Koha Ditore

Page 144

një tabelë e pagave që marrin drejtuesit e KEK-ut, pagat e të cilëve arrijnë deri në mbi 4 mijë euro për një muaj. Artikulli përmbante listën me emrat e menaxherëve të KEK-ut dhe shumën e pagave të tyre. Menaxherët kryesorë, përveç pagës bazike që sillet prej 1.400 deri në 1.900 euro marrin edhe paga shtesë; për reprezentacion marrin nga 750 euro, mbushje për telefona mobilë nga 250 euro, si dhe për karburante të automjeteve nga 1.000 euro. Në faqen 2 të datës 19 shtator, KD-ja ka sjellë vazhdimin e stories për gjeneratorët e grabitur nga ana e ish- kryekuvendarit Nexhat Daci. “Daci mbetet në ‘terr – i merret gjeneratori”, thuhet në artikullin e radhës në të cilin bëhet me dije se Policia e Kosovës ia ka marrë gjeneratorët Dacit. Sipas artikullit, Kuvendi i Kosovës ia ka hequr privilegjin Dacit për t`i mbajtur gjeneratorët. Kësisoj, anëtarë të Divizionit të teknikës nga Kuvendi i Kosovës kanë marrë njërin nga dy gjeneratorët, të cilët Daci i ka blerë me mjete të buxhetit të Kuvendit. Më 25 shtator në faqen 4 është botuar artikulli me titull: “7,5 milionë euro kosovare për menaxherët ndërkombëtarë të KEK-ut”, në të cilin zbardhen faktet, të cilat kanë të bëjnë me pagat e menaxherëve ndërkombëtarë të KEK-ut. Në këtë artikull, KD-ja ka botuar edhe faksimilen e dokumentit “Kosovo Annual Action Programe 2006” (Programi vjetor i veprimit për vitin 2006), ku konfirmohet se 7,5 milionë euro për kontratën e parë dyvjeçare për ESBI-në janë siguruar nga buxheti i konsoliduar i Kosovës. Në faqen 5, të datës 26 shtator “Drejtoresha e ‘pensioneve’ mbi 100 mijë euro rrogë e bonuse në vit”. Sipas shkrimit Arjeta Koshutova merr 72 mijë euro pagë vjetore dhe 30 mijë euro bonuse vjetore. Sipas artikullit Koshutova nga marsi i vitit 2005 përveç rrogës së majme prej 72 mijë eurosh në vit, gëzon edhe bonuse prej 30 mijë eurosh në vit, para të cilat merren nga taksapaguesit kosovarë. Më 27 shtator në faqen 5 është botuar artikulli “Veturat zyrtare - dobësia e ish-kryeministrit Kosumi”. Sipas artikullit, auditorët kanë konstatuar se për vitin 2005, zyra e kryeministrit ka shfrytëzuar veturat zyrtare sa ka mundur, ndërkohë që parregullsi të mëdha janë konstatuar edhe te mëditjet. Më 28 shtator në faqen 7, është botuar artikulli “Drejtoresha Dobruna 2.500 euro rrogën bazë, ben144

eficione sa të dojë”. Sipas artikullit këto të dhëna i ka bërë të ditura Sindikata e Pavarur e KEK-ut. Kësisoj sipas vendimit të Bordit të KEK-ut, menaxheri ekzekutiv mund të shfrytëzojë karburante për të udhëtuar 10 mijë kilometra në muaj, ndërkaq menaxheri i shkallës së dytë mund të udhëtojë 5 mijë kilometra në muaj. Në faqen 2, të datës 30 shtator është botuar artikulli i autorit Blerim Xhemajli me titull: “Mik futbolli me ‘terroristin’”, në të cilin flitet për pejanin Princ Dobroshi, i cili ishte dënuar me burg disavjeçar në Norvegji e Çeki për trafikim të narkotikëve dhe i akuzuar njëherësh për lidhje me Arfan Qadeer Bhattin. Gjatë muajit tetor, KD-ja ka sjellë serinë e intervistave me njerëz të skenës politike kosovare të realizuara nga Shkëlzen Gashi. Në “Statusi pa pardon”, këta njerëz kanë shfaqur opinionet e tyre lidhje me perspektivën e zgjidhjes së statusit të Kosovës. “Rektori kërkon 170 mijë euro për këshilltarin e tij”, shkruan në numrin e datës 18 tetor “Koha Ditore”. Sipas artikullit të autores Selvije Bajrami, rektori


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.