Page 1

Buletin Informativ – Verë 2012, Botimi nr. 61 Përpjekje e përbashkët e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj dhe Sekretariatit Teknik të Donatorëve www.dsdc.gov.al

www.aidharmonisation.org.al

 Foto: Kryetarja e UNDG-së, Helen Clark, Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri për Novacionin dhe TIK-un, Genc Pollo, në seancën hapëse të Konferencës – Tiranë

Grupet e interesit në mbarë globin diskutojnë për reformimin e OKB-së

Q

everia shqiptare, përfaqësues të OKB-së, ekspertë, si dhe autoritete të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh nga mbi 40 vende të botës ishin të pranishme në Konferencën e Pestë mbi Iniciativën “Një OKB” të zhvilluar në Tiranë më 27-29 qershor 2012. Mbi 200 pjesëmarrës diskutuan për mësimet e nxjerra gjatë zbatimit të procesit të reformave të OKB-së në disa pjesë të botës, ndikimin e tyre nivel kombëtar, rajonal dhe në mbarë sistemin e OKB-së, si edhe të ardhmen e kësaj iniciative. Në vitin 2007, Qeveria shqiptare bashkë me qeveritë e shtatë vendeve: Cape Verde, Mozambiku, Pakistani, Ruanda, Tanzania, Uruguai, dhe Vietnami dolën vullnetare për të pilotuar iniciativën “Një OKB”, për t’iu përgjigjur sfidave të një bote në ndryshim dhe për të

provuar se familja e OKB-së mund të ofrojë ndihmën për zhvillim në mënyrë më të koordinuar. Që atëherë, kjo iniciativë është adoptuar vullnetarisht nga 21 vende të tjera dhe një numër i madh vendesh po kërkojnë të përfshihen në këtë proces reformimi. Kryeministri Berisha, i pranishëm në seancën e hapjes, vuri në dukje se Qeveria është plotësisht e angazhuar dhe e përkushtuar me devocion të lartë që të përputhë Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit me objektivat e integrimit. “Ju siguroj se qeveria ime është e përkushtuar që të konsolidojë më tej qasjen ‘Një OKB”, tha z. Berisha. Në konferencë u shfaq videomesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Kimoon. Në këtë videomesazh, Sekretari i Përgjithshëm mes të tjerash theksoi: “OKB mund të nxitë progresin që shtri-

het në disa fusha, nga të drejtat e njeriut te ekonomia, nga drejtësia sociale te mjedisi. I përshëndes vendet e nismës “Një OKB” për vizionin, lidershipin dhe vendosmërinë e tyre. Tashmë që faza pilot po i afrohet fundit, na duhet ta çojmë reformën në një stad më tej. Kjo kërkon lidership dhe vendosmëri. Kam besim se të gjithë ju do të bëheni pjesë e kësaj lokomotive të rëndësishme të progresit. Me nismën Një OKB mund të bëjmë më shumë për të gjithë”. Kryetarja e Grupit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDG), znj. Helen Clark, ishte e pranishme gjatë të tre ditëve të evenimentit. Në seancën e hapjes ajo theksoi: “Vërtet, në kontekstin e sfidave shumëdimensionale me të cilat po përballet bota, qasjet dhe zgjidhjet e fragmentuara nuk janë më të pranueshme...


Verë | 2

Në këtë numër: • • • • • • • •

• •

• •

• • •

• •

• • • • • • •

• • •

• • •

• •

Grupet e interesit në mbarë globin diskutojnë për reformimin e OKB-së Konferenca për Zhvillimin Rajonal Shqipëria drejt Konferencës së BE-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Rio+20 Drejtori Ekzekutiv i UNODC bën vizitën e parë në Shqipëri Programi i Sensibilizimit kundër Drogës Banka Botërore mbështet Modernizimin e Asistencës Sociale Italia mbështet pajisjen e poliklinikave të Tiranës, Korçës, Gjirokastrës dhe Peshkopisë Ministria e Shëndetësisë prezanton Strategjinë Kombëtare e Sigurimit të Kontraceptivëve 2012-2016 Italia prezanton projektin: “Sipërmarrja sociale: instrumenti vetë-administrimi i popullsisë shqiptare – faza I” Bashkëpunimit Zviceran siguron bashkëpunim të ngushtë të mëtejshëm USAID dhe National Geographic promovojnë Shqipërinë dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor Qendra e re Multikulturore dhe Zyra e Informacionit Turistik në Përmet Instalohen në Theth sistemet termike diellore për ngrohjen e ujit dhe ndriçim si një model i qëndrueshëm për zbutjen e varfërisë OSBE/ODIHR thekson rëndësinë e udhëheqëseve gra në partitë politike UN Women prezanton manualin për “Vlerësimin Bazuar në Komunitet” Donatorët njihen me rezultatet konkrete të avancimit të barazisë gjinore në Policinë e Shtetit Konferenca e organizuar thekson nevojën për etikë parlamentare në Shqipëri Paraqiten zgjidhje të reja për menaxhimin e mbetjeve nga qeveria vendore dhe rajonale në një konferencë kombëtare BE dhe UNDP zgjerojnë mbështetjen e tyre për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri Aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Vizitë në Terren në Elbasan: perspektiva e mekanizmit vendor për mbrojtjen e fëmijëve Organizohet Panairi i Ideve për fuqizimin e shoqërisë civile ne zonat rurale Institucioni i mbështetur nga USAID-i për të forcuar Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri Sistem mbrojtjeje më i mirë për dëshmitarët në Shqipëri Një program i suksesshëm i Arsimimit Vazhdues Ligjor për avokatët në Shqipëri me mbështetjen e USAID-it Akademia e Ligjit për Gazetarët me mbështetjen e USAID-it Programi Ndërkombëtar i Trajnimit i Sida-s Prezenca e OSBE-së dhuron kompjuterë dhe trajnon stafin e shërbimit të burgjeve të Ministrinë e Drejtësisë Stërvitja për punësim krijon mundësi të reja për grupet në nevojë Prezantohen Aktivitetet e Komunikimit për Ushqyerjen Partneritet me pushtetit vendor dhe komunitet për të krijuar komunitete miqësore për foshnjat Fondet e BE-së afrojnë Bankën e Shqipërisë me Bankat Kombëtare të Shteteve Anëtare Histori suksesi: Produktet Organike Shqiptare tashmë më Pranë Tregjeve Elitare të BE-së

 Foto: Koordinatorja e Përhershme e OKB-së, Zineb Touimi-Benjelloun; Shefi i Divizionit për OKBnë, Simon Koppers; Kryetarja e UNDG-së, Helen Clark dhe zv/Kryeministri i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto në seancën përmbyllëse të Konferencës e Pestë mbi Iniciativën “Një OKB”.

Një nga gjetjet më të rëndësishme të vlerësimit është se, nëpërmjet programit “Një OKB”, sistemi i OKB-së ka qenë në pozita më të mira për të zbatuar zgjedhjet dhe ndërhyrjet e integruara që janë të nevojshme për të adresuar sfidat shumëdimensionale dhe të ndërlidhura të kohës sonë”. Në fjalën e tij, Ministri për Novacionin dhe TIK-un, Genc Pollo, tha: “Qeveria shqiptare vlerëson sidomos vizionin e ri që nisma Një OKB ka sjellë, koherencën dhe bashkëpunimin ndërmjet agjencive të OKB-së dhe partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke garantuar kështu lidershipin e plotë të qeverisë në zbatimin e kësaj nisme”. Gjatë konferencës, përfaqësues qeverish nga mbi 40 vende, përfaqësues të qeverive donatore dhe nëpunës të lartë të OKB-së, shprehën përkushtimin e fuqishëm për ta çuar nismën Një OKB përtej fazës aktuale dhe për të vendosur një sistem zhvillimi të OKB-së më koherent, më efikase dhe më efektiv. Dokumenti përfundimtar i miratuar nga të gjithë pjesëmarrësit në seancën përmbyllëse të konferencës së pestë të nivelit të lartë për iniciativën “Një OKB” në Tiranë mes të tjerash thekson: “Ne rikonfirmojnë se programi “Një OKB” përbën një nismë reformash të rëndësishme dhe unike për të pasur një OKB më koherente , më efikase dhe më efektive, duke qenë se është forumi më legjitim, më universal dhe më përfaqësues për adresimin e agjendës së zhvillimit global. Nëpërmjet shkëmbimit të praktikave më

të mira dhe mësimeve të nxjerra, ne kemi theksuar përfitimet e procesit Një OKB, kemi identifikuar sfidat e hasura gjatë zbatimit dhe kemi ndërtuar një proces mbi përvojën e fituar, me synimin që të mobilizojmë sa më shumë mbështetje për këto përpjekje që të arrihen rezultatet për zhvillim më të mirë në nivel vendi”. Vendet pilot dhe vendet e vetangazhuara kanë shprehur vendosmërinë për të avokuar fuqishëm arritjet e programit “Një OKB” në nivel vendi dhe potencialin për transformim dhe zhvillim, duke shërbyer si katalizator për reformën e OKB-së, nëse ndiqet dhe zgjerohet siç duhet. Zv/Kryeministri Edmond Haxhinasto në fjalën e tij deklaroi: “Sot, dokumenti përfundimtar që miratuam përbën një planimetri se si aktivitetet operacionale të OKB-së të zbatohen më me efikasitet, në të mirë jo vetëm të vendeve anëtare, por edhe të rritjes së anëtarësimit”. Kryetarja e Grupit për Zhvillim të OKB-së, Helen Klark, foli për pjesëmarrësit në seancën përmbyllëse, ku nënvizoi rëndësinë e rekomandimeve konkrete të miratuara në këtë konferencë, si dhe bëri thirrje për mobilizim të vendosur mes anëtarëve të shumtë të OKB-së që ta çojnë ambicien më tej, pikërisht në diskutimet që do të zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të Rishikimit Gjithëpërfshirës 4-vjeçar të Politikave që drejtojnë aktivitetet operacionale të sistemit të OKB-së. Për më shumë informacione mbi Konferencën e Pestë të Takimit të Lartë, lutemi vizitoni: www.dao5conference.org


Verë | 3

 Konferenca për Zhvillimin Rajonal sjell mësime praktike dhe prezanton 40 projekte rajonale Më 12 qershor 2012, Konferenca me titull “Bashkojmë politikat dhe praktikat” theksoi rolin që luajnë rajonet në nxitjen e zhvillimit. Në konferencë merrnin pjesë Kryetari i Delegacionit të BE-së, Ettore Sequi, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDPsë, Zineb Touimi-Benjelloun, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, përfaqësues të DEBASKON-it, përfaqësues të autoriteteve vendore dhe rajonale, përfaqësues të ministrive përkatëse që merren me zhvillimin rajonal, organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile. Diskutimet e përbashkëta u fokusuan te aspektet praktike dhe politikat e zhvillimit rajonal, duke nënvizuar rëndësinë e ndryshimeve praktike si një mënyrë që rajonet të kenë progres dhe lulëzim ekonomik. Në fjalën e mbajtur në konferencë, Kryeministri Berisha tha se Shqipëria ka potencial të madh që duhet shfrytëzuat nga rajonet shqiptare. “Qeveria bashkë me ju është e vendosur të thellojë më tej decentralizimin fiskal dhe ne po bëjmë gati një paketë të re të decentralizimit fiskal që do të rritë të gjithë aktivitetin tuaj”, tha Kryeministri. Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Zineb Touimi-Benjelloun, mes të tjerash theksoi: “Komunitetet rajonale duhet të kenë iniciativë dhe të marrin në dorë fatin e tyre. Fuqizimi i rajoneve duhet të vijë nga brenda tyre. Duhet të vijë nga praktika”. Evenimenti është organizuar nga Ministria e Integrimit, DEBASKON, Programi për Zhvillim i OKB-së në kuadrin e Projektit “Mbështetje e Integruar për Decentralizimin”, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe UNDP. Në kuadrin e këtij projekti, katër qarqet e Shqipërisë: Elbasani, Dibra, Kukësi dhe Berati kanë marrë pjesë në proceset e planifikimit strategjik dhe zhvillimin e projekteve rajonale. Përfaqësuesit e këtyre qarqeve, të pranishëm në konferencë, parashtruan përfitimet dhe sfidat e ndeshura gjatë këtij procesi. Projekti gjithashtu ka punuar në nivel kombëtar dhe rajonal, duke nxitur reagimin kombëtar për zh-

