MILOSAO 19 JANAR 2020

Page 1

E DIEL

19 Janar 2020

SI ERDHI IMAZHI I TË HUAJVE PËR SHQIPTARËT DHE FERIT HUDHRI NGA PROF. DR. IRAKLI KOCOLLARI

S

i një rrëmihës i harruar pas gjahut të tij të vyer, i mbyllur në kërkime, në arkiva, përpara tablove të vjetra dhe të reja, pas diçiturave ku shfaqet emri Shqipëri apo shqiptar, vetëm atje do të mund të gjendej adresa pothuaj anonime e këtij kërkuese dhe studiuesi pasionant që ka emrin Ferit Hudhri. Ka filluar të qëmtojë praninë e shqiptarëve dhe të tokës së tyre në veprat pamore të artit, piktura në vaj, akuarel, grafika, skulpturë, bazorelieve, në gjininë e peisazheve, të kompozimit, portretit, pllakatit, ilustrimeve, me një pasion që vetëm ai dhe askush tjetër gjer më sot e ka bërë këtë punë, asnjë ndërmarrje e dytë e këtij lloji nuk është kryer, dhe vështirë se do ta bënte atë dikush tjetër… e thënë më thjesht një punë e papërsëritëshme. Evidenca e morisë së veprave të artit me tematikë Shqipërinë dhe shqiptarët, që Feriti vetëm sjell e sjell, me të reja dhe zbulime mahnitëse, me imazhe të panjohura, të këtij vendi kaq të bukur, të ashpër, sfidues dhe miklues, vazhdon të zgjerohet pafund. Historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve e kemi mësuar nga leximet dhe dokumentacioni historik, por skenat e luftrave, të personazheve historikë, të peizazhit shqiptar, të vendbanimeve, të kostumeve të zonjave shqiptare, të të fortesave, urave, banesave, rrugëve dhe maleve që shfaqen në dokumentet apo veprat historike i kemi ndërtuar përmes fuqisë së imagjinatës tonë, herë të saktë dhe herë të gabuar, por më së shumti të pasaktë, aq më shumë kur bëhet fjalë për një botë, një kohë dhe një vend të cilin kurrë nuk na është dhënë mundësia ta kishim jetuar apo hasur dekada apo shekuj më parë. Dhe pikërisht për ta riparë saktësisht atë botë, atë kohë dhe ata njerëz na ndihmon ky njeri, Ferit Hudhri me punën e tij të palodhur kërkimore dhe me prurjet e tij unike.

Vijon në faqen 14

FIGURA E SKËNDERBEUT NGA ARTISTËT SHQIPTAR NË FILLIM SHEKULLIN XX NGA ERMIR HOXHA

Redaktor: Ben Andoni; Grafika Artan Buca. 422

P

opujt e shumtë të Ballkanit, të konsoliduar nga feja dhe një kompaktësi etnike relative, për t’u ringritur mbi rrënojat e perandorisë osmane, i bënë thirrje edhe të kaluarës së tyre mesjetare. Nacionalizmi shqiptar, në mungesë të saj, zgjodhi një platformë ndërtuar mbi disa teza. E para ishte ajo e çertifikimit të së drejtës së tyre si banorë autoktonë, duke ngritur e propaganduar të dhëna mbi origjinën e lashtë të shqiptarëve, nisur nga ato pellazgjiko–ilire. Prejardhja e përbashkët tentonte të ngrihej përmbi ndarjet religjoze, si një platformë e re, njohur si “shqiptarizma”, për të cilën Mit’hat Frashëri theksonte se filloi të bëhet si njëfarë feje, një besim, jo individual, por një fe e përbashkët, e vetme, ose më mirë akoma, feja.

Vijon në faqen 18

numër numër:: PROF. IRAKLI KOÇOLLARI PËR FERIT HUDHRIN, DR. ERMIR HOXHA, FERIDE PAPLEKA, } NëSULkëtëGRAGJEVI, } BLERTA XHOMO NGA B. ANDONI ETJ...


14 - ARTE PAMORE

P

PËRSIATJE

E diel 19 Janar 2020

Ditët e fundit, në fondin e veprave të artit që na sjell studiuesi i njohur Ferid Hudhri, tashmë kemi vëllimin e II të botimit “Shqiptarët në artin botëror”. Ajo ndalon gjatë në epokën e Iluminizmit Evropian, epokë që pati ndikimin e saj të madh në dekadat e fuqizimit të Pashallëqeve shqiptare, pastaj zbret në kohën e fuqisë politike, ekonomike, ushtarake por edhe kulturore të Pashallëkut të Janinës dhe zbret deri në kohët e fundit me gati 1500 autorë dhe punët e tyre për Shqipërinë. Një kontribut i rrallë për imazhin e Shqipërisë por edhe studiuesit e saj...

Një nderim i pakursyer për Ferit Hudhrin NGA BEN ANDONI

P

ak kohë më parë, në kohën e trazirave të mëdha politike, një artist i madh i skenës së operas do të shprehej pak a shumë, teksa shikonte në ekranin e Tv imazhet nga vendi ynë nga ku po derdhej zjarr dhe hidheshin mjete mbi godinën e kryeministrisë: do na duhen edhe dhjetëra shfaqje të tjera për ta riparuar imazhin e Shqipërisë. Në fakt, çdo gjë që ndodh në vendin tonë, shumë herë negativisht shumëzohet disa herë dhe kuptohet se rezultati është i frikshëm për perceptimin e tij. Identikiti i shqiptarit, në jo pak vende të Evropës dhe më gjerë, është ai i njeriut problematik. Një imazh, që asesi nuk na shkon, por edhe që nuk i shkon Homo Albanicus të vërtetë, atij që e mbrujmë në kushte iseale. Një qenie, e cila ka rezistuar nga lloj-lloj presionesh dhe që ka arritur të mbijetojë deri në kushte të paimagjinueshme privacionesh, i shkon keq imazhi brutal që shpesh i jep politika dhe militantët. Dhe kjo krijesë e cila mbart vlera të mrekullueshme, ato që poetët e saj ja atribuan në shekuj e që jeton në një mjedis të bukur dhe në një vend, që duket sikur vetë Zoti, siç shpreheshin Rilindasit e vërtetë, kishte krijuar, duket e pambrojtur përballë kësaj gjendje, që e ushqejmë jo pak herë vetë. Dhe, këtu vjen roli i tyre. Në

NGA PROF. DR. IRAKLI KOCOLLARI

FERIT HUDHRI NË UDHËTIMIN E TIJ UNIK Si një rrëmihës i harruar pas gjahut të tij të vyer, i mbyllur në kërkime, në arkiva, përpara tablove të vjetra dhe të reja, pas diçiturave ku shfaqet emri Shqipëri apo shqiptar, vetëm atje do të mund të gjendej adresa pothuaj anonime e këtij kërkuese dhe studiuesi pasionant që ka emrin Ferit Hudhri. Ka filluar të qëmtojë praninë e shqiptarëve dhe të tokës së tyre në veprat pamore të artit, piktura në vaj, akuarel, grafika, skulpturë, bazorelieve, në gjininë e peisazheve, të kompozimit, portretit, pllakatit, ilustrimeve, me një pasion që vetëm ai dhe askush tjetër gjer më sot e ka bërë këtë punë, asnjë ndërmarrje e dytë e këtij lloji nuk është kryer, dhe vështirë se do ta bënte atë dikush tjetër… e thënë më thjesht një punë e papërsëritëshme. Evidenca e morisë së veprave të artit me tematikë Shqipërinë dhe shqiptarët, që Feriti vetëm sjell e sjell, me të reja dhe zbulime mahnitëse, me imazhe

Ferit Hudhri shekuj, por sidomos në 150 vitet e fundit, shumë nga shqiptarët janë munduar të japin më të bukurën e vendit tonë përballë kësaj të keqe. Pesë shekuj më parë, Skënderbeu, përmendet në kronikat latine, që edhe pse vinte nga lufta dhe nga përndjekja e frikshme osmane dhe me veshje gati modeste, shpaloste një qëndrim dhe dinjitet që sh-

tangte klerikët, dinjitarët e diplomatët e Vatikanit dhe Romës. Shqiptarët e Venedikut do të lenë kujtime të jashtëzakonshme të vendit të tyre në art, jetën e zakonshme e kudo. Një pinjoll i Aranitasit dhe një i Dukagjinit, në kohë të ndryshme, mahnisin dozhët. Kazanova mbetet pa gojë me veshjet dhe dinjitetin stoik të himariotëve.

Faik Konica e shpalos me një gjest kupmtimplotë, “fodullëkun e racës superiore” kur arriti në SHBA me kostumin kombëtar. Fan Noli do ta tregojë me fjalimet dhe letrat e tij tek autoritete amerikane se çfarë vlerash plus mban kjo qënie. Tefta Tashko Koço, megjithë jetën e shkurtër, do mahnisë me zërin. Dhe, të mos themi mrekullinë e Nënë Terezës që përshkoi duke u bërë simbol për një kohë të tërë. Për të ardhur te Ismail Kadare, shqiptari i Shqipërisë me kontributin më të madh në shekullin XX dhe XXI për nga meritat dhe jo vetëm. Me një të tillë peshë, përgjegjësi, por më shumë vëzhgim dhe qëmtim, Profesor Ferit Hudhri prej dekadash mbledh perceptimin botëror për shqiptarët. Atje ku ka një shkëndijë, ai e kthen në një zjarr të vërtetë, e atje ku ka një fjalëz, ai e kthen në një narracion të plotë e të gjallë. Dhe, pas vitesh punë, para pak ditësh, erdhi me vëllimin e dytë të albumit “Shqiptarët në artin botëror”, ku gati 1500 autorë nga e gjithë bota vinë përmes filtrit të tij në gjini të ndryshme të artit. Nuk po zgjatemi më në elementë teknikë sepse ato i ka shpjeguar më së miri Ismail Kadare në parathënien e tij. Porse një gjë ia vlen për t’u përmendur, që ky studiues i artit është nga të pakët shqiptarë që larg bujës, përpjekjes për të tërhequr vëmendje ka arritur të bëjë gjëra të jashtëza-

konshme për vendin e tij. Shqipëria e ardhur përmes punës së tij është ajo që ne duam dhe mundohemi ta shpallim në të gjitha llojet e formave, kurse ai e ka bërë përmes studimit dhe një forme të mrekullueshme ku shpaloset paraqitja e punëve të autorëve të ndryshëm në gjini të shumëllojta kushtuar vendit tonë dhe ndodhirave për të. Nuk është se Ferid Hudhri ka nevojë për falënderime, por raste si ai i punës dhe kontributit të tij i shërbejnë sa më shumë vendit tonë në këtë kohë për të treguar se çfarë mund të bëjnë personazhe të tillë, që i kanë vendosur vetes vetëm një synim: Lartësimin e vlerave të vendit të tyre përmes punëve... të tillët e pagojë dhe pa zhurmë. Kjo të vjen ndërmend kur kujton modestinë, përpjekjen por edhe luftën e përditshme që bën ky krijues për të nxjerrë gjërat më të mirat për vendin tonë. Dhe, jo vetëm kaq. Një nderim përpjekjes së bukur që bën ky njeri të qëndrojë larg bujës, në emër të mobilizimit për të vazhduar punën e tij. Pasi botime si ky i fundit, që ai e ka bërë me Akademinë e Shkencave, as nuk e kanë nevojën e bujës. I shërbejnë edhe asaj paraqitjes së bukur të Shqipërisë, ku vërtetë dhjetëra koncerte nuk mjaftojnë, porse një i tillë album të bën të ulësh kokën dhe të shikosh evoluimin dhe sfidën e bukur të këtij populli vital në shekuj. (Milosao)

Ai që shfaqi shumë për të tjerët dhe vetë nuk u shfaq fare të panjohura, të këtij vendi kaq të bukur, të ashpër, sfidues dhe miklues, vazhdon të zgjerohet pafund.

