syllabusi-psikologji zhvillimore

Page 1

Syllabus

Mars 1

2012

[Ky dokument mund të përdoret si informator për procesin mësimor në lëndën Psikologji e zhvillimit të fëmijës. Këtu mund të gjeni informacion mbi literaturën e nevojshme, procesin e ligjërimit, të ushtrimeve si dhe metodat e vlerësimit ]

Lënda: Zhvillimi i fëmijës


UNIVERSITETI I PRISHTINËS-FAKULTETI I EDUKIMIT

SYLLABUSI I LËNDËS “PSIKOLOGJIA E ZHVILLIMITTE FEMIJES ”

Emri i lëndës

Psikologji e zhvillimit te femijës

Kodi i lëndës Viti i studimeve

Viti i dytë

Semestri

I katërt

Drejtimet:

Programi Fillor

Vlera kreditore

7 ECTS

Lokacioni i mbajtjes së ligjeratave dhe ushtrimeve Mbajtësi i lëndës Kontaktet Përmbledhje

Fakulteti i Edukimit-Gjakovë Ass. Edona Berisha Kida 044/049 256 215 edonabk@gmail.com Ky modul përfshinë bazat e psikologjisë së përgjithëshme dhe të asaj zhvillimore. Studentët do të njoftohenmisht mbi bazat e krijimit të psikologjisë si shkencë moderne,pastaj mbi bazat e krijimit të psikologjisë zhvillimore, këndvështrimet historike, teoritë e hershme dhe problematikat bazë të psikologjisë zhvillimore. Atyre do t’ju prezantohet zhvillimi i proceseve psikike bazë dhe metodat e mjetet e hulumtimit të këtyre proceseve. Do t’ju prezantohen proceset e zhvillimit mendor, social, emocional në faza të ndryshme zhvillimi. Pra, ky kurs përshkruan në mënyrë shkencore, përmes gjetjeve empirike dhe qasjeve të ndryshme, sjelljen e njeriut në faza të ndryshme te zhvillimit dhe proceset e vazhdueshme te funksionimit psikologjik. Fokusi kryesor i metodologjisë së përdorur në kurs do të jetë kalimi përtej qasjes tradicionale në ofrimin e njohurive dhe synimi që studentëve t’ju mundësohet të zhvillojnë aftësitë vetreflektuese, mendimin kritik dhe interaksionin grupor në mënyrë që të arrijnë t’a kuptojnë më mirë sjelljen e vet dhe të të tjerëve. Përmes modulit të psikologjisë zhvillimore synohet të shuhet fobia sociale apo fobia e paraqitjes në grup, të krijohet një kohezion i pranueshëm përbrenda grupit dhe të zhvillohet mendimi kritik gjë që do të rezultonte në një përformancë të shkëlqyer akademike. Përfundimisht, studentët gjatë praktikës do të analizojnë një Faqe 2 nga 7


fëmijë/nxënës si “rast studimi” në mënyrë që të lidhin teorinë me praktikën. • • • Qëllimet

Të zhvillohet kuptimi bazë i psikologjisë zhvillimore të njeriut, fazat e ndyrshme të zhvillimit psiko-social. Te njihet mendimi filozofik dhe religjioz mbi psikologjinë si dhe të njihen teoritë bazë të psikologjisë së zhvillimit. Te njihen proceset kognitive, emocionale dhe sjellore të njeriut dhe te eksplorohen teoritë që në baza zhvillimore përshkruajnë formimin e këtyre proceseve. Të zhvillohet reflektimi personal dhe mendimi kritik mbi komplikueshmerin e proceseve psiqike dhe jetës psikike në përgjithësi. Të involvohen faktorët e përgjithëshëm dhe të vecantë të cdo sistemi (përfshirë familjen, shkollën, individin etj.) që kontribuojnë në zhvillimin e fëmijës dhe të përsonalitetit në përgjithësi.

Rezultatet kryesore në mësimin e kësaj lënde

1

2

3

Rezultatet kryesore të mësimit: Me përfundimin e këtij moduli studentët duhet të jenë në gjendje që:

Kriteret e vlerësimit: Për të arritur rezultate në mësim studentët duhet të demonstrojnë aftësitë për:

Të zhvillojnë kuptimin bazë mbi gjendjen psikike në përgjithësi.