   Foto: Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Zineb Touimi-Benjelloun; Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha; Kryetari i Delegacionit të BE-së, Ambasadori Ettore Sequi, si dhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në konferencën për zhvillimin rajonal

villimin rajonal dhe duke mbështetur për Kuadrin e Koherencës Strategjike dhe IPA III (Zhvillimi Rajonal). Projekti ka siguruar edhe mbështetje financiare për disa projekte të veçanta infrastrukturore në këto qarqe. Mbi 40 projekte rajonale iu paraqitën qeverisë dhe komunitetit donator në Shqipëri, me mesazhe të qarta nga qarqet: “ne mund të arrijmë zhvillim rajonal, vetëm se na duhet partneriteti dhe mbështetja juaj e menjëhershme”.

 Shqipëria drejt Konferencës së OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm, RIO+20 Më 14 qershor 2012 u organizua në Tiranë Konsultimi Kombëtare për të prezantuar raportin faktmbledhës për Shqipërinë që do të paraqitet në Konferencën e OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm, e njohur ndryshe si RIO+20. Konsultimi u organizua nga Ministria

e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe nga UNDP në Shqipëri, në bashkëpunim me Departamentin e OKBsë për Marrëdhënie Ekonomike dhe Sociale. Raporti Faktmbledhës i Shqipërisë për Rio+20 përmban analiza të dokumenteve strategjike si strategji kombëtare, plane veprimi, ligje dhe marrëveshje shumëpalëshe, etj. si dhe rezultate të konsultimeve/intervistave me aktorë kombëtarë si ministritë e linjës, institucione të tjera qendrore dhe vendore, shoqërinë civile, organizmat ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, etj. Raporti vlerëson nivelin e realizimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Gjithashtu, paraqet reflektime lidhur me perspektivën drejt ekonomisë së gjelbër në Shqipëri, sfidat kryesore të vendit lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm siç është përmirësimi i kushteve të jetesës dhe adresimi i rreziqeve mjedisore. Ndër të tjera, u theksua se këto sfida duhet të zgjidhen

  Foto: Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së; Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu dhe zv/Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Tauland Bino, në Konsultimin Kombëtar të organizuar më 14 qershor 2012


Verë | 4

    Foto: Drejtori Ekzekutiv i UNODC në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, në qershor 2012

pa kompromentuar rritjen ekonomike, përkundrazi duke gjeneruar mundësi të qëndrueshme ekonomike si për komunitetin e biznesit, ashtu dhe për individët. Kjo metodë duhet të mundësojë kuadrin e duhur rregullator, stimuj të fortë për tregjet dhe novacionin, burime financiare, si dhe promovimin e sipërmarrjes dhe partneritetin më të gjerë publik-privat. Në këtë eveniment mori pjesë edhe Zineb Touimi-Benjelloun, Koordinatore e Përhershme e OKB-së si dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Tiranë, e cila ndër të tjera theksoi: “Si një vend me të ardhura mesatare, Shqipëria përballet me shumë sfida zhvillimi që kërkojnë integrimin e qëndrueshmërisë sociale dhe mjedisore në proceset kombëtare të planifikimit, për të siguruar sinergji efikase ndërmjet politikave sektoriale, si dhe për të pasur një qasje unike dhe të integruar për zhvillimin. Ky zhvillim orientohet nga vizioni dhe politikat e Qeverisë, që do të garantojnë zhvillim të integruar si në zonat rurale edhe ato urbane, ndërkohë që paralelisht mbështetet mbrojtja e mjedisit”.

 Drejtori Ekzekutiv i UNODC bën vizitën e parë në Shqipëri Më 10-11 qershor 2012, në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, Drejtori Ekzekutiv i UNODC (Zyra e OKB-së kundër Drogës dhe Krimit), Yury Fedotov është takuar me zyrtarë të lartë të Shqipërisë për të diskutuar mbi mazat kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe bashkëpunimin me UNODC. Shqipëria është vend tranzit i heroinës afgane që futet kontrabandë në Evropën Perëndimor. Z. Fedotov vlerësoi përpjekjet që Shqipëria ka bërë për reduktimin e trafiqeve dhe krimit të organizuar, siç është rritja e ndjeshme e sasisë së drogës së kapur, arrestimeve, si edhe ngritja në Tiranë në mars e një qendre trajtimi për varësinë

nga droga. Në kuadrin e Programit Rajonal të UNODC për Evropën Juglindore (2012-2015), UNODC, në bashkëpunim me Organizatën Botërore e Doganave, po prezanton Programin e Kontrollit të Kontenierëve në portin e Durrësit për të përmirësuar inspektimin e kontenierëve detarë që mund të përdoren për trafikun e drogës dhe mallrave kontrabandë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë të parat vende në rajon që i bashkohen këtij programi. “Shpresojmë që të lidhim të gjitha vendet përgjatë këtij itinerari në 2 vitet e ardhshme”, tha z. Fedotov.

 Programi i Sensibilizimit kundër Drogës Më 21 qershor 2011, Ambasadori i SHBA-së, Arvizu, drejtoi ceremoninë speciale për prezantimin e nismës “Vepro TANI!”. Ceremonia ishte një thirrje për të gjithë udhëheqësit shqiptarë, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët, që të bëhen më aktivë në adresimin e çështjeve kryesore me të cilat përballen shqiptarët sot. Një pjesë e këtij evenimenti shënoi për-

 Foto: Ambasadori Arvizu drejtoi ceremoninë speciale për prezantimin e nismës “Vepro TANI!”

    Foto: Automjeti i dhuruar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë për Policinë e Shtetit. Ky automjet do të përdoret për fushata sensibilizimi në mbarë shkollat


Verë | 5 fundimin e programit të ndërgjegjësimit kundër përdorimit të drogës dhe substancave të tjera të rrezikshme, i zbatuar në shkollat 9-vjeçare të Tiranës. Me këtë rast, në Galerinë Kombëtare të Arteve u organizua një ekspozitë tematike me punime artistike të përgatitura nga nxënës të klasave të gjashtë, të cilët janë përfitues të këtij programi. Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe dhurimi i një automjeti nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë për Policinë e Shtetit. Ky automjet do të përdoret për fushata sensibilizimi në mbarë shkollat. Në fjalën e tij, zv/Ministri i Brendshëm, z. Peka, vlerësonoi zbatimin e këtij programi në vendin tonë dhe e quajti demonstrim të qartë të filozofisë së policimit në komunitet, si edhe një instrument shumë pozitiv për mbrojtjen e fëmijëve, familjeve dhe shoqërisë sonë nga fenomenet negative si konsumimi i alkoolit, duhanpirja, droga, etj. Ambasadori Arvizu vuri theksin te rëndësia e këtij programi, pasi sensibilizon të rinjtë dhe u mëson t’i thonë jo drogës, alkoolit dhe duhanit. Ai shprehu bindjen se përvoja e suksesshme ne 40 shkollat e Tiranës do të shtrihet në mbarë vendin. Zv/Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Shamata, e cilësoi programin një shembull bashkëpunimi ndërmjet shkollave dhe policisë në përgatitjen e fëmijëve për t’i thonë jo drogës dhe fenomeneve negative.

 Banka Botërore mbështet Modernizimin e Asistencës Sociale në Shqipëri Nënshkruhet sot Marrëveshja e Huas për Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale Më 6 qershor 2012, Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore nënshkruan marrëveshjen për kredinë e Projektit të Modernizimit të Asistencës Sociale në Shqipëri, në shumën 38 milion euro. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe nga Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky. Objektivi i Projektit të Modernizimit të Asistencës Sociale për Shqipërinë është të mbështetë agjendën e reformave të qeverisë për përmirësimin e barazisë, eficiencës dhe transparencës së programeve të asistencës sociale. Në fokus do të ketë programin e Ndihmës Ekonomike dhe programin e asistencës për paaftësinë.

Foto:      Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky nënshkruajnë marrëveshjen e huas për Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale, më 6 qershor 2012

Projekti synon përmirësimin e barazisë duke përmirësuar shënjestrimin, kriteret dhe mbulimin e të dy programeve të Ndihmës Ekonomike dhe atë të Asistencës për paaftësinë, për të siguruar që financimet t’u shkojnë më nevojtarëve. Sistemi aktual i asistencës sociale ka nevojë të modernizohet dhe të automatizohet, në mënyrë që të përmirësojë efiçencën e dy programeve. Kjo do të ndihmonte administrimin më të mirë të asistencës duke identifikuar dhe shmangur gabimet e abuzimet. Gjithashtu do të ndihmonte qeverinë në marrjen e vendimeve të informuara dhe në kohën e duhur. Aktivitetet e projektit përqendrohen në dy komponentë të ndërthurur: (i) Përmirësimi i zbatimit dhe performancës së Programeve të Asistencës Sociale; (2) Asistencë teknike për të forcuar kapacitetet zbatuese për Programet e Asistencës Sociale. Projekti do të mbështetë edhe përmirësimin e transparencës në fushat kryesore të reformës përmes komunikimit proaktiv, sistemeve të modernizuara të informimit dhe rritjes së qartësisë mbi “rregullat, rolet dhe kontrollin”. “Projekti i Modernizimit të Asis-

tencës Sociale do të kontribuojë në uljen e varfërisë dhe cënueshmërisë, përmes shërbimeve më të efektshme të asistencës sociale dhe do ta ndihmojë Shqipërinë të zbusë efektet e krizës së vazhdueshme në Eurozonë”, tha Kseniya Lvovsky, Përfaqësuese e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri. Mbështetja e projektit do të ofrohet sipas qasjes ‘financim bazuar në rezultate’, çka nënkupton partneritet dhe angazhim mes Bankës Botërore dhe Qeverisë shqiptare për bashkëfinancim të programeve të asistencës sociale dhe disbursim përkundrejt rezultateve të arritura.

