krijo luaj meso

Page 1









Parathënie

Foreword

Shkencëtarët kanë zbuluar se eksperiencat apo veprimet që mbushin ditët, muajt dhe vitet e para të një fëmije mund të kenë një ndikim vendimtar në formimin e trurit, në karakterin që ai do të ketë në të ardhmen, si dhe në zgjerimin e aftësive prej të rrituri. Në këtë kontekst, të rriturit që e rrethojnë dhe kujdesen për fëmijën, qofshin këta prindër apo edukatorë, janë përgjegjës për të ardhmen e tij, prandaj në punën me të vegjlit ata duhet të udhëhiqen nga motoja: “Vitet e para të jetës janë të vlefshme për gjithë jetën”.

Scientists have discovered that experiences that fill the first days, months and years of a child’s life are crucial to the formation of their brain and future personality and character, and are eventually reflected in their abilities and social skills as adults. In this context, the adults who surround and care for children, whether they be parents or educators, are responsible for their future. They therefore need to follow the motto “The first years of life are crucial for the whole life” during their work with young children.

“Save the children”, Programi për Shqipërinë, e ka përfshirë moshën 0-6 vjeç në një nga projektet e tij më serioze. Projekti për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme synon ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, me qëllim përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen këtyre moshave në familje apo institucione. “Save the children”, Programi për Shqipërinë, ka ngritur një rrjet pune me më shumë se 100 punonjës të institucioneve të ndryshme shtetërore, që kanë në fokusin e tyre kujdesin apo edukimin e fëmijëve të moshës nga 0-6 vjeç, të tillë si: edukatorë në kopshte e çerdhe, kujdestarë në shtëpi foshnjesh, mjekë dhe ndihmësmjekë të njësive të kujdesit “Nëna dhe fëmija”, në klinikat e shëndetit parësor, pedagogë të universiteteve që përgatitin mësuesit e arsimit parashkollor etj. Anëtarët e këtij rrjeti punonjësish takohen çdo vit në trainime të organizuara nga “Save the children” për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të fëmijëve në këto institucione. 6

Save the Children, Albania Programme has included children in the age group 0-6 years in one of its most important projects. The Early Childhood Development project aims to improve the services offered to this age group by building the capacity of both families and institutions. Save the Children, Albania Programme has established a network with over 100 employees of various governmental institutions which are focused on childcare and education of children aged 0-6 years. These include: kindergarten and crèche educators, caregivers in orphanages, doctors and assistant doctors of the “Mother and Child Care Units” (MCCUs) in primary health clinics, and university professors who train preschool teachers. This network meets annually at training sessions organized by Save the Children to improve the quality of


lehtësues rajonalë, pjesëtarë të këtij rrjeti, monitorojnë punën e pjesëmarrësve në qendrat e tyre të punës, duke u takuar me secilin prej tyre të paktën 3 herë në vit. Nuk mund të lihet pas dore puna me prindërit, me të cilët çdo fëmijë shpenzon pjesën më të madhe të kohës. Për t’i përqasur ata, kryesisht nënat, 5 njësi të kujdesit “Nëna dhe fëmija” në klinikat e Shëndetit Parësor në të gjithë Shqipërinë shërbejnë si qendra takimi me specialistët ku, kryesisht nënat e reja, marrin dhe shkëmbejnë informacion mbi mirërritjen e fëmijëve, kujdesin që ato duhet të tregojnë për një zhvillim normal tërësor të tyre. Sfida, në të ardhmen e afërt, është përfshirja më e madhe e baballarëve në këto takime. Në nivel kombëtar, projekyi synon shpërndarjen e përvojës më të mirë të funksionimit të këtij rrjeti, përmes gazetave, fletëpalosjeve, manualeve të trainimit, botimeve të ndryshme etj. Kështu, botimi që ju keni në përdorim, është pjesë e kësaj serie botimesh në kuadrin e projektit. Ai është frut i bashkëpunimit disamujor të punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të fondacionit “Save the Children”, Programi për Shqipërinë, dhe të Drejtorisë Arsimore të Beratit, të cilët mblodhën, përzgjodhën apo përshtatën verprimtaritë e ndryshme që paraqiten në këtë libër. Në bibliografi janë pasqyruar pjesërisht burimet nga janë marrë veprimtaritë, ndërkohë që një pjesë e tyre janë mbledhur nga burime të cilat ishte e vështirë të identifikoheshin, për arsye nga më të ndryshmet. Kështu, duke u kërkuar ndjesë autorëve anonimë të kësaj pjese veprimtarish,

child services in those institutions. Six regional facilitators, who are members of this network, monitor the participants’ in their work places meet with each of them at least three times a year. Building the capacity of parents, with whom children spend the majority of their day, is an important part of this work. To reach them, 5 MCCUs throughout Albania function as meeting centers where parents especially young mothers, can exchange information and receive advice from specialists on raising children and on the care they should give to support children’s overall development. The challenge for the near future is how to achieve greater inclusion of fathers in these meetings. At the national level, the project aims at disseminating the network’s best practices through newspapers, pamphlets, training manuals, and various publications. This publication is part of a series produced within the framework of the project. It is the result of months of collaboration between employees of the Ministry of Education and Science, Save the Children, Albania Programme, and the Local Education Directorate of Berat, who met, selected, and adapted various activities that are included in this book. The bibliography shows most of the sources from which the activities have been taken. In one case however, the source for activities was impossible to identify. We would like to apologize to the authors of this


i falenderojmë ata për ndihmesën çmuar që kanë dhënë në hartimin e tyre, e cila do të jetë, padyshim ne dobi të një qëllimi të përbashkët me tonin: zhvillimit të aftësive dhe shprehive të fëmijëve, për një zhvillim sa më të plotë të tyre. Duke marrë parasysh se kjo është ndër përpjekjet e para të këtij lloji, që i përgjigjet interesave të fëmijëve të moshës nga 0 në 6 vjeç, kërkojmë, gjithashtu, mirëkuptimin dhe mbështetjen e përdoruesve dhe shpresojmë që ky botim të shihet si një ndërmarrje pozitive e ndihmëse. Ne shpresojmë që ky material jo vetëm të ndihmojë përdoruesit, por edhe t’u nxitë atyre ide të reja për të punuar me fëmijët.

Të luash, të mësosh apo të dyja njëherësh? 1. Diçka për lojën dhe efektet e saj në moshat e fëmijërisë së hershme Loja është një mënyrë argëtuese për të mësuar gjëra të rëndësishme për jetën, është një mundësi për të zbuluar botën që na rrethon. Ajo u jep fëmijëve aftësitë me të cilat ata mund të mësojnë, psh. përqëndrimin, zgjidhjen e problemit, eksperimentimin, krijueshmërinë. Loja i lejon fëmijët të mësojnë dhe të zhvillohen sipas mënyrës së tyre, sepse duke luajtur fëmijët përqëndrohen më tepër te proçesi sesa te rezultati përfundimtar. Kjo është arsyeja pse fëmijëve u pëlqen të luajnë në mënyrë aktive dhe të vetvetishme. Mbi të gjitha, përmes lojës, fëmijës i krijohen mundësi për të ndërtuar njohuritë e tij vetë dhe jo si një informacion i marrë në mënyrë të detyruar nga të rriturit. Mësuesit, edukatorët, prindërit e kujdestarët duhet t’u japin

section of the activities and thank them for their valuable contribution, which will certainly serve a common goal: the overall improvement of children’s capacity to learn and develop. Bearing in mind that this is one of the first efforts to respond to the needs of children aged 0 -6 years in Albania, we would like to ask for users support and comments and hope that this publication will be considered as a useful resource to work with children. We hope that this material helps users and further enriches their work.

To play, to learn, or to do both simultaneously? I. Something about play and its effects on early childhood. Play is a fun way of learning about things that are important in life. It is an opportunity to discover the world, which surrounds us. It provides children with abilities such as concentration, conflict resolution, experimentation and creativity. Play allows children to learn and develop according to their own needs, because during play children concentrate more on the process than on the final result. This is the reason why children like to play actively and consciously. Above all, through play children are given the opportunity to build their knowledge in their own way and not through directions given by adults. Teachers, educators, parents, and caregivers need to give children the opportunity to expand


mundësi fëmijëve për t’i zgjeruar vetë njohuritë e tyre nëpërmjet eksplorimit, ndërveprimit me sendet dhe imitimit të shembujve. Fëmijët kanë nevojë t’u japësh mundësi të mësojnë duke vepruar, të përfshihen në zgjidhjen e problemeve dhe të zhvillojnë aftësitë komunikuese dhe gjuhësore.

their knowledge through exploration, interaction with items, and imitation of examples. Children need to be given the chance to learn through action, to be included in conflict resolution, and to develop their communication and language skills.

Të luajturit është universal. Luajnë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit dhe kafshët. Është e rëndësishme të kuptojmë se është fëmija ai i cili zgjedh çfarë do të luajë dhe si do të luajë. Detyra jonë është ta ndjekim dhe ta lehtësojmë lojën e tij në mënyrë joimponuese, dhe ta përdorim të luajturit në funksion të të mësuarit të tij. Inteligjenca e fëmijës zhvillohet shkallë-shkallë me ndikimin e prindërve të tij, së pari, e, më pas të arsimtarëve, të cilët kanë nevojë të mbështeten në ndihmën që u japin fëmijëve në proçesin e zhvillimit. Kështu, kur kërkojmë që të rriturit të ndjekin interesin e fëmijës, është e udhës të themi se fëmijët mund të intrigohen nga objekte apo dukuri, të cilat për një të rritur mund të jenë pa interes. Kjo nuk është një arsye për të penguar eksplorimin.

