Gazeta e Shoqates se Komunave te Shqiperise nr 2

Page 1

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre! Nr.2. Prill 2007. Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 259 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

EDIT ORIAL EDITORIAL

Sfidat e bashkëpunimit lokal me institucionet qendrore Nga AGRON HAXHIMALI Drejtor Ekzekutiv i SHKSH-së

K

omunat mbajnë dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, social dhe politik të vendit. Të zgjedhurit vendorë në komuna janë të ndërgjegjshëm për misionin, rolin dhe përgjegjësitë që kanë nga mandati i të zgjedhurit, dhe në funksion të përmirsimit të shërbimeve ndaj komunitetit ku ato janë zgjedhur. Shoqata e Komunave ka qenë gjithmonë në mbështetje të reformave në fushën e decentralizimit dhe proçeseve të integrimit të vendit tonë si dhe në promovimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre. Ne jemi përpjekur të krijojmë ura bashkëpunimi me të gjithë faktorët dhe aktorët lokal, qendrorë dhe ndërkombëtarë për të institucionalizuar nevojat reale të komunave, për të prezantuar situatën faktike në komuna dhe për të qenë zëri juaj në ato tryeza dhe institucione ku debatohet dhe prodhohen politika dhe ligje që ndikojnë në zhvillimin e komunave. Pavarsisht nga vlerat dhe kontributet individuale të çdo të zgjedhuri që gjithsesi janë të domosdoshme, interesat e përgjithshme të komunave mbrohen dhe promovohen nëpërmjet bashkëpunimit, nëpërmjet dialogut dhe nëpërmjet të gjitha rrugëve demokratike të mundshme, të cilat për Shoqatën e Komunave përbëjnë sfidën e bashkëpunimit me institucionet qendrore . Vlerësimi dhe harmonizimi i kërkesave dhe interesave të komunave arrihen nëpërmjet: I. Domosdoshmërisë së institucionalizimit të bashkëpunimit. Vlerësim dhe vëmendje më e madhe për të ngritur në një shkallë më të madhe bashkëpunim reciprok nga të gjithë dhe me të gjitha institucionet qendore ekzekutive dhe legjislative me të gjitha institucionet qendrore dhe aktorë të tjerë në nivel rajonal. Vlerësim dhe vëmendje më e madhe si dhe bërje e politikave favorizuese nga qeveria dhe nga donatorët për komunat, zhvillimin rural dhe shoqatën e komunave. II. Domosdoshmëria për një përmirësim të vazhdueshëm dhe përshpejtim të reformave, në tërësi dhe sidomos reformave dhe kuadrit ligjor në funksion të qeverisë vendore dhe strategjisë së decentralizimit, në përputhje dhe duke respektuar Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale. SHKSH ka vlerësuar pozitivisht të gjithë përpjekjet e bëra deri tani në mbështetje të decentralizimit të pushtetit vendor, dhe masat për ta përshpejtuar dhe thelluar proçesin e decentralizimit, por shikon se përsëri ka mangësi në kuadrin ligjor dhe strategjinë e decentralizimit, gjë që nuk e ndihmon proçesin e reformave dhe të integrimit dhe kjo vihet re veçanërisht në komuna kur bëhet fjalë për gamën e shërbimeve që ato ofrojnë. III. Kërkesat e SHKSH-së dhe hapat që duhet të marrë qeveria për të rritur efektivitetin, efiçencën dhe për të siguruar forcimin e komunave dhe zhvillim të qëndrueshëm rural: 1. Pushteti Qendror me të gjithë instrumentat që posedon t’i kushtojë më shumë vëmendje komunave dhe zhvillimeve rurale sepse pa zhvillim rural nuk do të ketë zhvillim të qëndrueshëm urban 2. Pushteti Qendror me mjetet e veta dhe duke nxitur donatorët duhet të rrisë investimet, kryesisht në infrastrukturë në të gjitha komunat, por sidomos në komunat e varfëra dhe malore. 3. Për të pasur një autonomi dhe decentralizim real komunat kërkojnë marrjen direkt të kompetencave dhe përgjegjësive mbi arsimin parauniversitar, shërbimin parësor shëndetsor, shërbimet e kujdesit social-shoqëror, investimet në rrugë rurale, ujësjellësat, etj. 4. T’i kushtohet vëmendje e veçantë rritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në zonat rurale nëpërmjet trajnimeve, kurseve afatshkurtra, etj. 5. Kryetarët e komunave të kenë status të njëjtë si dhe kryetarët e bashkive qoftë gjatë mandatit (lehtësirat e udhëtimit dhe shërbimit), por edhe në përfundim të mandatit (sigurimi i vendit të punës apo paga për një vit). 6. Punonjësit në administratën e komunave të përfshihen në statusin e nënpunësit civil. 7. Të rritet buxheti që qeveria jep për komunat dhe volumi i granteve konkurruese të jetë më i madh për komunat. Nga ana tjetër, në interes të sfidave të bashkëpunimit duhet që të angazhohemi e të punojmë me përkushtim për të përmirsuar dhe thelluar reformën dhe proçesin e decentralizimit dhe të integrimit të vendit, si aktorët më të rëndësishëm vendor. Kryetarët e komunave individualisht dhe nëpërmjet shoqatës së tyre duhet të intensifikojnë punën, bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë e tyre më të lartë me të gjithë institucionet dhe organizmat vendase dhe të huaja, në funksion të përmirsimit e shërbimit ndaj komunitetit dhe rritjes së imazhit për komunat e tyre lidhur me përmirsimin e vazhdueshëm, progresin dhe zhvillimit të qëndrueshëm në klimën sociale, politike dhe ekonomike dhe për një cilësi më të mirë jetese për komunitetet e tyre.

