Issuu on Google+

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 11 Janar 2010

Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

EDITORIAL

Koha e solidaritet të madh DEKLARATË PËR SHTYP

N

Nga AGRON HAXHIMALI

P

ërmbytjet në qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës u ndoqën me shqetësim të madh nga SHKSH. Kjo fatkeqësi natyrore rrezikoi një numër të madh komunash, pasuritë e tyre dhe ajo cka është më e shtrenjtë për shoqërinë tonë, jetën e njerëzve. Prandaj shqetësimi dhe interesimi ynë maksimal ishte atje çdo orë, çdo ditë, duke shprehur solidaritetin tonë të fuqishëm. Ne kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e komunave të këtyre qarqeve, veçanërisht të Shkodrës. Ne bëmë thirrje për të mos e humbur toruan, por me guxim e me organizim të mirë, veçanërisht të zgjedhurit në shoqatë e në komuna, të jepnin shembullin e të merrnin masat për ta përballuar gjendjen e rëndë duke iu përgjigjur thirrjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe të Kryeministrit për evakuim të popullatës në zonat më të rrezikuara, me qëllim që të shpëtohej jeta e njerëzve. ShKSh si një organizatë serioze dhe humane, për këtë ngjarje të jashtëzakonshme sensibilizoi opinionin brenda e jashtë vendit. Duke kontaktuar me drejtuesit e komunave në të gjithë vendin u bëmë thirrje se o sot o kurrë, të tregojmë solidaritet të fuqishëm në përkrahje e në ndihmë të komunave e gjithë zonave të përmbytura. (Vijon në faqen 2)

e përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkive, Shoqatës së Komunave dhe Shoqatës së Qarqeve të Shipërisë jemi mbledhur sot, në këtë konferencë për shtyp, për t’u solidarizuar me komunat dhe bashkitë e Qarqeve të Shkodrës e Lezhës në situatën emergjente në të cilën ato po kalojnë. Në rolin tonë, si drejtues të njësive të qeverisjes vendore kuptojmë më së miri vështirësitë me të cilat janë hasur kolegët tanë të Shkodrës dhe Lezhës kuptojmë dhe vlerësojmë lart përpjekjet e tyre të parreshtura në ndihmë të komunitetit. Në këto situata të fatkeqsive natyrore, bashkohemi me shqetësimin e tyre dhe mbështesim përpjekjet për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Në rrethanat kur njësitë vendore të këtyre qarqeve po përballen me fatkeqsitë natyrore, Ne me dëshirën e mirë shprehim angazhimin tonë për t’ju ardhur në ndihmë si kolegëve tanë dhe komunitetit të këtyre zonave. Përmbytjet e mëdha shkaktuar nga rreshjet e kohëve të fundit kanë sjellë përmbytje të tokave bujqësore dhe të banuara, evakuim të banorëve dhe pasoja të tjera ekonomike dhe sociale të rënda. Në vijim dhe të vlerësimit të ekspertëve për situatën aktuale, inkurajojmë familjarët e zonave të rrezikuara të bashkëpunojnë me forcat

DEMET NGA PERMBYTJA Tokë e përmbytur Persona të evakuar

në ndihmë të tyre qoftë dhe për evakuim të menjëhershëm. Shoqata e Bashkive, Komunave dhe e Qarqeve vlerësojmë dhe inkurajojmë punën dhe

NUMRI I PËRBASHKËT I LLOGARISË BANKARE TË SHOQATAVE TË QEVERISJES VENDORE TË SHQIPËRISË NË NDIHMË TË KOMUNAVE DHE BASHKIVE TË PËRMBYTURA NË QARQET E SHKODRËS DHE LEZHES

Emri:

11 400 ha 5148

angazhimin e qeverisë, strukturave lokale, administratës së komunave dhe bashkive si dhe sakrificën e forcave ushtarake te policise dhe te emergjencave civile.

Ne vijmë sot, me qëndrimin e përbashkët, për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën tonë në mjete dhe makineri, ndihma ushqimore,materiale dhe financiare. Njekohesisht u bejme thirrje gjithë bizneseve lokale dhe individëve të vecantë që të japin kontributin e tyre për përballimin e kësaj fatkeqësie. Thirrja jonë i kalon përkatësitë partiake, madje ajo kalon përtej kufijve të Shqipërisë, pikërisht në të gjitha trojet e banuara nga shqiptarë e që qeverisen nga shqiptarë, në komunat e bashkitë e binjakëzuara me tonat, për të qenë solidare me ne sic ka qenë gjithmonë shqiptari për shqiptarin. Ne, tre Shoqatat, shprehim gadishmërinë tonë për të mbështetur dhe kordinuar inciativat qëndrore dhe lokale në kordinimin dhe lehtësimin e punës në këto dy qarqe duke vënë në dispozicion burimet tona njerëzore. Ju bëjmë thirrje donatorëve, organizatave humanitare dhe cdo qytetari të ndergjegjshem që t’ju gjenden pranë në këto momente të vështira njësive vendore dhe komunitetit të tyre. Bashkohen sot me ne në këtë iniciativë komuna dhe bashki në të gjithë vendin. REFIK RUGEJA, Kryetari i ShBSh SABRI SOLLAKU, Kryetari i ShKSh TAHSIM MEMA, Kryetari i ShQSh

SHOQATA E KOMUNAVE, SHOQATA E BASHKIVE DHE SHOQATA E QARQEVE Banka: Raiffeisen Bank Swift: SGSBALTX Nr.i llogarisë në lek: 0000169245 Nr. i llogarisë në euro: 0001169245 Nr. i Llogarisë në dollar: 0002169245 IBAN në lek: AL28202111090000000000169245 IBAN në euro: AL75202111090000000001169245 IBAN në dollar: AL25202111090000000002169245