KËRKIMET DHE GJETJET E RALLA

Historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve e kemi mësuar nga leximet dhe dokumentacioni historik, por skenat e luftrave, të personazheve historikë, të peizazhit shqiptar, të vendbanimeve, të kostumeve të zonjave shqiptare, të të fortesave, urave, banesave, rrugëve dhe maleve që shfaqen në dokumentet apo veprat historike i kemi ndërtuar përmes fuqisë së imagjinatës tonë, herë të saktë dhe herë të gabuar, por më së shumti të pasaktë, aq më shumë kur bëhet fjalë për një botë, një kohë dhe një vend të cilin kurrë nuk na është dhënë mundësia ta kishim jetuar apo hasur dekada apo shekuj më parë. Dhe pikërisht për ta riparë

saktësisht atë botë, atë kohë dhe ata njerëz na ndihmon ky njeri, Ferit Hudhri me punën e tij të palodhur kërkimore dhe me prurjet e tij unike. Fondi i veprave të pafund që ai ka mundur të evidentojë dhe të botojë ka një shtrirje kohore shumë të gjatë, aq sa edhe vetë shqiptarët shfaqen në analet e historisë, nga antikiteti, në mësjetë dhe vjen gjer në kohët moderne. Një inventar kohor i pashembullt, një galeri virtuale veprash arti si askund në Shqipëri por edhe më

gjerë. Të gjitha të kartelizuara, të gjitha të skeduara. Në punën dhe botimet e tij renditet jo vetëm historia e tablos, portretit, peizazhit, skenës së luftës, etj., por edhe vetë jeta e piktorëve, vepra e tyre me tematikë shqiptare, lidhjet direkte apo indirekte me Shqipërinë dhe botën shqiptare, pse dhe për ç’arsye ata trajtuan tematika të tilla. Gjurmimit të palodhur të Hudhrit nuk i ka shpëtuar askush, piktorë të mëdhenj apo minorë, lindorë apo perëndimorë, europianë apo aziatikë, amerikanë, skandinavë, etj., të gjithë ata që penela, dalta apo lapsi i tyre i ka shpënë drejt shqiptarëve apo vendit të tyre të ashpër por të bukur sa më ska, drejt Shqipërisë. Në dosjet dhe fashikujt e shumtë, të mbushura me një botë të pafund shqiptarësh, të punuara si qëndisja e një anvisë që “lë sytë mbi

gjilpërë”, renditen në raftet e studios dhe të veprës së tij autorët e pafund të veprave të njohura dhe të panjohura, që janë botuar apo presin të botohen. Nga Karpacio tek Ticiani, nga Delakruai tek Eduard Liri, nga Camile Corot tek Hayetz, etj, etj. Në fondet e pafund të punës së Hudhrit vijnë vepra nga mitologjia shqiptare, lashtësia ilire, Teuta, Pirrua, Glauku, në mesjetën e princave të njohur arbërorë, heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, piktura e gravura, përmendore, shtatore, buste të punuara nga gjermanë e italianë, britanikë, francezë, e të tjerë. Bashkë me ta gjenden princat e njohur shqiptarë të qëndresës antiosmane, Dukagjinët, Topiajt, Balshajt, renditen skenat e luftës dhe të qëndresës heroike antiosmane, tablo të panjohura më parë.


E

ARTE PAMORE - 15

E diel 19 Janar 2020

Ekspozita “Pezull” e piktores dhe animatores Blerta Xhomo ishte përfaqësimi i parë i artistëve të artit pamor te FAB në këtë vit. Qysh në ballinën e kësaj qendre kulturore, që bëri prezantimin e ekspozitës të saj të tetë, shikuesi grishet prej emrit apo përmes njërës prej gjendjeve më fondamentale të artit. Për shumë nga njerëzit kjo ekspozitë ishte një risi, kurse për piktoren ishte një gjendje drejt një stadi të ri në krijimtarinë e vet, e cila sipas kuratorit të saj Myrtezaj po njeh vetëm ngritje...

EKSPOZITA

“Pezulli” agresiv i Blerta Xhomos NGA BEN ANDONI

E

kspozita “Pezull” e Blerta Xhomos ishte përfaqësimi i parë i artistëve të artit pamor te Galeria FAB në këtë vit. Qysh në ballinën e kësaj qendre kulturore, që bëri prezantimin e ekspozitës të saj të tetë në radhë, shikuesi grishet prej emrit apo përmes njërës prej gjendjeve më fondamentale të artit. Për shumë nga njerëzit kjo ekspozitë ishte një risi, kurse për piktoren ishte një gjendje drejt një stadi të ri në krijimtarinë e vet, që sipas kuratorit të saj Myrtezaj po njeh vetëm ngritje. Potente në ngjyrat e saj që ajo nuk i kursen në telajot e mëdha, bashkuar me një përqendrim të lartë të mendimit, artistja është munduar të përshfaqë gjendjen e shoqërisë tonë, ngacmimin e saj më të madh në këtë kohë. Sido që kjo kohë dhe derivatet e saj vinë ka një gjë që e bashkon të gjithën atë dhe ky është pezmi përballë të panjohurës, që afron një shoqëri gati me vendime fluide. Xhomo, në një gjatësi vale me kolegë të saj të ndjeshëm të arteve të tjera dhe jo vetëm, e përjeton me ankth dhe me këtë gjendje pezulli, ku subjektet e saj presin të nisen, të fillojnë diku, ndoshta të vendosin rendin në një botë, që tashmë i ka humbur krejt rendi. Subjektet e saj, të cilat heraherës të duken si pjesë të ndonjë civilizimi hibrid, kërkojnë ta shpër-

Blerta Xhomo faqin pezullin përmes shtrirjeve lineare dhe ngjyrave të afërta me njëra-tjetrën. Dhe këtë gjendje të pasigurisë mendore, ankthit, pavendosmërisë ajo ua delegon personazheve të saj, që hera-herës me gjymtyrë të tendosur dhe heraherës përmes strukturave shpërfaqin një gjendje gati të paidentifikuar, na rrëfehet nga ajo dhe kritikët e saj. Nuk ka narracion, u shpreh një moment kuratori i saj, por tek e fundit për çfarë mund t’i duhet narracioni një gjendje të tillë, që të tregon realisht zhgënjimin e madh të kohës ku jetojmë. Është akumulimi, që rri i shtrënguar në qenësinë e saj, në pritje të një zgjidhje për të ç’davaritur pasigur-

inë, enigmën ose misterin. Ekspozita e ndarë në dhjetë cikle edhe 31 vepra syresh ka qëndruar për disa ditë dhe ajo është kuruar suksesshëm nga Vladimir Myrtezai, që jo thjesht e ka përcaktuar përmes një eseje-koncept këtë stad të ri por ka shtuar edhe se Blerta ofron: “një entitet të ri strukturor. Tërësia që ajo ofron i orienton ndjesitë për interpretimin e hapësirës piktorike si territor që kultivon optimizëm, apo herazi si shkaktesë e një ekspresioni drite që kthehet në ritëm dhe energji”. Tensioni i munguar i narracionit është bërë efektiv në kompozicio-

Përtej të gjithës net ku mund të kapet realisht pezulli i vërtetë dhe gjendja e kërkimit të një lloj përgjigje, që nga autorja të duket se është edhe pjesë e përkufizimit të Pezullit. Në fakt, nëse nuk do të ishte shpjegimi i autores pakkush do të mund të kuptonte realisht se ku është realisht pezulli, pasi gjendja e autores jep një lloj kërkese dhe ndihme për të kuptuar ku jemi. Një pyetje të lind, si pjesë e publikut: A mundet kjo ekspozite të ngjallë mesazhe sociale? Më shumë se kaq ajo duket se jep gjendje, vetë-njohje të situatës ku jemi, ku edhe femra zë një lloj forme, identifikuar me një lloj

EPOKA E ILUMINIMIT DHE ARTET TEK SHQIPTARËT Duke zbritur kronologjikisht nëpër kohë, fondi i veprave të artit që na sjell Hudhri përmes botimit “Shqiptarët në artin botëror”, ndalon gjatë në epokën e Iluminizmit europian, epokë që pati ndikimin e madh të saj në dekadat e fuqizimit të Pashallëqeve shqiptare. Rritja e fuqisë politike, ekonomike, ushtarake por edhe kulturore e Pashallëkut të Janinës, nën monarkun tepelenas, Ali Pashës, imponoi shumë fuqi europiane të kthejnë vëmendjen nga këto anë. Janina u kthye në një metropol kozmopolit, faktor me rëndësi dhe interes për aleanca por edhe për konflikte. Hegjemoni i Epirit u hapi dyert ideve iluministe dhe shkollave, personaliteteve të fushave të shkencës, ushtrisë, ndërtimtarisë, artit, letërsisë dhe kulturës. Ishin këto arsyet që këto vite, mbas shumë shekujsh të robërisë osmane zbritën në brigjet shqiptare shkrimtarë e poetë, inxhinjerë e arkitektë, ushtarakë e monarkë. Por, ajo që ka vecuar në punën e tij kërkimore Hudhri ishin piktorët. Në këtë botim dinjitoz, kapitujt rrokin një fond numerik të pafund piktorësh italianë, gjermanë, britanikë, francezë, amerikanë, rusë, venecjanë, napolitianë, etj. Pikërisht, këto kohë Shqipëria filloi të shfaqet edhe me imazhet e bukura të saj në sytë e europianëve, pran-

daj autori ka bredhur pa u lodhur dhe i ka kërkuar ato nga Pallatet e Dozheve në Luvër, nga Londra në Nju Jork, nga sallonet mondane të Milanos gjer në skërket më të humbura dhe braktisura nga kohët.

IMAZHET E TROJEVE SHQIPTARE TË NJERIUT SHQIPTAR DHE TË BOTËS SHQIPTARE NË TËRËSI

Në thesarin e pasur të veprave të artit që rreshtohen në inventarin e Hudhrit vijnë tablo të peisazhit shqiptar, sikundër pamjet mahnitëse të Tomorit, Bregdeti i maleve Akrokeraune, Ohri, Bregdeti i Vlorës, Bjeshkët e Namuna, malet e Sharit, Parga, Lugina e Shkumbinit, Shkodra, Prizreni, grykat e frikshme të Sulit, etj.

