gazeta express

Page 28

28

E premte, 8 janar 2010

Sport redaktor: Valdet Hasani e-mail: valdet.hasani@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Hashani provohet te Shkumbini

Xhemajli, i zhgënjyer me humbjen

Virtyt Hashani është duke u testuar me Shkumbinin e Peqinit në përgatitjet që po i zhvillon ekipi shqiptar në Ulqin të Malit të Zi. Sulmuesi kosovar, i cili së fundmi luajti për KEK-un në Kosovë, do të mundohet t’i bindë udhëheqësit e klubit nga

Pa marrë parasysh humbjes së Parmës nga Juventus me rezultat 2:1, Blerim Xhemajli ndihet si fitues. Mesfushori shqiptar shfaqi një paraqitje të shkëlqyeshme dhe gjendej çdokund në fushë. Ai mendon se ekipi i tij Parma, i cili luajti më mirë në pjesën e dytë, nuk e meritoi humbjen. Ai ndihet i zhgënjyer me rezultatin përfundimtar.

Shqipëria, për të luajtur atje në pranverë. Për formacionin e trajnerit Përparim Daiu, ditë më parë nënshkroi kontratë futbollisti tjetër kosovar, mesfushori Driton Krasniqi, i cili po ashtu në vjeshtë luajti tek KEK-u në Kosovë.

“Juventus nuk ka bërë asgjë për të fituar”, ka thënë 23-vjeçari për uebfaqen zvicerane, blick.ch. Lojën e ish-futbollistit të Baselit dhe të Boltonit e ka përshëndetur edhe presidenti i Parmës, Tommaso Ghirardi. “Nëse Blerimi e përmirëson ende lojën e tij defanzive, do të bëhet njëri prej mesfushorëve më të mirë të Serie A”, ka thënë Ghirardi.

Emra ndahet me Trepçën Kampioni vjeshtor i Kosovës në futboll, Trepça nga Mitrovica, përfundimisht e ka humbur sulmuesin e saj, Uliks Emra. Pas Enis Fetahut dhe Arben Zhjeçit, edhe Uliks Emra të mërkurën mbrëma ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me skuadrën gjelbër e zi për stinorin pranveror. Sulmuesi prizrenas, tani është në kërkim të një klubi tjetër. Lajmin e ka konfirmuar për Express vetë Emra, i cili tregoi arsyet pse ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me “Xehetarët”. “Unë në muajin nëntor pata arritur

marrëveshje me zyrtarët e ‘Trepçës’rreth kushteve për ta vazhduar kontratën. Mirëpo, kur erdhi koha për ta nënshkruar kontratën, zyrtarët e ‘Trepçës’i ndryshuan fjalët, normalisht në disfavor timin. Prandaj, vendosa të mos e vazhdojë kontratën, sepse nuk arritëm gjuhë të përbashkët”, deklaroi Emra për Express. “E falënderoj ‘Torcidën’për përkrahjen, dhe shokëve të mi iu uroj suksese. Kurse, tani unë do ta gjej një klub tjetër. Jam i lirë dhe i hapur për oferta dhe normalisht se ofertën më të mirë do ta pranoj”, përfundoi sulmuesi këmbëshpejt.

Kosova (V) shet aksione Kriza financiare me të cilën po ballafaqohet Kosova e Vushtrrisë, i ka detyruar zyrtarët e këtij klubi që t’i vënë në shitje 50 për qind të aksioneve. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i deritanishëm i këtij klubi, Basri Asllani, i cili tani mbetet anëtar i kryesisë, dhe në vend të tij, kryetar është emëruar Fadil Krasniqi. “Të mërkurën në mbrëmje kryesia e klubit e ka mbajtur një mbledhje, dhe kemi vendosur t’i qesim në shitje 50 për qind të aksioneve, me qëllim që numri i aksionarëve

të klubit të rritet, dhe bashkërisht do ta kem më të lehtë mbajtjen e klubit në këtë kohë të vështirë”, deklaroi Asllani për Express. “Ky vendim ishte zgjedhja e vetme për ta përballuar krizën, sepse askush nuk është duke na ndihmuar. Nuk po na ndihmon as Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, as Ministria e Sportit, as Federata e Futbollit e Kosovës, dhe askush tjetër”, përfundoi Asllani, i cili shpreson se me marrjen e këtij vendimi, do të vijnë ditë më të mira për klubin bardh e kaltër.

Behrami i brengosur Luhatjet në aspektin financiar tek West Ham e rrezikojnë shumë klubin anglez. Mjaft i brengosur për këtë aspekt duket edhe futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami. West Ham gjendet në pozitën e 17-të në Premierligë dhe është -55 milionë euro. Kjo mungesë e qartësisë e frikëson 24 vjeçarin, për vazhdën e kampionatit. “Jashtë fushës do të duhej të kishte më shumë qetësi dhe stabilitet, sepse kjo do të ndihet edhe në fushë. Shpresoj që viti i ri të na

sjellë pozitivitet në të gjitha nivelet, sepse në këtë moment mungon entuziazmi”, theksoi futbollisti kosovar. Derisa pronarët e klubit vazhdojnë ta presin një blerës të tij, skuadra e Gianfranco Zolas shkon poshtë e më poshtë, pasi në gjashtë ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një fitore. “U kam kërkuar shumë herë zyrtarëve të tregojnë se si janë gjërat, është e rëndësishme që ekziston një raport reciprok”, theksoi në fund Behrami.