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.11. Janar

2010

/2

KOMUNAT QË KONTRIBUAN PËR QARKUN E SHKODRËS Komuna

Kryetari

Shuma lekë & Kontribut në ndihma

DURRËS GJEPALAJ KATUNDI I RI RASHBULL XHAFZOTAJ

ALFRED GRECA HIL PRISKA HYSEN GASHI AGIM HOXHA

1 milion 10 milionë 10 milionë 10 milionë

ELBASAN BRADASHESH SABRI SOLLAKU GOSTIME QAMIL FETA BOJA TREGAN DURIM ÇEKREZI

14 milionë 2 milionë 1 milionë

LIBRAZHD HOTOLISHT LUNIK ORENJE POLIS QENDERQUKES RAJCE STEBLEVE STRAVAJ

HAJDAR NOGU ASTRIT XHAFA NDRIÇIM HIDA VELI TERZIU FIRDUZ KURTI YMER BLLOSHMI SELADIN BOGDANI XHEVIT BORIÇI ARDIAN ZENELI

2 milionë 1 milion 1 milion 1 milion 2 milionë 1 milion 2 milionë 1 milion 1 milion

FIER FRAKULL VIKTOR CERVANAKU 5 milionë QENDER CLIRIM HARRILA MILE Ndihma ushqimore

LUSHNJË ALLKAJ PETRIT MALIA BALLAGAT FATOS SHARKA BUBULLIME TODI XHUNGA DUSHK BASHKIM KADIU FIER-SHEGAN BEDRI HIDA GOLEM-LUSHNJE BEQIR SULOVARI GRABIAN ARDJAN SHURDHAQI GRADISHE YLLI STAMBOLLIU HYSGJOKAJ FERDINANT SHARKA KARBUNARE NEKI ARAPI KOLONJE JAKUP BEQIRI KRUTJE AGIM SEMA REMAS AGIM RREDHI TERBUF ASTRIT DERVISHI

1 milion 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion 5 milionë 1 milion 2 milionë 1 milion

MALLAKASTËR FRATAR GRESHICE

SABIRE HOXHAJ BAFTJAR BAKIU

1milion 1milion

Komuna

Kryetari

KUTE NGRACAN QENDER

Shuma lekë & Kontribut në ndihma

QERIM ISMAILAJ 200 mijë NURI KORAJ 500 mijë AGRON KAPLLANAJ 5 milionë ushqim bagëtie

GJIROKASTËR CEPO DRAGUSH LOGLI DROPULL I SIPERM KOSTANDIN KOSTA LAZARAT DASHNOR ALIKO LUNXHERI ILIA KURO ODRIE FOTO JANO POGON MITE MEJDI

4 milionë 2000 euro 4 milionë 3000 euro 2000 euro 2000 euro

TEPELENË QESARAT KRAHES LUFTINJE QENDER MEMALIAJ

ARJAN ZEQAJ VLADIMIR RESULI GEZIM MALKA ARJAN JERA LAVDIE HADERI

SHISHTAVEC BICAJ TOPOJAN MAL ZI SURROJ ZAPOD KALIS SHTIQEN

DILAMAN NELA ARBEN KORBI SAFET MYFTARI BAJRAM COTI HALIL ALIAJ DAN KOLOSHI AHMET SHIRA GEZIM SHEHU

FAJZA

JAKUP SEFALLI

OROSH

ALEKSANDER LALA

500 mijë 500 mijë 100 mijë 300 mijë 1 milion

KUKËS 1 milion 500 mijë 500 mijë 500 mijë 500 mijë 300 mijë 400 mijë 500 mijë

HAS 500 mijë

MIRDITË 1 milion

BULQIZË ZERQAN

DEFRIM FIKU

1 milion

DIBËR MAQELLARE

BARDHYL AGOLLI

400 mijë

TIRANË GOLEMAGRON AGALLIU 5 milionë HELMES NAMIR GJOCI 1milion LEKAJ ZIJA MEMA 1 milion KOMUNA SYNEJ PËRPARIM ÇAÇA 1 milion 2 milionë ushqime

EDITORIAL

KOHA E SOLIDARITET TË MADH (Vijon nga faqja 1) ShKSh edhe një herë në këto ditë shumë të vështira për banorë e komunave të përmbytura, përsëritëm atë shprehjen e popullit të cilën Kryetari i Shoqatës sonë Sabri Sollaku e ka kthyer tashmë në një moto e simbolikë për gjithë shoqatën: “Në rrezik e në nevojë njëritjetrin ta ndihmojmë”. Shoqata e Komunave të Shqipërisë edhe një herë bën thirrje për solidaritet të fuqishëm, ta kthejë këtë në një moto që të funksionojë në çdo kohë e në çdo stinë të vitit. Sot me shumë se kurrë popullata e komunave të Shkodrës të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore kanë nevojë për solidaritet, për ndihma edhe financiare. Ne u bëjmë thirrje që të gjitha komunat dhe të gjithë anëtarët e saj të kontribuojnë në ndihmë të banorëve të komunave të përmbytura, të organizojmë operacione të fuqishme për të zbutur dëmet, për kthyer optimizmin e jetës, për t’iu kthyer jetës normale. Në Konferencën e përbashkët për shtyp me Shoqatën e Bashkive ne premtuam se do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar vëllezërit tanë të Shkodrës dhe do ta mbajmë. Asnjëherë të mos e harrojmë moton: Në rrezik e në nevojë njëri- tjetrin të ndihmojmë, të përtërijmë traditën e shkëlqyer në këtë shekull të ri. Në vijim të kësaj iniciative, u organizua në qytetin e Shkodrës një takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Në këtë takim, së bashku me Shoqatën e Bashkive dhe të Qarqeve, ju drejtua një thirrje njësive vendore në mbarë vendin për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën e tyre në mjete dhe makineri, ndihma ushqimore,materiale dhe financiare. Kontributet financiare mund të bëhen në llogarinë e përbashkët, numrin e të cilës e gjeni në gazetë, për ti kaluar më pas Komitetit Ndër-ministror të ngritur për këtë çështje. Shumë komuna tashmë e kanë dhënë kontributin e tyre por mirëpritet çdo kontribut i mëtejshëm në shenjë solidariteti me zonat e përmbytura.