Në shumë nga veprat e këtij fondi vijnë qytetet dhe fshatrat arbërore, nga veriu në jug, fortesat ku qëndruan, u përgjakën dhe mbrojtën identitetin e tyre shqiptarët. Të tilla janë fortesat e Shkodrës, Prizrenit, Elbasanit, Gjirokastrës, Pargës, Prevezës, Petrelës, Lezhës, etj. Portretet e shqiptarëve janë një tjetër gjini e artit figurative që pasuron këtë galeri të pafund të albumit – enciklopedi “Shqiptarët në artin botëror”. Burra të ngarkuar me armë, të mërguar në shkretëtirat arabike, në çaste epike beteje, të goditur për vdekje, në sulme të papërmbajtura, fitimtarë dhe krenarë, në çaste gëzimi dhe në trillet e cmëndura të valles, dasmës dhe haresë. Krahas tyre renditen ko-

mandantë e luftëtarë të njohur, personazhe të kohëve moderne, monarkë e lider të dekadave të shkuara, të gjithë ata qenë dhe janë pjesë e historisë tonë. Gratë dhe vajzat shqiptare plot nur zënë pjesë vitale të botimit sikundër ato qenë dhe janë në botën vitale të këtij populli. Ato i shohim në çastet e nusërimit apo të flirteve dashurore, në krah të burrave të ashpër mbuluar me tisin e fisnikërisë së tyre, me veshjet e rralla me origjinë princërore, etj.

FERITI HUDHRI, KONTRIBUTOR NË HISTORINË E SHQIPËRISË

Historia ngrihet dhe ndërtohet mbi bazën e saj dokumentare. Ajo na vjen përmes fletëve, gjurmëve

Pezull fillese, ku qenia kërkon të përfaqësohet realisht në aspektin shpirtëror. Realisht, për Blertën, “Pezulli” i kësaj ekspozite është më shumë një kërkim ku ai kërkon identifikimin personal dhe përfshirjen e ndjesive por edhe angazhimin që ka qenia me mjedisin që e rrethon dhe kërkon qysh në momentin e parë kur kjo nebulozë të davaritet të shpërthejë. Ky është mediumi i saj dhe forma e saj shprehëse, që ka zgjedhur këtë herë. “Nëse do të gjej diçka tjetër do të shprehem”, thotë ajo, në këtë ekspozitë e cila realisht është pritur mirë nga publiku.

dhe germave të shkruara mbi to. Por, që të vijë sa më e kompletuar, historia domosdoshmërisht duhet të ketë edhe një element shoqërues të rëndësishëm përkrah. Imazhet vizivë të heronjve, pamjet e skenave ku u zhvilluan ngjarjet historike apo ku lëvizën personazhet e saj. Këto janë e duhet të jenë një instrumenti i domosdoshëm që do të plotësohet tërë tabloja komplekse e skenave historike dhe vetë historia. Pikërisht, këtë anë të rëndësishëm që plotëson dimensionin pamor të historisë na e plotëson me botimin “Shqiptarët në artin botëror” kontributori i heshtur, njeriu që çuditërisht “nuk bzan”, Ferit Hudhri. Parë në këtë këndvështrim kërkimet dhe botimet e Hudhrit nuk janë thjesht dhe vetëm një koleksion veprash arti por edhe një kontribut dhe pjesë e rëndësishme e kapitujve të historisë tonë. Duke parë vlerat e këtij botimi dhe përpjekjet e stërmundimshme të këtij njeriu vështirë të mendosh se produkte të tilla do ti vijnë shpesh lëmijve të shkencës dhe të artit në vendin tonë. Një njeri I heshtur që dhuron një vepër komplekse, një enciklopedi historike dhe më shumë se kaq, që do të mbetet trashëgim për fondet e artit, kulturës dhe historisë tonë, një themel i qëndrueshëm për të gjitha hulumtimet e mëtejme në këta lëmij të rëndësishëm të identitetit shqiptar.


16 - MUZIKOLOGJIA

A

ARGUMENT NGA SUL GRAGJEVI*

J

anë tre baletet e famshme të Çajkovskit që konsiderohen më të bukurit. Baletet, “Liqeni i Mjelmave”, “Bukuroshja e Fjetur ” dhe “ Arrathyesi ” janë jo vetëm të përsosur nga pikëpamja koreografike por secili balet ka muzikë të bukur, të stilit melodik Çajkovskian. Baleti është një nga format më të bukura të ekspresionit. Të tre baletet e Çajkovskit janë të afërt me operan me përjashtim të pjesëve të zërit të cilat ekzekutohen nga danserët në vend të këngëtarëve. Edhe në baletet ka pjesë ekuivalente të arieve, dueteve dhe të ansambleve. P.I. Çajkovski punoi shumë me Marius Petipa i cili ishte koreografi i baleteve të tij. Gjatë krijimit të baleteve, Petipa i qëndroi afër kompozitorit për instruktime që ai i kishte të detajuara. Baleti klasik është një formë e idealizuar e dansit në të cilin balerina përpiqet të shkëputet nga toka dhe forca tërheqëse e gravitetit. Balerina vetë është e idealizuar, ajo qëndron në ajër, ajo admirohet prej kavalierit, ajo është e re, radiante dhe e bukur. Çajkovski e identifikoi veten e tij me cilësitë ideale të baletit dhe feminitetin e balerinave. Harold C. Schonberg shtonte përveç tjerave që “Çajkovski dhe balerina ishin një ”. Çajkovski i dhuroi balerinës melodinë më të bukur si në Rose Adagio te Bukuroshja e Fjetur ose madhështorja ‘pas de deux’- coda, te Liqeni i Mjelmave bashkë me Dansin e Mjelmave të vogla. Bota e baletit-bota romantike, përrallat me zana të baletit dhe kadifeja e mjediset e arta, vajza e tyre e bukur, magjia e joshja e saj, ndjenjat e madhështisë së saj, intrigat e saj, ritmet e saj , shkathtësia - është pra kjo botë e cila vjen përsëri dhe përsëri në muzikën e Çajkovskit. Prandaj Çajkovski mbetet një nga kompozitorët më të mëdhenj të baletit në botë. Siç vihet re, ai i ka vënë çdo instrumenti të orkestrës nga një pjesë solo të shkurtër për të kontribuar në pasurimin e nuancave tonike dhe të koloritetit orkestral, çka shihet në të tre baletet e mëdhenj. Çajkovski e dashuronte koreografinë dhe e kuptonte specifiken e saj. Kritiku i muzikës, Ger man Avgustoviç Larosh, shok i Çajkovskit qysh në Konservatorin e Petersburgut , duke folur për njohjen me kompozitorin, shkruante që “shikimi në baletet si një lloj i veçantë i artit, tek ai, ishte përcaktuar plotësisht që në vitin e parë të njohjes sonë”. Pjesa më e madhe e baleteve që ishin vënë në skenat Ruse në kohën kur Çajkovski ishte i ri, kishte subjekt fantastik. Kjo ishte kur bukuria e performancës, transformimet efektive, ndërrimet e dekoracioneve e bënin baletin spektakël. Interesi për baletet dhe rritja e nivelit teknik të tyre në Rusi u bënë probleme të mëdha në

E diel 19 Janar 2020

Janë tre baletet e famshme të Çajkovskit që konsiderohen më të bukurit. Baletet, “Liqeni i Mjelmave”, “Bukuroshja e Fjetur” dhe “Arrathyesi” janë jo vetëm të përsosur nga pikëpamja koreografike por secili balet ka muzikë të bukur, të stilit melodik Çajkovskian. Baleti është një nga format më të bukura të ekspresionit. Të tre baletet e Çajkovskit janë të afërt me operën me përjashtim të pjesëve të zërit të cilat ekzekutohen nga danserët në vend të këngëtarëve. Edhe në baletet ka pjesë ekuivalente të arieve, dueteve dhe të ansambleve. P.I. Çajkovski punoi shumë me Marius Petipa i cili ishte koreografi i baleteve të tij.

Çajkovski dhe Baletet

shkollat e baleteve qysh në kohën e Perandorisë duke çuar kështu në një epërsi të baleteve dhe të koreografëve në botë. Edhe sot e kësaj dite i shohim baletet Ruse me atë formë që kanë patur dikur. Balerina e famshme Anna Pavllova krijoi kompaninë e saj të baletit. Sot shumë kompani të baleteve kanë shkollat e baletit. Mihail Barishnjikov, një nga mjeshtërat e mëdhenj të baletit, me përgatitje atletike dhe me kërcyeshmëri të lartë, solist i kompanisë së baletit Kirov në St.Petersburg më 1966, kontribuoi në përgatitjen e elementit të ri në shkollat e baleteve dhe më vonë, më 1980 ai bëhet drejtor i Teatrit Amerikan të Baleteve . Një nga balerinët më ikonë të shek.20 ka qenë Rudolf Nurejev. Jetëshkrimi i tij për të cilin ka shkruar Julie Kavanagh , është një nga më të mëdhat në gjininë e baleteve, është një pjesë dramatike e vërtetë. Nurejevin e shohim edhe në Paris Opera Ballet të cilin e gjallëroi dhe e fuqizoi në fillimin e vitit 1980. Edukimi i tij filloi në shkollën e baleteve Kirov në Leningrad. Për një kohë të gjatë Nurejev punoi me balerinin Danez, Erik Bruhn si dhe bashkëpunoi në partneritet me Margot Fonteyn në ‘Royal Ballet ’ të Londrës. Nurejev bashkëpunoi edhe me koreografët e shquar, Ashton, Robbins, Balanchine, Graham dhe Taylor . Në novatorizmin e baleteve kanë kontribuar figura të shquara si Sergej Djagilev, Anna Pavllova, Vasllav Nizhinskij, Marius Petipa, Rudolf Nurejev, Natalia Makarova, Mihail Barishnjikov veçanërisht në baletet e Çajkovskit dhe të Stravinskit. P.I.Çajkovski ishte melodist i përsosur, orkestrator brilant dhe i jashtëzakonshëm . Koloriteti orkestral i Çajkovskit duket fare mirë në të tre baletet. Në baletin