Të aplikojnë nohjen e koncepteve psikologjike mbi eksperiencat e përditëshme apo mbi ato profesionale (kontakti me fëmijë).

Të njihet me teoritë kryesore të zhvillimit intelektual dhe të personalitetit (përfshirë teoritë e zhvillimit social, mendor dhe emocional).

Të demonstrojnë njohuri mbi konceptet bazë të proceseve psikike dhe të psikologjisë në përgjithësi.

Të jenë në gjëndje të krahasojnë teoritë e ndryshme mbi zhvillimin dhe të reflektojnë mbi impaktin që ato kanë në njohjen e jetës tonë psiqike. T’i shprehin mendimet e tyre për këto teori përmes shkrimit të esesë. Të jenë në gjendje t’i definojnë dhe t’i përdorin siq duhet konceptet e ndryshme të proceseve psikike.

Faqe 3 nga 7


Kohëzgjatja

Shkurt-Qershor 2012

Aktiviteti me student

Aktiviteti obligativ Numri i orëve për lëndë Aktivitete shtesë Punëtori Seminare/ese Vlerësim/testim Kontakt elektronik Përkrahje ne studim individual Aktivitet grupor/ushtrime

Orët nacionale 3+2 12 1 2 20 8 10

Korniza teorike mbi zhvillimin e jetës psikike dhe konceptet e proceseve psikike në përgjithësi do të njihen përmes lëgjërimit formal. Këto njohuri do të zhvillohen tutje përmes ushtrimeve apo punëtorive në klasë (përfshirë kuize grupore, vetreflektim, testim ushtrimesh etj.) dhe përmes shkrimit të esesë për rastin e studimit, i cili do të observohet gjatë thuajse gjithë semestrit. Studentëve do t’ju jipen mundësi të mjaftueshme për kycje të favorshme në procesin e mësimit dhe të zhvillimit të aftësive përkatëse përmes: Qasja në mësim

• •

Vlerësimit në mënyrë kritike të njohurive që kanë dhe debatiteve e ushtrimeve në klasë. Kthimit të komenteve dhe diskutimit për punimin e esesë në të cilën do të shqyrtohet rasti i studimit. Shqyrtimi i këtij rasti do të behet duke u bazuar në vetreflektim dhe literaturën bazë.

Vlerësimi i përgjithëshëm i studentëve, përveq kollokfiumit I dhe II, testit final dhe punës individuale në rastin e studimit, do të bëhet duke pas parasysh edhe kontributin e tyre në aktivitetet në klasë dhe përkushtimin për diskutim dhe komentim gradual të punës individuale të rastit të studimit në formë të esesë. Komunikimi •

Aftësitë e zhvilluara

Studentët do të bashkëpunojnë në klasë për t’i realizuar detyrat grupore.

Kreativiteti dhe mendimi kritik Për zhvillimin e këtij tipari studentët do të: • •

Lidhin konceptet teorike dhe eksperiencat praktike që të fitojnë një kuptim të saktë të funksioneve psikologjike. Në mënyrë kritike të analizojnë studimet e rastit, të zgjedhura për punimin e esesë, me qëllim që të fitojnë njohuri të mjaftueshme mbi bazat e mësimit reflektiv.

Strategjia e vlerësimit Moduli do të vlerësohet në dy metoda të ndryshme, një evaluim kritik i një rast studimi në formë eseje dhe një provim final i testit me mundësi zgjedhje (apo me rezultatet nga dy kollokfiume). Nota finale do të përbehet nga 50% e esesë dhe 50% e testit final. Më poshtë janë të paraqitura detajet për këto dy metoda të vlerësimit. Faqe 4 nga 7


Eseja: 1. Studentëve do t’ju kërkohet të shkruajnë një ese ku do të bëjnë një vlerësim kritik të rastit të përzgjedhur për studim. Vlerësimi do të bëhet nga këndvështrimi zhvillimor. 2. Gjatë orëve të ligjëratave apo ushtrimeve studentët do të kenë mundësinë të këshillohen për përzgjedhjen e rastit dhe për shkrimin e esesë akademike në përgjithësi. 3. Shkrimi duhet të përmbaj 1500 fjalë (+ apo – 10%, të fjalëve të llogaritura me urdhërin e “word account” në programin e “word”-it).

4.

Punimi duhet të dorëzohet në formë elektronike përmes adresës edonabk@gmail.com 5.