Komuna BERZHITE DAJT FARKE KASHAR KRRABE PETRELE BALDUSHK PEZE VAQAR

Kryetari

Shuma lekë & Kontribut në ndihma

GENC DRITA 2 milionë KUJTIM QEFALIA 8 milionë ushqime FATBARDH PLAKU 5 milionë ushqime BESNIK FUCIA 10 milionë ARTAN KASEM SALIU 500 mijë YLLI ZYBER KUPI 5 milionë ELMI ALLMUCA 1 milion ENVER DORZI 1 milion SKENDER DRITA 2 milionë

DEVOLL HOCISHT YLLI CENKOLLI MIRAS ARBEN MUÇKA PROGER ARTUR AGOLLI QENDER (BILISHT) RAMADAN HOXHA

1 milion 1 milion 1 milion 1 milion

KOLONJË BARMASH CLIRIM MOLLAS Q.ERSEKE

VASIL RRUSHI ARJAN DHIMO FLAMUR BILO KRISTAQ ANDONI

DRENOVE GORE LIQENAS MOGLICE MOLLAJ PIRG BULGAREC VITHKUQ VOSKOP VOSKOPOJE VRESHTAS

FLAMUR SALA BUJAR SALIANJI EDMOND THEMELKO AGRON MATRAKU FREDI XHEMO NAUM MUJO ARTUR LISI AZIS PANARITI KUJTIM SULO NEXHIP BACELLI FESTIM ADRI

BUCIMAS CERRAVE DARDHAS HUDENISHT VELCAN PROPTISHT

ROSHI TOLLOZHINA VLADIMIR JAÇELLI RUSHAN ÇELA NEXHMI DOKOLLARI ILIA MANI SHABAN SULA

500 700 700 500

mijë mijë mijë mijë

KORCË 1 milion 500 mijë 500 mijë 200 mijë 1.5 milionë 1 milion 1.5 milionë 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion

POGRADEC 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion 1 milion

Qeverisja Vendore dhe Roli i saj në Integrimin Europian Nga vizita e delegacionit të SHKSH në Bruksel Një delegacion i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë i përbërë nga anëtarë të saj, kryetarë e drejtues të tjerë komunash zhvilloi një vizitë pune disaditore në Bruksel. Qëllimi i vizitës ishte ndërtimi i bashkëpunimit mes njësive të ndryshme vendore europiane si njohja e përfitimi i përvojës më të mirë për qeversjen vendore dhe përhapja e saj. Gjatë kësaj vizite delegacioni pati mundësinë të njihej me funksionimin e një zyre përfaqsie të SALAR në Bruksel, me cështjet të cilat ajo mbulonte, asistenca që ju jepej komunave suedeze. Pjesëmarrësit u njohen konkretisht me përfitimet reale që mund të ketë një shoqatë e qeverisjes vendore nga ngritja e një zyre të tillë. Gjithashtu më tej u njohëm edhe me rolin që SALAR ka pasur në negocimet për anëtarësim në BE të Suedisë. Një tjetër cështje me interes me të cilën u njoh delegacioni i Shoqatës së Komunave të shqipërisë ishte takimi me shoqatat e qeverisjes vendore të Rumanisë dhe Estonisë. Përfaqsuesit e këtyre shoqatave e i njohën përfqësiesit e SHKSH me punen e tyre, me projekte konkrete që njësitë vendore kishin marrë nga fondet strukturore të Bashkimit Europian. Po ashtu, me interes të vecantë ishte takimi me Këshillin e Bashkive dhe Rajoneve Europiane CEMR, në kuadër të ndërtimit të bashkëpunimit mes njësive të ndryshme vendore europiane, ku synohet që në të ardhmen e afërt SHKSH, për t’u bërë

anëtarë të këtij Këshilli. Takimet pranë institucioneve të Bashkimit Europian mbeten pjesë thelbësore e kësaj vizite. Së pari, u zhvillua një takim në Parlamentin Europian me një deputet të këtij Parlamenti, ku u diskutua për situatën aktuale të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Së dyti, në takimin që u zhvillua në Komisionin Europian, u përfshinë detaje e probleme të paraqitura në Raportin e Progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit. Në Komitetin e Rajoneve Rajonale delegacioni u njoh më nga afër me aktivitetin e tyre dhe shprehu interes që dhe Shoqata e Komunave të përfshihej në aktivitete të ndryshme të këtij institucioni. Gjatë një sërë takimesh me për-

faqësues në këto institucione të rëndësishme ndëkombëtare, impakti i anëtarësimit në BE për pushtetin lokal, u shpjegua përmes me përfaqsues të rajoneve të ndryshme mbi fondet strukturore, iniciativa konkrete etj. Si përfundim kjo vizitë pune ishte një mundësi mjaft e mirë për përfaqsuesit e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë, por dhe për kryetarët e komunave, për tu njohur me këtë tematikë relativisht të re për qeverisjen vendore dhe te tilla aktivitete te tjera do te pasojnë. Kryesia e Shoqatës gjen rastin të vlerësojë përpjekjet dhe punën e Tommy Holms e Hokan Gustafson për realizimin e kësaj vizite dhe t’i falenderojë për takimet e organizuara të cilat i konsideron mjaft efektive.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.11. Janar

2010

/3

Partneriteti rajonal në fokusin e zhvillimit

Nga: YLLI ASLLANI

Q

everia parashikon se në të ardhmen e afërt financimet e BE-së për Shqipërinë do të jepen mbi baza kompetitive duke synuar jo vetëm qeverinë por dhe drejtpërdrejt rajonet. Për të mos humbur kohë me dialogë shterp ajo e sheh të nevojshme që të gjitha zonat e vendit të jenë të afta të gjenerojnë kapacitete menaxhuese dhe të konkurrojnë normalisht në tregun e bashkuar të Evropës. Ajo është e ndërgjegjshme se një nga parimet kryesore të miratuara në programimin e fondeve të BE është Parimi i Partneritetit. Ky parim i përqafuar nga qeveria shqiptare nënkupton konsultime domethënëse me pjesëmarrësit e nivelit kombëtar, të qarkut, bashkisë , kolektivave të biznesit dhe shoqërisë civile. Fondi për Zhvillimin Rajonal në këtë aspekt plotëson më së

