Issuu on Google+

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 8 Shkurt 2009

Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 22 59 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

Do mbështesim çdo iniciativë ligjore të ShKSh që do të ndikojë në ecurinë e qeverisjes lokale Intervistë e Zëvendësministrit të financave z. Sherefedin Shehu dhënë gazetës sonë

Zoti zv.ministër, lexuesit e gazetës sonë, janë të interesuar të njihen me politikat parësore të Qeverisë për zhvillimin e mëtejshëm të komunave. Me cilësinë edhe të kryetarit të Komitetit të Granteve Konkurruese a mund të përmendi disa prej tyre? Qeveria jonë, në politikën e saj, i ka dhënë prioritet zhvillimit të mëtejshëm të komunave. Unë do të përmendja, së pari, transfertën që u jepet njësive lokale, përfshirë dhe komunat. Por ajo që është më e dukshme është rritja e pjesës së investimeve. Në buxhetin e vitit 2005 për herë të parë u shtua granti i investimeve si pjesë e transfertës së pakushtëzuar, i cili u mundësoi dhe komunave me të ardhura të pakta ose që nuk kishin mundësi të bënin investime me të ardhurat e tyre, kryerjen investimeve të vogla për komunitetin e tyre. Ndërkohë komponenti më i rëndësishëm për të gjithë pushtetin vendor, sidomos komunat që kanë më pak

Qeverisja elektronike rrit ndjeshëm cilësinë ndaj qytetarëve

Q

everisja elektronike, si një kërkesë bashkëkohore, po kthehet çdo ditë e më shumë në domosdoshmëri edhe për qeverisjen vendore. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme në kuadrin e zgjerimit të aktiviteteve të njësive të qeverisjes vendore dhe bashkëpunimit me atë qendrore e rajonale. Qeverisja vendore sjellë domosdoshmërisht standardizimet e shërbimeve si dhe kualifikimet e stafeve të administratave lokale drejt teknologjisë së informacionit. Nëpërmjet qeverisjes elektronike njësitë e qeverisjes vendore do të realizojnë licensimin e të gjithë produkteve të cilat përdorin komunat. Ka ardhur koha që qeverisja vendore të ecë me hapin e kohës, me hapin e Shqipërisë së moshës së internetit, pra të përdorë teknologjinë e informacionit për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Qeverisja elektronike do të ndihmojë për të rritur edhe më shumë eficencën e punës në komuna, do të ndihmojë në uljen e kostove, në kualifikimet profesionale si dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për komunitetin si dhe rritjen e transparencës. Kjo do të ndihmojë gjithashtu për të sfiduar korrupsionin dhe piraterinë si dhe informalitetin në ekonomi.

kapacitete fiskale, krahasuar me bashkitë, ka qenë granti konkurrues i cili filloi të zbatohet për herë të parë në buxhetin e vitit 2006, miratuar në vitin 2005 dhe, në vitet e mëvonshme, është rritur në mënyrë të ndjeshme saqë në vitin 2009 kemi parashikuar për këtë qëllim, vetëm për rrugë rurale 5.5 miliard lekë. Do të realizohet premtimi i Qeverisë, i vitin 2005, për

dyfishimin e fondeve për komunat? Grantet konkurruese përfshijnë të gjithë funksionet, por unë përmenda një funksion të mirëfilltë të qeverisjes vendore pasi krahas grantit konkurrues për rrugët rurale ne kemi krijuar dhe një paketë grantesh të cilat aplikohen për bashki/komuna për investime kryesisht në fushën e arsimit, por dhe për ujësjellsa dhe qendra shëndetësore ndersa në vitin 2008 ne futëm, për herë të parë dhe grantin për krijimin ose ndërtimin e tregjeve dhe thertoreve që është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë si dhe Grantin për krijimin e qendrave kulturore, pjesë e buxhetit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Të gjitha këto grante përbëjnë një mbështetje të fuqishme për njësitë e qeverisjes vendore pasi përfituesit e tyre janë kryesisht komunat. Përmend këtu faktin se Ministria e Arsimit, të gjithë ndërtimin e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, duke filluar nga 2007 dhe të shkollave të mesme profesionale e ka deleguar

te njësitë e qeverisjes vendore. Buxheti për ndërtimin e shkollave të reja, i cili është rreth 4 miliard leke të reja, në pjesën më të madhe zbatohet përmes njësive të qeverisjes vendore dhe, brenda tyre, rreth 70% e zënë komunat. Në krahasim me vitin 2008, granti në tërësi, duke përfshirë dhe pjesën që shkon për rrugët rurale, është rritur me 33%. Ky ndahet në transfertën e zakonshme e cila llogaritet me anë të formulës dhe pjesa tjetër shkon për investime. Në tërësinë e vet, duke futur dhe grantet qe u shkojnë bashkive/ komunave, si grante të deleguara, në vitin 2009 është mundësuar premtimi i 2005 për dyfishimin e fondeve të bashkive dhe komunave. Bëhet fjalë vetëm për pjesën e dhënë nga Shteti, po të konsiderojmë dhe rritjen e buxhetit nga të ardhurat e brendshme në këto 4 vjet përfshirë dhe 2009, do të bëhet e mundur rritja me shume se dyfish e fondeve për bashkitë dhe komunat. (Vijon në faqen 2)

Këndvështrim i ShKSh mbi sistemin e ujësjellës -kanalizimeve Nga: Agron HAXHIMALI, Drejtor Ekzekutiv

N

jë sistem efektiv i furnizimit me ujë ka qenë dhe mbetet një prioritet për çdo nivel të qeverisjes, si për atë qendrore dhe për qeverisjen lokale. Sistemi i ujësjellësve duhet të shikohet me më shumë përparësi e përgjegjësi si një prioritet për përmirësimin e jetës së komunave. ShKSh është e mendimit se në vendin tonë ekziston një kuadër i plotë ligjor, për këtë problem dhe, në tërësinë e tij, nuk ka mungesa sidomos në terma dhe parime të përgjithshme. Kuadri ligjor është progresiv dhe decentralizues. Por SHKSH përtej kuadrit ligjor vëren se pengesë bëhen çështje teknike. Ne konstatojmë se ka një situate jo shume progresive lidhur me procedimin e transferimit të kompetencave… ligji..! aktet..! udhëzimet! Gjithashtu vihet re një situate e vaket e sistemit të subvencionit si dhe mosnjohje e mungesë të sistemit rregullator apo guide orientuese në shërbim nga Njësitë e Qeverisjes Vendore.

