Issuu on Google+

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 7 Dhjetor 2008

Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 22 59 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

EDITORIAL

2008 - arritje e sfida Stadi i ri në qeverisjen komunare a mbi 11 vjet që Shoqata e Ko K munave të Shqipërisë ka dhënë e po jep kontribute në përmirësimin e konsolidimin e vazhdueshëm të qeverisjes komunare. Çdo vit për Shoqatën ka shënuar një arritje, por viti 2008 do të mbetet në historinë e saj, si vit ku u shënua një stadi i ri. Gjatë vitit 2008, falë punës e përkushtimit maksimal të Shoqatës, u përfaqësuan më mirë se çdo vit tjetër, interesat e komunave. Misioni parësor i Shoqatës - përfaqësimi i interesave të komunave, u ndje në të gjitha komunat e vendit. Sot ShKSh mbron me dinjitet dhe autoritet të padiskutueshëm interesat e komunave dhe të anëtarëve të saj. Gjatë vitit 2008 SHKSH ndërtoi parametra të rinj në punën e saj dhe partneritete të cilat kontribuan konkretisht në zhvillimin e qëndrueshëm të komunave të Shqipërisë sipas standardeve evropiane. Viti 2008 ka qenë një vit i suksesshëm dhe shënoi një hap të ri në konsolidimin e Shoqatës. (Vijon në faqen 3)

Triumf i parimeve demokratike -Shënime nga Konferenca Përmbledhëse-

S

humë ide e përfundime e të shkojnë në për mend kur ndjek një konferencë, aq më tepër konferencën përmbledhëse të Projektit “Për Zhvillimin e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë”. Kjo Konferencë meritonte vërtet vëmendje të veçantë, për seriozitetin me të cilën u organizua e prezantua, për analizën e thellë që bëri, për problemet që trajtoi, për konkluzionet që tërhoqi dhe për mesazhet që dha për sot e për të ardhmen. KRONIKA

M

ë 16 dhjetor 2008, ShKSh organiz oi Konferencën Përmbledhëse të Projektit “Për Zhvillimin e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë”. Në këtë konferencë morrën pjesë anëtarë të ShKSh, kryetarë të komunave, partnerë të Shoqatës, zbatuesit e Projektit, përfaqësues të organizatave të ndryshme, mediat etj. Ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri i Brendshëm z. Ferdinad Poni, z. Peter Troste, Drejtor i Seksionit për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze, znj. Adri Stoios-Braken, zv.Ambasadore e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta, etj. Konferencën e hapi me një fjalim të shkurtër Kryetari i ShKSh, Sabri Sollaku, i cili shpjegoi rëndësinë e kësaj konference, të cilën e cilësoi një ngjare me rëndësi e domethënëse për jetën e

Shoqatës dhe në përgjithësi për qeverisjen komunare. Pastaj e mori fjalën z. Ferdinand Poni, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Zoti Poni vuri në dukje harmoninë e bashkëpunimit mes qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, veçanërisht të komunave, rritjen e shkallës së vëmendjes së Qeverisë Qendore dhe të Kryeministrit Berisha për qeverisjen lokale dhe veçanërisht për zhvillimin e komunave, për infrastrukturën, përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe për decentralizimin. Ju duhet t’i bashkoheni programit qeveritar për zbatimin e reformave dhe të luftës kundër korrupsionit, tha ai. Ai kërkoi forcimin e bashkëpunimit dhe harmoninë e qeverisjes për t’u shërbyer qytetarëve, për të qenë në shërbim të tyre. U kemi një borxh të madh qytetarëve, përfundoi ai, -shpejtës-

inë e zgjidhjes së problemeve. Dhe këtë ju ftoj ta realizojmë bashkërisht. Në diskutimin e tij z. Peter Troste, përfaqësues i Ambasadës Suedeze / SIDA, tha se ne sot po festojmë përfundimin e projektit, i cili ishte një projekt i përbashkët, për të mbështetur Shoqatën e Komunave, qëllimi parësor i të cilit ishte shërbimi në të mirë të qytetarëve të tyre. Një shoqatë aktive përbën një mjet të fuqishëm për emancipimin e shoqërisë, për konsolidimin e strukturave dhe vendosjen e frymës demokratike në to. Ai përmendi se Shoqata ka përgatitur një numër dokumentesh që shërbejnë si udhërrëfyes për ecurinë e saj, për një staf të përkushtuar e ShKSh e ka një staf të përkushtuar. Ne vërejmë me kënaqësi se ShKSh ka tashmë profilin e saj, tha ai, dhe se ajo është e aftë të ofrojë shërbimet e kërkuara. Znj. Ardi Stoios-Braken, zv. Ambasadore e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta, theksoi se ne gjetëm një situatë dinamike për të përballuar sfidat për angazhimin e ShKSh si organizatë e re. ShKSh, mbështet qeverisjen vendore që të realizojë detyrat. ShKSh shërben si negociatore për të përcjellë situatën që është në terren. Ajo vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit midis grupit të punës për decentralizimin dhe grupeve të interesit si ShKSh dhe për më shumë barazi gjinore në qeverisje. (Vijon në faqen 2)

ShKSh - Aktor Aktiv në Qeverisjen Vendore -Intervistë me Kryetarin e ShKSh, z. Sabri SollakuPyetje: - Zoti kryetar me ç’arritje e mbylli SHKSH vitin 2008? Përgjigje: Para se të përgjigjem më lejo që, duke shfrytëzuar këtë intervistë, t’iu drejtoi gjithë anëtarëve të ShKSh, komitetit drejtues, stafit, kryetarëve e gjithë të zgjedhurve në të 308 komunat e Shqipërisë, një Vit të Ri të Mbarë. Le të Vitin e Ri 2009 një vit arritjesh më të mëdha. Nuk ka asnjë dyshim se ShKSh e mbylli vitin 2008 me një sërë arritjesh. Me që është rasti unë mund të përmend disa prej tyre, që janë në vijimësi të veprimtarisë së saj që prej më se 11 vjetësh. ShKSh sot është kthyer në një nga organizatat më të mëdha në Shqipëri qoftë për nga numri i anëtarëve, por edhe për nga autoriteti i qeverisjes vendore që përfaqëson. Në komuna sot për sot banon më shumë se 55% e popullsisë së vendit ku administrohet pjesa më e madhe e territorit, burimeve natyrore, ekonomike e turistike. Sot ShKSh është një aktor aktiv në qeverisjen vendore dhe kontribuon në procesin e decentralizimit në Shqipëri. Ajo ndjek zhvillimet, praktikat dhe ek-