 Memorandum Mirëkuptimi për pajisjen e poliklinikave të Tiranës, Korçës, Gjirokastrës dhe Peshkopisë Më 12 qershor 2012, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani dhe Autoriteti Italian Rajonal i Molises nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për pajisjen me aparatura mjekësore

     Foto: Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit më 12 qershor 2012


Verë | 6 të 2 poliklinikave në Tiranë dhe 3 në Korçë, Gjirokastër dhe Peshkopi. Nënshkrimi i hap rrugën tenderimit të pajisjeve për këto poliklinika, përfshi asistencën teknike, supervizimin dhe testimin. Asistenca teknike do të jepet nga Autoriteti Rajonal Italian i Molises që zotëron përvojë solide në bashkëpunimin ndërkombëtar shëndetësor. Të gjitha palët shprehën vlerësimin për këtë kontribut konkret të Italisë në përmirësimin e shërbimeve kombëtare të kujdesit shëndetësor, në aspektin e aksesit, cilësisë dhe efiçencës, në dobi të një game të gjerë përfituesish. Memorandumi shënon një tjetër arritje të bashkëpunimit jetëgjatë italiano-shqiptar dhe realizohet në kuadrin e programit më të gjerë “Rindërtimi dhe pajisja me aparatura e 5 klinikave shëndetësore (Tirana 2, Tirana 3, Korça, Gjirokastra dhe Peshkopia”, financuar nga Kooperacioni Italian me hua të botë prej 5 milion eurosh.

 Prezantimi i projektit të NGO COL’OR “Sipërmarrja sociale: instrumenti vetadministrimi i popullsisë shqiptare – faza I” Më 20 qershor 2012, OJF italiane NGO COL’OR prezantoi projektin e ri “Sipërmarrja sociale – zhvillim për popullsinë shqiptare – Faza I”, në prani të Ambasadorit të Italisë, Massimo Gaiani dhe Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. Projekti i bashkëfinancuar nga Kooperacioni Italian ofron kontribut të dyfishtë në zhvillimin e sipërmarrjes sociale në Shqipëri. Nga njëra anë, parashikon ngritjen e katër sipërmarrjeve sociale:

 Foto: Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani dhe Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, gjatë prezantimit të projektit “Sipërmarrja sociale – zhvillim për popullsinë shqiptare – Faza I”

një ofiçinë mekatronike në Tiranë, një sipërmarrje kateringu në Shkodër, një fidanishte në Elbasan dhe një lavanderi në Vlorë. Këto projekt sipërmarrëse do të ofrojnë vende pune afatgjata për të papunët dhe gratë viktima të dhunës apo trafikimit, të identifikuara nga shoqatat partnere vendore, konkretisht COL’OR Albania, Hapa të Lehtë, Tjetër Vizion dhe Vatra. Nga ana tjetër, projekti do të realizojë aktivitete avokatie, përfshi një tryezë pune të posaçme që synon promovimin e kuadrit ligjor efektiv për Sipërmarrjet Sociale, që do të lehtësojnë krijimin e projekteve të reja të sipërmarrjes sociale në mbarë vendin. Pra, “Sipërmarrja sociale: zhvillim për popullsinë shqiptare – Faza I” është kombinim i disa nismave, që synon të krijojë kushte jetese më të mira dhe vende pune, duke inkurajuar proce-

Foto:      Prezantimi i Strategjisë Kombëtare të Sigurimit të Kontraceptivëve 2012-2016, mbajtur më 24 korrik 2012

set endogjene të zhvillimit vendor, si edhe mbështetjen e kategorive pa përkrahje që të kenë akses në tregun e punës. Në seancën hapëse, autoritetet pjesëmarrëse nënvizuan se format alternative të sipërmarrjen mund të ndihmojnë ndjeshëm në zhvillimin e sektorit privat si edhe në përfshirjen sociale, duke sjellë efekt pozitiv për të gjithë ekonominë e vendit.

 Ministria e Shëndetësisë prezanton Strategjinë Kombëtare e Sigurimit të Kontraceptivëve 2012-2016 Më 24 korrik 2012, Ministria e Shëndetësisë prezantoi Strategjinë Kombëtare e Sigurimit të Kontraceptivëve 2012-2016, e hartuar me përpjekjet e përbashkëta të ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë dhe me mbështetjen e Fondit për Popullsinë në OKB (UNFPA) që vepron në Shqipëri. Në këtë eveniment merrnin pjesë Drejtorë Rajonalë të Shëndetit publik, specialistë të Institutit të Shëndetit Publik dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Dr. Vangjel Tavo dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuesja e UNFPA-së, Zineb Touimi-Benjelloun përshëndetën strategjinë dhe njohën progresin që Shqipëria ka bërë në fushën e planifikimit familjar gjatë 10 viteve të fundit. Gjithashtu, theksuan se ka ende hapësira për rritjen e prevalencës së kontraceptivëve dhe përmirësimin e shëndetit riprodhues dhe planifikimit familjar.


Verë | 7 Qëllimi kryesor i Strategjisë Kombëtare të Sigurimit të Kontraceptivëve është që meshkujt dhe femrat në Shqipëri të kenë mundësi të zgjedhin, të gjejnë dhe të përdorin metodat e kontraceptimit dhe shërbime cilësore të planifikimit familjar. Strategjia synon të rritë kërkesën dhe aksesin në shërbimet e shëndetit riprodhues dhe planifikimit familjar, duke rritur normën e prevalencës së kontraceptivëve, duke ulur numrin e aborteve dhe duke përmirësuar shëndetin e nënës dhe fëmijës në Shqipëri. Strategjia e Shëndetit Riprodhues 2009-2015 që ka prioritet planifikimin familjar, ofron një kuadër edhe për sigurinë e kontraceptivëve dhe përcakton si objektiv strategjik që deri në vitin 2015 prevalenca e kontraceptivëve me 30% më shumë sesa niveli i 2008-ës (11%). OKB përmes Programit të Bashkëpunimit 2012-2016 është e angazhuar të japë mbështetje të vazhdueshme për Ministrinë e Shëndetësisë që të forcohen shërbimet e Shëndetit Riprodhues dhe Planifikimit Familjar.

 USAID dhe National Geographic promovojnë Shqipërinë dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor Falë mbështetjes së USAID, Shqipëria është një nga gjashtë vendet e përfshira në Hartën Udhërrefyeses të Gjeo-turizmit për Ballkanin Perëndimor – Vende për të Zbuluar (Western Balkans Geotourism Mapguide – Land of Discover), një web-portal interaktiv i organizuar

nga National Geographic dhe i vënë në dispozicion në http://www.balkansgeotourism.travel/ . Portali, i cili u bë publik më 18-22 qershor në selinë e National Geographic në Washington DC, paraqet traditat, trashëgiminë, kulturën dhe mundësitë emocionuese për gjeotourizëm në Ballkanin Perëndimor. Janë vetë banorët, vizitorët, organizatat turistike dhe bizneset vendase në secilin vend të Ballkanit Perëndimor ata që kanë rekomanduar vendet për të parë dhe për të vizituar nga turistët në kërkim të destinacioneve unike dhe përvojave autentike. Përmes këtij partneriteti, USAID po ndihmon rajonin të përfitojë nga ekspertiza e gjerë e National Geographic për promovimin e Ballkanit Perëndimor si një destinacion i klasit botëror, duke kontribuar në fuqizimin ekonomik të rajonit dhe duke nxitur zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në përputhje me parimet e njohura të administrimit të gjeotourimit.

   Foto: Përurimi i Qendrës Multikulturore dhe Zyrës së Informacionit Turistik në Përmet, më 9 qershor 2012

Projekti i USAID Rritje Albania synon të ndihmojë rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe aftagjatë në Shqipëri duke fuqizuar tregëtinë dhe aftësinë investuese, prodhimtarinë e ndërmarrjeve dhe përmirësimin e fuqisë punëtore. Projekti ndihmon ndërmarrjet jo-bujqësore të bëhen më konkurruese, të rrisin të ardhurat dhe të krijojnë vende të reja pune.

 Përurohet Qendra Multikulturore dhe Zyra e Informacionit Turistik në Përmet, financuar nga Kooperacioni Italian Qendra Multikulturore dhe Zyra e Informacionit Turistik në Përmet u përuruan më 9 qershor në prani të Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, Kryetarit të Bashkisë Përmet, z. Gilberto Jaçe dhe Drejtorit të Kooperacionit Italian në Shqipëri, z. Andrea Senatori. Ndërtimi i Qendrës është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Turizmit dhe Mjedisit në zonën e Përmetit dhe produkteve tipike të tij”, e promovuar nga OJF italiane CESVI dhe e bashkëfinancuar nga Kooperacioni Italian me një kontribut prej 840 000 eurosh. Rrethi i Përmetit është zonë rurale me potencial të lartë natyror dhe turistik që nuk është plotësisht i zhvilluar, kryesisht për shkak të emigracionit të theksuar në dekadën e fundit. Projekti i CESVI-t synon të kontribuojë në vlerësimin e trashëgimisë natyrore dhe produkteve vendore, duke sensibilizuar institucionet vendore dhe organizatat e shoqërisë civile mbi çështjet e mjedisit. Përmes promovimit të industrisë së turizmit në Përmet,


Verë | 8 projekti synon të zbutë papunësinë e lartë dhe të rritë burimet njerëzore dhe natyrore të këtij rrethi.

 Bashkëpunimit Zviceran siguron bashkëpunim të ngushtë të mëtejshëm Zëvendës Drejtorja e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran, Anne Savary, u takua me Ministrin e sapo-emëruar të Shëndetësisë, Vangjel Tavo, për të siguruar bashkëpunimin e mëtejshëm dhe mirëkuptim mes dy institucioneve. Gjatë këtij takimi kortezie të dyja palët shkëmbyen informata dhe ide në lidhje me forcimin e projekteve të përbashkëta të punës, në veçanti, Sistemin për Zhvillimin Profesional, që tani është në fazën e dytë. Nga ana e saj, Zj. Savary, i dha një përmbledhje të portofolit të Bashkëpunimit Zviceran mbi shëndetësinë duke përfshirë programe dhe projekte që janë financuar dhe zbatuar nga kjo zyrë në 15 vitet e fundit të punës në Shqipëri. Ajo përmendi programin e vazhdueshëm arsimor dhe shkollën verore për menaxhimin shëndetësor dhe shëndet publik që aktualisht janë ndërhyrje thelbësore të Bashkëpunimit Zviceran në sektorin e shëndetësisë. Ministri Tavo siguroi që të gjitha masat e nevojshme do të merren me qëllim krijimin e njësive në spitale rajonale të cilat do të ndjekin dhe monitorojnë procesin e akreditimit të programeve të trajnimit. Në këtë takim të dyja palët biseduan gjithashtu për krijimin e mundësive të tjera për bashkëpunim në të ardhmen.

