Salih Salihu NGJARJE

Page 131

NGJARJE DHE DËSHMI

e njerëzve, unë kam qenë në kontakt të përhershëm me njerëz ku të gjallët janë bërë të vdekur e mbas mbylljes së perdes përsëri janë ngjallë. Ti nuk e din se jeta në teatër është më specifike se kudo gjetiu. Unë sot po e kuptoj se kam punuar në një institucion, nga i cili edhe pse jam ndarë fizikisht nuk do të mund të ndahem me mendime e kujtime asnjëherë. Unë edhe këto çaste që jam duke biseduar me ty i imagjinoi skenat e ndryshme se si janë përgatitur e si janë shfaqur para publikut. Ti nuk e din se unë kam bërë një jetë të dyfishtë edhe pse vet nuk kam qenë aktor.” Edhe sot kur po i shkruaj këto reshta më kujtohen skenat e ndryshme teatrale, e tematikë tronditëse, edhe pse ato ishin vetëm imitim e asgjë më shumë. Por jeta është e tillë. Unë punova edhe si mësues, nga e cila veprimtari kam kujtime të mira e të këqija, punova edhe si jurist në punë shumë të ndjeshme me plot ngjarje, përjetime, emocione, brenga e gëzime. Me këtë rast dua ta përshkruaj edhe një ngjarje gjatë punës sime në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Për udhëtimin tim zyrtar për në Beograd si përgjegjës rruge i Ansamblit të Dramës shqipe. Në vitin 1977 Teatri Krahinor i Kosovës dhe Teatri i Dramës Jugosllave në Beograd kishin nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në shkëmbimin e shfaqjeve dhe të kuadrit artistik. Me dispozitat e kësaj marrëveshje ishte paraparë që disa premiera të dramës shqipe të Teatrit të Prishtinës të shfaqen edhe në skenën e Teatrit të dramës në Beograd, duke pasur parasysh se në Prishtinë dhe rrethinë jetojnë edhe kombësia serbe, ndërsa në Beograd po ashtu jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë dhe se ky bashkëpunim është më se i nevojshëm dhe në interes për të dy këto teatro. 131


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.