Co-PLAN Gazette 1

Page 1

C

O

-

P

L

A

N

Co-PLAN GAZETTE Publikim Gjashtëmujor i Co-PLAN - Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Publikim Gjashtëmujor

Gazeta Nr. 1 -Qershor 2011

GJETJE & FAKTE Mbi çështjet e Zhvillimit Urban dhe Rajonal, Manaxhimit Mjedisor Urban, dhe Financave Publike në Shqipëri.

POZICIONI i Co-PLAN Dhe kontributi i Co-PLAN në fushën e Zhvillimit Urban dhe Rajonal, Manaxhimit Mjedisor Urban, dhe Financave Publike në Shqipëri.

PLATFORMA LOGIN Mbi Rrjetin e Informacionit mbi Qeverisjen Vendore: objektivat, burimet dhe përdorimi nga njësitë vendore në Shqipëri.

EDITORIAL Si rrjedhin të ardhurat vendore nga burimet kombëtare? Një analizë e sistemit të transfertave ndërqeveritare në Shqipëri.

SUPLEMENT Një raport i detajuar i fokusuar në Transfertat Qeveritare në Shqipëri vjen në formën e suplementit në seksionin ‘Studime Kërkimore’.

MIRËNJOHJE

Gazeta është një iniciativë e CoPLAN, me mbështetjen e TTF/OSI Budapest. Falenderojmë LGI/OSI Budapest, mbështetja e të cilit ishte thelbësore në publikimin e këtij numri të Co-PLAN GAZETTE.

POLITIKËNDJEKËS APO POLITIKËBËRËS! - Një libër i redaktuar nga Dritan Shutina & Rudina Toto

Nisma e Co-PLAN GAZETTE Në një kohë kur njohuria dhe ekspertiza mbi çështjet e zhvillimit urban dhe hapësinor, mjedisit dhe financave publike janë bërë kritike për zhvillimin e ardhshëm te Shqipërisë. Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit do të ndajë me ju se si politikat, legjislacioni, praktikat dhe puna kërkimore në të gjitha fushat e mësipërme bashkohen për të ndryshuar panoramën Shqiptare. Realiteti Shqiptar ndjell një interes të natyrshëm për çështje të planifikimit urban/hapësinor, manaxhimit mjedisor, dhe financave publike. Co-PLAN ka mundësinë që të zbutë mungesën e njohurive në këto fusha nëpërmjet rezultateve te studimeve, eksperiencës ne projekte, si dhe lidhjeve tona me partnerë, donatorë dhe ekspertë ndërkombëtarë. Co-PLAN ka tre fusha kryesore ekspertize; Zhvillim Urban dhe Rajonal, Manaxhim Urban dhe Mjedisor, si dhe Financa Publike. Në 16 vitet e fundit, jemi përpjekur të rrisim përfaqësimin e shoqërisë civile në projektet tona. Këto përpjekje kanë dhëne rezultate mjaft interesante në terren, të cilat janë reflektuar në dokumentet politkë që janë përpiluar më vonë.

Për t’i shërbyer më mirë komunitetit, partnerëve dhe donatorëve ne dëshirojmë të ndajmë këtë publikim gjashtëmujor të quajtur Co-PLAN Gazette. Ky publikim përurues do të përcjellë dedikimin tonë në gjetjen e zgjidhjeve ndaj problemeve të zhvillimit që has Shqipëria. CO-PLAN përpiqet që nëpërmjet punës së tij të nxitë debat midis aktorëve me synim ndryshimin e politikave. Kjo gazetë është një instrument për shkëmbimin e njohurive dhe si e tillë do të japë një pamje te përgjithshme të mjedisit politik dhe ligjor në Shqipëri, të lidhur me fushat tona te ekspertizës. Pjesa e dytë e gazetës do t’i dedikohet publikimit të “Studimit Kërkimor” nga Co-PLAN, IKSH_Polis dhe gjithashtu partnerëve të cilët janë të interesuar të ndajnë eksperiencat e tyre. Përveç krijimit të gazetës dhe një numër blogjesh, Co-PLAN do të publikojë një faqe të re interneti. Artikujt e kësaj gazete japin fakte dhe informacione të dobishme në lidhje me zhvillimin urban/hapësinor, manaxhimin mjedisor dhe manazhimin e financave publike. Komentet dhe sugjerimet tuaja, të cilat janë shumë të vlefshme për ne, ju mund t’i dërgoni në adresën e postës elektronike co-plan@co-plan.org.

© Kjo gazetë, përfshirë dhe figurat nuk mund të riprodhohen , pjesërisht apo tërësisht, pa pëlqimin e autorëve dhe Co-PLAN.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.