 Instalohen në Theth sistemet termike diellore për ngrohjen e ujit dhe ndriçim si një model i qëndrueshëm për zbutjen e varfërisë Më 20 korrik 2012,për të promovuar teknologjinë e sistemeve diellore, u inaugurua instalimi i sistemeve termike diellore për ngrohjen e ujit dhe ndriçim në fshatin e largët të Thethit, si një model i qëndrueshëm për zbutjen e varfërisë në komunitetet me të ardhura të vogla në veri të Shqipërisë. Kjo nismë u realizua nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me mbështetjen e Programit të PNUD-it për Ndryshimet Klimatike, Programi i Grandeve të Vogla i Fondit Global për Mjedisin (GEF/SGP) në bashkëpunim

     Foto: Një nga hanet ne Theth i pajisur me sisteme termike diellore

me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) dhe Bankën ProCredit. Gjatë këtij viti GEF/SGP dhe Projekti i GEF/PNUD-it për Panelet Diellore për Ujë të Ngrohtë kanë mundësuar instalimin e sistemeve termike diellore për ngrohjen e ujit dhe për përdorimin e pajisjeve të tjera shtëpiake në 11 hane në Theth. 11 hane dhe qendra shëndetësore janë të pajisura me sisteme fotovoltaike të cilat sigurojnë furnizimin me energji elektrike për ndriçim. Përfituesit kanë bashkë-financuar koston e instalimit. Këto ndërhyrje kanë si qëllim përmirësimin e jetës së banorëve të Thethit duke fuqizuar ekonominë lokale përmes krijimit të ekoturizmit të qëndrueshëm. GIZ dhe GEF/ SGP kanë bërë për disa vite investime në këtë zonë për ta kthyer atë në një destinacion turistik malor duke promovuar tur-

izmin përmes haneve të Thethit. Në vitin 2011, funksiononin 23 hane dhe numri i turistëve arriti në 12,000, në krahasim me 300 në vitin 2006. Përmes këtij aktiviteti në Theth janë promovuar shembuj konkretë jetësor të “ekonomisë së gjelbër” që demonstrojnë në terma reale sesi qasjet miqësore me mjedisin mund të sjellin rritje ekonomike, zhvillim, vende pune dhe të zvogëlojnë pabarazinë.

 OSBE/ODIHR thekson rëndësinë e udhëheqëseve gra në partitë politike të Shqipërisë Forcimi i barazisë gjinore në radhët e partive politike ishte fokusi i tryezës së rrumbullakët të mbajtur në Tiranë më 18 qershor 2012, nga Zyra e OSBE-së për In-

    Foto: ODIHR prezanton ‘Barazia Gjinore në Postet e Zgjedhura: Plan Veprimi me 6 hapa’ në tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Tiranë, mbi mënyrat e forcimit të barazisë gjinore në radhët e partive politike në Shqipëri, 18 qershor 2012


Verë | 9 stitucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Prezenca e OSBEsë në Shqipëri. Në këtë takim ishin të pranishëm mbi 40 përfaqësues të partive politike shqiptare, Kuvendit, pushtetit vendor dhe shoqatave të grave, të cilët diskutuan vullnetarisht mbi masat që partitë politike mund të marrin për të promovuar gratë në parti si vendimmarrëse, udhëheqëse dhe kandidatë për poste publike. “Partitë politike janë gardiane jetike të demokracisë dhe kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha ndryshimet e nevojshme për të rritur pjesëmarrjen e grave në politikë”, tha Ambasadori Eugen Wollfarth, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. “Mundësimi i mundësive të barabarta për gratë që të jenë pjesëmarrëse të plota dhe aktive në politikë është parametër kyç për shoqërinë moderne demokratike”. Sonja Lokar, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Evropës Lindore për Çështjet Gjinore, nënvizoi se funksionimi i brendshëm i partive politike ka impakt direkt mbi mundësitë që gratë të zgjidhen kandidate partiake. “Është e rëndësishme për anëtaret gra të kuptojnë procedurat partiake për reduktimin, përzgjedhjen e kandidatëve dhe akordimin e burimeve, me qëllim që të planifikojnë më mirë karrierën e tyre politike”, tha Lokar. Gjatë diskutimeve, Këshilltarja Gjinore e ODIHR-it, Kristin van der Leest prezantoi Barazia Gjinore në Postet e Zgjedhura: një Plan Veprimi me 6 Hapa, studim ky që radhit disa masa që partitë mund të miratojnë për të promovuar gratë si vendimmarrëse dhe kandidate. “Partitë politike mund të miratojnë kuota vullnetare ose objektiva për kandidaturat e femrave, zhvillimin e planeve të veprimit me bazë gjinore, ose krijimin e nismave në mbështetje të fushatave të kandidateve femra”, tha Van der Leest. Tryeza e rrumbullakët u pasua nga një seminar trajnues intensiv dyditor ku morën pjesë 35 femra. Trajnimi ishte konceptuar për të forcuar aftësitë udhëheqëse të kandidateve të partive politike që përgatiten për zgjedhjet e radhës parlamentare të 2013-ës.

 UN Women prezanton manualin për “Vlerësimin Bazuar në Komunitet” Që Zëri i Grave të Dëgjohet Më 29 qershor 2012, UN Women në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës prezantoi manualin “Vlerësim bazuar në Ko-

     Foto: UN Women në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë prezanton manualin “Vlerësimi Bazuar në Komunitet” më 29 qershor 2012

munitet (CBS)”, që tregon se si të bëhen vlerësimet e qeverisjes bazuar në përvojën shqiptare. “Qëllimi i publikimit të manualit është institucionalizimi i dialogut të hapur dhe konstruktiv midis të zgjedhurve dhe votuesve për të forcuar llogaridhënien e institucioneve publike ndaj nevojave të grave”, tha znj. Semia Guermas, përfaqësuese e UN Women në Shqipëri. Në aktivitetin prezantues morën pjesë autoritete vendore, organizata të shoqërisë civile, përfitues, si edhe agjenci të OKB-së dhe organizata ndërkombëtare. Zv/Kryetarja e Bashkisë Tiranë, Jorida Tabaku, theksoi se “procesi i vlerësimit bazuar në komunitet lehtëson vendosjen e këtij dialogu dhe prandaj nxisim zbatimin e kësaj metodologjie, si një kontribut shtesë për punën tonë”. Për Drejtorin e Koalicionit për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave, Të rinjve dhe Minoriteteve në Politikë, Altin Hazizaj, “vlerësimi bazuar në komunitet është mekanizëm efektiv që i jep zë nevojave të qytetarëve dhe nxit pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje, sidomos për grupet e nënpërfaqësuara si gratë dhe vajzat”.“Manuali mbështet më tej rritjen profesionale të shoqërisë civile, pasi mundëson reflektim më të saktë të zërit të komunitetit”, tha Kryetarja e Aleancës Gjinore për Zhvillim, Mirela Arqimandriti. “Në këtë kontekst, shoqëria civile është ura lidhëse ndërmjet komunitetit dhe pushtetit vendor dhe vlerësimi me bazë komunitetin garanton lehtësim profesional të këtij procesi”. Ndërsa ekspertja gjinore Klotilda Ferhati e Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale, deklaroi se kjo metodologji është instrument efektiv drejt demokracisë pjesëmarrëse: “Qytetarët e dinë çfarë duan”, theksoi

ajo, “sepse dinë të shprehin qartë nevojat e tyre. Janë strukturat e pushtetit vendor ato që duhet ta dëgjojnë zërin e tyre, duke zgjedhur mes dy nevojave atë që konsiderohet parësore nga vetë qytetarët, në rastin kur këto dy shërbime nuk mund të ofrohen për shkak të kufizimeve financiare”. Manuali përbëhet nga dy pjesë: pjesë e parë paraqet metodologjinë bazë për CBS në përputhje me praktikën e Bankës Botërore, ndërsa pjesa e dytë trajton gjerësisht modelin CBS të aplikuar në Shqipëri. Manuali mund të gjendet pranë të gjitha OJF-ve që janë përfshirë në proces, në zyrën e UN Women në Tiranë si edhe në internet në këto adresa: www. un.org.al, www.unifem.sk dhe www. platformagjinore.al. Në 2011, Vlerësimi Bazuar në Komunitet u prezantua për herë të parë në Shqipëri në 7 qarqe të vendit, me mbështetjen e UN Women dhe të UNDP-së. 14 shoqata të shoqërisë civile përdorën CBS si mjet për të rritur dialogun mbi barazinë gjinore dhe për të mobilizuar komunitetit që të vlerësojnë dhe të matin shërbimet që u ofrohen nga pushteti vendor, në përputhje me detyrimet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore. Rezultatet e këtij procesi janë botuar në media, ndërsa gjatë zgjedhjeve vendore 2011, organizatat zbatuese lobuan pranë partive politike dhe kandidatëve të tyre, në përpjekje për të përfshirë prioritetet dhe nevojat e identifikuara në platformat e tyre zgjedhore. CBS i njohur ndryshe edhe si “zëri i komunitet” u jep qytetarëve mundësinë që të ndajnë opinionin e tyre me autoritetet vendore në lidhje me disponueshmërinë, cilësinë, qëndrueshmërinë dhe efiçencën


Verë | 10 e shërbimeve publike (shëndetësia, arsimi, transporti publik, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve dhe strehëzat).

 Donatorët njihen me rezultatet konkrete të avancimit të barazisë gjinore në Policinë e Shtetit Përfaqësuesit e qeverive të Norvegjisë, Finlandës, Belgjikës, Australisë dhe Suedisë vizituan Akademinë e Policisë në ditët e fundit të konferencës mbi nismën “Një OKB” të zhvilluar në Tiranë më 2729 qershor 2012. Qëllimi i vizitës ishte të tregoheshin disa raste konkrete dhe ndryshime të gjalla në jetën e grave, të mundësuara nga Programi i Përbashkët i OKBsë për Barazinë Gjinore (2008-2011). Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysen Burgaj, paraqiti situatën që nga fillimi i fushatës së rekrutimit “Vetëm Femra” në Akademinë e Policisë. Ai theksoi se u regjistrua numër rekord aplikimesh, plot 1650 të tilla, për vitin akademik 2012-2013, ndërkohë që ishte hera e parë që nga 200 studentë, gjysma ishin femra. Edhe zv/Drejtorja e Policisë së Shtetit është femër. Objektivi është që deri në vitin 2013, numri i femrave në Policinë e Shtetit të arrijë 30% nga 9.6 përqind që është aktualisht. Një tjetër komponent i Planit të Veprimit për Diversitetin dhe Barazinë Gjinore të zbatuar nga Policia e Shtetit, është forcimi i kapaciteteve që merren me dhunën në familje. Me ndihmën e OKB-së, janë trajnuar 800 oficerë policie për dhunën në familje, ndërsa disa programe pilot janë ngritur në bashkëpunim me institucione dhe komunitete për reagim të koordinuar ndaj këtij fenomeni negativ. “Roli i grave dhe vajzave në forcat e policisë është i domosdoshëm”, tha z. Burgaj, i cili siguroi miqtë se politikat për arritjen e barazisë gjinore në strukturat policore do të vazhdojë. Në fund, studentët dhe oficerët policorë shkëmbyen përvojat e tyre në polici. Është e rëndësishme të theksohet se, në kuadrin e Programit të Bashkëpunimit 2012-2016 të Qeverisë shqiptare dhe OKB-së, agjencitë e OKB-së do të vazhdojnë të mbështetin Policinë e Shtetit që synojnë: (i) marrjen e masave për rritjen e numrit të grave në strukturat policore, (ii) forcimin e aftësive udhëheqëse të femrave në nivelet vendimmarrëse, (iii) miratimin e një politike për mjedisin e sigurt të pu-

    Foto: Përfaqësuesit e qeverive të Norvegjisë, Finlandës, Belgjikës, Australisë dhe Suedisë prezantojnë rezultatet konkrete në avancimin e barazisë gjinore në Policinë e Shtetit

nës (iv) forcimin e programit mësimor të akademisë së policinë në lidhje me ligjin për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin (v) forcimin e kapaciteteve policore në përgjigje të dhunës në familje, dhe (vi) fillimin e sensibilizimit dhe informimit për Rezolutën e OKB-së 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, mes të tjerash.