Në një kohë kur njësitë e qeverisjes vendore rregullojnë dhe administrojnë në mënyrë të pavarur çështjet vendore brenda juridiksionit të tyre, ushtrojnë të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike, përse nuk rregullojnë edhe sistemin e ujësjellëskanalizimet? Pra, përgjegjësitë e komunave qëndrojnë në këto aspekte; ato kanë të drejtë të mbledhin dhe të shpenzojnë të ardhurat që janë të domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të tyre; kanë gjithashtu të drejtë të vendosin, në përputhje me ligjin, taksa vendore,

si dhe nivelin e tyre, të caktojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e tyre në pajtim me ligjin etj. Dihet se kërkohen investime kapitale dhe qëndrueshmëri financiare. Por edhe ky problem mendojmë se zgjidhet. Duhet pohuar se mjaft komuna kane përfituar nga investimet qendrore e donatorë. Struktura e tarifave duket e qartësuar dhe mbledhja e tyre shënon progres në mjaft komuna. Konstatojmë se pjesëmarrja e sektorit privat nuk është ende ne nivelin e duhur. Në komuna nuk pritet që të ketë investitorë të mëdhenj për vete natyrën që kanë ujësjellesat. Është detyrë e drejtuesve të komunave që të tërheqin sa më shumë donatorë. Por përveç këtyre mund të pohojmë se ka probleme dhe mangësi në menaxhimin e sistemit, ka mungese të strukturave të mirëfillta që të mbulojnë shërbimin e ujësjellësit, ka mungesë të rregulloreve për këtë shërbim. SHKSH vëren se cilësia dhe siguria duhet të konsiderohen çështje me rëndësi të veçantë. (Vijon në faqen 2)

Më shumë solidaritet

— Të përballojmë bashkërisht vështirësitë e motit — Ti ndodhemi pranë njëri-tjetrit.

T

ë gjithë jemi dëshmitarë se reshjet e mëdha të dëborës të këtij dimri kanë sjellë mjaft vështirësi e shqetësime. Në mjaft komuna e fshatra, në Veri e në Jug të vendit, por sidomos në zonën veriore, për ditë të tëra u paralizua jeta normale e komunave. Dëbora e madhe, që në disa raste kaloi mbi 1 m, solli bllokimin e mjaft fshatrave e komunave. Për shkak të këtij izolimi shumë komuna janë ndjerë në vështirësi të ndryshme, të cilat kanë sjellë mjaft shqetësime në jetën normale të banorëve. SHKSH ka ndjekur me shqetësim gjendjen e krijuar. Ajo ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Shtabin Qëndror të Emergjencave Civile, me shtabet në rrethe e komuna, për të mësuar rreth situatave më të reja dhe për masat e marra për kapërcimin e vështirësive. Ne konstatojmë se Shtabet e Emergjencave në qendër, në rrethe, komuna e në fshatra, kanë qenë në krye të detyrave për të përballuar me sukses vështirësitë. Por këto detyra u përkasin qeverisjes qëndrore e lokale. Kryetari i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë z. Sabri Sollaku vazhdimisht ka porositur që t’i ndodhemi pranë njëri-tjetrit, të rritim në shkallën më të lartë solidaritetin, e ta shikojmë atë në një kënd të ri., Komunat e mëdha të ndihmojnë më të voglat, më të fuqishmet ato më pak të fuqishme e ato që nuk janë në vështirësi natyrore të afrojnë ndihmë e bashkëpunim atyre që janë në vështirësi, të shpalosin solidaritetin e tyre që bashkërisht të përballohen me sukses, Ky shqetësim i drejtuesve të SHKSH duhet të ishte më shumë prezent në ditët e vështira të borës. Dimri nuk ka mbaruar. Duhet të bëhemi më të ndjeshëm, më humanë, më solidarë. Të krijojmë të gjithë së bashku një traditë të re, të bukur: t’i gjendemi pranë njëri-tjetrit në rrezik e nevojë. Është një kërkesë njerëzore. Jeta në demokraci merr kështu përmasa të vërteta e më kuptimplote. Kështu dhe dëbora shkrin më shpejt.


Nr.8. Shkurt

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

2009

/2

PËR TA BËRË SHOQATËN TË VARET TËRËSISHT NGA ANËTARËT E SAJ

Nisni me dhënien e kontributit financiar S

hoqata e Komunave të Shqipërisë vjen në 2009 me optimizëm dhe parapërgatitje të mëdha. 2008 ishte një vit i ngarkuar me punë dhe me arritje të rëndësishme. Midis të tjerave, ShKSh ka dhënë kontributin e saj në: -pajisjen me pasaportë shërbimi të kryetarëve të komunave -zgjatjen e mandatit të të zgjedhurve vendorë nga 3 në 4 vjet; -ndikimi në procesin e decentralizimit në transferimin e kompetencave si menaxhimi i pyjeve dhe kullotave, i ujësjellsave, i mbetjeve, mbledhja e taksës së biznesit të vogël etj. -negociata me Qeverinë për projekt-ligje të rëndësishme si Financat Lokale, Planifikimi i Territorit apo Zhvillimi Rajonal etj. ShKSh ka përfaqësimin e saj në Komitetin e Granteve Konkurruese, Komitetin Ndër-ministror për Decentralizimin, MADA etj, dhe aktualisht po influencon në procesin e përmirësimit të statusit të punonjësve të komunave dhe nivelit të pagave. Për më tepër, anëtarët e ShKSh kanë marrë rregullisht Gazetën tre-mujore të botuar nga Shoqata për të azhornuar anëtarët dhe për të krijuar një forum diskutimesh dhe debatesh mbi çështje me rëndësi për komunat. ShKSh ka prodhuar një sërë botimesh mbi tema me rëndësi për anëtarësinë. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm me Shoqatën Suedeze të Autoriteteve dhe Rajoneve Lokale që zgjat prej 3 vjetësh ka ndihmuar Shoqatën tonë të njihet si një aktore në skenën politike shqiptare , me mjaft influencë mbi çështje të decentralizimit dhe qeverisjes vendore. Bashkëpunimi dy-palësh planifikohet të vazhdojë dhe për një periudhë tre-vjeçare. Në këto tre vite, shumë aktivitete do ti drej-

tohen në mënyrë më të drejtpërdrejtë anëtarëve të ShKSh dhe mbështetja financiare ndaj veprimtarisë së përditshme të ShKSh do të ulet. Midis të tjerave, kjo do të thotë se anëtarët e ShKSh do të kenë mundësinë të përfitojnë prej afërsisht 50 ndërhyrjeve që shkojnë direkt tek komuna individuale. Këto ndërhyrje përfshijnë: — Asistencë teknike dhe financiare për angazhimin në zhvillimin e komunave dhe bashkëpunimin midis tyre, — Asistencë teknike për aplikim për grante të BE, — Vizita studimore të kryetarëve dhe stafit në Suedi dhe mundësisht në ndonjë vend tjetër të BE (përfitime mund të ketë dhe nga kryesimi i BE nga Suedia në vjeshtën e vitit 2009), — Mbështetje e drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të administrimit të komunave etj. — Trajnime në të gjitha qarqet e vendit për dokumente të hartuar mbi unifikimin e procedurave si Model-Rregullorja për Këshillin e Komunës, Model-Paketa Fiskale. Gjithë dokumentacioni i prodhuar nga ShKSh mund ta gjeni pranë zyrave të ShKSh, ne një USB (1G), të cilin do t’ju luteshim ta tërhiqni. Faktit që financimit të jashtëm të veprimtarisë së përditshme të ShKSh po i vjen fundi do të thotë se ne si Shoqatë varemi tërësisht nga anëtarët tanë për qëndrueshmërinë afat-gjatë. Ne bëjmë të gjitha përpjekjet tona në përfaqësimin e interesave të komunave. Pjesëmarrja juaj në këtë proces është e nevojshme për ta ngritur zërin komunave fort dhe qartë.. Nisni me dhënien e kontributit tuaj financiar! KRYETARI I SHKSH SABRI SOLLAKU