miri këtë normë të Komunitetit Europian edhe pse ai është në thelb një aksion i brendshëm. Fondi në këtë kontekst është një platformë partneriteti e shoqëruar nga një paketë e plotë financiare të cilën qeveria shqiptare e vendos në dispozicion të njësive vendore dhe grupeve të interesit periferik në mënyrën më të organizuar mbi bazën e strategjive të zhvillimit rajonal të propozuar prej tyre të rakorduara me strategjinë për zhvillim kombëtar sipas modeleve të aplikuara në vendet e Bashkimit Europian. Synimi i kësaj politike të avancuar tenton njëkohësisht përsosjen e vazhdueshme të politikave qendrore si edhe një reflektim të vetë qeverisjes vendore ndaj kërkesave : 1. për infrastrukturën vendore. për sistemet e ujit të pijshëm e kanalizmet, objektet arsimore, shëndetësore, sportive , kulturore. veprat vaditëse, ndihmë sociale.,etj. Pra me të gjithë spektrin e plotësimit të kërkesës së qytetarëve me shërbime. 2. Për fonde në investimet me interes të përbashkët në projektet ndër komunal, ndër-rajonal, ndërkufitar, ndër europiane dhe në ato me donatorët e tjerë ndërkombëtarë. Çelja e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve vjen pra si rezultat i identifikimit të nevojës për një ritëm më të lartë, më të ekuilibruar, më bashkëkohor dhe më të qëndrueshëm të zhvillimit socialekonomik në rajonet e Shqipërisë, në përgjithësi, dhe zonat malore dhe periferike në

veçanti. I konsideruar si reformë, Fondi i Zhvillimit Rajonal ka në dispozicion padyshim edhe objektivat, parimet, instrumentet dhe kuadrin e vet institucional. ROLI I TË ZGJEDHURVE LOKALË DHE I QEVERISË NË MENAXHIMIN E RAJONEVE Fondi për Zhvillimin Rajonal është jo vetëm një mundësi ekonomike për nxitjen e zhvillimit por dhe një forum ku mund të realizohet bashkëpunimi i qeverisë me njësitë vendore. Ky forum do të mblidhet në dy stade të quajtura Këshilli i Partneritetit të Qarkut në nivel vendor dhe Komiteti Kombëtar i Partneritetit ose i Zhvillimit Rajonal në nivel qendror Duke qenë në thelb një platformë partneriteti e bashkëpunimi midis të gjithë palëve edhe aktorët që e mbartin dhe ekzekutojnë investimet që rrjedhin prej këtij fondi janë pjesë e një tryeze të përbashkët pune. Pra nga njëra anë komunitetet vendore me të zgjedhurit e tyre dhe strategjitë përkatëse të zhvillimit dhe nga ana tjetër përfaqësuesit e politikës qendrore me strategjinë e tyre kombëtare për vitalizimin e jetës ekonomiko-shoqërore të vendit. Natyrisht për të shuar kureshtjen e çdo qytetari apo kolektivi të interesuar nuk do të ishte e tepërt të japim edhe hollësi lidhur me shkallën e kompetencave dhe interesave që partnerëve të mësipërm do të paraqesin në këtë forum.

Trajnim për huamarrjen vendore rajnimi i Komisionit të Zhvillimit T Ekonomik Vendor te Shoqatës se Komunave te Shqipërise që u zvillua në Tiranë në datënn 19 nëntor 2009, me temë “Për huamarrjen vendore, bazën ligjore dhe procedura të suksesshme huamarrëse”, nën drejtimin e ekspertes Ornela Shapo, arriti te realizojë objektivat: y Të njohë përfaqësuesit e njësive vendore mbi kuadrin e ri ligjor që mundëson financimin e projekteve të komunave me anë të huamarrjes nga sektori financiar – bankar y Të japë informacion të detajuar mbi procedurat e huamarrjes vendore për të realizuar një proçes të suksesshëm y Të bëjë të qarta përgjegjësitë dhe autoritetin e pushtetit vendor na procesin e huamarrjes vendore (roli i stafit të komunës; kryetarit dhe këshillit komunal) y Të sqarojë përllogaritjet e kufijve ligjorë të stokut të borxhit dhe shërbimit vjetor të tij Kursi i trajnimit mbi “Huamarrjen vendore” u zhvillua sipas kontratës së nënshkruar midis trajneres dhe SKL International. Në kurs morën pjesë 20 kryetarë komunash. Temat e tranimit u zhvilluan të gjitha sipas programit të miratuar në termat e referencës si: y Kudri ligjor për huamarrjen e qeverisjes vendore; y Procedurat për realizimin e huamarrjes vendore y Roli i stafit teknik të komunës, kryetarit dhe këshillit komunal në procesin e huamarrjes vendore; y Llogaritja e kufizimeve ligjore për nivelin e stokut të borxhit shërbimit vjetor të borxhit. Trajnimi u zhvillua në sallën e Shoqatës së Komunave të Shqipërisë i ndarë sipas temave në 2 sesione. Pro-

grami u zhvillua ne përputhje te plotë me axhenden dhe programin e miratuar nga SKL International. Pjesëmarrja ishte e gjerë me shtrirje gjeografike nga të gjitha prefekturat. Logjistika dhe gjithë materialet e trajnimit ishin mjaft të mira, me një përdorim te gjerë të pajisjeve audio-vizive ne formën Poëer Point dhe te materialeve te tjera te parapërgatitura ne formë-format. Gjate zhvillimit te trajnimit u gërshetua ne harmoni të ploteë materiali teorik me atë praktik, me ilustrime dhe shembuj konkrete nga eksperienca të suksesshme deri më tani me disa njësi të qeverisjes vendore në Shqipëri sic janë Fushë-Kruja; Elbasani; Korca dhe Librazhdi. Problemet e huamarrjes sollën një diskutim aktiv midis eksperiencave të njësive vendore, të cilat u shprehën gjatë pushimit të seancave të trajnimit dhe bashkëbisedimit me pjesëmarrësit. Ky seminar përkonte me përgatitjen e mbledhjes se këshillit për buxhetin dhe për rrjedhojë u shfrytëzua në shërbim të këtij procesi. Trajnimi realizoi një përfshirje të gjerë bazë e mirë për të realizuar një impakt me te madh ne vete këto komuna dhe në shoqatën e komunave me qellim qe te përhapin eksperiencat e mira për huamarrjen e qeverisjes vendore. Fakt për vlefshmërinë e këtij seminari ishte interesimi i përfaqësuesve të komunave për të zbatuar këtë kuadër ligjor për realizimin e projekteve të rëndësishme të investimeve me anë të huamarrjes nga sistemi financiar në Shqipëri. Gjithashtu pjesëmarrësit në këtë seminar ngritën nevojën e realizimit të një seminari më të gjatë e më teknik në këtë fushë për stafin e financave të komunës – staf i cili do të jetë ai që do të ketë peshën më të madhe në realizimin e procedurave të suksesshme të huamarrjes vendore.

