Ky punim prezanton “fetë e botës”, përkatësisht fenë Kineze, Hinduizmin, Judaizmin, Budizmin, fenë Japoneze, Krishterimin dhe Islamin, ndërsa kapituj të veçantë i kushtohen të ashtuquajturave “fe të reja”, “fe të popujve tradicionalë” dhe “fe të antikitetit”. Çdo fe paraqitet në përputhje me parimet e Historisë së Feve dhe njëkohësisht synohet analizimi i termave, mësimeve dhe koncepteve qendrore përmes prezantimit të tabelave kronologjike me qëllim informimin sa më të mirë të lexuesit. Ky studim paraqet strukturat fetare më karakteristike dhe më të rëndësishme të njerëzimit të secilës periudhë gjeografike; nga Paleoliti deri në ditët e sotme. Objektivi kryesor është largimi i vëmendjes së lexuesit ndaj modeleve të përgjithshme të të ashtuquajturave “fe botërore”, dhe shqyrtimi i disa rasteve të tjera të fenomeneve fetare të cilat nuk njihen gjerësisht, qoftë nga traditat e mëdha fetare apo nga traditat më pak të njohura.