Këshillit të Evropës.

speriencat në qeverisjen vendore dhe është prezente në mjediset ku diskutohet e debatohet për cështje që lidhen me interesat e komunave dhe banorëve të tyre. Sot ShKSh është një zë përfaqësues në Evropë, pasi ajo është anëtare e delegacionit në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të

Pyetje: Më 18 dhjetor u mbajt Konferenca Përmbledhëse ku u analizuan arritjet që u shënuan nga zbatimi i Projektit “Për Zhvillimin e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë”, mund të na thoni dicka rreth fazës së parë të këtij projekti? Përgjigje: ShKSh vërtet u krijua në vitin 1997, por më 2005, hyri në procesin e saj më intensiv atë të forcimit të strukturave dhe kapaciteteve të saj. Ky, proces që përbën edhe fazën e parë, u mundësua kryesisht nga programi 3 vjeçar i asistencës teknike “Zhvillimi i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë”. Projekti u financua nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe u zbatua nga SALAR (Shoqata Suedeze e Autoriteteve Vendore dhe Rajoneve), VNG Internacional (Shoqata e Bashkive të Mbretërisë së Holandës) dhe FLAG (Fondacioni për Autonomi Vendore dhe Qeverisje-Shqipëri), në bashkëpunim të ngushtë me ShKSh. (Vijon në faqen 2)

Procesi i integrimit në Bashkimin Europian sjell mundësi të reja Fjala e z. Peter Troste, Drejtor i Seksionit për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze në Konferencën Përmbledhëse

(Lexoni në faqen 3)

URIM SHKSH uron gjithë anëtarët e saj, Gëzuar Vitin e Ri 2009!


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.7. Dhjetor

ShKSh - Aktor Aktiv në Qeverisjen Vendore (Vijon nga faqja 1) Me që më jepet rasti, në emër të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë, u shpreh atyre falenderimet më të sinqerta dhe i garantoj se bashkëpunimi ynë do të jetë korrekt në të gjitha drejtimet. Dëshiroj të theksoi se kjo ishte domethënëse për ShKSh. Gjatë kësaj faze u arrit të kurorëzohej me sukses të plotë përmbyllja e një etape shumë të rëndësishme që shënoi kosolidimin e ShKSh. ShKSh është tashmë një institucion i konsoliduar, me një funksionim të brendshëm efikas, me ndërveprim konstant me institucione të tjera qeveritare ose joqeveritare.

përgatitja e pesë dokumenteve strategjike, sigurimi i rritjes së të ardhurave, pjesëmarrja aktive e anëtarësisë në çështjet e organizatës, në vendimmarrjen statutore. E rëndësishme është sigurimi i përfaqësimit aktiv të ShKSh në tavolinat për qeverisjen vendore, ofrim të shërbimeve të ShKSh për anëtarët, funksionim me një balancë politike të qëndrueshme për një organizatë të madhe si ShKSh. Po ashtu, kjo fazë shërbeu për rritjen e besimit tek anëtarësia, të legjitimitetit të ShKSh në përfaqësimin dhe bashkëpunimin me qeverinë dhe organizatat kombëtare e ndërkombëtare si dhe rritje te kapaciteti lobues dhe avokator.

Pyetje: Mund t’u themi lexuesve dicka më konkrete? Përgjigje: Natyrisht. Projekti i mundësoi ShKSh ekzistencën institucionale, komunikim të rregullt dhe intensiv me anëtarësinë dhe partnerët, ngritje dhe funksionim statutor të strukturave të tij. Po ashtu u bë e mundur:

Pyetje: Cila është perspektiva e ShKSh? Përgjigje: Bashkëpunim i suksesshëm gjatë tre vjetëve të zbatimit të fazës së parë i hapi rrugë mundësive për partneritet dhe në të ardhmen. Projekti i Zhvillimit të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë do të vazhdojë veprimtarinë edhe në një fazë tjetër trevjecare: Janar

2009 - Dhjetor 2011. Për fazën përmbyllëse është parashikuar një strukturë bashkëveprimi e dyanshme midis SALA IDA dhe ShKSh. Qëllimi kryesor i Fazës Përmbyllëse të ZhShKSh është të mbahet në një nivel të mirë dhe të mbështetet për një perspektivë afatgjatë veprimtaria e ShKSh. Faza Përmbyllëse e ZhShKSh, veç veprimtarisë së përditshme të ShKSh, do të përfshijë edhe komponentë të rinj shtesë, në forcim të ShKSh, të cilët kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. ShKSh është dhe do të jetë në përpjekje të vazhdueshme për përmbushjen e qëllimeve të saj kryesore në përfaqësim dhe mbrojtje të interesave të komunave, në ofrimin e shërbimeve dhe komunikimin me anëtarësinë, si dhe për ndërtimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve duke unifikuar zërin dhe veprimin e qeverive komunare dhe duke i përfaqësuar ato në nivel vendor, qendror dhe ndërkombëtar. Ju faleminderit!