Bota e baletit Bota e baletit-bota romantike, përrallat me zana të baletit dhe kadifeja e mjediset e arta, vajza e tyre e bukur, magjia e joshja e saj, ndjenjat e madhështisë së saj, intrigat e saj, ritmet e saj , shkathtësia - është pra kjo botë e cila vjen përsëri dhe përsëri në muzikën e Çajkovskit. Prandaj Çajkovski mbetet një nga kompozitorët më të mëdhenj të baletit në botë. Siç vihet re, ai i ka vënë çdo instrumenti të orkestrës nga një pjesë solo të shkurtër për të kontribuar në pasurimin e nuancave tonike dhe të koloritetit orkestral, çka shihet në të tre baletet e mëdhenj. ‘Bukuroshja e Fjetur’ ai bëri revolucionin estetik të muzikës. Ky balet në tri kohët, me rreth 3 orë pa intervalet u interpretua në vitin 1956 nga solistët Valerij Panov dhe Natalia Makarova të baletit Kirov. Këtë balet dhe dy tjerët i ka dirigjuar Simon Rattle me Orkestren e Filar monisë së Berlinit . Ndikimi Rus mbi baletet ishte i konsiderueshëm jo vetëm në muzikë por edhe në punimet e shquara të impresarios Sergej Djagilev, ‘Baletet Ruse’ të të cilit u zhvilluan dhe lulëzuan për shumë vite të shek.20. Prima balerina e Teatrit Balshoj Svjetllana Zaharova dhe Ivan Vasiljev e Natalia Osipova janë ‘starë’ të baleteve Esmeralda, Giselle dhe Arrathyesi. Baleti ‘Giselle’ u shfaq për herë të parë në Paris në vitin 1841. I talentuari Adolf Adam si kritik dhe mësues, kompozitor dhe dirigjent, shkroi disa balete prej të cilëve vetëm baleti Zhizelë është në stilin romantik dhe që shfaqet edhe në ditët tona. Çajkovski admironte edhe muzikën e Leo Delibes i cili tregoi

se çfarë mund të bëjë në të vërtet një kompozitor i zgjuar. Duke e dashur dhe njohur shumë mirë baletin, Çajkovski pranoi me entuziazëm propozimin e drejtorisë së Teatrit Balshoj të Moskës që të shkruante muzikën për baletin ‘Liqeni i Mjelmave’ më 1875. Dy baletet e tjerë u shkruan me kërkesën e Teatrit të St.Petersburgut. Ishte përvoja e fillimit, e Çajkovskit, në fushën e muzikës së baletit. Në baletin ‘Liqeni i Mjelmave’, Çajkovski realizoi reformën rrënjësore të spektaklit baletik duke konkluduar para së gjithash në ndryshimin e rolit të muzikës. Te Çajkovski, muzika mbeti një komponent bazë që përcaktonte të gjithë spektaklin. Ai krijoi një produksion poetik, të integruar, me idenë kryesore të subjektit lirik. Ai shfrytëzoi në baletet frutat e arritura në krijimtarinë e tij operistike:: lejtmotivet ekspresivë, episodet simfonikë, skena-dialogë. Muzika e ‘ Liqenit të Mjelmave ’ pothuajse ishte në një nivel me operat dhe simfonitë më të mira. Çajkovski nuk ndoqi rrugën e mospërfilljes të formave tradicionale të baleteve (suita e danseve klasikë dhe suita e danseve të karakterit kombëtar):: Adagio me variantet për danserin dhe danseren, dansi-veprimi, subjekti i zhvilluar i baletit, një numër i madh me pjesëmarrjen e kordebaletit, pantomima-skena, në të cilën sqarimi bëhet jo me dans por me ndihmen e mimikës dhe të gjesteve. Çajkovski i përdori të gjitha këto forma në baletet e tij. Si bazë e veprimit lirik mbetet skena-dialog ose siç thirret, duet-dans . Ai nuk iu shmang danseve klasikë dhe danseve karakteristikë, por në mënyrë organike i inkludoi ato në zhvillimin e subjektit. Kështu, në ‘Liqenin e Mjelmave’ në skenën e takimit të

Princit Zigfrid me Princeshën e mjelmave, Odeta, të rrethuar nga shoqet, zotëruan danset klasikë. Çajkovski , siç dëshmonte Kashkin, prej kohësh donte të shkruante baletin për të cilin priti vetëm rastin që të provonte forcën e tij në muzikën e baletit e që më vonë u bë kompozitori gjigand i shekullit 19. Baleti i parë i tij, ‘Liqeni i Mjelmave’, u shkrua më 1875-76, koha kur Çajkovski u bë i njohur në arenën ndërkombëtare me katër operat , tri simfonitë dhe shumë kompozime të tjera të gjinive të ndryshme. Duke folur për debutimin e Çajkovskit me muzikën e baletit, Ger man Avgustoviç Larosh kritikonte kompozitorët e mëdhenj për mos impenjim në kompozimin e muzikës së baletit, ndërsa për Çajkovskin, i cili përveç operave, simfonive, koncerteve, kompozoi baletet më të bukur në botë, ndër të tjera tha: “Për këta balete, atij, një falënderim i madh”. Qëndrimi i Çajkovskit ndaj baleteve ka qenë gjithmonë serioz, larg zbukurimeve dhe shkëlqimeve të jashtëm dekorativë si dhe virtuozitetit të danseve. Çajkovski mbante një qëndrim negativ ndaj produksioneve artizane të disa kompozitorëve të muzikës së baletit si Cesare Pugni, Ludwig Minkus e të tjerë si këta, ai nuk shihte ndonjë arsye përse muzika në baletet nuk mund të qëndrojë në nivelin e saj operistike dhe simfonike. Dhe Tanjejev thoshte: “në Simfoninë e katërt ka diçka që të kujton muzikën e baleti t”. “Unë përfundimisht, i thoshte Çajkovski, nuk kuptoj- çfarë quani ju muzikën e baletit, me çfarë mënyre të shprehuri “ muzika e baletit ” mund të konkludohet”. Çajkovski hyri në muzikën e baletit si reformator duke e transformuar atë nga elementi ndihmës, sekondar, që i shërbente në fillim shoqërimit të dansit, në një dans i frymëzuar, i aftë për të shprehur gjendjen e komplikuar psikologjike, lëvizjet, nuancat. Ai i pasuroi dhe dinamizoi format e muzikës baletike, i dha atyre një hapësirë më të madhe frymëmarrjes, të paarritura as nga paraardhësit, as nga bashkëkohësit e tij. Për shfaqjen e baletit ‘Liqeni i Mjelmave’ në Moskë, German Larosh vuri re që “jo rrallë në muzikën e baletit të Çajkovskit ndriçojnë akordet e dendur e të pasur duke na kujtuar simfonizmin e tij”. Simfonizmi i baletit nga ana e Çajkovskit paraqitet si një nga elementët më të rëndësishëm të reformës të bërë prej tij. Në saj të mendimit simfonist të Çajkovskit, baletet u reformuan deri në atë shkallë dhe nivel që janë edhe sot. Baleti mbetet për Çajkovskin një fushë ideale e fantazisë së mrekul-


ARTE PAMORE - 17

E diel 19 Janar 2020 lueshme romantike. Ai mishëroi thellësisht ëndrrën humane për të mirën shekullore, dashurinë dhe lumturinë. Një rëndësi të madhe në baletet e Çajkovskit ka patur edhe ‘dansi-veprim’ duke ndikuar në të gjitha format e tjera. Mund të thuhet që edhe danset e tjerë pjesërisht mbeten ‘dans-veprim’. Shumë valce dhe numra të tjerë në të cilët merr pjesë kordebaleti, Çajkovskit iu desh t’i lartësonte artistikisht (në lartësinë e padëgjuar artistike). Më në fund, pantomima e punimeve të Çajkovskit shoqërohet me muzikë impresive, që, mimika dhe gjestet e danserëve i shërbejnë vetëm ilustrimit të saj. Të tre baletet e Çajkovskit janë bazuar në subjekte tregimesh por që ai, i mishëroi ato forma në mënyrën më realiste. Edhe baleti ashtu si opera e Çajkovskit , është for më e teatrit muzikor. Baleti si art i dansit njihej shumë kohë më parë në Rusi, madje dansuan në shfaqjet e skenës artistët dhe talentet e baletit E. Istomina, E. Telesheva, A. Ivanov nën drejtimin e baletmaestros Sharl Didlo , duke tërhequr atë kohë, vëmendjen e madhe të publikut për famën e tyre. Pushkini i Madh, i cili krijoi në kreun e parë të operas ‘Eugene Onegin ’ portretin e danserës Istomina , theksoi se sa ekspresiv është baleti Rus . Kritikët dhe gazetarët nuk gjenin fjalë për baletet Ruse, për të lavdëruar bukurinë e danseve. Muzika luante një rol me rëndësi, duke i dhuruar balerinave dhe balerinëve mundësinë për të dansuar ritmikisht, pastër dhe saktë. Baleti ‘Liqeni i Mjelma Mjelmav ve’ është një nga tre baletet e famshëm, në katër akte , i kompozuar më 1875-76. Ky balet bashkë me dy tjerët janë dhe mbeten favoritët më të mëdhenj të audiencave për muzikën e bukur dhe për koreografinë brilante. Çajkovski punoi shumë me baletin ‘Liqeni i Mjelmave’ që u shfaq për herë të parë në Balshoj të Moskës më 4 Mars 1877 me balerinën e Baletit Imperial, Polina Karpakova në rolin e Odetës , Mbretëresha e mjelmave. Më 15 janar 1895, në Teatrin Marijnskij u shfaq spektakli i baletit me libret të rishikuar nga Marius Petipa dhe Modest Çajkovski. Koreografia e bërë nga Petipa dhe Ivanov kishte përmirësime të tre akteve dhe të tabllove krahas rishikimit të dansit napolitan dhe hungarez në aktin e dytë dhe të tretë. Versioni Petipa-Ivanov mbeti version klasik dhe u zbatua në pjesën më të madhe të shfaqjeve deri tani vonë. Ndër performancat shumë të pëlqyeshme mbetet ajo e Vienës me Rudolf Nurejevin e famshëm. Siç e kam përmendur më lart, në baletin ‘Liqeni i Mjelmave’, Çajkovski realizoi reformën rrënjësore të spektaklit baletik duke konkluduar para së gjithash në ndryshimin e rolit të muzikës. Çajkovski, pa iu shmangur formave tradicionale, shtoi mendimin e ri dramaturgjik të pasuruar, forma e Adagios baletike merr karakterin e “aries instrumentale” e afërt në melodi me ariet vokale të operave ose me duetet. Prandaj Çajkovskit iu desh që në mënyrë organike të sillte në ‘Liqenin e Mjelmave’ fragmente të veçanta të muzikës nga operat Vojvoda dhe Undina . Për drejtorinë e teatrove punonin dy baletmaestrot e famshëm, Marius Petipa (1818-1910) që prej vitit 1847 duke krijuar një epokë të tërë në baletin Rus , dhe Lev Ivanov

(1834- 1901), ndihmës i Petipës, autor i ‘dansit të mjelmave të vogla’. Ivanov i dha krijimtarisë së mësuesit Petipa, thellësi më të madhe bashkë me karakterin e pastër Rus. Ai shquhej për memorie të shkëlqyeshme dhe për muzikalitet të çuditshëm, atë madje e kanë quajtur ‘Shpirti i baletit Rus’. Në mbrëmjen kushtuar kujtimit të kompozitorit më 17 Shkurt 1894, në numrin e pjesëve të ndryshme u shfaq skena e dytë e ‘ Liqenit të Mjelmave’ nga Lev Ivanov. Me këtë vënie në skenë, Ivanov zbuloi faqen e re në historinë koreografisë Ruse dhe fitoi lavdinë e artistit të madh. “Zbulimet e Lev Ivanov në ‘Liqenin e Mjelmave’ janë një ndërrim

