Dispense mbi Teorine e Auditimit

Page 122

Kryerja e procedurave analitike paraprake

Përcaktimi i materialitetit dhe vlerësimi i riskut të auditimit dhe riskut të qenësishëm

Kuptimi i strukturës së kontrollit të brendshëm dhe vlerësimi i riskut të kontrollit

Zhvillimi i planeve dhe programeve të përgjithshme të auditimit

III. Evidenca: Ekziston një lidhje e dyanshme (biunivoke) midis evidencës dhe tipit të angazhimit: Sa më e plotë të jetë evidenca, aq më i lartë e i qëndrueshëm është niveli i sigurisë që përfitohet. Konkretisht, në fazën e përpilimit të evidencave, siguria pothuajse nuk ekziston, në fazën e rishikimit kjo siguri është minimale (e moderuar) dhe vetëm evidencat ekstensive (të plota e të shumëllojta) japin një nivel të lartë sigurie nga auditimi. Auditi është përgjegjës për akumulimin e evidencave kompetente e të përshtatshme, me qëllim që ai të mbështesë opinionin e tij mbi këto dëshmi, dhe që këtej të drejtojë konkluzionet dhe rekomandimet. Si origjinë e evidencës mund të shërbejnë:  Burimet Fizike (vrojtime, mbikëqyrje, fotografi, prezantimet).  Burimet Testimoniale (dëshmitë, intervistat, deklaratat personale).  Burimet Dokumentare (regjistra, libra regjistrimi, shkresa, rekorde elektronike, kontrata, akte dhurimi e grante, bilance e pasqyra financiare etj).  Burimet Analitike (informacionet e detajuara e të hollësishme). Cilësitë e evidencës: Evidencat e grumbulluara duhet të jenë të mjaftueshme, kompetente, të duhurat,etj. 121


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.