 Konferenca e organizuar thekson nevojën për etikë parlamentare në Shqipëri Më 16-17 korrik 2012 u zhvillua në Tiranë konferenca me fokus standardet dhe aktet normative që garantojnë etikën parlamentare si edhe implikimet e tyre te i tërë legjislativi, kuadri i antikorrupsionit dhe integriteti. Evenimenti u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Kuvendi i Shqipërisë, me mbështetjen e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe me financimin e Gjermanisë. Konferenca synonte diskutimet mbi kodet dhe stan-

dardet etike të parlamentit, si një çështje thelbësore në qendër të reformave në Shqipëri dhe të mandatit të Prezencës së OSBE-së për të promovuar demokratizimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në vend. Mes pjesëmarrësve në këtë eveniment ishin deputetë, punonjës të Kuvendit, ekspertë të fushës së etikës si edhe përfaqësues nga institucione të tjera shtetërore dhe komuniteti ndërkombëtar. Në fjalën e tij, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth, u shpreh: “Qytetarët shqiptarë me të drejtë presin që të zgjedhurit e tyre të respektojnë standarde të larta etike kur veprojnë në dobi të interesit publik. Politika është edhe integritet moral. Puna e lodhshme dhe përkushtimi i treguar nga udhëheqja e Kuvendit dhe nga të gjitha forcat politike, kanë sjellë përparime në lidhje me rishikimin e rregullave dhe procedurave. Tashmë, duhet të çojnë në hapin e radhës: zhvillimin e standardeve të kodeve dhe standardeve të etikës parlamentare. Prandaj, i inkurajoj deputetët që të fillojnë diskutimin mbi një Kod të


Korrik - Gusht Verë | 11 Etikës Parlamentare”. Në këtëa aktivitet mbajtën fjalën edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Ambasadorja e Gjermanisë, Carola Müller-Holtkemper.

 Paraqiten zgjidhje të reja për menaxhimin e mbetjeve nga qeveria vendore dhe rajonale në një konferencë kombëtare Paraqitja e zgjidhjeve moderne dhe efektive për menaxhimin e mbetjeve ishte tema e një konference të organizuar më 3 Korrik 2012, nën kujdesin e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe Ministrisë së Brendshme. Përfaqësues nga pushteti qendror, qeveria rajonale dhe vendore, institucione publike dhe private, si dhe donatorë ndërkombëtarë ishin të pranishëm në ngjarje, ku janë ndarë dhe diskutuar shembuj të praktikave të suksesshme dhe efektive të menaxhimit të mbetjeve nga rajonet. ”Menaxhimi i mbetjeve është një aspekt kyç i zhvillimit që bën thirrje për më shumë veprim dhe iniciativë nga autoritetet e zgjedhura në nivel rajonal dhe vendor”, tha Ambasadorja Zvicerane në Tiranë, Yvana Enzler. Ajo theksoi se Programi Zviceran për Decentralizimin në Shqipëri është në harmoni të plotë me prioritetet e Qeverisë, siç janë përcaktuar në strategjitë dhe planet, duke përfshirë çështjen e menaxhimit të mbeturinave. “Njësitë e qeverisjes vendore duhet të jenë në gjendje të administrojnë vetë territoret e tyre”, tha zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. “Kjo kërkon përkushtim si nga qytetarët ashtu edhe nga autoritetet”. Seancat tematike të Konferencës u udhëhoqën nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transportit dhe Punëve Publike, dhe u fokusuan në planifikimin dhe

       Foto: Konferencë kombëtare ku u paraqiten zgjidhje të reja për menaxhimin e mbetjeve nga qeveria vendore dhe rajonale në 3 korrik 2012

zbatimin e menaxhimit të mbetjeve në nivel vendor (bashki dhe komuna), si dhe mbi organizimin e mbledhjes së mbetjeve dhe transportit në nivel rajonal (Qarqet e prefekturat). Ulja e kostos ishte veçanërisht interesante për pjesëmarrësit me shembujt e paraqitur nga ekspertët zviceranë dhe shqiptarë. Gjatë kësaj ngjarjeje, u prezantua një botim i ri ”Manual për Planifikimin e Menaxhimit të Mbeturinave” I cili pritet të ndihmojë autoritetet vendore dhe rajonale në kryerjen e hapave praktike për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe pastrimin territorial. Përveç kësaj, disa shembuj nga brenda Shqipërisë dhe vendeve të tjera u diskutuan si modele që mund të përdoren nga qeveria vendore dhe rajonale gjetkë në vend.

 BE dhe UNDP zgjerojnë mbështetjen e tyre për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri Më 11 korrik 2012, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara për

         Foto: Panairi i artizaneve rom dhe egjiptian organizuar ne Korçë

Zhvillim dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta prezantuan në Korçë një projekt të përbashkët i cili do të mbështesë përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane (SSIREC). Në eventin që u organizua nën kujdesin e Bashkisë Korçë morën pjesë përfaqësues të autoriteteve rajonale dhe vendore të tre rajonet ku do të zbatohet projekti, përfaqësues nga ministritë e linjës, donatorë të huaj, OJF aktive në fushën e përfshirjes sociale, shoqata biznesi, akademike dhe media. Projekti i ri synon të kontribuojë në fuqizimin social, ekonomik dhe politik të komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri. Projekti do të zbatohet në rajonet e Beratit, Korçës dhe Vlorës përgjatë një periudhe kohore dy vjeçare dhe ka si komponentë kryesorë zhvillimin e infrastrukturës, ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe mbështetje për sipërmarrjen. Projekti do të asistojë Sekretariatin Teknik për çështjet rome në Ministrinë e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në forcimin e kapaciteteve për zbatimin dhe monitorimin e politikave të përfshirjes sociale. Zevendesministrja e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra theksoi: “Ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të jetesës të komuniteteve rome dhe egjiptiane si dhe do të ndihmojë në zgjerimin dhe konsolidimin e sistemit të monitorimit të Planit të Veprimit për Dekadën Rome”. Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun, mes të tjerash theksoi: “Ne duhet të punojmë me një qasje multi-dimensionale për të adresuar cështjet e lidhura me përjashtimin social. Ky projekt do të mundësojë zbatimin e Politikave dhe strategjive kombëtare në


Verë | 12 dobi të komuniteteve rome dhe egjiptiane. Në këtë kontekst, bashkëpunimi midis autoriteteve qendrore dhe lokale është i një rëndësie thelbësore.”. Shefi i Departamentit te Reformes Ekonomike dhe Infrastruktures prane Delegacionit të Bashkimit Europian ne Tiranë, Francois Begeot, theksoi: “Bashkimi Europian i kushton një rëndësi të madhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshi dhe mbrojtjen e minoriteteve dhe cështjet e anti-diskriminimit, të cilat përfaqësojnë një nga 12 prioritetet kryesore te Opinionit të Komisionit Europian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE” Një panair ndërkulturor artizanal u organizua për të shënuar fillimin e projektit. Artizanë romë dhe egjiptian nga rajoni i Korçës ekspozuan punimet e tyre artizanale në tregun karakteristik të qytetit. Produktet e përgatitura nga artizanët rom dhe egjiptian përfshinin një sërë punimesh artistike të realizuara me dorë me materiale të ndryshme si letër qeramikë, dru, xham, metal, dhe pambuk. Në një kënd të veçantë të Panairit, disa artizanë punonin veprat e tyre dhe mësonin të rinj të talentuar në realizimin e punimeve artizanale me dorë. Aktivistë të rinj romë dhe egjiptianë ishin të pranishëm në panair me një shumëllojshmëri prezantimesh dhe shfaqjesh artistike, nën ritmet tradicionale rome duke përçuar kështu atmosferen festive Rome në të gjithë tregun e Korçës. Projekti ka një buxhet total prej rreth 1.7 milionë euro, me kontributin e Bashkimit Europian, PNUD-it dhe qeverisë së Shqipërisë.

 Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve më 1 qershor 2012 Më 1 qershor 2012, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Të drejtave të Fëmijës me mbështetjen e UNICEF-it organizoi konferencën ndërkombëtare “Të Drejtat e Fëmijëve – prioritet kyç drejt integrimit evropian”. Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, organizatave jofitimprurëse dhe agjencive donatore. “Qeveria ka miratuar një Strategji dhe Plan Veprimi të ri për Fëmijët. Aktualisht po diskutohet dhe po punohet për një reformë më të gjerë të shërbimeve sociale. Komiteti i OKB-së për Të Drejtat e Fëmi-

      Foto: Përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim, UNICEF, Bashkëpunimi Zviceran, Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe MPÇSSHB, bashkë me Delegatin e Terre des hommes (Tdh) në Shqipëri kryejnë vizitë në terren në Elbasan

jës do të shqyrtojë raportin e Shqipëri për zbatimin e Konventës së Fëmijëve pas pak javësh, si dhe do të bëjë rekomandimet e veta, pasi të jetë bërë më shumë progres, shpresoj. Megjithatë, ka vend për përmirësim derisa të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejtat e tyre të mishëruara në Konventën e OKB-së për Të Drejtat e Fëmijës. Shqipëria ka marrë presidencën e Këshillit të Evropës dhe ka deklaruar se të drejtat e fëmijëve janë prioritet. E gjithë bota do të ketë sytë nga Shqipëria për të parë se si këto objektiva fisnikë do të bëhen realitet. Por koha është e shkurtër, deri në fund të vitit, kështu që kërkohen më tepër përpjekje, shpejtësi dhe vendosmëri. Kam besim se do të arrihet progres domethënës dhe i prekshëm, nëse niveli qendror dhe vendor i mbajnë energjitë të fokusuara”, tha në fjalën e tij Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF-it.