Revolucioni i baletit Duke e dashur dhe njohur shumë mirë baletin, Çajkovski pranoi me entuziazëm propozimin e drejtorisë së Teatrit Balshoj të Moskës që të shkruante muzikën për baletin ‘Liqeni i Mjelmave’ më 1875. Dy baletet e tjerë u shkruan me kërkesën e Teatrit të St.Petersburgut. Ishte përvoja e fillimit, e Çajkovskit, në fushën e muzikës së baletit. Në baletin ‘Liqeni i Mjelmave’, Çajkovski realizoi reformën rrënjësore të spektaklit baletik duke konkluduar para së gjithash në ndryshimin e rolit të muzikës. Te Çajkovski, muzika mbeti një komponent bazë që përcaktonte të gjithë spektaklin. Ai krijoi një produksion poetik, të integruar, me idenë kryesore të subjektit lirik. Ai shfrytëzoi në baletet frutat e arritura në krijimtarinë e tij operistike: lejtmotivet ekspresivë, episodet simfonikë, skenadialogë. gjenial i shek.20", shkruan Vera Krasovskaja (1915-1999). Marius Petipa duke e vlerësuar lart, i besoi Ivanovit skenat e mjelmave . Përveç kësaj, Ivanov vuri në skenë çardashin Hungarez dhe dansin Napolitan. Më 15 Janar 1895, në Teatrin Marijnskij u bë premiera e baletit që i dha jetë të gjatë ‘ Liqenit të Mjelmave ’. Lirika e lidhur me të, shkrihet në të gjithë produksionin. Pasuria melodike dhe ekspresioni i muzikës në ‘Liqenin e Mjelmave’ bashkë me zhvillimin simfonik sheshojnë ndonjë mangësi të vogël të planit skenik duke reflektuar në shikuesin dhe dëgjuesin me një forcë të pandryshueshme të magjepsjes së tij poetike . Në balet, Çajkovski na njeh, atë realen dhe fantastiken

midis të cilave nuk ka kufij të pakalueshëm. Nuk ka gjë më të bukur e më të këndshme të jesh i pranishëm në Teatrin Marijnskij të St.Petersburgut, apo në Balshoj të Moskës, në skenat e Parisit dhe të Kovent Gardenit të Londrës, për të parë spektaklet e ‘Liqenit të Mjelmave’ në nivelet më të larta të artit baletik. E gjithë muzika e baletit është e bukur: Skena-Moderato e aktit të dytë ku shkëlqen oboe dhe harpa (3:05), Valci i aktit të parë (7:33). Dansi i Mjelmave i aktit të dytë: Allegro moderato (1:34) ku frymorët e drurit imitojnë mjelmat, Pas d’action . Andante (7:37), harpa solo, pas akordeve të saj violina solo shoqërohet nga harpa në një melodi të këndshme plot lirizëm, violonçelo fillon në dialog me violinën, në një virtuozitet dhe melodi Çajkovskiane. Janë edhe danset e bukur Hungarezë, Spanjollë, Napolitanë dhe mazurka Polake, të gjitha në një orkestracion të përsosur, tërheqës. Të gjitha performancat e baletit ‘ Liqeni i Mjelmave ’ kanë qënë shumë të suksesshme jo vetëm në skenat Ruse por edhe jashtë, në vendet tjera. Si version bazë i baletit mbetet ai Petipa-Ivanov i versionit klasik , ndërsa të gjithë tjerët janë krijuar mbi bazën e këtij versioni siç janë ato të Mihail Fokin (1911), George Balanchine (1951), Mihail Barishnjikov (1981), Rudolf Nurejev (1984), Jurij Grigoroviç ( 1969), Patrice Bart (1997). ‘Liqeni i Mjelmave’ i Jurij Grigoroviç-it (baletmaestro), ishte poema filozofike e luftës së përjetshme midis të mirës dhe të keqes, luftë e cila, para së gjithash bëhet brenda njeriut. Në vitin 1933 u bë performanca në tre akte dhe katër skena me koreografi të Petipa-Ivanov që e dirigjoi i njohuri Jevgenij Mravin-

skij, në rolin e Odetës dansoi Galina Ulanova dhe në rolin e princit Zigfrid, Konstantin Sergejev. Balerina e njohur Olga Preobrazhenskaja admironte punën e Petipës dhe thoshte atë kohë: “..... kur iu afrova baletit Imperial më1889, Petipa ishte një mjeshtër i vërtetë, gjithmonë kam thënë, sa me fat jam që e kam njohur këtë gjeni, sepse kur Petipa iu afrua të tetëdhjetave, arti i tij kishte arritur lartësi të papara. Duke e falenderuar për gjenialitetin e tij, baleti ynë nuk kishte kundërshtarë në Europë ” ‘Liqeni i Mjelmave’ është shfaqur edhe jashtë Rusisë me shumë sukses si në Njujork, Londër, Budapest, Paris, Shtutgart, Berlin, Stokholm, Beograd etj. Më 8 Mars 1950, sipas redaktimit të ri të spektaklit Petipa-Ivanov, u bë perfor manca e baletit me baletmaestron Konstantin Sergejev dhe ruhet në repertorin e Teatrit Marijnskij deri në kohën e sotme ndërsa në Teatrin Mihajllovskij të St.Petersburgut u bë performanca e baletit ‘Liqeni i Mjelmave ’ me koreografi të PetipaIvanov sipas versionit të vitit 1895, me baletmaestron Fjodor Llopuhov dhe në rolin e Odetës dansoi Vera Stankjeviç (Artiste e Merituar e Rusisë, pedagoge baleti dhe balerinë). Ndërsa në Balshoj të Moskës, në performancën e ‘Liqenit të Mjelmave’ dansuan primabalerina Svetllana Zaharova dhe Andrej Uvarov. Nga baleti ‘Liqeni i Mjelmave’ op.20 të inter pretuara nga orkestra simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit Marijnskij në vitin 2006 nën drejtimin e dirigjentit të njohur Valerij Gergijev , veçojmë pjesët e zgjedhura si më poshtë: Tema e cila përsëritet, në Andante, Allegro Moderato, Maestoso,Valci (Tempo di Valse) nga akti i parë, Dansi i mjelmave të vogla në Allegro moderato, Adagio, Pas d’action. Andante, Çardashi Hungarez në Moderato Assai, Dansi Spanjol, Dansi Napolitan në Allegro Moderato, dansi Rus në Moderato dhe Mazurka nga akti i tretë. ‘Liqeni i Mjelmave’ tregon historinë e një dashurie magjepse midis princeshës Odeta dhe princit Zigfrid, luftën e tyre me një magjistar të lig. Princeshë Odeta është një princeshë e bukur e cila transformohet në një mjelmë të bardhë, princi Zigfrid është një princ i pashëm që bie në dashuri me Odeten ndërsa Baron Von Rothbart është një magjistar i lig i magjepsur pas Odetës. Poezia e baletit është mjelma e mishëruar në çdo notë të partiturës madhështore të Çajkovskit . Këtë balet e kanë dirigjuar edhe Jevgenij Svetllanov më 1988 me orkestren simfonike Ruse , Charles Dutoit më 1992 me orkestren simfonike të Montrealit, Vladimir Jurovski më 2018 (sipas versionit të vitit 1877) me orkestren simfonike të Federatës Ruse. Mbrëmja e 16 Nëndorit, e shtunë, ishte e një rëndësie të veçantë për audiencën Tiranase. Ishte organizuar nga shoqata e miqësisë Shqipëri-Rusi , performanca në Pallatin e Kongreseve, e trupës së baletit në akull e St.Petersburgut. Jo vetëm kaq, por ajo performancë e trupës së baletit St.Petersburgut u realizua aq bukur dhe në mënyrë madhështore sa që audienca duartrokiti çdo numër të baletit. E tërë performan-

ca e baletit ishte e mrekullueshme dhe absolutisht ‘divine’. Muzika dhe dansi ishin plot emocion. Pamë një kordebalet të përsosur – secila dansonte si një prima-balerina dhe kjo është arritur në saj të përgatitjes artistike, talentit dhe punë këmbëngulëse të artistëve. Prandaj asgjë nuk e zëvendëson baletin - ai është art. Muzika e sinkronizuar me dansin ishte arritja më e rëndësishme në atë performance, një sensasion i pabesueshëm, muzika i ndihmoi balerinat të futen në rol. Nuk kam ndërmend të analizoj të gjithë performancën e cila ishte brilante por dua të veçoj vetëm pjesën që më ka pëlqyer më tepër nga ‘highlights’ e tjera të baletit ku pjesa themelore ishte ‘ Liqeni i Mjelmave ’. Dansi i ‘Mjelmave të Vogla’ (8:45) ishte natyrisht, një masterpjesë. Katër balerinat hyjnë në skenë në një linjë dhe lëvizin për mes skenës, në dy anët, majtas, djathtas,me krahët e kryqëzuar duke krijuar një zinxhir. Lëvizin tërthorazi anash duke bërë 16 ‘pas de chat’. Lëvizjet janë ideale, të përpikëta, të sinkronizuara aq bukur sikur të mos dansonin mbi akull. Nga fundi, ata prishin zinxhirin e tyre dhe përpiqen të ‘fluturojnë’. Pas kësaj op.20 No.13, Çajkovski i dhuroi kësaj pjese Adagio-n mjaft të bukur në të cilën dialogojnë violina dhe violonçelo. Kush, përveç Çajkovskit mund ta kompozonte këtë muzikë të bukur dhe të këndshme! Çuditërisht, dhe kjo është e vërtetë, askush nuk kënaqet me shumë se me kordebaletin, në të njëjtën kohë, me muzikën e bukur të mjeshtërit të madh. Edhe sikur ndonjërin nuk e tërheq baleti, është muzika ajo që do ta bëjë ta pëlqejë. Megjithë atë sukses të asaj performance brilante, diçka që është për tu vënë në dukje, më tepër si një kritikë, ishte mungesa e një informimi të domosdoshëm të pjesëmar rësve për perfor mancën. Organizatori i shfaqjes që konkretisht ishte Pallati i Kongreseve, duhet të kishte bërë gati për çdo pjesëmarrës nga një broshurë me të cilën njihet secili me baletin ‘Liqeni i Mjelmave ’, kompozitorin, muzikën, koreografinë, trupën e baletit për çdo balerinë, e të tjera. Madje në hyrje pyeta një shoqe e cila ishte ngarkuar për rendin, “nuk keni gjë për t’na dhënë, ndonjë informacion për shfaqjen?”- Jo, mu përgjegj ajo, Një gjë e tillë praktikohet rregullisht jashtë. Në Metropolitan Opera, ose në Chicago Symphony, apo në Grand Rapids Symphony para hyrjes në sallë secilit i jepet broshura me 54 deri 65 faqe dhe shikuesi është i përgatitur ta shohë shfaqjen ashtu siç duhet. Kështu, kur isha në Met për të parë ‘Aiden’ e Verdit dhe ‘Karmenin’ e Bizesë, kisha broshurën me 70 faqe, përveç përkthimit në ekran. Një praktikë e tillë të paktën të vihet në zbatim në shfaqjet e tjera, koncerte simfonikë apo opera. Mendoj se shoqata e miqësisë ShqipëriRusi nuk duhet të mbetet me kaq, le të shpresojmë se në një të ardhme jo të largët, të kemi mundësinë të shohim në skenat tona edhe Orkestren Simfonike të Teatrit Marijnskij të St.Petersburgut me pianistin Denis Macujev apo violinistin Vadim Repin në interpretimin e piano koncertit Nr.1 ose të violinë koncertit op.35 në Re maxhor të P.I.Çajkovskit. gje vi, kritik muzik e * Dr Dr.. Sul Gra Gragje gjevi, muzike


18 -ARTE PAMORE

A

ARGUMENT

E diel 19 Janar 2020

Figura e heroit mesjetar Gjergj Kastroti Skënderbeu, pas shekujsh sundimi osman ishte pothuaj e fshirë nga kujtesa kolektive. Emri i tij u përmend rrallë në balada, apo eposin e kreshnikëve, ndërsa miti i tij jetoi më konkret ndër komunitetin arbëresh në jug të Italisë. Në fundin e shekullit të XIX, figura e tij u gjet në nevojën e ngritjes së një miti, i cili nga rilindasit do të përkufizohej si heroi i shqiptarëve dhe simbol i qëndresës kundër pushtuesit. Atributet dhe fitoret e tij të shumta ushtarake pikërisht kundër osmanëve e propozonin figurën e tij tejet të përshtatshme për këtë platformë.