DO MBËSHTESIM ÇDO INICIATIVË LIGJORE TË SHKSH QË DO TË NDIKOJË NË ECURINË E QEVERISJES LOKALE (Vijon nga faqja 1) Nga 1 janari i këtij viti ka nisur zbatimin prokurimi elektronik. Cila është situata aktuale në kuadër të aplikimit të këtij sistemi prej komunave? Ky proces sapo ka filluar dhe ka pasur njëfarë hezitimi, ndoshta nga moskuptimi, por procesi është shumë i thjeshtë dhe kjo vërtetohet nga ata që kanë filluar tashmë ta bëjnë prokurimin në rrugë elektronike. Nuk kam një evidencë analitike, por di që shume bashki dhe komuna tashmë kanë shpallur tenderat në mënyrë elektronike. Kjo realizohet në një lidhje elektronike që duhet të bëjnë vetë komunat me disa njësi që janë të vendosura në qendrat e rretheve të tyre, si janë qarqet apo prefekturat ose drejtpërsëdrejti me Agjencinë e Prokurimit Publik. Edhe për komunat që nuk kanë mundësi të kenë lidhjen e vet direkte, ato bëjnë njoftimet në zyrat e sipërpërmendura të prefekturës ose në rrethe. Dicka rreth strategjive të ndryshme në favorizimin e prodhimeve të komunave? Kjo është një politike për të cilën Ministria e Financave nuk mund të japë drejtpërdrejtë ndonjë opinion, por unë mund te flas në kuptimin tërësor. Qeveria, së pari, e mbështet bujqësinë përmes politikës së investimeve, bërjen e rrugëve sidomos projekti i madh i zhvillimit të rrugëve rurale që ka filluar me 11 projekte në qarqe të ndryshme dhe që synon lidhjen e zonave më të thella malore dhe krijimin e aksesit të këtyre zonave në treg janë një ndër politikat kryesore që synojnë zhvillimin e zonave rurale në përgjithësi dhe zhvillimin e zonave të thella në veçanti. Tjetër do të përmendja volumin e investimeve publike në përgjithësi si thashë dhe me përpara në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj. Ne kemi një agjenci të posaçme, Agjencia për Financimin e Zonave Malore dhe ajo

për Zhvillimin e Zonave Malore qe njihen si FFZM dhe AZHZM. Këto janë dy agjenci shtetërore të cilat synojnë integrimin e këtyre zonave dhe zhvillimin e zonave të thella dhe të zonave rurale në tërësi. Këto dy agjenci kanë në fokus zonat malore. Përveç kësaj Projekti më i fundit i qeverisë është “Malet drejt tregut” i cili synon mbështetjen e këtyre zonave vulnerable. Është një projekt që shkon mbi 15 milionë dollarë i miratuar kohët e fundit nga Kuvendi. Këto projekte synojnë dhe në krijimin e infrastrukturës tregtare sidomos Agjencia e Zhvillimit dhe ka financuar p.sh. krijimin e depos së patates në disa zona, blloqet për prodhimin e fidanëve për të zhvilluar pemëtari dhe dhomat frigoriferike apo magazina në disa zona dhe këto kombinohen pastaj me grante nga Agjencia e Zhvillimit dhe me kredi nga kjo Agjenci. Ministria e Bujqësisë ka pastaj politika me specifike për produkte të veçanta dhe fusha të tjera që mund të lidhen me pyetjen tuaj. Në një kohë kur në vende të ndryshme po ndihen efektet e krizës globale financiare, a mendoni se kjo krizë mund të përfshijë edhe komunat? Unë mendoj se komunat dhe bashkitë nuk do të preken nga kriza globale, pasi ato nuk janë të integruara në atë shkallë sa të preken nga kriza apo dhe të ndikojnë në krizë. Megjithatë përsa i përket ndikimit në krizë mosfunksionimi i tyre me efektivitet, p.sh. mosvjelja e të ardhurave të parashikuara mund të ngadalësojë shpenzimet e parashikuara në njësitë lokale sidomos në zonat rurale pasi ato janë edhe zona ku jeton popullsia më e varfër dhe më vulnerabël, kështu që edhe plotësimi i programit fiskal të të ardhurave dhe kryerja e shpenzimeve sipas programit është një kontribut që ato mund të japin në këtë periudhë. Mosrealizimi i tyre do të konsidero-

hej natyrshëm kontribut në favor të krizës. Një aspekt tjetër në këtë fazë është kryerja me përparësi e shpenzimeve për investime sepse kjo krijon më shumë stimul për zhvillim ekonomik pra japin ndikim në zonën në tërësi sidomos në zhvillimin e bizneseve që të ketë më shumë punësim, më shumë të ardhura dhe më pak rrisk nga efektet e krizës. Rritja e pagave është një nga çështjet më të ndjeshme për punonjësit e administratës së komunave, për realizimin e kësaj çështjeje është interesuar drejtpërsëdrejti dhe ShKSH, c’mund të na thoni për këtë, zoti zëvendësministër? Rritja e pagave për komunat dhe bashkitë bëhet me të njëjtat politika që zbatohen dhe për qeverisjen qendrore pasi ka një sistem pagash i cili vendos limitet për disa kategori vendesh pune, duke filluar nga kryetari dhe shefat e departamenteve apo të zyrave, në varësi të organizimit të vetë komunave dhe çdo vit ata janë të autorizuar që të bëjnë rritjet e pagave në të njëjtat ritme. Ka dhe keqkuptime ndonjëherë kur disa bashki dhe komuna nuk e mundësojnë këtë. Nganjëherë, përdoret si justifikim dhe mungesa e fondeve, por rritja e transfertës, sic thashë, për këto 4 vitet e fundit është bërë me ritme më të larta sesa mesatarja e rritjes së fondeve për qeverisjen qendrore. Kështu që sa kohë që qeverisja qendrore ka përballuar rritjen e pagave me këtë rritje të fondeve, supozohet që me rritjen e transfertës për qeverisjen vendore, kjo qeverisje duhet të garantojë dhe rritjet e pagave njëlloj si për qeverisjen qendrore. Ka disa probleme të relatuara lidhur me kategorizimet që mund të bëhen nga komunat, por ky është një proces që vazhdon dhe secili bën ankesën e tij dhe n.q.s. shihen ndryshime në një komunë atëherë bëhet dhe