 Vizitë në Terren në Elbasan: perspektiva e mekanizmit vendor për mbrojtjen e fëmijëve Përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim, UNICEF, Bashkëpunimit Zviceran, Heks, Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Të drejtave të Fëmijëve pranë MPÇSSH si dhe Delegacionit të BE-së në Shqipëri, bashkë me Delegatin e Terre des hommes (Tdh) në Shqipëri, realizuan një vizitë në terren në Elbasan për të parë perspektivën e funksionimit të një mekanizmi vendor për mbrojtjen e fëmijëve. Për pjesëmarrësit, kjo vizitë në një nga rajonet ku Tdh po zbaton projektin

“Zhvillimi i Rrjetës së Sigurisë për Mbrojtjen e Fëmijëve”, ishte një mundësi unike, ku mësuan më shumë për rolin dhe masat e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve si edhe punonjësen e saj. Ata dëgjuan dhe diskutuan mbi sfidat e përditshme me të cilat përballet Njësia, si edhe për aktorët kryesorë që ofrojnë bashkëpunim, si grupi multidisiplinor për menaxhimin e rasteve, për identifikimin, mbështetjen dhe përballimin e rasteve të fëmijëve në rrezik apo viktima të abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit dhe trafikimit. Pjesëmarrësit bashkë me punonjësen e Njësisë bënë një vizitë familjare në lagjen “Beqir Dardha”, ku takuan përfituesit vendorë të shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve, sidomos të fëmijëve vulnerabël dhe komunitetit rom. Kjo shërbeu për të analizuar nevojat dhe vështirësitë me të cilat përballen këto familje, edhe në kontekstin e reformës së shërbimeve sociale në Shqipëri. Në fund, ata shkëmbyen idetë me ofruesit e shërbimeve vendore direkte, me qëllim përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kryesisht të fëmijëve dhe të popullatës rome. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit mësuan nga znj. Nadire Kreka mbi procesin e menaxhimit të rasteve të fëmijëve nevojtarë apo në rrezik abuzimi, dhune, shfrytëzimi apo neglizhimi. Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Elbasan është krijuar në tetor 2006, në kuadrin e projektit TACT III. Në nivelin operacional, kjo Njësi ka arritur të identifikojë dhe të ndjekë 214 fëmijë kryesisht me probleme sociale, viktima të abuzimit,


Verë | 13 shfrytëzimit, neglizhimit dhe trafikimit; nga këto 214 raste, punonjësja e Njësisë ka referuar 167 fëmijë që të përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga aktorët e tjerë vendorë, si ndihmë juridike, integrim në shkollë, kopsht, qendra ditore apo kurse formimi profesional, regjistrim në jetimore, etj. Njësia ka realizuar edhe 470 vizita familjare për të dhënë konsulencë sociale dhe ndjekje të rasteve të fëmijëve në nevojë dhe familjeve të tyre, duke dhënë mbështetje të formave të ndryshme për 57 familje dhe 100 fëmijë. Në nivel avokatie, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Elbasan ka kontribuuar në mënyrë aktive që: të paraqesë zërin e fëmijëve në Planin Social, me qëllim ngritjen e shërbimeve të integruara për fëmijët; të sigurojë pagimin e tarifës së kopshtit për 14 fëmijë nga buxheti i bashkisë për vitin 2011-2012; në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Arsimor dhe A2B (OJF) ka ringritur Programin Shansi i Dytë, program arsimor ky që synon të përmirësojë performancën shkollore të fëmijëve si dhe edukimin e tyre.

 Organizohet Panairi i Ideve per fuqizimin e shoqerise civile ne zonat rurale Më 13 korrik 2012, Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) nga zonat rurale dhe periferike të Qarqeve Lezhë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër prezantuan idetë dhe nismat e tyre duke fuqizuar shoqërinë civile në zonat rurale dhe periferike në Panairin e Ideve “Për një Qeverisje të Mirë dhe Qytetari Aktive”. Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Zonat Rurale dhe

     Foto: Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi dhe Andrew Maybrook nga USAID/Albania mbajnë fjalën e hapjes në takimin e parë të ndërmjetësve të licencuar

Periferike në Shqipëri (ECSRA) i cili po zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) me mbështetjen e PNUD-it në Shqipëri. Panairi i Ideve synon inkurajimin e iniciativave konkrete të cilat do të zbatohen në kuadër të projektit ECSRA në bashkëpunim me OShCtë e përzgjedhura nga Qarqet e synuara. Gjithashtu ai synon të prezantojë tek një audiencë më e gjerë (sektori civil, aktorë shtetërorë, komuniteti i donatorëve, media dhe përfaqësues nga sektori privat në vend) një qasje përfshirëse dhe praktika të mundshme të cilat do të çohen më tej nga aktorët qytetarë dhe aktorët e tjerë për adresimin e “fragmentarizimit” të mbulimit tematik/ gjeografik të shoqërisë civile shqiptare. Gjatë fjalës së saj znj. Yesim Oruc, Drejtoreshë e PNUDI-it në Shqipëri theksoi: Eksperienca nga vendet e tjera ka treguar se partneritetet vendore midis shoqërisë

Foto:          Organizata të Shoqërisë Civile nga zonat rurale gjatë prezantimit të nismave të tyre ne Panairin e Ideve.

civile dhe autoriteteve për qeverisjen vendore, duhet të nisë sa më shpejtë të jetë e mundur për t`u përgatitur për anëtarësimin në BE. Nisma ECSRA pason natyrshëm ndikimin e një projekti tjetër të suksesshëm zbatuar nga IDM me mbështetjen e PNUD-it dy vjet më parë – Indeksi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë (IShC) - i cili gjeneroi një bazë të gjerë të dhënash konkrete për aktorët e shoqërisë civile. Mungesa e kontributit qytetar për përmirësimin e jetesës së komuniteteve në zonat periferike të Shqipërisë u identifikua nga IShC si një sfidë kryesore e cila nevojitet të adresohet së bashku nga shoqëria civile, aktorët shtetërorë dhe komuniteti i donatorëve.

 Institucion i mbështetur nga USAID-i për të forcuar Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri Takimi i parë i ndërmjetësve të licencuar në Shqipëri, i organizuar më 19 qershor 2012 nga USAID në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, shënon fillimin e një përpjekje intensive për ngritjen e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve në Shqipëri. Në këtë aktivitet, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, vlerësoi rolin që ndërmjetësimi po luan aktualisht në reduktimin e procedurave të gjata e të kushtueshme gjyqësore dhe ritheksoi angazhimin e Ministrisë për të mbështetur shtrirjen e tij dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij profesioni në Shqipëri. Në zbatim të ligjit, Komisioni i Licen-


Verë | 14 cimit të Ndërmjetësve ka dhënë deri tani 51 licenca ndërmjetësimi, 50 për persona fizikë dhe 1 për person juridik në kuadrin e të cilit janë miratuar të punojnë 21 ndërmjetës. Këta ndërmjetës të licencuar vijnë nga Tirana, Durrësi, Kavaja, Kruja, Elbasani, Vlora, Korça, Bilishti, Përmeti, Gjirokastra, Kopliku dhe Shkodra. USAID, përmes Programit për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST), ka mbështetur shërbimin e ndërmjetësimit në çështjet familjare dhe tregtare, përmes zgjerimit të Qendrës së Ndërmjetësimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ngritjes së një qendre tjetër të këtij lloji në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Projekti ka realizuar dhe seminare trajnimi të ndërmjetësve dhe ka ndërmarrë një sërë nismash për informimin publik me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me ndërmjetësimin dhe avantazhet e tij.

 Sistem mbrojtjeje më i mirë për dëshmitarët në Shqipëri Më 18 qershor 2012 u zhvillua konferenca për prezantimin e arritjeve të projektit të binjakëzimit prej 0.55 milion eurosh të financuar nga BE-ja, që kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve operacionale dhe logjistike të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Personave të Posaçëm. Projekti i financuar nga BEja mbështeti sektorin e Drejtësisë Penale në zbatimin e ligjit të ri për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe konsolidimin e kapaciteteve afatgjata në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatat dhe Shërbimin e Burgjeve. Gjatë konferencës, Shefi i Operacioneve i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, z. Luigi Brusa nënvizoi se “është standard evropian që të konsiderohet e palejueshme për sistemin e drejtësisë penale që të dështojë në sjelljen e të pandehurit në gjyq dhe në marrjen e një vendimi, vetëm sepse dëshmitarët janë dekurajuar që të dëshmojnë të lirë dhe me sinqeritet”. “Efikasiteti i luftës kundër krimit të organizuar mund të konsiderohet i plotë vetëm nëse viktimat dhe dëshmitarët e krimit të ndihen të sigurt kur bashkëpunojnë me institucionet e shtetit. Përmirësimi i mbrojtjes së dëshmitarëve është thelbësor për forcimin e Shtetit të së Drejtës në Shqipëri dhe për forcimin e kapaciteteve për të luftuar krimin e organizuar”, tha z. Brusa.

        Foto: Gazetarjët pas marrjes së certificatës për përfundimin me sukses të “Akademisë së Ligjit për Gazetarët” të financuar nga USAID-i. (AIIS).

Projekti i binjakëzimit me Zyrën Kombëtare të Investigimit të Hungarisë dhe Zyrën e Policisë Penale të Lituanisë, si një partner i ri, filloi para 16 muajsh. Projekti plotësonte projekte të tjera të financuara nga Bashkimi Evropian që janë ende në vazhdim si: pajisja me sistem TIK për Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, një projekt ky prej rreth 125 000 eurosh, pajisja me automjete, projekt prej 266 000 Eurosh, si dhe Projekti Rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në Luftën kundër Krimeve të Rënda dhe Terrorizmit (WINPRO), projekt që mbështet të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë fushë me 4 milionë euro. Ky projekt binjakëzimi i Bashkimit Evropian dhe projekti rajonal WINPRO dhanë gjithashtu edhe rekomandime për funksionimin dhe ristrukturimin në të ardhmen të Sektorit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, me shpresën që të vihen në zbatim së shpejti nga autoritetet shqiptare.

si: Top-Channel, Vizion Plus, ABC News, News24, TVSH, +2Radio, Gazeta Shqip, Gazeta Standard, Gazeta Shekulli, Gazeta Mapo, Gazeta Panorama, Tv Ora Gjiorokastër, Gazeta Shqiptare, ATSH Shkodra, Tirana Times, ATSH Korca, Albanian Screen etj. Më shumë se një e treta e pjesëmarrësve ishin femra. Akademia e Ligjit për Gazetarët përfshiu 10 sesione trajinimi të zhvilluara në periudhën 4 maj - 6 korrik 2012. Në të u trajtuan tema që lidhen me sistemin e drejtësisë, që prej njohurive bazë si hyrje në sistemin e drejtësisë, parimet e procedurës ligjore në Shqipëri deri tek ato më specifike si liria e informimit dhe e drejta e privatësisë në seancat gjyqësore, si dhe pati raste të ndryshme studimore. Sesioni i fundit ishte një vizitë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjatë së cilës pjesëmarrësit ndoqën një seancë gjyqësore dhe u takuan me avokatë dhe gjyqtarë.

 Akademia e Ligjit për Gazetarët me mbështetjen e USAID-it

 Një program i suksesshëm i Arsimimit Vazhdues Ligjor për avokatët në Shqipëri me mbështetjen e USAID-it

Më 9 Korrik, 2012, njëzet e një gazetarë morën certifikatat e përfundimit me sukses të “Akademisë së Ligjit për Gazetarët” të realizuar përmes një granti nga Programi i USAID-it për Forcimin e Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) për Institutin e Studimeve Ndërkombëtare (AIIS). Pjesëmarrësit e akademisë vijnë nga Tirana, Korça, Gjirokastra, Elbasani dhe Shkodra dhe punojnë në media lokale dhe kombëtare, në televizion, radio dhe shtyp,

Mbyllja me sukses e vitit të parë të programit të parë të Arsimimit Vazhdues Ligjor (AVL) për avokatët dhe asistentavokatët në Shqipëri, më 3 korrik 2012, u përshëndet me një ceremoni të zhvilluar në Dhomën Kombëtare të Avokatisë (DHKASH). Kryetari i saj, zoti Maksim Haxhia dhe përfaqësuesi i Misionit të USAID-it në Shqipëri, zoti Marc Ellingstad, shpërndanë certifikatat për pjesëmarrësit që ndoqën plotësisht programin e AVL-së.