To play is universal. Not only children play, but adults and animals do as well. It is important to understand that it is the child who should choose what and how to play. Our duty is to follow them and facilitate their play without controlling them so that they can use play to learn. Children’s intelligence develops step-by- step, first with the influence of their parents and then with that of their educators. In either case, adults need to be supported in their help to children during the process of development. Thus, when we request adults to observe their children we can say that children can be intrigued by objects or phenomena which for an adult may be uninteresting.

Një i rritur është i dobishëm në momentin e eksplorimit, për ta ruajtur të voglin nga rreziqet e mundshme, si dhe për ta orientuar eksplorimin drejt përmbushjes së kuriozitetit të tij. Përveç kësaj, fëmijë të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme të eksplorimit apo të të nxënit, kështu që, përsëri, i rrituri është i dobishëm kur mënyrat e tij të ndihmës apo të mësimdhënies i përshtaten karakteristikave individuale të fëmijës. Në rast të kundërt, kjo mund të ulë dëshirën dhe interesin për të

This is not a reason to hinder exploration. An adult is useful at the moment of exploration to protect the child from possible risk and orient their exploration towards the fulfillment of their curiosity. Different children have different methods of exploring and learning; therefore adults are useful when they help and teach in appropriate ways to suit the individual characteristics of the child. If not, this may decrease the desire and the interest to


mësuar; gjithashtu, mund të krijojë tek i vogli ankthin se nuk është i aftë të mësojë e të nxërë. Pra ndihmesa e të rriturve është shumë e nevojshme që i vogli të zhvillojë apo të fitojë aftësi dhe shprehi të reja.

learn or create anxiety within the child concerning a perceived inability to learn. The assistance of adults is crucial for the child to develop and gain new skills and expressions.

Pse dhe kujt i shërben ky libër?

Who is this book useful for and why?

Gjithë ç’u tha më lart mund të tingëllojë me një moralizim, kur në bisedat me prindër dhe edukatorë, shpesh dëgjon se ata ndjehen të papërgatitur të ballafaqohen me interesat e fëmijëve në mjedise të ndryshme. Gjithashtu, në familje apo institucione ka gjithnjë fëmijë superaktivë dhe shpesh prindërit dhe mësuesit gjenden në situata sfiduese. Me siguri, të rriturit do të donin të kishin çelësin e vendimeve, të zgjidhnin strategji e teknika për të shmangur këto situata dhe për të inkurajuar një atmosferë pune.

During discussions with parents and educators it is often heard that they feel unprepared to facilitate children’s interests in different environments. Parents and teachers often find themselves in challenging situations with regard to motivating children and facilitating their learning. Adults would like to improve and increase the number of strategies and techniques that can aid them in order to avoid such situations which discourage the learning and positive development of children, strategies and techniques which encourage a positive learning atmosphere.

Ky libër mund t’u vijë në ndihmë prindërve, mësuesve, kujdestarëve, infermierëve, asistentëve, udhëheqësve të grupeve, studentëve, e pse jo, edhe motrave e vëllezërve të rritur që janë në mëdyshje se si ta shpenzojnë kohën e lirë me fëmijët, të lehtësojë dhe të inkurajojë të gjithë ata që merren me fëmijët e moshave parashkollore. Libri synon të ndihmojë përmes modeleve të gatshme, të cilat ata mund t’i zbatojnë me fëmijët. Ky libër është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë praktik në përdorim jo vetëm nga studentët, edukatorët dhe kujdestarët, por edhe nga prindërit. Nëse themi se është praktik, këtë e bazojmë në faktin që veprimtaritë për fëmijët e grupmoshës 0-3

This book is meant to help parents, teachers, care givers, nurses, assistants, group leaders, students and even older siblings, who need support in how to spend leisure time with children and to facilitate and encourage all those that deal with preschool children. The book aims at helping through readily usable approaches, which may be implemented together with children. This book has been constructed in a way that is practical in use not only to educators and caregivers, but also to parents. If we say that it is practical, we base this on the fact


vjeç i përgjigjen atyre fushave zhvillimore, të cilave u referohen specialistët për të siguruar një zhvillim tërësor të kësaj grupmoshe. Ndërsa veprimtaritë e grupmoshës 3-6 vjeç janë hartuar në përputhje me 5 fushat kryesore të përcaktuara në standartet e përmbajtjes të miratuara nga MASh për këtë grupmoshë. Në këtë kontekst, ky botim bëhet një material që jo vetëm ndihmon në punën e përditshme edukatorët dhe kujdestarët por, duke u përdorur edhe nga prindërit, bashkërendon punën që fëmija bën në institucion me atë në familje.

that children’s activities for the age group 0-3 respond to those development fields which specialists refer to when talking about ways to enhance the overall development of children in this age group. Activities for the age group 3 -6 years are designed according to five main fields set according to standards of content approved by the MoES for this age group. In this context, this publication will become a tool that will not only help educators and care givers in their every day work, but also by parents as it combines the activities, which children do in institutions with those in the family.

Në veçanti për prindërit Especially for parents Në veprimtaritë e përfshira në këtë botim, fëmija mëson koncepte dhe fiton aftësi të rëndësishme, siç janë: grupimi, renditja e numrave, koncepte të hapësirës dhe përmasës, shprehi të edukimit qytetar dhe artistik, zbulimi i vetëvetes dhe botës, aftësi të komunikimit, aftësi intelektuale, sociale, emocionale, gjuhësore dhe fizike. Gjatë përdorimit të kësaj pakete mundohuni të zgjeroni njohuritë e fëmijës suaj me anë të situatave praktike. Një shembull i asaj ç’ka mund të bëni është, p.sh. kërkoini fëmijës t’ju ndihmojë të ndani rrobat që do të lani në makinën larëse, në grupe të ndryshme për njerëz të ndryshëm, të numëroni së bashku sa rroba ka secili, të bëni ndarje të rrobave sipas ngjyrave apo madhësisë, të gjeni kush ka më shumë dhe kush më pak rroba etj. Të kuptuarit e konceptit “më pak, më shumë”, si dhe kombinimi i objekteve që janë në lidhje me njëra-tjetrën, janë shumë të rëndësishme

While conducting the activities included in this publication, the child learns concepts and gains important skills such as: grouping, sorting numbers, understand the concepts of space and measures, as well as educational, social, and artistic skills. Children will also learn to discover themselves and the world around them, communication, intellectual, social, emotional, linguistic, and physical skills. When using this package, try to expand your child’s knowledge through practical situations. An example of what you could do is: ask your child to help you divide the clothes you are going to wash in the washing machine into different groups for different people, to count together how many clothes each person has, to divide clothes according to colors and size, to find who has more and who has less clothes, etc. Understanding the concept of “less and more” as well as the


në parapërgatitjen e aftësisë për të zbritur dhe mbledhur. Duhet të mbani parasysh se koha më e mirë për të përdorur këto lloj lojërash mësimore është koha kur ju dhe fëmija juaj jeni në humor të mirë për ta shijuar këtë lloj të mësuari dhe, sidomos, kur fëmija juaj shfaq interes për këto lloj veprimtarish. Njëkohësisht, lojëra të këtij lloji mund t’u ofrohen fëmijëve si nevojë që kanë prindët për ndihmën e tyre. Fëmijëve u pëlqen të vihen në këto lloj gjendjesh, ku ata imitojnë të rriturit apo i ndihmojnë ata, pasi kjo u jep atyre mesazhin që prindi i trajton si të barabartë dhe u beson detyra të cilat, për syrin e fëmijës, i kryejnë vetëm të mëdhenjtë. Pra, është një mënyrë e mirë stimulimi, motivimi dhe krijimi të klimës së sigurisë dhe vetëbesimit. Por mundohuni të mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe përdorni kryesisht të vepruarit praktik. Nëse fëmija nuk ndihet gati ose nuk ka dëshirë të merret me veprimtari, lëreni atë për më vonë.

combination of objects which are related is very important in the preparation for adding and subtracting skills. The best time to use these educational games is when you and your child are in a good mood and can enjoy this way of learning and especially when your child shows interest in this sort of activity. At the same time, games of this kind may bring you closer to your child and you’re your child develop a feeling of pride in children when their parents seem to need their help. Children like to be put in these situations, in which they can imitate adults or help them, as this gives them a message that their parents treat them as equal and trust them with duties, which in the eyes of the child only adults carry out. So this is a good way of stimulation, motivation, and the creation of a climate of security and confidence. But try not to do too many things at the same time and use mainly practical activities. If the child doesn’t feel ready or doesn’t feel like doing these activities, leave them for later.

We hope this publication will help you in helping children discover and learn about themselves and their world in new ways.


