
3 minute read
FJALA E KRYETARIT TË KOMUNËS
Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë, Kam kënaqësinë të paraqes dokumentin e ri strategjik për zhvillimin e viseve rurale, i cili është rezultat i punës së palodhshme dhe vullnetare të shumë individeve dhe grupeve nëKomunëntonë.Këtogrupepërfshijnëudhëheqësitegrupit të këshilltarëvetë partivepolitiketë Kuvendit të Komunës së Vitisë, koordinatorin e administratorëve të fshatrave, fermerët dheliderët efermerëve, shoqatat qëkontribuan dhe, në veçanti, Grupin Lokal të Veprimit -Vitia-.
Kjo strategji zhvillimore lokale 2023-2028 është krijuar në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që njëherit është edhe kërkesë e Komisionit Evropian dhe do të jetë udhëzuesi ynë në zhvillimin e veprimtarive ekonomike në viset rurale. Kjo do të ndikojë në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në viset rurale.
Advertisement
Unë jam shumë i kënaqur që Komuna jonë ka bërë një hap të madh përpara në këtë drejtim, dhe unë nuk mund të ndaloj të falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt. Ndërkohë që jemi në fazën fillestare të kësaj strategjie, kam bindjen se projektet e identifikuara në këtë dokument do të kenë mbështetjen e donatorëve vendor dhe ndërkombëtar.
Unëjamibindur sekjostrategjizhvillimorelokale 2023-2028 dotëjetënjëkatalizatorpërnxitjen e institucioneve qëndrore dhe lokale për të përkrahur projektet e komunitetit që burojnë nga ky dokument. Komuna jonë do të jetë partner i ngushtë me Grupin Lokal të Veprimit -Vitia- për projektet që varen nga ne.
Të gjithë ne kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë proces dhe unë nuk mund të shtoj më shumë se sa për të inkurajuar të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë të jenë pjesë e kësaj sfide të rëndësishme. Bashkë, ne mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme për viset rurale të komunës sonë.
Faleminderit!
Me respekt, Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë
Hyrje
VisetruralenëKosovëballafaqohenmesfida të veçanta si rritja ekonomike, punësimi dhe qëndrueshmëriagjatëvitevetëardhshme,por ofrojnë gjithashtu mundësi të veçanta në lidhje me potencialin e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës, turizmin rural dhe ruajtjen e pasurive natyrore. Megjithatë, përtëarriturtëgjithakëto,ështëenevojshme një vizion i qartë për të ardhmen e viseve rurale të Kosovës dhe një kontribut i vazhdueshëm i Strategjisë Zhvillimore Lokale.
Strategjia Zhvillimore Lokale të GLV -Vitia2023-2028, është një plan që synon të adresojë sfidat e viseve rurale të Kosovës, duke identifikuar mundësitë e tyre për rritje ekonomike, krijim vendeve të punës dhe zhvillimturizmirural.Megjithësevisetrurale ballafaqohen me sfida të veçanta, si rritja ekonomike dhe qëndrueshmëria në të ardhmen, ato ofrojnë mundësi të veçanta si potenciali i rritjes ekonomike, ofrimi i komoditetit dhe turizmit rural. Projekti LDS bazohet në qasjen LEADER për të ndihmuar akterët lokalë në hartimin e strategjive zhvillimore, dukebërë analizatë përbashkëta dhe zhvilluar veprimet praktike me pikëpamjet afatgjate. Procesi i hartimit të strategjive zhvillimore lokale duhet parë si një pikë fillestare e jo si një arritje, ndërsa bashkëpunimi midis sektorit publik dhe privatështëthelbësorpërsuksesineprojektit.
Nëse Strategjia Zhvillimore Lokale do të jetë e suksesshme, duhet të ketë mbështetje financiare dhe angazhim nga Qeveria e Republikës së Kosovës, niveli lokal dhe donatorët, si dhe përkushtim të qartë nga aktivistët e GLV Vitia për të realizuar objektivat e saj.
Kosova, si një vend i vogël, nuk ka pjesë që në të vërtetë është larg nga ndonjë qendër urbaneaporurale.Çështjetruralejanënjënga brengat kryesore të Kosovës dhe do të mbeten të tilla edhe në të ardhmen. Në viset ruraletëKosovës,tëardhuratpërkokëbanori janëmë tëvogla, shkalla eaktivitetit të grave ështëmëeulët,sektoriishërbimeveështëmë pak i zhvilluar etj. Mungesa e mundësive, kontakteve dhe infrastrukturës së trajnimit është një problem i veçantë për gratë dhe të rinjtë në viset e largëta rurale.
Projekti LDS ofron disa orientime themelore për hartimin e strategjive zhvillimore lokale në Kosovë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të zgjerojmë pikëpamjet dhe të nxisim bashkëpunimin e aktorëve lokalë në planifikimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit. Duke ndjekur qasjen LEADER, projekti LDS do të ndihmojë në mobilizimin e aktorëve lokalë dhe hapjen e viseve rurale ndaj territoreve tjera, duke ndarë përvoja dhe zhvilluar një rrjet të veprimit.
Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë sehartimiistrategjivezhvillimorelokalenuk do të përmbushë objektivat e tij nëse ai do të përfundojë vetëm si një raport i mirë dhe i saktë. Procesi i hartimit duhet të shikohet si një pikë fillestare, e cila kërkon bashkimin e sektorit publik dhe të atij privat, duke bërë analiza të përbashkëta dhe duke zhvilluar së bashku arritjen e objektivave. Në kuadër të kësaj strategjie zhvillimore lokale, Grupi Punues për strategji ka identifikuar rreth 40 projekte të cilat konsiderohet që ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në realizimin e objektivavetëcilatjanëpërcaktuarngaGrupi Punues.