Standardizimi i figurës së Skënderbeut nga artistët shqiptar në fillim shekullin XX NGA DR. ERMIR HOXHA

P

opujt e shumtë të Ballkanit, të konsoliduar nga feja dhe një kompaktësi etnike relative, për t’u ringritur mbi rrënojat e perandorisë osmane, i bënë thirrje edhe të kaluarës së tyre mesjetare. Nacionalizmi shqiptar, në mungesë të saj, zgjodhi një platformë ndërtuar mbi disa teza. E para ishte ajo e çertifikimit të së drejtës së tyre si banorë autoktonë, duke ngritur e propaganduar të dhëna mbi origjinën e lashtë të shqiptarëve, nisur nga ato pellazgjiko–ilire. Prejardhja e përbashkët tentonte të ngrihej përmbi ndarjet religjoze, si një platformë e re, njohur si “shqiptarizma”, për të cilën Mithat Frashëri theksonte se filloi të bëhet si njëfarë feje, një besim, jo individual, por një fe e përbashkët, e vetme, ose më mir akoma, feja. Njerëz që s’kishin parë kurrë shoku shokun, të panjohur dhe të padëgjuar gjer dje, në këtë fe dhe besimi të ri duhet të gjenin një lidhje dhe një vëllazërim. Një platformë tjetër ishte dhe ajo e evokimit të figurave historike, ku padyshim ajo e Skënderbeut, do të zinte vendin kryesor, si më e përshtatshmja e njëkohësisht më frymëzuesja. Figura e heroit mesjetar Gjergj Kastroti Skënderbeu, pas shekujsh sundimi osman ishte pothuaj e fshirë nga kujtesa kolektive. Emri i tij u përmend rrallë në balada, apo eposin e kreshnikëve, ndërsa miti i tij jetoi më konkret ndër komunitetin arbëresh në jug të Italisë. Në fundin e shekullit të XIX, figura e tij u gjet në nevojën e ngritjes së një miti, i cili nga rilindasit do të përkufizohej si heroi i shqiptarëve dhe simbol i qëndresës kundër pushtuesit. Atributet dhe fitoret e tij të shumta ushtarake pikërisht kundër osmanëve e propozonin figurën e tij tejet të përshtatshme për këtë platformë. Bashkë me to figurën e tij e ndihmonte dhe përkatësia e paqartë fetare, pasi ai ishte lindur në një familje e besimit ortodoks, më pas ishte rritur në një ambjent mysliman, e më pas ishte shpalluar “Atlet i Krishtit” nga Vatikani. Edhe vetë emri i tij ishte gjysëm kristian e gjysëm osman. Një aspekt tjetër ishte pozicionimi i tij si përkrahës i luftës që Perëndimi ndërmori kundër Perandorisë Osmane, çka u përligj nga rilindasit si teza e përkatësisë europiane të shqiptarëve. Ky element u evidentua në mënyrë që t’i ktheheshin sa më shpejt krahët të kaluarës osmane, për një identitet të ri europian e përparimtar. Në këtë moment

Gericault, An Officer of the Imperial Horse Guards, vaj, 1812

Anastas Ballamaci, Skënderbeu, vaj, 1889

Portreti i heroit u realizua nga artistë evropianë, për të ilustruar Fillimisht portreti i heroit u realizua nga artistë evropianë, për të ilustruar librat e shumtë të shkruar mbi këtë personazh. Edhe pse shpesh me ndryshime rrënjësore mes tyre, në to imazhi i heroit paraqitet kryesisht në profil me mjekrën e gjatë dhe hundën akuiline, shpesh pa përkrenaren me kokën e dhisë. Në raste të tjera atij i atribuohen veshje të ndryshme të urdhrave kalorsiak, apo veladon aristokrat mveshur personazheve me tipare gjithnjë e më të ndryshme. delikat, identiteti europian i shqiptarëve ishte edhe shprehje e qartë e nevojës që kishin rilindasit për përkrahje nga vetë kancelaritë europiane. Fillimisht portreti i heroit u realizua nga artistë evropianë, për të ilustruar librat e shumtë të shkruar mbi këtë personazh. Edhe pse shpesh me ndryshime rrënjësore mes tyre, në to imazhi i heroit paraqitet kryesisht në profil me mjekrën e gjatë dhe hundën akuiline, shpesh pa përkrenaren me kokën e dhisë. Në raste të tjera atij i atribuohen veshje të ndryshme të urdhrave kalorsiak, apo veladon aristokrat mveshur personazheve me tipare gjithnjë e më të ndryshme. Me intensifikimin e lëvizjeve për pavarsi, si simbol i kërkimit dhe ndërgjegjësimit kombëtar, për ideologët rilindas, ishte i rëndësishëm dhe materializimi i figurës së tij, detyrë që iu delegohej artistëve të kohës. Duket sikur pikërisht në këtë periudhë (fundi i shek. XIX) nisin të dalin në dritë dhe realizimet e para me figurën e heroit. Fillimisht ato u komisionuan brenda rretheve patriotike shqiptare që vepronin në kryeqytetet evropiane, ndërsa pas viteve të pavarësisë, figura e tij, dalëngadalë u kthye në temë të përbashkët për gati të gjithë artistët lokalë. Ndër shembujt më të hershëm të

Odhise Paskali, Skënderbeu, bronz, 1939 portretit të heroit është ai i piktorit ikonograf Jorgji Panariti, realizuar në vitin 1883, (sot e humbur) realizimi i së cilës është një kopje e gravurave të shumta europiane që risillnin shpesh portretin e heroit shqiptar, ndërsa një version ekuestër i heroit realizohet nga artisti tjetër ikonograf, Anastas Ballamaçi, në vitin 1898, frymëzuar dukshëm nga një figurë romantike, “Oficeri i rojës perandorake” e realizuar nga piktori francez Theodore Géricault në vitin 1812. Figura e oficerit, e hedhur me vrull e furi në betejë, nën pozicionin e një figure udhëheqëse e inspiruese,

Spiro Xega, Skënderbeu, vaj, 1931 duket sikur mvesh në mënyrë të përkryer idealin në mendjen e artistit shqiptar se si do të prezantohej figura e heroit. Skënderbeu i Ballamaçit gjithsesi paraqet ndryshime të theksuara duke nisur nga veshja e tij orientale, trajtimi kromatik, skematizmi i figurës në tërësi dhe frymën e përgjithshme ikonografike. Në pamundësi të shkëputjes tërësisht nga ndërtimi i tij ikonografik, Ballamaçi më shumë se një kalorës në betejë, ndërton një figurë të idealizuar, e cila shkëputet nga dimensioni tokësor, duke tentuar të shndërrohet në përfytyrimin absolut të një personazhi ikonë. Në realizimet e shumta midis viteve 1890-1920 e më tej, ajo që bie në sy në mënyrë të qartë është që kjo figurë vazhdimisht ripropozohet si një klishe në të njëjtën formë. Ngjashmëritë fillojnë që nga kompozimi: portreti në profil e gjysmë bust, shikimi nga e majta në të djathtë, apo burimi i dritës që e godet figurën në qendër. Përveç kompozimit ato ripropozojnë gjithmonë elementët e sipërpërmendura me tiparet karakteristike, veshjen dinjitoze me dekorimet në kraharor, gjestikulimin e munguar, karakterin vizionar apo mendimtar, si dhe përkrenaren karakteristike me kokë dhie. Vetë përkrenarja, dhuruar Skënderbeut nga Papa Pali i II, ditën e Krishtlindjeve në vitin 1466, gjatë qëndrimit të tij në Romë do të kthehej në simbolin e tij dhe vetë Shtetit shqiptar. Me ndryshime të vogla, këto tablo duket sikur janë ri-interpretime të njëra-tjetrës, ose sikur të gjitha kanë kopjuar të njëjtin model. Ky shumëfishim “kokëfortë” imazhi duket se vinte si nevojë për realizmin e një imazhi lehtësisht të identifikueshëm, i

pranuar gjerësisht, i cili si një portret zyrtar duhej të mbartte karakteristikat e duhura. Por realizimet e shumta të portretit të heroit, jo gjithnjë duhet kuptuar si një “detyrë patriotike” e artistëve, pasi kërkesa e madhe e kohës për portretin e tij, e shtyn shpesh realizimin e saj drejt një kërkese thjesht komerciale. Në fillim shekullin XX, portreti i tij (shpesh i realizuar në shumë kopje nga i njëjti artist) shitej shpesh si suvenir mes patriotëve shqiptarë, sidomos atyre në mërgim, aq sa portrete apo buste të tij prej allçie, reklamoheshin në gazeta si çdo produkt tjetër. Portrete në profil të heroit në vaj apo me laps, realizuan artistë të shumtë si Vangjel Zengo, Spiro Xega, Andrea Kushi, Theohar Gjini, Nikolla Lako e Spiro Xega. Gjthashtu të dhëna flasin dhe për një portret të realizuar nga piktori Kolë Idromenon, ekspozuar në Vjenë rreth vitit 1912. Vepra e konsideruar deri vonë e humbur, u bë publike së fundmi si pjesë e koleksionit Shehaj, edhe pse cilësia e saj lë hapsira për dyshim mbi autorsinë e saj. Informacione ka dhe për një portret të realizuar në vitin 1921 nga Ndoc Martini, për të cilën duket se patën shkruar të gjitha fletoret me rëndësi të kohës por që mjerisht u dogj në një ekspozitë në Stamboll në vitin 1913. Në vitet ’20 të shekullit XX, figura e Skëndërbeut, përbënte ende epiqendrën e frymës patriotike të kohës. Prezent gati në studion e çdo artisti, sa si detyrë patriotike aq dhe si përzgjedhje komerçiale, në fillimin e shekullit ajo shumfishohet në versione ekuestër e skena beteje, si për ti rritur edhe më impaktin heroik. Ndër to mund të përmendet ajo e Simon Rrotës, “Beteja e Skënderbeut”, e vitit 1923, ku kompozimi dinamik në trajtë “X”, formohet në qendër nga përplasja e heroi me kundërshtarin. Kjo zgjidhje kompozicionale, edhe pse i jep dinamizëm gjithë tablosë, vuan paraqitjen e ngurtë dhe statike të personazhit kryesor. Dëshira për t’u përballur me realizime të mëdha, bie në sy dhe tek artisti i ri, Zef Kolombi, i cili ende student në vitin 1927, realizon “Skënderbeu në luftim me dy vëllezërit persë”, skenë kompozicionale e ngjashme me tablonë e Rrotës. Një tjetër artist që një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së tij, do ja dedikonte figurës së heroit, ishte piktori autodidakt e tregtari Spiro Xega, i cili duke nisur që nga viti 1913, realizoi plot tetë versione të ndryshme mbi heroin. Teksa i


}

MEA CULPA - 19

E diel 19 Janar 2020

...nga numri i shkuar

“Milosao” e këtij numri, që përkonte me suplementin e parë të vitit, erdhi me shumë vonesë për shkak sepse u vendos të shtyhej një javë. Redaktori është jo shumë i kënaqur sepse zgjedhja e tij emergjente nuk shkonte me atë të një numri të mirë. Megjithatë, në numrin e parë të këtij viti, “Milosao” u hap me një shkrim të koleksionistit të njohur Bajram Peçi, që kishte shkruar diçka për lidhjet e Arbërve me Frankët, ku ai kishte mbledhur gjëra interesante për këtë simbiozë shekujsh. “Me këtë popull të fuqishëm, ndër të parët që formësoi shtetin krahas ndërgjegjes së kombit, kemi qenë sa larg aq dhe afër. U njohëm me ta kur mbërritën në Adriatik. Historiani Alain Ducellier sheh rritjen demografike si shkak për përhapjen e tyre si mercenarë drejt Italisë, ku pushtuan Puljen bizantine. Në Arbëri shfaqet në vitin 1071 Robert Guiskardi me normanët, një popull franko-viking. Në pranverën e vitit 1081 ushtrija e Robert Guiskardit dhe djalit të tij, Boemundi, zbarkuan në bregdetin shqiptar, pushtuan Vlorën, Kaninën, Orikumin, Bylisin e Butrintin dhe rrethuan Durrësin”. Mund të ishte pak më i thukët, por është realisht zgjidhja e tij. Redaktori shtoi një argument për Kongresin e Lushnjës dhe mënyrën sesi mund t’i dedikohemi atij. Pra, pikërisht kjo datë duhet të skalitet dhe bashkë me të edhe Lushnja me mrekullinë e vendimit të saj, që pak vlerësohet realisht nga politika megjithë aktivitetet e saj. Nëse shkrimi ishte më shumë historik, kjo nuk mund të pengojë apelin tonë, që këtij aktiviteti duhet t’i kushtohemi përgjatë të gjithë vitit, shkroi ai.

Shqiptarët për figurën e tij

Imazhe të Skënderbeut nga artistë europian shek XVI - XIX reklamonte në katin e dytë të dyqanit të tij, për realizmin e tyre, në këmbë a në kalë, ai nuk hezitonte të shfrytëzonte vepra të artistëve të tjerë vendas a të huaj. I tillë është rasti i versionit të vitit 1931, ku kompozimi i heroit mbi kalë, është huazuar dukshëm nga vepra e mëparshme e A. Ballamaçit, i cili më parë ishtë bazuar në një figurë ekuestër të piktorit francez Géricault. Ndër elementët e shtuar të Xegës është përkrenarja, veshja, dhe interesi i tij për të krijuar një sfond sa më të vërtetë, me elementë nga fusha e betejës dhe kalaja e Krujës e ndriçuar në sfond. Me gjithë përpjekjet e Xegës, për t’i dhënë heroit një trajtim sa më të denjë, piktura në vetvete paraqet nota të theksuara ilustrative., aq sa më shumë se një luftëtar mesjetar në fushën e betejës, ai vjen si një imazh të idealizuar kartolinash. Shtypi i kohës dëshmon se Xega përgjatë viteve ’30 do të realizonte dhe tablo si “Skënderbeu në malet e Kosovës” dhe “Të dërguarit e sulltan Muratit i kërkojnë paqe Skënderbeut”. Pamundësia e heqjes së një kufiri të qartë mes realizimit të figurës së heroit për qëllime patriotike, apo thjesht për qëllime komerciale, i atribuohet deri diku dhe viteve që jetoheshin, pasi vetë

figura e heroit, pasi përshkruhej dendësisht nga artikuj të shumtë në shtyp, po kthehej dalëngadalë në një trend të vërtetë. Risjellja e bëmave dhe e jetës së tij, apo dhe e personazheve që e rrethuan në vitet e betejave kundër osmanëve, e kishin kthyer prej kohësh atë si një simbol të unitetit të kombit shqiptar, gjë të cilën do të trashëgohej dhe në monarkinë e mbretit Zog. ... Ndërkaq figura e Heroit do të trajtohej dhe në gjininë e skulpturës, kur në realitetin e turbullt të lëvizjeve për pavarësi, “del në skenë” Murat Toptani, një artist autodidakt, i cili afrohej me artin në shumë forma, pasi ushtrohet njëkohësisht në vizatim, pikturë, poezi e prozë. Me artin e skulpturës ai njihet në Itali e Belgjikë, ndërsa në korrik të vitit 1898, ndodhet mes arbëreshëve të Italisë, ku përfundon me sukses një bust të Skënderbeut. Toptani kujton se ishte frymëzuar nga një imazh i vjetër i heroit, të cilin e kish modifikuar si në moshë ashtu dhe në trajtim duke e mveshur me hekur, sikur shikon armikun me sy të egërsuar. Realizimi i kësaj skulpture, që deri më sot njihet si e para në Historinë e Artit Shqiptar, u përshëndet edhe nga shtypi i kohës. Ajo karakterizohet

Imazhe të Skënderbeut nga artistët shqiptar në kapërcim të shek XIX- XX

}

Në këtë numër përfshimë një koleksion poezish të krijuesit Kostandin Dhamo, që donim t’ia bënim surprizë në ditëlindjen e tij në fillim të janarit, por që nuk ndodhi prej vonesës. Megjithëse redaktori shpreson që autori të ketë mbetur i kënaqur, paçka se ai e shfaq shpesh dhe me etikë se është i pakënaqur me redaktorin për vonesat. Studiuesi Lame Fandi kishte përfshirë një shkrim për Qerim Vrionin, që redaktori e kishte vonuar disi shumë, kur ky autor shkruan me shumë respekt për një punë të jashtëzakonshme të historisë shqiptare të fotografisë dhe sidomos njeriut që e solli atë. Studiuesi Ndrek Gjini na erdhi përmes autorit Mal Berisha dhe punës së tij, që ne e kemi pasur vazhdimisht përgjatë javëve të Milosao me një libër, ku janë mbledhur shumë nga shkrimet e vendosura të “Milosao”. Redaktori, personalisht, përcolli dhe një lajm për një libër të ardhur në shqip nga përkthyesi prizrenas Behrim Jusufi, titulluar “Tregime nga hija”, ku janë 115 tregime të urta të shkrira në 258 faqe të autorit dhe personalitetit boshnjak Enes Kariç, shumë i afërt me redaktorin. Në përgjithësi ishte një numër poshtë të zakonshmes dhe pa shumë kërkesa, por që gjithsesi shtroi trasenë për numrat që do të vijnë...Redaktorit do t’i duhet shumë të shtrëngohet këtë vit për të bërë shumë më tepër dhe mbi të gjitha për të bërë që të mbijetojë një organizëm që gjendet në vështirësi serioze.

Portrete në profil të heroit në vaj apo me laps, realizuan artistë të shumtë si Vangjel Zengo, Spiro Xega, Andrea Kushi, Theohar Gjini, Nikolla Lako e Spiro Xega. Gjthashtu të dhëna flasin dhe për një portret të realizuar nga piktori Kolë Idromenon, ekspozuar në Vjenë rreth vitit 1912. Vepra e konsideruar deri vonë e humbur, u bë publike së fundmi si pjesë e koleksionit Shehaj, edhe pse cilësia e saj lë hapsira për dyshim mbi autorësinë e saj. Informacione ka dhe për një portret të realizuar në vitin 1921 nga Ndoc Martini, për të cilën duket se patën shkruar të gjitha fletoret me rëndësi të kohës por që mjerisht u dogj në një ekspozitë në Stamboll në vitin 1913 nga një trajtim realist me nota të theksuara romantike, ku vëmendja e vëzhguesit përqendrohet tek vështrimi i heroit, ndërsa veshja e heroit transmeton ndjesinë se kemi të bëjmë me një hero epik gati hyjnor. Gazeta na infor mon se skulptura për lexuesit e saj do të ofrohen kopje në terrakotë, që asnjë prej tyre të mos humbasë mundësinë e admirimit të figurës së heroit të tyre kombëtar. Në vitin 1917, Toptani realizon një tjetër bust të Skënderbeut në baltë të pjekur. Ndryshe nga përfigurimi hyjnor i vitit 1898, heroi në një trajtim më naiv prezantohet i vrazhdë, me përkrenaren tipike e veshjen me motive shqiptare, ndërsa elementët e rrjetës që del nga përkrenarja, sytë e vegjël dhe mjekra e ashpër, e shtojnë karakterin e tij luftarak. Deri në fillimin e viteve ‘20, gjinia e skulpturës në panoramën e artit shqiptar, ishte tkurrur vetëm në ato pak ekzemplarë të vegjël realizuar nga M. Toptani. Punimet e këtij artisti mundën të ekspozoheshin vetëm për pak vjet, në shtëpinë e tij në Tiranë, para se ajo të digjej. Gjatë kësaj kohe, ajo vizitohej rregullisht nga artistët lokalë të qytetit, por impakti i tij artistik, më shumë se orientues duhet të ketë qenë frymëzues, për skulptorët aspirantë. Kjo gjendje vazhdoi deri në mesin e viteve ‘20, kur në skenën e artit shqiptar shfaqet skulptori i ri Odhise Paskali, i cili edhe pse kishte studiuar për teori në Itali, do të kryesonte shkollën e skulptorëve të fillim-shekullit, duke u përcaktuar qartë si skulptori i parë, që e ngriti skulpturën në nivel profesional. Pas një sërë monumentesh të ngritura në sheshet e qyteteve shqiptar, Paskali në vitin 1939, do të realizojë një portret epik, të Heroit

L

LETËRSIA

Disa ditë më parë, në Qendrën Boshnjake të Kulturës, në Sarajevë, u bë promovimi tre romaneve të shkrimtarit Namik Dokle (Vajzat e mjegullës, Lulet e skajbotës dhe Ditët e lakuriqëve të natës) të nominuara nga botuesi si triologjia e Gorës: Atje ku dielli lind dy herë.