TRIUMF I PARIMEVE DEMOKRATIKE

(Vijon nga faqja 1) Më pas u bë prezantim i arritjeve dhe sfidave të projektit “Zhvillimi i ShKSh”. U bë prezantimi në panel nga z.Agron Haxhimali, Drejtori Ekzekutiv i ShKSh së bashku me përfaqësuesit e partnerëve të projektit: SALA-IDA, VNG-International, FLAG. Folën e përshëndetën gjithashtu, Hakan Gustaffson, Drejtor i Përgjithshëm- SALA - IDA, Willem van Nieuwkerk- VNG-International,- Alba Dakoli - Willson Drejtore e FLAG etj. Në fund u bënë pyetje, debate, diskutime, përshëndetje nga pjesëmarrësit. Në se do të ravijëzonim disa përfundime:

HISTORIK Një projekt lëkundi “perandorinë” e një mentaliteti të tejkaluar dhe u bë udhërrëfyes për të ardhmen demokratike në qeverisjen vendore dhe me tej. Pse? Në këto tre vjet ka marrë kuptim aktiviteti i Shoqatës. ShKSh hyri në një proces intensiv të forcimit të strukturave dhe kapaciteteve të saj. Kjo do të thotë se tre vjet përpara në vitin 2005 vihej në pikëpyetje vazhdimësia e saj, ndërsa sot në fund të vitit 2008, Shoqata është një organizatë e konsoliduar, me struktura të ngritura, është kthyer në një nga organizatat më të mëdha në vend dhe një partner serioz në qeverisjen lokale, ku ka dhënë e po jep kontribute me vlerë dhe se Shoqata ka vizion perëndimor dhe synime ambicioze për të ardhmen. Ky projekt u bë një udhërrëfyes, për ShKSh pasi solli një mentalitet të ri edhe shembullin se si mund e duhet të punohet në kolektiv, me synimin për projekte të tjera të reja. Gjithashtu këta tre vjet u kthyen në pikë referimi. IMAZH I RI Duke ndjekur punimet e konferencës arrihet në një tjetër konkluzion, se ky projekt që konsolidoi Shoqatën, solli një imazh të ri për komunat. Komunat për arsye që dihen përballen me shumë sfida. Zbatimi me sukses i këtij projekti tregoi se si bëhet i mundur përballimi e tejkalimi i tyre. Synimi është që të ngrihemi në stade të reja të qeverisjes vendore, të dalim jashtë kufijve të komunave tona. TRIUMF I PARIMEVE TË DEMOKRACISË Analiza serioze dhe e thellë që bëri konferenca përmbledhëse e projektit, dhe jo vetëm e tij, por gjithë veprimtarisë, të çon edhe në përfundimin se zbatimi me sukses i këtij projekti përbën një triumf dhe afirmim të parimeve të demokracisë për qeverisjen lokale. Po

ashtu tregoi për një emancipim të autoriteteve lokale, për frymën bashkëkohore e dinamike si dhe një kalim të suksesshëm nga demokracia në letra në demokracinë reale. Ky projekt shënoi edhe një dukuri tjetër: është rritur pesha e qeverisjes lokale. Asnjë veprim lokal nuk mund të zhvillohet pa pjesëmarrjen e të zgjedhurve vendorë. Ata janë “busulla” e orientimit të qytetarëve. Të zgjedhurit kanë dhënë rezultat në qeverisjen vendore. Ky triumf i demokracisë lokale shënon edhe një kulm tjetër atë të emancipimit të qytetarëve dhe angazhimit të tyre në qeverisjen komunare. Kur të kemi arritur që çdo banor të marrë pjesë, të thotë zërin e tij për qeverisjen lokale, atëherë do të kemi një afirmim real të demokracisë. Padyshim që atëherë edhe aspirata jonë e madhe- integrimi në BE, do të jetë më reale. ShKSh ndjek zhvillimet, praktikat dhe eksperiencat në qeverisjen vendore dhe është e pranishme me idetë dhe kërkesa në ambientet ku diskutohet dhe debatohet për çështje që lidhen me interesat e komunave dhe banorëve të tyre. Debati është aspekt emancipimi dhe demokracie. SI PËRFUNDIM: Është rritur pesha e qeverisjes së komunave. Por SHKSH është gjithmonë në përpjekje të përm-

bushjes së qëllimeve të saj kryesore në përfaqësim dhe mbrojtje të interesave të komunave, në ofrimin e shërbimeve dhe komunikimin me anëtarësinë si dhe në përpjekje për ndërtimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve duke unifikuar zërin dhe veprimin e qeverive komunare dhe duke i përfaqësuar ato në nivel vendor, qendror dhe ndërkombëtar. Në kuadër të funksionimit të brendshëm, parimet e ndjekura kanë qenë ato të transparencës, gjithëpërfshirës dhe të përfaqësimit sa më të gjerë të komunave në Komitetin Drejtues, komisione apo forume profesionale të Shoqatës. Rrjedhimisht, SHKSH është dhe synon të jetë një aktor i rëndësishëm në rrugën e nisur nga shoqëria shqiptare si një demokraci e re, për një zhvillim të qëndrueshëm, sipas standardeve të Bashkimit Europian me qëllimin final për një qeverisje me të mirë dhe për një jetesë më të mirë të komunitetit që ne përfaqësojmë. Pa bashkëpunim nuk mund të ketë progres. ShKSh ka qenë palë dhe e bashkëpunimeve me partnerë të tjerë me qëllim për të qenë sa më afër komunave në plotësim të nevojave që ato kanë. Shpresojmë që ky bashkëpunim i suksesshëm t’u hapë rrugë mundësive për partneritet dhe në të ardhmen.

Gjest qytetarie dhe artdashës Komunat Farkë e Kashar të Qarkut të Tiranës sponsorizuan veprimtarinë “Miss Tirana 2008”. Ishte një gjest qytetarie dhe artdashës. Nuk është ndihma financiare ajo që e bën të dallueshme këtë gjest financiar se sa hapësira artdashëse për ta parë jetën në mënyrë bashkëkohore e moderne. Ishin pikërisht këto arsye që u prit me duartrokitje dhe falenderime dalja në skenë e kryetarëve të këtyre komunave, Fatbardh Plaku e Besnik Fucia.