riklasifikimi apo rikategorizimi i vendeve të punës apo i njësive të qeverisjes vendore. Si e vlerësoni bashkëpunimin mes ShKSh dhe Komitetit të Granteve Konkurruese? Mendoni se mund të jetë më i frytshëm në të ardhmen? Bashkëpunimi mendoj se ka qenë i mirë në tërësinë e vet sepse Shoqata e Komunave ka qenë prezente në gjithë procesin e shpërndarjes së granteve konkurruese ka pasur zërin e saj përmes Drejtorit Ekzekutiv dhe prej Kryetarit të Shoqatës në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk kemi rezerva apo objeksione, përkundrazi jemi pro një bashkëpunimi sa më të frytshëm sepse komunat janë pjesë e ekonomisë shqiptare, janë pjesë e sistemit fiskal po të kemi parasysh pjesën e taksave dhe shpenzimeve publike. Kështu që çdo ecuri jo e mirë në një komunë është ecuri jo e mirë në shkallë vendi në tërësi. Ato japin impakte në zhvillimet makroekonomike përmes performacës së mirë dhe atëhere kemi impakt pozitiv dhe anasjelltas. Tashmë ato janë të ekspozuara ndaj një rrisku tjetër që është rrisku i huamarrjes, megjithatë huamarrja për investime dhe përdorimi i mirë i parave mund të japë ndikime pozitive. Ne jemi mbështetës për çdo iniciativë ligjore që ShKSh do të propozojë apo që mendon se mund të ndikojë në ecurinë më të mirë të qeverisjes lokale dhe të komunave në veçanti. Deri tani nuk besoj se ka pasur ndonjë konflikt në këtë drejtim, por ne jemi të hapur për mbështetje dhe bashkëpunim dhe në të ardhmen. Ju faleminderit për intervistën. Faleminderit edhe juve që më dhatë rastin të flas në Gazetën e Komunave dhe i uroj asaj suksese në pasqyrimin sa më real të veprimtarisë së ShKSh dhe trajtimin e problemeve.

Çfarë është Java Lokale e Demokracisë Europiane (JLDE)? Është një iniciativë, relativisht e re e Bashkimit Europian, gjatë së cilës organizohen evente lokale apo kombëtare prej autoriteteve lokale me qëllim rritjen e njohurive për demokracinë lokale dhe promovimin e parimit të pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve në nivel lokal. Ky projekt është iniciativë e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale dhe Komitetit Rajonal te Demokracisë Rajonale dhe Lokale, pjesë të Drejtorisë së Përgjithshme për Demokraci Rajonale dhe Lokale. Java e zgjedhur për këtë iniciativë është java e 15 tetorit, si tribut ndaj Kartës Europiane për Qeverisjen Lokale, e cila nisi të nënshkruhej pikërisht në 15 tetor 1985. OBJEKTIVAT Qëllimi i JLDE është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për funksionimin e autoriteteve lokale, ti informojë atë për mundësi ekzistuese për pjesëmarrje në vendim-marrje në nivel lokal dhe si rezultat, të tërheqë vëmendjen e tyre sesa e rëndësishme është pjesëmarrja e tyre në çështjet lokale për mbajtjen gjallë të demokracisë lokale. JLDE ka dy synime kryesore: së pari promovimi i punës dhe aktiviteteve të të zgjedhurve vendorë dhe komunitetit nga njëra anë dhe përforcimi i njohurive të qytetarëve për komunën e tyre dhe inkurajimi i pjesëmarrjes së tyre në qeverisjen në nivel vendor. ORGANIZIMI I J D LOKALE DO T’JU JAPË MUNDËSINË TË ZGJEDHURVE VENDORË PËR: 1. Informimin e qytetarëve për funksionimin e autoriteteve vendore e kompetencat e tyre; 2. Për të promovuar punën e të zgjedhurve vendorë dhe të komuniteteve; 3. Diskutimi me banorët i çështjeve me interes për të kuptuar më mirë nevojat e tyre dhe për të ofruar shërbime më të mira; 4. Të përcjellë mesazhin e përgjegjësisë së përbashkët; 5. Të stimulojë jetën e komuniteteve lokale në përgjithësi. GRUPET E SYNUARA Përmes JEDL synohet të arrihen njësitë e qeverisjes vendore të nivelit të parë (komuna, bashki), përgjegjëse dhe për organizimin e aktiviteteve, si dhe qytetarët – përfituesit parësorë të këtyre aktiviteteve. Aktivitetet që mund të organizohen janë të llojeve të ndryshme dhe për audienca të ndryshme me objektivin e informimit të qytetarëve në perceptimin e mendimeve dhe pritshmërie të tyre dhe inkurajimin e tyre për pjesëmarrje aktive në çështjet e qeverisjes vendore. AKTIVITETE INFORMIMI/KOMUNIKIMI Dita e Hapur e Komunës, Ekspozitë mbi historikun e komunës, Prodhimi i materialeve mbi autoritetet lokale, Fushatë informimi në mediat lokale, Buletin special i komunës mbi demokracinë lokale dhe JLDE Shkëmbime informacioni midis të zgjedhurve vendorë dhe qytetarëve. Vizita të qytetarëve në shkolla, qendra shëndetësore etj. MBLEDHJE TË HAPURA TË KËSHILLIT TË KOMUNËS Forumi mbi Zhvillimin Lokal, i cili do të bashkonte të gjithë mbështetësit që kanë dëshirë të kontribuojnë në zhvillim lokal. Fuqia e nxënësve: Një lojë letrash që u jep mundësinë nxënësve të hartojnë dhe miratojnë një buxhet hipotetik të komunës. Sesione prej tre minutash gjatë të cilave një nxënës takohet me një këshilltar apo kryetarin e komunës dhe bisedojnë. Sesion pyetjesh prej nxënësve ndaj të zgjedhurve vendorë për të rrëzuar barrierat e komunikimit. Marrë nga Buletini i Këshillit të Europës


