Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 188

14. Informimin e komitetit të auditimit të kompanisë mbi parregullsitë, përveç atyre që qartësisht janë të parëndësishme. 15. Demaskimin e parregullsive tek agjencitë e specializuara jashtë entitetit, përmes raporteve speciale. Auditët e jashtëm nuk janë përgjegjës për:  Autenticitetin (origjinalitetin) e dokumentacionit;  Zbulimin e deklarimeve të gabuara që janë fshehur qëllimisht nëpërmjet bashkëpunimit, ose deklaratat e gabuara nga padashja e pakujdesia;  Dhënien e një garancie se gjithë gabimet materiale janë zbuluar;  Për raportimin e parregullsive tek agjencitë ose palët e trata të specializuara, jashtë entitetit;  Zbulimin dhe raportimin e gabimeve që janë jashtë terrenit, fushës së kufizuar të veprimit apo qëllimit të misionit të angazhimit.  aktet ilegale ndaj klientëve (SAS nr. 54, AU Nr. 317): Ky standard zbulon dy lloje të akteve ilegale: -Akte të fshehta me efekte direkte: të cilat japin një impakt të drejtpërdrejtë dhe një efekt material mbi vlerat e pasqyrave financiare. Këtu mund të përmendim shkeljen e ligjit të taksave, shkelje e kontratave qeveritare si për kostot ashtu dhe për të ardhurat, etj. Në këto raste përgjegjësi e auditit të jashtëm mbetet zbulimi i këtyre parregullsive. Akte të fshehta: ky term i përdorur këtu u referohet shkeljeve ligjore apo rregullave, që pasojat e tyre i kanë të zhvendosura larg pasqyrave financiare. Kështu përmendim shkeljet në raport me sigurinë e tregtisë, çështjet e shëndetit dhe sigurisë në punë, shkelje të rregullave të mbrojtjes së mjedisit etj. Përgjegjësia e audituesit në këto raste koncentrohet në vetëdijen e përgjithshme veçanërisht në çështjet e shpalosjes së detyrimeve ndaj zbulimit dhe raportimit. Deklarata e Standarteve të Auditimit nr. 54 (Standarti i Auditimit nr. 317), “Aktet ilegale ndaj klientëve”, përfshin: 1. Vetëdijen se tipe të ndryshme të akteve ilegale mund të ndodhin në organizatën nën auditim dhe ato na sinjalizojnë për to. 2. Kryerjen e procedurave të auditimit, kur informacione specifike tregojnë mundësinë e këtyre akteve, që mund të kenë efekte indirekte mbi pasqyrat financiare vjetore. 3. Ndërmarrjen e kërkimeve rreth politikave dhe procedurave të menaxhimit për pajtueshmërinë me ligjin dhe rregullat. 4. Përdorimin e deklarimeve të shkruara prej menaxhimit,që shpreh se nuk ka shkelje të ligjit dhe rregullave. 5. Mbajtjen në konsideratë të materialitetit të njohur dhe dyshimeve për aktet ilegale. 187


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.