2008

/2

NGA MBLEDHJA E KOMITETIT DREJTUES Më datën 14 tetor 2008, u zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues të ShKSh, nën drejtimin e Z. Sabri Sollaku, Kryetar. Në këtë mbledhje Z. Paul Dixelius, Drejtor i Zhvillimit Strategjik pranë SALA-IDA, paraqiti për miratim në Komitetin Drejtues ‘Projekt-Propozimin’, për vazhdimin edhe për tre vjet të tjera të Projektit për Zhvillimin e Shoqatës së Komunave, i cili pas miratimit do t’i dorëzohej zyrtarisht Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar SIDA. Komiteti ndoqi me vëmendje shpjegimet dhe diskutoi e debatoi rreth projekt propozimit. Projekti i Zhvillimit të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë (Zh - ShKSh) do të vazhdojë veprimtarinë edhe në një fazë përmbyllëse tre-vjeçare: Janar 2009 - Dhjetor 2011. Për fazën përmbyllëse është parashikuar një strukturë bashkëveprimi e dyanshme midis SALA IDA dhe ShKSh. ShKSh dhe SALA IDA do të jenë bashkërisht përgjegjës për hartimin e një projekti për Fazën Përmbyllëse të Zh - ShKSh. ShKSh do të mbajë përgjegjësinë kryesore për kryerjen e aktiviteteve të zakonshme ndërsa SALA IDA do të mbajë përgjegjësi për komponentët e rinj pasi ato kërkojnë ndërhyrje thelbësore ndërkombëtare dhe mbështetje të ekspertëve lokale. ShKSh dhe SALA IDA do të përdorin njohuritë dhe eksperiencën e fituar gjatë Zh - ShKSh dhe do të përpiqen të krijojnë partneritet me institucione të tjera publike dhe aktorë të tjerë, me qëllim maksimizimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve optimale. Qëllimi kryesor i Fazës Përmbyllëse të Zh - ShKSh është të mbahet në një nivel të mirë dhe të mbështetet për një perspektivë afatgjatë veprimtaria e ShKSh. Në këtë kontekst, në Fazën Përmbyllëse parashikohet që ShKSh të ketë më shume përgjegjësi dhe t’i dedikohen përpjekje të mëdha zbatimit të strategjive udhëzuese të mënjanuara gjatë Zh - ShKSh. Pjesa kryesore e Fazës Përmbyllëse të Zh - ShKSh do t’i kushtohet pikërisht vënies në zbatim të: Planit Strategjik: Strategjisë së Qëndrueshmërisë Financiare, Strategjisë së Lobimit, Strategjisë së Lëvrimit të Shërbimeve dhe Strategjisë së Komunikimit etj. Në fund të Fazës Përmbyllëse do sigurohet prova të qarta që ShKSh të jetë tërësisht e qëndrueshme. Faza Përmbyllëse e Zh ShKSh veç veprimtarisë së përditshme të ShKSh, do të përfshijë edhe komponentë të rinj shtesë, në forcim të ShKSh, të cilët kanë të bëjnë me procesin e integrimit në BE. Projekti evidenton disa çështje të tjera përmes të cilave ShKSh do të forcohet për të përballuar sfidat dhe kërkesat e së ardhmes sidomos përgatitjen për hyrjen në BE, duke zhvilluar aktivitete që në thelb, synojnë sigurimin e një tranzicioni të natyrshëm me hyrjen në BE si për vetë ShKSh dhe për anëtarët e saj. Gjithashtu u bënë diskutime rreth draftit të ‘Model Rregullores për Këshillin e Komunës’, i cili u miratua dhe do t’ju shpërndahet anëtarëve. Z. Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv mbajti Raportin mbi Veprimtarinë e SHKSH, për periudhën Prill-Shtator 2008. Në këtë takim të radhës të KD, z. Haxhimali bëri një vështrim të përgjithshëm të periudhës pesë-mujore. Të gjitha aktivitetet, theksoi ai, kanë pasur synim kryesor përfshirjen sa më të madhe të stafeve të komunave. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve ShKSh vazhdon fuqishëm të jetë e pranishme në fushën e qeverisjes vendore, më ndikuese tek aktorët politik-bërës dhe institucionet qeverisëse dhe është përmirësuar efektiviteti dhe efiçenca e punës së ShKSh dhe, mbi të gjitha, ato kanë ndikuar në rritjen e imazhit të Shoqatës.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.7. Dhjetor

PROCESI I INTEGRIMIT NË BASHKIMIN EUROPIAN SJELL MUNDËSI TË REJA Fjala e z. Peter Troste, Drejtor i Seksionit për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze në Konferencën Përmbledhëse

J

emi sot këtu me rastin e mbylljes së suksesshme të fazës së parë të projektit për forcimin e Shoqatës së Komunave. Projekti u hartua si partneritet midis Shoqatës së Komunave dhe SALA IDA, FLAG dhe VNG që do të ofronin mbështetje dhe asistencë teknike për ta bërë ShKSh një organizatë përfaqësuese të të gjithë anëtarëve, që ju ofron atyre shërbime të dobishme dhe si qëllim parësor, I mundëson komunat të ofrojnë shërbime më të mira për banorët e tyre. Komunat përballen me sfida të dyfishta në përpjekje për të arritur standate cilësore në infrastrukturë, shërbime publike dhe zhvillimit në tërësi. Nevojat e tyre në këto drejtime kërkojnë staf më të kualifikuar dhe më të përkushtuar, si dhe shkëmbim të eksperiencave më të mira midis komunave. Procesi i integrimit në Bashkimin Europian do të sjellë mundësi të reja financimi për qeverisjen vendore por në të njëjtën kohë përfitimi i komunave nga këto mundësi kërkon të dhëna më të sakta dhe plane më të mira. Po ashtu, kryetarët e komunave dhe stafi i tyre nevojitet të kenë aftësi më të mira negocimi dhe përfaqësimi. Një shoqatë e fortë dhe aktive është instrumenti perfekt në mbrojtje të interesave të komunave, në shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave dhe në pro-