Nr.8. Shkurt

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

2009

/3

K O M U N AT N Ë F O K U S I N E Z H V I L L I M I T

KOMUNA QENDËR FIER K

omuna Qendër Fier është treva e ban orëve që bashkëjetojnë dhe punojnë në harmoni pavarësisht besimeve fetare dhe etnive në periferinë e qytetit të Fierit, me komplekse banimi moderne, me institucionet arsimore të mira ku përgatiten fermerët dhe specialistët e ardhshëm të bujqësisë, edukohet dhe arsimohet brezi i së ardhmes. Komuna Qendër Fier është arterie kyçe e rrugës automobilistike dhe hekurudhore kombëtare e lokale që lidh Fierin me qytetet kryesore në Jug e Veri të Shqipërisë, me zonën industriale, me zonën prodhuese dhe bregdetin. Banorët dhe bizneset që gjallojnë në territorin e komunës përfitojnë infrastrukturë dhe shërbime të standateve të larta. Komuna me stafin e vet i paraprin dhe nxit zhvillimin me studime, informacion dhe politika stimuluese. Viti 2008 ka qenë një nga vitet më të suksesshme në realizimin e investimeve që ndikuan në përmirësimin ndjeshëm të jetës së banorëve. Me fondet e buxhetit të shtetit janë realizuar këto investime: — U ndërtua shkolla e re e ciklit të ulët në Drizë — U rikonstruktua e u asfaltua rruga e Drizës 2.2 km. — U krye kanalizimi i ujërave të zeza në Drizë/Bar vazhdim. — U rikonstruktua qendra shëndetësore e fshatit Çlirim. — U rikonstruktua zyra e re gjendjes civile. Me të ardhurat e vetë komunës janë realizuar këto investime: — U asfaltua e u bë ndriçimi i rrugës në Zhupan. — U bë ndriçimi i rrugës kryesore e të brendshme të fshatit Çlirim. — U bë rikonstruksioni i ujësjellësit në Daullas /Grecalli. — U trajnua dhe përgatit personeli i zyrës së gjendjes civile e cila përfundoi regjistrimin elektronik të banorëve dhe bën printimin e certifikatave të qytetarëve me kompjuter dhe është gati të përgatisë kartat e identitetit e pasaportat biometrike të qytetarëve. Gjithashtu aty përfundoi sistemi i ri i adresave i dixhitalizuar për të gjithë fshatrat e komunës. — U bë shtrimi me rërë bituminoze i rrugëve të brendshme të fshatit Çlirim, dy rrugë, ajo e Hodallarëve dhe ajo e Hoxhallarëve të fshatit Zhupan, rruga e Vainit në Afrim e rruga e Romëve. — U bë kanalizimi i ujërave të zeza për pallatin në fshatin Mujalli. — U bënë rikonstruksione në rrjetin e brendshëm të ujësjellsave në fshatrat Zhupan e Grecalli. SHËRBIMET NDAJ KOMUNITETIT DETYRË PARËSORE Sektori i Shërbimeve është konsideruar detyrë parësore ndaj komunitetit. Ai synon të sigurojë funksionimin normal të ujësjellsave e kanalizimeve të ujërave të zeza. Është arritur t’iu shërbehet qytetarëve për furnizimin me ujë të pijshëm për 24 orë në ditë në Mujalli dhe për 8-10 ore në ditë për fshatrat e tjerë, gjithmonë sipas mundësive të stacioneve të pompimit. Po punohet për menaxhimin dhe grumbullimin e të ardhurave nga tarifa e ujit të pijshëm në fshatrat Grecalli e Daullas. Në fshatrat Çlirim e Mujalli, përveç cbllokimeve, është bërë një linjë e re për largimin e ujërave te zeza. Nga qytetaret kërkohet ndërgjegjësim për të paguar tarifën e KUZ si detyrim ligjor. Për mirëmbajtjen e rrugëve dhe varrezave janë punësuar tre punëtorë. Për këto probleme komuna mendon se duhet të aktivizohen më shumë kryetarët e fshatrave dhe anëtarët

e këshillit në ndërgjegjësimin e banorëve për shlyerjen e detyrimeve. Vëmendje i kushtohet mirëmbajtjes së mjedisit dhe heqja e mbeturinave të familjeve. Për largimin e mbeturinave familjare përdoret skrepi e makina vetëshkarkuese si dhe janë punësuar 4 karrocierë sipas zonave. Për të përmirësuar jetesën e banorëve të fshatrave të komunës krahas shërbimeve të përditshme sektori i Shërbimeve ka realizuar një sërë shërbimesh.

ZBATIMI I DISPOZITAVE LIGJORE Zyra e Policisë në Komunë funksionon sipas ligjit “Për Funksionimin e Policisë Bashkiake e të Komunës” si dhe të akteve të tjera ligjore e nënligjore. Përparësi i është dhënë njohjes dhe zbatimit të ligjit nga të gjithë banorët në territorin administrativ të Komunës. Në zbatim të Ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” e Vendimeve të Këshillit të Komunës janë zbatuar me korrektësi nga Policia urdhrat administrative e urdhrat e brendshëm të Kryetarit të Komunës. Një vend të rëndësishëm në punën e policisë ka zënë edhe zgjidhja e konflikteve të shumta për pronat e në veçanti për tokat. Për zgjidhjen e këtyre konflikteve bashkëpunohet me zyrën e Menaxhimit e Mbrojtjes se Tokave dhe pasi është hartuar dokumentacioni ligjor i është dhënë zgjidhje problemeve. Vetëm në vitin 2008 janë zbatuar 17 urdhra administrative. Është ulur ndjeshëm ndotja e mjedisit, bllokimi i rrugëve, shpërdorimi i ujit te pijshëm, e për rrjedhoje, janë ulur në masën 30% gjobat e dhëna nga policia. Për vitin 2009 janë planifikuar më mirë detyrat që do të ndjekim e realizojmë. VEPRIMTARITË E KËSHILLIT TË KOMUNËS Bazuar në ligjin organik për Qeverisjes Vendore, qysh në fillim të vitit, Këshilli i Komunës miraton tematikën vjetore të aktiviteteve të detajuar për çdo muaj e për problemet kryesore për të cilat duhet të informohet e të merren vendime. Për çdo muaj janë zhvilluar rregullisht mbledhjet e Këshillit të Komunës duke trajtuar probleme të ndryshme me karakter financiar, organizativ e social që kanë shqetësuar administratën e komunitetin duke u trajtuar e zgjidhur nga këshilli. Gjatë vitit të kaluar janë marre 70 vendime. Nga këto, 33 me karakter social. Këtu përfshihen shtresat në nevojë për t’u trajtuar me ndihmë sociale, ndihma të menjëhershme për sëmundje të rënda ose shpenzime varrimi, fatkeqësi të ndryshme për djegie shtëpish e pronash. Pavarësisht nga bindjet politike këto vendime kanë marrë konsensusin e të gjithë këshilltarëve të pranishëm. Janë marrë 16 vendime me karakter organizativ si për miratimin e strukturës organizative të administratës, emërime të reja emërtimet e rrugëve, shesheve institucioneve dhe tituj nderi etj. Janë marrë 21 vendime me karakter financiar si miratimi i buxhetit, taksa e tarifa vendore, inventarë, ndryshim destinacion fondesh etj. EFEKTIVITET NË FUSHËN URBANISTIKE Zyra e Urbanistikës në bashkëpunim me Inspektoratin e Ndërtimit pranë komunës, ne veprimtarinë e tyre synojnë që KRRT-ja e Komunës me vendimet e saj të jetë sa më produktive. Në periudhën Tetor 2007-Nëntor 2008, organizmat përkatëse, kanë shqyrtuar 70 materiale nga të cilat 62 për komunitetin e 8 për Komunën. Gjatë kësaj periudhe janë hartuar disa studime urbane dhe zbatuar disa prej tyre. Këto studime i kanë paraprirë zhvil-

limit urban në fshatrat e territorit të Komunës sonë. Zyra e Urbanistikës me përvojën e fituar ka bërë të mundur realizimin dhe zbatimin në praktikë të studimeve e projektimeve për çdo problem që i kërkohet kësaj zyre nga qytetarët dhe nga ligji për urbanistikën. Nga puna parapërgatitore e profesionale e zyrës së Urbanistikës për vitin 2008 u bë e mundur të realizohen investimet. Duke shprehur mirëkuptim në bashkëpunimin me qytetarët, po realizohet objektivi për të ardhmen, që Komuna të bëhet gradualisht një Qendër e Qytetëruar Urbane. ZHVILLIMI BLEGTORAL Shtrirja gjeografike e Komunës Qendër

Fier i ka dhënë mundësinë fermerëve për zhvillimin e blegtorisë, kryesisht në gjedh dhe bagëti të imta. Është bërë kujdes për të marrë racat me prodhimtari të lartë të mishit dhe të qumështit ose një ndërthurje e tyre, pra, raca të dyfishta për qumësht dhe mish, dhe këto kërkesa kanë ecur paralel me kërkesat e tregut. Si përfundim është rritur rendimenti i prodhimit blegtoral. Kështu: Prodhimtaria e qumështit e krahasuar me një vit më parë është . - Në gjedh në vitin 2007 nga 3100 L/ Krerë në vitin 2008 33501/Krerë Në dele në vitin 2007 nga 60 L/Krerë në vitin 2008 70L/Krerë Mbështetur në ligjin për shërbimin dhe inspektoriatin veterinar, si dhe në planin e masave veterinare të hartuar nga dega e shërbimit dhe inspektorati veterinar pranë Drejtorisë Rajonale te Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Fier, në komunën tonë për vitin 2008 janë kryer të gjitha masat profilaktike. Në zbatim të ligjit është bërë regjistrimi i gjësë së gjallë dhe fermave të gjedhit

duke i matrikuluar ku secila fermë dhe kafshë ka kodin e saj me të dhënat personale të kafshës. U matrikuluan gjithsej 654 krerë gjedh. Janë në kontroll pikat e tregtimit të produkteve shtazore (Mishi).