Parimet themelore të të mësuarit për moshën parashkollore Libri që keni në dorë është ndër librat e shumtë që po botohen dita- ditës për fëmijët e moshës parashkollore, por e veçanta e tij qëndron në faktin se i kushton një vëmendje të madhe veprimtarive të punës së dorës, që mund dhe duhet të zhvillohen me fëmijët parashkollorë. Parimi themelor i të mësuarit dhe të edukuarit në moshën parashkollore shprehet vetëm me një fjalë – gëzim. Gjithçka që bëhet me fëmijët parashkollorë duhet të jetë e gëzueshme dhe tërheqëse. Pikërisht, ky libër ju propozon të rriturve një sërë veprimtarish të gëzueshme, tërheqëse dhe motivuese për fëmijët parashkollorë. Diapazoni i përdorimit të veprimtarive të punës së dorës është i pakufi; ato mund të përdoren në çdo kohë të ditës, në një veprimtari të programuar dhe të lirë, me udhëheqjen e të rriturit apo edhe duke i lënë fëmijët të punojnë në grupe të vogla etj. Libri është një ndihmesë e mirë për mësueset e kopshteve, të cilat gjejnë në të një sërë idesh dhe praktikash për ideimin dhe organizmin e veprimtarisë edukative ditore, në përgjithësi, si dhe për përgatitjen e mjeteve të thjeshta me tematikë të përshtatshme për jetën dhe lojën e fëmijëve të kësaj grupmoshe. I dobishëm në këtë libër është dhe fakti se të rriturit dhe fëmijët ndërgjegjësohen që me pak mjete por me shumë fantazi të mund të luajnë së bashku, të mësojnë, të punojnë dhe të argëtohen. Parimet që kanë udhëhequr autorët në përzgjedhjen e veprimtarive që paraqiten në libër janë reflektimi i parimeve moderne të zhvillimit dhe të të mësuarit në moshën parashkollore, që mbështeten në teoritë e zhvillimit të Piaxhesë, Vigotskit, Eriksonit etj. Po i përshkruajmë këto parime shkurtimisht, me qëllim që të rriturit, të cilët do të kenë në dorë këtë libër, të dinë të orientohen në përdorimin e tij dhe të ndërgjegjësohen për rolin dhe rëndësinë që ka njohja dhe realizimi i këtyre parimeve në punën me fëmijët parashkollorë. I. Fëmijët mësojnë më mirë kur kënaqen nevojat e tyre fizike dhe ndjehen psikologjikisht të qetë dhe të sigurtë. Ky parim në praktikë nënkupton nevojën që kanë fëmijët për të vepruar. Fëmijët parashkollorë nuk janë në gjendje të dëgjojnë për një kohë të gjatë të rriturin, por, ajo çka bëjnë me dëshirë dhe kënaqësi është të veprojnë në një mjedis të qetë dhe të sigurtë. Pikërisht, veprimtaritë e shumta që ofron libri përmbushin këtë parim bazë të të mësuarit dhe të të edukuarit në moshën parashkollore. Në një mjedis të qetë, të ulur në një tavolinë, fëmijët mund të veprojnë dhe të krijojnë, në bashkëpunim edhe me të tjerët, shumë gjëra që çelin dhe pasurojnë përvojat e tyre njohëse. 2. Fëmijët janë pjesëmarrës në ndërtimin e njohjes së tyre. I përshtatur ky parim me veprimtaritë e kopshtit, madje dhe të shtëpisë, do të thotë që sistemi i njohurive që fitojnë dita-ditës është një proces ndërveprimi dinamik, fizik dhe social. Fëmijët zbulojnë njohuritë nëpërmjet eksperimentimit dhe veprimeve praktike. Veprimtari të tilla, si ngjyrosja, vizatimi, prerja, ngjitja etj. i udhëheqin dora-dorës në perceptimin dhe njohjen e koncepteve bazë. Po këto veprimtari arrijnë të nxjerrin në pah dhe të përpunojnë


vëzhgimin, eksplorimin, krijimin dhe shprehjen e emocioneve te fëmijët e kësaj grupmoshe. Ajo ç’ka duhet mbajtur parasysh nga të rriturit në përdorimin e librit është fakti që gjatë zhvillimit të veprimtarive që ju propozohen në libër, fëmija mund dhe duhet të gabojë. Ky gabim, që në gjuhën e pedagogjisë parashkollore quhet “gabim konstruktiv”, është një proces shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për zhvillimin mendor të fëmijës parashkollor. Fëmija duhet të krijojë hipotezat e veta dhe t’i shprehi ato nëpërmjet të menduarit dhe të vepruarit, duke vëzhguar se çfarë ndodh dhe, njëkohësisht, duke e krahasuar me atë ç’ka bën dhe mendon, duke pyetur dhe gjetur përgjigje për të përmirësuar më pas modelet që krijon nëpërmjet informacionit të ri që merr. Ky kompleks veprimesh që fëmijët kryejnë hap pas hapi, nëpërmjet veprimtarive që propozohen në libër, përbën bazën e zhvillimit mendor dhe fizik të fëmijës parashkollor. 3. Fëmijët parashkollorë mësojnë nëpërmjet bashkëveprimit me të rriturit dhe fëmijët e tjerë. Shembulli më i qartë i këtij bashkëveprimi është marrëdhënia prind-fëmijë. Ajo ç’ka veprimtaritë e shumta të librit nxisin dhe inkurajojnë, është forcimi dhe konsolidimi i këtij bashkëveprimi në procesin e njohjes dhe edukimit të fëmijës. Veprimtaritë përmbushen me pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në mënyrë të veçantë dhe fëmijëve në grup, në bashkëveprim edhe me të rriturin që ju qëndron pranë jo vetëm për t’i udhëzuar, por për të punuar dhe vepruar së bashku me ta dhe, njëkohësisht, për të gjetur zgjidhjet në momentet kur paraqiten vështirësi. 4. Fëmijët mësojnë duke luajtur. Nëpërmjet lojës fëmijët mund të vëzhgojnë, eksperimentojnë dhe të veprojnë. Këto elemente janë thelbësore për procesin e formimit të njohurive dhe ndihmojnë në shprehjen e mendimeve. Ajo çka bëjnë fëmijët, nëpërmjet realizimit të secilës veprimtari, është një lojë e bukur që përfundon me një produkt, fryt i përpjekjeve të përbashkëta të të rriturit dhe fëmijëve. Por për të arritur deri këtu, fëmijët analizojnë dhe përsosin atë ç’ka bëjnë edhe nën dritën e vlerësimit që ata marrin nga mjedisi, të rriturit apo bashkëmoshatarët. Nëpërmjet kësaj veprimtarie që duhet të konceptohet dhe kryhet në formën e lojës, çdo fëmijë zhvillon përfytyrimin dhe aftësitë krijuese. Hap pas hapi, loja e fëmijës bëhet më e orientuar nga rregullat. Loja e krijimit të objekteve, të ngjyrimit të tyre, të prerjes dhe të modelimit të formave, të personazheve, njerëzve dhe kafshëve, frutave dhe bimëve etj., fillon t’ju nënshtrohet rregullave dhe të nxjerrë në pah zhvillimin e veprimtarive individuale dhe bashkëpunuese që ndihmuan në zhvillimin social, emocional dhe intelektual të fëmijës parashkollor. 5. Interesi dhe nevoja për njohuri të reja motivojnë të mësuarin. Fëmijët kanë nevojë t’u japin kuptim veprimeve të tyre. Veçanërisht në kopshte, mësueset duhet të njohin interesat e fëmijëve dhe të zbulojnë ato tema që nxisin kërshërinë dhe dëshirën e tyre për të vepruar. Veprimtaritë që bazohen në interesat e fëmijëve, motivojnë dëshirën për të mësuar, kureshjen, përqëndrimin e vëmendjes dhe vetveprimin. Tematika e veprimtarive të përzgjedhura në libër i përgjigjet mbajtjes gjallë të interesit të fëmijëve, nevojës së tyre për të kënaqur dhe nxitur kureshtjen fëminore në të gjitha fushat edukative që parashikon programi i edukimit në kopsht. Jo vetëm tematika, por të vepruarit konkret, që parashikon çdo veprimtari e librit, e bën këtë libër të këndshëm për të rriturit që duan të orientojnë drejtë procesin edukativ me fëmijët parashkollorë.


6. Zhvillimi dhe të mësuarit mbart karakteristika individuale.Çdo fëmijë ka ritmet dhe karakteristikat individuale të rritjes dhe të zhvillimit, si dhe stilin e të mësuarit. Shumëllojshmëria e veprimtarive të paraqitura në libër ndihmon të rriturit të përzgjedhin për fëmijët e tyre apo për një grup fëmijësh ato veprimtari që përmbushin më mirë nevojat e secilit. Iu takon të rriturve të përzgjedhin kur dhe ku duhet të realizojnë këtë apo atë veprimtari, në mënyrë që t’u përgjigjen në kohën dhe në vendin e duhur dëshirës së fëmijës për të luajtur, vepruar dhe mësuar. Vlerat e librit do të rriteshin, nëse të rriturit do t’i respektonin këto parime në përdorimin e këtij libri me fëmijët e tyre.

Si mund të përdoret ky libër? Një veçori e modeleve të përmbledhura është që ato zbatohen duke përdorur materiale të riciklueshme apo, siç quhen ndryshe, materiale me kosto të ulët. Veprimtaritë janë shoqëruar me rekomandime për moshën e fëmijës, aftësitë që ai krijon apo zhvillon, si dhe me sugjerime për fusha të tjera zhvillimore, ku mund të përdoren këto veprimtari. Është bërë kujdes që modelet të kenë shkallë mesatare vështirësie për moshën që do t’i punojë, por në disa raste janë përfshirë edhe veprimtari për fëmijë që, në një fushë të caktuar, kanë një zhvillim pak më tepër se mesatar. Që aktivitet të jenë të suksesshme, rekomandohet që të ndiqen me kujdes udhëzimet me të cilat është shoqëruar secili model. Është bërë kujdes që përshkrimet e modeleve të jenë në një gjuhë të thjeshtë, në mënyrë që të kuptohet lehtë prej të gjithë kategorive të përdoruesve. Gjithashtu, libri paraqet teknika të reja të të punuarit, të cilat mund të jenë pak të njohura për përdoruesit. Shpresojmë që kjo nuk do të jetë një pengesë për të punuar me librin. Libri do të ketë modele që zhvillojnë aftësi e shprehi të llojeve të ndryshme, në mosha të ndryshme. Modelet orientohen në zhvillimin e përfytyrimit, zhvillimin konjitiv, aftësinë bashkëpunuese në punët në grup, zhvillimin e aftësive gjuhësore, matematikore, të orientimit në kohë dhe në hapësirë etj. Mësuesit, infermierët, kujdestarët si dhe familjarët e këtyre fëmijëve duhet të identifikojnë nevojat e tyre dhe t’i nxisin të punojnë me ato modele që janë në gjendje t’i kryejnë. Pjesë të këtij libri kanë ardhur te ne prej bashkëpunëtorëve tanë, qofshin këta prindër apo arsimtarë, por dhe nga vetë fëmijët. Kjo është edhe një arsye që na shtyn të besojmë se fëmijët do të kenë kënaqësi për të punuar me përgatitjen e këtyre modeleve. Në mënyrë më të përmbledhur, libri përmban: - Veprimtari të ndara në dy blloqe të mëdha: veprimtari për moshën 0-3 vjeç dhe veprimtari për moshën 3-6 vjeç. Nëndarjet në këto dy blloqe iu përgjigjen fushave zhvillimore, përkatësisht sipas grupmoshës si më poshtë:


