Raporti Vjetor Co-PLAN 2014

Page 26

Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 Co-PLAN Raporti Vjetor 2014 2014

26 - 27

Çmimi Special “Lidershipi Shqiptar 2014” Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Universiteti POLIS, organizuan ceremoninë e dhënies së çmimit special ‘’Lidershipi Shqiptar 2014” personalitetit të shquar, Z. Behgjet Pacolli. Ky çmim iu akordua Z.Pacolli si qytetar e politikan aktiv, i cili ka kanalizuar energjitë dhe angazhimin e tij publik duke kontribuar për konsolidimin e shtetit, pluralizmit politik dhe demokracisë në Kosovë; sipërmarrës i suksesshëm në fushat e ndërtimit dhe zhvillimit, i cili pas një përvoje të gjerë ndërkombëtare ka investuar në Kosovë dhe më gjerë në trojet shqipfolëse; mbështetës i iniciativave qytetare-akademike dhe i projekteve shtetërore për një bashkëpunimin më të mirë; nismëtar për misione humanitare për zgjidhjen e situatave gjatë krizave, si dhe për ndjeshmëri ndaj çështjeve sociale. Çmimi i Lidershipit akordohet prej më shumë se 10 vitesh nga Instituti Co-PLAN si një instrument për të promovuar vlera dhe shembuj të mirë në shoqëri, në fushat e qeverisjes, medias, shoqërisë civile dhe biznesit. Ky çmim ka për qëllim të njohë arritjet qytetare dhe intelektuale të individëve të ndryshëm, të cilët përmes punës së tyre shërbejnë si model pozitiv për shoqërinë, sjellin risi në qeverisje, dhe shfaqin standarde etike ne komunikimin publik. Përveç katër kategorive të mësipërme Co-PLAN akordon edhe çmimin special ‘’Lidershipi Shqiptar” për figurat me të spikatura e me impakt të gjerë në të gjithë territoret shqipfolëse. Çmimi special u është akorduar më parë personaliteteve të tjera si: Edi Rama, Shqipëri (2004), Fatmir Sejdiu, Kosovë (2008), dhe Arbën Xhaferri, Maqedoni (2009).


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.