PLANI I ZHVILLIMIT LOKAL Në bashkëpunim me specialistët e FSHZH u përgatit plani lokal i zhvillimit të komunës për një perspektivë 15-20 vjeçare. Komuna përgatiti me punë intensive disa mujore Planin e Zhvillimit Lokal të Komunës Qendër me mbështetjen e asistencën e specialistëve e koordinatorëve të FSHZH. Ky është një nga dokumentet kryesor të komunës, i cili si një busull do të orientojë në sfida të tjera për ta përmirësuar më tej jetën e banorëve të Komunës. Planifikimi i zhvillimit lokal është një proces që i jep mundësi qeverisjes lokale dhe banorëve që ajo përfaqëson, të kontrollojnë dhe të hartojnë të ardhmen e tyre. PZHL jep informacion për drejtimin e veprimeve drejt zhvillimit perspektiv të një komuniteti. Ky dokument është si një hartë për t’u ndjekur nga të zgjedhurit, personeli i komunës dhe komuniteti në tërësi për t’i dhënë formë të ardhmes së dëshiruar prej tyre. PZHL ka të bëjë me të menduarit, të vepruarit dhe parashikimin strategjik të veprimeve që duhet të ndërmarrim në mënyrë që të realizojmë qëllimet e dëshiruara. PZHL përfaqëson një vizion të përbashkët të komunitetit, administratës së komunës dhe të zgjedhurve vendorë. Plani i Zhvillimit Lokal është një bashkëbisedim me komunitetin. Janë marrë mendime dhe informacion nga komuniteti dhe këto opinione janë të reflektuara në plan. PZHL ka të bëjë me të menduarit afatgjatë në lidhje me nevojat e zhvillimit të zonës sonë. Sidoqoftë janë mbajtur parasysh edhe strategjitë e njësive të tjera vendore, ato Rajonale dhe Kombëtare. Për te pasur një proces të hapur dhe transparent, në hartimin e planit për zhvillimin e komunës Qendër, është synuar një pjesëmarrje e gjerë nëpërmjet krijimit të grupeve të punës me bazë pjesëmarrjen e komunitetit. Pjesëmarrja e tyre ishte kyç për suksesin e hartimit dhe zbatimit të tij. PZH të Komunës është detajuar për katër fushat prioritare të zhvillimit të Komunës që janë: zhvillimi ekonomik, zhvillimi social, zhvillimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike dhe qeverisja e mirë për të cilat janë përcaktuar afatet kohore dhe përgjegjësitë.

Këndvështrim i ShKSh mbi sistemin e ujësjellës - kanalizimeve (Vijon nga faqja 1) Menaxhimi kërkon më shumë angazhim e profesionalizëm: Pjesa hardware duhet akoma t’i përkasë kryesisht së pari Pushtetit Qendror, së dyti Pushtetit Vendor dhe sektorit privat: Pjesa software pas ekzistencës se bazës ligjore i përket kryesisht Pushtetit Vendor. Për këtë duhet krijuar një klimë ne progres e bashkëpunim vertikal. Pushteti Qendror duhet të rrisë buxhetin për shërbimet që ofrojnë komunat bazuar në specifikat e tyre. Njëkohësisht për këtë problem nuk duhet nënvleftësuar edhe bashkëpunimi horizontal (komunë-komunë dhe komuna-bashki) duke synuar rajonalizimin e shërbimeve. Dhe e ardhja i takon rajonizimit. Rajonizimi i sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime është mision i Bankës Botërore në Shqipëri. Kjo kërkon rritjen e përgjegjësisë së Pushtetit Vendor nëpërmjet projekteve afatgjatë në investime dhe politika dhe shërbimi i Ujësjellësit mund të konsiderohet si shërbim që gjeneron të ardhura. Jam i mendimit se duhet parë me një këndvështrim të ri tendencat e përmirësimit të menaxhimit në mënyrë progresive. Për këtë duhen përpunuar strategji dhe plane veprime me ndikim afatshkurtër dhe afatgjatë. Është e domosdoshme që për këtë ka rëndësi informimi i publikut dhe Partneriteti Publik Privat. Kjo do të sjellë pjesëmarrje në rritje për çdo përdorues. Angazhimi i komunitetit, sidomos ne fshatrat e vegjël (problemi lokal-zgjidhja lokale).


Nr.8. Shkurt

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË PËRVOJË NGA BOTA

-Përmbledhje e udhëtimit të dytë Studimor në Bullgari-

U

impresionova shumë nga organizimi i ofrimit të shër bimeve administrative në Bashkinë e Triavnas dhe do të doja të filloja një bashkëpunim afatgjatë me qëllim njohjen dhe shkëmbimin e praktikave të vlefshme midis komunës Mollaj Korcë dhe Bashkisë së Triavnës- u shpreh z.Fredi Xhemo, kryetar i Komunës Mollaj, Korcë, një nga 27 pjesëmarrësit e udhëtimit të dytë studimor që u zhvillua në Bullgari nga data 7 deri 12 dhjetor 2008. Ky udhëtim studimor u organizua në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian “Asistencë teknike dhe trajnime për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike në nivelin e qeverisjes vendore”. Qëllimi kryesor i këtij udhëtimi ishte njohja me mënyrën sesi shërbimet administrative në tërësi dhe ato në fushat e transportit dhe të planifikimit urban në veçanti, u ofrohen qytetarëve dhe subjekteve të interesuar në bashkitë dhe rajonet e ndryshme administrative në Bullgari. Ky udhëtim studimor u planifikua veçanërisht për përfaqësues të 22 njësive Roll-out e 3 njësive të qeverisjes vendore pilot dhe u fokusua në shkëmbimin e eksperiencave, njohjen e praktikave të suksesshme me aktorë të ndryshëm nga nivele të ndryshme të qeverisjes vendore në Bullgari. Në zbatim të programit, pjesëmarrësit vizituan Bashkinë e Sofies dhe një nga distriktet administrativë në Sofie – Sredets, Rajonin Gabrovo, Bashkinë e Gabrovo dhe Bashkinë Triavna. Gjithashtu u organizua një takim me përfaqësues të Ministrisë të Administrimit Shtetëror dhe Reformës Administrative. Në Sofie delegacioni pati takime dhe diskutime me zyrtarët përgjegjës të organizimit të transportit dhe kryerjes së shërbimeve administrative në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban në Bashkinë e Sofies. I një rëndësie të veçantë ishte takimi me përfaqësues të Drejtorisë të Transportit në lidhje me organizimin e mënyrave të ndryshme të transportit brenda kryeqytetit dhe përqasjet inovative në lidhje me kontrollin e tij. Përfaqësues nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Arkitekturës prezantuan një shumëllojshmëri procedurash në përputhje me legjislacionin në fuqi në Bullgari, për kërkimin e shërbimeve në lidhje me projektimin, ndërtimin dhe liçensimin e ndërtesave të banueshme publike si dhe të ndërtesave të tjera publike. Gjithashtu u nënvizuan disa nga problemet me kryesore në këtë fushë, të lidhura pikësëpari me kooperimin dhe koordinimin ndërmjet departamenteve të ndryshme të distrikteve dhe Bashkisë së Sofjes. Më tej pjesëmarrësit patën mundësi të takohen dhe të diskutojnë për probleme të ndryshme me përfaqësues të Ministrisë së Administrimit Shtetëror dhe Reformës Administrative. Tema më me interes ishte roli i shtetit në