(0-3 vjeç) Aftësi intelektuale Aftësi sociale Aftësi fizike Aftësi gjuhësore Aftësi emocionale

(3-6 vjeç) Edukimi qytetar Zhvillimi gjuhësor dhe elementët e shkrimit Zbulimi i vetëvetes dhe i botës Edukimi artistik Hapësira, rregullat dhe përmasat

- Veprimtari të ilustruara me vizatime të përshtatshme për moshën përdoruese. Është bërë kujdes që edhe ngjyrat e përdorura të jenë po ashtu të përshtatshme për moshat 0-6 vjeç - Udhëzime për ecurinë e punës për krijimin e secilit model. - Materialet e nevojshme për të punuar me secilin model. - Shkathtësitë dhe shprehitë që fitojnë fëmijët gjatë punës, në fushat përkatëse - Sugjerime për përdorime të mëtejshme të aktivitetit apo modelit të krijuar në dobi të fushave të tjera zhvillimore. - Është bërë kujdes që udhëzimet dhe sugjerimet të jenë të kuptueshme dhe të dobishme për këdo që asiston fëmijën në punë, qoftë arsimtar apo prind. - Një fjalorth i cili do të bëjë të qartë të gjithë termat e përdorura në këtë libër, të cilat mund të mos jenë të qarta për grupet e ndryshme të përdoruesve.

Materiale të ndryshme që mund të përdoren për të punuar Shumë objekte të hedhura, të tilla si: gurë të vegjël, gazeta të vjetra, enë të vjetra, si dhe shumë gjëra të tjera, në dukje të pavlera, mund të jenë të vlefshme për punën me fëmijët. Ato nuk kushtojnë fare ose kushtojnë pak. Shpesh për këto lloj materialesh përdorim termin “materiale të riciklueshme” ose materiale me kosto të ulët. Të rriturit mund t’i orientojnë dhe nxitin fëmijët për t’i mbledhur këto sende. Ndoshta, në mjedisin ku jeton apo punon fëmija, në shtëpi apo në institucion, mund të ketë një kënd-magazinë, ku mund të vendosen materialet e grumbulluara. Duke i parë, si fëmijëve, ashtu edhe të rriturve, mund t’u vinë herë pas here ide se si mund t’i përdorin ato. Pasi të kenë krijuar diçka me këto materiale, ata mund të caktojnë pjesë të ndryshme të mjedisit për t’i ekspozuar punimet e tyre. Modelet e prodhuara prej materialeve me kosto të ulët kanë disa veçori: • Mund të krijohen nga të rriturit nga fëmijët, si dhe në bashkëpunim me njëri –tjetrin. • Mund të krijohen e përdoren në mënyrë efektive, pa patur nevojë për shumë shpenzime. • Procesi i prodhimit të tyre është i thjeshtë dhe i pakushtueshëm. • Prodhimi i tyre nuk kërkon shumë kohë.


Një kënd pune ku janë ekspozuar materialet e mbledhura nga fëmijët

• Lënda e parë për prodhimin e tyre është e lirë dhe gjendet lehtë në mjediset përreth. • Lehtësojnë të mësuarit e fëmijëve, e afrojnë atë me realitetin, duke e bërë konkret. Lënda e parë për prodhimin e tyre mund të nxirret prej: • Materialeve nga natyra: p.sh. gjethe të ndryshme, shkopinj, fara bimësh, lëvore pemësh, guacka, lëkurë kafshësh, kocka kafshësh, gurë të vegjël me forma dhe ngjyra të ndyshme, ekzemplarë mineralesh, pupla, boçe pishe, koçanë misri, pambuk, arra, thjerrza, gështenja etj. • Mbetje shtëpiake: libra dhe gazeta të vjetra, enë të vjetra, kanoçe ose shishe pijesh freskuese, shishe qumështi, kuti kosi frutash, pjesë nga pajisjet e prishura shtëpiake, si biçikleta, manjetofoni, televizori, radioja etj., copa me ngjyra, kopsa me ngjyra, veshje dhe çorape që nuk vishen më, penjra me ngjyra, fije leshi ose akriliku, kartpeceta, role letre higjenike apo letre kuzhine, llastikë, monedha, spango, kruajtëse dhëmbësh, pjesë lodrash të vjetra, tapa shishesh, fruta e perime të ndryshme, lëvozhga veze, kuti shkrepsesh, tapa shishesh, rruaza, rrotës peri, lidhëse këpucësh, pirunj, lugë apo thika plastike, kavanozë etj. • Mbetje industriale: llampa elektrike të madhësive të ndryshme, bateri të llojeve të ndryshme, kuti kartoni për ambalazhe të ndryshme, mbështjellje bukë peshku të pajisjeve të reja shtëpiake, allçi, tela të trashësive të ndryshme, zinxhirë, gozhdë, thumba, sfungjer, letër zmerile etj. Sigurisht që nuk mund të mënjanohen mjetet e blera të llojit: plastelinë me ngjyra ose argjil, fletore punëdore, lapsa, lapustila, bojëra uji ose vaji, vizore, karton i bardhë, kordele apo lidhëse, ngjitës, vinovil, letra ngjitëse, furçe boje, letër zumpara, pinca, kapse akulli, gërshërë, thikë e mprehtë, gjilpërë dhe fije, gjilpëra me kokë, letër kalk etj. Do të ishte shumë ndihmëse për edukatorin, nëse ai përfshin në procesin e grumbullimit dhe prodhimit të modeleve jo vetëm fëmijët por edhe prindërit, veçanërisht duke iu kërkuar të kryejnë detyra specifike në varësi të profesionit që kanë. Materiale nga natyra dhe mbetje shtëpiake P.sh., një prind marangoz do të ishte shumë i


Mbetje industriale

Kanceleri

Bojra dhe penela

dobishëm për të krijuar një lodër prej druri, një elektriçist mund të krijonte qarqe elektrike të thjeshta etj. Madje, ata mund të ftohen ta bëjnë këtë në prani të fëmijëve, të cilët do ta kuptonin më mirë ndërtimin dhe funksionimin e modelit, ndërsa shikojnë prindërit duke e ndërtuar atë.

Këshilla për të rriturit që do të ndihmojnë fëmijët për të punuar I. Përpiquni të jeni të dobishëm për fëmijët tuaj gjatë punës! • Prind e edukatorë, bashkëpunoni për të njohur botën e fëmijës. Kështu do të keni mundësi t’i përfshini ata në veprimtari të përshtatshme për moshën, mundësitë dhe aftësitë e tyre individuale. • Përpiquni të arrini bashkëveprimin prind – edukator, për ta çliruar nga emocionet dhe për ta nxitur fëmijën të zhvillojë idetë e tij. Nga ky bashkëveprim, ngushtohet dallimi mes mjediseve kopsht – shtëpi. • Lërini të lirshëm fëmijët e institucionit të lëvizin në grupet e ndryshme. Kështu, ata kanë mundësi të shkëmbejnë informacion dhe përvoja mes njëri- tjetrit. Stimuloni dhe motivoni fëmijën gjatë ecurisë së punës në një veprimtari. • Nëse jeni në rolin e edukatores, mundohuni të bëni rol të dyfishtë - nënë dhe mësuese. • Ndihmoni fëmijët me pyetje të hapura për t’’u dhënë mundësi të shprehin sa më shumë ide. • Nxitni diskutimet në grup, nëse ndonjëri prej fëmijëve shpreh një ide, e cila ju intereson për ta zhvilluar më tej punën me ta.