Verë | 15 Vitin e kaluar, në 12 maj 2011, USAID dhe DHKASH-ja nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e këtij programi si një hap i rëndësishëm për trajnimin profesional të avokatëve dhe duke bërë që Shqipëria t’i afrohet praktikës në pothuaj të gjitha vendet e tjera evropiane përsa i përket arsimimit ligjor. Gjatë periudhës korrik 2011 – qershor 2012, viti i parë i programit të pilotuar në dhomat rajonale të avokatisë në Vlorë dhe Durrës ka përfshirë mbi 160 sesione trajnimi për një total prej 12 kreditesh. Sesionet që u zhvilluan nga juristë ndër me më zë në vend u fokusuan në 12 tema me interes në fushat e të drejtës civile, penale, tregtare, të etikës dhe të shkrimit e arsyetimit ligjor. Mbi 320 avokatë dhe asistent-avokatë morën pjesë në këto sesione, një numër që përbën mbi 70% të numrit të përgjithshëm të avokatëve dhe asistent-avokatëve të regjistruar në dhomat rajonale të avokatisë në Vlorë dhe Durrës.

 Takim me pjesëmarrësit shqiptarë në Programin Ndërkombëtar të Trajnimit Më 8 qershor 2012, I Ngarkuari me Punë, Patrik Svensson dhe Kryetarja e Bashkëpunimit për Zhvillim pranë Ambasadës Suedeze në Tiranë, Britta Olofsson, organizuan një takim me pjesëmarrësit e Programit Ndërkombëtar të Trajnimit 2010 dhe 2011. Pjesëmarrësit nga Shqipëria kishin ndjekur 3 programe trajnimi me 4 faza në fusha të ndryshme, si Menaxhimi Vendor i Mjedisit në Zonat Urbane të BE-së, Strategjitë e BE-së për Menaxhimin e Mbetjeve, Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore, Menaxhimi dhe Qeverisja Mjedisore e BE-së, që u zhvilluan në Suedi dhe në vende të tjera. Takimi pati për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve me pjesëmarrësit si edhe marrjen e opinioneve dhe sugjerimeve të tyre në lidhje me programet trajnuese që ndoqën, që ato të përmirësohen në të ardhmen. I Ngarkuari me Punë, z. Svensson, bëri një prezantim të shkurtër të kontributit suedez për Shqipërinë, duke u fokusuar në Programin Ndërkombëtar të Trajnimit të ofruar nga Suedia. Ai tha se trajnimi i ka kualifikuar edhe më tej pjesëmarrësit shqiptarë që të kontribuojnë në forcimin e institucioneve dhe drejtimin e proceseve transformuese në Shqipëri, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin, sidomos në kontekstin e pro-

        Foto: USAID organizoj nje ceremoni për dhënien e certifikatave në përfundim të vitit të parë të Programit të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor për avokatët dhe asistent-avokatët në Shqipëri. (USAID JuST)

cesit të integrimit në BE. Pjesëmarrësit plotësuan formularët e trajnimit, rezultatet e të cilave treguan se programet e trajnimit vlerësohen shumë prej tyre, se përmbushën pritshmëritë e tyre dhe se do t’u shërbejnë gjerësisht në punën e tyre. Fatkeqësisht, jo të gjithë kishin arritur të realizojnë projektin individual ose në grup, i cili është pjesë e rëndësishme e programit të trajnimit. U dhanë sugjerime për më tepër trajnime ndëraktive, vizita studimore më të gjata dhe më shumë punë praktike. Gjithashtu, pjesëmarrësit thanë se programet e trajnimit u kishin mundësuar formimin e rrjeteve me homologët e tyre në shtete të tjera. Ky takim është i pari i takimeve të përvitshme që do të zhvillohen me pjesëmarrësit e Programit Ndërkombëtar të Trajnimit.

 Prezenca e OSBE-së dhuron kompjuterë dhe trajnon stafin e shërbimit të burgjeve të Ministrinë e Drejtësisë Më 20 korrik 2012, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i dhuroi Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) në Ministrisë së Drejtësisë disa kompjuterë, si pjesë e një projekti të OSBE-së që përfshin edhe asistencë në ndryshimin e rregulloreve të brendshme, trajnimin e stafit dhe zbatimin e një projekti për mbikëqyrjen elektronike. Në ceremoninë e dhurimit morën pjesë Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe Drejtori i SHKBB-së Denion Meidani. “Përmes dhurimit të sotëm dhe trajnimit të stafit që do të pasojë, Prezen-

ca e OSBE-së po përpiqet të japë një kontribut të prekshëm në punën e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve”, tha Wollfarth. “Ne marrim përsipër ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin e fortë me Ministrinë e Drejtësisë dhe ta mbështesim atë në nismat e saj kyçe të reformave gjyqësore dhe ligjore”. Pas ceremonisë, Wollfarth dhe Halimi vizituan ambientet e SHKBB-së dhe diskutuan rreth bashkëpunimit aktual dhe të ardhshëm, bazuar në mandatin e Prezencës, në lidhje me reformën gjyqësore dhe ligjore. Asistenca e Prezencës së OSBE-së në këto fusha do të ofrohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë.

 Stërvitja për punësim krijon mundësi të reja për grupet në nevojë Programi i Bashkëpunimit Zviceran AlbVET organizoi një ngjarje promovuese të Enjten, 12 Korrik, për të festuar mbylljen e projektit të suksesshëm Stërvitje për Punësim dhe për të treguar punën e saj drejt përmirësimit të potencialit të punësimit për grupet në nevojë dhe të pafavorizuara të shoqërisë shqiptare. Mysafirë të rëndësishëm në këtë ngjarje përfshinin Ambasadoren Zvicerane, Yvana Enzler, Zëvendës Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, si dhe përfaqësues të Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran, Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Universiteti të Elbasanit, përfaqësues lokal të biznesit, etj. “Unë mbetem e bindur se grupet e trajnerëve cilët kanë marrë trajnim të dizajnuar dhe zbatuar me mbështetjen teknike të Universitetit të Lu-


Verë | 16 cernit, janë pajisur mirë për t’i shërbyer më mirë për grupeve me nevoja të veçanta në lidhje me nevojën për t’u futur në tregun e punës”, tha në fjalën e saj Ambasadorja Zvicerane, Yvana Enzler. Si trajnerët ashtu edhe përfituesit që kanë marrë pjesë në kurs ndanë përvojën e tyre dhe treguan historitë e tyre të suksesshme në gjetjen e punëve të reja. Më shumë se 80 individë nga grupet në nevojë, përfshirë komunitetet rome u trajnuan për një periudhë prej gati 20 muajsh në përmirësimin e aftësive të tyre për të hyrë në tregun e punës. Ngjarja shënoi gjithashtu fillimin e një faze të re stërvitjeje për punësim e cila do të zgjasë për 2 vjet dhe synon grupe të ngjashme në nevojë.

Prezantohen Aktivitetet e Komunikimit për Ushqyerjen Më 18 korrik 2012, në kuadrin e Programit “Reduktimi i Kequshqyerjes së Fëmijëve në Shqipëri”, Ministria e Shëndetësisë prezantoi ndërhyrjet e reja në mbështetje të fushatës së ndërgjegjësimit mbi mënyrat e reja dhe më të mira për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve në Shqipëri. Programi zbatohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e përbashkët të UNICEF, OBSH dhe FAO, si dhe financohet nga Fondi Spanjoll me qëllim arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Fushata synon të përmirësojë dhe të mbështetë praktikat e mira të ushqyerjes së foshnjave dhe fëmijëve në komunitete, duke u mbështetur në përmirësimin e aftësive të konsulencës të personelit shëndetësor. Përveç spoteve televizive dhe radiofonike për ushqyerjen me gji dhe ushqyerjen plotësuese, fillimi i konkursit “10 nënat më të mira të vitit” është një mënyrë novatorë që nxit nënat dhe kujdestarët të marrin më tepër informacion mbi ushqyerjen e mirë të foshnjave dhe fëmijëve. Në kuadrin e fushatës, artistja e mirënjohur, zonja Roza Anagnosti doli vullnetare si “super gjyshe” dhe si avokate e praktikave të përmirësuara për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve. 

 Partneritet me pushtetit vendor dhe komunitet për të krijuar komunitete miqësore për foshnjat Në datat 6-11 gusht 2012, Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik,

       Foto: Prezantimi i aktiviteteve të komunikimit për Ushqyerjen më 18 korrik 201

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Durrës, Shoqata IBFAN Albania, me mbështetjen e zyrës së UNICEF-it në Tiranë, festuan Javën Botërore të Ushqyerjes me Gji me temë “Të kuptojmë të shkuarën, të planifikojmë të ardhmen - Festojmë 10-vjetorin e Strategjisë Globale të OBSH-UNICEF për Ushqyerjen e Foshnjave dhe Fëmijëve të vegjël”. Përqindja e ushqyerjes ekskluzive me gji është rritur nga 6% në 1999, në 39% në 2009. Megjithatë, ende ka sfida të rëndësishme si zbatimi dhe monitorimi i ligjit për tregtimin e zëvendësuesve të qumështit të gjirit, rritja e numrit të materniteteve që zbatojnë hapat e nevojshëm për ushqyerjen e suksesshme me gji si pjesë e shërbimeve të tyre standarde, si dhe rritja e mëtejshme e përqindjes së ushqyerjes me gji. Aktivitetet e zhvilluara në Durrës u fokusuan te: “krijimi i një mjedisi mbështetës për ushqyerjen me gji në institucionet shëndetësore; nxitja

e pjesëmarrjes së komuniteteve për të krijuar grupe mbështetëse nëna-për-nënën si këshillues për ushqyerjen me gji; angazhimin e pushtetit vendor për shtrirjen në institucionet shëndetësore të Nismës për Komunitete Miq të Fëmijëve. Rritja e pjesëmarrjes së komunitetit, sidomos përmes grupeve mbështetëse nëna-për-nënën dhe përfshirjen e autoriteteve vendore konsiderohet e rëndësishme për të ndryshuar normat politike dhe sociale, duke krijuar kështu komunitete miqësore për foshnjat, si dhe duke garantuar rritje dhe zhvillim optimal. Në fund të aktiviteteve që zgjatën një javë, tre qendra shëndetësore u certifikuan si Mike të Fëmijëve si dhe u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet pushtetit vendor, Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Durrës dhe UNICEF-it për të mbështetur më tej përmirësimin e ushqyerjes së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. 


Verë | 17

HISTORI SUKSESI Produktet Organike Shqiptare Tashmë më Afër Tregjeve Elitare të BE-së Megjithëse Shqipëria është e pasur me bimë të egra, barna mjekësore, dhe produkte pyjore përdorimi i tyre për qëllime tregtie ka qenë i kufizuar. Kjo në fakt deri kohët e fundit, pasi kompani si ‘Tomadhea’ kanë pasur sukses në gjenerimin e të ardhurave dhe punësimit nga prodhimi dhe tregtimi i produkteve të tilla. Agim Pudja, pronari i kompanisë, filloi këtë biznes në 1998 pasi pa vlerën dhe potencialin e bimëve të ndryshme me të cilat ishte në kontakt gjatë punës së tij si agronom.

Kompania kishte 7 punonjës me kohë të plotë dhe gati 76 punonjës sezonalë në vitin 2011, shumica gra të cilat jetojnë në zona të thella dhe të varfra të vendit. Në 2005 kjo ishte një nga firmat e para shqiptare e cila u certifikua nga Bio Suisse, federata e fermerëve organikë Zviceranë.

