, përkthimi, trajnime, seminare etj). y Asistencë teknike në shkrim projektesh, hartim strategjie, plane veprimi, zyra informacioni, profil komune etj. (Përdorimi i “Recourse Center” (pranë zyrave të SHKSH) y Internet, literaturë, PC, fotokopje, fax, sallë mbledhjesh, takimesh, etj

Gazeta 001