NJËSITË E QEVERISJES VENDORE Njësitë vendore mbi bazën e strategjive të tyre lokale të zhvillimit dhe debatit në këshillat vendore, hartojnë projektet, përcaktojnë prioritetet dhe plotësojnë formularin e aplikimit. sipas kritereve të paracaktuara nga Komiteti i Partneritetit Kombëtar. dhe i dërgojnë në Këshillat e Qarqeve dhe Komitetin e Fondit të Zhvillimit Rajonal. Aplikimi për fondet e zhvillimit rajonal dhe tenderimi i tyre kryhet nga vetë njësitë vendore në mënyrë individuale. Njësitë e qeverisjes vendore janë në këtë mënyrë propozues dhe përfitues të këtij fondi në bazë të një vendim-marrje të përbashkët me të gjithë faktorët që synojnë zhvillimin e komuniteteve të tyre si dhe të një konkurshmërie të hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse. KËSHILLI I PARTNERITETIT TË QARKUT KPQ do të jetë një organ kolegjial pranë Këshillit të Qarkut dhe drejtohet nga kryetari i Këshillit të Qarkut. Këshilli i Partneritetit të Qarkut është organi konsultativ dhe këshillimor për procesin e hartimit, zbatimit dhe monitorimit të Strategjisë së Zhvillimit të Qarkut. Ai bashkërendon interesat e NjQV brenda Qarkut si dhe të subjekteve që vijnë nga fusha e biznesit dhe shoqëria civile. mbledh dhe harton prioritetet e

zhvillimit rajonal nga NjQV dhe grupet e interesit, identifikon, stimulon dhe paraqet projektet me impakt të përbashkët ndërkomunal dhe ndër-rajonale të NjQV si dhe evidenton zonat intensive të zhvillimit dhe ato të prapambetura. Anëtarët e KPQ jane kryetarët e NjQV dhe drejtuesit e administratës shtetërore të Qarkut si dhe përfaqësuesit e biznesit, shoqatat e punëmarrësve dhe shoqëria civile nga territori i qarkut. KOMITETI I PARTNERITETIT KOMBËTAR PËR ZHVILLIMIN RAJONAL KPK do të jetë organi kolegjial pranë Këshillit të Ministrave. i cili përcakton politikën e shpërndarjes së fondit të zhvillimit rajonal dhe miraton propozimet për alokimin e fondeve për njësitë vendore në zbatim të politikave buxhetore të vendit dhe të rekomandimit të ardhur nga Këshillat e Partneritetit në Qarqe. Fondi i zhvillimit rajonal e pozicionon në këtë mënyrë bashkëpunimin e qeverisë vendore dhe lokale në lartësinë e interesave më emancipuese të shtresave më të përparuara të shoqërisë. Qytetarët shqiptarë cilësinë e jetesës e kërkojnë gjithmonë e me tepër nga të zgjedhurit e tyre në formën e gjetjeve dhe koncepteve të reja, bashkëkohore, të studjuara, serioze dhe afatgjata. Fondi për Zhvillimin Rajonal është tashmë pjesë e realizimit të këtij vullneti.

Një trajnim i domosdoshëm dhe në kohë mbi “Buxhetin VVendor endor endor”” Më datën 25 nëntor 2009, në sallën e Shoqatës se Komunave te Shqiperise në Tiranë, u zhvillua sesioni trajnimit të komisionit për zhvillimin e infrastrukturës publike të ShKSh për KUZ, me pjesëmarrjen e 22 kryetarëve të komunave, nën drejtimin e eksperti në fushën e financave vendore, Fran Brahimi. Kursi i trajnimit mbi “Buxhetin Vendor” u zhvillua sipas kontratës se nënshkruar midis Trajnerit dhe SKL International. Temat e trajnimit u zhvilluan të gjitha dhe sipas programit të miratuar në termat e references. Trajnimi ia arriti qëllimi dhe mundi të realizojë objektivat e caktuara sipas temave si: y Të përmirësojë aftësitë me kuptimin e decentralizimit të ujësjellës kanalizimeve. y Të bëjë të qarta përgjegjësitë dhe autoritetin e pushtetit vendor në çështjet e furnizimit me ujë dhe te kanalizimeve. y Të bëjë të qartë kompetencat dhe përgjëgjësitë e pushtetit vendor në lidhje me buxhetin për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet. y Të bëjë të qartë përgjegjësitë e pushtetit vendor për investimet publike dhe kryesisht për aplikimin për fondet e zhvillimit te rajoneve në lidhje me projektet për furnizimin me ujë te pijshëm dhe kanalizimet. y Njohja me kuadrin mbështetës ligjor dhe legjislacionin specifik për KUZ.

Pjesëmarrja e te ftuarve ne këtë trajnim ishte shume e mire me kryetar ta komunave të cilët treguan interes të vecantë për temat e zhvilluara dhe e vlerësuan trajnimin shumë të dobishëm. Logjistika dhe gjithë materialet e trajnimit ishin mjaft te mira, me një përdorim te gjere te pajisjeve audio-vizive ne formën Poëer Point dhe te materialeve te tjera te parapërgatitura ne formë-format. Gjate zhvillimit të trajnimit u gërshetua në harmoni të plotë materiali teorik me atë praktik, me ilustrime edhe shembuj konkrete nga eksperienca e qeverisjes vendore në komuna. Gjatë pushimit të seancave të trajnimit dhe bashkëbisedimeve pjesëmarrësit i vlerësuan të domosdoshëm trajnime të tilla qe u shërbejnë rritjes së aftësive profesionale e kapaciteteve te tyre. Eksperienca dhe informacioni i plote qe ju ofrua u pëlqye. Gjithashtu ata u shprehën pozitivisht edhe për mënyrat dhe teknikat e trajnimit te përdorura nga trajneriekspert. Ky seminar ishte shumë i domosdoshëm dhe aktual se përkonte me përgatitjen e mbledhjes se këshillave për buxhetin dhe për rrjedhoje u shfrytëzuar për t’i shërbyer edhe kësaj mbledhje. Trajnimi pati një shtrirje dhe përfshirje te madhe dhe shpresojmë të ketë një impakt me te madh ne vete këto komuna, por edhe në vetë Shoqatën e Komunave me qellim përhapjen e eksperiencave më të mira.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.11. Janar