     ‘ Punonjës të ‘Tomadhea’ duke grumbulluar bimën Monarda gjatë korrjeve.

“Mbështetja që morëm nga Bashkëpunimi Zviceran ishte vendimtare për biznesin tonë. Ajo na mundësoi të zhvillojmë personelin, teknologjinë dhe marketingun.” Agim Pudja

Zyra e Bashkëpunimit Zviceran mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj drejt integrimit Evropian duke kontribuar për përmirësimin e qeverisjes dhe shtetit ligjor dhe për konkurrueshmërinë e ekonomisë. Forcimi i ekonomisë rurale ka qenë një kontribut i rëndësishëm që ka synuar të rrisë punësimin, të përmirësojë kushtet e jetesës dhe të prezantojë bujqësinë organike.

 Fondet e BE-së afrojnë Bankën e Shqipërisë me Bankat Kombëtare të Shteteve Anëtare Më 17 korrik 2012 përfundoi projekti i binjakëzimit mes Bankës së Shqipërisë dhe bankave kombëtare të Italisë dhe Francës, i financuar nga Bashkimi Evropian me buxhet 1 milion euro. Gjatë 20 muajve të fundit, projekti përmirësoi praktikat e punës së Bankës së Shqipërisë duke i sjellë ato në linjë me praktikat e Sistemit Evropian të Ban-

Përveç grumbullimit të bimëve dhe barnave në natyrë ‘Tomadhea’ filloi gjithashtu kultivimin e disa produkteve të tjera. Një nga më interesantet ishte Monarda, një bimë tepër me vlerë e cila përdoret në industritë e kozmetikës dhe të ushqimit. Më parë disa eksportues të tjerë më të mëdhenj ishin përpjekur ta prodhonin dhe tregtonin këtë bimë por kishin dështuar. Shanset dukeshin kundër Agim Pudjes sepse Monarda ka vështirësi të veçanta në teknikën e kultivimit dhe prodhimit ndërsa tregu dhe blerësit akoma nuk ishin gjetur. Ai nuk u tërhoq: ishte i ndërgjegjshëm mbi potencialin e lartë që ka kjo bimë për shkak të tregut elitë. “Unë nuk kisha pikë dyshimi se do t’ia arrinim”, thotë Agimi duke shikuar prapa në atë kohë. Fillimi ishte në 2007, kur një sipërfaqe fillestare prej 0.1 ha u kultivua si një fazë testimi. Ai shkoi në Zvicër për të parë pajisjet dhe teknologjinë dhe kuptoi se çelësi i suksesit ishte prodhimi i fidanëve në vend pasi importi do të rriste kostot.

Hapja e madhe ndodhi kur Bashkëpunimi Zviceran me projektin për bujqësinë e qëndrueshme dha asistencë teknike dhe financim ndaj ‘Tomadhea’. Nga 13 000 euro që nevojiteshin për investim, projekti dha 5 700 euro, plus prokurim, forcim kapacitetesh dhe asistencë në paketim. Kjo mundësoi kompaninë që të blejë një makinë të re tharjeje, të përmirësojë kushtet e punës për gratë e punësuara, të zgjerojë prodhimin, të përmirësojë paketimin dhe të bëhet më e besueshme për blerësit e huaj. “Mbështetja zvicerane ishte një paketë e plotë”, thotë Agimi. “Ajo përfshiu trajnim të punonjësve, njohuri teknike, aftësi paketuese dhe ekspozim ndaj tregut”.

Investimi mundësoi edhe zgjerimin me produkte të tjera organike me vlerë si Edelweiss dhe Sambucus. U rrit besimi me blerësit e huaj dhe tre kontrata të reja u nënshkruan gjatë panairit Biofach në 2011. Si rezultat i rritjes së prodhimit dhe shitjeve, punonjësit përfituan një rritje 30% të të ardhurave dhe numri i të punësuarve sezonalë u rrit në 100. Nga ana e marketingut, 8 blerës të rinj shprehën interes për të punuar me ‘Tomadhea’. Është gjithashtu edhe përfitimi ekologjik: sipërfaqe të kultivuara organikisht janë rritur dhe ky është lajm i mirë për eko-sistemin.

Për Agim Pudjan sfidat kryesore të së ardhmes janë përmbushja e kërkesës në rritje të tregut pa kompromentuar cilësinë e cila e bëri të suksesshëm. Ai tani planifikon të prezantojë Saffron dhe të zgjerojë prodhimin dhe tregtimin e kërpudhave.

kave Qendrore. Konkretisht, ekspertë nga Banca d’Italia dhe Banque de France punuan së bashku me homologët e tyre shqiptarë, të cilët u trajnuan për të ndihmuar integrimin ekonomik të vendit me Bashkimin Evropian. Gjatë ceremonisë së prezantimit, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi vuri në dukje rëndësinë e reputacionit të bankave qendrore si institucione të besueshme për ekonominë. Nga njëra anë, ai tha se një reputacion i tillë kërkon zotim për të qenë i pavarur, dhe nga ana tjetër “besimi në politikat dhe ve-

primet e çdo banke qendrore varet nga kapacitet teknike të saj, nga aftësitë e stafit dhe mjetet operacionale që ka në dispozicion”. Ai u rikujtoi pjesëmarrësve se “Bankat Qendrore përpiqen të bëjnë analizat më të plota që munden dhe duhet të jenë të përgatitura të qëndrojnë apo të bien në përputhje me cilësinë e asaj analize – në këtë pikë ka ndihmuar ky binjakëzim. Kemi rritur aftësinë e Bankës së Shqipërisë për të trajtuar të dhënat dhe për të analizuar risqet, në mënyrë që të jetë më e përgatitur për të reaguar me efektivitet”.Misionet në vend


Verë | 18

Misionet në vend Banka Botërore

Qeverisja Programatike dhe Huaja e Politikave të Zhvillimit dhe Rritjes (PDPL; Misioni për Vlerësimin Paraprak u zhvillua më 25-29 qershor 2012. Qëllimi kryesor i misionit ishte rishikimi i buxhetit të mesvitit. Gjithashtu, misioni do të shënojë progresin e bërë në zbatimin e matricës së politikës GAC DPL. Projekti “Cilësi dhe Barazi dhe Arsim” (Credit No. 4180-ALB); Misioni Mbështetës për Zbatimin u zhvillua më 12-20 qershor 2012. Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i progresit të bërë në zbatimin e përgjithshëm të projektit dhe evidentimi i pengesave. Fokusi i analizës është impakti aktual dhe i projektuar i tavanit të borxhit aktual në zbatimin e projektit në 2012 dhe 2013. Ekipi ynë planifikon të kryejë vizita në shkolla në mbarë vendin, për të pasur një ide të qartë të impaktit të Projektit në nivel shkolle, si edhe për të parë respektimin e kërkesave mjedisore. Projekti për Burimet Ujore dhe Vaditjen; Misioni për Vlerësimin Paraprak u zhvillua më 13-29 qershor 2012. Projekti i propozuar synon të përmirësojë cilësinë e ofrimit të shërbimeve të ujit, përmes rehabilitimit të rezervuarëve dhe objekteve të vaditjes dhe kullimit (komponenti 1); mbështetje për ofrimin e shërbimeve të vaditjes dhe kullimit në zonat e projektit (komponenti 2); dhe forcimin e institucioneve përgjegjëse për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore (komponenti 3). Objektivi i misionit ishte të vlerësonte aspektet financiare, ekonomike, institucionale, teknike dhe mjedisore të projektit të propozuar që të arrihen objektivat e deklaruar. Misioni u fokusua në: (i) analizimin e projekteve më të vogla të propozuara për rehabilitimin e sistemit të digave dhe vaditjes; (ii) përfundimin e analizës

ekonomiko-financiare dhe përgatitjen e kostove të detajuara; (iii) analizimin e instrumenteve të sigurisë, përfshi sigurinë e digave, vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe sistemimin; (iv) finalizimin e terrenit për zbatimin e projektit si edhe të mekanizmit për kontributet e palëve të përfshira; (v) finalizimin e rezultateve dhe përgatitja e monitorimit dhe vlerësimit; (vi) përgatitja e projektManualit Operacional dhe miratimi i termave të referencës për detyra kyçe; (vii) adresimi i nevojave për asistencë teknike për zbatimin e projektit; dhe (viii) miratimin e hapave të radhës dhe afateve për të përfunduar vlerësimin dhe negociatat e projektit. Menaxhimi i Përmirësuar i Burimeve Natyrore në Shqipëri; Misioni Mbështetës për Zbatimin u zhvillua më 11-15 qershor 2012. Objektivi kryesor i misionit ishte të asistonte ekipin e projektit dhe Ministrinë e Mjedisit (MMPAU) me fillimin e aktiviteteve të Grantit Suedez për Projektin e Menaxhimit të Përmirësuar të Burimeve Natyrore si edhe të monitoronte sekuestrimin e karbonit, në përgatitje të verifikimit të plotë periodik të Projektit Rigjenerimi i Asistuar Natyror,

i planifikuar për në korrik 2012 bashkë me vazhdimin e zbatimit të grantit PROFOR për Financimin Novator të Menaxhimin e Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore në Shqipëri. Projekti i Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP); Misioni Mbështetës i Zbatimit për Komponentin A, Siguria e Zotërimit dhe Regjistrimi i Të drejtave të Pronës së Paluajtshme, u zhvillua më 11-15 qershor 2012. Pas misioneve të mëparshme në mars 2012, lindën shqetësime se aktivitetet për Regjistrimin Fillestar ishin mbrapa me planin dhe se kishte fare pak gjasa që të realizoheshin objektivat për këtë aktivitet. Ndërkohë, janë në vazhdim aktivitetet për zhvillimin e sistemit të zhvillimit dhe informimit, si edhe miratimi i strategjisë për mbrojtjen e të drejtave mbi pronën dhe zhvillimin e një plani biznesi për Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi po kalon në vetëfinancim. Ekipi do të vlerësojë progresin e mirë e bërë që nga vizita e mëparshme, si edhe ecurinë e aktiviteteve në zbatim, me qëllim që objektivat e projektit të mund të realizohen gjatë kohës së mbetur të projektit.

Nga data 1 janar 2012 e deri më 31 dhjetor 2012, Delegacioni i BE-së mban Kryesimin e Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Të gjitha komentet lidhur me Dialogun Qeveri-Donatorë janë më se të mirpëritura! Doni të kontribuoni? Nëse dëshironi të kontribuoni, dërgoni tekstin tuaj në zyrën e Sekretarit Teknik të Donatorëve (nevila.como@aidharmonisation.org.al) ose në Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (koordinimi@km.gov.al) deri më datë 5 të çdo muaji. Teksti duhet të jetë mundësisht rreth 100 fjalë. Shpërndarja: Çdo botim do t’ju dërgohet më datë 15 të çdo muaji. Cilët janë donatorët në Shqipëri? Për të zbuluar cilët janë donatorët që operojnë në Shqipëri, klikoni këtu. Për t’u çregjistruar: Lutemi dërgoni e-mail tek Nevila Çomo (nevila.como@aidharmonisation.org.al)

Buletini Dialogu Qeveri Donatorë mbështetet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri

Buletin Informativ – Verë 2012, Botimi nr. 61  

Buletin Informativ – Verë 2012, Botimi nr. 61

Read more
Read more
Similar to
Popular now
Just for you