Promovohet triologjia “Atje ku dielli lind dy here” e autorit Namik Dokle Disa ditë më parë, në Qendrën Boshnjake të Kulturës, në Sarajevë, u bë promovimi tre romaneve të shkrimtarit Namik Dokle (Vajzat e mjegullës, Lulet e skajbotës dhe Ditët e lakuriqëve të natës) të nominuara nga botuesi si triologjia e Gorës: Atje ku dielli lind dy herë. Tre romanet e Dokles janë botuar nga Shtëpia Botuese e Sarajevës CONNECTUM, të përkthyera në gjuhën boshnjake nga shkrimtari dhe studjuesi Prof. Dr. Sadik Idrizi. Në promovim foli studiuesi i letërsisë Matija Boshnjak dhe më pas u zhvillua një bashkëbisedim me autorin. Botuesi Ajet Arifi, duke vlerësuar triologjinë, nënvizoi se cilido që është impresionuar nga mjeshtëria e shkrimtarit të Kombëtar me tipare e fuqi titanike. I ngjashëm me trajtimin sublim e monumental të “Moisiut” të Mikelanxhelos, “Skënderbeu” i Paskalit, ruan të njëjtën karakteristikë të njohur si “terribilità”. Ndryshe nga “Moisiu”, vepra e Paskalit është një gjysmë bust, e si e tillë, paraqet më pak vështirësi kompozicionale, por, ai dallohet, nga gjithë përfytyrimet figurative të heroit, për tiparet e ashpra prej kolosi të paepur ushtarak. Duket qartë që tek “Skënderbeu” i Paskalit ka humbur ai emocion urtësie, që përcillnin portretet e shumtë të Skënderbeut të pikturuara në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit; ai këtu është më luftarak se kurrë. Veshja e tij e hekurt, sytë e tiparet e mprehta, vështrimi i paepur e i vëngërt, mjekra e gjatë dhe e valëzuar, të japin idenë e një

madh Ismail Kadare, në romanet e Dokles do të gjejë një vazhdimësi për njohjen e letërsisë shqipe të kohës. Ndërsa gazeta “Oslobodjenje”, një nga më të mëdhatë e Bosnjes, ka shkruar mes të tjerash se romanet e Dokles përshkruajnë konture të një poetike të veçantë, tema kryesore e së cilës është përplasja e individit me interesat e pushtetit. kalorësi e strategu gati për t’u sulur në fushën e betejës. Ai na vjen në këtë mënyrë si një imazh i idealizuar e legjendar, duke u evidentuar si figurë e paepur e identitetit kombëtar shqiptar. ... Si përfundim figura e Skënderbeut përbën sintezën e kërkimeve të rilindasve për një figurë evokuese në kauzën e tyre. Ajo, qëllimisht, u propozua si figura më e përshtatshme për evokimin e shpirtit të bashkimit të të gjithë shqiptarëve pa dallim krahine, feje a pikëpamjesh politike. Si e tillë ajo shërbeu si pikënisje drejt një zgjimi të identitetit kombëtar, duke shoqëruar krijimtarinë e mjaft artistëve dhe në dekadat në vazhdim përgjatë gjithë shekullit të XX, duke u kthyer në personazhin më të trajtuar të artit shqiptar.


20 -LETËRSIA SHQIPTARE BASHKËKOHORE

P

POEZIA

E diel 19 Janar 2020

Autorja e njohur vjen përmes një cikli që ndërthur filozofinë me ndjenjën dhe kujdesin e përdorimit të një figuracioni shumë të zgjedhur

-ARKEOLOGJI Më mposhtin dobësitë emocionale, Dhe më qarkojnë Rrënojat e një shpërthimi të heshtur.

FERIDE PAPLEKA

SYRREALISTE

COGITO ERGO SUM (Mendoj, pra jam)

Për A. Bota shpërbëhet ngadalë Fjalë tona popullojnë një botë tjetër Natyra hap dyert, Ngado shihen shtatë ngjyrat e ylberit Unë jam purpuri që të huton Ti shndërrohesh në horizont Të kulluar Me një madhështi sublime Dhe më tërheq lart, larg Ecim apo lundrojmë? Nuk e di, Por rrugët bëhen ajrore Bimësia lëviz me ne Pemët ruajnë stinën e artë Flladi na përkëdhel Si fëmijë të urtë Me duart e tij të ëmbla E tashmja dhe e shkuara ikin Mbetet vetëm e ardhmja Hipotetike, E vockël Dhe e madhe Njëkohësisht. 15 janar 2020

NDJENJE E EMBEL Dritë e tejdukshme Dielli bie mbi rrugë Mbi shtëpi Mbi zemra, Një vashë ecën Thuajse vrapon Duke kënduar, Një plak që mbahet në bastun E ngadalëson hapin Dhe vështron përreth i hutuar, Në sheshin e Skënderbeut Fëmijët luajnë E qeshura e tyre si tingull i kristaltë Shkon në qiell Dhe ajri bëhet i tejdukshëm. Jam në Tiranë Në qytetin më të dashur të botës, Visoret dhe njerëzit Më duken të afërt Më flasin në gjuhën time, shqip Më shohin shqip, Më urojnë shqip, Zemrën e kam të lehtë Mbi këtë truall Që e ndien kur rrëzohem Dhe psherëtin.

31 dhjetor 2019

E KUPTUESHME Hije dhe dritë Një trishtim më pllakos Dhe humbem në kujtime, Metrotë janë mbyllur me rrjeta hekuri. Jeta sikur ecën mbrapsht Lypësit zgjatin duart Drejt kalimtarëve të vonuar, Më tej kulla Ejfel Vështron që nga lart Këtë shfaqje dhjetori Që i ngjan një shpure mortore.

Në sheshin e Triumfit Nga një dritare autobusi Shoh vetura, Si varka të mbetura në cekëtinë Dyndje njerëzish Rrugë të bllokuara, Makthi mbin në zemër E më pushton çikë e nga një çikë, Dëshirat ikin, Ëndrrat mbyten, Gjethet e fundit fluturojnë nga era Nuk janë tablo Natyrë e qetë. Jam në Paris Mbase në qytetin më të bukur të botës, Por më duket se më mungon ajri, Drita, Shpresa, Më mungon diçka Që nuk ia gjej dot emrin në shpirt, Më mungon Shqipëria. Paris, 11 dhjetor 2019

GJERGJ KASTRIOTISKENDERBEU Mes lavdisë në vend të huaj Dhe truallit të pushtuar Ai zgjodhi këtë të dytin, Ishte një natë vjeshte në Ballkan Me shtigje të vdekura, Qielli yjor heshtej Dhe zogjtë e kishin harruar këngën Por ai i ringjalli si në baladat e moçme. Tërë magjia e përfytyrimeve U shndërrua në realitet Kur mbi Kështjellën e Krujës Më 28 nëntor 1443 U valëvit Flamuri arbëror, Zotat u mundën Një ligjërim i ri ushtoi në male e fusha: “Lirinë nuk jua solla unë, po e gjeta këtu në mesin tuaj». Pastaj, Lidhja e Lezhës Më 2 mars 1444 Nënshkroi gjuhën e ngadhënjimit Dhe artin e shpatës së tij, Ushtritë osmane Për 25 vjet rresht u mundën: Torvioll, 1444 Mokër, 1445

Sfetigrad, 1448 Oranik, 1448 Drin, 1448. 1451: në jetën e tij hyn Donika Me shpirt të bukur Që ia largonte vdekjen Si hyjnitë. Modricë, 1452 Polog, 1453. 1455, Berat E vetmja betejë e humbur. 1456: vjen në jetë i biri Ogur i bardhë Mes zjarrit të betejave. Kalendari i fitoreve vazhdon : Dibër, 1456 Albulenë (Ujëbardhë), 1457 Shkup, 1462 Livad, 1462 Ohër, 1464 Vajkal, 1465 Kashar, 1465 Para se të shuhej papritmas Nga një ethe e fortë Më 17 janar 1468 Vjen lajmi i fitores Për betejën në Kir, Dhe i mbylli sytë Fitimtar Që Marin Barleti Të hartonte një Histori Në mermer dhe në bronz Statujat i derdhi Përjetësia.

E DUKSHME DHE E PADUKSHME Format e shfaqjes së realitetit Regjistrohen në mua E më dhurojnë një perceptim syrreal Përplot rrethana historike Ose një demokatic reality, Ashtu si thoshte Whitman, Realitet i çliruar nga tabutë e vjetra, Por i mbushur me tabu të reja Me kufizime të reja lirish Që më mbështjellin Çdo ditë butësisht Paniku im shpirtëror shtohet,

Romantizmi, klasicizmi, realizmi, Syrrealizmi, modernizmi, postmodernizmi, Në tërë këtë histori letrare Uni është një tjetër (Je est un autre), Shkrimi im është një version i ri Ku historitë me zot Nuk ekzistojnë Edhe pse zotat e rinj Duan me çdo kusht Që t’u besoj Por unë mendoj e heshtur Për burimin tim natyror Dhe për atë historik Që të krijoj një realitet të vogël Por gjithsesi transcendental, Në këtë shumësi realitetesh Me iluzione të humbura.

QENDRO SHPIRT Kjo ditë e ngrohtë janari Të fut acarin në shpirt Kur gazetat e “pavarura” Njoftojnë me mospërfillje Shpopullimin e këtij vendi Koha e bjerr kuptimin Dhe dita e ngatërron rrugën Me imazhe njerëzish pa sy, Mbahu fort shpirti im Në altarët e atdheut Zjarret nuk bëjnë flakë, Zhurma e potershme Me shumë fjalë pa thënë asgjë Është lojë “demokratike” Statujat e vrasësve Buzëqeshin nga piedestalet. 15 janar 2020

GJENDJE Mbrëmje, por e hirtë Fryn erë dhe bie shi, Fiken dritat Errësirë, Unë e kam harruar fare Edisonin Shpikësin e llambës elektrike, Dhe elektromagnetizmin Kozmologjik , Sepse shoh e mahnitur nga dritarja Si shkëlqen një dritëz Diku, Në një kënd të humbur, E uroj atë dorë Dhe atë gjest shekullor Që krijon një mbirealitet Në përditësinë e lodhshme E të pamëshirshme.

ZEMRA IME DO TE JETE... Mbaj vesh për muzikën që do të luhet Kur festa të ketë kuptim për të gjithë, Atëherë zemra ime do të jetë një far I një universi të brendshëm Në ëndrrat e fëmijëve Me lepuj, derrkucë dhe arinj, Që luajnë gjer në mëngjes Për t’u rikthyer sërish

Në ëndrrat e natës Si një ritual magjik, Ajo do të jetë Një yll që ndrin sytë e venitur Të një të sëmuri pashpresë, Një diell që shëron Shpirtin e plagosur të një nëne Dhe ngroh Gjymtyrët e ftohta të pleqërisë, E të vetmisë Një agim për vajzat e trishtuara Pas takimeve, Dhe një trëndafil i kuq Për dashurinë.

PERHERE Unë mendoj detin Dhe valët e tij Si muzikë Mendoj miqësinë Që zgjat dorën Dhe mbjell besim Mendoj dashurinë Që nuk njeh moshë Nuk njeh kufij Mendoj për agimin Që më jep forcë Të dua ditën e re Mendoj për gjithçka Që ushqen në shpirt Mirësinë Por lavdet i thur Për njeriun që punon Dhe shtyn përpara jetën Për stërgjyshërit e mi Që bënë vizatime Në Lasko apo në Altamirë Dhe për foshnjat E një bote të re Pa urrejtje dhe paragjykime

PARAFYTYRIM Një hapësirë e kaltër Shtrihet tutje, gjer në pafundësi Vështrimi tretet Moskuptimi kërkon përgjigje Malet përkulen Lumi shndërrohet në kallaj Toka nën dhé uturin Absurdi shtohet Qielli vazhdon të ngjitet Pa shkallë Idetë e harrojnë ngjyrën Faqja e bardhë që shkruaj Niset në eter si pëllumb Në kërkim të një kohe të humbur.

AUTOPORTRET Dy sy, Të zhytur në greminën E ëndrrës së tyre. Një tru harresë, Që projekton Një skenë të vetme. Një fytyrë Model i përkryer I një maske tragjike. Një zemër e marrë, E shqyer Nga dueli me vetveten. Një shpirt I dehur nga dhuna e ëmbël, E një shpirti dritë. Një udhëtim I ethshëm, Nga mosqenia në mosqenie. Në shpinë Dy pesha kobtare: Jeta dhe Vdekja.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.