2009

/4

Eksperienca bullgare në shërbimet publike me mjaft interes për qeverisjen tonë vendore

rregullimin e shërbimeve administrative në të gjitha nivelet e qeverisjes: miratimi i akteve legjislative në zhvillimin dhe adoptimin e legjislacionit për të rregulluar cilësinë e ofrimit të shërbimeve administrative për qytetarët dhe bizneset në të gjitha nivelet e qeverisjes nëpërmjet adoptimit të standarteve uniforme dhe institucionalizimit të egovernment në Bullgari. U theksua se institucionalizimi i e-government është një proçes i gjatë dhe kompleks i lidhur me sigurimin e ekzistencës së akteve legjislative të nevojshme, rritjen e kapacitetit teknik të administratës, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve, duke siguruar bazën për kontrollin dhe shërbimin elektronik, trajnimin IT dhe çertifikimin. Gjatë vizitës në Distriktin Administrativ Sredets në Sofie, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen nga afër me komunikimin elektronik midis distrikteve administrative të ndryshme dhe Bashkisë Sofie në lidhje me ofrimin e shërbimeve administrative. Pjesëmarrësit vizituan Qendrën e Shërbimit ndaj Klientit, ku ata u njohën gjerësisht me organizimin e proçedurave për bërjen e kërkesës si dhe kryerjen dhe sigurimin e shërbimeve administrative në distrikt. Qendra e Shërbimit ndaj Klientit ofron të gjitha llojet e shërbimeve administrative nëpërmjet tryezave të krijuara për këtë qëllim. Çdo tryezë është e pajisur me

kompjuter, printer, skaner dhe është e lidhur me rrjetin lokal kompjuterik të distriktit dhe me VNP të Bashkisë së Sofies. Sistemi lejon menaxhimin e ushtrimit të kontrollit të përhershëm për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme në lidhje me kryerjen e shërbimit. Gjatë pjesës së dytë të Udhëtimit të Dytë Studimor pjesëmarrësit vizituan Administratën e Qeverisjes rajonale të Gabrovo, Bashkinë Gabrovo dhe Bashkinë Triavna. Në takimin me qeverisjen rajonale, delegacioni u prezantua me funksionet e administratës të qeverisjes rajonale sipas legjislacionit Bullgar. Fakti që administrata rajonale Gabrovo komunikon me bashkitë brenda Rajonit elektronikisht që prej 2004, përbëri interes të lartë për pjesëmarrësit. Gjithashtu u demonstrua lidhja e administrative lokale nëpërmjet sistemit të qarkullimit të dokumentave. Pjesëmarrësit u familjarizuan me organizimin e aktiviteteve për kryerjen e shërbimeve dhe lidhjen elektronike ndërmjet administrative të ndryshme brenda rajonit. Në takim u prezantuan zgjidhjet për problemet më komplekse që u shfaqën në proçesin e punës drejt finalizimit të projektit për e-rajon. U theksua se vështirësia më e madhe për punonjësit e administratës ishte kalimi i barrierës psikologjike (për shkak të metodave të reja të patestuara të punës) në fillim të programit. Çështje të tjera që ngrenë sfida të mëdha janë të lidhura me teknologjinë e nevojshme dhe programin kompjuterik. Zbatimi i metodave të reja për komunikim ndërmjet strukturave administrative të ndryshme kërkon parashikimin e udhëzimeve që specifikojnë marrëdhëniet e tyre. Në nderim të delegacionit shqiptar u organizua nga Kryetari i Bashkisë së Gabrovo hapja zyrtare e degës së re të Qendrës së Shërbimit ndaj Klientit në Bashki. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë u diskutuan probleme të rëndësishme në lidhje me organizimin e transportit bashkiak. Zyrtarët e bashkisë treguan një sistem me mundësi hyrje të barabartë, i cili u jep mundësi qytetarëve të zonave të largëta të aplikojnë online për shërbimet bashkiake. Janë krijuar mjete teknike si edhe rregulla të ndryshme për të punuar drejtpërsëdrejti me bazën e të dhënave të administratës së bashkisë. Në Triavna pjesëmarrësit takuan kryetarin e Bashkisë dhe patën mundësinë të njihen me organizimin e kryerjes së shërbimeve bashkiake në një bashki Bullgare të madhësisë mesatare. Pjesëmarrësit shprehën kënaqësinë e tyre në lidhje me atë që panë e mësuan gjatë udhëtimit turistik dhe u kthyen në Shqipëri me ide të reja për t’i zbatuar në njësitë e tyre administrative. U vendosën kontakte dhe lidhje për një bashkëpunim afatgjatë ndërmjet përfaqësuesve Shqiptare dhe atyre nga Bullgaria.

PËR T’I DITUR / Terminologji ligjore Në vijim të rubrikës së Termave Ligjorë, në këtë numër do të gjeni disa nga parimet ligjore themelore të zbatueshme në fushën e qeverisjes vendore marrë nga Karta Europiane e Autonomisë Vendore, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë — AUTONOMI VENDORE Me autonomi vendore kuptohet e drejta dhe aftësia efektive e bashkësive vendore për të rregulluar e për të drejtuar, brenda ligjit, nën përgjegjësinë e tyre dhe në të mirë të popullsive të tyre, një pjese të mirë të çështjeve publike. Parimi i autonomisë vendore duhet të njihet në legjislacionin e brendshëm po të jetë e mundur dhe nga Kushtetuta. Rëndësia e autonomisë vendore 1. Kompetencat bazë të bashkësisë vendore caktohen nga Kushtetuta ose nga ligji. Megjithatë kjo dispozitë nuk i pengon bashkësitë vendore të marrin kompetenca me qëllime të posaçme, në përputhje me ligjin. 2. Bashkësitë vendore gëzojnë, brenda ligjit, liri të plotë për të ushtruar iniciativën e tyre për çdo çështje që nuk është jashtë kompetencës së tyre apo që mund t’i ketë kaluar një autoriteti tjetër. 3. Ushtrimi i përgjegjësive publike duhet, në mënyrë të përgjithshme, t’i takojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve. Dhënia e një përgjegjësie një autoriteti tjetër duhet të bëhet duke patur parasysh rëndësinë dhe natyrën e detyrës, si dhe kërkesat e aftësisë e të ekonomisë. 4. Kompetencat që u besohen bashkësive vendore normalisht duhet të jenë të plota. Ato mund të diskutohen apo të kufizohen nga një autoritet tjetër, qendror apo rajonal vetëm brenda ligjit. 5. Në rast se kompetencat i kalojnë një autoriteti qendror apo rajonal, bashkësitë vendore duhet të gëzojnë, brenda mundësisë, lirinë që ushtrimin e tyre t’ia përshtasin kushteve vendore. 6. Bashkësive vendore duhet t’u kërkohet mendimi brenda mundësisë në kohën e duhur dhe në mënyrë të përshtatshme gjatë proceseve të planifikimit e marrjes së vendimeve për të gjitha çështjet që u përkasin drejtpërsëdrejti.