SHKSH harton Planin Strategjik të shoqatës N

ë kuadër të aktiviteteve të programit DAAC u hartua Plani Strategjik i SHKSH-së. Ky plan u realizua nga anëtarësia e SHKSH-së me asistencën teknike të ekspertëve të konsorciumit. Për herë të parë anëtarësia e shoqatës u ftua të formulonte një Plan Strategjik dhe në të u përfshinë direkt apo indirekt shumë kryetarë komunash. Gjithashtu në hartimin e Planit Strategjik morën pjesë anëtarët e Komitetit Drejtues, stafi ekzekutiv i shoqatës si dhe ekspertët Jim Budds dhe Artan Rroji. Gjatë hartimit të Planit Strategjik u zhvillua një anketim, i cili për fat të keq nuk “tërhoqi vëmendjen” e shumicës së kryetarëve. Pyetsori u dërgua nga stafi tek 308 komuna dhe vetëm 11% prej tyre dërguan tek SHKSH pyetësorin e plotësuar. Të dhënat e mbledhura më pas u analizuan nga eksperti Iain Wilson dhe rezultatet ju vunë në dispozicion Komitetit të Planifikimit. Komiteti i Planifikimit u mblodh për herë të parë në

Korrik 2006 dhe diskutoi rezultatet e anketimit, zhvilloi Deklaratën e Misionit dhe u morr me shqyrtimin e disa çështjeve kritike me të cilat përballohet SHKSH-ja. Më pas gjatë muajve gusht dhe shtator u realizuan 4 workshope, të cilat u morrën me zhvillimin e qëllimeve dhe objektivave të shoqatës, zhvillimin e etapave për secilin objektiv, prezantimin teorik mbi planin e monitorimit, etj. Plani Strategjik ka përcaktu-

ar tashmë drejtimet strategjike që do të ndjekë SHKSH në përpjekjet për të realizuar Misionin në shërbim të anëtarësisë. Ky plan siguron një kornizë të qartë veprimi për SHKSH-në dhe do t’i shërbejë asaj si një udhërrëfyes për veprimtarinë e strukturave vendimmarrëse dhe ekzekutive gjatë viteve në vazhdim. Drafti i Planit Strategjik gjendet në faqen tonë të Internetit www.aac-al.org

Cilat janë privilegjet e tua në SHKSH? K

ryetarët e komunave që kanë aderuar prej vitesh në SHKSH por edhe kryetarët e rinj të sapozgjedhur kanë një sërë avantazhesh dhe privilegjesh që ju ofrohen nga anëtarësia. Në fund të fundit, Shoqata e Komunave të Shqipërisë kryen veprimtarinë e saj në interes të komunave bazuar në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë. Qëllimet kryesore të shoqatës janë: 1. Të mbrojë interesat e përbashkëta të komunave shqiptare. 2. Të vendosë lidhje të drejtpërdrejta, të vazhdueshme dhe të institucionalizuara me Kuvendin dhe qeverinë për mbrojtjen e interesave të komunave të Shqipërisë, duke u bërë aktorë kryesorë në proçesin e hartimit të politikave decentralizuese dhe legjislacionit për qeverinë

vendore. 3. Të përfaqësojë interesat e përbashkëta të komunave të Shqipërisë në marrëdhëniet me organizmat e ndryshme shqiptare dhe të huaja, brenda dhe jashtë vendit. 4. Të mundësojë diskutimin e problemeve të përbashkëta në forumet e shoqatës, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve praktike, si dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira midis komunave. 5. Të lehtësojë vendosjen e kontakteve midis komunave dhe partnerëve të tyre jashtë vendit, si p.sh. shoqata analoge, institucione ndërkombëtare, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta të bashkëpunimit. 6. Të realizojë shërbime të ndryshme ndaj anëtarëve të shoqatës, duke ofruar trajnime dhe

kualifikime për organet vendimarrëse dhe administratën vendore. Por përveç qëllimeve të sipërpërmendura stafi ekzekutiv i SHKSH-së është munduar vazhdimisht për të krijuar dhe fasilituar edhe aktivitete të ndryshme për kryetarët në funksion të përmirsimit të punës së tyre, si p.sh: y Lajmërim dhe pjesëmarrje e 308 komunave në aktivitete të ndryshme y Lehtësi teknike në organizimin e aktiviteteve të komunave si: projektor, laptop, kamera dixhitale, asistencë teknike, etj y Lehtësi në bashkëpunimim dhe komunikimim me donatorët, partnerët, etj (Lehtësira takimi, përkthimi, trajnime, seminare, etj). y Asistencë teknike në: shkrim projektesh, hartim strategjie, plane veprimi, zyra informacioni, profil komune, etj. y Përdorimi i “Resourse center” (pranë zyrave të SHKSHsë) y Internet, literaturë, PC, fotokopje, fax, sallë mbledhje, takime, etj. Të gjtha këto shërbime na bëjnë më të afërt me ju dhe nevojat tuaja dhe sigurisht që ju ftojmë të përfitoni sa më shumë prej tyre duke e bërë edhe punën tonë më të dobishme për ju dhe vlerat që ju përfaqësoni. Agron Haxhimali


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.