2010

/4

Decentralizimi: Në zhvillim a në kërcënim

Nga: ARTAN HOXHA Instituti për Studime Bashkëkohore

P

ërqasja radikale dhe ultima tive e opozitës, e nisur me kërkesën për “rihapjen e kutive të votave”, po ushqehet edhe me çështje të tjera. Rreth tre javë më parë, bashkësia e kryetarëve socialiste të bashkive dhe komunave doli me gjashtë kërkesa ultimative. Nga këto: tri lidhen me sistemin e taksave dhe tarifave vendore; dy me diskriminimin politik të shpërndarjes së transfertave buxhetore dhe njëra është kërkesë kompensimi financiar. Mosplotësimi i tyre, thuhet dhe/ ose lihet të kuptohet se, do të pasohet me qëndrime të mëtejshme radikale të këtij niveli të qeverisjes. Dalja në shesh, leximi ultimativ i kërkesave dhe paralajmërimi i përqasjes radikale në rast mosplotësimi të tyre, në shikim të parë, tregon se decentralizimi si reformë dhe autonomia vendore si status ose janë dëmtuar rëndë ose janë nën një kërcënim për t’u dëmtuar rëndë. Konceptimi ligjor i autonomisë vendore mori formën bazë në vitet 1998-2001 përmes Kushtetutës; Kartës Europiane mbi Vetëqeverisjen Vendore dhe Ligjin Organik mbi Qeverisjen Vendore. Periudha katërvjecare 2002-2005 shënon fazën e zbatimit me ritëm të lartë të reformës së decentralizimit duke kombinuar transferimin e funksioneve

nga një anë me kompetencat dhe mjetet fiskale e pasurore nga ana tjetër. Në fund të kësaj periudhe Shqipëria është vlerësuar si një nga vendet më të suksesshëm lidhur me decentralizimin dhe autonominë vendore dhe si një model për vende të tjera. Në katërvjeçarin 2002-2005 buxheti total vendor arrin në rreth 68 miliard lekë ose 10.2% e buxhetit të shtetit pa fondet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Nga këto 49% ishin të ardhura nga burime vendore krahasuar me më pak se 27% në vitin 2001. Liria bruto fiskale arriti në 88% ndërsa ajo neto në 46%, nga më pak se 7% që ishte kjo e fundit në vitin 2001. Autonomia vendore solli përmirësimin e ndjeshëm të performancës së qeverisjes vendore. Pesha e shpenzimeve për investime për periudhën 2002-2005 arriti në 42% të totalit të buxhetit vendor. Shpenzimet për paga dhe ato të tjera operative ishin në nivelin e 23% dhe 35%. Para kësaj periudhe qeverisja vendore ishte kryesisht me funksione mirëmbajtje duke shpenzuar, në vitin 2001, mbi 50% të buxhetit për këtë qëllim, 20% për paga dhe vetëm 28% për investime. Autonomia dhe modeli i zgjedhur fiskal e shndërroi qeverisjen vendore në një makineri funksionale investimesh. Vetë decentralizimi dhe autonomia kontribuar në rritjen e shkallës së demokratizimit të shoqërisë dhe të shtetit. Reforma e decentralizimit dhe suksesi i saj, në periudhën në fjalë, është produkt dhe meritë, në radhë të parë, i maxhorancës dhe opozitës së kohës. Palë të treta kanë dhënë kontribute të çmueshme gjithashtu. Bashkëpunimi maxhorancë-opozitë nuk është cënuar nga konfliktet politike për tema të tjera. Edhe në vitet 1998-2001, fazë e radikalizmit maksimal të PD-së, bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe kontributi substancial maxhoranceopozite lidhur me decentralizimin nuk u cënuan. Analizat mëndjekthjellëta mbi proçesin shqiptar të decentralizimit përcaktojnë këtë sjellje bashkëpunuese të palëve si faktorin e suksesit të kësaj re-

forme. Në katërvjeçarin 2006-2009 reforma e decentralizimit vazhdon të zbatohet pa ndryshuar modelin. Zhvillimet më kryesore lidhen me decentralizimin e furnizimit me ujë; zbatimin në praktikë të konceptit “funksion i përbashkët” në arsim, përkrahje sociale; “zhvillim rajonal”; “planifikim territorial”; “huamarrja vendore”. Në të njëjtën periudhë katërvjeçare, reforma e decentralizimit u mbështet me një rritje të ndjeshme të mundësive financiare vendore, kryesisht për shkak të transfertave buxhetore. Buxheti total vendor arriti në rreth 129 miliard lekë ose 1.9 herë më shumë se ai i periudhës katërvjeçare paraardhëse. Pesha e buxhetit vendor mbi atë të shtetit arriti në 12.5%. Të ardhurat nga burime vendore u rritën me 1.6 herë ndërsa transfertat nga buxheti i shtetit u rritën me 2.2 herë. Liria bruto fiskale mbeti në 88% ndërsa liria neto fiskale kaloi nivelin e 60%, nivel lirie ky ndër më të lartit në Europë. Bashkitë dhe komunat vazhduan të zhvillohen si institucione funksionale investuese. Pesha e investimeve arriti në 47% të totalit të buxhetit vendor ndërsa ato për paga dhe të tjera operative në 25% dhe 27% respektivisht. Studimet treguan rritje të mëtejshme të vlerësimit pozitiv të komuniteteve vendore dhe të përfshirjes së tyre në vendimmarrjen për çështjet me interes vendor. Katërvjeçari 2006-2009 nuk është shquar për ndonjë frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi ndërpartiak lidhur me decentralizimin. Ka patur mjaft tension. Raportet qeveri qendrore-qeveritë vendore janë mpleksur dhe ndikuar negativisht nga të tjera interesa. Raporti i tensionuar maxhorancë-opozitë ka sjellë tensionimin e raporteve qeveribashki e Tiranës apo vetë ky tension është shndërruar në tension maxhorance-opozite. Në të dy rastet, këto tensione, veçmas apo së bashku, kanë ndikuar herë në tensionimin apo herë në apatinë e dialogut të aktorëve rreth politikave decentralizuese. Hapat decentralizues në këtë katërvjeçar janë ndërmarrë krye-