movimin e përparimit të mëtejshëm në përgatitjen e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian në të gjitha nivelet e qeverisjes. Jemi të kënaqur të shohim se Shoqata e Komunave ka investuar dhe tashmë ka struktura solide dhe procese për vendim-marrje demokratike dhe gjithëpërfshirëse, si Komiteti Drejtues, Asambleja e Përgjithshme etj. Në të njëjtën kohë Shoqata ka hartuar një sërë dokumentesh si Plani Strategjik, Strategjia e Komunikimit, Strategjia për Vet-qëndrueshmëri Financiare etj., që shërbejnë si guidë për veprimtarinë e saj. Shoqata e Komunave ka selinë e saj me logjistikën e duhur, stafin profesional dhe të përkushtuar dhe ka forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me shoqatat simotra të qeverisjes vendore, atë të bashkive dhe rajoneve. Vërejmë me kënaqësi se SHKSh tashmë ka krijuar profilin e saj dhe është gjithmonë e më shumë e pranishme dhe aktive në plan kombëtar për zhvillimin rajonal dhe decentralizimin, më e hapur për eksperienca ndërkombëtare dhe më e aftë për ti vënë ato në praktikë. Shoqata është gjithashtu në gjendje të ofrojë shërbimet e kërkuara ndaj anëtarëve si informimi, trajnimet, përfaqësimi etj.

Pavarësisht sukseseve jemi të vetëdijshëm se shumë mbetet ende për tu bërë. Qëndrueshmëria financiare do të jetë një nga sfidat më të rëndësishme që kërkon mbështetjen e kryetarëve përmes Komitetit Drejtues dhe përpjekje më të mëdha nga stafi i ShKSh. Kemi besimin se ky është një synim që mund të arrihet dhe që ShKSh po bën progres të dukshëm në këtë drejtim. Tre vitet e projektit kanë ndihmuar që ShKSh të zhvillojë potenciale dhe tu shërbejë anëtarëve të saj. Suksesi I deritanishëm është një shenjë pozitive që ShKSh është e aftë të përfitojë nga mbështetja e ofruar dhe ta përdorë këtë mbështetje në përfitim të anëtarëve të saj. I urojmë ShKSh sukses të mëtejshëm në të ardhmen dhe në bashkëpunimin në të ardhmen për ta mbështetur atë të jetë një Shoqatë e qëndrueshme.

VEPRIMTARI: TAKIME-TRAJNIME jatë muajit nëntor u zhvilluan mbledhjet organizative të pesë prej shtatë Komisioneve të përhershme të ShKSh, sipas Statutit. Komisioni i Zhvillimit Ekonomik zgjodhi si Kryetar z. Fadil Ago, Komuna Lumas. Ky komision përcaktoi si çështje për tu diskutuar në të ardhmen hartimin e strategjive të zhvillimit ekonomik, bashkëpunimin me Qarkun përkatës në zbatimin e këtyre strategjive, kategorizimi dhe përcaktimi i kritereve për zonat malore dhe koordinimi me nivelin qendror të strategjive kombëtare. Komisioni i Përdorimit të Tokës dhe Bujqësisë zgjodhi si Kryetar z. Hamza Lleshi, Komuna Kastriot. Komisioni i Shëndetit Publik dhe Mjedisit zgjodhi si Kryetar z. Skënder Gjuci, Komuna Macukull. Ky komision diskutoi mbi problemet aktuale te mjedisit si pyjet, kullotat, menaxhimi i mbetjeve urbane etj dhe mbi problemet lidhur me funksionimin sa më të mirë të qendrave shëndetësore. Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Arsimit zgjodhi si Kryetar z. Naum Mujo, Komuna Pirg. Komisioni i Shërbimeve dhe Infrastrukturës Publike zgjodhi si Kryetar Z. Rrahim Lala, Komuna Muhurr. Takimet e Forumeve Profesionale ka qenë pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së stafit të ShKSh. Disa herë është mbledhur forumi i financave dhe taksave. Në këto takime kanë marrë pjesë specialistë dhe përgjegjës të sektorit te Financave dhe Taksave te komunave. Rezultati i këtyre takimeve është përgatitja e paketës fiskale, dokument i cili do t’u shërbejë specialistëve të komunave për të përgatitur një buxhet sa më realist. E njëjta gjë është bërë edhe me forumin e sekretarëve të këshillave të cilët me punën e tyre kanë përgatitur një Model Rregullore për Funksionimin e Këshillit të Komunës, e miratuar nga Komiteti Drejtues. Edhe ky është një dokument i cili do të qartësojë, lehtësojë dhe do të nxisë një këshill efektiv. (Vijon në faqen 4)

G

Vizitë Studimore në Mbretërinë e Bashkuar

N

ga 28 shtatori deri më 2 tetor 2008, një delegacion i Shoqatës së Komu nave të Shqipërisë bëri një vizitë studimore në Britaninë e Madhe. Vizita e delegacionit shqiptar u organizua nga Shoqata e Qeverisjes Vendore Britanike si pjesë e skemës për të ndarë praktikat më të mira midis njësive vendore më të përparuara britanike dhe homologëve të tyre europianë. Në këtë vizitë morën pjesë 18 kryetarë komunash. Vizita kishte për qëllim përfitimin e përvoje nga veprimtaria e komunave në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte vërtet një përvojë e vyer, për të cilën pjesëtarët e delegacionit u treguan aktivë dhe përfitimi qe i madh. Vizita studimore u organizua rreth tematikave si informimi dhe komunikimi me banorët, veçanërisht vizita në zyrat me një ndalesë dhe zyrat e informacionit, dhe elementë të tjerë të qeverisjes vendore si promovimi i turizmit dhe menaxhimi i mbetjeve. Përveç vizitës në Shoqatën e Qeverisjes Vendore, delegacioni pati mundësi të shihte në terren disa praktika me interes në përpjekje të përmirësimit të eksperiencës aktuale në Shqipëri dhe të shqyrtonin mundësi për bashkëpunim në të ardhmen më homologët e tyre britanikë. Gjatë vizitave në njësitë vendore të Mbretërisë së Bashkuar u ndeshëm përballë një përvoje krejt të re. Pjesëmarrësit përfituan shumë nga mënyra e organizimit, komunikimit dhe sidomos pjesëmarrja e qytetarëve në qeverisjen vendore e përgjegjësia që tregonin. Gjatë vizitës së tyre, kryetarët e komunave vëzhguan nga afër funksionimin e zyrave me një ndalesë që ofronin shërbim ndaj qytetarëve. Delegacioni u njoh me mënyrën sesi organet e qeverisjes vendore komunikojnë dhe këshillohen me banorët e tyre dhe sesi vihet në përdorim shërbimi i internetit për të ofruar shërbime dhe nëpër zona të largëta gjeografikisht. Një çështje tjetër me interes për kryetarët ishte promovimi i turizmit dhe menaxhimi i mbetjeve.