— PARIMI I LIGJSHMËRISË 1.Organet e Administratës Publike e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë aderon, ligjet e Republikës së Shqipërisë, brenda kufijve të kompetencave që u janë dhënë atyre dhe konform qëllimit për të cilat janë dhënë këto kompetenca. 2. Aktet administrative të nxjerra në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në kundërshtim me dispozitat e Kodit Administrativ janë të vlefshme, në qoftë se rezultati i kërkuar në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të arrihet me mjete të tjera. Palët e dëmtuara nga aktet e lartpërmendura kanë të drejtë të kompensohen për humbjet eventuale në bazë të dispozitave ligjore, që rregullojnë përgjegjësinë e administratës publike.

lojnë veprimtarinë e tyre në bashkëpunim të ngushtë me personat privatë duke: a) u siguruar personave privatë informacionin dhe sqarimet e nevojshme; b) mbështetur dhe stimuluar nismat e personave private, si dhe duke mirëpritur sugjerimet dhe informacionet e tyre. 2. Administrata publike mban përgjegjësi për informacionin me shkrim që u jep personave privatë. Organet e administratës publike sigurojnë pjesëmarrjen e personave privatë dhe/ose shoqatave në marrjen e vendimeve kur interesat e grupeve, të cilat ata përfaqësojnë preken nga këto vendime.

- Parimi i mbrojtjes së interesit publik dhe të të drejtave të personave privatë Administrata publike, në ushtrimin e funksioneve të saj, mbron në çdo rast interesin publik, si dhe të drejtat dhe interesat kushtetuese e ligjore të personave privatë.

Parimi i përgjegjshmërisë Organet e administratës publike dhe punonjësit e tyre mbajnë përgjegjësi për dëmet që iu shkaktojnë personave privatë nëpërmjet: - marrjes së vendimeve të paligjshme; - refuzimit të paligjshëm për të marrë vendime; dhe - dhënies së informacioneve shkresore të pasakta për personat private, si për çdo shkak apo rast tjetër të parashikuar me ligj.

-Parimi i barazisë dhe proporcionalitetit Në marrëdhëniet me personat privatë, administrata publike udhëhiqet nga parimi i barazisë në kuptimin që askush nuk duhet të privilegjohet apo diskriminohet për shkak të gjinisë, racës, fesë, etnisë, gjuhës, bindjeve politike, fetare a filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësisë prindërore. Veprimet e administratës publike duhet të jenë të tilla që: - të kërkojnë realizimin e interesave të ligjshme publike; - të përdorin gjithnjë mjete të përshtatshme dhe në proporcion me qëllimet që synohen të arrihen.

Parimi i marrjes së vendimeve 1 .Organet administrative marrin vendime për të gjitha çështjet brenda juridiksionit të tyre të ngritura nga personat privatë në lidhje me: a) çështjet që u përkasin drejtpërsëdrejti personave privatë; b) çdo peticion, kërkesë apo ankim për shkelje të Kushtetutës, të ligjit ose në mbrojtje të interesave publike. 2. Organi administrativ kompetent nuk është i detyruar të marrë në shqyrtim një çështje, në qoftë se gjatë 2 viteve të shkuara ai ka nxjerrë një vendim në lidhje me të njëjtën çështje, të ngritur nga i njëjti subjekt dhe mbi të njëjtat fakte. Në këtë rast llogaritja e afatit 2-vjeçar fillon nga data e depozitimit të kërkesës përkatëse.

-Parimi i drejtësisë dhe i paanësisë Administrata Publike, në ushtrim të funksioneve të saj, trajton në mënyrë të ndershme dhe të paanshme të gjitha subjektet me të cilat hyn në marrëdhënie.

Parimi i efiçencës dhe i deburokratizimit 1. Administrata publike dhe procesi vendimor duhet të strukturohen në mënyrë të tillë që t’i sigurojnë personave privatë akses sa më të madh në vendimmarrje. 2. Administrata publike dhe punonjësit e saj detyrohen që në çdo rast t’i shërbejnë publikut në mënyrën më të efektshme të mundshme.

-Parimi i bashkëpunimit te administratës me personat privatë 1. Organet e administratës publike e zhvil-

Parimi i mospagimit të shërbimit 1. Shërbimet e Administratës Publike janë pa pagesë përveç rasteve në të cilat ligji parashikon pagesën për shërbimin e ofruar nga Administrata. 2. Administrata nuk kërkon pagesën e tarifave edhe në rastet kur kjo kërkohet me ligj, kur provohet pamundësia e kërkuesit për të paguar. Rastet e pamundësisë përcaktohen me akte nënligjore. Parimi i kontrollit të brendshëm dhe atij gjyqësor Në mënyrë që të mbrohen të drejtat kushtetuese dhe ligjore të personave privatë, veprimtaria administrative i nënshtrohet: a) kontrollit të brendshëm administrativ në përputhje me dispozitat e këtij Kodi mbi ankimin administrativ; dhe b) kontrollit nga gjykatat në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. Parimi i mbrojtjes së sekretit shtetëror dhe konfidencialitetit Çdo person që kryen detyra në një organ administrativ ose është pjesëmarrës apo i thirrur për të marrë pjesë në një procedure administrative është i detyruar te mos përhapë të dhënat e dala gjatë procedurës administrative, kur ato përbëjnë sekret shtetëror ose kanë karakter personal. Pjesëmarrësit në një procedurë administrative kanë të drejtë të kërkojnë që të dhënat me karakter personal të mos deklarohen prej tyre ose të mos përhapen nga organet administrative pa pëlqimin e tyre. E drejta për t’u informuar Të gjithë pjesëmarrësit në një procedurë administrative kanë të drejtë të marrin informacion dhe të njihen me dokumentet e përdorura në këtë procedurë, përveç rasteve kur me ligj janë vendosur kufizime. E drejta e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni mund të ushtrohet personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar. Organi administrativ, që zhvillon procedurën administrative, është i detyruar t’u japë informacion pjesëmarrësve në procedurë edhe në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre.


Gazeta e Shoqates se Komunave te Shqiperise nr 8