Kriteret për vlerësimin e këtij punimi janë: a) b) c) d)

Organizimi gjuhësor dhe strukturorë (5 pikë) Baza teorike dhe të lexuarit (35 pikë) Rrjedha e prezantimit të qështjeve të involvuara (35 pikë) Reflektimi personal dhe në raport me komunitetin-baza cognitive/racionale (10 pikë) e) Përfshirja e ndjenjave personale (15 pikë) Testi me mundësi zgjedhje: Testi final do të përbehet nga dy teste. Me datën __ Prill 2012 do të mbahet një kollokfium i cili do të përfshijë pjesën e parë të testit final. Me datën __ Qershor 2012 do të mbahet testi final ku studentët e kenaqur me përformancën e tyre në kollokfium kanë mundësinë t’a mbushin vetëm pjesën e dytë të testit final përderisa studentët jot ë kënaqur si dhe ata që nuk kanë prezantuar në kollokfium e mbushin testin final të tërin (Pjesën I dhe II).

Faqe 5 nga 7


Nr

Metoda e vlerësimit*

1

RSE-CSE

2

PRt-EX

PK-CB RSE-CSE PRt-EX RG-GR PP-PC PF-PF PR-PR RI-RE PV-ORE

Përshkrimi i metodës së vlerësimit

Përqindja % 50

Testimi do jete i ndarë në formë të dy kollokfiumeve dhe një testi final

50

Vlerëson këto rezultate të mësimit 1 2 3 X X X

X

Data e dorësimit/provimit

__Prill 2012 Kontrolli i progresit 01.Qershor 2012 Dorëzimi final ___ Prill 2012 Kollokfiumi I-rë __ Qershor 2012 __ Shtator 2012 __Nentor 2012

*Kodet e poshtëshenuara paraqesin metodat e vleresimit:Punë kompjuterike-computer based Rast studimi-case study/ese Provim test-exam Raport grupor-group report Punë praktike-practical Performanca-performance Prezantim-presentation Raport individual-individual report Provim verbal-oral exam

Përmbajtja e lëndës

• • • • • • • • • • • •

• •

Psikologjia e zhvillimit Këndvështrimet historike mbi fëmijën Toriticientët e hershëm Pionierët e psikologjisë së fëmijës Probleme të psikologjisë zhvillimore Metodat kërkimore në psikologjinë moderne Ndijimet Përceptimi Paraftytyrimet Kujtesa Të mësuarit Të menduarit Imagjinata Ndjenjat Motivacioni Personaliteti Teoritë e zhvillimit të fëmijës Zhvillimi mendor Social Modelet e të nxënit Metodat e kërkimit në psikologji Gjenetika-Konteksti biologjik i zhvillimit Gjenet dhe sjellja Zhvillimi paranatal Faqe 6 nga 7


• •

Gjendja psikologjike e nënës dhe ndikimi në fetus Lindja, rritja fizike dhe zhvillimi i aftësive Reflekset e të posalindurit Zhvillimi motor Faktorët që ndikojnë rritjen dhe pjekurinë Zhvillimi i njohjes Te degjuarit, te shikuarit, vazhdimsia e objekit, thellësia dhe distance te foshnjat Teoria e piazhes për zhvillimin e njohjes Periudha sensorimotorike-foshnjëria Periudha paraoperacionale-fëmijët parashkollor Periudha operacionale konkrete-inteligjenca në fëmijërin e mesme Periudha operacionale formale-adolesheni dhe i rrituri Zhvillimi i njohjes Trajtimi i përpunimit të informacionit-kushtëzuesit klasik dhe operant Zhvillimi social dhe i personalitetit-zhvillimi social dhe emocional Teorite e zhvillimit social Temperamenti dhe rrethi social Atashimi Zhvillimi moral-Teoria e Piazhes dhe e Kohelbergut

Burimet e rekomanduara

Bazë Scot Miller, Psikologjia e Fëmijës, Tirane, 2007 Neki Juniku, Kaptina nga Psikologjia, Shkup, 1994 Shtesë Pajazit Nushi, Psikologjia e Përgjithshme, Prishtine. Terry Pettyjon, Psikologjia: Një hyrje koncize Material nga internet (Shembull shkarkim librash nga: www.avaxhome.ws, www. feedbooks.com etc.)

Faqe 7 nga 7


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.