2008

/3

2008 - arritje e sfida (Vijon nga faqja 1) Ajo tashmë është një nga organizatat më autoritare, më të konsoliduara, një zë i fuqishëm në arenën e qeverisjes vendore, një realitet i padiskutueshëm brenda e jashtë vendit. Viti që lamë pas do të shënonte një hap të rëndësishëm edhe për forcimin e strukturave të ShKSh; Asamblenë e Përgjithshme, Komitetin Drejtues, Komisionet e Përhershme, Forumet Profesionale, të cilët e kanë kthyer atë në një organizëm funksional me një vizion bashkëkohor. Gjatë këtij viti u bë e mundur përfundimi i një sërë dokumentesh jetike që ndikojnë ndjeshëm në mirëfunksionimin e Shoqatës dhe rritjen e autoritetit zyrtar të saj në të gjithë nivelet; si Plani Strategjik, Strategjia e Qëndrueshmërisë Financiare, Strategjia e Komunikimit, Strategjia e Ofrimit të Shërbimeve dhe Rregulloren e Brendshme të Funksionimit. Por viti 2008 shënoi edhe disa arritje konkrete në zbatim të funksioneve bazë të saj. ShKSh, fjala vjen, gjatë vitit që u mbyll, ka luajtur rol aktiv gjatë marrjes së vendimeve mbi: -zgjatjen e mandatit të të zgjedhurve vendorë nga 3 në 4 vjet;-përdorimin e huamarrjes vendore si instrument financiar;-kalimin e kompetencave për mbledhjen e taksës së biznesit të vogël nga komunat;-administrimin e pyjeve, kullotave dhe livadheve nga komunat; -mundësia e komunave të vogla për bashkëpunim me ente prokuruese të specializuara duke ruajtur të drejtën e miratimit përfundimtar. -Rritja e të ardhurave të buxhetit të komunave dhe ndarje më transparente e grantit për komunat, Ligji për Financat Lokale; -Ngritja e KRRT nga komunat për politikat mbi plan zhvillimin dhe urbanizimin, Projekt - Ligji për Zhvillimin Hapësinor etj. Ndërsa në funksion të ofrimit të shërbimeve ndaj anëtareve përmendim trajnimet e shumta të organizuara në ndihmë të komunave; si trajnimi për pjesëmarrjen qytetare në qeverisjen vendore, i organizuar në pesë komuna me këshilltarët, kryetarët e fshatrave, të rinjtë dhe gratë; trajnimi mbi procedurat e prokurimit publik për juristët e pesë komunave e trajnime të tjera që janë organizuar për juristët, këshilltarët, kryetarët e fshatrave, për luftën kundër korrupsionit etj. Të gjitha këto tregojnë se qeverisja komunare ka shënuar një stad të ri, stad që në vitin 2009, falë përvojës dhe bashkëpunimit me partnerë, do të ngrihet në një nivel edhe më të lartë. Qysh në ditët e para të vitit 2009 në çdo komunë, edhe në atë më të largëtën, të gjitha tenderat do të bëhen përmes internetit. Kjo është një fitore e madhe për realizimin e komunikimit me shpejtësinë e internetit edhe komunat më të largëta, afrimin e tyre me gjithë komunat e vendit, realizimin e një transparence reale dhe luftës kundër korrupsionit. Viti 2009 nis me vazhdimin edhe për tre vjet të tjera të projektit për Zhvillimin e ShKSh, mbështetur financiarisht nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. Gjatë vitit 2009 ajo tashmë është në gjendje t'i tejkalojë këto sfida.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË ARSIMI NË KOMUNA – PËRBALLË DETYRASH TË REJA

Shkolla - e uzurpuar nga interesa që nuk kanë lidhje me mësimdhënien - Intervistë me Kryetarin e Komunës së Pirgut në rrethin e Korcës, Z. Naum Mujo Pyetje: -Zoti Naum, në këtë intervistë mendoj të ndalemi vetëm në një aspekt të jetës së komunës, arsimimi i fëmijëve. A jemi të kënaqur me arsimimin e fëmijëve në shkolla dhe a kemi mundësi të bëjmë më shumë për të përmirësuar ato probleme që janë shqetësues? Përgjigje: -Arsimimi i fëmijëve është një problem shumë i rëndësishëm i mbarë shoqërisë, pasi ka të bëjë me të ardhmen e vendit. Sa më i arsimuar dhe i edukuar të jetë brezi i ri aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë. Në situatën aktuale arsimimi i nxënësve lë për të dëshiruar. Dhe kjo është e lidhur me disa faktorë: si infrastruktura, cilësia e mësimdhënies si dhe përzgjedhja e stafit pedagogjik. Mundësitë e komunitetit për të dhënë kontributin e tij në përmirësim të kësaj situate janë realisht të kufizuara. Jo rastësisht i përmenda këta faktorë. Një pjesë e stafit pedagogjik në komunën janë pa kualifikimin e duhur apo pa vlerat e duhura morale e njerëzore që i duhen një edukatori të së ardhmes. Konkretisht, largohet një mësues prej shkolle dhe për këtë nuk pyetet as ai vetë as komuniteti i interesuar. Ç’të keqe ka, fjala vjen, sikur drejtori i shkollës të zgjidhej nga vetë komuniteti. Pa dyshim, ai patjetër duhet të plotësojë kriteret profesionale të përcaktuara nga institucionet përkatëse. Kjo do të ishte një zgjidhje shumë e mirë e do të funksiononte krahasuar më funksionimin real. Ne na shqetëson fakti se shkolla është e uzurpuar nga interesa që nuk kanë shumë lidhje me mësimdhënien. Këto dhe shembuj të tjerë rrjedhimisht sjellin nevojën për të ndryshuar dicka dhe ne, si prindër