sisht në mënyrë të njëanshme nga qeveria. Deri tani, ngërçi i dialogut mbi decentralizimin nuk ka frenuar progresin e reformës, as ka ndryshuar modelin fillestar. Por, mendjet e nxehta nuk mund të analizojnë saktë çështjet, të shtrojnë kërkesat e drejta e të gjejnë zgjidhjet e duhura. Formula e shpërndarjes së fondeve të pakushtëzuara, që përbën 54% të totalit të transfertës buxhetore përjashton çdo ndikim nga përkatësia partiake. Ndërkaq, nuk konstatohet asnjë lidhje statistikore mes përkatësisë partiake dhe shpërndarjes së granteve konkurruese. Kërkesa ultimative për mosdiskriminim politik s’gjen mbështetje në fakte. Dyfishimi i transfertës buxhetore e bën qesharake kërkesën e kompensimit financiar lidhur me përgjysmimin e taksës mbi biznesin e vogël në fundvitin 2005. Studimet tregojnë se ndarja e tatimit mbi të ardhurat personale dhe veçanërisht ai i fitimit të kompanive do të çonin në një disbalancim të theksuar të të ardhurave mes njësive vendore në dëm të njësive në zonat më pak të zhvilluara të vendit. Është e pakuptimtë se si kryetarët e këtyre njësive kërkojnë, në mënyrë ultimative, taksat e ndara në dëm të komuniteteve që përfaqësojnë. Ulja e kufirit të TVSH-së nga 8 në 5 milion lekë xhiro në vit premton rritjen e performancës fiskale dhe uljen e evazionit fiskal, një dobi publike kombëtare. Ndërkaq, kjo ulje nuk prek fare konceptin mbi biznesin e vogël dhe detyrimet e tij ndaj bashkive/ komunave, pra zero dëm publik vendor. Reagimi ultimativ kundër uljes së këtij kufiri është i pakuptimtë as nga ai vendor dhe as nga ai i taksapaguesve. Ndërkaq, ka vend që krahas uljes së kufirit për TVSH-në të rritet kufiri për biznesin e vogël deri në 15 milion lekë xhiro në vit. Gjithashtu, bashkitë dhe komunat mund të përfitonin edhe një përqindje nga mbledhja e taksave kombëtare në grupin e bizneseve të vogla përkundjet angazhimit të tyre për të ndihmuar forcimin e disiplinës fiskale. Kjo do të ishte një tjetër mënyrë e

zgjerimit të matur të konceptit “të taksave të ndara” me efekte minimale çbalancimi. Përdorimi i tarifave për shërbimet publike është përjashtimor. Kur aplikohet tarifë, ajo nuk mund të jetë më e madhe se kostoja e kryerjes së shërbimit. Ky është një parim thelbësor. Mekanizmi i adoptuar në maj të këtij viti, nëpërmjet kufizimit të shumës së tarifave të shërbimeve vendore apriori deri 10% të taksës vendore mbi biznesin e vogël është një tjetër shprehje e vendimmarrjes së nxituar e konfuze, por i maxhorancës këtë radhë. Ka plot mjete të tjera për shmangien e riskut të rritjes abuzive të tarifave mbi koston e shërbimeve përkatëse. Decentralizimi fiskal është pjesë thelbësore e reformës decentralizuese. Çdo hap i mëtejshëm duhet të jetë i mirëpeshuar. Na duhet të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për të njëjtën ekonomi, të njëjtët taksapagues, të njëjtët votues, të njëjtët qytetarë. Shqipëria ka vendosur të ketë një barrë të lehtë fiskale; shërbime publike me tarifa sa më të arsyeshme dhe një nivel të moderuar shpenzimesh publike mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto. Brenda këtyre zgjedhjeve kombëtare do të duhet të zgjidhen edhe çështjet decentralizuese me mënyrat e mjetet e duhura. Reforma e decentralizimit duhet të vazhdojë. Kjo nuk është vetëm një çështje vendore por një reformë e transformimit të shtetit. Parimi i subsidiaritetit duhet eksploruar në thellësi dhe gjerësi. Duhet të njohim dhe respektojmë edhe interesin publik edhe atë privat, edhe atë kombëtar edhe atë vendor. Duhen gjetur dhe mund të gjenden mënyrat që i harmonizojnë këto interesa. Zgjidhja e çështjeve nuk është kaq e koklavitur sa c’duket a sa c’thuhet. Kërkohet rikthimi tek dialogu konstruktiv dhe profesional që ka funksionuar për bukuri dikur. Ndaj, lëreni jashtë qeverisjen vendore nga konflikti aktual e mendjenxehtë politik. Kërkesa në radhë të parë është për opozitën. Për maxhorancën gjithashtu.

FJALA E SPECIALISTIT:

HUAMARRJA - NJË INSTRUMENT I RI FINANCIAR PËR KKOMUNA OMUNA OMUNATT Ligjin nr. 9869, datë 4.2.2008 “Per huamarrjen e qeverisjes vendore” përcakton qartë e saktë kufijtë e huamarrjes nga ana e njësisë së pushtetit vendor; garancitë; procedurat dhe raportimin pranë Ministrisë së Financave. Njësitë e qeverisjes vendore që prej shkurtit 2008 kanë në duar këtë instrument të ri financiar që jep mundësinë e huamarrjes në tregun financiar për të mbuluar nevojat financiare për funksionet e tyre ekskluzive apo edhe ato të ndara e të deleguara. Ligji aktual për “Huamarrjen e Qeverisjes Vendore” është hap i parë drejt shtimit të kapaciteteve financiare të komunës për të realizuar projekte investimi, të cilat janë të pamundura për t’u realizuar me anë të buxhetit vjetor të njësisë vendore. Ligji përcakton kufijtë ligjorë të huamarrjes dhe shërbimit të borxhit. Përpara se komuna të miratojë vendimin për të marrë hua për financimin e projekteve të mëdha rekomandohet që të shfrytezohen gjithe burimet e tjera te financimit të projekteve te synuara sic mund të jenë: aplikimi për grant konkurues pranë Pushtetit Qendror; donatorë të ndryshëm; marrëveshje partneriteti publik- privat etj. PROCEDURA PËR HUANË AFATSHKURTËR Natyrshëm lindin pyetje: Përse merret huaja afatshkurtër? Cfarë mund të financohet me anë të huasë afatshkurtër? Cilat janë proceduarat për marrjen e kësaj lloj huaje? Përgjigjen e këtyre pyetjeve e gjejmë në Ligjin nr. 9869, datë 4.02.2008, i cili i jep të drejtën komunave për të marrë hua afatshkurtër, e cila maturohet dhe është e pagueshme deri në ditën e fundit te muajit nëntor të vitit financiar, në të cilin merret dhe nuk mund të jetë objekt i rifinancimit apo i zgjatjes së afatit të maturimit përtej kësaj date. Komuna

mund të marrë hua afatshkurtër për të mbuluar mungesën e përkohshme të likuiditeteve deri në shumën prej 10% të ardhurave faktike gjithsej nga taksat dhe tarifat vendore dhe taksat e tatimet e ndara të vitit financiar paraardhës. Cilat janë hapat që rekomandohen të ndiqen për të marrë hua afatshkurtër? Gjatë përgatitjes së buxhetit vjetor për vitin e ardhshëm fiskal, sektori i financës parashikon marrjen e huasë afatshkurtër brenda vendimit të buxhetit. Per të qenë e kujdesshshme në ekzekutimin e buxhetit gjatë vitit të ardhshëm fiskal, komuna parashikon marrjen e huasë afatshkurtër, duke përcaktuar shumën totale dhe periudhat kur do të merret. Është mirë që të përcaktohen shuma totale dhe koha e huasë. Brenda vendit është 6 milionë lekë. Por njësia vendore duhet të përcaktojë edhe periudhën që do të lëvrohet për komunën që mund të jetë: muaji shkurt shuma 1 milionë lekë; muaji gusht 3 milionë lekë dhe muaji shtator 2 milionë lekë. E gjithë kjo shumë duhet të shlyhettë kthehet tek huadhënësi - brenda datës 30 nëntor të vitit 2009 së bashku me interesat e përllogaritura për marrjen e saj. Mund të qëllojë që një komunë nuk ka qënë e kujdesshme në parashikim e për rrjedhojë, nuk ka përfshirë marrjen e huasë afatshkurtër në vendimin e buxhetit vjetor të saj. Në këtë rast ajo duhet të përgatisë vendimin për amendimin e buxhetit vjetor duke shtuar këtë parashikim brenda saj. KËSHILLI KOMUNËS MIRATON NË PARIM MARRJEN E HUASË Huaja afatshkurtër miratohet në parim nga këshilli i Komunës. Në vendimin për miratimin e buxhetit, këshilli autorizon kryetarin për shumën e huasë afatshkurtër që mund të kërkohet gjatë

vitit buxhetor. Ky autorizim nuk kërkon miratim të mëtejshëm te këshillit në momentin kur huaja kërkohet të bëhet efektive. Duhet pasur parasysh se Këshilli mund të vendosë kufizime të tjera përvec atyre që janë të parashikuara në ligj përsa i përket shumës dhe afatit të shlyerjes së saj nga komuna (pra 10% e të ardhurave të veta brenda datës 30 nëntor të vitit buxhetor). Në rast se gjatë vitit buxhetor komunës i del e nevojshme kontraktimi i një huaje afatshkurtër më të madhe, ajo e miraton me vendim të këshillit (por gjithnjë brenda limitit ligjor prej 10% të të ardhurave të veta). Komuna duhet të kërkojë miratimin shprehimisht të kësaj huaje. Për këtë qëllim veprohet në këtë mënyrë: • I bëhet Kërkesë Ministrise së Financave për hua afatshkurtër. Edhe pse NjQV-ja ka miratuar me vendim këshilli marrjen e huasë nga tregu bankar, në të gjitha rastet kur ndeshet me mungesë të përkohshme likuiditetesh ajo, së pari, duhet t’i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit në Ministrine e Financave. Ministria e Financave mund t’i ofrojë hua afatshkurtër me ose pa interes. Nëse Ministria e Financave miraton kërkesën atëhere lidhet një marrëveshje huaje me Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit ku përcaktohen të gjitha kushtet e saj (koha e lëvrimit dhe shlyerjes, shuma dhe interesat). • Bëhet negocimi dhe kontraktimi i huasë nga tregu bankar. Ministria e Financave mund të refuzojë dhënien e një huaje afatshkurtër, ose të mos miratojë rishpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar (avancimin e fondeve sic njihet ndryshe) ose nuk përgjigjet brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës nga komuna. Në këtë rast kryetari i komunës fillon negociatat me bankat e nivelit të dytë për marrjen e huasë

afatshkurtër. Duke pasur parasysh se e gjithë kjo procedurë për marrjen e huasë afatshkurtër kërkon kohë për t’u realizuar ndërkohë që nevojat për sigurimin e likuiditeteve, rekomandohet që Kryetari të nisë negociatat me huadhënës të mundshëm dhe, menjëherë informohet nga Financat. Kryetari duhet të dërgojë një shprehje interesi tek të gjitha bankat aktive në NjQV ose edhe në bankat e tjera (rang kombëtar). Kryetari ose i deleguari i tij, duhet të realizojë negociata me bankat e interesuara menjëherë, pasi procedura e marrjes së kësaj huaje duhet të jetë shumë e shpejtë. • Pas kësaj bëhet Lidhja e Marrëveshjes së huasë me bankën e nivelit të dytë. Kryetari i komunës dhe sektori i financës analizojnë ofertat e marra nga bankat e nivelit të dytë. Kryetari firmos marrëveshjen me bankën e nivelit të dytë, mbasi kjo është sigluar ose i është marrë mendimi i juristit të njësisë vendore. Kredia bëhet efektive dhe njësia vendore mbulon nevojat për likuiditete. • Informim mbi nënshkrimin e marrëveshjes së huasë afatshkurtër. Pasi nënshkruhet marrëveshja kryetari i njësisë së qeverisjes vendore njofton Ministrinë e Financave brenda 10 ditëve nga marrja e huasë. Ky njoftim përfshin informacion mbi respektimin e kufijve ligjorë për huanë afatshkurtër dhe kalendarin e shlyerjes së saj, si dhe për kufizimet specifike që mund të ketë vendosur këshilli i njësisë së qeverisjes vendore. Kryetari raporton përpara këshillit në mbledhjen më të afërt të tij për nevojën e marrjes së kësaj huaje; shumën e marrë, respektimin e kufijve ligjore dhe ato specifike të vendosur nga këshilli nëse ka; si dhe kalendarin e shlyerjes së saj.


Gazeta e Shoqates se Komunave te Shqiperise nr 11