• Përpiquni të mos jepni ju përgjigjen e pyetjes së radhës! Nxitini fëmijët e tjerë të tregojnë çfarë dinë rreth pyetjes së shokut të tyre. Në fund, sistemoni ato që u thanë dhe plotësoni me informacion shtesë atë që fëmijët nuk e kanë përmendur, por që është e nevojshme ta dinë. • Krijoni mjedis të përshtatshëm pune. Para se të nisni një veprimtari, shtroni diçka, si p.sh. një tabak kartoni, mushama, fibër të hollë, kompesatë të hollë etj., të cilat do t’ju shërbejnë si sipërfaqe pune. • Bëjeni të ditur që në fillim llojin e veprimtarisë që sugjeroni të kryeni. Kërkoni të zbuloni sa e rëndësishme është veprimtaria për fëmijën, para se të filloni të punoni me të. • Jepni udhëzime të qarta për punën që do të kryejnë fëmijët, duke përdorur një gjuhë të thjeshtë e të përshtatshme për moshën e fëmijëve me të cilët punoni. • Vendosni që në fillim rregullat e punës. Nxitini fëmijët t’i vendosin vetë ato, dhe, më pas, t’i zbatojnë. P.sh.. disa rregulla mund të ishin si më poshtë: • Ec pa vrapuar nëpër dhomë! Të vrapuarit krijon mjedis të papërshtatshëm pune dhe mund të vriteni me njëri- tjetrin. • Sillu mirë me shokët! • Kërko leje kur flet dhe fol me rrradhë! • Dëgjoje shokun deri në fund pa e ndërprerë! • Flit me zë të ulët gjatë punës! • Vendos lodrat ose materialet e punës, në vendin e tyre në fund të veprimtarive! • Përdor gjatë punës me shokët fjalët magjike: të lutem, më fal, urdhëro, faleminderit etj. • Puno vetëm me materialet që janë caktuar për të punuar, që të ruani muret dhe tavolinat nga shkarravitjet! • Nëse punoni me grupe fëmijësh, mundohuni të ndani rolet e secilit sipas aftësive individuale të tyre. • Modeloni ju, së pari, nëse është e nevojshme. Një mënyrë e mirë për të nxitur fëmijën të punojë është të modelojnë të rriturit. Fëmijët mësojnë më shumë, në qoftë se të rriturit luajnë me ta. • Punojeni përsëri modelin. Para se të kaloni në një nivel të dytë të veprimtarisë, jepuni mundësi fëmijëve të përsërisni së bashku veprimet që keni kryer ju më parë. • Fëmijët kanë nevojë për të ndërtuar gjëra, t’i rregullojnë dhe t’i prishin përsëri. Kjo ndodh sepse fëmija mëson duke bërë. • Ruani qetësinë kur ndihmoni dhe luani me fëmijën tuaj. Mos u shqetësoni apo mos e humbisni qetësinë kur ai nuk e bën veprimtarinë sipas udhëzimeve tuaja. Kjo do të thotë se ai ka nevojë për më shumë udhëzime dhe ndihmë nga ju ose se ai nuk është gati për një veprimtari që ka këtë nivel vështirësie. • Nëse zbuloni shenja ankthi gjatë punës, përpiquni të zbusni sadopak, gjendjen emocionale të fëmijës. Ai punon mirë, nëse ndjehet i lirë, i pavarur, emocionalisht i qetë dhe i sigurt që nuk do të gjykohet keq për çka nuk e bën dot.


• Ndiqni interesin e fëmijës në lojë, mundohuni të mos i imponoheni atij, por ta ndihmoni! Fëmija do të punojë ose luajë kur ai do dhe ne duhet ta nxisim atë. Mos e vazhdoni veprimtarinë tej cakut të durimit apo të interesit të fëmijës. • Fëmijës i duhen dhënë lodrat me nivelin e duhur të vështirësisë. Ato nuk duhet të jenë shumë të lehta apo shumë të vështira. Niveli i vështirësisë së lojës së fëmijës nuk varet nga mosha e tij, por nga aftësitë dhe shprehitë që ai ka fituar, zhvilluar. • Kujtoni se shumë informacion njëherësh nuk mbahet mend ose e çorienton fëmijën. • Kujtoni se nëse fëmija mëson fillimisht diçka të gabuar, është shumë e vështirë t’ia shlyesh dhe zëvendësosh atë me njohurië e sakta. • Dokumentojeni punën e fëmijës në mënyra të ndryshme, me dosje, me foto, me filmime, me ekspozita në mjediset ku ai punon ose rri etj. Kjo do t’ju japë mundësi ju, të rriturve, të ndiqni përparimin e tij në kohë, kurse të vegjëlve do t’u rritë vetëvlerësimin dhe vetëbesimin.Ata, gjithashtu, pëlqejnë të shikojnë foto të tyre në punë e sipër, të kryera në këtë moshë. • Vlerësoni çdo punim si të mirë: nuk ka punime të këqija, ka mënyra të ndryshme të të shprehurit të idesë nga fëmijë të ndryshëm. • Ekspozoni punën e fëmijës në një kënd të klasës apo dhomës së tij të ndenjes. • Pas çdo veprimtarie, kërkoini fëmijës të pastrojë mjedisin e punës dhe të vendosë çdo gjë në vendin e paracaktuar. Nxiteni të përgatitet për një aktvitet ose lojë të dytë, pasi të ketë pastruar apo vënë nëpër vende mjetet/lodrat e para. • Përdorni fëmijët për të drejtuar herë pas here veprimtaritë e shokëve të tyre. Ndërroini fëmijët - drejtues të veprimtarive herë pas here, për t’u dhënë mundësi të gjithëve ta kryejnë këtë rol. Kjo u lehtëson ju të rriturve dhe u jep atyre kënaqësinë të kryejnë role të reja. • Nxitni diskutimet prind- edukatorë rreth punëve që kryejnë fëmijët. Kjo mund t’ju japë mundësi të njihni karakterin dhe interesat e të voglit edhe më mirë. 2. Kujdesuni për sigurinë e fëmijës tuaj gjatë punës! • Lejojeni fëmijën, që në moshë të vogël, të njohë materiale të llojeve të ndryshme. Lejojeni të eksperimentojë me to duke i prekur, futur në gojë, përplasur etj. Qëndroni pranë tij në këtë proces njohjeje. Është e pranueshme që gjatë procesit të njohjes dhe eksperimentimit fëmija të mund të vritet, për aq sa kjo nuk shkakton plagë apo dëmtime serioze. Shpesh fëmija mëson efektin shkak-pasojë gjatë eksperimentimeve të ndryshme. Nëse tregoheni më të kujdeshëm sesa është e nevojshme, ju i mohoni atij një pjesë të njohjes të botës që e rrethon. • Mbajini lodrat të pastra dhe lajini shpesh, pasi moshat e vogla përpiqen t’i eksplorojnë duke i futur në gojë. • Para çdo veprimtarie, njiheni fëmijën me materialet dhe lëreni disa çaste t’i njohë ato nën vëzhgimin tuaj. Ofroini fëmijës materiale të ndryshme dhe tregoini si duhet t’i përdorë në aktivitete të tilla, si në ngjitje letrash, vizatim, punë me penel, përkulje telash, modelime me baltë etj.


• Jepuni porosi për përdorimin dhe efektet e secilit prej materialeve që përdorni. Lëreni fëmijën të eksperimentojë me materialet që përdor për herë të parë, para se t’i përdorë ato në një veprimtari më serioze. Psh., jepuni të ngjyrosin, të lyejnë mbi një letër tjetër; tregojuni që peneli, pasi është lyer me bojë, kullohet me kujdes në anët e enës; me pastelinë punohet mbi një sipërfaqe pune; zakonisht punohet me mëngë të përveshura; vishet një mushama, kur punon, ose përdoren një palë rroba të veçanta për punë etj. • Kujdes në përdorimin e gërshërve, gjilpërave, ngjitësve, telave, thikave, pincave, thumbave, gozhdëve. Këto mund të gëlltiten apo të shkaktojnë plagë në duart apo trupin e fëmijëve. • Kujdes nga kavanozët dhe enët e tjera të qelqit që do të përdorni. Nëse thyhen, kthehen në rrezik serioz për fëmijën. • Kujdes kur punoni me kuti konservash, kanoçe “Koka –Kola” apo kuti të tjera metalike. Tehet e anëve të prera të tyre janë shumë të mprehta dhe mund të shkaktojnë plagë. • Kujdes nga fijet e shkrepëses. Materiali kimik i tyre është i rrezikshëm, nëse gëlltitet. • Kur të përdorni kuti cigaresh për lodrat tuaja, sigurohuni që nuk kanë cigare brenda. Fëmija mund të imitojë pirjen e duhanit, gjë që nuk është e shëndetshme për të. • Është e rëndësishme që lodrat të mos kenë anë të mprehta, për ta ruajtur fëmijën nga dëmtimet. • Ruajeni fëmijën nga lodrat me pjesë të vogla, pasi fëmijët mund t’i fusin në gojë dhe të mbyten me to. • Sigurohuni të mos përdorni bojëra helmuese ose ta mbani fëmijën nën mbikqyrje të rreptë kur punon me to. Plastelina ose bojërat e llojeve të ndryshme, është mirë të mos i fusin në gojë. Sigurohuni që kur të përdorni kuti plastike, si kuti me acid pllakash, klor, test enësh, shampo etj., ato të jenë bosh dhe të pastruara mirë. Kur këto kuti ende përmbajnë kimikate, lërini në vende ku fëmija nuk i arrin dot. • Në rastet kur fëmijët punojnë me gërshërë, tregojuni që në fillim mënyrën e mbajtjes dhe të përdorimit, për të shmangur dëmtimet e mundshme. Përpiquni të përdorni gërshërë me maja të rrumbullakosura për fëmijët. Majat e mprehta mund të shkaktojnë dëmtime të vetë fëmijës ose të shokëve të tij. • Këshilloini fëmijët të mos u afrohen shumë rezistencave kur ju duhet të ngrohin apo të shkrijnë materiale të ndryshme pune, mbasi ato janë rrezik për ta. • Mbaini nën vëzhgim fëmijët kur përdorin gjëra të rrezikshme, si tel, gërshërë, pinceta, brisqe etj. • Në veprimtaritë e edukimit qytetar, ku fëmijët mësojnë rregullat e ngrënies, krahas rregullave të përdorimit të thikës, lugës, pirunit, tregojuni edhe se si t’i përdorin ato pa u dëmtuar.





Aftësi intelektuale Aftësitë intelektuale të fëmijëve zhvillohen nëpërmjet lojës. Ai fiton eksperienca që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e tij jo vetëm intelektual por edhe mendor, social, gjuhësor dhe emocional. Nëpërmjet lojës fëmija mëson nocionet: i madh-i vogël, i gjatë i shkurtër, i butë – i fortë etj. Ai mëson shkakun dhe pasojën, nocionet hapësinore, njeh ngjyrat, diferencon, klasifikon, dhe grupon mjete, objekte dhe lodra. Ai shikon, dëgjon, mëson, eksploron, krijon, përqëndrohet, shijon, nuhat etj.


27

AftĂŤsi intelektuale




Aftësi intelektuale

30

PO SHAM AMPO SH









AftĂŤsi intelektuale

38













Aftësi sociale Fëmija është një qenie sociale. Ai duhet të krijojë lidhje dhe mardhënie me të tjerët, në veçanti me prindërit apo ata që i ka të afërt në mjedisin ku jeton, prania e të cilëve e bën atë të jetë i sigurtë. Ai zhvillon individualitetin, personalitetin, ndjenjën e pavarësisë, vetëvlerësimin, vetëveprim dhe bashkëveprimin. Të përkujdesesh për fëmijën pa e penguar në zhvillimin e tij për pavarësi, është art i madh i edukimit. Mungesa e pavarësisë e çon fëmijën në varësi, e cila është një lidhje e dëmshme prind-fëmijë.









Aftësi fizike Fëmijët lëvizin në mënyra të ndryshme. Zhvillimi motorik i tyre, si mbajtja e kokës, qëndrimi ulur, zvarritja, ngritja në këmbë, ecja e lirë, kërcimet, vrapimet, ngjitjet, zbritjet, tërheqjet, shtyrjet, etj. i japin mundësi fëmijës që të eksplorojë mjedisin që e rrethon. Përmes zhvillimit të aftësive fizike, fëmija ndihmohet të fitojë aftësi të rëndësishme për zhvillimin e tij intelektual, gjuhësor, emocional etj. Vrapimi, ngjitja e zbritja e shkallëve, ngarja e biçikletës dhe loja me top, etj janë elemente të rëndësishme të zhvillimit motor ku fëmija krijon lidhje e marrëdhënie me të tjerët, pra fëmija zhvillohet si i tërë. Kapja e sendeve dhe lodrave është shumë e rëndësishme për zhvillimin e motorikës fine, e cila zhvillon më tej shkrimin, vizatimin dhe disa nga aftësitë dhe talentet si: pikturën, rënien e veglave muzikore, etj.



























Aftësi gjuhësore Aftasitë gjuhësore përfshijnë gjuhën e gjesteve, mimikën dhe gjuhën e folur. Lëvizjet e trupit, mimika, të shikuarit, të qarit dhe djersitja hyjnë në mjetet shprehëse për fëmijën. Një nga format e rëndësishme të të mësuarit e gjuhës mbështetet mbi imitimin. Fëmija ka nevojë për një nxitje të komunikimit nga personat e afërt dhe kontaktet me ta. Nëpërmjet të folurit ai pasqyron zhvillimin e tij mendor. Nxitja më e mirë gjuhësore që ne mund t’i japim fëmijës është ndërtimi i mirë i marrëdhënieve me të. Kështu ai është i gatshëm të mësojë fjalë të reja, të komunikojë me ndjenja etj.













Aftësi gjuhësore

96


97

Aftësi gjuhësore




Aftësitë emocionale Aftësitë emocionale zhvillohen te fëmija si rezultat i ndjenjës së të qenurit i mbrojtur. Bebet e vogla dhe fëmijët kanë nevojë për afërsi trupore, përkëdhelje, t'u flasësh me zë të ëmbël dhe melodioz, mimikë shprehëse, etj. Kur fëmija merr kujdes emocional pozitiv, ai merr mesazhe se bota është e pranueshme dhe i përgjigjet ndjenjave, dëshirave dhe nevojave të tij, që ai të bëjë diçka, të krijojë, të jetë i interesuar, të jetë aktiv, i dashur e tolerant me të tjerët. Një kujdes i tillë është bazë për të pasur një fëmijë komunikues, tolerant dhe të pajisur me emocione pozitive për veten dhe botën që e rrethon. Të gjitha këto aftësi fëmija i fiton vetëm në marëdhënie me prindërit dhe me personat e afërm. Duke qenë i mbrojtur dhe i sigurt ai do të provojë kënaqësinë, gëzimin dhe do të kapërcejë ndjenjën e frikës, dështimit, trishtimit apo do të zhvillojë ato të habisë, durimit, ndjenjën e arritjes, të pushtetit etj.





















Edukimi qytetar Objektivi themelor i kësaj fushe është: Tu mësojë fëmijëve të jetojnë dhe të veprojnë së bashku. Secili fëmijë të mësohet si të bashkëveprojë me të tjerët, si të shfrytëzojë së bashku mjedisin që e rrethon, si të krijojë raporte dhe marrëdhënie të ngushta me shokët. Në këtë proces fëmija kupton që ai ka aftësi jo thjesht të qëndrojë me të tjerët, por edhe t’i kuptojë dhe të bashkëveprojë me ta për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, të ndihmojë dhe të bashkëpunojë për realizimin e veprimtarive. Fëmija kupton se jeton në një shoqëri ku nuk veprojnë vetëm rregullat e varësisë, por dhe rregullat që organizojnë jetën kolektive. Në tërësinë e tyre, rregullat e detyrojnë fëmijën të mbajë përgjegjësi dhe të shpjegojë veprimet e veta, të dëgjojë dhe të kuptojë mendimet e tjetrit, të diskutojë për problemet që dalin. Në këtë proçes fëmija fillon të krijojë personalitetin e tij, në disa drejtime: • në rrafshin emocional. Zhvillimi i aftësisë për të njohur dhe shprehur emocionet dhe ndjenjat; rritja dhe edukimi i ndjenjës së besimit, miqësisë dhe bashkëpunimit; • në rrafshin social. Njohja e fëmijës me mjedisin social që e rrethon, duke filluar nga ai i afërt për t’i shtrirë më tej. Njohja me mjedisin kulturor dhe traditat,që realizohet nëpërmjet veprimtarive që integrojnë edhe fushat e tjera të edukimit. Vlerë shumë të madhe ka pjesmarrja e fëmijëve në ngjarje të rëndësishme të komunitetit dhe • në rrafshin etiko-moral. Zhvillimi i marrëdhënieve shoqërore mbi bazën e njohjes dhe respektimit të vlerave morale dhe dinjiteti të secilit. Edukimi i ndjenjës së pavarësisë së mendimit dhe veprimit, i ndjenjës së përgjegjësisë në grupin ku bën pjesë dhe i pranon. Veprimtaritë e përditshme të kopshtit zhvillohen me pjesmarrjen e të rriturve etj. Përvetësimi i aftësive që lidhen me fushën e edukimit qytetar Fëmija duhet: • të pranojë dhe të respektojë rregullat e jetës në kolektiv; • të zbatojë rregulla elementare të sigurisë (lëvizja në rrugë, përdorimi i orendive etj.) dhe • të ndjejë përgjegjësi si anëtar i grupit. (për më shumë shih “Standartet e Përmbajtjes në Arsimin Parashkollor”, faqe 51, 52, 67).























Zhvillimi gjuhësor dhe elementet e shkrimit Kjo fushë përfshin aftësitë komunikuese që lidhen me gjuhën e folur dhe kontaktet e para me gjuhën e shkruar. Objektivat specifike të kësaj fushe janë: • të zhvillojnë aftësinë e komunikimit dhe të shprehjes; • të zhvillojnë aftësinë për të dëgjuar dhe kuptuar fjalët e bashkëbiseduesit; • të kuptojnë qartë fjalët dhe të jenë të kuptueshëm në të folur. Të formulojnë fjali të kuptueshme dhe të tregojnë për sende, ngjarje dhe persona duke përdorur drejt kohët e foljes; • të analizojë dhe të komentojë ngjarje të ndryshme; • të përshkruajë situata shpjeguese për të tjerët dhe të tregojë me pak fjalë një ngjarje në formë tregimi. Fëmija në moshën 3 vjeçare zotëron një sërë aftësishë gjuhësore që pasurohen ende më shumë nga veprimtaria e kopshtit. Në kopësht dallohen 2 lloj veprimtarish që nxisin dhe ndihmojnë zhvillimin e të folurit: Zhvillimi gjuhësor i fëmijës mbështet nga bisedat e rregullta me mësuesen si dhe nga bashkëveprimi me moshatarët. Aftësitë komunikuese. Fëmija duhet: • të marrë fjalën në mënyrë të kuptueshme, në situata të ndryshme: • të dialogojë; të tregojë; të shpjegojë, të formulojë drejt pyetjet dhe përgjigjet, të thotë dhe të mbaj mend tekse të shkurtra dhe t'i shpjegojë një të rrituri rrjedhën e ngjarjes ku nuk ka pjesë. Aftësitë në shkrim. Fëmija duhet: • të identifikojë dhe të kuptojë se përse shërbejnë librat, revistat, afishet, gazetat; • të njohë elementet e një teksti, dhe funksionimin e tyre; titullin, ilustrimet etj; • të dëgjojë dhe kuptojë leximin e një teksti, shpjegimin e rregullave të lojës; Aftësitë për të përdorur funksionet e gjuhës. Fëmija duhet: • të emërtojë sende, veprime dhe ndjenja të jetës së përditshme; • të ruajë në kujtesë dhe të përdorë në konteksin e duhur, fjalorin e saktë; • të dallojë ligjësitë e gjuhës; • të përdorë kohët e foljes; • të njohë dhe përdorë përemrat vetorë; • të përdorë fjalët që përdoren për të lidhur fjali të thjeshta etj. (për më shumë shih “Standartet e Përmbajtjes në Arsimin Parashkollor”, faqe 53, 54, 55, 65).







