kemi pak fuqi për të mbrojtur brezin e ri të shoqërisë sonë Pyetje: -Hapët një temë interesante. Ç’përmirësime konkrete, do të viheshin re në ecurinë e një shkolle nëse komuniteti do të kishte më tepër kompetenca ta zëmë në caktimin e drejtorit të shkollës apo mësuesve? Përgjigje: -Së pari, mësuesit nuk do të ishin më si “bajraktarë”, që sot nuk e kanë për gjë t’iu bëjnë nxënësve të tyre kurse private dhe pse jo të na detyrojnë të japim ryshfete për një pesë të pavlerë. Së dyti, nëse drejtoria e shkollës apo mësuesit do të kishin një kontratë me komunitetin, vështirë të mendosh se në shkollën tonë do të mungonte disiplina. Së fundi, do të kishte raporte më të drejta mësues-nxënës. Nxënësi nuk do të vazhdonte të ofendohej apo të mësonte të ishte servili që në bankat e shkollës dhe në dallim nga ne, fëmijët tanë do të ishin të lirshëm të shprehnin hapur mendimin e tyre. Rregullimi i këtyre raporteve do të shmangte problemet që na shqetësojnë. Por unë dua të ndalem edhe në një aspekt tjetër, tek çështja e librave. Në kushtet e sotme të gjithë prindërit paguajnë për librat çdo vit ndërkohë që duke i menaxhuar mirë këto libra mund të shërbenin edhe për vitin në vazhdim. Por kjo mund të realizohet nëse mësuesit dhe drejtorët janë stabël. Lekët e kursyera nga një menaxhim i mirë i librave do të përdoreshin për probleme të tjera të arsimit. Përfundimisht është një detyrë e kohës decentralizimi i shkollës sonë dhe sa më shpejt të arrihet aq më tepër vlera do të fitojmë.

FRYTE TË BASHKËPUNIMIT CANGO – Qendra për bashkëpunim midis komuniteteve, autoriteteve vendore dhe OJF-ve bashkëpunon ngushtësisht me njësitë e qeverisjes vendore në Mirditë. Vlen të theksohet puna e suksesshme, produkte të së cilës ishin planet strategjike dhe profilet e komunave të Oroshit dhe Fanit si dhe një seri trajnimesh për stafet e të 5 komunave Mirditë; Kthellë, Kacinar, Selitë, Fan e Orosh. Në trajnimet u trajtuan temat të ndryshme, si Menaxhimi i taksave dhe tarifave vendore, menaxhimi financiar, orientimi i këshilltarëve, rolet dhe përgjegjësitë e tyre, informimi qytetar, planifikimi strategjik, njohuri mbi ligjin e prokurimit publik, hartimi i buxhetit dhe kontabilitetit publik, etj. Hartimi dhe publikimi i planeve strategjike dhe profileve të komunave Fan dhe Orosh e çon tashmë në 10 numrin e planeve strategjikë dhe profileve të hartuara nga CANGO nën mbështetjen e CAFOD duke asistuar komuna me shpërndarje gjeografike në veri e jug të Shqipërisë ku përveç komunave të Fanit e Oroshit në Mirditë përmendim komunat e Kastratit, Kelmendit, Shkrelit dhe Gruemirës në Malësi të Madhe si dhe të Grabianit, Remasit, Hysgjokajt dhe Ballagatit në Lushnjë. Gjatë vitit 2008 CANGO, së bashku me komunat e rrethit Mirditë, punoi në ndërtimin e bordeve këshilluese qytetare, rritjen e pjesëmarrjes së gruas në vendim-marrje, buxhetimit me pjesëmarrje dhe forcimin e mëtejshëm te kapaciteteve të stafeve të komunave. Ajo cka e bëri të suksesshëm bashkëpunimin e CANGO me komunat e Mirditës nuk ishin thjesht produktet e arritura në

Nr.7. Dhjetor

2008

/4

TERMA Veprimtaria e organeve administrative është tërësia e akteve dhe veprimeve nëpërmjet te cilave formohet dhe manifestohet vullneti i administratës publike, si dhe ekzekutimi i këtij vullneti. ORGANET ADMINISTRATIVE organe të administratës publike janë: - organet e pushtetit qendror të cilat kryejnë funksione administrative; - organet e enteve publike në masën që ato kryejnë funksione administrative; - organet e pushtetit vendor që kryejnë funksione administrative; - organet e Forcave të Armatosura, si dhe çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative. AKT REAL do të quhet ajo formë e urdhrit administrativ, ku vullneti i administratës publike shprehet me mjete të tilla si shenjat, tabelat, paralajmërimet, informacionet publike etj. KONTRATA ADMINISTRATIVE do të quhen ato marrëveshje, ku të paktën njëra nga palët, është organ i administratës publike dhe të cilat synojnë të krijojnë, të ndryshojnë ose të anulojnë marrëdhënie juridike në fushën e së drejtës publike. PUSHTETI DISKRECIAL (diskrecioni) Me pushtet diskrecial të administratës publike do të kuptohet e drejta e kësaj te fundit që të ushtrojë autoritet publik për realizimin e një qëllimi të ligjshëm, qoftë edhe pa autorizim të shprehur të ligjit. REVOKIMI DHE SHFUQIZIMI janë akte administrative, të cilat ndërpresin fuqinë juridike të akteve të tjera administrative. Përcaktimi i aktit administrativ individual Do të konsiderohen akte administrative të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale. Akte të pavlefshme Pavlefshmëria e akteve administrative, mund të jetë: a) akte administrative absolutisht të pavlefshme (akte të nxjerra ne kundërshtim flagrant me ligjin); b) akte administrative relativisht të pavlefshme (akte të nxjerra në kundërshtim me ligjin). Aktet administrative do të quhen absolutisht të pavlefshme në rastet e mëposhtme: a) kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ i paidentifikuar; b) kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore; c) kur akti është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji. Efektet e aktit administrativ absolutisht të pavlefshëm 1. Aktet administrative absolutisht të pavlefshme nuk prodhojnë pasoja ligjore pavarësisht nga fakti nëse janë deklaruar apo jo si të tillë. 2. Secila palë e interesuar mund të kërkojë që akti administrativ të shpallet absolutisht i pavlefshëm. Kërkesa në fjalë mund të bëhet në çdo kohë. Organi administrativ kompetent, me nismën e tij, mundet të deklarojë një akt administrativ absolutisht të pavlefshëm në çdo kohë. 3. Në qoftë se vetëm një pjesë e aktit është absolutisht e pavlefshme, i gjithë akti do të konsiderohet absolutisht i pavlefshëm, në rast se pjesa që anulohet është aq e rëndësishme saqë pa të akti nuk e realizon qëllimin e tij. 1. Aktet administrative do të quhen relativisht të pavlefshme, kur ato janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, por megjithatë nuk janë absolutisht të pavlefshme. 2. Një akt administrativ relativisht i pavlefshëm është i ankueshëm në rrugë administrative dhe gjyqësore përkatësisht mbi bazën e dispozitave të këtij Kodi dhe të Kodit të Procedurës Civile.