Kapllani përforcon Koblenzin Edmond Kapllani është përforcimi më i ri i TuS Koblenz. Sulmuesi shqiptar i është bashkuar klubit nga Bundesliga 2 gjermane të enjten, bashkë me futbollistin tjetër Andreas Glockner. Këtë lajm e ka bërë të ditur Tus Koblenz në uebfaqen e vet zyrtare. “Tus Koblenz ka marrë si huazim Edmond Kapllanin nga Augsburg. Kapllani do të jetë pjesë e Koblenzit, deri me 30 qershor të vitit 2010”, shkruante

në uebfaqen e klubit. Gjatë sezonit vjeshtor, Kapllani pati vetëm dy paraqitje me Augsburg, ku kishte arritur nga Karlsruher. Përfaqësuesi shqiptar, tek Koblenz pritet t’i bashkohet kolonisë shqiptare të futbollistëve: Shefki e Njazi Kuqi, Shqipëron Skeraj, Ervin Skela, Renaldo Rama dhe Almir Murati. Kapllani është angazhuar për ta ndihmuar Koblenzin, i cili rrezikon të bie nga Bundesliga 2 gjermane.

PUNE PER NE Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, thotë se selektori Agim Kasapolli nëse dëshiron është i lirë të japë dorëheqje dhe kjo është e drejtë e tij. Kasapolli, një ditë më herët paralajmëroi se do të largohet nga detyra e tij, nëse FBK-ja nuk e organizon një ndeshje miqësore ndërkombëtare për Përfaqësuesen e Kosovës, më 17 shkurt. Sipas Belegut, selektorit nuk i takon të merret me këto punë. Valon Konushevci valon.konushevci@gazetaexpress.com

Prishtinë, 7 janar — Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu, ka thënë të enjten se selektori i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Agim Kasapolli, nëse dëshiron është i lirë të japë dorëheqje dhe se kjo është e drejtë e tij. Deklarata e Belegut ka ardhur një ditë pasi Kasapolli paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga detyra e selektorit, nëse FBK-ja nuk

e organizon një ndeshje miqësore ndërkombëtare për Përfaqësuesen e Kosovës më datën 17 shkurt - për nder të Ditës së Pavarësisë. Madje, Kasapolli pati deklaruar se nëse nuk zhvillohet një ndeshje e tillë në Prishtinë më 17 shkurt, atëherë në shtëpi duhet të shkojnë edhe zyrtarët më të lartë të FBK-së, përfshirë edhe kryetarin Belegu. Mirëpo, njeriu numër një i basketbollit kosovar, Erolld Belegu tha se me organizime të tilla duhet të merret FBK-ja, e jo selektori Kasapolli.

“Kasapolli është njeri i basketbollit. Por, mendoj se ai duhet të flasë rreth çështjeve profesionale të basketbollit, e jo të merret me çështje organizative, sepse atij nuk i takon të merret me menaxhim apo me organizim. Bordi i ka organet e veta të cilat merren me këto çështje, përfshirë edhe drejtorin e reprezentacionit”, tha Belegu për Express. Ai pohoi se Kasapolli është i lirë të jap dorëheqje nga detyra e selektorit, nëse vetë ai dëshiron ta bëjë një gjë të tillë. “Këto janë punë të brendshme

Rrustemi ndahet me Vllazninë Blerim Rrustemi nuk do të jetë më futbollist i Vllaznisë. Mbrojtësi kosovar dhe klubi shkodran, i kanë shkëputur marrëdhëniet përfundimisht të enjten, pas disa mosmarrëveshjeve. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti kosovar të enjten përmes telefonit. “Është e vërtetë, sot e shkëputa kon-

tratën. Drejtuesit e klubit më akuzuan se kam ikur dy herë nga ekipi pa lejen e tyre. Por, kjo nuk është e vërtetë: të dyja herët jam larguar përkohësisht, me marrëveshje. Plus, rasti i tretë ndodhi tash. Ata më thanë se duhet të jem i pranishëm në stërvitje më 5 janar, por unë arrita atë natë vonë. Ata deshën të

ma gjuanin fajin, pasi i ndërruan fjalët”, ankohet 26-vjeçari. Gjithashtu, ish-mbrojtësi i “2 Korrikut” nga Prishtina, i cili tek skuadra nga stadiumi “Loro Boriçi”ishte transferuar si futbollist i lirë, tregoi se klubi shkodran i ka mbetur borxh dy rroga, për nëntor dhe dhjetor.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.