Zbulimi i vetëvetes dhe i botës Objektivat themelore: • Zhvillimi i aftësive ndijore-perceptive dhe i skenave themelore dinamike (të ecjes, vrapimit, kërcimit, hedhjes) për t'iu përshtatur parametrave hapësinore dhe kohore të mjedisit ku jeton dhe vepron; • Përvetësimi progresiv i lëvizjeve të koordinuara dhe i kontrollit të veprimtarisë lëvizore, i aftësisë për të projektuar dhe kryer lëvizje të sakta dhe për të parashikuar ato të të tjerëve. • Tërësia e përvojave lëvizore dhe trupore të fëmijës, të përjetuara në drejtimin e duhur, ndihmon në krijimin e përfytyrimit pozitiv për veten. • Zbulimi i botës, që për fëmijën fillon me zhvillimin e trupit të vet, vazhdon me zhvillimin e mjedisit të afërm për t'u shkrirë më tej. Fëmija fillon të njohë dhe të tregojë ngjarje nga përballja me botën që e rrethon. Fillon të pyesë dhe të kërkojë përgjigje, fillon të drejtojë veprimtarinë e vet, të paramendojë rezultatet, të parashikojë ngjarjet dhe t'i shpjegojë ato me fjalë. Përvetësimi i aftësive që lidhen me fushën e zbulimit të vetëvetes dhe botës. Zbulimi i vetëvetes: Fëmija duhet të përvetësojë sjellje që i japin kuptim veprimit. Hap pas hapi fëmija ndëgjegjësohet për rezultatet e veprimeve të veta dhe krahason përpjekjet e bëra me rezultatin e arritur. Aftësitë e fëmijës zhvillohen në mjedise të ndryshme, në situata motivuese dhe të kuptueshme që nxisin përfshirjen e tij. Fëmija duhet: • Të përfshihet aktivisht në një sërë, vëprimtarish elementare si: vrapim, kërcim, kacavjerrje, hedhje, shtytje, manipulim; • Të jetë i sigurtë në veprimet e veta, të lëvizë në mjedise të lira dhe me orendi dhe të marra pjesë në zhvillimin e veprimeve trupore, të marra pjesë në lojra duke respektuar rregullat që i kupton; Zbulimi i botës. Fëmija duhet: • të ketë njohuri elementare për botën shtazore dhe bimore; • të përdorë materiale dhe objekte të thjeshta teknike; • të vërë në funksionim mekanizma të thjeshtë (montim- çmontim lodre) dhe të vëzhgojë vetitë e sendeve dhe ndryshimet që pësojnë. Të mësuarit e historisë dhe gjeografisë në moshën parashkollore përmblidhet në vëprimtaritë e ngjarjet e përditshme. (për më shumë shih “Standartet e Përmbajtjes në Arsimin Parashkollor”, faqe 56, 57, 58 dhe 66).

































Edukimi artistik Edukimi artistik përfshin një fushë të gjërë veprimtarish. Në këtë fushë përmblidhen të gjitha veprimtaritë që i japin mundësi fëmijës të komunikojnë nëpërmjet paraqitjes vizuale, tingullit muzikor, shprehjes dramatike, mjeteve audiozitive, etj. Komuniki audioviziv është i fuqishëm, mesazhet që marrin fëmijët janë të shumta dhe të larmishme. Edukimi artistik i njeh fëmijët me elemente të artit, u jep kënaqësi dhe mundësi të zhvillojnë dhuntinë artistike. Fushat e artit, që tradicionalisht zënë vend në veprimtaritë e kopshtit, janë muzika, arti i aplikuar, grafika dhe vizatimi. Një vend të rëndësishëm në edukimin artistik ka fituar veprimtaria tetrale dhe masmedia. Veprimtaria vizatimore, grafike dhe aplikative: Vizatimi për fëmijën është një mjet i rëndësishëm për të përshkruar dhe kuptuar realitetin, nëpërmjet tij fëmija mëson të përshkruajë me figurë një mendim, një fjalë, një ngjarje. Veprimtaria muzikore, veprimtaria vokale dhe vallja: • Përmajtja e veprimtarisë muzikore përmbledh: njohjen dhe dallimin e tingujve mjedisor: përdorimin e tingujve të zërit; përdorimin e mjeteve dhe instrumenteve tradicionale dhe elektronike; • Kurse veprimtaria vokale: këngë të ndryshme për fëmijë; lojra të kënduara dhe muzikimi i përrallava, tregimeve, vjershave të thjeshta. Dëgjimi muzikor: • Identifikimi i tingujve të realitetit që e rrethon fëmijën; dëgjimi i melodive të ndryshme; • Përvetësimi i artit të dëgjimit; zgjatja e një tingulli; intesiteti; lartësia;fragmente këngësh dhe perceptimi dhe riprodhimi i ritmit, i melodisë. Veprimtaria dramatike: Ka si qëllim të zhvillojë te fëmijët predispozitat e lojës teatrore, të zhvillojë imagjinatën, dëshirën për të shprehur dhe për të vepruar në kuadrin e një loje teatrore. Emisionet e masmedias: Është detyrë e mësueses të zgjedhë dhe të përdorë në funksion të veprimtarive edukative të kopshtit programet radiotelevizive, lojrat teknologjike, filmat vizatimorë dhe filmat për fëmijë, të cilat mund të shfrytëzohen me efektivet për të lehtësuar dhe nxitur përvetësimin e sjelljeve aktive dhe krijuese të fëmijëve. Arti aplikativ Fëmija duhet: • Të përceptojë marrëdhënie afektive me materiale në dispozicion; • Të ndërtojë diçka sipas dëshirës dhe imagjinatës vetjake: • Të provojë alternativa të ndryshme përpunimi; të përdorë teknika të vizatimit, modelit, kolazhit; të përdorë produktet e realizuara; të shprehet në një punim që nxit imagjinatën dhe të konstatojë rezultatet e arritura. (për më shumë shih "Standartet e Përmbajtjes në Arsimin Parashkollor" faqe 58, 59, 60, 67)











































































Hapësira, rregullat dhe përmasat Në këtë fushë përmblidhen të gjitha përvojat e fëmijëve që lidhen me klasifikimin, vargëzimin, numërimin, matjen, njohjen e formave dhe marrëdhëniet hapësinore. Këto përvoja, që më vonë shndërrohen në operacione matematikore, janë veçanërisht të dobishme për të përshkruar dukuritë e realitetit. Veprimtaritë e kësaj fushe lidhen me zgjidhjen e problemave që janë objekt i të menduarit, arsyetuarit dhe analizës. Njohja e formave: Forma është cilësi e objekteve, e cila duhet të njihet, të ndërtohet dhe të vizatohet nga fëmija. Shumëllojshmëria e veprimtarive që kryhen për këtë qëllim pasurojnë përvojën vëzhguese të fëmijës dhe parapërgatisin për konceptet gjeometrike. Orientimi në kohë: Orientimi në kohë është një nga momentet e rëndësishme të zhvillimit të fëmijës. Përvetësimi i tij realizohet nëpërmjet: • Ndërgjegjësimit të dallimit midis të tashmes dhe të shkuarës, në raport me çastin kur flet; • Ndërgjegjësimi për të ardhmen si një kohë që lidhet me një veprim që pret apo që dëshiron të ndodhë si dhe me qëllimin që ke për të realizuar diçka; • Njohjes, përvetësimit dhe përdorimit të fjalorit që tregon zhvillimin e veprimeve në kohë (tani, para, pas, dje, nesër...); • Njohjes të ritmeve të natyrës (nata, dita, stina, muaji, viti...); • Përdorimit të treguesve kohorë për klasën (ngrënia e mëngjesit, loja e organizuar, shëtitja...); • Orientimit në ngjarjet që janë zhvilluar në të kaluarën, duke përdorur kohët e foljes; Përvetësimi i aftësive që lidhen me fushën e hapësirës, rregullave dhe përmasave: Përballja me numrin. Fëmija duhet: • Të identifikojë vetitë e objekteve nëpërmjet: krahasimit, klasifikimit, renditjes dhe zgjedhjes. • Të përdorë proçedime numerike (numërimi, perceptimi global i sasisë) ose jo numerike (korrespondenca); • Të realizojë një bashkësi sendesh që kanë të njëjtin numër; • Të realizojë bashkësi sipas vetive të sendeve; • Të zgjidhë probleme që kanë të bëjnë me zmadhimin apo zvogëlimin e sasisë dhe • Të njohë dhe të përdorë renditjen e numrave (p.sh. të numërojë vajzat dhe djemtë në klasë). Përmasat. Fëmija duhet: • Të fillojë të krahasojë madhësi (gjatësi, volum, gjërësi) dhe • Të përdorë një masë referimi ekzistuese apo që krijon vetë (litar, shkop druri). (për më shumë shih "Standartet e Përmbajtjes në Arsimin Parashkollor" faqe 61, 62, 63, 64, 66)



















Materiale: letra me ngjyra, letra të bardha, karton, sipërfaqja e punës, lapsa ose bojra pikture, material ngjitës, gërshërë.

Hapësir a, r r e gullat dhe për masat 304

të krahasojnë dhe të përcaktojnë karakteristikat e sipërfaqeve të figurave e të formave gjeometrike. të përcaktojnë numrin e brinjëve dhe këndeve;

Dinosauri Prisni me gërshërë forma rrethore, katrore dhe trekëndore të madhësive të ndryshme. Ndërtoni me to dinosaurin duke kombinuar vendosjen e tyre. Shiko shembullin në figurë. Gjeni format që janë të njëjta.

të klasifikojnë objektet që ndërtojnë.





















