5 minute read

VLERËSIMI I GJENDJES AKTUALE

Komuna e Vitisë ndodhet në pjesën juglindore të vendit dhe kufizohet me Gjilanin, Ferizajn, Kaçanikun, Kllokotin dhe me Maqedoninë e Veriut. Komuna ka një pozicion të volitshëm pasi shtrihet në pjesën qendrore të Ballkanit dhe kalojnë rrugë të rëndësishme regjionale dhe ndërkombëtare nga drejtimi veri-jug dhe lindje perëndim.

Popullsia e komunës është relativisht e re, ku më shumë se 40% janë në grupmoshën 0-19 vjeç. Ekonomia e komunës dominohet nga sektori bujqësor dhe kultivimi i perimeve.

Advertisement

Komuna ka një potencial të madh për zhvillimin e këtij sektori, me numrin e madh të fermerëve dhe traditën e vjetër në bujqësi. Megjithatë, sektori ka ngelur prapa në këtë drejtim pas luftës, dhe në vend të tij, tregtia kamarrënjë rol të rëndësishëm nëzhvillimin ekonomik të komunës.

Bazuar në rezultatet nga regjistrimi i popullsisë nga viti 2011 del se shkalla e papunësisë në komunën e Vitisë është më e lartë se ajo e Kosovës. Papunësia në këtë komunë është 48%. Popullsia e moshës mbi

15 vjeç në komunën e Vitisë është 32.819 banorë apo rreth 70%. Nga ky numër, popullsi aktive janë 13.147 banorë apo rreth 40%. Shkalla e papunësisë tek gjinia femërore është rreth 65%. Ndërsa tek gjinia mashkullore shkalla e papunësis është 42%.

Bazuar në të dhënat për punëkërkuesit sipas statistikave nga Agjencia e Punësimit, në komunën e Vitisë gjatë vitit 2019 kemi të regjistruar6.584 punëkërkues.Shkallaelartë e papunësisë ka prekur pothuaj të gjitha grup moshat e popullsisë, por më e theksuar është tekgrupmoshatemesme (35-44vjeç)menjë shkallë papunësie prej 33.5 %.

Zhvillimi Ekonomik

Meshkallëmëtëlartëtëpapunësisëparaqitet popullsia me kualifikime fillore (56.78%), më pas popullsia me nivel të shkollimit të mesëm (42.87%) dhe krejt në fund popullsia me shkollim të lartë (0.33%).

Nga të dhënat e siguruara nga ARBK për vitin 2020 rezulton se në komunën e Vitisë aktualisht aktivitetin e tyre e zhvillojnë 1197 ndërmarrje, me gjithsej 1882 të punësuar. Kjo don të thotë që mesatarja e numrit të punëtorëve për një ndërmarrje në komunën e Vitisë është 1.57 punëtorë/ndërmarrje.

Grupi punues ka identifikuar pabarazi të zhvillimit ekonomik në komunën e Vitisë, në 3 aspekte:

1. Pabarazi në punësim ndërmjet grupmoshave të ndryshme;

2. Pabarazi në punësim ndërmjet dy gjinive;

3. Pabarazi në shpërndarjen hapësinore të ndërmarrjeve të regjistruara (koncentrim i kapitalit).

Shkallaelartëepapunësisëkaprekurpothuaj të gjitha grup moshat e popullsisë, por më e theksuar është te grup moshat e mesme (35 deri 44 vjeç) me 33.57%. Ndërsa, gjendja e papunësisë tek grup moshat e tjera është si vijon:

- Tekgrupmoshat15deri24,përqindja e papunësisë është 6.68 %;

- Tekgrupmoshat25deri34,përqindja e papunësisë është 29.54 %;

- Tekgrupmoshat45deri54,përqindja e papunësisë është 24.16 %;

- Tek grup moshat 55+, përqindja e papunësisë është 6.04 %.

Shkalla e papunësisë tek gjinia femërore është rreth 65%, ndërsa tek gjinia mashkullorekjo shkallëështë më eulët, rreth 42%.

Në komunën e Vitisë, 22.8 % e ndërmarrjeve të regjistruara veprimtarinëe tyre ekonomike ezhvillojnënëqytetineVitisë(zonaurbane), ndërsa në vendin e dytë me përqindjen më të madhe të koncentrimit të bizneseve gjendet

Pozharani me 14.5 % të ndërmarrjeve të regjistruara, në vendin e tretë gjendet

Drobeshi me vetëm 4.8 % të ndërmarrjeve të regjistruara, i pasuar nga Smira në vendin e katërt, me 4.5 % dhe Skifteraj në vendin e pestë me 4.0 % të bizneseve të regjistruara. Fshatratnëtëcilatpjesëmarrjaebiznesevenë numrin total është më e ulët se 1 % janë fshatrat si vijon: Binça, Tërsteniku, Letnica, Devaja, Podgorci, Godeni i Madh dhe Çifllaku. Ndërsa vendbanimet të cilat nuk kanë asnjë ndërmarrje ekonomike të regjistruar, e numri i të cilave është vetëm 5, janë si vijon: Mjak, Stubëll e Poshtme, Shashare, Vërnakollë dhe Vërnez1

Bujqësia

Nga analizat e situatës në komunë vlerësohet se Komuna e Vitisë ka fond të konsiderueshëm të tokës bujqësore dhe të pyjeve e kullosave, që paraqesin potencial të rëndësishëm ekonomik. Arritja e efekteve ekonomike në bujqësi, është e lidhur me ristrukturimin e prodhimit të përcjellë me ngritjen e rendimentit në të gjitha llojet e produkteve bujqësore. Realizimi i një koncepti të tillë para se gjithash kërkon parandalimin e humbjes së tokës bujqësore ngandërtimet,konsolidiminesajdheshtimin esipërfaqevetë tokës së punueshme. Kushtet pedologjike, klimatike dhe sistemet e parapara për ujitje do të bëjnë të mundshëm që të ndryshojë struktura e shfrytëzimit të tokës së punueshme dhe të rritet vëllimi i prodhimit bujqësor. Partneritetet e prodhimit bujqësorë me industrinë përpunuese si dhe plasimi i produkteve bujqësore në treg janë ndër parakushtet themelore të zhvillimit të bujqësisënëfunksiontëzhvillimitekonomik.

