gazeta express

Page 31

SPORT 31

E premte, 8 janar 2010

Chelsea ndjek Iaquintan Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ka shprehur interesim për sulmuesin e Juventusit, Vincenzo Iaquinta ka bërë të ditur të enjten e përditshmja angleze “The Times”. 30-vjeçari është duke u rikuperuar nga lëndimi i gjurit, ndërsa Chelsea thuhet

se monitoron gjendjen e tij para se të vendosin rreth paraqitjes së një oferte para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit. Iaquinta është paraqitur në vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon, për shkak të lëndimit të gjurit që pësoi në muajin tetor.

Përgjithmonë në Real Madrid Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, ka bërë të ditur se dëshiron të përfundojë karrierën në gjigantin spanjoll. Ylli argjentinas u transferua në Santiago Bernabeu në vitin 2007 nga River Plate dhe planifikon të qëndrojë në Madrid

deri në fund të karrierës. “Do të ishte mirë të përfundoj karrierën këtu. Këtu është shtëpia ime e dytë. Për vitin 2010 dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Botëror me Argjentinën”, tha Higuain.

Fabrika e golave Lakers befasohet nga Clippers Pas gati tre vjetësh, Clippers ia doli t’i mposhtë Kobe Bryantin dhe shokët e tij, duke e krijuar befasinë e natës. Fitore të madhe arriti Boston në Miami me super Rondo në fund, ndërsa Cleveland e mposhti lehtë Washingtonin, që nuk mundi të llogariste në Arenas (i suspenduar). Pozitivë ishin edhe Hawks, Suns, Spurs e Jazz (pa Deron Williams). LA Clippers-LA Lakers 102-91 L.A. Clippers: B. Davis 25 L.A. Lakers: Bryant 33 Miami-Boston 106-112 Miami: Wade 44 Boston: Rondo 25 Atlanta-New Jersey 119-89 Atlanta: Crawford 29 New Jersey: Yi Jianlian 19 Cleveland-Washington 121-98 Cleveland: James 23 Washington: Jamison 26

Fernando Torres ka hyrë në histori të Liverpoolit si futbollisti, i cili më së shpejti ka arritur në kuotën e 50 golave. Por, ylli spanjoll nuk ndalet me kaq. Ai është zotuar të thyejë rekorde të reja, ndërsa është i vendosur t’i ndihmojë ekipit të përfundojë sezonin në katër pozitat e para në Premierligë dhe të fitojë në FA Cup. Ylli i Liverpoolit, Fernando Torres, synon të shkruajë emrin e tij në histori të klubit, duke shpërthyer në pjesën e dytë të sezonit. Dhjetë ditë më parë me golin e fitores që shënoi në Aston Villa, ai u bë futbollisti i cili më së shpejti ka arritur në kuotën e 50 golave në histori të Liverpoolit. Tani, reprezentuesi spanjoll synon të vazhdojë me gola, duke ngritur ekipin në zonën që siguron kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Torres arriti në kuotën e 50 golave në 72 paraqitje, duke mposhtur për tetë ndeshje rekordin e përbashkët të Albert Stubbins dhe Sam Raybould. “Është e jashtëzakonshme për mua, sepse Liverpool është njëri prej klubeve më të mëdha dhe më me histori në botë. Të gjithë ata që kanë luajtur këtu janë futbollistë të mëdhenj që kanë rekorde të shkëlqyeshme. Jam para tyre sa i përket golave dhe kjo është njëra

Torino hetohet për kurdisje

Minnesota-Golden S. 101-107 Minnesota: Jefferson 26 Golden State: Maggette 28 Oklahoma C.-New Orl. 92-97 Oklahoma City: Durant 27 New Orleans: West 19 San Antonio-Detroit 112-92 San Antonio: Parker 23 Detroit: Hamilton 29 Phoenix-Houston 118-110 Phoenix: Nash 26 Houston: Brooks 34 Utah-Memphis 117-94 Utah: Miles 24 Memphis: Young 22 Toronto-Orlando 108-103 Toronto: Bosh 18 Orlando: Lewis 24

prej gjërave më të rëndësishme që kam bërë në karrierën time. Por dua të vazhdoj të thyej rekorde në mënyrë që gjithmonë të jem në histori dhe në kujtimet e njerëzve. Jam duke e bërë punën time”, tha Torres për tabloidin anglez The Sun. Pavarësisht betejës së tij me lëndimet e vazhdueshme këtë sezon, 25-vjeçari Torres ka realizuar 12 gola në vetëm 14 paraqitje në Premierligë. Por, edhe pse ai synon të arrijë rekorde personale, objektivi kryesor i tij mbetet sjellja e titujve në Anfield pas tre sezoneve pa fituar asgjë. “Dua të shënoj po aq gola sa na nevojiten të arrijmë në pozitën e katërt në Premierligë dhe të fitojmë FA Cup. Kurrë nuk e them numrin e golave që synoj të arrij, por gjithmonë më pëlqen të shënoj më tepër se sezonin paraprak. Shpresoj, që nuk do ta kem aq vështirë sepse kam shënuar 17 sezonin e kaluar”, përfundoi ai.

Komisioni disiplinor i Federatës italiane të Futbollit (FIGC) ka filluar hetimet pas dyshimeve për kurdisje të një ndeshjeje nga Torino, klubi që garon në Serie B, kanë bërë të ditur mediat italiane të enjten. Dyshimet janë krijuar për ndeshjen ndërmjet Torinos

dhe Crotones, zhvilluar më 28 nëntor, e cila përfundoi me fitoren 2-1 për ekipin kalabrez dhe përfundoi aventurën e Stefano Colantuonos në postin e trajnerit të Torinos. Tre futbollistë të Torinos thuhet se kanë qenë të përfshirë në marrëveshjen për kurdisjen e ndeshjes që u përcoll me dorëheqjen e drejtorit sportiv, Rino Foschi. Torino është në krizë të thellë gjatë këtij sezoni në Serie B dhe aktualisht gjendet në pozitën e 11-të, pas rënies nga Serie A, sezonin e kaluar. Mirëpo, presidenti i klubit, Urbano Cairo, ka mohuar se ekipi i tij është nën hetime për kurdisje. “Nuk është duke u zhvilluar asnjë hetim, më është konfirmuar nga FIGC. Këto janë vetëm përpjekje për të krijuar çrregullime në klub”, deklaroi ai, gjatë një konference për shtyp.

Ronaldo, më i famshmi në Facebook Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është sportisti më i famshëm në Facebook, shkruan e përditshmja sportive spanjolle Marca. Ylli portugez mund të llogarisë në mbështetjen e 3.2 milionë tifozëve në uebfaqen e rrjetit social dhe gjendet para tenistit më të mirë në botë, zviceranit Roger Federer, i cili ka 3.18 milionë përkrahës, ndërsa i treti është notuesi amerikan Michael Phelps me 2.86 milionë. Ronaldo 24-vjeç, erdhi në Real Madrid nga Manchester United, gjatë verës së vitit të kaluar, duke shënuar transferimin më të shtrenjtë në histori

të futbollit, me vlerë prej 94 milionë euro. Ai është po ashtu futbollisti më fitimprurës në klubin, në të cilin në të kaluarën janë paraqitur yje si Zinedine Zidane dhe David Beckham. Ronaldo ka gjeneruar 80 milionë euro nga të ardhurat vjetore nga marketingu.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.