Nga takimet me komunën Orosh për hartimin e planit strategjik

sajë të punës së përbashkët, si planet strategjikë apo profilet, por mbi të gjitha, i rëndësishëm ka qenë dhe mbetet procesi në përgatitjen e këtyre produkteve, besimi reciprok ndërmjet CANGO dhe stafeve të komunave, ndërgjegjësimi për pjesëmarrjen qytetare dhe angazhimi për te qenë të hapur si ndaj partneritet të përbashkët ashtu dhe ndaj qytetarëve, përmirësimi i cilësisë së jetës së të cilëve përbën dhe bosh-

tin kryesor të fokusit si për njësitë e qeverisjes vendore ashtu dhe për CANGO. CANGO gjithashtu ka qenë një aktor aktiv në takimet dhe aktivitetet e organizuara nga Shoqata e Komunave dhe ka gjetur mbështetjen e stafit të shoqatës për t’iu përgjigjur sa më drejt nevojave të këtyre njësive të qeverisjes vendore. BRIKENA SAMARA, Drejtor Ekzekutiv CANGO

Efektet e aktit administrativ relativisht të pavlefshëm Për sa kohë që akti administrativ relativisht i pavlefshëm nuk është bërë objekt i ankimit administrativ ose gjyqësor brenda afateve të përcaktuara nga ky Kod, ose nuk është revokuar/shfuqizuar nga organi administrativ kompetent, ai prodhon efektet e një akti administrativ të vlefshëm/ të rregullt. Aplikim është kërkesa individuale për kërkimin e një shërbimi nga ana e administratës publike. Peticion është kërkesa kolektive (në kuptimin e dhënë nga Fjalori i Sotëm i Gjuhës Shqipe) për kërkimin e një shërbimi nga ana e administratës publike. Ajo mund të jetë edhe një kërkesë individuale në kuptim të dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative. Me PROCEDIM ADMINISTRATIV do të kuptohet tërësia e veprimeve që nga depozitimi i kërkesës individuale deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga administrata.

VEPRIMTARI: SEMINARE DHE TRAJNIME (Vijon nga faqja 3) Seminari për monitorimi dhe vlerësimin e strategjive. Ky seminar bazohej mbi njohuri mbi metoda për caktimin e prioriteteve, nevojave dhe kryerjes së vlerësimit. Këto metoda u përftuan nga Shoqata dhe do të vihen në praktikë në të ardhmen. Është mbyllur faza e trajnimeve me gratë dhe të rinjtë në 5 komunat partnere (Novoselë, Maminas, Gjinar, Rrethina dhe Bulgarec) të financuara nga Ambasada Hollandeze në kuadër të Projektit “Përmirësimi i pjesëmarrjes qytetare në zonat rurale”. Duhet theksuar se në të 5 komunat pjesëmarrja në trajnim ka qenë 100%. Paketa e trajnimit e përgatitur nga stafi i Shoqatës është vlerësuar dhe mirëpritur nga pjesëmarrësit. Edhe në këtë rast suksesin dhe rezultatet e deritanishme i ndajmë me kryetarët e këtyre pesë komunave të cilët e kanë mbështetur fuqimisht këtë projekt. Trajnimi dhe asistenca që po marin 9 komuna pilote në Pro-

jektin e financuar nga Këshilli i Euopës mbi Licencat Lokale. Këto komuna do të përfitojnë nga asistenca e drejtpërdrejtë mbi mënyrat e lehtësimit të procedurave për dhënien e lejeve dhe licensave në komuna. Për të arritur këtë ne kemi këmbëngulur te financuesi dhe zbatuesi i projektit. (Projekti i licencave përfshin 11 bashki, 9 komuna dhe 2 qarqe). Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve dhe programeve të trajnimeve, Shoqata e Komunave te Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), Programi i USAID–”Hope Fellowships”, realizuan Ciklin e Trajnimit pesë javor mbi “Çështje të Anti-Korrupsionit”. Ky program trajnimi, kishte për qëllim, të ndërgjegjësojë punonjësit lokalë të Komunave të Tiranës, mbi elementë të korrupsionit dhe vënien në zbatim të praktikave më të mira ndërkombëtare të cilat do të ndihmojnë në ecurinë më të mirë të punës. Cikli i Trajnimit “Mbi Çështje të AntiKorrupsionit” pati karakter informues dhe formues.


Gazeta e Shoqates se Komunave te Shqiperise nr 7