
1 minute read
VIZIONI

Vizioni konceptohet si ideal i cili i ka rrënjët në aspektin human, natyror, gjeografik, ekonomik, social, historik e kulturor të komunës. Ai synon të përmbushë pritshmërinë dhe aspiratat e komunitetit dhe të përcaktojë një drejtim të qartë të zhvillimit socio-ekonomik lokal.
Advertisement
Ndërsa përcaktimi i misionit, ndihmon në vendim-marrjen lidhur me rrugët dhe mënyrat për të arritur ndryshimet që nevojiten. Në funksion dhe realizimit të vizionit janë caktuar disa synime dhe objektiva të cilat do të elaborohen në vijim.
"Komuna e Vitisë si një vend i pasur me infrastrukturë të zhvilluar rurale, shërbime publike-private efikase dhe një mjedis ekologjik të pasur, që promovon zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë nëpërmjet shfrytëzimit racional të tokës për prodhimtari konkurruese, zhvillimin e turizmit rural dhe agroturizmit, duke shfytëzuar resurset natyrore të pasura të komunës së Vitisë."
Ky vizion synon të përcaktojë një strategji të fokusuar në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit rural në komunën e Vitisë, duke i mbështetur të dyja nëpërmjet shfrytëzimit racional të tokës dhe resurseve natyrore të pasura të kësaj komune.
Komuna e Vitisë ka një infrastrukturë të zhvilluarruraledheshërbimepublike-private efikase, dhe kjo strategji synon të përdorë këto resurse në mënyrë që të ndihmojë në zhvillimin e një bujqësie të integruar, të bazuar në shfrytëzimin racional të tokës për prodhimtari konkurruese. Kjodotëndihmojë në rritjen e kualitetit dhe produktivitetit të prodhimit bujqësor në komunën e Vitisë dhe në rritjen e të ardhurave të banorëve të kësaj komune.
Misioni
Misioni i Strategjisë Zhvillimore për Grupin Lokal të Veprimit
VITIA, është të ndikojë në rritjen ekonomike të komunitetit, në rritjen e mundësive të punësimit, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të komunitetit.
Grupi Lokal i Veprimit do të angazhohet për të ndërtuar një komunitet të fortë, të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm në të ardhmën.