Punime me gota plastike

GjarpĂŤri (punim me shishe plastike) 324


Nata në qytet (punim me oriz dhe bojra)

Mami dhe babi (punime me lëvozhga vezësh)

Vullkanet (punime me oriz dhe plastelinë) 325


Dinosaur me lëvozhga qepësh

Punime me fara të ndryshme e makarona 326


Kukulla prej lecke

Flutura (punim me copĂŤ dhe tel) 327


Ditë me shi (punim me copa lecke)

Lulishtja e Beratit (punim me fije akriliku)

Qielli me shi (punim me leckë dhe letër) 328


Merimanga (punim me tel e leshterikë)

Qilimi (thurje letrash në rrjetë teli, zbukuruar me rruaza) 329


Punime me tel

Punime me bojra uji 330


Punime me plastelinë

Fytyra e mamit (punime me argjilë dhe bojra)

Skulptura njerëzish me argjilë

331


Nën det (punim me bukë peshku dhe plastelinë)

Sirenat e vogla (punim me bukë peshku, guacka, rruaza e bojra uji)

Deti (punim me bukë peshku, guacka, bojra uji etj.) 332


Punime me mbetje kompesate dhe copa druri

Punime me mbetje kompesate dhe copa druri

Punime me mbetje kompesate dhe copa druri

333


Qyteti i Beratit (punim me fije shkrepse)

Qenushat (punim me mbetje kopesate, shkopinj dhe bojĂŤra uji)

Qyteti i Beratit (punim me copa kompesate, letra me ngjyra etj.) 334


Dinosaurët (punime me ngjitje gurësh)

Gurët e Kalasë së Beratit

Pylli i dinosaurve 335


Breshka (punim me materiale nga natyra)

Kolazh me materiale tĂŤ ndryshme

336

Zogu (punim me pupla)


Qenushi, rosa, mjelma, ketrushi, veza nĂŤ fole (punime me materiale nga natyra)

Pema (punim me gjethe, letĂŤr e bojra uji)

Objekt zbukurimi (punim me kuti kartoni, shkopinj e pupla) 337


Kolazh me barishte, shkopinj e boçe pishe

Kolazh me guacka, rërë, shkopinj, boçe pishe e leshterikë 338


Zbukurim me degÍ peme e çorape me ngjyra

Punim me gjethe e fije bari 339


Zbukurim (punim me role kartoni e bojra uji)

Krokodili (punim me pikerina vezĂŤsh) 340


Violina (punim me karton e bojra uji)

Firzamonika (punim me karton e bojra uji)

Kitara (punim me karton e bojra uji) 341


Koka e robotit (punim me kuti kartoni)

Flutura (punim me pjata kartoni, tub plastik, copĂŤ, leshterik, pupla dhe bojra uji)

Kllouni (punim me kuti kartoni, fije leshi dhe bojra uji) 342


Festa e shtrigave (punim me kuti kartoni, bojra uji, lecka e pupla)

Kukullat dhe mobiljet e tyre (punime me karton, lugĂŤ druri, fije akriliku e lecka)

Macet (punim me kuti karton, bojra uji e pupla) 343


Fshati (punim me kuti kartoni)

Fshati (punim me kuti kartoni) 344


Macja (punim me gazetĂŤ e spango)

Macja (punim me letĂŤr e bojra uji) 345


Punim me ngjitje figurash gjeometrike

Punim me ngjitje figurash gjeometrike

346

Punim me ngjitje figurash gjeometrike


Dielli, Hëna dhe yjet (punim me letër plastike)

Liqeni i luleve (punim me letër)

Dielli (ngjitje topthash letre të bëra shuk)

347


Dinosauri (punim me ngjitje copash letre)

Zbukurim (ngjitje copash me ngjyra dhe forma tĂŤ ndryshme) 348


Miqtë (punim me letër, bukë peshku dhe bojra uji)

Globi i të Drejtave të Fëmijëve (punim me letër dhe bojra uji). 349


Fjalorth Aftësi- mundësia që ka një njeri për të nxënë, për të përpunuar ose për të prodhuar; prirja dhe mjeshtëria për të kryer mirë dhe shpejt punën, zotësi. Bukëpëshku – polisterol; material industrial që përdoret për izolimin e banesave. Dizenjo – vizatime ose skica zbukuruese për materialet e tekstileve ose në letra, kartona etj. Disqe – pllakë e rrumbullakët prej druri e mbështjellë përqark me një rreth metali; çdo gjë e ngjashme me një të tillë. Dekorime – sende që zbukurojnë një dhomë, sallë. Dordolec – figurë e ngjashme me njeriun, që bëhet me shkopinj me rroba të vjetra. Efekt – pasojë, rrjedhim; ndikim i diçkaje a dobia që sjell ajo. Eksplorim – të shkosh në një vend të panjohur ose pak të njohur për të bërë vëzhgime ose për të zbuluar diçka; këtu; të kërkosh për diçka të re, ide e mendime të reja. Engjëll –qenie e mbinatyrshme që përfytyrohet si fëmijë me krahë i cili vepron në emër të Zotit. Etiketë – copa letre që i ngjitet një malli për të shkruar cilësitë apo çmimin e tij. Flatra – krahë Gëlltis – të përcjellësh në stomak ushqime e sende të tjera pa i përtypur. Gardh – rrethim i thurur me thupra. Grimcë- thërime. Galeri- kalim i nëndheshëm. Gjips – mineral gëlqeror me pluhurin e të cilit bëhet allçia. Gjurmë – shenjë që mbetet mbi sipërfaqen e diçkaje nga goditja ose prekja e saj. Hinkë – enë e vogël në formë koni me një gyp në fund. Ilustroj – pajis me skica me fotografi (një libër a revistë) për ta bërë përmbajtjen më të qartë. Impresion – përshtypje. Iluzion – perceptim i gabuar a i shtrembëruar i sendeve, i dukurive që na rrethojnë. Jele – kreshta e kalit. Kalk – letër e tejdukshme që përdoret për të kopjuar vizatime. Kaos – çrregullim i plotë. Konceptoj – të arrish të formosh koncept të qartë për sende a dukuri të botës reale; të kesh pikëpamje, mendime, ide për diçka. Kontur – vijë që rrethon një vizatim. Koordinim – ndërthurja e drejtë e disa aspekteve për të përftuar një produkt pune. Krijesa – qënie të gjalla. Kritere – norma ku mbështetemi për të përcaktuar nëse diçka është e drejtë ose jo. Kompaktë – trupa që përbëhen nga ngrimca të ngjeshura mirë; persona të lidhur ngushtë për një ide a qëllim i përbashkët. Krishtlindje – Festë kryesore e të krishterëve; dita e lindjes së Krishtit.


Larva – trajta fillestare e krimbave. E larme - lara-lara. Letër varaku – letër shumë e hollë që lyhet me pluhur ngjyrë ari ose argjendi. Livadh – fushë a shesh i madh me bar, pa drurë. Dërgoj mesazh – transmetoj përmbajtjen e një letre ose bisede dikujt tjetër për të shprehur ndjenjat. Mister – diçka e panjohur, shumë e fshehtë, e errët dhe e pashpjegueshme. Mozaik – figurë, portret që bëhet me copëza shumëngjyrëshe guri apo metalesh të tjera. Mori – sasi shumë e madhe, shumicë. Nuancë – ngjyrim. Pajisje – mjete, orendi, vegla, etj. që shërbejnë për të kryer një punë. Pineska – thumba me kokë të mëdhenj, të rrafshët. Portret – fotografia, piktura e fytyrës së njeriut. Pretendim – kërkesë e tepruar, e pamerituar, që dikush e paraqet si të drejtë e që i takon. Progresion – varg numrash që vijnë duke u rritur a duke u zvogëluar, në të cilën raporti nëpërmjet dy numrave që paraprijnë është i njëjtë. Poster – afishe; fletë me njoftime e vizatime për një shfaqje, aktivitet, për të transmetuar një mesazh etj. Puzzle – formuese; lojë fëmijësh e ndarë në pjesë. Refleks – kundërveprim i pavullnetshëm i organizimit të gjallë ndaj një ngacmimi të jashtëm a të brendshëm. Rekomandime – këshillë, porosi ose mendim që jepet për mënyrën si duhet vepruar a si të bëhet diçka. Sferë – trup i rrumbullakët që i ka të gjitha pikat e sipërfaqes së jashtme të baraslarguara nga qendra e vet. Sfond – fusha e një tabloje me ngjyrën kryesore, mbi të cilën bëhet piktura. Skicë – vizatim që paraqit vetëm vijat kryesore të diçkaje dhe që mund të plotësohet më pas me elementë të tjerë. Stampë – kallëp prej metali me trajtë të caktuar me anën e të cilit prodhohen në seri vegla me derdhje, me shtypje, etj. Stimilim – mjet a shkak që nxit e gjallëron një veprimtari ose që shtyn dikë për të punuar më me vrull. Shabllon – model sipas të cilit bëhen sende me të njëjtat përmasa. Shkathtësi – të qënit i shkathët, zhdërvjelltësi. Shufra – shkop i hollë e i përkulshëm, i pastruar nga degëzat e nga gjethet. Shkoklavit – zgjidh një fije që është ngatërruar. Tjerrës – lojë fëmijësh që përdridhet me dy fije anash. Vinovil – material ngjitës. Vemje – larva e disa fluturave që dëmton pemët e barishtet. Zmerile – lloj letre e ashpër që përdoret nga marangozët. Zhubrosje – rrudhje e një diçkaje.


Bibliografi Standartet e Përmbajtjes në Arsimin Parashkollor, 2002 John Adams Topys, “Pop- up cards”, 1980 Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, “Metodika e punës së dorës për grupin e tretë të fëmijëve të kopshtit”, 1977. John Adams Toys, “Optica illusions pad”, 1980 The millennium catalogue, “Saving your time and money” April 1999- March 2000. Ursula Barff” Lauter tolle Sachen die Kinder gerne machen”, 1955 Sally, Graham-Mc.Gregor, “Toys you can make children under four”, Book 2, 1980. Sally, Graham-Mc.Gregor,“Toys you can make for children under two”. Book 1, 1980 “Save the children”,“Zhvillimi i fëmijërisë së hershme”. Manual trajnimi, 2001, 2003. Save the children, “Konceptimi dhe organizimi i punës me klasa kolektive”, 2003. AM/AV, “Games to go”, 1985. John Cassidy, “ The klutz book of Knots”, 1985.




Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.