Nevojat zhvillimore në bujqësi dhe blegtori:

1 PlaniZhvillimorKomunalViti2021-2029

- Mbrojtja dhe konsolidimi i tokës bujqësore dhe parandalimi e humbjes së saj nga ndërtimet;

- Mbështetja e fermerëve në ngritjen e pemishteve, serave dhe kapaciteteve konservuese;

- Modernizimi i sistemit të ujitjes dhe ofrimi i ujit të mjaftueshëm dhe cilësor për ujitje;

- Diversifikimi i prodhimtarisë dhe hulumtimi i tregjeve, lidhja me industritë përpunuese;

- Ndërmarrja e masave për ngritjen profesionale të fermerëve dhe nxitjen e bashkimit të tyre nsë organizata bujqësore përkatëse me qëllim të konsolidimit të tokës.

Me 57.1% të tokës bujqësore të klasës 1–4 të përshtatshmërisë, komuna e Vitisë ka një potencial të lartë për zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore. Kur jemi tek rendimenti i prodhimeve bujqësore në komunë, kemi një pasqyrë si vijon: Përderisa rendimenti i grurit është 5000 kg/ha, rendimenti i misrit është 6500 kg/ha. Tutje, rendimenti i perimeve është 35000 kg/ha, rendimenti i bimëve foraxhere është 4000 kg/ha etj.. Të gjitha këto shifra për rendimentet e prodhimeve bujqësore janë tregues për potencialin e zhvillimit bujqësor të cilin e posedon komuna e Vitisë.

Nëanëntjetër;gjedhëtariaecilaparaqetedhe bazën kryesore momentale të rëndësishme të Zhvillimit Ekonomik Bujqësor lokal, me 2403 krerë lopë qumështi që mbarështohen nëpër ferma komerciale të mëdha, mesme dhe të vogla por me tendencë rritjeje. Te gjedhi për mish dominojnë metisë të racave të ndryshme; më shumë nga Simentali dhe Busha dhe më pak të racave tjera.

Arsimi

Procesi edukativo arsimor në Komunë e Vitisë përfshinë nivelet e ndryshme si prej atij para fillor e deri te ai i mesëm e i lartë. Mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe në atë serbedheka gjithsej 15 shkolla filloreme 16 paralele të ndara fizike në gjuhën shqipe dhe 3 shkolla të mesme. Gjithashtu, në këtë komunë procesin mësimor e zhvillojnë edhe një çerdhe “Gëzimi ynë“ si dhe në 1 shkollë fillore në gjuhën serbe.

Në këto institucione shkollore vijojnë mësimin rreth 13000 nxënës ndërsa punojnë mbi 850 arsimtarë.

Mëqellimtëofrimitsamëtëmirëtëkushteve në fushën e arsimit të kësaj komune për punë dhe për zhvillimin e procesit edukativo mësimor dhe të ngritjes së cilësisë së saj, në agjendën e Institucioneve komunale është jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese shkollore, por edhe ndërtimi i shkollave të reja. E gjithë kjo duke pasur për bazë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të nxënësve2 .

Shëndetësia

Në komunën e Vitisë, rrjeti i shërbimeve shëndetësore është i shpërndarë mirë për të ju afruar qytetarëve shërbime më efikase mjekësore.

Qytetarët e komunës tonë mund të ju drejtohen QKMF-së “Nëna Terezë” në Viti dhe QMF-së në Pozheran e cila është 24 orë në shërbim të tyre.

Në kuadër të QKMF-së funksionojnë edhe 4 QMF dhe 6 AMF të cilat janë të shpërndara sipas standardeve të parapara me ligje.

Në kuadër të QKMF-së në Viti funksionojnë.

 Sektori i emergjencës

 Sektori i mjekësisë familjare I-II-III

 Sektori i stomatologjisë

 Sektori i gjinekologjisë

 Sektori i vaksinimit dhe imunizimit

 Sistemi informative i shëndetësisë

 Konsulltantët: Pediatri dhe internisti

Gjithashtu, funksionon edhe shërbimi i terrenit, ku dy ekipe (një nga Karitasi dhe një nga QKMF), janë në shërbim të qytetarëve prej orës 8-15, kurse shërbime shtëpiake ju ofrohen qytetarëve në raste emergjente edhe në shtëpi 24 orë

Shërbimet tjera që ofrohen në komunën e Vitisë janë: Radiologjia, Laboratori, analizat biokimike dhe hematologjike

Në QKMF-në e Vitisë punojnë gjithsejtë 134 punëtorë, ku 88 janë të gjinisë femërore, 46 janë të gjinisë mashkullore.

2 https://kk.rks-gov.net/viti/City-guide/Arsimi.aspx

This article is from: